You are on page 1of 1

“Ideja se lumturia është e përkohshme më shkakton dhimbje.

Çfarë është lumturia?Për disa është shëndeti.Për disa të tjerë është paraja,e mira materiale e
për disa të tjerë lumturia është dashuria,shpirti i pastër.
A mund të matet lumturia?Lumturia nuk mund të matet,megjithatë mbi gjithçka tjetër në
botë,lumturia është ajo çka njerëzit kërkojnë.Ajo është si ajri;gjendet përreth nesh,mund ta
ndiesh,por nuk mund ta prekësh.
Kur je i lumtur,gjërat e vogla,ngjarjet e pakëndshme nuk të shqetësojnë,të duken pa vlerë,të
parëndësishme.Kur nuk je i lumtur,ke ndjesinë sikur çdo ndjenjë e keqe është mbi ty,duket sikur
nuk ka zgjidhje,sikur për ty nuk ka lumturi.Në një ditë të zymtë,kur themi”Sot nuk paska dalë
dielli”,gabohemi sepse dielli është lart në qiell,por i fshehur pas atyre reve gri që kanë pushtuar
qiellin.Kështu është dhe lumturia…Brenda nesh,e arritshme,por e mbytur në skutat e
mendimeve,dëshirave tona të pareshtura,ideve të njëpasnjëshme dhe shqetësimeve tona.
Për mua,lumturi është jeta ime,familjarët e mi,njerëzit e mi më të dashur,gjithçka unë bëj për
veten është lumturi, çdo qëllim i arritur në jetën time, çdo sukses i imi,për mua është lumturi.
Çdo sekondë, çdo minutë e kaluar me njerëzit që më së shumti dua në jetë,me njerëzit më të
shtrenjtë,më të rëndësishëm në jetën time,është një mrekulli që nuk mund të përshkruhet me
fjalë.Duket sikur je në një botë tjetër,në një botë pa probleme sepse të tillë të bën të ndihesh
familja:E SIGURT,E GËZUAR,E PLOTËSUAR DHE MBI TË GJITHA TË BËN TË NDIHESH E LUMTUR.
Po kur një ditë mos jenë më? Çfarë do të ndodhë me gjithë atë lumturi?Lumturia do të
venitet,do të largohet si me magji.Në atë moment më shumë se kurrë,kupton se lumturia është
e përkohshme e kjo ide ta shton akoma më shumë dhimbjen.Por ajo dhimbje do të jetë plot
shpresë,pasi unë do t’i kujtoj sikur të ishin pranë meje…PËRGJITHMONË.Ajo lumturi do të më
kënaqë,do të më bëjë përsëri të besoj se lumturia ekziston.
Deri në atë moment,duhet që ta jetojmë çdo sekondë të jetës sepse TË JETOSH ËSHTË NJË
MUNDËSI…një mundësi që jo të gjithë kanë fatin ta kenë.
Çelësi i lumturisë është vendimi për të qenë i lumtur. Natyra njerëzore mund të shohë energji
negative kudo. Njerëzit mund të rregullojnë problemet në vend të zgjidhjeve. Pra, në fund të
ditës, "Lumturia varet nga vetvetja"ka thënë Aristoteli.
Të jesh i lumtur me atë që je dhe çfarë ke, është një vendim që duhet të merret me vetëdije.
Qëllimet mund të ndihmojnë të çojnë drejt lumturisë.Por në fund të ditës, një person duhet të
bëjë një zgjedhje për lumturinë. Ata duhet të bien dakord se e dëshirojnë atë, e meritojnë atë
dhe e kanë atë.
“Kurrë nuk do të jeni të lumtur nëse vazhdoni të kërkoni atë që përbëhet nga lumturia. Nuk do
të jetoni kurrë nëse kërkoni kuptimin e jetës ”-thotë Albert Camus…SEPSE NE VETË E ZGJEDHIM
KUPTIMIN E JETËS…BUZËQESHNI SHUMË…SHQETËSOHUNI MË PAK SEPSE DO TA
SHIHNI:LUMTURIA DO TË BUROJË NGA THELLËSIA E SHPIRTIT TUAJ!

You might also like