You are on page 1of 4

Yndyrna

Yndyra është një lende ushqyese që përmban më shumë energji në 100 gramë yndyrë


ka dyfish më shumë energji se sa në 100 gramë karbohidrate. Do me thënë që njerëzit
duhet të bëjnë kujdes që të mos të hanë shumë yndyrna, sepse njeriu absorbon shumë
energji shpejt dhe prandaj rrezikon të bëhet i trashë. Mund të jetë e vështirë për të parë
sa yndyrë ka në një ushqim – vetëm kur ka gjalpë, vaj ose margarinë, që janë pothuajse
yndyrna të pastra. Prandaj mund të flitet për dhjamë të fshehur, që është ai dhjam që
nuk mund të shihet direkt me sy (për shembull është e vështirë të shikohet se sa dhjam
ka në djathë që mund të përmbaj nga 10 % deri në 80 % yndyrë). Prandaj është mirë që
të lexohet përbërja sa yndyrë ka në produktin ushqyes përkatës.
Ushqimi i përpunuar industrialisht nuk është më i keq se ushqimi i gatuar në shtëpi, por
duhet pasur parasysh që dhjami është më i lirë se mishi dhe prandaj për prodhuesit
është me interes që të shkëmbejnë pjesë të mishit me dhjam.
Nuk është shumë e shëndetshme që të hash shumë yndyrë. Midis të tjerave është
shumë e pashëndetshme për enët e gjakut në trup të ekspozohen nga shumë yndyra,
sepse yndyra mund të grumbullohet në muret e enëve të gjakut dhe në këtë mënyrë
rritet rreziku për bllokimin e enëve të gjakut, prej të cilave njeriu mund të vdesë. Ndër të
tjerash sasia e madhe e yndyrës në ushqim bën që njeriu të peshojë
shumë. Njeriu është mbipeshë kur merr më shumë energji, sesa ka nevojë, sepse trupi
e grumbullon këtë energji ekstra në formë dhjami rreth barkut ose vende të tjera në trup.
Yndyrnat janë të rëndësishme për ndërtimin e membranave qelizore. Yndyrnat me te
zakonshme janë trigliceritet.Acidet yndyrorë përbërës të triglicerideve janë dyllojësh të
ngopur dhe të pangopur.
Yndyrnat e shëndetshme ndahen në 2 kategori kryesore: në yndyrna të pangopura
dhe në acide yndyrore të ngopura.
Cfarë janë yndyrnat e ngopura? Yndyrnat e ngopura përfshijnë acidet yndyrore me lidhje
të dyfishtë. Ushqime me yndyrna të ngopura përfshijnë gjalpin, vajin e kokosit dhe
produktet e qumështit. Megjithëse dikur konsideroheshin të pashëndetshme dhe bllokues
të arterieve, kërkimet gjithnjë e më shumë po tregojnë se yndyrnat e ngopura mund të
përfshihen si pjesë e një diete shëruese të moderuar.Ndërkohë , përkufizimi zyrtar i
yndyrnave të pangopura përfshin çdo lloj acidi yndyror që përmban të paktën një lidhje
dyfishe brenda zinxhirit. Këto yndyrna klasifikohen më tej si yndyrna mono-të pangopura
ose poli-të pangopura bazuar në numrin e lidhjeve dyfishe që ato kanë. Yndyrna të
pangopura mund të përfshijnë edhe ushqime të tilla si: vajrat bimorë, frutat e thata, farat
dhe peshkun.Ndyshe nga yndyrnat e ngopura, përfitimet nga yndyrnat e pangopura janë
vërtetuar prej kohësh. Në fakt, studime tregojnë se acidet yndyrore të pangopura mund të
ndihmojnë në nxitjen e humbjes së peshës, zvogëlimin e inflamacionit dhe uljen e
rrezikut të sëmundjeve të zemrës.Kur krahasojmë yndyrnat e ngopura dhe të pangopura,
në përgjithësi rekomandohet që acidet yndyrore të pangopura të përbëjnë pjesën më të
madhe të konsumit yndyror.

Një studim në vitin 2015 tregoi se zëvendësimi i vetëm 5% të kalorive nga yndyrnat e
ngopura me një sasi të barabartë nga acidet yndyrore poli ose mono-të pangopura
rezultuan në një reduktim të rrezikut të sëmundjeve të zemrës me 25-15%. Sidoqoftë, të
dyja ofrojnë një sërë përfitimesh unike dhe mund të përfshihen si pjesë e një diete të
balancuar e të shëndetshme.
Anët pozitive të yndyrnave të shëndetshme

Yndyrnat janë absolutisht thelbësore për shëndetin tuaj. Ndihmojnë në absorbimin e


vitaminave të tretshme në yndyrna si, vitamina A, D, E dhe K, japin një mirëqënie të flokëve
dhe lëkurës, formojnë membranën qelizore, funizojnë me energji dhe ndihmojnë në
rregullimin e temperaturës së trupit.

Gjithashtu ka dhe shumë efekte të tjera pozitive në shëndet. Konsumimi i ushqimeve me


yndyrna të mira mund t’ju ndihmojë gjithashtu të humbisni peshë. Yndyrnat treten më
ngadalë sesa karbohidratet dhe proteinat, duke dhënë ndjesinë e ngopjes dhe ndihmojnë në
mos përplasjen e shijeve të ushqimeve. Studimet e bëra si në kafshë dhe në njerëz kanë
treguar se yndyrnat mund të shtyjnë marrjen e ushqimit gjatë ditës, gjë që do të çojë në
humbje të peshës.

Disa tipe yndyrnash përmbajnë veti anti-inflamatore, që ndihmojnë në sëmundjet kronike


dhe përmirësimin e shëndetit. Acidet yndyrore omega-3, për shembull, kanë treguar që
lehtësojnë inflamacionin dhe reduktojnë simptomat e sëmundjeve autoimune si artriti
reumatoid, psoriazis dhe sëmundja Krohn. Acidet yndyrore të mono-saturuara, nga ana tjetër,
mund të ulin nivelet e triglicerideve dhe të ulin riskun e sëmundjeve të zemrës.

Konsumimi i një larmishmërie ushqimesh të pasura me yndyrna, rrit gjithashtu funksionin e


trurit, lehtëson inflamacionin dhe rrjedhshmërinë e gjakut në tru, duke rritur funksionet
konjitive. Në veçanti, acidet yndyrore me zinxhirë të mesëm, acidet yndyrore omega-3 dhe
yndyrnat e pangopura luajnë një rol kritik në funksionin dhe zhvillimin e trurit.

Yndyrna të shëndetshme & Yndyrna të pashëndetshme

Një dietë e pasur me vlera ushqyeshme dhe e mirë-balancuar përfshinë një miksim të
yndyrnave të mono-saturuara dhe poli-saturuara me sasi të moderuar yndyrnash të ngopura të
marra nga burime natyrore. Këto yndyrna sjellin anë pozitive shumë të mira dhe reduktojnë
rriskun e sëmundjeve kronike.

Ndërkohë që vazhdon të ketë debatë në lidhje me pyetjen “Janë yndyrnat e ngopura të


dëmshme?, nuk ka asnjë mëndyshje që yndyrnat trans duhet të eleminohen nga dieta
jonë. Yndyrnat trans shtohen në ushqime të cilat i nënshtrohen procesit të quajtur
hidrogjenim, i cili shton shijen dhe cilësinë duke rritur jetëgjatësinë e produktit, si psh. vaji
vegjetal.

Yndyrnat trans gjenden në ushqime të përpunuara si patatina, ëmbëlsira, kekë, petulla.


Studimet kanë treguar se konsumimi i ushqimeve të pashëndetshëm mund të sjellë efekte
determinante në shëndet. Sipas një studimi shkencor, çdo 2% rritje e kalorive e marrë nga
konsumi i yndyrnave trans dyfishon riskun e sëmundjeve koronare. 

You might also like