You are on page 1of 8

Projekt:”Dieta Ideale”

Lenda:Biologji
Klasa:XE
Punoi:Fabjo Fero
Dieta e balancuar:
• Dieta ushqyese që njeriu ndjek është shume e rëndësishme për shendetin dhe mirëqenien e tij.Kjo sepse ushqimi na furnizon
me energji dhe vlera ushqyese që janë esenciale për funksionim të trupit tonë. Trupit të njeriut i nevojiten lloje të ndryshme të
vlerave ushqyese si karbohidratet, yndyrat, fibrat, proteinat, mineralet, vitaminat dhe uji të ndara në makroelemente dhe
mikroelemente.[1]
• Këto vlera ushqyese janë të rëndsishme për trupin e njeriut pasi:
• Reduktojnë rrezikun e disa sëmundjeve, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, diabetin, sulmeve në tru, kancerin, dhe 
osteoporozën
• Ulin presionin e lartë të gjakut
• Ulë kolesteroli e lartë
• Përmirëson mirëqenien
• Përmirëson aftësinë e njeriut për të luftuar sëmundjen dhe rikuperuar më shpejtë nga ato
• Rrit nivelin e energjisë
Ndarja e vlerave ushqyese

• Vlerat ushqyese ndahen në makroelemente dhe mikroelemente. Makroelementet janë vlerat ushqyese që na duhen në sasi të madhe, kurse
mikroelementet janë vlera ushyese që na duhen në sasi më të vogël. Makroelementet ndahen në vlera ushqyese të cilat japin energji dhe ato që
nuk japin energji.
• Makroelementet
• Makroelemente janë karbohidratet, fibrat, yndyrat, proteinat dhe uji. Fibrat dhe uji janë makroelemente të cilat nuk japin energji por janë të
rëndsishme për funksione tjera të trupit. Karbohidratet, yndyrat, dhe proteinat dhurojnë energji dhe aminoacide (të cilat përdoren nga trupi për të
prodhuar energji).
• Karbohidratet
• Karbohidratet janë vlera ushqyese të përbëra nga karboni, hidrogjeni dhe valentinsllAto organizohen në struktura unazore të cilat mund të lidhen
njëra pas tjetrës për të formuar produkte komplekse të vargëzuar apo të degëzuar.Ato jane gjithashtu ne forme niseshteje dhe sheqerna te thjeshta.
................
• Yndyrat
• Yndyrat janë të përbëra nga molekulat e acideve yndyrore të cilat mund të jenë të ngopura dhe të pangopura. Yndyrat janë vlera ushqyese që dhuron
më së shumti energji, si dhe luan rol të rëndsishëm në lubrifikim të nyjeve, prodhim të hormoneve, absorbim të vitaminave, zvoglim të inflamacionit
dhe mbron shëndetin e trurit.
• Proteinat
• Proteinat janë molekula të mëdha dhe komplekse që luajnë shumë role kritike në trup. Ata bëjnë pjesën më të madhe të punës në qeliza dhe janë të
nevojshme për strukturën, funksionin dhe rregullimin e indeve dhe organeve të trupit.
• Fibrat
• Fibrat janë pjesa e patretshme e ushqimeve bimore që udhëton përmes sistemit tonë të tretjes, absobon ujin përgjatë rrugës dhe ndihmon në tretjen e
ushqimit.
• Fibrat bimore ndihmojne qe ushqimi me lehte te levize neper sistemin digjestiv te njeriut. 
• Uji
• Rreth 70% e trupit tonë përbëhet nga uji. Uji është element i rëndsishëm pasi që trupi i njeriut e përdorë ujin në të gjitha qelizat, indet dhe organet për
të rregulluar temperaturen dhe të mirëmbajë funksionet tjera trupore.
Mikroelementet

• Mikroelementet janë mineralet dhe vitaminat të cilat trupi i kërkon në sasi më të vogël por që janë të
rëndësishme për funksionim të mirëfilltë të metabolizmit. Mineralet janë elemente kimike kurse
vitaminat janë molekula organike të cilat trupi nuk i prodhon (përvec vitaminës D të cilën trupi e krijon
nga ekspozimi në diell), të cilat rrisin sistemin imunitar, mbështesin rritjen dhe zhvillimin normal dhe
ndihmojnë qelizat të bëjnë funksionin e tyre.
• Mineralet
• Mineralet janë elemente kimike të cilat vijnë nga uji dhe toka dhe absobohen nga bimët dhe kafshët.
• Mineralet esenciale për njeriun janë:
• Klori,Magneziumi,Kaliumi,Fosfori,Natriumi,Kobalt,Bakër,Krom,Jod,Hekur,Mangan,Molibden ,Selen,Zi
nk
...........
• Hekuri
Është një përbërës esencial, i cili humbet në sasi të vogla çdo ditë dhe që duhet të zëvendësohet nga
ushqimet që e përmbajnë atë. Mos zëvendësimi i tij në organizëm nxit aneminë, që shoqërohet me
dobësim të përgjithshëm. Korrigjimi i anemisë me anën e dietave të pasura me hekur rezulton një mënyrë
e dobishme për individin. Dhe këtu kihen parasysh dietat me mish dhe produktet e tij, me peshk dhe
produktet e tij, me bishtajore, etj.
• Kalciumi
Ai është mjaft i rëndësishëm për formimin e kockave. Mungesa e tij rrezikon moszhvillimin, dobësimin
dhe krisjen e tyre, sidomos në moshat e thyera. Si burim kryesor i kalciumit shërben qumështi dhe
nënproduktet e tij. Zakonisht, ushqimet e pasura në kalcium janë të varfra në hekur dhe e kundërta. Për
këtë këshillohet përdorimi i të paktën dy gotave qumësht në ditë për të siguruar nevojat ditore të kalciumit
për të rriturit, por duhet pasur parasysh që kjo të mos spostojë ushqimet e pasura me përmbajtje hekuri.
Foto
Mungesa e mineraleve dhe vitaminave
• Vitamina B6: Kjo vitaminë ndihmon për të mbajtur nën kontroll nivelet e aminoacidit në gjak që
lidhet me sëmundjet e zemrës. Për më tepër, njerëzit që nuk marrin mjaftueshëm vitaminë B
mendohet të jenë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.
• Vitamina B12: Simptomat zakonisht zhvillohen gradualisht por mund të përkeqësohen nëse gjendja
nuk trajtohet. Mungesa e kësaj vitamine mund të çojë në probleme me zemrën, diarre, madje edhe
humbje shikimi.

Zink:Mungesa e zinkut mund të dobësojë sistemin imunutar dhe vonon shërimin e plagëve. Mund të
shkaktojë edhe lodhje. Nga kjo mungesë zakonisht vuajnë të moshuarit, ata që jetojnë në azile dhe
personat që marrin ilaçe për uljen e tensionit të gjakut. Edhe teprimi me zinkun është i dëmshëm
për shëndetin. Lexoni- Mungesa e zinkut, shenjat që shfaq organizmi.

You might also like