You are on page 1of 7

PROCEDURË CIVILE

Definimi i procedures kontestimore – civile?


Procedura kontestimore eshte ecuri qe ndiqet me rastin e dhenies se mbrojtjes gjyqesore per te drejten
subjective. Proceduren si teresi e perbejne veprimet te cilat i kryejne subjketet e nje procesi
kontestimor. Keto veprime i kryejne tri subjekte kryesore te procesit gjyqesor: paditesi; i pdaituri; dhe
gjykata.
Parimet e procedures kontestimore?
Ne proceduren kontestimore njihen 10 parime: 1) parimi i publicitetit; 2) parimi i degjimit te paleve; 3)
parimi i disponibilitetit; 4) parimi i se vertetes materiale; 5) parimi i vleresimit lirisht te provave; 6)
parimi i ndermjetesise; 7) parimi i shfrytezimit me mirebesim te veprimeve procedurale; 8) parimi i
oralitetit; 9) parimi i dhenies se ndihmes juridike pales se paudhezuar; dhe 10) parimi i ekonomise se
gjykimit.
Subjektet e procedures dhe aktiviteti?
Në procedurën kontestimore me këtë term quhen rregullat themelore, të cilat përshkojnë aktivitetin që
e kryejnë subjektet e procesit me qëllim që të arrihet mbrojtja juridike e së drejtës subjektive apo me
qëllim që të konstatohet se për një gjë të tillë nuk ka vend.
Kompetencat e Gjykatave?
Gjykatat Themelore janë kompetente për të gjykuar në shkallë të parë gjitha çështjet, përpos nëse me
ligj parashihet ndryshe.
Llojet e kompetencave?
Kompetenca e gjykatave Gjykatat kane tri lloj kompetencash: kompetenca lendore, tokesore dhe
funskionale.Kompetenca lendore – eshte ai lloj kompetence ne baze te se ciles gjykatat kane te drejte
dhe detyre te gjykojne disa ceshtje juridike per shkak te llojit, natyres dhe vleres se objektit te tyre.
Kompetenca tokesore – eshte ai lloj kompetence ne baze te se ciles gjykata qe eshte kompetente ne
pikpamje lendore, mund te gjykoj ndonje ceshtje juridike qe ka lidhje me territorin ku kjo gjykate e
zhvillon veprimtarine e saj.Kompetenca funkcionale – Me rregullat e kesaj kompetence caktohet
kompetenca e gjykatave per vendosje per mjetet e goditjes se vendimeve apo per kryerjen e puneve te
caktuara. Pra sipas ketij parimi behet ndarja e istancave midis gjykatave te ndryshme, apo ndarja e
puneve midis kryetarit te trupit gjykues dhe trupit gjykues ne teresi.
Veprimet e Gjykatës për jo kompetenca sipas llojeve të kompetencës?
Kur gjykata te ciles i eshte paraqitur padia, konstaton se nuk eshte kompetente , ajo me aktvendim
shpallet jokompetente dhe lenden ia dergon gjykates per te cilen mendon se eshte kompetente.Ne raste
te tilla, gjykata e dyte, pa dhene vendim lenden ia dergon gjykates me te larte qe eshte edhe e
perbashket per gjykatat ne konflikt, e pastaj kjo gjykate vendos se cila eshte gjykata kompetente.
Perjashtimi i gjyqtarit nga gjykimi?
Ne gjykim mund te ekzistojne rrethana te ndryshme te cilat mund te sjellin ne dyshim objektivitetin dhe
paanesine e gjyqtarit. Disa nga rrethanat e tilla e perjashtojne gjyqtarin ex lege nga gjykimi, kurse te
tjerat ndikojne qe me vendim te kryetarit te gjykates te behet rekuzimi i gjyqtarit. Shkaqe te perjashtimit
te gjyqtarit ne ligj jane te numruara taksativisht dhe shprehimisht. Raste tte tilla kemi p.sh. kur gjyqtari
eshte pale ose perfaqesues i pales, bashkreditor apo bashkdebitor i pales, kur eshte i gjinise se gjakut
me palen (ne vije te drejte pa kufi e ne vije te terthorte deri ne shkallen e katert, etj).
Procedura e përjashtimit të gjyqtarit?
Pala duke nënkuptuar edhe secilin bashkë-ndërgjyqës dhe vet-ndërhyrësin ka të drejtë të paraqes
kërkesë për përjashtimin e gjyqtarit kur ka mësuar se ekziston ndonjëri nga shkaqet për përjashtim.
Edhe vet gjyqtari ka për detyrë që të vlerësoj ex officio se a ekzistojnë shkaqe për përjashtimin e tij nga
një proces konkret.
Delegimi dhe ordinimi i kompetencës?
Propozimi për delegim pranohet nga gjykata e lartë nëse është e qartë se me anë të delegimit do të
lehtësohet gjykimi. Në të shumtën e rasteve propozimi për delegim do të lehtësohet gjykimi. Në të
shumtën e rasteve propozimi për delegim pranohet për arsye se në territorin e gjykatës tjetër ndodhen
dëshmitarët dhe provat e tjera. Ordinimi (forum ordinatum) bëhet kur sipas dispozitave ligjore nuk
mund të konstatohet se cila gjykatë e shtetit tonë është kompetente në pikëpamje tokësore edhe pse
me siguri çështja konkrete juridike hyn në juridiksion civil të vendit tone.
Kthimi ne gjendjen e mëparshme?
Nëse pala nuk mund të marrë pjesë në seancë ose nuk mund ta respektoj afatin për marrjen e ndonjë
veprimi në procedurë dhe për këtë e humb të drejtën e marrjes së atij veprimi, gjyqi atë palë me
propozimin e saj do ta lejojë në mënyrë plotësuese ta kryejë atë veprim (kthimin në gjendjen e
mëparshme), nëse vlerëson se ekzistojnë shkaqe të arsyeshme për mos prani. Nëse lejohet kthimi në
gjendjen e mëparshme, procedura kthehet në gjendjen që ka qenë para lëshimit dhe shfuqizohen të
gjitha vendimet që i ka marrë gjyqi për shkak të lëshimit.
Afatet kur vendoset për kthimin e gjendjes së mëparshme?
Propozimi duhet doemos të paraqitet në afat prej tetë ditësh, duke llogaritur nga dita kur ka pushuar
nevoja që e ka shkaktuar mos praninë, e nëse pala më vonë ka kuptuar për lëshimin, nga dita kur ka
kuptuar për këtë. Pas skadimit të 60 ditëve nga dita e mos pranisë nuk mund të kërkohet kthimi në
gjendjen e mëparshme
Seancat dhe Afatet?
Per kryerjen e veprimeve procedurale si te gjykates ashtu edhe te paleve, LPK parasheh seancat dhe
afatet. Afat quhet distanca kohore mbrenda se ciles duhet te kryhet nje veprim i caktuar procedural.
Afatet e caktuara nga ligji nuk mund ti ndryshojne as gjykata e as pala. Séance quhet pjesa e kohes gjate
se ciles subjektet e procesit kryejne veprime procedurale. Seancen e cakton gjykata ex oficio . Kemi
seanca te domosdoshme dhe seanca facultative.
Palet ne procedurë kontestimore?
Ne procesin kontestimor gjithmone paraqiten dy pale; paditesi dhe i padituri. Subjekti i se drejtes
(personi fizik apo juridik) e fiton cilesine e pales paditese apo te paditur me vet faktin e paraqitjes se
pdise ne gjykate. I padituri pra behet pale pa vullnetin e tij.
Zotësia për të qenë palë?
Personi fizik, zotesine per te qene pale e fiton nga momenti i lindjes, ndersa personi juridik qe nga
momenti i regjistrimit te tij ne regjistrin perkates. Personi fizik zotesine per te vepruar (zotesine
procedurale) e fiton ne moshen 18 vjecare . Pala nen moshen 18 vjece nuk e ka zotesine per te vepruar,
por kete e kryen ne emer dhe llogari te tij perfaqesuesi ligjor (prindi apo kujdestari).
Përfaqësimi ligjor dhe me prokurë?
Perfaqesuesi ligjor – jane prindi dhe kujdestari. Keta perfaqesues nuk i emeron vete pala. Autorizimet e
perfaqesuesit ligjor dalin drejtperdrejte nga ligji apo nga organi i kujdestarise. Te miturin i cili nuk eshte
nen kujdestari e perfaqesojne te dy prinderit dhe ata qe te dy ftohen ne gjykim, mirepo, perfaqesimi
konsiderohet i rregullt edhe nese ne gjykim paraqitet vetem njeri prej prinderve. Perfaqesuesi me
prokure- Pala ka te drejte qe gjykimin ta percjell personalisht apo permes perfaqesuesit te
zgjedhur.Autorizimi per perfaqesues quhet prokure. Prokura mund te jete e pergjithshme, qe d.m.th. se
perfaqesuesi autorizohet qe ti kryej te gjitha veprimet procedurale, ndersa prokura e vecante eshte ajo
ne te cilen caktohen vetem nje numer i caktuar i veprimeve.
Përfaqësimi i personave juridik?
Perfaqesuesi i personit juridik – Personat juridik marrin pjese ne qarkullimin juridik permes personave
fizik . Keta perfaqesues zakonisht caktohen me statutin e tyre dhe ata kryejne veprime procedurale ne
emere te personave juridik.
Vëllimi i autorizimit për personat avokat dhe jo avokat?
Në qoftë se pala në prokurë nuk ia ka caktuar me hollësisht autorizimet përfaqësuesit, përfaqësuesi që
nuk është avokat mundet në bazë të prokurës së tillë, t’i kryejë të gjitha veprimet procedurale, por
gjithmonë i nevojitet autorizim shprehimor për tërheqjen e padisë, për pohimin e kërkesëpadisë apo për
heqjen dorë nga ajo, për lidhjen e pajtimit gjyqësor, për heqjen dorë nga e drejta e paraqitjes së mjetit
të goditjes së vendimit, apo për tërheqjen e tij dhe për kalimin e prokurës një personi tjetër, si dhe për
paraqitjen e mjeteve të jashtëzakonshme të goditjes se vendimeve.Përfaqësuesi me prokurë i palës që
është person juridik edhe kur nuk është avokat, mund t’i kryejë të gjitha veprimet pa pasur nevoje për
autorizim shprehimor të saj.
Revokimi dhe denoncimi i prokurës?
Pala mund ta revokojë në çdo kohë prokurën, kurse përfaqësuesi mund ta denoncojë atë gjithashtu në
çdo kohë.Revokimi, respektivisht denoncimi i prokurës duhet t’i komunikohet gjykatës në të cilën
zhvillohet procedura, me shkrim ose gojarisht në procesverbal.Revokimi, respektivisht denoncimi i
prokurës vlen për palën kundërshtare që nga momenti kur t’i jete komunikuar.
A mund të zëvendësoj praktikanti avokatin?
Po avokatin mund ta zëvendësojë praktikanti që është duke punuar tek ai, por vetëm para gjykatës së
shkallës së pare dhe jo në gjykatat e shkallëve tjera.
Kërkesa për dhënien e Aktgjykimit?
Me aktgjykim gjykata vendos për themelësinë e kërkesëpadisë e cila është objekt i gjykimit. Me rastin e
vendosjes për çështjen kryesore gjykata është e lidhur më kërkesën e palëve. Ajo nuk mund të vendos
për asgjë tjetër, përveç për atë që ka kërkuar pala. Gjykata me rastin e vendosjes meritore ka për detyrë
që të vendos për të gjitha kërkesat në mënyrë të plotë.
Parashtresa?
Parashtresa nënkupton veprimin procedural me shkrim të palës drejtuar gjykatës me qëllim që të vihet
në lëvizje procesi civil. Këto veprime procedurale kryhen jashtë seancave me shkrim dhe në seancë me
gojë. Parashtresa janë: Padia,Përgjigjja në padi,Mjetet e goditjes së vendimit dhe deklaratat tjera,
Propozimet dhe njoftimet.
Elementet e Parashtresës?
Për të vepruar gjykata sipas parashtresave ato duhet të jenë të kuptueshëm dhe sidomos të përmbajnë:
- Emrin e gjykatës, Emrin dhe mbiemrin e palës (emërtimin e personit juridik), Vendbanimin apo
vendqëndrimin (selinë e personit juridik) të palëve, Emrin dhe mbiemrin si dhe vendbanimin apo
vendqëndrimin e përfaqësuesve të palëve, Objektin e kontestit, Përmbajtjen e deklaratës dhe Firmën e
parashtruesit (nënshkrimin).
Padia çka përmban?
Padia është veprimi i parë procedural me të cilën vihet në veprim procesi kontestimor.Padia pavarësisht
nga lloji i saj duhet të përmbajë: - kërkesën e caktuar në pikëpamje të çështjes kryesore dhe kërkesave
aksesore; - faktet mbi të cilat paditësi e bazon kërkesën; - provat me të cilat vërtetohen faktet e tilla; -
vlerën e kontestit; - bazën juridike dhe - të dhënat e tjera që duhet t’i ketë çdo parashtresë.
Llojet e padive?
Kemi tri lloje të padive: padi detyrimi, vërtetimi dhe ndryshimi.
Padi detyrimi - Me këtë lloj padie paditësi kërkon nga gjykata që me aktgjykim të urdhërojë të
paditurin që në dobi të paditësit të përmbushë një prestim. Detyrimi ose prestimi mund të konsistojë në
dorëzimin e një sendi, kryerjen e një pune, pagimin e një shume, etj
Padi vërtetimi.Me këtë lloj padie paditësi nga gjykata kërkon që me aktgjykim të konstatohet se
ekziston apo nuk ekziston marrëdhënia juridike civile e caktuar, e drejta subjektive e përmbajtjes së
caktuar, apo se një dokument është ose nuk është autentik.Shembull praktik: Padia e paditësit për
njohjen e atësisë është padi vërtetimi ose deklarimi pozitiv dhe e kundërta.
Padi ndryshimi. Me ketë lloj padie paditësi kërkon që me anë të vendimit gjyqësor të themelohet një
raport juridik, të ndryshohet përmbajtja e raportit ekzistues apo anulimi i tij. Shembull praktik: I
detyruari me ushqim, me padi kërkon pakësimin e detyrimit për ushqim për shkak te ndryshimit të
rrethanave; padia për zgjidhjen ose anulimin e martesës; padia për pjesëtimin e pasurisë së përbashkët
etj.
Korrigjimi ose plotësimi i parashtresës?
Gjatë shqyrtimit të parashtresës nëse gjykata vlerëson se nuk i përmban elementet e kërkuara, atëherë
gjykata me aktvendim të veçantë do ta thërras personin që e dërgon që ta korrigjojë ose ta plotësojë
parashtresën.Në raste të tilla gjykata e udhëzon palën që brenda tri ditësh ta evitojë të metën e
parashtresës duke e udhëzuar për korrigjimin dhe plotësimin.
Interesi juridik për padi?
Interesi juridik për padi. Mbrojtja gjyqësore për të drejtën subjektive është e arsyeshme dhe mund t’i
pranohet vetëm personit, interesi subjektiv i të cilit në aspektin shoqëror është i pranueshëm. Mbrojta
juridike nga gjykata duhet dhënë vetëm në ato raste në të cilat, pa intervenimin e saj, subjekti i së
drejtës nuk të mund ta realizonte interesin që i është pranuar me ligj.
Kundërpadia?
Kundërpadia është padi e të paditurit kundër paditësit e parashtruar në procesin të cilin i dyti e ka vënë
në veprim kundër të parit. Me kundërpadi i padituri në të njëjtën gjykatë dhe në të njëjtin gjykim e
parashtron kërkesëpadinë e tij të veçantë.
Llojet dhe shembujt e kundërpadive.
Ekzistojnë tri lloje të kundërpadisë dhe atë: kundërpadia konekse, kundërpadia kompensuese dhe
kundërpadia prejudiciale.
Kundërpadia konekse?
Kundërpadinë konekse i padituri mund ta paraqes në qoftë se në mes të kërkesës së përfshirë me
kundërpadi dhe asaj të përfshirë me padi nuk ka dallim në pikëpamje të bazës juridike dhe të asaj
faktike. Shembull i kundërpadisë konekse: Në qoftë se në mes të subjektit X dhe Y ekziston marrëdhënia
kontraktuese e shitblerjes së sendit. Në qoftë se subjekti X-paditësi me padi kërkon dorëzimin e sendit,
subjekti Y me kundërpadi mund të kërkojë pagesën e çmimit kontraktues
Kundërpadia kompensuese?
Këtë kundërpadi i padituri mund ta paraqes në qoftë se kërkesa e tij mund të kompensohet me
kërkesën e paditësit. Kjo kundërpadi do të ishte e lejueshme nëse në procesin kryesor kërkesat e
kundërpadisë do të mund të kompensoheshin me kërkesat e padisë.
Kundërpadia prejudiciale.
I padituri kundërpadinë prejudiciale mund ta paraqes kur të paditurit i takon e drejta që të kërkoj
konstatimin se nuk ekziston raporti juridik apo të drejtat subjektive që janë bërë kontestuese gjatë
gjykimit, e nga ekzistimi apo mos ekzistimi i tyre varet pjesërisht apo plotësisht vendimi për
kërkesëpadinë.
Ndryshimi i padisë?
Padia konsiderohet e ndryshuar, kur në të ndryshohen elementet esenciale të saj, ashtu që padia e
ndryshuar nuk është më e njëjtë me atë të parën. Elementet nga të cilat varet ndryshimi i padisë janë:
kërkesëpadia dhe ndryshimi i të paditurit.
Bashkimi i kërkesë padive dhe subjekteve në procedurë?
Bashkimi i kërkesëpadive nënkupton kur paditësi me një padi paraqet dy e ma tepër kërkesa ndaj të
paditurit.
Bashkimi kumulativ i kërkesëpadive.
Bashkimi i kërkesëpadive në mënyrë kumulative bëhet kur paditësi me një padi (në kuptimin formal) i
paraqet disa kërkesëpadi kundër të paditurit (commulatio actionum) dhe i propozon gjykatës që t’i
pranoj me një aktgjykim të gjitha përnjëherë.
Bashkimi eventual i kërkesëpadive.
Paditësi mund t’i bashkoj dy apo me tepër kërkesa që kanë lidhje midis tyre, ashtu që gjykata ta pranoj
me aktgjykim kërkesën e përmendur në padi e me pas (eventualen, ndihmësen) vetëm nëse konstaton
se është e pathemeltë kërkesa e përmendur në padi me parë.
Bashkimi alternativ i kërkesëpadive.
Bashkimi alternativ i kërkesëpadive vjen në shprehje në rastet kur paditësi me padi paraqet dy a ma
tepër kërkesa, por që përmbushja e njërës prej tyre nga ana e debitorit nënkupton se debitori e ka
përmbushur në tërësi detyrimin ndaj kreditorit
Pjesmarrja e personave të tretë në gjykim?
Zakonisht në procesin gjyqësor për zgjidhjen përfundimtare, janë të interesuar vetëm palët ndërgjyqëse
që marrin pjesë në të - paditësi dhe i padituri. Mirëpo në disa raste, edhe persona të tretë mund të jenë
të interesuar se si do të përfundojë procesi midis palëve. Kjo ndodh sidomos atëherë kur aktgjykimi i
formës së prerë e shtrin efektin e tij, jo vetëm ndaj palëve që janë pjesëmarrës të kontestit, por edhe
ndaj personave të tretë.
Roli i tyre në procedurë gjyqësore?
Sipas depozitës së nenit 271, par. 1 të LPK-së, parashihet se: ‘’Kushdo mund të ndërhyj në një proces
kontestimor që zhvillohet ndërmjet personave të tjerë, kur ka interes juridik për të mbështetur njërën
ose tjetrën palë ndërgjyqësore, me të cilën bashkohet në gjykim për ta ndihmuar atë”.
Shqyrtimi paraprak i padisë?
Si një qasje e drejtë dhe efikase e zbatimit të rregullave të procedurës nga ana e gjykatës përkitazi me
paraqitjen e padive do të ishte kontrollimi i menjëhershëm i parashtresave. Kjo qasje i ka të paktën tri
pjesë: (a) kontrollimi i menjëhershëm i padisë dhe parashtresave për të parë nëse janë respektuar
rregullat e procedurës; (b) nxjerrja e menjëhershme e aktvendimeve gjyqësore (duke përdorur format
apo formularët sipas nevojës) me të cilët nga paditësi kërkohet që ta korrigjojë padinë brenda afatit të
paraparë me ligj; dhe (c) ndërmarrjen e menjëhershëm të veprimeve procedurale , duke përfshirë këtu
hedhjen poshtë të padisë apo ta konsiderojë atë si të tërhequr, nëse paditësi nuk e zbaton urdhrin.
Përgjegjje në padi?
Kur pas shqyrtimit paraprak të padisë gjyqtari i çështjes vlerëson se padia është e rregullt dhe e plotë,
atëherë me aktvendim, padinë së bashku me shkresat e lëndës, do t’ia dërgoj të paditurit për përgjigje
në padi brenda 15 ditësh nga dita kur padia është paraqitur në gjykatë.
Mbrojtja e paditësit nga padia?
Mbrojta e të paditurit nga padia. Mënyra se si palët ndërgjyqësore zgjedhin që të përfaqësohen
interesat e tyre në gjykatë është diskrecion i plotë i tyre. Në këtë kontekst mund të konkludohet se
mbrojtja e të paditurit nga padia është një e drejtë e të paditurit. Pavarësisht nga zgjedhja që e bën i
padituri, sa i përket mënyrës se si zgjedh ai që të mbrohet nga padia, është me rëndësi të theksohet së
gjykatat në çdo proces gjyqësor duhet t’i ofrojnë mundësinë e plotë që ai të mbrohet nga padia.
Mjetet Procedurale?
Mjetet e të paditurit për t’u mbrojtur nga padia janë mjete të natyrës proceduralo- juridike dhe
materialo-juridike.
Mbrojtja me anë të mjeteve proceduralo-juridike. I padituri mbrohet me anë të mjeteve procedurale
duke parashtruar fakte për të cilat gjykata kujdeset sipas detyrës zyrtare, kështu bën përpjekje që ta
bind gjykatën se eksitojnë pengesa procedurale për zhvillimin e mëtejshëm të gjykimit.
Mbrojtja me anë të mjeteve materialo-juridike. I padituri mund të mbrohet nga padia përmes mjeteve
materialo-juridike dhe atë duke kontestuar faktet në të cilat bazohet kërkesëpadia, bazën juridike të
kërkesëpadisë, duke parashtruar prapësime materialo juridike dhe duke paraqitur kundërkërkesa.

JU PERSHENDET MALI ♥

You might also like