You are on page 1of 3

Formulat e Neo-Shqiptarismës: Ideali

“Kultura është krijesa e Lëvizjes SË LIRË SË IDEVET. Fitimi që u realizuar e pallën është shumë i
paktë. Lufta e vërtetë është lufta për iderat.” H. ST. CHAMBERLAIN

Fillosofi1a më e mirë është ajo që lindi nga Shkenca Sociologjike, ajo që mpështetet mbi njohje
pozitive dhe arrin gjer në majën e Idealevet më të larta dhe më të bukura.

Ja një aksiomë tjetër e Neo-Shqiptarismës. Mirë, po ç’është Ideali?

Ideali është një gjë mysterioze, që gjëndet kurdoherë jashtë lëndës dhe interesit. Fillozofët Metafyzikë,
ideologët, e interpretojnë në mënyrë të ndryshme. Po as nonjë prej tyre nuk goditi një interpretim të
drejtë. Disa Idealin e pranuan si një realitet të botës metafyzike, si për shëmbëllë Platoni, Muhedin-i-
Arabi-u, Kant-i. Disa të tjerë mohuan krejt se Ideali mbështetet mbi një Realitet. Për ta Ideali nuk është
gjë tjetër veç se një ëndërr perfeksioni, një fabrikim i nxituar i fantasis së individit.

Të gjitha këto definizione sot u treguan të pabazuara. Dhe kjo për hir të Sociologjisë, e cila i hodhi
poshtë dhe i thërmoi interpretimet filosofie dhe provoi se ideali është një realitet, i cili i përket botës
positive.

Pas definisionit positivist, pra, të kësaj shkence, Ideali është ajo jetë që rojnë Shoqëritë në epokat e
krizës së tyre, domethënë kur marrëdhëniet midis individëvet, aksiomet dhe reaksionet gjënden në të
zier e sipër. Jetërat që rojmë në epoca e tjera janë jetëra individuale. Po jeta individuale është e zonja të
sigurojë vetëm mirërojtjen materiale. Lumturia shpirtërore mbetet e pa-realizuar. Individët që janë prej
natyre partikularistë dhe egoistë, vetëm kur hidhen brnëda në trazirën dhe në të zierit e jetës shoqërore,
pa që t’a kuptojnë mirë-mirë vërtiten jashtë qarkut të ngushtë dhe barbar të natyrës së tyre. Fitojnë
Ideale. Bëhen altruistë…

Individët vetëm në çaste të jashtëzakonshme të jetës kombëtare e kuptojnë ekzistencën e padukshme të


jetës shoqërore. Për këtë Ideali nuk është veçse shoqëria vetë. Ideali është pjellë e Shoqërisë.

1
Branko Merxhani, Vepra, Plejad, Tiranë, 2003, ff. 30-33.
Të Rinj, që brithni si hiera të heshtura brënda në nostalgjirat e shpresavet të humbura! Njerëz, që
shpirtrat t’uaja bredhin si vurkolleq brënda në errësirën e dëshpërimit! Hidhuni me guxim e sakrificë
brënda në valën e turbulluar të jetës shoqërore!...

Një shoqëri nuk është një entitet që përbëhet semplërish nga totaliteti i njerëvet që e formojnë. Një
shoqëri është një entitet që krijohet nga ndjenjat shoqërore, nga ndërgjegjia e bashkëtë. Nuk është një
përzierje elementesh të ndryshmë, po një synthezë e brëndshme, siç është për shëmbëllë edhe lënda
kimike. Pra, tërësia shoqërore, që formose në këtë mënyrë si cilësi unitare, si përmbajtje egocentrike, si
shpirt dhe si formë, është krejt e ndryshme nga forma individualistike, e individëvet të veçantë që e
përbëjnë.

Këtë entitet shpirtëror dhe moral, që është krejt i pa-dukshmë, krejt mysterioz dhe ndofta i pa-
qënëshmë për ndjesinë individualistike, njerëzit e kohërave të vjetra e pandehën dikur si perëndi dikur
si fuqi magjike dhe dikur si një gjë sipërnaturale. Cdo entitet brënda në natyrë dhe pikë-së-pari
formasionet shoqërore të njerësvet kanë, që të përdor një shprehje mythollogjike, “Epokën e Dashuris”
së tyre. Në këtë epokë shpirtërat e njerëzvet rojnë në një të zier të thellë, që përhapet si vetëtimë nga
njëri në njeri, dhe ahere entusiasma arin pikën e lavdis së saj. Këto janë çastet kur Ideali shkakëton
triumf…

Triumfi i Idealit është prova më e mirë e vitalitetit shoqëror të një populli. Ideali njerinë që është prej
natyre partikularist dhe egoist e ndron në një Vetëmohonjës guximtar, në jë Altruist. Ideali krijon nga
“krijesa” e ndyrë e fuqive natyrale, sipas fjalës s Schiller-it, “njerin e esthetikë, njerinë – artist.”

Ideali i fal njeriut bashkë me mirërojtje materiale edhe lumtërinë shpirtërore. Atje ku ka Ideal, atje
buzëqesh bukuria e jetës dhe agimi i shpresës. Hieja e së ligës ikën për vënde të larga dhe mendimi i
vetëvrasjes shuhet fare.

Ideali ndrit shpirtin, shpërndan shpresë dhe ngushëllim në zëmrat, të dëshpëruarin e mban të lidhur në
jetë, në iden e shpëtimit, në lindjen e ringjalljes. Ushtari trim trupin e tij e sakrifikon për Flamurin e
Atdheut të vetë dhe mbron kufit e tij vetëm ahere kur çfaqet si Mbrojtës i Idealit të një populli të tërë
symboli i të cili është skalitur mbi një copë pëlhurë të reckosur. Edhe i egëri që derth gjakun e tij për
Perëndin e vetë, Shkencëtari që humbet vetëhen për përparimin e shkencës dhe për çpikjet, s’janë gjë
tjetër veç se njerës që sakrifikohen për Idealin!
Si mjerë ata popuj që nuk kanë Ideal. Në çfaqjen e parë të krizës, në frytjen e parë të rebeshit, që janë
kaq të bollta, kaq të kokllavitura dhe, kaq të pa-pritura në jetën e sotme të popujve, do të shkrijnë, pa
patur kohë të psherëtijnë, si një Pallat prej karte. Si mjer ai grusht njerëzish, që adhuron tre Perëndira
nënë një qiell!...

Ideali, ky burim i tmerëshmë dhe krijonjës i fuqisë njerëzore, nuk është e mundur të çfaqet nga fantasia
e një njeriu të vetëm. Nuk ësht e mundur të ççpiket nga një njeri i vetëm. Po disa Gjenira, që rojnë
andej-këtej midis popujve, e parandjejnë, që lind në ditët kritike dhe të jashtëzakonshme të jetës së
popujve dhe e çfaqin. Këta janë Profetët e kohëvet të shkuara, këta janë personalitetet e një Carlyle-i,
këta janë Reformonjësit e ditëvet t’ona.

Mirë po Ideali është Produkt i Shoqërisë. Nuk është një pjellë individuale. Është një Realitet Shoqëror,
që na e çfaq dhe na e interpreton sjkënca sociologjike. Prandaj jam i mëndjes se kjo shkëncë ka fuqi që
të lidhë Djalërinë t’onë tek jeta, më shumë nga çdo mendim tjetër shkencor. Djalëria në studiai e
shkëncës sociologjike do të gjejë një burim të pasosur besimi tek vehtja e saj dhe nga dritat e saj do të
fitojë qejf, dispozitë dhe shpresa për punën krijonjëse të së Arthmes Shqiptare.

Hithni një sy në historin e Shkollavet Shoqërore. Të gjitha theorit e mbëdha, që u përpoqën të sgjidhin
problemet shoqërore, u çfaqën kurdoherë në kohërat që popujt ishin të future brënda në turbullime të
mbëdha shpirtërore dhe shoqërore. Një Saint-Simon dhe një Auguste Comte dje, një Mustafa Qemal
dhe një ZOGU sot nuk janë veç se Profetët e këtyre epokave.

Brezi ynë e pa dritën e diellit në një kohë të Historisë s’onë Kombëtare kur në shpirtëret dhe në
mendimet mbretëron anarkia më e madhe.. Roli i Djalërisë, në kohën e sotme të sgjuarjes morale të
popullit t’onë, është shumë i math. Duhet të vëmë themelet e ekzistencës s’onë mendore pa të cilën
Shqipëri nuk mund të ketë. Nuk duhet të lëmë që të na mbulojë përsëri errësira. Sa më shumë sbret
dielli dhe qaset në majat e maleve, kaq më shumë përhapen dhe madhohen hierat – këtu poshtë në
fushta!...

Demokratia, 9 Mars 1929

You might also like