You are on page 1of 17

SHMM «DR.

ALI SOKOLI»

NEVOJAT BAZË TË NJERIUT DHE DIETAT


PIRAMIDA USHQIMORE
DR. AZIZ A. DIDA
 Ushqyerja e ekuilibruar ka si objektiv më shumë mirëqenie dhe më tepër shëndet për
të gjithë popullatën, pa prishur kënaqësinë e një tavoline të këndshme.
 Udhëzuesit sugjerojnë një model të ushqyerjes së shëndetshme që bazohet në dietën
tradicionale mesdhetare.
 Ky model tradicional ka tërhequr sot vëmendjen e gjithë botës, si një nga mënyrat më
efikase për ruajtjen e shëndetit dhe ai është një nga më të larmishmit, që bazohet
kryesisht në ushqime me origjinë bimore, si buka, makaronat, frutat, zarzavatet, vaji i
ullirit dhe konsumi i moderuar i ushqimeve me origjinë shtazore, prej të cilave
preferohet qumështi i skremuar, djathi me pak yndyrë, peshku, mishi pa dhjamë,
shpendët etj.
 Për t’i vënë në praktikë rekomandimet që kanë të bëjnë me nivelin e
nutrientëve që duhet të konsumohen çdo ditë, është e domosdoshme njohja e
mirë e përbërjes kimike të ushqimeve.
 Për këtë qëllim përdoren tabela që kanë sasinë e energjisë dhe përmbajtjen në
proteina, yndyra, karbohidrate, për secilin ushqim.
 Megjithatë, për një orientim më të thjeshtë përdoren udhëzues ushqimorë në
të cilët ushqimet janë të ndara në grupe mbi bazën e ngjashmërisë, të
përbërjes kimike dhe funksionit ushqyes që kanë.
 Çdo grup përmbledh ushqime që në bazë kanë të njëjtin nutrient.
 Grupet përcaktohen duke u mbështetur në zakonet/shprehitë e ushqimit
të popullsisë dhe gjendjen ushqimore të një vendi të caktuar.
 Bazuar në këto kritere, ekspertët kanë ndarë ushqimet në grupe të
ndryshme, të cilët kanë ndryshuar në funksion të thellimit të dijeve në
lidhje me ushqimet dhe ndikimit të tyre mbi shëndetin.
 Kështu në ShBA në vitin 1940 rekomandoheshin 4 grupe ushqimore,
përfshi dhe gjalpin ndërmjet tyre.
 Në vitin 1950 koha e «bumit» të lindjeve katër grupet ushqimore bazë
(mishi, gruri, bulmeti, frutat dhe zarzavatet) u ndryshuan në shtatë.
 Në vitin 1990 u rivendosën katër grupet, që n vunë në «piramidën
ushqimore» e cila jep udhëzime dietike për amerikanët, duke vënë
theksin te sasia optimale e ushqimeve. Në piramidë, të gjithë nutrientët e
nevojshëm gjenden në tre nivelet e poshtime të saj.
 Ushqimet brenda pesë grupeve ushqimore identifikohen nga përmbajtja në
makronutrientë, vitamina dhe minerale.
 Kështu, produktet shtazore në grupin e qumështit dhe mishit (niveli i tretë i
piramidës) kanë më shumë proteina dhe yndyra se ushqimet që ndodhen në
grupin e frutave, zarzavateve, bukës dhe nënprodukteve të drithërave.
 Ushqimet në nivelin e dytë (zarzavatet dhe frutat) janë burimi kryesor i
vitaminave A, C dhe i acidit folik, ndërsa ushqimet në bazë të piramidës janë
burimi kryesor i karbohirateve dhe vitaminës B.
 Ushqimi i përshtatshëm duhet të zgjidhet me kujdes.
 Këshillohet një zgjidhje e larmishme e ushqimeve të pasura me karbohidrate dhe
fibra, dhe të varfra në yndyrë (nga dy nivelet e poshtme të piramidës), sasi të
moderuara ushqimesh proteinike që përgjithësisht përmbajnë yndyrë (niveli tretë)
dhe sasi minimale yndyrash dhe sheqerna (maja e piramidës).
 Udhëzues të ngjashëm ndryshojnë sipas zakoneve në kulturën ushqimore janë
përpunuar dhe në vende të ndryshme të botës.
 Kështu kemi udhëzuesin e Kanadasë që paraqitet si një ylber, piramidën mesdhetare
apo aziatike, që në bazë të dietës së shëndetshme kanë bishtajoret dhe vajrat.
 Italia i ka ndarë ushqimet në shtatë grupe, ndarje kjo ndoshta e përshtatshme . ecdhe
për vendin tone, si një vend mesdhetar.
 Grupi 1: Mish, peshk, vezë. Në këtë grup bëjnë pjesë të gjitha llojet e mishrave, si viçi,
qengji etj., shpendët, si mishi i pulës, gjelit të detit etj., organet e kafshëve si mëlçia,
veshka, zemra etj., prodhimet e detit, si peshku, butakët etj. , mish të përpunuar si
proshutë, sallam, etj., dhe vezë.
 Të gjitha këto ushqime të freskëta, të ngrira ose të konservuara janë të rëndësishme
për përmbajtjen e proteinave me cilësi të lartë, hekurin, vitaminat B dhe vitaminën
B12. Kjo e fundit ofrohet ekskluzivisht nga ushqimet me origjinë shtazore. Këto
ushqime përmbajnë afërsisht 18-20% proteina.
 Grupi 2: qumështi dhe derivatet e tij. Ky grup përmbledh llojet e
qumështit me origjinë nga kafshë të ndryshme, si dhe nënproduktet e
përfituara prej tij, si kosi, djathi etj.Të gjitha këto ushqime sigurojnë
protina të cilësisë së lartë dhe janë njëkohësisht burimet më të mira të
kalciumit, fosorit, vitaminave B dhe vitaminave liposolubile A dhe D.
 Grupi 3: drithërat, patatja dhe orizi. Ky prup përfshin grurin, misrin etj.
dhe nënproduktet e tyre si: buka, buka e thekur, makaronat etj.
 Në këtë grup përfshihet edhe patatja e cila në disa vende zëvendëson
bukën.
 Ushqimet e këtij grupi përmbajnë karbohidrate komplekse dhe sigurojnë
energji (kalori).
 Grupi 4: legumet (bishtajoret).
 Kjo kategori përfshin fasulet, bizelet dhe thjerrëzat, të cilat konsiderohen si
"zëvendësues të mishit". Ato përmbajnë një përmbajtje proteine të
krahasueshme me mishin, por ndryshe nga mishi, ato përmbajnë gjithashtu sasi
të ndryshme karbohidratesh në formën e niseshtës dhe fibrave dietike.
 Vlera e tyre ushqyese plotësohet nga prania e vitaminave B, mineraleve
(kalcium, hekur) dhe sasi të moderuara yndyrnash, kryesisht yndyrna të
pangopura.
 Grupi 5:Yndyrnat e gatimit. Kjo kategori përfshin të gjitha vajrat, gjalpin,
margarinën. Përdorimi i tyre përmirëson shijen e ushqimeve. Funksioni i
tyre kryesor është sigurimi i energjisë dhe furnizimi me acide yndyrore
esenciale. Duhet të theksohet se nuk ka dallime të rëndësishme në
përmbajtjen e kalorive midis vajrave. Vajrat me përmbajtje të ulët të
yndyrave të pangopura janë më të qëndrueshme ndaj nxehtësisë.
 Grupet 6 dhe 7: Perimet dhe frutat. Grupi 6 kryesisht siguron vitaminën A në
formën e karotenoideve, ndërsa grupi 7 kryesisht furnizon vitaminën C.
 Përveç këtyre vitaminave, ushqimet nga këto grupe ofrojnë një
shumëllojshmëri të mineraleve (kalcium, fosfor, hekur, magnez, kalium) dhe
kanë sasi të lartë përmbajtjen e ujit.
 Sasia e vitaminave B është modeste në përgjithësi, me përjashtime të tilla si
gështenja, avokado, ullinjtë, arrat, lajthitë, frutat e thata, fiqtë dhe rrushi. Një
tjetër aspekt i rëndësishëm i këtyre ushqimeve është përmbajtja e tyre e
fibrave dietike.

You might also like