You are on page 1of 9

1. Cka eshte perjashtimi ne proced. Administrative dhe cilat jane dy format e perjashtimit?

Perjashtimi ne proced. Administrative eshte mundesia e perjashtimit te personit zyrtar I cili


vendos ne proced. administrative per shkak te rrethanave qe vendosin objektivitetin e tij ne
dyshim, qofte te rrethanave te caktuara qe kane te bejne me raportin e personit zyrtar dhe pales
si dhe pjesmarresve tjere ne proc, qofte per shkak te lidhjes juridike midis personit zyrtar dhe
ceshtjes per te cilen vendoset ne procedure.

Ligji parasheh dy lloje te te perjashtimit:


-Perjashtimi I detyruar- ndodhe ne ato raste kur personi zyrtar eshte vet pale ne procedure
admin, kur eshte me palen ne vije te drejt te gjakut deri ne pa kufi, ne vije te terthorte deri ne
shkalle te katert dhe ne vije te krushqis deri ne shkallen e dyte,si shkak tjeter eshte edhe kur I
njejti zyrtar ka marr vendim ne shkallen e pare, kur kemi te bejme me raportin e kujdestaris ne
mes te paleve ne procedure apo raporti I adoptimit. Ne te gjitha keto raste zyrtari I
administrates eshte I obliguar menjeher ta njoftoj eprorin e tij me qellim qe te behet pezullimi I
procedures deri sa te caktohet nje zyrtar I ri. Po qe se neglizhohet nje gje e till ateher vendimi do
te jete I pavlefshem pasi jane shkelur parimet kryesore. Edhe palet mund te inicojne procedure
e perjashtimit te zyrtarit.
-Shkaqet fakultative zakonisht mund te jene te nderlidhura me raportet jo shum te mira qe
ekzistojne ne mes zyrtarit te admin dhe pales tjeter. Mund te ndodh qe keto pale para disa
viteve kan pasur ndonje konflikt mes vete, ndonje mos pajtueshmeri, dhe cdo here ekziston nje
skepticizem I pales se ai zyrtar nuk do te jete objektiv ne vendosjen e ceshtjes andaj pala ka te
drejte qe te parashtroj kerkes per perjashtimin e personit zyrtar nga procedura. Pershkak qe nuk
parashihet me ligj kete e vendos eprori I administrates duke u nisur nga fakti se cfare ndikimi do
te kete ai raport jo I mire ne mes te pales dhe personit zyrtar ne vendosjen e ceshtjes
administrative.

2. Cka quajm substitucion te kompetences?

Substitucion te kompetences nenkuptojme marrjen e autorizimeve nga organi me I ulet dhe


bartjen e tyre tek organi me I lart . Psh. Nese kryetari I komunes ia ka deleguar disa autorizime
drejtorit per urbanizem dhe ai ato autorizime nuk I ka ushtruar me mirbesim , ateher kryetari ia
merr serish kompetencat e deleguara dhe kjo quhet substitucion I kompetencave.

3. Cka quajme kompetenc administrative?

Kompetenc administrative quajme te gjitha te drejtat dhe obligimet e nje organi te


administrates per te vendosur nje ceshtje te caktuar administrative.

Kemi dy forma te kompetencave:


-Territoriale : Jane te drejtat dhe obligimet e nje organi per te vendosur nje ceshtje te caktuar
brenda territorit te caktuar ne te cilin ai organ ushtron veprimtarin e tij.
-Lendore: (apo reale) Jane te drejtat dhe obligimet e nje organi te administrates per te vendosur
nje ceshtje te caktuar ne baze te natyres se ceshtjes –lendes se procedures admin.
Ekziston edhe nje nenkompetenc ne kuader te kompetences lendore qe eshte kompetenca
funksionale ku ne menyre specifike percaktohen funksionet e nje admin. psh. Per paisjen e lejes
se ndertimit ten je shtepie ne baze te kompetences funksionale, organi kompetent eshte
drejtoria e urbanizimit dhe planifikimit hapsinor.

4. Cka nenkuptojme me delegim te kompetences?

Me delegim te kompetences nenkuptojm bartjen e autorizimeve dhe puneve prej nje organi te
larte admin. tek nje organ me I ulet admin.

5. Sa lloje te procedures admin kemi?

Procedura admin. eshte tersi rregullash me te cilat rregullohet veprimi I organeve te


admin,organeve tjera shtetrore dhe organizatatve qe ushtrojne veprimtari publike, kur ne
ceshtje admin, drejtperdrejt duke zbatuar dispozitat , vendosin mbi te drejtat dhe detyrimet e
individeve , te personave juridik dhe paleve tjera.

Kemi dy lloje te procedures admin:

Procedura e pergjithshme administrative: permban rregulla me te cilat ne teresi rregullohet


veprimi I numrit me te madh te organeve shtetrore dhe te organizatave gjate vendosjes se
ceshtjeve administrative. Zbatohet ligji I pergjithshem I procedures administrative LPA dhe ligji I
RSFJ-se I cili nuk eshte I shfuqizuar ne teresi (dy ligje ne fuqi ne menyre paralele) per te mbushur
zbraztirat juridike te cilat gjenden ne ligjin e Procedures Admin te vitit 2006. Ne vitin 2016 eshte
miratuar ligji I ri I cili hyn ne fuqi me 1 Qershor 2017.

Procedura e vecante administrative: eshte ajo procedure ne te cilen zbatohen rregulla te


vecanta per nje ceshtje te vecant.

6. Fazat e zhvillimit te procedures Admin.?

-Faza e inicimit dhe fillimit te procedures administrative


Gjithmone duhet te bejme dallimin midis inicimit dhe fillimit te procedures administrative.
Inicimin mund ta beje pala si dhe vet organi I administrates , nderkaq veprimet per fillimin e
procedures administrative mund ti ndermerr vetem organi I administrates.
Kemi dy lloje te inicimit :
Ex officio- sipas detyres zyrtare organi I administrates e inicion procedure ne kete menyre kur
pala eshte e obliguar te permbush nje detyrim ndaj organit te administrates. Kur iniciohet ex
officio ka per qellim mbrojtjen e interesit te pergjithshem.
Inicimi nga pala- Ne cilesine e personit fizik apo juridik permes nje parashtrese , pala paraqet
iniciativen per procedure ne qofte se mendon qe duhet ti njihet nje e drejte permes nje vendimi
admin.

-Faza e shqyrtimit te ceshtjes-


Procedura per shqyrtimin e ceshtjes administrative mund te jete:
-Procedure e shkurter e shqyrtmit : Nenkupton ato procedura te cilat zhvillohen mbrenda nje
periudhe te shkurter kohore. Nje organ administrative mund te zhvilloj procedure e shkurter te
ne ato rrethana kur : pala ofron prova te mjaftueshme per te vertetuar gjendjen faktike, vet
organi I administrates disponon me prova te mjaftueshme ,provat me te cilat disponon organi I
administrates nuk jane plotesisht te besueshme mirepo ne anen tjeter ekziston bindja e
fuqishme e personit zyrtar qe vendimi do te jete pozitiv per palen. Organi I administrates nuk
mund te zhvilloj procedure te shkurter administrative ne qoft se e di se do te nxjerr vendim
negative per palen.
Ketu mund te shkelen disa parime: Parimi I degjimit te paleve,parimi I se vertetes material,
parimi I cmuarjes se lire te provave. Kjo procedure zhvillohet brenda afatit prej 30 dite.

-Procedure e vecant e shqyrtimit- ne kete procedure te vecant te shqyrtimit,organi I


administrates nuk mund te bazohet vetem ne provat te cilat I ofron pala por duhet te ofroj edhe
prova shtese me qellim qe te vertetohet gjendja faktike e ceshtjes. Ne kete procedure mbahet
edhe séance verbale e cila mund te jete :

-Fakultative- kur zyrtari I administrates sipas bindjes se lire ka ne diskrecion te vendos se a


duhet te caktohet nje séance verbale per shqyrtimin e ceshtjes.
-Obligative- eshte ne ato raste kur zyrtari I cili e zhvillon procedure administrative eshte I
obliguar qe brenda afatit prej 8 ditesh te beje thirrjen apo njoftimin e pales lidhur me mbajtjen e
séances verbale.Behet shiqimi I vendit te ngjarjes si dhe degjimi I deshmitareve dhe eksperteve.
Kohe zgjatja e kesaj procedure parashihet me ligj maksimum deri ne 3 muaj , nese mbrenda
ketij afati administrata nuk arrin ta perfundoj proceduren ka per detyrim ta njoftoj palen per
shkaqet mbrenda afatit prej 10 diteve dhe nese edhe pas ketij afati organi I administrates nuk
ndermerr ndonje veprim themi se kemi te bejme me heshtjen e administrates.
Heshtja administrative me ligjin I cili eshte ende ne fuqi nenkupton qe kerkesa e pales eshte
refuzuar dhe pala ka te drejte ankese ne shkall te dyte. Mirpo me hyrjen ne fuqi te ligjit te ri me
1 Qershor organi I administrates po qe nuk ndermerr ndonje veprim deri ne afatin 45 dite lidhur
me kerkesen e pales ateher automatikisht pas ketij afati kerkesa e pales aprovohet.

-Faza e shqyrtimit te provave- Eshte faza me e rendesishme e procedures administrative –


realizimi I cdo parimi . Qellimi kryesor I kesa faze eshte shqyrtimi I provave te paraqitura lidhur
me ceshtjen ne procedure administrative dhe vertetimi I gjendjes faktike.
Vet pala qe eshte ne procedure administrative obligohet qe te paraqes provas mirepo ne anen
tjeter kjo barr I takon edhe vet organit te administrates, I cili obligohet qe te mbledh prova te
cilat jane te disponueshme per te vertetuar gjendjen faktike. Zyrtari i cili e zhvillon proceduren
administrative nuk eshte I obliguar qe te vertetoj qdo fakt , andaj edhe kemi dy lloje te fakteve:
Faktet te cilat nuk duhet te vertetohen :
a. Faktet notorne (apo faktet e njohura boterisht) konsiderohen te gjitha ato fakte te cilat jane
te njohura per pjesen me te madhe te populates madhore ten je vendi
b.Faktet jo relevante – jane fakte jo te kontestueshme –nuk jane te lidhura me ceshtjen per te
cilen zhvillohet ceshtja administrative.
c.Prezumimet ligjore – jane gjendje faktike qe merret si e qene deri sa te mos vertetohet e
kunderta. Ndahen ne prezumime te rrezueshme ( mund te vertetohet e kunderta) dhe te pa
rrezueshme (nuk mund te vertetohet e kunderta).

Faktet te cilat duhet te vertetohen:


a. Faktet relevante – jane ato fakte te cilat jane te nderlidhura drejtperdrejt me qeshtjen per te
cilen zhvillohet procedura administrative.
b. Faktet e kontestueshme- jane faktet te cilat cdo here duhet te vertetohen sepse ne te
kunderten nuk mund te nxjerret nje vendim I ligjshem.

-Faza e vendimarrjes
-Faza ankimore
-Faza e ekzektutimit (permbarimit)

7. Parimet e vecanta te procedures admin.?

Parimi inkuizitor dhe I disponibilitetit, parimi I maksimes oficiele dhe maksimes private, parimi
verbal dhe I shkruar , parimi I publicitetit.

Parimi I maksimes private mund ta inicoj pala dhe maksimes oficiele ashtu edhe administrata-
Parimi inkuizitor dhe disponibilitetit – ka te bej me ate se cila pale k ate drejte te paraqes
prova. (inkuizitor organi I administrates I disponibilitetit vetem pala)
Parimi verbal dhe I shkruar- procedura administrative mund te zhvillohet ne menyre verbale
apo edhe te shkruar. Mirepo edhe pse eshte menyre verbale prap se prap paraqiten edhe
deklaratat me shkrim.
Parimi I pblicitetit- nenkupton qe procedura administrative eshte e hapur per publikun. Publiku
mund te perjashtohet ne rastet e parashkruara me ligj psh tek procedurat e adoptimit,
kujdestaris procedurat e ndishme .
8. Rekuizicioni I kompetences- nenkuptojme delegimin e autorizimeve nga organi me I larte te ai
me I ulet per te ndermarr disa veprime te caktuara ndersa vendimi I takon organit me te larte te
administrates.

9. Si mund te inicohet procedura admin?


Mund te inicohet nga pala po ashtu edhe ex officio (sipas detyres zyrtare).

10. Si realizohet komunikimi me administraten?


Ne proceduren administrative paraqiten dy forma kryesore te komunikimit:

a. Komunikimi ne mes te pales dhe administrates – realizohet permes parashtresave per te cilat
themi se jane emrtim I perbashket I cdo forme te komunikimit ne mes te pales dhe
administrates. Psh parashtres eshte: Kerkesa e pales ,kundershtmi I pales, ankesa e pales etj.

b.Organi I admin komunikon me palen permes shkresave zyrtare. Ne kuader te shkresave


zyrtare bejne pjese: vendimet,perfundimet,thirrjet qe behen pales, njoftimet etj.

11. Cili eshte legjislacioni ne fuqi qe rregullon proceduren administrative dhe cilat jane
karakteristikat?
Eshte ligji I procedures administrative LPA I vitit 2006 si dhe ligji I ish RSFJ-se. Keto dy ligje ne
menyre paralele zbatohen . Ligji I ish RSFJ-se nuk eshte shfuqizuar ne teresi per arsye sepse ligji I
procedures admin. ka shum zbraztira juridike.

12. Cilat fakte duhet te vertetohen ne proc admin?


Faktet relevante dhe faktet e kontestueshme.
13. Cilat fakte nuk duhet te vertetohen?
Faktet notore,jo relevante dhe prezumimet ligjore.
14. Cka jane parimet procedural dhe si ndahen?
Parimet jane rregulla apo udhezime procedurale qe duhen te zbatohen nga subjektet e proc per
tu nxjerr nje vendim apo akt I ligjshem administrative. Dallohen:
Parimet themelore: Parimi I ligjshmerise,parimi Ise vertetes material , parimi I degjimit te
pales,parimi I efikasitetit,parimi I cmuarjes se lire te provave, parimi I mevetesise I organit per te
vendosur ne proc admin, parimi I dyshkallshmerise , parimi I paapelueshmerise se vendimeve ne
proceduren admin,parimi ekonomizimit, parimi I pales se pa informuar, parimi I perdorimit te
gjuhes se vet ne proc.

15. Cka quajm afat absolut dhe afat relative?


Afatet absolute jane afate tek te cilat ne menyre precise eshte caktuar momenti , termini I
fundit sipas kalendarit se kur duhet te kryhet nje veprim ne proceduren admin.
Afatet relative- jane afate te cilat caktohenme ane ten je fakti nga lindja e te cilit varet fillimi ose
mbyllja e tij.

16. Cka ndodh me palen nes e humb nje afat objektiv dhe subjektiv>
Nese pala e humb nje afat pershkat te ndonje rrethane subjektive k ate drejte beje propozimin
per rikthimin ne gjendjen e me parshme brenda afatit subjektiv prej 10 diteve,dhe afatit objektiv
mbrenda 1 viti.

Sistemi francez- sipas ketij sistemi pala qe ka humbur afatin mjafton qene propozimin e saj te
potencojqe ka humbur nje afat procedural per nje rrethane objective apo subjective dhe nuk ka
nevoje qe ne menyre specifike te arsyetohet per humbjen e afatit.

Sistemi austriak- eshte system me rigoroz sepse pala ne propozimin e saj perveq se duhet te
potencoj qe ka humbur nje afat procedural duhet edhe ta arsyetoj afatin ne menyre specifike si
dhe te ofroj prova qe vertetojne gjendjen faktike.

17. Afati prekluziv dhe instruktiv?


Prekluziv kur obligimi per respektim bie tek pala. Personi fizik apo juridik qe na paraqitet si pale
obligohet te respektoj nje afat te caktuar qe na paraqitet ne procedure.
Instruktiv kur obligimi bie mbi organin e administrates. Afati te cilin e ka nje organ I
administrates per te cilen vendose nje ceshtje admin.

18. Cka quajme konflikt per kompetence dhe cilat lloje kemi?
Konflikt per kompetenc kemi ateher kur dy apo me shum organe e shohin veten si kompetente
ose jo kompetente per zgjidhjen e qeshtjes se caktuar.
Kemi dy lloje :
Pozitiv- kur dy apo me shum organe e shohin veten si kompetente
Negativ- kur asnje organ nuk e sheh veten si kompetent per zgjidhjen e qeshtjes se caktuar.

19. Subdelegimi I kompetences?


Nenkuptojme kur kompetencat e deleguara nga organet me te larta ne ato me te uleta
nendelegohen perseri. Kjo gje nuk eshte e lejuar me ligj.

20. Cilat jane shpenzimet e vecanta ne proc admin?


Jane te lidhura drejtperdrejt vetem me nje ceshtje te caktuar per te cilen zhvillohet proc
admin.Psh shpenzimet e angazhimit te eksperteve apo deshmitareve etj.
Dispozitivi ne vendim percakton se kush do ti mbuloj shpenzimet e procedures , nese nuk e cek
se kush do ti mbuloj shoenzimet ateher organi I admin obligohet te precizoj se lidhur me
shpenzimet procedural do te nxjerret nje konkluzion apo perfundim I vecante.

21. Cilat ndryshime mund te paraqiten prej fillimit te proc e deri ne marrjen e vendimit?
22. Si mund te heq dore pala nga procedura?
Ne menyre shprehimore-qoft ne te shkruar apo verbale
Ne menyre te heshtur-kur pala eshte passive nuk nderrmerr veprime te caktuara.
23. Cka quajme ceshtje prejudicale (paraprake)?
Qeshtja paraprake eshte nje qeshtje tjeter e pazgjidhur qe ne paraqitet ne momentin e fillimit te
procedures administrative e cila duhet te zgjidhet nga nje organ tjeter. Ne momentin kur
paraqitet kjo qeshtje duhet menjeher te nderpritet procedura e filluar administrative deri ne
momentin e zgjidhjes se ceshtjes paraprake.

24. Cfare kategorie e pjesmarresve mund te marrin pjese ne proc administrative?

a.Pjesmarresit kryesore – qe jane vet organi I administrates si dhe personi fizik apo personi
juridik ne cilesin e pales

b.Pjesmarresit e tjere –ne rend te pare na paraqiten deshmitaret, ekspertet, interpretet etj.
Mund te paraqiten si mjet provues per vertetimin e gjendjes faktike.

c.Pjesmarresit e vecante –prokurori I shtetit dhe avokati public,nuk paraqiten si pale mirpo
mbrojne interest e pergjithshme.
Dallimi midis avokatit public dhe avokatit te popullit eshte se avokati public gjithmon I
pranishem ne procedure kurdoher qe shteti na paraqitet si pale ndersa avokati I popullit
eshte themeluar per mbrojtjen e personave fizik nga shkelja e te drejtave dhe lirive
themelore te njeriut.

d.Pjesmarresit e rastit- familjaret, miqt , te afermit etj.

25. Cilat kushte duhet te plotesoj nje subjekt qe te jete pjesmarres ne proc admin?
3 kushte:
-Zotesia juridike- nenkuptojme aftesin e personit qe te jete bartes I te drejtave dhe detyrimeve
e cila zotesi fitohet me lindje.
-Zotesia e veprimit-eshte zotesia per te lidhur pune juridike , fitohet me arritjen e moshes 18
vjeqare mirepo ka edhe raste qe arrihet edhe me heret me emancipim ne moshen 16 vjeqare.
-Legjitimacioni I pales- nenkuptojme lidhjen kauzale qe ekziston ne mes te pales dhe ceshtjes
per te cilen zhvillohet procedura.
Legjitimaccion aktiv – kur proceduren e inicon pala
Legjitimacion pasiv- kur proced. e inicion admin.

26. Perfaqesimi dhe llojet e perfaqesimit?


Perfaqesues e quajme ate subjekt qe ndermerr veprime ne emer dhe ne llogari te pales.

-Perfaqesim ligjor-kur I mituri perfaqesohet nga prindi, kujdestari gjithashtu vlen edhe per
personat madhor qe ju eshte marr zotesia e veprimit apo edhe qe nuk e kan fituar ate me
arritjen e moshes madhore per shkak te cregullimeve psiqike.
-Perfaqesuesi I perbashket- persona me interesa te perbashket inicojne nje procedure
administrative dhe ata ne kete procedure I perfaqeson perfaqesuesi I tyre I perbashket qe
mbron interest e personave ne fjale.
-Perfaqesuesi I perkohshem- eshte ai perfaqesues I cili ndermerr veprime ne emer dhe llogari te
pales perkohesisht , per arsye te mos paraqitjes se pales ne procedure , e procedura duhet te
zhvillohet per shkak se shtyrja e saj mund te shkaktonte deme te pariparueshme te individte ne
njeren ane dhe interesit te pergjithshem ne anen tjeter.
-Perfaqesuesi I autorizuar apo me prokure-
Pala k ate drejte ti jep autorizime nje personi tjeter I cili do te ndermerr veprime ne emer dhe
llogari te pales . Kemi dy lloje te autorizimeve : I pergjithshem kur perfshihen me shum se nje
veprim dhe specifik apo special kur specifikohen veprimet e perfaqesuesit.

27. Kush mund te jete deshmitar ne proced dhe cilat jane te drejtat dhe detyrat e tyre?
Deshmitare quajme nje person fizik apo juridik I cili eshte I painteresuar ne qeshtjen
administrative dhe I cili ka qene ne gjendje qe permes shqisave te tija te vezhgoj nje rrethane
apo ngjarje te caktuar .
Obligimet:
-T’I pergjigjet thirrjes se administrates- kur deshmitarit ti dorezohet thirrja eshte I obliguar qe te
I pergjigjet thirrjes se administrates perveq me perjashtime te caktuara kur ai e arsyeton
pamundesin e pjesmarrjes se tij ne séance.
-Te deshmoje te verteten – dhenia e deshmise se rrejshme konsiderohet si veper penale

-Te drejtat e deshmitarit-


-Ne disa raste k ate drejte te mos deshmoj – deshmitar I priviligjuar.
-Te konpenzohen per dhenien e deshmise sa I perket shpenzimeve te transportit, te akomodimit
dhe meditjes ditore.
28. Cila eshte rendesia e shiqimit te vendit te ngjarjes?

29. Parimi I se vertetes materiale

You might also like