You are on page 1of 16

Parimet dhe Karakteristikat

e Sistemit Tatimor

Dr. Egerta MARKU


1
“Aktorët” e Fushës Fiskale

 Qeverisja: Hartimi i ligjeve fiskale është kombimin i pushtetit ekzekutiv dhe


legjislativ.

 Administrata tatimore: Mbajnë kontakte direkte me tatimpaguesin,


ofrojnë shërbime tatimore, kryejnë kontrollet dhe vendosi penalitete
administrative bazuar në ligj.

 Konsulentët fiskal: ofrojnë konsulencë fiskale për shkak të kompleksitetit


gjithnjë e në rritje të ligjeve tatimore, me qëllimin e qartë për të minimizuar
barrën fiskale afatgjatë për klientët e tyre.

 Tatimpaguesit: Mbi të cilin lind detyrimi tatimor.


2
Parimet e Adam Smith për Tatimet

 Parimi i aftësisë së barazisë: Tatimet e paguara nga subjektet janë në


përpjestim me të ardhurat e tyre;

 Parimi i sigurisë: Tatimi që cdo tatimpagues duhet të paguaj gjatë vitit


financiar duhet në shumën e tij, kohën e pagesës dhe mënyrën e pagesës;

 Parimi i volitjes: Cdo tatim duhet të vihet në kohën dhe mënyrën e


përshtatshme për tu paguar nga tatimpaguesi;

 Parimi i ekonomizimit: Shpenzimet për mbledhjen e tatimeve nuk duhet


të jenë të tepërta.
3
Karakteristikat e Sistemit Tatimor
 Efektiviteti ekonomik: Sistemi tatimor nuk duhet të pengojë efektivitetin
e përdorimit të burimeve monetare;

 Thjeshtësia administrative: Sistemi tatimor duhet të jetë i thjeshtë


(i mbështetur në pak tatime);

 Përgjegjshmëria Politike: Sistemi tatimor duhet të jetë i tillë që të


reflektoj preferencat e tatimpaguesve;

 Fleksibiliteti: Sistemi tatimor duhet të jetë i tillë që ti përgjigjet lehtë dhe


në mënyrë të menjëhershme ndryshimeve ekonomike të një vendi;

 Drejtësia: Trajtim relativ të individëve të ndryshëm.


4
Eficenca Ekonomike

 Efektet në sjellje të tatimeve: Të gjitha vendimet dhe sjelljet që i


përkasin punës, konsumit, kursimit ndikohen nga sistemi tatimor dhe efektet
e tij;
 Efektet finaciare të tatimeve: Efekte mbi formën e transaksioneve dhe
efekte mbi strukturën financiare të një shoqërie;
 Tatimet shtrëmbëruese dhe tatimet asnjanëse: Shtrëmbërimet lidhen
me tentativën nga ana e subjekteve për të zvogëluar detyrimin e tyre
tatimor (Psh. Konsumatori i cili vendos të blej më pak bukë qënë më pak
subjeket i Tvsh në këtë rast) ndërsa tatimi është asnjanës nëse subjekti i
këtij tatimi nuk bën asgjë për të ndryshuar këtë tatim ( Psh. Biznesi i vogël
përgjithësisht është subjekt i tatimeve në shuma fikse);
 Efektet e njoftimit: Futja e një tatimi të ri apo ndryshimi i legjislacionit
për një tatim ekzistues duhet të shoqërohet me njoftimin përkatës sepse
mund të rrisë efektet shtrembëruese të variablave të caktuar. 5
Fleksibiliteti

 Stabiliteti Automatik: Te ardhurat tatimore ndjekin ecurinë e ekonomisë.


Shembull TAP ( gjatë një rënie ekonomike ulen të ardhurat kombëtare nga
tatimet dhe një shkallë progresive e TAP do ta reflektonte automatikisht);

 Vështirësi politike për ndryshimin e normave tatimore: Reformat


tatimore shpesh herë janë burim i debateve politike duke pasur parasysh
dhe lidhjen e grupeve të ndryshme të interesit me palë të caktuara politike;

 Shpejtësia e rregullimit: shpejtësia e zbatimit të dispozitave të reja


tatimore ndikon në vonesat e mundshme të grumbullimit të të ardhurave
tatimore.

6
Drejtësia Tatimore
1. Drejtësia Horizontale: Persona të njëjtë në të gjitha aspektet, trajtohen
në mënyrë të njëjtë. Ka dy probleme të këtij përkufizimi ;
1. Identifikimi i personave të njëjtë në aspekte të rëndësishme dhe
2. Përcaktimi i saktë i trajtimit të njëjtë.

2. Drejtësia Vertikale: parimi bazë i të cilit qëndron në faktin se disa persona


janë në kushte të paguajnë tatime më të larta se të tjerët.

Në këtë rast merren në konsideratë 3 kritere për të përcaktuar kushtet


favorizuese të disa individëve:
a)Kriteri i Mirëqënies Ekonomike;
(përvec të ardhurave, konsumit e pasurisë merren në shqyrtim dhe një sërë
elementësh të tjerë që tregojnë nivelin indirekt të mirëqënies sic janë
elementë personalë të jetesës, transportit, shëndetësisë, arsimit etj. 7
b) Kriteri Aftësisë Kontribuese
Kjo teori nënkupton që individët që fitojnë më shumë duhet të paguajnë më
shumë dhe që të pasurit kanë aftësi kontribuese më shumë se të varfrit.

Format kryesore të zbatimit të kësaj teorie janë: të ardhurat, konsumi dhe


pasuria.
 Të ardhurat si bazë e tatueshme: duke qënë se fitohen nga pak burime
gjatë një periudhe të caktuar është më e lehtë të zbatohet drejtësia vertikale.
Këtu i referohemi të ardhurave nga puna sepse të ardhurat që fitohen në
mënyra të tjera (qeraja, dividenti, interesi etj.) nuk tregojnë aftësinë
kontribuese dhe tatohen në burim.
 Konsumi si bazë e tatueshme: Të ardhurat neto janë burimi kryesor që
do përdoret për konsum. Pra, të ardhurat më vete nuk krijojnë dot një
drejtësi të bazës së tatueshme. Megjithëse këtu është për tu marrë në
konsideratë edhe vlera e kursimit e cila nuk adresohet në konsum
8

 Të ardhurat dhe konsumi së bashku si bazë e tatueshme: nëse do të
konsideronim një individ i cili konsumon të gjitha të ardhurat e tij, atëherë
20% e të ardhurave të tij shkojnë për TVSH. Pra, tatimi i përfshirë në cmim
në këtë rast përbën 1/6 e vlerës së konsumit (20%/120%).
 Duke qënë se një pjesë e të ardhurave kursehen atëherë nuk kemi një
tregues të saktë të progresivitetit dhe të konceptit të normës së tatimit real.

 Norma reale e tatimit të faktorit = Tatimi i faktorit/Burimi i faktorit

 Në këtë rast individi konsumon atë që quhet prirja për konsum.


Pra, norma reale e tatimit mbi konsumin llogaritet si pjesëtim tatimit të
konsumit me të ardhurën neto

9
Shembull
Individi A B
E ardhura bruto 50,000 100,000
Individi B përfiton nga
Tatim konsumi me sjellje
(-)Tat.mbi të ardhurat 2,600 9,100
Regresive.
Norma mesatare e TAP 5.2% 9.1% Norma e tatimit global
E ardhura neto 47,400 90,900 Në këtë rast përafrohet
Prirja për konsum 100% 60% Për të dy individët.
Konsumi 47,400 54,540 Nëse norma reale e tat.
Tatimi mbi konsumin 7,900 9,090
Global rritet me rritjen e
të ardhurave atëhetë
Norma reale e tat. kons 16.66% 10%
sistemi tatimor
Tatimi global 10,500 18,190 siguron drejtësi
Norma reale e tatimit Global 21% 18.2% Vertikale.

10

 Konsumi i përjashtuar: Nëse disa grupe mallrash dhe shërbimesh përjashtohen
nga tatimi mbi konsumin, atëherë u jepet një avantazh tatimor atyre që konsumojnë
këto mallra.
Nëse i referohemi shembullit më sipër dhe supozojmë që konsumi i përjashtuar për
të dy individët do ishte 10,000 lek atëherë do të kishim:
A B
Konsumi 47,400 54,540
Vihet re se prirja më e ulët për
Konsumi Përjashtuar 10,000 10,000
konsum thuajse anulohet dhe
Konsumi i tatueshëm 37,400 44,540 norma reale e tatimit mbi
Tatimi mbi konsumin 6,233 7,423 konsumin është e ngjashme.
Norma reale e tat.kons 13.1% 13.6% Kjo reflektohet edhe te tatimi global
Tatimi Global 8,833 16,523
duke i përafruar normat.
Norma reale e tat.global 17.6% 16.5%
11
C) Kriteri i Përfitimit
Cdo individ duhet të kontribojë në financimin e shtetit në
proporcion me përfitimet e marra nga shërbimet publike.

Problem është përcaktimi i përfitimit në bazë të cdo individi. Për shumë


kategori të shpenzimeve publike një vlerësim i përfitimit është pothuajse i
pamundur.

Një tatim që lidhet me përdorimin e një strukture publike nuk është


stimulues për përdoruesit dhe mund të cojë në inefiçencë të burimeve dhe
për pasojë nuk është as i drejtë dhe as efikas.

12
Parime të një Këndvështrimi Modern

 Shmangia tatimore: shfrytëzim i hapsirave ligjore që ka regjimi tatimor


në avantazh të subjektit përkatës. Pra, shmangia tatimore është ligjore.
Përfitimi financiar në këtë rast është afatshhkurtër deri sa administrata
tatimore ose ligjvënësi të mbylli hapësirat ligjore subjekt të interpretimit.

 Evazioni Tatimor: Tatimpaguesi përpiqet të evitoj detyrimet ligjore


nëpërmjet fshehjes së të ardhurave si psh mosdeklarimeve, përfitimet e
zbritjeve që nuk i takojnë etj,. Në momentin e konstatimit nga
administrata tatimore shkelja është subjekt sanksionesh dhe penalitetesh.

13

 Konkurenca Tatimore: Vendosja e normave tatimore sa më të favorshme për të
përthithur faktor të ndryshëm të kapitalit. Megjithëse vendosja e normave të ulëta
tatimore ka një kufi bazuar dhe në marrëveshje me institucionet financiare
ndërkombëtare.
 Shmangia e tatimit të dyfishtë: e ardhura duhet të jetë subjekt i tatimit vetëm një
herë. Koncept i rëndësishëm është përcaktimi i vendit të tatimit kur e ardhura
gjenerohet në një jurisdiksion të ndryshëm nga rezidenca tatimore. Në këtë rast
vlejnë Marrëveshjet e Eliminimit të Tatimit të Dyfishtë që janë marrëveshje
dypalëshe midis shteteve dhe përcaktojnë specifikisht si do tatohen çdo e ardhur.
 Të drejtat e njëriut: Tatimpaguesit mund të kundërshtojnë dhe në gjykatën e
Strasburgut rastet kur ka kosto shtesë tatimore të rëndësishme e të pajustifikuara
në raport me të drejtat e njeriut;
 Tatimet ndikuese-tatime të gjelbra: Qeverisjet mund të përdorin politikat
tatimore si një instrument për ndryshime pozitive duke ofruar nxitje për investimet
në teknologji të reja dhe më ambientaliste në industri të caktuara.
14
Ushtrim
Supozoni 2 individ me të ardhura përkatësisht 60,000 lekë dhe 120,000 lekë.
Të ardhurat e tyre tatohen sipas ligjit aktual të tatimit mbi të ardhurat
personale. Individët konsumojnë të ardhurat e tyre në nivele të ndryshme.
Individi i parë konsumon 90% të të ardhurës së tij ndërsa individi i dytë
konsumon 80, 000 lekë.
Llogarisni:
a)tatimin mbi të ardhurat, tatimin mbi konsumin, tatimin global, normën
mesatare të tatimit mbi të ardhurat, normën reale të tatimit mbi konsumin
dhe të tatimit global;
b) Nëse për të dy individët konsumi i përjashtuar do të ishte 15,000 lekë si do
të ndryshonin parametrat e kërkesës a?
c) Sa duhet të jetë konsumi i përjashtuar vetëm për individin A që këta individ
të jenë neutral ndaj tatimit mbi konsumin?
15
Faleminderit!

16

You might also like