You are on page 1of 27

2.

VALËPËRCJELLËSIT KËNDREJTË

Valëpërcjellës quhet gypi i zbrazët metalik, i cili shërben për bartjen e energjisë
elektromagnetike në rrugë të dëshiruar. Siç dihet, sistemet konvencionale për bartjen e
energjisë elektromagnetike përbëhen nga dy ose më shumë përçues cilindrik, të realizuar në
dy variante: si sistem i hapur (linja dy telëshe) dhe si sistem i mbyllur (linja koaksiale). Linja
koaksiale ka përparësi të konsiderueshme ndaj linjave ajrore, sepse edhe gjatë frekuencave më
të mëdha nuk emiton e as nuk pranon energjinë elektromagnetike nga jashtë. Shikuar realisht,
në grupin e linjave duhet renditur edhe valëpërcjellësit, si sisteme transmetuese mikrovalore,
të cilët për dallim prej sistemeve tjera përbëhen vetëm prej një gypi të zbrazët metalik në
brendinë e të cilit kanalizohet energjia elektromagnetike nëpërmjet valëve të tipit përkatës (në
frekuencat mbi 3000 MHz). Seksioni i prerjes tërthore mund të jetë i ndryshëm. Por, në
praktikë hasen valëpërcjellësit kënddrejtë dhe në atë rrethorë. Valëpërcjellësi kënddrejtë ka
zbatim dukshëm më të gjerë se sa ai rrethor, megjithëse konstruktimi i valëpërcjellësit rrethor
është më i thjeshtë. Arsyen për këtë duhet kërkuar në strukturën e thjeshtë të fushës si dhe
polarizimin stabil të valës.
Për shkak të mungesës së përçuesit të dytë, në valëpërcjellës nuk është e mundur të përhapen
valët e tipit TEM, por, vetëm ato TE dhe TM. Çdonjëra prej llojeve TE dhe TM, ka njërin prej
vektorëve të fushës në drejtim të përhapjes së valës.
Përhapja e valëve TE dhe TM, është e mundur vetëm nëse frekuenca e valëve është më e
madhe se frekuenca kritike e cila varet prej parametrave të prerjes tërthore të valëpërcjellësit
dhe tipit të valës. Kushti i fundit mund të formulohet kështu: përhapja e mikrovalëve në
valëpërcjellësin drejtkëndësh është e mundur nëse gjatësia valore e valëve është më e vogël se
dyfishi i anës më të gjerë të valëpërcjellësit, për modin dominant.
Për shkak të humbjeve të vogla, në brezin e frekuencave të larta, zbatimi i valëpërcjellësve
është rritur dukshëm, në llogari të linjave koaksiale. Kjo është e qartë sepse pjesa qendrore e
humbjeve në linjën koaksiale është e përqendruar në përçuesin e brendshëm dhe në dielektrik,
gjë që në valëpërcjellës nuk ekziston.
Në valëpërcjellës janë të mundur një numër i konsiderueshëm i konfiguracioneve të fushës
(mode të ndryshme) dhe se çdo valëpërcjellës ka gjatësinë valore kufitare për secilin mod në
veçanti. Nëse gjatësia valore e valëve është më e madhe se gjatësia valore kritike, fusha e
modit përkatës do të dobësohet shumë shpejtë.
Kështu, në praktikë zgjedhen dimensione të tilla të valëpërcjellësit, të cilat mundësojnë
përhapjen vetëm të modit dominant, pra valëpërcjellësi mund të trajtohet si filtër i
frekuencave të larta.
Idenë e konstruktimit të valëpërcjellësit duhet kërkuar në reflektimin e valëve nga sipërfaqja
përçuese si në fig.2.1. Nga figura shihet se vala e reflektuar ka një komponentë në drejtim
normal me rrafshin përçues dhe tjetrën në drejtim të përhapjes së valës (paralel me rrafshin
përçues).

39
Fig. 2.1

Komponentët e këtillë të shpejtësisë, tregojnë qartë se gjatë përhapjes së valëve në


valëpërcjellës njëri komponent është normal kurse tjetri në drejtim të përhapjes së valëve (TE,
TM) dhe se shpejtësia e përhapjes së valëve në valëpërcjellës është më e vogël se në mjedisin
e zbrazët, sepse nuk mund të qëndroj si valë TEM,

Në fillim është theksuar se përhapja e valëve elektromagnetike në valëpërcjellës varet nga


gjatësia valore e valëve dhe gjatësia valore kritike e cila varet nga përmasat e valëpërcjellësit,
andaj duhet të përkufizohet gjatësia valore paralele, normale dhe gjatësia valore kritike.

2.1 GJATËSIA VALORE PARALELE DHE NORMALE

Gjatësia valore përkufizohet si largësi ndërmjet të dy pikave ekuifazore. Gjatë reflektimit në


valëpërcjellës, kjo mund të matet në drejtime të ndryshme dhe në çdo rast do të fitohen
rezultate të ndryshme. Për drejtimin e zgjedhur si në fig. 2.2 kemi gjatësinë valore paralele λ р
–përkatësisht largësinë ndërmjet të dy pikave ekuifazore në drejtimin paralel me rrafshin
përçues dhe gjatësinë valore normale λn–ose largësinë ndërmjet të dy pikave ekuifazore
(sukcesive) normale me rrafshin përçues,

40
Fig.2.2
Nga fig.2.2 vërehet se gjatësia valore e matur në cilindo drejtim tjetër është më e madhe se sa
ajo në drejtim të përhapjes së valës.

2.2 SHPEJTËSIA FAZORE


Vala elektromagnetike karakterizohet me dy shpejtësi, njëra me të cilën përhapet vala dhe
tjetra me të cilën e ndryshon fazën. Në hapësirën e lirë shpejtësia e përhapjes është e njëjtë me
shpejtësinë e dritës vc e cila është e barabartë me prodhimin e frekuencës së valës dhe
gjatësisë valore në drejtimin e përhapjes,

ku λ është gjatësia valore e gjeneratorit.


Nga fig.2.2 gjithashtu shihet se komponenti i shpejtësisë së valës në drejtimin e përhapjes
është:

Duke i pasur parasysh shprehjet (2.3) dhe (2.5), mund të përkufizohet e ashtuquajtura
shpejtësi fazore vp,

Shpejtësia fazore ka drejtim paralel me rrafshin përçues. Vërehet se shpejtësia vp është


numerikisht më e madhe se shpejtësitë vg dhe vc. Andaj, nga shprehja (2.6) fitohet përshtypja
se kundërshtohet teoria e relativitetit sipas të cilës shpejtësia më e madhe që mund të arrihet
është ajo e shpejtësisë së dritës vc. Por, në rastin e shpejtësisë fazore nuk është fjala për
shpejtësinë me të cilën barten grimcat e valës, por për shpejtësinë e ndryshimit të fazës.

2.3 RRAFSHET PARALELE NË VALËPËRCJELLËSIN DREJTKËNDËSH)

Në sipërfaqen përçuese vërejmë dukurinë e reflektimit të një numri të madh të valëve


stacionare, të cilat kanë analogji të konsiderueshme me ato në rastin e linjës së lidhur shkurt.
Në rastin e linjës transmetuese të lidhur shkurt siç vërehet nga figura, pikat në linjë në të cilat
madhësia e tensionit është zero, janë të larguara për shumëfishin e gjysmës së gjatësisë valore.

41
Fig.2.3
Secila nga pozitat e shënuara (1, 2, 3) paraqesin pozitat e mundshme të lidhjes së shkurtë dhe
secila prej tyre paraqitet në pozitat e zeros së tensionit. Pra, struktura e valës stacionare nuk
do të ndryshojë nëse pozita e lidhjes së shkurtë bartet në cilëndo nga pozitat 1, 2 ose 3.
Vendosja e rrafshit përçues të ri në afërsi të rrafshit të mëparshëm përçues, në largësinë që i
përgjigjet shumëfishit të gjysmës së gjatësisë valore normale λn, pra, a=m· nuk do të
ndikojë në shpërndarjen e fushës, (fig.2.4).

Fig.2.4
Me vendosjen e rrafshit të dytë përçues, mundësohet rrjedhja e kanalizuar e energjisë
elektromagnetike dhe nëse mbyllet sistemi i tillë me rrafshe përçuese në dy muret anësore,
fitohet valëpërcjellësi drejtkëndësh. Pamja e valëpërcjellësit kënddrejtë është paraqitur në
fig.2.5.

Fig.2.5
Mund të përfundohet se me vendosjen e murit të dytë, vala elektromagnetike do të shpërbëhet
në dy komponentë. Njëri komponent kontribuon në përhapjen e valës paralel me muret e
valëpërcjellësit dhe tjetri reflektohet prej murit në mur.

42
2.4 GJATËSIA VALORE KUFITARE

Për rrafshin e dytë përçues të vendosur në pozitën si në fig.2.5, matematikisht do të shënohet:


7)
ku janë:
a – largësia ndërmjet mureve
– gjatësia valore normale
m – numër i plotë.
Nëse në shprehjen (2.7) zëvendësohet shprehja (2.4), fitohet:

prej nga

Gjatësia valore e valës progresive (valës udhëtuese) është:

Vlera kufitare e gjatësisë valore është vlera për të cilën gjatësia valore λp merr vlera të
pakufishme,

Pra, gjatësia valore kritike varet prej largësisë ndërmjet mureve të valëpërcjellësit, dhe për
modin dominant (m=1), është sa dyfishi i largësisë ndërmjet të mureve të valëpërcjellësit.
Nëse shprehja (2.11), zëvendësohet në atë (2.10), fitohet:

Mund të vërehet se për gjatësinë valore të valës rënëse konstante, me zvogëlimin e largësisë a,
zvogëlohet këndi i rënies θ'. d. m. th. numri i reflektimeve të valës në muret e valëpërcjellësit
është më i madh. Nëse largësia ndërmjet të mureve zvogëlohet deri në vlerën kritike, këndi i
reflektimit synon vlerën zero. Vala në këtë rast bie normal në sipërfaqen kufitare, pa
komponentë longitudinale.
Nëse largësia a bie nën vlerën kritike, atëherë këndi i reflektimit merr vlerën imagjinare, d. m.
th. vala shuhet në tërësi. Për vlera të mëdha të largësisë a, këndi θ synon vlerën 90˚, duke
tentuar të përhapet paralel me muret e valëpërcjellësit.

2.5 SHPEJTËSIA FAZORE DHE E GRUPIT

Në shqyrtimet e deritanishme janë përkufizuar dy shpejtësi të valës së reflektuar: shpejtësia e


valës në drejtimin e përhapjes

43
dhe shpejtësia fazore (2.6),

Prodhimi i shprehjeve (2.13) dhe (2.14) jep si rezultat:

Duke e zëvendësuar shprehjen (2.12) në atë (2.6), fitohet:

Ndërsa duke zëvendësuar shprehjen (2.16) në atë (2. 15), fitohet

Shprehja (2.17) tregon se shpejtësia e përhapjes (shpejtësia e grupit) është më e vogël se


shpejtësia e dritës, vc. Shpejtësia e grupit zvogëlohet me rritjen e gjatësisë valore dhe në
momentin kur ajo të jetë e barabartë me λ0 (λ=λ0), ajo merr vlerën e barabartë me zero (vg=0).
Duke e pasur parasysh shprehjen (2.11), shprehja (2.9), mund të rishkruhet në trajtën:

Për rastin kur λ=λ0, atëherë shprehja e fundit shndërrohet në:

Shprehja (2.19) tregon se vala bie normal në rrafshin përçues, që do të thotë se nuk e ka
komponentin progresiv (vala nuk përhapet). Në këtë rast e tërë energjia e valës së reflektuar i
kthehet prapa gjeneratorit. Në bazë të rezonimeve të tilla mund të përfundohet që
valëpërcjellësi sillet si filtër i frekuencës së lartë (FFL).

2.6 KONFIGURACIONET E VALËVE (MODET)

Në mbështetje të shqyrtimeve të mësipërme mund të konstatohet ekzistenca e një


numri të madh të konfiguracioneve të ndryshme të valëve, sipas të cilëve vala
elektromagnetike përhapet në valëpërcjellës. Pra, për sinjalin e dhënë, numri i
gjysmëgjatësive valore ndërmjet mureve përkatëse
të valëpërcjellësit mund të rregullohet sipas nevojës,
duke mundësuar bartjen sipas modit të dëshiruar. Me
paraqitjen e dy e më tepër pozitave të mundshme të
murit të dytë, duke mundësuar përhapjen e valëve
me gjysmëgjatësi valore përkatëse, shtrohet nevoja e
formimit të principeve të përgjithshme, mbi bazë të
cilëve do të shpjegohej secili prej konfiguracioneve
të mundshme. Në bazë të marrëveshjes së arritur,
Fig. 2.6

44
modet në valëpërcjellës do të emërohen me TEmn, nëse janë transversale elektrike dhe TM mn
nëse janë transversale magnetike.
Numrat m dhe n janë numra të plotë dhe përcaktojnë rendin e valës, përkatësisht numrin e
gjysmëgjatësive valore të intensitetit të fushës elektrike, përkatësisht asaj magnetike. Numri
m matet në drejtim të boshtit x kurse n në drejtim të boshtit y.
Nga fig.2.6 shihet se fusha elektrike përhapet në drejtim të boshtit y ndërsa intensiteti përkatës
i gjysmëvalës ndryshon në drejtim të boshtit x, për modin dominant TE10.
2.6.1 MODET TEmo
Meqë gjatë përhapjes së valëve me modet e tipit TE mo, muret paralele fiktive që mund të
vendosen në valëpërcjellës përgjatë dimensionit a nuk ndikojnë në konfiguracionin përkatës
sipas të cilit përhapet vala, përfundohet se të gjitha shprehjet paraprake mund të aplikohen pa
kurrfarë kufizimesh.
Impedanca karakteristike e valëpërcjellësit jepet me:

ku Z është impedanca valore për ajër dhe jepet me:

Nga shprehja (2.20) mund të shihet se rritja e gjatësisë valore λ, shkakton rritjen e impedancës
karakteristike të valëpërcjellësit. Anasjelltas, nga shprehja

shihet se për rritje të gjatësisë λ valore shpejtësia e grupit zvogëlohet.


Meqë gjatësia valore kritike varet prej modit përkatës TE mo, (2.11), atëherë konstatohet se
impedanca karakteristike ndryshon varësisht nga modi sipas të cilit përhapet vala
elektromagnetike.
Pra, impedanca Z0, merr vlera të ndryshme për mode të ndryshme: TE 10; TE20; TE30, etj., dhe
për këtë arsye impedanca Z0 quhet impedancë karakteristike.

2.6.2 MODET TEmn


Këto lloje të modave në praktikë hasen shumë rrallë (me përjashtim të tipit TEıı). Të gjitha
shprehjet që vlejnë për modet TEmo, vlejnë edhe për këto mode, me përjashtim të gjatësisë
valore kritike, e cila në këtë rast jepet me shprehjen:

45
Shprehja (2.22) paraqet relacionin e përgjithshëm për llogaritjen e gjatësisë valore kritike të
valëpërcjellësit drejtkëndësh, me ç’rast a dhe b janë përmasat e valëpërcjellësit drejtkëndësh,
fig.2.5 dhe fig.2.6. Nëse n=0, atëherë nga (2.22) fitohet gjatësia valore kritike për modin
TEm0:

2.6.3 MODET TMm,n


Dallimi kryesor ndërmjet modeve të tipit TEm,n dhe TMm,n siç është thënë edhe paraprakisht,
qëndron në orientimet e ndryshme të fushës elektrike dhe asaj magnetike. Fusha magnetike te
ky lloj i modave ka drejtim transversal ndërsa fusha elektrike atë longitudinale (në drejtim të
përhapjes së valës). Sjellja e këtillë e valës në valëpërcjellës kërkon formë të veçantë të
eksitimit (antenë tjetër eksituese kundrejt atyre që përdoren për modet TE).
Meqenëse vijat e fushës magnetike janë vija të mbyllura, atëherë kjo fushë duhet të ndryshojë
në rrafshin transversal në drejtim të boshtit x dhe atij y. Prandaj, modet e tipit TMmo, nuk
mund të paraqiten në valëpërcjellësin drejtkëndësh.
Të gjitha relacionet të cilat vlejnë për modet tjerë, vlejnë edhe në këtë rast, me përjashtim të
impedancës karakteristike të valëpërcjellësit, e cila në këtë rast jepet me:

Nga shprehja (2.23) shihet se impedanca karakteristike e valëpërcjellësit është më e vogël se


impedanca valore Z (377 Ω). Për këtë arsye modi i tipit TM 1,1 në shumë raste gjen zbatim
praktik, për shkak të mundësisë së furnizimit të drejtpërdrejtë të valëpërcjellësit nga linja
koaksiale.
Duhet të theksohet që përdorimi i modeve të rangut më të ulët është dukshëm më i
përshtatshëm në krahasim me ato të rangut më të lartë. Kjo për arsye se eksitimi i modeve
TE10; TE20; ose TM11 është më i lehtë se p.sh i modeve TE37 , TM35, etj.
Modet e rangut të ulët kanë gjatësi valore kritike më të madhe se modet e rangut të lartë.
Megjithatë, edhe modet e rangut të lartë kanë përparësitë e tyre, sidomos në frekuenca të larta.

2.7 SPEKTRI I VIJAVE TË FUSHËS ELEKTRIKE DHE MAGNETIKE

Në fig.2.7 është paraqitur pamja e spektrit të vijave të fushës elektrike dhe magnetike të
valëpërcjellësit drejtkëndësh, dhe atë kryesisht për modet dominantë. Për modin TE, vijat e
fushës elektrike shtrihen në planin transversal kurse vijat e fushës magnetike shtrihen në
rrafshin longitudinal. Intensiteti i fushës elektrike ndryshon sipas ligjit sinusoidal, duke e
arritur maksimumin në qendër të valëpërcjellësit dhe vlerën e barabartë me zero në muret e
valëpërcjellësit.
Fusha magnetike vizuelisht paraqitet me vija të mbyllura, dhe për modet e tipit TE ndodhet në
rrafshin longitudinal. Për modin TE1.0 vizatohet vetëm një gjysëmvalë, për TE 2,0 dy
gjysëmvalë etj.
46
Paraqitja vizuele e spektrit të vijave të modave të rangut të lartë është tejet e komplikuar.

a) TE10 b) TE 20

c)TE11 d) TE 11
Fig. 2.7

47
Simulimi i valëpërcjellsit me HFSS :

a=2.286, b=1.016

48
Deyrë: Në rast të ndryshimit të ndonjërit prej dmensioneve të valëpërcjellësit, do të
ndryshojnë edhe frekuencat kritike:

a=2.286, b=2.016, ε0 = 8.854  × 10−12 F·m−1 , µ0 = 4π × 10−7 H·m−1

Të plotësohet tabela e mëposhtme, për rastin e sipërm:

49
USHTRIME NUMERIKE

Detyra 1. Për valën e cila përhapet në valëpërcjellës me frekuencë 6 GHz dhe largësi
ndërmjet të mureve 3 cm, të llogariten:
a) gjatësia valore kritike për modin dominant
b) gjatësia valore e valëpërcjellësit λ
c) shpejtësia e fazës dhe e grupit
Zgjidhje:
a) Në bazë të shprehjes (2.11), gjatësia valore kritike do të jetë:

b) Gjatësia valore e valëpërcjellësit përcaktohet nga shprehja (2.5),

c) Shpejtësia fazore dhe e grupit përcaktohen duke e caktuar paraprakisht gjatësinë valore nga
shprehja (2.12),

Kësisoj, nga shprehjet (2.16) dhe (2.17), fitohet

Detyra 2. Sinjali me frekuencë 10 GHz duhet të transmetohet nëpër valëpërcjellësin i cili e ka


përmasën a=6 cm. Të caktohet numri i gjysmëgjatësive valore (max) të fushës elektrike që
mund të mëkëmbet në valëpërcjellës. Të llogaritet gjatësia valore paralele për modin
maksimal i cili përhapet në valëpërcjellës.
Zgjidhje: Duke e njohur frekuencën e valëpërcjellësit, mund të përcaktohet gjatësia valore,

Siç është theksuar paraprakisht vala do të përhapet në valëpërcjellës deri sa gjatësia valore në
hapësirën e lirë do të jetë më e vogël se ajo kritike. Andaj gjatësia valore kritike llogaritet nga
shprehja (2.11),

50
Për rastin e fundit, gjatësia valore e valës progresive është:

Pra, siç shihet numri i gjysmëgjatësive valore (max) të intensitetit të fushës elektrike që mund
të mëkëmbet në valëpërcjellës është m=3.

Deytra 3. Të gjendet shprehja për gjatësinë valore kritike të valëpërcjellësit (kënddrejtë)


standard me raport të brinjëve 2:1, pra b=a/2, për modin TM1,1.
Zgjidhje: Gjatësia valore kritike për valëpërcjellësin në fjalë përcaktohet nga shprehja (2.22):

Detyra 4. Të llogaritet impedanca karakteristike për shembullin 1 dhe 2.


Zgjidhje: Në detyrën 1, janë përcaktuar:

Andaj, duke i njohur të dy gjatësitë valore, impedanca karakteristike përcaktohet nga shprehja
(2.23),

dhe

51
Detyra 5. Për valëpërcjellësin drejtkëndësh me dimensione 3×4.5 në të cilin përhapet sinjali
me frekuencë 9 GHz, të llogaritet: gjatësia valore kritike e valëpërcjellësit, gjatësia valore e
valës progresive, shpejtësia e grupit dhe fazës dhe impedanca karakteristike, dhe atë:
a) Për TE10
b) Për TM11
Zgjidhje:
Duke e njohur frekuencën, mund të llogaritet gjatësia valore për hapësirën e lirë:

a) Për modin TE1,0, gjatësia valore kritike përcaktohet nga shprehja (2.11),

Le të llogaritet shprehja,

Nga shprehja (2.12), fitohet:

Shpejtësia e grupit përcaktohet nga shprehja (2.17):

Ndërsa shpejtësia fazore (2.16),

Ndërsa impedanca përcaktohet nga shprehja (2.20)

b) Për modin TM1,1, gjatësia valore kritike përcaktohet nga shprehja (2.22)

52
Për modin TM1,1, mund të llogaritet shprehja,

Mëtutje, shpejtësia e grupit, përcaktohet nga shprehja (2.17),

Ndërsa shpejtësia fazore përcaktohet nga shprehja (2.16)

Dhe së fundi, impedanca e kërkuar përcaktohet nga shprehja (2.23)

Detyra 6. Të përcaktohet frekuenca e panjohur e sinjalit, i cili përhapet nëpër valëpërcjellës


me dimension a=3 cm dhe mod dominant. Impedanca karakteristike është Z0=500 (Ω).
Zgjidhje: Duke e pasur parasysh përmasën e valëpërcjellësit, a, dhe se vala përhapet me mod
dominant, gjatësia valore kritike përcaktohet nga shprehja (2.11)

Nga shprehja (2.23), mund të shkruhet:

Prej nga

andaj, për gjatësinë valore , fitohet:

Përfundimisht, frekuenca e sinjalit përcaktohet nga shprehja:

53
Detyra 7. Të tregohet që vlen relacioni

Ku janë:
– frekuenca e gjeneratorit,

– gjatësia valore në valëpërcjellës

Zgjidhje: Nga shprehja (2.23) mund të shkruhet:

ose

Duke e pasur parasysh që:

dhe se permeabiliteti magnetik relativ për dielektrik është , atëherë shprehja e mësipërme
merr trajtën,

Nëse shprehja e sipërme zëvendësohet në shprehjen për impedancën, fitohet:

ose

që njëherazi është verifikuar që shprehja e sipërme është valide.

54
2.8 KRYQËZIMI I VALËPËRCJELLËSVE, LIDHJA T-MAGJIKE,
UNAZA HIBRIDE

Kryqëzimi i valëpërcjellësve bëhet nëpërmjet lidhjeve të trajtës T. Nëse rrafshi i kryqëzimit


është paralel me vektorin e fushës elektrike, lidhja T quhet lidhje ET, për dallim nga lidhja HT
te e cila rrafshi i kryqëzimit është paralel me vektorin e fushës magnetike. Zakonisht degët e
lidhjes T ndodhen nën këndin 90o ndërmjet veti, (fig.2.8).

a.) b.)

Fig.2.8 Lidhja ET dhe HT

Për të vërejtur përhapjen e valës elektromagnetike nëpër degët e lidhjes T, le të merret në


shqyrtim lidhja ET e furnizuar nëpërmjet skajit 1. Sipas parimit të Hajgensit vala
elektromagnetike e sjellë në skajin 1, përhapet edhe në skajin 2 edhe në atë 3, sepse çdo pikë e
frontit valor paraqet burim të valës sferike.
Energjia elektromagnetike ndahet në mënyrë proporcionale në skajin 2 dhe atë 3, nëse këto
degë janë të përshtatura në shpenzues. Në mënyrë të njëjtë, mund të konstatojmë se energjia
elektromagnetike e sjellë në skajin 2 bartet në mënyrë proporcionale në degën 1 dhe atë 3.
Nëse vala elektromagnetike futet në skajin 3, ajo do të përhapet në skajin 1 dhe 2, me vërejtje
se me largësi të njëjta nga vendi i kryqëzimit valët në 1 dhe 2 do të jenë në kundërfazë
(fig.2.9a, b).
Nëse lidhja ET furnizohet prej 2 gjeneratorëve të fuqisë së njëjtë, të cilët në mënyrë sinfazore
furnizojnë degët 1 dhe 2, në degën 3 do të paraqiten dy valë me amplituda të njëjta, por me
faza të kundërta, për ç’arsye do të vjen deri te anulimi i tyre. Pra, në degën 3 nuk do të ketë
valë, ndërsa në degët 1 dhe 2 do të formohen valët stacionare me maksimum në pozitën e
kryqëzimit ose në boshtin e degës 3.

55
Fig.2.9
Nëse gjeneratorët i furnizojnë degët 1 dhe 2 me valë elektromagnetike të cilat janë në
kundërfazë, në degën 3 do të paraqiten dy valë elektromagnetike me amplituda dhe faza të
njëjta (fig 2.9c), të cilat do të superponohen. Për shkak të fazave të kundërta në boshtin e
degës së 3 vala stacionare do të ketë minimumin e vet. Në bazë të shqyrtimeve të mësipërme
mund të thuhet se dega 3 e lidhjes ET sillet si degë e lidhur në seri me atë 1 dhe 2.
Në rastin e lidhjes HT, vala elektromagnetike e cila sillet në degën 1 do të ndahet në degën 2
dhe 4 në dy valë me amplituda dhe faza të njëjta. Nëse furnizohen degët 1 dhe 2 me dy
gjeneratorë sinfazorë, në degën 4 do të paraqiten dy valë me faza dhe amplituda të njëjta dhe
të cilat do të superponohen në mes veti. Nëse gjeneratorët prodhojnë valë të cilat janë me
amplituda të njëjta, por fazë të kundërt, në degën 4 valët do të anulohen. Në skemën
ekuivalente, lidhja HT paraqitet nëpërmjet lidhjes paralele të dy linjave dy telëshe. Linja e cila
paraqet degën 4, vendoset në distancën λp/4, nga linja themelore 1–2 (fig.2.10b).

a) b)
Fig.2.10

56
2.9 SHEMBUJ TË ZBATIMIT PRAKTIK TË LIDHJEVE TË TRAJTËS T

1. NDARJA E FUQISË – Një gjenerator përdoret për furnizimin e dy shpenzuesve.


2. REALIZIMI I REAKTANCËS SERIKE OSE PARALELE NË SISTEMET E
VALËPËRCJELLËSVE
Në këtë rast në degën 3 të lidhjes ET ose HT, vendoset lidhja e shkurtë mobile. Reaktanca e
degës 3 llogaritet në bazë të shprehjes për impedancën e hyrjes së linjës së lidhur shkurtë,

ku është impedanca valore, ndërsa është gjatësia valore në valëpërcjellës

3. NDARJA KONTINUALE E FUQISË NDËRMJET TË DY SHPENZUESVE


Në bazë të fig.2.11 në gjatësinë L=λp/4, tërë fuqinë e gjeneratorit e pranon shpenzuesi P2,
ndërsa në gjatësinë L=λp/2, atë e pranon shpenzuesi P1. Me ndryshimin e pozitës së lidhjes së
shkurtë në degën 4 të lidhjeve përkatëse HT, mund të ndryshohet në mënyrë kontinuale
raporti i fuqisë në shpenzuesin e parë dhe të dytë. Ky ndarës është realizuar me tri lidhje HT.
Degët 1, 2, 4 paraqesin degët e lidhjeve HT.

4. NDARËSI I DREJTIMIT MARRËS-DHËNËS


Ndarësi i drejtimit (komutatori) shërben për komutimin e drejtimeve në stacionet marrëse-
dhënëse me modulim impulsiv dhe të cilët punojnë me një antenë dhe frekuencë të njëjtë.
Gjatë kohës kur dhënësi emiton valë elektromagnetike (për shkak të intensitetit të madh të
fushës) lidhjet e hapura K1 dhe K2, kalojnë në lidhje të shkurta, në pozitat ku janë kyçur.
Impendanca e hyrjes në pozitën A-B në drejtim të marrësit është pafundësisht e madhe, andaj
e tërë fuqia e dhënësit vazhdon në drejtim të antenës. Gjatë kohës kur dhënësi nuk emiton,
lidhjet K1, K2 mbeten të hapura prandaj e tërë vala elektromagnetike e cila vjen nga antena
bartet në drejtim të marrësit sepse impendanca e hyrjes në pozitën A–B, në anën e dhënësit
është e pakufishme (L=λp/2) (fig 2.12).

Fig.2.11 Fig.2.12

57
T - magjike
Kombinimi i lidhjeve ET dhe HT, mundëson lidhjen e dyfishtë T, të njohur me emrin "T–
magjike"(fig.2.13). Në bazë të vetive lidhjeve ET dhe HT, për lidhjen T-magjike nxjerrën këto
përfundime:

Le të jetë: Arm-a-skaji1, Arm b-skaji 2

Fig.2.13

1. Nëse furnizimi i lidhjes T–magjike bëhet nëpërmjet degës H (skaji 4) dhe nëse
shpenzuesit e degëve tjera janë simetrikë, energjia do të ndahet në degën 1 dhe 2, ndërsa dega
E do të jetë e izoluar. Intensitetet e fushës në degët përkatëse për largësi të njëjta nga pozita e
kryqëzimit, do të jenë në fazë.
2. Nëse furnizimi bëhet nëpërmjet degës E, energjia do të ndahet në degët 1 dhe 2,
ndërsa dega H do të mbetet e izoluar (natyrisht, kur degët janë të ngarkuara simetrikisht).
Intensitetet e fushave në degët përkatëse janë në kundërfazë.
3. Nëse furnizimi nëpërmjet degëve 1 dhe 2 bëhet njëkohësisht, atëherë për regjimin
sinfazorë skaji H pranon energjinë e të dy degëve, ndërsa në të kundërtën skaji H ngel i
izoluar dhe tërë energjinë e pranon skaji E.
4. Gjatë furnizimit të njëkohshëm të skajit 1 dhe 2, në të do të paraqiten valët direkte
dhe të reflektuara, pavarësisht nga përshtatja e degëve E dhe H sepse lidhja T sillet sikurse
diskontinuitet. Nëpërmjet elementëve reaktiv në degën H, realizohet përshtatja në regjimin
sinfazorë, kurse me element reaktiv në degën E realizohet përshtatja në regjimin e kundërt nga
ai sinfazorë. Nëse realizohet përshtatja e njëkohshme për të dy regjimet, thuhet se lidhja T
është dyfish e përshtatur.
5. Nëse lidhja T dyfish e përshtatur furnizohet nëpërmjet njërës degë anësore, energjia
do të ndahet në degët e përshtatura E dhe H. Gjatë furnizimit prej degës 1, fusha në degët E
dhe H është në fazë, ndërsa gjatë furnizimit nga dega 2 fusha në këto degë do të jetë në
kundërfazë.

58
6. Nëse furnizimi bëhet nëpërmjet degëve E dhe H, energjia do të bartet në degën 1
gjatë regjimit sinfazorë të furnizimit ndërsa e njëjta kalon në degën 2 për rastin e kundërt. Për
shkak të vetive të sipërme të lidhjes T të realizuar nëpërmjet lidhjes ET dhe lidhjes HT është
ajo quhet lidhje T magjike.Gjatë shqyrtimit të vetive të lidhjes T magjike është supozuar
simetri e plotë e saj. Meqë në praktikë simetria absolute është e pamundur, skajet e izoluara
pranojnë pjesë të caktuara të energjisë së gjeneratorëve.

Rezultatet e simulimit te T-magjike me HFSS

59
2.10.1 SHEMBUJ TË ZBATIMIT PRAKTIK TË LIDHJES T MAGJIKE
1. URA PËR MATJEN E IMPEDANSËS SË PANJOHUR
TË ELEMENTEVE VALËPËRCJELLËSE
Nëse në degën 1 të lidhjes magjike kyçet elementi me impedancë të panjohur, në degën 2
impedanca e njohur (etaloni), ndërsa në degën 3 dhe 4 indikatori përkatësisht gjeneratori i
sinjalit, fitohet ura matëse nëpërmjet të cilës mund të caktohet impedanca e panjohur Zm. Nëse
impedanca Zm barazohet me impedancën e etalonit, nga skaji 4 sinjali bartet në degën 1 dhe 2,
ndërsa dega 3 mbetet e izoluar. Pra, indikatori mbetet në pozitën zero. (fig.2.14). Urë e tillë
përveç tjerash përdoret gjatë matjeve kontrolluese në procesin e prodhimit të komponenteve të
teknikës valëpërcjellëse si: filtra, gypa, përshtatje etj.
2. PËRZIERSI SIMETRIK
Përzierësit e balancuar në hiperfrekuenca realizohen nëpërmjet lidhjes së dyfishtë T, siç është
treguar në fig.2.15. Në degën H vjen sinjali nga antena, ndërsa në degën E nga oscilatori
lokal. Në degët 1 dhe 2 ndodhen elementet jolineare (diodat kristalore). Nëse skajet 1 dhe 2
janë simetrike, sinjali nga dega E bartet në degën 1 dhe 2, por jo në atë H, ndërsa sinjali nga
dega H bartet poashtu në degën 1 dhe 2 por jo edhe në atë E. Pra, degët E dhe H janë të
izoluara ndërmjet veti, kusht ky i domosdoshëm për funksionim stabil të sistemit (fig.2.16).
3. KOMUTATORI I DREJTIMIT MARRËS-DHËNËS TE RADARI
Dhënësi i radarit emeton valë hiperfrekuente në impulse me kohëzgjatje 1 μs dhe frekuencë të
përsëritjes 1000 Hz. Detyra e komutatorit është që gjatë emetimit të izolohet marrësi i sinjalit
të radarit, ndërsa gjatë ndërprerjes së emetimit të aktivizohet marrësi përkatës.
Gjatë fazës së emetimit lidhjet K1 dhe K2 kalojnë në lidhje të shkurta për shkak të intensitetit
të madh të fushës në të. Vala nga dega 4 e TM 1, në të cilën është kyçur dhënësi ndahet në
degët 1 dhe 2. Valët në degët 1 dhe 2 hasin në lidhjet e shkurta K1 dhe K2, me ç’rast
reflektohen dhe arrijnë prapë në pozitën e kryqëzimit të TM 1. Meqenëse valët e reflektuara në
vendin e kryqëzimit ndodhen në kundërfazë, ato do të vazhdojnë rrugën mëtej në degën 3, pra
drejtë antenës. Gjatë kohës kur ndërpritet emetimi nga dhënësi, lidhjet K1 dhe K2 mbeten të
hapura, sinjali nga antena vazhdon rrugën në drejtim të degës 1 dhe 2 të TM 2. Për shkak të
fazave të kundërta të valëve në degën 1 dhe 2 të TM 2, vala do të vazhdojë rrugën në degën 3
(dega E), pra në marrës.
Gjatë fazës së parë (fazës së emetimit), sinjali nga dhënësi nuk reflektohet në tërësi nga lidhjet
e shkurta K1, K2, por një pjesë vogël vazhdon rrugën drejtë TM2. Ky sinjal mund të jetë
shumë i dëmshëm për marrësin e ndijshëm, por meqë vala në të dy degët e TM 2 ka fazë të
njëjtë, nuk arrin fazë në marrës, por përfundon në shpenzues ( fig.2.16).

60
Fig.2.14, G-gjeneratori, I-indikatori

Fig. 2.15 Fig. 2.16


Në praktikë gjen zbatim të madh edhe një trajtë tjetër e degëzimit të valëpërcjellësve në formë
të unazës hibride. Një sistem i tillë haset edhe në teknikën e linjave shiritore. Unaza hibride në
teknikën e valëpërcjellësve paraqet një valëpërcjellës të lakuar me gjatësi mesatare 6λp/4 dhe
katër degë radiale E, të vendosur në distancë λp/4 ndërmjet veti (fig.2.17). Veti e kësaj unaze
është që energjia e sjellë në skajin 1 ndahet në atë 2, 4. Energjia nga dega 4 ndahet në atë 1
dhe 3, nga dega 2 ndahet në 1 dhe 3 dhe nga dega 3 në atë 2 dhe 4.
Energjia e sjellë në cilëndo degë të unazës ndahet në dy drejtime, duke shkaktuar dukurinë e
valëve stacionare me maksimumet dhe minimumet përkatëse. Meqenëse degët janë të tipit E,
ato do të pranojnë energjinë e unazës nëse ndodhen në pozitën e minimumit të valës
stacionare dhe anasjelltas. Përshtatja e unazës arrihet njësoj sikur te unaza shiritore, pra:

ku është impedanca e degëve, dhe impedanca e unazës.

61
Fig.2.17

Për të ilustruar aplikimin e unazës hibride do të merret komutatori i drejtimit marrës–dhënës


te pajisja me modulim impulsiv, (fig.2.18).

Fig.2.18
Për shkak të vetive të unazës hibride si dhe kontakteve K1 dhe K2, energjia e dhënësit
përcillet vetëm në skajin 4, pra në antenë. Sikur mos të ekzistonin kontaktet K1 dhe K2, në
pozitat e paraqitura në fig 2.18, energjia e dhënësit do ta arrinte në skajet 3 dhe 1 dhe mëtej do
të përcillej në degët 1 dhe 2 të TM. Për shkak të fazave të kundërta, energjia do të bartej në
shpenzues (dega E3 ). Mirëpo, për shkak të kontakteve K1 dhe K2, të cilët gjatë emetimit
kalojnë në pozitë të lidhjes së shkurtë, rrugët e rrjedhjes së energjisë do të ndryshojnë.
Për shkak të largësive të tilla të K1 dhe K2 nga unaza, valët në skajin 4 arrijnë me faza të
njëjta, pra mundësohet përhapja e mëtejme në degën 4, në antenë. Meqenëse lidhjet K1 dhe
K2 nuk janë ideale, një pjesë e energjisë do të vazhdojë rrugën në drejtim të TM dhe mund të
jetë shumë e rrezikshme për marrësin e ndijshëm. Por, për shkak të vetive të TM, energjia
përfundon në shpenzues. Në fazën e dytë energjia nga antena bartet drejtpërsëdrejti në marrës.

62
2.11 VALËPËRCJELLËSI RRETHOR

Ligjshmëritë e përgjithshme të përhapjes së valëve në valëpërcjellësin drejtkëndësh vlejnë


edhe në rastin e valëpërcjellësit rrethor. Megjithëse është konstatuar që seksioni i prerjes
tërthore nuk ndikon në parametrat dhe përkufizimet e dhëna për valëpërcjellës, modet që
përhapen në valëpërcjellës rrethor kanë emërtime të tjera. Poashtu edhe gjatësia valore kritike
ka vlerë tjetër, e cila jepet me shprehjen:

ku është rrezja e brendshme e valëpërcjellësit, ndërsa paraqet zgjidhjen e ekuacioneve


të Beselit.
Për të lehtësuar llogaritjen e gjatësisë valore kritike λ0, në tabelën vijuese do të jepen vlerat e (
) për modet kryesor.

Modi TE Modi TM
Modi Modi Modi Modi
TE0,1 3.83 TE0,2 7.02 TM0,1 2.40 TM0,2 5.52
TE1,1 1.84 TE1,2 5.33 TM1,1 3.83 TM1,2 7.02
TE2,1 3.05 TE2,2 6.71 TM2,1 5.14 TM2,2 8.42
Nga tabela mund të shihet se modi TEı,ı paraqet modin dominant sepse ka vlerën më të vogël
për , për të cilën fitohet vlera maksimale e gjatësisë valore kritike,

ku d është diametri i valëpërcjellësit.


Hapësira të cilën e mbyllë valëpërcjellësi rrethor është dukshëm më e madhe se ajo e
valëpërcjellësit drejtëkëndësh, dhe ky fakt bën që dukshëm të kufizohet përdorimi i tyre.
Megjithëse në pikëpamje konstruktive, valëpërcjellësi rrethor është më i përshtatshëm,
shpërndarja e fushave është dukshëm më e komplikuar. Në figurat e mëposhtme është
paraqitur spektri i vijave të fushës elektrike dhe magnetike.

63
Fig. 2.19

Fig.2.20
Detyra 1. Të llogaritet raporti i sipërfaqeve të prerjes tërthore të valëpërcjellësit drejtkëndësh
dhe atij rrethor, për modin dominant.
Zgjidhje: Për valëpërcjellësin rrethor modi dominant është TEıı, dhe për këtë mod nga tabela
e mësiprëme lexohet: Këtij modi i përgjigjet gjatësia valore kritike në bazë të
shprehjes (2.24),

Për valëpërcjellësin drejtkëndësh modi dominant është TE 10, andaj këtij modi i përgjigjet
gjatësia valore kritike

Për valëpërcjellësin drejtkëndësh standard, rëndom vlen raporti . Andaj nëse përfillet
ky raport, sipërfaqja e këtij valëpërcjellësi do të jetë:

Kësisoj, raporti i sipërfaqeve të prerjeve tërthore për valëpërcjellësit në shqyrtim është:

Bazuar në rezultatin e shembullit të fundit konkludohet që hapësira të cilën e mbyll


valëpërcjellësi rrethor është më e madhe se ajo e valëpërcjellësit drejtkëndësh, fakt ky i cili
dukshëm e kufizon përdorimin e valëpërcjellësve rrethorë.
Eksitimi i valëpërcjellësve rrethor realizohet njësoj sikur te valëpërcjellësit drejtkëndësh, pra
përmes sondës (shkop antenës), lakut induktiv dhe çarjeve në muret e valëpërcjellësit.
Megjithatë eksitimi i valëpërcjellësve rrethorë mund të realizohet edhe drejpërdrejtë vetëm me
valëpërcjellës drejtkëndësh, pa i shfrytëzuar elementet paraprake eksituese. Meqenëse fusha e
valës TE11 në valëpërcjellësin rrethor dhe ajo TE10 në atë drejtkëndësh kanë konfiguracion të
ngjashëm, është e mundur që me kalim gradual nga seksioni drejtkëndësh në atë rrethor, vala
TE10 të kaloj në atë TE11 në valëpërcjellësin rrethor. Në pjesën e valëpërcjellësit me seksion të
ndryshueshëm eksitohen edhe moda të tjerë të padëshiruar. Por, meqë TE11 është modi
64
dominant në valëpërcjellësin rrethor, modet e tillë anulohen shumë shpejtë. Jo rrallë, eksitimi
kryhet edhe nëpërmjet çarjeve në muret e valëpërcjellësve. Forma të ndryshme të eksitimit të
valëpërcjellësit rrethor janë paraqitur në fig.2.33.

Fig.2.23

65

You might also like