You are on page 1of 13

Konflikti Administrativ

Prof.Dr.Mirlinda Batalli
Çka është Konflikti Administrativ?
• Konflikti Administrativ është kontest mbi
ligjshmërinë e aktit administrativ i krijuar në
mes të palëve dhe organit kompetent pas
përfundimit të procesit administrativ
• Parimisht, është konflikt ndërmjet individëve
dhe Organit të Administratës.
• Ligji i aplikueshem – Ligji për Konfliktet
Administrative, Ligji Nr. 03/L-202.
Sistemet Juridike për zgjidhjen e Konflikteve Administrative

• 1. Sistemi i klauzolës së përgjithshme;


• 2. Sistemi i numrimit;
• 1.1. Konflikti administrativ mund të fillohet dhe të
zhvillohet kundër të gjitha akteve administrative
të nxjerra në P.A
• 2.1. Konflikti Administrativ nuk është i lejueshëm
kundër akteve administrative të nxjerrura në
grupe të caktuara të çështjeve administrative të
parapara me ligj (p.sh: shtetësia, leja për bartjen
e armës etj.)
Llojet e Konflikteve Administrative
• 1. Konflikti Administrativ objektiv dhe subjektiv;
• 2. Konflikti Administrativ mbi anulimin
(ligjshmërinë) e aktit administrativ dhe;
• 3. Konflikti Administrativ I juridiksionit të plotë;
• 1.1. Objektiv- sigurohet mbrojtja e rendit dhe
ligjshmërisë objektive (prokurori publik)
• 1.2. Subjektiv – sigurohet mbrojtja dhe realizimi I
të drejtave subjektive të individit apo personit
juridik të caktuar;
Vazhdim

• 2. Konflikti Administrativ mbi anulimin


(ligjshmërinë) e aktit administrativ;
• 2.1. Gjykata shqyrton vetëm ligjshmërinë e aktit
administrativ (a është nxjerrë akti administrativ
në përputhje me ligjin)
• 3. Konflikti Administrativ i juridiksionit të plotë;
• 3.1. Gjykata nuk kufizohet vetëm në vlerësimin e
ligjshmërisë së aktit administrativ, por ka
autorizime edhe të vendosë në çështjen
konkrete administrative.
Kompetenca
• Departamenti për Çështje Administrative i Gjykatës
Themelore në Prishtinë;
• Të gjitha çështjet në Departamentin për Çështje
Administrative të Gjykatës Themelore gjykohen nga një (1)
gjyqtar profesionist, përpos nëse me ligj nuk parashihet
ndryshe.
• Departamenti për Çështje Administrative i Gjykatës së
Apelit;
• Të gjitha çështjet/lendet në Departamentin për Çështje
Administrative të Gjykatës së Apelit gjykohen nga një kolegj
prej tre (3) gjyqtarëve.
• Gjykata Supreme - kërkesën për mjetet e jashtëzakonshme
juridike kundër vendimeve të formës së prerë të gjykatave të
Republikës së Kosovës,
Palët në Konfliktin Administrativ
• 1. Paditësi;
• 2. Ana (pala) e paditur, dhe;
• 3. Personi i interesuar.
• 1.1. Ai i cili konsideron se me aktin administrativ i është shkelur
ndonjë e drejtë ose interes i drejtpërdrejt i bazuar në ligj.
• 2.1. Organi i administratës i cili në ushtrimin e autorizimeve
publike e ka nxjerrë aktin administrativ dhe në procedurën
administrative e ka vendosur çështjen kontestuese
administrative;
• 3.1. Personi, të cilit anulimi i aktit administrativ do ti
shkaktonte dëm direkt.
Parimet , Neni 4-8 - Ligji Nr. 03/L-202

• Parimi i ligjshmërisë;
• Parimi i deklarimit të palës;
• Parimi i shqyrtimit verbal;
• Parimi i efikasitetit;
• Parimi i ndihmës së palës së painformuar.
Inicimi i Konfliktit Administrativ – Neni 26 i
Ligjit Nr. 03/L-202 për Konfliktet Administrative
• 1. Konflikti administrativ fillohet me padi
• 2. Me padi mund të kërkohet:
• 2.1. anulimi ose shpallja e pavlefshme e aktit
kontestues;
• 2.2. nxjerrja e aktit administrativ, i cili nuk është
nxjerrë në afatin e parashikuar; dhe
• 2.3. kthimi i sendeve të marrura dhe kompensimi i
dëmit i shkaktuar me ekzekutimin e aktit
• administrativ të kontestuar.
Vazhdim - Neni 27 i LKA-së
• Padia paraqitet brenda tridhjetë (30) ditësh, që nga
data e dorëzimit të aktit administrativ përfundimtar
palës.
• Ky afat aplikohet edhe për organin e autorizuar për
paraqitjen e padisë, nëse i është dorëzuar akti
administrativ.
• Nëse akti administrativ nuk i është dorëzuar, mund të
paraqesë padinë brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh
nga data e dorëzimit të aktit administrativ palës, në
favor të së cilës është nxjerrë akti.
Konflikti Administrativ në rastet e heshtjes së Administratës
– Neni 29 i LKA-së

• Nëse organi i shkallës së dytë nuk e ka nxjerrë


vendimin brenda tridhjetë (30) ditësh ose në
një afat më të shkurtër të caktuar me dispozita
të veçanta rreth ankimit të palës kundër
vendimit të organit të shkallës së parë, ndërsa
nuk e nxjerr as në afatin e mëtejmë prej shtatë
(7) ditësh me kërkesë të përsëritur, pala mund
të fillojë konfliktin administrativ sikur t’i është
refuzuar ankesa.
Mjetet Juridike në Konfliktin Administrativ
• 1. Mjetet e rregullta juridike;
• 1.1. Ankesa si mjet i veçantë juridik (ana e paditur, paditësi dhe personi i interesuar);
• 1.2. Ankesa paraqitet në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh, që nga dita e pranimit të vendimit të
gjykatës. (neni 49 e LKA-së)
• 2. Mjetet e jashtëzakonshme juridike;
• 2.1. Kërkesa për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor (mund ta ushtroj pala për shkak të
shkeljes së dispozitave materiale dhe procedurale tek Gjykata Supreme)
• 2.1.2. Kërkesa për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor i dërgohet gjykatës brenda
tridhjetë (30) ditësh nga data e pranimit të vendimit kundër të cilit pala paraqet kërkesën. (neni 50.1 i
LKA-së)
• 2.2. Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë (ushtrohet nga prokurori publik tek Gjykata Supreme).
• 2.2.1. Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë paraqitet brenda nëntëdhjetë (90) ditëve nga data kur u
është dërguar palëve vendimi, kundër të cilit paraqitet kërkesa. (neni 50.2 i LKA-së)
• 2.3. Rishikimi – Përsëritja e Procedurës së Konfliktit Administrativ (neni 55 i LKA-së)
• 2.3.1. Nëse pala mëson fakte të reja dhe mund të kërkohet jo më vonë se brenda tridhjetë (30) ditësh
nga data kur pala të ketë mësuar për shkakun e rishikimit.
• 2.3.2. Pasi të kenë kaluar tre (3) vjet nga data kur vendimi të ketë marrë formën e prerë, rishikimi nuk
mund të kërkohet.
Vendosja e Gjykatës për Konfliktin
Administrativ
• 1. Gjykata vendos për konfliktin administrativ
me aktgjykim.
• 2. Me aktgjykim, padia aprovohet ose
refuzohet si e pabazuar.
• 3. Nëse padia aprovohet, gjykata anulon aktin
administrativ të kontestuar.

You might also like