You are on page 1of 15

Universiteti “ Aleksander Moisiu “ Durres

Dega: Administrim Biznes

Lenda: Historia e Ekonomise Shqiptare

Tema:Ekonomia Shqiptare nder vite

Punoi: Pranoi:
Ne kete projekt do te trajtojme tematika te ndryshme te ekonomise shqiptare
qysh prej krijimit te saj. Ekonomia shqiptare ka kaluar ne faza te ndryshme qe ne
fillimet e saj dhe vazhdon ti kaloje edhe sot ndaj kryesisht do te flas per keto faza
te cilat kane pasur nje ndikim thelbesor ne ekonomine e vendit tone sot.
Gjithashtu do te trajtojme edhe shtyllat kryesore te ekonomise sone te cilat
duken se kane qene e vetmja gje qe ne vite nuk ka ndryshuar shume pasi
ekonomia e vendit tone tashme varet prej atyre sektoreve.
Paraprakisht mund te them se jam munduar te trajtoj cdo teme te rendesishme te
ekonomise sone.
Fjale kyce:tranzicion,baza te ekonomise,faza te ekonomise,skema
piramidale,deficit,prodhim I brendshem bruto ,GTP, ETJ.
 PERIUDHA E TRANZICIONIT NE EKONOMI.
Ekonomia shqiptare po kalon nje periudhe Tranzicioni nga Ekonomia e
Centralizuar ne Rregjimin Komunist drejt Ekonomise se Tregut.
Deri ne vitin 1991 kur ra Sistemi Komunist ne Shqiperi, te gjitha Ndermarrjet ishin
Shteterore dhe Ekonomia ne fshat ishte e bazuar ne Kooperativat Bujqesore.
Vitet 80 te shekullit te kaluar u karakterizuan nga ritme shume te uleta te
zhvillimit ekonomik dhe nga fundi i kesaj dekade ekonomia pesoi renie te
theksuara. Prodhimi shenonte deficite te rendesishme, eksportet u ulen se
tepermi, bilanci i pagesave thelloi deficitin kronik, ndermarrjet ekonomike
punonin nen kapacitetet, ne shumicen e tyre per mungese te furnizimeve,
paguanin punetoret me 80% te pages duke mos punuar, bujqesia shenonte renie
drastike te prodhimit dhe furnizimit, u vendos racionimi i ushqimeve; ndermarrjet
ose kooperativat bujqesore per mungese te aftesise paguese bllokonin njera-
tjetren, deficiti buxhetor rritej me hapa galopant. Keto dhe bllokime te tjera cuan
ne kolaps te plote te ekonomise se vendit.
Ndryshimi i sistemit ekonomik e shoqeror qe ndodhi ne fillim te viteve 90-te u
shoqerua me fillimin e ndryshimeve ne strukturen e ekonomise. Ne vend te
prones teresisht shteterore dhe kooperativiste ne fillim te tranzicionit sot kemi
permbysje te raporteve te saj. Eshte kryer teresisht privatizimi i tokes dhe 80 – 90
% e prones tjeter eshte private.
Që nga fillimi i tranzicionit në vitin 1991, ekonomia shqiptare ka kaluar katër faza
të veçanta. Vitet e para të tranzicionit (1991-92) u dominuan nga një ngushtim i
PBB-së reale, si pasojë e përçarjeve shoqërore dhe ekonomike, si dhe nga një
inflacion i lartë i nxitur nga presionet për rroga më të larta, nga mungesa e
ushqimeve dhe nga zhvlerësimi i monedhës vëndase. Nga fundi i vitit 1992,
prodhimi në terma realë kishte rënë në dy të tretat e nivelit të tij në vitin 1989
dhe inflacioni ishte rritur në mbi 220 për qind. Deficiti tregtar ishte rritur në mbi
dy të tretat e PBB-së dhe deficiti fiskal arriti pothuajse në 14 përqind të PBB-së.
Periudha 1993-96 u karakterizua nga një rimëkëmbje domethënëse për
ekonominë. PBB-ja u rrit me mbi 10 për qind çdo vit në terma realë, inflacioni u ul
ndjeshëm, dhe si deficiti tregtar dhe ai fiskal u përmirësuan. Politikat e matura
monetare dhe fiskale ndikuan në uljen e presioneve mbi çmimet, ndërsa
privatizimi i bujqësisë dhe i tregtisë me pakicë dhe shumicë, si edhe i
ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, rezultuan në një rritje të lartë të sektorëve
të bujqësisë, të transportit, të ndërtimit dhe të atij të shërbimit. Ndonëse rritja
ekonomike ishte e lëkundshme gjatë vitit 1996, me gabimet në politikat e
stabilizmit, ekonomia filloi të shfaqte shenjat e para të një kolapsi. Mbledhja e të
ardhurave ra ndjeshëm dhe deficiti fiskal filloi të rritej. Në fillimet e vitit 1997,
ranë skema piramidale investimesh të mëdha, të cilat ishin ngritur që nga viti
1993, duke e çuar vendin në një gjendje anarkie. Rrëmuja pasuese e çoi aktivitetin
ekonomik pothuajse në paralizë. Për pasojë, PBB-ja reale u ngushtua me mbi 10
për qind, inflacioni u rrit nga 36 në 42 për qind, deficiti i llogarisë rrjedhëse u
katërfishua, vlera e monedhës u zhvlerësua me 42 për qind kundrejt dollarit
amerikan. Qeveria e re që erdhi në pushtet zbatoi një program rimëkëmbjeje të
paskrizës, mbështetur nga donatorët. Programi i rimëkëmbjes përforcoi gjithashtu
edhe zbatimin e masave strukturore. U miratua një ligj i ri për bankat, i cili forcoi
pavarësinë dhe kompetencat kontrolluese të Bankës së Shqipërisë. U zhvillua një
strategji privatizimi, që mundësoi privatizimin e ndërmarrjeve të vogla e të
mesme si edhe shitjen e ndërmarrjeve strategjike ndaj investitorëve. U
ndërmorën hapa për të mbështetur reformat institucionale dhe të qeverisjes, që
ishin të nevojshme për të ndërtuar një shtet më të kontrollueshëm, më përgjegjës
dhe më transparent. Që nga viti 1998, rritja ekonomike ka rifilluar. Pavarësisht
nga disa shenja ngadalësimi gjatë vitit 2002, rritja reale ekonomike ishte
mesatarisht 7 për qind në vit gjatë periudhës 1998 - 2002. Rritja e të ardhurave ka
qenë e lëkundshme, ku të ardhurat e përgjithshme u rritën 13.8 për qind në vit,
dhe deficiti buxhetor, ndonëse ende i lartë, kishte rënë nga nivelet e mëparshme.
Rritja mesatare e IÇK-së është mbajtur në nivelin 3.5 për qind, pavarësisht nga një
rritje me ofertë të induktuar në vitin 2002.
 Faktorët që kanë shoqëruar rritjen e ekonomisë shqiptare që nga
tranzicioni. Mund të vihet re se historia e rritjes ekonomike të Shqipërisë që
nga tranzicioni ka qenë ajo e ngushtimit të PBB-së, shpesh e shoqëruar me
përçarje ekonomike dhe shoqërore, e me një rimëkëmbje të mëpasshme.
Faktorët bazë për tendencën e rritjes ekonomike janë:
Hyrjet e mëdha të transfertave nga emigrantët, të shtuara nga të ardhurat
e marra nga rezidentë që punojnë përkohësisht jashtë vendit.
Hyrja relativisht e lartë e transfertave zyrtare, sidomos në periudha kritike.
Rritja e të ardhurave nga turizmi gjatë viteve të fundit.
Rritja e eksporteve.
Rritja e shpenzimeve qeveritare.
Investimet e huaja.
Një nivel në rritje i qarkullimit të të ardhurave të brendshme nëpërmjet
investimeve dhe bizneseve të reja.
Tabelë 1: Tiparet e rritjes ekonomike në Shqipëri, 1993-2002.
Norma mesatare e rritjes Perqindja e pbb(mesatare)
vjetore (%)
Rritja me çmime konstante 6.6
Norma nominale e rritjes 20.6

Indeksi i çmimeve të konsumit në 12.3


fund të vitit
Eksportet në mallra 16.9 7.3

Eksportet në shërbime 29.7 8.2


Kreditimet e të ardhurave 13.6 3.1

Transfertat private 13.9 13.3

Transfertat publike -16.5 3.2

Investimet direkte të huaja 11.7 3.0

Shpenzime totale të qeverisë 16.3 31.5

Fluksi i lartë hyrës i transfertave nga emigrantët (i shtuar me të ardhurat e fituara


nga rezidentë që punojnë përkohësisht jashtë vendit), ka luajtur një rol themelor
në rritjen e konsumit të brendshëm dhe në investimet. Efektet, si rrjedhojë e
këtyre flukseve hyrëse, kanë rritur më tej të ardhurat nga tatimet dhe kanë
financuar shpenzimet e qeverisë. Në periudhën 1993 – 2002, këto flukse arritën
mesatarisht mbi 14 për qind të PBB-së, dhe u rritën me një normë mesatare prej
14 për qind në vit. Nga ana tjetër, transfertat zyrtare kanë arritur mesatarisht mbi
3 për qind të PBB-së gjatë kësaj periudhe, megjithëse vlera e tyre ka rënë në
krahasim me nivelet e larta të viteve të para të tranzicionit, dhe tani arrin
mesatarisht në rreth 1 për qind. Vlera e tyre tenton të rritet pas krizave
ekonomike e sociale, duke kontribuar direkt në përpjekjet për stabilizim. Do të
vërehej se niveli i përgjithshëm i transfertave, plus të ardhurat e sjella në vend
nga rezidentë që punojnë përkohësisht jashtë vendit, kanë kontribuar mjaft në
rritjen e niveleve të rritjes ekonomike, krahas balancimit të rrjedhjeve dalëse neto
nga tregu . Në të njëjtën kohë, do të vihej në dukje se këto flukse të larta hyrëse pa
dyshim kanë rezultuar në vlerësimin e monedhës, dhe për rrjedhojë, kanë
pakësuar konkurrencën ndërkombëtare. Komente të ngjashme mund të bëhen
lidhur me flukset e turistëve që hyjnë në vend gjatë viteve të fundit. Importet e
shërbimeve, të cilat dominohen nga turizmi, arritën mesatarisht 8.2 për qind të
PBB-së gjatë periudhës 1993-2002, dhe u rritën me rreth 30 për qind për vit.
Ndërkohë që, flukset e turistëve që dalin jashtë vendit, pakësojnë kontributin
neto të turizmit (shumica e të cilëve janë shqiptarë etnikë rezidentë jashtë vendit
që kthehen për pushime) në gjenerimin e aktivitetit ekonomik, të të ardhurave
për qeverinë nuk duhet të neglizhohet. Edhe pse eksportet, të cilat arritën
mesatarisht 7.3 për qind të PBB-së gjatë periudhës 1993-2002, janë të vogla sipas
standardeve ndërkombëtare, dhe sipas krahasimit me nivelin e importeve, ato
ende kanë luajtur një rol të rëndësishëm në gjenerimin e rritjes së PBB-së gjatë
periudhës. Në harkun kohor 1993-2002, eksportet u rritën me një normë
mesatare prej 16.9 për qind në vit. Shpenzimet e qeverisë kanë arritur
mesatarisht 31.5 për qind të PBB-së që në vitin 1993, dhe janë rritur me një
normë mesatare prej afërsisht 24 për qind. Ndërkohë që shumë nga këto
shpenzime nuk regjistrohen direkt në PBB (si interesi, sigurimi shoqëror dhe
transfertat shëndetësore), pjesa më e madhe e shpenzimeve, përveç pagesave të
borxhit të jashtëm, janë të rëndësishme në nxitjen e aktivitetit ekonomik. Si të
tilla, niveli i shpenzimeve të qeverisë duhet të konsiderohet si një ndër
përcaktuesit kyç të aktivitetit ekonomik. Në të njëjtën kohë, rreziqet e “lënies
jashtë” nga aktiviteti i sektorit privat, veçanërisht nëpërmjet hasjes së deficiteve
të larta të buxhetit, duhet të kihen parasysh nisur nga roli kritik i sektorit privat në
rritjen ekonomike. Në kontrast me rëndësinë e flukseve korente, lidhur me
remitancat dhe me turizmin, përfitimi më i madh i investimeve të huaja është
aktiviteti ekonomik që rrjedh nga investimi. Qeveria ka përdorur metodën e
“dyerve të hapura” për investimet e huaja, dhe kjo ka rezultuar në futjen e
investimeve të huaja në vend, kryesisht në sektorin tregtar, por me investime
edhe në industri, shërbime, ndërtim dhe sektorë transporti. Investimi i huaj,
veçanërisht në sektorin prodhues, ka qenë instrumental në gjenerimin e
eksporteve të mallrave prodhues. Vërejmë se flukset e hyrjes së investimeve
direkte, të cilat po rriteshin në mënyrë të konsiderueshme ndërmjet viteve 1992
dhe 1996, ranë në mënyrë dramatike për tre vitet e tjera, para se të fillonin të
rriteshin përsëri në vitin 2000. Një pjesë e konsiderueshme e flukseve hyrëse të
investimeve direkte është shoqëruar me privatizimin. Burimi final kyç për rritjen,
shprehimisht “..një nivel i rritur i flukseve të të ardhurave vendase nëpërmjet
investimeve dhe bizneseve të reja”, i referohet numrit në rritje të ndërmarrjeve të
reja në fusha të reja, shpesh të krijuara nga emigrantët që kthehen. Këto
kontribuojnë në rritjen e qarkullimit të brendshëm të monedhës (ose, në terma
makroekonomikë, në rritjen e efekteve të “shumëzuesit” të shpenzimeve
ekzogjene. Norma e lartë e rritjes së PBB –së nominale (pothuajse 21 për qind për
vit) lidhur me pjesën më të madhe të variablave ekzogjenë të përmendur më lart,
gjatë vitit 1993 deri në vitin 2002, i atribuohet kryesisht këtij faktori.

EKONOMIA E SHQIPERISE PAS VITIT 2002-2003


 Për periudhën 2002 - 2012, rritja ekonomike botërore (sipas Indexmundi) është
ngadalësuar paksa me një tendencë mesatare rritje në nivelin 3.2%. Ndërsa rritja
ekonomike mesatare e Shqipërisë përgjatë po të njëjtës periudhë është me një
rritje mesatare në nivelin 4.5%. Ne gjysmën e parë të periudhës ka patur një
tendencë mesatare rritje 5.8%. Ne gjysmën e dytë të periudhës rritja është
ngadalësuar (veçanërisht pas vitit 2008) me një tendencë rritje mesatare 3.2%.
Për vitet 2002 deri në 2011, rritja mesatare ekonomike ka qenë në nivelin 5.3%.
Viti me ngadalësimin më të madh të rritjes ekonomike është 2011 në nivelin 3.1%.
Zhvillimi ekonomik për tre dekadat e fundit të ekonomisë shqiptare ka një ritëm
mesatar rritje ne nivelin 2.5%.
Gjate 2010-2020 ekonomia shqiptare eshte future ne nje normalitet te ri ,ku rritja
ekonomike nuk pritet te luhatet ndermjet 3-4%, teksa vendi akoma nuk ka nje
model te rizhvillimi,duke I lene likuiditetet e gjeneruara nga ekonomia e zeze te
riorientohen ne sektorin e ndertimit. Ekonomistet dhe ekspertet kane
paralajmeruar se rritja ekonomike nepermjet objekteve te banimit ne nje kohe qe
popullsia eshte ne renie eshte rreziku I rradhes qe ekonomia e vendit pritet te
perballet ne vitet e ardhshme.

Krizat qe ekonomia shqipare ka kaluar qe prej vitit


1912

Kriza e viteve 1929-1933/Depresioni i Madh     

Kriza ekonomike botërore e njohur si “Depresioni i Madh” filloi në tetor të vitit


1929 me kolapsin e Uall Street dhe shumë shpejt u përhap në mbarë botën.
Efektet që solli kjo krizë ishin papunësia e lartë, varfëri, përfitime të ulëta,
deflacion, ulje të të ardhurave në bujqësi e rënie të theksuar ekonomike. Por
mbi të gjitha, kjo krizë solli një humbje të besimit për një rritje ekonomike në të
ardhmen. Kriza e nisur në vitin 1928 do të zgjaste deri në vitin 1933.   Por si u
ndje në Shqipëri “Depresioni i Madh”?Kriza ekonomike botërore që u shfaq në
vitin 1929 preku edhe Shqipërinë, por ndryshe nga vendet e tjera kapitaliste,
Shqipëria nuk u përfshi nga kriza si rrjedhojë e superprodhimit të kapitalit të
brendshëm. Ajo vlerësohet se thelloi vështirësitë që ekzistonin edhe më parë
ndërsa efektet negative i shtriu edhe pas vitit 1933.Efekti i parë që ndjeu
Shqipëria nga kjo krizë ishte ai i rënies së dërgesave të emigrantëve. Si rrjedhim,
familjet që jetonin nga këto dërgesa u futën në një varfëri të thellë ndërsa
bilanci i pagesave shënoi një përpjestim të madh.Vendet e tjera të prekura nga
kriza, për të lehtësuar veten nga kriza ekonomike ulën në minimum çmimet e
mallrave duke pushtuar në këtë mënyrë tregjet e vendeve të tjera, përfshirë
Shqipërinë. Mallrat që erdhën në Shqipëri në këtë periudhë konkurruan me
lehtësi prodhimet e zejtarëve shqiptarë të cilët mbetën stok në dyqane apo
shtëpi.Historia zyrtare jep tezën se në këtë periudhë, u krijua një superprodhim
artificial i cili pati si pasojë uljen e çmimeve të prodhimeve zejtare që pasoi me
varfërimin e shpejtë të tyre.  Efektet e krizës në këtë periudhë do t’i ndjente
edhe arka e shtetit, ku qeveria nuk qe në gjendje të vijonte investimet e nisura
e as të paguante rregullisht pagat e punonjësve të administratës publike, ku
kishte raste që vonesa në dhënien e pagës varionte nga 4 deri në 7 muaj. Këto
faktorë ulën shumë fuqinë blerëse të vendit gjë që solli edhe një ulje të
paprecedentë të çmimeve. Në vitin 1934 çmimet e artikujve ishin gati 3 herë më
të ulëta se në vitin 1928.Karakteristikë e efekteve të krizës në Shqipëri ishte se
ajo arriti kulmin në vitin 1934 dhe jo në vitin 1932 sikurse kishte ndodhur me
vendet e tjera. Kjo krizë krijoi një  situatë të disfavorshme për industrinë në
vend. Gjatë kësaj periudhë nuk u hapën fabrika të reja, ndërsa ato ekzistuese e
ngadalësuan veprimtarinë e tyre ekonomike apo e ndërprenë përkohësisht
veprimtarinë e tyre. Me mijëra zejtarë nuk arrinin  të paguanin taksat e të
shisnin produktet e tyre, çka solli një varfërim të thellë të kësaj kategorie, duke
u detyruar ata që të mbyllnin dyqanet e punishtet.Ashtu si në vendet e tjera,
efektet e krizës prodhuan papunësi të thellë. Në këtë periudhë, si rrjedhojë e
krizës një numër i madh fshatarësh të varfëruar vërshuan drejt qyteteve,
emigrantët filluan të ktheheshin në vendlindje ndërsa emigracioni nuk shikohej
më si një mundësi për punësim, çka solli rritjen e madhe të numrit të të
papunëve.Rrënimi i ekonomive të vogla dhe rritja e të papunëve solli si efekt
zinxhir edhe rritjen e borxheve e zhvillimin e vrullshëm të fenomenit të fajdeve.
Kërkesat e mëdha për borxhe sollën rritjen e përqindjes së kamatës, ku ajo arriti
deri në 100 për qind. Pas vitit 1934, në Shqipëri filluan të ndjeheshin
përmirësime e para të ekonomisë. Industria në Shqipëri nisi ta rimarrë veten
edhe për faktin se cikli i krizës ekonomike botërore po jepte si efekt rritjen e
çmimit të mallrave.Vitet e krizës ekonomike botërore shënuan një etapë të re
për historinë e vendit pasi nevoja për investime e kapital të huaj do të sillte
rritjen e prezencës së kapitalit italian në Shqipëri deri në atë masë sa do të
shërbente edhe si motivacion zyrtar për pushtimin e vendit.

Rrënimi ekonomik i viteve ‘80


Pas Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria nisi të aplikonte modelin e ekonomisë së
centralizuar, në përngjasim me vendet e tjera të lindjes. Në këtë periudhë,
vendi merr mbështetje të konsiderueshme nga vendet aleate, fillimisht nga
Jugosllavia, më pas nga Bashkimi Sovjetik e më pas nga Kina. Deri në vitet 70,
Shqipëria njeh trende pozitive zhvillimi por pas prishjes së marrëdhënieve me
Kinën e mungesës së ndihmës nga një aleat i fuqishëm, do të sillte edhe
degradimin e sistemit ekonomik e si rrjedhojë do të reflektohej edhe me krizë
që në fund do të sillte ndryshimin e modelit ekonomik e politik.  Pas ndërprerjes
së marrëdhënieve me Kinën, ekonomia do të bazohej në burimet e brendshme
duke sjellë kufizime të forta në ekonomi.Gradualisht, Shqipëria nisi të marrë
gjithnjë e më pak ndihmë nga jashtë, duke u bazuar në burimet e brendshme
ndërsa nga ana tjetër, kultivohej në publik nevoja për principin e
vetëpërmbajtjes e të kursimit. Brenda 12 viteve, 1946-1961, Shqipëria po
kthehej nga një vend i varur në masën 50 për qind nga tregtia dhe ndihmat me
vendet e tjera, në një vend që do të bazohej në parimin e mbështetjes në forcat
e veta. Ky synim i Shqipërisë do të konkretizohej edhe në Kushtetutën e vitit
1976, ku përcaktohet ndalimi i ndihmës së huaj, kredive dhe do të përcaktohej
se ekonomia shqiptare do të bazohej në burimet e brendshme.Në periudhën
1980-1990 ekonomia shqiptare ndryshoi kurs. Kjo periudhë vlerësohet si një
ndër momentet më të vështira me të cilat është përballur ekonomia e vendit.Në
këtë periudhë, në Shqipëri nis një fazë e re, ku përballë vështirësive apo krizës
që mund të vinte, masat që u morën ishin shtrënguese.  Përveç asaj që ndodhte
me planifikimet buxhetore dhe me shkurtimin e shpenzimeve, propaganda e
kohës i kushtoi rëndësi të veçantë përhapjes ne masa të mesazhit rreth nevojës
për të kursyer. Në këtë periudhë, Shqipëria nis të diversifikojë marrëdhëniet
ekonomike me vendet e tjera.Nga vitet ‘80 deri në vitet ‘90,  ekonomia
shqiptare nuk po performonte mirë e masat shtrënguese në fund arritën deri në
racionimin e ushqimit.  Në këtë periudhë, vendi ra në një krizë të thellë
ekonomike e financiare. Niveli i rritjes ekonomike nga 2 për qind që ishte në
fillim, shkoi në minus në fund.Në kushtet e mbështetjes në forcat e veta, të një
rendimenti të ulët në punë, të amortizimit të teknologjisë, të pamundësisë për
të investuar në të dhe të mos marrjes së kredive e të ndihmave nga jashtë,
vendi do të përballej me një model ekonomik që nuk mund të krahasohet me
asnjë vend tjetër. Izolimi i vendit do të sillte politika joracionale ekonomike,
mbajtjen e një niveli të ulët konsumi në popullatë dhe shtimin e masave
shtrënguese për popullsinë.Dyqanet do të përballeshin me radhë të gjatë për
produkte bazë por nga ana tjetër, prona shtetërore do të prekej nga fenomenet
negative si dëmtime, vjedhje apo raportime fiktive për punën e realizimin e
planeve.  Disa nga politikat, që edhe nga vetë drejtuesit e regjimit të
mëparshëm janë cilësuar si të gabuara, ishin shoqërizimi i oborrit kooperativist
e tufëzimi kolektiv i bagëtive të anëtarëve të kooperativave bujqësore apo
shndërrimi i kooperativave të tipit të lartë në ndërmarrje bujqësore.
Shoqërizimi i oborrit dhe tufëzimi i bagëtive, e shndërroi fshatarin nga prodhues
në konsumator, njësoj si punëtori në qytet çka do të sillte si pasojë zhdukjen e
interesimit të fermerëve për shtimin e prodhimit.Të gjitha sinjalet që jepte
ekonomia në këtë periudhë linin të kuptohej se vendi po shkonte drejt
falimentimit dhe kjo solli tërheqjen e qeverisë nga masat e mëparshme
ekstreme, por që nuk dhanë efektin e pritshëm për rigjallërimin ekonomik të
vendit.Ajo që duhet evidentuar se në të njëjtën periudhë, me vështirësi
ekonomike po përballeshin edhe vendet e tjera të lindjes, që aplikonin modelin
e ekonomisë së centralizuar.  Referuar studiuesve të kësaj periudhe, modeli
ekonomik hibrid që u aplikua në Shqipëri në këtë periudhë  vinte në plan të
parë realizimin e planit dhe jo nevojën e tregut duke mos arritur të plotësonte
nevojat gjithnjë e në rritje të  popullatës.Ndryshimi i sistemit në vitet ’90 do të
shoqërohej nga vështirësi të shumta ekonomike, deri në atë pikë sa drejtuesit e
qeverisë në vitet e para të pushteti demokratik do të përballeshin me mangësi
në rezervat e shtetit ku rreziku parësor ishte ai i mbarimit të shpejtë të
rezervave ushqimore. Ky rrezik do të sillte ndërhyrjen e misioneve humanitare
ndërkombëtare për kapërcimin e emergjencës së furnizimit të popullatës me
ushqime. Pas kapërcimit të kësaj vështirësie, Shqipëria do të futej në një trend
pozitiv rritjeje ekonomike.

Kriza e vitit 1997

Kriza e vitit 1997 mund të konsiderohet një aksident për historinë dhe
ekonominë e vendit. Në këtë vit shteti falimentoi për një serë faktorësh të kësaj
periudhe por ekonomia e rimori veten shpejt duke iu rikthyer trendit rritës.
Dobësia e sistemit bankar shtetëror dhe mungesa e një sistemi bankar privat në
këtë periudhë favorizoi zhvillimin e skemave piramidale.Në kushtet e një
ekonomie të orientuar terësisht drejt shërbimeve e duke pasur në nivele shumë
të dobëta prodhimin, në Shqipëri do të lulëzonin skemat “Ponzi”.  Depozitimi i
parave të shqiptarëve në këto skema piramidale do të ishte aktiviteti
mbizotërues ekonomik.Falimentimi i 25 kompanive rentiere do të shoqërohej
nga tensione të forta politike që do të sillnin edhe anarki me pasoja të rënda
për jetët njerëzore, ekonominë e shoqërinë në terësi.Pas vitit 1998, vendi futet
në një fazë të re, pasi ishte arritur pika zero nga trazirat e vitit paraardhës. Në
këtë periudhë nis rindërtimi fizik dhe ligjor i institucioneve, miratohet
kushtetuta e vendit e legjislacionet bazë ekonomike duke nisur kështu fazën e
re e ringritjes ekonomike. Reformat do të shoqëroheshin nga ritme pozitive të
rritjes ekonomike, duke u rikthyer në nivelet e para vitit 1997.Kryesisht pas vitit
2000 vendi do të njihte një proces privatizimesh të suksesshme në sistemin
bankar e në telekomunikacion , ashtu sikurse edhe niveli i investimeve të huaja
direkte. Në këtë periudhë, lokomotiva e ekonomisë do të ishte sektori i
ndërtimit që njohu një bum të madh duke u kthyer në një sektor prioritar, i
mbështetur fuqimisht nga sektori bankar. Prodhimi deri në këtë kohë nuk njohu
ndonjë zhvillim të konsiderueshëm e kjo mangësi duket se vijonte të
kompensohej nga dërgesat e emigrantëve.

Kriza e vitit 2008

Kriza ekonomike botërore e nisur në vitin 2008 është vlerësuar nga studiues të
ndryshëm si kriza më e rëndë që nga Depresioni i Madh. Elementët e kësaj krize
janë të ngjashëm me atë të viteve 20-Por ndryshe nga ajo krizë, kjo e këtyre
viteve u konsiderua edhe si një krizë “morale” e sistemit kapitalist dhe e vlerave
të tij. E ndërsa efektet në ekonomitë botërore të kësaj krize ishin të ngjashme
me ato të mëparshme, edhe në Shqipëri efektet e saj u ndjenë ashtu si në
Shqipërinë e viteve 20-30.Efekti i parë i saj do të ishte rënia e dërgesave të
emigranteve, rritja e nivelit të borxhit, rënia e investimeve të huaja, rënia e
ritmeve të rritjes ekonomike e deri te një zinxhir efektesh negative  të ndjera në
vitet ‘20-‘30 si fenomeni i fajdeve.  Ende sot, ekonomia shqiptare vijon të
përballet me problematika serioze, që vijnë si rrjedhojë e efekteve të kësaj
krize.

 Sektoret kryesore te ekonomise shqiptare


Trevat shqiptare, për nga niveli i përgjithshëm i zhvillimit ekonomik cilësohen si
vende bujqësore industriale. Kjo do të thotë që ekonomia bujqësore luan rolin
kryesor në zhvillimin ekonomik të tyre.
Struktura e zhvillimit ekonomik të trevave shqiptare përbehet nga tre sektorë
kryesore të ekonomisë, të cilët janë :

Sektori i Parë i ekonomisë i cili ka për baze ekonominë bujqësore.


Sektori i Dytë i ekonomisë, me të cilin nënkuptohet para se të gjithash
industrinë.
Sektori i Tretë i ekonomisë, i cili përfshin aktivitetet e shërbimeve, tregtinë,
transportin, turizmin etj.

 Ekonomia bujqesore
Në zhvillimin ekonomik të trevave shqiptare ka qenë dhe mbetet dega baze e
ekonomisë shqiptare. Një fakt i tillë lidhet me kushtet e favorshme natyrore për
zhvillimin e ekonomisë ashtu edhe me traditën shumë të mire të popullsisë sonë
në ketë drejtim.

Ndikimi i kushteve Natyrore në zhvillimin e ekonomisë bujqësore.


Natyra shqiptare me të gjithë elementet e saj si : klima, relievi, token, bimësinë,
hidrografinë etj. Në zonat e ulëta me reliev fushor e me klime të butë mund të
kultivohen lloje të ndryshme të kulturave bujqësore si drithëra, perime etj. Në
zonat kodrinore kultivohen drufrutoret duke filluar nga agrumet dhe deri te ulliri
në zonat bregdetare. Në zonat malore me kullotat dhe pyjet e shumte shërbejnë
si për rritjen e blegtorisë dhe për zhvillimin e ekonomisë pyjore.

Kushtet shoqërore në zhvillimin e ekonomisë bujqësore


Që në kohet me të hershme shqiptaret janë dalluar për eksportimin e prodhimeve
bujqësore dhe blegtorale si : djathë, gjalpë, lesh, mish, mjaltë, vaj etj.
Deri në fillimin e Luftës së dytë botërore mbi 80 % e popullsisë merreshim me
ekonomi bujqësore. Pas luftës përparësi iu dhe zhvillimit të industrisë, ndërsa
ekonomia bujqësore kaloi në plan të dytë. Rënie të veçantë pati blegtoria. Shumë
pyje u prenë, këneta u thane, për zhvillimin e bujqësisë duke u ndërtuar kanale
vaditës dhe rezervuarëve dhe gjithashtu u përmirësua teknika bujqësore..
Rajonet bujqësore të trevave shqiptare
Ekonomia bujqësore është e pranishme kudo në trevat shqiptare. Dallohen disa
rajone të cilat i japin tonin gjithë zhvillimit bujqësor. Nder këto rajone
përmendim :
Rajonin Perëndimor i cili përfshin të gjithë Ultësirën Perëndimore me kodrat
përreth që përben dhe rajonin më të zhvilluar bujqësor. Këtu kultivohen (drithëra,
bime industriale, pemëtaria etj.) dhe mbareshtohen të gjitha llojet e blegtorisë
(gjedhet, derrat etj.)
Rajoni i Fushe-Kosovës dhe Lugu i Dukagjinit, i cili përben një rajon shumë të
rëndësishëm bujqësor.
Aty zhvillohen të gjitha prodhimet e mundshme bujqësore si : drithëra, bime
industriale, prodhime të gjedhit dhe bagëtive të imëta.
Rajoni Jug-Lindor i Shqipërisë, sidomos Fushegropa e Korçës, që dallohet si në
prodhimin e drithërave të bukës (gruri, misri), bime industriale (duhani, panxhari
sheqerit) ashtu edhe në frutikulture (molle, kumbulla) dhe në blegtori (gjedhe dhe
bagëti e imët).
Gjate gjithe historise se zhvllimit ekonomik te Shqiperise baza e ekonomise te
vendit tone ka qene ekonomia bujqesore edhe pse vitet e fundit nje ndikim mjaft
te madh kane pasur edhe sektoret e tjere te ekonomise ku mund te permendim
industrine dhe vitet e fundit nje ndikim te madh eshte vene re te kete edhe
turizmi si nje dege kryesore e ekonomise .
Referenca .
Acemoglu, Daron. “Root Causes. A historical approach to assessing the role
of institutions in economics development.” Finance & Development June
2003, p. 28-29.
Acemoglu, Daron, Simon Johnson and James A. Robinson, 2001, “The
Colonial Origins of Comparative Development: An Empirical Investigation”,
American Economic Review, Vol 91 (December).
Acemoglu, Daron, Simon Johnson and James A. Robinson, 2001, “Reversal
of Fortune: Geography and Institutions in the Making of the Modern World
Income Distribution”, National Bureau of Economic Research Working
Paper 8460. Cambridge, Mass.
Alwyn Young, “Tyranny of Numbers: Confronting the Statistical Realities of
the East Asian Growth Experience”, NBER Working Paper, No 4680 (March
1994).
Banka e Shqipërisë, botime të ndryshme, Tiranë.
Bohn, Henning, and Robert, T. Deacon. “Ownership, Risk, Investment, and
the Use of Natural Resources.” American Economic Review, 2000,
90(3):526- 49.
FIAS, “Albania: Removing Administrative Barriers to Investment: A Critical
Component of the National Development Strategy” March 2003.
Ministria e Ekonomisë, Shqipëri, “ Një guidë për investitorët në Shqipëri”
Qershor 2003. Ministria e Financave, Shqipëri, botime të ndryshme dhe
dokumente të brendshme.
https://www.worldbank.org/sq/news/feature/2015/05/21/pillars-of-growth-albania
5-krizat-ekonomike-qe-kaloi-shqiperia-ne-periudhen-1912-2008/

You might also like