You are on page 1of 29

Universiteti i Tiranës

Fakulteti i Drejtësisë
Departamenti i së Drejtës Civile
Lënda: [ZHMDC]

LEKSIONI NR. [8]

Tema:
‘Vlerësimi i kushteve të padrejta në kontratat konsumatore sipas
jurisprudencës së Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Europian ’
Prof.Dr.: [Nada Dollani]

Tiranë, më [ 11/2020]
MSA (Neni 76)
• Mbrojtja e konsumatorit 95

• Palët do të bashkëpunojnë për përafrimin e standardeve për mbrojtjen e


konsumatorëve në Shqipëri me standardet komunitare. Mbrojtja e efektshme e
konsumatorit është e nevojshme për të siguruar funksionimin e duhur të ekonomisë
së tregut, mbrojte e cila varet nga zhvillimi i një infrastrukture administrative për të
siguruar mbikëqyrjen e tregut dhe zbatimin e ligjeve në këtë fushë.
• Për këtë qëllim, dhe në kuadër të interesave te tyre të përbashkëta, Palët do të
inkurajojnë dhe garantojnë:
• –  një politikë për mbrojtjen aktive të konsumatorëve, në përputhje me të drejtën komunitare;
• –  harmonizimin e legjislacionit të mbrojtjes së konsumatorëve në Shqipëri me atë ekzistues
në Komunitet;
• –  mbrojtje efikase ligjore për konsumatorët në mënyrë që të përmirësohet cilësia e mallrave të
konsumit, dhe ruajtjen e standarteve të duhura të sigurisë;
• –  monitorimin e rregullave nga autoritetet kompetente dhe garantimin e aksesit tek drejtësia
në rast mosmarrëveshjesh.
LIGJI NR. 9902, DATË 17.4.2008 “PËR
MBROJTJEN E KONSUMATORËVE”, TË
NDRYSHUAR 2011, 2013
• Neni 27 dhe 28 i Ligjit ‘Për mbrojtjen e konsumatorëve’ traspozon Direktiven
93/13 KE ‘për kushtet e padrejta’:

Neni 2 LMK: Ky ligj përfshin të gjitha llojet e marrëdhënieve ndërmjet tregtarëve


dhe konsumatorëve, që kanë të bëjnë me mallrat e konsumatoreve apo
shërbime. Dispozitat e këtij ligji nuk do të zbatohen, kur në dispozitat e tjera
ligjore për fushat përkatëse jepen trajtime më të favorshme për mbrojtjen e të
drejtave të konsumatorëve
Neni 3 (6) LMK: "Konsumator" është çdo person, i cili blen ose përdor mallra apo
shërbime për plotësimin e nevojave vetjake, për qëllime që nuk kanë lidhje me
veprimtarinë tregtare ose ushtrimin e profesionit.
Neni 3 (14) "Tregtar" është çdo person fizik ose juridik, i cili vepron për qëllime që
lidhen me veprimtarinë e tij ekonomike, tregtinë, biznesin, zanatin ose
profesionin, si dhe cilido, që vepron në emër ose në interes të tregtarit.
Kushtet e padrejta
Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorëve
dhe Direktiva 93/13
Neni 27 (1) LMK
• Kushti kontraktual, i cili nuk është negociuar veçmas,
është i padrejtë në qoftë se shkakton pabarazi të
ndjeshme dhe të dallueshme në të drejtat dhe
detyrimet e palëve, që rrjedhin nga kontrata, në dëm të
konsumatorëve.
Kriteret për vlerësimit e padrejtësisë së
kushtit
• Neni 3 (1) i Direktivës 93/13 dhe neni 27 (1) LMK
Kushtet e padrejta nuk duhet:
1- të kenë qenë negociuar veçmas,
2-të vijnë në kundërshtim me kërkesat mirëbesimit
3-të shkaktojë pabarazi në të drejtat dhe detyrimet e palëv që rrjedhin nga kontrata , në
dëm të konsumatorit

• Freiburger Kommunalbauten C-237/02 of 1 April 2004:


• Faktet: Kontrata përmbante një kusht ku konsumatori duhet të paguante paraprakisht cmimin, përpara dorëzimit të sendit, përkundrejt një garancie që shoqërie e ndërtimit kishte
dhënë.

• është detyrë e gjykatës kombëtare të vendosë nëse një kusht kontraktor plotëson kërkesat për
të qenë i padrejtë sipas nenit 3(1) të direktivës 93/13. Qëndrim ky i mbajtur edhe në cështjen
Pénzügyi C-137/08 of 9 November 2010 ku ecj konstaton se duhet marre parasysh ex officio
nëse një kusht kontraktor i cili përcakton kompetencë ekskluzive hyn në fushën e zbatimit të
Direktivës 93/13, dhe nëse hyn atëherë gjykata ex-officio duhet të shqyrtojë nëse ky kusht është
i padrejtë.
1- Kushti i panegociuar veçmas
Neni 27 (2) LMK
• Një kusht do të konsiderohet si i panegociuar veçmas, kur ai ka
qenë hartuar më parë nga tregtari dhe, si pasojë, konsumatori nuk
ka qenë në gjendje të ndikojë në përmbajtjen e kushtit, veçanërisht
në tekstin e kontratës standarde, të formuluar më parë.

• Në rast se disa aspekte të kushtit ose një kusht specifik kanë qenë
të negociuara veçmas, nuk përjashtohet zbatimi i paragrafit të parë
të pikës 2 te pjesa tjetër e kontratës, nëse një vlerësim i
përgjithshëm i kontratës tregon se ajo është një kontratë
standarde e formuluar më parë.
2- Mirëbesimi

• Cështja Aziz EU:C:2013:164 – CJEU 2013


• Përsa i përket rrethanave në cilat një pabarazi e tillë
shfaqet kundër "kërkesave të mirëbesimit", duke mbajtur
parasysh recitalin 16 D, gjykata kombëtare duhet të
vlerësojë për këtë qëllim nëse tregtari, duke ndërvepruar
në mënyrë të drejtë e të paanshme me konsumatorin,
mund të prezumojë në mënyrë të arsyeshme se
konsumatori do të kishte rënë dakord me një kusht të
tillë në negociemet kontraktore individuale. Për një
interpretim të drejtë, duhen marrë parasysh edhe pasojat
e kushtit sipas ligjit të aplikueshëm mbi kontratën, duke
kërkuar të konsiderohet sistemi ligjor kombëtar.
3- pabarazia e ndjeshme dhe e dallueshme

CJEU: Mohamed Aziz C-415/11 of 14 March 2013


• konceptet e 'mirëbesimit' dhe 'pabarazi të ndjeshme dhe të dallueshme në të
drejtat dhe detyrimet e palëve që rrjedhin nga kontrata, në dëm të konsumatorëve
' vetëm përcaktojnë në mënyrë të përgjithshme faktorët që e bëjnë kushtin
kontraktor të panegociuar vecmas, të padrejtë. Për të përcaktuar pabarazinë e
ndjeshme mes palëve.... duhet të konsiderohen vecanërisht se cilat norma të së
drejtës kombëtare do të aplikoheshin në mungesë të një marrëveshjeje të palëve
në atë drejtim. Një analizë e tillë krahasuese do të mundësonte gjykatat
kombëtare të vlerësonte nëse, dhe sipas rastit, në cfarë shtrirje, kontrata e vendos
konsumatorin në një pozitë juridike më pak të favorshme se sa ajo e parashikuar
nga legjislacioni kombëtar në fuqi. Për këtë qëllim, një vlerësim duhet të
ndërmerret përsa i përket situatës ligjore të atij konsumatori, duke mbajtur
parasysh mjetet në dispozicion të tij sipas legjislacionit kombëtar, për të
parandaluar përdorimin e vazhdueshëm të kushteve të padrejta.
3- Pabarazia e ndjeshme dhe e dallueshme
• Cështja Alvarez C-226/12 of 16 January 2014:

• Ekzistenca e një “pabarazie të dallueshme” nuk kërkon domosdoshmërisht


që kostot e ngarkua a mbi konsumatorin nga një ksuht kontraktor të kenë
një ndikim ekonomik të ndjeshëm në lidhje me vlerën e transaksionit, por
ajo mund të rrjedhë vetëm nga një përkeqësim mjaftueshmërisht serioz të
situatës juridike në të cilën vendoset konsumatori për shkak të dispozitave
kombëtare, pavarësisht nëse kjo pozitë rrjedh nga një kufizim i të drejtës,
apo një shtrëngim në ushtrimin e atyre të drejtave apo në imponimin ndaj
tj të detyrimeve shtesë të paparashikuara nga legjislacioni kombëtar.
• është gjykata kombëtare ajo që duhet të shqyrtojë nëse ka një pabarazi të
ndjeshme duke marrë parasysh natyrën e sendeve apo shërbimeve për të
cilat u lidh kontrata duke iu referuar të gjitha rrethanave shoqëruese të
lidhjes së kontratës si dhe të gjitha kushteve të tjera të kontratës.
Rrethanat për vlerësimin e kushtit si të
padrejtë
Padrejtësia e kushtit kontraktual do të vlerësohet duke mbajtur parasysh:

a) natyrën e mallrave dhe shërbimeve, për të cilat lidhet kontrata;

b) kohën e lidhjes së kontratës;

c) rrethanat shoqëruese të lidhjes së kontratës,

ç) kushte të tjera të kontratës ose kontratë tjetër, nga e cila është e varur.
( Në cështjen Banif Plus Bank C-472/11 of 21 February 2013 CJEU
vesndosi se: Gjygjtari për t’u shprehur në lidhje me padrejtësinë e një
kushti , duhet të marë në shqyrim të gjitha kushtet e kontratës )
Praktikat e padrejta tregtare si kriter për
vlerësimin e padrejtë të kushtit kontraktor
• Pereničová and Perenič C-453/10 of 15 March 2012:
• Një praktikë tregtare sikurse është ajo e cështjes në fjalë, e cila ka të bëjë me tregimin në një
kontratë kredie të një përqindje interesi më të ulët sesa përqindja reale përbën një informacion të
pavërtetë në lidhje me koston totale të kredisë e për rrjedhojë të cmimit të parashikuar nga neni 6
(1) (d) i D 2005/29. Për sa kohë që një përqindje e tillë shkaton apo ka të ngjarë të shtyjë
konsumatorin mesatar në marrjen e një vendimi për të kryer veprimin, gjë e cila duhet të vlerësohet
e verifikohet nga gjykata kombëtare, informacioni i pavërtetë duhet të konsiderohet si praktikë
tregtare 'corientuese' sipas nenit 6 (1) te D 2005/29.
• 42. Përsa i përket efekteve të një prove (vendimi) të tillë në vlerësimin e padrejtësisë së kushteve të
asaj kontrate, për nga këndvështrimi i nenit 4(1) D 93/13, duhet vërejtur se kjo dispozitë jep
vecanërisht në përkufizim të gjerë të kritereve të nevojshme për një vlerësim të tillë, duke përfshirë
në mënyrë të shprehur 'të gjitha rrethanat' që ndjekin lidhjen e kontratës në fjalë.
• 43. Në këto kushte, vlerësimi se një praktikë tregtare është e padrejtë është një element mes të
tjerëve mbi të cilën gjykata kompetente mund të mbështesë vlerësimin e saj të padrejtësisë së
kushteve kontraktore sipas nenit 4(1) të D 93/13.
• 44. Ky element, megjithatë nuk është i tillë sa të vendosë automatikisht dhe i vetëm se kushtet e
kundërshtura janë të padrejta. Është gjykata kombëtare ajo që ka kompetencën të vendosë, mbi
zbatimin e kritereve e përgjithshme të vendosura nga neni 3 dh 4 i D 93/13 mbi kushtin specifik i cili
duhet konsideruar në lidhje me të gjitha rrethanat e cështjes në fjalë.
Praktikat e padrejta tregtare si kriter për
vlerësimin e padrejtë të kushtit kontraktor
• 45. Përsa i përket pasojave që vijnë nga një vendim se një
informacion jokorrekt mbi përqindjen e interesit (APR) përbën
një praktikë tregtare të padrejtë, pë qëllimet e vlerësimit të
nga e neni 6(1) të D 93/13, vlefshmëria e kontratës në fjalë si e
tërë, mjafton të vihet re se direktiva 2005/29 aplikohet sikurse
neni 3(2) i saj parashikon, pa paragjykime ndaj të drejtës
kontraktore, vecanërisht ndaj normave që rregullojnë
vlefshmërinë, lidhjen apo efektin e kontratës.
• 46. Si pasojë, gjetja se një praktikë tregtare është e padrejtë
nuk ka një efekt të drejtpërdrejtë në faktin nëse kontrata është
e vlefshme nga pikëvështrimi i nenit 6(1) i Direktivës 93/13.
Ndryshimi dhe përshtatja i kushtit të padrejtë:
Banco Español C-618/10 of 14 June 2012 :

• Përsa i përket pyetjes në lidhje me nesë lejohet që gjykata pasi gjen një kusht të padrejtë e për pasojë i pavlefshëm,
të modifikojë kontratën duke rishikuar përmbajtjen e kushtit?
• Për këtë duhet të shihet si formulimi i nenit 6(1) ashtu edhe objektivat dhe skema e përgjithshme e asaj dispozite.
Neni 6(1) pavarësisht se u lejon MS të japin definicione dhe rregullime ligjore mbi kushtet e padrejta, ai kërkon që
kushti i padrejtë të jetë i padetyryeshëm për konsumatorin. Pasojat që vijnë nga kushti i padrejtë duhen caktuar nga
gjykata kombëtare sipas legjislacionit kombëtar, por gjithsesi kushti i padrejtë nuk duhet të detyrojë konsumatorët -
natyrë urdhëruese. Pra kjo dispozitë thjesht kërkon që kushti i padrejtë të mos prodhojë efekte detyruese, pa u
autorizuar ndonjë organ të rishikojë përmbajtjen e kushtit dhe kontrata mund të vazhdojë të ekzistojë nëse është e
mundur duke u fshirë kushti i padrejtë- kjo vjen nga objektivat dhe skema e përgjithshme e D. Direktiva përfaqëson
një masë e cila është thelbësore për realizimin e detyrave të EU, vecanërisht për rritjen e standardit të jetesës dhe të
cilësisë së jetës. Kështu duke marrë parasysh natyrën dhe rëndësinë e interesit publik që përbën bazën e mbrojtjes
së garantuar ndaj konsumatorit, D kërkon që të bdalohet përdorimi i vazhdueshëm i kushteve të padrejta Neni 7 (1)
dhe recital 24. Në këtë kontekst pushteti për të modifikuar përmbajtjen e kushtit do të kompromentonte realizimin e
këtyre objektivave afatgjatë të nenit 7. Ky pushtet do të kontribonte në shuarjen e efektit shkurajues ndaj tregtarëve
për mos zbatimin direkt të kushteve të padrejta ndaj konsumatorëve, për sa kohë ata tregtar do të tundoheshin të
përdornin ato kushte të padrejta në dijeninë se edhe pse të pavlefshme, gjithsesi kontrata do të modifikohet për aq
sa është e nevojshme, në mënyrë të tillë që do të kujdesej për interesat e tregtarëve.

• Nuk mund të lejohet përshtatja e kushtit të padrejtë.


Ndryshimi dhe përshtatja e kushtit penal si
kusht i padrejtë:
• Brusse and Garabito C-488/11 of 30 May 2013 :
• Pyetja që kishte të bënte me faktin nëse një kusht penal është i padrejtë a lejohet sipas D që gjykata të
lehtësojë kushtin penal sikurse parashikon legjislacioni kombëtar dhe sikurse konsumatori kërkon?
• Parashikimet e aneksit nuk mjaftojnë në vetvete për të vendosur padrejtësinë e kushtit automatikisht.
Nga qëndrimet e CJEU në praktikën e saj, vazhdimisht theksohet se qëllimi i nenit 6 (1) të D është që të
garantojë mos detyrueshmërinë e kushtit të padrejtë, në rast se kontrata mund të vazhdojë pa të.
Prandaj gjykatat nuk lejohen të rishikojnë apo lehtësojnë kushtin, por ato duhet patjëtër ta
menjanojnë atë dhe të shohin nëse kontrata mund të vazhdojë më fshirjen e kushtit të padrejtë. Se në
këtë mënyrë dekurajohen tregtarët nga përdorimi i kushtit në të ardhmen me konsumatorë të tjerë.
• Ndërsa në cështjen Kásler C-26/13 of 30 April 2014 ku bëhej fjalë për një hua bankare e cila duhej të
paguhej nga konsumatori në një valutë të huaj, dhe ku do të përfshihej vlera e këmbimit valutor në
ditën e pagesës.
• CJEU vendosi se neni 6(1) i Direktivës 93/13 dueht të interpretohet se në një situatë ku një kontratë
konsumattore nuk mund të vazhdojë ekzistencën e saj pa kushtin e padrejtë, atëherë kjo dispozitë nuk
ndalon ekzistencën e një norme kombëtare që i bën të mundur gjykatës të shërojë pavlefshmërinë e
atij kushti duke e zëvendësuar atë me dispozitat ligjore të së drejtës kombëtare.
essencalia dhe accidentalia negocii

• Neni 27 (3.1.) – Neni 4(2) i D 93/13


• Vlerësimi i natyrës së padrejtë të kushteve nuk lidhet
as me objektin kryesor të kontratës, as me
përshtatshmërinë e çmimeve ose pagesave të
mallrave apo shërbimeve të furnizuara, për sa kohë
këto kushte janë hartuar në një gjuhë të qartë e të
kuptueshme.
Shqyrtimi i kushteve thelbësore të kontratës
konsumatore
• Caja de Ahorros C-484/08 of 3 June 2010: C-484/08 Caja de Ahorros y Monte de Piedad de Madrid EU:C:2010:309

• Neni 8 parashikon mundesine qe shtetet anetare te miratojne dispozita me te rrepta ne fushen e mbuluar nga direktiva, per te
siguruar nje shkalle me te larte mbrojtjeje per konsumatoret.

• Neni 4(2) dhe neni 8, mbi kushtet e padrejta ne kontrata duhet te interpretohen pa perjashtuar legjislacionet kombetare, si ne
ceshtjen konkrete, e cila autorizon nje shqyrtim gjyqesor per padrejtesine e kushteve kontraktuale te cilat kane te bejne me ceshtjen
kryesore te kontrates, ose me pershtatshmerine e cmimit dhe shperblimit kundrejt mallrave dhe sherbimeve, madje edhe ne rastin
kur keto kushte jane hartuar ne gjuhe te thjeshte dhe te kuptueshme.

• Nenet 2, 3(1)(g), 4(1) te KE-se, nuk e pengojne interpretimin e neneve 4(2) dhe 8 te direktives 93/13, sipas te cilit shtetet anetare
mund te miratojne dispozita ne legjislacionin kombetar duke siguruar nje shqyrtim gjyqesor per kushtet e kontratave te
konsumatoreve te cilat kane lidhje me ceshtjen kryesore te kontrates, me pershtatshmerine e cmimit dhe shperblimit kundrejt
sherbimeve dhe mallrave qe do te furnizohen ne kembim, edhe ne rastin kur keto kushte jane te paraqitura ne gjuhe te thjeshte dhe
te kuptueshme

• Kásler C-26/13 of 30 April 2014:


• CJEU vendosi se neni 4(2) i direktivës duhet të interpretohet se përsa i përket kushteve kontraktore …thelbësore, kërkesa që ato të
jënë hartuar në një gjuhë të qartë dhe të kuptueshme duhet të kuptohet se kërkon jo vetëm një qartësi gramatikore, por edhe se
kontrata duhet të vendosë qartësisht funksionin specifik të mekanizmit të këmbimit të valutës së huaj, në mënyrë që konsumatori të
jetë në gjendje të vlerësojë në bazë të kritereve të arta e të kuptueshme pasojat ekonomike që vijnë si pasojë e atij kushti kontraktor.
Lista e Zezë -Neni 686 (3) KC:

Nuk krijojnë efekte juridike ato kushte të cilat vendosin në dobi të atij që i ka
përgatitur ato më përpara,
- kufizime për përgjegjësinë,
- mundësinë për t’u tërhequr nga kontrata,
- për të pezulluar zbatimin e saj,
ose që caktojnë ndaj palës tjetër:
• afate dekadence,
• ose kufizime ndaj së drejtës për të bërë prapësime,
• Kufizime ndaj lirisë kontraktore në marrëdhenie me të tretët,
• kushteve të arbitrazhit ose shmangies nga kompetencat e organeve
gjyqësore,

përveç kur janë miratuar veçmas me shkrim nga pala tjetër.


Lista e Zezë - Neni 27 (4) LMK:
shembuj….
• a) përjashtojn ose kufizojnë përgjegjësinë ligjore të shitësit ose furnizuesit, për shkak të
vdekjes së konsumatorit ose dëmtimit personal të ti, si pasojë e një veprimi ose
mangësie të tregtarit;

• b) përjashtojnë ose kufizojnë në mënyrë të papërshtatshme të drejtat ligjore të


konsumatorëve përballë tregtarit ose palës tjetër, në rast të një mospërmbushjeje,
tërësore ose pjesore, apo përmbushjeje të pamjaftueshme nga tregtari të çdo detyrimi
kontraktual, përfshirë të drejtën e zgjedhjes së kompensimit të borxhit ndaj tregtarit
kundrejt çdo pretendimi, që konsumatori mund të ketë kundër tij;

• c) e bëjnë një marrëveshje detyruese për konsumatorin, ndërsa furnizimi i shërbimit


nga tregtari është subjekt i një kushti, realizimi i të cilit varet vetëm nga ai vetë;

• ç) lejojnë tregtarin për të mbajtur shumën e paguar nga konsumatori, kur ky i fundit
vendos për të mos e përfunduar ose përmbushur kontratën, pa parashikuar për
konsumatorin marrjen e kompensimit të një shume ekuivalente nga tregtari, kur ky i
fundit është pala që ndërpret kontratën;
Konditat e nevojshme për lidhjen dhe
vlefshmërinë e kontratës

• Neni 663
• Konditat e nevojshme për qenien e kontratës janë:
1. pëlqimi i palës që merr përsipër detyrimin,
2. shkaku i ligjshëm në të cilin mbështetet detyrimi,
3. objekti që formon lëndën e kontratës dhe
4. forma e saj e kërkuar nga ligji.
Shkaku dhe Objekti
• Shkaku i paligjshëm
• Neni 677
• Në një kontratë, shkaku ligjor është i paligjshëm kur vjen në
kundërshtim me ligjin, rendin publik, ose kur kontrata bëhet mjet
për të shmangur zbatimin e një norme.
• Objekti i kontratës
• Neni 678
Objekti i kontratës duhet të jetë i mundshëm, i ligjshëm, i
• caktueshëm ose që mund të përcaktohet.
Kontratë standarde?

Neni 687 KC
• Në kontratat e përfunduara duke nënshkruar
modularë ose formularë, që synojnë të
disiplinojnë në mënyrë uniforme marrëdhënie
kontraktore të caktuara, kushtet e shtuara tek
këta modularë ose formularë kanë përparësi ndaj
kushteve fillestare të modularëve e formularëve
të sipërpërmendur, sa kohë që nuk përputhen me
ato, edhe pse nuk kanë qënë shfuqizuar.
Pavlefshmëria e kushteve të përgjithshme në
kontrata
• Neni 686 KC: Kushtet e përgjithshme
• Kushtet e përgjithshme të kontratës, të
përgatitura prej njërës palë kontraktuese,
kanë efekt ndaj palës tjetër, në qoftë se në
momentin e përfundimit të kontratës kjo e
fundit i ka njohur ose duhej t’i kishte njohur,
duke treguar një përkujdesje të zakonshme.
Pavlefshmëria e kushteve të përgjithshme në
kontrata
• Neni 686 (2)
• Janë të pavlefshme kushtet e përgjithshme që sjellin një humbje ose
dëmtim të shpërpjesëtuar të interesave të palës kontraktuese,
posaçërisht kur ato ndryshojnë në mënyrë thelbësore nga parimet e
barazisë e të paanësisë të shprehura në dispozitat e këtij Kodi që
rregullojnë marrëdhëniet kontraktuale.
Pavlefshmëria e pjesshme e V-J dhe
pavlefshmëria e kushtit të padrejtë
• Neni 111 KC:
• Kur shkaku i pavlefshmërisë prek vetëm një pjesë të veprimit juridik,
ky mbetet i vlefshëm në pjesët e tjera të tij, përveç kur, sipas
përmbajtjes së veprimit juridik, këto pjesë paraqesin marrëdhënie të
pandashme me pjesën e pavlefshme të veprimit juridik.
• Neni 28 (2) LMK: Në rastin kur kushti konsiderohet i padrejtë, ai
quhet i pavlefshëm nga koha që është lidhur kontrata. Kushtet e tjera
kontraktuale mbeten detyruese për palët dhe (kur?) zbatimi i
mëtejshëm i kontratës është i mundshëm.
Vlerësim Objektiv nëse v-j apo kontrata
mund të vazhdojë
• Pereničová and Perenič C-453/10 of 15 March 2012, pg. 32.
• Përsa i përket kritereve për të vlerësuar nëse një kontratë mund të
vazhdojë të ekzistojë pa kushtin e padrejtë, duhet theksuar se …
kërkesat në lidhje me sigurinë juridike të aktivitetit ekonomik janë
në favor të një përqasjeje objektive në interpretimin e atyre
dispozitave, në mënyrë që situata e njërës prej palëve në kontratë,
në këtë rast konsumatorit, nuk mund të konsiderohet si faktori
decisiv në përcaktimin e fatit të kontratës. Për rrjedhojë neni 6 (1) D
93/13 nuk mund të interpretohet se nënkupton që kur vlerësohet
nëse një kontratë përmban një ose më shumë kushte të padrejta
mund të vazhdojë të ekzistojë pa ato kushte, gjykata që shqyrton
cështjen mund ta bazojë vendimin e vet vetëm në avantazhin e
mundshëm për konsumatorin për anullimin e kontratës si të tërë.
Klauzolat e Kompetencës (Juridiksionit)
• Océano Grupo C-240/98 to C-244/98 of 27 June 2000:
• CJEU vlerëson se duhet mbajtur parasysh se sistemi i mbrojtjes i vendosur nga Direktiva është i
bazuar në idenë se konsumatori është në një pozitë të dobët ndaj tregtarit si përsa i përket fuqisë
negociuese të tij ashtu edhe nivelit të njohurive e cila con drejt situatës se konsumatori bie dakord
me kushtet e hartuara më parë nga tregtari pa qenë në gjendje të influencojë përmbajtjen e atyre
kushteve.
• Në konteksin e padive që përfshijnë një konsumator individual, CJEU ka mbajtur qëndrimin se në
këndvështrim e pozitës së dobët neni 6(1) i Direktivës i kërkon shteteve anëtare të sigurojnë se
kushtet e padrejta, sikurse parashikohet nga ligji kombëtar, nuk do të jenë të detyrueshme për
konsumatorin . Sikurse është e dukshme nga jurisprudenca e CJEU, kjo është një dispozitë
urdhëruese e cila ka për qëllim të zëvendësojë barazinë (balancën) formale të cilën e vendos kontrata
ndërmjet të drejtave dhe detyrimeve të palëve me një balancë efektive (barazi substanciale) e cila
rivendos barazinë ndërmjet tyre.
• Për këto arsye, gjykatat kombëtare duhet të shqyrtojnë kryesisht nëse një kusht kontraktor është i
padrejtë kur vlerësojnë kompetencën e gjykatës që shqyrton padinë. Po ashtu gjykatat kombëtare
duhet të interpretojnë ligjin kombëtar nën driten e përmbajtjes dhe qëllimeve të Direktivës, Kërkesa
që ligji të interpretohet në konformitet me Direktivën u lejon Gjykatave që krysisht të shfuqizojnë
klauzolën kontraktore që u jep atyre kompencën për shqyrtimin e konfliktit.
Klauzolat e Kompetencës (Juridiksionit)
• Pannon GSM C-243/08 of 4 June 2009:
• Një kusht i padrejtë nuk është i detyrueshëm për konsumatorin dhe nuk
është e nevojshme që konsumatori të ketë kontestuar vlefshmërinë e
kushtit paraprakisht
• Gjykatat kombëtare duhet të shqyrtojë ex-officio padrejtësinë e kushtit kur
ajo ka në dispozicion elementët faktit dhe ligjor për ta kryer këtë funksion.
Kur e konsideron një kusht si të padrejtë, gjykata nuk duhet ta aplikojë atë,
përvec rastit kur konsumatori e kundërshton këtë moszbatim. Ky detyrim
rëndon mbi gjykatat kombëtare edhe kur ato shqyrtojnë cështjet e
kompetencës së tyre.
• është detyrë e gjykatave kombëtare të vendosin nëse një kusht plotëson
kriteret për të qenë i padrejtë sipas Direktivës 93/13. Në këtë rast gjykatat
kombëtare duhet të mbajnë parasysh faktin se një kusht kontraktor i cili i
jep kompetencë ekskluzive gjykatës së vendit ku ka qendrën tregtari, mund
të konsiderohet si i padrejtë.
Klauzolat e arbitrazhit
• Elisa María Mostaza Claro C -168/05 of 26 October 2006 :
• Direktiva duhet të interpretohet se një gjykatë kombëtare para së cilës
ankimohet anullimi i një vendim arbitrazhi duhet të vendosë nëse marrëveshja e
arbitrazhit është e pavlefshme dhe ta anullojë atë marrëveshje nëse përmban
një kusht të padrejtë, edhe kur konsumatori nuk e ka kërkuar atë pavleshmëri
gjatë procedurave të arbitrazhit, por vetëm në ankimin për anullim të vendimit
të arbitrazhit.
• Case C-40/08 Asturcom Telecomunicaciones SL of 6 October 2009
• Gjykatat kombëtare duhet të shqyrtojnë kryesisht nëse një klauzolë arbitrazhi
është e padrejtë në momentin që ato shyrtojnë cështjen për lëzhimin e urdhërit
të ekzekutimit, kur ato kanë të dhënat faktike dhe ligjore për ta shqyrtuar një
situatë të tillë, nëse sipas rregullave kombëtare të procedurës ka mjete për ta
bërë një shqyrtim të tillë. Në raste të tilla, gjykata duhet të përdorë gjithë mjetet
ligjore në dispozicion për të siguruar që konsumatori të mos detyrohet nga një
kusht i tillë.
Afati i parashkrimit për anullimin e një kushti
të padrejtë
• Cofidis S.A Case C-473/00 21 Nëntor 2002:
• Mbrojtja e dhënë për konsumatorët nga Direktiva përjashton një
dispozitë kombetar e cila , në padinë e sjellë nga shitësit apo
furnizuesit kundër një konsumatori në bazë të një kontratë të lidhur
mes tyre , ndalon gjykaten kombëtare , që në përfundimin të afatit të
caktuar , të përcaktoj , me iniciativën e saj ose me kërkesë të
konsumatorit , se një kusht i kontratës është e padrejtë.

You might also like