You are on page 1of 48

 Në mbarim të Luftës së Parë Botërore, në nëntor të 1918, gjendja në

Shqipëri paraqitej si më poshtë:

 Pjesa më e madhe e territorit brenda kufijve të 1913 ishte nën kontrollin e


trupave italiane.
 Francezët mbanin krahinën e Korçës.
 Trupat serbe rreshtoheshin në “vijën strategjike”.
 Ndërsa Shkodra u rivendos nën një administratë ndërkombëtare si përpara
lufte, por tani në një rreth më të ngushtë: qyteti u vu nën kontrollin e një
garnizoni ndëraleat (franko-italo-anglez) të komanduar nga koloneli
francez Dë Fortu (De Forthou).
 Në këto kushte vendi ishte zhytur në një kaos të vërtetë dhe në një mjerim
të thellë.
 Asnjëher nuk ka qenë e mundur të bëhet një bilanc i saktë i humbjeve në
njerëz dhe në dëme materiale gjatë këtyre viteve.
 Është folur për rrethë 70 mijë viktima të shkaktuara si nga epidemitë,
ashtu edhe nga veprimet ushtarake të palëve ndërluftuese.
 Kjo merrte përmasat e një tragjedie të vërtetë kombëtare, po të kihet
sidomos parasyshë se popullsia që u la brenda kufijve të shtetit shqiptar
para lufte nuk arrinte as 1 milion frymë.
 Në përmbajtjen e tij dallohen dy elemente kryesore: së pari, propozimi
për ndërprerjen e Luftës dhe përfundimi i menjëhershëm i “një paqeje
të drejt e demokratike”, pa aneksime;
 Dhe së dyti, denoncimi i diplomacisë së fshehtë i pasur nga botimi i
traktateve të fshehta të lidhura ose të miratuara nga ish-qeveria cariste.
 Ndër to kishte një pikë (pika 11), që u kushtohej posaçërisht
problemeve të Ballkanit, por formulimi linte shteg për interpretime dhe
shtrembërime.
RIMËKËMBJA E SHTETIT KOMBËTAR SHQIPTAR
NË VITET 1920-1924

Kongresi i Lushnjës dhe vendimet e tij për rimëkëmbjen e


shtetit kombëtar shqiptar.

Statusi i Lushnjës
Kongresi i Lushnjës u thirr si mbledhje e përgjithshme kombëtare,
më përfaqësues të të gjitha krahinave të vendit. Ai u mblodh në
Lushnjë, më 21 janar 1920. Për shkak të vonesës së disa
delegatëve punimet e tij u shtynë pas një jave dhe u zhvilluan nga
data 28 deri 31 janar 1920.
• Boshtin qendror të krejt punimeve të Kongresit të Lushnjës
dhe të vendimeve të tij e përbënin ideja e rimëkembjes së
shtetit shqiptar të ngritur pas kaq përpjekjesh dhe sakrificash
të 28 nëntorit 1912.
• Kongresi i Lushnjës jo vetëm që afirmoi pavarësinë e vendit,
por mori masa të mjaftueshme edhe për organizimin e shtetit
shqiptar. Ai përcaktoi parimet kushtetuese të këtij shteti në
një dokument të posaçëm, të titulluar “Bazat e kanunorës së
Këshillit të Lartë”. Ky dokument kishte plotësisht karakterin
e kushtetutës ose të Statusit, prej nga doli edhe emri “Statuti
i Lushnjës”.
 Statusi i Lushnjës përfaqëson të parën kushtetutë të shtetit
shqiptar të miratuar nga një përfaqësi kombëtare. Me gjithë
përmbajtjen e tij të shkurtër, ai dallohej për frymën
demokratike borgjeze.

 Koha e veprimit të tij shtrihej deri në miratimin e


kushtetutës përfundimtare prej Asamblesë Kushtetuese. Për
ushtrimin e funksioneve të kryetarit të shtetit Kongresi i
Lushnjës caktoi një organ kolegjial prej 4 vetash. Ky ishte
Këshilli i Lartë, një organ me kompetenca mjaft të
kufizuara.
 Lidhur me fushën legjislative Këshilli i Lartë detyrohej të
pëlqente çdo ligj që votohej nga organi përfaqësues dhe
duhet të merrte masa për zbatimin e tij. Po kështu i kufizuar
ishte edhe e drejta tjetër e Këshillit të Lartë për formimin e
qeverisë së re.

 Në rast dorëheqje ose shkarkimi të qeverisë, Këshilli i Lartë


caktonte kryeministrin e ri i cili, së bashku me qeverinë
merrte pëlqimin e formuar prej tij, fillonte nga puna vetëm
pasi të merrte pëlqimin e organit përfaqësues.
• Këshilli i Lartë do të vepronte si organ kolegjial pa
pasur në krye të vet ndonjë kryetar. Përbërja e tij u
zgjidh nga vetë Kongresi, kurse plotësimin e vendeve të
mbetur bosh do ta bënte Këshilli Kombëtar. Këshilli i
Lartë nuk kishte të drejta dhe as privilegjet e mbretit.
Mëgjithëse Këshilli i Lartë zëvendësonte mbretin.
- Një tjetër organ i lartë i shtetit shqiptar, që u vendos të krijohej në
Kongresin e Lushnjës, ishtë SENATI.

- Ky karakter i senatit bëhej i qartë si nga formulimi i vendimit të


Lushnjës mbi bazën e tij juridike, ashtu edhe nga vetë veprimtaria e më
vonshme e këtij organi, që nisi të funksiononte, qysh në fillim si
parlament i shtetit shqiptar.
- Pastaj një çështje akoma e rëndësishme ishte ajo e sqarimit
të kompetencave të Këshillit Kombëtar, ku ky organ do të
krynte veprimtarinë legjislative të shtetit shqiptar. Organi i
tretë i lartë i formuar në Kongresin e Lushnjës ishte:

- Qeveria ose Kabineti: e cila u kryesua nga Sylejman Delvina


dhe në përbërjen e saj kishte 5 antarë si titullarë të dikastereve
përkatëse.
 - Duke analizuar pozitën juridike të tre organeve të
larta të shtetit, që u krijuan në Kongresin e
Lushnjës, Këshillit të Lartë, Senatit (Këshillit
Kombëtar) dhe Qeverisë vihet re që në formimin e
tyre është ndjekur teoria e ndarjes së pushteteve.
Statuti i Zgjeruar i Lushnjës

 Si një akt kushtetues i shkurtër, vetëm me gjashtë nene (Statuti


i Lushnjës) nuk përcaktonte me hollësi organizimin shtetëror
të vendit. Më këtë çështje u muar posaçërisht dhe deri në
përfundimin e tij Këshilli Kombëtar, i dalur nga zgjedhjet e
bëra në fillim të vitit 1921.
 Këshilli Kombëtar e përfundoi krejt punën për plotësimin ose
zgjerimin e “Statutit të Lushnjës” më 14 nëntor 1922, ai miratoi
dukomentin kushtetues përkatës që titullohej “Statuti i zgjerimit
të Lushnjës”. Ai nuk dilte si statut i ri, por si plotësim i atij të
Lushnjës.
 Statuti i Zgjeruar i Lushnjës ishte një dokument kushtetues me
përmbajtje përparimtare që për kushtet historike të Shqipërisë
se fillimi i viteve’ 20 dhe miratimi i tij kishte rëndësi në luftën
e atëhershme politike, për çrrënjosjen e feudalizmit dhe
demokratizimin e jetës së vendit.

 Çështja e parë që trajtohej në Statutin e Zgjeruar të Lushnjës


ishte ajo e formës së qeverisjes. Statuti i Zgjeruar i Lushnjës
trajtonte edhe një çështje tjetër të rëndësishme, atë të
sovranitetit.
• Në pjesët tjera të Statutit të Zgjeruar të Lushnjës flitej
gjerësisht për çështjet e organizimit shtetëror. Organi më i
rëndësishëm në sistemin e mekanizmit shtetëror mbetej ai që
ushtronte pushteti legjislativ dhe emri i tij ndryshohej nga
Këshilli Kombëtar në Parlament.

• Ai përbëhej prej një dhome të vetme dhe sipas këtij statuti ai


zgjidhej çdo katër vite.
 Pozita më e lartë jurdiko-kushtetuese e parlamentit në
krahasim më dy organet e tjera të shtetit, pasqyrohej edhe në
kompetenca të veçanta që i njiheshin atij nga statuti, si, në
fushën e politikës së brendshme:
- bënte interpretimin autentik të ligjeve,
- përcaktonte organizmin e shtetit,
- krijonte nëpunësi të ndryshme,
- vendoste taksa e tatime etj.
Ndërsa në fushën e politikës së jashtme parlamenti:
- bënte ratifikimin e traktateve ndërkombëtare,
- shpalljen e luftës
- marrjen e huave nga shtetet tjera etj.
• Në Statut flitej për përgjegjësinë e qeverisë dhe të
ministrave, si edhe një përgjegjësi kishte edhe Parlamenti,
si:
- politike,
- penale dhe,
- civile.
 Satuti i Zgjerimit të Lushnjës ndalej në hollësi edhe në organin
tjetër në Këshillin e Lartë, i cili cilësohej në Statut si “kreu më i
lartë i shtetit”, dhe përbërja e këtij organi mbetej po me katër
antarë, kurse koha e vazhdimit të tyre kufizohej në tre vjetë.

 Qeveria ose Kabineti përcaktohej si organi i cili ushtronte


“pushtetin ekzekutiv”, ku kjo ishte pozita juridike e këtij organi
edhe sipas vendimeve të Kongresit të Lushnjës.
Por në statutin e zgjeruar trajtohen më hollësisht këto tri
çështje kryesore:
-së pari raportet e qeverisë në Këshillin e Lartë dhe
Parlamentin,
-së dyti për cilësitë që kërkoheshin në emërimin e një
ministri,
-së treti për përgjegjësinë e qeverisë dhe të anëtarëve të saj.
* Statuti i Zgjeruar i Lushnjës, ndalej edhe në
pushtetin gjyqësor, ku trajtonte çështjet kryesore,
që kishin të bënin:
- së pari me mënyrën e shqyrtimit dhe të
dhënies së dënimit nga ana e gjykatave,
- së dyti me emërimin e gjyqtarëve dhe
parimin e mos zëvëndësimit të tyre.
 Statuti i Zgjeruar i Lushnjës trajtonte edhe çështje të të
drejtave dhe lirive të shtetasve. Të drejtat dhe liritë e
shtetasve ndaheshin në dy grupe:
- në të drejtën civile dhe
- politike.
- Statuti i Zgjeruar i Lushnjës kishte karakter të përkohshëm
dhe linte gjurmën e lëvizjës së ardhshme demokratike në
vend, i cili do të mbetej në fuqi derisa të miratohej
përfundimisht statuti i shtetit nga ana e Asamblesë
Kushtetuese.
Revolucioni i Qershorit 1924. Qeveria e Fan S. Nolit.

Forma e qeverisjes

*Përsa i përketë formës së qeverisjës në periudhën qershor-


dhjetor 1924, janë shfaqur dy pikëpamje: disa përcaktojnë atë si
Monarki, të tjerët e konsiderojnë si Republikë demokratiko-
borgjeze.

- Në vitin 1922-1924, rrethet demokratike vënë në plan të parë


kërkesën për formën republikane të qeverisjes, dhe me fitoren e
revolucionit shpresuan që ta bënin realitet. Por, de jure, edhe gjatë
qeverisjes së Nolit u ruajt forma monarkiste e shtetit.
Organet e larta dhe të administratës shtetërore

 Asambleja Kushtetuese: pas fitores së Revolucionit të qershorit


u shprënda vetëvetiu. Shumica e anëtarëve të saj u arratisën
jashtë shtetit, derisa të bëheshin zgjedhje të reja parlamentare
vendi mbeti pa organ përfaqësues.
 Këshilli i Lartë: vazhdonte të ekzistonte edhe gjatë qeverisjes së
Nolit. Në shtypin demokratik të kohës shfaqën mendime të
ndryshme lidhur me natyrën e Këshillit të Lartë, ku disa shprehen
së nuk mund të quhet e ligjshme qenia e një organi të tillë, të
zgjedhur nga Asambleja Kushtetuese që tashmë ishte shpërndarë,
dhe të tjerët e konsiderojnë anëtarin e Këshillit të Lartë si kryetar
të Republikës Shqiptare.
 Këshilli i Ministrave: ishtë organi më i lartë i administratës
shtetërore që ushtronte pushteti ekzekutiv. Pozita juridiko-
kushtetuese e këtij organi, e përcaktuar qysh në Statutin e
Zgjeruar të Lushnjës, gjatë periudhës qershor-dhjetor 1924, jo
vetëm se gjeti shprehje praktike më të plotë por u zgjerua edhe
më tej.

 Për realizimin e këtyre detyrave kërkohej vendosja e një pushteti


të fortë revolucionar. Mëqenëse ideja e diktaturës nuk gjeti
miratim me 16 qershor 1924, u fromua Qeveria Demokratike, ku
detyra e kryeministrit iu caktua Fan Nolit.
 Më 19 qershor 1924, Qeveria e kryesuar nga Fan Noli shpalli
programin e saj prej 20 pikave, e cila synonte futjen e vendit
në rrugën e zhvillimit demokratiko-borgjez.
 Qeveria zotohej:
- të ruante dhe të forconte pushtetin demokratik,
- të çarmatoste popullin,
- për rivendosjen e sundimit të ligjit,
- të bënte reforma rrënjësore në të gjitha degët e
administratës,
- të çrrënjosej feudalizmi,
- të lejonte hyrjën e kapitaleve të huaja,
- për zhvillimin e politikës së jashtme dhe
- të ketë marrëdhënie miqësore me të gjitha shtetet etj.
 Programi i Qeverisë së Nolit ishte demokratik, dhe si rezultat
i kësaj ai u përkrah nga mitingje të shumta nga populli.
Kundër këtij programi u ngritën me tërbim çifligarët, reaksioni
i brendshëm, reaksioni i jashtëm dhe shovinistët fqinjë.

 Duke përfituar nga liritë demokratike, elementi armik filloi të


komplotonte, bënte propagandë me gojë e me shkrim kundër
pushtetit të ri demokratik.
- Megjithë rezultatet pozitive që patën në fillim, masa e
qeverisë nuk mundi të sigurojë ruajtjen e rendit. Qeveria e
Nolit nuk u nënshtrua, mori disa masa kundër elementëve
armiq, kështuqë ajo nuk u tregua konsekuente në këtë rrugë.
• Nyje në programin ekonomiko-shoqëror ishte raforma agrare,
ku ky ishte një projektligj dhe një masë e parë e marrë nga
ana e qeverisë në favor të fshatarësisë.

• Në fushën financiare qeveria mundi të balanconte buxhetin e


shtetit, sikurse kishte parashikuar.

• Njëkohësisht qeveria mori masa edhe në sferën e arsimit, për


zbatimin e arsimit fillor të detyrueshëm, për ndarjen e
bursave, për rritjen e autoritetit të mësuesit si dhe laicizmin e
shkollave.
Reformimi i legjislacionit dhe demokratizimi
i veprimtarisë së gjykatave

 Programi i Qeverisë së Nolit parashikonte edhe reformimin e


legjislacionit dhe demokratizimin e veprimtarisë së gjykatave.
Ministria e Drejtësisë filloi punën menjëherë në këtë drejtim
për të reformuar sistemin legjislativ që kishte trashëguar nga
koha turke si dhe nga sheriati.

 Një kujdes të veçantë në këtë drejtim iu kushtua edhe formimit


të Kodit të ri penal, por një hartim i tillë nuk arriti të bëhej
asnjëherë nga Qeveria e Nolit.
- Vëmëndje të posaçme iu kushtua edhe çështjes së kuadrit
gjyqësor, ku qeveria bëri përpjekje për demokratizimin e
veprimtarisë së gjykatave.

 Edhe për kundër masave të marra, Qeveria Demokratike e


Fan Nolit, nuk arriti që të siguroj jetë të gjatë, ku më 24
dhjetor 1924, kabineti i Nolit dha dorëheqje, dhe në krye të
Qeverisë erdhi Ahmet Zogu.
Sulejman Delvina dhe kryesia e qeverisë së tij
Shtëpia e Kongresit të Lushnjës
Pas mbledhjes 28 Janar
Lushnje, më 31 janar 1920
Figura e Fan Nolit
Fan S. Noli duke hyrë në Selinë e Lidhjes së Kombeve në Gjenevë më 1924.
Fjalimi i Nolit në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë në 1924
Masakrimi i Çamëve me sëpata
Çetnikët në Kosovë më 1913
Çetnikët serb në Kosovë më 1913
Pallati i Versajës në Paris
Esat Pashë Toptani në Selanik

You might also like