You are on page 1of 12

Universiteti i Tiranës

Fakulteti i Drejtësisë
Departamenti i së Drejtës Civile
Lënda: [ZHMDC]

LEKSIONI NR. [2]

Tema:
‘Ndikimi i EU Acquis në të drejtën civile shqiptare ’

Prof.Dr.: [Nada Dollani]

Tiranë, më [ 11/2020]
Ndikimi i EU Acquis në
të drejtën civile shqiptare
Marrëdhëniet mes BE dhe legjislacioneve të
brendshme kombëtare
Burimet e të drejtës së BE

Traktatet (TEU dhe TFEU, CFR) – Burime parësore


• TRAKTATIT TË BASHKIMIT EUROPIAN
• TRAKTATIT PËR FUNKSIONIMIN E BASHKIMIT
EUROPIAN
• KARTA E TË DREJTAVE THEMELORE E BASHKIMIT
EUROPIAN, dt. 7 dhjetor 2000 (sipas Neni 6 TEU
kjo Kartë ka të njejtën fuqi ligjore me traktatet)
Burime dytësore në BE
1. Legjislacion Dytësor – Neni 288 TFEU
• Rregullore – aplikim dpd
• Direktivat- duhet te transpozohen ne legjislacionin
vendas
• Vendimet – aplikim i dpd mbi palët të cilave u drejtohen
• Rekomandime dhe Opinione (soft law- nuk kanë forcë
detyruese, por udhëzuese e këshilluese)
2. Vendimet e Gjykatës së Drejtësisë së BE (CJEU)
3. Parimet e përgjithshme të së drejtës
4. Marrëveshjet ndërkombëtare ku BE është palë
Doktrina e efektit direkt dhe supremacise
(prevalences)
• Statusi i të drejtës europiane në lidhje me të drejtën e brendshme të
shteteve anëtare (dhe atyre që aspirojnë për anëtarësi) është shumë i
rëndësishëm për t’u përcaktuar për të kuptuar më pas edhe ndikimin
e të acquis në të drejtën kombëtare:
• Rëndësia për Shqipërinë: MSA Neni 70
• - Cila e drejtë do të prevalojë?
• - Cili është efekti i acquis dhe kush fiton të drejta dhe detyrime?
• Si mund të realizohen këto të drejta?
Qëndrimi fillestar
• Fillimisht Traktatet Europiane TQC, EEC, Euroatom nuk përcaktonin raportin
e tyre me të drejtën kombëtare, kështu që mendohej se këto traktate do të
trajtoheshin si edhe traktatet e tjera ndërkombëtare, e për rrjedhojë një
raport të tillë e përcaktonin kushtetutat respektive të vendeve anëtare.
• Por traditat e vendeve anëtare ndryshonin nga njëra tjetra në respekt të së
drejtës ndërkombëtare
• - shtete dualiste (MB- detyron shtetin, por bëhet pjesë vetëm kur autoritet
kombëtare e miratojnë si pjesë e sistemit të brendshëm)
• - shtete moniste (i.e. Hollanda- pjesë e së drejtës së brendshme )
• Rezultati: Varionte nga shteti në shtet dhe jo një situatë e unifikuar
Doktrina e Supremacisë së të drejtës së BE

• E drejta e BE prevalon gjithnjë kur burimet e së


drejtës janë në konflikt Costa v Enel
• E drejta e BE prevalon edhe kur ligji kombëtar ka
hyrë në fuqi në një kohe të mëvonshme
• E drejta e BE prevalon mbi të gjitha burimet e të
drejtës kombëtare: IHG
• Gjykatat kombëtare që shqyrtojnë një cështje të
caktuar duhet menjëherë t’i japin efekt të drejtës
së BE dhe të mos aplikojnë të drejtën e
brendshme: Simmenthal
Doktrina e efektit direkt të së drejtës së
BE
• Van Gend en Loos: Gjykata konstatoi se e drejta e BE
përbënte një rend të ri juridik i të drejtës ndërkombëtare i
cili i njihte të drejta e detyrime si individëve ashtu edhe
Shteteve Anëtare.
• Të drejta të tilla mund të realizohen përpara Gjykatave
kombëtare.
• Kushtet për efektin direkt:
Qartësia dhe saktësia e normës
E pakushtëzuar- nuk duhet të varet nga diskrecioni i ndonje
organi tjetër
Nuk duhet t’i nënshtrohet masave të mëtejshme
implementuese qoftë nga BE apo nga Shtetet Anëtare
Efekti direkt vertikal dhe horizontal
• Efekt Vertikal: Van Gend – kur shteti detyrohet të respektojë të drejtat
që rrjedhin nga e drejta e BE
• Efekt horizontal: Defrenne – kur të drejtat e rrjedhura nga traktatet
mund t’u kundrejtohen edhe individëve të tjerë apo entiteteve
private.
• Aplikim direkt nënkupton kur norma nuk ka nevojë për implementim
të mëtejshëm
• Efekt direkt si horizontalisht ashtu edhe vertikalisht kur plotësohen
kriteret e percaktuara ne Van Gend
Efekti Direkt i Direktivave
• Eshtë më i komplikuar pasi direktiva kërkon implementim nga Shtetet
Anëtare (Neni 288 TFEU)
• CJEU ka deklaruar se kur direktiva nuk është implementuar si duhet
atëherë ajo ka efekt direkt (Franz Grad C-9/70)
• Kur ka kaluar afati i implementimit të direktivës, atëhere edhe kriteri i tretë
konsiderohet i plotësuar.
• Efekti direkt vertikal: interpretim i zgjeruar i shtetit
• Efekti indirekt – ‘detyrimi interpretativ’ – Von Colson C- 14/83; Pfeiffer and
Others C- 397-403/01 – pra edhe direktivat e paincorporuara fitoj efekt
direkt horizontal pasi legjislacioni i brendshëm duhet të interpretohet në
përputhje me atë të BE.
• Mangold C-144/04 ku pavaresisht se koha për implementimin e direktivës
nuk kishte kaluar, por gjithesesi CJEU mbajti qëndrimin se parimi i mos
diskriminimit rridhte nga parmet e pergjithshme të përbashkëta për të
gjitha Shtetet Anetare
KEDNJ – Doktrina e detyrimit pozitiv
shtetëror dhe efekti horizontal i të drejtave
të njeriut
• Sipas nenit 1 të KEDNJ, Shtetet duhet t’i sigurojnë kujdo të drejtat dhe
liritë e parashikuara në ketë Konventë [X and Y v. Netherlands,
judgment of 26 March 1985, Series A no. 91, p. 11, §§ 22-23.]
• Detyrimi për të garantuar zbatim efektiv të të drejtave të përcaktuara
në Konventë mund të kërkojë detyrime pozitive për shtetin. Në
rrethana të tilla Shteti nuk mund të qëndrojë thjesht pasiv dhe këtu
nuk ka vend për të dalluar veprimet nga mosveprimet. [Mutatis
mutandis, Airey v. Ireland, judgment of 9 October 1979, Series A no.
32, p. 14, § 25.]
Drittwirkung dhe konstitucionalizimi i të
drejtës private
• Shqipëria – nuk bën dallim midis zbatimit vertikal dhe horizontal-
situatë e papërcaktuar cka rrezikon të mos ketë mbrojtje. (Shembulli i
të drejtës së pronësisë: Neni 153, 190 KC – Neni 494 (ë) KPC : rishikimi
i res judicata kur janë gjetur shkelje të KEDNJ)
• Balancimi i të drejtave në konflikt
• “Paradoksi i Konstitucinalizimit” përsa i përket të drejtës së pronësisë?
Vrioni v. Albania
• Institute të së drejtës private nuk janë të mbrojtura nga shqyrtimi i
GJEDNJ– Pye v. Uk

You might also like