You are on page 1of 54

HARDWARE: PAJISJET E

HYRJES, TE PERPUNIMIT, TE
RUAJTJES DHE TE DALJES

1
Parimet
 Për të pasur sisteme kompjuterash efektivë dhe
eficientë, duhet të kuptojmë lidhjen e tyre me SI
dhe organizatën.
 Objektivat e sistemeve kompjuterike janë të
ndërvarura nga SI dhe nga organizata, si dhe
mbështeten prej tyre.
 Kur zgjedhim një pajisje kompjuterike, duhet të
marrim në konsideratë nevojat e tanishme dhe në të
ardhmen të SI dhe organizatës.
 Zgjedhja e një pajisjeje kompjuterike duhet të lejojë
përmirësimet e mëvonshme të saj.

2
Hardware
 Hardware konsiston në çdo makineri (që
përdorin kryesisht qarqet e integruara) dhe
që marrin përsipër aktivitetet e hyrjes
(input), përpunimit (processing), ruajtjes
(storage) dhe daljes (output) të një SI.
 Marrja e vendimeve për zgjedhjen e
hardware-ve të duhur, ka të bëjë me atë sesi
këto hardware mund të përdoren për të
mbështetur objektivat e SI si dhe qëllimet e
organizatës.
3
Sistemet e kompjuterave
 Një sistem kompjuteri është një nënsistem special i një
SI të mbarë organizatës.
 Është një bashkim i integruar i pajisjeve – i qëndërzuar
në të paktën një mekanizëm përpunimi dixhital elektronik –
që përdoren për hyrjen, përpunimin, ruajtjen dhe
daljen e të dhënave dhe informacionit.
 Një sistem kompjuteri është më tepër se një lidhje e
thjeshtë e pajisjeve kompjuterike.
 Në një sistem efektiv dhe eficient, komponentët zgjidhen
dhe organizohen duke bërë një “marrëveshje” midis
performancës, kostos, kontrollit dhe kompleksitetit.

4
Komponentet e hardware-it

 Pajisjet e
 komunikimit
Nje
 siaPajisjetNjesia
e  Paji
 Paji
e

sjet perpunimit Aritme


tike-
sjet
kon logjike dal
hyr  Regjistrat
trol
ese Kujtesa ese
lit
kryesore
 Kujtesa

sekondare

5
Komponentet e hardware-it

6
Komponentet e hardware-it
 Komponentët hardware të një kompjuteri
përfshijnë pajisjet që kryjnë funksionet e
futjes, përpunimit, ruajtjes dhe daljes së të
dhënave.
 Aftësia për të përpunuar të dhënat
(organizimi dhe manipulimi i tyre) është
një aspekt kryesor i një kompjuteri, në të
cilin përpunimi kryhet duke kaluar nga një
ose disa njësi përpunimi drejt kujtesës
kryesore dhe anasjelltas.
7
Komponentet e hardware-it
 Njësia qëndrore e përpunimit (Central Processing Unit
– CPU) përbëhet nga disa elementë:
 Njësia aritmetike – logjike (Arithmetic-Logic Unit –
ALU) kryen llogaritje matematike si dhe krahasime
logjike.
 Njësia e kontrollit (Control Unit – CU) kap në
mënyrë sekuenciale instruksionet e programit, i
dekodon ato dhe koordinon qarkullimin e të
dhënave për dhe nga ALU, regjistrave, kujtesës
kryesore, madje edhe për nga kujtesat sekondare
apo dhe pajisjeve të ndryshme të daljes.

8
Komponentet e hardware-it
Regjistrat janë zona ruajtje me shpejtësi të madhe, që
përdoren për të mbajtur përkohësisht një sasi të
vogël instruksionesh të një programi dhe të dhënash
menjëherë para, gjatë dhe pas ekzekutimit nga ana e
CPU-së.
 Kujtesa primare (kryesore) vendoset shumë afër me
CPU-në. Ajo mban instruksionet e programit dhe të
dhënat menjëherë para apo menjëherë pas regjistrave.

9
Komponentet e hardware-it

10
Cikli Makinë
 Ekzekutimi i një instruksioni kalon në dy
faza:
 faza e instruksionit – koha e instruksionit ose I – time
 faza e ekzekutimit – koha e ekzekutimit ose E – time
 Pasi një instruksion është kompletuar me të
dyja fazat, ai ja lë vendin një instruksioni
tjetër e kështu me rradhë.
 Faza e instruksionit e pasuar nga faza e
ekzekutimit quhet cikël makinë.

11
Pajisjet e përpunimit dhe të kujtesës
 Komponentët përgjegjës për përpunimin,
pra CPU dhe kujtesa, vendosen së bashku
në të njëjtën kuti dhe përbën atë që quhet
njësia e sistemit.
 Të gjitha pajisjet e tjera të kompjuterit, si
psh, monitori dhe tastiera, lidhen direkt ose
indirekt me njësinë e sistemit kompjuterik.

12
Koha e ciklit makinë
 Ekzekutimi i një instruksioni ndodh gjatë
një cikli makinë.
 Koha gjatë së cilës ndodh një cikël makinë
është e rendit të fraksionit të sekondës.
 Cikli makinë mund të matet në sa
instruksione ekzekutohen në një sekondë
dhe quhet MIPS (milion instruksione për
sekondë).

13
Shpejtësia kohore (clock speed)
 Çdo CPU prodhon një seri impulsesh
elektronike me një shpejtësi të paracaktuar,
të quajtur shpejtësi kohore (clock speed) dhe
që ndikon në ciklin makinë (sa më shumë cikle
makinë ekzekutohen në një periudhë kohore).
 Porcioni i njësisë qëndrore të CPU
kontrollon etapat e ndryshme të ciklit
makinë duke ndjekur instruksione të
brendshme të paracaktuara, të quajtura
mikrokode (microcodes).

14
Shpejtësia kohore (clock speed)
 Mund të mendoni për mikrokodet si qarqe të
thjeshtë dhe operacione logjike që proçesori
kryen kur ai ekzekuton një instruksion.
 Njësia e kontrollit ekzekuton mikrokodin në
përputhje me ciklin elektronik ose impulset e
“orës” CPU.
 Çdo instruksion i mikrokodit kërkon të paktën
aq kohë sa ç’është intervali midis impulseve.
 Sa më i vogël të jetë intervali midis impulseve
aq më shpejtë ekzekutohet instruksioni i
mikrokodit.
15
Shpejtësia kohore (clock speed)
 Shpejtësia kohore matet shpesh në megahertz
(MHz).
 Një hertz është një cikël ose impuls për sekondë.
 Numri i instruksioneve mikrokodë, që nevojiten për
ekzekutimin e një instruksioni të vetëm programi
ndryshon (për shembull nëse kryejmë veprime
aritmetike ose printojmë rezultatin), nuk ka një
relacion direkt midis shpejtësisë kohore të matur në
megahertz dhe shpejtësisë së përpunimit të matur
në MIPS.

16
Shpejtësia kohore (clock speed)

17
Gjatësia e fjalës dhe gjerësia e linjave bus
 Të dhënat lëvizin në një kompjuter jo si një
rrymë e vazhdueshme, por në grupe bitesh.
 Një bit (BInary digiT) është një 0 ose 1.
 Një faktor që ka të bëjë me performancën e një
sistemi, sidomos me shpejtësinë, është numri i
biteve që një CPU mund të përpunojë si një të
tërë në njësinë e kohës.
 Ky numër bitesh quhet wordlength (gjatësi e
fjalës) e CPU-së.
 Një CPU me gjatësi fjale 32 bit do të përpunojë
32 bite të dhënash në një cikël makinë.

18
Gjatësia e fjalës dhe gjerësia e linjave bus
 Të dhënat transmetohen nga një CPU në
komponentët e tjerë të sistemit nëpërmjet
bus line, që janë kabllot fizike që lidhin
komponentët e kompjuterit.
 Numri i biteve që një bus line mund të
transferojë në njësinë e kohës njihet si
gjerësia e linjave bus (bus line width).
 Të dy këto karakteristika janë 32 ose 64 bit dhe që
të rritet performanca e sistemit ato duhet të jenë
të krahasueshme.

19
Gjatësia e fjalës dhe gjerësia e linjave bus

 Kompjuterat me gjatësi vale të madhe mund


të transferojnë më shumë të dhëna ndërmjet
pajisjeve në të njëjtin cikël makinë.
 Ato mund të përdorin numër më të madh
bitesh për të adresuar më shumë vende në
kujtesë dhe kjo bëhet e domosdoshme për
sistemet që kërkojnë kujtesa të mëdha.

20
Gjatësia e fjalës dhe gjerësia e linjave bus

 Të gjithë këta faktorë: koha e ciklit makinë,


shpejtësia kohore, gjatësia e fjalës dhe
gjerësia bus line, ndikojnë në shpejtësinë e
përpunimit të CPU. Krahasimi i dy
procesorëve të ndryshëm mund të
ngatërrohet.
 Prodhuesi i chip-eve Intel dhe të tjerë
ndërtuan një sërë standardesh për
shpejtësinë.

21
Gjatësia e fjalës dhe gjerësia e linjave bus

 Standardi i Intel-it është indeksi iCOMP (Intel


Comparative Microprocessor Performance)
 Sa më e madhe vlera e indeksit aq më e madhe
performanca e aktiviteteve të përpunimit.
 Ka gjithashtu standarde të tjera që lidhen me
aplikime specifike si për shembull për aksesin
në internet dhe multimedian.
 Ka dimensione të tjera performance më pak
teknike që bëjnë klasifikimin e kompjuterave,
siç është çmimi, besueshmëria, shërbimi si dhe
faktorë të tjerë.
22
Teknologjia CISC dhe RISC
 Proçesorët e shumë kompjuterave personal
janë ndërtuar mbi bazën e Complex
Instruction Set Computing (CISC), i cili lejon
vendosjen gjithmonë e më të madhe të
instruksioneve mikrokode brenda proçesorit
qëndror.
 Reduced Instruction Set Computing (RISC),
përfshin reduktimin e numrit të
mikrokodeve brenda proçesorit.

23
Teknologjia CISC dhe RISC
 Chip-et RISC janë më të shpejtë se ata CISC,
për përpunimin e aktiviteteve që
predominohen nga përdorimi i këtyre
instruksioneve, sepse çdo operacion kërkon
më pak hapa mikrokodesh përpara
ekzekutimit.
 Reduktimi i mëtejshëm i numrit të
nstruksioneve në një chip është realizuar
nëpërmjet të ashtuquajturit “Very long
instrunction word” (VLIW).

24
Teknologjia CISC dhe RISC
 Në zgjedhjen e një CPU organizatat balancojnë
fitimet që vijnë nga shpejtësia me çështje të tjera
si kosto, kontrolli dhe kompleksiteti.
 CPU-të me shpejtësi kohore dhe kohë cikël
makinë më të madhe janë më të shtrenjta se të
tjerat.
 Nga ana tjetër, shpejtësia mund të krahasohet
me kompleksitetin. Të paturit e një kodi më pak
kompleks, si në rastin e chip-save RISC, jo
vetëm rrit shpejtësinë dhe besueshmërinë, por
gjithashtu rrit koston e prodhimit të chip.
25
Funksionet dhe karakteristikat e kujtesës

E vendosur pranë CPU (për të ulur kohën e


aksesit), kujtesa i ofron asaj një zonë ruajtje
pune për instruksionet e programit dhe të
dhënat.
 Karakteristikë kryesore e kujtesës është dhënia
me shpejtësi e të dhënave dhe instruksioneve
drejt CPU.

26
Kapaciteti i ruajtjes
 Duke i paraqitur të dhënat si një kombinim
kyçjesh dhe çkyçjesh (gjendje on/off)
qarqesh, të dhënat vendosen në kujtesë.
 Përgjithësisht, përdoren 8 bite për të
paraqitur një karakter.
 8 bite së bashku formojnë një byte (shkurt
B).
 Kapaciteti i ruajtjes matet në byte.

27
Kapaciteti i ruajtjes
 Njësitë e matjes së kujtesës

28
Tipet e kujtesës
 Instruksionet ose të dhënat vendosen në mënyë
të përkohshme në RAM (Random Access
Memory).
 RAM është i përkohshëm dhe i ndryshueshëm,
përmbajtja e tij humbet kur mungon
elektriciteti (ndërprerjet apo heqja e korrentit).
 Chip-et RAM montohen direkt në bordin
kryesor të qarqeve ose në chip-e të tjera të
montuara në kartat e periferike, të cilët
vendosen direkt në bordin kryesor të qarqeve.

29
Tipet e kujtesës
 RAM është i llojeve të ndryshme:
 EDO (extended data out) – e cila është më e
shpejtë se lloje të tjera të RAM.
DRAM (dynamic RAM) – kujtesë RAM
dinamike.
SDRAM (synchronous DRAM) – që ka
shpejtësi transferimi më të madhe midis
mikroproçesorit dhe kujtesës.

30
Tipet e kujtesës
 ROM (read only memory) është përgjithësisht e
pandryshueshme.
 Në ROM, kombinimi i gjendjeve të qarqeve është i
fiksuar dhe përmbajtja e saj nuk humbet me heqjen
e rrymës.
 ROM ofron ruajtje permanente për të dhënat dhe
instruksionet që nuk ndryshojnë, siç janë programet
dhe të dhënat nga prodhuesit e kompjuterave.

31
Tipet e kujtesës
 Katipe të ndryshme kujtese ROM:
 PROM – programmable ROM – në të cilat
të dhënat dhe instruksionet duhet më parë
të programohen në Chip-et e kujtesës
EPROM – erasable PROM – në të cilën chip
i kujtesës mund të fshihet dhe të
riprogramohet.

32
Tipet e kujtesës
 Cache memory është një lloj kujtese me shpejtësi
të madhe, që një proçesor mund të aksesojë më
shpejt se kujtesën kryesore.
 Ajo vendoset pranë CPU dhe vepron në
bashkëpunim me kujtesën kryesore.
 Duke qënë që në Cache Memory vendosen më
pak të dhëna, CPU mund të kap të dhënat dhe
instruksionet e duhura më shpejt, se sa aty ku i
duhet të zgjedhë midis një numri më të madh të
dhënash.
 Kështu CPU ekzekuton instruksionet më shpejt,
duke bërë që të rritet performanca e sistemit.
33
Tipet e kujtesës
 Megjithëse kostot e kujtesave kryesore kanë
filluar të bien, përsëri ato janë më të
shtrenjta se kujtesat sekondare.
 Kapaciteti i kujtesës mund të jetë i
rëndësishëm në operacionet efektive të një
SIBK.
 Aplikime të ndryshme të SIBK kërkojnë
madhësi të ndryshme të kapacitetit të
kujtesës.

34
Tipet e kujtesës
Tipet e kujteses

RAM ROM

SDRAM DRAM EDO PROM EPROM

35
Multiprocessing
 Multiprocessing përfshin ekzekutimin e njëkohshëm
të dy ose më shumë instruksionesh në të njëjtën
kohë.
 Një coprocessor shpejton përpunimin duke
ekzekutuar disa instruksione specifike, ndërkohë që
CPU punon me një aktivitet tjetër përpunimi.
 Coprocessor-i mund të jetë i brendshëm ose i jashtëm
në CPU dhe mund të ketë shpejtësi kohore të
ndryshme nga CPU.
 Çdo tip coprocessor-i kryen një funksion specifik.
 P.sh. Një veprim matematikor ose ndertimin e një
grafiku,etj.
36
Përpunimi paralel
 Një nga format e multiprocessing, i quajtur
përpunimi paralel, rrit shpejtësinë e përpunimit
duke lidhur disa procesorë në mënyrë që të
operojnë në të njëjtën kohë, ose në paralel.
 Kryerja e kësaj detyre të vështirë kërkon software që
cakton, monitoron dhe kontrollon punën e shumë
përpunimeve në të njëjtën kohë.
 Në përpunimin paralel, një problem biznesi (si psh
projektimi i një produkti apo i pjesëve të një pajisjeje)
ndahet në disa pjesë.
 Çdo pjesë “zgjidhet” nga një proçesor i veçuar.
 Rezultatet e marra nga secili proçesor bashkohen
për të marrë output-in final.
37
Përpunimi paralel

38
Kujtesat sekondare
 Kujtesa kryesore ruan vetëm një pjesë të të dhënave
dhe instruksioneve, që i nevojiten CPU për
përpunim.
 SI kanë nevojë për të ruajtur një numër të madh të
dhënash, instruksionesh dhe informacionesh më
permanente se sa ato të lejuara në kujtesën
kryesore.
 Për këtë qëllim përdoren kujtesat sekondare.
 Në krahasim me kujtesën kryesore, kujtesat
sekondare kanë kapacitete më të mëdha dhe janë
më ekonomike, por janë më të ngadalta.

39
Kujtesat sekondare
 Ashtu si për komponentët e tjerë të Sistemit të
kompjuterave, metoda e kapjes, kapaciteti i ruajtjes
dhe portabiliteti i duhur për mediat e ruajtjes
sekondare përcaktohen nga objektivat e SI.
 Shembull:
 Objektivi i një SI të kompanie kartash krediti është të ketë thirrje
të shpejtë të të dhënave të klientit në mënyrë që të aprovojë të
dhënat e klientit. Në këtë rast një mënyrë kapjeje e shpejtë është
shumë e rëndësishme.
 Në ndonjë rast tjetër mund të jetë më e rëndësishme kapaciteti i
madh i ruajtjes së kujtesës sekondare apo portabiliteti.
 Gjithashtu, faktorë tjetër është edhe siguria, që lejon
njerëzit e autorizuar të aksesojnë të dhënat dhe
programet e rëndësishme.
40
Metodat e kapjes
 Aksesi i të dhënave dhe informacioneve mund të
jetë:
 sekuencial – do të thotë që të dhënat duhet të kapen në po
atë mënyrë sesi janë vendosur.
 Pajisjet që përdoren në kapjen sekuenciale quhen pajisje me
kapje sekuenciale (Sequential access storage device – SASD)
 direkt – do të thotë që të dhënat mund të thirren direkt pa
qënë nevoja të kaloni tek të dhënat e tjera sipas rradhës. Në
kapjen direkte, është e mundur të shkohet direkt dhe të
kapet e dhëna e duhur.
 Pajisjet që përdoren në kapjen direkte quhen pajisje me
kapje direkte (Direct access storage device – DASD)

41
Pajisjet e memorizimit

 Shiritat manjetikë

 Disqet manjetikë

42
Pajisjet e memorizimit
 Disqet optikë
CD-ROM – (Compact disk read only memory) – sapo
të dhënat regjistrohen në një CD-ROM, ato nuk
mund të modifikohen më.
CD-W – (CD – writable) – lejojnë të shkruhen të
dhënat një herë në disk.
CD-RW – (CD – rewritable) – lejon përdoruesit të
rishkruajnë të dhënat.
 Disqet optikë – manjetik – kombinon teknologjitë e
diskut magnetik me teknologjitë CD-ROM. Në to
mund të lexohet dhe të shkruhet

43
Pajisjet e memorizimit
 Disqet
video dixhitale (DVD)
Bashkojnë në një të vetme botën
kompjuterike dhe atë video.
Kur përdoren për të ruajtur video, cilësia
e pamjes është shumë e qartë
Zëri regjistrohet në Dolby të formës
dixhitale, duke krijuar efektet e
ashtuquajtura “surround” të tipit teatër.

44
Pajisjet e memorizimit
 Alternativa të tjera ruajtjeje
Karta e kujtesës (Memory cards)
Kujtesat flash (Flash memory)
Kujtesat e zgjeruara (Expandable storage)
RAID (Redundant Array of
Independent/Inexpensive Disks) – është një
metodë e ruajtjes së të dhënave që gjeneron
extra bite të dhënash nga të dhënat
ekzistuese, duke bërë që sistemi të krijojë një
“hartë të rikonstruktuar”, kështu që nëse hard
disku ndalon së punuari, ai mund të
rindërtojë të dhënat.
45
Pajisjet e memorizimit
 SAN (Storage Area Network) - përdorin
serverat, pajisjet e ruajtjes të shpërndara
dhe rrjetat për të lidhur sistemet e ruajtjes
së tyre së bashku.
 Për të rritur shpejtësinë e ruajtjes dhe
thirrjes së të dhënave përdoren kanalet e
fibrave optike.

46
Pajisjet e hyrjes dhe te daljes
 Përmes këtyre pajisjeve, që shërbejnë si porta
në kompjuter, njerëzit i komunikojnë
kompjuterit të dhënat dhe instruksionet dhe
marrin prej tij rezultatet.
 Pajisjet hyrëse dhe dalëse janë pjesë e
ndërfaqësit të përdoruesit, i cili përfshin
pajisje të tjera hardware e software që i lejojnë
njerëzit të ndërveprojnë me kompjuterin.
Zgjedhja e komponentëve të hyrjes dhe atyre
të daljes varet nga qëllimet e organizatës dhe
objektivat e SI.

47
Pajisjet e hyrjes dhe te daljes
 Forma e informacionit dalës të dëshiruar, natyra
e të dhënave të kërkuara për të gjeneruar këto
informacione dalëse, si dhe shpejtësia e duhur
përcaktojnë pajisjet hyrëse dhe ato dalëse të
përshtatshme.
 Sa më i specializuar të jetë aplikimi, aq më të
specializuara janë pajisjet hyrëse dhe ato dalëse të
sistemit.
 Shpejtësia dhe funksionet e kryera nga pajisjet e
input-it dhe ato të output-it të zgjedhura dhe të
përdorura nga organizata balancohen nga kostot,
kontrolli dhe kompleksiteti i tyre.

48
Natyra e të dhënave
 Të dhënat e lexueshme nga njeriu – janë të dhëna,
që mund të lexohen dhe të kuptohen direkt nga
njerëzit.
 Të dhënat e lexueshme nga makinat – janë të
kuptueshme dhe të lexueshme nga pajisjet
kompjuterike, si për shembull kodet universale
(bar code) të lexueshme nga skanerat, dhe janë të
ruajtura si bite ose si byte.
 Të dhënat mund të jenë të lexueshme nga njeriu
dhe në të njëjtën kohë nga makinat, për shembull
çeqet e bankave.

49
Futja e të dhënave dhe input-i
 Grumbullimi i të dhënave në kompjuter është një
proçes me dy faza:
Faza e parë: të dhënat e lexueshme nga njerëzit
kthehen në formën e lexueshme nga makina
nëpërmjet një proçesi të quajtur Data Entry.
 Faza e dytë: përfshin transferimin e të dhënave
të lexueshme nga makina brenda në sistem
dhe quhet Data input.
 Sot, shumë kompani përdorin Data Entry dhe
Data Input online: komunikim dhe transferim i
menjëhershëm i të dhënave në pajisjet e
kompjuterit të lidhur direkt me kompjuterin
(për shembull agjensi rezervimi biletash).
50
Automatizimi i burimit të të dhënave

 Automatizimi i burimit të të dhënave përfshin


mbledhjen dhe editimin e të dhënave në mënyrë
origjinale, si të dhënat janë krijuar për t’u marrë,
si dhe në atë formë, që mund të futen direkt në
kompjuter, duke siguruar kështu të qënit të
besueshëm dhe në kohë.
 Për shembull, porositë e shitjeve futen në
kompjuter nga personi përgjegjës për shitjen në
vendin dhe kohën kur është bërë ajo.

51
Pajisjet e hyrjes
 Tastiera
 Mouse
 Pajisjet e njohjes së zërit
 Kamerat dixhitale të kompjuterave
 Pajisjet e skanimit
 Makinat bankare automatike (përdorime speciale)
 Pajisjet input me penë
 Penat me dritë
 Ekranet me prekje (Touch Screen)
 Skanerat e Bar Codeve
 etj.
52
Pajisjet e daljes
 Monitorët
 Printerat
 Ploterat
 Pajisjet e muzikës
 Pajisjet dalëse të mikrofilmave
 etj.

53
Pajisjet e hyrjes dhe daljes për qëllime
speciale
 Pajisje shumë funksionale – printer, faks, skaner,
fotokopje në një të vetme.
 Pajisje dalëse zanore i lejojnë kompjuterit të dërgojë
sinjale zanore në formën e një bisede të sintetizuar në
linjat telefonike apo në media të tjera.
 Disa banka dhe institucione financiare përdorin
pajisje të dallimit dhe përgjigjes me zë për t’i dhënë
klientëve informacione në lidhje me llogaritë e tyre
nëpërmjet telefonit.
 ebooks
 smart disks
 etj.
54

You might also like