You are on page 1of 47

UNIVERSITETI

“ALEKSANDER MOISIU”
DURRËS
FAKULTETI I
STUDIMEVE
PROFESIONALE

DEGA: INFERMIERI E
PËRGJITHSHME
LËNDA: DIETOLOGJI

VITI AKADEMIK : 2021-


2022
 Uji
 Vitaminat
 Kriprat minerale
Uji dhe rendesia e tij
 Uji eshte nje substance kimike qe gjendet ne toke
dhe eshte thelbesore per ciklin e jetes. Ujerat ne
toke zene 71 %, por vetem 1 % eshte i pijshem.
Ujerat qe konsumojme jane ujera nentokesore dhe
siperfaqesore.
 Nje individ nuk mund te jetoje vetem disa dite pa
uje.
Sa uje ndodhet ne trupin tone?
 Masa trupore e femijes se porsalindur: 70-80%
 Masa trupore e femijes 1vjecar : 69%
 Mosha e pubertetit: 69%
 Individet adulte 60-52%

Uji ze % te ndryshme ne pjese te ndryshme te trupit:


 Muskujt 75% uje
 Gjaku 83%
 Kockat 30%
 Truri 78%
 Indi dhjamor 10%
Funksionet e ujit
1. Transporton oksigjenin dhe substancat ushqyese ne cdo
qelize te trupit
2. Ndihmon ne tretjen dhe thithjen e substancave ushqyese
3. Largon lendet e demshme nga organizmi me urine dhe
djerse
4. Ndihmon ne rregullimin e tempeaturs se trupit
5. Sherben si lubrifikues dhe amortizues i artikulacioneve
dhe indeve
6. Ndihmon ne ndertimin e mases muskulare
Sa uje duhet te pime ne dite?
 Per femrat mesatarisht 2 litra, per meshkujt 3 litra, per
grate shtatezane 2-2,5, grate ne laktacion2,5-3 litra.
 Nese jemi mbi peshe duhet te pime nje gote uje me
shume per 10 kg.
 Sasia ditore ndryshon ne varesi te disa faktoreve:
 Mosha
 Kushtet shendetsore
 Aktiviteti fizik
 Temperaturat e ambientit
Kur duhet te konsumojme me shume
uje?
1. Kush ben aktivitet fizik
2. Ne tempertura te larta te ambientit
3. Gjate banjave te diellit
4. Kur ajri eshte i thate
5. Ne temperature, diarre, te vjella
6. Gjate ushqyerjes me gji
7. Gjate femijerise
8. Ne semundje si diabet, kalkul renal
Kur nuk konsumojme sasine e duhur te
ujit do te kemi:
 Tharje te gojes
 Lekure te dehidruar
 Ze i ngjirur
 Dhimbje artikulare
 Pagjumesi
 Brakikardi
 Kapsllek
 Ngerce muskulare
 Humbje te vetedijes
Balanci i ujit ne trupin tone:
Sasia qe marrim Sasia qe humbim
Uji qe pime: 800-1000 ml Urine: 800-1000ml
Me ushqime: 500-700 ml Me fece: 100-150ml
Me metabolizem: 550ml Me frymemarrje: 850-1000ml
 Nese uji ka mungese te fluorit: kardies dentar
 Teprice fluori: fluoroza endemike, kalkuloza
renale dhe biliare
 Mungesa e jodit do te sjelle gushen endemike
Nuk jane te verteta theniet:
 Se uji te shendosh, pasi ai nuk ka kalori
 Se duhet te pime uje larg vakteve te ushqimit
 Se teprica e ujit jep edema te kembeve
 Se calciumi nuk favorizon guret ne veshka
Vitaminat
 Vitaminat konsiderohen si biorregullatorë për organizmin, pasi mundësojnë dhe
koordinojnë metabolizmin qelizor. Për këtë arsye ato janë të pazëvendësueshme.
 Nga pikëpamja e tretshmërisë grupohen në: të tretshme në yndyrna (liposolubile) dhe
të tretshme në ujë (hidrosolubile).
 Kështu psh. vitaminat liposolubile sigurojnë integritetin e membranes qelizore dhe të
organeleve brendaqelizore, që mundësojnë sintezën e proteinave.
 Ndërsa vitaminat hidrosolubile shërbejnë si kofaktorë të enzimave të ndryshme në
organizëm. Përgjithësisht, organizmi ka nevojë për të gjitha tipet e vitaminave, pasi
mungesa e tyre shoqërohet me efekte negative mbi shëndetin. Në grupin e vitaminave
liposolubile bëjnë pjesë vitaminat A, D, E dhe K. Ato mund të qëndrojnë gjatë në
organizëm dhe të grumbullohen, prandaj duhet të merren me kujdes që të mos kalohet
në hipervitaminoza (niveli i lartë i vitaminave që mund të japë simptoma toksike).
 Ndërsa në vitaminat hidrosolubile bëjnë pjesë vitamina C (acidi askorbik), vitamina
B1 (tiamina), vitamina B2 (riboflavina), Vitamina B3, Vitamina B6 (piridoksina),
vitamina B12 (ciankobolamina) dhe vitamina B7 (biotina). Ato nuk depozitohen në
organizëm, ekskretohen (nxirren) shpejt dhe efekti i veprimit të tyre është më i
shkurtër. Për këtë arsye, këto vitamina duhet të merren në baza ditore përmes
ushqimit.
Mungesa e vitaminave në përgjithësi
mund të shfaqet në këto situata:
1. Kequshqyerja, që mund të jetë pasojë e varfërisë ose e mungesës së
informacionit (ushqyerja jo e shëndetshme, dietat e njeanshme)
2. Konsumi i ushqimeve të procesuara dhe të konservuara
3. Çrregullime te lidhura me ushqyerjen, të tilla si anoreksia mendore, bulimia.
4. Çrregullime të përthithjes së ushqimit, si sindroma e malabsorbimit
5. Ushqyerje e pamjaftueshme në periudhat që karakterizoben nga rritja e
nevojave të organizmit për vitamina, të tilla si periudha e rritjes, shtatzania,
ushqyerja me gji, dhe menopauza
6. Sëmundje të ndryshme infektive, që karakterizohen nga të vjella dhe/ose
diarre të zgjatura, që çojnë në humbje të vitaminave dhe kripërave minerale
nga organizmi.
7. Semundje që shoqërohen me djersitje profuze, si hipertireoza, bruceloza,
etj.
8. Perdorimi i medikamenteve të caktuara, si antibiotikët, preparatet e
kimioterapisë.
Vitamina A
 Vitamina A gjendet në dy forma:
1. në formën e retinolit, që është i tretshëm në yndyrna dhe
sigurohet nëpërmjet konsumimit të produkteve shtazore (të
tilla si mëlçitë,peshku, gjalpi, veza, qumështi, vaji i peshkut),
2. në formën e karotenit (paravitaminës A), që është përzierje e
një substance me ngjyrë portokalli në të verdhë, e cila
shndërrohet në organizëm në vitaminë A. Më i rëndësishmi
nga ky grup eshtë beta-karoteni, që sigurohet nëpërmjet
konsumimit të frutave dhe perimeve me gjethe jeshile ose të
verdha
 Vitamina A konsiderohet si vitamina e
shikimit, e rritjes së organizmit dhe e
funksionimit normal të epitelit. Mungesa
e kësaj vitamine shkakton çrregullime të
pamjes (deri në verbim), prapambetje në
rritje dhe tharje të lëkurës dhe mukozave.
 Vitamina A është e nevojshme për disa
procese jetike në trupin e njeriut, si për
zhvillimin dhe ndërtimin e sipërfaqes dhe
brendësisë së lëkurës, për funksionimin e
sistemit imunitar, për shikimin në errësirë
etj.
 Në rast se merret në sasi më të mëdha
sesa nevojat reale të organizmit, mund të
shfaqet hipervitaminoza A, që
manifestohet me dhimbje të kockave,
kruarje dhe tharje të lëkurës, tharje të
mukozave, prapambetje në rritje,
zmadhim të mëlçisë.
 Kjo vitaminë nuk tretet në ujë dhe është e
qëndrueshme gjatë proçesit të gatimit
Vitaminat e grupit B janë të tretshme në ujë
dhe kryejnë dy funksione kryesore, që janë:
 Zbërthimi i karbohidrateve gjatë prodhimit të
energjisë
 Rregullimi i përdorimit të proteinave nga
organizmi
 Këto vitamina gjenden më shumë tek peshku,
mishi, arrat, veza, qumështi dhe drithërat.
Mungesa e secilës prej tyre shkakton probleme të
ndryshme ne organizëm.
Vitamina B1 ose ndryshe me emrin kimik
Tiamina, është një vitaminë e pangjyrë (apo e
bardhë), që tretet në uje dhe nuk mund të tretet
në alkool.
 Kjo vitaminë luan një rol të rëndësishëm në:
1. metabolizmin e karbohidrateve dhe yndyrnave, për
pasojë edhe në mirëmbajtjen e indit nervor, miokardit
dhe në transmetimin e përçimit nervor dhe nivelin e
kujtesës.
2. clirimin e karbohidrateve në tru dhe në muskuj
3. përmirësimin e qarkullimin të gjakut
4. prodhimin e acidit gastrik
5. shndërrimin e karbohidrateve në yndyrna, pra në
përftimin e energjisë nga karbohidratet.
Hipovitaminoza B1 - Pasojat e
mungesës së Vitaminës B1
 Mungesa e përgjithshme e tiaminës(vit B1) në organizëm mund te
shkaktojë probleme të panumërta, duke përfshirë këtu degjenerimin
e neuroneve dhe në raste të rënda mund të çojë deri në vdekje.
 Mungesa e tiaminës mund të shkaktohet prej ushqimit të mangët,
dietave me produkte të pasura me tiaminazë (enzimë që bën
shpërbërjen e kësaj vitamine) siç janë peshku i pazier i ujit të pastër,
gaforret e fresketa të paziera, etj., konsumimit të prodhimeve me
përbërje të lartë të faktorëve kundërtiaminik (çaji, kafeja, arrat).
 Nga mungesa e vitaminës B, shfaqet Sindroma Wernicke-Korsakoff
dhe Beri-Beri, sëmundje keto që janë shumë të shpeshta te personat
me shpërdorim dhe konsumim kronik të alkoolit.
Simptoma të hipovitaminozës B1
pefshijne:
 Çrregullime të metabolizmit të
karbohidrateve,
 Depresion dhe tensionim nervor,
 Lodhje, Humbje e oreksit, Mungesë
përqendrimi,
 Atrofi muskulare, Asteni ,
 Dhimbje koke të shpeshta,
 Ulje e kujtesës,
 Insufiçiencë kardiake,Edema,
Hipotension, Vështirësi në frymëmarrje,
 Prodhimi i ulur i antitrupave gjatë
infeksioneve,
 Dobësim i muskujve (sidomos ata të
pulpës së këmbës)
Vitamina B2
 Vitamina B2 ose ndryshe me emrin kimik
riboflavin, është një vitaminë e nevojshme për
trupin e njeriut.
 Kjo vitaminë është e nevojshme që trupin e njeriut
të bëjë shpërbërjen e yndyrave dhe të proteinave.
Mungesa e vitaminës B2 mund të paraqitet tek
individët që nuk ushqehen me mish,veze apo
produkte te qumeshtit.
Vitamina B9 (acidi folik)
 Vitamina B9 merret veçanërisht nga gratë që duan të bëjnë fëmijë dhe
nga ato qe tashme jane shtatezena.
 Acidi folik gjendet me sasi të mjaftueshme në mëlçi, perime të gjelbra,
peme, spinaq, brokoli, patate, domate, maish, peshk, në bukën e zezë etj.
 Pse acidi folik është kaq i rëndësishëm për shëndetin?
 Për shkak të efekteve të tij të dobishme në shumë aspekte funksionale të
organizmit.
 Acidi folik ndikon ne

1. permiresimin e humorit ne semundjet mendore,


2. përmirëson sistemin imunitar dhe parandalon problemet virusale
sezonale ose infeksionet bakteriale,
3. parandalojne goditjet kardio-vaskulare edhe te pacientët që vuajnë nga
diabeti, te të cilët arteriet janë më të brishta.
4. Eshte pjese perberese e trajtimit te skizofenise dhe crregullimeve
bipolare
5. Ndikon ne rritjen edhe rinovimin e qelizave te lekures
6. Pjese perberese e trajtimit dhe parandalimit te glaukomes okulare
Vitamina B12 (kobolamina)
 Ajo gjendet tek mishi (në veçanti në mëlçi), vezët, qumështi,
bulmetrat, disa fruta deti, etj. Mungesa e kobalaminës shfaqet
për shkak të:
1. një diete të papërshtatshme
2. një kërkese më të madhe të organizmit
3. çrregullime në veprimin e vitaminës.
 Mungesa më e madhe e kësaj vitamine shkaktohet nga fakti se
për arsye të ndryshme organizmi ynë nuk e thith atë në mënyrë
normale. Këto shkaqe mund të jenë mukoza gastrike jonormale,
sëmundje të pankreasit, niveli i lartë i bakterieve që gjenden në
zorrë, infektimi me HIV, mosha e madhe.
Simptomat e mungesës së vitaminës
B12
 Organizmi ynë arrin të prodhojë një sasi të vogël vitamine B12, kështu që shpeshherë ne
kemi rezerva të mira të kësaj vitamine. Mungesa e vitaminës B, shkakton:
 lodhje
 të vjella
 humbje të oreksit
 rënie në peshë
 kur mungesa e vitaminës B12 bëhet më e madhe, shkaktohen mpirje të gjymtyrëve,
vështirësi në ecje dhe probleme të memories.
 Me kalimin e moshës, proçesi i asimilimit të vitaminës B., bëhet më i vështirë: personat
e moshuar pra, mund të vuajnë nga mungesa e kësaj vitamine.Tek të moshuarit,
mungesa e vitaminës B12 shfaqet me probleme të humorit dhe memories. Pacientët që
vuajnë nga sëmundje kronike të zorrëve apo të cilëve u është hequr stomaku apo një
pjesë e marrin suplemente ushqimorë që e përmbajnë këtë vitamine.
 Edhe vegjetarianët mund të kenë mungesa të vitaminës B12 meqenëse ushqimet që e
përmbajnë janë kryesisht me origjinë shtazore. Sidomos, gratë vegjetariane shtatzëna
apo gratë në periudhën e dhënies se ushqimit të gjirit, duhet të tregojnë kujdes për t'i
ushqyer bebet me sasinë e mjaftueshme të vitaminës B12
Rastet kur nevojitet suplement i vitaminës
B12
1. Personat me anemi pernicioze
 Anemia pernicioze është një formë anemie që shkaktohet atëherë kur mungon faktori intrinsek, një
substancē prezente në stomak. Vitamina B12 bashkohet me këtë faktor intrinsek më përpara se të thithet
dhe të përdoret nga organizmi ynë. Mungesa e faktorit intrinsek bën që organizmi të mos thithi vitaminën
B12 dhe në këtë mënyrë të shkaktohet anemia pernicioze. Çdo person që vuan nga anemia pernicioze i
nevojitet të marrë vitaminën B, nëpërmjet injeksioneve intramuskulare dhe të mbahet nën vëzhgim.
2. Personat me probleme gastro-intestinale
 Personat që vuajnë nga problemet e stomakut dhe të zorrëve të holla mund të mos sigurojnë një sasi
normale vitaminash B12 në organizëm. Bakteriet e stomakut dhe të zorrëve të holla, mund të shkaktojnë
ulje në thithjen e vitaminës B12 prej organizmit.
3. Personat e moshuar
 Vitamina B2 merret prej proteinave të ushqimit, bashkohet me faktorin intrinsek në stomak dhe më pas
thithet prej organizmit. Mbidoza e bakterieve të stomakut, gastriti atropik dhe inflamimi gastrik, ndikojnë
në mungesën e vitaminës B, në organizmin e personave të moshuar, duke limituar sekrecionet gastrike,
dhe nevojtet ndarja e kësaj vitamine nga proteinat ushqimore. Gati 10-30% e personave mbi moshën 50
vjeçare që vuajnë prej këtyre problemeve, mund të marrin këtë vitaminë nëpërmjet disa ushqimeve dhe
suplementeve dietetike, sepse organizmi i tyre nuk i thith në mënyre normale nga ushqimi.
4. Vegjetarianët
 Vegjetarianët janë personat që nuk përdorin mishin, peshkun, vezet, qumështin ose bulmetet, etj. dhe për
këtë arsye kanë mungesë të vitaminës B12. Kur personat vegjetarianë fillojnë këtë lloj diete, simptomat e
mungesës së vitaminës B, shfaqen ngadalë, sepse nevojiten vite që të konsumohet rezerva normale e kësaj
vitamine në organizëm.
Vitamina C
 Ndodhet me shumice ne perimet dhe frutat: shega,lakra,specat,
agrumet, frutat e pyllit, kivi,patatet.
 Vitamina C eshte teper e rendesishme për organizmin, pasi:
 Merr pjesë në reaksionet oksido-reduktuese
 Ndihmon në përthithjen e hekurit ne organizem
 Mbron organizmin nga infeksionet
 Ndihmon në proçesin e formimit te indit lidhor te eneve të gjakut
duke shtuar elasticitetin e tyre
 Ndihmon funksionimin e sistemit retikulo-endotelial
 Rrit rezistencën e organizmit ndaj lëndëve toksike
 Ndihmon proçesin e hemopoezës
 Vitamina C eshtë e mirë kundër lodhjes. Ajo nxit prodhimin e noradrenalinës në tru.
Noradrenalina është një neurotransmetues i zgjimit, por vitamina C ka edhe shumë
vlera të tjera.
 Ajo luan një rol thelbësor në sistemin tonë imunitar, duke marrë pjesë në mekanizmat
e rigjenerimit të organizmit: mbyllje të plagëve, krijim të kolagjenit, mbrojtje të
flokëve. Dhe sidomos, është një antioksidant i shkelqyer që lufton kundër
radikaleve të lira. Roli i saj kryesor konsiston në mbrojtjen dhe riciklimin e shumë
antioksidantëve të tjerë si vitamina E. Antioksidantët nuk veprojnë asnjëherë vetëm
dhe vitamina C është e domosdoshme për ta.
 Vitamina C mbron ndaj ftohjes dhe gripit, por efekti i saj është modest kur jemi me
shëndet të misë, pasi ajo e ul vetëm me 4% numrin e diteve me ftohje. Tek personat
me gjendje të theksuar gripale, mbrojtja arrin në 50%, pasi vitamina C ndihmon në
prodhimin e rruazave të bardha të gjakut. Pozologjia ideale është 125 mg çdo orë ose
çdo dy orë, që në simptomat e para. Në doza më të larta, ajo ka një veprim antiviral.
 Mjekët japin ndonjëherë injektime me doza të larta (14 g në 20 minuta) për të luftuar
infeksionet e forta: hepatitin, gripin mononukleoz infektiv. Nuk ka asnjë ndryshim
midis vitaminës C natyrale dhe asaj artificiale. Molekula është e njëjtë: acidi L-
askorbik.
 Shumë të pasur në vitaminë C janë specat, majdanozi, kivi, brokoli, të cilët janë më
të pasur se agrumet. Vitamina C është e brishtë (për 30 minuta, lëngu i portokallit
humbet 30% të përmbajtjes në vitaminë C).
Vitamina D
 Njihet ndryshe si vitamina kundër rakitizmit, për shkak se prania e saj në
organizëm parandalon rakitin, pasi:
1. Ndihmon në depozitimin e kalciumit në kocka
2. Ndihmon në depozitimin e kalciumit tek dhëmbët
3. Ndihmon në kontrollin e nivelit të kalciumit në gjak

 Vitamina D është liposolubile. Ajo gjendet në disa ushqime me origjinë shtazore,


si mëlcia, vaji i peshkut, qumështi, djathi, gjalpi, veza. Gjithashtu, vitamina D
gjendet edhe në një substancë kimike te lëkurës së njeriut, e cila kur bie në
kontakt me rrezet e diellit shndërrohet në vitamin D, dhe si e tillë thithet nga
organizmi. Ferma e vlefshme e kësaj vitamine eshte kolekalciferoli. Vitamina D
është e nevojshme për kocka dhe dhëmbë të shëndetshëm, sepse ka kalcium.
 Mungesa e Vitaminës D mund të shkaktojë rakitizëm, me shtrembërim të
këmbëve, dhimbje ose zbutje të kockës dhe dobesim muskujsh. Fëmija që ka
mungesë të Vitaminës D priret të shfaqë gjendje jo të mirë shpirtërore dhe të jetë
i përgjumur.
 Burimi kryesor për Vitaminën D është ekspozimi i lëkurës në diell. Foshnjat dhe
fëmijët e moshës nga 6 muajsh deri në 3 vjeç janë veçanërisht të rrezikuar nga
mungesa e nivelit të nevojshëm të Vitaminës D, ngaqë kockat e tyre rriten me
shpejtësi dhe ata mund të mos marrin sasinë e duhur të rrezeve të diellit.
 Vitamina D nuk gjendet në shumë ushqime, prandaj
edhe është e vështirë që fëmijët e vegjël të marrin dozë
të mjaftueshme të Vitaminës D vetëm në dietën e
zakonshme ushqimore. Në përgjithësi, pas moshës 3
vjeç, fëmijët marrin nivele të mjaftueshme të Vitaminës
D, nëse janë rregullisht në natyrë dhe marrin rreze dielli
në periudhën prill-shtator. Departamenti i Shëndetësisë
rekomandon që fëmijët e moshës deri në 5 vjeç të
marrin Vitamine D shtesë nëpërmjet tabletave me
Vitaminë D.
 Ushqimet që përmbajnë vitaminë D me përmbajtje të
lartë: Drithërat, salmon i konservuar ose i fresket,Veza,
Mëlçi (me përjashtim të mëlçisë së pulës)
Vitamina E

 Kjo vitaminë njihet edhe me emrin "tokoferol”, që e ka


prejardhjen nga një fjalë greke, domethënë "të lindesh".
Kjo i është atribuar vitaminēs E, për funksionimin
kryesor biologjik të saj, në parandalimin e sterilitetit, si
tek meshkujt ashtu edhe tek femrat. Kjo vitaminë ndikon
në funksionimin normal të organeve riprodhuese, si tek
njeriu ashtu edhe tek kafshët. Prandaj sot është pranuar
shkencërisht se mungesa e vitaminës E në ushqimin e
përditshëm të njeriut shkakton sterilitet. Për këtë arsye
vitamina E është quajtur edhe vitamina antisterilitet.
Funksione të tjera jetësore të vitaminës E
 Në radhë të parë kjo vitaminën kon mjaft në
frymëmarrjen e qelizave, duke ndihmuar në
funksionimin normal të të gjitha indeve të organizmit,
bile edhe në një sasi më të vogël oksigjeni. Në këtë
drejtim ajo kompenson edhe disa paaftësi që pëson
organizmi me kalimin e moshës. Kështu p.sh. :
1. ndikon në zgjerimin e enëve të gjakut, duke bërë të
mundur rritjen e fluksit te rrjedhjes së gjakut, për të
cilin kanë nevojë organet, sidomos gjatë aktiviteteve
të theksuara fizike të tyre,
2. ndikon pozitivisht ne parandalimin e trombozave e
mpiksjeve te gjakut, si edhe në uljen e disa yndyrnave
në gjak, duke mënjanuar në një farë mënyre uljen e
depozitimeve aterosklerozike,
3. ndikon në rritjen e HDL-kolesterolit (kolesterolit të
mirë), që është një faktor i rëndësishëm i mbrojtjes së
enëve të gjakut nga depozitimi i kolesterolit në to.
4. Duke qenë një antioksidant i fuqishëm, neutralizon
radikalet e lira, që janë shkaktarë të shumë
sëmundjeve dhe çrregullimeve në organizëm.
Vitamina E mbron nga oksidimi në organizëm i
yndyrave, duke ndaluar prodhimin e peroksideve, që
janë shumë të dëmshme në funksionimin normal të
organizmit.
Vitamina K
 Përveç rëndësisë qe ka vitamina K në organizmin e të rriturve, ajo duket të jete tepër e
domosdoshme për fëmijët e vegjël. Sipas specialistëve vitamina K:
 Eshtë e nevojshme për formimin e proteinave dhe përgjegjese për mpiksjen e gjakut.
Mosmpiksja e shpejtë shkakton rrjedhje gjaku të vazhdueshme. Fëmijët e sapolindur kanë sasi
të pakta te vitaminës K.
 Vitamina K mbron kockat nga frakturat. Kush vuan nga mungesa e vitaminës K është i
rrezikuar nga fraktura e kockave, veçanërisht gratë në moshën e menopauzës. Vitamina K
bllokon formimin e osteoklasteve të tepërta (qeliza kockore), të cilat janë përgjegjëse për
demineralizimin e kockës. Ajo fikson proteinat në sistemin kockor dhe forcon indet.
 Kur kalciumi akumulobet në brendësi të arterieve, ato forcohen. Vitamina K është përgjegjëse
për stimulimin e proteinës MatrixGLA, e cila pengon formimin e kristaleve në enët e gjakut.
 Shumë i rëndësishëm është edhe funksioni antioksidues, sidomos në favor të qelizave nervore.
Vitamina K ul nivelet e inflamacionit në organizëm dhe mbron trurin dhe sistemin nervor
në tërësi. Tek të porsalindurit, vitamina K rekomandohet në rastet e hemorragjise dhe
parandalimit të problemeve që lidhen me traumat gjatë lindjes.
 Ushqimet e pasura me vitaminë K: Ndër ushqimet më të pasura me këtë vitaminë njihen
perimet me gjethe jeshile, si spinaqi, lakrat, lulelakra, por edhe bizelet dhe shpargujt. Sasi të
mjaftueshme mund të gjejmë edhe te fasulet dhe bathët në tërësi.
KRIPRAT MINERALE
Kaliumi Ushqimet e pasura me kalium jane: lengu i portokallit, patatet, bananet,
avokado, domate, brokoli,pjepri, kajsia, spinaqi, qumeshti

Natriumi Ushqimet e pasura me natrium jane: kripa e gatimit, lengu i perimeve,drithrat,


kikiriket

Hekuri Ushqimet e pasura me hekur: mishi i keq, mishi i derrit, produktet e detit, fasulet,
spinaqi,frutat e thata, vera e kuqe, veza, drithrat, makaronat

Fosfori Ushqimet e pasura me fosfor: djathi, qumeshti, e verdha e vezes


Magnezi Ushqimet e pasura me magnez: qumeshti, vezet, mishi, peshku, avokado, cokollata e
zeze, fasulet

You might also like