You are on page 1of 5

UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES

FAKULTETI I INXHINIERISE SE NDERTIMIT


DEPARTAMENTI I INXHINIERISE SE MJEDISIT

DETYRE KURSI

LENDA: BAZE INFORMATIKE


TEMA: “CILAT JANE PARAMETRAT E KOMPJUTERIT
TE NJE INXHINIERI?”

PUNOI: XHUANA XHIKA


KURSI: I/A
VITI AKADEMIK 2021-2022

Detyrë Kursi Tiranë,Nëntor 2021 Bazë Informatike


Konceptet bazë të një kompjuteri
Kompjuteri mund të përcaktohet si një makinë që kryen automatikesht sekuenca
operacionesh elementare në bazë të programeve të regjistruara paraprakisht në të.
Kur flasim për kompjuterin, kemi të bëjmë me një sistem përpunimi të përbërë nga dy
pjesë:

 Hardware-i (përfshin të gjitha njësitë elektronike të kompjuterit dhe suportet e


tyre)
 Software-i (përfshin programe të llojeve të ndryshme,bazë ose aplikativë)
Hardware-i dhe software-i bashkëveprojnë gjatë zjidhjes së një problemi.

Llojet e kompjuterave
 Desktop PC: Këto lloje kompjuterash, shpesh,përdoren duke u vendosur mbi
një tavolinë dhe gjejnë përdorim në: zyra,shtëpi,shkolla etj. Pjesët kryesore të
ketyre kompjuterave janë: njësia qendrore,monitori,mausi dhe tastiera.
 All in one PC(Të gjitha në një): Këto lloj kompjuterash funksionojnë si
desktop, por me ndryshimin që njësia qëndrore dhe monitori janë të integruara
në një.
 Laptopi : Është një lloj kompjuteri portabël me bateri, duke na dhënë
mundësinë ta përdorim kudo. Laptopi është shumë më i komandueshëm sesa
desktopi, por nuk sugjerohet për punime të gjata.

Pajisjet hyrëse (input) dhe dalëse (output)


 Input: Do të kuptojmë futjen e të dhënavë në kompjuter. Pajisjet input janë:
tastiera,mausi,touch screen,mikrofoni,skanerat,webcam,kamera digjitale,CD.
 Output: Do të kuptojmë marrjen e informacionit(të të dhënave) në bazë të
instruksioneve që i kemi dhënë kompjuterit. Pajisjet output janë: monitori,
projektori,printeri,altoparlantët,kufjet.
Pjesët e brendshme të kompjuterit
 Motherboard-i: Qarku kryesor i cili ka lidhje direkte ose indirekte me cdo
pjesë te kompjuterit tonë.
 CPU(Central Processing Unit): Njësia qendrore e procesimit i cili ndodhet i
instaluar në motherboard dhe njihet ndryshe si “truri i kompjuterit”.
 RAM(Random Access Memory): është memoria afatshkurtër e kompjuterit
për arsye se, nëse e mbyllim kompjuterin, të dhënat qe ndodhen në memorien
RAM zhduken.
 ROM(Read Only Memory): quhet ndryshe edhe memorie e vdekur ose e
ngrirë. Kjo memorie e ruan informacionin edhe pas fikjes së kompjuterit, ndaj
dhe njihet ndryshe si memoria afatgjatë.
 Hard Disku(HDD): është vendi ku ne ruajmë programet, dokumentet,
fotografitë dhe cdo gjë tjetër në kompjuterin tonë.
 Karta grafike GPU(Graphic Processing Unit): është një nga pajisjet kryesore
të instaluara në kompjuter. Karta grafike siguron pamje me ngjyra dhe qartësi
vizuale të cilësisë së lartë duke prcocesuar dhe ekzekutuar të dhënat
grafike(vecanërsiht ato 3D).
 Furnizuesi i energjisë- Kjo pajisje konverton fuqinë e marrë nga një burim
energjie(prizë muri) në energji të favorshme për kompjuterin tonë dhe me anë
të kabllove përbërëse, i con energi motherboardit dhe komponentëve të tjerë të
kompjuterit. Nëse kjo pajisje ka një problem,i gjithë kompjuteri është i
papërdorshëm deri kur të bëjmë zëvendësimin e furnizuesit të energjisë.
 CD/DVD(Optical Drive)- Kjo është një pajisje e cila bën leximin dhe shkrimin
e CD-ve ose DVD-ve.
 Ventilatori i sistemit- Kompjuterat tanë punojnë me orar të zgjatur, madje ka
raste ku ne harrojmë ta mbyllim kompjuterin. Mund të kalojë një ditë e tërë që
kompjuteri ka qënë i ndezur dhe është ventilatori i sistemit ai që bën të
mundur ruajtjen nga prishja e pajisjeve tona nga nxehtësia e kohëzgjatjes së
punës. Puna kryesore e këtij ventilatori është të freskojë duke kaluar ajër në
pajisjet që ndodhen brenda kompjuterit tonë.
 Shpërndarësi i nxëhtësisë- Procesori kishte rol shumë të rëndësishem në
kompjuterin tonë, saqë quhet edhe truri i kompjuterit. Për këtë arsye duhet të
bëjmë cmos që ta ruajmë nga një defekt i mundshëm. Shpërndarësi i nxehtësisë
e ruan procesorin nga mbinxehtësia,duke bërë shpërndarjën e saj dhe duke e
ftohur procesorin.
 Karta e zërit- është e vendosur brenda motherboardit, por mund të vendoset
edhe një kartë e jashtme zanore nëse është e nevojshme.
 BUS- nuk është gjë tjetër vecse një rrugë elektrike e cila lidh karta të ndryshme
me motherboardin si për shembull: kartën grafike ose kartën e zërit.
 Chipset-funksioni i tij është lidhja midis CPU-së (procesorit) dhe
komponentëve te tjerë të kompjuterit si RAM-i,komponentëve shtesë si USB.

Kërkesat e nevojshme për një kompjuter (laptop) inxhinierik


Në punët dhe detyrat e një inxhinieri të kohës moderne, prania e një kompjuteri është
tepër e rëndësishme pasi një pajisje e tillë ka rol kufizues dhe mbi të gjitha lehtëson
dhe përshpejton një shumëllojshmëri punësh dhe detyrash. Për këtë rol që një
kompjutër ka në punën e një inxhinieri duhet patur kujdes në përzgjedhjen e tij. Një
kompjuter desktop do të ishte zgjedhja më e mirë, pasi ky lloj kompjuteri është shumë
i fuqishëm dhe i shpejtë, por megjithatë inxhinierëve dhe studentëve të inxhinierisë u
rekomandohet laptopi pasi lehtësia ne transport e bën atë më praktik dhe falë
teknologjisë një pjesë e madhe e laptopëve po behen të fuqishëm sa një kompjuter
desktop.

7 pikat që duhen marr parasysh në zgjedhjen e një laptopi


inxhinierik
 Procesori (CPU-shpejtësia e tij): Performanca e një procesori të shpejtë lehtëson
punën në programe të ndryshme si AUTOCAD-i, ndaj një laptop duhet të ketë
minimum një processor I5.
 Hard-Disk Drive Memory- Një aspekt tjetër i rëndësishëm është memoria dhe vendi i
ruajtjes së informacionit i cili duhet të bahet i sigurt në një hard-disku. Memoria që
duhet të ketë një laptop është të pakten 500GB.
 RAM-i: Përvec procesorit dhe memories,RAM-i është vendi ku zhvillohet puna e
vërtetë, pasi RAM-i ndikon drejtpërsëdrejti në shpejtësinë e kompjuterit, në sa më
shumë RAM të ketë akses CPU-ja aq më i shpejtë është kompjuteri. Minimumi duhet
të jetë 8 GB.
 Karta e rrjetit: e cila ndihmon në shpërndarjen e punës dhe të dokumentave me
pajisje të tjera.
 Madhësia e ekranit: Një laptop 14 ose 15 inch është i mirë mjaftueshëm për të shfaqur
element të ndryshëm. Por duhet patur parasysh rezolucioni i laptop i laptopi i cili
rekomandohet të jetë 1920-1080 pixel .
 Kartë grafike e dedikuar: Një kartë grafike 2 GB DDR3 duhet të jetë e mjaftueshme,
por nëse laptopi përdoret në punë të tjera si lojërat e nivelit të lartë, duhet të keni
parasysh një kartë grafikë DDR5 si seria Nvidia GTX.
 Sistemi operativ: Një MacBook apo një laptop Windows? Ka shumë më tepër
përparësi me laptopin Windows për shkak të shkathtësisë së tij dhe fleksibilitetit të
çmimeve.
Konkluzione
Që të funksionojë një kompjuter duhet të ketë një bashkëveprim midis hardware-it dhe
software-it si dhe midis pjesëve te transmetimit te informacionit (pajisjet input dhe
output).
Profesioni i inxhinierit është shumë i lidhur me përdorimet e pajisjeve elektronike
(kompjuter,laptop,tablet etj), ndaj dhe përzgjedhja e tyre duhet të jetë specifike për disa
parametra ku me kryesorët janë: procesori,memoria,RAM,ekrani,karta grafike,karta e
rrjetit dhe sistemi operativ.
Në përgjithësi sa më të larta të jenë vlerat e parametrave të mësipërme aq më
multifunksional dhe efektiv është përdorimi i ketij kompjuteri. Kompjuterat të tipit
desktop konsiderohen si më të mirët për punën e inxhinereve, por falë teknologjisë së
avancueshme sot ekzistojnë laptopa shumë të mirë të cilit kanë të njëjtën kapacitet si një
desktop, por në ndryshim nga ata laptopët janë portabël dhe më praktik.

Referencat
Ardiana Gjonaj, Elda Nallbani,Sanie Cela. 2010. Baza te informatikes. Tirane.
n.d. COMPUTER REQUIREMENTS. https://olemiss.edu/.
E.Tasho ,S.Greca,S.Maxhelaku,K.Ramili. 2016. "Teknologjia e informacionit dhe e
Komunikimit 10". Tirane: IRISOFT EDUCATION.
(Software engineer), Emmanuel Stalling 2020. How to Choose the Perfect Laptop for
Engineers and Engineering Students. New York: https://gineersnow.com/.

You might also like