You are on page 1of 29

7.

KAPACITETI ELEKTRIK DHE KONDENSATORËT


7.1 HYRJE
Në kapitujt paraprak është konstatuar se si mund të
përcaktohet potenciali i një trupi, ndaj pikës referente, dhe
poashtu janë trajtuar edhe trupat përçues, të ngarkuar me
sasi të elektricitetit Q. Është me rëndësi për shqyrtime
teorike, por edhe për zbatime praktike, të shifet
eventualisht lidhja ndërmjet këtyre dy madhësive, pra
ngakesës së një trupi dhe potencialit të tij. Në këtë aspekt,
është interesante të shqyrtohet problemi në vijim: çka do
të ndodhë me potencialin e një trupi të vetmuar, nëse
ngarkesa e atij trupi rritet për k-herë. Për të analizuar këtë
problem, dhe për të dhënë zgjidhje, le të paramendohet që
në ndonjë pikë të trupit dihet dendësia sipërfaqësore e
ngarkesave η.
Në pikat e sipërfaqes së trupit, dendësia sipërfaqësore
duhet të jetë e tillë që sipërfaqja e trupit duhet të jetë
sipërfaqe ekuipotenciale, dhe në të gjitha pikat brenda
trupit intensiteti i fushës elektrike duhet të jetë i barabratë
me zero. Edhe për ngarkesën e re, e cila është kQ, pra e
rritur për k-herë, sipërfaqja e trupit duhet të jetë sërish
sipërfaqe ekuipotenciale, dhe në brendi të trupit sërish
intensiteti i fushës elektrike duhet të jetë i barabratë me
zero. Kjo do të ndodhë vetëm nëse dendësia sipërfaqësore
e ngarkesës në të gjitha pikat e trupit është k-herë më e
madhe se paraprakisht. Për këtë arsye intensiteti i fushës
elektrike jashtë trupit do të jetë për k-herë më i madh, dhe
kësisoj edhe potenciali i trupit do të rritet për k-herë. Nga
ky përfudim është e qartë se ngarkesa elektrike e një trupi
të vetmuar është në përpjesëtim me potencialin e tij.
7.2 KAPACITETI I TRUPIT TË VETMUAR
Kur një sferë përçuese, me rreze a, e vetmuar në hapësirë,
është e ngarkuar me një sasi të elektricitetit Q, potenciali i
saj është Q
V  (7.1)
4  0 a
Prej nga mund të përfundohet se raporti i ngarkesës së
sferës dhe potencialit të saj është
Q
 4  0 a
V
pra një madhësi konstante për nga ngarkesa, përkatësisht
potenciali i sferës. Kjo është e qartë duke u bazuar në
faktin se potenciali i sferës është në përpjesëtim të drejtë
me ngarkesën e saj gjë që shihet nga shprehja (7.1).
Nga ana tjetër, potenciali i sferës i dhënë me shprehjen (7.1)
mund të paraqitet edhe nëpërmjet të dendësisë
sipërfaqësore të ngarkesës,
Q   4 a 2 a
V    (7.3)
4  0 a 4  0 a 0

Edhe nga shprehja (7.3) shihet se sa herë të smadhohet ose


zvogëlohet dendësia sipërfaqësore e ngarkesave të sferës
aq herë smadhohet përkatësisht zvogëlohet potenciali i saj.
Ky përfundim mund të zgjerohet edhe për të gjithë trupat
tjerë përçues të çfarëdo forme. Nga e tërë kjo, përfundohet
se, për një trup përçues, herësi i ngarkesës elektrike dhe
potencialit të atij trupi është një madhësi karakteristike për
atë trup dhe quhet kapacitet elektrik i trupit dhe shënohet
me C, pra
C  Q /V (7.4)

Me fjal tjera, mund të thuhet se aftësia e trupit përçues që


të grumbullojë ngarkesa elektrike, duke e rritur me atë rast
potencialin e tij, shprehet me një madhësi karakteristike
që quhet kapacitet elektrik i trupit. Shprehja (7.4) është
valide për të përcaktuar kapacitetin e trupit të vetmuar.
Kapaciteti elektrik nuk varet nga madhësitë elektrike Q dhe
V, por vetëm nga madhësitë gjeometrike të trupit dhe nga
permitiviteti. Si ilustrim le të merret përcaktimi i
kapacitetit të sferës së vetmuar, me rreze a, e cila është e
ngarkuar me ngarkesën Q. Për sferën e këtillë, kapaciteti i
saj është:
C  4 0 a
Pra, siç po shihet kapaciteti i trupit varet nga dimensionet
dhe forma e tij si dhe nga karakteristikat e mjedisit.
Kapaciteti elektrik matet me njësinë Farad (F). Trupi ka
kapacitetin elektrik prej një Faradi nëse ai, kur sillet në
potencialin prej një volti, ngarkohet me sasinë e
elektricitetit prej një kuloni. P.sh. nëse kapaciteti i sferës së
vetmuar është C=1F, rrezja e saj përcaktohet nga shprehja
(7.5),
C 1
a  9
 9  109
( m)
4 0 10
4
36

Nga shembulli i mësipërm shihet se njësia e kapacitetit


elektrik, Faradi, është shumë e madhe dhe jopraktike. Për
këtë arsye përdoren nënfishat e saj:
F  106 F( mikrofarad )
nF  10 9 F( nanofarad )
pF  1012 F( pikofarad )

7.3 KONDENSATORI ELEKTRIK


Sistemi i përbërë nga dy trupa
përçues të elektrizuar me
ngarkesa të barabarta, po me
emra të kundërt, paraqet një
sistem shumë të rëndësishëm
me zbatime të llojllojshme.
Një sistem i këtillë quhet
kondensator elektrik, ndërsa
trupat përçues quhen pllaka,
elektroda apo armatura e tij.
Në praktikë, armaturat e kondensatorit mund të
elektrizohen me ngarkesa të barabarta, por me emra të
kundërt, nëse ato lidhen me polet e një gjeneratori
elektrik. Në atë rast, armatura e lidhur me polin pozitiv të
gjeneratorit elektrizohet me ngarkesë pozitiv Q, ndërsa
ajo e lidhur me polin negativ do të ngarkohet me ngarkesë
negative –Q. Ngarkesat e armaturave shpërndahen nëpër
sipërfaqet e tyre, fig.7.1.
Siç shihet nga fig.7.1 të gjitha vijat e fushës elektrostatike
që dalin nga pikat e sipërfaqes së armaturës pozitive,
përfundojnë në pikat e sipërfaqes së armaturës negative.

.
Pasi të lidhet gjeneratori në skajet e kondensatorit, pas një
.
kohe shumë të shkurtër, që quhet kohë kalimtare ose
proces kalimtar, arrihet barazimi i tensionit në skajet e
kondensatorit dhe atij ndërmjet poleve të gjeneratorit, dhe
thuhet se kondensatori është ngarkuar. Si ngarkesë e tij
konsiderohet ngarkesa e armaturës pozitive Q.
Ligji i shpërndarjes së ngarkesave nëpër sipërfaqet e
armaturave të kondensatorit varet nga armaturat dhe
pozita reciproke e tyre. Për çfarëdo lloji të kondensatorit,
kapaciteti i tij përcaktohet nga shprehja
C  Q /U (7.6)
ku me U është shënuar tensionindërmjet pikave A dhe B,
fig.7.1, i cili llogaritet si qarkullim i vektorit E nga pika A në
pikën B,
B

U   E dl
A

Në skemat elektrike kondensatori paraqitet


me simbolin që përbëhet nga dy viza të
trasha paralele, të cilat paraqesin armaturat
e tij dhe dy viza të holla, normal mbi
armatura, që paraqesin përçuesit që
shërbejnë për lidhje.
Pranë simbolit të kondensatorit shënohen
kapaciteti C dhe ngarkesa e tij Q, fig.7.2.
Varësisht nga forma e armaturave
kondensatorët marrin edhe emrat e tyre.
Kështu kondensatori i përbërë nga dy pllaka të rrafshëta
. paralele quhet kondensator i rrafshët, ai me armatura në
formë të shtresave cilindrike koaksiale quhet kondensator
cilindrik, ndërsa ai me armatura në formë të dy shtresave
sferike koncentrike quhet kondensator sferik.
7.3.1 Kondensatori i rrafshët
Kondensatori i rrafshët përbëhet nga dy pllaka paralele, të
rrafshëta, me sipërfaqe S, të cilat janë të larguara për një
largësi të caktuar dhe ndërmjet tyre ekziston dielektriku,
fig.7.3. Duke pranuar se fusha ndërmjet pllakave është
homogjene, tensioni ndërmjet pllakave është:
B B

U AB   E  d r  E  dr  Ed
A A
ku d është largësia ndërmjet pllakave.
.
Duke i zëvendësuar shprehjen e
tensionit, (7.7), dhe shprehjen për
dendësinë sipërfaqësore të
ngarkesave, në shprehjen për
llogaritjen kapacitetit, (7.6), fitohet

Q S S S
C     0 (F )
U AB E d  d d
0
7.3.2 Kondensatori cilindrik
.
Kondensatori i këtillë përbëhet nga dy cilindra koaksialë,
ku cilindri i brendshëm ka rrezen a dhe i jashtmi rrrezen b,
ndërsa gjatësi l, fig.7.4. Fusha elektrike ekziston vetëm
ndërmjet cilindrave (elektrodave), me intensitet:
Q
E ar b
2  0 r l

ndërsa ndryshimi i potencialit ndërmjet elektrodave është:


b b
Q dr Q b
U   E dr    ln
a
2 0 l a
r 2 0 l a

dhe përfundimisht, kapaciteti i tij, në bazë të shprehjes


(7.6), do të jetë:
Q 2  0 l
C  (F )
. U b
ln
a
Sistemi i dy përçuesve të
këtillë të gjatësisë shumë të
madhe paraqet njërën nga
linjat elektrike shumë të
rëndësishme e cila quhet linjë
koaksiale ose kabllo
koaksiale. Për linjën e këtillë
C 2  0 ka rëndësi kapaciteti në njësi
C'  ( F / m)
l b të gjatësisë, i cili quhet
ln
a kapaciteti gjatësor i linjës:
7.3.3 Kondensatori sferik
.
Kondensatori sferik përbëhet nga
dy shtresa përçuese sferike
koncentrike. Rrezja e sferës së
brendshme le të jetë a ndërsa ajo
e sferës së jashtme b, fig.7.5.

Pasi armaturat të jenë lidhur në tensionin U, ato


ngarkohen me ngarkesat Q dhe –Q, të cilat shpërndahen
njëtrajtësisht nëpër siprfaqet e sferave. Intensiteti i fushës
elektrike ndërmjet sferave është:
Q
E , ar b
. 4  0 r 2

ndërsa tensioni ndërmjet dy pikave të çfarëdoshme të


sferave është:
b b
ba
 r
Q dr Q
U E dr  
4  0 2
4  0 ab
a a

Kapaciteti i këtij kondensatori fitohet nga shprehja (7.6)


Q ab
C   4  0
U ba
Për shkak se ndërtimi i kondensatorit sferik është i
vështirë, dhe për shkak të kapacitetit të tij të vogël, nuk ka
zbatime praktike, por ka rëndësi për shqyrtime teorike.
7.3.4 Linja ajrore
.
Linja e përbërë nga dy përçues cilindrikë rrethorë, e
paralelë quhet linjë ajrore, për shkak se përçuesit e saj
gjenden në ajër. Problemi i shqyrtimit të kësaj linje si
kondensator është relativisht i thjeshtë kur mund të
supozohet se largësia e boshteve të përçuesve është
shumë më e madhe se rrezja e përçuesve. Prerja tërthore e
një linje të këtillë është paraqitur në fig.7.6.
Le të supozohet se përçuesit e linjës janë të ngarkuar me
. ngarkesat Q’ dhe –Q’ në çdo njësi të gjatësisë së tyre. Një
shpërndarje e këtillë e njëtrajtshme gjatë përçuesve mund
të supozohet kur gjatësia e linjës është shumë e madhe,
ose a<<d.
Fusha elektrike ndërmjet dy pikave në sipërfaqet e
përçuesve, që shtrihen në boshtin x, do të jetë
Q' Q'
E  E1  E 2  
2   0 x 2   0 (d  x )

Tensioni ndërmjet pikave A dhe B,


B B
 Q' 
 E dr  
Q'
U    dx 
 2   0 x 2   0 (d  x ) 
.

A A
d  a dx d  a dx  d a
 
Q' Q'
    ln
2  0  a x d  x   0 a
 a 

Meqë është supozuar se a<<d, atëherë (d-a) mund të


përafrohet me d, prandaj shprehja e mësipërme merr
trajtën,
Q' d
U ln
 0 a
Q '  0
C'  ( F / m)
U ln d
a
7.4 LIDHJA E KONDENSATORËVE-KAPACITETI EKUIVALENT
.
Gjatë realizimit praktik të detyrave të ndryshme,
shpeshherë paraqitet nevoja për lidhjen e kondensatorëve
në grupe. Ekzistojnë mundësi të ndryshme të lidhjes së
kondensatorëve në grupe. Lidhjet më të thjeshta të tyre
janë lidhja në seri (varg), lidhja paralele dhe ajo e përzier.
Te këto lidhje është karakteristike se i tërë grupi i
kondensatorëve është i lidhur për dy pika ndërmjet të
cilave grupi lidhet me një tension. Lidhjet e tilla quhen
lidhjet e rangut të ulët. Ekzistojnë edhe lidhje të rangut të
lartë për të cilat do të flitet në vazhdim.
Kur një grup kondensatorësh është i lidhur për dy pika, e
tërë lidhja mund të zëvendësohet me vetëm një
kondensator, kapaciteti i të cilit quhet kapacitet ekuivalent.
7.4.1 Lidhja në seri
.

Lidhja në seri e n kondensatorëve, me kapacitete C1, C2,…,


Cn, të kyçur në burimin e tensionit U, është paraqitur në
fig.7.7. Për të nxjerrë përfundime sa më të përgjithshme le
të supozohet se kapacitetet e kondensatorëve janë të
ndryshëm, C1, C2, ..., Cn. Kjo lidhje siç shihet është ndërmjet
pikave A dhe B, në të cilat pika është i lidhur edhe burim i
jashtëm i tensionit.
Armatura e majtë e kondensatorit C1 dhe ajo e djathta e
. kondensatorit Cn elektrizohen me ngarkesa të barabarta
por me shenja të kundërta, Q dhe –Q. Në hapësirën
ndërmjet tyre shfaqet fusha elektrike dhe në këtë fushë
gjenden dy armaturat tjera të kondensatorëve C1 dhe Cn
dhe të gjitha armaturat e kondensatorëve të kësaj lidhje.
Dy nga dy armatura të kondensatorëve të njëpasnjëshëm
janë të lidhur me nga një trup përçues. Për shkak të
induksionit elektrostatik do të bëhet edhe ndajrja e
ngarkesave.
Për shkak se është fjala për kondensator të gjitha vijat e
. fushës elektrostatike fillojnë në pllakën e majtë dhe
përfundojnë në pllakën e djathtë, në secilin kondensator,
ngarkesat e induktuara në të gjtha armaturat ndërmjet dy
të skajshmeve janë të barabarta me Q, ose me –Q varësisht
se për cilën pllakë është fjala, për të majtën apo të
djathtën. Pra, të gjithë kondensatorët e këtij vargu kanë
ngarkesa të njëjta, të barabarta me Q, megjithqë kanë
kapacitete të ndryshme, që njëherazi është karakateristikë
e kësaj lidhje. Tensionet e kondensatorëve mund të
paraqten në trajtën,
Q Q Q
U1  ; U2  , Un 
C1 C2 Cn
Shuma e këtyre tensioneve është e barabartë me tensionin
e kyçur në skajet e lidhjes,
 1 1 1 
U  U 1  U 2   U n  Q     
C C 
.

 1 2 C n 

Nëse në vend të kësaj lidhje serike, në tensionin U, lidhet


vetëm një kondensator me kapacitet Ce, atëherë:
Q
U
Ce
Kësisoj, duke i krahasuar dy shprehjet e fundit, fitohet
n
1 1 1 1 1
   ....  
C e C1 C 2 C n i 1 C i

1 1 1 C1  C 2 C1  C 2
   Ce 
C e C1 C 2 C1  C 2 C1  C 2
7.4.2 Lidhja paralele
.
Lidhja paralele e n kondensatorëve me kapacitete C1, C2,…,
Cn, fitohet kur ata lidhen ndërmjet të dy pikave, p.sh.
ndërmjet pikave A dhe B, të cilat janë të lidhura në burimin
e tensionit të jashtëm U, fig.7.8. Pasi pikat A dhe B të
lidhen për polet e një gjeneratori, me tension U, të gjithë
kondensatorët do të ngarkohen me ngarkesat përkatëse,
Q1  C 1 U , Q 2  C 2 U , Q n  C n U
Shuma e ngarkesave të
kondensatorëve do të jetë
n
Q  Q1  Q 2   Q n   Q i
i 1

 U C 1  C 2  C n 
Nëse në vend të kësaj lidhje paralele të kondensatorëve
.lidhet një kondnesator me kapacitet C , ngarkesa e tij do të
e
jetë,
Q' CeU

Meqë është fjala për tensionin e njëjtë, që të vlejë Q=Q’,


pas krahasimit të dy shprehjeve, fitohet
C e U  (C 1  C 2  C n )U  C e  C 1  C 2  C n

Dhe përfundimisht, për kapacitetin ekuivalent fitohet


n
C e  C 1  C 2  C n   C i
i 1
7.4.3 Lidhja e përzier
.
Grumbuj lidhjesh në seri dhe atyre në
paralel mund të lidhen në seri ose paralel
por mund të bëhen kombinime të
ndryshme. Këto lidhje quhen lidhje të
përziera. Në fig.7.9 janë paraqitur dy
shembuj të lidhjeve të këtilla dhe janë
dhënë shprehjet për kapacitetet
ekuivalente:
C1 C 3 C2 C4
Ce  
C1  C 3 C 2  C 4

(C 1  C 2 ) (C 3  C 4 )
Ce 
C1  C 2  C 3  C 4
7.5 TRANSFIGURIMI I QARQEVE TË KONDENSATORËVE
.
Përveç lidhjes në seri dhe paralel, ekzistojnë edhe lidhjet e
rangut të lartë, e këto janë lidhjet në yll dhe në poligon. Për
praktikën inxh. elektrike ka rëndësi lidhja e yllit trekrahësh
dhe poligonit me tre degë, përkatësisht lidhja në
trekëndësh. Veprimi me të cilin mund të kalohet nga lidhja
e yllit në atë trekëndësh quhet transfigurim. Lidhjet në yll
dhe në trekëndësh janë dhënë në fig.7.11, ndërsa
shprehjet për transfigurim janë dhënë në vazhdim.
.

C1 C 2 C 1 2  C 13
C 12  C 1  C 1 2  C 13 
C1  C 2  C 3 C 23
C 3 C1 C 12  C 2 3
C 31  C 2  C 12  C 2 3 
C1  C 2  C 3 C 13
C2 C3 C 13  C 2 3
C 23  C 3  C 13  C 2 3 
C1  C 2  C 3 C 12

You might also like