You are on page 1of 3

KONTABILITETI I TATIMEVE 2

1.Cili eshte definicioni I kontabilitetit te tatimeve?


Kontabiliteti I tatimeve eshte nje zone,pjes e kontabilitetit qe specializohet vecanerisht ne dhenien e
informacionit qe menaxheret e nje organizate gjejne te dobishme per detyrimet ligjore qe ka organizata
ose individi ne nje periudhe te caktuar dhe ndikimin e tyre ne marrjen e vendimeve te brendshme.

2.Cilat jane karakteristikat e tatimit?


a)Tatimet jane te hyra derivative (prejardhura)
b)Tatimet jane te hyra te detyrueshme (me dhune) te shtetit
c)Tatimet mblidhen per financimin e shpenzimeve publike
d)Tatimet paraqesin dhenie pa kundershperblim te drejtperdrejt
e)Tatimet nuk e kane karakterin e qellimit te caktuar
f)Tatimet mblidhen ne para
g)Tatimet nuk jane ne lidhje me shtetesine

3.Cili eshte qellimi I tatimit?


Tatimet jane njera nga format me te cilat shteti fiton te hyrat:prandaj nga kjo del se qellimi I tatimit (te
tatuarit) eshte mbledhja e mjeteve financiare per shtetin dhe organet e tjera publike te cilat jane te
nevojshme per financimin e funksioneve te tyre,pra ky eshte qellimi fiscal I tatimit.

4.Ku ndikojne tatimet si instrument te politikes ekonomike te nje vendi (shteti)?


a)Politiken e cmimeve (ne konsum,ne te ardhura,)
b)Ne vellimin dhe drejtimin e instrumenteve te rendesishme per zhvillimin e ekonomise nacionale.
(Ministrite e ndryshme,Kuvendet komunale,Projektet per komunitetin)
c)Ne barazimin (harmonizimin) e ofertes dhe kerkeses (ekuilibri)
d)Ne kufizimin e shkalles se informacionit dhe ne menjanimin e faktoreve te cilet kan shkaktuar prishjen
e ekuilibrit ne treg,duke e marre tepricen e fuqise blerese.

e)Ne zvoglimin ose anulimin e te gjitha atyre qe e veshtronje apo e bejne te pamundshem zhvillimin e
shpejte dhe te harmonizuar te ekonomise
f)Ne pengimin ose lehtesimin e disa trendeve afatgjata te pavolitshme ne ekonomi,ngritjen e ngadalsimit
te produktivitetit te punes,ne stagnim,ne renien e efikasitetit ekonomik ,ne zvoglimin e eksportit e njeherit
rritjen e importit.

5.Si eshte orientuar politika tatimore restriktive?


Pra politika tatimore e cila eshte orientuar kah zvogelimi I fuqise blerese te detyruesit tatimor (rritja e
ngarkeses tatimore),e me ate edhe zvogelimin e kerkeses se gjithembarshme ne treg ,quhet politika
tatimore restrictive

6.Si eshte e orientuar politika tatimore ekspansive?


Ne keto raste me masat e politikes taimore ekspansive ndikohet ne rritjen e fuqise se gjithembarshme (siq
eshte ulja e ngarkeses tatimore me ane te nderprerjes se ndonje lloji te tatimit,ulja e norms
tatimore,aplikimi I lirimeve dhe I lehtesive te ndryshme tatimore) qe eshte e drejtuar kah rritja e fuqise
blerese e detyruesit tatimor e me ate dhe te ngritjes se kerkeses se gjithembarshme quhet politika tatimore
ekspansive.

7.Cilat jane menyrat per caktimin e bazes tatimore?


Paushalle ose
Reale

8.Cilat jane metodat per caktimin e bazes tatimore?


Ne praktike ekzistojne disa metoda per caktimin e bazes tatimore keto jane:
a)Metoda parashikuese
b)Metoda e drejtperdrejt
c)Metoda direkte
d)Metoda indirekte
e)Metoda zyretare
f)Metoda e krahasimit

9.Te kufiri I ngarkeses tatimore kemi te bejme me?


Kufirin me te poshtem (deri ku mund te behet ulje) dhe
Kufirin me te larte te ngarkeses tatimore (deri ne cmase mund te behet ngritja e shkalles tatimore)

10.Cka eshte tatimi ne te ardhura individuale?


Eshte tatim ne burim I cili paguhet ne te ardhurat individuale (te te punesuarve) ne nje periudhe te caktuar
sipas shkalleve te caktuara,0%, 4% , 8% , 10% .

11.Cilat te ardhura konsiderohen burim I te ardhurave individuale?


Burimet e te ardhurave sic jane:
a)Pagat
b)Te ardhurat nga aktivitete biznesore
c)Te ardhurat nga qiraja
d)Lojerat e fatit
e)Dividentet
f)Interesi
g)Fitimet kapitale dhe
Cdo e ardhur tjeter qe rrit pasurin neto te tatimpaguesit.

12.Kush eshte I obliguar qe te paguaj tatimin ne te ardhurat personale nga pagat ne Kosove?
Secili individ qe krijon te ardhura ne Kosove eshte I detyruar qe te paguaj tatimin pervec pjestareve te
KFOR-it,EULEX-it, OSCE-se, UNMIK-ut, dhe personelit diplomatik I zyreve te huaja,etj)

You might also like