You are on page 1of 146

E DREJTA PROCEDURALE

JOKONTESTIMORE
Java e I-rë
18.02.2020
Nocioni, llojet dhe burimet juridike e
procedurës gjyqësore civile

1. Nocioni:
• E drejta procedurale civile paraqet pjesë e së drejtës pozitive dhe
përfshinë rregullat juridike në bazë të së cilave zhvillohet realizimi
i të drejtave subjektive nga marrëveshjet juridiko-civile në jetën e
përditshme.
• E drejta procedurale civile si e tillë përmban rregullat themelore
mbi organizmin e gjykatave si dhe të organeve tjera që kanë për
detyrë të bashkëpunojnë me gjykatat.
• E drejta procedurale civile përmban edhe rregulla juridike në bazë të
së cilave përcaktohen prezumimet për kryerjen e aktivitetit
procedural, si dhe rregulla me të cilat përcaktohen pasojat juridike të
këtij aktiviteti.
2. Llojet e procedurave gjyqësore civile:

•Mbrojtja juridike jipet në rend të


parë në:
• procedurën kontestimore;
•jokontestimore dhe
•përmbaruese ose të falimentimit.
a) Procedura Kontestimore
Pra, duke u nisur nga e gjithë kjo procedura kontestimore është
metodë apo rrugë e veprimit, ose ecuri që ndiqet me rastin e dhënjes
së mbrojtjes gjyqësore për të drejtën konkrete subjektive.
Procedurën si tërësi e përbëjnë veprimet të cilat i kryejnë subjektet
e një procesi kontestimor.
Të gjitha ato e përbëjnë një tërësi të vetme sepse i lidh i njejti qëllim.
Veprimet e tilla i quajmë procedurale dhe ato kryesisht kryhen nga
ana e tre subjekteve kryesore të procesit konkret gjyqësor:

•paditësit (apo paditësve),


•të paditurit (apo të paditurëve) dhe
• gjykatës.
• Gjykata në këto raste vepron sipas rregullave
të procedures kontestimore.
• Me kontest duhet kuptuar situatën në të
cilën një person pretendon se i takon një e
drejtë subjektive civile ndaj personit tjetër,
e ky e mohon ekzistimin e saj apo nga
ndonjë shkak tjetër e mohon detyrimin e
tij që të sillet në mënyrën e caktuar nga
ana e atij personi.
b) Procedurën jokontestimore
• E përbëjnë veprimet procedurale që kryhen nga
subjektet e caktuara me qëllim të rregullimit të
një raporti të caktuar, të ndryshimit të statusit të
një personi, të themelimit apo ndryshimit të një të
drejte pasurore etj.
• Të gjitha ato janë rregulluar me ligj, si në
pikëpamje të rolit të subjekteve procedurale, ashtu
edhe në pikëpamje të vlefshmërisë, radhës së
kryerjes dhe efektit të veprimeve të kryera nga ta.
c) Procedura përmbaruese
• E përbëjnë veprimet të cilat i kryejnë subjektet e interesuara:
kreditori në njërën anë, dhe debitori si pale kundërshtare në anën
tjetër.
• Kjo procedurë vihet në veprim në bazë të vendimit përfundimtar të
procedurës kontestimore me të cilin gjykata e ka detyruar të paditurin
që të sillet në mënyrën e caktuar.
• Kështu, nëse I padituri nuk ka vepruar në pajtimin me vendimin e tillë
(detyrues kondemnator) brenda afatit të caktuar nga gjykata,
paditësi mund t’i drejtohet gjykatës kompetente me kërkesë që
vendimi i tillë përfundimtar të ekzekutohet me dhunë.
• Të gjtha procedurat për të cilat u bë fjalë më lartë e përbëjnë
procedurën gjyqësore civile.
3. Burimet juridike:
• Në ushtrimin e funksionit gjyqësor gjykatat janë të pavarura dhe
gjykojnë në bazë të kushtetutës, ligjit dhe akteve juridike të
përgjithshme të tjera.
• Në sistemet bashkohore juridike, ku bënë pjesë edhe sistemi i ynë,
burim të së drejtës, janë vetëm rregullat e shkruara juridike.
• Kontratat ndërkombëtare zbatohen nga dita e hyrjes në fuqi, në
mënyrë direkte pasi të jenë shpallur në mënyrën e paraparë me
kushtetutë.
• Kushtetuta është burim themelor i së drejtës procedurale civile,
sepse me disa nga dispozitat e saja parashihen disa parime mbi
gjyqësinë në përgjithësi, e vetvetiu edhe për gjyqësinë civile, si pjesë
përbërëse e saj.
• Procedura kontestimore, jokontestimore
dhe përmbarimore rregullohen
ekskluzivisht me ligj.
• Burim kryesor i procedures kontestimore është Ligji
për Procedurën Kontestimore (L.nr. 03/L-006 I dt.
30.06.2008 – Gaz. Zyrtare e Republikës së Kosovës
nr. 38 e dt. 20.09.2008);
• Procedura jokontestimore është rregulluar me
Ligjin për procedurën jashtëkontestimore të
Kosovës të vitit 2008
• Procedura përmbarimore është rregulluar me
Ligjin për Procedurën Përmbarimore nr.
03/L-008 të dt. 02.06.2008 i dekretuar me
dekretin nr. DL – 042-2008 të dt. 24.06.2008
(Gazeta Zyrtare e Kosovës nr. 33 e dt.
15.07.2008).
• Dispozitën lidhur me ekzekutimin e vendimeve të
dhëna në çështjet që kanë të bëjnë me martesën dhe
me statusin prindor e përmbanë Ligji për Familjen i
Kosovës nr. 2004/32 i dt. 20.01.2006 (Reg. e
UNMIK-ut nr. 2006/7 e dt. 16.02.2006).
• Burimet ndërkombëtare në Kosovë
• Me këtë rast dhe në këtë vend duhet potencuar se Kosova poashtu ka
obligim të respektimit të konventave dhe rekomandimeve
ndërkombëtare detyrim ky i cili ka rrjedhë nga rregullorja nr. 1999/24
dhe 2000/59 të cilat kanë të bëjnë me Ligjin në fuqi në Kosovë e të
cilat në dispozitat fillestare të tyre parashohin se ligj në fuqi në Kosovë
do të jenë përveç rregulloreve të shpallura nga Përfaqësuesi Special I
Sekretarit të Përgjithshëm dhe ligjit në fuqi në Kosovë i cili
përfundimisht ka vlejtë gjerë me dt. 22.03.1989 edhe respektimi I
standardeve të të drejtave të njeriut ndërkombëtarisht të njohura
e pastaj taksativisht i kanë përmendur 7 konventa dhe marrëveshje
ndërkombëtare e me Kushtetutën e Republikës së Kosovës e cila ka
hyrë në fuqi me dt. 15.06.2008 në kapitullin e II-të të saj konkretisht
në nenin 22 parashihet:
• Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve
Ndërkombëtare të cilat kanë prioritet, në rast të konfliktit ndaj
dispozitave e ligjeve dhe akteve të tjera të institucioneve publike e që
janë:
• (1) Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut;
• (2) Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive
Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj;
• (3) Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile e Politike dhe
Protokollet e saj;
• (4) Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e
Pakicave Kombëtare;
• (5) Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit
Racor;
• (6) Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit
ndaj Gruas;
• (7) Konventa për të Drejtat e Fëmijës;
• (8) Konventa kundër Torturës dhe Trajtimeve e Ndëshkimeve të
tjera Mizore, Jonjerëzore dhe Poshtëruese.
•PROCEDURA KONTESTIMORE
•-Subjektet në procedurën kontestimore-
•Kontesti juridiko-civil lind midis dy personave. Cilësinë e palëve në
gjykim ata e fitojnë në momentin e paraqitjes së padisë në gjykatë.
•Për ekzistimin e procesit kontestimor nevojitet ekzistimi i tri
subjekteve:
•palët dhe gjykata.
• Palët ndërgjyqëse janë: pala paditëse dhe pala e paditur.
•Paditësi me padi e cakton të paditurin.
•Gjyqtari për zgjidhjen e kontestit të palëve caktohet nga ligji (apo
me vullnetin e palëve te gjykatat jo-shtetërore - arbitrazhi) dhe
akti mbi ndarjen vjetore të punës në gjykatë. i.
•Këto janë subjektet të domosdoshme, në procedurën
kontestimore.
subjekteve të përmendura që janë të
• Përveç
domosdoshme, në procesin kontestimor mund të paraqiten
edhe subjekte të tjera siç janë:

• përfaqësuesi i palës (ligjor apo me prokurë),


prokurori publik,
• ndërhyrësi,
• dëshmitarët,
• ekspertët,
• interpreti, dhe
• procesmbajtësi.
•Ligji për procedurën kontestimore PJESA E PARË KREU I -
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME (1 – 16) në Nenin 1 cakton
rregullat procedurale, në bazë të të cilave gjykata i shqyrton dhe i
zgjidhë kontestet nga marrëdhëniet juridiko-civile të personave fizikë
dhe juridikë,
•në kontestet nga marrëdhëniet personale e familjare, nga
marrëdhëniet e punës si dhe
•nga marrëdhëniet pasurore dhe nga marrëdhëniet e tjera civilo-
juridike të personave fizikë e të personave civil-juridik, të bashkësive
shoqëroro-politike e personave shoqëroro juridik të tjerë, përveç nëse
disa nga kontestet e theksuara janë vënë me ligj të veçantë në
kompetencë të gjykatës tjetër ose të organit shtetëror respektivisht të
organit shoqëror. (
• PARIMET E PROCEDURËS KONTESTIMORE
• Nocioni-
• Me nocionin e parimit në procedurën kontestimore
nënkuptojmë rregullat themelore në bazë të së cilave
zhvillohet aktiviteti gjatë tërë procedurës i subjekteve të
procesit e me të vetmin qëllim që të arrihet mbrojtja
juridike e së drejtës së supozuar të cenuar subjektive apo
me qëllim që të konstatohet se për një gjë të tillë nuk ka
vend (veprimi I palës kundështare).
• Parimet e kësaj procedure i caktojnë metodat e veprimit që
kryhen gjatë shqyrtimit të çështjes juridike dhe
vendosjes mbi të.
• Parimet pra i japin vulën kryesore institucioneve të
procedures kontestimore në bazë të së cilave zhvillohet kjo
• Për zhvillimin e procedurës kontestimore vlejnë parimet
e saj siç janë:
1. Parimi i disponibilitetit dhe oficialitetit (ex oficio):
2. Parimi i dëgjimit të dyanshëm të palëve (kontradiktor):
3. Parimi i udhëzimit të palës:
4. Parimi i ekonomicitetit të procedurës:
5. Parimi shkresor dhe verbal:
6. Parimi i publicietit:
7. Parimi i vlerësimit lirisht të provave:
8. Parimi i pandërmjetësisë:
9. Parimi i shfrytëzimit me ndërgjegje i të drejtave
procedurale:
E DREJTA
PROCEDURALE
JOKONTESTIMORE
Java e II-të
25.02.2020
• KOMPETENCA E GJYKATAVE
• Nocioni dhe llojet e kompetencës
• Me termin kompetencë në kuptim objektiv kuptojmë
rrethin e punëve të një organi apo fushëveprimtarinë e
një organi.
• Në pikëpamje subjektive, kompetenca është e drejtë dhe
detyrë e organit që të veprojë në çështjen e caktuar
juridike.
• Me rregullat me të cilat përkufizohet rrethi i punëve të
gjykatave, caktohet:
• kompetenca lëndore,
• vendore (e përgjithshme dhe e veçantë) dhe
• funksionale në procedure
1. Kompetenca lëndore:
Në procedurën kontestimore gjykatat në Kosovë gjykojnë brenda kufijve të kompetencës së vetë
lëndore të caktuar me ligj.
E këtij lloji është kompetenca në bazë të së cilës gjykatat e një kategorie kanë të drejtë dhe
detyrë të gjykojnë disa çështje juridike për shkak të llojit, natyrës dhe vlerës së objektit të
tyre.
Me rregullat për këtë kompetencë caktohet rrethi i punëve të gjykatave të llojeve të ndryshme si
dhe ai i gjykatave të rangut të ndryshëm, por të llojit të njëjtë.
Kriteret për caktimin e kompetencës lëndore janë:
objekti i kontestit, (kriteri kauzal) dhe
vlera e objektit të kontestit (kriteri vlersor).
Gjykata Supreme është kompetente të vendosë mbi kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë;
duke përfshirë edhe kontestet mbi shpërblimin e dëmit që lindin nga veprimet juridike
kundërkushtetuese dhe kundërligjore, apo nga veprimet me të cilat organizatat apo punëdhënësit
në territorin e Kosovës vihen në një pozitë të pabarabartë në tregun unik.
Poashtu, Gjykata Supreme është kompetente të vendosë edhe mbi revizionin e ushtruar
kundër vendimeve të plotëfuqishme si mjetin e jashtëzakonshëm juridik,edhe mbi
konfliktin e kompetencave në mes të gjykatave nga territori i dy apo më shumë gjykatave të
qarkut apo konfliktin e kompetencës në mes vet gjykatave të qarkut.
Kjo gjykatë poashtu është kompetente të ushtrojë edhe veprime të tjera që i janë vënë në
kompetencë me ligj.
2. Kompetenca territoriale:
gjykata, që është
E këtij lloji është kompetenca në bazë të së cilës

kompetente në pikëpamje lëndore, mund të gjykojë


çështjen juridike që ka ndonjë lidhje me territorin
ku ajo e zhvillon veprimtarinë e saj.
Gjykatave të shkallës së parë me ligj u është caktuar territori brenda të cilët e
ushtrojnë funksionin e tyre gjyqësor.
Përveç se me ligj, kompetenca territoriale mund të caktohet me marrëveshje të
palëve, e në rastet e parapara me ligj me vendim të gjykatës së lartë.
Kompetenca territoriale e caktuar me ligj është e përgjithëshme (forum
generale) ose e posaçme (forum speciale).
Kompetenca territoriale e posaçme është ose ekskluzive (forum exclusive), ose
e zgjedhur (forum electivum) ose ndihmëse (forum subsidiale) ose retorzive.
d) Kompetenca territoriale retorzive:
Nëse në shtetin e huaj shtetasi i jonë mund të
paditet në gjykatën e cila sipas kritereve të
LPK-së nuk do të ishte kompetente, atëherë
edhe kundër shtetasit të shtetit të tillë në vendin
tonë mund t’i paraqitet padia gjykatës në bazë të
të njëjtit kriter (neni 62 i LPK).
3. Kompetenca funksionale:
Me rregullat për kompetencën funksionale caktohet
kompetenca e gjykatave për vendosje për mjetet e
goditjes së vendimeve, apo për kryerjen e punëve të
caktuara.
Kështu, psh. me rregullat e tilla bëhet ndarja e
instancave midis gjykatave të ndryshme, apo caktimi i
gjykatës përkatëse si gjykatë kompetente për sigurimin
e provave dhe për dhënien e ndihmës juridike, ose
caktimi i gjykatës e cila e zgjidhë konfliktin lidhur me
kompetencën.
5. Konflikti në lidhje me kompetencën:
Kur gjykata të cilës i është paraqitur padia konstaton se nuk është kompetente, ajo me
aktvendim shpallet jokompetente dhe lëndën i’a dërgon gjykatës për të cilën mendon se
është kompetente.
Po që se gjykata të cilës i është dërguar lënda konsideron se është kompetente pikërisht
gjykata që i’a ka dërguar lëndën, ose ndonjë gjykatë tjetër, atëherë ajo do t’ia dërgoj
lëndën, brenda afatit prej tri ditësh, gjykatës që duhet t’a zgjidhë këtë konflikt
kompetence.
Kjo është pra situata e cila quhet konflikt kompetence.
Konflikti lind siç po shihet sikurse kur gjykata e dytë mendon se është kompetente pikërisht
gjykata e parë, ashtu edhe kur mendon se për gjykim është kompetente gjykata e tretë.
Gjykata e dytë pa dhënë vendim, lëndën ia dërgon gjykatës që është më e lartë dhe e
përbashkët për gjykatat në konflikt.
Kjo gjykatë vendosë se cila nga gjykatat në konflikt do ta gjykojë çështjen juridike. Kur bien
në konflikt dy gjykata komunale, konfliktin e zgjidh gjykata e Qarkut e territorit të së
cilës i takojnë ato. Kur ato i takojnë dy gjykatave të qarkut, konfliktin e zgjidh Gjykata
Supreme.
Kundër vendimit të kësaj gjykate nuk lejohet ankimi, sepse ai është i natyrës
administrative e jo veprim procedural i gjykatës. Sipas dispozitës së nenit 15.3 të LPK-
së, caktimin e kompetencës territoriale dhe zgjidhjen e konfliktit për kompetencë e bën trupi
gjykues prej tre gjykatësve.
6. Kompetenca e gjykatave në kontestet me element
ndërkombëtar:
Përkufizimi i kompetencës midis gjykatave tona dhe atyre të huaja bëhet sipas
rregullave mbi kompetencën gjyqësore ndërkombëtare (competence
internationale) të vendit tonë.
Kompetenca ndërkombëtare duhet dalluar nga ajo territoriale, edhe pse e para
zakonisht lidhet me atë të dytën. Rregullat për këtë kompetencë gjykatës sonë i
japin përgjigje në pyetjen se a është kompetente apo jo për çështjen juridike me
element të huaj e cila i është paraqitur me padi.
Sipas LPK-së, gjykata jonë është kompetente për zgjidhjen e çështjes
juridike, nëse:
a) kompetenca e saj për zgjidhjen e kontestit me element ndërkombëtar është
paraparë shprehimisht me ligj apo me kontratë ndërkombëtare, ose, nëse
b) kur kompetenca e saj del nga dispozitat e ligjit për kompetencën territorial
(neni 28 i LPK). Vendimi i gjykatës së huaj i dhënë në pajtim me rregullat
procedurale për kompetencën ndërkombëtare gëzon njohje në vendin tonë.
Ai nuk do të gëzojë njohje në shtetin tonë poqëse për çështjen për të cilën është
dhënë ai ka qenë e paraparë kompetenca ekskluzive e gjykatës sonë.
7. Caktimi i kompetencës territoriale nga
gjykata e lartë:
•Caktimi i kompetencës territoriale nga gjykata e lartë bëhet në dy forma:
•në formë të delegimit apo
•në formë të ordinimit.
Sipas rregullave të delegimit, gjykata e lartë e cakton gjykatën e cila do të
gjykojë në çështjen juridike në vend të gjykatës së paraparë me LPK si
kompetente për gjykimin e saj (neni 63 dhe 64 i LPK).
Në disa raste delegimi (forum delegatum) paraqitet si masë e domosdoshme, si
psh. kur në gjykatën kompetente, me numër të vogël gjyqëtarësh, është bërë
përjashtimi i të gjithë gjyqëtarëve apo numrit të pamjaftueshëm të tyre për
gjykim.
Në rastet tjera delegimi i çështjes në gjykatën jokompetente bëhet për shkaqe të
arsyeshme dhe të dobishme, si psh. kur në territorin e saj ndodhen mjetet
provuese.
Këtë delegim mund t’a propozojë pala apo gjykata kompetente.
Kompetente për vendosje për propozimin është gjykata më e lartë e vendit.
8. Vazhdimi i kompetencës:
Kompetencën e saj gjykata e çmon sipas detyrës zyrtare duke I
marrë parasysh rrethanat që ekzistojnë në momentin e ngritjes
së padisë (neni 17 i LPK).
Ndryshimet që kanë ndodhur pas momentit të përmendur nuk
janë relevante.
Këtë situatë procedurale e quajmë perpetuatio fori (vazhdim i
kompetencës).
Mirëpo, nuk mund të ketë perpetuatio fori nëse gjatë gjykimit
ndryshojnë rrethanat të cilat e bëjnë kompetent për çështjen
juridike organin administrativ.
Gjithashtu, do të shuhet kompetenca e gjykatës komunale nëse
gjatë gjykimit paditësi e zmadhon kërkespadinë deri në masën
e cila e bën kompetente gjykatën e qarkut.
PËRBËRJA E GJYKATËS
Me përbërjen e gjykatës kuptojmë përbërjen në të cilën
ajo gjykon, që domethënë vendosë për themelsinë e
kërkesëpadisë, apo për mjetin e goditjes së vendimit
gjyqësor.
Me anë të dispozitave për përbërjen e gjykatës parashihet se
kush e jep vendimin, në rastet e përmendura, trupi gjykues apo
gjyqtari i vetëm.
Gjykata e shkallës së dytë dhe në procedurën sipas revizionit
vepron trupi gjykues i cili përbëhet prej tre gjykatësve
profesional.
Në gjykatën e shkallës së parë si dhe në procedurën sipas
propozimit për përsëritjen e procedurës sipas dispozitave të
LPK – neni 15.1 vepron gjyqtari individual (i vetëm).
• PALËT DHE PËRFAQËSUESIT E TYRE
• Nocioni i palës- Zotësia për të qenë palë:
• Në procesin kontestimor gjithmonë paraqiten dy palë:
• paditësi (actor) dhe
• i padituri (reus).
• Subjekti i së drejtës (personi fizik apo personi juridik) e fiton cilësinë e
palës paditëse apo të palës së paditur me vetë faktin e paraqitjes së padisë në
gjykatë. I padituri bëhet subjekti i së drejtës pa vullnetin e tij.
• Personi fizik e fiton zotësinë për të qenë palë që nga momenti i lindjes kurse
personi juridik që nga momenti i regjistrimit në regjistrin përkatës.
• Zotësinë procedurale (pra mundësinë për të kryer veprime procedurale në
gjykim) personi fizik e fiton me moshën 18 vjeçare (madhore) ndërsa i
mituri që nuk e ka fituar plotësisht zotësinë për të vepruar, ka zotësi
procedurale brenda kufijve në të cilët i njihet zotësia për të vepruar.
• Zotësia procedurale është cilësi e palës që personalisht dhe vleftësisht të
kryej veprime procedurale.
• Pala me moshë më të vogël se 18 vjeç nuk e ka zotësinë procedurale, dhe në
emër dhe llogari të saj , kryen veprime procedurale përfaqësuesi i saj
ligjor (prindi apo kujdestari).
• Për palën që është person juridik, veprime procedurale në gjykim kryen
personi fizik i caktuar me statutin e tij.
2. Përfaqësuesit e palëve:
E drejta procedurale, sikurse edhe ajo
materiale, i njeh tre lloj
përfaqësuesish:
• përfaqësuesin ligjor,
• përfaqësuesin e personit juridik
dhe
• përfaqësuesin me prokurë
(vullnetar).
• Përfaqësuesi ligjor
Përfaqësues të këtillë janë prindërit dhe kujdestari. Ata nuk i emron
vetë pala. Autorizimet e përfaqësuesit ligjor dalin drejtpërdrejt nga ligji
apo nga akti i organit të kujdestarisë. Të miturin, i cili nuk është nën
kujdestari, e përfaqësojnë, sipas ligjit, prindërit e tij bashkarisht.
Kjo që u tha vlenë edhe për atë të moshës madhore, të cilëve u është
vazhduar e drejta prindore. Për pjesëmarrje në seancë gjykata i thërret të
dy prindërit, por në letërthirrje shenohet vërejtja se përfaqësimi do të
konsiderohet i rregullt edhe po që se në gjykatë paraqitet vetëm njëri nga
ata.
Parimisht, përfaqësuesi ligjor ka të drejtë që në emër të palës ti
kryej të gjitha veprimet procedurale të cilave u jep shkas procesi
gjyqësor konkret (nen.77.1).
Në qoftë se gjatë procedurës para gjykatës të shkallës së parë tregohet se
procedura e zakonshme rreth përcaktimit të përfaqësuesit ligjor për të
paditurin do të zgjaste shumë, kështu që për këtë arsye do të mund të
lindin pasoja të dëmshme për njërën apo për të dy palët, gjykata do ti
caktojë të paditurit përfaqësuesin e përkohshëm.
Nën kushtin nga paragrafi 1 i nenit 79 të LPK gjykata
do ti caktoj për përfaqësuesin e përkohshëm
sidomos në këto raste:
a) në qoftë se i padituri nuk e ka zotësinë
procedurale, ndërsa nuk ka përfaqësuesin
ligjor,
b) b) në qoftë se ekzistojnë interesat e kundërta të
të paditurit dhe të përfaqësuesit ligjor të tij,
c) c) në qoftë se të dy palët kanë të njëjtin
përfaqësues ligjor,
• Sipas ligjit të Kosovës para gjykatës të së cilës zhvillohet procedura,
pala mundet vetë të ndërmarrë veprime në procedurë.
• b)Përfaqësuesi i personit juridik.-
• Personat juridik marrin pjesë në qarkullimin juridik me anë të
personave fizik, të cilët kryejn veprime relevante. Personat fizik që
veprojnë në emër të personave juridik caktohen zakonisht me
statutin e tyre.
• c)Përfaqësuesi me prokurë.-
• Pala ka të drejtë që gjykimin ta ndjekë personalisht ose me anë të përfaqësuesit
të zgjedhur (nen.85). Ai e mbështet autorizimin për përfaqësim në vullnetin e
palës. Përfaqësuesin me prokurë pala që nuk ka zotësi procedurale e cakton
nëpërmjet pëfaqësuesit ligjor të saj.
• Autorizimi për përfaqësim quhet prokurë e cila është shkresë (dokument)
në të cilën përmbahet autorizimi i tillë.
• Varësisht nga vëllimi i autorizimeve që jepen përfaqësuesit nga pala, prokura
mund të jetë
• e përgjithshme dhe në bazë të saj përfaqsuesi mund ti kryejë të gjitha veprimet
procedurale të cilave u jep shkas procesi, apo
• speciale, që do të thotë se në bazë të saj përfaqësuesi mund ti kryejë veprimet
procedurale të caktuara.
3. Legjitimimi real dhe procedural:
• Përfaqësuesi është i detyruar që gjykatës tia paraqesë prokurën me
shkrim qysh me rastin e kryerjes së veprimit procedural të parë.
• Nuk ka pengesë që përfaqësuesi me prokurë tia kaloj këtë personit
tjetër (substituimi i përfaqësuesit).
• Personi të cilit i kalohet prokura (substituti) e përfaqëson palën, e jo
përfaqësuesin e parë (substituensin).
• Me kalimin e prokurës ndryshimi bëhet vetëm në raporin e jashtëm
(ndaj gjykatës dhe palës kundërshtare).
• Avokatin, si përfaqësues të palës, mund ta zëvendësoje ex lege
praktikanti i zënë me punë në zyrën e tij, por vetëm në gykatën e
shkallës së parë (neni 90.4 i LPK).
E DREJTA PROCEDURALE
CIVILE II
PROCEDURA JOKONTESTIMORE
Java e III-IV-të
03.03.2020
E DREJTA PROCEDURALE JOKONTESTIMORE DHE
PROCEDURA JOKONTESTIMORE
Nocionet themelore dhe llojet e procedurave jokontestimore
a). - Nocionet themelore.
- E drejta procedurale jokontestimore eshte sistem rregullash juridike me te cilat
rregullohet:
- struktura e procedures jokontestimore,
- pozita dhe roli i subjekteve procedurale,
- aktivitetet procedurale te tyre si dhe
- raportet reciproke midis tyre.
• Procedura jokontestimore eshte lloj i posaçem i procedures gjyqesore civile e
cila i eshte pershtatur karakteristikave specifike te raporteve juridiko-civile qe
shqyrtohen dhe per te cilat vendoset ne kete procedure.
• Procedure jokontestimore eshte ajo procedure e cila nuk eshte kontestimore.
• Procedura jokontestimore nuk perben teresi procedurale unike, sepse ajo perbehet
nga nje seri procedurash te posaçme te cilat dallojne njera me tjetren. të perbashkët
e kane vetem faktin se u mungon kontesti dhe metoda procedurale per zgjidhjen e tij.
• Disa ligje te posacme, lidhur me proceduren qe vlene
per zgjidhjen apo rregullimin e ceshtjes juridike te
caktuar, vetem parashohin rrugen jokontestimore,
pa permbajtur dispozita te hollesishme.
• Keshtu p.sh., ne procedure jokontestimore behet
shpallja se fëmija eshte lidhur nga marredheniet e
prinderve ne martese, mandej caktimi i mjeteve
siguruese ne pasurine e prinderve, vendosja se
prinderit e kane poziten e kujdestarit lidhur me
administrimin me pasurine e femijeve etj.
• Te gjitha keto raste jane te parapare me Ligjin mbi
martesen dhe marredheniet familjare.
• Nocionet e procedures jokontestimore
• Percaktimi negativ i nocionit te procedures jokontestimore, nga
njera ane, dhe rrethana se ne leminw e procedures gjyqesore civile
jane zhvilluar edhe emancipuar teresite procedurale te vecanta, si p.sh.
procedura permbaruese, procedura e falimentimit dhe e ujdise se
detyrueshme si dhe procedura e regjistrimeve ne librat e tokave,
nga ana tjeter, kerkojne qe te dallohen nocionet e procedures
jokontestimore ne kuptimin e ngushte dhe ne kuptimin e gjere.
• Procedura jokontestimore ne kuptimin e gjere i perfshine te gjitha
procedurat qe nuk jane kontestimore, kurse ajo
• ne kuptimin e ngushte i perfshine te gjitha procedurat qe nuk
jane kontestimore por pa i perfshire ato qe jane emancipuar ne
teresi procedurale te pavarura.
• Ne ketu i trajtojme vetem procedurat jokontestimore qe e perbejne ate
ne kuptimin e ngushte.
2. - Marredhenia e procedures jokontestimore dhe kontestimore
a). - Kontesti si kriter per përkufizimin e tyre.
- Ne shkencen juridike jane bere disa perpjekje qe te gjendet nje vecori sipas te
ciles procedura jokontestimore do te dallohej nga ajo kontestimore.
Pikepamja me e perhapur ne shkencen procedurale civile mendon se per
proceduren kontestimore eshte karakteritik kontesti.
Ne rastet ne te cilet nuk ka kontest, eshte fjala per qështjet jokontestimore.
Ne proceduren kontestimore paraqiten dy pale me interesa te kunderta.
Kundershtia e ketille nuk eshte vecori ne qeshtjet jokontestimore.
Mirepo, nuk eshte gjithmone keshtu. Keshtu, p.sh., qeshtja duhet te zgjidhet
ne procedure kontestimore, e jo ne ate jokontestimore, edhe kur i padituri nuk e
mohon te drejten e paditesit, por nuk tregon gatishmeri qe ta evitoj shkeljen e se
drejtes subjektive te cilen e ka bere.
Mandej, nuk ka kontest as ne proceduren ne te cilen bashkeshortet me
marreveshje e propozojne zgjidhjen e marteses, por qeshtja e tyre zgjidhet ne
procedure kontestimore etj.
Nga ana tjeter, ka raste kur gjykata ne procedure jokontestimore e zgjidhe
kontestin qe lind midis pjesemarresve ne proceduren jokontestimore.
Keshtu, p.sh., zgjidhet kontesti midis trashigimtareve po qe se ai ka te beje me
anen juridike (e jo me ate faktike) te qeshtjes (nen, 124-126).
• Përmbajtja e ligjit
• Me këtë ligj caktohen rregullat sipas të cilave gjykatat veprojnë dhe
vendosin mbi të drejtat dhe interesat personale, familjare dhe të
drejtave të tjera dhe interesave juridike dhe pasurore që zgjidhen
në procedurën jokontestimore.
• Dispozitat e këtij ligji zbatohen edhe në çështjet tjera juridike për të
cilat nuk është paraparë me ligj se zgjidhen sipas rregullave të
procedurës kontestimore.
• Zbatimi i dispozitave të përbashkëta në procedurat e veçanta
• Dispozitat e përgjithshme të këtij ligji zbatohen në procedurat e
veçanta jokontestimore të rregulluara me këtë ligj po qe se nuk është
paraparë ndryshe, si dhe në çështjet tjera jokontestimore për të cilat me
ligj të veçantë nuk janë caktuar rregullat procedurale.
• Zbatimi përshtatshmërisht i ligjit për procedurën Kontestimore
• Në procedurën jokontestimore përshtatshmërisht zbatohen dispozitat e
Ligjit për procedurën kontestimore, po qe se me këtë ligj nuk është
paraparë ndryshe.
Fillimi i procedurës jokontestimore
1. Procedura jokontestimore inicohet:
• me anë të propozimit të personit fizik apo të
personit juridik, ose
• me anë të propozimit të organit shtetëror të
caktuar me këtë ligj ose me ligj tjetër.
2 Procedurën jokontestimore e inicon gjykata
sipas detyrës zyrtare vetëm në rastet dhe nën
kushtet e caktuara me këtë ligj apo me ndonjë
ligj tjetër.
• Pjesëmarrësit në procedurë
• Pjesëmarrës në procedurën jokontestimore quhet
• subjekti që e ka filluar procedurën,
• subjekti për interesat dhe të drejtat subjektive të të cilit
shqyrtohet dhe vendoset në procedurë, si dhe
• organi shtetëror i cili merr pjesë në procedurë në bazë të
autorizimit ligjor.
• Propozues quhet personi, përkatësisht organi, me
propozimin e të cilit është inicuar procedura.
• Kundërshtar i propozuesit quhet personi ndaj të cilit
realizohet e drejta subjektive apo interesi juridik i
propozuesit.
Personat që gëzojnë mbrojtje të posaçme
1. Në procedurën jokontestimore gjykata sipas detyrës
zyrtare ndërmerr masa për mbrojtjen e të drejtave subjektive
dhe të interesave juridike të të miturve që nuk ndodhen nën
kujdesin e prindërve, si dhe për mbrojtjen e personave të tjerë
që nuk kanë mundësi që vetë të kujdesen për mbrojtjen e të
drejtave dhe interesave të veta.
2. Në rastet në të cilat në procedurën jokontestimore
shqyrtohen dhe zgjidhen çështjet e personave nën mbrojtje të
posaçme, gjykata do ta lajmërojë organin e kujdestarisë
për procedurën e filluar, do ta thërras atë për pjesëmarrje në
seanca gjyqësore si dhe do t’ia dërgojë parashtresat e
pjesëmarrësve nëprocedurë dhe vendimet e dhëna kundër të
cilave lejohet mjeti i goditjes.
Autorizimet e Organit të kujdestarisë
• Organi i kujdestarisë, në procedurën
jokontestimore të cilën nuk ka të drejtë ta
inicojë, mund:
• t’i kryejë të gjitha veprimet procedurale me qëllim
të mbrojtjes së të drejtave dhe interesave juridike të
të miturve dhe personave nën mbrojtje të posaçme,
dhe
• të paraqet fakte relevante të cilat nuk i kanë
paraqitur pjesëmarrësit e procedurës, të propozojë
marrjen e provave dhe të përdorë mjete goditjeje
të vendimeve.
Kryerja e veprimeve nga personi pa zotësi
procedurale
Gjykata mund të lejoj që pjesëmarrësi në procedurë, edhe kur
nuk e ka zotësinë për të vepruar, të kryej veprime
procedurale me qëllim të realizimit të të drejtave dhe
interesave që i takojnë, po qe se është në gjendje ta kuptojë
domethënien dhe pasojat e veprimeve të tilla.
Veprimet disponibile në çështjet personale dhe familjare
Në çështjet juridike jokontestimore që kanë të bëjnë me
gjendjen personale apo familjare të pjesëmarrësit në
procedurë, por edhe në çështjet tjera jokontestimore që kanë të
bëjnë me të drejtat dhe interesat juridike që pjesëmarrësit nuk
mund të disponojnë në procedurë para gjykatës, pjesëmarrësi
nuk mund të heqë dorë nga kërkesa e vet, ta pranoj kërkesën e
kundërshtarit e as të lidh ujdi gjyqësore.
- Llojet e procedurave jokontestimore.
• çeshtjet jokontestimore te cilat hyjne ne
kompetencen gjyqesore me ligjin per proceduren
jokontestimore i Kosoves i vitit 2008, jane renditur
ne dy grupe.
1. Njerin e përbejnë procedurat sipas te cilave
rregullohet statusi personal apo statusi familjar,
kurse,
2. grupin tjetër procedurat sipas te cilave rregullohet
menyra e vendosjes mbi raportet pasurore-juridike
dhe mbi raportet tjera te ngjajshme.
Në grupin e parë bëjnë pjesë:
procedura e heqjes se zotesise per te vepruar;
• procedura e shpalljes se personit te
zhdukur si te vdekur dhe per vertetimin e
vdekjes;
• procedura per vazhdimin e te drejtes
prindore;
• procedura per heqjen dhe kthimin e te
drejtes prindore;
• procedura per dhenien e lejes per martese.
• Në grupin e dytë bëjnë pjesë:
• procedura per shqyrtimin e pasurise trashegimore;
• procedura per caktimin e shperblimit (kompensimit) per
pasurine e eksproprijuar;
• procedura per rregullimin e administrimit dhe
shfrytezimit te sendit te perbashket;
• procedura per ndarjen e sendit apo te pasurise se
perbashket;
• procedura per rregullimin e mezhdave;
• procedura per perpilimin, vertetimin, ruajtjen dhe
anulimin e dokumentit;
• procedura mbi depoziten gjyqesore.
Fillimi i procedurës jokontestimore
1. Procedura jokontestimore inicohet:
• me anë të propozimit të personit fizik
apo të personit juridik, ose
• me anë të propozimit të organit
shtetëror të caktuar me këtë ligj ose me
ligj tjetër.
• Pjesëmarrësit në procedurë
• Pjesëmarrës në procedurën jokontestimore quhet;
• subjekti që e ka filluar procedurën,
• subjekti për interesat dhe të drejtat subjektive të
të cilit shqyrtohet dhe vendoset në procedurë, si dhe
• organi shtetëror i cili merr pjesë në procedurë në
bazë të autorizimit ligjor.
• Propozuesi
• Kundërshtari
• Parimi i publicitetit
• Procedura jokontestimore është publike.
• Në procedurën ku vendoset në lidhje me
çështjet personale ose familjare
publiciteti përjashtohet,
• me përjashtim kur procedura zhvillohet
për shpalljen për të vdekur ose për
vdekjen e personit fizik.
Vendosja mbi çështjen jashtë seancës
Tërheqja e propozimit
- Propozimi me të cilin është inicuar procedura mund
të tërhiqet derisa të jepet aktvendimi i shkallës së
parë për zgjidhjen e çështjes.
Tërheqja e propozimit pas dhënies së aktvendimit
- Propozimi me të cilin është inicuar procedura
jokontestimore mund të tërhiqet nga paraqitësi i tij
edhe pasi të jetë dhënë aktvendimi i shkallës së parë
derisa mos të përfundojë ajo me vendim të formës së
prerë.
Kompetenca territoriale
1. Në procedurën në të cilën vendoset mbi gjendjet personale dhe
familjare e kompetencës territoriale është gjykata në territorin e të
cilës e ka vendbanimin personi në interesin e të cilit zhvillohet
procedura.
Kur personi i tillë nuk ka vendbanim, atëherë e kompetencës
territoriale është gjykata në territorin e të cilës ai e ka vendqëndrimin,
po qe se me ligj nuk është paraparë ndryshe.
2. Në çështjet tjera jokontestimore e kompetencës territoriale për
gjykim është gjykata në territorin e të cilës propozuesi e ka vendbanimin
apo vendqëndrimin, respektivisht selinë, nëse me ligj nuk është paraparë
ndryshe.
3 Kur në procedurën jokontestimore vendoset lidhur me sendet e
paluajtshme, e kompetencës territoriale ekskluzive është gjykata në
territorin e të cilës ndodhet paluajtshmëria.
Nëse paluajtshmëria shtrihet në territorin e disa gjykatave, atëherë
kompetente është secila nga to.
• Rasti kur çështja duhet gjykuar në
procedurë kontestimore
• Nëse gjykata gjatë zhvillimit të procedurës
jokontestimore konstaton se procedura duhet të
zhvillohet sipas rregullave të procedurës
kontestimore, ajo duhet të vendosë pezullimin e
procedurës me anë të aktvendimit.
• Pasi të bëhet i formës së prerë aktvendimi
procedura e mëtejme vazhdon së zhvilluari sipas
rregullave të procedurës kontestimore në gjykatën
kompetente.
Forma e vendimeve
1 Në procedurën jokontestimore vendimet jepen në
formë të aktvendimeve.
2 Aktvendimi kundër të cilit pjesëmarrësi i procedurës
mund të bëjë ankim të veçantë dhe aktvendimi i
gjykatës së shkallës së dytë duhet të ketë arsyetimin.
Afati për ankesw
Kundër aktvendimit të shkallës së parë ankesa
mund të ushtrohet brenda afatit prej 15 ditësh nga dita
e dorëzimit të aktvendimit, po qe se me ligj nuk është
paraparë ndryshe.
Suspenziviteti i ankimit
1 Afati për paraqitjen e ankimit dhe ankimi i paraqitur e
pengon vendimin në marrjen e formës së prerë dhe
ekzekutueshmërinë e tij.
2 Kur ekzistojnë shkaqe të rëndësishme gjykata e shkallës
së parë mund të vendosë që ankimi mos ta pengojë
ekzekutimin e aktvendimit të goditur me ankim.
3 Në rastin kur ka nevojë që të mbrohen të drejtat dhe
interesat e të miturve ose të personave të tjerë nën mbrojtje të
veçantë, gjykata sipas detyrës zyrtare, kurse kur janë në
pyetje këta të dytët vetëm sipas propozimit të tyre, mund të
caktojë që të depozitohet garancia në para të gatshme.
Kur rrethanat e rastit konkret kërkojnë dhënien e garancisë
mund të caktohet edhe në formë tjetër.
• Prishja ose ndryshimi i aktvendimit nga gjykata
që e ka dhënë
• Gjykata e shkallës së parë lidhur me ankesën e paraqitur me kohë
mund të ndryshojë apo prishë aktvendimin e goditur. Këtë gjykata
mund ta bëjë vetëm po qe se ankesa është e bazuar dhe vetëm kur me
një gjë të tillë nuk cenohen të drejtat e pjesëmarrësve të tjerë të
përmbajtura në aktvendimin e goditur.
• Në qoftë se gjykata e shkallës së parë nuk e ndryshon apo prishë
vendimin e saj të goditur me ankim, atëherë ajo ankesën bashkë me
dosjen e lëndës ia dërgon gjykatës së shkallës së dytë për vendosje pa
marrë parasysh se a është bërë ankimi brenda afatit ligjor apo pas
skadimit të tij.
• Gjykata e shkallës së dytë mund të vendosë edhe për ankesën e
paraqitur me vonesë dhe ta aprovojë atë, po qe se me një gjë të tillë
nuk cenohen të drejtat e pjesëmarrësve të tjerë në procedurë të bazuara
në aktvendimin e goditur.
Zgjidhja e çështjes paraprake
• Kur dhënia e vendimit të shkallës së parë varet nga
zgjidhja e çështjes paraprake (çështja prejudiciale)
që ka të bëjë me ekzistimin e ndonjë të drejte apo
marrëdhënie juridike, për të cilën ende nuk ka
vendosur gjykata apo organi tjetër kompetent,
gjykata e çështjes është kompetente që vet të
vendosë për çështjen e këtillë, po qe se me ligj nuk
është paraparë ndryshe.
• Vendimi i gjykatës së çështjes mbi çështjen
paraprake ka efekt juridik vetëm në procedurën
jokontestimore në të cilën është zgjidhur kjo çështje.
Faktet kontestuese lidhur me çështjen paraprake
1 Në qoftë se ndërmjet pjesëmarrësve të procedurës
jokontestimore janë kontestuese faktet lidhur me zgjidhjen
e çështjes paraprake, gjykata do t’i udhëzojë që brenda afatit të
caktuar ta inicojnë procesin kontestimor apo procesin para
organit administrativ me qëllim të zgjidhjes së të drejtës apo
marrëdhënies kontestuese.
2 Gjykata do ta udhëzojë për ngritje të padisë në
procedurën kontestimore, respektivisht për ta inicuar
procedurën para organit kompetent të administratës atë
pjesëmarrës të drejtën e të cilit e konsideron më pak të
besueshme, po qe se me ligj nuk është thënë ndryshe.
Inicimi me kohë i procedurës për zgjidhjen e
çështjes paraprake
1 Në qoftë se pjesëmarrësi i procedurës jokontestimore i udhëzuar për
inicimin e procedurës kontestimore, respektivisht të procedurës administrative
brenda afatit të caktuar, i cili nuk mund të jetë më i gjatë se 30 ditë, e inicon
atë, atëherë gjykata do ta ndërpresë procedurën derisa të përfundoj
procedura në mënyrë të plotfuqishme, mos të bëhet i formës së prerë vendimi
i dhënë mbi çështjen paraprake në procedurën kontestimore, respektivisht
administrative.
2 Procedurën kontestimore, respektivisht administrative me qëllim të
zgjidhjes së çështjes paraprake mund ta inicoj edhe pjesëmarrësi i procedurës
jokontestimore të cilin gjykata nuk e ka udhëzuar për një gjë të tillë.
3 Në qoftë se asnjëri nga pjesëmarrësit në procedurën jokontestimore nuk e
inicon procedurën kontestimore apo atë administrative deri në përfundimin e
procedurës jokontestimore, gjykata do ta përfundojë procedurën pa i marrë në
konsideratë kërkesat lidhur me të cilat pjesëmarrësi i procedurës jokontestimore
është udhëzuar që ta inicojë procedurën kontestimore, respektivisht
administrative.
Pasojat juridike të aktvendimit
• Në qoftë se me aktvendimin e gjykatës jokontestimore ndryshohet
gjendja personale apo familjare e pjesëmarrësit në procedurë, ose
ndryshohen të drejtat dhe detyrimet e tija, pasojat juridike të
aktvendimit lindin në momentin kur bëhet i formës së prerë.
• Gjykata mund të vendosë që pasojat juridike të aktvendimit të lindin
para se ai të bëhet i formës së prerë, po qe se kjo nevojitet për
mbrojtjen e të miturve ose të personave të tjerë nën mbrojtje të
veçantë.
Dërgimi i aktvendimit organit administrativ kompetent
Aktvendimin e formës së prerë me të cilin ndryshohet gjendja
personale apo familjare e pjesëmarrësit në procedurën jokontestimore,
gjykata pa vonesë ia dërgon organit administrativ kompetent për
mbajtjen e librit amzë të të lindurve për këtë pjesëmarrës.
• Efekti i aktvendimit të formës së prerë
• Aktvendimi i formës së prerë i dhënë në
procedurën jokontestimore nuk është
pengesë për pjesëmarrësin që kërkesën
e tij mbi të cilën është vendosur me
aktvendimin e këtillë ta realizojë në
procedurën kontestimore ose në
procesin para organit administrativ, kur
kjo mundësi i është njohur me ligj.
• Goditja e aktvendimit me revizion
1 Në procedurën jokontestimore në të cilën vendoset
mbi çështjet statusore, banesore dhe lidhur me
kompensimin për paluajtshmërinë e eksproprijuar,
mund të përdoret revizioni kundër aktvendimit të
shkallës së dytë që ka marrë formë të prerë.
2 Në çështjet juridike të përmendura revizioni lejohet
nën kushtet e caktuara me Ligjin për procedurën
kontestimore, po qe se me ligj nuk është paraparë
ndryshe.
• Përsëritja e procedurës
1 Kundër aktvendimit meritor të formës së prerë nuk mund të
paraqitet propozimi për përsëritjen e procedurës po qe se
pjesëmarrësit të procedurës jokontestimore me këtë ligj apo
me ndonjë ligj tjetër i është njohur e drejta që kërkesën e tij
për të cilën është vendosur me aktvendim ta realizojë në
procedurën kontestimore apo në procesin përpara organit
administrativ.
2 Në qoftë se ekzistojnë kushtet, gjykata do të veprojë sipas
propozimit për përsëritjen e procedurës sikurse të ishte fjala
për ankesën e paraqitur pas skadimit të afatit ligjor për ankim.
3 Në qoftë se gjykata e shkallës së dytë konstaton se nuk
janë plotësuar kushtet e parapara, atëherë ajo do t’ia kthejë
lëndën gjykatës së shkallës së parë për veprim të mëtejmë
sipas propozimit për përsëritjen e procedurës.
• Shpenzimet procedurale
• Në procedurën në të cilën vendoset për çështjet që kanë të bëjnë me
gjendjen personale ose familjare të pjesëmarrësit, për shpenzimet
procedurale gjykata vendosë sipas vlerësimit të lirë duke i marrë
parasysh rrethanat e rastit dhe rezultatin e procedurës.
• Sa u përket shpenzimeve procedurale që shkaktohen me pjesëmarrjen e
organit të kujdestarisë, zbatohen dispozitat e Ligjit për procedurën
kontestimore.
• Në çështjet jokontestimore që kanë të bëjnë me të drejtat pasurore të
pjesëmarrësve, shpenzimet procedurale u mbeten në ngarkim në pjesë
të barabarta.
• Në çështjet juridike gjykata mund të vendosë që të gjitha shpenzimet
procedurale t’i heqë pjesëmarrësi në interesin e të cilit zhvillohet
procedura jokontestimore, respektivisht pjesëmarrësi që ekskluzivisht
me sjelljet e tij i ka dhënë shkas fillimit të procedurës.
RREGULLIMI I GJENDJEVE PERSONALE
DHE FAMILJARE
I. Rregullimi i gjendjes personale
1. Heqja dhe kthimi i zotësisë për të vepruar
1 Në procedurën e heqjes së zotësisë për të vepruar gjykata konstaton
se: a është personi i moshës madhore, për shkak të paaftësisë së plotë apo
të pjesshme për të gjykuar, në gjendje të kujdeset për të drejtat dhe
interesat e veta, dhe në pajtim me këtë plotësisht apo pjesërisht ia merr
zotësinë për të vepruar.
2 Në procedurën e kthimit të zotësisë për të vepruar gjykata plotësisht
apo pjesërisht ia kthen personit të moshës madhore zotësinë për të
vepruar po qe se konstaton se kanë pushuar shkaqet të cilat kanë ndikuar
për marrjen e saj plotësisht apo pjesërisht.
3 Procedura e heqjes së zotësisë për të vepruar duhet të përfundojë sa
më parë që është e mundur e jo me vonë se 90 ditë, ndërsa procedura e
kthimit të zotësisë për të vepruar duhet të përfundoj brenda afatit prej 30
ditësh nga dita në të cilën ka arritur në gjykatë propozimi për kthimin e
zotësisë për të vepruar.
Procedura për heqjen dhe kthimin e zotësisë për të vepruar fillohet
sipas propozimit të :
a) organit të kujdestarisë;
b) bashkëshortit, fëmijës dhe prindërve të personit tek i cili janë krijuar
kushtet ligjore për heqjen, respektivisht kthimin e zotësisë për të vepruar;
c) gjyshit, gjyshes, vëllait, motrës, nipit dhe personave të tjerë, po qe se
këta persona vazhdimisht jetojnë në të njëjtën bashkësi familjare me
personin për të cilin propozohet heqja, respektivisht kthimi i zotësisë për
të vepruar;
d) personit tjetër të paraparë me ligj;
e) gjykatës;
f) organizatës shëndetësore për shërimin e sëmundjeve mendore tek e
cila ndodhet për mjekim personi të cilit duhet hequr apo kthyer zotësinë
për të veprua edhe,
g) me propozimin e personit të cilit i është hequr zotësia e veprimit.
Kompetenca e gjykatave
Për zhvillimin e procedurës sipas propozimit të subjektit të
autorizuar është kompetente gjykata komunale në territorin
e së cilës e ka vendbanimin ose vendqëndrimin personi të
cilit i merret apo kthehet zotësia për të vepruar.
1. Propozimi me të cilin inicohet procedura duhet të përmbajë
faktet në të cilat mbështetet, si dhe mjetet provuese me të cilat
këto fakte vërtetohen ose bëhen të besueshme.
2. Kur procedura nuk është inicuar sipas detyrës zyrtare ose
në bazë të propozimit të organit të kujdestarisë ose
institucionit shëndetësore, propozimi duhet të përmbajë edhe
të dhëna nga të cilat rezulton autorizimi për inicimin e
procedurës.
Zhvillimi i procedurës
• Në këtë procedurë gjykata vendos në seancë gjyqësore pas
vlerësimit të provave.
• Në të gjitha seancat për shqyrtimin e propozimit thirren
propozuesi, kujdestari i personit të cilit i merret apo kthehet
zotësia për të vepruar, respektivisht përfaqësuesi i
përkohshëm i tij dhe organi i kujdestarisë.
• Seanca gjyqësore mund të mbahet në mungesë të personit të
cilit i hiqet zotësia për të vepruar vetëm kur sipas vlerësimit
të gjykatësit nuk është në gjendje t’i kuptojë rëndësinë dhe
pasojat juridike të pjesëmarrjes ose të mospjesëmarrjes së tij
në seancë.
2. Shpallja e zhdukjes ose e vdekjes së një personi dhe të
provuarit e vdekjes
a) Shpallja e zhdukjes së një personi
1. Personi që mungon nga vendi i banimit ose i vendqëndrimit të
fundit të tij dhe për të cilin nuk ka informata për më shumë se dy vjet,
me kërkesën e secilit person fizik ose juridik që për një gjë të tillë ka
interes juridik, mund të shpallet i zhdukur me vendim të gjykatës
kompetente.
2. Kur dita e informatës së fundit nuk mund të caktohet, afati fillon nga
dita e parë e muajit pasardhës në të cilin janë marrë informatat e fundit.
Kur muaji nuk mund të caktohet, afati fillon nga dita 1 janar e vitit të
mëparshëm.
-Për shpalljen e zhdukjes së një personi është kompetente gjykata
komunale në territorin e së cilës ai e ka pasur vendbanimin e fundit,
e po qe se nuk ka pasur vendbanim, atëherë gjykata në territorin e së
cilës ai e ka pasur vendqëndrimin e fundit.
-Procedurën e zhvillon dhe vendimin meritor e jep gjykatësi i vetëm.
Propozimi për shpalljen e zhdukjes së një personi duhet të
përmbajë sidomos:
a) emrin e gjykatës;
b) emrin dhe mbiemrin e personit që propozohet të shpallet i
zhdukur;
c) ditën e lindjes dhe vendbanimin, përkatësisht vendqëndrimin e
fundit të këtij personi;
d) faktet në të cilat mbështetet propozimi;
e) provat me të cilat konstatohen këto fakte;
f) interesin juridik të propozuesit për paraqitjen e propozimit;
g) emrin dhe mbiemrin e propozuesit dhe adresën e tij.
Bashkë me propozimin paraqitet certifikata nga libri amzë i të lindurve
dhe numri personal për personin me të cilin ka të bëjë propozimi.
Procedura para gjyqit
Pasi ta marrë propozimin gjykata, në mënyrë të përshtatshme verifikon se a
janë plotësuar parakushtet themelore për fillimin e procedurës.
Kur është nevoja gjykata e dëgjon propozuesin dhe dëshmitarët, i mbledhë të
dhënat e duhura dhe kërkon nga organi i kujdestarisë që personit me të cilin ka
të bëj propozimi t’ia emërojë kujdestarin.
Në qoftë se gjykata konstaton se nuk janë plotësuar kushtet për fillimin e
procedurës, atëherë ajo me aktvendim e hedhë poshtë propozimin.
a.Nëse gjykata vlerëson se janë plotësuar kushtet për fillimin e procedurës,
boton shpalljen në“Gazetën Zyrtare të Kosovës” me të cilën konstaton se ka
filluar procedura.
b. Në shpalljen për fillimin e procedurës për shpalljen e zhdukjes së personit
nga propozimi, tregohen rrethanat qenësore mbi të cilat mbështetet propozimi,
bëhet ftesa që ai të lajmërohet, kurse personat tjerë, që kanë informata për të,
ftohen që gjykatës brenda afatit tre mujor nga dita e shpalljes, t’ia parashtrojnë
ato.
c. Shpallja publikohet edhe në tabelën e shpalljeve të gjykatës, e do të
publikohet në mënyrën e zakonshme edhe në vendin në të cilin personi nga
propozimi ka pasur vendbanimin, respektivisht vendqëndrimin e fundit..
1 Pas skadimit të afatit në shpalljen e publikuar,
gjykata do ta dëgjojë kujdestarin e personit nga
propozimi, e sipas nevojës edhe propozuesin, dhe pasi
të marrë edhe prova të tjera vendosë meritorisht mbi
propozimin.
2 Nëse gjykata konstaton se nuk janë plotësuar
kushtet që personi nga propozimit të shpallet i
zhdukur, jep aktvendim me të cilin refuzohet si i
pathemeltë propozimi.
Kundër aktvendimit të dhënë nga gjykata e shkallës së
parë ankesën mund ta paraqesin propozuesi dhe
kujdestari i personit të zhdukur
Me shpalljen e zhdukjes së personit nga propozimi për administrimin e
pasurisë së tij caktohet kujdestari.
Vendimi i gjykatës me të cilin një person është shpallur i zhdukur
botohet në Gazetën Zyrtare ose të paktën në një gazetë të përditshme
të caktuar prej gjykatës si dhe në tabelën e shpalljeve në gjykatë.
• Vendimi i gjykatës, që e deklaron një person të zhdukur i dërgohet
për regjistrim zyrës së gjendjes civile në të cilën ai ka qenë i
regjistruar, pasi të sigurohet se është bërë publikimi i tij dhe se
vendimi është bërë i formës së prerë.
-Në qoftë se personi që është shpallur i zhdukur paraqitet në gjykatë me
kërkesën që të anulohet vendimi, gjykata pasi t’i bëjë verifikimin e
identitetit të tij e prish vendimin në fjalë.
-Vendimi publikohet në mënyrë të njëjtë me atë me të cilin është
shpallur zhdukja e personit nga propozimi.
b) Shpallja e vdekjes së një personi
1 Personi që është shpallur i zhdukur me vendim
gjyqësor, me kërkesën e çdo personi të
interesuarmund të shpallet i vdekur me vendim
të gjykatës, kur kanë kaluar pa pasur informata
tri vjet nga dita që është shpallur i zhdukur.
I vdekur mund të shpallet me vendim gjyqësor edhe
personi:
a) për jetën e të cilit gjatë pesë vjetëve të fundit nuk ka pasur kurrfarë
informata, kurse nga lindja e tij kanë kaluar 65 vjet;
b) për jetën e të cilit gjatë pesë vjetëve të fundit nuk ka pasur kurrfarë
informatash, kurse rrethanat në të cilat është zhdukur bëjnë të besohet se
nuk është më i gjallë;
c) që ka humbur gjatë luftës lidhur me veprimet luftarake dhe kjo
vërtetohet nga organet kompetente ushtarake, për jetën e të cilit nuk ka
pasur kurrfarë informatash për një vit nga dita që ka hyrë në fuqi
marrëveshja e paqes, ose dy vjet nga mbarimi i veprimeve luftarake;
d) që ka humbur në një fatkeqësi komunikacioni, zjarri përmbytje,
termet ose në ndonjë rrezik tjetër të drejtpërdrejtë për jetën, kurse
për jetën e tij nuk ka pasur kurrfarë informatash për gjashtë muaj nga dita
e heqjes së rrezikut.
Propozimin për shpalljen e vdekjes së një personi mund ta paraqesë çdo
person që për këtë ka interes juridik të drejtpërdrejtë, si dhe organi i
kujdestarisë.
Propozimi për shpalljen e vdekjes së një personi
duhet të përmbajë sidomos:
a) emrin e gjykatës të cilës i paraqitet,
b) emrin e mbiemrin e personit që duhet të shpallet i vdekur,
c) ditën e lindjes dhe vendbanimin ose vendqëndrimin e fundit,
d) rrethanat nëpërmjet të cilave bëhet e besueshme vdekja e tij,
e) provat me të cilat duhet të konstatohen këto rrethana,
f) emrin e mbiemrin e kujdestarit ose përfaqësuesit ligjor të tij, për
rastet kur ka të tillë,
g) si dhe emrin e mbiemrin e personave që mund të jenë
trashëgimtar.
• Lidhur me shpalljen, seancat gjyqësore, dhe afatet përkatëse në
procedurën e shpalljes së vdekjes së një personi në mënyrë të
përshtatshme zbatohen dispozitat për procedurën e shpalljes së
zhdukjes së një personi.
c) Procedura e të provuarit të vdekjes së një
personi
• Në qoftë se vdekja faktike e një personi nuk mund të
provohet me anë të dokumentit të parashikuar me ligjin për
librat amzë, çdo person që ka interes juridik të
drejtpërdrejtë dhe organi i kujdestarisë mund t’i paraqesin
propozim gjykatës që me aktvendim të konstatojë vdekjen
të këtij personi.
1 Në procedurën gjyqësore për provimin e vdekjes zbatohen
në mënyrë të përshtatur dispozitat për shpalljen e vdekjes së
personit të zhdukur.
2 Afatet përkatëse në procedurën e të provuarit të vdekjes nuk
mund të jenë më të shkurta se 15 ditë e as më të gjata se 30
3. Vendosja dhe mbajtja e të sëmurit psikik në
institucionin shëndetësor
• Sipas rregullave të kësaj procedure gjykata me aktvendim
vendosë për mbajtjen e personit të sëmurë mendërisht (psikik)
në institucionin shëndetësor, kur për shkak të natyrës së
sëmundjes është e domosdoshme që personi i këtillë të
kufizohet në lirinë e lëvizjes dhe të komunikimit me njerëzit
jashtë institucionit në fjalë.
• Sipas rregullave të kësaj procedure gjykata vendosë edhe
për lirimin e të sëmurit psikik nga institucioni shëndetësor
kur pushojnë shkaqet për të cilat ai është vendosur apo ndalur
në institucionin e këtillë.
• Procedura është e ngutshme dhe duhet të përfundojë sa më
parë, e më sëvoni brenda afatit prej (7) shtatë ditësh.
- Aktvendimi i Institucionit shëndetësor mund ta pranojë
për shërim personin e sëmurë mendërisht me pëlqimin e tij, në
qoftë se natyra e sëmundjes së tij e lejon dhënien e pëlqimit të
këtillë.
- Pëlqimi jepet në formë të shkruar përpara organit të
autorizuar të institucionit shëndetësor, në praninë e dy
personave të moshës madhore që kanë zotësi për të vepruar
dhe që dinë shkrim lexim.
- Personat e përmendur nuk mund të jenë kushëri të personit
të pranuar për shërim në vijë vertikale pa kufi, kurse në vijë
horizontale deri në shkallën e katërt, e as gjini krushqie deri
në shkallën e dytë ose bashkëshort i tij.
- Në rolin e tyre nuk mund të paraqitet as personi që e ka
sjell të sëmurin mendërisht në institucionin shëndetësor.
Aktvendimi për Vendosjen dhe mbajtjen e të sëmurit psikik
në institucionin shëndetësor
• Aktvendimi i dorëzohet:
• personit të mbajtur detyrimisht në institucionin
shëndetësor,
• përfaqësuesit ligjor të tij,
• kushëririt të afërm me të cilin jeton në familje të
përbashkët,
• përfaqësuesit me prokurë,
• organit të kujdestarisë dhe
• institucionit shëndetësor në të cilin është
vendosur personi i mbajtur për shërim.
- Kundër aktvendimit mbi mbajtjen në institucionin shëndetësor dhe
kundër atij mbi lirimin nga ky institucion ankesën mund ta paraqesin:
a) personi i mbajtur për shërim;
b) kujdestari i tij;
c) përfaqësuesi me prokurë;
d) organi i kujdestarisë; dhe
e) institucioni shëndetësor.
- Afati për ankim është shtatw ditor dhe fillon të ecë nga dita e
dorëzimit të aktvendimit.
- Ankesa nuk e pengon ekzekutimin e vendimit të goditur, po qe se
gjykata nuk vendos ndryshe për shkaqe të arsyeshme.
- Gjykata e shkallës së parë ankesën, bashkë me dosjen e lëndës, pa
shtyrje ia dërgon gjykatës së shkallës së dytë, e cila ka për detyrë të jep
vendim brenda afatit prej shtatë ditësh nga dita kur arrin ankesa.
• Personi i vendosur detyrimisht në institucionin shëndetësor lirohet nga
institucioni menjëherë pas kalimit të kohës për qëndrim të detyrueshëm të
caktuar në vendimin e gjykatës kompetente.
1 Gjykata mundet, edhe para se të kalojë koha për mbajtje të detyrueshme
në institucionin shëndetësor:
• ta liroj personin e vendosur në të, sipas detyrës zyrtare,
• sipas propozimit të personit të mbajtur, të kujdestarit të tij,
përfaqësuesit apo të organit të kujdestarisë.
2 Vendimin për lirim të parakohshëm gjykata e jep po qe se konstaton se
gjendja shëndetësore e personit të mbajtur në institucionin shëndetësor është
përmirësuar në masën që e bënë të panevojshme mbajtjen e mëtejme të tij
në institucion.
3 Lirimin para kohe të personit të mbajtur në institucionin shëndetësor
gjykata e bënë me vendim të veçantë.
• Shpenzimet procedurale të ndaljes në institucionin shëndetësor i paguan
komuna në territorin e së cilës personi i ndaluar e ka vendbanimin nëse
nuk i dihet vendbanimi atëherë vendqëndrimin e fundit të personit të
mbajtur për shërim.
E DREJTA PROCEDURALE
JOKONTESTIMORE
Java e V

24.03.2020
ll. Rregullimi i marrëdhënieve familjare
1. Vazhdimi dhe pushimi i së drejtës prindërore
Në procedurën e vazhdimin dhe pushimit të së drejtës prindërore gjykata
vendos për vazhdimin dhe pushimin e së drejtës prindore kur kjo është paraparë
me ligj.
Procedura duhet të përfundojë sa më parë, e më së voni brenda afatit prej
15 ditësh nga dita e paraqitjes së propozimit të palës.
Propozimi për zgjatjen e së drejtës prindore paraqitet:
1. para se të bëhet fëmija i moshës madhore,
2. në rastin kur propozimi nuk është paraqitur me kohë,
3. nëse në kohën në të cilën arrihet mosha madhore ekzistojnë
shkaqet për vazhdimin e së drejtës prindërore.
Procedura për vazhdimin e së drejtës prindërore fillon:
• me propozimin e prindit,
• të adoptuesit apo
• të organit të kujdestarisë.
2. Heqja dhe kthimi i së drejtës
prindërore
Procedurën për heqjen dhe kthimin e së
drejtës prindërore mund ta vejë në
veprim :
• prindi,
• adoptuesi që ka të drejtë prindore
ose
• organi i kujdestarisë,
3. Dhënia e lejes për lidhjen e martesës
Procedura për dhënien e lejes për lidhjen e
martesës fillohet me propozimin e personit që
nuk plotëson kushtet e përcaktuara me ligj
për lidhjen e martesës së vlefshme.
Po qe se asnjëri nga dy personat që dëshirojnë
të lidhin martesë nuk i plotësojnë kushtet e
parapara me ligj, procedura fillohet me
propozimin e përbashkët të tyre.
Funksionet noteriale lidhur me procedurat jo kontestimore
Funksionet noteriale janë të përcaktuara me Ligj dhe ate me nenin 24:
1.1. Procedimi i dokumenteve të caktuara,
1.2. konfirmimi i fakteve dhe vërtetimi i nënshkrimeve, transkripteve dhe kopjeve të
dokumenteve dhe pranimi i deklarimeve të dhëna nën betim,
1.3. sigurimi i ruajtjes së parave të gatshme, urdhër pagesave, çeqeve, obligacioneve publike
dhe letrave të tjera me vlerë, dokumenteve apo gjërave të tjera,;
1.4. trajtimi i të gjitha procedurave jokontestimore trashëgimore;
1.5. ofrimi i asistencës juridike;
1.6. përpilimi dhe vërtetimi i kontratave;
1.7. kryerja e detyrave të tjera, në pajtim me funksionet e tyre kryesore dhe obligimet e
përgjithshme, me pëlqimin e tyre, ashtu si urdhërohet nga gjykata apo organet qeveritare ose
administrative.
Detyrat e tilla mund të përfshijnë:
1.7.1. nënshkrimin dhe vulosjen e aseteve që do të ndahen në kontekst të procedurave
trashëgimore dhe të falimentimit;
1.7.2. vlerësimin, ankandin publik dhe shitjet me ankand të pasurive të luajtshme fizike
dhe pronave të patundshme në procedurat jashtë kontestimore, veçmas në rastet e shitjeve
vullnetare;
1.7.3. ndarjen e çmimit të shitjes në kontekst të procedurave ekzekutive.
III. Rregullimi i marrëdhënieve pasurore
Shqyrtimi i pasurisë trashëgimore
Në procedurën për shqyrtimin e pasurisë trashëgimore
organi konstaton se:
• kush janë trashëgimtarët e personit të vdekur, ose
të personit vdekja e të cilit është shpallur me
vendim gjyqësor,
• cila pasuri përbënë pasurinë trashëgimore të tij,
dhe
• cilat të drejta nga pasuria trashëgimore u takojnë
trashëgimtarëve, legatarëve dhe personave të tjerë.
Kompetenca territoriale
1 Për shqyrtimin e pasurisë trashëgimore e kompetencës territoriale është
gjykata në territorin e së cilës trashëgimlënësi në momentin e
vdekjes ka pasur vendbanimin.
Në qoftë se trashëgimlënësi në momentin e vdekjes nuk ka pasur
vendbanim, kompetente është gjykata në territorin e të cilës ai e ka
pasur vendqëndrimin, po qe se me kontratë ndërkombëtare ose me ligj
nuk është paraparë ndryshe.
2 Në qoftë se trashëgimlënësi në momentin e vdekjes nuk ka pasur as
vendbanim e as vendqëndrim në territorin e Kosovës, kompetente në
pikëpamje territoriale është gjykata në territorin e së cilës gjendet
pasuria trashëgimore e tij ose pjesa më e madhe e saj.
3 Masat e përkohshme për sigurimin e pasurisë trashëgimore mund t’i
urdhërojë gjykata në territorin e së cilës ka vdekur trashëgimlënësi, si
dhe gjykata në territorin e së cilës ndodhet pasuria trashëgimore.
Pjesëmarrësit në procedurën trashëgimore
Pjesëmarrësit e procedurës për shqyrtimin e pasurisë
trashëgimore nuk mund ta caktojnë me marrëveshje as kompetencën
lëndore e as kompetencën territoriale të gjykatës.
• Marrjen e provave dhe të deklaratave për heqjen dorë nga trashëgimi e
bënë gjykatësi bashkë me procesmbajtësin.
• Deklaratat e tjera dhe propozimet e pjesëmarrësve në procedurë mund
t’i marrin nën procesverbal edhe bashkëpunëtorët profesional.
1. Për veprimet e kryera gjatë procedurës gjykata përpilon
procesverbal.
2. Për veprimet procedurale më pak të rëndësishme dhe për
informatat që i mbledhë gjykata, në vend të procesverbalit mund të bëhet
vetëm shënimi në dosjen e lëndës.
Procesverbalin e nënshkruajnë pjesëmarrësit e seancës, gjykatësi dhe
procesmbajtësi, përkatësisht bashkëpunëtori profesional që e ka përpiluar
atë.
Shënimin në dosje e nënshkruan hartuesi i tij.
b) Veprimet procedurale paraprake
• Kur një person vdes ose shpallet i vdekur me vendim gjyqësor, organi
komunal i shërbimit kompetent për mbajtjen e librit amzë të vdekjeve
ka për detyrë që, brenda afatit prej 15 ditësh nga dita në të cilën e ka
regjistruar vdekjen, t’ia dërgojë aktvdekjen gjykatës trashëgimore.
• Në qoftë se organi nuk ka mundësi të sigurojë të dhëna të nevojshme
për hartimin e aktvdekjes, do ta dërgojë aktvdekjen në gjykatë vetëm
me ato të dhëna që disponon (aktvdekja jo e plotë), duke i treguar
shkaqet për të cilat nuk ka mundur ta përpilojë aktvdekjen e plotë dhe
do t’i paraqesë të dhënat që mund t’i shërbejnë gjykatës për të gjetur
trashëgimtarët dhe pasurinë e trashëgimlënësit.
• Në qoftë se një person ka vdekur jashtë territorit të komunës në të
cilën ka pasur vendbanimin ose vendqëndrimin, organi kompetent
për mbajtjen e librit të vdekjeve gjykatës trashëgimore do t’ia
dërgojë vetëm certifikatën nga libri i vdekjeve, si dhe të dhënat që
disponon, e që mund të shërbejnë për hartimin e aktvdekjes.
Aktvdekja përpilohet edhe po qe se personi i
vdekur nuk ka lënë kurrfarë pasurie.
• Aktvdekja hartohet:
• në bazë të të dhënave që janë marrë nga
kushërinjtë e personit të vdekur,
• nga personat me të cilët ka bashkëjetuar i
vdekuri,
• si dhe nga personat e tjerë që mund të japin
të dhëna që shënohen në aktvdekjen.
Përmbajtja e Aktvdekjes
Në aktvdekjen shënohen këto të dhëna:
a) emri dhe mbiemri i të vdekurit dhe emrat e prindërve të tij,
profesioni, data e lindjes dhe shtetësia e të vdekurit, kurse për të
vdekurin që ka qenë i martuar edhe mbiemri të cilin e ka pasur para se
të martohet;
b) dita, muaji dhe viti, vendi dhe, sipas mundësisë, ora e vdekjes;
c) vendbanimin, respektivisht vendqëndrimin që e ka pasur
trashëgimlënësi;
d) emri e mbiemri, data e lindjes, profesioni, vendbanimi respektivisht
vendqëndrimi i bashkëshortit të trashëgimlënësit dhe i fëmijëve të
lindur nga martesa, jashtë martesës dhe i fëmijëve të adoptuar;
e) emri dhe mbiemri, data e lindjes, vendbanimi respektivisht
vendqëndrimi i kushërinjve të tjerë që mund të thirren në trashëgim në
bazë të ligjit, si dhe të personave që kanë të drejtë trashëgimi në bazë të
testamentit;
f) vlera e përafërt e pasurisë së paluajtshme dhe veçanërisht vlera e
përafërt e pasurisë së luajtshme të trashëgimlënësit.
c) Veprimet lidhur me testamentin
1 Organi i cili e përpilon aktvdekjen duhet të bëjë verifikime se a mos ka
lënë i vdekuri testament të shkruar, përkatësisht a ekziston dokumenti
mbi testamentin oral verbal.
2 Testamenti që e ka lënë i vdekuri do t’i dërgohet gjykatës
trashëgimore bashkë me aktvdekjen.
• Kur gjykata konstaton se personi që ka lënë testament ka vdekur
ose është shpallur i vdekur me vendim gjyqësor, atëherë ajo do ta hapë
atë, pa e dëmtuar vulën, dhe lexojë duke hartuar procesverbal për një
gjë të tillë. Në këtë mënyrë veprohet pa marrë parasysh se a është
testamenti i vlefshëm sipas ligjit dhe sa testamente ekzistojnë.
• Hapja dhe leximi i testamentit bëhet në praninë e dy personave të
moshës madhore që mund të jenë edhe nga radha e trashëgimtarëve të
mundshëm.
• Me rastin e shpalljes së testamentit mund të jenë të pranishëm
trashëgimtarët, legatarët dhe personat e tjerë të interesuar dhe të
kërkojnë kopjen e testamentit.
Procesverbali për shpalljen e testamentit të
shkruar duhet të përmbajë të dhënat:

a) sa testamente janë gjetur, cilën datë e mbajnë


dhe ku janë gjetur;
b) kush ia ka dorëzuar gjykatës testamentin apo
përpiluesit të aktvdekjes;
c) a është dorëzuar testamenti i hapur apo i
mbyllur, dhe me çfarë vule ka qenë i vulosur;
d) cilët dëshmitar kanë qenë të pranishëm kur
është hapur dhe shpallur testamenti.
d) Procedura e gjykatës pas arritjes së aktvdekjes
• Pasi t’i arrijë aktvdekja gjykata do të konstatojë se a është
kompetente për shqyrtimin e pasurisë trashëgimore, dhe nëse
konstaton se nuk është kompetente do t’ia dërgojë dosjen e
lëndës gjykatës për të cilën mendon se është kompetente.
• Po qe se gjykata të cilës i ka arritur aktvdekja konstaton se
për shqyrtimin e çështjes trashëgimore kompetent është
organi i shtetit të huaj, me aktvendim do të shpallet jo
kompetente dhe do të pezulloj procedurën e filluar.
• Në qoftë se trashëgimlënësi ka ngarkuar një person për
të ekzekutuar testamentin, gjykata do ta njoftoj për një gjë
të tillë ekzekutorin e testamentit dhe e thërret që në afatin e
caktuar të deklarojë se a e pranon detyrën me të cilën është
ngarkuar.
e) Shqyrtimi i pasurisë trashëgimore
1 Shqyrtimi i pasurisë trashëgimore bëhet në seancë
gjyqësore.
2 Në letërthirrjen për në seancë gjykata personat e interesuar
do t’i njoftojë për fillimin e procedurës dhe për ekzistimin e
testamentit po qe se ekziston, dhe do t’i thërrasë që menjëherë
t’ia dërgojnë gjykatës testamentin e shkruar përkatësisht
dokumentin për testamentin gojor(verbal), po qe se gjendet te
ata, ose t’i tregojnë dëshmitarët e testamentit gojor.
3 Gjykata në letërthirrje do t’i paralajmërojë personat e
interesuar se deri në përfundimin e procedurës trashëgimore
kanë të drejtë të japin deklaratë në gjykatë se a pranojnë
trashëgimin apo heqin dorë prej tij,e nëse nuk vijnë në seancë
ose nuk japin deklaratën, se gjykata për të drejtën e tyre do të
vendosë në bazë të të dhënave që i ka në shkresat e lëndës.
Dhënja e deklaratës

1 Deklaratën verbale për heqjen dorë nga trashëgimia,


trashëgimtari mund ta japë në gjykatën
trashëgimore ose në ndonjë gjykatë tjetër
kompetente.

2 Me rastin e dhënies së deklaratës për heqjen dorë


nga trashëgimi, gjykata do ta njoftojë trashëgimtarin
me mundësinë që të heqë dorë vetëm në emër të vet
apo edhe në emër të pasardhësve të tij.
Gjykata do të ndërpresë procedurën
trashëgimore dhe do t’i udhëzojë palët që
të inicojnë procedurën kontestimore ose atë
administrative në qoftë se ndërmjet tyre
janë kontestuese faktet:
a) nga të cilat varet përbërja e pasurisë
trashëgimore;
b) nga të cilat varet objekti i legatit.
f) Aktvendimi për trashëgimin
• Kur gjykata në procedurën trashëgimore konstaton se cilëve persona u takon e
drejta për trashëgim, do t’i shpall këta persona trashëgimtarë me anë të aktvendimit
të vet për trashëgim.
Aktvendimi për trashëgimin duhet të përmbajë:
a) emrin dhe mbiemrin e të vdekurit dhe emrin e njërit nga prindërit e tij, datën e
lindjes dhe shtetësinë e të vdekurit, e sipas mundësisë numrin personal të qytetarit,
kurse për personat e vdekur në martesë edhe mbiemrin që e kanë pasur para lidhjes së
martesës;
b) paluajtshmërinë me të dhënat nga librat publike të nevojshme për regjistrim, si
dhe sendet e luajtshme dhe të drejtat të tjera për të cilat gjykata ka konstatuar se bëjnë
pjesë në pasurinë trashëgimore;
c) emrin dhe mbiemrin e trashëgimtarit, vendbanimin e tij, marrëdhënien e
trashëgimtarit ndaj trashëgimlënësit, a e trashëgon trashëgimlënësin në bazë të ligjit apo
të testamentit, e po qe se janë më tepër trashëgimtarë edhe pjesën trashëgimore të
secilit, nga ta të shprehur me vijë thyese, e sipas mundësisë numrin personal unik të
trashëgimtarit;
d) a është kushtëzuar, afatizuar, kufizuar apo ngarkuar, dhe në dobi të kujt, e
drejta e trashëgimtarit;
e) emrin e mbiemrin, vendbanimin e personave të cilëve u ka takuar në pasurinë
trashëgimore e drejta e legatit apo ndonjë e drejtë tjetër nga trashëgimia me shënimin
e saktë të kësaj të drejte, dhe sipas mundësisë numrin personal të tyre.
g) Kërkesat e trashëgimtarëve pas marrjes së formës së prerë të
aktvendimit për trashëgimin
Në qoftë se pasi të jetë bërë i formës së prerë aktvendimi për trashëgimin
gjendet pasuria e cila nuk është përfshirë me këtë aktvendim, gjykata
nuk do të shqyrtojë përsëri pasurinë trashëgimore, por këtë pasuri me një
aktvendim të ri do ta pjesëtojë në mbështetje të aktvendimit të
mëparshëm për trashëgimin.
Kjo rregull nuk vlen po qe se ndonjëri nga trashëgimtarët ka hequr
dorë nga trashëgimi apo pjesën trashëgimore i a ka dhënë
bashkëtrashëgimtarit.
Në qoftë se më parë nuk është shqyrtuar pasuria trashëgimore, gjykata do
ta shqyrtojë atë vetëm në qoftë se pasuria e gjetur përbëhet nga sendet e
paluajtshme apo nga të drejtat që barazohen me sendet e këtilla.
Në qoftë se pasuria e gjetur përbëhet nga sendet e luajtshme apo nga të
drejtat që barazohen me sendet e tilla, gjykata do ta filloj procedurën për
shqyrtimin e pasurisë trashëgimore vetëm me kërkesën e personave të
interesuar.
h) Procedura në rastin kur është kompetent
organi i shtetit të huaj
• Në qoftë se për shqyrtimin e pasurisë trashëgimore është kompetent
organi i huaj, gjykata në territorin e të cilës ka vdekur
trashëgimlënësi, pasi t’i arrijë aktvdekja, do të publikoj shpallje me të
cilën do t’i thërrasë të gjithë shtetasit e vendit të cilët pretendojnë se
janë trashëgimtar, legatar apo kreditor të trashëgimlënësit, që brenda
afatit të caktuar në shpallje, i cili nuk mund të jetë më i shkurtër se 3o
ditë e as më i gjatë se gjashtë muaj, i cili fillon të ecë nga dita e
publikimit të shpalljes në “Gazetën Zyrtare të Kosovës, t’i paraqesin
në gjykatë pretendimet e tilla.
• Me anë të shpalljes njoftohen ata që mund të kenë pretendime se
sendet e luajtshme të trashëgimlënësit do t’i dorëzohen organit
kompetent të huaj ose personit të cilin e autorizon organi i tillë, po qe
nuk i paraqesin me kohë kërkesat që i kanë ndaj pasurisë trashëgimore
të të vdekurit.
• Vendimin e formës së prerë të organit të huaj lidhur me kërkesën e
pretenduar gjykata e jonë e ekzekuton mbi pasuria trashëgimore ose
pjesën e saj të mbajtur, kurse tepricën eventuale ia dërgon organit të
shtetit të huaj.
• Në qoftë se ndonjë kreditor i trashëgimlënësit e paraqet në gjykatë
kërkesën e tij që e ka ndaj trashëgimlënësit, atëherë gjykata do t’i
mbajë aq sende të luajtshme nga pasuria trashëgimore sa mjaftojnë për
mbulimin e kërkesës së këtillë. Sendet e këtilla do të mbahen deri sa
mos të realizohet apo sigurohet mjaftësisht kërkesa e kreditorit.
• Në qoftë se për shqyrtimin e pasurisë trashëgimore të shtetasit të
huaj në pikëpamje të pasurisë së luajtshme të tij është kompetent
organi i huaj, gjykata, po qe se të gjithë trashëgimtarët që ndodhen në
Kosovë propozojnë që shqyrtimi i çështjes të bëhet në gjykatën tonë,
do t’i thërras trashëgimtarët dhe legatarët jashtë shtetit tonë që brenda
afatit gjashtë mujor, nga dita e dorëzimit të letërthirrjes, të paraqesin
prapësimin e in kompetencës së gjykatës tonë, me kërcënim se
shqyrtimin e pasurisë trashëgimore do ta bëjë gjykata e jonë.
Trashëgimtarët e njohur të cilëve nuk u dihet vendbanimi
do të thirren me anë të shpalljes që do të publikohet në
“Gazetën Zyrtare të Kosovës”, në tabelën e shpalljeve të
gjykatës, e në rast nevoje edhe në ndonjë mënyrë tjetër të
përshtatshme.
Një ekzemplar i shpalljes i dërgohet përfaqësuesit
diplomatik apo konsullor të shtetit përkatës që ndodhet në
shtetin tonë.
Në qoftë se asnjëri nga trashëgimtarët ose legatarët
jashtë shtetit tonë nuk parashtron prapësimin e
inkompetencës së gjykatës tonë, brenda afatit, gjykata e
jonë pas skadimit të këtij afati do ta bëjë shqyrtimin e
pasurisë trashëgimore të shtetasit të huaj.
2) Administrimi dhe shfrytëzimi i sendeve të
përbashkëta
Në procedurën e administrimit dhe të shfrytëzimit
të sendeve të përbashkëta gjykata e rregullon mënyrën
e administrimit dhe shfrytëzimit të sendeve të
përbashkëta të bashkëpronarëve, të bashkëshfry-
tëzuesve dhe të bashkëposeduesve të tjerë të të njëjtit
send.
3) Ndarja e sendeve dhe paluajtshmërive në bashkëpronësi
Në procedurën jokontestimore për ndarjen (pjesëtimin) e sendeve dhe
paluajtshmërive në bashkëpronësi gjykata vendosë për ndarjen dhe mënyrën e
ndarjes së sendeve të tilla.
Procedurën e ndarjes së sendit dhe të paluajtshmërisë në bashkëpronësi mund ta
inicoj me propozimin e tij secili nga bashkëpronarët.
Propozimi i paraqitur në gjykatë duhet t’i përfshijë:
• të gjithë bashkëpronarët
•të dhënat për objektin e ndarjes, për madhësinë e pjesëve si dhe
•për të drejtat tjera sendore të secilit bashkëpronarë.
Për sendet e paluajtshme duhet cekur të dhënat kadastrale dhe ato nga libri I
paluajtshmërive.
Propozimit duhet bashkangjitur provat mbi të drejtën e pronësisë, të drejtën e
servitutit dhe të drejtat e tjera sendore, si dhe për posedimin e
paluajtshmërisë.
Propozimi për ndarjen e sendeve në bashkëpronësi i paraqitet gjykatës në
territorin e të cilës ndodhet sendi i tillë, e po qe se ai shtrihet në territorin e disa
gjykatave, atëherë propozimi mund t’i paraqitet cilësdo nga gjykatat e tilla.
4) Caktimi i kompensimit për paluajtshmërinë e
eksproprijuar
Në procedurën e caktimit të kompensimit për paluajtshmërinë e eksproprijuar
gjykata e cakton lartësinë e shpërblimit për paluajtshmërinë e eksproprijuar kur
shfrytëzuesi i eksproprijimit dhe pronari i mëparshëm para organit kompetent të
administratës nuk kanë arritur marrëveshje për kompensimin për
paluajtshmërinë e eksproprijuar.
• Në qoftë se pjesëmarrësit në procedurën e eksproprijimit nuk arrijnë
marrëveshje për kompensimin e paluajtshmërisë së eksproprijuar brenda
afatit prej dy muajsh nga dita në të cilën ka marrë formë të prerë
aktvendimi për eksproprijimin, organi kompetent administrativ ia
dërgon aktvendimin për eksproprijimin që ka marrë formë të prerë, bashkë
me të gjitha shkresat dhe provat për pagimin e shumës së ofruar të
kompensimit pronarit ose për depozitimin e saj në gjykatë në territorin e të
cilës ndodhet paluajtshmëria e eksproprijuar, me qëllim të caktimit të
kompensimit.
• Organi mundet edhe para skadimit të afatit dy mujor të dërgojë aktvendimin
për eksproprijimin bashkë me shkresat gjykatës kompetente, nëse nga
deklarata e ish pronarit konstaton se nuk mund të arrihet marrëveshja për
kompensimin..
Veprimet e Organit kompetent
• Në qoftë se organi kompetent nuk vepron, ish pronari ka të drejtë që t’i paraqitet
gjykatës kompetente drejtpërdrejtë me kërkesë që ti caktohet kompensimi për
paluajtshmërinë e eksproprijuar
1 Pasi t’i konstatojë faktet thelbësore gjykata e jep aktvendimin me të cilin e cakton
formën dhe vëllimin, përkatësisht lartësinë e kompensimit për paluajtshmërinë e
eksproprijuar.
2 Në qoftë se pjesëmarrësit e procedurës lidhin marrëveshje për formën dhe vëllimin,
përkatësisht lartësinë e kompensimit, gjykata aktvendimin e saj e mbështet në
marrëveshjen e tyre, po qe se konstaton se marrëveshja nuk është në kundërshtim me
dispozitat me të cilat janë rregulluar marrëdhëniet pronësore mbi sendet e paluajtshme.
Dispozitat për procedurën e caktimit të kompensimit për paluajtshmërinë e
eksproprijuar në mënyrë të përshtatur zbatohen edhe në rastet tjera kur pronarit të
mëparshëm sipas ligjit i njihet e drejta e kompensimit për sendin e paluajtshëm në të
cilin e ka humbur të drejtën e pronësisë ose ndonjë të drejtë tjetër sendore.
Shpenzimet e procedurës për caktimin e kompensimit për paluajtshmërinë e
eksproprijuar i bartë shfrytëzuesi i eksproprijimit, përveç shpenzimeve të shkaktuara
me veprime të pajustifikueshme të pronarit të mëparshëm të paluajtshmërisë.
IV. Rregullimi i çështjeve të tjera jokontestimore
Në procedurën për përpilimin ose vërtetimin e përmbajtjes së dokumentit, gjykata
përpilon dhe vërteton dokumentin kur për krijimin e një të drejte apo të veprimit juridik
të vlefshëm është i nevojshëm ekzistimi i dokumentit publik.
2 Në pajtim përpilohet edhe testamenti gjyqësor.
1 Për përpilimin ose vërtetimin e dokumentit për kompetencë territoriale është secila
nga gjykatat me kompetencë lëndore.
2 Në rastet e parapara me ligj dokumentin e përpilon ose vërteton gjykatësi.
Dokumenti përpilohet në gjykatë, kurse jashtë gjykatës kur pjesëmarrësi i procedurës
nuk është në gjendje të vijë në gjykatë ose kur për këtë ekzistojnë shkaqe të
justifikueshme.
Para se të fillojë përpilimin e dokumentit, gjykatësi konstaton identitetin e
propozuesit. Kur gjykatësi nuk njeh propozuesin personalisht, identitetin e tij e
konstaton me anë të dokumentit publik me fotografi ose me anë të deklaratës së një
dëshmitari, identitetin e të cilit e konstaton me anë të dokumentit publik me fotografi.
Në qoftë se propozuesi nuk dinë shkrim-lexim, ose kur ai është shurdh-memec apo i
verbër, ose kur nuk e dinë gjuhën zyrtare të gjykatës, përpilimi i dokumentit bëhet në
praninë e dy dëshmitarëve të moshës madhore të cilët i njehë gjykatësi personalisht ose
identitetin e të cilëve e konstaton me anë të dokumenteve publike me fotografi.
Kur duhet përpiluar testamenti gjyqësor,
atëherë me rastin e përpilimit të tij nuk mund
të jenë dëshmitar:
a) pasardhësit e testament lënësit;
b) të adoptuarit e tij dhe pasardhësit e tyre;
c) paraardhësit e tij, duke i përfshire gjyshin dhe
gjyshen e tij dhe pasardhësit e tyre të shkallës së
parë;
d) kushërinjtë e tyre në vijë të tërthortë deri në
shkallë të tretë;
e) bashkëshortët e të gjithë këtyre personave;
f) bashkëshorti i testament lënësit.
2) Ruajtja e dokumenteve
• Gjykata e ka për detyrë të pranojë për ruajtje dokumentin e caktuar
kur kjo është e paraparë shprehimisht me ligj për llojin e caktuar të
dokumenteve ose kur një gjë e tillë është e nevojshme për sigurimin e të
drejtave pasurore të caktuara apo për të drejtat e natyrës tjetër.
• Dokumenti mund t’i dorëzohet për ruajtje çdo gjykate të kompetencës
lëndore, me kusht që identiteti i dorëzuesit të konstatohet.
• Për pranimin e dokumentit për ruajtje gjykata përpilon procesverbal në
të cilin shënohet si është konstatuar identiteti i dorëzuesit të dokumentit për
ruajtje, lloji dhe titulli i dokumentit të pranuar për ruajtje.
• Dokumenti i pranuar për ruajtje futet në një mbështjellës të veçantë,
vuloset dhe ruhet i ndarë nga shkresat e tjera.
• Kur gjykatës i dorëzohet për ruajtje testamenti që nuk është përpiluar në
gjykatë testament lënësi ia dorëzon personalisht gjykatës në zarf të hapur ose
të mbyllur.
• Kur për ruajtje dorëzohet testamenti i hapur, gjykata do t’ia lexojë
testamentlënësit dhe do t’ia tregojë të metat eventuale për të cilat testamenti
nuk do të ishte i vlefshëm.
1 Dokumenti që ndodhet për ruajtje te gjykata, do t’i
kthehet dorëzuesit të dokumentit me kërkesën e tij, ose
përfaqësuesit të tij me prokurë të vërtetuar.
Nga prokura e përfaqësuesit duhet të shihet se është fjala
për autorizimin për tërheqjen e dokumentit të lënë për ruajtje
në gjykatë.
2 Për kthimin e dokumentit do të përpilohet procesverbali
në të cilin do të shënohet mënyra në të cilën është konstatuar
identiteti i personit të cilit i kthehet dokumenti.
Në qoftë se dokumenti i kthehet përfaqësuesit me prokurë,
prokura i bashkëngjitet procesverbalit dhe ruhet në dosjen e
lëndës.
3) Anulimi( amortizimi) i dokumentit
- Në procedurën për anulimin e dokumentit të vendit mbi të cilin
drejtpërdrejtë mbështetet ndonjë e drejtë materiale dhe posedimi i të cilit
është i nevojshëm për realizimin e të drejtës së tillë, do të shpallet se
dokumenti e ka humbur vlefshmërinë e vet po qe se është:
- vjedhur,
- djegur apo
- në cilëndo mënyrë tjetër është humbur ose asgjësuar, përveçse kur me
ligj ndalohet anulimi i dokumentit të këtillë.
Nën kushtet mund të anulohet edhe dokumenti mbi të cilën mbështetet ndonjë e
drejtë jo materiale, kur nuk ekzistojnë të dhëna në bazë të të cilave organi
kompetent mund të lëshojë duplikatin e dokumentit të këtillë.
- Për propozimin për anulimin e dokumentit të lëshuar nga organi
administrativ, ose nga personi juridik,vendosë gjykata në territorin e së cilës
ndodhet selia e lëshuesit të dokumentit.
- Për propozimin për anulimin e dokumentit, kur në dokumentin është cekur
vendi i përmbushjes së detyrimit, vendosë gjykata në territorin e së cilës
ndodhet vendi i përmbushjes së detyrimit.
- Në qoftë se për propozimet nuk mund të caktohet gjykata kompetente,
atëherë për propozimin për anulimin e dokumentit vendosë gjykata në territorin
e së cilës ndodhet selia, vendbanimi apo vendqëndrimi i propozuesit.
Propozimin për anulimin e dokumentit mund ta paraqesë:
• secili person që në bazë të dokumentit të këtillë është i autorizuar
të realizojë ndonjë të drejtë ose
• ka interes juridik që dokumenti i zhdukur të anulohet.
Propozimi për anulimin e dokumentit duhet të përmbajë:
a) llojin e dokumentit;
b) emrin dhe selinë ose emrin dhe mbiemrin dhe vendbanimin e
dhënësit të dokumentit;
c) shumën e detyrimit;
d) vendin dhe datën e lëshimit së dokumentit;
e) vendin e përmbushjes së detyrimit;
f) a është dhënë dokumenti në emër apo sipas prurësit, apo sipas
urdhrit;
g) faktet nga të cilat del se propozuesi është i autorizuar për paraqitjen
e propozimit;
h) si dhe të dhënat nga të cilat del besueshmëria se dokumenti është
zhdukur ose asgjësuar.
Propozimit për anulimin e dokumentit i bashkëngjitet, nëse ekziston, kopja e
dokumentit.
4) Depozita gjyqësore
Në depozitën gjyqësore mund të dorëzohen:
• të hollat,
• letrat me vlerë dhe
• dokumentet tjera që mund të shndërrohen në të
holla, metalet e çmueshme, sendet me vlerë të
madhe dhe sendet tjera të krijuara nga metali i
çmueshëm, kur kjo është parashikuar me ligj ose
me dispozita tjera juridike.
• Procedura e depozitimit
Gjykata ka për detyrë të pranojë në depozitë edhe sende të tjera kur është
caktuar me ligj se debitori sendin që e ka borxh mund ta depozitojë të gjykata
për kreditorin.
Sendet mund t’i dorëzohen secilës gjykatë të kompetencës lëndore. Sendet e
tilla i dorëzohen gjykatës në vendin e përmbushjes së detyrimit përveç nëse
arsyet e ekonomizimit ose natyra e veprimit juridik kërkon që të depozitohen në
gjykatën e vendit ku ndodhet sendi, e mund të dorëzohen edhe në gjykatën
tjetër kur kjo është caktuar me ligj.
1. Propozimi për dorëzimin e sendit përmban përshkrimin e sendit, vlerën
e tij, shkaqet për të cilat dorëzohet sendi, emrin dhe mbiemrin e personit
në dobi të të cilit dorëzohet ai, si dhe kushtet nën të cilat dorëzohet sendi.
2. Me anë të propozimit mund të propozohen edhe mjetet provuese
përkatëse.
Gjykata do ta refuzojë me aktvendim propozimin po qe se vlerëson se nuk janë
përmbushur kushtet për pranimin e sendit në depozitë ose po qe se propozuesi
brenda afatit prej 15 ditësh nuk i parapaguan shpenzimet e ruajtjes së sendit.
Po qe se gjykata nuk e refuzon propozimin, ajo jep aktvendim për pranimin e
sendit ose të të hollave në depozitën gjyqësore, dhe e cakton mënyrën e ruajtjes
së tij.
E DREJTA PROCEDURALE
JOKONTESTIMORE
Java e VI-09.04.2020
Ligjërata e 6
• Rregullimi i çështjeve të tjera
jokontestimore
• Procedura e përpilimit të dokumentit ose
vërtetimin e përmbajtjes së dokumentit;
• Procedura e përpilimit të testamentit
gjyqësor;
• procedurën për anulimin e dokumentit;
• Ruajtja e dokumenteve;
• Anulimi (amortizimi) i dokumenteve,etj;
• VEPRIMET E NOTERIZUARA DHE
SHËRBIMET TJERA NOTERIALE
• Në Nenin 29 al. 1.3. të LIGJIT Nr. 03/L-010 PËR
NOTERINË në suaza të funksioneve noteriale janë
përcaktuar dhe:
• sigurimi i ruajtjes së parave të gatshme,
• urdhër pagesave,
• çeqeve,
• obligacioneve publike dhe letrave të tjera me vlerë,
• dokumenteve apo gjërave të tjera;
• DEPOZITIMI I GJËRAVE ME VLERË, DOKUMENTEVE DHE
GJËRAVE TË TJERA
• Ruajtja dhe dorëzimi i dokumenteve
1. Noteri mund të marrë përsipër përgjegjësinë për ruajtjen e
dokumenteve.
• Depozitimi i tillë ka efektin e depozitimit në gjykatë.
2. Nëse ngjan kjo, duhet përgatitur dokumenti i noterizuar që
përmban të paktën informatat në vijim:
2.1. vendin dhe datën kur janë dorëzuar dokumentet;
2.2. emrat, profesionin dhe adresën e personit që dorëzon
dokumentet;
2.3. arsyen pse bëhet depozitimi i dokumenteve tek Noteri;
2.4. personin apo personat që do të bëjnë tërheqjen e dokumenteve
dhe nëse është e ditur, datën kur do të bëhet dorëzimi i
dokumenteve.
3. Dokumenti origjinal nënshkruhet nga pala depozituese dhe nga
Noteri. Noteri e vë vulën zyrtare të tij apo saj në origjinal dhe e mban
aktin e tillë en minute.
4. Nëse dokumentet i dërgohen Noterit në letër, noteri regjistron këtë
fakt në procesverbal, përfshirë këtu informatën e përmendur kur është e
ditur. Në atë rast letra do të zëvendësojë nënshkrimin e personit që
dorëzon dokumentin.
5. Noteri i lëshon dëftesën për pranimin e dokumenteve, personit që
bën dorëzimin e dokumenteve. Nëse dokumentet janë pranuar me postë,
dëftesa duhet dërguar me postë, personit që ka dërguar dokumentet.
6. Noteri konstaton identitetin e personit të cilit ai apo ajo ia dërgon
dokumentet, në pajtim me nenin 38 të këtij ligji.
Pranuesi i dokumenteve konfirmon pranimin e tyre duke vënë
nënshkrimin në dokumentin origjinal. Neni 51
Noteri si administrues i besuar i gjykatës

Nenet 51 deri në 53 të këtij ligji zbatohen


gjithashtu kur Noteri si administrues i besuar i
gjykatës, merr në pranim:
• dokumentet e trashëgimisë,
• paratë e gatshme,
• gjërat me vlerë dhe
• letrat e çmuara. Neni 54
• Mjetet e goditjes së vendimeve në
Procedurën Jokontestimore
• Mjetet e rregullta
- Ankesa
• Mjetet e jashtëzakonshme
- Revizioni kundër aktvendimit
- Përsëritja e procedurës
- Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë
• Goditja e aktvendimit me revizion
• Revizioni është mjet i goditjes së jashtëzakonshme me të cilin pala e
goditë për shkakë të shkeljes së ligjit aktgjykimin e formës së prerë të
gjykatës së shkallës së dytë të dhënë sipas ankesës kundër aktgjykimit
të shkallës së parë.
• Shkaqet për paraqitjen e revizionit nga pala janë:
• shkeljet e dispozitave të procedurës kontestimore nga neni 188 e
cila është bërë në procedurën e gjykatës së shkallës së dytë,
• për shkak të zbatimitë të gabuar të së drejtës materiale dhe
• për shkak të tejkalimit të kërkesëpadisë, po që se kjo parregullësi
është bërë në procedurën e zhvilluar në gjykatën e shkallës së dytë.
• Revizioni, pra, nuk lejohet për shkak të konstatimit të gabuar apo jo të
plotë të gjendjes faktike (neni 214.2).
• Me revizion pala nuk mund të goditë vendimin e gjykatës së
shkallës së dytë të dhënë në kontestet vlera e të cilave është më e
vogël se ajo e caktuar me ligj (neni 211.2).
• Goditja e aktvendimit me revizion

1 Në procedurën jokontestimore në të cilën vendoset


mbi çështjet statusore, banesore dhe lidhur me
kompensimin për paluajtshmërinë e eksproprijuar,
mund të përdoret revizioni kundër aktvendimit të
shkallës së dytë që ka marrë formë të prerë.
2 Në çështjet juridike të përmendura revizioni lejohet
nën kushtet e caktuara me Ligjin për procedurën
kontestimore, po qe se me ligj nuk është paraparë
ndryshe.
• Në kontestet pasuroro-juridike me rëndësi sociale
të posaçëme revizioni është i lejueshëm pa marrë
parasysh vlerën e objektit të kontestit.
• Të tilla janë:
a) kontestet në lidhje me ushqimin ligjor,
b) kontestet për shpërblimin e dëmit për ushqimin
e humbur, për shkak të vdekjes së dhënësit të
ushqimit,
c) në kontestet nga marrëdhëniet e punës të cilat i
fillon i punësuari kundër vendimit për shuarjen e
marrëdhënies së punës.
• Kompetenca për vendosje lidhur me revizionin
• Kompetente për vendosje lidhur me revizionin është Gjykata Supreme.
Afati për paraqitjen e tij është 30 ditë nga dita në të cilën palës i është
dorëzuar aktgjykimi i shkallës së dytë.
• As afati për paraqitjen e revizionit e as revizioni i paraqitur nuk janë
pengesë për përmbarimin e aktgjykimit të formës së prerë të goditur.
• Ai, pra, nuk prodhon efekt suspenziv.
• Në procedurën sipas revizionit në mënyrë përkatëse zbatohen
dispozitat e parapara për ankesën kundër aktgjykimit, por vetëm në
qoftë se ligji nuk ka dispozita që vlejnë posaçërisht për procedurën
sipas tij (nen.399).
• Pasi të arrijë përgjigja në revizion (afati 7 ditor) apo pas
skadimit të afatit për përgjigje (poashtu afati 7 ditor), revizionin dhe
përgjigjen, nëse është paraqitur, gjykata e shkallës së parë ia dërgon
gjykatës së revizionit, bashkë me dosjen e lëndës, brenda afatit shtatë
ditor, nëpërmjet gjykatës së shkallës së dytë.
• Revizioni kundër aktvendimit
• Sipas nen.228 të LPK palët mund të paraqesin revizion edhe kundër
aktvendimeve të gjykatës së shkallës së dytë me të cilin përfundon procedura
(dhe shuhet litispendenca) në mënyrë të prerë.
• Mirëpo, në qoftë se është fjala për aktvendimet të cilat jepen në
kontestet në të cilat nuk lejohet revizioni kundër aktgjykimit, atëherë
revizioni nuk lejohet as kundër aktvendimeve të tilla.
• Ligji shprehimisht parasheh se në dy raste revizioni lejohet
gjithmon:
• a) kundër aktvendimit të gjykatës së shkallës së dytë me të cilin hidhet
poshtë ankesa, dhe
• b) kundër aktvendimit të gjykatës së shkallës së dytë me të cilin vërtetohet
aktvendimi i gjykatës së shkallës së parë me të cilin është hedhur poshtë
revizioni i paraqitur kundër vendimit përfundimtar.
• Revizioni është i lejueshëm edhe kundër aktvendimit të gjykatës së
shkallës së dytë me të cilin është vendosëur mbi propozimin për përsëritjen e
procedurës.
• Revizioni nuk lejohet kundër aktvendimit mbi shpenzimet procedurale.
• Në procedurën sipas revizionit kundër aktvendimit në mënyrë adekuate
aplikohen dispozitat e këtij ligji mbi revizionin kundër aktgjykimit.
• Përsëritja e procedurës
• Sipas ligjit, çdo procedim i përfunduar me vendim të formës së prerë
(qoftë ai aktgjykim apo aktvendim), mund të përsëritet:
• sipas propozimit të palës,
• kur për një gjë të tillë ekzistojnë shkaqet e përmendura në nenin
232 të LPK.
• Propozimi për përsëritjen e procedurës është mjetë i jashtëzakonshëm
i goditjes, i kufizuar, josuspenziv, i dy anshëm.
• Procedura mund të përfundoj:
• me anë të aktgjykimit,
• me anë të aktvendimit me të cilën padia hidhet poshtë apo
• me anë të aktvendimit me të cilën konstatohet se ka përfunduar
procedura me anë të veprimit procedural disponibil të palëve.
• Shkaqet e propozimit për përsëritjen e procedurës
• Shkaqet në bazë të të cilave pala mund ta propozoj përsëritjen e procedurës
në shkencë klasifikohen në tri grupe:
a) shkeljet më të rënda të dispozitave procedurale;
b) veprat penale të pjesëmarrësve në procedurë të cilat kanë mundur të
ndikojnë në përmbajtjen e vendimit, dhe
c) faktet dhe provat e reja.
• Afati për paraqitjen e propozimit për përsëritjen e procedurës është tridhjetë
(30) ditor dhe fillon të ecë nga dita në të cilën pala ka marr dijeni për
shkakun e përsëritjes, por jo më vonë se 5 vite nga dita në të cilën vendimi ka
marrë formën e prerë, përveçse kur përsëritja kërkohet nga shkaqet e
përmendura në nenin 232 pika a dhe b e këtij ligji.
• (kur palës me veprim të kundërligjshëm e sidomos në rast të mos thirjes për
në seancë nuk i jepet mundësia që të marrë pjesë në shqyrtimin e çështjes
kryesore dhe
• kur si palë ka marrë pjesë personi që nuk mund të jetë palë ndërgjygjëse,
palën nuk e ka përfaqësuar personi i autorizuar apo përfaqësuesi ligjor te pala
me pazotësi procedurale, dhe
• kur ky nuk ka patur autorizim për kryerjen e veprimeve të caktuara
procedurale).
Propozimi për përsëritjen e procedurës
• Mbi propozimin për përsëritjen e procedurës vendosë siç është
spjeguar më parë gjykata e shkallës së dytë, dhe atë gjyqtari individual
i cili nuk ka marrë pjesë në dhënien e vendimit të shkallës së dytë në
procedurën e mëparshme.
• Propozimi për përsëritjen e procedurës i paraqitet gjithmonë gjykatës
që e ka dhënë vendimin e shkallës së parë duke treguar në propozim
sidomos: bazën ligjore në mbështetje të së cilës kërkohet përsëritja e
procedurës, rrethanat nga të cilat rezulton se propozimi është paraqitur
në afatin ligjor dhe mjetet provuese me të cilat arsyetohen thëniet e
propozuesit.
• Pasi të arrijë përgjigja lidhur me propozimin, apo pasi të skadojë afati
për përgjigje, gjykata propozimin, bashkë me përgjigjen në të, po që
se është paraqitur, me të gjitha shkresat e lëndës ia dërgon gjykatës së
shkallës së dytë brenda afatit prej tetë (8) ditësh.
• Kompetenca e Gjykates mbi propozimin për përsëritjen e procedurës
• Gjykata e shkallës së dytë vendosë mbi propozimin për përsëritjen
e procedurës zakonisht jashtë seance për shqyrtim kryesor. Po që se gjykata
vjen në përfundim se është i domosdoshëm shqyrtimi i tillë, ajo do të veprojë
në pajtim me dispozitat e neneve 191 dhe 193 të këtij ligji (hapja e seancës
para kësaj gjykate).
• Në aktvendimin me të cilin lejohet përsëritja e procedurës shqiptohet
vendimi me të cilin anulohet ai i dhënë në procedurën e mëparshme.
• Kundër aktvendimit të gjykatës së shkallës së dytë me të cilin aprovohet
propozimi për përsëritjen e procedurës nuk lejohet ankimi. Ankesa
kundër aktvendimit të gjykatës së shkallës së dytë me të cilin refuzohet
propozimi për përsëritjen e procedurës i paraqitet të njëjtës gjykatë, e
cila sipas ankesës vendosë në trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtar.
• Në procedurën e përsëritur në gjykatën e shkallës së parë nuk mund të veproj
gjyqtari që ka dhënë vendimin në procedurën e mëparshme ndërsa Gjykata
e shkallës së parë e cakton seancën përgatitore menjëherë pasi t’i arrijë
aktvendimi i gjykatës së shkallës së dytë, e më së voni brenda afatit tetë (8)
ditor.
• Përsëritja e procedurës
1 Kundër aktvendimit meritor të formës së prerë nuk mund të paraqitet
propozimi për përsëritjen e procedurës po qe se pjesëmarrësit të
procedurës jokontestimore me këtë ligj apo me ndonjë ligj tjetër i është
njohur e drejta që kërkesën e tij për të cilën është vendosur me
aktvendim ta realizojë në procedurën kontestimore apo në procesin
përpara organit administrativ.
2 Në qoftë se ekzistojnë kushtet, gjykata do të veprojë sipas propozimit
për përsëritjen e procedurës sikurse të ishte fjala për ankesën e paraqitur
pas skadimit të afatit ligjor për ankim.
3 Në qoftë se gjykata e shkallës së dytë konstaton se nuk janë plotësuar
kushtet e parapara, atëherë ajo do t’ia kthejë lëndën gjykatës së shkallës
së parë për veprim të mëtejmë sipas propozimit për përsëritjen e
procedurës.
• Shpenzimet procedurale
• 1 Në procedurën në të cilën vendoset për çështjet që kanë të bëjnë me
gjendjen personale ose familjare të pjesëmarrësit, për shpenzimet
procedurale gjykata vendosë sipas vlerësimit të lirë duke I marrë
parasysh rrethanat e rastit dhe rezultatin e procedurës.
• 2 Sa u përket shpenzimeve procedurale që shkaktohen me
pjesëmarrjen e organit të kujdestarisë, zbatohen dispozitat e Ligjit për
procedurën kontestimore.
• 3 Në çështjet jokontestimore që kanë të bëjnë me të drejtat pasurore të
pjesëmarrësve, shpenzimet procedurale u mbeten në ngarkim në pjesë
të barabarta.
• 4 Në çështjet juridike gjykata mund të vendosë që të gjitha shpenzimet
procedurale t’i heqë pjesëmarrësi në interesin e të cilit zhvillohet
procedura jokontestimore, respektivisht pjesëmarrësi që ekskluzivisht
me sjelljet e tij i ka dhënë shkas fillimit të procedurës.
• KËRKESA PËR MBROJTJEN E LIGJSHMËRISË
• Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë është mjetë goditjeje:
• josuspenziv,
• devolutiv,
• por i kufizuar me të cilin prokurori publik e goditë vendimin e formës
së prerë për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës,
• në qoftë se shkelja ka të bëjë me kompetencën territoriale, po qe se
gjykata e shkallës së parë e ka nxjerrë aktgjykimin pa seancë
kryesore, kurse e ka pasur detyrë ta mbajë seancën kryesore,
• po qe se është vendosëur për kërkesën, rreth së cilës kontestimi
është në vazhdim, apo në qoftë se në kundërshtim me ligjin,
• është përjashtuar publiku në seancën kryesore dhe për shkak të
aplikimit të gabueshëm të së drejtës materiale.
• Prokurori publik nuk mund të ngrejë kërkesën për mbrojtjen e
ligjshmërisë për shkak të kapërcimit të kërkesë-padisë dhe as për
shkak të vërtetimit të gabueshëm apo jo të plotë të gjendjes faktike.
• Kompetencë për të vendosur për kërkesën për mbrojtjen e
ligjshmërisë
• Sipas dispozitave te këtij ligji gjykata me kompetencë për të vendosur
për kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë do të veprojë edhe kur
vërteton se ekziston shkelja esenciale e dispozitave të procedurës
kontestimore që është bërë në procedurë para gjykatës të shkallës së
parë.
• Kompetent për ngritjen e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë është
Prokurori publik i Kosovës.
• Për të vendosë Gjykata Supreme.
• Nuk është me rëndësi se a është bërë vendimi i formës së prerë në
shkallë të parë apo në shkallë të dytë. Kjo vlenë edhe kur janë në
pyetje aktvendimet.
• Paraqitja e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë
• Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë mund të paraqitet brenda afatit
tre mujor nga dita në të cilin vendimi është bërë i formës së prerë.
Mirëpo, në qoftë se kundër vendimit të shkallës së dytë është
paraqitur revizioni afati për paraqitjen e kërkesës për mbrojtjen e
ligjshmërisë është 30 ditor, dhe fillon nga dita në të cilën prokurorit
publik i është dërguar një ekzemplar i revizionit të asaj pale revizioni i
së cilës i është dërguar më herët.
• Në qoftë se kundër të njëjtit vendim paraqitet edhe revizioni i palës e
edhe kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë e prokurorit publik, gjykata
për këto dy mjete goditjeje vendosë me një vendim të vetëm (neni
249).
• Për seancën në të cilën shqyrtohet dhe vendoset për Kërkesën për
mbrojtjen e ligjshmërisë, gjykata e lajmëron prokurorin.
AVOKATURA SHTETËRORE
SIPAS LIGJIT PËR AVOKATURËN
SHTETËRORE NË KOSOVË
• AVOKATURA SHTETËRORE SIPAS LIGJIT PËR
AVOKATURËN SHTETËRORE NË KOSOVË
• Me ligj rregullohet themelimi, organizimi dhe kompetencat
e Avokaturës Shtetërore të Republikës së Kosovës, kushtet
dhe procedura për emërimin dhe shkarkimin e Avokatit të
Përgjithshëm Shtetëror dhe të avokatëve shtetëror, mjetet
për punë, autorizimet e tyre, të drejtat dhe detyrimet si dhe
çështjet tjera me rëndësi për punën e saj.
• Me ligj themelohet Avokatura Shtetërore e Republikës së
Kosovës (Avokatura Shtetërore) si mekanizëm i pavarur
dhe i qëndrueshëm i përfaqësimit të pavarur ligjor të
autoriteteve publike të Republikës së Kosovës në
procedurat gjyqësore dhe administrative.
• Parimet e punës e Avokaturës Shtetërore
• 1. Avokatura Shtetërore kryen funksionin e saj në pajtim me
Kushtetutën, ligjet, dispozitat tjera dhe aktet e përgjithshme duke
respektuar parimin e ligjshmërisë, paanshmërisë, profesionalizmit,
efikasitetit, llogaridhënies dhe korrektësisë.
• 2. Askush nuk ka të drejtë që të ndikojë në çfarëdo mënyre në
Avokaturën Shtetërore në kryerjen e funksionit të saj.
• Puna e Avokaturës Shtetërore është publike dhe secili person mund
të ketë qasje në informacione në pajtim me ligjin.
• Nëse Avokati i Përgjithshëm Shtetëror konsideron se kjo është e
dobishme, mundet, nëpërmjet mjeteve të informimit, ta informojë
publikun për shkallën e përfaqësimit dhe mbrojtjes së interesave të
autoriteteve publike.
• Në punën e Avokaturës Shtetërore në përdorim janë gjuhët zyrtare të
parapara me Kushtetutë dhe ligj.
• STATUSI JURIDIK, KOMPETENCA DHE ORGANIZIMI I
AVOKATURËS SHTETËRORE
• Statusi juridik i Avokaturës Shtetërore
• Avokatura Shtetërore është organ qendror i administratës në varësi të
Ministrisë së Drejtësisë, që ka statusin e personit juridik me seli në
Prishtinë.
• Kompetenca e Avokaturës Shtetërore
• Në suaza të kompetencave të veta, Avokatura Shtetërore përfaqëson
autoritetet publike të Republikës së Kosovës në procedurat gjyqësore,
të arbitrazhit dhe administratës në pajtim me ligjin dhe dispozitat
ligjore për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, si dhe
punë të tjera të përcaktuara me ligj.
• Ushtrimi i funksionit i Avokaturës
Shtetërore
• Funksionin e avokaturës shtetërore e ushtrojnë:
• Avokati i Përgjithshëm Shtetëror dhe
• Avokatët shtetëror në Avokaturën Shtetërore.
• Avokati i Përgjithshëm Shtetëror dhe avokatët
shtetëror në kryerjen e funksionit të tyre janë të
pavarur ku, për punën e vet i përgjigjet Ministrit të
Drejtësisë. dhe e paraqet dhe përfaqëson Avokaturën
Shtetërore, udhëheqë dhe ndërmerr veprime për të
cilën është i autorizuar me apo ligj tjetër.
• Avokatët shtetëror
1. Avokatët shtetëror për punë e tyre i përgjigjen Avokatit të Përgjithshëm
Shtetëror.
2. Avokatët shtetëror e informojnë Avokatin e Përgjithshëm Shtetëror për
gjendjen e përfaqësimit të lëndëve.
3. Avokati i Përgjithshëm Shtetëror ua ndan detyrat avokatëve shtetëror
dhe u jep instruksione të përgjithshme detyruese lidhur me kryerjen e
detyrave, në pajtim me Rregulloren për organizimin e brendshëm dhe
sistematizimin e vendeve të punës të Avokaturës Shtetërore. Në kuptim
të këtij ligji, instruksione për punë avokatëve shtetëror përfshinë
drejtimet e përgjithshme lidhur me kryerjen e detyrave dhe të
aktiviteteve, si dhe orientimet për ndërmarrjen e procedurave dhe të
masave në rastet konkrete.
4. Në kryerjen e punëve të përfaqësimit Avokatura Shtetërore është e
autorizuar që të ndërmerr të gjitha veprimet të cilat i ndërmerr pala në
procedurë, në pajtim me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.”
Avokatët shtetëror
5. Avokati i Përgjithshëm Shtetëror mund të autorizojë edhe
personin e punësuar në Avokaturën Shtetërore me provim të
dhënë të jurisprudencës i cili punon në punët juridike që të
përfaqësoj në gjykata dhe organe tjera në kontestet pasurore-
juridike.
6. Avokati i Përgjithshëm Shtetëror mundet të autorizojë edhe
personin e punësuar në organin e administratës shtetërore me
provimin e dhënë të jurisprudencës, i cili punon në punët
juridike, që ta përfaqësojë në gjykata dhe organe tjera në
kontestet pasurore-juridike.
Poashtu në këtë ligj parashihet që: “Rregullat e procedurës
kontestimore për përjashtimin e gjyqtarëve përshtatshmërish
zbatohen edhe për përjashtimin e Avokatit të Përgjithshëm
Shtetëror dhe për avokatët shtetëror
• Mjetet Juridike te cilat i përdorë avokatura publike në
proceset gjyqësore, civile-kontestimore, jokontestimore,
dhe permbarimore.
• Ne procedurat civile kunder vendimeve gjyqesore te cilit
qofshin te cilat i përdorë avokatura publike në proceset
gjyqësore, te karakterit administrativ apo gjyqesor perdoren
mjetet e rregullta Juridike dhe ato te Jashtezakonshme
juridike:
• Ne grupin e mjeteve te rregullta juridike hyjne:
• Ankesa, dhe
• Prapsimi ose Kundërshtimi
• Ne grupin e mejeteve te jashtezakonshme hyjne:
• Revizioni
• Kërkesa për përseritjen e procedures
• Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmerise.

You might also like