You are on page 1of 4

• a.lQka studion e drejta penale ?

• E drejta penale studion vepren penale , kryesin e vepres penale dhe sanksionet penale .

• Si ndahet e drejta penale ? 2-


.Pjesa e përgjithshme studion parimet dhe institucionet themelore të së dr. penale, në kuadër të
tyre edhe institucionet e përgjithshme. Lidhur me çështjet që shqyrtohen në pjesën e përgjithshme
ekzistojnë dy drejtime apo sisteme: sistemi i bipartit dhe i tripartit. Sistemi i bipartit është sistem
tradicional i shkencës së të dr. penale. I pari e ka inaugurua Fojerbahu. Sipas këtij sistemi
shqyrtohen vetëm dy nocione themelore: vepra penale (në të hyn edhe kryesi-fajtori) dhe
sanksioni penal. Ky sistem mbeshtetet në kuptimin objektivo-subjektiv të veprës penale, ku
përveç elementeve objektive futet edhe elementi subjektiv – kryesi i veprës penale. Sistemi i
tripartit është sistem i ri që u shfaq në fillim të këtij shekulli. Sipas këtij sistemi ekzistojnë tri
nocione themelore: vepra penale, fajtori dhe sanksioni penal. Ky sistem mbeshtetet në kuptimin
objektiv të veprës penale ngase nga nocioni i veprës penale ndan elementet subjektive. Pra kryesi
është nocion i pavarur. Shumica e teoricientëve të së dr. penale nuk e përvetësojnë sistemin
tripartit ngase ky në mënyrë mjaft artificiale e ndan atë që në brendi është unike. Në të drejtat
penale të tanishme, kryesi dhe vepra penale shqyrtohen në unitetin e tyre, duke u mbeshtetur në
faktin e pamohueshëm së pa kryes nuk ka as vepër penale. B) Pjesa e posaçme e shkencës së të
dr. penale merret me studimin e veprave penale veç e veç, elementet e tyre, formën e fajit me të
cilën kryhen ato dhe sanksionet penale që mund tu shqiptohen kryersve të tyre, i studion nocionet
e veprave penale, siç janë vrasja, plagosja, vjedhja, etj. veprat penale radhiten sipas ngjashmërisë
së tyre në grupe apo kapituj, madje kapitujt radhiten sipas shkallës së rrëzikshmërisë apo pasojave
që shkaktojnë ato dhe ngjashmërisë së tyre.

3.Cilat jane elementet e Drejtes penale ?

3. Elementet themelore të veprës penale – janë: 1. Veprimi i njeriut; 2. Kundërligjshmëria;


3. Përcaktueshmëria e veprës penale në ligj; 4. Përgjegjësia penale e kryesit (fajësia)

4.Qka eshte vepra penale ?

4. Vepra penale është vepër apo sjellje e njeriut e cila dëmton apo rrëzikon vlerat elementare të
njeriut, të shoqërisë dhe sistemit juridik.

5.Kuptimi I objektit te Drejtes Penale ?

5 . Objekt i veprës penale mund të konsiderohet në kuptim të dyfishtë: formal dhe material. Në
kuptim formal objekti është e mirë ose interes kundër të cilit është orientuar vepra penale, prandaj
iofrohet mbrojtja penale-juridike. Objekti në kuptim material janë marrëdhëniet shoqërore dhe të
mirat që mbrohen me dispozitat e legjislacionit penal.

6.Pjesa e pergjithshme dhe e posaqme e drejtes penale ?

6. E drejta penale e përgjithshme –është ajo e cila vlen për të gjithë qytetarët.

Ndërsa e drejta penale e posaçme –është ajo e cila vlen për grup qytetarësh që gjenden në
mardhënie të caktuara.
Si e drejtë penale e posaçme knsiderohet p.sh E drejta penale ushtarake e cila aplikohet vetëm
ndaj personave ushtarakë

7.Kodi penal I Kosoves ?

7.Me kod penal kuptojme ligjin e rendsishem ne te cilin ne menyre te tersishme dhe te sistemuar
permblidhen dispozitat penalo juridike.

8.Qka kuptojm me figurat e vepres penale ?

8. Sipas mendimit të disa autorve me figurë të veprës penale duhet nënkuptuar tërësin e
elementeve themelore të veprës penale. Mirëpo sipas disa autorëve tjerë me termin figurë e veprës
penale duhet nënkuptuar tërësin e elemeneteve të posaçme të çdo vepëre penale.

9.Raporti i Drejtes penale me shkencat tjera ?

9. Shkenca e proc. penale –merret me studimin e të dr. të proc. penale të shtetit të caktuar.
Studion sistemin e normave juridike të përcaktuara me ligjin e proc. penale, me të cilin është
rregulluar veprimtaria e gjykatës, e prokurorisë publike, e organeve të hetuesisë dhe të personave
të tjerë që marrin pjesë në proc. penale me qëllim që të zbulohet vepra penale, kryesi i saj dhe të
administrohen provat e rëndësishme për aplikimin e drejtë të normave të legjislacionit penal.
Shkenca e proc. penale me sygjerimet e saj kontribuon që të gjenden zgjidhje më adekuate në
aspektin normativ dhe aplikativ.

Kriminologjia – është shkencë shoqërore e cila merret me studimin e fenomenologjisë dhe


shkaqeve (etiologjisë) të kriminalitetit si dukuri shoqërore dhe individuale. Ndahet në dy pjesë
kryesore, në fenomenologjinë kriminale (studion format nëpërmjet të cilave manifestohet
kriminaliteti, siç janë: vëllimi, struktura, ecuria, etj.) dhe etiologjinë kriminale (studion shkaqet
dhe faktorët e kriminalitetit).

Politika kriminale – është shkencë e re e cila u lind në kuadrin e kriminologjisë. Studion çështjet
teorike dhe praktike dedikuar luftës kundër kriminalitetit. Politika kriminale përkufizohet si
shkencë e cila studion kriminalitetin dhe masat qqë merren me qëllim të luftimit më efikas të tij
dhe dukurive të tjera anti sociale. Këto masa ndahen në masa të karakterit preventiv dhe represiv.

Penologjia – është shkencë e re e cila si degë e veçantë paraqitet në dekadat e para të shek. XX.
Përkufizohet si shkencë e cila merret me studimin e çështjeve teorike dhe praktike të aplikimit
(ekzekutimit) dhe efikasitetit të sanksioneve penale. Rrjedh nga fjala latine poena – dënim dhe
fjala greke logos – shkencë.

10.Cila dicipline shkencore ka per objekt studimi ndermarrjen e masave per ndeshkimin e vepres
penale ?
10.Politika Kriminale

11.Burimet e se drejtes penale ndahen ne primare dhe sekondare ?

11. Burimi formal kryesor është kodi penal. Burimet tjera primare janë: • Kushtetuta •
Konventat ndërkombëtare. • Ligjet e tjera, normat nënligjore dhe aktet e përgjithshme, • E
drejta zakonore, • Praktika gjyqësore, • Shkenca e së drejtës penale.

Burimet tjera të së dr. penale – janë ato ligje apo norma juridike të cilat paraqiten si burime
indirekte plotësuese dhe sekondare. Në radhë ta parë duhet cekur kodin e procedurës penale dhe
ligjin për ekzekutimin e sanksioneve penale, pastaj ligjin mbi organizimin e gjykatave, ligji mbi
prokurorinë dhe ligji për policinë.

12.Objekti I studimit I shkolles sociologjike ?

12.Faktoret social dhe ata ekonomik ndante delikuentet ne dy kategori :te rastit dhe nga shprehia

13.Fazat e kryrjes se vepres penale ?

13. Dmth janë te mundura katër faza në kryerjen e veprës penale dhe atë: marrja e
vendimit, 2) përgatitja e veprës, 3) fillimi i kryerjes ose tentimi i veprës penale. 4) kryerja e
veprës penale .

14.Tentativa per kryrjen e vepres penale ?

Sipas dispozitës së nenit 20 tentativa ekziston kur “kush do që me dashje ndërmerr veprime
të drejt për drejta për kryerjen e veprës penale dhe vepra nuk është kryer ose elementët e
veprës së qëllimshme penale nuk janë realizuar, konsiderohet se ai ka tentuar të kryejë
vepër penale

15.Tentativa e plote e mete e cilesuar ?

15. Tentativa e plotë ekziston në rastet kur veprimi i kryerjes së veprës ka filluar dhe ka
përfunduar, mirëpo pasoja e ndaluar nuk është shkaktuar (p.sh. personi A. shtënë me armë
në drejtim të personit B mirëpo nuk e qëllon). Tentativa e metë ekziston në rastet kur
personi e fillon veprimin e kryerjes por këtë veprim nuk e përfundon. (p.sh. personi A e me
në shënjestër personin B mirëpo këtë veprim nuk e përfundon). Tentativa e cilësuar.
Ekziston në rastet kur me veprimin e ndërmarr tentohet të kryhet vepra penale, mirëpo në
fakt kryhet figura e një vepre tjetër penale, e cila me ligj është paraparë si vepër e posaçme
penale (p.sh. personi A shtënë me armë në personin B dhe i shkakton lëndim të rëndë
trupor, kështu që në rastin konkret është realizuar figura e veprës penale të lëndimit të
rëndë trupor, mirëpo nuk do të përgjigjet për lëndim të rëndë trupor, por do të përgjigjet
për veprën penale të vrasjes në tentativë, ngase dashja e tij ka qenë që ta privon nga jeta e
jo ti shkakton lëndime të rënda trupore. Në rastin konkret kemi të bëjmë me tentativën e
cilësuar

16.Tentativa e papershtatshme ?

16 . Sipas dispozitës së nenit 21 të KP të Kosovës tentativa e pa përshtatshme ekziston


atëherë kur mjetet të cilat janë përdorur për kryerjen e veprës penale apo objekti ndaj të
cilit është ndërmarr veprimi i kryerjes, nuk kanë mundur të shkaktojnë pasojën e veprës
penale

You might also like