You are on page 1of 6

KREU X

APARATI UROGJENITAL

Aparati ujëhollëgjinor ose urogjenital (apparatus urogenitalus) përfshin organet e krijimit


dhe nxjerrjes së ujit të hollë dhe organet e riprodhimit. Nëpërmjet urines nxirren nga
organizmi mjaft lëndë toksike, që grumbullohen në rrjetën e qarkullimit të gjakut gjatë
proceseve metabolike. Organet e riprodhimit sigurojnë vazhdimësinë e jetës së llojit,
nëpërmjet brezave të ngjashëm me njëri-tjetrin.
10.1. Organet e krijimit të ujit të hollë
Organet e krijimit të ujit të hollë (urinare) përbëhen nga një çift veshkash që prodhojnë
urinën dhe kanalet e grumbullimit e nxjerrjes jashtë organizmit të urinës. Këto të fundit
përfaqësohen nga ujëhollërrjedhës (ureteri); fshikëza e ujit të hollë, ku grumbullohet urina
dhe ujëhollënxjerrësi (urethra), gypi nëpërmjet të cilit uji i hollë del jashtë.
10.1.1. Veshkat
Veshkat (renes) janë organe çift, me ngjyrë të kuqe të errët në kafe, në formën e fasules dhe
janë me përbërje të butë. Ato peshojnë rreth 120 g, kanë një gjatësi 12 cm e gjerësi 6 cm dhe
janë organe mjaft të vaskularizuara. Në secilin prej tyre dallojmë dy faqe, e përparme (facies
anterior) dhe e prapme; dy buzë (buza anësore dhe mediale) dhe dy skaje (i sipërm dhe i
poshtëm). Në buzën mediale (të brendshme) të secilës veshkë, te pjesa konkave e saj gjndet
porta e veshkës (hilus renalis). Këtu futet arteria veshkore, që vjen nga aorta kurrizore e
nervat dhe del vena veshkore që përfundon në venën zgavrore të poshtme dhe ureteri.
Veshkat vendosen ne dy anët e shtyllës kurrizore, nga vertebra XI-XII e kraharorit deri te
vertebra II-III e belit. Veshka e djethtë vendoset pak më poshtë se e majta, për shkak të
shtypjes që ushtron mëlçia. Pozicioni i veshkave në raport me organet e tjera ndryshon për
secilën veshkë. Gjithashtu, secila veshkë rrethohet nga një kapsollë e hollë prej indi lidhor
(capsula fibrosa) dhe nën të gjendet një shtresë e quajtur lëvore e veshkës (cortex renis), e
cila futet edhe në brendësi duke formuar shtyllat veshkore.
Brenada lëvores, drejt qendrës së veshkës është shtresa e brendshme ose palca e veshkës
(medulla renis), që ndërtohet nga disa formacione piramidale.
Pra, veshkat ndërtohen nga lëvorja dhe palca veshkore. Piramidat veshkore kanë një bazë të
drejtur nga periferia e lëndës palcore dhe majën të drejtuar nga porta veshkore. Piramidat
përshkohen nga enë gjakore dhe gypat veshkore të drejtë (tubulus renales recti), ku numri i
përgjithshëm i tyre arrin mbi 100000. Majat e piramidave (2-3) bashkohen dhe formojnë
ngritje të rrumbullakosura të quajtura puprri veshkore (pupillae renales).
Te puprritë veshkore hapen 15-20 gypa veshkorë të drejtë që formojnë një zone me vrima dhe
nga del urina, e cila ka pamjen e shoshës (area cribrosa). Kjo drejtohet nga kupat e vogla të
veshkës (calyces renales minores), të cilat duke u bashkuar midis tyre (2-3) formojnë kupat e
mëdha (calyces renales majores). Së fundi nga bashkimi i 2-3 kupave të mëdha formohet
legeni i veshkës (pelvis renalis), që ka një vëllim rreth 20-30 ml
Nefroni është njësia strukturore dhe funksionele e veshkës. Numri i nefroneve në secilën
veshkë është 1-2 milion. Ai ndërtohet nga trupëza e veshkës, që vendoset në lëvore (cortex)
dhe gypëzat e veshkës. Trupëza e veshkave ose e Malpigit (corpuscular renale) është e
ndërtuar nga kapsula glomerulare (capsula Bouman) dhe lëmshëza (glomerula), që formohet
nga një rrjetë kapilarësh të arterioles hyrëse (afferente). Arteriola hyrëse përdridhet Brenda
kapsulës duke formuar rreth 50 kthesa (ansa), formohet kështu rrjeta e mrekullueshme e

1
glomerulit dhe më pas nga kapsula del arteriola eferente. Kapsula përbëhet nga dy fletë: fleta
e brendshme (viscerale) dhe e jashtme (parietale), midis të cilave gjendet një hapësirë ku
grumbullohet urina parësore që prodhohet prej lëmshëzës. Kapsula vazhdon me gypëzat e
përdredhur të rendit të pare (tubuli renales contorti të rendit I), që vazhdojnë me një gyp në
formën e “U”, që quhet kthesa Henle (ansa Henle), e cila ka një pjesë zbritëse dhe ngjitëse.
Në vazhdim të kthesës vijnë gypëzat e përdredhur të rendit të II, që vazhdojnë me gypëzat
veshkore të drejtë (tubuli renales recti), të cilët ngrihen edhe si gypa mbledhës (kolektor).
Këta derdhen në gypat papilarë (ductus papillares), të cilët hapen në fushën e shpuar të
papilave veshkore. Legeni i veshkës (pelvis renalis) ka një strukture si hinkë, që formohet
nga bashkimi i kupave të mëdha, të cilat formohen nga kupat e vogla dhe më pas ai vazhdon
me ujëhollërrjedhësin (ureter).
Gjaku hyn në secilën veshkë me anën e arteries veshkore. Pasi futet në veshkë ai degëzohet
në arterie ndërvrigullore, arterie të përkulur (arteriae arcuatae), e cila vazhdon me arteriolën
aferente, arteriolën eferente dhe arteriolën e drejtë. Kjo e fundit drejtohet në rrjetin kapilar të
gypëzave veshkore, ku fillon rrjeti venor me po ato emërtime që përmendëm më lartë. Në
veshkë gjatë 24 orëve qarkullojnë mesatarisht 1500-1800 l gjak.
10.1.2. Gypat jashtëqitës
Gypat jashtëqitës ose ekskretues janë ujëhollërrjedhësi, fshikëza e ujit të hollë dhe
ujëhollënxjerrësi.
-Ujëhollërrjedhësi (ureter) është një organ gypor (tubular) çift, që paraqitet si vazhdim i
legenit të veshkës dhe shtrihet deri te fshikëza e ujit të hollë. Gjatë rrugës ai përshkon
hapësirën e barkut, të legenit dhe të fshikëzës urinare.
Ai ndërtohet nga tri shtresa: e jashtme, e mesme (tunica muscularis) dhe e brendshme. Në
lidhje me peritonin, ureterët mbulohen nga ai vetëm përpara. Në gjatësinë e ureterit dallohen
disa ngushtime, kështu që diametri i tij nuk është i njëjtë. Ai mbart ujin e hollë në drejtim të
fshikëzës me anë të lëvizjeve peristeltike (ritmi 75 mm për orë).
-Fshikëza e ujit të hollë (vesica urinaria) është një rezervuar për grumbullimin e
përkohshëm të urines, që vjen nga veshkat. Ajo vendoset në legenin e vogël (pelvis minor),
në diafragmën urogjenitale. Kur fshikëza është e mbushur me urine ka formë vezake dhe
dallohen këto pjesë: maja, fundi, trupi dhe qafa (cervix visicae). Forma, vëllimi dhe raportet e
saj me peritoneumin janë në varësi të mbushjes së saj me urine. Në kushte normale fshikëza
urinare ka një vëllim 400-600 ml, por kjo varet nga mosha dhe gjinia. Raportet e saj me
organet përreth ndryshojnë te meshkujt dhe femrat.
Fshikëza urinare (vesica urinaria) ndërtohet nga shtresa ose vemesa (tunica), të cilat duke
filluar nga brenda-jashtë janë:
-shtresa jargore, që përbëhet nga pala të shumta, të cilat mungojnë në murin e prapmë ku
futen ureterët:
-shtresa nënjargore (submucosa);
-shtresa muskulore, që përbëhet nga fibra muskulore gjatësore, midis të cilave vendosen fibra
muskulore rrethore;
-shtresa e jashtme (tunica adventitia), që përbëhet nga indi lidhor, i cili vesh atë pothuajse
nga të gjitha anët.

2
Gjatë 24 orëve nga trupi i njeriut nxirren 1-1.6 l urine. Përbërësit kryesor të saj janë: uji, acidi
urik, kreatinina, amoniaku, natriumi, kaliumi, fosfatet, sulfatet etj. Urina normale përmban
pak rruaza të bardha dhe qeliza.
Ujëhollënxjerrësi (urethra) përbën pjesën funfore të aparatit urinar dhe gjenital. Te femrat
ka një gjatësi rreth 4 cm, ndërsa te meshkujt rreth 18 cm.
10.2. ORGANET GJENITALE
Organet e riprodhimit ose gjenitale ndahen në mashkullore dhe femërore.
10.2.1. ORGANET GJENITALE FEMERORE
Organet gjenitale femërore (organa genitalia feminine) përbëhen nga organet gjenitale
femërore të brendshme ku përfshin vezoret, mitra, gypat e mitrës dhe vagina, dhe organet
gjenitale femërore të jashtme.
10.2.1.1. Organet femërore të brendshme
Vezorja (ovarium) është organ çift me formë vezake ku dallohen dy faqe, dy buzë dhe dy
skaje. Ajo ndërtohet nga shtresa lëvorore dhe palcore. Lënda e lëvores ose kortikale (zona
parenchimatosa) përbëhet nga indi lidhor, që përmban disa qindar-mijëra folikula të
pazhvilluara. Lënda palcore ose medulare (zona vasculosa) ka shumë enë gjakore dhe
limfatike, fije nervore dhe ind lidhor të shkrifët. Fiksimi i vezores bëhet nga dy ligament.
Numri i folikulave përpara pubertetit arrin disa mijëra, por vetëm rreth 300-400 prej tyre
zhvillohen ose piqen dhe marrin pjesë në formimin e qelizës vezë (ovum). Pra, pjesa
dërrmuese e tyre atrofizohen.
Zhvillimi i folikulave fillon në pubertet, por ato nuk janë në të njëjtin stad zhvillimi. Folikuli
mbështillet nga një membrane prej indi lidhor, brenda së cilës gjendet qeliza vezë e
ardhshme. Kjo rrethohet nga qeliza të shumta epiteliale, që prodhojnë lëngun folikular.
Shtimi i këtij të fundit shkakton çarjen e membranes dhe lëngu del jashtë së bashku me
qelizën vezë të zhvilluar (pjekur). Qeliza vezë sapo bie në hapësirën berkore kapet nga thekët
e tubave mitrorë (fimbriae tubae uterine), dhe përcellet drejt hapësirës mitrore ose uterine.
Në vend të folikulit që pëson çarje do tëzhvillohet trupi i verdhë (corpus luteum), fati i të cilit
kushtëzohet nga zhvillimi ose jo i procesit të fekondimit. Kur ky proces zhvillohet, atëherë
qeliza vezë përfundon me formimin e embrionit (fetusi); në të kundërt, trupi i verdhë nuk
zhvillohet më tej, rrethohet nga indi lidhor, duke marrë ngjyrë të bardhë dhe këto ndryshime
pasqyrohen edhe te endometri. Si pasojë, kemi gjakderdhje të madhe (menstruacione), që
zgjatin 3-5 ditë dhe përsëriten mesatarisht çdo 28 ditë (nga puberteti deri në menopause, 45
vjeç), me përjashtim të periudhës së shtatzanisë.
Pra, vezorja është një gjëndër ku prodhohen qelizat seksuale femërore (ovulat). Hormoni
estrogen ndikon në diferencimin e shenjave seksuale dytësore dhe zhvillimin e endometrit të
mitrës gjatë ciklit menstrual, ndërsa hormone progesterone vepron mbi organet që lidhen me
përgatitjen për barrë, me lindjen dhe prodhimin e qumështit (laktacionin) etj.
Mitra (uterus) është organ muskulor, që ka si funksion të presë vezën e fekonduar (zigota), të
sigurojnë zhvillimin e embrionit dhe më pas të fetusit dhe ta nxjerrë atë në fund të shtatzanisë
(gravidancës). Ajo përbëhet nga kubeja (fundus uteri), trupi (corpus) dhe qafa (cervix uteri).
Qafa e mitrës gjendet në pjesën e poshtme dhe ka dy pjesë: pjesën e sipërme qëështë vazhdim
i trupit dhe të poshtmen që futet në vaginë. Përmasat e mitrës ndryshojnë vazhdimisht,
sidomos pas pubertetit, gjatë shtatzanisë dhe menopauzës. Ajo ndërtohet nga shtresa e
brendshme (endometriumi) që përbëhet nga mukoza, e cila ndërtohet nga indi epithelial me
cilie; shtresa muskulore (myometriumi) me tri nënshtresa fibrash muskulore (gjatësore,

3
rrethore dhe oblike) dhe shtresa e jashtme (tunica serosa) ose perimetriumi që formohet nga
peritoneumi, i cili vesh nga të gjitha anët mitrën dhe formon një ligament të dyfishtë.
Procesi i formimit tëqelizës së pjekur femërore quhet ovogjenezë dhe kalon disa faza. Në
gjysmën e periudhës së ciklit menstrual folikula nxjerr vezën, e cila zbret në gypat e mitrës
për të pritur një fekondim të mundshëm. Folikula që ka nxjerrë vazën shndërrohet në një trup
të verdhë, i cili prodhon hormonin progesterone. Gjatë shtatzanisë trupi i verdhë mbetet
funksional, kurse në fund të barrës ose kur cikli mbaron por në mënyrë sterile, trupi i verdhë
prishet dhe kthehet në një si shenjë plage i quajtur trupi i bardhë që zhduket plotësisht.
Gypat e mitrës ose Falopit (tubae uterinae) janë çift, fillojnë në të dy anët e mitrës dhe
shkojnë në drejtim të vezoreve. Kanë një gjatësi 10-12 cm dhe shërbajnë për kalimin e vezës
për në miter. Në cdo gyp dallojmë këto pjesë: pjesa e hinkës (pars infundibulum), që lidhet
me legenin e vogël, ka pamjen e hinkës me buzët të pajisura me thekë (fimbrae tubae) me
gjatësi rreth 1.5. cm; njeri prej thekëve ka gjatësi 2-3 cm, arrin deri afër vezores dhe ka si
funksion të kap qelizën vezë që del nga vezorja dhe ta dërgojë atë në hapësirën e mitrës; pjesa
e zgjeruar (pars ampularis), që është pjesa më e zgjeruar dhe e gjatë e gypit të mitrës; pjesa e
ngushtë (pars isthmica), që është pjesa më e ngushtë e gypit dhe vendi ku ndodh procesi i
fekondimit dhe pjesa mitrore (mars uterine), që gjendet në trashësinë e pareteve të mitrës.
Gypat mitror përbëhen nga dy hapje, njëra në hapësirën mitrore (ostium uterinum tubae) dhe
tjetra në hapësirën peritoneale, pranë vezores (ostium abdominale tubae), që lidh te femrat
këtë hapësirë me mjedisin e jashtëm. Te meshkujt kjo lidhje mungon. Gypat mitrorë janë të
ndërtuara nga tri shtresa, ku bie në sy prania te mukoza e një epiteli cilindrik me cilie të cilat
lëvizin në drejtim të hapësirës uterine, duke ndihmuar në lëvizjen e qelizës vezë drejt mitrës
(uterus).
Vagina është një organ muskulo-fibroz, me gjatësi 8-12 cm që lidh mitrën me organet e
jashtme gjenitale. Shtrihet nga qafa e mitrës deri te vrima e jshtme e saj, që hapet midis
buzëve të vogla. Ajo përbëhet nga këto pjesë: qafa e mitrës, që e ndan atë në dy pjesë të
thelluara, kubeja e përparme e vaginës (formix anterior) dhe kubeja e prapme dhe hyrja e
vaginës (vestibulum vaginae), e cila në pjesa e poshtme mbyllet nga cipa e virgjërisë
(hymen).
Vagina ka një ndërtim shtresor dhe përbëhet nag tri shtresa. Shtresa mukoze përbëhet nga një
ind epithelial shumështresor i sheshtë dhe nga fije të shumta elastike. Eshte e trashë dhe ka
pala të shumta sidomos në paretin e përparmë dhe të prapmë. Shtresa muskulore përfaqësohet
nga muskuj të lëmuar, fibra muskulore gjatësore, që formojnë palat e pareteve të përparme
dhe të pasme; ndërsa fibrat rrethore vendosen përreth vrimës të jashtme të vaginës dhe fundit
të uretrës, ku kemi muskuj të strijuar (të vullnetshëm).
10.2.1.2.Organet femërore të jashtme
Në organet gjenitale femërore të jashtme bëjnë pjesë: hyrja e vaginës, gjëndrat vestibulare,
buzët e mëdha dhe të vogla, klitorisi dhe uretra.
- Hyrja e vaginës (vestibulum vaginae) shtrihet midis buzëve të vogla. Në pjesën e sipërme
të saj hapet vrima e jashtme e uretrës (ostium urethra externum), ndërsa në skajin e poshtëm
vendoset vrima e vaginës (ostium vaginae) me himenin (cipën e virgjërisë).
- Gjëndrat vestibulare (glandula vestibularis) janë gypat cift, hapen në hapësirën e vaginës
dhe u përgjigjen gjëndrave bulbouretrale të meshkujve. Mbi hyrjen e vaginës dhe përpara
semfizës pubine, në planin median, gjendet klitorisi që është një organ ngritës (erector), i cili
i përgjigjet organit gjenital mashkullor dhe përbëhet nga trupat kavernozë.

4
- Buzët e mëdha dhe të vogla (labium pudendi majus et minus) paraqitet në formën e palëve
lëkurore. Buzët e mëdha kufizojnë midis tyre një hapësirë në formën e një çarjeje (vrima
pudendi), ndërsa buzët e vogla gjenden brenda buzëve të mëdha dhe kufizojnë hyrjen e
vaginës.
- Uretra e femrës (urethra femina) është nje kanali shkurtër (2-4 cm), që fillon nga fshikëza
e urines dhe përfundon me vrimën e jashtme të saj, në hyrjen e vaginës ajo ka dy shtrëngues
ose sfinkterë; sfinkteri i brendshëm i uretrës me muskuj të pavullnetshëm dhe sfinkteri i
jashtëm i uretrës, që formohet nga fibra rrethore të vullnetshme. Uretra përbëhet nga shtresa
jargore e nënjargore, shtresa muskulore që formohet nga fibra gjetësore të brendshme dhe
fibra rrethore të jashtme, dhe shtresa e jashtme (adventitia), që përbëhet prej indi lidhor.
10.2.2. ORGANET GJENITALE MASHKULLORE
Organet gjenitale mashkullore (organa genitalia masculina) për lehtësi studimi, ashtu si
ato femërore, i ndajmë në organe gjenitale të brendshme dhe të jashtme.
10.2.2.1.Organet gjenitale të brendshme
Këto organe përfaqësohen nga gjëndrat e fares, gypat farënxjerrës, fshikëza e fares, gjëndra e
mbrojtjes (prostat), gjëndrat qeporo-ujëhollënxjerrëse.
-Gjëndrat e fares (testis) janë organe çift, në formë vezake dhe vendosen në një qese
lëkurore (serotum). Testikuli i majtë gjendet 1-2 cm më poshtë se i djathti. Secila gjëndër ka
gjatësi 4-6 cm, gjerësi 3cm, trashësi 2 cm dhe peshon 15-25 g. Në secilën prej tyre dallojmë
dy faqe (medialis, lateralis), dy buzë (e përparme, e prapme) dhe dy skaje (i sipërm dhe i
poshtëm). Testikuli mbështillet nga jashtë me një cipë të bardhë (tunica albuginea), nga e cila
dalin zgjatime në formë perdesh, që futen në brendësi të parenkimës së testit duke e ndare atë
në 100-200 vriguj (lobuli testis). Secili nga vrigujt (lobulat) përmban 2-3 gypëza të
përdredhur të fares (tubuli seminiferi contoriti), nga epiteli i të cilave prodhohen
spermaozoidët.
Pra, këto gypa janë njësia bazë funksionale për prodhimin e spermatozoideve. Në
mesmurorin e testit, gypat e përdredhur të fares bashkohen duke formuar gypëzat e drejtë që
gërshetohen midis tyre dhe formojnë rrjetën e herdhës (rele testis). Nga rrjeta nisen gypëzat
eferente (12-15), të cilat bashkohen në pjesën e sipërme duke formuar kokën e mbiherdhës
(epididymis), që ndodhen në buzën e prapme të testit dhe përbëhet nga koka e bishti. Prej
këtij del gypi farënxjerrës (ductus deferens), që bashkohet me pas me gypin e fshikëzës së
fares, duke formuar gypin farëhedhës (ductus ejaculatorius).
- Gypi farënxjerrës (ductus deferens) ka një gjatësi rreth 45 cm, parete shumë të trasha,
diameter rreth 3 mm dhe lumeni i tij është 0.2-0.5 mm. Ai del nga epididima,gjatë buzës së
prapme të testit, kalon sipër dhe së bashku me kordonin e fares dhe enët gjakore kalon
kanalin inguinal, ku futet më pas në legenin e vogël. Ai përbëhet nga tri pjesë: pjesa e
mbiherdhës (pars epididymis) me gjatësi 2-3 cm; pjesa e kordonit (pars funicularis), që hyn
në përbërje të kordonit, ka një gjatësi 13-20 cm dhe shkon deri te hapja e jashtme e kanalit
inguinal; pjesa barkore (pars pelvina), që është pjesa më e gjatë e këtij gypi. Ajo fillon nga
kanali inguinal, duke kaluar në legenin e vogël. Më pas ai arrin faqen anësore të fshikëzës së
fares, i afrohet gjëndrës mbrojtëse (prostates), duke formuar një zgjerim (ampule) me gjatesi
rreth 3 cm. Pastaj ky gyp bashkohet me gypin e fshikëzës sëfarës, duke formuar gypin
farëhedhës.
- Fshikëza e fares (fesiculae seminalis) është organ çift, që vendoset në pjesën anësore të
pjesës ampulare të gypit deferens, midis bazës të fshikëzës sëurinës dhe zorrës së drejtë, mbi
gjëndrën e prostatës. Ajo ka një gjatësi 12 cm dhe përbëhet nga pjesa e sipërme e zgjeruar

5
(basis), e cila duke kaluar poshtë hollohet dhe përfaqësohet nga gypi ekskretor (ductus
excretorius). Ky bashkohet me ductus deferenc dhe formon ductus ajaculatorius. Gjëndra e
farës sekreton një lëng seroz alkalin, që merr pjesë në formimin e spermës dhe ndihmon në
lëvizjen e spermatozoidëve. Gjithashtu edhe gypat e tjerë kanë aftësi sekretore dhe gjatë
kalimit nëpër këto gypa, spermatozoidet arrijnë pjekurinë e tyre, duke u bërë më aktiv dhe të
aftë për fekondim.
- Gjëndrat mbrojtëse (grandula prostata), është një organ tek me përbërje të forte dhe ngyrë
gri në të kuqe. Ajo vendoset në legenin e vogël nën fshikëzën urinare, përpara zorrës së drejtë
dhe prapa semfizës pubike. Ka një gjatësi rreth 3 cm, gjerësi 4 cm, trashësi deri në 2 cm dhe
peshon rreth 20 g. Prostata paraqet një organ pjesërisht qendror, megjithse prodhon sekrecion
që kalon në përmbajtjen e spermës dhe pjesërisht muskulor, që shërben si shtrëngues i
pavullnetshëm i gypit farënxjerrës, duke penguar daljen e urines gjatë kalimit të spermës.
- Gjëndrat qeporouretrale (glandula bulbourethrales) janë cift, me ngjyrë të verdhë,
përbërje të forte, formën të rrumbullakët dhe me madhësinë e bizeles. Ato vendosen mbi
bulbin e uretrës dhe kanë ndërtim gypo-hojëzor.
10.2.2.2. Organet gjenitale të jashtme
Këto organe përfaqësohen nga organi gjenital mashkullor dhe gypi ujëhollënxjerrës.
-Organi gjenital mashkullor (penis) shërben për nxjerrjen e ujit të hollë jashtë organizmit
dhe të spermës në rrugët gjenitale femërore. Ai ka formë cilindrike dhe eshte i vendosur nën
simfizën pubike, mbi qesen e gjëndrës së farës dhe në vijën e mesit të trupit. Ky organ
përbëhet nga këto pjesë: rrënja, trupi dhe koka. Rrënja e penisit (radix penis), është pjesa e
sipërme që kapet në dy kockat pubike (nën simfizën pubike). Trupi i penisit (corpus penis)
shtrihet nga rrënja deri te koka e tij. Në trup dallojmë pjesën e sipërme, kurrizin (dorsum
penis), qëështë më i gjërë se pjesa e poshtme. Trupi është i formuar nga tri trupa të gjatë
cilindrikë, dy prej të cilave janë vendosur sipër në pjesën kurrizore, paralelisht me njëri-
tjetrin dhe quhen trupat zgavror të penisit; ndërsa trupi i tretë, që vendoset poshtë, nën dy të
parat është më i hollë. Ky quhet trupi sfungjeror i penisit dhe nëpër të kalon uretra. Koka e
penisit (glans penis) është pjesa e përparme e trupit sfungjeror. Ajo nga ana e sipërme dhe
anësore del pak mbi nivelin e trupave kavernozë dhe quhet kurora e kokës së penisit. Në
pjesën e përparme të kokës ndosdhet një carje vertikale e quajtur vrima e jashtme e gypit
ujëhollënxjerrës.
-Gypi ujëhollënxjerrës mashkullor (uretra masculina) ka një gjatësi rreth 18 cm dhe
shtrihet nga vrima e brendshme e tij (ostium uretra internum), që fillon në fshikëzën e ujit të
hollë, deri te vrima e jashtme e gypit ujëhollënxjerrës. Ai përbëhet nga tri pjesë: pjesa e
gjëndrës mbrojtëse, që fillon nga fshikëza e ujit të hollë, pjesa membranore e gypit
ujëhollënxjerrës, që shtrihet nga maja e gjëndrës deri në bulbi i penisit. Kjo pjesëështë e
rrethuar prej një shtrese muskulore me fije rrethore të strijuara (të vullnetshme) që formojnë
shtrënguesin e tretë, dhe pjesa sfungjerore qëështë më e gjatë se dy të parat (rreth 13 cm). Ajo
përshkon të gjithë gjatësinë e trupit sfungjeror të penisit. Ky gyp gjatë rrugës së tij formon një
përkulje në formën e shkronjës “S”.

You might also like