You are on page 1of 17

Universiteti Politeknik i Tiranës

Master Profesional 2017-2019

Detyrë Kursi

Lënda: Mbrojtja dhe Monitorimi i Sistemeve Elektrike

Tema: Asemblimi i një Sistemi në Linjë për një Objekt Lokal

Punoi: Pranoi: Dr.Ing. Nike Shanku


 Hyrje:
Detyra konsiston në ndërtimin e një skeme/teknike e cila bën të mundur
marrjen e informacionit nga procesi me anë të transformimit nga një formë
sinjali në një formë tjetër sinjali të përshtatshme për teknikat në linjë, për
qëllime monitorimi dhe qëllime mbrojtjeje.
Duke i bashkëngjitur teknikës Hardware, softin e përshtatshëm dhe të
planifikuar për problemin në fjalë, bëhet e mundur marrja e një përgjigje
logjike nga teknikat llogaritëse. Nëpërmjet procesit procesit të kundërt me
atë të parin, bëhët e mundur dhënia e përgjigjes sipas natyrës së procesit.
Rruga e marrjes së informacionit, përpunimi , vizualizimi, monitorimi dhe
dhënia e përgjigjes realizohen nëpërmjet lidhjes fizike të të gjitha hallkave,
ku secila ka detyrën e saj, plotësisht të përcaktuar dhe të gjitha hallkat e
kompozuara së bashku përbëjnë bartësin material të teknikës në linjë. Duke
i mbivendosur edhe softin e përshtatshëm formojnë tërësinë e tëknikës
online.

 Të dhënat:
1. Teknika e programuar mund të jetë :
 Një PC me bazën e tij të komandimit të orientuar për qëllime
industriale.
 PLC(Programmable Logic Controller)
 Një rrjet transmetimi të të dhënave.
2. Rangu i përpunimit të këtij informacioni është në nivel lokal(jo në
sistem).
Objekti i tillë vendoset në korrespodencë të teknikës në linjë një
agregat me:
-U e =110 V (DC) - f =50 Hz - I f =125 A (AC )

Saktësia e matjeve për dy madhësi tensioni do të jetë 0.2%.

3. :Të vlerësohen sinjale diskrete (numerike) dhe të jepen komanda


diskrete.
4. Natyra e burimit të informacionit është analoge dhe komandat në
ekzekutues kanë natyrë po analoge.

5. Natyra tjetër e burimit të informacionit është diskrete. Ky informacion


merret nga sensorët me natyrë diskrete përkatësisht

8 hyrje 12 V ( DC )
Hyrje :
{ 18 hyrje 48 V ( DC )
6 hyrje 220 V ( AC ) (f =50 Hz)

4 dalje 24 V ( DC )
{
Dalje: 10 dalje 1 A ( 50 Hz ) (220 V )

 Kërkesa ndaj detyrës:


1. Sipas të dhënave të detyrës të formulohet bllokskema principale e
sistemit të programuar që shërben si tenkinë online, në të cilën të
pasqyrohen:
1.1. Njësia qëndrore CPU.
1.2. Kartat e komunikimit analog.
1.3. Kartat e komunikimit me procesin diskret.
1.4. Komunikimi me njeriun.

2. Të bëhet përshtatja e procesit portë-hyrje dhe portë-dalje dhe të


arsyetohet për mundësinë e procesit të programuar sipas nivelit të
zhurmave.

3. Të zgjidhen kartat e shndrrimit analog/numerik [A/N] dhe ato


numerik/analog [N/A] të sinjalit. Të pasqyrohn masat e nevojshme për
shuarjen e fushave që induktojnë zhurma në linjat që komunikojnë me
kompjuterin.

 Zgjidhje:
1. Bllokskema e përgjithshme e një sistemi në linjë.

Sensorët  Nyja e SE  Ekzekutues

Afishues

IN OUT
CPU
A/N N/A

Tastjerë

Elementet e bllokskemës bazë janë:


 Njësia qëndrore CPU (Central Procesing Unit) që merret me
procesin.
 Karta bazë e cila është karta e mikroprocesorit.
 Kartat e komunikimit me përdoruesin.
 Kartat e komunikimit të PC me procesin diskret, të cilat bëjnë të
mundur marrjen e informacionit diskret nga procesi dhe dhënien
e informacionit të përgjigjes po në formë diskrete.

IN

OUT

 Kartat e komunikimit të kompjuterit me procesin e vijueshëm


(Kartat Analoge).
Këto karta bëjnë të mundur marrjen e informacionit analog dhe
transmetimin në CPU.

Hyrje(input): A/N

Dalje(output): N/A

 Kartat e komunikimit me sistemet e tjera (Kartat e rrjetit),


Netëorks, për të bërë të mundur drejtimin hierarkik të problemit.
 Kartat që realizojnë komunikim serial,paralel, ethernet etj.

 Dy fjalë për CPU:

Karta bazëështë karta e mikrokompjuterit ku përfshihen:


 Mikroprocesori
 Sistemi numerik
 Portat e hyrjes
 Portat e daljes
 Kujtesa (Memory)

Detyrë primare e CPU-sëështë drejtimi dhe administrimi i gjithë sistemit


numerik. CPU mund të komunikojë ose ekzekutojë programe që
ndodhen ne memorje [(ROM),(RAM),(EPROM) etj], administron BUS-in e
sistemit duke dhënë dhe marrë informacione nga BUS-et e tjerë të tij.
CPU mund të komunikojë në seri, paralel ose ethernet, për të marrë info
me pajisjet periferike.Nëse punohet me sinjale me frekuence të lartë,
dukuritë valore ndikojnë në punën normale të CPU-së, prandaj
rekomandohet që njësia qëndrore të vendoset në mes të kabinetit të
kartave me qëllim që të ketë të njejtin fenomen valor dhe efekti të jetë
minimal.

Memorjet e CPU janë kryesisht EPRON dhe RAM.

 Afishuesit:
Për një ndjekje mbi vijueshmërinë e procesit apo për stadet e llogaritjes së
CPU-së afishuesi merr mesazhe nga CPU dhe i paraqet në mënyrë vizuale.
Afishuesit mund tëjenë :
 Decimal
 Alfa numerik
 Hexadecimal
 Monitor

Shkallët e perfeksionit rriten sipas rendit të mësipërm.


Monitorët komunikojnë me CPU nëpërmjet kartave përkatëse që janë të
natyrës grafike , tekst monokrom ose tekst me ngjyra.

 Tastjera:
Operatori fut të dhënat nëpërmjet tastjerës. Ato mund të jenë: Universale
ose të specializuara. Gjithashtu tastjerat mund të jenë hexadecimale ose
alfanumerike.
Në tastjerat e specializuara predominojnë tastet funksionale, të cilat
mundësojnë komunikim të shpejtë me sistemin.Këto tastjera kërkojnë
operator të kualifikuar.

 Kartat e hyrjes dhe të daljes janë ato që duhet të zgjidhen në bazë të


procesit.

1. Vlerësimi i sinjalit analog.


Në SE një pjesë e sinjaleve janë të vijueshme (analoge) dhe për këto sinjale
kërkohet që të kemi informacione mbi ecurinë në kohë reale duke pasur
parasysh vlerat në momente tëcaktuara , të cilat i quajmë kampione. Pra do
të marri vlera të castit për momente të caktuara të kohës.
Këto kampione flasin për zhvillimin e sinjalit diskret në kohë.
Me anë të tyre vlerësohet sinjali i vijueshëm në tërësi, sic mund të jenë
parametrat:
 Vlera efektive
 Vlera e castit
 Shpejtësia e ndryshimit
 Sensi
 Forma e sinjalit (Ëave Form).

Sinjalet e vijueshme merren nëpërmjet sensorëve qëna japin në dalje nivele


të caktuara sinjalesh elektrike.
Sensorët bëjnë përshtatje të sinjaleve elektrike nga pikëpamja e nivelit të
madhesisë, ose transformojnë madhësinë joelektrike në madhësi elektrike.

Kompjuteri integrohet në SE sipas bllokskemës:

Kampion Mbajtësi

Procesi Sensori K/M A/N CPU N/A

Karta A/N

Bllokskema e përgjithshme e Traktit Analog

Sinjali në dalje të sensorit duhet të futet në kartën e konvertimit A/N dhe


duke siguruar në dalje të saj një varg numerik { Y n } ose { Y k } nga ku ky varg
numerik përpunohet nga CPU duke na siguruar një varg tjetër numerik { U n }
ose { U k }.
Ky i fundit futet në kartën e konvertimit N/A duke siguruar një dalje u(t ) e
cila shërben për të kontrolluar eksitimin.
Karta A/N përfaqsohet nga K/M dhe A/N .
Karta A/N shërben për të gjykuar njësia qëndrore CPU e cila njeh vetem
vlera numerike që vijnë nga sensori dhe jo ato analoge.
 Përshtatja dinamike.
Sinjali i marrë nga nyja e SE duhet të vlerësohet.
Për rastin e detyrës sonë burimi i këtij informacioni është transformatori i
rrymës (zgjedhim TRR si input të sinjalit analog). Natyra e sinjalit që merret
nga sensori (TRR) është e papërshtatshme për teknikën llogaritëse. Për këtë
arsye lind nevoja e vendosjes së një sërë hallkash të cilat janë të
rëndësishme në përshtatjen e kësaj madhësie.

Sensor
(TRR) Radrizator Filtër A/N

Trakti i transmetimit/përshtatjes së sinjalit Analog nga sekondari i TRR të zgjedhur.

 Sensori:
Sinjali i vijueshëm merret nëpërmjet sensorëve qëna japin në dalje
nivele të caktuara sinjali. Në rastin tonë TRR i zgjedhur na siguron një
dalje standarte 1A.
Pra TRR shërben:
Për të zgjeruar kufijtë e matjes.
Për të ndarë elektrikisht personelin dhe operatorët nga rrymat
e mëdha.

 Filtrimi i sinjalit:
Para se të futet te karta A/N sinjali duhet të kalojë në filtër, i cili pret
(pengon) harmonikat, barazon nivelin e daljes me atë të hyrjes dhe
bën një prerje të frekuencës industriale.
Është e domosdoshme që sinjali në hyrje të ndryshojë bazuar në
ligjshmërinë/ ndjekjen në kohë reale të ligjshmërisë së rrymës në
qark primar të TRR. Për këtë qëllim zgjedhim filtër aktiv të rendit të
dytë që për rastin tonë realizohet me dalje standarte të sinjalit nga
0 → 5V , pra nuk është e nevojshme që para shndrrimit të kartës A/N
të vendoset amplifikator. Pra kemi një përputhje të diapazonit.
Kalojmë në llogaritjen e filtrit aktiv duke iu referuar standarteve.
Filtri aktiv është i rendit të dytë me përforcues operacional.

Rendi ω /ω0 ε
2 1 0.71
4 1.3 0.32
Përcaktojmëω 0=2∗π∗f 0 ku f 0=(0.5 ÷8) Hz dhe për f 0=8 Hz kemi:

ω 0=2∗3.14∗8=50.24 rad
ω
Duke ditur që për rendin e dytë : ω =1 atëhere ω=ω 0=50.24 rad
0

1 1 1
kuω= R∗C → R∗C= ω = 50.24 =0.0199

Marrim me përfaqësim R=620 k Ω dhe që këtej përcaktojmëC=32.1 nF

Duke u nisur nga kjo vlerë e gjetur përcaktojmë:


2∗C∗ε 2∗32.1∗0.71
C 2= = =15.2 nF
3 3

3∗C 3∗32.1
C 1= = =67.8 nF
2∗ε 2∗0.71

Nga standarti marrim :C 1=65 nF dhe C 1=15 nF

 Do të zgjedhim karten e shndrrimit A/N


Kërkohet të matet I f =125 A me gabim ¿ 0.2 % .
0.2
Toleranca do të jetë Δ I = 100 ∗125=0.25
Shënojmë me N numrin e niveleve që duhen matur. Në rastin tonë
125
N= =500 nivele .
0.25

Karta që do zgjedhim duhet të sigurojë dallueshmëri D>500


(Dallueshmëria është parametër i përzgjedhjes, dallueshmëria≡rezolucion).

Nga tabelat:

Dallueshmëria [Bit] Aftësia Ndarëse


8 256
10 1024
12 4096
14 16384
16 65536

Zgjedhim kartën 10 Bit e cila siguron Aftësi Ndarëse 1024>500 .


Rrymat që dallohen në këtë rast mund të jenë 125/1024=0.122 A/njësi
(Dallueshmëria). Meqënëse 0.122<0.276 (toleranca) karta 10 Bit na e
siguron dallueshmërinë e kërkuar.

 Karakteristikat e zgjedhjes së kartës A/N.


1. Frekuenca e kampionimit.
Ndryshe quhet edhe shpejtësia e konvertimit.Kjo tregon kohën e
nevojshme që një matje e madhësive analoge të shndrrohet në madhësi
numerike.
Koha e konvertimit luhatet në pjesë të mikrosekondës.
Shpejtësia e konvertimit është një nga treguesit bazë për tëna orientuar
në zgjedhjen e kartës.
2. Numri i kanaleve.
Numri i kanaleve tregon sesa sensorë të ndryshëm apo sinjale të
ndryshme mund të lidhen te e njejta kartë.

3. Kodi i dhënies së sinjalit në dalje.


Mund të jetë bipolar ose i drejtpërdrejtë.Kjo ka të bëjë me formatin e të
dhënës binare.

4. Hyrjet (Natyra e hyrjeve).


Mund të jenë polare ose bipolare.Hyrjet polare presupozojnë që sinjalet
mund të maten ndërmjet linjës së sinjalit dhe pikës së përbashkët.
Hyrjet bipolare marrin sinjalet diferenciale.

5. Dallueshmëria (Rezolucioni)
Ky tregues flet për numrin e niveleve që mund të ndahet sinjali në hyrje.

6. Jolineartiteti, Siguria, Gabimi dinamik, U max në hyrje


Janë BIT-e speciale që flasin për qëndrueshmërinë e punës së kartës.

 Disa vecori të kartës A/N:


 Nivelet e tensionit në hyrje të kartës A/N janë të ndryshme, por
kryesisht përdorin standartet e mëposhtme:

I . (0 ÷ 5) V ;(−5 ÷ 5) V ; (−2.5 ÷ 2.5) V ;

II .(0 ÷ 10) V ;(−10 ÷ 10) V ;

III . (0 ÷ 20) V ;
Dy grupet e para kanë amplifikator instrumental në brendësi, por me
koeficent amplifikimi K A =1 .

Grupi i tretë ka përsëri amplifikator instrumental por me koeficent


amplifikimi të ndryshëm.

Në dëtyrën tonë zgjedhim (0 ÷ 5) V në hyrje të kartës me K A =1 .

Gjithashtu kemi zgjedhur më sipër kartën me dallueshmëri D=10 Bit

Për t’iu përgjigjur sa më mirë kërkesave për matjen e sinjalit analog


zgjedhim kartë me emërtim ∆ T 2814

 Disa karakteristika tëkartës ∆ T 2814 .

1. Numri i kanaleve = 16 kanale


2. Kodi i dhënies në dalje binare: i drejtpërdrejtë.
3. Amplifikatori i kartës : K A =1
4. Rezistenca e hyrjes : Rhyrjes >10 M Ω dhe kapaciteti në hyrje C hyrje=100 pF
5. Tensioni maksimal i hyrjes : U hmax =± 30
Kjo vlerë tregon vlerën për të cilën karta nuk dëmtohet në mënyrë të
pakthyeshme, por jo tensionit në të cilin punon karta. Karta nuk do
punojë për U>5 V , por prodhuesi siguron që nuk do dëmtohet deri në
U=30 V.
6. Rezolucioni: 12 Bit
7. Koha e konvertimit : 50.8 μSec
8. Gabimi dinamik : ± 0.75/10 V ndryshim

 Trakti i hyrjes së sinjalit diskret dhe zgjedhja e kartave.


Dhënësi Filtër Izolim Portë
Sensori Analog Galvanik Buffer Hyrje

CPU merr info nga procesi nëpërmjet kartave të hyrjes lineare.Ky


informacion është i natyrës diskrete.
Në këto karta informacioni përcillet në CPU mbi pozicionin e celesave të
fuqisë, pozicionimin e automatëve, releve etj.
Kjo bëhet e mundur nëpërmjet kontakteve ndihmëse.
Për rastin tonë kemi:
8 hyrje12 V (DC )
18 hyrje 48V (DC )
6 hyrje 220 V ( AC ) (f =50 Hz)

Sensor
Portë
Diskret Ndërfaqe CPU
Hyrje

Kjo është një ndërfaqe e mundshme për një ambjent pa zhurmë:


Kur në hyrje nuk kemi input atëhere në dalje kemi 5 V.
Kur kemi input atëhere tensioni në daljëështë 0 V.
Pra në dalje do të kemi vetëm dy gjendje, në varësi të hyrjes.

Për hyrjet AC përdoret skema e mëposhtme:

Ndryshimi qëndron se kjo kartëështë e konfiguruar për AC pasi kemi dhe


tension negativ në një gjysmëperiodë.
Në funksion të R4 dhe diodës Zener zgjidhet tensioni i hyrje.

 Zgjedhja e kartave të daljeve lineare.

Nga të dhënat kemi:


4 dalje Binare 24 V ( DC )
{10 dalje Binare 1 A ( 50 Hz ) (220 V )

Bllokskema e traktit të daljes lineare:


Portë Izolim
CPU Dalje (Optociftim) Amplifikim

Sistemi nëpërmjet portave të daljes komandon ekzekutuesit e ndryshëm. Si


element komutues do të zgjedhim mikrorele.
Konstruktori siguron punën e sigurtë të Rele-së për vlerën e tensionit midis
kontakteve 220 V dhe rrymën 2 A.
Zgjedhim një kartë lineare me 8 dalje me 24 V/1 A DC dhe dy karta të tjera
AC me nga 8 dalje binare 220 V/1 A/50 Hz.

Kalojmë në një skemë konkrete:

 Trakti i Vlerësimit të temperaturës:

Njehësimi i temperaturës së agregateve është i domosdoshëm që të


kryhet.Duhet njehësuar temperatura në pjesët e ndryshme të GS.
Pajisjet e fuqisë nga pikpamja termike kontrollohen në disa pika.Theksojmë
se njohja e temperaturës në disa pika të ndryshme ka të bëjë drejtpërdrejt
me kushtet jetësore të agregatit.
Temperatura vlerësohet me termorezistenca prej platini.
Termorezistenca ndryshon vlerën e rezistencës me ndryshimin e
temperaturës.
Skema për vlerësimin e temperaturës me termorezistenca është:

Sipas skemës kemi formulat:

Rt =R0 (1+ A∗t+ B∗t 2)

Rt =R0∗( 1+ A∗t+ B∗t 2 +C∗( t−100 )3 ) →Përdoret për temperatura të ulëta.

Ku A;B;C janë konstante dhe R0 =100 Ω .

You might also like