You are on page 1of 14

E DREJTA TATIMORE DHE

DOGANORE
Tatimi mbi të ardhurat personale,
deklarimi, kontrolli dhe shkeljet
• Themeli kushtetues i tatimit do të na shërbej si pikënisje për të
shtjelluar konceptin e tatimit mbi të ardhurat personale. Neni 11
thotë: “1.Sistemi ekonomik i Republikës së Shqipërisë bazohet në
pronën private dhe publike, si dhe në ekonominë e tregut dhe në
lirinë e veprimtarisë ekonomike.” Nëpërmjet këtij neni të artikuluar
tek parimet themelore synohet të qartësohet individualiteti i
ekonomisë private mbi premisat e tregut dhe gjithmonë në raport
me aspektin publik të pronës. Më tej, tek pjesa që trajton Financat
Publike, në nenin 155 thuhet: “Taksat, tatimet dhe detyrimet
finanziare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre
i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së
tyre caktohen me ligj.” Neni 157: “2.Buxheti i shtetit krijohet nga të
ardhurat e mbledhura prej taksave, tatimeve dhe detyrimeve të
tjera finanziare, si dhe nga të ardhura të tjera të ligjshme. Ai
përfshin të gjitha shpenzimet e shtetit.”
• Pra tatimi është një ndër elementët që futen tek të
hyrat publike me të cilat do të kuptojmë “mjetet me të
cilat shteti plotëson nevojat e veta (shtetërore,
shoqërore), në bazë të kompetencave të tij.”
Megjithatë, si një ndër të ardhurat e buxhetit të shtetit,
tatimi duhet dalluar prej të tjerëve.
• “Tatimet janë instrumenti themelor financiar i
mbledhjes së të hyrave, me të cilat shteti mbulon
shpenzimet e veta me qëllim plotësimin e nevojave
mbarëshoqërore.” Dr.Genta Tafa (Bungo), Shkenca mbi
Financat dhe e Drejta Financiare,
ADELprint.sh.p.k.,Tiranë, 2009, fq. 29.
• Kriteret që përcaktojnë se një e hyrë përfshihet në
kategorinë e tatimeve duhet të ketë disa karakteristika:
• 1- Tatimet janë të hyra derivate të shtetit (i mbledh në bazë
të ligjit).
• 2- Tatimet janë të hyra të detyrueshme të shtetit.
• 3-Tatimet mblidhen në interesin publik, shërbejnë për
financiamin e nevojave mbarëshoqërore.
• 4- Tatimet nuk kanë kundërshpërblim të drejtëpërdrejtë.
• 5- Tatimet paguhen zakonisht në të holla.
• 6- Tatimet (zakonisht) janë të hyra pa destinacion të shtetit.
• 7-Tatimet paguhen sipas parimit territorial.
• Qëllimi i tatimeve në këtë kuadër është tepër
i rëndësishëm në përmbushjen e politikave të
caktuara ekonomike e sociale. “Tatimi bëhet
instrument efikas i politikës së çmimeve, me
anë të tyre bëhen përpjekje për të
harmonizuar kërkesën me ofertën, ndikohet
në vëllimin dhe orientimin e investimeve,
kufizohet përqindja e inflacionit dhe tentohet
të eleminohen të gjithë ata faktorë që
shkaktojnë çrregullime në ekuilibrin e tregut.”
• Në legjislacionin shqiptar që është edhe
objekt shqyrtimi i kësaj eseje, ligji për tatimin
mbi të ardhurat synon të rregullojë tre lloje
marrëdhëniesh:
• -tatimin mbi të ardhurat personale;
• -tatimin mbi fitimin;
• -tatimin e mbajtur në burim të të ardhurave.
Shtrirja e detyrimit
• Tatimi mbi të ardhurat personale është një detyrim i
qytetarit ndaj shtetit, i llogaritur mbi të ardhurat e vet
individit. Në këtë kuadër kemi dy lloje individësh në
raport me tatimin në fjalë. Së pari, janë individët
rezidentë të cilët për të gjitha të ardhurat e prodhuara
gjatë periudhës tatimore i nështrohen detyrimit për
tatimin mbi të ardhurat. Së dyti, janë individët
jorezidentë të cilët i nënshtrohen detyrimit tatimor
vetëm në përputhje me të ardhurat e prodhuara në
territorin e Republikës. Pra rasti i dytë ka një përcaktim
gjeografik të vlerësimit të ngarkesës tatimore në varësi
të vendqëndrimit.
Te ardhura te tatueshme
• Të ardhura të tatueshme konsiderohen:
• a)pagat dhe shpërblimet e tjera, në lidhje me marrëdhëniet aktuale të punës;
• b)të ardhurat që rrjedhin nga fitimi i ortakut apo i aksionerit në shoqërinë tregtare;
• c)të ardhurat nga interesat bankare apo ato të përfituara nga letrat me vlerë;
• ç)të ardhurat që rrjedhin nga e drejta e autorit dhe pronësia intelektuale;
• d)të ardhurat nga enfiteoza, huaja dhe qiratë;
• dh)të ardhurat nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme;
• e)të ardhurat e individëve nga lojërat e fatit dhe kazinotë;
• f)të ardhurat e realizuara nga diferenca ndërmjet çmimit të shitjes dhe çmimit të blerjes së
kuotave ose aksioneve që një ortak ose aksioner zotëron dhe ia shet një personi tjetër;
• g)të ardhura të tjera;
• h)të ardhurat në formë monetare për shtimin e kapitalit me burime nga jashtë shoqërisë që
nuk janë të tatuara më parë, ndërkohë që kanë qenë objekt tatimi dhe që nuk janë të
shoqëruara me dokumente zyrtare, që vërtetojnë origjinën e këtyre të ardhurave.
Te ardhura te perjashtuara
• Të ardhurat që përjashtohen prej detyrimit tatimor janë:
• a)të ardhurat e përfituara si rezultat i siguriit në skemën e detyrureshme të sigurimeve shoqërore
dhe shëndetësore, si dhe ndihmat ekonomike për individët pa të ardhura ose me të ardhura të
ulëta, sipas përcaktimeve në legjislacioin përkatës në fuqi;
• b)bursat e nxënësve dhe të studentëve;
• c)shpërblimet e marra në raste sëmundjesh, fatkeqësish;
• ç)të ardhurat e përfituara, në formë monetare ose në natyrë, nga pronarët, si shpërblim për
shpronësimet që i bëhen nga shteti për interesa publike;
• d)të ardhurat që përjashtohen në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara nga Kuvendi i
Shqipërisë;
• dh)të ardhura të përfituara si rezultat i kompensimit financiar, për ish-pronarët dhe ish të dënuarit
politik;
• e)kontributet e bëra nga punëdhënësi për sigurimin e jetës dhe të shëndetit të punëmarrësve;
• f)përfitimet për dëmshpërblime, të marra nëpërmjet vendimeve të formës së prerë të gjykatave, si
dhe kompensimet e caktuara për kostot gjyqësore;
• g)të ardhurat e përfituara nga institucionet shtetërore për arritjet në shkencë sport, kulturë;
• gj)kalimi i së drejtës së pronësisë mbi tokën bujqësore nga një fermer që kryen aktivitet bujqësor;
• h)kontributi i bërë nga çdo anëtar i një fondi të pensionit vullnetar deri në masën e përcaktuar në
ligjin për fondet e pensionit vullnetar;
• i)kthimi i investimit, përfshirë fitimet nga kapitali prej investimeve të kryera me asetet e fondit të
pensioneve.
Deklarimi
• Legjislacioni parashikon detyrimin e deklarimit për individët që përfshihen në kategorinë e deklaruesve të
të ardhurave sipas ligjit. Së pari, duhet thënë se deklarata mund të bëhet vetëm elektornikisht pas
regjstrimit në faqen përkatëse. Kufiri i vendosur nga legjislacione për personat që detyrohen të deklarojnë
të ardhurat fillon nga 2 milionë lekë në vit. Ky kufijë dhe rrjedhimisht detyrim, vlen për personat rezidentë
në Shqipëri dhe për ata jorezidentë që kanë realizuar atë nivel të ardhurash në territorin e Republikës. Të
gjithë individët që nuk realizojnë këtë sasi të ardhurash vjetore janë të përjashtuar nga detyrimi i
deklarimit. Nga ana tjetër, janë të detyruar në çdo rast të deklarojnë të ardhurat vjetore zyrtarët publikë, si
pjesë e detyrimit të tyre për të deklaruar pasurinë.
• “Plotësimi dhe dorëzimi i kësaj deklarate kryhet vetëm në mënyrë elektronike (për shtetasit shqiptar dhe
të huaj), duke klikuar në menunë efiling.tatime.gov.al, ku kërkon fillimisht regjistrimin fillestar të
individëve si Tatimpagues të të Ardhurave Individuale.
• Për regjistrimin e shtetasve shqiptar duhet të ndiqni këto hapa:
• -Vizitoni faqen e internetit: efiling.tatime.gov.al,
• -Klikoni në menunë Log on dhe më pas klikoni në krahun e majtë të quadrati në linkun që do t’ju shfaqet.
• -Vetëm pasi të jeni regjistruar, ju do të keni mundësi të plotësoni dhe dorëzoni Deklaratën tuaj Individuale
Vjetore, duke përdorur si Emër përdoruesi Numrin tuaj personal si dhe Fjalëkalimin që keni vendosur në
momentin e plotësimit të formularit.
• -Në këtë rast, për plotësimin e deklaratës hyjmë në krahun e djathtë të kutisë.
• -Procesi i regjistrimit fillestar kryhet vetëm një herë. Çdo vit pasardhës, kurdoherë që do të realizohen të
ardhurat mbi 2.000.000 lekë, individi që ka bërë një vit më parë regjistrimin fillestar, e ka tashmë një llogari
të hapur për Deklaratën Individuale Vjetore për të Ardhurat (DIVA), në Drejtorinë Rajonale Tatimore
përkatëse.”
Shkeljet dhe Sanksionet
• ligji mbi tatimin mbi të ardhurat personale përmban edhe
pjesën e shkeljeve dhe sanksioneve, sipas natyrës së vetë
ligjit si koncept. Kështu, për rastet kur individi që nuk
përmbush detyrimin e deklaratës vjetore të të ardhurave në
kohë dhe më mënyrë të saktë pëson sanksionet
adiministrative sipas legjislacionit në fuqi. Po ashtu: “2. Në
rast kur tatimpaguesi, në deklaratën vjetore të të
ardhurave, jep informacion të gabuar apo të rremë e të
pakorrigjuar nga ai vetë, brenda afatit të parashikuar nga ky
ligj për korrigjimin, zbatohen dispozitat e Kodit të
Procedurës Penale dhe të Kodit Penal.”
• L I G J Nr. 8438, Datë 28.12.1998 PËR TATIMIN MBI TË
ARDHURAT I NDRYSHUAR
Shkeljet dhe Sanksionet
• Neni 14 i ligji për tatimin mbi të ardhurat, parashikon
kundërvajtjet administrative për shkeljet e mundshme
në raport me këtë ligj. Në një paragraf ai specifikon:
“Shkeljet e dispozitave për tatimin mbi të ardhurat
personale, që përbëjnë kundërvajtje administrative,
përcaktohen në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008 "Për
procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë.”
Ndërsa Neni 15 parashikon sanksionet për këto shkelje.
“Dënimet administrative për kundërvajtjet për tatimin
mbi të ardhurat personale përcaktohen në ligjin
nr.9920, datë 19.5.2008 "Për procedurat tatimore në
Republikën e Shqipërisë.”
Kontrolli tatimor
• Të gjitha shkeljet dhe sanksionet zbulohen,
verifikohen dhe procedohen pas realizimit të
kontrollit tatimor. Ligji i 2008 e përkufizon
kontrollin kështu: “Administrata tatimore
kontrollon deklaratat tatimore, llogaritë, librat
dhe regjistrimet tatimore të tatimpaguesit,
përfshirë të gjithë dokumentacionin, që ka të
bëjë me të ardhurat, shpenzimet, aktivet dhe
pasivet dhe marrëdhëniet financiare me palë
të treta.”
Faleminderit

You might also like