You are on page 1of 11

Universiteti Aleksandër Moisiu “Durrës”

Fakulteti I Biznesit

Detyre kursi
Lënda:E drejtë biznesi
Tema:Sistemi tatimor ne vendin tonë dhe politika fiskale

Punoi : Pranoi:

Durrës,2020
PERMBAJTJA
Hyrja:

I. Politika fiskale

II. Sistemi tatimor në vendin tonë

1. Perkufizime

2. Taksat doganore

3. Taksat Kombëtare të tjera ( jo- Doganore)

4. Tatimet

5. Taksat dhe tarifat vendore

6. Taksat mbi biznesin e vogel

Hyrje :
Shqiperia prej mëse 2 dekadash ka hyrë në rrugën e pakthyeshme të ekonomisë së
tregut, një ekonomi ku biznesi është promotor I zhvillimit ekonomik të vëndit.
Biznesi si partner kryesor I qeverisë kërkon që politikat e ndjekura ndaj tij të jenë
politika fiskale që të sjellin zhvillim të dyanshëm, të biznesit dhe të ekonomisë në
përgjithësi, rregullator I së ciles është shteit me politikat e tij fiskale.
Vendi ynë ende ka një ekonomi të brishtë, ekonomia jonë paraqitet me nivelin më
të ulet të zhvillimit ekonomik në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Disa nga
arsyet më kryesore janë , trashigimia e një ekonomie të dobët, informalitetisi dhe
më kryesorja qeverisja jo e mirë me politikat e saj fiskale. Në vendin tonë ka
biznese tërësisht informale si kundër ka biznese shumë korrekte, ka biznese
pjesërisht informale dhe kryesisht korrekte, ka biznese përgjithësisht korrekte me
devijime të vogla.
E reëndesishme është të kuptohet shkaku që I detyron këto biznese të zgjedhin
statusin e tyre fiscal. Disa prej tyre janë perfshirë në skemen e evazionit fiscal nga
dëshira për disa para më tepër, disa nga halli për të mos patur dizavantazhe
krahasuese me konkurentin e pandershëm , disa për epërsi në treg dhe disa të tjerë
për mbijetesë dhe për më tepër një kategori jo e vogel biznesësh punojnë në të zezë
duke ju shmangur detyrimeve fiskale ndaj tyre.
Problematika është mjaft e gjërë “ sa larmia e bizneseve” por në këtë temë diplome
jam perpjekur të trajtoj disa nga aspektet kryesore të politikes fiskale si elementi
kyç që udhëheq zhvillimin ekonomik të vendit. Në të trajtohet dhe gjejnë pergjigje
disa pyetje të rëndësishme që kanë të bëjnë me : Ç’ është politika fiskale, sa ndikon
ajo në manaxhimin e ekonomisë në tërësi dhe stabilitetin e saj? Ç’ është sistemi
tatimor?
A duhet të ndryshojë politika fiskale në përputhje me stadet e zhvillimit ekonomik?
I. POLITIKA FISKALE
Politika fiskale është përdorimi I buxhetit të shtetit për të ndikuar në ekonomi. Menyra se si
qeveria vendos ti përdorë fondet e mbledhura nga taksat dhe tatimet, të bëjë pagesa ose të blejë të
mira apo shërbime, ajo është e lidhur me politiken fiskale . Ndikimi kryesor ekonomik I çdo
ndyrshimi në buxhetin e shtetit ndihet së pari nga grupe të veçanta psh: një taksë e hequr për
familjet me femijë rrit të ardhurat e disponueshme për të tilla familje.
Situata e politikes fiskale zakonisht përmblidhet në diferencën midis çfarë shteti paguan dhe asaj
që mbledh – që përbën defiçitin buxhetor. Politika fiskale thuhet që është e shtrenguar ose e
shkurtuar kur të ardhurat janë më të mëdha se shpenzimet ( Buxheti I shtetit është sufiçit) dhe me
humbje ose ekspansive kur shpenzimet janë më të mëdha se të ardhurat( Buxheti është në defiç ).
Zakonisht fokusi nuk është në nivelin e defiçitit, por në ndryshimin e defiçitit . Keshtu një
reduktim I defiçitit buxhetor nga $ 300 bilion në $200 bilion thuhet se është një politikë fiskale e
shtrenguar edhe pse buxheti vazhdon të jetë në deficit.
Ndikim më parësor I menjëhershëm I politikes fiskale është të ndryshojë kërkesën aggregate për
të mira dhe shërbime. Një ekspasion fiscal, psh: rrit kërkesën aggregate nëpërmjet dy kanaleve .
E para, nëse qeveria rrit blerjet por mban taksa të njëjta, e rrit kërkesën drejtëpërsëdrejti. E dyta,
nëse qeveria shkurton taksat ose rrit pagesat, të ardhurat e disponueshme të individëve rriten dhe
ata do të shpenzonë më tepër për konsum. Kjo rritje në konsum do të sjellë rritje të kërkesës
aggregate.
Politika fiskale gjithashtu ndryshon përbërjet e kërkesës aggregate . Kur qeveria është në deficit
ajo I mbulon shpenzimet e saj nëpërmjet emetimit të bonove. Duke vepruar kështu , ajo hyn në
konkurencë me huamarrsit privat për para të huazuara nga kursyesit, duke rritur kështu normat e
interest dhe le jashte disa investime private. Keshtu , politika fiskale ekspansioniste zvogëlon
raportin e autputit që është përdorur për investime private.
Në një ekonomi të hapur, politika fiskale gjithashtu ndikon kursin e këmbimit dhe bilancin
tregtar. Në rastin e ekspasionit fiscal , rritja e normave të interest prej huamarrjes së qeverisë,
tërheq kapitale të huaja. Të huajt për të investuar kërkojnë më teper dollare duke ofruar në
këmbim valutën e tyre, kjo rrit çmimin e dollarit duke sjellë një vlersim të tij. Ky vlersim bën që
të mirat e importuara në SH.B.A të jenë më të lira dhe eksportet nga jasht më të shtrenjta, gjë që
do të çonte në rënien e bilancit tregtar. Të huajt I shesin më shumë vëndit se sa blejnë prej tij dhe
në këmbim kërkojnë që të zotërojnë pronësi në vënd. Ky efekt I politikes fiskale ishte në qendër
të diskutimeve për “ defiçite binjake” ( buxheti dhe tregtia) në vitet 80.
Politika fiskale është një instrument I rëndësishem për menaxhimin e ekonomisë për shkak të
aftësisë së saj për të ndikuar në vlerën totale të autputittë prodhuar – që është prodhimi I
brëndshëm I përgjithshëm . Ndikimi I pare I një ekspasioni fiscal është të rrisë kërkesën për të
mira dhe shërbime. Kjo kërkesë më e madhe çon në drejtë rritjes së të dyjave, produktit dhe
çmimit. Shkalla deri në të cilën kërkesa më e lartë rrit outputin dhe çmimet, varet nga gjëndja e
ciklit të biznesit. Në qoftë se ekonomia është në rënie, me kapacitet prodhues të pashfrytëzuar
dhe me papunësi, rritjet e kërkesës do të çojnë ne output më të lartë, pa ndryshuar nivelin e
çmimeve. Në rastin e kundërt nëse ekonomia do të ishte në kushtet e një punësimi të plotë
ekspasioni fiscal do të ndikonte më shumë çmimet se sa outputin total.
Kjo aftësi e politikes fiskale për të ndikuar në outputin nëpërmjet ndikimit në kërkesën aggregate
e bën atë një instrument potencial për stabilizimin ekonomik. Në një rënie ekonomike qeveria
mund të realizojë një politikë fiskale ekspasioniste, duke ndihmuar keshtu rivendosjen e outputit
në nivelet e tij normale dhe të kthejë të papunet në punë. Gjatë një bumi ekonomik , ku inflacioni
është përceptuar një problem më I madh se papunësia , qeveria mund të ulë zhpenzimet duke
cuar në ngadalsimin e rritjes. Një politikë e tillë në kah të kundert të ciklit do të çojë në një
buxhet mesatarisht të balancuar.
Një formë e politikës fiskale kundra ciklit njihet si një stabilizator automatic. Keto janë programe
të cilat automatikisht çojnë në politika fiskale ekspasioniste gjatë rënieve shtërnguese të bumeve
ekonomike. Përkrahja sociale sociale për të papunët, në të cilen qeveria shpenzon më tepër gjatë
periudhave të reçensioneve ( kur papunësia është më e lartë) është një shembull I një stabilizatori
automatic. Përkrahja sociale gjatë papunësisë e ruan këtë funksion në qoftë se qeveria federale
nuk e rrit kohëszgjatjen e përfitimit . Në mënyrë të ngjashme , për arsye se taksat janë në
porporcion me pagat, fitimet, sasia e taksave që vilen është më e lartë gjatë një bumi ekonomik
sesa një periudhë seçesioni, kështu që sistemi fiscal vepron gjithashtu sin ë stabilizues automatic.
Por politika fiskale nuk duhet të jetë automatike me qellim që të luajë një rol stabilizues në ciklet
e biznesit. Disa ekonomistë rekomandojnë ndryshime në politiken fiskale për t’ju përgjigjur
kushteve ekonomike – e ashtuquajtura Politike fiskale diskrete - si një mënyrë për të moderuar
lëkundjet e ciklevetë biznesit. Këto sugjyrime janë frekuente gjatë periudhave të rënies
ekonomike, kur bëhet thirrje për ulje taksash e programe të reja shpenzimesh për ta bërë
ekonomine të ecë përsëri.
Fatkeqsisht, politika fiskale diskrete është në gjëndje të japë atë që premton. Politika fiskale
është veçanërisht e vështirë të përdoret për të stabilizuar biznesin për shkak të një boshllëku
midis kohës kur ka nevojë për politikë fiskale dhe kohës kurë ajo inplementohet psh: ulja e
taksave e propozuar nga Presidenti Kenedi për të stimuluar ekonomine në vitin 1962 nuk u vu në
zbatim deri në vitin 1964. Nëse ekonomistët bëjnë parashikime të sakta, atëherë boshllëku nuk
do kishte rëndësi. Ata mund t’ia tregonin kongresit më përpara se cila politikë fiskale është më e
përshtatshme. Por ekonomistet nuk bëjnë parashikime të sakta . Shumica e ekonomisteve , psh:
nuk përshkruan as rritjen e papunësisë në vitin 1981 dhe as fuqizimin dhe kalimin e saj që filloi
në fund të vitit 1982. Mungesa e parashikimeve të sakta, tentative për të përdorur politikë fiskale
diskrete për t’ju kundërpërgjigjur cikleve të luhatshme të biznesit, mund të sjellin si dobi po
ashtu dhe dëm.
Edhe në vendin tonë politika fiskale te ndjekuar nuk kane qene efikase ne nivelin e duhur.
Shqipëria mund të konsiderohet si një vënd që ka pasur një zhvillim të karakterit spontan I
udhëhequr në më të shumtën e rasteve nga intuita e biznesit apo edhe nga paratë e ekonomisë
informale. Duket qartë se ka munguar një dorë e fortë qeverisëse, dhe nëse do të ishin krijuar
kushtet që gjerat të ishin bërë ashtu siç duhet , vendi ynë tashmë do të ishte një hap para fqinjëve
në rrugen drejt integrimit europian.
Rasti I politikës fiskale diskrete për të stabilizuar ciklet e biznesit dobesohet edhe më tej nga një
mjet tjeter më I gjallë se politika fiskale, që është politika monetare . Edhe ketu, megjithëse
shumë ekonomistë debatojnë se politika monetare është më tepër e prirur për të qenë efektive në
një kohë më e gjatë dhe është më mirë që të zbatohet vetëm politika anticiklike. Për të mirë apo
për të keq, aftësia e politikës fiskale që të ndikojë mbi nivelin e autputit përmes kërkesës
aggregate vjetërohet me kalimin e kohës. Kërkesa aggregate më e lartë falë një stimuli fiscal psh:
me kalimin e kohës shfaqet vetëm tek çmimet më të larta dhe nuk rrit outputin. Kjo ndodh sepse
gjatë një përiudhe të gjatë kohe niveli I outputit nuk përcaktohet nga kërkesa, por nga furnizimi
në faktorët e prodhimit ( capital, puna dhe teknologjia) Këta faktorë të prodhimit përcaktojnë “
ritmin natyral” të prodhimit, rreth të cilit ciklet e biznesit dhe politikat makroekonomike mund te
shkaktojnë ulje- ngritje të përkohshmë . Përpjekja për të mbajtur ritmin e prodhimit mbi ritmin
natyral nëpërmjët politikave të kërkesës aggregate do të çoje vetëm në inflacionin gjithnjë në
rritje.
Fakti që output kthehet në ritmin e tij natyral për një përiudhë të gjatë kohe, nuk është fundi I
problemit. Përveç lëvizjes së outputit për një kohe të shkurtër, politika fiskale mund të ndryshojë
raportin natyral , dhe si për ironi efektet afatgjatë të politikes fiskale kanë për qellim efektet e
kundërta të politikës fiskale afatshkurtër. Politika fiskale ekspasioniste do të sjellë prodhimin më
të lartë sot , por do të ulë raportin natyral në të ardhmen në nivel më të ulët nga çdo të
kishteqenë. Në mënyrë të ngjashme , politika fiskale kontradiktore edhe pse e dekurajojnë
nivelin e prodhimit në një hark të shkurtërkohor do të cojnë në output më të lartë në të ardhmen.
Politika fiskale ndikon mbi nivlein e outputit me terma afatgjatë sepse ajo ndikon në raportin e
kursimeve të një vëndi. Kursimet totale të një vëndi përbëhën nga kursimet private ( nga individe
dhe korporata) dhe kursimet qeveritare ( që është e njëjtë me sufiçitin/tepricën buxhetore).
Një ekspasion fiscal sjell ulje në kursimet qeveritare, kursimet më të ulta do të thotë që vëndi ose
do të investojë me pak ose do të rrise sasinë e borxhit që merr nga jashtë dhe që të dyja këto
çojnë në pasoja të pakëndshme në një hark të gjatë kohor.
Investimet më të ulta do të çojnë që stoku I kapitalit të jetë më I vogël dhe kështu të zvoglojë
aftësinë e një vëndi për të prodhuar prodhim në të ardhmen. Rritja e borxheve të jashtëm do të
thotë që një pjesë e prodhimit të vëndit do të dërgohët jashtë në të ardhmën , në vënd që të
konsumohet brënda vëndit.
Politika fiskale gjithashtu ndryshon ngarkesën e taksave në të ardhmen . Kur qeveria drejton një
politikë fiskale ekspasioniste, ajo shton stokun e borxhit . Për shkak se qeverisë do t’i duhet të
paguajë interes mbi borxhin ( ose ta ripaguajë atë) në vitet e ardhshme, politika fiskale
ekspasioniste e të sotmes vendos një barrë mbi taksapaguesit e së ardhmes. Ashtu si taksat mund
të përdoren për të rishpërndarë të ardhurat midis brezave të ndryshëm, qeveria mund të drejtojë
sufiçite ose defiçite me qëllim që të rishpërndajë të ardhurat midis brezave të ndryshëm.
Disa ekonomistë kanë debatuar se ky efekt I politikes fiskale se së ardhmës do të bëjë që
konsumatorët të ndryshojnë kursimet. Duke e kuptuar se një shkurtim takes sot do të thotë taksë
më të larta nesër, vazhdon argumentimi , njerzit thjeshtë do të kursejnë vlerën e ulur të taksës së
sotshme, për të paguar taksa në të ardhmen. Ekstremi I këtij argumenti, I njohur si Ekuivalenca
Rikardiane, mbron idenë se ulja e taksave nuk di të ketë efekt mbi kursimet kombëtare sepse
kursimet private do të sjellin ndryshime në kursimet qeveritare. Por nëse konsumatoret vendosin
të shpenzojnë një pjesë të të ardhurave të përfituara nga ulja e taksës ( sepse janë miope/të
paditur për pagesën në të ardhmen ), atëherë Ekuivalenca Rikardiane nuk do të rrit kërkesën
aggregate. Eksperienca e viteve 80 kur kursimet private ranë në vënd që të ngriheshin si pasojë e
uljes taksës, është një provë kundër Ekuivalencës Rikardiane.
Përvec efektit mbi kërkesën aggregate dhe kursimet, politika fiskale gjithashtu ndikon mbi
ekonominë duke ndryshuar nxitjet. Taksimi I një ekonomie e dekurajon këtë aktivitet. Një taksë
marxhinale e lartë mbi të ardhurat zvoglon nxitjen e njerzëvepër të fituar të ardhura. Duke
reduktuar nivelin e taksimit ose edhe duke e mbajtur atë në të njëjtin nivel, por duke zvogluar
zbritjet e lejuara qeveria mund të rriti outputin. Ekonomistët e “ Supply-Side”të cilët ishin shquar
në administratën e hershme të Reganit, argumentuan se reduktimet e taksës do të kenë një efekt
më të madh mbi sasinë e punëssi rezultat mbi outputin. Efektet nxitëse të taksave, gjithashtu
luajnë një rol në anën e kërkesës. Politika të tilla si ajo e kreditimit të taksës së investimit, mund
të ketë influencë të madhe mbi kërkesën për të mira kapitale.
Pagesa më e madhe për një përdorim të duhur të politikes fiskale, si për aftësinë për të stabilizuar
lëkundjet në harkun e shkurtër kohor ashtu edhe për efektet në harkun e gjatë kohor mbi ritmin
natyral të prodhimit, është si ndryshimet në politikën fiskale janë domosdoshmërisht të lidhura
me ndryshimet të tjera që kenaqin ose jo votues të ndryshëm.
Një rrugë në distriktine kongresmenit X është me mundshme të ndërtohet nëse është pjesë e një
pakete fiskale anticiklike. E njejta gjë është për një ulje taksash për disa zona të favorizuara. Kjo
natyrshëm çon në një entuziazëm institucional për politika ekspasioniste gjatë periudhave me
rënie ekonomike e cila nuk përputhet me shijen për politika të shtërnguara gjatë bumeve
ekonomike. Përveç kësaj përfitimet nga kjho politikë ndihen menjëherë, kurse kostoja e saj, pra
taksa më të larta në të ardhmen dhe rritje ekonomike më e ulet, shtyhet në një kohë më të
mëvonshme.
Problemi për berjen e politikave të mira fiskaleduke u përballur me këto probleme është në
analizën përfundimtare, joekonomike por politike. Më poshtë Do të paraqesim një vështrim të
shkurtër mbi sistemin e taksave si një instrument I rëndësishëm në politikën fiskale si edhe në
aktivitetin e shoqërive tregtare.

2. SISTEMI TATIMOR
Sistemi tatimor në republikën e Shqipërisë është hartuar në përshtatje me modelin dhe praktikat
që zbatohen në vëndet që kanë ekonomi të zhvilluar tregu dhe përbëhet nga një paketë ligjesh,
udhëzimesh, rregulloresh, marrëveshjesh tatimore me vëndet e tjera , në të cilat gjejnë pasqyrim
llojet e tatimeve dhe taksave që aplikohen në Shqipëri, nivelet e tyre, proçedurat për vendosjen,
ndryshimin dhe heqjen e tatimeve, proçedurat e vlersimit dhe mbledhjes së detyrimeve tatimore,
si dhe format dhe metodat e kontrollit tatimor.
Mund të përmendim disa nga ligjet më të rëndësishme të sistemit tatimor në Republikën e
Shqipërise si ligji nr 8560 dt 22.12.1999 “ Për proçedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” ;
ligji nr 7758 dt 19.01.1993 “ Për kontabilitetin”; Ligji “ Për tatimin mbi vlerën e shtuar”; Ligji
për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë etj.
Udhezimi nr 3 dt 30.01.2006 “ Për tatimin mbi vlerën e shtuar” etj.
Sistemi I legjislacionit Shqiptar ka pësuar ndryshime të vazhdueshme në përputhje me nevojat
dhe kushtet e reja të krijuara.
Përkufizime
Sipas legjislacionit Shqiptar
Tatimi është një pagesë në buxhetin e shtetit me natyrë të detyrueshme dhe të pakthyeshme, I cili
përfshin edhe dënimet administrative si dhe interest për pagesa të vonuara të përcaktuara në ligj.
Me fjalë të tjera tatimet janë pagesa të detyrueshme që shteti u ngarkon kontribuesve të
ndryshëm, të cilat përdoren për të mbuluar shpenzimet publike me karakter të përgjithshëm, në
mënyrë që shteti të përmbushë funksionet e veta. Tatimet nuk burojnë drejtpërdrejtë nga prona e
shtetit ose nga të drejtat pasurore mbi të, por ato derivojnë nga pasuria dhe forca ekonomike e
personave private.
Dy karakteristika bazë të tatimeve janë:
Pagesa tatimore u mungon kushti I kthimit dhe I kompesimit të drejtpërdrejtë. Kjo do të thotë se
në rastin e tatimeve nuk aplikohet parimi një për një siç ndodh me pagesat e tjera ( psh: taksat).
Tatimet si rregull janë të hyra pa paracaktim. Në rastet më të përgjithshme, destinacioni I
përdorimit të tatimeve nuk përcaktohet.
Tatimet si instrument kryesor dhe më I rëndësishëm I mbledhjes së të hyrave publike paraqiten
në një shumëllojshmëri formash. Në legjislacionin Shqiptar, duke patur parasysh momentin e
krijimit të të ardhurave dhe momentin e shpenzimit të këtyre të ardhurave , tatimet ndahen në të
drejtpërdrejta dhe të tërthorta. Kështu, sipas këtij kriteri tatimet që paguhen në momentin e
krijimit të të ardhurave përfaqsojnë grupin e tatimeve të drejtëpërdrejta kurse ato që realizohen
në momentin e shpenzimit të të ardhurave të siguruara përfshihen në grupin e tatimeve të
tërthorta.
Taksa është një kontribut I detyrueshëm për tu paguar nga çdo person I cili drejtëpërdrejtë
përfiton një shërbim public.
Pra, taksat paraqesin një kompensim për shërbimet publike special që kryhen nga shteti në favor
të personave të ndryshëm. Këto sherbime lidhen me një apo disa dobi të drejtpërdrejta të
shtetasve.
Disa karakteristika të veçanta të taksave janë si më poshtë :
Taksat janë kryesisht burim I të hyrave monetare të organeve locale të shtetit, të bashkive,
komunave etj.
Nga pikpamja financiare roli I taksave është shumë më pak I ndjeshëm se sa I tatimeve. Kështu
dhe roli dhe rëndësia e taksave për përballimin e shpenzimeve për shërbime është I ndjeshëm në
buxhetin local e më pak I ndjeshëm ne atë kombëtar.
Shërbimet publike për të cilat paguhet taksa kanë të pranishëm edhe elementin e vullnetarisë gjë
e cila në asnjë rast nuk ndodh me tatimet.
Dy grupimet kryesore të tatimeve dhe taksave janë :
-Taksat Kombëtare
-Taksat vendore
Vetë taksat kombëtare përbëhen nga:
-Taksa doganore
-Të tjetra ( Jo-Doganore)
-Tatimet

Taksat Doganore
Taksa doganore është një taksë që paguhet në momentin e importimit të mallit nga vëndet e tjera.
Nëpërmjet taksës doganore realizohet edhe vendosja e barrierave për importimin e mallrave të
cilave ju jepet përparsi në tregun vendas.
Ka disa nivele të tarifave doganore:
Niveli 0 % tarifë doganore zbatohet për disa kategori mallrashsi për produktet farmaceutike,
librat, revistat dhe gazetat, për paisje të ndryshme pë përdoren në aviacionin civil, veprat e artit
etj.
Niveli 2 % përfshin një kategori të gjërë si: dritherat, plastikat, fibrat tekstile, produktet e
industrive kimike, disa produkte minerare në formë të papërpunuar, instrumenta dhe aparate
optike, mjeksore, makineri dhe paisje te ndryshme etj.
Niveli 5% zbatohet për mallra si pije alkolike, artikuj druri, disa artikuj të letrës dhe kancelarie.
Niveli 8% për artikujt si produkte kozmetike ( dordorante, paste dhëmbësh, shampoo etj),
preparate për trajtimin e materialevetekstile, lëkurave etj, disa produkte të plastikës ( filma
polietileni, artikuj kuzhine, grila etj).
Niveli 10 % që zbatohet mbi importet e disa produkteve ushqimore si kafe, kakao, disa lloje
frutash dhe zarzavatesh , pëlhyre tekstile, lëkurë e përpunuar etj.
Niveli 15 % përfshin ujrat minerale, çarjat, erëzat, detergjentët, artikuj parfumerie dhe
kozmetike, artikuj bakri, disa artikuj të letrës, artikuj elektroshtëpiake dhe mobilerie, veshje të
gatshme, lodra etj.
Aktualisht me nënshkrimin e marveshjes së Stabilizim Asocimit taksat doganore për shumë
produkte që shoqërohen me çertifikatën EUR1 ( Dokument që vërteton origjinën e mallit nga
vëndet të komunitetit Europian) është bërë zero dhe gradualisht do të bëhen zero për të gjitha
produktet.
2) Taksa Kombëtare të tjera ( Jo – Doganore)
Taksa portuale
- Taksë e anijes
- Taksë feneri
- Taksë për formalitetet e kryera nga organet e shëndetsisë, kapitenerisë së portëve dhe
autoritetet tjera.
Taksë për shërbimet konsullore
- Taksat për lëshimin e vizave
- Taksat për lëshimin, verifikimin dhe legalizimin e dokumentëve
- Taksat për lëshimin e përpilimin e akteve të tjera noteriale dhe përkthimin e dokumentëve nga
përfaqsitë.
Taksa e qarkullimit të automjetyeve të huaja
Taksa për veprimet dhe shërbimet që kryhen nga administrate gjyqsore, ministria e drejtësisë ,
noteria, zurat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, prokuroria dhe zyrat e gjëndjes civile.
- Taksa për veprime e shërbime që kryhen nga administrata gjyqsore dhe prokuroria.
- Taksë për veprime që kryhen nga Përmbaruesi gjyqsor
- Taksat për veprime që kryhen nga zyrat noteriale
- Taksat për veprimet që kryhen nga zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshem
- Taksa e akteve dhe pullës
Taksat për shërbimet e radiokomunikacionit
- Taksat për shërbimet private të radiokomunikacionit
- Taksat për shërbimet publike të radiokomunikacionit
Taksat vjetore për shërbimet e transmetimeve radio e televizive
Taksa vjetore për ushtrimin e veprimtarisë së peshkimit
Taksa vjetore mbi qarkullimin rrugor të mjeteve
3) Tatimet
Në praktikën tatimore të Shqipërisë siç përmëndem dhe më lart zbatohen disa lloje tatimesh, që
mund të jenë:
Tatime direkte, si:
Tatimi mbi te ardhurat:
i) Tatimi mbi të ardhurat personale
ii) Tatami mbi fitimin
iii) Tatimi I mbajtur në burimin e të ardhurave
Tatimi mbi pasurinë:
i) Tatimi mbi takë bujqësore
ii) Tatami mbi ndërtesat
Tatimet Indirekte, si
i) Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH)
ii) Akciza
iii) Tatimi mbi biznesin e vogël
B Taksat vendore përbëhen nga:
Taksat dhe tarifat vendore
Taksa mbi biznesin e vogel
1) Taksat dhe tarifat vendore
Caktohen nga këshilli Bashkiak sipas dispozitave të ligjit nr. 8652, dt.31.07.2000 “ Për
Organizimin dhe Funksionimin e Pushtetit Vendor” , Neni 16, pika 2,3 dhe 4 Neni 32, gërma “f”
dhe ligji Nr 8982, dt 12.12.2002 “ Për Sistemin e TaksaveVendore” Sistemi I taksave dhe I
tarifave në qytetin e Tiranës është si vijon:
- Taksat mbi pasurinë e paluajtshme
- Taksa e fjetjes në hotel
- Taksa e ndikimit të infrastukturës nga ndërtimet e reja
- Taksa mbi kalimin
- Taksa e rregjistrimit të përvitshëm të mjetëve
- Taksa për zënien e hapsirave publike
- Tarifa e rregjistrimit për veprimtari të ndryshme
- Tarifa e rregjistrimit për një vendbanim të ri
- Tarifa e parkimit të automjeteve
2) Taksa mbi Biznesin e vogel
Taksa për biznesin e vogël është një taksë vendore, e klasifikuar si e ardhur e bashkive dhe
komunave sipas kritereve të përcaktuara ne Ligjin Nr. 8652, dt 31.07.2000 “ Për Organizimin
dhe funksionimin e Qeverisë Vendore”.
Objekt I taksës vendore për biznesin e vogël është një kuotë fikse vjetore, e pagueshme, e
realizuar për çdo vendodhje ku një person kryen biznes. Subjekt I taksës vendore për biznesin e
vogël është çdo person, që kryen biznes në territorin e njësive të qeverisjes vendore të
Republikës së Shiupërise, në çdo periudhë të vitit kalendarik dhe që nuk I nënshtrohet tatami mbi
vlerën e shtuar, TVSH-së.
Bashkitë ndahen në tre kategori sipas të cilave bëhet edhe përcaktimi I niveleve të taksës
vendore.
- Në kategorinë e parë Bashkitë e Tirans dhe Durresit
- Në kategorinë ë dytë Bashkitë Shkodër,Korçë,Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, elbasan, Fier,
Lushnje, Pogradec, Berat, Lezhë dhe kavajë.
- Në kategorinë e tretë të gjitha Bashkitë e tjera.
- Në komuna niveli I taksës është 50 % e nivelit të tij për çdo kategori.
Sistemi I taksave siç e shohim është I përbërë nga një numër I madh taksash dhe tatimesh të cilat
natyrisht që ndikojnë në vendim-marrjen e bizneseve por në pamundësi për ti trjatuar të gjitha do të
ndalemi tek Taksa e sheshtë një taksë e aplikuar në vëndin tonë nga viti 2007.

You might also like