You are on page 1of 10

E drejta e procedurës civile

Dr.sc. Rafet Haxhaj


E drejta e procedurës civile
• Nocioni:
- E drejta e procedurës civile është pjesë e së drejtës pozitive;
- Përfshin të gjitha rregullat në bazë të të cilave zhvillohet
realizimi i të drejtave subjektive nga marëdhëniet juridiko-
civile në jetën e përditshme;
• E drejta e procedurale civile përmban rregullat themelore
mbi organizimin e gjykatave si dhe organeve që kanë detyrë
të bashkëpunojnë me gjykatat;
• Përmban edhe rregullat juridike në bazë të të cilave
përcaktohen prezumimet për kryerjen aktivitetit procedural;
Llojet e procedurave gjyqësore civile
• Mbrojtja gjyqësore në procedurën civile nuk është e
organizuar ne mënyrë unike.

• Mënyra e organizimit varet nga cilësitë e raportit


juridik-civil lidhur me të cilin zhvillohet procedura
konkrete.
• Mbrojtja juridike jepet në rend të parë në procedurën
kontestimore , por edhe në atë jokontestimore dhe
përmbaruese ose në atë të falimentimit.
1. Procedura kontestimore…
• Procedere –lat. ka kuptimin e ecjes përpara

• PK- metodë apo rrugë e veprimit ose ecuri që ndiqet me rastin e dhënies së mbrojtjes
gjyqësore për të drejten konkrete subjektive.
• PK si tërësi e përbëjnë veprimet të cilat i ndërmarrin subjektet e një procesi kontestimor.
• Veprimet e tilla quhen veprime procedurale.
• Kryhen nga ana e tre subjekteve të procesit konkret gjyqësor: paditësit, të paditurit dhe
gjykatës.
• Paditësi- është personi i cili paraqet padi në gjykatë për sigurimin e mbrojtjes gjyësore për
një të drejtë subjektive për të cilën konsideron se i është cënuar.
• I paditur – është personi kundër të cilit drejtohet kërkesa e këtillë e parashtruar në
gjykatë.

• Gjykata- është subjekti i tretë që me vendimin e vet jep mbrojtjen gjyqësore të kërkuar në
rastin konkret.
1.Procedura kontestimore…
• Në të gjitha këto raste gjykata vepron në bazë të
rregullave të procedurës kontestimore.

• Kontesti- situata kur një person pretendon se i


takon një e drejtë subjektive civile ndaj personit
tjetër, e ky mohon ekzistimin e saj apo nga
ndonjë shkak tjetër e mohon detyrimin e tij që
të sillet në mënyrën e caktuar nga ana e atij
personi.
2. Procedura përmbaruese
• Vihet në veprim në bazë të vendimit
përfundimtar të marrë në procedurën
kontestimore.
• Subjektet: kreditori dhe debitori
• Inicohet kur nuk veprohet sipas vendimit të
formës së prerë të gjykatës të marrë në Proced.
Kontestimore.
• Ky vendim ekzekutohet me dhunë nga ana e
gjykatës/ përmbaruesit privat.
3. Procedura jokontestimore
• E përbëjnë veprimet procedurale që kryhen
nga subjektet e caktuara me qëllim të
rregullimit të një raporti të caktuar, ndryshimit
të statusit të një personi, të ndryshimit apo
themelimit të një të drejte pasurore etj.
Burimet juridike
• Kushtetuta
• Kontratat ndërkombëtare
• Ligji për proceduren kontestimore
• Ligji për procedurën jokontestimore
• Ligji për procedurën përmbarimore
• Ligji për Familjen
• Instrumentet ndërkombëtare
Instrumentet ndërkombetare..
• Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut;
• KEDNJ dhe Protokollet e saj;
• PNDCP;
• Konventa Kornizë e Këshillit të Europës për Mbrojtjen e Pakicave
Kombëtare;
• Konventa për Eleminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit Racor;
• Konventa për Eleminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj
Gruas;

• Konventa kundër Torturës dhe Trajtimeve e Ndëshkimeve të tjera


Mizore, Jonjerëzore dhe Poshtëruese.
Ju faleminderit …

• Pyetje …?

You might also like