You are on page 1of 14

E DREJTA KUSHTETUESE – Prof.Dr.Arsim Bajrami , Prof.Dr.

Florent Muçaj

ME KUSHTETUT KUPTOJME:
- Aktin më të lartë juridiko-politik më të cilin percaktohen dhe mbrohen vlerat
themelore të një shteti.

ELEMENTET E KUSHTETUTES JANE:


1. akt juridik,
2. akt politik,
3. akt i sovranitetit të popullit,
4. akt i lirive dhe të drejtave të qytetarit,
5. akt më të cilin behet ndarja dhe kontrolli i pushtetit etj.

Kuptimi klasik i kushtetutav

- Kuptimi Formal - paraqet kushtetutën si akt juridik i shkruar dhe i kodifikuar, i miratuar nga
organi më i lartë shtetërore sipas procedurës se veçante.
- Kuptimi Material - paraqet kushtetutën si tersi normash ose rregullash të cilat e rregullojnë
bazën e sistemit shoqërore.
- Kuptimi Politik -”Kushtetuta paraqet dekleracion të proklamuar solemnisht, qe përmban
rregulla për kontrollin e pushtetit politik, veçmas për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të
njeriut”.

Permbajta dhe struktura e kushtetutes

- Prambula - Tekst parahyres në kushtetute, në të cilen kushtetutedhënesi shpjegon qëllimet e


nxjerrjes se kushtetutes, kontekstin e saj historik si dhe objektivat qe ajo synon ti ralizoj.

- Pjesa Normative - paraqet pjesën qendrore, përkatësisht kushtetutën e vendit përkatës. Në të


shprehet përmbajtja e tekstit të kushtetutës. Pjesa normative është e shënuar (sipas neneve)
me numra
- Dispozitat per ndryshimin e kushtetutes -
- Dispozitat perfundimetare
- Dispozitat kalimtare.

Amendamenti kushtetues është akt kushtetues i cili paraqitet gjithmonë në kushtet e ekzistimin e
kushtetutës në një vend. Me të bëhet plotësimi i kushtetutës ekzistuese ose ndryshimi dhe
zëvendësimi i normave të caktuara të saj.
Ndarja klasike e kushtetutave

- Kushtetuta te shkruara - janë ato kushtetuta te cilat janë te shkruara dhe te përmbledhura ne
një dokument te caktuar.
- Kushtetuta te pashkruara - janë ato kushtetuta te cilat nuk janë te përmbledhura ne një
dokument te veçante, por paraqiten ne formën e zakoneve kushtetuese.

- Kushtetuta te forta - janë ato kushtetuta te cilat miratohen nga organi me i lartë shtetëror, në
procedure të veçante nga ajo e miratimit te ligjeve
- Kushtetuta te Buta - janë ato kushtetuta qe miratohen dhe ndryshohen nga organi i rëndomte
shtetërore në procedura të rëndomta qe janë te ngjashme me ato te ligjeve.
- Kushtetuta Reale - konsiderohen ato qe paraqesin gjendjen reale ne shoqëri.
- Kushtetutat Fiktive - janë ato kushtetuta qe nuk zbatohen ne praktike dhe njeherit fshehin
realitetin ne shoqëri.
- Kushtetutat Reale-programatike - janë ato kushtetuta te cilat merren me parashikimet e
zhvillimeve ne shoqëri dhe te ardhmen e nje shteti.
- Kushtetutat programore-deklerative - te cilat merren me synimet e zhvillimeve ne shoqëri
duke mos paraqitur gjendjen tanishme.
- Kushtetute e dhuruar - konsiderohet kur nxirret nga presidenti apo i pari i vendit dhe ju
imponohet partive politike,parlamentit dhe popullit, pra është kushtetut e njeanshme.

Miratimi i Kushtetutes

- Miratimi drejteperdrejte nga populli me referendum.


- Miratimi i Kushtetutes permes kuvendit kushtetutevenes.
- Miratimi i Kushtetutes nga ana e Kuvendit si organ legjislativ.
- Miratimi i kombinuar i kushtetutes nga ana e kuvendit kushtetutesvenes dhe nga ana e
popullit.
- Miratimi i kombinuar Kushtetutes nga ana e kuvendit (parlamentit) dhe nga ana e popullit.

Ndryshimi kushtetues

- Ndryshimi permes Referendumit.


- Ndryshimi persmes kuvendit kushtetutevenes.
- Ndryshimi permes Kuvendit si organ ligjevenes.

Ndryshimi behet permes:

- Permes amendamenteve - Eshtë akt kushtetues që paraqitet në kushtet e ekzistimit të


kushtetutave të shkruara. Me të bëhet plotësimi i kushtetutave të shkruara. Me të bëhet
plotësimi i kushtetutës ekzistuese ose ndryshimi dhe zëvendësimi i normave të caktuara të saj.

- Permes ligjit kushtetues - Eshtë akt kushtetues i cili paraqitet në rast kur ekziston kushtetuta e
shkruar si akt me të cilin bëhen ndryshime rrënjësore të kushtetutës ekzistuese poashtu në
mënyrë originere rregullohet materia kushtetuese dhe ka karakterin e aktit me të lartë juridik
të vendit.
Me kushtetutshmëri në kuptimin pozitiv juridik - nënkuptohet harmonizimi i të gjitha akteve juridike
me kushtetutën, Ky aspekt bazohet në “hierarkinë juridike”, me të cilën nënkuptohet harmonizimi, i
të gjitha akteve të ulëta me ato të larta.
Ligjshmëria - bazohet në harmonizimin e sistemit juridik dhe në bazueshmërinë e tij në ligj.

Kontrolli Kushtetues

- Gjykatat Kushtetuese
- Institucionet e veçanta
- Gjykatat e rregullta.

SHBA

KUSHTETUTA E SHBA - është kushtetuta e parë e shkruar në bote, është kushtetuta më e shkurtë me 7
nene dhe 26 amandamente, poashtu është shteti i pare federativ në bote.

Kushtetuta e SHBA u miratua nga Kuvendi Kushtetues në Filadelfi më 17 shtator 1787.

Bartës i pushtetit legjislativ është Kongresi.

Kongresi përbëj nga Dhoma e Përfaqësuese, si dhomë e shtetasve dhe Senatit si dhomë e njësive
federale.

Bartës i pushtetit ekzekutiv është presidenti i zgjedhur nga populli, është organ individual me
autorizime të gjera ekzekutive.

Bartës i pushtetit gjyqësor është Gjykata Supreme e SHBA, që ushtron funksionin e mbrojtjes së
kushtetutshmërisë, vlerëson pajtueshmërinë e ligjeve dhe akteve tjera me kushtetutën.

Parimet themelore te kushtetutes se SHBA-se jane:

- Sovraniteti popullor,
- Sundimi i ligjit,
- Ndaraj e pushtetit,
- Kontrolli dhe ekuilibrat,
- Rishikimi gjyqesor,
- Federalizmi.

PRESIDENTI

Kryetari paraqet institucionin kryesor politik në SHBA


INSTRUMENTET QE PRESIDENTI MBROHET NGA KONGRESI JANE:
Fjalimet vjetore apo mesazhet, Vetoja suspenzive dhe vetoja e xhepit.

E DREJTA E VETOS: ndaj ligjeve te miratuara në Kongres paraqet institutin kryesor , përmes së cilit
presidenti mbikqyrë aktivitetin ligjdhënës të Kongresit

E DREJTA SUSPENZIVE E VOTES: nënkupton të drejtën e presidentit që të mos e firmos ligjin e miratuar
në të dy dhomat e Kongresit , dhe atë ligj ta ktheja sërish në Kongres.

VETOJA E XHEPIT ( pocket veto ) : Presidenti mund të parandalojë miratimin e ndonjë ligji në Kongres.

DISA NGA BURIMET E SE DREJTES KUSHTETUESE NE SHBA?


Burimet e se drejtës në SHBA-se jane : kushtetuta bashkë me amadamentet , vendimet e gjykates
supreme dhe disa gjykatave te tjera , disa ligje qe i nxjerr kongresi etj .

Senati ka te drejtë - të marrë pjes ne emerimet qe i ben Presidenti ( funksion ekzekutiv ).


Kongresi ka te drejtë - të pushoj nga puna zyrtar ndaj te cilve është ngre padi etj

CILI ESHTE INSTRUMENTI QE KONGRESI KONTROLLON PRESIDENTIN?

- Ja rezon veton presidentit, Buxhentin e propozon Presidenti por miratimi i duhet nga
Kongresi.
- presidenti raporton her pas here per gjendjen e pergjithshme, edhe per taksa fjalen e fundit e
ka kongresi etj.
-
5 FAZAT E ZGJEDHJES SE PRESIDENTIT NE SHBA ,

1.gara mbrenda partis,


2. emrimi i zv presidentit,
3.fitorja ndaj kandidatit te partis kundershtare,
4.demokrat apo republika te ciles i takon tash,
5. fitimi i votave te elektoratit te mbrendshem, dhe i fundit eshte inagurimi qe behet me 21 janar.

PERGJEGJSITE E PRESIDENTIT TE AMERIKES?

Presidenti mund te ndikoj ne kongres permes Vetos, mund te propozoj projektligje , ka te drejten te
therras kongresin kur te doj ai, mund te kerkoj te behen ndryshime qe atij i duken te rendesishme, etj.

CILI ESHTE ROLI I PRESIDENTIT NE KONGRES?

Presidenti hartonë dhe zbatonë politikën e jashtme amerikane. Gjashtë veprimet e Presidentit në
politikën e jashtme janë kryesisht ekzekutive.

1) – Përgjigje ndaj ngjarjeve të jashtme


2) – Propozimet legjislative
3) – Negociimi i traktateve ndërkombëtare
4) – Deklaratat politike
5) – Implementimi i politikave, dhe
6) – Veprim të pavarur.

GJYKATA

Gjykata supreme përbehet nga 9 gjyqtarë të cilët i emëron Presidenti pas konsultimit dhe marrjes
paraprake të mendimit të Senatit.

ROLIN E GJYKATES NE SHBA e benë Senati , dhe ate në kete rast e udheheqë gjykatesi i gjykates se
lart. Presidenti mund te largohet nese senati voton 2/3.

IMPEACHMENT / PADI KUNDER PRESIDENTIT KA TE DREJT TE NGRIS VETEM:


- dhoma e perfaqsusve.

ME IMPEACHMENT KUPTOHET : procesi , apo padia te cilen e ben dhoma e perfaquesve kunder
presidentit.

KUR PERDORET IMPIQMENTI?


Procesi , apo padia te cilen e benë dhoma e perfaquesve kunder presidentit .. Presidenti mund te
paditet dhe te denohet ne raste se ka bere krime , ryshfet, apo edhe kundervajtje

NDRYSHIMI I KUSHTETUTЁS NE SHBA:


Kushtetuta konsiderohet si kushtetutё e fortё, ndёrsa pёr ndonjё ndryshim eventual tё kushtetutёs
nevojtet pёlqimi i tri tё katёrtave tё shteteve.

ANGLIA

Institucionet kryesore të sistemit politik në Angli janë : Kurora mbretore , Parlamenti dhe Qeveria.

Parlamentarizmi per here të parë u paraqit në Angli me qellim që të kufizohet pushteti i monarkut dhe
parlamenti shendrrohet në faktor kryesor të pushtetit politik.

PARLAMENTI ANGLEZ:

Eshtë paraqitur për herë të par eme emërtimin Magnum conzulium. Parlamenti anglez është I përbërë
prej dy dhomave :

 a)Dhomës së lordëve dhe


 b)dhomës së komunave.:

Dhoma e lordëve - përbëhet nga 1100 anëtar nga të cilët shumica zgjidhen sipas parimit të
trashëgimisë. ndikimi I sajë ka rënë me kalimin e kohës.
Dhoma e komunave - paraqet dhomën e përfaqësuesve e cila paraqet shtyllën kryesore të sistemit
parlamentar .
Kjo dhomë ka 659 deputetë ku shumica e tyre 90 përqind janë nga dy partitë kryesore Konservatore
dhe asaj laburiste.
Kjo dhomë ka kompetencë të gjëra legjislative , ajo zgjedh dhe kontrollon punën e qeverisë miraton
vendime lidhur me financa dhe politikën monetare etj.
Punën e saj e udhëheq spikeri,cili është jashtë-partiak.

Burime të së drejtës kushtetuese në këtë vend janë disa dokumente të vjetra politike, më e njohur
prej tyre është :

 Karta e Madhe e Lirive e vitit 1215,


 Ligji mbi të drejtat (1688),
 Akti mbi themelimin (1700),
 Akti mbi bashkimin e Skocisë (1707),
 Akti mbi bashkimin e Irlandës (1800)
 praktika gjyqësore,
 e drejta zakonore etj.

GJERMANIA,FRANCA

GJERMANIA

PARLAMENTI- edhe këtu ka sistem bikameral dhe përbehet nga dy dhoma;

 Bundestagu ( dhoma federale) dhe


 Bundesrati ( këshilli federal).

DEPUTETET E BUNDESTAGUT - zgjidhen në zgjedhjet e përgjithshme të drejtpërdrejtë dhe të lira , të


fshehta me mandat prej 4 vetëve.
Bundesrati - përbëhet prej 3,4.5 përfaqësuesve të qeverisë së çdo landi në varësi nga madhësia e
popullsisë.

PRESIDENTI FEDERAL - Paraqet institucion me ndikim të kufizuar dhe është i ngjajshëmme atë të
monarkut në Angli. Ai zgjidhet nga asambleja federale me mandate 5 vjet aq i cili nuk mund të
shpërndajë parlamentin pa vendim nga partitë politike e sidomos të kancelarit.

QEVERIA FEDERALE -përbëhet nga kancelari federal dhe nga ministrat federal.

Kancelari propozohet nga presidenti I republikës dhe zgjidhet nga Bundestagu me shumicën absolute.
Në qofte se nuk zgjidhet ky kandidat parlamenti ka të drejtë që me shumicën e njëjtë të zgjedhe nja
kandidat vet. Pas emërimit të tij presidenti federal është obliguar që në afat prej 7 ditëve të emëroj
këtë kandidat për kancelar federal. Kancelari paraqet figurën kryesore politike I cili qeverisë me
pushtetin shtetëror
FRANCA

KRYETARI I REPUBLIKËS - është shef I shtetit dhe zgjidhet përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta nga ana
e trupit electoral.

QEVERIA E FRANCËS - parqet organ ekzekutiv I cili zgjidhet nga ana e kryetarit të shtetit. Në fakt ai
zgjedh vetëm ministrin e par I cili më vonë përpilon listën e të gjithë ministrave të tjerë dhe e ofron
për miratim kryetarit. Qeveria formalisht I përgjigjet parlamentit ndërsa realisht I përgjigjet kryetarit.
Mbledhjet e qeveris I kryeson kryetari I shtetit dhe vetëm në mungesë të tij I kryeson kryetari I
qeverisë.

PARLAMENTI - përbëhet nga dy dhoma; nga asambleja nacionale dhe Senati.


 Asambleja : paraqet dhomën e ulët me karakter përfaqësues popullor me mandate 5 vitesh.
 Senati parqet institucion me ndikim të theksuar të cilët zgjidhen ne bazë të parimit të
përfaqësimit territorial te të gjitha viseve ne Francë dhe mandate I tyre zgjat 9 vite.

Ndërsa struktura e parlamentit francez është multi-partiake ku përfaqësohet një numër I


madh I partive politike me orientime të ndryshme programore.

POZITA KUSHTETUESE E KOSOVËS NGA 1944 DERI TE REZOLUTA 1244

Kosova si njësi e veçantë administrativo-juridike, u konstitua me rregullativën turke të viti 1964.


Vilajeti i Kosovës (22.900 km2 )ishte njëri ndër katër Vilajetet e Perandorisë Osmane.

Përpjekjen e parë serioze për të përcaktuar bazat e shtetësisë së Kosovës i hasim në aktivitetin politik
të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1881), në të drejtat dhe detyrat që parashikonte kjo organizatë
politike për mëvetësi.

Konferenca e Bujanit

Në këtë Konference përcaktohet parimi i vetëvendosjes.

Dokumenti më i rëndësishëm i kësaj Konference ishte Rezoluta e Konferencës, e cila u miratua njëzëri
nga të gjithë pjesëmarrësit e konferencës. Në këtë rezolutë në mënyrë burimore shprehet dëshira e
popullit shqiptar të Kosovës që si popull dominant i saj, të bashkohet me Shqipërinë. Garanci për këtë
është ushtria nacional çlirimtare e Jugosllavisë dhe Shqipërisë.
Rezoluta nxjerr në pah tri elemente qenësore që e përcaktojnë të drejtën e vetëvendosjes së popullit
shqiptar të Kosovës:

 Elementi etnik
 Elementi politik
 Elementi Historik

Konferenca e Rambujesë

Me marrëveshjen e Rambujes përcaktohej një status i përkohshëm për Kosovën që ishte një shkallë e
lartë e mëvetësisë brenda Jugosllavisë, i cili në shumë aspekte ishte ekuivalent me pozitën e
republikave në ish federatën Jugosllave.

Ky ishte aksioni i parë ushtarak që ndërmori NATO në historinë e saj pesëdhjetëvjeçare pa mandatin
formal të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër një shteti Sovran.

Miratimi i Rezolutës 1244

Pozita juridike e Kosovës në bazë të rezolutës 1244 përcakton administrim të përkohshëm


ndërkombëtar që synon krijimin e kushteve të përshtatshme demokratike për zgjidhjen e statusit final
të Kosovës.

Rezoluta 1244 është plotësisht e papërcaktuar sa i përkete statusit final kushtetues dhe politik të
Kosovës. Sa i përket statusit të përkohshëm juridik, Rezoluta 1244 promovon në status të një
vetëqeverisjeje (autonomisë) substanciale brenda integritetit të RF të Jugosllavisë.

Vërejtjet kryesore ndaj Rezolutës 1244 janë:

 Përmban formulime të përgjithësuara të cilat nuk japin një përkufizim të qarë për mandatin e
UNMIK-ut;
 Rezoluta përmban parimin kontradiktor për vendosjen e një vetëqeverisje substanciale të
Kosovës brenda RF të Jugosllavisë;
 Rezoluta referohet tek Marrëveshja e Rambujesë;
 Merr për bazë pasojat e krizës e jo burimin;
 Rezoluta nuk ka një përcaktim kohor
 Rezoluta nuk përcakton mekanizimin e zgjedhjes përfundimtare të statusit politikë të Kosovës;
 Nuk përmban dispozita për lirimin e të gjithë pengjeve dhe burgosurve luftës, politikë dhe të
tjerë;
 Mosdefinimi i konceptit të vetëqeverisjes substanciale;
KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Kosova definohet si shtet demokratik, paqedashës, i qytetarëve të barabartë që do të garantojë liritë


dhe të drejtat themelore.
Kosova do të kontribuojë në stabilitetin rajonal duke krijuar marrëdhënie të fqinjësisë
dhe të bashkëpunimit dhe do të synojë në integrimin euroatlantik.

Përkufizimi i shtetit :
Shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm.

Sovraniteti Buron nga populli, i takon popullit dhe ushtrohet nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur, me
referendum si dhe në forma të tjera në pajtim me Kushtetutën.

Gjuhët zyrtare Gjuha shqipe dhe serbe dhe alfabetet e tyre janë gjuhë zyrtare dhe kan statusin e
barabart në institucionet e Kosovës. Ndërsa në komunat e banuara nga një bashkësi e cila përbën së
paku 5% të popullsisë së asaj komune, gjuha e kësaj bashkësie gjithashtu është gjuhë zyrtare në atë
komunë.

Shteti laik: Kosova është shtet laik dhe nuk ka besim apo fe zyrtare.

Republika e Kosovës është është republikë parlamentare me elemente të sistemit gjysmëpresidencial.

Kjo mbështetet në fuqinë ekzekutive të presidentit në disa fusha dhe rolin e presidentit në politikën e
jashtme dhe rolin e parlamentit në sistemin kushtetues të Kosovës.
Parlamenti nuk përcaktohet si organi më i lartë në shtet.
• Parlamenti ushtron pushtetin legjislativ.
• Presidenti është përfaqësues legjitim i vendit mbrenda dhe jashtë dhe garantues i funksionimit
demokratik të institucioneve.
• Qeveria është përgjegjse për zbatimin e ligjeve dhe i nënshtrohet kontrollit parlamentar.

Kushtetuta njeh këto komunitete:

1. Komuniteti serb;
2. Komuniteti boshnjak;
3. Komuniteti turk;
4. Komuniteti goran;
5. Komuniteti rom;
6. Komuniteti ashkali;
7. Komuniteti egjiptas.
KUVENDI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Kuvendi është institucioni më i lartë përfaqësues dhe ligjvënës në Kosovë.
• Ka strukturë unikamerale (njëdhomëshe)
• Përbëhet nga 120 deputetë.
1. 100 ulëse ndahen në përpjestim me numrin e votave të vlefshme në zgjedhje.
2. 20 ulëse në dy mandatet e para pas shpalljes së pavarësisë ndahen për komunitetet: 10 ulse për
serbët, 1 ulëse romët, 1 ulëse ashkalit, 1 ulëse për egjipitianët dhe 1 ulëse i jepet komunitetit
romë, ashkali apo egjiptas që ka numrin më të madh tvotave të përgjithshme, 3 ulëse për
boshnjakët, 2 ulëse për turqit, 1 ulëse për goranët.

KOMPETENCAT E KUVENDIT

 Miraton ligje, rezoluta dhe akte tjera të përgjithshme;


 Vendos të ndryshojë Kushtetutën me 2/3 e të gjithë deputetëve dhe 2/3 e deputetëve që
mbajnë ulëse të rezervuara;
 Shpall referendum, në pajtim me ligjin;
 Ratifikon traktatet ndërkombëtare;
 Miraton Buxhetin e Republikës së Kosovës;
 Zgjedh dhe shkarkon Kryetarin e Kuvendit;
 Zgjedh dhe mund të shkarkoj Presidenin;
 Zgjedh Qeverinë dhe shpreh mosbesimin ndaj saj;
 Mbikqyrë punën e Qeverisë dhe institucioneve tjera publike;
 Jep pëlqimin për dekretin e Presidentit mbi shpallje e Gjendjes së Jashtëzakonshme.

Deputeti është përfaqësuesi i popullit në Kuvend.


Mandati i deputetit fillon në momentin e çertifikimit të zgjedhjeve

Mandati i deputetit mund të përfundoj ose shpallet i pa-vlefshëm në këto raste:


 Nuk bën betimin;
 2. Jep dorëheqje;
 Emërohet anëtar i Qeverisë;
 Përfundon mandati i Kuvendit;
 Mungon 6 muaj rresht në seancat e Kuvendit; në raste të veçanta Kuvendi mund të vendos
ndryshe;
 Dënohet me vendim gjygjësor për vepër penale me 1 ose më shumë vite burgim;
 Ai / Ajo vdes.

Deputeti ka imunitet për fjalët që thotë nga foltorja e Kuvendit.

Deputeti ka imunitet gjatë kryerjes së detyrës së tij si deputet.


Kyrësia e Kuvendit përbëhet nga Kryetari dhe 5 nënkryetarët e Kuvendit.

• Kryetari i Kuvendit propozohet nga Grupi më të madh parlamentar të dalë nga zgjedhjet e
përgjithshme.

Komisionet parlamentare

Komisonet ndahen në:

1. Komisione të përhershme;
2. Komision funksionale;
3. Komisionet ad hoc – të përkoshme

SHPËRNDARJA E KUVENDIT

Shpërndarja e Kuvendit bëhet në këto raste:


1. Nëse brenda afatit prej 60 ditësh prej dhënies së mandatit nga Presidenti nuk mund të
zgjedhet Qeveria;
2. Kur për hpërndarjen e Kuvendit votojnë 2/3 e deputetëve;
3. Nëse brenda 60 ditëshit nga fillimi i procedurave nuk mund të zgjidhet Presidenti;
4. Mund të shpërndahet nga Presidenti nëse votimi për mosbesim ndaj Qeverisë rezulton i
suksesshëm.

PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Kosovës.


Presidenti zgjidhet nga Kuvendi i Kosovës.

Presidenti ka 30 kompetenca me Kushtetutë.


Kompetencat me karakter eksekutiv:
1. Përfaqëson shtetin brenda dhe jashtë;
2. Garantues i funksionimit kushtetues të institucioneve;
3. Nxjerr dekrete në pajtim me Kushtetutën;
4. Kthen ligjet në rishqyrtim;
5. Nënshkruan marrëveshjet ndërkombëtare;
6. Propozon amandamente;
7. Referon çështje kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese;
8. Udhëheq politikën e jashtme;
9. Pranon letrat kredenciale nga shefat e diplomacive të akredituar në Kosovë;
10. Komandant Suprem i FSK-së;
11. Udhëheq Këshillim Konsultativ për Komunitete.

Kompetencat me karakter ceremonial:


1. Jep medalje, mirnjohje dhe çmime në pajtim me ligjin;
2. Shpall falje individuale në pajtim me ligjin;
3. Së paku një herë në vit i drejtohet Kuvendit të Kosovës.
Kriteret për tu kualifikuar si kandidat për President janë:
1. Mbi moshën 35 vjeçare;
2. Shtetas i Republikës së Kosovës;
3. Banor i përhershëm i Repulikës së Kosovës për 10 vite.

Gëzon imunitet nga ndjekja penale, padit civile ose shkarkimi për veprimet dhe vendimet brenda
dushveprimit të përgjegjësive të Presidentit.

Shkarkimi mund të bëhet në këto raste:

1. Nëse është dënuar për kryerjen e ndonjë krimi;


2. Nëse nuk është i gatshëm t’i kryej detyrat nga fushveprimtaria e tij për shkak të sëmundjeve;
3. Shkarkohet nga Kuvendi me një vendim të Gjykata Kushtetuese e cila konstaton shkelje
serioze të Kushtetutës (Më peticionin e 1/3 së deputetëve që nënshkruajnë atë dhe e
arsyetojnë këkresën ku sqarojnë shkeljen).
4. Nuk konsiderohet çdo shkelje, shkelje serioze e Kushtetutës.

RASTI I PRESIDENTIT SEJDIU

Presidenti Sejdiu ka dhënë dorëheqje në vitin 2010. Gjykata Kushtetuese ka vërtetuar se ai ka


shkeluar seriozisht Kushtetutën pasi njëkohësisht ka mbajtur edhe postin e Presidentit dhe atë të
Kryetarit të Partisë duke ushtruar funksionin në të dy postet.

RASTI I PRESIDENTIT PACOLLI

Presidenti Pacolli pas më shumë se një muaji qëndrimi në detyrë është shkarkuar nga posti i
Presidentit.
Me kërkes të 1/3 të deputetëve, Gjykata ka shqyrtuar kërkesën e tyre dhe ka vërtetuar se mënyra e
zgjedhjes së Pacollit President nuk ishte konform procedures së paraparë.
1. Presidenti Pacolli nuk kishte kunderkandidat.
2. Seanca është ndërprerë.
3. Dhe në atë kohe është kërkuar që në kutinë e votimit, në raundin e tretë, të jenë më shumë se
80 vota dmth 2/3 por presidenti zgjidhet me vetem 60 vota dhe këtë Gjykata Kushtetuese e ka
ndryshuar kur ka folur për rastin e Presidentit Thaqi në vitin 2016.

Për zgjedhjen e Presidentit nominohen dy e më shumë kandidat.


• Jo më larg se 30 ditë nga para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual.
• Me votim të fsheht dhe me votimin e 2/3 së deputetëve.
• Në raundin e parë nevoiten më shumë se 80 vota në kutin e votimin (2/3) dhe nëse asnjëri kandidat
nuk ka fituar 81 vota atëherë raundi digjet.
• Në raundin e dytë përseritet e njejta procedure
QEVERIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Në Kushtetutë nuk speifikohet që Qeveria ka funksonin ekzekutiv por se ajo është përgjegjëse për
zbatimin e ligjeve e politikave shtetërore dhe i nënshtrohet kontrollit parlamentar.

Kompetencat:

 Propozon dhe zabton politikat e brendasme dhe të jashtme të vendit;


• Propozon Kuvendit projektligje dhe akte tjera;
• Mundson zhvillimin ekonomik të vendit;
• Propozon Buxhetin e Republikës së Kosovës;
• Udhëzon dhe mbikqyr punën e organeve të administatës;
• Propozon amandamentimin Kushtetues;
• Propozon Presidentit emrimin dhe shkarkimin e shefave të misioneve diplomatike;
• Mund të referoj çështje kushtetuese.

Qeveria zgjidhet nga Kuvendi.

Presidenti e mandaton.
• Nga dita e mandatimit nga Presidenti fillon afati prej 60 ditësh, brenda të cilit Kuvendi duhet
të zgjedhë Qeverinë ose shpërbëhet automatikisht.
• Mandatari i parë ka 15 ditë kohë që Kuvendit t’ia paraqes ekspozenë. Mandatari i parë e
humbë mundësine kur i kalon afati ose nuk merr votat e mjaftueshme në Kuvend
• Nëse afati kalon ose mandatari i parë nuk merr votat vie në pah diskrecioni i Presidentit
(vullneti i Presidentit) duke i pasur parasyshë interesin e shtetit dhe shmangien e zgjedhjeve.
• Presidenti mund të ia japë mandatin Subjektit/Koalicionit të parë përsëri me kushtin që mos
të jetë i njëjti kandidat ose edhe Subjektit/Koalicinit të dytë. Presidenti ka parasyshë ata që ia
dëshmojnë që e kanë shumcën dhe kështu i shmang zgjedhjet.
• Pas votimit të Qeverisë dhe marrjes së votave të mjaftueshme, Kryeministri ka të drejtë të
emëroj dhe shkarkoj ministra e të prish dhe krijoi koalicione të reja pa e pyetur Kuvendin.
• Qeveria zgjidhet me shumicë absolute (60+1).

Instrumentet kryesore të kontrollit parlamentar:


1. Miratimi i Buxhetit të shtetit; 2. Raportet periodike.

Instrumentet e jashtëzakonshe të kontrollit parlamentar:


1. Pyetjet parlamentare – Kur një deputet i drejtohet një ministri ose Kryeministrit me një pyetje
për nje çështje të caktuar. Këtu nuk ka debat dhe nëse pergjigjia nuk kthehet dy here pasi
parashtrohet ajo duhet që deputetit ti kthehet me shkrim. ;
2. Interpelanca parlamentare – Nje grup i deputetëve e thërret Kryeministrin ose ministrin e
caktuar për të debatuar lidhur me një çshtje të caktuar dhe në fund Kuvendi mund të dal edhe
me një rezolutë.;
3. Komisionet adekuate parlamentare;
4. Mosbesimi dhe shkarkimi i Qeverisë.
SISTEMI I DREJTËSISË

Institucionet si bartëse të sistemit të drejtësisë janë:


1. Gjykata;
2. Prokuroria;
3. Këshilli Gjygjësor.

ORGANIZIMI I GJYKATAVE
• Gjykata Themelore;
• Gjykata e Apelit;
• Gjykata Supreme.

Gjygjtarët i emëron dhe riemëron Presidenti me propozimin e KGJK-së.


• Më propozim të KGJK-së Presidenti shkarkon gjygjtarët. Gjygjtarët e shkarkuar kanë mundësi të
ankojnë në Gjykatën Supreme.
• Gjygjtarët dhe Prokurorët emërohen me mandat 3 vjeçar dhe pastaj në rast riemërimin marrin
mandatin e përhershëm.

ORGANIZIMI I PROKURORISË
• Prokuroria Themelore;
• Prokuroria e Apelit;
• Prokuroria Speciale;
• Kryeprokurori i Shtetit (7 vjeç mandat, pa mundësi riemërimi).

KËSHILLI GJYGJËSOR I KOSOVËS

Është organ plotësisht i pavarur.


Si qëllim ka sigurimin e sistemit të pavarur, të drejtë, qasshëm, profesional dhe të paanshëm të
drejtësisë.

GJYKATA KUSHTETUESE

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 antarë me mandati nëntëvjeçar.


• Gjygjtarët zgjidhen nga Kuvendi dhe emërohen nga Presidenti me mandat trevjeçar.
• Kryetari dhe zv.kryetari zgjidhen nga vet gjygjtarët

You might also like