You are on page 1of 2

Ese argumentuese:“Kongresi i

Lushnjes,nje nga ngjarjet me kulmore te


historise se popullit shqiptar.”

Kongresi i Lushnjës (21 janar 1920)


Kongresi i Lushnjës hapi zyrtarisht punimet me 21 janar 1920, ndërsa
punimet i zhvilloi nga data 28 deri më 31 janar 1920. Është një nga
kuvendet kombëtare më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar.
Qëllimi i mbajtjes së Kongresit të Lushnjës ishte mbrojtja e tërësisë
territoriale të Shqipërisë, rimëkëmbja e shtetit shqiptar dhe sigurimi i
pavarësisë së tij. Në të morën pjesë rreth 50 përfaqësues nga pjesa më e
madhe e krahinave të shtetit shqiptar. Kongresi i Lushnjës mori vendime
të rëndësishme politike. Ai hodhi poshtë planet e Konfencës së Paqes në
Paris dhe u shpreh për mbrojtjen me çdo kusht të tërësisë dhe të pavarësisë
së plotë të shtetit shqiptar në kufijtë e vendosur nga Konferenca e
Ambasadorëve në Londër në vitin 1913. Gjatë punimeve të tij u miratua
një akt kushtetues, në të cilin ripohohej sovraniteti i plotë i shtetit
shqiptar. Ai zgjodhi organet më të larta të shtetit shqiptar si Këshillin e
Lartë të përbërë nga katër vetë, i cili do të kryente detyrën e kryetarit të
shtetit deri sa të caktohej forma përfundimtare e regjimit. U krijua Këshilli
Kombëtar i përbërë nga 37 përfaqësues, i cili do të kryente funksionet e
parlamentit shqiptar. Kongresi i Lushnjës me shumicë votash rrëzoi
Qeverinë e Durrësit dhe zgjodhi një qeveri të re kombëtare të drejtuar nga
Sulejman Delvina.Por mbi te gjitha nje nga vendimet e ketij Kongresi qe i
ka rezistuar kohes dhe ende ekziston eshte pikerisht shpallja e Tiranes si
Kryeqytet te Shqiperise.Tirana sot eshte nje qytet modern i cili po
zhvillohet dhe po ndertohet dita dites, nje qytet i urbanizuar ,ku jeton
pjesa me e madhe e popullsise se gjithe Shqiperise,dhe te mendosh qe ne
kohen kur u mbajt Kongresi i Lushnjes ,Tirana ishte nje fshat,nje qyteze e
vogel.Sipas meje Kongresi i Lushnjes eshte nje nder kongreset me te
rendesishme te te gjithe historise se kombit tone dhe te Shqiperise .Kjo
lidhet pikerisht me vendimet e ketij kongresi ,shpjallja e nje kryeqyteti si te
gjithe vendet ballkanike apo europiane,formimi i nje qeverie te re me
Sulejman Delvinen,zgjidhja e organeve te shtetit si parlamenti… kjo na
tregon se Shqiperia ishte ne hapat e formimit te nje shteti te mirefillte me
kushtetuten e tij,organet drejtuese,qeverine e tij,kryeqytetin e tijdhe ky
kongres ishte pikerisht “shpresa” e Shqiperise.

You might also like