You are on page 1of 33

ELEMENTET E INFORMATIKES

Leksion 7
Software – Sistemi operativ

Enida Sheme
www.sites.google.com/site/informatika2016eln
Çfarë do të mësojmë

• Çfarë është sistemi operativ


• Funksionet e sistemit operativ
• Historiku i sistemeve operative
• Klasifikimi i Software-ve
• Software sistemi dhe software aplikativ
• Ngarkimi i sistemit operativ (Boot-imi)
dhe BIOS
Çfarë është sistemi operativ
• Sistemi operativ është një software që
kontrollon të gjithë veprimtarinë e një
kompjuteri.
• Përfshin:
• Mjetet me anë të të cilëve përdoruesi mund
të ruajë dhe lexojë skedarë.
• Ndërfaqen me anë të së cilës përdoruesi
kërkon ekzekutimin e një programi.
• Ambjentin e nevojshëm për ekzekutimin e
programeve të kërkuara.
Çfarë është sistemi operativ
• Eshtë një program (bashkësi instruksionesh)
që shërben si ndërmjetës mes përdoruesit të
një kompjuteri dhe hardware-it të tij
• Mbështjellësi i pjesëve Hardware si një njësi
e vetme në sytë e përdoruesit.
• Kompjuteri nuk flet anglisht/shqip/spanjisht
por flet gjuhën e 0-ve dhe 1-shave.
• Sistemi operativ ndërmjetëson si Përkthyes
mes njeriut dhe kompjuterit nga gjuha
njerëzore (komanda të përdoruesit) në
gjuhën e kompjuterit (0 dhe 1).
Ku pozicionohet Sistemi Operativ
Funksionet e sistemit operativ
• Te kontrolloje veprimtarine e nje
kompjuteri
• Te ruaje te lexoje skedare
• Te skeduloje programet per ekzekutim
• Te koordinoje ekzekutimin e programeve
Qëllimet e sistemit operativ
1) Te ekzekutoje programet e perdoruesit
dhe e ben me te lehte zgjidhjen e
problemeve te perdoruesit.
2) Ta beje sistemin kompjuterik me te
pershatshem per perdorim.
3) Te mundesoje perdorimin e hardware
ne menyren me eficente te mundshme.
Shembuj sistemesh operative
• Windows shembulli me i njohur i nje sistemi
operativ. Ofrohet ne nje game te gjere versionesh
nga Microsoft qe perdoren gjeresisht ne arenen e PC
(personal computer). Prone e Microsoft, kod i
mbyllur, me pagese. (Viruse...!!)
• Unix perdoret si per sisteme te medha, ashtu edhe
per PC. Kod i hapur (“open source”) falas. Eshte
baza per Mac OS qe eshte sistemi operativ i
perdorur nga Apple. Google, Amazon, etj perdorin
sisteme bazuar ne Unix. Siguri e larte!!
• Linux , i ngjashem me Unix por nuk eshte Unix.
Perdoret per sisteme te medha por edhe per PC. U
zhvillua fillimisht per qellime jo komerciale nga te
apasionuar te kesaj fushe. Me kod te hapur,
zhvillohet nga nje komunitet programuesish, falas.
Shembull: Debian, RedHat, Fedora, Ubuntu, etj.
Siguri e larte!!
Historiku Windows
Historiku Unix / Linux
Historiku Mac-OS
Klasifikimi i Software-ve
Ndarja e pare e Software-ve
Software aplikative:
• Kryen detyra te caktuara nga perdoruesi

Software te sistemit:
• Siguron infrastrukturen per SW
aplikativ
• Konsiston ne sistemin operativ dhe SW
utilitare.
Software aplikativ
• Programe per te kryer veprime te vecanta ne
varesi te perdorimit te kompjuterit.
• Nje kompjuter qe perdoret per te mbajtur
inventarin e nje kompanie do te mbaje software
aplikimi te ndryshme nga nje kompjuter qe
perdoret nga nje inxhinier elektrik apo nje
farmacist.
• Shembuj software te aplikimit: sisteme per
bazat e te dhenave, sisteme financiare, sisteme
per zhvillim programesh, lojra, etj.
• Adobe Reader, Adobe Photoshop, Kaspersky,
Google Chrome, Notepad, etj.
Software te Sistemit
• Ndryshe nga software te aplikimit,
software te sistemit kryejne veprime qe
jane te pergjithshme per sistemin
kompjuterik.
• Software te sistemit sigurojne
infrastrukturen e nevojshme mbi te cilen
software aplikativ mund te ekzekutohen.
• Sigurojne nje ambjent te pershtatshem per
zhvillimin dhe ekzekutimin e programeve.
Software te sistemit
• Pikepamja e zakonshme e perdoruesve ne
lidhje me sistemin operativ lidhet pikerisht
me programet e sistemit. Ata ofrojne:
• Manipulimin dhe modifikimin e skedareve
• Informacion mbi statusin
• Suport per gjuhet e programimit
• Ngarkimi ne kujtese dhe ekzekutimi i
programeve
• Komunikim mes pjeseve Hardware
• Menaxhimi i skedareve:
create, delete, copy, rename, print, list. Ne pergjithesi
manipulon skedare dhe direktori.
Editore teksti per te krijuar dhe modifikuar skedare.
Komanda speciale per te kerkuar sipas permbajtjes se
skedareve apo per transformime te ndryshme te tekstit.
• Informacion mbi statusin:
• Kerkesa per informacion mbi sistemin, psh: data, ora, sasia
e lire e kujteses, hapesira ne disk, numri I perdoruesve, etj.
• Detaje mbi performancen, loginet, informacion per debug.
• Zakonisht keto programe formatojne dhe printojne
outputin ne terminal apo pajisje te tjera outputi.
• Disa sisteme implementojne nje regjister qe perdoret per te
ruajtur dhe lexuar informacione te konfigurimit.
• Suport per gjuhet e programimit:
kompilatore, asemblues, debuggers,
interpretues, etj.
• Komunikimi:
– Siguron mekanizmin per lidhje virtuale
ndermjet proceseve, perdoruesve, sistemeve
kompjuterike.
– Lejon perdoruesit te dergojne mesazhe ne
ekranet e njeri-tjetrit, te logohen ne distance
(“remotely”) ne nje kompjuter tjeter, te
transferojne skedare nga nje kompjuter ne
tjetrin, etj.
Utility Software
• Ne klasen e Software te sistemit jane dy kategori: Sistemi
operativ dhe Utility Software.
• Shumica e utility software te instaluara konsistojne ne
programe qe kryejne veprime shume te rendesishme por qe
nuk jane perfshire ne sistemin operativ.
• Utility software jane njesi programesh qe zgjerojne aftesite
e sistemit operativ.
• Per shembull aftesia per te formatuar nje disk magnetik
apo per te kopjuar nje skedar nga nje disk magnetik ne nje
CD, zakonisht nuk eshte e implementuar ne sistemin
operativ por sigurohet nga nje utility program.
• Instanca te tjera perfshijne software per te kompresuar apo
dekompresuar informacion, software per te perdorur
prezantime multimediale, dhe software per te mundesuar
komunikimet ne rrjet.
Utility software
• Utility software bejne te mundur qe sistemi te pershtatet
me nevojat e nje instalimi specifik me lehte se sa nqs keto
utility software do te ishin perfshire ne sistemin operativ.
• Por, dallimi midis software te aplikimit dhe utility software
mund te jete edhe i paqarte. Gjithsesi dallimi midis tyre
vjen nga fakti nqs ai software eshte apo jo pjese e
infrastruktures se programeve te kompjuterit.
• Nje software aplikimi mund te kaloje ne status utility
software nqs behet nje mjet shume i rendesishem per
sistemin. Dikur software per komunikimin ne internet
ishte program aplikimi ndersa tani si mjet shume i
rendesishem i shumices se PC eshte kthyer ne utility
software.
• Dallimi midis utility software dhe sistemit operativ eshte
gjithashtu jo shume i qarte. Ketu mund te lindi pyetja nqs
komponente si browser-at apo mediaplayer-at e Microsoft-
it jane pjese te sistemit operativ apo utilitete qe Microsoft
ka perfshire per te qene konkurent ne treg?
2 Perberesit e sistemit operativ
• Shell dhe Kernel: qendrojne sikurse guacka
dhe berthama e sistemit operativ.
• Shell: pjesa e OS qe kontrollon
komunikimin me perdoruesit.
• Text based
• Graphical user interface (GUI)
• Kernel: Kryen veprimet e brendshme baze
• Menaxheri i skedareve
• Diverat e pajisjeve
• Menaxheri i kujteses
• Scheduler dhe dispatcher
SHELL (guacka)
• SHELL i nje sistemi operativ luan nje rol te rendesishem
ne percaktimin e funksionaliteteve te sistemit, por ne te
vertete ajo eshte thjeshte nje nderfaqe midis perdoruesit
dhe zemres se sistemit operativ.
• Dallimi i SHELL dhe pjeseve te brendshme te sistemit
operativ theksohet nga fakti qe disa sisteme operative e
lejojne perdoruesin te zgjedhe midis disa SHELL per te
patur nderfaqen me te pershtatshme per ate perdorues.
• Perdoruesit e sistemit operativ UNIX mund te zgjedhin
midis disa SHELL si psh: Bourne shell, C shell dhe Korn
shell.
• Versionet e hershme te Microsoft Windows u ndertuan
duke zevendesuar shell-in text-based qe perdorej
aktualisht me sistemin operativ te quajtur MS-DOS, me
nje GUI shell. Megjithate sistemi operativ nen te mbeti
MS-DOS.
Shell si nderfaqe mes perdoruesve
dhe sistemit operativ
Shell
Implementimi i sistemit operativ
• Pasi sistemi operativ projektohet ai duhet
te implementohet nepermjet nje gjuhe
programimi:
• Dikur shkruheshin ne gjuhe asembler, tani
kryesisht ne C dhe C++
• Sistemi i pare qe nuk u shkruajt ne gjuhe
asembler ishte MCP (Master Control
Program) i shkruar ne ALGOL.
• Linux dheWindows jane te shkruar
kryesisht ne C, me disa pjese ne asembler
ne varesi te driverave te pajisjeve.
Kernel (Berthama)
• Ndryeshe nga SHELL i sistemit
operativ, pjesa e brendshme e sistemit
operativ quhet kernel.
• Kerneli i nje sistemi operativ permban
komponentet e software qe kryejne
funksionet baze te nevojshme.
Shembull: struktura e Unix
Ngarkimi i sistemit operativ
• Thame qe sistemi operativ siguron
infrastrukturen e nevojshme per te gjithe
software e tjere.
• Po vete sistemi operativ si startohet, vihet ne
ekzekutim?
• Kjo njihet si procedura e bootimit qe
ekzekutohet nga sistemi sa here qe ai ndizet.
• Ne kete procedure transferohet sistemi operativ
nga hard disku (ku ruhet ne forme permanente)
ne RAM (qe teorikisht eshte bosh sapo ndizet
kompjuteri).
Boot-imi
• CPU eshte projektuar qe Program Counter i tij
te mbaje nje adrese te caktuar sa here qe CPU
ndizet.
• Ne kete adrese CPU pret te gjeje adresen e
fillimit te programit qe do te ekzekutohet. Ajo
qe duhet ne kete rast eshte te vendosim
sistemin operativ ne kete pozicion.
• Per qellime ekonomike dhe eficence, RAM e
humb permbajtjen e vet kur kompjuteri fiket.
• Na duhet nje menyre per te krijuar permbajtjen
e RAM sa here qe sistemi ristartohet.
ROM (Read-Only Memory)
• Nje pjese e vogel e RAM ne kompjuter, aty ku CPU pret te
gjeje fillimin e programit qe do te ekzekutohet ne ndezje te
kompjuterit, eshte e ndertuar nga qeliza te qendrueshme
kujtese.
• Kjo tip kujtese njihet si ROM, mqs te dhenat ne te mund te
lexohen por jo te ndryshohen.
• Me saktesisht, shumica e ROM ne PC aktuale eshte e
ndertuar nga kujtesa flash (jo ROM i mirefillte mqs mund
te ndryshohet ne rrethana te vecanta)
• Programi i ruajtur ne ROM quhet bootstrap. Ky eshte
programi qe ekzekutohet automatikisht kur sistemi ndizet.
• Detyra e tij eshte te orientoje CPU te transferoje sistemin
operativ nga pozicioni i paracaktuar ne hard-disk,
ne RAM. (nga kujtesa dytesore ne kujtesen paresore)
Procesi i boot-imit
BIOS
• ROM ne nje PC mban nje bashkesi
rutinash software per te kryer veprime I/O
(marrja e informacionit nga tastiera,
shfaqja e mesazheve ne ekran dhe leximi i
informacionit nga kujtesa).
• Mqs ruhen ne ROM, keto rutina mund te
perdoren nga bootstrap per veprime I/O
para se sistemi operativ te behet
funksional.
• Keto rutina perbejne
• Basic Input/Output System ose BIOS.
Fund leksioni
16 Janar 2017

You might also like