You are on page 1of 6

Universiteti Politeknik i Tiranës

Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike


Departamenti i Automatikës

Laborator 1: S imulimi në MATLAB Simulink i skemës së


Radrizatorit me dioda.

Lënda: Plotësime në Elektronikën e fuqisë

Pedagogu: Studenti:
Lindita Dhamo

Tiranë 2020-2021
1 Hyrje

Skema tregon Radrizatorin 1 fazor me valë të plotë me Transformator me


pikë mesi. Gjatë gjysmëvalës pozitive të tensionit në hyrje, D 1 përcjell ndërsa D2
është e bllokuar. Gjatë gjysmëvalës negative të tensionit në hyrje, D2 përcjell
ndërsa D1 është e bllokuar. Pjesa negative e sinjalit të tensionit hyrës shfaqet në
ngarkesë si tension pozitiv.

Figura 1: Skema e një radrizatori 1fazor me valë të plotë

2 Objektivat e laboratorit

Në këtë eksperiment studenti duhet të fitojë njohuritë në lidhje me:

1. Të ndërtojë në MATLAB/Simulink modelin e një radrizatori 1fazor me TR me


pikë mesi të pakomandueshëm sipas skemës që e njeh teorikisht.
2. Të nxjerrë nga simulimi i skemës format e sinjaleve të tensionit e rrymës në ngarkesë
dhe të analizojë përmbajtjen e harmonikave në këto sinjale.
3. Të verifikohet efekti që ka vendosja e një kapacitori në dalje me qëllim përmirësimin e
cilësisë së sinjalit në dalje.
4. Studenti fiton aftësinë të ndërtojë skema të tjera radrizatorësh me dioda të njohura
teorikisht e të krahasojë rezultatet e marra nga simulimet me sinjalet e pritshme teorike.

2
3 Skema e lidhjes së elementëve në MATLAB/Simulink
Për ndërtimin e modelit të dëshiruar në MATLAB/Similink ndiqni këto hapa:
1) Hapni një file të ri në Simulink për krijimin e modelit të qarkut që do të ndërtoni.
2) Blloqet e kërkuara nga skema, kërkohen tek “Simulink library Browser” , ku gjenden të
grupuar sipas kategorive.
3) Blloqet selektohen njëri pas tjetrit , tërhiqen me maus dhe vendosen tek dritarja e file-s së
modelit të ri.
4) Vendndodhja e blloqeve të dëshiruar për këtë model që jemi të interesuar, është si në
figurat 3, ku ngjitur me seicilin element është treguar përshkrimi i maskës përkatëse.
Grumbullimi i tyre, dhe lidhja bëhet si në Figurën 2:

Figura 2: Modeli në MATLAB i radrizatorit 1fazor me valë të plotë

Transformatori me pikë mesi gjendet dhe plotësohet me karakteristikat si :

3
Burimi i tensionit në hyrje:

Diodat:

Elementët R, L, C :

Voltmetri dhe ampermetri:

Blloku për analizën e sinjaleve:


4
Figura 3: Përshkrimi i maskave të elementëve të modelit.

Përveç këtyre mund të merrni edhe blloqet “From” , “Go to” dhe Scope, që të mundësoni
marrjen e rezultateve të simulimit për sinjalet me interes.

3.1 Simulimi
Pas ndërtimit të modelit në Simulink duke lidhur elementët e grumbulluar sipas skemës ,
mund të egzekutohet si proces me 2 hapa:
1. Fillimisht përcaktojmë parametrat e Simulimit si : Metoda e llogaritjes (the solver :
ode 45 ) së modelit , kohëzgjatja e simulimit, hapi maksimal etj, si më poshtë.

5
2. Fillojmë simulimin . Fillimi i simulimit bëhet pasi modeli është plotësuar, dhe duke
zgjedhur nga menuja ‘Run’ , dhe duke klikuar tek kjo ikonë e “tool bar”. Sigurohu
që dritarja e modelit të jetë active kur fillon simulimi.

4 Përpunimi i rezultateve
Rezultatet e simulimeve në lidhje me rrymën e diodave, tensionin e daljes,
tensionin e ngarkesës etj., do të merren në formë grafike duke i krahasuar ato për
dy raste:
a) Kapacitori nuk është lidhur në qarkun e daljes
b) Kapacitori lidhet në qarkun e daljes.
Studenti mund të shtojë në skemë ampermetra ose voltmetra të tjerë për madhësi që
kanë interes.
Studenti nëpërmjet bllokut të analizës së sinjaleve, mund të nxjerrë përfundime në
lidhje me cilësinë e drejtimit duke verifikuar praninë e frekuencave të larta në tensionin
e ngarkesës, tensionin e daljes së radrizatorit, etj.

Detyrë suplementare , jo e detyrueshme për studentin, është që nën shembullin e


mësipërm, të ndërtojë:
1) modelin e radrizatorit 1fazor me valë të plotë me TR pa pikë mesi (me 4 dioda),
2) modelin e radrizatorit 3fazor skema urë, e studiuar për ngarkesë rezistive dhe
induktive.

You might also like