You are on page 1of 9

Gjimnazi : Gjerg Kastriot Skënderbeu

PROJEKT
Lënda : Fizikë
Tema : Eksperimenti i Frank-Hercit

Prof. : Enver Gashi Nx. : Endrit Gjokaj


Kl. : XII/2

Janar, 2021
• Ky eksperiment të cilin Xhems Franku dhe Gustav Herci e kryen
më 1914 dhe morën Çmimin Nobel për fizikë , më 1925 , tregon
ekzistimin e niveleve energjetike në atome në pajtim me
postulatin e dytë të Borit .
• Ky eksperiment që na përkujton gypin elektronik të triodës
është paraqitur në figurën më poshtë.
• Përbëhet nga balona B në të cilën filamenti F duke e nxeh
katoden K mundëson lirimin e elektroneve prej saj . Elektronet
e liruara nxitohen në drejtim të rrjetës R që është e lidhur për
polin pozitiv të burimit . Në mes katodës K dhe rrjetës R
zotëron një diferencë potenciali U të cilën mund ta ndryshojmë
sipas nevojës dhe matet me voltmetër.
• Derisa ndërmjet katodës K dhe rrjetës R zotëron ndryshim i
potencialit nxitues U , ndërmjet rrjetës R dhe anodës A në të
cilën arrijnë elektronet zotëron tension i vogël frenues Uo
( barrierë potenciale me vlerë 0.5 V ) , sepse anoda është e
lidhur me polin negativ të burimit , pra është negative ndaj
rrjetës .
• Rryma e elektroneve që arrijnë në anodën A matet me galva
nometër G. Në eksperiment përcaktohet rryma 1 , e elektroneve
që arrijnë në anodën A , në funksion të tensionit Ur që zotëron
mes katodës K dhe rrjetës R.
• Brenda balonës vendosen avuj të merkurit në shtypje rreth 133
Pa . Në balonë mund të vendosen edhe substanca të tjera në
gjendje të gaztë.
• Në eksperiment u diktua se duke e rritur tensionin e rrjetës R
nga zero deri në 4.86 V përpjesëtimisht rritet edhe rryma e
anodës Ia. Kur tensioni mes katodës K dhe rrjetës R arrin
pikërisht vlerën 4.86 rryma I , e anodës pëson një rënie siç
tregohet në figurën në vazhdim.
• Duke vazhduar me ngritje të mëtejme të tensionit nga vlera 4.86
V , intensiteti I , në anodë A rritet përpjesëtimisht me tensionin ,
deri në vlerën 2 : 4.86 V = 9.72 V , kur rryma l pëson përsëri
rënie .
• Nga vlera 9.72 V përsëri vazhdohet me ngritje të tensionit në
rrjetë dhe rryma I , në anodë rritet përsëri përpjesëtimisht me
tensionin deri në vlerën 3.4.86 = 14.58 V , kur intensiteti la
pëson përsëri rënie.
• Shpjegimi i grafikut në figurë është i qartë . Duke ngritur tensionin
e rrjetës nga zero deri në 4.9V elektronet e katodës kry ejnë
goditje elastike me atomet e merkurit në brendi të balonës .
Atomet e merkurit nuk mund ta pranojnë këtë energji .
• Kur elektronet e katodës shpejtohen me tension pikërisht 4.9 V ,
ata kanë energji 4.5eV , energji e cila është e nevojshme që
atomet e merkurit të kalojnë në gjendje të eksitur . Prandaj ,
pikërisht këtë energji mund ta pranojë atomi i merkurit në
procesin e goditjeve joelastike me elektronin e katodës .
• Elektroni i katodës pasi t'i jep atomit të merkurit energjinë 4.9 eV ,
nuk mund të kalojë barrierën potenciale prej 0.5 V mes rrjetës R
dhe anodës A , prandaj paraqitet rënie e rrymës 17. Atomet e
merkurit do të pranojnë edhe energji të tjera nga elektronet e
katodës për vlerat 9.72 eV , 14.58 eV e kështu me radhë që janë
shumëfish i energjisë themelore 4.9 eV .
  Pas eksitimit të atomeve të merkurit, pason kthimi i tzre në
gjendje agregate normale, duke emetuar energjinë e pranuar.
Atomi i eksituar pranon nga elektroni i katodës energji , kurse
kthehet në gjendje normale , duke emetuar kuantin energjetik ,
prandaj vlen :
•  
*

  h𝑐
 λ=
Prej nga fitojmë gjatësinë valore të rreyatimit të 𝑒𝑈
emetuar :
FALEMINDERIT PËR VËMENDJEN!

You might also like