You are on page 1of 13

TEST – Qershor 2021

1. Shkruani per parimet (maksimen) oficiale dhe private te procedures administrative


2. Ku ekziston dallimi ne mes te procedures administrative dhe procedurave te tjera?
3. Shkruani per ndarjen e vendimeve sipas efektit juridik te cilin e prodhojne.
4. Shkruani per konfliktin administativ subjektiv dhe objektiv
1. Parimi privat - Çdo qytetar i cili mendon se mund të realizoj një të drejtë, përmes shqyrtimit të
një çështje administrative nga ana e administratës ka të drejtë që ta inicojë procedurën
administrative.
Parimi ex-officio (zyrtar) - mund ta inicojë edhe vet organi para të cilit zhvillohet procedura
administrative do të thotë vetë organi shtetëror në ato raste kur qytetari ka një obligim që duhet ta
përmbush ndaj administratës në veçanti apo ndaj shetit në përgjithësi dhe në rastin e tillë themi se
inicohet procedura ex-officio.

2. Dallimet në mes procedurës administrative dhe procedurave te tjera, si dallime esenciale


konsiderohen:
- Legjislacioni në përgjithësi që është ne fuqi;
- Organet e para të cilave zhvillohen këto procedura;
- Palët në procedure;
- Çështjet për të cilat zhvillohet procedura (objekti);
- Sanksionet;
- Raporti në mes të palëve (marrëdhëniet juridike që krijohet mes palëve).

3. Akt përfundimtar të administratës - eshte ai akt te cilin e ka nxjerrur organi i shkalles se dyte I
administratës ndaj të cilit pala nuk ka të drejtë të ushtrojë ankesë por ka të drejtë te inicioje
(fillojë) konfliktin administrative.
Akt i plotfuqishëm - është ai vendim ndaj të cilit pala as nuk ka të drejtë të ushtrojë ankesë as
nuk ka të drejtë të hap konfliktin administrative por pala ka të drejtë t’i përdor mjetet e
jashtzakonshme juridike. Në momentin kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm, automatikisht vendimi
bëhet i ekzekutueshëm.
Aktet e ekzekutueshme - një vendim bëhet i ekzekutueshëm kur kalon afati për ankesë ndaj një
vendimi /pala ka ushtruar ankesë por ankesa është refuzuar dhe poashtu vendimi bëhet i
ekzekutueshëm edhe në ato raste kur pala nuk ka pasur të drejtë të ushtroj ankesë.

4. Konflikti objektiv - Qëllimi kryesor është mbrojtja e të drejtave objektive apo mbrojtja e
interesave të përgjithshme shoqërore.
- Ne si qytetar nuk kemi të drejtë ta inicojme konfliktin objektiv, por këtë konflikt mund ta
inicojnë vetëm organet shtetërore ose kompetente të cilat mbrojnë interesin e përgjithshëm p.sh.
prokurori i shtetit, avokati i popullit.
Konflikti subjektiv - Qëllimi është mbrojtja e të drejtave subjektive apo individuale.
- Konflikti subjektiv mund ta inicojë çdo qytetar i cili konsideron se me një vendim i është
shkelur ndonjë e drejtë apo interesi i drejtpërdrejtë i vazhduar në ligj.
TEST – Qershor 2021
1. Shkruani per proceduren e shkurter te shqyrtimit.
2. Shkruani per fillimin e proedures administrative.
3. Shkruani se kur beht nje akt/vendim administrative I ekzekutueshem.
4. Shkruani se cfare karakteristika duhet te plotesoj akti administativ per te qene object I
konfliktit administativ.
1. Procedura e shkurtër e shqyrtimit është përjashtim dhe vie në shprehje vetëm nëse shtrohen
disa kritere të caktuara ndërkaq si rregull na paraqitet procedura e veçantë e shqyrtimit. Gjatë
zhvillimit të procedurës administrative kur të nxirret një vendim i ligjshëm dhe I drejtë, organi që
e zhvillon procedurën është i obliguar që të bëj vërtetimin e të gjtha fakteve. Mirëpo në disa raste
procedura që zhvillohet para një organi mund të jetë procedurë e shkurtër kur nuk është e
domosdoshme që të administrohet të gjitha mjetet e proves, në këtë rast procedura zhvillohet
brenda një periudhe të shkurtër kohore në krahasim me procedurën e veçantë të shqyrtimit.

2. Procedura administrative fillon sipas kërkesës të palës apo sipas detyrës zyrtare nga organi
publik. Procedura administrative vlerësohet të ketë filluar me kryerjen e çfarëdo veprimi
procedural nga organi publik në rastin e një procedure të filluar sipas detyrës zyrtare apo me
parashtrimin e kërkesës nga pala, në rastin e një procedure të filluar sipas kërkesës.
Fillimi i një procedure administrative sipas detyrës zyrtare është në diskrecionin e ligjshëm të
organit publik, përpos në rastet kur:
3.1. ligji parasheh shprehimisht detyrimin për të filluar një procedurë;
3.2. organi publik vihet në dijeni të fakteve që kërkojnë fillimin e procedurës në mënyrë që të
mbrohet interesi public

3. Aktet e ekzekutueshme - një vendim bëhet i ekzekutueshëm kur kalon afati për ankesë ndaj një
vendimi /pala ka ushtruar ankesë por ankesa është refuzuar dhe poashtu vendimi bëhet i
ekzekutueshëm edhe në ato raste kur pala nuk ka pasur të drejtë të ushtroj ankesë.

4. Akti administrativ duhet të jetë akt i nxjerrë nga personi i autorizuar, do me thënë të jetë nxjerr
nga organi shtetëror ose nga një organ që ushtron autorizime publike në bazë të ligjit.
Akti administrativ duhet të vendoset për ndonjë të drejtë apo caktim të ndonjë detyrimi personit të
caktuar fizik apo juridik.
Akti administrativ duhet të jetë nxjerrë për një çështje administrative, të jetë vendosë mbi ndonjë
të drejtë, detyrim ose interes juridik të palës së caktuar.
Akti administrativ duhet të jetë përfundimtar në procedurën administrative, ndaj të cilit nuk mund
të ushtrohet mjeti i rregullt juridik-ankesa.
TEST – Qershor 2021
1. Cka jane parimet e procedures administrative dhe si ndahen ato?
- Janë rregulla apo udhëzime të cilat zbatohen nga ana e palëve në procedurë me qëllim te nxirët
një vendim i ligjshëm dhe i rregullt. P.administrative ndahen në dy grupe:
1). Parimet e përgjithshme: janë ato të cilat vlejnë pothuajse në çdo procedurë (penale, civile,
kundërvajtës etj) - Parimi i ligjshmërisë; joformalitetit dhe efikasitetit; proporcionalitetit; barazisë
dhe mos diskriminimit; paanshmërisë dhe objektivitetit; etj
2). Parimet e veçanta - gjejnë zbatim edhe disa parime të veçanta të cilat janë karakteristikë
vetëm për procedurën administrative. Ato jane: Parimi privat dhe zyrtar; Parimi inkuizitor dhe
disponibilitetit; Parime verbal dhe i shkruar; Parimi i publicitetit

2. Kur mund te behet perjashtimi I personit zyrtar nga procedura administrative.


- Behet ne ato rastet kur zyrtari eshte vete pale ne procedure, apo ne coftese zyrtari me palen apo
perfaqesuesin e pales eshte ne lidhe gjaku ne nje te drejte deri ne pakufi, ne nje te terthorte deri ne
shkalle te katert dhe ne vije te krushqise deri ne shkalle te dyte.
Po ashtu perjashtimi duhet te behet ne coftese ne mes zyrtarit te administrates dhe pales ekziston
raporti kreditor dhe debitor ose ne coftese ne mes te paleve ekziston raporti I adoptimit,
kujdestarise, birsimit. Ose ne coftese I njejti zyrtar qe ka vendosur ceshtjen ne shkallen e pare,
vendos edhe ne shkallen e dyte lidhur me ankesen.

3. Ku ekziston dallimi ne mes te procedures administrative dhe procedurave te tjera?


- Dallimet në mes procedurës administrative dhe procedurave te tjera, si dallime esenciale
konsiderohen:
- Legjislacioni në përgjithësi që është ne fuqi;
- Organet e para të cilave zhvillohen këto procedura;
- Palët në procedure;
- Çështjet për të cilat zhvillohet procedura (objekti);
- Sanksionet;
- Raporti në mes të palëve (marrëdhëniet juridike që krijohet mes palëve).

4. Cka eshte objekti I procedures administrative?


Objekt I procedurës administrative është çështja administrative dmth vendosja autoritative mbi te
drejta dhe detyrime dhe interesat juridike te subjekteve te caktuar

5. Cka eshte aktpajtimi (ujdia) ne procedure administrative?


- Konsiderohet si një zbrasëtirë juridike sepse gjithmonë në procedurë palëve që kan interesa të
kundërta duhet t’i ipet mundësia që të arrije një marrëveshje apo një ujdi në mes tyre.
Marrëveshja që arrihet në mes palëve mund të jetë:
Marrveshje te plote themi se palet kanë arritur një në rast se kanë arritur të dakordohen lidhur me
të gjitha pikat e çështjes për të cilën zhvillohet procedura administrative.
Marrëveshje e pjesërishme - palët nuk arrijnë të dakordohen për të gjitha pikat e çështjes por
dakordohen për disa pika të veçanta, kurse për pikat tjera vazhdohet edhe me tutje procedura
administrative.
6. Ku ekziston dallimi ne mes te vendimeve te thjeshta dhe te perbera administrative.
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________

7. Cila jane mjetet e jashtezakonshme juridike ne procedure administrative?


- Mjetet e jashtëzakonshme juridike palët mund ti shfrytëzojnë pasi që gjykata ka vendosë në
mënyrë meritore dhe se aktgjykimi do ta merrte formën e prerë. Ligji për Konfliktet
Administrative i ka përcaktuar tri mjete të jashtëzakonshme juridike dhe ato janë:
1).Kërkesa për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor 2).Kërkesa për mbrojtjen e
ligjshmërisë 3).Rishikimi.

8. Kur mund te hapet konflikti administativ?


- I vetmi mjet juridik për të inicuar procedurën e konfliktit administrativ është padia. Padia mund
të paraqitet brenda afatit prej 30 ditëve nga dita kur palës i dorëzohet vendimi përfundimtar. Pala
e pakënaqur me vendimin përfundimtar ndaj të cilit nuk ka të drejtë ankese, mund të inicojë
konfliktin administrativ përmes padisë brenda afatiti prej 30 ditëve nga dita kur i dorëzohet
vendimi përfundimtar.

9. Kush mund te jete pale ne procedure e konfliktit administativ?(pjesmarres ne prc adm)


- Midis pjesemarrseve ne procedure administrative mund te dallohen: pjesemarresit e
detyrueshem, te domosdoshem, kryesor dhe pjesmarres te tjere.
Pjesemarresit kryesor jane: organi, pa;a siperfaqesuesit e paleve dhe te autorizuarit e tyre
Pjesemarresit tjera jen: organi I lutur qe ofron ndihme juridik, deshmitaret, ekspertet.

10. Cila Gjykate ne Kosove eshte kompetente per hapjen e konfliktit ne shkalle te pare dhe me
cilin Ligj rregullohet kjo procedure?
- Në Kosovë si gjykata kompetente për zgjidhjen e konfliktit administrative është Gjykata
Themelore me seli në Prishtinë, respektivisht departamenti për Çështje administrative. Ligji
shprehimisht përcakton rastet apo aktet ndaj të cilave nuk mund të inicohet konflikti
administrativ. Aktet ndaj të cilave mund të inicohet konflikti administrative jane:
*Akti administrativ duhet të jetë akt përfundimtar
*Akti duhet të jetë akt individual (konkret)
*Akti administrativ duhet të jetë akt që e ka nxjerrë një organ i administratës shtetërore apo
publike.
*Akti duhet të jetë akt juridik.
Test 1 – Prill 2021
1. Shkruani mbi substitucionin e kompetences.
2. Shkruani mbi subjektet e procedures administrative.
3. Shkruani se kunder cilave akte mund te filloj konflikti administrative ne Kosove.
4. Shkruani per konfliktin per kompetence ne procedure administrative.
1. Substitucioni I kompetences eshte e kunderta e dekegunit. Pra, nenkuptojme marrjen e
puneve nga orggani me I larte I administrates nese konstaton se organi me I ulet te cilit I
eshte deleguar kompetenca nuk I ushtron punet me mirbesim.

2. Subjektet e P.administrative – Mardhenia juridike adminisitrative krijohet ne mes te shtetit


ne njeren ane dhe nje personi fizik ose juridik anen tjeter.
Ne marrdhenie administrative palet jane te pabarabarta dhe njera pale urdheron, tjetra zbaton.
Organi I administrates seshte I obliguar te veproj vetem ne baze te suazave te ligjit dhe te
mosi tjekaloj autorizimet ligjore ne menyre qe te evitohet arbitrariteti dhe t mos cenohet
parimi I ligjshmeris.
Ne fushen administrative ekziston vetem nje perjashtim nga raporti I pabarazise ne mes te
paleve dhe kjo na paraqitet me rastin e lidhjes se kontratave administrative.

3. Aktet ndaj te cilave mund te inicohet konflikti administativ ne RKS jane :


- Akti administatic duhet te jete akt perfundimtar.
- Akti duhet te jete akt individual (konkret).
- Akti duhet te jete akt qe e ka nxjerre nje oran I administrates shteterore apo publike
- Akti duhet te jete akt juridik.
Ne Kosove si gjykata kompetente per zgjidhjen e konfliktit administrative eshte Gjykata
Themelore me seli ne Prishtine, respketivisht departmenti per Ceshtje administrative. Dmth
jemi ne mes te Sistemit Evropian(francez) dhe atij Anglosakson.
Konflikti administativ nuk mund te inicohet ndaj :
- Akteve qe kan karakter te pergjithshem;
- Akteve qe I nxjerre presidenti I Republikes;
- Akteve qe I nxerr Kuvendi apo Parlamenti.

4. Me kompetence funksionale ne menyre precise percaktohen funksionet e organit I cili e


vendos ceshtjen administrative.
P.sh : Konflikti per komptence na paraqitet ne ato raste kur dy apo me shume organe te
administrates e konsiderojne veten si kompetente ose jo kompetente per ta vendosur nje
ceshtje te caktuar administrative.
Kemi dy lloje te konflikteve : Konflikti pozitiv dhe Konflikti negative.
Konflikti positiv eshte ai konflikt kur dy apo me shume organe ekonsiderojne veten
kompetente.
Konflikti negative eshte ai konflikt kur dy apo me shume organe e konsiderojne veten jo
kompetente per ta vendosur nje ceshtje.
Konflikti per kompenteca cdo here zgjidhet ne baze te hierarkise, pra, nga eprori I nje organi.
P.sh : Nese lind konflikt ne mes dy ministrive, konfliktin e zgjidh qeveria .
Testi Qershor 2021
1. Si ndahen vendimet administrative sipas efektit juridik te cilin e prodhojne?
- Akt përfundimtar të administratës - eshte ai akt te cilin e ka nxjerrur organi i shkalles se dyte I
administrates;
Akt i plotfuqishëm - është ai vendim ndaj të cilit pala as nuk ka të drejtë të ushtrojë ankesë as nuk
ka të drejtë të hap konfliktin administrative;
Aktet e ekzekutueshme - një vendim bëhet i ekzekutueshëm kur kalon afati për ankesë ndaj një
vendimi /pala ka ushtruar ankesë por ankesa është refuzuar.

2. Cfare karakteristika duhet te plotesoj akti administrative per te qene object I konfliktit
administrative?
Akti administrativ duhet të jetë akt përfundimtar;
Akti duhet të jetë akt individual (konkret);
Akti administrativ duhet të jetë akt që e ka nxjerrë një organ i administratës shtetërore apo
Publike;
Akti duhet të jetë akt juridik.

3. Cfare karakteri ka ankesa ne procedure administrative?


- Ankesa ne procedure administrative ka karakter:
a) Suspenziv - qe nenkutpojme me faktin se ankesa e shtyen ekzekutimin e vendimit
b) Devolutiv – ankesa nuk e vendose I njejti organ qe e ka nxjerre vendimin per nje organe tjeter I
shkalles me te larte te hierarkise.

4. Ku ekziston dallimi ne mes te konfliktit administativ subjektiv dhe objektiv?


- Qëllimi kryesor i konfliktit objektiv është mbrojtja e të drejtave objektive apo mbrojtja e
interesave të përgjithshme shoqërore.
Qëllimi i konfliktit subjektiv është mbrojtja e të drejtave subjektive apo individuale. Dhe mund ta
inicojë çdo qytetar i cili konsideron se me një vendim i është shkelur ndonjë e drejtë apo interesi i
drejtpërdrejtë i vazhduar në ligj.

5. Kur behet nje akt/vendim administrative I ekzekutueshem?


- Aktet e ekzekutueshme - një vendim bëhet i ekzekutueshëm kur kalon afati për ankesë ndaj një
vendimi /pala ka ushtruar ankesë por ankesa është refuzuar dhe poashtu vendimi bëhet i
ekzekutueshëm edhe në ato raste kur pala nuk ka pasur të drejtë të ushtroj ankesë.
Test 2 – 2020
1. Shkruani per mardheniet e organeve te administrates me organet tjera te pushtetit shtetror
2. Shkruani per shkencen e se drejtes administrative.
3. Shkruani per llojet e kontrollit te punes administrates
4. Shkruani per decentralizimin.
1. Marrëdhëniet e organave administrative me presidentin, Qeverine e RKS dhe Kuvendin e
RKS, mbeshteten ne te drejtat dhe detyrimet e percaktuara me kushtetute, me ligj dhe me
dispozita te tjera.
Organet e administrate jane te obliguara qe presidentit te vendit dhe Kuvendit t’iu ofrojne
informata, shenime dhe te dhena te tjera nga fusheveprimtaria dhe kompetencat e tyre, te cilat
informata dhe te dhena atyre iu jane te nevojshme per punen dhe aktivitetet e tyre.

2. Shkenca e se drejtes administrative paraqet ne teresi te dispozitave formal-juridike apo


procedural-juridike te cilat I zbaton organi I administrates me qellim qe te nxirret nje vendim I
lighshem dhe I rregullt.fi
Procedura administrative eshte nje teresi e veprimeve procedural qe I ndermerr organi I
administrates per te shkaktuar pasoja juridike me c’rast vjen deri tek lindja, ndryshimi apo shuarja
e nje mardhenie juridike administrative.
Ne te drejten tone si ligj baze qe e ka rregulluar procedure administrative deri ne vitin 2006 ka
qene Ligji I procedures se pergjithshme I ish-RSFJ, qe ka qene ligj I vitit 1986.

3. Kontrolli I punes se administrates – kontrolli I brendshem I administrates – Me kontroll


administrative kuptojme ndikimin qe ushtron organi administrative eprori mbi organet varese,
lidhur me kryerjen e suksesshme te detyrave te tyre zyrtare(ky eshte kontrolli I brendshem).
Ne systemin administrative bashkohor, kontrolli I brendshem administartiv zhvillohet ne dy
forma :
- Kontrolli instancional I behet si rregull ne baze te paknaqesise se shprehur nga ana e pales, dmth
ne baze te ankeses. Permes ankeses goditet nje akt konkret administrative I organit te ulet
administrative para organit me te larte.
- Kontrolli hierarkik behet ne bae te pushtetit hierarkik dhe keshtu organet me te larta
administrative kane jo vetem te drejte, por edhe detyrim qe te mbikqyrin punen e organeve me te
uleta.

4. Decentralizim i administrativ ose shqenderzimi(shqip) eshte procesi I shperndarjes ose


rishperndarjes se autoritetit, pergjigjesis dhe burimeve financiare per sigurimin e sherbimeve
publike ndermjet niveleve te ndryshme te qeverisjes. Ai eshte transferimi I pergjegjesise per
planifikimin, financimin dhe menaxhimin e funksioneve t ecaktuara publike nga pushteti qendror
dhe agjenist e tij ne terren.
Decentralizimin administrative ka tre forma kryesore – dekoncetrimin, delegimin dhe devoluimin
– secila prej tyre me karakteristika te ndryshme.
Test 3 – 2020 shtator
1. Kush mund te jete object I proves ne procedure administrative?
- Mjetet e proves apo provat në procedurë mund të jenë të ndryshme duke filluar nga dokumentet,
ekspertët, dëshmitarët, interpretët, shiqimi në vendin e ngjarjes dhe deklarata e palës.
Një ndër mjetet më të shpeshta për vërtetimin e gjendjes faktike janë dokumentet, organi para të
cilit zhvillohet procedura më së shumti merret me administrimin e dokumenteve të ndryshme për
të vërtetuar një gjendje faktike. Dokumentet jane: D.Publike; D.Private

2. Cka kuptoni me parimin e se vertetes materiale ne procedure administrative?


- Parimi i së vërtetës materiale - ky parim vie në shprehje në fazën e dytë të procedurës, në fazën
e shqyrtimit të provave që ndryshe quhet faza hetimore. Personi zyrtar që e zhvillon procedurën
administrative është i obliguar t’i mbledh të gjitha provat me qëllim të konstatohet gjendja
faktike.

3. Kush mund te jete pale sekondare ne procedure administrative?


- Pala Sekondare - në një proces administrative mund të jetë ai person i cili merr pjesë në një
procedurë ngase është i interesuar për çështjen për të cilën zhvillohet procedura administrative

4. Cilat jane elementet e procedures administrative?


- Çdo procedurë administrative ka 3 elemente kryesorë:
Subjektet e procedures - Marrëdhënia juridike administrative krijohet në mes të shtetit në njërën
anë dhe një personi fizik ose juridik në anën tjetër.
Objekti i procedure asnjë procedurë administrative nuk mund të zhvillohet pa ekzistuar një objekt
Qëllimi i procedures është nxjerrja e vendimit administrative të ligjshëm dhe të rregullt, të drejtë.
Për këtë arsye, vetë vendimi administrative konsiderohet si kurora e procedures administrative.

5. Shkruani per padine ne konfliktin administrative.


- I vetmi mjet juridik për të inicuar procedurën e konfliktit administrativ është padia. Padia mund
të paraqitet brenda afatit prej 30 ditëve nga dita kur palës i dorëzohet vendimi përfundimtar. Pala
e pakënaqur me vendimin përfundimtar ndaj të cilit nuk ka të drejtë ankese, mund të inicojë
konfliktin administrativ përmes padisë brenda afatiti prej 30 ditëve nga dita kur i dorëzohet
vendimi përfundimtar. Padia nuk ka efekt suspenziv që d.m.th se padia nuk ndal ekzekutimin e
vendimit.
Test 4 – 2020 shtator
1. Cili eshte roli I deshmitareve ne procedure e shqyrtimit?
- Dëshmitarët - janë persona të cilët e kanë vëzhguar drejtpërsëdrejti një ngjarje me shqisat e tyre
dhe janë në gjendje që atë ngjarje ta transmetojnë para organit të administratës.
Obligimet e dëshmitarit – dëshmitari është i obliguar ti përgjigjet thirrjes së administratës, sepse
nëse pa ndonjë arsye nuk i përgjigjet thirrjes mund të shoqërohet me dhunë ose mund të gjobitet.
Te drejtat e dëshmitarit - Dëshmitarët kanë të drejtë në kompensimin e shpenzimeve të cilat ata
mund ti bëjnë për tu paraqitur në një seancë.

2. Cilat prezumime procedural duhet ti plotesojne subjektet per te qene pale ne procedure
administrative?
- Kemi 3 kushte kryesore që ndryshe quhen prezumime procedural:
Zotësia juridike - Aftësia për të qenë bartës i të drejtave dhe obligimeve dhe fitohet në momentin
e lindjes.
Zotësia e veprimit - nënkuptojmë zotësinë e një subjekti për të ndërmarrë veprimet procedurale
me rastin e vendosjes lidhur me një çështje administrative respektivisht nënkuptojmë zotësinë e
një individi për të lidhur punë apo marrëdhënie juridike administrative.
Legjitimacioni i palës - nënkuptojmë lidhjen kauzale apo lidhjen e drejtpërdrejtë që ekziston në
mes të palës në njërën anë dhe çështjes për të cilën zhvillohet procedura në anën tjetër.

3. Cfare lloje te perfaqesimit dallojme ne procedure administrative?


Përfaqësuesi ligjor - i personit të mitur në procedurë administrative është prindi, nëse fëmiu ska
prind është kujdestari.
Përfaqësuesi i përbashkët - kur në procedurë marrin pjesë disa palë që kanë interesa të
përbashkëta. Psh banorët e një lagje. Në këtë rast banorët e caktojnë përfaqësuesin e tyre te
përbashkt
Përfaqësuesi i përkohshëm - gjatë zhvillimit të procedurës administrative duhet të kryhet ndonjë
veprim urgjent, andaj mund të ndodhë që pala të mos mund të thirrët në procedurë për çfarëdo
arsye. Ky përfaqësues i përkohshëm e përfaqëson palën deri sa pala të shfaqet në procedurë.
Përfaqësuesi me procure - pala e autorizon përfaqësuesin për të marrë disa veprime specifike.

4. Shkruani per dallimin ne mes te vendimeve te plota, te pjeserishme dhe plotesuese?


Akte të plota - janë ato akte përmes të cilave vendoset çështja administrative ne përgjithësi do të
thotë se përfundon procesi i vendimmarrjes lidhur me kërkesën e palës.
Akte të pjesërishme - janë ato akte përmes të cilave vetëm pjesërisht realizohet një kërkesë e
palës.
Akte plotesuese - Pala është e detyruar që të kryejë, të pushojë apo të lejojë kryerjen e një veprimi
të caktuar.

5. Cilat jane elementet kryesore qe duhet ti permbaje parashtresa?


- Kur pala i qaset administratës, kjo formë e komunikimit realizohet përmes parashtresave.
Parashtresa është një emërtim i përbashkët i çdo forme të komunikimit që pala bën me organin e
administrates apo nje organi public. Këtu hyjnë: kërkesat, kundërshtimi, peticioni, ankesa
aplikim, propozim.
Test 3 – Nentor 2019
1. Shkruani mbi rolin e eksperteve si mjet provues.
2. Shkruani per legjitimacioni e pales ne procedur administrative
3. Shkruani per dallimin ne mes te vendimeve perfundimtare dhe atyre te formes se prere.
4. Shkruani per konfliktin administrative si forme e kontrollit gjyqesor te punes se
administrates.
1. Ekspertet jane profesionist te fushave t endryshme te cilet permes ekspertizes se tyre
profesionale I ndihmojne organit te administrates per ta vertetuar gjendjen faktike.
Ata mund te jene te fushave te ndryshme, psh : ekspert te komunikacionit, te forenzikes,
mjekesisre, ndertimit, etj.
Eksperti eshte I obliguar ti pergjigjet thirrjes te organit te administrates, pervec kur eshte I
ngarkuar me ceshtje tjera.
Eksperti nuk eshte I obliguar qe te betohet para dhenies se mendimit professional, por eshte I
obliguar qe te perpiloj ekspertizen ne menyre shume profesionale te detajuar dhe te jete e
arsyetuar mire qe te vertetohet gjendja faktike.

2. Legjitimacioni I pales – nenkupton lidhjen kauzale apo lidhjen e drejtperdrejt qe ekziston ne


mes te pales ne njeren ane dhe ceshtjes per tec lien zhvillohet procedura ne anen tjeter.
Kemi dy lloje te legjitimacionit :
- Legjitimacioni aktiv(kur proceduren e inicion pala)
- Legjitimacioni pasiv(kur procedure e inicion organi I administrates).

3. Akt perfundimtar te administrates – eshte ai akt te cilin e ka nxjerrur orani I shkalles se dyte I
administrates ndaj te cilit pala nuk ka te drejte te ushtroje ankese por ka te drejte te inicioj(filloje)
konfliktin administrative. Akti do t ekonsiderohet perfundimtar pas aftatit pre 30 diteve, sepse e
drejta per te hapur konfilkt administrative eshte vetem 30dite, ne dite e 31 ne coftese pala nuk e
ushtron padin atehere akti behet perfundimtar.
Akt I plotfuqishem I formes se prere – eshte ai vendim ndaj te cilit pala as nuk ka te drejte te
ushtroje ankese asn uk ka te drejte te hap konflikt administrative, por pala ka te drejte t’I perdor
mjetet e jashtzakonshme juridike. Ne momentin kur kalon afati prej 30diteve dhe pala nuk e
ushtron te drejten e padise atehere vendimi behet I plotefuqishem qe do te thote pala tani vetem
ka te djreten e perdorimit t emjeteve te jashtezakonshme juridike. Mjete keto qe nuk ndalojne
ekekutimin e vendimit. Ne momentin kur vendimi behet I plotefuqishem, automatikisht vendimi
behet I ekzekutueshem.

4. Konflikti administrative mund te definohet si vazhdim I procedures administrative ne rruge


gjyqesore, ku pala e cila eshte e pakenaqur me vendimin perfundimtar qe ka nxjerre organi I
shkalles se dyte te administrates e ne disa raste edhe orani I shkalles se are, ku pala nuk ka pasur
te drejte ankese, ajo pale permes padise inicon konfliktin administrative me qellim qe te kerkoje
mbrojtjen e te drejtave te saja ne procedur.
Qellimet kryesore rqe ngritet procedura e konfliktit administartiv :
- Shqyrtimi I ligjshmeris;
-Mbrojtja te drejtave te pales;
Anulimi I aktit te kunderligjshem.
Test 4 – Qershor 2019
1. Shkruani per perjashtimin e personit zyrtar nga procedura administrative.
2. Shkruani per format e komunikimit ndermjet organit te administrates dhe paleve ne
procedur administrative.
3. Shkruani per fillimin e konfliktit administrative.
4. Shkruani se kur behet nje akt administrativ (vendim) I ekzekutueshem.

1. Shkaqet e perjashtimit te detyrueshem –Duhet te behet ne ato rastet kur zyrtari eshte vete
pale ne procedure, apo ne coftese zyrtari me palen apo perfaqesuesin e pales eshte ne lidhe gjaku
ne nje te drejte deri ne pakufi, ne nje te terthorte deri ne shkalle te katert dhe ne vije te krushqise
deri ne shkalle te dyte.
Po ashtu perjashtimi duhet te behet ne coftese ne mes zyrtarit te administrates dhe pales ekziston
raporti kreditor dhe debitor ose ne coftese ne mes te paleve ekziston raporti I adoptimit,
kujdestarise, birsimit. Ose ne coftese I njejti zyrtar qe ka vendosur ceshtjen ne shkallen e pare,
vendos edhe ne shkallen e dyte lidhur me ankesen.
2. Ky komunikim eshte I dyanshem. Kur pala I qaset administrates, kjo forme e komunikimit
realizohet permes parashtresave. Ndersa komunikimi I organit te pala behet permes shkresave
zyrtare.
Parashtresa eshte nje emertim I perbashket I cdo forme te komunikimit qe pala ben me organin e
administrates. Ketu hyjne : kerkesat e pales, kundershtimi I pales, peticioni, ankesa e pales etj.
Shkresa zyrtare quajme ate forme te komunikimit qe administarta e ben me palen.
Pra, emertim I perbashket I gjitha formave te komnikimit qe administrate komunikon me palen.
Ketu hyjne : vendimi, nje pergjigje, thirrja, nje konkluzion, njotimi etj.
Shkresen zyrtare mund ta nxjerre vetem organi I administrates, ndersa parashtresen mund ta
perpiloj cdo qytetare.

3. Konflikti administrative mund te definohet si vazhdim I procedures administrative ne rruge


gjyqesore, ku pala e cila eshte e pakenaqur me vendimin perfundimtar qe ka nxjerre organi I
shkalles se dyte te administrates e ne disa raste edhe orani I shkalles se are, ku pala nuk ka pasur
te drejte ankese, ajo pale permes padise inicon konfliktin administrative me qellim qe te kerkoje
mbrojtjen e te drejtave te saja ne procedur.
Qellimet kryesore rqe ngritet procedura e konfliktit administartiv :
- Shqyrtimi I ligjshmeris;
-Mbrojtja te drejtave te pales;
Anulimi I aktit te kunderligjshem.

4. Aktet e ekzekutueshme – nje vendim behet I ekzekutueshem kur kalon afati per ankese ndaj
nje vendimi, pala ka ushtruar ankese por ankesa eshte refuzuar dhe poashtu vendimi behet I
ekzekutueshem edhe ne ato raste kur pala nuk ka pasur te drejte te ushtroj ankese.
Test 5 – Shtator 2018
1. Shkruani per komunikimin ne mes te organit administrates dhe paleve ne procedur.
2. Shkruani per kompetencen funksionale.
3. Shkruani per efektet e ankeses ne procedure administrative.
4. Shkruani per mjetet juridike te jashtezakonshme ne proceduren e konfiliktit administrativ.
1. Ky komunikim eshte I dyanshem. Kur pala I qaset administrates, kjo forme e komunikimit
realizohet permes parashtresave. Ndersa komunikimi I organit te pala behet permes shkresave
zyrtare.
Parashtresa eshte nje emertim I perbashket I cdo forme te komunikimit qe pala ben me organin e
administrates. Ketu hyjne : kerkesat e pales, kundershtimi I pales, peticioni, ankesa e pales etj.
Shkresa zyrtare quajme ate forme te komunikimit qe administarta e ben me palen.
Pra, emertim I perbashket I gjitha formave te komnikimit qe administrate komunikon me palen.
Ketu hyjne : vendimi, nje pergjigje, thirrja, nje konkluzion, njotimi etj.
Shkresen zyrtare mund ta nxjerre vetem organi I administrates, ndersa parashtresen mund ta
perpiloj cdo qytetare.

2. Ne kompetence funksionale ne menyre precize percaktohen funksionet e organit I cili e vendos


ceshtjen administrative.
Psh : konflikti per kompetence na paraqitet ne ato raste kur dy apo me shume organe te
administrates e konsiderojn veten si kompetente ose jo kompetente per ta vendosur nje ceshtje te
caktuar administrative.

3. Ankesa ne proceduren administrative – eshte nje mjet I rregullt juridik te cilin pala mund ta
ushtroje ndaj nje vendimi qe ka nxjerr nje organ I administrates nese pala pretendon qe ai akt
eshte kunderligjshem dhe me ate akt eshte shkelur nje e drejte e pales ne procedure, Andaj qellimi
kryesor I ankeses eshte qe te behet ecitimi, korigjimi apo permisimi I te gjitha gabimeve
procedural apo materiale qe mund te beje nje organ I shkalles se pare me rastin e vendimarrjes
lidhur me nje ceshtje te caktuar administrative.
Ankesa ka karakter : Suspenziv(pezulues) dhe Devolutiv.

4. Si mjet I jashtëzakonshem ose perjashtimore – eshte kerkesa per rihapjen e procedures


administrative. Bese e shqyrtojme ligjin e meparshem t eprocedures administrative, ai ligj ka
pasur te meta sa I perket mjeteve te jashtzakonshme.
Kerkesa per rihapjen e procedures administrative – kjo kerkes behet brenda afatit subjektiv prej
90diteve dhe brenda afatit objektiv prej 3 viteve. Ky mjet ushtrohet ndaj vendimit te
plotefuqishem apo te formes se prere.
Test 6 – 2016
1. Mjetet e jashtzakonshme juridike.
2. Llojet e procedures administrative.
3. Konflikti I procedures administrative.
4. Fazat administrative.
1. Si mjet I jashtëzakonshem ose perjashtimore – eshte kerkesa per rihapjen e procedures
administrative. Bese e shqyrtojme ligjin e meparshem t eprocedures administrative, ai ligj ka
pasur te meta sa I perket mjeteve te jashtzakonshme.
Kerkesa per rihapjen e procedures administrative – kjo kerkes behet brenda afatit subjektiv prej
90diteve dhe brenda afatit objektiv prej 3 viteve. Ky mjet ushtrohet ndaj vendimit te
plotefuqishem apo te formes se prere.

2. Llojet e Procedures Administrative : Procedura e pergjithshme administrative dhe Procedura e


vecante administrative.
Procdura e pergjithshme – permban rregulla me te cilat ne teresi rregullohet procedimi(veprimi) I
numerit me te madh te organeve shtetrore dhe te organizatave gjate vendosjes se veshtjeve
administrative. Rregullat jane te pergjithshme sepse keto nuk jane te kufizuara ne leminë ose
materien e caktuar administrative, por ato vlejne, ne teresi apo pjeserisht per te gjitha organizatat
shteterore te cilat ne ato dege vendosin ne ceshtje administrative.
Procedura e vecante administrative percakton specificitetin e saj ne raport me rregullat qe jane te
perfshira ne ligjin e pergjithshem. Ajo eshte e vecante sepse I perket vetem ceshtjeve te caktuara
te prcedures dhe jo te gjitha ceshtjeve te procedures ten je lemie perkatese.

3. Konflikti administrative mund te definohet si vazhdim I procedures administrative ne rruge


gjyqesore, ku pala e cila eshte e pakenaqur me vendimin perfundimtar qe ka nxjerre organi I
shkalles se dyte te administrates e ne disa raste edhe orani I shkalles se are, ku pala nuk ka pasur
te drejte ankese, ajo pale permes padise inicon konfliktin administrative me qellim qe te kerkoje
mbrojtjen e te drejtave te saja ne procedur.
Qellimet kryesore rqe ngritet procedura e konfliktit administartiv :
- Shqyrtimi I ligjshmeris;
-Mbrojtja te drejtave te pales;
Anulimi I aktit te kunderligjshem.

4. Fazat e Procdures se Rregullt Administrative - jane: 1.fillimi i proc.Admin., 2.procedura


hetimore, perkatesisht procesi ekzaminus, 3.faza e nxjerrjes se vendimit, 4.procedura ankimore
(procedura ne shkall te dytë), dhe 5.ekzekutimi administrativ.

You might also like