You are on page 1of 21

UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS

FAKULTETI I INXHINIERISË ELEKTRIKE


DEPARTAMENTI I AUTOMATIKËS

PLOTËSIME NË ELEKTRONIKËN E FUQISË


LEKSION 2
Radrizatorët (Drejtuesit) me
Dioda
Dr. Ing.Lindita DHAMO

Viti akademik 2020-2021


HYRJE- Radrizatorët
Diodat e fuqisë përdoren gjerësisht tek Radrizatorët ose drejtuesit e rrymës (Ang. Rectifiers).
Radrizatori është një qark që shndërron sinjalin alternativ(AC) në sinjal njëdrejtimësh (DC),
prandaj Radrizatori është një shndërrues tipi AC-DC. Radrizatori mund të konsiderohet edhe
si një shndërrues i vlerës absolute. Nqse vs është një tension AC në hyrje , forma e valës së
tensionit në dalje vo do të jetë e njëjtë, por pjesa negative e sinjalit do të shfaqet në pjesën
pozitive të grafikut.
Pra, vo = |vs|.
Në varësi nga tipi i sinjalit në hyrje,
Radrizatorët klasifikohen në dy tipe:
(1) 1 fazorë
(2) 3 fazorë
Radrizatorët 1fazorë mund të jenë me gjysëm vale (me 1 alternancë) ose me valë të plotë
(me 2 alternanca).
Në zbatimet industriale gjenden më dendur Radrizatorët 3 fazorë me valë të plotë.
Për thjeshtësi të analizës, Diodat do të konsiderohen ideale:
a) koha e ç’ kyçjes trr =0
b) Rëniet e tensioni të drejtë konsiderohen të neglizhueshme, VD = 0.
Radrizatorët- parametrat e performancës
Tensioni në dalje të një Radrizatori , idealisht do të ishte një sinjal DC me vlerë konstante, por në Radrizatorët
praktikë, tensioni në dalje do të përmbajë harmonika, pra do të ketë luhatje (vibrime). Radrizatori është një
processor fuqie që duhet të prodhojë në dalje një tension DC me presence minimale të harmonikave.
Nga ana tjetër, duhet të mbajë rrymën në hyrje sa më sinusoidale dhe në faze me tensionin e hyrjes, në
mënyrë që burimi i ushqimit të punojë me koefiçent fuqie 1. Cilësia e fuqisë së procesuar nga Radrizatori
kërkon përcaktimin e harmonikave prezente në rrymën e hyrjes, tensionin e hyrjes dhe rrymën e daljes, gjë e
cila arrihet me zbërthimin e sinjaleve në Serinë Furie. Vlerësimi i performances së një Radrizatori bëhet në
terma të parametrave të mëposhtëm:
Vlera mesatare e tensionit në dalje (ngarkesës), Vdc ,Vlera mesatare e rrymës në dalje (ngarkesës) , Idc
Fuqia DC në dalje , Pdc = Vdc Idc , Vlera efektive e tensionit në dalje, Vrms , Vlera efektive e rrymës në dalje, Irms
Fuqia AC në dalje Pac = Vrms Irms
Efiçenca ose raporti i drejtimit (η)të Radrizatorit , që na lejon të krahasojmë efiçencën :
Tensioni në dalje përbëhet nga 2 komponente: (1) komponentja DC (2) komponentja AC.
Vlera efektive e komponentes AC është:
Koefiçenti i formës (FF), si tregues për formën e tensionit në dalje:
Faktori i vibrimit (RF)
Faktori i shfrytëzimit (TUF)
Koefiçenti I fuqisë (PF)
Faktori i pikut (CF)
Performanca e një Radrizatori mund të jetë e ulët. Tensioni në dalje është i vazhduar por jo konstant dhe
përmban harmonika shumëfishe të frekuencës së burimit. Meqë rryma në ngarkesë duhet të jetë sa më e
vazhduar, për këtë në dalje shtohet një induktor dhe një diodë të rrugës së lirë.
Radrizatori 1-fazor me vale të plotë
Skema tregon Radrizatorin 1 fazor me vale të plotë me TR me pike mesi. Gjatë gjysmëvalës pozitive të tensionit
në hyrje, D1 përcjell ndërsa D2 është e bllokuar. Gjatë gjysmëvalës negative të tensionit në hyrje, D2përcjell ndërsa
D1 është e bllokuar. Pjesa negative e sinjalit të tensionit hyrës shfaqet në ngarkesë si tension pozitiv. Forma e
valës për tensionin e daljes në një cikël të plotë është si në figurë.
Meqë në TR nuk kalon komponente DC e rrymës, nuk kemi problemin
e ngopjes DC. Vlera mesatare tensionit në dalje:

AVANTAZHET:
Skemë e thjeshtë, me 2 dioda. Frekuenca e vibrimit është sa dyfishi
I frekuencës së burimit. Mundëson izolim elektrik të qarqeve hyrje-dalje.
DISAVANTAZHET:
Fuqi e kufizuar në hyrje, më pak se 100 W.
Kosto e lartë për shkak të TR me pikë mesi.
Rryma DC që rrjedh në sekondar, rrit koston
Dhe përmasat e TR.

+
--
+
- +
- +
+
-
+
-
Radrizatori 1-fazor me vale të plotë
Në vend që të përdorim TR me pikë mesi, mund të përdorim 4 Dioda si në këtë
skemë. Gjatë gjysmëvalës pozitive të tensionit në hyrje, fuqia kalon në ngarkesë
nëpërmjet diodave D1 dhe D2 që përcjellin, ndërsa dy diodat e tjera janë të
bllokuara. Gjatë gjysmëvalës negative të tensionit në hyrje, fuqia kalon në
ngarkesë nëpërmjet diodave D3 dhe D4 që përcjellin, ndërsa dy diodat e tjera janë
të bllokuara.
Forma e valës së tensionit të daljes është e ngjashme me skemën e mëparshme.
Ky qark njihet edhe si Radrizator Urë dhe gjen shumë zbatime në industri.

+ + +
-
AVANTAZHET:
Skemë e përshtatshme për zbatime
Industriale me fuqi deri 100kW.
Frekuenca e vibrimit është sa dyfishi i -
+
- -
frekuencës së burimit.
I përshtatshëm për zbatime të zakonshme.
DISAVANTAZHET:
KONKLUZION: Performancat e dy skemave janë
Ngarkesa nuk mund të tokëzohet pa një TR në hyrje.
pothuajse identike, me përjashtim të rrymës së sekondarit
Meqë TR në hyrje nuk është I nevojshëm për punën e
të TR, që përmban komponenten DC dhe kjo kërkon më
Radrizatorit, kjo tejkalohet duke izoluar elektrikisht
shumë fuqi nga burimi (VA). Tensioni I daljes në
ngarkesën nga burimi.
Radrizator përmban harmonika me frekuenca shumëfishe
çift, 2f (dyfishit të frekuencës së burimit f).
Radrizatori 1p me vale të plotë dhe ngarkesë induktive
Ngarkesa resistive në radrizatorin 1P me vale të plotë, bën që forma e
valës për rrymën e ngarkesës dhe tensionin e daljes të jenë të njëjta. Në
praktikë shumica e ngarkesave jane induktive dhe rryma e ngarkesës varet
nga vlerat e R e L. N.q.se:

(*)
Radrizatori 1p me vale të plotë dhe ngarkesë induKtive
Rasti 1- rryma e ngarkesës e vazhdueshme

Konstantja A1 tek ek.(*) për:

Zëvendësojmë A1 tek ek.(*) : (**)

Në kushtet e regjimit të stabilizuar: Pra:

Duke zbatuar këtë kusht, gjejmë I0:

Pas zëvendësimit
për
Tek ek.(**):
dhe

Gjejmë vlerën efektive të rrymës së diodës:

Gjejmë vlerën efektive të rrymës së daljes duke


kombinuar vlerat efektive të rrymave të diodave:

Gjejmë vlerën mesatare të rrymës së diodës:


Radrizatori 1p me vale të plotë dhe ngarkesë inductive
Rasti 2- rryma e ngarkesës jo e vazhdueshme
Rryma në ngarkesë rrjedh vetëm për: Le të gjejmë:

Diodat fillojnë të përcjellin në: ku:

Për :

Ek.(*) :

Zëvendësojmë A1 tek ek.(*) :

Për : rryma në dalje bëhet 0, pra:

Pra :

Pjestojmë me : dhe zëvendësojmë me:

Kemi : (***)

Gjejmë vlerën efektive dhe mesatare


të rrymës së diodës:
Radrizatori 1p me vale të plotë dhe ngarkesë induktive
Kufiri I ndarjes : rryma e ngarkesës e ndërprerë / e vazhdueshme

Kushti për të arritu rrymën jo të vazhdueshme merret duke


bërë I0 =0. ose :

I cili zgjidhet për:

Kemi:

KONKLUZION : ngarkesa induktive mund t’a bëjë rrymën e ngarkesës të vazhdueshme, dhe egziston
një pikë kritike e këndit të impendancës së ngarkesës për një konstante fem të dhënë x, që kjo rrymë
të mbahet e vazhdueshme.
Radrizatori 1p me vale të plotë dhe
ngarkesë me karakter të theksuar induktiv
Në qarkun e Radrizatorit 1P me valë të plotë, ngarkesa resistive bën që rryma e
hyrjes të jetë sinusoidale (si tensioni I hyrjes). Me ngarkesë induktive, rryma e hyrjes
do të deformohet si në figure. Nëse ngarkesa ka karakter te theksuar induktiv, rryma
e ngarkesës do të mbetet pothuajse konstante me një vibrim të vogël ndërsa rryma
në hyrje do të jetë pothuajse katërkëndore.
Shohim grafikun poshtë, ku:
vs është tensioni sinusoidal i hyrjes, is është rryma e hyrjes dhe is1 është komponentja
e harmonikës bazë të saj. N.q.se ϕ është këndi ndërmjet komponentes së
harmonikës bazë të rrymës hyrëse dhe tensionit, ϕ do të quhet këndi I zhvendosjes,
ndërsa faktori I zhvendosjes DF do të përcaktohet si:

Faktori I harmonikave HF :

Faktori I fuqisë në hyrje :


Radrizatori 1p me vale të plotë - përfundime

KONKLUZIONE:

1. Faktori harmonikave HF është një tregues i deformimit të formës së valës


së një sinjali dhe njihet edhe si “total harmonic distortion (THD)” ose
deformimi total prej harmonikave.
2. N.q.se rryma e hyrjes is është sinusoidale, Is1 = Is , edhe faktori i fuqisë
PF është sa faktori i zhvendosjes DF. Këndi i zhvendosjes ϕ bëhet sa këndi i
impedances θ = tan‫־‬¹(ωL/R) për ngarkesë RL . Faktori i Fuqisë së
Radrizatorit me ngarkesë resistive është PF = 1.0 dhe PF = 0.9 për një
ngarkesë me karakter të theksuar induktiv. Faktori i fuqisë do të varet nga L e
ngarkesës dhe nga deformimi i rrymës së hyrjes.
3. Faktori i zhvendosjes DF shpesh njihet edhe si Faktori i zhvendosjes së
fuqisë (displacement power factor (DPF)).
4. Një Radrizator ideal do të kishte: η = 100, Vac = 0, RF = 0, TUF = 1,
HF =THD = 0, dhe PF = DPF = 1.
Radrizatorët shumëfazorë
Kur në dalje të radrizatorit kërkohen fuqi të mëdha, përdoren Radrizatorët 3fazorë dhe Radrizatorët shumëfazorë. .
Zbërthimi në seri Fourier i tensionit të daljes tek Radrizatori 1fazor, tregon se ky sinjal përmban harmonika të larta
çifte dhe komponentja bazë ka frekuencë dyfishe referuar frekuencës së burimit. Për reduktimin e nivelit të
harmonikave të larta në ngarkesë, në praktikë përdoren filtra , madhësia e të cilëve zvogëlohet me rritjen e
frekuencës së harmonikave. Në daljet e radrizatorëve shumëfazorë, frekuenca bazë e harmonikave rritet me
faktorin q kundrejt frekuencës së burimit (qf). Kjo skemë është zgjerimi me q faza i skemës së R1P me gjysëm
vale duke vendorur q degë me pështjella në sekondarin e TR. Kjo skemë mund të konsiderohet edhe si q-
Radrizatorë 1fazorë, me gjysëm vale.Dioda në degën e k-të përcjell gjatë periudhës që tensioni në fazën e k-të
është më i lartë se në fazat e tjera. Periudha e përciellshmërisë për çdo diode është 2π/q. Duket që rryma e
sekondarit është 1drejtimshe dhe ka komponente DC. Në një moment të dhënë, vetëm njera prej pështjellave të
sekondarit përcjell rrymë, si rezultat, primari duhet të lidhet në Δ,që të eliminohet komponentja DC në anën e
hyrjes së TR, gjë që do të minimizonte përmbajtjen e harmonikave të larta në rrymën e primarit.
Radrizatorët shumëfazorë

Duke supozuar një vale cosinus nga π/q në 2π/q, vlera mesatare e tensionit në dalje për radrizatorin q-fazor
është:

Vlera efektive:

Për ngarkesë resistive:

Radrizatori shumëfazor rrit madhësinë e komponentes DC dhe zvogëlon madhësinë e


harmonikave. Tensioni i daljes përmban harmonikat e q-fishta te frekuencës së burimit të ushqimit.
Radrizatori 3fazor skema urë (r3p)
R3P përdoret gjerësisht në zbatimet e fuqive të larta. Kjo skemë është R3P me vale të plotë. Funksionon me ose pa
TR dhe krijon një pulsim me q=6 pulse të tensionit të daljes. Diodat numërohen në rendin e sekuencës së
përcjellshmërisë dhe seicila prej tyre përcjell për 120°. Sekuenca e përcjellshmërisë së diodave është:
D1 - D2, D3 - D2, D3 - D4, D5 - D4, D5 - D6, dhe D1 - D6. Çifti I diodave që janë lidhur ndërmjet çiftit të linjave që kanë vlerë
çasti të tensionit të linjës më të madh, do të jenë në gjendje përcjellshmërie.

++ +

+
- - -
-

N.q.se Vm është amplitude e tensionit fazor, vlerat e çastit të tensionit


fazor do të jenë:

Vlerat e çastit të tensionit linear janë:


Radrizatori 3fazor skema urë (r3p)
Vlera mesatare dhe efektive e tensionit të daljes , ku Vm është amplituda e tensionit fazor:

Për ngarkesë resistive, amplitude e rrymës së diodes është Im = √3 Vm/R dhe vlera efektive e rrymës së
diodes është:

Vlera e çastit të tensionit të një radrizatori 3fazor, q=6 pulse, është:

Shënim: Për të rritur numrin e pulseve në tensionin e daljes, në 12 pulse, duhet të lidhim në seri 2 R3P.
Hyrja e njërit R3P është lidhur me sekondarin e TR lidhur Y, dhe hyrja e R3P tjetër është lidhur me
pështjellën e sekondarit të TR lidhur Δ.
Radrizatori 3fazor skema urë me ngarkesë R-L
Ekuacionet që nxorrëm për R1P, mund të rizbatohen,
duke patur parasysh që forma e valës për tensionin në
dalje është:

Ku Vab is është vlera efektive e tensionit të linjës. Rryma e


ngarkesës i0 do gjendet nga ekuacioni:

Që ka zgjidhje të formës:

Ku:
Duke zëvendsuar A1 gjejmë:
Radrizatori 3p me vale të plotë dhe ngarkesë induktive
Kufiri I ndarjes : rryma e ngarkesës e ndërprerë/e vazhdueshme

Kushti për rrymë të ndërprerë gjendet duke detyruar


rrymën I0 në Eq. (3.40) të jetë zero.

Do të zgjidhet për raportin:

Rryma e daljes për ngarkesë induktive është e


vazhdueshme. Vlera kritike e konstantes së fem
x (=E/Vm) për një kënd impendance ngarkese të
dhënë θ është më I madh se tek R1P. (x = 86.68,
përt θ = 0).
• për ngarkesë RL të theksuar, rryma e hyrjes bëhet
e ndërprerë, katërkëndore.
• R3P përdoret kryesisht në zbatime industriale me
fuqi të mëdha, të rendit nga 50 kW në disa MW.
Efekti I reaktancës induktive të burimit dhe ngarkesës
Në studimin e deritanishëm të radrizatorëve kemi supozuar se
burimi është ideal, me R dhe L zero. Në praktikë, TR dhe burimi + +

janë gjithmonë prezentë, dhe performanca e radrizatorëve ka -

disa ndryshime. Efekti i L së burimit shpjegohet nga skema: - -


Dioda me tension më të madh pozitiv , përcjell rrymë. Le të +
shohim grafikët në pikën ωt = π ku tensionet vac = vbc dhe rryma
IDC është ende duke rrjedhur në D1. Për shkak të induktivitetit L1,
rryma nuk mund të zerohet menjëherë. Rryma id1 zvogëlohet ,
tensioni I induktuar tek L1 është +vL1 dhe tensioni I daljes bëhet
v0 = vac - vL1. Në këtë çast rryma tek D3, id3 fillon të rritet prej
zeros, duke induktuar tek L2 tensionin vL2 dhe tensioni I daljes
bëhet v0 = vbc - vL2. Rezulton që tensioni anodik për diodat D1 dhe
D3 janë të barabarta, dmth të dy diodat do të përcjellin për një
farë kohe, periudhë e cila quhet kënd i komutimit α. Transferimi
I rrymës nga njëra diode tek tjetra, quhet komutim. Reaktanca
që I korrespondon induktivitetit quhet reaktancë e komutimit.
Efekti i mbivensdosjes është të reduktojë vlerën mesatare
të tensionit në dalje të radrizatorit. Tensioni përmes L2 është:

Reduktimi i tensionit mesatar llogaritet:


Projektimi I qarkut të radrizatorit
Projektimi i radrizatorëve përmban:
A. përcaktimin e vlerave të diodave, ku specifikohen rryma mesatare, rryma efektive,
rryma maksimale, tensioni i kundërt maksimal. Nuk ka procedura standard për
projektimin e radrizatorëve, por format e kurbave të rrymës e tensionit, kërkohet.
B. Për shkak të prezencës së harmonikave, duhen përcaktuar elementët e qarqeve të
filtrave. Filtrat që përdoren për zbutjen e tensionit dc në dalje të radrizatorit, njihen si
filtra dc, që janë të tipeve:LR, RC, dhe LC .
C. Drejtimi i rrymës shkakton harmonika edhe në rrymën e hyrjes në radrizator, dhe filtrat
ac do të përdoren për përjashtimin e disa prej harmonikave nga sistemi i ushqimit.
Zakonisht janë tipi LC.
Projektimi i filtrave kërkon njohjen e amplitudës dhe frekuencës së harmonikave. Hapat që
ndiqen për projektimin e radrizatorit dhe filtrave, do të shpjegohen përmes shembujve.
Përmbledhje për Radrizatorët

 Në praktikë , janë në përdorim tipe të ndryshme radrizatorësh, që dallohen :


a) prej skemës së lidhjes dhe
b) numrit të diodave e transformatorit në hyrje.

• Performanca e parametrave të radrizatorëve ndryshon sipas tipit.

• Radrizatorët gjenerojnë harmonika tek ngarkesa dhe tek linja e ushqimit. Këto
harmonika mund të reduktohen duke përdorur filtra. Projektimi i radrizatorëve kërkon
përcaktimin e vlerave të diodave dhe të komponentëve të filtrave në hyrje dhe dalje. Filtrat
përdoren: për të zbutur tensionin në dalje me anë të një filtri dc dhe për të reduktuar sasinë e
harmonikave të injektuara në burimin e hyrjes, me anë të një filtri ac.

• Performanca e radrizatorëve influencohet edhe nga reaktanca e burimit dhe ngarkesës.


Një burim praktik ka reaktancë induktive, si rezultat transferimi i rrymës nga njëra diodë tek
tjetra nuk mund të bëhet menjëherë. Ndodh një mbivendosje , që njihet si këndi i komutimit ,
që zvogëlon tensionin efektiv të daljes së radrizatorit. Efekti i kohës së ç’ kyçjes së
diodes bëhet I ndjeshëm tek burimet me frekuencë të lartë.

You might also like