You are on page 1of 19

LEKSIONI 1 – ANATOMIA E SYRIT

• Kush jane muskujt ekstraokulare te syrit?


Muskujt ekstraokulare, pergjegjes per levizjen e syrit jane 4 muskujt rektus …. :

• Muskuli rektus superior muskul qe lidhet me pjesen e siperme te syrit, pergjegjese per te levizur
syrin lart
• Muskuli rektus inferior muskul qe lidhet me pjesen e poshtme te syrit, pergjegjes per levizjen e
syrit poshte
• Muskuli rektus medial lidhet me anen nazale te syrit, zhvendos syrin nazalisht ne drejtim te hundes.
• Muskuli rektus lateral lidhet me anen temporale te syrit dhe leviz syrin nga jashte, nga ana
temporale

…. dhe 2 muskujt oblike :

• Muskuli oblik superior vjen nga pjesa e prapme e orbites. Udheton neper nje rrotull te vogel (troklea)
ne orbite prane hundes dhe me pas ngjitet ne pjesen e siperme te syrit. Ka funksion te rrotulloje syrin
nga brenda rreth boshtit te gjate te tij (para dhe prapa), gjithashtu leviz syrin poshte.
• Muskuli oblik inferior vjen nga pjesa e perparme e orbites prane hundes. Udheton jashte dhe prapa ne
orbite para se te ngjitet ne pjesen e poshtme te syrit. Ka funksion te rrotulloje syrin nga jashte rreth
boshtit te gjate te tij (para dhe prapa), gjithashtu leviz syrin lart.

• Kush jane strukturat qe merren me perthyerjen e drites dhe e lejojne ate te shkoje ne retine?
Kristalini (lentja) :
• Ndodhet drejtperdrejt pas pupiles.
• Perthyen driten qe vjen ne sy per ta ndihmuar ate te fokusohet ne retine
• Ndryshon formen per te ndihmuar fokusimin e syve, ne menyre qe te shihen qarte objektet ne afersi
• Mbeshtetet dhe nderron forme nga shume fibra te vogla (zonula) qe I bashkengjiten kapsules se saj

• Cfare funksioni ka retina?


• Punon si aparat fotografik dhe eshte e ngjashme me filmin ne kamera.
• Eshte vendi ku imazhet projektohen ne fillim para se te transmetohen nepermjet nervit optic ne tru
• Eshte strukture komplekse me 10 shtresa te qelizave te specializuara duke perfshire qelizat fotoreceptore
(shufra dhe shkopinj)

• Kush jane strukturat qe perbejne traktin uveal?


Trakti uveal perbehet nga irisi, trupi ciliar dhe koroidi

• Kush jane rruget nervore me ane te ciles ne perceptojme imazhin?


Kiazma optike :
• Strukture ne sistemin nervor qendror ku takohen dy nervat optike
• Fibrat nervore individuale nga cdo nerv optik shkojne ne kiazmen optike.
• Ndarja ndodh ne nje menyre te tille qe ana e djathte e trurit te kontrolloje pamjen e objekteve ne hapesiren
vizuale te majte dhe ana e majte e trurit kontrollon pamjen e objekteve ne hapesiren vizuale te djathte.

Korteksi vizual :
• Zone e trurit qe ndodhet ne lobin e pasem oksipital, tek i cili neuronet ne retine japin informacion
perfundimtar
• Ndihmon ne perpunimin e informacionit ne lidhje me imazhin, si ngjyra, perberja dhe lidhja ne hapesire
me objekte te tjera te trurit qe sherbejne me funksione me te larta vizuale.

LEKSIONI 2 – FIZIOLOGJIA E SYRIT


• Kush jane dy proceset qe perfshihen ne krijimin e imazhit?
Dy proceset qe perfshihen ne krijimin e nje imazhi jane :

• Refraksioni i rrezeve te drites
• Akomodimi i syve ne drite

• Kush eshte roli i kristalinit ne procesin e te parit?


Lensi (kristalini)
• Te gjitha rrezet e drites duhet te jene te refraktuara qe te fokusohen ne retine.
• Per objektet ne largesi, fuqia refraktive rritet, muskuli ciliar kontraktohet duke relaksuar ligamentet
mbajtese dhe siperfaqja e perparme e lentes fryhet perpara duke rritur konveksitetin e saj.
• Muskuli ciliar relaksohet duke u kthyer prapa, duke kontraktuar ligamentet mbajtese, duke holluar lensin.
• Duke pare objektete ne distance nga afer, syte lodhen me shpejt per shkak te punes se vazhdueshme te
muskulit ciliar

• Kush jane 3 faktoret qe perfshihen ne akomodim?


Tre faktoret qe perfshihen ne akomodim jane :

• Pupila
• Levizja e konvergjences se syve
• Lensi

• Cfare kuptoni me termin “trichromatic”? Po “achromatopsia”?


“Trichromatic” – Shikimi normal I ngjyrave
“Achromatopsia” – verberia e ngjyrave, paaftesia per te njohur ngjyren.
• Cfare eshte stereopsis?
Mekanizem qe I mundeson shikimit binokular nje vleresim shume me te sakte te nje objekti ne raport me nje
tjeter : p.sh. distanca, thellesia, lartesia dhe gjeresia e saj.

• Kush eshte testi me ane te se ciles perceptojme ngjyrat?


Ngjyra e sakte testohet nga :
• Tabelat izokromatike – pllaka litografike me ngjyre ku paraqiten numrat e theksuar ne pika me ngjyra te
ndryshme
• Testi i fenerit – ngjyra te ndryshme tregohen nga nje fener
• Testi i ngjyrave Farnsworth-Munsell 100 – perfaqeson diskriminimin e ngjyrave nga nje rezultat i
gabimeve. Pacientet me neuropati optike toksike tregojne nje model karakteristik.

LEKSIONI 3 – TESTET OPTOMETRIKE


• Cfare eshte tabela Snellen chart dhe cfare percakton ajo?
• Tabela Snellen
• Eshte nje nga testet baze te mprehtesise se pamjes qe perdoret rutine. Ajo perdor nje tabele me simbole
dhe shkronja me madhesi te ndryshme te rregulluara ne rreshta dhe kollona ne nje distance prej 6
metra.

• Testi TNO cfare eshte dhe cfare percakton ai?


• TNO TEST
• Cdo pllake testi konsiston ne nje stereograme ne te cilen imazhet e prezantuara ne secilin sy jane te
mbivendosura dhe te printuara ne ngjyra plotesuese. Stereogramet shihen nga nje pale syze me filtra te
kuqe dhe te gjelbert. Testi eshte i perbere nga nje sere modelesh me pika ose rrathe te rregulluara ne
menyre rastesore. Asnjera nga pllakat e testit nuk jane te dukshme si nje model apo objekt i larget por
kur shihet
stereoskopikisht, pacienti mund te shohe nje figure ose perpara ose pas planit te sfondit. Steregramet
rastesore me pika kane avantazhin te eleminojne plotesisht cdo shenje monokulare, pacientit i eshte
kerkuar te pershkruaje formen qe shihet vetem stereoskopikisht.

• Kush jane disa nga testet qe evidentojne syte e devijuar?


• Testi i levizshmerise (motor)
• Ka disa menyra per zbuluar strabizmin (syte devijues) nje pacient ne varesi te mprehtesise se tyre
vizuale dhe nese jane apo jo ato verbale. Syte mund te devijohen nga brenda (esotropia), jashte
(eksotropia), lart (hipertropia), poshte (hipotropia).
Testet qe perdoren jane :

• Testi Hirschberg
• Testi Krimsky
• Testi I mbulim-zbulimit
• Testi I mbulimit alternues
• Testi Maddox

• Cfare eshte amblioskopi dhe per cfare e perdorim ne ate?


• Amblioskopi | Sinoptofori
• Eshte perdorur per diagnostikuar anomalite e pamjes binokulare me objektivat qe jane paraqitur per
secilin sy.
• Mund te perdoret per te zbuluar dhe cilesuar supresonin, per te percaktuar korrespondencen e retines,
per te matur madhesine dhe formen e skotomes se supresionit, per te matur devijimet primare /
sekondare dhe per te percaktuar potencialin fuzional.

• Cfare eshte autorefraktometri?


Autorefraktometri eshte nje aparature qe ben matjen e gabimit te refraksionit ne menyre automatike. Pacientit I
kerkohet te vendose mjekrren ne vendin perkates dhe I kerkohet te perqendrohet ne nje imazh apo ne nje pike te
drites.

• Per cfare perdoret retinoskopia?


Nje retinoskop lejon klinicistin te percaktoje objektivisht gabimin refraktiv sferocilindrik, astigmatizmin e
parregullt, dhe gjithashtu te vleresoje parregullsite e kornese dhe kristalinit.

LEKSIONI 4 : GABIMET E REFRAKSIONIT


• Cfare eshte akomodimi?
Akomodimi eshte aftesia e syrit per te rritur fuqine e tij, me ane te se cilit, eshte e mundur te shohesh qarte nga
distanca ne afersi. Matet ne dioptri (D). Nuk perfshin vetem ndryshimin ne forme te lentes se kristalinit por
edhe ne fuqine e saj, pra perfshin edhe mbeshtetjen neuro-muskulare.

• Cfare eshte amplituda e akomodimit?


Amplituda e akomodimit (AA) eshte fuqia maksimale dioptrike e arritshme nga nje sy.

• Sa eshte amplituda mesatare e akomodimit ne moshen 44 vjecare?


Ne moshen 44 vjec – amplitude mesatare 4.0 D
• Cfare eshte astigmatizmi?
Astigmatizmi eshte ametropia qe krijohet nga variacionet meridionale ne fuqine refraktive te syrit. Crregullim I
refraksionit, ku shtremberimi I imazhit ndodh si per objektet e largeta ashtu dhe per ato te aferta.
• Cfare eshte hipermetropia dhe pse paraqet ajo shpesh nje sfide per klinicistin?
Hipermetropia eshte nje difekt I refraksionit te syrit ku fokusimi I imazhit behet prapa retines. Shpesh ajo
paraqet nje sfide per klinicistin pasi pamja e pacientit eshte normale ama ankesat variojne, jane te paqarta ne
kohe dhe mund te anashkalohen shpesh.

• Cfare eshte miopia dhe kush jane shkaqet e miopise?


Miopia eshte nje difekt I refaksionit te syrit ku shembellimi I objektit fokusohet jo ne makul po diku para saj.
Shkaqet e saj jane :

• Trashegimia
• Ushqimi (nje diete ku mungojne proteinat, rezistenca ndaj insulines, crreg, e metabolizmit etj,)
• Faktoret mjedisore (perdorimi I kompjuterave, ndricimi artificial, etj)

• Si klasifikohet miopia?
Bazuar ne shkaqet ose pamjen klinike :
• Aksiale – rritja aksiale e gjatesise se syrit I atribuohet miopise
• Kurvatura – miopia I atribuohet nje rritje ne kurvaturen korneale
• Indeksi miopik – shfaqet per shkak te rritjes se indeksit te refraksionit te elementeve refraktuese te syrit,
vecanerisht lentes
Klinikisht mund te jete :

• E thjeshte
• Degjeneruese
• Gjate nates
• E induktuar

• Cfare kuptoni me presbiopia?


Presbiopia - Ulja e pamjes per afer ne moshe te avancuar.
Zvogelim fiziologjik I fuqise akomoduese te syrit, me avancimin e moshes. Rezulton nga humbja e natyrshme
e elasticitetit te lentes se kristalinit dhe substancave te tij. Ndodh kur nje person paraqet veshtiresi per punet
afer dhe ka simptoma te pamjes se mjegullt dhe tendosje te syrit.

LEKSIONI 5 : EKZAMINIMI I SYRIT


• Si jane rekomandimet per ekzaminimin e syve tek femijet nga zero deri ne moshen e adoleshences?
Per femijet 0-3 vjec :
• problemet me te zakonshme te syve - syri dembel ose "lazy eye", sy te kryqezuar ose strabizmi.
• Femija mund t'I nenshtrohet nje ekzaminimi me gjitheperfshires te syve midis moshave 3 dhe 5 vjec.
Per femijet dhe adoleshentet e moshes shkollore
• Kontrollohet shikimi i femijes perpara se ai te hyje ne klasen e pare.
• Nese femija nuk ka simptoma te problemeve te shikimit dhe asnje histori familjare me problem te shikimit,
atehere shikimi rikontrollohet cdo 1-2 vjet.

• Cfare kuptojme me marrjen e historise se patologjise se syrit?


Marrja e histories se patologjise se syrit do te thote qe do ndalemi ne 3 pika kryesore :
• Historia e paraqitjes se ankeses – koha dhe shpejtesia e fillimit, shenjat okulare (syri I kuq, fotofobia,
shikimi I paqarte, mban syze apo jo etj.), shenjat sistemike (dhimbje koke, nauze etj)
• Historia e kaluar okulare – episode te ngjashme, trauma, operacione, syri dembel
• Historia sociale – puna qe ben, pavaresia etj.

• Kush jane strukturat qe ekzaminojme ne nje pacient qe paraqitet per vleresim te syve?
Ky ekzaminim fillon nga para syrit – prapa tij :
• Simetria e syve – verehet muskuli qe realizon levizjen e syve, duke I krahasuar me njeri tjetrin.
• Kapaket – ekzaminimi kryesor. Demtimi I nervave qe kontrollojne keto struktura mund te bejne qe kapaket
e siperm ose te poshtem nga njera ane te shfaqen me te uleta se tjetra. Skuqje, enjtje, gunga, carje etj.
• Sistemi lakrimal – shikojme punktet qe bejne te mundur drenimin e lotit ne sakusin lakrimal
• Konjuktiva – vleresohet prania e ndonje infeksioni
• Kornea
• Sklera - ne raste patologjike mund te shfaqet e verdhe
• Dhoma e perparme – vleresohet prania per hipopion (prania e pusit ne pjesen e poshtme te saj) ose hifema
(prania e gjakut)
• Pupila – vleresohet madhesia relative – anizokoria (pupila me madhesi te ndryshme)
• Kristalini – normalisht eshte transparent. Vleresohet humbja e transparences
• Fundus okuli – vleresojme per zbehje (atrofi optike) ose edeme (kufinjte e paqarte - papilloedema)
• Levizjet ekstraokulare dhe nervat kranial

• Cfare elementesh do te evidentonim tek pacientet kur vleresojme fundus okulin?


Vleresojme per zbehje (atrofi optike), edema, forma dhe madhesia e tij, rrugen e kater degeve kryesore
vaskulare, hollim, aneurizma, nese ka hemorragji, njolla te pazakonta, ishuj tokesore etj.

• Kush jane elementet qe do te vleresojme nese do te bejme nje vleresim te kapakeve te syrit?
Vleresojme nese kemi demtim te nervave qe kontrollojne keto struktura, skuqje, enjtje, carje dhe gunga. Vihet
re ndonje anomali e lekures, kontrollojme qerpiket, bejme eversion te kapakeve kur dyshojme per trupa te huaj.

LEKSIONI 6 :
• Cfare eshte ankiloblefaron?
Eshte ngjitja e palpebrave e cila mund te coje ne ulje te te parit. Patologji kongenitale.

• Cfare kuptoni me koloboma palpebrale?


Eshte mungese e nje pjese te palpebres qe eshte ne forme dhe madhesi te ndryshme.

• Cfare eshte distichiasis?


Eshte prania e 2 ose 3 rradheve me qerpike te cilet demtojne kornene.

• Cfare eshte ektropion dhe si klasifikohet ai?


Eshte kthimi i palpebres nga jashte duke e lene te zbuluar konjuktiven. Ka disa forma :

• Senile
• Paralitike
• Spastike
• Mekanike

• Nga dallon hordeolumi nga kalazioni?


Hordeolumi eshte inflamacion akut I gjeneralizuar i gjendrave te zeis dhe moll, ndersa kalazioni eshte
inflamacion kronik i tipit granulomatoz te gjendrave te meibomit

• Kush jane dy format e karcinoave te palpebres?


Jane dy forma :

• Spinoqelizore – tumori me i perhapur
• Bazoqelizore

Dallohet nje forme ulcerative dhe nje cistike.

LEKSIONI 7 :
• Cfare eshte konjuktiviti? Kush jane shenjat klinike te konjuktivitit?
Konjuktiviti eshte nje inflamacion ose infeksion i konjuktives. Shenjat kliniket shfaqen shpejt dhe rendohen
ne menyre dramatike. Preken te dy syte.
• Skuqje te konjuktives
• Sekrecione te pusit
• Sekrecionet mund te jene te bardhe, te verdhe ose jeshile.

• Rendisni disa nga shkaqet e konjuktivitit.



• Bakteret
• Viruset
• Alergenet
• Nje trup I huaj ne sy
• Lende kimike

• Cfare eshte pterigiumi?


Patologji degjenerative e konjuktives e cila shkaktohet nga nje proliferim beninj I konjuktives e cila hapet ne
formen e nje trekendeshi nga limbusi per ne qender te kornese. Mund te zhvillohet tek te dy syte me
frekuence te larte ose mund te jete dhe unilateral.
• Cfare eshte melanoma konjuktivale dhe si klasifikohet ajo?
Eshte nje tumor malinj qe e ka origjinen nga melanocietet e pjeses siperfaqesore ose te thelle te konjuktives.
Dallohen dy forma :
• Melanoma nodulare – karakterizohet nga ngrirje dhe kufinj te qarte te mases
• Melanoma difuze – eshte e sheshte dhe perhapet ne gjeresi.

• Kush eshte ndryshimi midis nevusit konjuktival dhe melanomes konjuktivale?


Nevusi konjuktival Melanoma konjuktivale
• Tumor beninj I konjuktives • Tumor malinj I konjuktives
• Lokalizohen afer limbusit sklero-korneal • Lokalizohen ne pjesen siperfaqesore ose ne thellesi te
• Mund te jene te pigmentuara ose te pa pigmentuara konjuktives
• Mund te jene nodulare ose difuze

LEKSIONI 8 :
• Emertoni disa patologji kongenitale te kornese.
Kornea eshte e ndertuar nga epiteli, stroma dhe endoteli. Ajo preket nga patologji qe I klasifikojme ne :

• Patologji te lindura
• Infeksione te kornese
• Patologji metabolike

Patologjite kongenitale te kornese jane :



• Megalokornea kur diametri I kornese eshte me I madh se 14 mm - Keratokonusi

• Mikrokornea kur diametri I kornese eshte me I vogel se 10 mm

• Cfare eshte keratokonusi dhe kush eshte trajtimi i keratokonusit?


Eshte nje semundje progresive e syrit ne te cilen kornea humbet konveksitetin e saj duke marre formen e
konit. Kjo forme kronike shoqerohet me hollim te trashesise se kornese duke shkaktuar shikim te paqarte dhe
te shtremberuar.
Trajtimi ne formen e hershme te keratokonusit mund te ndihmojne syzet ose lentet. Por ndersa semundja
perparon dhe kornea hollohet, kerkon nje trajtim progresiv qe perfshin :

• Cross-linking kroneal
• Lente te buta kontakti
• Lente te forta kontakti
• Lente kontakti “piggybacking”
• Lente kontakti hibrid
• Lente protetike
• Unaza korneale
• Keratoplastika
• Transplanti korneal

• Cfare jane keratitet?
Keratitet jane inflamacione te kornese.
Shenjat klinike :

• Dhimbje
• Skuqje
• Ulje e te parit
• Lotim

Shkaqet :

• Shkaqe infektive (baktere, viruse)
• Shkaqe joinfektive

• Cfare eshte cross-linking?


Eshte nje procedure qe forcon indin e kornese duke rritur numrin e “ankorave” qe lidhin fibrat e kolagjenit se
bashku per te ndaluar fryrjen e siperfaqes se syrit ne keratokonus.

• Per cfare perdoren unazat intrastomale?


Unazat intrastomale jane inserte ne forme harku qe pozicionohen ne menyre kirurgjikale brenda kornese
periferike per te riformuar siperfaqen e perparme te syrit per shikim me te qarte. Jane te nevojshme kur
pacienti nuk perfiton nga lentet apo syzet. Mund te permiresojne mprehtesine pamore.
LEKSIONI 9 :
• Cfare eshte katarakta?
Kataraktat jane ndryshime ne qartesine e lenteve natyrale brenda syrit qe gradualisht degradojne cilesine e
pamjes. Lentet natyrale ndodhen prapa irisit dhe nuk mund te shihen drejtperdrejt me sy te lire, pervec rasteve
te hipermaturitetit.

• Kush eshte efekti i lentes dhe cfare ndodh ne procesin e kataraktes?


Lentet luajne nje rol vendimtar ne perqendrimin e drites ne retine ne pjesen e perparme te syrit.
Retina shnderron driten ne nje sinjal neurologjik qe truri interpreton si vision. Kataraktet bllokojne dhe
shtremberojne driten qe kalon neper lente duke shkaktuar simptoma vizuale dhe ankesa.

• Kush jane tipet e kataraktes?


• Kataraktet kongenitale – ndodhin gjate lindjes ose qe paraqiten gjate vitit te pare te jetes
• Kataraktet nukleare – kur preket pjesa qendrore e lenteve
• Kataraktet kortikale – pjesa e jashtme e lentes quhet korteksi dhe ndodhin kur opacitetet jane me te
dukshme ne kete rajon
• Kataraktet subkapsulare anteriore / posteriore – kur opaciteti zhvillohet menjehere prane kapsules.

• Kush jane simptomat e pacienteve me katarakte?



• Veshtiresi ne shikim
• Veshtiresi ne drite
• Pamje si me ngjyra te shndrritshme
• Rritje e numrit te syzeve
• Pamje te dyfishte

Jane graduale dhe zakonisht nuk jane te dhimbshme ose shoqerohen me skuqje te syrit.
• Kush jane faktoret e rriskut qe ndikojne ne zhvillimin e hershem te kataraktes?
Kataraktet mund te paraqiten ne femijerine e hershme si rezultat I defekteve te enzimave hereditare dhe
traumave te renda ne sy, operacionit te syrit ose inflamacionit intraokular. Faktore te tjere qe mund te cojne ne
zhvillimin e kataraktave perfshijne diabetin, pirjen e duhanit, perdorimi I medikamenteve te caktuara (steroidet
orale, tropikale dhe intravenoze, perdorimi afatgjate I statinave)

• Kush jane teknikat e inteventeve qe perdoren per operacionin e kataraktes?


Egzistojne 3 teknika themelore kirurgjikale
• Phakoemulsifikimi (PHACO) – forma me e zakonshme e heqjes se kataraktit nepermjet nje incizioni te
vogel korneal dhe fragmentimit te thithjes se masave kataraktale me ultratinguj dhe vendosjen ne kapsul te
lentes intraokulare.
• Kirurgjia ekstrakapsulare - perdoret tek kataraktet shume te avancuara. Kjo teknike kerkon nje prerje me te
madhe ne menyre qe katarakti te hiqet ne nje pjese pa u copezuar brenda syrit.
• Kirurgjia intrakapsulare – kjo tenike kerkon nje plage me te madhe dhe kirurgu heq te gjithe lentet dhe
kapsulen perreth.

LEKSIONI 10 :
• Cfare eshte glaukoma?
Glaukoma eshte nje grup gjendjesh te syrit qe demtojne nervin optik, shendeti i te cilit eshte jetik per shikimin.
Ky demtim shpesh shkaktohet nga nje presion I larte jonormal intraokular qe demton nervin optik.

• Kush jane shkaqet e glaukomes?


• Demtimi I nervit optik
• Presioni I larte jonormal intraokular qe vjen si rezultat I grumbullimit te lengut ujor qe rrjedh ne pjesen e
brendshme te syrit.

• Historite familjare
• Demtim te hapur ose kimik te syrit
• Infeksion I rende
• Okluzione te eneve te gjakut ne retine
• Kushte inflamatore

• Rendisni faktoret e rrezikut qe influencojne ne zhvillimin e glaukomes.


• Te rriturit mbi 40 vjec
• Racat afrikano-amerikane, hispaniket dhe aziatiket
• Prania e presionit te larte intraokular
• Histori familjare per glaukomen
• Marrja per nje kohe te gjate me doza te larta te steroideve
• Prania e nje demtimi ne sy ose operacioni te bere ne sy
• Kornea me trashesi me te holle se zakonisht
• Prania e disa semundjeve sistemike
• Miopia dhe hipermetropia e larte

• Kush jane tipet e glaukomes?


Tipet me te zakonshme
• Glaukoma me kend te hapur kendi I kullimit I formuar nga kornea dhe irisi mbetet I hapur por rrjeta
trabekulare eshte e bllokuar pjeserisht
• Glaukoma me kend te mbyllur ndodh kur kendi I kullimit ngushtohet ose bllokohet. Nuk ndodh kullimi I
lengut ujor. Ndodh ne 2 forma : akute dhe kronike
Tipet me pak te zakonshme
• Glaukoma me tension normal nervi optik demtohet por presioni intraokular eshte brenda intervalit
normal.
• Glaukoma kongenitale te femijet e pranishme qe ne lindje ose zhvillohet ne vitin e pare te jetes.
• Glaukoma pigmentare qelizat pigmentare nga irisi shkojne ne kanalin e kullimit.
• Glaukoma sekondare nga shkaqe dytesore.

• Kush jane simptomat e pacienteve qe vuajne nga glaukoma me kend te mbyllur?



• Dhimbje koke e rende
• Dhimbje ne sy
• Nauze dhe te vjella
• Shikim I turbullt
• Halos rreth dritave
• Skuqje e syve

• Prania e kornese se turbullt tek femijet dhe e zmadhuar tek femijet e vegjel

• Kush jane opsionet e trajtimit te glaukomes?


• Terapia konservative :
• Mjekim tropikal me pika ne sy : ulja e krijimit te lengut ujor ne sy ose rritja e drenimit te tij jashte, duke
ulur presionin intraokular

• Prostaglandina
• Beta bllokuesit
• Agonistet alfa-adrenergjike
• Frenuesit e anhidrates karbonike
• Agjentet miotike ose kolinergjike
• Mjekim nga goja

• Terapia me lazer
• Trabekuloplastika hap zonen e drenimit
• Iridotomia krijon nje vrime te vogel ne iris duke lejuar lengun ujor te drenoje lirshem.
• Ciklofotokoagulimi laser trajton zonat e shtreses se mesme te syrit.
• Kirurgjikale

• Trabekulektomia
• Tuba drenimi ose stente

• Cfare eshte iridetomia?


Procedure qe perfshihet ne trajtimin e glaukomes me lazer ku krijohet nje vrime e vogel ne iris dhe lejon qe
lengu ujor te drenoje lirisht.

• Kush eshte teknika kirurgjikale me e vjeter por me e perdorur ne kirurgjine e glaukomes?


Trabekulektomia – teknika kirurgjikale me e vjeter ne bote ku hapet nje dritare filtrimi ne sklere per te ulur
presionin intraokular.
LEKSIONI 11 :
• Cfare jane uveitet?
Uveitet perfaqesojne nje grup te madh dhe te larmishem te semundjeve inflamatore intraokulare qe perfshijne
traktin uveal.

• Si klasifikohen uveitet?
Tipi Stili primar I inflamacionit
Uveitet anteriore Dhoma e perparme
Uveitet e ndermjetme Trakti uveal
Uveitet posteriore Retina ose koroide
Panuveitet Dhoma e perparme, trakti uveal dhe retina ose koroide

• Rendisni shkaqet e uveiteve.



• Shkaqe infektive
• Shkaqe joinfektive
• Shkaqe autoimune
• Shkaqe traumatike
• Shkaqe idiopatike

• Si trajtohen uveitet?
• Terapia Imunomodulare e rekomandueshme nese perdorimi I nje kortikosteroidi nuk e kontrollon
inflamacionin
• Trajtimi I kortikosteroideve periokulare dhe intravitreal
• Acetazolamide

LEKSIONI 12 : PATOLOGJI TE RETINES


• Si klasifikohen patologjite e retines?
Retina mund te preket nga disa patologji te cilat klasifikohen si me poshte :

• Semundje inflamatore te retines
• Semundje vaskulare te retines
• Semundje degjenerative te retines
• Shkolitje e retines
• Semundje neoplazike
• Semundje post-traumatike

• Cfare eshte retinopatia diabetike?


Retinopatia diabetike eshte nje komplikacion I diabetit, I shkaktuar nga nivele te larta te sheqerit ne gjak qe
demtojne enet e gjakut ne retine.

• Kush jane simptomat e pacienteve qe vuajne nga retinopatia diabetike?


Simptomat perfshijne :

• Shikimi perkeqesohet gradualisht
• Humbje e papritur e shikimit
• Forma qe lundrojne ne fushepamje
• Shikim I paqarte apo qe ndryshon here pastrohet dhe
here turbullohet
• Dhimbje ne sy ose skuqje
• Prania ne fushepamje e disa zonave te erreta ose boshe
• Shikim te dobet naten
• Ngjyra te venitura ose te zbehta

• Kush jane stadet e retinopatise diabetike?


Faza I : retinopatia diabetike background
• Mikroaneurizma jane lezionet e para klinike te zbulueshme .
• Shikimi nuk ndikohet, asimptomatike

Faza II : retinopatia diabetike joproliferative (npdr)


• Kane filluar demtimet e retines nga diabeti
• Mikroaneurizma te shperndara, hemorragji retinale, edeme makulare.
• Kerkohet monitorim cdo 3-6 muaj

Faza III : retinopatia diabetike proliferative


• Ulja e theksuar e shikimit, mund te jete e parikthyeshme
• Kerkon trajtim dhe monitorim korrekt dhe te shpeshte

• Si diagnostifikohet retinopatia diabetike?


• Anamneza – pacienti referon qe vuan nga diabeti mellitus tipi 1 ose tipi 2
• Ekzaminimi me slit lamp dhe lente 90D – dilatohet pupila, kerkohen ndryshimet ne retine dhe grada e tyre.
• Mprehtesia pamore – vleresohet shikimi me I mire I mundshem me dhe pa korrigjim
• Matja e presionit intraokular – vleresohet zhvillimi ose jo I glaukomes
• Ekzaminimet imazherike – angiografia me fluorescein, tomografia e kompjuterizuar koherente.

• Kush jane metodat e trajtimit te retinopatise diabetike?


Trajtimi me lazer
• Behet per te trajtuar enet e reja te gjakut ne pjesen e prapme te syrit ne fazat e avancuara te retinopatise
diabetike
Fotokoagulim
• Mund te ndaloje ose ngadalesoje rrjedhjen e gjakut dhe likideve ne retine duke bere djegien e neovazave
• Nuk trajton edemen makulare
Fotokoagulim panretinal
• Zona e retines larg nga makula trajtohen me djegie lazer te zgjeruar te neovazave.

• Cfare funksioni kane injeksionet intravitreale ne retinopatine diabetike?


Ne rastet e makulopatise diabetike, injeksione intravitreale te quajtur anti-VEGF (frenuesit e rritjes se faktorit
endothelial vaskular) mund te injektohen direkt ne sy per te parandaluar formimin e neovazave dhe per te ulur
edemen makulare. Ndihmojne per te ndaluar perkeqesimin, dhe gjithashtu mund te cojne ne nje permiresim te
shikimit.

• Cfare eshte CRVO?


Okliuzioni I venave qendrore te retines

• Si klasifikohen okluzionet e venave te retines?


• BRVO – okluzioni I venave te degezuara te retines.
• CRVO – okluzioni I venave qendrore te retines
• HRVO – okluzioni i venave hemiretinale

• Cfare eshte shkolitja e retines dhe nga se shkaktohet ajo?


Eshte ndarja e retines se pigmentuar nga retina ndijore. Ndodh pasi krijohet nje carje e retines, nepermjet te ciles
futet likidi I cili e ndan retinen duke krijuar ngritjen e saj.
Shkaqet kryesore te carjes se retines jane degjenerimet e ndryshme retinale si psh ne retinen miopike apo ne nje
situate post traumatike.

• Kush jane metodat e trajtimit te shkolitjes retinale?


Kur shkolitja zbulohet heret vrima retinale mund te mbyllet me lazer dhe prognoza eshte e mire.
Kur shkolitja zbulohet me vone kryhet nderhyrja kirurgjikale (vitrektomia) me futjen e vajit te silikonit, por
prognoza eshte e dobet.
LEKSIONI 13 : ORBITA DHE SEMUNDJET E SAJ
• Nga se formohet muri medial I orbites?
Muri medial I orbites perbehet kryesisht nga lamina papiracea e kockes etmoidale, e cila eshte shume e holle
dhe e perforuar nga ku kalojne nervat dhe enet e gjakut.

• Pavimenti orbital perbehet nga cilat kocka?


Pavimenti orbital perbehet nga kocka maksilare, zigomatike dhe fletet e medha te sfenoides.

• Cfare eshte celuliti orbital dhe kush jane shenjat klinike?


Celuliti orbital eshte nje infeksion I indeve te buta prapa septumit orbital qe zakonisht eshte poimikrobial, duke
perfshire dhe anaerobet.
Shenjat klinike :
• Palpebrat te enjtura, te skuqura, te dhimbshme
• Proptoze dhe diplopi
• Dhimbje te forta qe shtohen gjate levizjes okulare
• Ulje te mprehtesise se pamjes
• Gjendja e pergjithshme e alteruar me temperature te larte dhe dobesi

• Cfare eshte oftalmopatia tiroidene? Si trajtohet ajo?


Oftalmopatia tiroidene eshte shkaku me I shpeshte I proptozave.
Trajtimi :
• Lot artificial per te ulur irritimin.
• Mbyllja kirurgjikale a palpebrave per te mbrojtur syrin ne rastet e renda
• Trajtimi I neuropatise me kortikosteroide

LEKSIONI 14 : TRAUMAT OKULARE


• Si klasifikohen traumat sipas sistemit BETT?
Sipas BETT traumat klasifikohen ne :
• Trauma te mbyllura te bulbit okular – nuk ka demtim te te gjithe trashesise
• Trauma te hapura te bulbit okular – demtim te te gjithe trashesise
• Trauma te tjera

• Cfare eshte kontuzioni?


Kontuzion – nuk ka demtim te plote te trashesise. Verehet nje hematome e cila ndodh kur enet e vogla te gjakut
hapen dhe rrjedhin gjak ne zonen perreth. Mund te shoqerohet me dhimbje dhe enjtje syri. Lekura mund te
ndryshoje ngjyren. Ne fillim mund te jete e kuqe dhe me pas te erresohet. Shpesh quhet sy I zi.

• Rendisni nengrupet e traumave te hapura?


Traumat e hapura :
• Ruptura – demtim I plote I trashesise se skleres dhe/ose kornese nga nje objekt godites
• Laceracion – demtim I plote I trashesise se skleres dhe/ose kornese I shkaktuar nga nje objekt I mprehte.

• Demtim penetrues ose depertues
• Trup I huaj brenda syrit
• Demtime perforuese
• Si do ta menaxhonit nje pacient me nje plage penetruese me trup te huaj ne sy?
• Mbyllje te syrit me bandazh dhe nuk ushtrohet presion
• Mjekim para futjes ne sallen operatore dhe pas saj me antibiotic topical dhe sistemik, kortizonike,
cikloplegjik
• Qendrimi I pozicionuar permbys I pacientit
• Eksplorim te plages dhe demtimit si dhe heqje e trupit te huaj
• Vleresim te syrit diten tjeter.

• Cfare duhet te kemi kujdes ne djegiet kimike te syrit dhe si do ti menaxhonit ato?
• Per djegiet kimike, shkalla e demtimit bazohet ne ekzaminimin para se te filloje lavazhi
• Fillohet lavazhi menjehere me solucion fiziologjik ose Ringer Laktat (2 litra) – prisni 5 min dhe
kontrolloni pH
• Lavazhi shtese sipas nevojes derisa pH te jete 7.0 – 7.5
• Vazhdohet me lavazhin derisa pH te jete normal – krahasoni pH me ate te syrit tjeter sepse shpesh letra me
pH do te lexoje ose shume alkaline ose acid. Ky lavazh mund te shkoje deri ne 8 litra.
• Fshini mbetjet dhe ekzaminoni fornikset
• Kontrolloni presionin intraokular IOP
• Ekzaminoni per iskemi te limbit, defekte epiteliale, humbje/mjegullim stromal, edeme, thellesine e dhomes
se perparme, inflamacionin dhe turbullimin e kristalinit.

Qarko pergjigjen e sakte :


• Ka funksion te rrotulloje syrin nga brenda rreth boshtit te gjate te tij (para dhe prapa) dhe e leviz
syrin poshte :

• Muskuli rektus inferior
• Muskuli rektus medial
• Muskuli oblik superior
• Muskuli oblik inferior

• Trakti uveal perbehet nga :



• Trupi ciliar
• Irisi
• Koroidja
• Te tera jane te sakta

• Makula ndodhet ne :

• Retine
• Korne
• Kristalin
• Kapakun e poshtem te syrit

• Cili nga muskujt e meposhtem e leviz syrin lart :

• Muskuli rektus superior
• Muskuli rektus inferior
• Muskuli rektus medial
• Muskuli rektus lateral

• Eshte pergjegjes per perceptimin e ngjyrave dhe pamjen qendrore :



• Fotoreceptoret
• Shkopinjte
• Konet
• Te tera te sakta

• Keratitis eshte :

• Nje infeksion I palpebrave
• Nje infeksion I kornese
• Nje infeksion I retines
• Nje infeksion I irisit

• Keratokonusi eshte

• Semundje kongenitale e kornese
• Forma e konit qe merr kornea gjate rritjes
• Semundje e kornese qe mund te kerkoje dhe transplant te kornese
• Te tera te sakta

• Injeksionet intravitreale I perdorim per :

• Shkolitje te retines
• Katarakten
• Keratitit
• Retinopatine diabetike

• Phakoemusifikimi eshte nje intervent qe perdoret per :

• Katarakten
• Glaukomen
• Retinopatine diabetike
• Keratokonusin

• Entropion eshte :
• Mungesa totale e palpebrave
• Ngjitja e palpebrave
• Kthimi I bregut te kapakut dhe qerpikeve nga brenda syrit
• Kthimi I bregut te kapakut dhe qerpikeve nga jashte
• Nje difekt I refraksionit te syrit ku shembellimi I objektit fokusohet jo ne makul por diku para
saj do te kemi :

• Miopia
• Hipermetropia
• Astgamtismus
• Presbiopia

• Eshte nje infeksion kronik I gjendrave te meibomit :

• Hordeolum
• Keratitet
• Kalazioni
• Uveitet

• Per cfare patologjie perdoret cross-linking?



• Keratokonusin
• Katarakten
• Glaukomen
• Retinopatine diabetike

• Kur infeksioni I syrit prek dhomen anteriore dhe posteriore ai quhet :



• uveit anterior
• uveit I ndermjetem
• uveit posterior
• panuveit

• Percakton pamjen ne thellesi :

• Snellen chart
• Duochrom test
• Butterfly test
• Skioskopia

• Eshte nje difekt I refraksionit te syrit ku fokusimi I imazhit behet prapa retines :

• Hipermetropia
• Miopia
• Astigmatismi
• Presbiopia

• Eshte nje infeksion I orbites :

• Lezionet vaskulare
• Cistet orbitale
• Oftalmopatia
• Celuliti orbital

• Shkaku me frekuent I protuzioit eshte :

• Lezionet vaskulare te orbites
• Celuliti orbital
• Oftalmopatia tiroidene
• Te tera te sakta

• Amfotericina eshte medikament qe perdoret ne :

• Keratitin bakterial
• Keratitin viral
• Keratitin mikotik
• Te tera te sakta

• Rritja e pershkueshmerise se kapilareve ne konjuktive, qe shoqerohet me rritje te likideve ne
hapesiren nderqelizore do te formonte :

• Hiperemi
• Edema
• Hemorragji
• Inflamacion

• Kocka zigomatike dhe fletet e medha te sfenoides ndertojne :

• Murin superior te orbites
• Murin medial te orbites
• Murin lateral te orbites
• Pavimentin e orbites

• Verberia e ngjyrave njihet si :



• Protanopes
• Tritanopes
• Deutranopes
• Achromatopsia

• Mungesa e mbylljes komplet te kapakeve te syrit njihet si :



• Simblefaron
• Entropion
• Lagoftalmus
• Trikiasis

RASTI KLINIK A
• Shikoni figuren me poshte dhe percaktoni cfare shihni?
Katarakta – ndryshime ne qartesine e lenteve natyrale brenda syrit qe gradualisht degradojne cilesine e
pamjes.
• Emertoni 3 shkaktaret.

• Diabeti
• Pirja e duhanit
• Medikamente si steroidet orale apo intravenoze
• Perdorimi I statinave

• Kush jane simptomat qe mund te paraqesi pacienti?

• Veshtiresi ne shikim
• Veshtiresi ne drite
• Pamje me ngjyra te shndritshme
• Rritja e numrit te syzeve
• Skuqje te syrit
• Here pas here pamje te dyfishte

• Si trajtohet?
Trajtimi I vetem eshte trajtimi kirurgjikal. Egzistojne 3 teknika themelore kirurgjikale
• Phakoemulsifikimi (PHACO) – forma me e zakonshme e heqjes se kataraktit nepermjet nje incizioni te
vogel korneal dhe fragmentimit te thithjes se masave kataraktale me ultratinguj dhe vendosjen ne kapsul te
lentes intraokulare.
• Kirurgjia ekstrakapsulare - perdoret tek kataraktet shume te avancuara. Kjo teknike kerkon nje prerje me te
madhe ne menyre qe katarakti te hiqet ne nje pjese pa u copezuar brenda syrit.
• Kirurgjia intrakapsulare – kjo tenike kerkon nje plage me te madhe dhe kirurgu heq te gjithe lentet dhe
kapsulen perreth.

RASTI KLINIK B
• Shihni figuren me poshte dhe percaktoni cfare shihni?
Melanoma konjuktivale - tumor malinj qe e ka origjinen nga melanocitet e pjeses siperfaqesore ose te thelle te
konjuktives.
• Kush eshte terapia e saj?
Trajtimi i melanomës konjuktivale është kirurgjikale, me heqje të plotë të tumorit, nëse është e mundur.
Zakonisht kryhet krioterapia në konjuktivën me pamje normale që rrethon plagën

RASTI KLINIK C
• Cfare interventi eshte kryer ne foton e meposhtme?
Interventi eshte trabekulektomia.
• Nga cfare vuan pacienti qe I eshte nenshtruar nje nderhyrje te tille? Si klasifikohet ajo?
Pacienti vuan nga glaukoma. Ajo klasifikohet ne :
• Glaukoma me kend te hapur kendi I kullimit I formuar nga kornea dhe irisi mbetet I hapur por rrjeta
trabekulare eshte e bllokuar pjeserisht
• Glaukoma me kend te mbyllur
ndodh kur kendi I kullimit ngushtohet ose bllokohet. Nuk ndodh kullimi I lengut ujor. Ndodh ne 2
forma : akute dhe kronike
Tipet me pak te zakonshme
• Glaukoma me tension normal nervi optik demtohet por presioni intraokular eshte brenda intervalit
normal.
• Glaukoma kongenitale te femijet e pranishme qe ne lindje ose zhvillohet ne vitin e pare te jetes.
• Glaukoma pigmentare qelizat pigmentare nga irisi shkojne ne kanalin e kullimit.
• Glaukoma sekondare nga shkaqe dytesore.
• Kush eshte trajtimi akut I kesaj semundjeje?
• Terapia konservative :
• Mjekim tropikal me pika ne sy : ulja e krijimit te lengut ujor ne sy ose rritja e drenimit te tij jashte, duke
ulur presionin intraokular

• Prostaglandina
• Beta bllokuesit
• Agonistet alfa-adrenergjike
• Frenuesit e anhidrates karbonike
• Agjentet miotike ose kolinergjike
• Mjekim nga goja

• Terapia me lazer
• Trabekuloplastika hap zonen e drenimit
• Iridotomia krijon nje vrime te vogel ne iris duke lejuar lengun ujor te drenoje lirshem.
• Ciklofotokoagulimi laser trajton zonat e shtreses se mesme te syrit.
• Kirurgjikale

• Trabekulektomia
• Tuba drenimi ose stente

RASTI KLINIK D
• Cfare tregon foto me poshte?
Pterigium - Patologji degjenerative e konjuktives e cila shkaktohet nga nje proliferim beninj I konjuktives e
cila hapet ne formen e nje trekendeshi nga limbusi per ne qender te kornese. Mund te zhvillohet tek te dy syte
me frekuence te larte ose mund te jete dhe unilateral.
• Kush jane simptomat qe do te kete pacienti?
• Skuqje syri dhe inflamacion
• Djegie ne sy
• Thatesi e syrit
• Shikim I turbullt
• Kush eshte trajtimi I saj?
Përdorimi afatshkurtër i pikave lokale të kortikosteroideve mund të përdoret për të zvogëluar skuqjen dhe
inflamacionin. Atje ku thatësia e syrit është problem, lotët artificialë përdoren për ta mbajtur syrin të lubrifikuar
mirë. Kirurgjia mund të rekomandohet nëse vizioni preket ose simptomat janë veçanërisht problematike.

You might also like