You are on page 1of 13

Kapitulli 28

 
Qarqe të rrymës alternative
Rryma alternative në një rezistencë
Eshtë e rëndësishme të vihet në dukje se pika ku rryma
hyn në reziztencë ka një potencial më të lartë se pika nga
ku ajo del. Diferenca e potencialit (rënia e tensionit) U R në
skajet e reziztencës jepet nga :

Një gjenerator i rrymës


alternative i lidhur në seri
me rezistencën R
Rryma alternative në induktivitete dhe kondendatorë
• Në këtë kapitull me termin induktivitet nënkuptohen elementë në qark (si
solenoidë, bobina,etj) që kanë induktivitet dhe që karakterizohen nga një
koefiçient induktiviteti që shënohet me L. Sjellja e rrymës alternative në
induktivitete dhe kondensatorë është shumë e ndryshme nga ajo e rrymës së
vazhduar. Për shëmbull, në se një kondensator është i lidhur në seri në një qark të
rrymës së vazhduar, rryma do të ndërpritet kur kondensatori do të ngarkohet
plotësisht. Por në se rryma është alternative, ngarkesa në pllakat e kondensatorit
do të rritet ose zvogëlohet. Do të shohim se në qoftë se frekuenca e rrymës
alternative është e madhe, kondensatori e dobëson pak kalimin e rrymës në qark.
Nga ana tjetër një induktivitet (p.sh. një bobinë) ka zakonisht një rezistencë shumë
të vogël dhe si rrjedhojë ka një ndikim fare të vogël tek një rrymë e vazhduar.
• Sa më e madhe të jetë frekuenca e rrymës alternative në një induktivitet, aq
më e madhe është shpejtësia e ndryshimit të intensitetit të rrymës dhe si rrjedhojë
aq me e madhe do të jetë f.e.m. në të. Pra një induktivitet shkakton një efekt të
kundërt ndaj rrymës alternative në krahasim me një kondensator. Për frekuenca
shumë të ulta, një induktivitet e pengon fare pak kalimin e rrymës, por në
frekuenca shumë të larta ai e pengon mjaft kalimin e rrymës për shkak të f.e.m. që
lind në të.
 Rryma në induktivitete
Qarqet LCR të lidhur me një gjenerator

1 Qarqet LCR në seri

Rezonanca

Qarqet LCR në paralel

You might also like