You are on page 1of 12

Gjimnazi: Gjergj Kastrioti -

SKËNDERBEU
Klasa:X/2

Lënda: Biologji
z
Tema: Klasa Gastropoda-Kërmijtë

Prof.: Shehide Salihu


Nxënësi: Bleron Morina
• Klasa Gastropoda-Kërmijtë
z

●Është klasa më e përhapur dhe më


pasur me lloje e butakëve.
●Deri tani janë përshkruar rreth 48.750
lloje recente dhe rreth 15.000 lloje fosile.
Gjenden në të gjitha mjediset detare në
ujëra të ëmbla dhe në tokë.
●Format detare janë më të shumta dhe
më të larmishme.
z Ndërtimi i Kërmillit
●Trupi i kërmijve përbëhet nga koka me tentakula
e sy, nga shputa, strajca me organe të
brendshme dhe guaska. Guaska te gastropodet e
ndryshme ka pamje dhe karakteristika të
ndryshme. Te disa lloje është e reduktuar në një
pllakë të hollë, kurse te llojet tjera është zhdukur
tërësisht
Guaska e Kërmillit
z
●Në përgjithësi guaska ka formë spirale, në disa raste
është konike. Spiralizimi kryhet rreth një boshti, i cili
quhet kolumelë. Që mund të jetë i plotë ose i zgavruar.
Kolumela e zgavruar hapet në bazë dhe formon
kërthizën. Te disa gastropode spiralizimi është i
brendshëm dhe nuk duket nga jashtë. Përdredhjet e
spiralizuara të trupit lidhen mes vedi dhe vendi i ngjitjes
së tyre quhet suture. Sutura mund të jetë e drejtë,
valore, ose me forma të tjera.
z
• Torozioni
●Trupi i kërmijëve është pak i modifikuar krahasuar me të parin
hipotetik të butakëve. Modifikimi më i rëndësishëm është
torzioni i kompleksit të mantit dhe i strajces viscerale. Plani
primar i ndërtimit të butakëve kishte simetri bilaterale, por kjo
simetri te butakët e sotëm është e modifikuar me torzionin ose
zhvendosjen e strajcës viscerale për 180 gradë, kështu që
vrima anale nga pozita primare në pjesën e pasme të trupit,
zhvendoset përpara afër gojës. Me torsion sistemi nervor e
ndron pazitën primarë të disa ganglioneve dhe e fiton formën e
numrit 8.
z

●Torzioni fillon me ritjën asimetrike të muskujve


në dy anët e kompleksit kokë-shputë.

●Torzioni fillon në stadin Veliger të larvës dhe


mund të jetë i hovshëm, kështu që kryhet për 2
-3 minuta, ose është i ngadalshëm. Te disa
gastropode torzioni bëhet me dy herënga 90
gradë ne kohëzgjatje të ndryshme. Pasojat e
torzionit te grupet e ndryshme të kërmijëve, janë
të ndryshme.
z • Sistemi Nervor
●Sistemi nervor i gastropodeve është ganglionar.
Përbëhet nga 6 palë ganglione: cerebralë, bukalë,
pedale, pleurale, parietale dhe viscerale. Renditja e
këture ganglioneve deri diku ndryshon te grupet e
ndryshme dhe varet nga shkalla e torzionit dhe e
përeqëndrimit të tyre në kokë.
z
• Sistemi i Organeve të Tretjës
●Te kërmijtë ky system ka ndërtim të ndryshëm gjë që
varet nga mënyra e të ushqyerit dhe nga kualiteti i tij.
Ka kërmij mikrofag, makrofag, rrëmbyes, herbivore etj.
Goja e tyre ndodhet në kokë, në anën ventrale ose në
maje të një trompe ose feçke të tkurrshme. Është e
rrethuar me lobe gojore. Kanë 1 apo 2 nofulla të
epërme të kitinizuara në fyt. Në fytin e tyre ndodhet
edhe radula.
• Sistemi i Organeve të Frymëmarrjes
z
●Të gjithë kërmijt e sidomos ata që jetojnë në ujë mund
të marrin frymë me lekurë. Krahas kësaj kërmijt i kanë
edhe organet e frymëmarrjes, që janë branshitë apo
ktenidiet të cilat ndodhen në zgavrën e mantit, në dy
anët e saj si është rasti me format më primitive, ose
vetëm në njërën anë. Te shumë lloje, për shkak të
torzionit dhe përdredhjës së strajcës viscerale ka mbetur
ktenidia e majtë, ndërsa ajo e djathta është zhdukur.
• Sistemi i Organeve te Qarkullimit te Gjakut
z
●Gjaku i kërmijve nuk shërben vetëm për bartjen e gazrave të
frymëmarjes, bartjën e ushqimit dhe ekskreteve, por ka edhe rol
mekanik me rastin e daljes së shtazës nga guaska dhe të lëvizjës së
shputës. Shtypja e gjakut e mundëson edhe nxjerrjën e tentakleve në
kokë, dhe për këtë shkak kërmijt duhet të kanë shumë gjak, 17–50 %
të peshës së trupit.
●Si pigment i gjakut është kemocianina e më rrallë hemoglobina.
Zemra ndodhet pran organeve të frymëmarjes. Te disa lloje përbëhet
nga një barkushë e dy veshëza, kurse te llojet tjera njëra veshëa,
zakonisht e djathta është zhdukur.
z • Sistemi i Organeve të Ekskretimit

 Vetëm pak lloje të kërmijve i kanë nga dy nefridie, prej


tyre e djathta është më e vogël. Shumica e llojeve e
kanë vetëm veshkën e majtë e cila fillon me hinkën
qepallore në perikard. Nga kjo hinke del kanali
renoperikardial i cili qon në një zgjërim ku mblidhet urina
e që quhet strajca veshkore. Prej strajces veshkore
nëpër një gypi të veçantë ekskretet derdhen jashtë, në
rënzën e spirakulumit.
z

Faleminderit për Vëmendjen

You might also like