You are on page 1of 12

Ne komunikimet radio,antenat

transmetuese dhe marrëse duhet të


“shohin” njëra-tjetrën në mënyre që të
kryhet komunikimi. Për këtë arsye
lartësia e antenës është kritike në
përcaktimin e distancës së
transmetimit.
Secila prej antenave karakterizohet nga
fuqia e rrezatimit dhe amplifikimi.
Antena transmetueserrezaton me nje
fuqi transmetuese PT dhe amplifikim GR ne nje drejtim te caktuar teorikisht,praktikisht nje
pjese e kesajfuqie shkon edhe ne lobet dytesore dhe te prapme. Drejtueshmeria jepet si raporti
I fuqisë së transmetuar ne drejtime të caktuara me atë të cilën duhet të transmetohet nga një
antenë izotropike,në të njëjtat kushte.
𝑈𝑟𝑎𝑑 4𝜋𝑈𝑟𝑎𝑑
D=𝑈𝑎𝑣𝑔 = 𝑃𝑟𝑎𝑑 . Per kete fuqi te rrezatuar antena ka nje amplifikim te caktuar GT.
𝐺 𝑃
𝑇 𝑇
Per antenen transmetuese percaktojme densitetin e fuqise ψ= 4𝛱𝑟12 . EIRP=GTPT
𝜆2 𝐺
Per antenen marrese ne nje zone efektive te saj Aeff= 4𝜋𝑅 , Fuqia e marre jepet :PR=ψAeff.
Këto shprehje për parametrat e transmetimit dhe të marrjes të antenave mund të kombinohen
për të dhënë performancë në lidhjet radio.
Për rastet kur aplikohet reciprociteti,parametrat e marrjes dhe të transmetimit të antenave
lidhen me faktin që të dyja kanë të njëjtën model të antenës.Kjo mund të derivohet nga
principi I balancimit të detajuar ,i cila aplikohet për strukturat reciproke të antenave.

Dipoli i Hercit ka permase d<<λ.


Eshte antene e balancuar ,e perbere nga dy
rrezatues cerekvalor.
Rryma sinusoidale Io në një segment të
shkurtër përcjellësi me gjatësi d rrezaton
fusha që detektohen nga vrojtuesi në pikën
r >>d.
Dallohen dy fusha te rrezatimit te dipolit me
𝜆
kufi ne r=2𝜋
 Near field: fusha pothuajse
statike,varet nga shperndarja statike e ngarkesave dhe e rrymes.M<<E.
 Far field:fusha rrezatuese e dipolit(radiating),krijohet mga mbivendisja e fushave EM
te mbivendiosura gjate rrezatimit te larget.
Fuqia e rrezatimit te dipolit ulet me rritjen e distances nga dipoli,kurshperndarja e rrymes
njihet mund te gjerndet fusha e larget. M┴E┴ drejtimin e perhapjes se vales.Antena ka
polarizim vertical.Fuqia e rrezatuar varet nga rryma dhe permasa e saj.
𝟏
Fuqia e rrezatimit S=𝟐 𝑹𝒆[𝑬xM*]
Qarku ekuivalent i antenes:
Impedanca qe shfaq dipoli i hercit
varet dhe nga ndikimi i huimbjeve
ne hapesiren e lire.
zakonisht <377Ω.
Yaggi
Ka disa reflektorë dhe
drejtues ,të gjithë me
gjatësi të ndryshme që
ndryshojnë nga pak me
njëri-tjetrin për të
maksimizuar raportin e
amplifikimit të anës së përparme me atë të mbrapme në gjërësinë e dëshiruar të brezit.
Parametrat e Drejtueshmerise dhe Amplifikimit varen nga numri i elementeve,permasat dhe
distanca mes tyre.Numri i ndryshem i elemeneteve dhe gjatesive te tyre rrit direktivitetin dhe
amplifikimin e antenes.
Ne rastin e amplifikimit ndikimin kryesor e kane reflektori dhe drejtuesi .Me teper ndikon
permasa di e elementit sesa distanca Di midis elementeve.
Per shakak te forms se rrezatimit qe jep antenna ne lobin kryesor dhe ate te pasem,
drejtueshmerine e vleresojme me raportin F/B.
Ndikim ka edhe beamwidth. Kur amplifikimi G rritet, beamwidth BW zvogelohet.

Folded dipole

 Eshte antene e balancuar


 Perbehet nga dipoli i thjeshte me dy percjelles parallel,te mbyllur me njeri tjetrin.
 Linja eshte qark i shkurter ne dy fundet e saj,duke eleminuar keshtu komponentet dc
te rrymes:I A=IB.
 Ka feed impedance te permiresuar dhe BW me te gjere.
 Fuqia dhe impedance e hyrje 4fishohen ne krahasim emk dipolin gjysmevalor te
komanduar nga rryma maksimale e hyrjes I0.
 Menyra e perhapjes se fushave ndryshon nga shperndarja e 𝐸⃗ ne dielektrikun ku jane
vendosur percjellesit.

Menyra TEM(Transverse electromagnetic E┴M): Konstantja e dielektrikut eshte me e


madhe se njesia ,fusha ndervepron brenda dielektrikut,duke u perhapur me ngadale.
Menyra e perbashket: 𝐸⃗ del jashte dielektrikut,sinjali rezonon me shume se te TEM.

Kjo mospërputhje mund të zgjidhet duke I bërë të dy strukturat TEM dhe të përbashkët njësoj
rezonante nëpërmjet përdorimit të zgjatjes së pjesëve fundore të antenës ,me bishta të
përdredhur metali.
Qarku i mixerit
Në këtë qark ne dallojmë
praninë e tre pjesëve të
transmetuesit, mikserit dhe
marrësit.
Qarku i parë shërben për
gjenerimin e frekuencës së
oshilatorit.Aii luan rolin e
transmetuesit. Qarku i dytë me
diodë shërben për
qëndrueshmëri në frekuencë duke ndihmuar në selektivitet.
Qarku i tretë luan rolin e marrësit ku kalohet në frekuencën e ndërmjetme pas procsit të
miksimit të sinjalit në tetraodë.
Perdoren ranzistorët bipolarë FET dhe MOSFET.
Skema tipike e treguar në këtë figurë është një oshilator Colpitts, një burim kolektori qe
stabilizohet nga një diodë zener 6.8V. Outputi i oshilatorit ushqehet nga një stad bufer qe të
sigurojë izolimin midis oshilatorit dhe mikserit. Mikseri përdor një portë duale MOSFET, e
cila është e përshtatshme për këtë tip aplikimi duke qenë se ka dy porta. Qarku i inputit RF te
akorduar është mes portës së parë dhe tokes dhe qarku i outputit IF të akorduar është midis
derdhjes dhe burimit 12V. Voltazhi oshilatorit aplikohet tek porta e dyte.

Mixeri me diode Ring


Figura paraqet një diodë ring mikser i balancuar. Diodat
GaAs përdoren kur operojmë me valë milimetrike në
rangun e frekuencave. Kuptohet që mikserat mund të
perdorin gjithashtu transistor bipolar, J-FETS, dhe GaAs
FETs,por që do kene nevojë për nje porte të katert për
ushqimin dc.
Për konvertertimin down te inputit RF të sinjalit si dalje merret dalja nga porta IF.
Për konvertimin up merret dalja nga porta e diodes ring.
Frekuenca e sinjalit low vendoset ne hyrje te IF dhe output merret dalja e portes RF.
Sinjali i frekuences mund te ushqehet ne porten IF dhe outputi mund te merret nga porta RF.

Amplifikator i klases C,skema e pergjithshme


-Amplifikator i frekuencave te larta.Quhet
ndryshe stad i transmetuesit në të cilat energjia e
burimit të ushqimit shndërrohet në energji të
lëkundjeve me frekuencë të lartë.
-Çdo stad amplifikues përmban elementin aktiv
EA, qarkun e eksitimit, ngarkesën dhe burimet e
ushqimit.
-Këto stade ndërtohen me elementë aktivë të cilët komandohen me sinjale përiodike nga
eksituesit të vendosur në hyrjen e tyre. Zakonisht frekuenca e lëkundjeve të amplifikuara
përputhet me frekuencën e tensionit të eksitimit.
-Si elemente aktivë EA në amplifikatorët e fuqishëm të frekuencës së lartë përdoren llambat
elektronike, tranzistorët bipolar dhe ata me efekte fushe, tiristorët, llambat me valë bredhëse,
diodat tunetl, etj.
-Qarku i përshtatjes QP transformon rezistencën Rn në atë Zn, për të fituar regjimin EA në
frekuencën e punës së rrymë id(t).
Marresi superheterodin,
bllokskema
Qëllimi i një superheterodini është të
konvertojë frekuencën ardhëse në RF,
në një frekuencë të vetme ku bartet
pjesa më e madhe e sinjalit që do të
procesohet.
- Stadi i hyrjes i një marrësi superheterodin konsiston në një amplifikator Rf dhe tunera Rf.
Në disa raste brezi i tunerit është shumë i ngushtë duke bërë që të kalojë vetem një frekuencë.
Në raste të tjera tuneri është broadband. Në këtë rast në stadin e hyrjes përdoren edhe BPF
(Band Pass Filter).Keto sherbejne per te perforcuar dhe pershtatur sinjalin e dobet te marre ne
hyrje.
- Stadi pasardhës konsiston në një konvertues frekuence që përbëhet nga një mikser dhe një
oshilator lokal OL. Dalja e konvertuesit të frekuencës quhet frekuenca e ndërmjetme IF.
- Ky stad ndiqet nga amplifikatori IF i cili përgjithësisht është një amplifikator RF që
amplifikon një frekuencë të vetme IF. IF-ja mund të jetë më e madhe ose më e vogël se RF
por gjithmon është një frekuencë e vetme.
- Sinjali dalës i amplifikatorit IF zbatohet tek blloku i kontrollit automatik të amplifikimit
AGC. Qëllimi i këtij blloku është që të mbajë nivelin e sinjalit dalës konstant. AGC pra është
një tip ciftimi i kundërt që e mban tensionin e daljes konstant. Ky bllok prodhon një tension
kontrolli DC që ndryshon në përpjesëtim të drejtë me nivelin e sinjalit hyrës RF, dhe që
zbatohet tek IF dhe RF për të rritur apo për të ulur amplifikimin në varësi të nivelit të sinjalit
dalës.
- Me pas kemi procesin e dedektimit/demodulimit te sinjalit IF ne sinjal origjinal dhe
amplifikimin e frekuences audio te tij.

Arkitektura e sistemit per nje


kercim(hop)
Për krijimin e skemës së sistemit, pjesët
harduerike për secilin stacion do të
nevojiten një kompjuter personal, një
modem, një radio amatore të
programueshme, e cila luan rolin e një
transiveri, amplifikator fuqie dhe një
antenë. Modemi lidhet me kompjuterin
nëpërmjet një kabëll Ethernet.
Sinjali data i dërguar nga kompjuteri do të konvertohet në sinjal analog dhe më pas do të modulohet
nga modemi. Komunikimi brenda rrjetit mundësohet nga Protokolli PPPoE (Point-to-Point Protocol
over Ethernet)i cili shërben si një gjuhë komunikimi ndërmjet dy terminaleve.
Më pas nëpërmjet një amplifikatori fuqie sinjali do të amplifikohet me një fuqi të mjaftueshme për të
kaluar në radiokanal dhe të arrijë në përsëritësa pa humbje informacioni. Përsëritësat do të jenë të
vendosur ndërmjet çdo dy qarqeve që përfaqësojnë një hop, në zona të larta në mënyrë që të
mundësohet një pamje vijëdrejtë pa pengesa.
Nëpërmjet një hopi mund të vendosen të paktën dy përsëritësa.
Sinjali që vjen në përsëritës, është dobësuar në fuqi për shkak të distancës së madhe që ka përshkuar.
Përsëritësi detekton sinjalin nëpërmjet antenës marrëse të tij dhe e amplifikon atë deri në fuqinë e
sinjalit fillestar dhe më pas e amplifikon për ta ritransmetuar drejt stacionit marrës nëpërmjet antenës
transmetuese.
Ky sinjal i rindërtuar do të përshkojë hapësirën nga përsëritësi në stacionin marrës, ku detektohet nga
antena marrëse dhe amplifikohet në nivelin e dëshiruar të fuqisë. Në këtë rast radioja amatore do të
shërbejë si marrës. Më pas kalon në modem ku demodulohet dhe konvertohet në sinjal numeric per te
kaluar ne terminalin perkates.
Transiveri
Skema e transceiverit full dupleks
(komunikim dydrejtimësh) pra luan rolin e
një transiveri i cili shërben dhe si dhënës
dhe si marrës.
Fillimisht sinjali input pasi është moduluar
lejohet nga duplekseri që të kalojë në
pjesën transmetuese të transiverit.
Duplekseri-pajisje që shërben si
bashkues ndëmjet antenës me
transmetuesit dhe marrësit. Roli i
duplekserit është të bashkojë sinjalin e
fortë nga transmetuesi te antena me
humbje minimale por të shtypë sinjalin Antena dhe antenna e marresit është elementi i qarkut
transmetues të shkojë në hyrjen e pjesës përgjegjës për konvertimin e fuqise output nga amplifikatori i
marrëse duke patur kështu shuarje transmetuesit në një valë elektromagnetike të përshtatshme
maksimale. për një rrezatim efiçent në hapësirën e lirë. Në këtë transiver
antena shërben dhe si rrezatuese dhe si marrëse në bazë të
Amplifikatori në hyrje të pjesës mënyres së funksionimit transiverit. Kur kemi transmetim
transmetuese merr sinjalin input dhe i sinjali antena rrezaton valë elektromagnetike dhe kur kemi
siguron amplifikimin e nevojshëm për të marrje, antena detekton sinjalin e ardhur.
sjellë nivelin e sinjalit në atë të kërkuar Amplifikatori i radiofrekuencës së marrësit con fuqinë e
nga mikseri i transmiterit. sinjalit të marrë nga antena në një nivel fuqie të përshtatshëm
për tu përdorur nga mikseri. Karakteristika e brezit të lejimit
Mikseri Tx shërben për të përzier dy të amplifikatorëve të RF është i tillë që lejon sinjalin e
sinjalet atë të hyrjes i cili mbart dhe dëshiruar, e amplifikon për të qenë më i madh se zhurmat, të
informacionin dhe sinjalin e gjeneruar cilat i mbivendosen sinjalit në stadet pasuese.
nga oshilatori mikrovalor duke e çuar Oshilatori lokal gjeneron një frekuencë të barabartë me
sinjalin mbartës të informacionit në frekuencën RF në hyrje plus frekuencën e ndërmjetme.
frekuencë 148Mhz.
Mikseri i marrësit shërben për të përzier sinjalin e RF në
Oshilatori i bartëses ne VHF-2 shërben
hyrje me sinjalin e oshilatorit lokal, duke krijuar kështu
për të gjeneruar frekuenca të brezit që
sinjalin e frekuencës së ndërmjetme: fi = fOL ± frf
kërkohet në projekt. Në qoftë se në radion
e programueshme zgjidhet një frekuencë Amplifikatori IF bën amplifikimin kryesor në një marrës
prej 148 Mhz atëherë dhe oshilatori do të superheterodin. Ai fillimisht shërben si filtër pasi zgjedh
gjenerojë këtë frekuencë. Zakonisht vetëm frekuencën e ndërmjetme fi,shtyp të gjitha frekuencat
perdoret oshilator kuarci, sepse ruan e tjera. Më pas AFN amplifikon sinjalin fi në nivelin e
stabilitetin e frekuencës dhe shuarjes së nevojshëm. Stadet e AFN punojnë në një frekuencë fikse më
shtrembërimeve të ndryshme. të ulët se frekuencat e sinjaleve në stadet e radiofrekuencave,
si rezultat ndjeshmëria dhe selektiviteti i marrësit
Filtri i brezit shërben për të eleminuar të superheterodin janë pothuajse të pandryshuara në të gjithë
gjitha sinjalet përveç bandës së diapazonin e frekuencave, ku akordohet marrësi.
frekuencave që përmban bartësen e sinjalit
të dëshiruar. Shuan të gjitha harmonikat e AGC (Automatic Gain Control)-siguron që sinjali në
padëshiruara të krijuara nga procesi i demodulator të arrijë mjaftueshëm i lartë dhe brenda
miksimit, në mënyrë që sinjali i dëshiruar limiteve për një demodulim eficent. AGC shërben si
të transmetohet nga antenna. feedback për amplifikatorin e radiofrekuencës dhe
amplifikatorin e frekuencës së ndëmjetme, duke kontrolluar
Amplifikatori i radiofrekuencës vendoset para
në qoftë se sinjali ka arritur në nivelet e duhura të fuqisë.
antenës dhe shërben për të rritur nivelin e fuqisë
së sinjalit për shkak të distancave të mëdha që Amplifikatori i frekuencës së ulët shërben për të përshtatur
përshkon sinjali.Fuqia rritet aq sa i duhet sinjalit sinjalin në nivele të ulëta të fuqisë, sepse tashmë sinjali do të
të shkojë te përsëritësi ose marresi,siguron një operojë vetëm brenda qarqeve me nivele të vogla fuqie, në
amplifikim fuqie aq sa ai i kërkuar nga modem dhe pastaj në komjuter.
impedanca te antena.
Përsëritësi shërben për të përforcuar sinjalin e dobësuar në nivelin e fuqisë të dërguar nga
transmetuesi i hostit të parë dhe e transmeton atë drejt marrësit në hostin tjetër. Ky përsëritës
është full dupleks kështu që sinjalet që vijnë nga të dy hostet njëkohësisht i përforcon dhe i
transmeton në mënyrë të pavarur.

Në një përsëritës antena ka direktivitet të lartë dhe duhet të vendoset në një pozicion të tillë
(lartësi), në mënyrë që të ketë “free sight of view” me antenën transmetuese dhe të jetë e
drejtuar drejt saj. Edhe një devijim sado i vogël mund të shkaktojë humbje të konsiderueshme
të fuqisë së sinjalit.

 Antenat 1 dhe 2 përdoren përkatësisht për transmetim dhe marrje. Sinjali që


detektohet nga antena 1 e përsëritësit, i dobësuar ndjeshëm në fuqi kalon fillimisht në
një filtër brezi duke shtypur të gjitha sinjalet e padobishëm. Më pas ky sinjal përzihet
me sinjalin e gjeneruar të oshilatorit lokal duke dhënë kështu një sinjal me frekuencë
të ndërmjetme, e cila amplifikohet nga amplifikatori i frekuencës së ndërmjetme.
 Sinjali i amplifikuar kontrollohet pasi i aplikohet AGC, dhe kështu është përftuar
sinjali fillestar i dërguar nga transmetuesi.
 Më pas perforcohet i sinjalit për tu dërguar në marrës, i cili përzihet me sinjalin e
gjeneruar nga oshilatori i frekuencës bartëse në VHF-2.
 Në dalje të mikserit kemi sinjalin e moduluar të alokuar në frekuencën 148 Mhz të
zgjedhur nga përsëritësi.
 Më pas nëpërmjet amplfikatorit të fuqisë rritet fuqia e sinjalit në një nivel fuqie të
mjaftueshëm për të kaluar distancat deri në marrësin përkatës të stacionit apo të
përsëritësit tjetër pa u cënuar informacioni dhe transmetohet nëpërmjet antenës 2 .
 Sinjali i marë , RF1, kalon nëpër një filtër brez-lejues ku shuhen të gjithë sinjalet e
padëshiruar. Oshilatori lokal dhe mikseri e konvertojnë sinjalin nga frekuenca e lartë
në të ndërmjetme. Pasi sinjali amplifikohet dhe pas i bëhet kontrolli automatik i
amplifikimit AGC (i cili bën të mundur që tensioni në dalje të jetë konstant) , ai i
kalohet një oshilatri mikrovalor dhe një mikseri të cilët e ndryshojnë serish
frekuencën e sinjalit nga frekuencë e ndërmjetme në një frekuencë RF2.
 Ndryshimi i frekuencave redukton mundësinë e paqëndrueshmërive në sistem.
Amplifikatori RF e amplifikon sinjalin ne radio-frekuence dhe ja dërgon atë antenës
për transmetim.
Marresi televiziv
Në marrës ndodh procesi i marrjes së
sinjalit në bandën VHF ose UHF , i
demodulimit dhe i cuarjes së sinjalit në
bandën bazë.
Sinjali pasi merret nga antena kalon në
një Amplifikator RF, i cili bën dhe
filtrimin, pastaj shkon në një mikser ku
përzihet me sinjalin e marrë nga një
oshilator lokal.
Pastaj ky sinjal i cili ka kaluar në një frekuencë të ndërmjetme, e cila për videon është banda bazë 5.5
MHz, kalon te dedektuesi i videos, më pas pjesa video kalon në një amp.video e pastaj në ekran. Pjesa
audio kalon në një amp audio të frekuencës së ndërmjetme mëpas sinjali në frekuencën e ndërmjetme
futet në një dedektues audio dhe mëpas në një amplifikator audio dhe del në kufje.

Transmetuesi me radiorele
Transmetuesi me radiorele e merr sinjalin ne
banden baze me pas ai modulohet ne frekuence
sepse ketu kemi te bejme me nje radiore qe punon
ne FDM. Me pas sinjali i moduluar ne FM kalon ne
amplifikatorin e frekuences se ndermjetme qe ka nje breze te ngushte FM. Pas amplifikimit nga
amplifikatori IF sinjali futet ne nje tjeter mikser qe e modulon ate ne frekuencat e mikrovaleve. Pasi
sinjali modulohet per mikrovale ai futet ne amplifikatorin e fuqise. Me pas sinjali transmetohet
nepermjet antenes.

Sistemi i kmnk me satelit -RF


transmission
-up-converter
- HPA (High Power Amplifier)
- Antena
Stacioni tokesor ne njerin drejtim duhet te
gjeneroje nje sinjal ne frekuence te larte
upconverter, ne bandat L,C,S dhe Ka,Ku,
dhe ta perforcoje ate per distance shume te largeta.
BUC (Block UpConverter) - BUC perdoret ne transmetimin e sinjaleve drejt satelitit (uplink). Ajo
konverton nje brez frekuencash, nje frekuence me te vogel (IF=70MHz)ne nje frekuence me te madhe
(RF ne bandat C/Ku) per transmetim.
HPA (High Power Amplifier) – Sherben per te amplifikuar fuqine e sinjalit ne dalje I cili do te
transmetohet me tej drejt tokes.
Ky sinjal duhet te hidhet ne uplink ngha nje antene me fuqi te larte Hub . Sinjali kapet nga
transponderi i satelitit dhe ritransmetohet drejt tokesne downlink.
fuplink>fdownlink ,per shkak se humbjet FLS jane ne perpjestim te drejte me frekuence, per rrjedhoje
humbjet ne uplink do te jene me te larta.Kjo sjell nevojen e je fuqie me te larte e cila eshte me e
realizueshme ne toke,se ne energjine e kufizuar te satelitit. Sinjali i OL downlink i kapur nga st
tokesor(antenna te vogla parabolike)kalon ne qarkun marres.
LNB (Low Noise Block Converter) - merr sinjalin nga sateliti ne nivel te dobet, e amplifikon ate dhe
konverton (zvogëlon) frekuencen e tij.
Ne vijim sinjali i neneshtrohet procesit te demodulimit perkates Pas zbritjes ne frekuence (pajisje
outdoor) dhe demodulimit (pajisje indoor),kthehet ne sinjal inf si ze,figure ose data.
Zakonisht perdorfet modulimi PSKose GMSK per ta mbrojtur sinjalin nga zhurmat.
Filetr satelitor i frekuencave te ulta
LNB (Low Noise
Block Converter) –
merr sinjalin nga
sateliti ne nivel te
dobet, e amplifikon
ate dhe konverton
(zvogëlon)
frekuencen e tij.
Sinjalet qe vijne nga sateliti, kalojne me pare ne nje BPF (Band Pass Filter) e cila lejon vetem
frekuencat e nevojshme, brenda nje bande te caktuar. Me pas sinjalet amplifikohen nga LNA
e qe andej shkojne ne mikser. Ne mikser, gjithçka qe vjen nga BPF-ja dhe LNA- ja përzihet
me nje sinjal te fuqishem nga LO (Local Oscillator) duke gjeneruar ne dalje nje sinjal te
shtrembëruar ne nje shkalle te gjere frekuencash. Nder output-et e mikserit eshte dhe
diferenca midis frekuences se sinjalit input dhe frekuences se sinjalit te LO-se. BPF-ja i dyte
zgjedh keto sinjale dhe ia dergon ato amplifikatorit te bandes L.

Sistemi BROADBAND
-siguron lidhje ndermjet perdoruesve te
cilet jane duke shkembyer aplikime ne
kohe reale.
-Aplikimet nepermjet satelitit per internet
duke perdorur VSAT-e vetem marres dhe
linja ekzistuese telefoni (pa detikuara).

ISP e download-on informacionin e


kerkuar nepermjet nje kanali satelitor me
shpejtesi te larte.
Sistemi GSM
Një rrjet GSM është i përbërë nga disa
njësi funksionale.
1. Stacioni i lëvizshëm (Mobile Station =
MS) i cili mbahet nga abonenti (celulari).
2. Stacioni Radiobazë (Base Station
Subsystem =BsS) i cili kontrollon lidhjen
radio me Stacionin e lëvizshëm.
3. Nënsistëmi i Rrjetit dhe Komutimit
(Network SubSystem = NSS ), pjesa kryesore e së cilit është Qëndra e Komutimit (Mobile
services Switching Center = MSC), i cili realizon komutimin e thirrjeve midis përdoruesve të
lëvizshëm dhe midis përdoruesve të lëvizshëm dhe atyre fiks. MSC kryen gjithashtu edhe
funksione menaxhimi.
Stacioni i lëvizshëm
MS përmban pajisjen e lëvizshme ose terminalin dhe një kartë të vogël të quajtur SIM, karta
SIM bën ruajtjen e të dhënave të abonentit, kështu që abonenti të mund të ndryshojë
terminalin, pra celularin, duke marrë kështu të gjitha shërbimet e ofruara nga rrjeti
pavarësisht nga lloji i terminalit.
Pajisja e lëvizshme identifikohet në mënyrë unike nga International Mobile Equipment
Identity (IMEI). Karta SIM përmban International Mobile Subscriber Identity (IMSI), që
përdoret për të identifikuar abonentin në sistem, gjithashtu është një çelës për autentifikimin
dhe informacione të tjera. numrat. Kodet IMEI dhe IMSI janë të pavarur nga njëri – tjetri,
duke lejuar kështu që abonenti të ndyshojë celular. Karta SIM mbrohet nga përdorimet e pa
autorizuara nëpërmjet një paswordi-i ose një numër isentifikimi personal (Personal Identity
Number = PIN), por ku është një opsion që përdoruesi i kartës SIM mund ta aktivizojë ose jo.

Nënsistemi i stacioneve radiobazë (BSS)


BSS përbëhet nga dy pjesë, Stacionet Radio Bazë (Base Transciever Station = BTS) dhe
Kontrolluesi i Stacioneve Bazë (Base Station Controller = BSC). Këto pjesë komunikojnë
me njëra - tjetrën nëpërmjet dërfaqes së standartizuar Abis, duke lejuar funksionimin e këtyre
pjesëve edhe pse mund të jenë prodhuar nga kompani të ndryshme.
BTS-të përmbajnë pajisjet për marrjen dhe transmetimin e sinjalit radio, antena dhe pajisje
për enkriptim dhe dekriptim të komunikimit me BSC. BTS-ja është një site fizik ku ndodh
transmetimi në drejtimin downlink dhe marrja e sinjalit në uplink. Hardware-i i veçantë
përgjegjës për transmetimin dhe marrjen brenda BTS quhet Tranceiver (TRx). Ai lejon të
shërbehen frekuenca të ndryshme në sektorë të ndryshëm të qelizës.
Antena combiner janë implementuar të përdorin të njëjtën antenë për TRx të ndryshëm.
BSC-të menaxhojnë burimet radio për një ose më shumë BTS. Ato merren me organizimin e
kanaleve radio, ndryshimin e frekuencës (frequency hopping) dhe realizojnë handover-in.
BSC është lidhja midis MS dhe MSC.
Transmetimi midis BSC dhe BTS
Një BSC ka 10-100 BTS nën kontroll. Ka 3 mënyra për të realizuar lidhjen midis BSC dhe
BTS. Përdorimi i njërës varet nga largësia e saktë midis BSC dhe BTS, nr. i TRx që përdoren
në një site të veçante BTS. Ka tre opsione të ndryshme:
a) point to point
b) multidrop chain
c) multidrop loop.
Point to point connection: BSC lidhet drejtpërsëdrejti me cdo BTS me anë të një linje PCM-
je. Kjo bëhet kur distanca midis tyre është e vogël. Kur distanca midis 1 grupi BTS është më
e shkurter, atëherë bëhet e mundur të realizohet vetëm një lidhje BSC-BTS dhe të lidhesh
BTS-te si zinxhir: multidrop chain. Problemi në këtë rast është se n.q.s nje BTS ndalon se
funksionuari rrjeti bie. Kjo zgjidhet me multidrop loop.

Nënsistemi i Rrjetit (Network Subsystem)


Komponentja kryesore e Nënsistemit të Rrjetit është Qëndra e Komutimit (MSC). Ajo
vepron si një nyje e zakonshme komutuese e PSTN ose ISDN dhe siguron të gjitha
funksionet e nevojshmë për të trajtuar abonentin e lëvizshëm, si psh regjistrimi, autentifikimi,
location updating ( ripërtëritja e vendodhjes së abonentit), handover-i, rrugëzimi (routing) i
thirrjeve drejt një abonenti qe kryen roaming. Këto shërbime sigurohen duke bashkëpunuar
me disa njësi funksionale, të cilët të gjithë së bashku formojnë Nënsistemin e Rrjetit. MSC
siguron lidhjen me rrjetat fikse (si PSTN apo ISDN).

Regjistri i Abonentëve Vendas (Home Location Register = HLR) dhe Regjistri i Vizitorëve
(Visitor Location Register = VLR) ndodhen që të dy në MSC dhe sigurojnë kapacitetet për
rrugëzim dhe roaming.

HLR përmban të gjithë informacionin administrativ për çdo abonent të regjistruar në rrjetin
përkatës GSM si dhe vendndodhjen aktuale të abonentit të lëvizshëm (mobile). Vendndodhja
e abonentit (mobile) zakonisht është në trajtën e adresës sinjalizuese të VLR që i
bashkangjitet stacionit të lëvizshëm. Zakonisht ka vetëm një HLR për një rrjet GSM, edhe
pse ai mund të organizohet si një database i shpërndarë.

VLR përmban informacionin administrativ të zgjedhur nga HLR, i cili është i nevojshëm për
kontrollin e thirrjeve dhe për furnizimin e shërbimeve në të cilat është pajtuar abonenti, për
secilin abonent (mobile) që është i lokalizuar në zonën gjeografike të kontrolluar nga VLR.
Edhe pse çdo njësi funksionale mund të vendoset si njësi e veçuar nga njësitë e tjera, të gjithë
prodhuesit e pajisjeve komutuese e vendosin VLR-në brenda MSC-së në mënyrë që zona
gjeografike e kontrolluar nga MSC-ja të korrespondojë me zonën e kontrolluar nga VLR-ja,
duke thjeshtuar sinjalizimin.

Dy regjistrat e tjerë shërbejnë për autentifikimin dhe për qëllime sigurie.


Equipment Identity Register (EIR) është një database i cili përmban një listë të gjitha
pajisjeve të lëvizshme të vlefshme në rrjet, ku çdo stacion i lëvizshëm identifikohet nga
IMEI. Një IMEI shënohet i pavlefshëm nëse shpallet i vjedhur ose si një model i pa aprovuar.

Authentication Center (AuC) është një database i mbrojtur i cili ruan një kopje të çelësit të
fshehtë që ruhet në çdo kartë SIM dhe ky çelës përdoret për autentifikimin dhe enkriptimin
gjatë kanalit radio.
Qark marres i sinjalit audio
Sinjali i kapur nga antena e qarkut,ciftohet permes
kondensatorit C1, ne qarkun e akordimit te frekuences. Ky
qark realizohet nga kapaciteti variable CD ne parallel me
induktorin L, te cilet perzgjedhin frekuencen RF, duke
rregulluar piken e mesit, te kjontaktit per kete qark, per te
realizuar dy funksione: modifikimn e vleres se induktorit,
per akordimin ne frekuence dhe, rregullimin e nivelit te
sinjalit, qe vjen ne stadin e detektorit. Blloku i detektimit perfaqesohet nga dieda, e cila
ngarkon/shkarkon kondensatorin C2, duke gjeneruar ne dalje mbeshtjellesen e sinjalit te
modeluar ose sinjalin ne frekuancen audio. Blloku ndermjet nyjeve S 1 e S2 eshte blloku final i
shnderruesit, qe kthen sinjalin elektrik ne audio, ne natyre akustike (perfaqesohet nga kufja).
Foster - Seeley FM discriminator
Sikunder detektori i raportit edhe detektori
Foster – Seeley operon perms differences ne
faze te sinjalit. Diferenca 90 o ne faze midis
primarit dhe sekondarit te transformatorit
merret nga kapacitori C3, i lidhur ne piken e
mesit te L2. Kur ne hyrje aplikohet nje sinjal i
pamodeluar (bartese e qendrueshme), ted y
diodat percjellin, duke prodhuar tensione me
vlere te barabarte dhe me shenje te kundert, ne rezistoret e ngarkeses perkates (R1 e R2). Te
dy tensioned anullojne njeri – tjetrin, ne kete dege te qarkut dhe nuj merret asnje sinjal ne
dalje. Kur sinjali peson zhvendosje (offset) ndaj frekuences qendrore bartse (sinjal i modeluar
ne frekuence), nje nga diodat percjell me shume rryme se tjetra dhe balanca e tensioneve ne
R1 e R2 prishet. (VR1 > VR2 ose anasjelltas). Ne dalje do te merret nje dference potenciali
(tension) ne perputhje me modelimin e sinjalit te hyrjes.
RF “choke” siguron eleminimin e ndonje komponenteje RF, ne qarkun e daljes. Kapacitoret
C1 dhe C2 sigurojne funksionimin si filter.

C. Qarku tipik i pergjithshem i amplifikatorit video.


1. Nje nga menyrat e realizimit te amplifikatorit video;
2. Varet nga pajisja ku do te perdoret .
Amplifikatori mund te perforcoje sinjale me
frekuence sa frekuenca e percaktuar nga qarqet LC ne
parallel (L1C2, L2C3) te skemes se amplifikatorit.
Disa pajisje si marretit radio apo TV duhet te
perzgjedhin nje frekuence te vetme ne te gjithe brezin
e transmetimit (zgjedhja e nje kanali TV ose radio).
Ky njihet si akordim ne frekuence dhe zakonisht,
realizohet duke ndryshuar kapacitetin e qarkut LC
(nderrimi fizik i kanaleve ne pajisjen marrese radio,
TV).
Sekondari i T2 dhe C2 formojne qarkun e akorduar, i cili zhvillon sinjalin e hyrjes per
transistorin Q1. Primari i T2 dhe C5 formojne rezistencen e ngarkeses QL.
Nese do te hiqej C4, qarku do te behej iu paqendrueshem dhe dalja do te reduktohet (dalja do
te degradoje).
Kondensatoret C1, C2, C5 dhe C6 jane te lidhur njeri me tjetrin dhe akordohen se bashku me
nje kontroll te bvetem, duke ndryshuar frekuencen e kanalit TV.
R1, R2, C3 kane funksione te njejta si ne qarkun (1) me siper.

You might also like