You are on page 1of 13

Kushtetuta qendron ne krye te piramides se normave juridike.

Kjo epersi e saj


nuk diktohet vetem nga nje logjike juridike, por per shkak se ne tekstin e saj
sanksionohen parimet mbi bazen e te cilave ushtrohet vepritmtaria politike.
Nje Kushtetute demokratike synon jo vetem vendosjen e themeleve te
institucioneve te shtetit, duke percaktuar kompetencat baze te tyre, si dhe
rregullat mbi te cilat ata veprojne, por edhe kufizimin e pushtetit prej ketyre
institucioneve.
Vete kushtetutshmeria shprehet ne institucionalizimin e pushtetit politik dhe
ne nenshtrimin e tij ndaj rregullave te caktuara, duke imponuar perputhjen me
aktin themelor te shtetit te te gjitha akteve ligjore qe nxjerrin organet e
pushtetit publik.
Drejtesia kushtetuese ka te bej ne thelb me respektimin dispozitave
kushtetuese, dhe kjo sigurohet permes zgjidhjes se mosmarreveshjeve
kushtetuese ne rruge gjyqesore, e cila ne vendin tone ushtrohet nga nje
organ i posacem Gjykata Kushtetuese.
Funksioni themelor i drejtesise kushtetuese eshte mbrojtja e marredhenieve
qe percaktohen nga Kushtetuta.
Origjina dhe lindja e drejtesise kushtetuese.
Gjurmet e para te drejtesise kushtetuese i gjejme ne sistemin common law.
Keshtu, ne fillimet e shek. XVII, ishte gjyqtari britanik Eduard Koek qe ne nje
ceshtje gjyqesore arriti ne perfundimin se common law ka fuqi juridike me te
larte se ligji mbreteror. Sipas tij kur ligji behej i paparanueshem ose i
pamundur per tu zbatuar, atehere ai deklarohej i pavlefshem ne kuptim te
common law, sepse binte ndesh me normat e se drejtes se pergjithshme dhe
arsyes. Ky shenon vetem nje rast te izoluar te lidhjes se kontrollit gjyqesor te
ligjit, por lindjen e drejtesise kushtetuese.
Mendimi se gjyqtaret mund dhe duhet te veprojne si mbrojtes te rregullave
kushtetuese arriti te konsolidohej per here te pare ne Shtetet e Bashkuara te
Amerikes.
Ne fakt, drejtesia kushtetuese, e cila nenkupton ne thelb kontrollin gjyqesor te
ligjeve, pra kontrollin e kushtetutshmerise se tyre, nuk eshte sanksionuar ne
Kushtetuten e SH.B.A-ve.
• Por kjo u afirmua ne rruge jurisprudenciale ne ceshtjen e famshme
Marbury v. Madison, 1803. Permes ketij vendimi historik u vendos
pavlefshmeria e nje ligji te vitit 1789 pasi binte ne kundershtim me
Kushtetuten. Ky vendim shenoi precedentin e pare ne bote te shpalljes se
nje ligji te pavlefshme pasi binte ndesh me ligjin me te larte ne vend, pra
me Kushtetuten. Kjo shenoi ne te vertete sepse, pati edhe vijim, hapin e
pare te lindjes se drejtesise kushtetuese.
• Dhenia e nje pushteti te tille gjyqtarit ishte tronditese per kohen sepse te
jepte idene e nenshtrimit te degeve si legjislativi dhe ekzekutivi ndaj
gjyqesorit. Sipas gjyqtarit te kesaj ceshtjeje Xhon Marshall Kushtetute
eshte ajo qe thote Gjykata e Larte, i jepte cdo gjyqtari amerikan pozicionin
e mbrojtjes se Kushtetutes.
• Mbi bazen e ketij vendimi u ngrit e gjithe teoria e kontrollit te
kushtetutshmerise se ligjit.
Lindja e drejtesise kushtetuese ne Evrope. Drejtesia kushtetuese ne Evrope
afirmohet me vone se ne SH.B.A, madje koncepti i Kushtetutes se shkruar eshte
percjelle pikerisht nga amerikanet ne Evrope. Padyshim modeli austriak i
afirmuar pas Luftes se Pare Boterore me juristet e medhenj, George jelinek,
Adolf Merkl dhe ne vecanti Hans Kelzen, konsiderohet edhe si modeli i dyte i
drejtesise kushtetuese njohur ndryshe edhe si modeli evropian, krahas atij
tashme te konsoliduar amerikan.
Nevoja konkrete eshte qe te sigurohej kontrolli kushtetues i ligjeve, jo brenda
Parlamentit si organi qe i nxjerre ligjet, por nga nje organ i posacem qe ne fakt
duhet te siguronte kontrollin jo vetem te legjislativit, por edhe te pushtetit
gjyqesor dhe ekzekutiv. Sipas Kelzenit, i cili perpunoi doktrinen e rishikimit
kushtetues, ishte e nevojshme te ndertohej nje sistem ne te cilin kontrolli
kushtetues duhej ti besohej nje organi te centralizuar jashte struktures se
sistemit gjyqesor konvencional.
Ky organ eshte Gjykata Kushtetuese, si nje organ i posacem kompetent jo vetem
per kontrollin kushtetues te ligjeve, por arrihet te mbrohet Kushtetuta, te
garantohet zbatimi i sakte i normave kushtetuese nga te tri pushtetet dhe
shmaget arbitrariteti ne ushtrimin e pushtetit shteteror.
• Koncepti Kelzenian u adoptua nga Kushtetuta federale austriake e vitit
1920, e cila vendosi te themeloje te paren Gjykate Kushtetuese. Ajo
kishte si kompetence kryesore anulimin e dekretligjeve antikushtetuese
dhe antiligjore te federates. Ajo kishte te drejte te vendoste per shkeljet e
akteve te se drejtes nderkombetare, per ankesat ndaj zgjedhjeve ne
Parlamentin federal dhe ne organet perfaqesuese te njesive federale, per
zgjidhjen e mosmarreveshjeve per organet e administrates.
• Modeli i Gjykates Kushtetuese austriake sherbeu si model per shume
vende te tjera. Ajo ushtron gjithashtu, kontrollin e normes me efekt erga
omnes, pra, per te gjithe.
• Pervec Gjykates Kushtetuese austriake ne vitin 1920 u krijuan edhe
Gjykata Kushtetuese e Cekosllovakise, ndersa ne Spanje mbi bazen e
Kushtetutes te vitit 1931, u krijua Gjykata e Garancive Kushtetuese, qe
ushtronte kontrollin e kushtetutshmerise se ligjeve, ne rastet kur kerkesa
te tilla paraqiteshin nga gjykatat e zakonshme si dhe nga shtetasit per
shkeljen e te drejtave.
• Modelet e kontrollit gjyqesor te kushtetutshmerise.
• Modeli i kontrolli te kushtetutshmerise se normes juridike ndryshon nga
nje sistem ne tjetrin, megjithate dy jane modelet me te perhapura ne
bote.
• Modeli i shperndare i rishikimit gjyqesor sipas modelit amerikan
nepermjet te cilit cdo gjyqtar ka detyrimin e tij kushtetues, qe ne rast se
gjate veprimtarise se tij gjyqesore ndeshet me ligje ose me akte te tjera
juridike per te cilat ka bindjen se jane antikushtetuese, duke mos i zbatuar
ato, por duke zbatuar drejtperdrejt Kushtetuten.
• Modeli i perqendruar eshte modeli i dyte me i perhapur i kontrollit
kushtetues, sipas modelit evropian, rishikimi i perqendruar qe i behet
normes juridike nenkupton ekzistencen e nje organi te larte dhe te ndare
nga gjykatat e zakonshme, nje organ i posacem, i cili kontrollon
pajtueshmerine e ligjit ose aktit juridik me Kushtetuten.
• Sipas modelit te shperndare ose te decentralizuar u jep gjithe organeve
gjyqesore pushtetin e kontrollit kushtetues, ndersa modeli i centralizuar
ose i perqendruar, e kufizon pushtetin e kontrollon ne nje organ te vetem
gjyqesor.
• Modeli amerikan. Kontrolli gjyqesor i kushtetutshmerise shtrihet si ndaj
ligjeve te shteteve, ashtu edhe ndaj ligjeve federale, ceshtjet kushtetuese
mund te evidentohen ne cdo rast konkret. Sipas Gjykates se Larte qe nje
ceshtje te shqyrtohet duhet te plotesoje disa kushte, ajo qe njihet si case
and controversies.
• 1. legjitimiteti i paleve
• 2. pjekuria e ceshtjes
• 3. mungesa e zgjidhjes vullnetare te ceshtjes
• 4. mungesa e nje ceshtje politike.
• Mungesa e njerit pre kushtetve te mesiperme ben qe gjykatat federale te
mos kene juridiksion dhe mos te marrin ne shqytim ceshtejn.
• Per te realizur kontrollin e kuhtetutshmerise se nje ligji, gjyakatat nuk
mund te vihen ne levizje ex officio, por vetem me kerkese te paleve.
• Vendimi qe merr gjyqtari kur kryen kontrollin kushtetues te ligjit nuk
barazohet me shfuqizimin e ligjit, ai ligj thjesht nuk zbatohet ne rastin
konkret, por mbetet ne fuqi, prandaj vendimet e gjyqtarit te zakonshem
ne modelin amerikan kane vetem efekte inter partes.
FORMAT E KONTROLLIT KUSHTETUES TE NORMAVE JURIDIKE
Objekti. Kontrolli kushtetues, pra ai i papajtueshmerise se normave juridike me
Kushtetuten ka per objekt.
1. Ligjet
2. Aktet normative me fuqine e ligjit
3. Aktet nenligjore.
Sa i takon formave te kontrollit kushtetues, ato ndahen ne kontroll kushtetues
abstrakt dhe konkret.
Kontrolli kushtetues abstrakt. Kontrolli kushtetues in abstracto nenkupton qe
kontrolli kushtetues qe i behet normes juridike mbeshtetet mbi interesat
objektive, te mbartesve te funksioneve publike. Kontrolli kushtetues behet nga
nje gjykate e specializuar, e cila vihet ne levizje ne kete rast nga autoritetet
publike ose politike dhe qe konkludon me marrjen e vendimeve me efekt erga
omnes.
Ne keto raste, Gjykata Kushtetuese vihet ne levizje vetem per arsye te nje
interesi publik, qofte edhe pa patur nje interes konkret subjektiv, pasi ajo vihet
ne levizje nga subjekte si Autoritete publike ose institucione shteterore. Kontrolli
kushtetues ne kete rest eshte i karakterit objektiv, dhe nuk lidhet me interesat
subjektive te paleve qe kane nisur kete kontroll kushtetues.
• Kontrolli abstract konsiderohet edhe si nje kontroll parandalues, per shkak
te qellimit te tij per te pastruar sistemin juridik nga ligjet me permbajtje
antikushtetuese, perpara se ato te cenojne te drejtat dhe lirite themelore
te individeve dhe parimet e shtetit te se drejtes.
• Kontrolli kushtetues konkret. Forma e kontrollit kushtetues konkret perben
formen e dyte te kontrollit kushtetues. Lind zakonisht gjate gjykimit ne
gjykatat e zakonshme, por kjo forme e kontrollit kushtetues ne dallim nga
kontrolli abstrakt ka natyre subjektive, dhe lidhet me interest e subjektit qe
ve ne levizje gjykaten kushtetuese. Kjo ndeshet me shpesh ne gjykimin e
ankesave individuale kunder akteve te ndryshme.
• Gjithashtu, konsiderohet si nje forme e gjykimit kushtetues abstrakt edhe
forma e kontrollit kushtetues incidental, kur subjekt iniciues i gjykimit
kushtetues nuk jane individet, por gjykatat e zakonshme, te cilat gjate
gjykimit te ceshtjeve, ne rast se kane dyshime mbi kushtetutshmerine e
ligjit qe do te zbatojne per zgjidhjen e ceshtjes konkrete, pezullojne
gjykimin dhe investojne Gjykaten Kushtetuese, per tu shprehur ne lidhje
me kushtetutshmerine ose jo te ligjit.
• Kontrolli kushtetues incidental. Ne thelb ka te bej me te drejten e
gjykatave te zakonshme per te nisur gjykimin kushtetues, pra nje e drejte
qe i rezervohet gjykatave. Gjyqtari i zakonshem per te nisur gjykimin
kushtetues ka detyrimin te provoje se e ka te pamundur te perfundoje
gjykimin pa zgjidhur me pare dhe pa marre nje pergjigje nga ana e
Gjykates Kushtetuese ne lidhje me kushtetutshmerine e ligjit qe duhet te
zbatoje.
• Pra gjyqtari i zakonshem nuk mund te vendose per kushtetutshmerine e
ligjit, te cilit duhet ti referohet ne ceshtjen object shqyrtimi, por vecse te
ndermarre nismen per te nisur nje gjykim per te kontrolluar
pajtueshmerine e ligjit me kushtetuten.
• Gjykimi incidental eshte parashikuar ne nenin 145 pika 2 te Kushtetutes.
• Kur gjyqtaret cmojne se ligjet vijne ne kundershtim me Kushtetuten, nuk i
zbatojne ato. Ne kete rast, ata pezullojne gjykimin dhe ia dergojne
ceshtjen Gjykates Kushtetuese.
• Pozicioni i gjyqtarit a quo si nje ndermjetes i domosdoshem ndermjet
pales dhe Gjykates Kushtetuese, eshte nje mundesi qe gjykimi incidental
te kthehet ne nje mjet efektiv, per mbrojtjen e te drejtave dhe lirive
themelore te shtetasve.
FORMAT E KONTROLLIT KUSHTETUES SIPAS KOHES SE SHPALLJES SE
NORMES JURIDIKE
Kontrolli a priori, njihet ndryshe si kontrolli kushtetues paraprak i normes
juridike, i cili ushtrohet mbi normat juridike te miratuara, por te
pashpallura, pra qe nuk kane marre ende fuqi juridike. Ky kontroll ka si
qellim kryesor shmangien e hyrjes ne fuqi te normave juridike, te cilat nuk
jane ne pajtim me Kushtetuten. Mbi bazen e kerkeses se kerkuesit qe
zakonisht jane organet shteterore te autorizuara vleresohet
kushtetutshmeria e normes juridike dhe nxirret vendimi perkates perpara
shpalljes ose zbatimit te tij.
Kontrolli paraprak eshte afirmuar per here te pare sipas modelit francez te
kontrollit kushtetues te ligjeve. Por ne analogji me kete mekanizem
kontrolli paraprak ushtrohet ne eksperienca te ndryshme te drejtesise
kushtetuese p.sh edhe mbi projektamendamentet kushtetuese,
marreveshjeve nderkombetare ende te paratifikuara, ligjeve, statuteve,
ose si ne rastin e vendit tone te ceshtjeve te shtruara per referendum etj.
• Kontrolli kushtetues paraprak mund te ushtrohet ne forma te ndryshme.
Keshtu, ne Zvicer ai ushtrohet ne format e dhenies se nje pelqimi per
kushtetutat e njesive federale, ne formen e nje shqyrtimi te detyrueshem
paraprak, ne raste e kontrollit ex ante te ligjeve organike ne France, ose ne
Shqiperi per kontrollin paraprak te detyrueshem per ceshtjet e shtruara per
referendum.
• Ne Estoni, ne rast se Parlamenti refuzon veton pezulluese qe ka ushtruar
Presidenti i Republikes, duke e miratuar ligjin, atehere Presidentit i lind e
drejta t’ia referoje ceshtjen e kushtetutshmerise se ligjit te Dhomes se
Kontrollit Kushtetues prane Gjykates se Larte.
• Ne Poloni, si nje rast perjashtimor, rishikimi kushtetues perpara shpalljes se
ligjit mund te drejtohet ne Tribunalin Kushtetues, me kerkese te Presidentit
te Republikes, vetem ne rast se ai nuk e ka shpallur ligjin me pare. Po ashtu
nje e drejte e kontrollit parparak te ligjeve i njehet Presidentit te Republikes
ne Hungari.
• Kontrolli paraprak i ligjeve organike parashikohet edhe ne Spanje, ndersa
ne Rumani ushtrohet nje kontroll kushtetues paraprak i ligjeve pas
miratimit te tyre, por ende te pashpallura. Megjithate, vendimet e saj nuk
jane perfundimtare, pasi Parlamenti me nje shumice prej 2/3 te te dyja
dhomave mund t’i refuzoje keto vendime.
• Kontrolli kushtetues a posteriori. Ne kete rast koha se kur ushtrohet
kontrolli kushtetues i normes juridike behet kur ajo ka hyre ne fuqi dhe
ka nisur te prodhoje efekte juridike. Ndersa ne rastin e kontrollit
kushtetues paraprak, sillte mosshpalljen e normes juridike. Ky kontroll
njihe edhe si nje forme represive ne rishikimin e norms juridike, per
arsye se me zgjidhjen perfundimtare qe i jep ceshtjes, nuk ka ndonje
karakter rekomandues ndaj organeve, te cilat kane nxjerre normen.
• Kur normen juridike, objekt kontrolli, Gjykata Kushtetuese e gjen te
papajtueshme me Kushtetuten ajo e shfuqizon, duke e hequr
perfundimisht nga sistemi juridik.
• Kontrolli a posteriori ose ex post realizohet mbi normat juridike qe
tashme kane hyre ne fuqi, dhe perdoret si mjeti i fundit per te siguruar
perputhshmerine e legjislacionit me Kushtetuten

You might also like