You are on page 1of 28

TEMA 5

TATIMI MBI TE ARDHURAT


PERSONALE (TAP)

Prof.Dr. Hysen MUCEKU

1
Në këtë temë trajtohet:

• Modelet kryesore të tatimit mbi të ardhurat personale (TAP)


• Koncepte bazë të administrimit të TAP
• Të ardhurat e tatueshme
• Skedulet kryesore të TAP
• Deklarimi dhe mbledhja e tatimit
• Probleme në zbatimin e tatimit mbi të ardhurat personale

2
Modelet kryesore të tatimit mbi të ardhurat personale (TAP)

• Për tatimin mbi të ardhurat personale zbatohen dy modele bazë:


• A. Modeli skedular; dhe
• B. Modeli global.
• Në modelin skedular të tatimit përcaktohen schedule të ndryshme tatimi për
kategori të ndryshme të ardhurash, ndërsa në modelin global vendoset një tatim i
vetëm mbi të gjitha të ardhurat, pavarësisht natyrës së tyre.
• Në modelin skedular është i vështirë përcaktimi i shpenzimeve të zbritshme që
lidhen me burimin përkatës të të ardhurave, pasi të ardhurat janë të ndara në grupe
të ndryshme. Disa studiues e konsiderojnë tatimin global mbi të ardhurat më
superior ndaj sistemit skedular.

3
Sistemi skedular ka disavantazhe:
•Së pari, ndarja e të ardhurave individuale në disa regjime tatimore (sipas çdo burimi
tatimor) e bën të vështirë, në mos të pamundur, aplikimin e normave progresive dhe
sigurimin e lehtësive personale tatimore (në formën e përjashtimeve, zbritjeve apo
rregullimeve). Normat progresive shihen si mënyra më efektive për vendosjen e
drejtësisë tatimore nëpërmjet kriterit të aftësisë kontribuese.
•Së dyti sistemi skedular në disa raste mund të sjellë probleme administrimi. Organet
tatimore mund të kontrollojnë ndarjen e të ardhurave sipas burimeve të ndryshme,
por të ngjashme. Kufiri në këto raste është mjaft i vështirë të përcaktohet. Këto
probleme minimizohen kur përdoren norma të njëjta tatimore për të ardhura të
ngjashme, dhe subjektet nuk kanë interes të ndryshojnë formën e të ardhurës.

4
Koncepte bazë të administrimit të TAP
Për përcaktimin e TAP-it përdoren katër koncepte bazë:
•Së pari, në ligj përcaktohet personi ose individi që detyrohet të deklarojë tatimin.
•Së dyti, përcaktohet periudha tatimore që do të vendoset tatimi (zakonisht është 12
muaj, por tatami në burim mund të mbahet në çdo kohe kur realizohet kjo e ardhur
muaj/tremujor).
•Së treti, koncepti i të ardhurave të tatueshme, përcakton bazën e tatueshme. Të
ardhurat e tatueshme janë rezultat neto i periudhës tatimore. E ardhura e tatueshme e
individit përcaktohet si diferenca ndërmjet të ardhurave bruto me shpenzimet e
zbritshme të lejuara për periudhën.
•Së katërti, përcaktimi i tatimit të pagueshëm. Në një model të thjeshtë kjo mund të
realizohet duke vendosur normat e tatimit mbi të ardhurat e tatueshme dhe duke
zbritur kreditimet e tatimit ose tatimet e paguara gjatë periudhës tatimore (tatimi në
burim).

5
• Rezidenca (neni 3 i ligjit). Shtrirja e detyrimit të TAP përcakton që individët
rezidentë i nënshtrohen detyrimit për TAP-in.
• Individët rezidentë në RSH i nënshtrohen detyrimit për TAP-in gjatë periudhës
tatimore për të gjitha të ardhurat brenda dhe jashtë teritorit të RSH, ndërsa
individët jorezidentë i nënshtrohen detyrimit për TAP-in gjatë periudhës tatimore
për të ardhurat brenda teritorit të RSH
• Individi, nëse: (1) ka vendqëndrim të qëndrueshëm ne territorin e RSH, në kuptim
të nenit 12 të kodit civil, dhe (2) është shtetas shqipëtar dhe funksionar konsullor,
diplomatik ose i ngjashëm i RSH, jashtë teritorit të saj
• Individi, që, në mënyrë të vazhdueshme ose me ndërprerje, qëndron në RSH për më
tepër se 183 ditë të një periudhe tatimore.
• Mjafton të plotësohet një nga këto kritere, që një individ të konsiderohet resident
shqiptar për qëllime tatimore.

6
• Periudha tatimore fillon më 1 janar dhe përfundon më 31 dhjetor të vitit kalendarik.
Për TAP-in nga puna periudha tatimore është muaji. Të ardhurat e çdo muaji
përdoren për llogaritjen e detyrimit për TAP-in.
Normat tatimore janë:
E ardhura nga paga në lekë/muaj E ardhura e tatueshme në Norma tatimore në përqindje/mujore
lekë/muaj

Nga Deri në Nga Deri në


0 50 000 0 50 000 0%
50 001 60 000 0 35 000 0%
35 001 60 000 13% të shumës mbi 35 000 lekë

60 001 Më tepër 0 30 000 0%

30 001 200 000 13% e shumës mbi 30 000 lekë

200 001 Më tepër 22 100 lekë + 23% të shumës mbi 200 000 lekë

7
Të ardhurat e tatueshme
• TAP-i rregullohet me ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” dhe Udhëzimin e Ministrisë së
Financave “Për tatimin mbi të ardhurat”.
• Koncepti i të ardhurave të tatueshme përcakton bazën e tatueshme të tatimit mbi të
ardhurat personale.
• Të ardhurat e tatueshme të një individi përcaktohen si diferencë ndërmjet të ardhurave
bruto të periudhës me zbritjet që i lejohen personit përkatës.
• Në përcaktimin e bazës së tatueshme kemi tre element kryesor:
• Së pari, përfshirja e shumave përkatëse të të ardhurave bruto;
• Së dyti, identifikimi i shumave që janë të ardhura të përjashtuara; dhe
• Së treti, llogaritja dhe lejimi i zbritjeve përkatëse.
• Të ardhurat bruto. Të ardhurat bruto përfshijnë të gjitha të ardhurat për secilën kategori të
ndryshme të ardhurash që vendoset tatimi.

8
• Jo të gjitha të ardhurat e përfituara nga individi përfshihen në kategorinë që i nënshtrihen
TAP, prandaj në të ardhurat bruto duhet të përfshihen të gjitha të ardhurat që nuk janë të
përjashtuara nga tatimi mbi të ardhurat personale.
• Në deklaratën individuale vjetore të të ardhurave personale janë disa grupe të të ardhurave
që deklarohen si të ardhura bruto:
• Të ardhurat nga punësimi mbi të cilat vendoset tatimi me norma progressive.
• Të ardhurat bruto nga dividenti, interesi, për të cilat mbahet tatimi në burim.
• Fitimet kapitale nga shitja e pasurisë së paluajtshme (kalimi i të drejtës së pronsisë) dhe
fitime kapitale nga investimi në tituj dhe aksione ose në rastin e dhurimit.
• Të ardhurat bruto nga pasuri intelektuale, liçensa dhe të drejta të tjera që nuk kanë formë
fizike.
• Të ardhura bruto të realizuara jashtë teritorit të Shqipërisë.
• Të ardhura të tjera.

9
Të ardhurat e përjashtuara
• Të ardhurat e përjashtuara nuk përfshihen në të ardhurat bruto dhe për rrjedhojë nga
llogaritja e të ardhurave të tatueshme. Kategoritë kryesore të të ardhurave të përjashtuara:
• Të ardhurat e përjashtuara për arsye sociale, janë ato të ardhura që janë të domosdoshme
për mirëqënien e individëve si: të ardhurat për skemat e sigurimeve shoqërore e
shëndetësore dhe programet për ndihmat sociale që ofrohen nga buxheti i shtetit (pagesat e
papunësisë, ndihma ekonomike, kompensimet për dëmtime fizike apo invaliditeti etj.);
bursat e nxënësve dhe studentëve; të ardhurat (shpërblimet) që merren në raste sëmundjesh
dhe fatkeqësishë.
• Të ardhurat e përjashtuara për kompensime, si: të ardhurat e e përfituara në formë
monetare ose në natyrë nga pronarët si shpërblim për shpronësimet që i bën shteti për
interesa publike; të ardhurat e kompensimit financiar për ish-pronarët dhe ish të dënuarit
politikë; dëmshpërblimet e përfituara pas vendimeve të formës së prerë të gjykatave.
• Të ardhurat që përjashtohen në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara nga
Kuvendi i Shqipërisë, siç janë marrëveshjet për eleminimin e tatimit të dyfishtë .

10
Skedulet kryesore të TAP

Janë disa grupe të adhurash që tatohen në mënyra të ndryshme:


•Të ardhurat nga punësimi që tatohen në mënyrë progresive.
•Të ardhurat nga tjetërsimi i pasurisë së paluajtshme (tokë, ndërtesë), që tatohen me normë
15% të fitimeve kapitale të realizuara.
•Të ardhurat e tjera të mbajtura në burim që tatohen në përgjithësi me të njëjtën normë 15%.
•Të ardhurat mbi të cilat nuk është mbajtur tatimi në burim që tatohen përgjithësisht me të
njëjtën normë 15%.
•Tatimi i thjeshtuar i fitimit nga biznesi i vogël.
•Katër prej skeduleve të mësipërme përfshihen në deklaratën vjetore të të ardhurave,
vetëm të ardhurat nga biznesi i vogël nuk përfshihen në këtë deklaratë.

11
Të ardhurat nga punësimi
• TAP-i nga punësimi është i vetmi skedul mbi të cilin aplikohen norma progresive.
• Termi “të ardhura nga pagat” përfshin pagën bazë dhe të gjitha shtesat mbi pagë që kanë
karakter të përhershëm.
• Termi “shpërblime të tjera” përfshin të gjitha të ardhurat që përfitohen nga rezultatet e
punës në vendin e punësimit aktual të individit.
• Përjashtohen nga TAP-I, të ardhurat nga pagat dhe shpërblimet për marëdhëniet e punës
të zyrtarëve të konsullatave, diplomatët, ose funksionarë të ngjashem të vendeve të tjera
që kanë statusin e diplomatit.
• Nuk përfitojnë të drejten e këtij përjashtimi individët, shqiptare apo të huaj të cilët mund
të jenë të punësuar në këto organizata apo organizma, por që nuk kanë statusin e
diplomatit.
• Tatimi i mbajtur mbi pagat është gjeneruesi kryesor i të ardhurave nga tatimi mbi të
ardhurat.

12
Shpenzimet e zbritshme

• Një element tjetër për përcaktimin e bazës së tatueshme është lejimi i shumave të caktuara si
shpenzime të zbritshme.
• Tatimi mbahet në burim nga të ardhurat bruto nga punësimi, por teorikisht tatimi mbi të
ardhurat duhet të vendoset mbi të ardhurat neto pasi të zbriten shpenzimet e zbritshme që kryen
punonjësi.
• Në momentin kur realizohen të ardhurat nuk mund të përcaktohen shpenzimet e zbritshme, por
kjo mund të realizohet në kohën kur plotësohet deklarata individuale vjetore e të ardhurave.
• Në Shqipëri TAP-i ka një listë mjaft të shkurtër të shpenzimeve të zbritshme, pasi mungojnë
shpenzimet që konsiderohen të domsdoshme dhe që ndihmojnë në gjenerimin e të ardhurave.
• Shpenzimet e zbritshme në Shqipëri janë: (1) shuma e interesit bankar të kredisë së marrë për
arsimim, për vete, për fëmijët dhe personat në kujdestari; (2) shpenzimet e mjekimit për vete,
për fëmijët dhe personat në kujdestari që nuk janë mbuluar nga sigurimi i detyrueshëm
shëndetësor, sipas përcaktimit në VKM (shuma e lejuar 8 532 lekë për secilin anëtar të familjes
deri në shumën 32 000 lekë vit).

13
• Për tatimin e mbajtur në burim zbatohet norma standarde 15% për të gjitha pagesat e
arkëtueshme siç janë kategoritë e mëposhtëme:
• Kalimi i të drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajteshme, për fitimin kapital të
realizuar (diferenca) ndërmjet vlerës në shtije dhe vlerës në blerje të pasurisë (ndërtesë
apo tokë).
• Të ardhurat që rrjedhin nga fitimi i ortakut apo aksionerit në shoqërinë tregetare.
• Të ardhurat nga interesat bankare, apo ato të përfituara nga letrat me vlerë.
• Të ardhurat e përfituara nga pagesat për të drejtën e autorit dhe pronësinë
intelektuale.
• Të ardhurat nga enfiteoza, huaja dhe qeratë.
• Të ardhura nga qeraja.
• Të ardhurat e individëve nga lojrat e fatit dhe kazinotë.
• Të ardhura të tjera që tatohen në burim. Për shërbime teknike dhe për menaxhim;
pagesat për ndërtim, instalim, montim apo pune mbikqyrëse dhe pagesat për argëtues,
artistë, sportistë, etj.

14
Rastet kur nuk mbahet tatimi në burim
• Tatimi i mbajtur në burim shërben për të vendosur ngarkesë tatimore mbi ato të ardhura
që nuk mund të deklarohen nga pala tjetër që merr pjesë në transaksion, ku pala tjetër
mund të jetë një individ ose shoqëri jorezidente.
• Tatimi në burim nuk mbahet në këto raste:
• (1) personave të tatueshëm që janë regjistruar si tatimpagues të tatimit mbi fitimin, pasi
pagesat e kryera janë të ardhura të tatueshme kur llogaritet dhe paguhet tatimi mbi fitimin;
• (2) personat e regjistruar si tatimpagues të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, për personat
fizikë tregtar nuk mbahet tatimi në burim, përveç rasteve kur kryhen pagesa për shërbime
që janë mirëfilltazi pjesë e veprimtarisë kryesore;
• (3) pagesat e bëra drejt personave jorezidentë për shërbimet në transportin ndërkombëtar
të pasagjerëve dhe mallrave. Për rastin e mallrave këto shërbime i shtohen vlerës së
mallrave të importuara dhe deklaruara në momentin doganor;
• (4) pagesat që kryhen kundrejt personave fizikë ose juridikë të huaj për shërbime që ata
realizojnë jashtë Shqipërisë.

15
Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël

• Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin vendoset mbit të ardhurat e personave fizikë dhe juridikë, të cilët
realizojnë një qarkullim vjetor jo më shumë se 14 milionë lekë në vit.

• Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin nuk mund të mbart humbjet në vitet e ardhshme, po
kështu edhe tatimin e mbingarkuar gjatë viteteve të shkuara në vitet e ardhshme.

16
Deklarimi dhe mbledhja e tatimit
• Çdo punëdhënës që paguan një pagë apo shpërblim është i detyruar të mbajë TAP-in që.
derdhet në llogarinë e të ardhurave tatimore jo më vonë se data 15 e muajit pasardhës .
• Punëdhënësit janë të detyruar të bëjnë ndalesat në borderotë e pagave, për efekt të TAP-it
për pagat dhe shpërblimet e tjera në lidhje me punësimin aktual.
• Punëdhënësi çdo muaj dërgon në organin tatimor evidencën përkatëse (deklarata dorëzohet
në organin tatimor brenda datës 20 të muajit pasardhës).
• Çdo person që gjatë periudhës tatimore, përfiton të ardhura, të cilat i nënshtrohen TAP-it, i
deklaron këto të ardhura sipas pasqyrës së përcaktuar në Udhëzimin e Ministrit të
Financave.
• Tatimpaguesit individë dorëzojnë deklaratën vjetore të të ardhurave pranë administratës
tatimore, deri më datë 30 pillë të vitit që pason periudhën tatimore, për të cilën bëhet
deklarimi. Përjashtohen nga detyrimi për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës individuale
vjetore të të ardhurave të gjithë individët që realizojnë të ardhura bruto vjetore nga të gjitha
burimet në shumën e përgjithshme më pak se 2 000 000 lekë.

17
• Në deklaratën vjetore përfshihen të ardhurat bruto, shpenzimet e zbritshme, tatimet e
llogaritura, tatimet e paguara, si dhe rezultati përfundimtar.
• Të ardhurat bruto paraqesin të gjitha të ardhurat kryesore të individit, përveç të
ardhurave nga biznesi i vogël, të cilat përfshihen në deklaratën përkatëse.
• Diferenca ndërmjet të ardhurave bruto me shpenzimet e zbritshme përbën të ardhurat e
tatueshme.
• Meqenëse të ardhurat nga punësimi llogariten me norma progresive, atëherë duhen
zbritur këto të ardhura nga baza e tatueshme për të llogaritur tatimin përkatës. Tatimi i
llogaritur pa të ardhurat nga punësimi bazohet normën 15%. Nëse shtojmë edhe tatimin
mbi të ardhurat nga punësimi, atëherë marrim shumën e plotë të tatimit të llogaritur mbi
të ardhurat e tatueshme individuale për vitin përkatës.
• Nëse deklarata individuale vjetore rezulton me tatim për t’u paguar, atëherë individi
duhet të bëjë pagesën përkatëse me dorëzimin e deklaratës.

18
Probleme në zbatimin e tatimit mbi të ardhurat personale

1. Lidhja ndërmjet fitimit dhe dividentëve. Format tradicionale të investimit përfshijnë


kaptalin aksionar, borxhin dhe qiratë e pasurive (të luajtshme dhe të paluajtshme).
-Fitimet kapitale krijohen në dy mënyra të ndryshme që kanë ndikim në çmimin e kuotave
ose aksioneve:
Së pari, nëpërmjet fitimit të pashpërndarë, që mbetet në shoqëri dhe reflektohet në çmim;
Së dyti, nga rritja e vlerës së aksioneve.
2. Të ardhurat nga interesat dhe dividentët. Individët realizojnë të ardhura nga shoqëritë
tregtare në disa forma, ku më kryesore janë: nëpërmjet borxhit dhe investimit në kapitalin
e shoqërive tregtare.
-Nëse një shoqëri paguan interesa apo dividentë për shoqëri të tjera tregtare rezidente, ajo
nuk duhet të mbaj tatim në burim, pasi shumat përkatëse trajtohen si e ardhur nga interesi
ose si e ardhur nga dividenti në shoqërinë investuese.
-Nëse shoqëria tregtare jep interesa apo dividentë për individë apo shoqëri të tjera jo
rezidente, atëherë mbahet tatimi në burim mbi të ardhurat personale.

19
• Trajtimi tatimor i interesave.
• Investimi nëpërmjet depozitave ose fondeve në shoqëritë tregtare janë në formën e borxhit
që paguan interes.
• Për shkak të faktit që pas tatimit mbi fitimin, fitimi i pashpërndarë i një shoqërie duhet të
paguaj edhe tatimin mbi të ardhurat nga dividenti, shoqëritë tregtare inkurajohen që të
financojnë investimet e tyre nëpërmjet borxhit.
• Në kushtet e një ekonomie në rënie, financimi me borxh i shton problemet që mund të
ndeshin shoqëritë tregtare, duke krijuar vështirësi edhe në pagesën e detyrimeve tatimore.
• Në kontekstin ndërkombëtar përdorimi i borxhit kundrejt kapitalit të vet ka pasoja, pasi, një
shtet i veçantë që shërben si burim të ardhurash ul bazën e tatueshme, sepse kthimi nga
kapitali tatohet kryesisht në shtetin në burim.
• Në përgjithësi interesi i huasë së dhënë nga një investitor që gjendet me rezidencë në një
shtet tjetër, do të paguajë atje një pjesë më të madhe të tatimit se në shtetin e burimit, ku
gjenerohet interesi përkatës.

20
3. Tatimi i të ardhurave nga dividentët.
•Sistemet kryesore të tatimit të dividentit që zbatohen (edhe në Shqipëri) janë sistemi
skedular dhe ai global.
•(1) Në bazë të sistemit global, shoqëria tregtare në momentin që shpërndan dividentë
zbaton një normë tatimore përkatëse (nga viti 2015 është 15%) dhe nuk ka më ndikim në
deklaratën individuale vjetore të të ardhurave personale. Pra, tatimi i mbajtur në burim nga
dividentët do të jetë njëkohësisht edhe tatimi përfundimtar mbi ato të ardhura.
•(2) Sipas sistemit skedular tatimi mbi të ardhurat nga dividenti mbahet në burim me normën
përkatëse (15%) dhe më pas të ardhurat nga dividenti duhet t’i shtohen të ardhurave bruto të
individit që zotëron ato aksione dhe do të tatohen me normën përkatëse marxhinale
progresive që reflektohet nga totali i të ardhurave që ai individ deklaron nga të gjitha
burimet në një vit të caktuar.

21
4. Ndikimi i tatimit mbi normën e kërkuar të kthimit.
•Ndikimi i tatimit mbi normën e kërkuar të kthimit dhe për rrjedhojë në koston e kapitalit
mund ta ilustrojmë me këtë shembull: nëse norma e tatimit mbi fitimin është 15% dhe norma
e tatimit mbi të ardhurat personale nga dividenti është 15% , duke supozuar që investitorët
kanë mundësi të tjera investimi me të njëjtin risk, ku shoqëria duhet të ofrojë për investitorët
një normë kthimi pas tatimit 8% që të nxis investimin e kursimeve të tyre. Në këto kushte
investimi duhet të ofroj një normë kthimi pas tatimit të paktën 9.4% [8/(1-0.15)]:
•(a) nëse duhet financuar nga fitimi i pashpërndarë dhe shoqëria nuk do të shpërndante
fitimet e saj;
•(b) nëse do të financohej me borxh norma e kërkuar e kthimit do të ishte e njëjtë 9.4%,
ndërsa
•(c) nëse do të financohej investimi me aksione të reja dhe investitorët presin të marrin
dividentë, norma e kërkuar e kthimit do të ishte 11% [8/(1-0.15)*(1-0.15)].

22
5. Ndikimi i TAP-it në vendimet investuese të individit.
•Individët mund të bëjnë investimin e tyre në depozita, hua për shoqëritë tregtare ose të zotërojnë kuota
dhe aksione të shoqërive tregtare :
•(1) Në rastin e investimit në një depozitë bankare, TAP-i nga interesat mbahet në burim çdo vit në
momentin e llogaritjes së interesave ;
•(2) Nëse individi do t’i japë hua ose të blej obligacione të një shoqërie tregtare, shoqëria do të llogarisë
dhe paguaj interesat që janë të zbritshme për të, por të taksueshme në burim kundrejt huadhënësit.
Individi do të tatohet në burim nga TAP;
•(3) Nëse do të blej aksione ose kuota në një shoqëri tregtare, dividentët e shpërndarë nuk janë të
zbritshme dhe tatohen si të ardhura të zakonshme të mbajtura në burim nga shoqëria kundrejt aksionerve
individualë. Në këtë rast shoqëria për fitimin e tatueshëm do të tatohet nëpërmjet tatimit mbi fitimin, pra
kemi njëkohësisht dy tatime që i ngarkohen kësaj baze të taksueshme;
•(4) Nëse për investimin e bërë në shoqërinë tregtare individi nuk do të marrë dividentë, pasi fitimi i
pashpërndarë (pas tatimit) do të riinvestohet vit pas viti në shoqëri dhe aksionet në zotërim shiten pas
disa vitesh, atëherë do të kemi fitimin (humbjen) kapital nga diferenca ndërmjet çmimit të shitjes dhe
çmimit të blerjes.

23
6. Të ardhurat mesatare dhe rregullat kundër grumbullimit.
•Disa anomali që rezultojnë nga ndërveprimi i strukturës së normave progresive me sistemin e
deklarimit vjetor janë :
•(1) Marrja e të ardhurave vetëm në një pjesë të vitit;
•(2) Tatimpagues të veçantë (projektues, artistë, muzikantë) mund të kenë të ardhura të
ndryshme që variojnë shumë përgjatë viteve dhe në përgjithësi mund të kenë një detyrim
tatimor më të madh se një tatimpagues, të cilit i shpërndahet e ardhura në mënyrë më të
barabartë ;
•(3) Disa tatimpagues mund të marrin shuma të mëdha në një moment të vetëm, kur këto të
ardhura mund të jenë gjeneruar nga rritja e vlerës në një numër vitesh, dhe mund të tatohen
vetëm në vitin e realizimit të diferencës së të ardhurave (vlera e një apartamenti ose trualli).

24
7. Transferimi i të ardhurave.
Në një skemë progresive të tatimit mbi të ardhurat, ka një nxitje për të transferuar të
ardhurat te palë të lidhura. Për shkak të transferimit të të ardhurave, tatimi që do t’i
takonte një individi mund të ndahet në dy ose më shumë individë që mund të përdorin
më shumë se një herë pragun e të ardhurave që nuk tatohen (deri në shumën 30 000
lekë në muaj) dhe normat e ulëta për pjesën tjetër të të ardhurave, pra të ardhurat do të
tatohen më pak.
• Gjithashtu, mund të krijohen hapësira për zhvendosjen e të ardhurave nga pagat te
kompani të krijuara për të marrë këto të ardhura. Nëse norma marzhinale më e lartë e
TAP-it të individëve është më e lartë se norma tatimore e biznesit të vogël ose tatimi mbi
fitimin e bizneseve të tjera, atëherë mund të ketë nxitje që të krijohen subjekte që ofrojnë
shërbime me normë më të ulët të tatimit.

25
Kreditimi i tatimit mbi të ardhurat. Në llogaritjen përfundimtare të TAP-it mund të
bëhen dy lloje zbritjesh :
Së pari, janë shpenzimet e zbritshme nga të ardhurat bruto, dhe
Së dyti, zbritjet mund të llogariten edhe mbi tatimin e pagueshëm (kreditimi i tatimit).
• Punësimi i shumfishtë dhe ndryshimet në punësim. Punësimi i shumëfishtë sjell
ndërlikime në procesin e deklarimit.
• Në rast të punësimit të shumëfishtë të njohur nga të gjitha palët, punëdhënësi që jep pagën
më të lartë do të deklarojë pagën sipas tabelës së normave progresive. Punëdhënësi tjetër
do të deklarojë dhe do të mbajë tatimin mbi të ardhurat personale për shtesën e të
ardhurave mbi pagën e deklaruar në punëdhënësin kryesor.
• Ndryshimet në punësim gjatë vitit mund ta bëjnë shumë të ndryshëm tatimin e mbajtur në
burim gjatë muajve me detyrimin tatimor që llogaritet në deklaratën vjetore.

26
• Shpërblimet në natyrë. Shpërblimi në natyrë është një përfitim monetar ose jo monetar që
vjen nga punësimi, por që nuk është pjesë e të ardhurave në para nga pagat.
• Teorikisht shpërblimet në natyrë duhet të përfshihen në bazën e tatueshme. Kjo përfshirje
mundëson një drejtësi horizontale ndërmjet individëve që janë shpërblyer në vlera të njëjta,
por në forma të ndryshme nëpërmjet pagave dhe pjesërisht me shpërblime në natyrë. Kjo
është shumë e rëndësishmë për faktin se, punëmarrësit nuk i konsiderojnë shpërblimet në
natyrë njësoj si të ardhurat nga pagat. Njëkohësisht shpesh është e vështirë që të
identifikohet përfitimi përkatës i shpërblimit në natyrë nga çdo punonjës.
• Shpërblimet në natyrë janë edhe më të preferueshme kur jepen nga punëdhënësit sepse
formojnë një grup duke marrë ulje të konsiderueshme në shërbimet e përfituara.

27
FALEMINDERIT

PYETJE ??????????

28

You might also like