You are on page 1of 21

UNIVERSITETI AAB

MBROJTJA SHËNDETËSORE E BAZUAR NË FAKTE

Ligjëruese e Lëndes: Dr Mybera Mustafa dr,sci


Dr Mybera Mustafa

HYRJE

“Mjekësia e bazuar në hulumtime të dëshmuara


paraqet shfrytëzimin e hulumtimeve të dëshmuara më
të mira të momentit, në mënyrë të vetëdijshme, dhe të
matura, në procesin e vendim-marrjes rreth kujdesit
për pacientët individual’’.
Dr Mybera Mustafa

Historiku

 Historikisht, mjekësia e bazuar në hulumtime të dëshmuara është zhvilluar në


Kanadë për t’i mësuar studentët e mjekësisë, mirëpo më vonë ka filluar të
aplikohet në zgjidhjen e problemeve klinike.
 Termi “Mjekësia e bazuar ne fakte " është shfrytëzuar për herë të parë në vitin
1992, ku Dejvid Saket me bashkëpunëtoret e përdori termin "Mjekësia e bazuar në
faktë"
 Kjo formë e praktikës do të thotë:
1. integrimi i përvojës klinike individuale, me
2. hulumtimet e dëshmuara eksterne më të mira, që janë në dispozicion nga
hulumtimet sistematike”. (Sacket et al.,BMJ, 1996,312,pp.72-3)
 Mbrojtja shëndetësore e bazuar në hulumtime të dëshmuara është një term i
ri i cili i zgjeron teknikat e Mjekësisë duke përdorur edhe përvoja dhe
hulumtime të tjera të shërbimeve shëndetësore.
Modeli i vjetër i vendim-marrjes mjekësore

 
Modeli tradicional i edukimit mjekësor varej nga mësuarja e një koleksioni të
fakteve, principeve të cilat do t’i shërbenin individëve në jetën dyzet vjeçare
profesionale duke u bazuar në supozimet se:
 Observimi klinik është mënyrë valide për begatimin e njohurive lidhur me
prognozën dhe progresin e pacientit.
 Trajtimet dhe diagnozat e reja mund të vlerësohen duke bërë kombinimin
e formës tradicionale të edukimit të mjekëve dhe mendjes së shëndoshë.
 Problemet mund të zgjidhen duke u këshilluar me kolegë dhe ekspertë
lokal; leximin e teksteve mësimore, si dhe punimeve shkencore të cilat me
siguri se deri sa të vijë momenti i publikimt ato bëhe jo-aktuale (të vjetra),
ose shfletimin e punimeve / revistave shkencore (por në cilin material ju
do ta shiqonit?).
Dr Mybera Mustafa
Modeli i ri i vendim-marrjes mjekësore

Sot ekziston një trend i ri drejt mendimit që edukimi i mjekëve të jetë i


përjetshëm, i orientuar drejt zgjidhjes së problemit dhe i bazuar në principet
që:

 Përvoja klinike është e rëndësishme mirëpo observimi duhet shënuar


sistemakisht dhe pa bias (anim, favorizim).
 Duhet bërë referimin e rregullt të literaturës origjinale.
 Rezultatet e studimeve duhet ekzaminuar në mënyrë kritike duke i
shfrytëzuar rregullat e dëshmive.

Dr Mybera Mustafa
Aplikimi i MBF

Nëse duam ta aplikojmë MBF, duhet të: 

 Jemi koshient (i përgjegjshëm); ku kërkohet përpjekje dhe mendim i kujdesshëm,


 Jemi eksplicit (kjart); vendimet duhet të jenë të mbështetura në dëshmi të forta,

 Të ndërlidhemi në problemin specifik; e jo në rastet ’’mesatare’’ hipotetike,

 Të integrojmë përvojën klinike individuale; pra MBF, nuk i denigron shkathtësitë

klinike në marrje të anamnezës, ekzaminimit dhe diagnostikimit,


 Të kërkojmë hulumtimet e dëshmuara më të mira;  ndoshta studimi më i mirë

ende nuk është publikuar, shkruar apo edhe punuar, kështu që duhet të bazoheni
në diçka më pak strikte , por gjithmonë duhet patur kujdes dhe shikuar për
studimet më të reja të cilat do t’i tejkalojnë ato të vjetrat.
Definicioni për MBF (“Evidence-based medicine”)

Përdorimi i ndërgjegjshëm, i qartë dhe i arsyeshëm, i fakteve


më të mira ekzistuese, për marrjen e vendimeve në lidhje me
kujdesin ndaj pacientëve.

Dr Mybera Mustafa
Dr Mybera Mustafa

Komponentet e vendimeve për MBF

Ekspertiza
Klinike

Dëshirat
Dëshmi nga vlerat dhe të
hulumtimi drejtat e
pacientit
Cilat faktor supozohen se janë me te sigurt dhe më të mirë të
momentit?

Hulumtimet e dëshmuara më të mira të momentit janë:


 Marrja e informatat nga hulumtimet bashkëkohore relevante

dhe valide lidhur me efektin e formave të ndryshme të


kujdesit shëndetësor,
 Parashikimi i mundësisë dhe potencialit për dëm të shkaktuar

nga ekspozimi ndaj agjentit të caktuar,


 Saktësia e testeve diagnostikuese dhe

 Fuqia parashikuese e faktorëve prognozues. (First Annual Nordic Workshop on


how to critically appraise and use evidence in decisions about helthcare, National Institut of Public Health, Oslo, Norway,
1996.)

Dr Mybera Mustafa
Dr Mybera Mustafa

Fushat bazë për aplikimin e MBF

 Në përgjithësi, praktika e bazuar në hulumtime të


dëshmuara është aplikimi i principeve të tilla në fushën e
gjërë të kujdesit shëndetësor duke përfshirë:
 Edukimin – përfshinë shkollimin, përvojen dhe studimi i
vazhdueshem për botimet dhe hulumtimet e reja.
 Menaxhimin e praktikës - mbledhjen e fakteve
 Ekonominë shëndetësore - sistematizimin e
hulumtimeve dhe nxjerrjen e përfundimeve.
Dr Mybera Mustafa

Vlerësimi Klinik

Shumë njerëz, mjekësinë klinike dhe aspektet tjera të kujdesit shëndetësor i shohin
sikur ,të bazuara në hulumtime të dëshmuara, dhe bijnë vendime logjike diagnostikuese
dhe trajtuese duke i shfrytëzuar ato si metodat shkencore.
Deri vonë, shumica e praktikave mjekësore bazohej në supozimet intelegjente, intuitat e
mençura dhe në shkathtësitë individuale klinike.
Zhvillimi i njohurisë për progresin dhe prognozën e pacientit varej nga observimet klinike
josistematike. Gjithashtu, nënkuptonte se njohuritë tradicionale lidhur me fiziologjinë
dhe patologjinë, si dhe mendja e shëndoshë janë të mjaftueshme për ta udhëhequr
praktikën klinike dhe për evaluimin e trajtimeve dhe diagnozave të reja. Problemet e
jashtëzakonshme janë zgjidhur duke shfrytëzuar idetë e ‘mençura’ të mjekëve.
Megjithate nëse i pyetni tre ekspertë se si ata do ta trajtonin të njëjtin problem,
mundësitë janë shumë të mëdha për t’i marrë tri përgjigje të ndryshme.
Në bazë të të ndjerit Archie Cochrane, vetëm 15-20% e praktikave mjekësore janë të
mbështetura në kërkime valide shkencore dhe statistikore, e rreth 80 % në vlerësime
klinike.
Dr Mybera Mustafa

Ngjajshmëritë në mes vlerësimit Klinik dhe MBF

Të dyjat:

 Preferojnë më tepër shfyrtëzimin se sa bërjen e hulumtimeve


 Kanë për qëllim t’i përmirësojnë shërbimet shëndetësore dhe ta rrisin
standardin
 Marrin në konsiderim shfrytëzimin e resurseve
 Përqëndrohen në morinë e rezultateve duke insistuar në pikat
përfundimtare eksplicite.
 Janë mjete për dhënien e edukimit.
 Janë të përdorshme për modele standarde.
Përmbledhje…!

 Praktika e bazuar në hulumtime të dëshmuara, ka për


qëllim ta shtyej përpara përvojen klinike tradicionale duke
afruar (urëzuar) distancën në mes të hulumtimit dhe
praktikimit ne mjekësi.
 Qëllimi qëndron në shfrytëzimin e testeve diagnostikuese
dhe intervenimeve terapeutike, me mundësi më të
mëdha të saktësisë, efikasitetit dhe sigurisë.
 Kjo do të siguronte një ekzaminim rigoroz të rezultateve,
të intervenimeve të ndryshme klinike dhe përdorimin e
tyre ne rast nevoje per rastet e tjera.
Dr Mybera Mustafa

Kufizimet dhe barrierat

 Nëse praktika e bazuar në hulumtime të dëshmuara, sipas


disa studijuesve, është gjëja më e mirë pas zbulimit të
penicilinës, pse atëherë nuk e aplikojmë të gjithë?
 Diferencat e mëdha në morinë e testeve diagnostikuese dhe
intervenimeve klinike, ndërmjet mjekëve të ndryshëm
sugjerojnë se ende nuk kemi filluar ta aplikojmë mjekësinë e
bazuar në hulumtime të dëshmuara.
Arsyet e barierave për përdorimin e MBF

 Gjetja dhe evaluimi i dëshmive kushton shumë në aspektin kohor.


 Nuk janë te gjithë të aftë në gjetjen e informatave dhe në përdorimin e
kompjuterëve.
 Nevojiten burimet për të siguruar dhe mirëmbajtur bazën e të dhënave.
 Indeksimi i dobët mund të çoj drejt kërkimit të kotë dhe frustrues të literaturës.
 Shërbehet me rezultate te studimeve të popullsisë, deri sa klinicistët janë mësuar
të merren me pacientë të veçantë në baza individuale. Gjithashtu, kriteret e hyrjes
mund të jenë aq rigoroze sa që mund t’i përjashtoj shumicën e pacientëve real;
disa studime i pranojnë vetëm 10% të pacientëve të cilët me sa duket janë
legjitim.
 Kërkon njohuri statistikore, të cilat vetëm disa i kanë zotëruar.
 PBHD (praktika e bazuar në hulumtime të dëshmuara) mund gjithashtu të shikohet
me dyshim si formë e racionimit e cila mund të përdoret për t’i parandaluar
klinicistët ta përdorin trajtimin, efikasiteti i të cilave nuk është dëshmuar edhe
përkundër kur gjykimet e tyre klinike sugjerojnë se ato mund të jenë të dobishme
për pacientët.
Duhet theksuar se…

Në fakt mjekësia e bazuar në hulumtime të


dëshmuara ka për qëllim përmirësimin e
kualitetit të kujdesit ndaj pacientit.
Gjithashtu ka mundësi të paraqes faktet se
intervenimet efektive janë shfrytëzuar pak në
krahasim me procedurat jo-efektive të cilat
janë tejshfrytëzuar.
Dr Mybera Mustafa

Përparësitë dhe pikat e forta e PBHD


(Praktikat e Bazuara ne Hulumtime te Deshmuara)

PBHD është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet për bërjen e plan-


programeve mësimore për edukimin e mjekëve si para ashtu edhe pas diplomimit, më
shumë të përqëndruara në probleme, mësimi të jetë i përhershëm, dhe më pak në
formë të memorizimit të një trupi statik të njohurisë. PBHD gjithashtu funksionon si
vegël që mund të përdorët në Edukimin e vazhdueshëm Profesional me qëllim të të
qenurit në ngjarje me hulumtimet më bashkëkohore dhe të kuptuarit e teknikave
kërkimore. Gjithashtu i favorizon format më produktive dhe të përqëndruara të
shprehive të leximit si dhe të shfrytëzimit të të dhënave. Me qëllim të evitimit të
ngarkesës, punëtorët shëndetësor duhet të jenë selektiv në zgjedhje të materialit për
lexim. Numri i publikimeve bio-mjekësore është dyfishuar që nga viti 1970 dhe për
t’ia dalur që ta mbajmë hapin me publikimet më aktuale vetëm nga mjekësia e
përgjthshme, kishte me qenë e nevojshme të lexohen 19 artikuj shkencorë në ditë
apo 365 ditë në vit, e nga ana tjetër klinicistët pranojnë se shpenzojnë vetëm 1 orë në
javë për të lexuar publikime shkencore. Shumica e materialeve të publikuara janë të
kualitetit të dobët apo irelevante.
Dr Mybera Mustafa

Përparësitë tjera te PBHD:

 E rritë vetëbesimin në marrjen vendimeve, kështu që është më lehtë që pacientëve dhe


menaxherëve t’u justifikohen vendimet, si dhe të komunikohet me profesionistët tjerë.
 Siguron disa regulla dhe bazën logjike për zgjidhje të problemeve dhe mbajtje të mësimit,

në kuadër të grupeve të vogla punuese. Do të thotë PBHD mundëson që rezultatet nga


hulumtimet e mira të aplikohen në praktikën klinike shumë më shpejtë se sa përpara kur
p.sh. janë dashur të kalojnë 10-15 para se të aplikohen në praktikë rezultatet e
hulumtimit i cili ka dëshmuar se tromboliza pas infarktit të miokardit është efektive.
 Ndihmon në zvogëlimin e dallimit në raportin blerës-ofrues, meqenëse blerësit insistojnë

që efikasiteti i shërbimeve apo procedurave të caktuara të dëshmohet para se ta


nënshkruajnë kontratën për të.
 Ndihmon në interpretimin e rezultateve të testeve klinike të cilat janë të padeterminurara

apo intermediate si p.sh. vlerësimi klinik. PBHD përqendrohet në rezultate (rezultate


përfundimtare për pacientin) e gjithashtu edhe në procesin (çka është bërë nga ana e
profesionistëve shëndetësorë). PBHD mund të shfrytëzohet për inkuadrim të pacientit në
vendim-marrje.
Pse duhet t’a praktikojmë në kujdesin parësor shëndetësor – Mjekësi Familjare?

 Mjekësia e bazuar në hulumtime të dëshmuara ndihmon për të qenë në rrjedha me


zbulimet shkencore dhe në aplikimin sa më të shpejtë të tyre në praktikë. Numri i
hulumtimeve të mira rreth çështjeve relevante për kujdes parësor është në rritje e sipër.
 Për më tepër kjo rritje është edhe pasojë e iniciativave më të reja për përmirësimin e

kualitetit dhe kuantitetit të hulumtimeve shkencore të cilat bëhen në KPSH. Tani ekzistojnë
revista dhe punime shkencore kualiteti i të cilave është shqyrtuar dhe të cilat janë në
dispozicion, si p.sh. Mjekësia e bazuar në Hulumtime të Dëshmuara e cila publikohet nga
ana e BMJ (British Medical Journal) dhe nga Americans College of Physicans. Disa prej tyre
përmbajnë edhe komentet për përdorimin dhe aplikimin e tyre.
 Baza kompjuterike e të dhënave siç është MEDLINE (linja mjekësore) tani mund të

hulumtohet nëpërmjet lidhjes në internet, që është shumë më e preferuar se hulumtimi i


një materiali në bibliotekën lokale.
 Është relevante për gjithë profesionistët shëndetësor të KPSH-së: mjekët, infermieret dhe

punëtorët tjerë shëndetësorë si dhe drejtuesit e institucioneve.


 

Dr Mybera Mustafa
Dr Mybera Mustafa

Nevojat informative të profesionistëve shëndetësorë

Aktualisht, nevojave informative të profesionistëve shëndetësor mund t’iu dilet ballë me anë
të strategjive të ndryshme:
 Hudhja e monedhës (mund të jetë frytëdhënëse nëse janë vetëm dy zgjidhje, e ju i dini të

dyjat)
 Supozimi (është mirë kur ju keni vetëbesim, mirëpo çka nëse ju duhet ta justifikoni vendimin

tuaj?)
 ,,Mos lëndo’’ (Hipokrati), p.sh. mos provo ndonjë inovacion të rrezikshëm!

 Kujtohuni se çka keni mësuar gjatë përgatitjes suaj profesionale p.sh. në rastin tim çka është

konsideruar si trajtim optimal para 10 vitesh e me tepër.


 Pyetni kolegët (por nëse i pyetni tre persona, është e mundur të fitoni tri opcione, pra cila

është korrekte?)
 Tekstet mësimore (sa janë të vjetra tekstet e juaja mësimore dhe sa ishte i vjetër materiali në

to kur libri ishte i ri?)


 Shfletimi i punimeve / revistave shkencore (jeni duke përparuar, por cilat?)

 Hulumtimin e bazës bibliografike të të dhënave (a jeni i sigurtë se ju duhen të gjitha këto

këshilla?)

You might also like