You are on page 1of 11

SHTATZENIA NORMALE SHENJAT

E SAJ

Prof. Asc. Mirela RISTA

Tiranë, më 09-10 Prill 2020


Pse Quhet Normale Shtatzënia?
Shtatzënia është periudhë normale e jetës së një femre sepse:
* Ajo është e shëndetshme për të sjellë në jetë fëmijë.
* E dëshiron ardhjen e tij, prandaj ka bërë konsultën
prekoncepsionale.
* Ndjek sipas protokollit ecurinë e shtatzënisë, për të
parandaluar ndonjë komplikacion.
* Njihet me shenjat e ndërlikimit të barrës nga personeli i
kujdesit shëndetësor, për të vlerësuar veten.
* Gruas i ndodhin ndryshime fiziologjike gjatë barrës që s’i
ndikojnë në mënyrën e jetesës, duke lënë mënjanë pirjen e
duhanit, alkoolit e mbilodhjen.
Amenorrhea - Shenjë e Barrës
Rëndësi ka diagnostikimi i hershëm i barrës, si tregues i
shëndetit publik dhe fillimi i shpejtë i ndjekjes së gruas, për
mirëqënien embrionale.

Vonesa menstruale (Amenorrhoea).


Tek një grua në moshë riprodhuese ndalimi i plotë dhe i
menjëhershëm i ciklit hamendëson një shtatzëni

Kujdes!
 Shtatzënia mund të ndodhë edhe në mungesë të ciklit (para
menarkës, në laktacion apo perimenopauzë)
 Amenorrhea mund të ndodhë edhe pa shtatzëni, nga
anovulacioni (S.Ovari Policystic, Hiperprolaktinemia,
Hipotireoza, degjenerimi cystik i Corpus Luteum apo
patollogji kronike të heparit, veshkës, endokrine).

 Hemorragjia mund të ndodhë kur blastocysti kapet në


kavitetin uterin, që përkon me datën e ciklit të pritshëm.

 Në llogaritjen e moshës amenorreike, kur ka hemorragji


uterine, por barra evoluon normalisht, bazohemi tek
mosha ekografike embrionale.
Nausea/Të Vjellat - Shenjë e Barrës

Të përzjera (nausea) ose/edhe të vjella


 Ndodhin nga niveli i lartë i gonadotropinave korionike që
çrregullojnë tretjen nga java 6-12 të barrës.

 Janë zakonisht në mëngjes, por edhe gjatë ditës.

 Të vjellat e shpeshta sjellin çrregullime elektrolitike, që


kërkojnë reanimim.
Çrregullimet e Urinimit, Lodhja
 Shpeshtimi i urinimit - uterusi rrit përmasat e tij në pelvis
minor, duke shtypur vezikën urinare. Me rritjen e barrës ai
del në abdomen dhe frekuenca e urinimit normalizohet.
 Lodhja, përgjumja, ndryshimet e humorit - pasojë e
ndryshimeve hormonale.
 Dhimbja e kokës - nuk dihet arësyeja. Kalon me
paracetamol. Nqs nuk kalon, gruaja duhet të konsultohet
nga neurologu
 Djegia e fytit (urthi) - pas ngrënies në sasi të madhe,
sidomos ushqime pikante ose të yndyrshme. Këshillohet të
hanë në sasi të pakët e të shpeshtë. Jepen antiacid.
Rritja e Gonadotropinave Korionike
 Test i sigurtë specifik dhe sensitiv për njohjen e hershme të
barrës, pa pritur mungesën e menseve.
 Prania e ß-hCG në plazëm dhe sekretimi i saj në urinë
fillon shumë herët në shtatzëni, që në ditën e implantimit
(sekretohet nga sinciciotrofoblasti).
 Vlera e ß-hCG konfirmon ecuri pozitive të barrës, kur
dyfishohet në matjen e përsëritur pas dy ditësh, krahasuar
me vlerën në matjen e parë.
 Vlerësimi sasior i ß-hCG ndihmon sidomos në:
 Përjashtimin e GEU
 Diagnozën e ndjekjen e neoplazisë gestacionale
trofoblastike.
Shenja të Tjera të Shtatzënisë
 Ndryshimi i mukusit cervikal,
trashet dhe nuk është ngjitës. Kjo i dedikohet progesteronit
që rritet shumë me fillimin e barrës.
 Ndryshimet e gjirit,
rritet në përmasa dhe bëhet më i dhimbshëm në palpim.
 Hiperpigmentimi i mukozës së vaginës.
bëhet e kuqe në blu nga kongjestionimi (shenja Chadwick)
 Hiperpigmentimi i lëkurës dhe shfaqja e strijave
 Zmadhimi e ndryshimi i konsistencës dhe i formës së
uterusit (shenja Hegar), që nga java 6-8 e barrës
 Ndryshimet në kolum, që në vizitë vaginale ndihet i zbutur.
 Tensioni i ulët
ndeshet shpesh në fillim të barrës por edhe më vonë, nga
shtypja që uterusi i bën vazave abdominale të regjionit
lumbar. Këshillohet qëndrimi shtrirë në krahun e majtë.
 Zmadhimi i abdomenit
uterusi në 12 javë fillon të preket mbi sinfizën pubike e
pastaj vazhdon të rritet, duke ulur tonusin e muskujve
abdominal.
 Çfaqja e variçeve, hemorroideve dhe konstipacionit.
 Palpimi i fetusit
bëhet pas javës së 24 nëpërmjet paretit abdominal të nënës.
Ka vlerë në fund të barrës për të përcaktuar mënyrën e
lindjes.
Roli Infermieristik
 Personeli infermieristik, në vlerësimin e shtatzënisë ka rol të
pazëvendësueshëm, se është kontakti i parë me gruan.

 Përcaktimi i saktë i shenjave të barrës, i detajuar në këtë


leksion, siguron gruan për praninë e shtatzënisë dhe i
mundëson vlerësimin në vazhdim sipas protokollit.

 Konsultimi me mjekun specialist duhet kërkuar për çdo


paqartësi të simptomave, që nuk sigurojnë për fillim të
mbarë të barrës.

 Gruaja duhet të motivohet për vazhdim të barrës së sigurtë


deri në lindjen e bebit të shëndetshëm.
faleminderit

You might also like