You are on page 1of 28

Naser Hyseni

Kriminalistikë

TABELA E PËRMBAJTJES:

PJESA 1 NOCIONI, NDARJA DHE RËNDËSIA E KRIMINALISTIKËS


PJESA 2 METODIKA KRIMINALISTIKE E HETIMIT TË VEPRAVE PENALE
PJESA 3 NJOHURI TË PËRGJITHSHME PËR TEKNIKËN KRIMINALISTIKE
PJESA 4 STUDIMI MBI GJURMËT
PJESA 5 STUDIMI MBI ARMËT E ZJARRIT
PJESA 6 KRIMI I ORGANIZUAR DHE KONTRABANDA
PJESA 7 3 METODIKA E ZBULIMIT DHE SQARIMIT TË VRASJES
PJESA 8 METODIKA E ZBULIMIT DHE SQARIMIT TË KRIMEVE SEKSUALE
PJESA 9 METODIKA E ZBULIMIT DHE SQARIMIT TË AKSIDENTEVE TË TRAFIKUT
PJESA 10 METODIKA E ZBULIMIT TË VJEDHJEVE
PJESA 11 METODIKA E ZBULIMIT DHE SQARIMIT TË KRIMINALITETIT EKOLOGJIK
PJESA 12 METODIKA E ZBULIMIT DHE SQARIMIT TË KRIMINALITETIT KOMPJUTERIK

Shënim: Skripta është përgatitur në bazë të syllabusit për lëndën “Kriminalistika” të ligjëruar nga Prof.
Fatmir Qollaku. Për përgatitjen e saj janë përdorur burimet dhe literatura në vijim: “Kriminalistika,
Zbulimi dhe të Provuarit e Krimit” Prof.Dr. Vesel Latifi, “Kriminalistika” Dr.Sc Nedzad Korjalic dhe Mr.Sc
Driton Muharremi si dhe disa tema të ligjëruara nga Prof. Fatmir Qollaku gjatë vijimit të semestrit.

PJESA 1
NOCIONI, LËNDA, OBJEKTI, METODAT, NDARJA DHE RËNDËSIA E
KRIMINALISTIKËS

1. Nocioni i Kriminalistikës

Kriminalistika është shkencë shoqërore që studion krimin, shkaqet dhe metodat për zbulimin e krimeve 1,
format e luftimit të krimit, parandalimin dhe kapjen e kryerësve të krimeve si dhe të provuarit e veprave
penale. Kriminalistika në luftë kundër krimit përdor metoda e mjete shkencore për zbulimin, hetimin,
gjykimin de parandalimin e veprave penale. Bazën ligjore të kriminalistikës e përbëjnë Kodi Penal dhe ai i
Procedurës Penale.

2. Ndarja trikotome

2.1 Metodika kriminalistike, si pjesë e veçantë e taktikës kriminalistike, studion format dhe mënyrat e
kryerjes së veprave penale (teknikën dhe taktikën e delikuencës) dhe përcakton mënyrat dhe metodat
më gjithëpërfshirëse për zbulimin, sqarimin dhe parandalimin e kryerjes së disa veprave penale.
1
Termi krim përdoret për shënimin e një sjelljeje të caktuar njerëzore (të realizuar me veprimin apo mosveprimin)
me të cilën shkelet ligji.

Faqe 1
Naser Hyseni

2.2 Taktika kriminalistike Përkufizimi më i shkurtë i taktikës kriminalistike do të ishte se ajo është degë e
shkencës kriminalistike e cila merret me studimin dhe aplikimin e veprimeve të drejta dhe të dobishme
në zbulimin, hulumtimin dhe pengimin e veprave penale. Në kuadër të taktikës kriminalistike studiohet
edhe praktika e zbulimit, hulumtimit, argumentimit dhe pengimit apo luftimit të kriminalitetit 2 në tërësi
me qëllim të përsosjes së mënyrave ekzistuese, metodave dhe rregullave të veprimit si dhe me qëllim të
zbulimit, ndriçimit dhe pengimit të veprave penale të cilat nuk janë të natyrës teknike. Taktika
kriminalistike, praktikës kriminalistike i ofron modelet më optimale të veprimit kriminalistik të karakterit
të përgjithshëm, pra ato që vazhdojnë për të gjitha veprat penale.

2.3 Teknika kriminalistike Teknika kriminalistike është degë (nënsistem) i kriminalistikës që merret me
gjetjen, studimin, përshtatjen dhe avancimin e metodave dhe mjeteve më të përshtatshme shkencore-
teknike për luftimin e kriminalitetit nga fusha e shkencave natyrore dhe teknike dhe me qëllim të
zbulimit, sigurimit, fiksimit dhe interpretimit të gjurmëve për qëllime zbuluese-dëshmuese. Teknika
kriminalistike fut në procedurën parapenale dhe penale mjete dhe metoda shkencore dhe teknike me
qëllim të zbulimit dhe sqarimit të gjësendeve dhe rrethanave në lidhje me veprat penale, që janë të
rëndësishme për zbulimin dhe sqarimin e veprës penale, identifikimin e kryerësit, objektit të sulmuar
dhe të tjerë. Shprehja „shkencore-teknike“ duhet marrë si shenjë për të gjitha metodat dhe mjetet që
mbështeten në aplikimin e të arriturave të shkencave natyrore dhe teknike.

3. Detyrat e kriminalistikës në luftën kundër kriminalitetit

3.1 Detyrat kryesore të kriminalistikës në luftën kundër kriminalitetit janë:

3.1.1 gjetja e metodave më efektive dhe përshtatja e metodave ekzistuese për zbulimin e
veprave penale dhe kryerësve të tyre si dhe përsosja, përshtatja e shfrytëzimi i metodave të
shkencave të tjera për këtë qëllim.

3.1.2 zbulimi mbledhja dhe sigurimi i provave mbi veprën e kryer penale si dhe mbi fajin e
personit të caktuar.

3.1.3 Gjetja, përsosja dhe shfrytëzimi i metodave më bashkëkohore me rastin e marrjes së


masave taktike-kriminalistike dhe teknike-kriminalistike dhe të veprimeve që kanë karakter
hetimor.

3.1.4 mbledhja, evidencimi dhe studimi i mënyrës së kryerjes së veprave penale, aplikimit të
mjeteve dhe metodave nga ana e kryesve të veprave penale ose veprimet që kanë karakter
hetimor.

3.1.5 planifikimi dhe marrja e masave dhe veprimeve operative-taktike dhe operative teknike me
qëllim të kapjes së kryesve që janë në arrati pas kryerjes së veprës penale.

2
Për dallim nga krimi, kriminaliteti është dukuri masive dhe mund të përcaktohet si tërësi e atyre aktiviteteve të
një ose më shumë personave të realizuar në periudhën e caktuar kohore dhe në rajonin e caktuar, të cilat janë në
kundërshtim me rregullat juridike dhe për shkeljen e të cilave është paraparë sanksioni penal.

Faqe 2
Naser Hyseni

3.1.6 studimi i psikologjisë së deklarimit të personit në procedurën parapenale si dhe të


pjesëmarrësve në procedurë (dyshimtarit, të pandehurit), duke përfillur rregullat dhe parimet e
taktikës dhe teknikës kriminalistike.

3.1.7 studimi dhe përcaktimi i metodave dhe mjeteve që mund të aplikohen në luftimin e
kriminalitetit.

3.1.8 unifikimi i logjikës së të provuarit dhe të gjykuarit të veprës penale qysh nga të mësuarit
për veprën e kryer penale deri në marrjen e vendimit gjyqësor.

3.1.9 Studimi i mënyrave dhe metodave për arritjen deri te njohuritë fillestare (indicet-baza e
dyshimit) se është duke u përgatitur kryerja e veprës penale, me qëllim të parandalimit të tyre.

4. Heruistika

Kriminalistika heuristike e paraqet veprën penale si dukuri reale dhe njihet si zbuluese e veprës penale
dhe kryesit. Ajo i shfrytëzon mjetet e vëzhgimit, shënimeve, përvojës jetësore, njohuritë nga shkencat
tekniko natyrore,eksperimentimi etj.

5. Silogjistika

Kriminalistika silogjistike gjithashtu paraqet veprën penale si dukuri reale por edhe si lëndë të ndjekjes
penale dhe drejtës penale. Kjo niset nga besueshmëria se personi i caktuar është kryes i veprës penale si
dhe shqyrton në mënyrën më të përsosur nxjerrjen e veprimeve dhe dëshmive nga procesi. Mjetet e
kriminalistikës silogjistike janë kufizuar me rregullat e procedurës

6. Indicia (indicium - shenjë)

Indicia ose bazat e dyshimit janë informatat fillestare të cilat më shumë ose më pak tregojnë për
ekzistimin e veprës penale dhe për lidhjen e afërt apo të largët të veprave me ndonjë person i cili në
mënyrë direkte si kryerës, ose indirekte është i lidhur për veprën. Ato në përpunimin kriminalistik janë
udhërrëfyes i domosdoshëm dhe mjet në bazë të së cilit me një siguri më të vogël apo më të madhe
mund të përfundohet se fjala është për veprën e caktuar penale dhe se personi i caktuar do të mund të
ishte kryerës i saj ose i veprës tjetër penale. Në praktikën kriminalistike indicet ndahen sipas kritereve të
ndryshme. Nga pikëpamja jonë është e rëndësishme ndarja e tyre sipas veprës penale dhe kryesit të saj,
gjegjësisht indicet të cilat kanë të bëjnë me veprën penale dhe ato që kanë të bëjnë me kryesin. indicet
mund të ndahen edhe sipas elementeve themelore të veprës penale: vendit, kohës, mënyrës së kryerjes.
Ato mund të paraqiten para kryerjes së veprës penale, në kohën e kryerjes së veprës penale ose pas
kryerjes së veprës penale.

7. Prova

Është objekt i të provuarit,tërësia e fakteve, konstatimi i të cilave është i nevojshëm për zgjidhjen e drejtë
të një çështjeje penale.

Faqe 3
Naser Hyseni

PJESA 2
METODIKA KRIMINALISTIKE E HETIMIT TË VEPRAVE PENALE

1. Metodika kriminalistike e hetimit të veprave penale

1.1 Metodika e hetimit të kategorive të ndryshme të veprave penale nga ana e saj ndihmon me
rekomandimin e saj shkencor për të bërë cilësimin e drejtë të veprës penale. Si rrjedhim, në përpunimin
e çdo metodike të hetimit të veprave penale merren parasysh kërkesat e shkencës së të drejtës penale,
normat dhe institutet penale, të cilat përbëjnë një nga baza te saj juridike. Sfera e zbatimit të metodave e
mjeteve kriminalistike është më e gjerë në procesin e hetimeve parapake se sa në atë të gjykimit. Është
kështu për arsye se politika gjyqësore dhe prokurori janë pjesëmarrësit e parë të veprimtarisë
procedurale.

1.2 Planifikimi i veprimeve operative – taktike dhe hetimore bëhet me kombinimin e metodave të
analizës (zbërthimi i tërësisë në pjesët e saja përbërëse) dhe sintezës (bashkimi i pjesëve në tërësi),
induksionit dhe deduksionit si dhe analizës. Një vepër penale unike ndahet në rrethanat e ndryshme që
studiohen. Për secilën nga këto rrethana ngritën versione në bazë të nëntë pyetjeve kryesore. Pyetjet “e
arta” (kryesore) paraqesin skeletin e punës në fazën e zbulimit, procedurën parapenale dhe penale. Nëse
këtyre pyetjeve u japim përgjigje të saktë dhe të plotë, atëherë mund të konstatohet se është zbuluar
dhe provuar e vërteta objektive që ka të bëjë me veprën penale konkrete. Pyetjet “e arta” (kryesore) të
kriminalistikës janë:

Çka (ka ndodhur)?


Kush (është kryesi)?
Kur (e ka kryer)?
Ku (e ka kryer)?
Si (është kryer)?
Me çka (është kryer)?
Pse (është kryer?
Kënd ose me çka?
Me kë (është kryer)?

1.3 Të gjitha pyetjet kryesore dhe përgjigjet e tyre përbëjnë tërësinë organike, prandaj duhet caktuar dhe
zgjidhur si të tilla. Struktura e nëntë pyetjeve tregon degëzimin e tyre në dy drejtime. Përgjigjet e
pyetjeve “çka”, “kur”, “ku”, “si” dhe “me çka” ndriçojnë në rend të parë anën objektive të veprës penale,
ndërsa përgjigjet pyetjeve “pse”, “kush” dhe “me kë” kanë të bëjnë kryesisht me momente subjektive të
kësaj vepre.

2. Luftimi bashkëkohor i kriminalitetit

2.1 Parandalimi dhe luftimi i suksesshëm i kriminalitetit nuk mund të mbështetet vetëm në metoda e
mjete të kriminalistikës. Në këtë drejtim është e domosdoshme njohja e shkencave të tjera të cilat lëndë
studimi kanë kriminalitetin (e drejta penale, e drejta e procedurës penale, kriminologjia, politika
kriminale, mjekësia ligjore, psikologjia etj). Edhe pse të gjitha këto shkenca e studiojnë kriminalitetin, nga
aspekte të ndryshme, duke e krahasuar kriminalistikën me shkenca të tjera, vëmendje e theksuar i është
kushtuar raportit të kriminalistikës me kriminologjinë. Kriminalistika dhe Kriminologjia e studiojnë

Faqe 4
Naser Hyseni

kriminalitetin nga aspekte të ndryshme, Kriminalistika nga aspekti i zbulimit të veprave penale dhe
kryerësve kurse Kriminologjia në relacion më të gjerë, nga aspekti i kërkimit të shkaqeve dhe kushteve e
formave të paraqitjes së veprave të caktuara penale.

2.2 Me analizën e formave konkrete të kriminalitetit bashkëkohor dhe përgjithësimin e rezultateve të


fituara (gjendjet, dinamikat, trendët) është vërtetuar se kriminaliteti i sotëm si në Republikën e Kosovës
ashtu edhe në botë ka këto karakteristika:

2.2.1 Modifikimi i dukurive ekzistuese dhe paraqitja e formave të reja të kriminalitetit


(Paraqitja e formave të reja të kriminalitetit është kushtëzuar me ndryshimet e krijuara në sferat
e shumta të jetës shoqërore, përparimin e shkencës dhe teknologjisë, ndryshimin e
marrëdhënieve pronësore, rregullativës legjislative etj.

2.2.2 Masiviteti i shprehjes kriminale (Të dhënat ekzistuese statistikore për gjendjen dhe lëvizjet
e kriminalitetit në nivelin botëror-global tregojnë që numri i veprave penale të kryera është
absolutisht në rritje.

2.2.3 Organizimi i veprimit kriminal (Veprimtaria e organizuar kriminale, e motivuar me dëshirën


për ngritje të profitit nënkupton organizmin kualitativ të punës, ndarjen e roleve në kryerjen e
aktiviteteve të drejtpërdrejta, zgjerimin, ndikimin dhe mbulimin e rajonit më të gjerë si territor
ashtu edhe në sferat e jetës ku janë të përfshirë.

2.2.4 Lëvizshmëria e kryerësve të veprave penale (Lëvizshmëria e kryerësve të veprave penale


është shpesh parakusht i rëndësishëm për kryerjen me sukses të veprave të caktuara penale
(kontrabandimi i narkotikëve nga territori i vendeve ku prodhohen, mallrat teknike nga rajoni ku
çmimi është më i ulët, furnizimi me armë dhe municion në regjionin ku është më lehët të arrihet
deri te ato etj.).

2.2.5 Përsëritësit-Recidivistët (Të dhënat tregojnë se në numrin e tërësishëm të personave të


dënuar një të pestën e përbëjnë përsëritësit-recidivistët. Fakti se përsëritësit-recidivistët
vendosin në përsëritjen e aktiviteteve kriminale e bënë këtë kategori të kryerësve të veprave
penale veçanërisht të rrezikshëm për shoqërinë.

2.2.6 Specializimi i kryerësve të veprave penale (Me zgjedhjen e një lloji të caktuar të veprave
penale, ushtrimin dhe aplikimin e shpeshtë të mënyrave të caktuara të kryerjes së tyre, disa
kryerës e ndërtojnë stilin e tyre vetanak të veprimtarisë kriminale.

2.2.7 Profesionalizimi (Për herë e më shumë ka kryerës të veprave penale me shprehinë e


zhvilluar drejt sjelljes së përgatitur mirë kriminale, të cilën e ndërmarrin rregullisht në rajonin e
gjerë dhe të cilat për ta pothuajse paraqesin profesion të përhershëm).

2.2.8 Keqpërdorimi i të arriturave shkencore-teknike (Niveli i tanishëm I zhvillimit shkencor i


shoqëruar me të arritura teknike ofron mundësinë e keqpërdorimit për qëllime kriminale si në
fazën e përgatitjes ashtu edhe me rastin e kryerjes së veprave të shumta penale në lëmin e
prodhimit të drogave sintetike, përgatitjen dhe bërjen e falsifikimeve, në lëmin e kriminalitetit
kompjuterik, te përgjimi i paautorizuar dhe incizimi tonik, te krimet e ndryshme që janë kryer me
mjete të ndryshme për paaftësim, te vrasjet e kryera me ndihmën e mjeteve eksplozive me
aktivizim në largësi, materieve radioaktive etj.)

Faqe 5
Naser Hyseni

2.2.9 Aplikimi i dhunës (Animi nga dhuna gjatë kryerjes së disa veprave penale ka për qëllim të
pamundësojë zbulimin e kryerësve dhe të ështirësojë dëshmimin e veprimtarisë së tyre
kriminale dhe sipas rregullit përbëhet nga frikësimi madje edhe në eliminimin e personave që
tentojnë që t’u kundërvihen dhe të mundësojnë ose ndihmojnë zbulimin dhe dënimin e tyre.

3. Alibi

Alibi nënkupton „në vendin tjetër”. Në praktikë kjo është dëshmi që e ofron i dyshuari apo i akuzuari
lidhur me mospraninë e tij në kohën dhe në vendin e ngjarjes. Pra mund të thuhet se alibia është provë e
llojit të vet të pafajësisë së ndonjë personi e cila vërteton se personi i caktuar në të cilin dyshohet se ka
kryer vepër penale, në kohën kur vepra është kryer ka qenë në vend tjetër, e jo në vendin e veprës
penale. “vërtetimi i alibisë ka kuptim vetëm nëse paraprakisht është vërtetuar saktë koha dhe vendi i
kryerjes së veprës penale”. Alibia e vërtetuar saktë është provë e pathyeshme se personi i caktuar nuk e
ka kryer veprën penale, kurse në anën tjetër alibia e rrejshme ose e dyshimtë nuk është provë e fortë për
të dyshuarin se nuk e ka kryer veprën penale. Alibia e rrejshme mund të jetë edhe rezultat i hutimit apo
harresës së të dyshuarit.

4. Kapja në Flagrancë

Kapja në flagrancë nënkupton kapjen e një personi te caktuar ne kryerje e sipër, ne ikje menjëherë pas
kryerjes ose ne bartje apo pranë sendeve apo provave materiale të një vepre penale. Për te qene e tillë
duhet te jete fiksuar rregullisht me formën përkatëse procedurale (procesverbal).

PJESA 3
NJOHURI TË PËRGJITHSHME PËR TEKNIKËN KRIMINALISTIKE

1. Përkufizimi i teknikës kriminalistike

Teknika kriminalistike është degë (nënsistem) i kriminalistikës që merret me gjetjen, studimin,


përshtatjen dhe avancimin e metodave dhe mjeteve më të përshtatshme shkencore-teknike për luftimin
e kriminalitetit nga fusha e shkencave natyrore dhe teknike dhe me qëllim të zbulimit, sigurimit, fiksimit
dhe interpretimit të gjurmëve për qëllime zbuluese-dëshmuese. Teknika kriminalistike fut në procedurën
parapenale dhe penale mjete dhe metoda shkencore dhe teknike me qëllim të zbulimit dhe sqarimit të
gjësendeve dhe rrethanave në lidhje me veprat penale, që janë të rëndësishme për zbulimin dhe
sqarimin e veprës penale, identifikimin e kryerësit, objektit të sulmuar dhe të tjerë. Shprehja „shkencore-
teknike“ duhet marrë si shenjë për të gjitha metodat dhe mjetet që mbështeten në aplikimin e të
arriturave të shkencave natyrore dhe teknike.

2. Ndarja e teknikës kriminalistike

2.1 Sot, teknika kriminalistike si nocion unik nga arsyet didaktike kushtimisht mund të ndahet në:

2.1.1 Teknikën kriminalistike operative


2.1.2 Laboratorike ose hetimore

Faqe 6
Naser Hyseni

3. Identifikimi i Personit në bazë të tipareve të jashtme

Përcaktimi i njeriut ose i sendit konkret në identifikimin kriminalistik arrihet në dy faza. Në fazën e parë
përcaktohet përkatësia grupore e objektit të identifikuar (bëhet krahasimi, nëse përputhen shenjat e
përgjithshme) dhe në fazën e dytë, nga numri i objekteve të këtij grupi, përcaktohet objekti konkret.

Identifikimi i personit ka për qëllim: të përcaktojë personin e kryesit të panjohur, a është ai person
recidivist, ti zbulojë emrat falso, ta përcaktoj personalitetin e të sëmurit shpirtëror, ta vërtetojë
identifikimin e kufomës. Mjetet për identifikimin kriminalistik janë: lista abecedike, antropometria,
daktiloskopia, fotografia e përshkruar etj.

4. Antropometria

Metodat shkencore për identifikimin e personit filluan të përdoren në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Në
vitin 1840 doli teoria se nuk ka dy njerëz që të kenë masa të njëjta (astronomi, statistikani dhe
matematikani belg Lamber-Adolphe-Quetelet). Në bazë të kësaj teorie, në vitin 1880, kriminalisti francez
Alphonse Bertillon i zëvendësoi metodat e vjetra të identifikimit (d.m.th paradën e identifikimit) me
metodën e re, e cila mori emrin Antropometria. Kjo metodë u përdor në atë kohë për të bërë
identifikimin e personit në bazë të matjeve kockore të trupit të njeriut, si shtati, gjatësia dhe gjerësia e
kohës, gjatësia e gishtit të mesëm e gishtit të vogël, e deri në fund të gishtit të mesëm të dorës së majtë,
të këmbës së majtë e tjera. Metoda antropometrike, në atë kohë kishte të meta të cilat shkaktoheshin
nga mungesa e njohurive të personave të ngarkuar për të bërë matjet kockore me instrumente përkatëse
nga ndryshimet që pëson njeriu gjatë rritjes, nga ngjashmëria që kanë binjakët në pjesë të ndryshme të
trupi etj.

5. Fotografia kriminalistike

Fotografia kriminalistike është sistem i metodave dhe supozimeve shkencore që mbështeten në të,
mënyra dhe lloj i incizimit fotografik që shfrytëzohet me rastin e mbledhjes dhe fiksimit si dhe të hetimit
të gjurmëve dhe gjësendeve kriminalistike dhe realizimit të masave dhe veprimeve të tjera operative dhe
hetuese në luftimin e kriminalitetit.

Fotografia kriminalistike dallon nga fotografia e përgjithshme sipas bazës juridike për aplikimin e saj,
cakun e aplikimit, specifikave të objektit të incizimit dhe sipas rregullave të incizimit. Për nevoja të
identifikimit më së shumti shfrytëzohen në evidencën kriminalistike „albumet e fotografive“ (albumi i
kriminelëve) për njohjen e kryerësve të veprave penale nga na e viktimave dhe dëshmitarëve okularë.

6. Fotografia e përshkruar dhe Fotoroboti

Nevoja për mënyrën e veçantë të identifikimit paraqitet kur ekziston dëshmitari okular, por personi i
dyshuar është i panjohur. Në rastet e tilla mënyra e vetme është që dëshmitari okular të përshkruajë
kryerësin e veprës penale, kështu në bazë të përshkrimit të dhënë rikonstruktohet fytyra. Rikonstruktimi
i fytyrës kryhet në dy mënyra: me dorë të lirë (artisti-portretisti në bazë të përshkrimit skicon fytyrën e
kryerësit të veprës penale) dhe me ndihmën e pajisjes speciale të quajtur foto-robot.

Faqe 7
Naser Hyseni

PJESA 4
STUDIMI MBI GJURMËT

1. Traselologjia

Traseolgjia studion gjurmët që ka lënë objektet me një strukturë të jashtme të caktuar. Detyrë themelore
e saj është identifikimi i atij objekti që ka lënë gjurmë si dhe mënyra se si janë lënë ato. Identifikimi
traseologjik ka për detyrë edhe identifikimin e të tërës në bazë të pjesëve, d.m.th, përcaktimin e objektit,
pjesët e të cilit më parë i përkitnin një të tëre. Në këtë mënyrë traseologjia studion gjurmët, të cilat
pasqyrojnë strukturën e jashtë të objekteve dhe ndjek identifikimin e këtyre objekteve dhe sqarimin e
rrethanave që kanë të bëjnë me mekanizmin e formimit të këtyre gjurmëve. Detyra e traseologjisë është
sqarimi i rrethanave se si janë formuar gjurmët.

2. Mikrogjurmët

2.1 Mikrogjurmët janë gjurmë përmbajtja informative e të cilave qëndron nën pragun e shqisave të
njeriut, andaj këto ndryshime kriminologjikisht relevante nuk mund të vërehen me shqisat dhe ekzistimi i
të cilave presupozohet dhe të cilat mund të bëhen zbuluese-dëshmuese vetëm me aplikimin e principeve
të gjurmimit kriminalistike-teknike, si dhe me zhvillimin e metodave dhe mjeteve për sigurimin dhe
vlerësimin e tyre.

2.2 Mikrogjurmët janë aq të shumëllojshme sa është e vështirë, për të mos thënë e pamundur të bëhet
klasifikimi i tyre shkencorë. Në vija të përgjithshme, duke u mbështetur në prejardhjen e tyre, mund të
bëhet ky klasifikim:

2.2.1 Grupi i mikrogjurmëve me prejardhje biologjike, ku përfshihen fijet e flokut të njeriut,


qimet e kafshëve, fijet e tekstileve etj.

2.2.2 Grupi i mikrogjurmëve me prejardhje organike, ku përfshihen karburantet, bojërat,


lubrifikantët etj.

2.2.3 Grupi i mikrogjurmëve me prejardhje inorganike, ku përfshihen mikropjesë të metaleve të


ndryshme dhe mikroobjekte tjera me origjinë inorganike.

2.2.4 Grupi i mikrogjurmëve me prejardhje të përzier, ku përfshihen mikro-objektet e natyrës


biologjike, organike dhe inorganike.

3. Makrogjurmët

Makrogjurmët paraqesin gjurmë të dukshme të dimensioneve më të mëdha. Makrogjurmët kryesisht


vërehen lehtë, pa përdorimin e mjeteve të posaçme, lehtë fiksohen dhe kjo kryesisht nuk theksohet
posaçërisht.

Faqe 8
Naser Hyseni

4. Daktiloskopia

Daktiloskopia është metoda më e sigurt dhe më e përhapur bashkëkohore e vërtetimit të identitetit të


personave në bazë të vijave papilare. Bëhet fjalë për shfrytëzimin e vijave papilare në gishtërinj, shuplaka
dhe shputat e njerëzve me qëllim të vërtetimit të identitetit.

William James Herschel i pari i ka përdorur shenjat e gishtërinjve për identifikimin e personave që kishin
bërë kërkesë për pensionim në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit 19 në Indi. Ka treguar se forma e vijave
nuk ndryshon me moshën.

Nga pikëpamja kriminalistike, me anën e daktiloskopisë vërtetohet identiteti i personave të gjallë dhe të
vdekur dhe identiteti i shkaktuesit të ndonjë gjurme. Vijat papilare krijohen në muajin e katërt embrional
dhe dukja e tyre nuk ndërron prej lindjes e deri në vdekje (dekompozimi i trupit). Vizatimet e vijave
papilare janë strikt individuale. Kjo do të thotë se nuk ekzistojnë dy njerëz me vizatimin identik të vijave
papilare. Në rast të lëndimit të epidermisit, me shërimin krijohen imazhet e njëjta të vizatimit të vijave
papilare.

5. Gjurmët e Gjakut

Gjurmët e gjakut kanë rëndësi të posaçme, sidomos për shkak se ato mund të gjenden në ato raste kur
kemi të bëjmë me vepra të rënda penale. Në bazë të tyre është e mundshme të bëhen prova e të
dhënave të rëndësishme dhe të rrethanave përkitazi me ndriçimin e veprës penale në bazë të tyre.

Në vendin e ngjarjes gjurmët e gjakut duhet kërkuar në ato vende ku nuk bien në sy në shikim të parë,
sepse ato nuk i ka vërejtur as kryesi e as ka bërë përpjekje ti eliminojë. Te kryesi gjurmët e gjakut duhet
kërkuar në rrobat e tij, në të mbathurat, në trup. Te viktima, zakonisht gjurmët e gjakut shihen lehtë,
prandaj nuk kërkojë punë të posaçme për tu gjetur. Pasi të gjenden gjurmët e gjakut, duhet të bëhet
fotografimi shkallëzues, për të fiksuar pozitën dhe formën e tyre.

Gjaku i të gjitha racave njerëzore ndahet në katër grupe O, A, B dhe AB. Grupet e gjakut të njerëzve janë
të trashëgueshme dhe të përhershme. Grupet e gjakut mund të vërtetohen në mënyrë të sigurt.
Përcaktimi i grupit të gjakut hyn në punë në kriminalistikën praktike vetëm për të mohuar një provë,
sepse në bazë të grupit të gjakut mund të vërtetohet nëse një lloji të caktuar të grupit të gjakut i përket
një person i caktuar, po qe se nuk përputhen grupet e gjakut.

6. Gjurmët e spermës

Gjurmët e spermës janë çështje të hulumtimeve mjeko-ligjore, që bëhen për të vërtetuar se a është me
prejardhje të spermës ajo njollë apo jo dhe cilit grup të gjakut i takon personi nga i cili rrjedh njolla.
Gjurmët e spermës zakonisht duhen kërkuar te rastet e delikteve seksuale (në vendin e ngjarjes, në
viktimë, te kryesi). Ndryshe, njollat e spermës më së lehti gjenden me ndihmën e llambës së dorës, me
dritë të dobët ose me llambën e kuarcit. Metoda më e mirë për zbulimin e gjurmëve të spermës është
ajo fosfatike.

Në bazë të gjurmës së spermës mund të identifikohet personi ose të caktohet grupi i gjakut. Këto gjurmë
bëjnë orientimin edhe për motivin e krimit, kushtet në të cilat është kryer si dhe kohën dhe vendin e

Faqe 9
Naser Hyseni

kryerjes së veprës penale. Me rastin e fiksimit të gjurmës së spermës, zakonisht kjo gjurmë merret së
bashku me objektin në të cilin është gjetur.

7. Gjurmët e shputave të njeriut

Ecja e njeriut është në të vërtetë të kaluarit e peshës trupore mbi atë këmbë me të cilin hidhet hapi. Për
këtë arsye, gjurma e këmbës, e krijuar duke ecur është gjithmonë më e thellë nga gjurma sipërfaqësore,
e cila është krijuar duke qëndruar në vend.

Gjurmët e këmbëve ndahen në gjurmët e lënda nga këmba e mbathur dhe të lënda nga këmba e zbathur.
Këto Gjurmë janë statike dhe dinamike, të thelluara dhe të sipërfaqshme. Gjurmët e thelluara formohen
kur shputa e këmbës, duke shkelur në lëndë të butë, rërë, pluhur, borë, lë formën e saj në përfytyrim
kundërtor. Në vrap, shenja e thembrës pothuajse mungon, ndërsa shenja e tabanit është më e thellë për
shkak të presionit të madh që ushtrohet në këtë rast në to.

Në bazë të këtyre shenjave të përgjithshme dhe individuale bëhet kërkimi i personit në grupin përkatës
dhe përcaktohet identiteti i tij.

8. Gjurmët e veglave të thyerjes

8.1 Kryesi, në disa raste pas kryerjes së veprës penale, e lë në vend ose e hedhë në aftësi të vendit të
ngjarjes, veglën që ka përdorur për thyerje. Këqyrja e veglës së thyerjes fillon me kërkimin e gjurmëve të
gishtave të kryesit, vazhdon me zbulimin e shenjave që tregojnë përdorimin e kësaj vegle me thyerje,
vendin dhe mënyrën e përgatitjes së saj, profesionin i mbajtësi, vetë mbajtësin dhe përcaktimin e
individualitetit të saj.

8.2 Gjurmët të cilat i lënë veglat në objekte të ndryshme mund të ndahen në këtë mënyrë:

8.2.1 Në gjurmë të cilat pasqyrojnë ndryshimin e formës për shkak të humbjes ose shtypjes së
materialit; shenjat e veglave në bartësin e gjurmës ose bartësin e gjurmës në vegël, të cilat janë
krijuar për shkak të ndërrimit të substancës;

8.2.2 Sipërfaqësore (në sipërfaqe të forta), relievore (thellimet në objekte druri, bojë, në objekte
plastike);

8.2.3 Gjurmët e thelluar dhe shenjat, gjurmët e rrëshqitjes dhe të gërrithjes, gjurmët e krijuara
nga veprimi i veglave prerëse ose në veglat në të cilat gdhendet etj.

9. Metoda e ADN

ADN është shenja unike një dimensionale për individualitetin e dikujt, e më së shumti përdoret në
kontekstin e aplikimeve forenzike gjatë identifikimit. Shumica e ADN-ve të njerëzve është identike për
tërë qeniet njerëzore dhe vetëm një numër relativisht i vogël i lokacioneve të veçanta në ADN i vë në pah
variacionet individuale. Ato variacione tregohen ose në numrin e përsëritur të bllokimeve të rrjedhës
elementare ose në pengesat më të vogla jofunksionale të rrjedhës elementare. Proceset e kyçura në
identifikim në bazë të ADN përcaktojnë se a rrjedhin dy mostra ADN nga individi i njëjtë apo individ të
ndryshëm. Duke marrë parasysh që nga ADN mund të merren të dhëna “private” (siç janë llojet e

Faqe 10
Naser Hyseni

ndryshme të sëmundjeve), ky lloj i teknikës së identifikimit ende nuk gëzon popullaritet të madh te
shfrytëzuesit. Kjo metodë i takon grupit të teknikave të bezdisshme.

PJESA 5
STUDIMI MBI ARMËT E ZJARRIT

1. Kuptimi dhe ndarja e Balistikës

1.1 Fjala balistikë rrjedh nga Greqishtja (“ballo” që do të thotë “të hedhësh). Balistika kriminalistike
studion metodat dhe mjetet teknike-shkencore per zbulimin, fiksimin dhe ekzaminimin e gjurmëve të
lëna nga armët e zjarrit dhe nga municioni që është përdorur prej tyre me qëllim të identifikimit të
armës së zjarrit në bazë të gëzhojës së predhës si dhe metodat dhe mjetet për përcaktimin e gjendjes
teknike të armës së zjarrit dhe fenomeneve të qitjes me qëllim të zgjidhjes së problemeve që lindin në
hetimin dhe gjykimin e veprës penale.

1.2 Balistika ndahet në dy degë kryesore:

1.2.1 Balistika e brendshme që studion lëvizjen e predhës brenda tytës së armës së shtyrë nga
trysnia e gazrave të barotit; dhe

1.2.2 Balistika e jashtme që studion lëvizjen e predhës pasi të dalë nga gryka e tytës, kur ndaj
asaj predhe ushtron ndikim graviteti i tokës dhe rezistenca e ajrit.

1.3 Përveç Balistikës së Brendshme dhe të Jashtme ekziston edhe Balistika Terminale:

1.3.1 Balistika Terminale studion efektin e projektilit (predhës) në cakun e qëlluar. Efekti i
projektimit në cak varet nga shpejtësia e projektilit edhe pse nuk mund të lihen pas dore faktorët
si forma e projektilit, lloji i cakut, lokacioni i goditjes etj.

2. Klasifikimi i armëve të zjarrit

2.1 Armët e zjarrit mund të klasifikohen sipas kritereve të ndryshme. Në bazë të destinacionit
(përdorimit) të tyre klasifikohen në:

2.1.1 Armë Luftarake


2.1.2 Armë suvenir
2.1.3 Armë të gjuetisë

2.2 Sipas mekanizmit të punës, armët e zjarrit klasifikohen në:

2.2.1 Të respektuara: te të cilat për ndezjen e çdo predhe duhet të ndërmerren operacione
mekanike me të cilat predha futet në tytë, ndizet dhe e hedh jashtë gëzhojën e ndezur;

2.2.2 Gjysmë-automatike: te të cilat mjafton që vetëm predha e parë të futet në tytë e që më


vonë në mënyrë sukseseve të bëhet ndezja e të gjitha predhave; dhe

Faqe 11
Naser Hyseni

2.2.3 Automatike: te të cilat pas futjes së predhës së parë në tytë, ndezja e të gjitha predhave të
mbetura bëhet në mënyrë automatike.

3. Gjurmët e armëve të zjarrit në vendin e ngjarjes

Në vendin e kryerjes së veprës penale mund të gjendet vetë arma e zjarrit, gëzhoja dhe predha. Kur
gjendet vetë arma e zjarrit, atëherë modeli dhe kalibri mund të përcaktohen nga të dhënat teknike të
fiksuara në armë si dhe nga pesha, nga gjatësia e përgjithshme, nga gjatësia e tyres, nga sasia dhe
drejtimi i vjaskave etj. Këto të dhëna krahasohen me modelet e katalogëve të llojeve të armëve të zjarrit.
Përcaktimi i modelit dhe llojit të armës në bazë të predhës mund të bëhet në bazë të gjurmëve që lë
kanali i tytës në predhë, si drejtimi, numri, gjerësia dhe këndi i vjaskave, sepse llojet dhe modelet e
ndryshme të armëve kanë drejtim, numër, gjerësi dhe kënd të ndryshëm të vjaskave.

4. Eksperimentimi balistik kriminalistik

4.1 Ekspertimi balistik kriminalistik mbështetet mbi parimet e përgjithshme të identifikimit kriminalistik.
Detyra kryesore e tij është identifikimi i armës së zjarrit në bazë të gëzhojave dhe predhave të qitura në
vendin ku është kryer vepra penale. Pjesë e ekspertimit balistik kriminalistik është:

4.1.1 Fiksimi i gjurmëve të barotit


4.1.2 Ekzaminimi i gëzhojës dhe predhës
4.1.3 Përcaktimi i vendndodhjes së qitësit
4.1.4 Përcaktimi i kohës së qitjes
4.1.5 Përcaktimi i largësisë së qitjes
4.1.6 Përcaktimi i diametrit dhe pamjes së vrimës së shkaktuar nga predha
4.1.7 Fiksimi i gjurmëve balistike

PJESA 6
KRIMI I ORGANIZUAR DHE KONTRABANDA

1. Krimi i Organizuar

Përkufizimi i ‘krimit të organizuar” paraqet vështirësi të veçantë dhe ekzistojnë përkufizime të ndryshme
në vende të ndryshme. Një përkufizim i mundshëm është si vijon “Krimi i organizuar paraqet bashkimin e
dy ose më shumë personave me qëllim të vendosjes së monopolit në hapësirë gjeografike, në
veprimtarinë kriminale e cila sjell fitim ose të ardhura të vazhdueshme financiare, së bashku me
përdorimin e frikësimit, terrorit, ose dhunës mbi ata që i kundërvihen zhvillimit të saj, me anë të
korruptimit të shërbyesve publikë pjesëmarrja e të cilëve është e domosdoshme për ekzistencën e
mëtejme ilegale dhe zhvillimin e veprimtarisë kriminale.”

2. Hetimi bashkëkohor i krimit të organizuar

2.1 Krimi i organizuar është një kërcënim i madh i stabilitetit politik dhe ekonomik të çdo vendi. Rruga
vendimtare që duhet marrë në luftimin e krimit të organizuar konsiston në shkatërrimin e potencës
financiare të tij dhe që presupozon edhe bashkëpunimin ndërkombëtar energjik edhe efikas.

Faqe 12
Naser Hyseni

2.2 Lufta e suksesshme kundër krimit të organizuar kërkon trajtim të gjithanshëm dhe të vazhdueshëm.
Elementet me themelore të luftës kundër krimit të organizuar mund te jenë:

2.2.1 Përcaktimi dhe vendosja e paluhatshme e udhëheqjes politike të vendit dhe të gjithë
organeve të tyre kundër krimit të organizuar.

2.2.2 Organizimi dhe bashkëpunimi institucional në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar kundër
krimit të organizuar.

2.2.3 Sigurimi i dhënies së përgjegjësisë të të gjithë atyre në administratën shtetërore, qeveri,


parti, që implikohen në krimin e organizuar.

2.2.4 Nxjerrja e legjislacionit të përbashkët kundër krimit të organizuar në nivel rajonal ose
Evropian dhe formimi i organeve të përbashkëta të policisë dhe organeve të tjera të
specializuara.

2.2.5 Reformimi i policisë dhe gjyqësisë në drejtim të organizimit të organeve të specializuara për
luftimin e krimit të organizuar.

2.2.6 Organizimi i kërkimit të vazhdueshëm shkencor dhe profesional i krimit të organizuar.

3. Kontrabandimi

Kontrabandimi përcaktohet thjesht si aktivitet i bartjes ilegale të mallit që janë deficitare në treg ose të
cilave u ulet çmimi i tregut, gjegjësisht mallrave shitja e të cilave është e kufizuar ose e ndaluar, që kryhet
në mënyrë të organizuar dhe të fshehtë në formë të profesionit të përkohshëm ose të përhershëm për
çka merret dëmshpërblimi i caktuar në para. Kontrabandimi ka të bëjë ekskluzivisht me kalimin e kufijve
dhe bartjen e mallrave të ndryshme përtej kufijve. Kontrabandimi dallon nga Krimi i Organizuar për shkak
se mund të kryhet madje edhe nga një ose dy persona.

Disa nga format më të përhapura të kontrabandimit janë: Kontrabanda me narkotikë, kontrabanda me


armë, kontrabanda e automjeteve, kontrabanda me vlera kulturore etj.

4. Trafikimi i qenieve njerëzore

Problem të rëndësishëm paraqet dëshmimi i tregtisë me qenie njerëzore, gjegjësisht vepra penale nuk
mund të dëshmohet pa bashkëpunimin e viktimës. Në fazën e parë të tregtisë ilegale, gjegjësisht bartjes
përmes kufirit, ato zakonisht nuk janë të gatshme për bashkëpunim. Bashkëpunojnë vetëm pas një kohe
të shfrytëzimit dhe të mundimit që e rëndon shumë pozitën e tyre dhe punën e prokurorisë dhe të
policisë.

Organizatorët e bartjes ilegale për shërbimin e kryer iu marrin pagesa të mëdha emigrantëve (së paku
një mijë dollarë për një person). Duke pasur parasysh kushtet johumane të transportit një numër i
caktuar i azilantëve e pëson (për shembull në një rast në një kontejner janë ngulfatur pesëdhjetë
kinezë). Rreziku shoqëror i kësaj dukurie qëndron në atë se ajo paraqet ”shifër të errët” shumë të madhe
të kriminalitetit si në planin nacional ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Faqe 13
Naser Hyseni

5. Kontrabanda me narkotikë

Kontrabanda me narkotikë, për nga organizimi dhe konspirativiteti (fshehtësia) mban vendin e parë në
fushën e kriminalitetit profesional që rrezikon, më shumë e më pak, të gjitha vendet e botës. Ekzistojnë
faktorë të ndryshëm që kushtëzojnë kontrabandën me narkotikë duke i dhënë kësaj veprimtarie karakter
profitabil. Trafiku i drogës është një ndër format më të shpeshta të krimit të organizuar. Ky lloj krimi po
shqetëson të gjitha vendet e botës, në veçanti SHBA dhe Evropën.

Kontrabanda me narkotikë mund të paraqitet në formë të prodhimit dhe të qarkullimit të palejuar; me


ndërmjetësimin në tregtinë e palejuar me narkotikë; në shitblerjen e narkotikëve në mënyrë të
paligjshme dhe në transportimin e narkotikëve në mënyrë ilegale. Si formë më e rëndë e këtij fenomeni
kriminal konsiderohet krijimi i rrjetit të organizuar të stërshitësve ose ndërmjetësuesve, i cili sjell fitime
të mëdha materiale dhe pasurore.

Karakteristikë e këtij veprimi kriminal është se manifestohet në forma të ndryshme, të cilat u përshtaten
kërkesave dhe ofertave në treg. Ekziston një bashkëpunim dhe koordinim në nivel të përsosur të
kryerësve nga regjionet dhe shtetet e ndryshme, që në të shumtën e rasteve janë profesionistë dhe me
karrierë të njohur kriminale.

6. Metodika e zbulimit të kontrabandës

Metodika e zbulimit dhe sqarimit të kontrabandës mbështetet në njohjen e të gjitha specifikave të kësaj
veprimtarie kriminale dhe vetive të kryesve në përgjithësi. Në këtë drejtim, orientimi i punës operative
duhet të jetë i drejtuar kundër kryesve profesionist. Për zbulimin dhe sqarimin e kontrabandës më së
shpeshti ndërmerren këto veprime: mbledhja e informacionit, mbikëqyrja e përforcuar, shfrytëzimi i
rrjetit të punëtorëve (informatorët), këqyrja e dokumentacionit, prita, kontrollimi i automjeteve
transportuese, udhëtarëve dhe valixheve. Në metodikën e zbulimit të kontrabandës, rol të veçantë ka
shfrytëzimi i metodës indiciale. Ajo konsiston në vrojtimin me kohë të fakteve të caktuara, të cilat
udhëzojnë për mundësinë se në rastin e caktuar bëhet trafikimi ilegal i mallrave në kalimet kufitare. Këto
fakte apo indicje janë të klasifikuara në tri grupe: psikike, audiovizuele dhe taktike.

7. Menaxhimi i Integruar i Kufijve

Menaxhimi i integruar i kufirit nënkupton bashkërendim dhe bashkëpunim kombëtar dhe ndërkombëtar
ndërmjet të gjithë autoriteteve përkatëse dhe agjencive të përfshira në sigurinë kufitare dhe lehtësimin e
tregtisë, për vendosjen e sistemeve të efektshme dhe me rendiment të menaxhimit të integruar të
kufirit, më qëllim arritjen e objektivit të kufijve të hapur, por të mirë-kontrolluar dhe të sigurt.

PJESA 7
METODIKA E ZBULIMIT DHE SQARIMIT TË VRASJES

1. Kuptimi dhe llojet e vrasjeve

1.1 Me vrasje kuptohet ajo vepër (veprim ose mosveprim) e kundërligjshme, me anën e se cilës i hiqet
jeta e një personi tjetër me dashje ose nga pakujdesia. Objekti i vrasjes, në çdo formë që paraqitet, mund
të jetë vetëm jeta e një njeriu. Format e parashikuara nga Kodi Penal janë:

Faqe 14
Naser Hyseni

1.1.1 Vrasja me dashje;

1.1.2 Vrasja e cilësuar (me vrasje të cilësuar kuptohen ato vrasje me dashje që bëhen të tilla për
shkak të rrethanave të posaçme, të cilat karakterizojnë figurën e krimit);

1.1.3 Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër,

1.1.4 Vrasja me paramendim;

1.1.5 Vrasja në rrethana të tjera cilësuese;

1.1.6 Vrasja e foshnjës;

1.1.7 Vrasja me dashje e kryer në gjendje tronditje të fortë psikike të çastit e shkaktuar nga
dhuna ose fyerja e rëndë e viktimës,

1.1.8 Vrasja me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme;

1.1.9 Vrasja nga pakujdesia.

2. Mjetet dhe motivet e vrasjeve

2.1 Mjetet dhe metodat që përdoren për ti shkaktuar vdekjen me dhunë personit në mënyrë të
kundërligjshme janë të shumta.

2.1.1 Metodat e vrasjes janë: mbytja me lak, me duar, me ujë, vrasja, shkaktimi i dëmtimeve
trupore, djegia, helmimi, mosdhënia e ndihmës ose mostregimi i kujdesit për foshnjën, etj.

2.1.2 Mjetet e vrasjes janë: armë zjarri, armë të ftohta, mjete të rastit si shkopi, guri, sëpata,
çekiçi, lëndë helmuese, objekte që shtypin rrugët e frymëmarrjes si shami, litar, tel, peshqir, duar
etj, rrymë elektrike, temperaturat e larta ose të ulëta etj.

2.1.3 Motivi i vrasjes: është fuqi e brendshme psikologjike që nxitë dhe aktivizon njeriun në
aksion të caktuar. Ky aksion mund të manifestohet në formë të veprimit ose mosveprimit, të
durimit ose në ndonjë formë tjetër. Mirëpo, motivi nuk është vetëm nxitës dhe aktivizues, por
gjithashtu edhe drejtues i aksionit, duke ia përcaktuar drejtimin dhe intensitetin e veprimit si dhe
modalitetin e manifestimit të tij.

3. Veprimet e para pas informimit për vrasjen

Në hetimin e vrasjes, veprime të para hetimore dhe veprime tjera janë: këqyrja e vendit të ngjarjes dhe e
kufomës, pyetja e dëshmitarëve të parë, këqyrja dhe ekspertimi mjekoligjor, paraqitja për njohje e
kufomës kur nuk njihet, ekspertimi kriminalistik i gjurmëve dhe provave materiale, ndjekja e fajtorëve në
bazë të gjurmëve të freskëta, përdorimi i qenit të ndjekjes në një kohë me këqyrjen e vendit të ngjarjes,
mbikëqyrja në vende të caktuara dhe e personave të ndryshëm, mbledhja e të dhënave që i përkasin
viktimës, kërkimi i sendit të vjedhur kur ka vjedhje me dhunë.

Faqe 15
Naser Hyseni

Është e rëndësishme të theksohet se masat dhe veprimtaria e drejtuar në ndriçimin e vrasjes dhe në
zbulimin e kryerësve, sipas natyrës që kanë, janë tejet urgjente dhe nuk durojnë kurrfarë zhagitje.

4. Pyetja e dëshmitarëve në vrasje

4.1 Në metodikën e zbulimit dhe sqarimit të vrasjeve, vend të veçantë zë edhe mësimi mbi sigurimin e
provave personale. Karakteri i kësaj vepre penale, ndërlikueshmëria dhe pesha e efekteve psikologjike, të
cilat ajo i nxit te dëshmitarët dhe kryesit, imponojnë nevojën e senderimit të veçantë të pyetjes së
dëshmitarëve dhe të të pandehurve. Gjatë pyetjes së dëshmitarëve okular, duhet pasur parasysh se
vrasja, si rregull, paraqet një ngjarje e cila ndodh befasisht dhe pa paralajmërime të shumta dhe
atmosferën e së cilës shpeshherë e shoqërojnë tensione tejet të larta. Kujdes të veçantë gjatë pyetjes së
dëshmitarëve duhet kushtuar ngjarjeve që i kanë paraprirë vrasjes, pozita e pjesëmarrësve në ngjarje,
dialogu që i ka paraprirë ngjarjes, mimika dhe lëvizjet e trupit si dhe lëvizja përfundimtare e kryerësit.
Pyetja e dëshmitarëve të parë duhet të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundshme për shkak se sa më
tepër që ata të bien në kontakt me njerëz të tjerë aq më e madhe është mundësia e sugjestionimit të
tyre dhe për rrjedhojë, rreziku i ndryshimit të rrethanave që ata i dinë mbi krimin e kryer ose mbi
viktimën.

4.2 Dëshmitarët e parë janë:

4.2.1 Personat që e kanë zbuluar të parët kufomën;


4.2.2 Personat që kanë parë ose dëgjuar se çfarë ka ndodhur në vendin e ngjarjes;
4.2.3 Farefisi, të afërmit, fqinjët, miqtë e viktimës.

5. Llojet e vetëvrasjeve

5.1 Vetëvrasja është shuarja e vetëdijshme dhe e qëllimshme e jetës së vetvetes. Ajo është dukuri socio-
patologjike dhe akt individual. Shpesh është formë e auto-agresionit. Etiopatogjeneza e vetëvrasjes është
e ndryshme. Ajo mund të jetë pasojë e marrëdhënieve midis njeriut e rrethit të tij, e pengesave të
ndryshme, e humbjes së ekuilibrit të personalitetit në rrethin e tij, etj. Modus operandi i vetëvrasjes
është pothuaj i njëjtë me atë të vrasjes.

5.2 Vetëvrasjet mund të ndahen në akute (të menjëhershme) dhe kronike (të ngadalshme) si dhe direkte
dhe indirekte (vetëvrasje indirekte janë kur kryerësi i vetëvrasjes nuk dëshiron ta privojë veten nga jeta,
por kryen vepër penale ose e kallëzon vetveten për vepër penale të trilluar ose të kryer nga dikush tjetër
me shpresë se do të dënohet me vdekje). Llojet e vetëvrasjeve janë si vijon:

5.2.1 Vetëvrasja e dyfishtë: kur dy anëtarë te sekseve të ndryshme ose të seksit të njëjtë, të
shumtën e rasteve me motive dashurie;

5.2.2 Vetëvrasja familjarisht: kur anëtarët e rritur të familjes vendosin të shkojnë në vdekje me
marrëveshje

5.2.3 Vetëvrasja tendencioze: kur kryhet me qëllim të caktuar, pra kur me vetëvrasje dëshirohet
të thuhet diçka;

5.2.4 Vetëvrasja bilancore: kur kryesi është normal dhe vendos ti jap fund jetës pasi ti ketë
balancuar shkaqet dhe kundër-shkaqet

Faqe 16
Naser Hyseni

5.2.5 Vetëvrasje recidive: kur vetëvrasja më parë nuk ka pasur sukses, por viktima tenton edhe
më tutje derisa t’ia arrijë qëllimit;

5.2.6 Vetëvrasje e kombinuar: kur dikush në mënyrë të njëpasnjëshme ose të menjëhershme, në


dy ose më shumë mënyra dhe me dy ose më shumë mjete kryen vetëvrasjen;

5.2.7 Vetëvrasje altruistike: kur njeriu me vetëdije flijon dhe sakrifikon veten.

5.2.8 Vetëvrasje e komplikuar: kur ndokush përjeton rast fatkeqësie dhe për ta ndërprerë
vuajtjen kryen vetëvrasje.

6.3 Sipas mënyrës së kryerjes dallojmë:

6.3.1 Vetëvrasjet pasive: kur vetëvrasësi nuk është kryes i drejtpërdrejtë i vetëvrasjes por me
qëllim dhe me vetëdije e sjellë veten në situata të rrezikshme;

6.3.2 Vetëvrasje aktive: kur vetëvrasësi vet e shkakton vdekjen;

6.3.3 Vetëvrasje individuale: vetëvrasja e një personi;

6.3.4 Vetëvrasja grupore: vetëvrasja familjare, vetëvrasja e dyfishtë etj.

7. Çka është Trilema?

Trilema nënkupton dyshimin e trefishtë për vrasje, vetëvrasje, apo rast aksidenti. Me fjalë të tjera,
trilema është dyshimi mbi mënyrën e vdekjes të cilën e kanë organet përkatëse me të hasur në persona
të vdekur në një vend të ngjarjes.

PJESA 8
METODIKA E ZBULIMIT DHE SQARIMIT TË KRIMEVE SEKSUALE

1. Kuptimi i krimeve seksuale

Me krime seksuale kuptohen ato veprime të kundërligjshme, të kryera me dashje, që cenojnë lirinë
seksuale dhe shëndetin e personit, të mbrojtura posaçërisht nga legjislacioni penal. Krimet seksuale
kryhen me veprime aktive të kundërligjshme, si rregull, me dhunë, dhe që sjellin pasoja të rënda. Dhuna
është element kryesor përbërës i figurës së krimit dhe ajo nënkupton kundërshtimin aktiv të së
dëmtuarës deri në mposhtjen e saj me dhunë fizike, ashtu edhe me kanosje.

2. Karakteristikat e kryerësve të krimeve seksuale

Nga praktika e deritanishme hetimore dhe gjyqësore dihet se përqindja më e madhe e kryerësve të
krimeve seksuale, e veçmas të veprave penale “marrëdhënie seksuale me dhunë” janë persona të rinj
nën moshën 30 vjeçare. Shumica dërrmuese e kryerësve të këtyre veprave penale janë të gjinisë
mashkullore. Niveli arsimor i kryerësve të këtyre veprave penale, si rregull është mjaft i ulët.

Faqe 17
Naser Hyseni

Motivi për shumicën e krimeve seksuale është që fajtori të përmbushë pasionin e tij seksual. Ka edhe
motive me karakter tjetër, siç është rasti kur personi i gënjyer kërkon të hakmerret. Në praktikë, ka raste
kur marrëdhënia seksuale me dhunë kryhet edhe për motive vagabontazhi, shpesh nga grupe
vagabondësh.

3. Veprimet hetimore dhe masat kriminalistike në zbulimin e krimeve seksuale

Në hetimin e krimeve seksuale duke ndjekur një radhë të caktuar, kryhen këto veprime: pyetja e së
dëmtuarës, këqyrja e vendit të ngjarjes, ekspertimi mjekoligjor dhe psikiatrik-ligjor i së dëmtuarës, pyetja
e dëshmitarëve, ekzaminimi mjekoligjor i personit të dyshuar, pyetja e personit të dyshuar (të
pandehurit). Këto veprime hetimore, së bashku, bëjnë të mundur të mblidhen të dhënat, në bazë të të
cilave krijohet pasqyra e ngjarjes konkrete, nëse ajo ka ndodhur me të vërtetë.

4. Këqyrja dhe ekspertimi

4.1 Një ndër trajtimet e veçanta në zbulimin e provave dhe sqarimin e krimeve seksuale është edhe
këqyrja e vendit të ngjarjes në marrëdhëniet seksuale me dhunë. Vendi i ngjarjes me rastin e
marrëdhënieve seksuale me dhunë është pasqyrë e kryerësit. Ai është psikologjia e krijuar e kryerësit
dhe viktimës së dhunimit. Këqyrja e përgjithshme e vendit të ngjarjes mund të tregoj rrethana të
volitshme për kryerjen e dhunimit, veprimet përgatitore etj.

4.2 Mund të merret përgjigja edhe në pyetjet: A ka mundur dikush ta dëgjoj thirrjen e viktimës për
ndihmë? Si dhe kur është larguar kryerësi nga vendi i ngjarjes? Etj. Me rëndësi të veçantë është pyetja
se: Çfarë gjurmë është dashur ti merr kryesi me vete nga vendi i ngjarjes? Në rastin e marrëdhënieve
seksuale me dhunë duhet pasur kujdes që këqyrja e vendit të ngjarjes mos të zbatohet në hapësirën e
ngushtë të kufizuar brenda të cilës është kryer dhunimi, por edhe në rrethin e afërt dhe të largët të
vendit të ngjarjes.

4.3 Këqyrja e vendit të ngjarjes në marrëdhëniet seksuale me dhunë, si rregull kryhet menjëherë pas
pyetjes së të dëmtuarës. Ky veprim hetimor ka për qëllim që:

4.3.1 të verifikojë nëse përputhen thëniet e së dëmtuarës me mjedisin e vendit të ngjarjes;

4.3.2 të zbulojë gjurmë, prova materiale, që provojnë dhunën e përdorur për marrëdhënie
seksuale;

4.3.3 Të gjejë gjurmë që vërtetojnë ardhjen e fajtorit në vendin e përdhunimit si gjurmë


këmbësh, duarsh, mjetesh transporti, sende personale etj.

Faqe 18
Naser Hyseni

PJESA 9
METODIKA E ZBULIMIT DHE SQARIMIT TË AKSIDENTEVE TË TRAFIKUT

1. Kuptimi i aksidenteve të trafikut

1.1 Qarkullimi i mjeteve të transportit rrugor të të gjitha llojeve dhe të këmbësorëve rregullohet me ligje
të posaçme. Sipas rregullave, transporti në rrugët publike duhet të zhvillohet në atë mënyrë që të mos
rrezikojë, të pengojë trafikun, mos t’i dëmtojë edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik, si dhe mos ta pengojë
trafikun përtej masave të domosdoshme.

1.2 Aksidenti i trafikut mund të definohet si fatkeqësi e shkaktuar me rastin e ndeshjes së njërit apo më
shumë automjeteve në trafik, me ç’rast shkaktohen dëme materiale, dëmtime trupore apo vdekje të
njerëzve ose rrezikohet trafiku.

1.3 Në një kuptim më teknik, aksidentet rrugore janë ngjarje të cilat ndodhin në rastin kur kemi:

1.3.1 Përplasje mjetesh


1.3.2 Dalje të mjetit nga rruga
1.3.3 Shtypje ose përplasje të këmbësorëve

1.4 Shkaku kryesor i ndodhjes së aksidenteve nuk është moskryerja e manovrave të nevojshme nga
drejtuesi i automjetit, por moskryerja e tyre në kohën dhe momentin e duhur, që sjellë për pasojë
përplasjen e mjetit ose daljen e tij jashtë rrugës. Aksidentet automobilistike mbi bazën e pasojës së
ardhur dhe shkallës së dëmit të shkaktuar ndahen në:

1.4.1 Aksidente automobilistike ku janë përfshirë një ose më shumë mjete e nga përplasja e tyre
ka ardhur si pasojë humbje e jetës, ose dëmtimi i shëndetit të një ose më shumë personave si
dhe dëmtime të konsiderueshme të automjeteve;

1.4.2 Humbje e jetës ose dëmtimi i shëndetit i një ose më shumë personave si pasojë e
përplasjes me mjetin që ka shkaktuar aksidentin;

1.4.3 Përplasja e automjetit me një ose disa persona këmbësorë, biçikletë, drejtues kafshësh ose
përdorues të tjerë të rrugës dhe si pasojë ndodhë humbja e jetës ose dëmtimi i shëndetit të një
personi;

1.4.4 Përplasja dhe shtypja e një ose disa personave këmbësorë me automjetin që sjell si pasojë
dëmtimin e shëndetit apo humbjen e jetës së tyre.

1.5 Si detyrë parësore e policisë është marrja e informacioneve për ngjarjen e ndodhur në territorin e
shërbimit. Specifike nga ngjarjet e tjera, për aksidentet automobilistike, këto informacione sigurohen:

1.5.1 Nga salla e informacionit të organit të policisë;

1.5.2 Nëpërmjet konstatimit nga vetë agjentët e policisë rrugore gjatë kontrollit rutinë në
territorin e shërbimit;

Faqe 19
Naser Hyseni

1.5.3 Nga informacioni që jep vetë drejtuesi i mjetit që ka kryer aksidentin;

1.5.4 Nga kontakti me drejtues të mjeteve të tjera të cilët njoftojnë për ngjarjen.

1.6 “Vendngjarje” sipas kuptimit të përgjithshëm kriminalistik, dhe në rastin e vendit të ngjarjes te
aksidentet kriminalistike, është jo vetëm vendi ku ka ndodhur vepra penale, por edhe vendi ku janë
zbuluar rrethanat që lidhen me veprën penale dhe pasojat e ardhura prej saj, të tilla si: vendi i zbulimit të
dëmtuarve, gjurmët e automjetit të larguar nga vendi i ngjarjes, gjurmët e protektorëve të makinës,
vendi ku gjendet mjeti i braktisur nga drejtuesi i saj pas kryerjes së aksidentit etj.

2. Këqyrja e vendit të ngjarjes

2.1 Detyrat konkrete të organit procedues me rastin e aksidentit të komunikacionit janë:

2.1.1 Sqarimi i rrethanave që kanë të bëjnë me vendin e ngjarjes si: përcaktimi i gjerësisë së
rrugës, përcaktimi i intensitetit të lëvizjes, i gjendjes së rrugës, i këndit të shikimit etj;

2.1.2 Sqarimi i rrethanave që kanë të bëjnë me shpejtësinë e lëvizjes, me gjendjen teknike të


automjetit, me gjendjen psikofizike të drejtuesit të automjetit;

2.1.3 Sqarimi i rrethanave që kanë të bëjnë me drejtimin që mori viktima kur mori lëvizjen nga e
majta ose nga e djathta, me vendin dhe largësinë kur ndodhej para ngjarjes, me shpejtësinë e
lëvizjes nga një pikë në tjetrën.

2.2 Organi procedues duhet të shkojë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ti zhvillojë veprimet e para
hetimore para se të ndryshohet gjendja dhe të largohen dëshmitarët që e kanë parë ngjarjen. Veprimet e
para hetimore janë: këqyrja e vendit të ngjarjes, këqyrja e automjetit; këqyrja e drejtuesit të automjetit;
këqyrja e kufomës, marrja dhe këqyrja e rrobave të të dëmtuarit, ekspertimi mjekoligjor i të plagosurit,
pyetja e drejtuesit të automjetit e të dëmtuarve dhe të dëshmitarëve që e kanë parë ngjarjen.

2.3 Nëpërmjet pyetjes së shkurtër të personave që e kanë ruajtur vendin e ngjarjes, shoferit dhe
dëshmitarëve që e kanë parë zhvillimin e saj, krijohet një pasqyrë e ngjarjes së ndodhur dhe kufizohet
territori ku ka ndodhur ajo.

2.4 Sqarimi i mekanizmit të ngjarjes së krimit dhe i shkaqeve të tij që në çastin e këqyrjes së vendit të
ngjarjes e zgjidh problemin e përgjegjësisë penale të drejtuesit të automjetit. Kjo këqyrje, e kryer shpejt
dhe me cilësi, ndihmon për të përcaktuar dhe për të cilësuar shumë rrethana, si:

2.4.1 Vendin ku ka ndodhur;


2.4.2 Kufijtë e këtij vendi;
2.4.3 Kohën kur ka ndodhur;
2.4.4 Natyrën dhe mekanizmin e ngjarjes (shkelje, përplasje)
2.4.5 Shpejtësinë e lëvizjes së automjetit dhe këmbësorit;
2.4.6 Masat që ka marrë drejtuesi për ta mënjanuar ngjarjen;
2.4.7 Gjurmët që ka lënë automjeti;
2.4.8 Lëndët që kanë rënë nga automjeti;
2.4.9 Cilfat e xhamave të thyer;
2.4.10 Defektet që ka pësuar vetë automjeti;

Faqe 20
Naser Hyseni

2.4.11 Gjendja e shenjave tregues, etj.

3. Kërkimi i automjeteve të larguara nga vendi i ngjarjes

Shoferët shpesh ikin nga vendi i ngjarjes. Në praktikë, kanë ndodhur raste kur automjeti, pasi ka shtypur
personin, është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Kërkimi i tij është i detyrueshëm. Në
radhë të parë, organi procedurës ka për detyrë të sqarojë nëse ndonjë dëshmitar e ka parë ngjarjen dhe
ka mundur të vërë re targën e automjetit, tipin, llojin dhe ngjyrën e tij. Në bazë të këtyre të dhënave dhe
gjurmëve të lëna nga automjeti, organi procedues porosit organet e kontrollit rrugor për kërkimin e tij.
Kjo arrihet në bazë të gjurmëve që tregojnë drejtimin e ecjes, spërkave të ujit e të baltës, të cilat
automjeti i flak përpara në drejtimin e ecjes së tij; pikave të vajit e të lëngjeve tjera që bien nga automjeti
në ecje nëpër tokë, të cilat marrin formë ovale me majën e drejtuar nga drejtimi i ecjes së automjetit;
shkopi i thyer, i cili i ka skajet e tyre në drejtimin e ecjes; shenjat e rrotave në kthesë, ku ndërmjet të
parave me të prapmet formohet një kënd që vjen duke u zgjeruar në drejtim e ecjes së automjetit,
gjurmët e frenimit, të cilat e kanë fundit nga drejtimi i ecjes etj.

4. Eksperimenti dhe ekspertimi i aksidentit të trafikut rrugor

4.1 Eksperimenti bëhet për ta verifikuar mënyrën se si janë formuar gjurmët që kanë lënë pjesët e
ndryshme të automjetit te viktimat (në trup dhe në rroba) ose gjurmët që janë shkaktuar nga përplasja e
dy automjeteve; për të saktësuar nëse drejtuesi i automjetit, i dëmtuari, dëshmitari i kanë perceptuar
mirë rrethanat e ngjarjes (nëse kanë parë mirë, nëse janë verbuar nga ndriçimi, nëse kanë pasur
shkëmbim sinjalesh etj).

4.2 Ekspertimi autoteknik bëhet për ti sqaruar këto çështje: cila pjesë e automjetit e ka goditur
pengesën (njeriun ose objektin tjetër); me çfarë shpejtësie ka ecur automjeti para ngjarjes dhe nëse ka
frenuar; a mund të ndalohej automjeti me anë të frenimit në atë shpejtësi që kishte në atë rrugë të
caktuar para se të arrinte të objekti të cilin e ka shtypur; a ka të dhëna teknike se ngjarja ka ardhur nga
defekti i sistemit të frenimit, sistemit të drejtimit, të ndriçimit, të sinjalizimit etj, dhe nëse këto defekte
kanë ekzistuar para se të ndodhte ngjarja; si është gjendja e rrugëve, urave, dhe e shenjave treguese
(mungesa e tyre) në vendin ku ka ndodhur ngjarja; çfarë rëndësie kanë këto defekte për ngjarjen.

5. Format e veçanta të aksidenteve të trafikut

5.1 Zhvillimi i ekonomisë dhe i kulturës dhe shtimi i numri të popullsisë shpie jo vetëm në rritjen e numrit
të mjeteve të transportit automobilistik, urban interurban e të mallrave, por edhe në dendësinë e
lëvizjes së tyre. Ky zhvillim kërkon edhe që kujdesi i drejtuesve të automjeteve, i drejtuesve të
ndërmarrjeve, i punonjësve të qarkullimit rrugor, i opinionit publik për parandalimin e aksidenteve të
rritet. Përveç këtyre, aksidente të formave të veçanta ndodhin edhe në kushte dhe rrethana tjera, siç
janë: aksidentet ajrore, aksidentet në komunikacionin hekurudhor etj.

5.1.1 Aksidentet ajrore: Kur ndodhin katastrofat në transportin ajror, punonjësit e policisë dhe të
organi procedues duhet të dalin sa më parë ne vendin e ngjarjes, që ti pengojnë ndryshimet
eventuale dhe asgjësimin e objekteve dhe gjurmëve të veprës penale. Në bazë të theksimit të
gjendjes në vendin ngjarjes, ekspert do të nxjerrin njoftime dhe përfundime të çmueshme lidhur
me ecuritë dhe shkaqet e katastrofës ajrore. Grupi i hetimit tek katastrofat ajrore duhet të
përfshijë, përveç pjesëtarëve të zakonshëm, edhe specialistë për zjarre dhe eksplozione,

Faqe 21
Naser Hyseni

specialistë për sabotime dhe diversione si dhe ekspertë të aviacionit. Kufomat dhe të plagosurit
duhet mundësisht së pari të fotografohen e pastaj të mënjanohen nga vendi i ngjarjes. Kujdes i
veçantë i kushtohet sigurimit, fiksimit të gjurmëve në tokë, në godina, në pemë etj dhe në
territorin sa më të gjerë të vendit të ngjarjes. Ekspertët do ta kontrollojnë me kujdesin më të
madh gjendjen e makinës dhe aftësinë e saj për lëvizje në fazën e fundit të fluturimit. Këqyrja e
vendit të ngjarjes duhet të përqendrohen në aspekte të veçanta: në grumbullimin e të gjitha
pjesëve të avionit dhe në rikonstruimin e këtyre pjesëve për përcaktimin e shkaqeve që kanë
shpie gjer tek katastrofa.

5.1.2 Aksidentet hekurudhore: Aksidentet në komunikacionin hekurudhor mund të klasifikohen


në mënyra të ndryshme. Sipas kompleksit dinamik, ato mund të radhiten në këto kategori:
rrëshqitje nga binarët, etj. Sipas shkakut, aksidentet dallohet me shkaktimin e veprimit të njeriut,
me fuqinë e lartë të rastit. Në pikëpamje kriminalistike, posaçërisht janë interesante ato
aksidente për të cilat është përgjegjës njeriu. Ato në vete fshehin cilësitë e veprës penale.

5.1.2 Aksidentet e tjera: Përveç aksidenteve ajrore dhe hekurudhore dhe aksidenteve në
trafikun rrugor, ndodhin edhe aksidente në lundrim. Aksidenti në lundrim është lloj i posaçëm i
aksidentit në komunikacion. Sipas cilësive që ka, aksidenti në lundrim është ngjarje e
jashtëzakonshme që ka pësuar lidhur me lundrimin, në të cilin kanë marrë pjesë së paku një nga
objektet lundruese, i cili, si pasojë ka pasur vdekjen ose plagosjen e një apo më shumë
personave, ose dëmtime materiale të dimensioneve të mëdha.

PJESA 10
METODIKA E ZBULIMIT TË VJEDHJEVE

1. Kuptimi dhe llojet e vjedhjeve

Një ndër veprat penale kryesore të drejtuar kundër pasurisë (sendeve) të personave fizikë, të personave
juridik apo të shtetit është vjedhja e njohur historikisht në vende të ndryshme të botës dhe e përhapur
kudo. Objekt i krimit të vjedhjes mund të jenë vetëm sendet e luajtshme, që përbëjnë entitet material
për plotësimin e nevojave të njeriut. Mendimi Teorik i përgjithshëm është që objekt material i vjedhjeve
mund të jenë vetëm sendet që kanë vlerë ekonomike dhe që shërbejnë për plotësimin e nevojave të
njeriut dhe jo kur ato janë hedhurina.

Nga ana objektive, vjedhja e pasurisë së luajtshme (sendeve të tjetrit, të personit juridik dhe të shtetit)
kryhet me veprime të kundërligjshme, në mënyrë të fshehtë ose të hapur, kundër vullnetit të pronarit,
personit që e ka në dorësi, e ruaj, ose e administron sendin.

Nga ana subjektive, krimi i vjedhjes së pasurisë (sendeve) kryhet vetëm me dashje direkte dhe me qëllim
të posaçëm për të nxjerr përfitim material për vete ose për persona të tjerë.

2. Vjedhjet nga gjepat

Vjedhjet nga gjepat janë ato vjedhje kur kryesit vjedhin sende me vlerë (të holla, ora dore, portofole) nga
rrobat e të dëmtuarit. Pasi këto sende, në rastet më të shpeshta vidhen nga xhepat, vjedhësit e tyre
emërtohet “xhepash”.

Faqe 22
Naser Hyseni

Vjedhje nga xhepat bëjnë zakonisht profesionistët. Vjedhjet nga xhepat bëhen kryesisht në ato vende ku
ka shumë njerëz dhe ku krijohen tollovi si, p.sh në stacionet hekurudhore, stacionet e autobusëve, në
tregje, panaire, qendra tregtare, shitore, shfaqje sportive. Zbulimi dhe sidomos të provuarit e vjedhjeve
nga xhepat është punë shumë e vështirë, sepse te këto vjedhje nuk ka kurrfarë gjurmësh.

3. Vjedhja në shitore (lokalet tregtare)

Me të lëshuar në punë të shitoreve, gati në të njëjtën kohë paraqiten edhe vjedhjet në to. Këto vjedhje
bëhen në vetëshërbime, në shtëpi të mallrave dhe në shitoret e vjetërsirave.

4. Vjedhjet me thyerje

4.1 Vjedhja e pasurisë me thyerje bëhet me këto metoda: me atë thyerjesh të pengesave ku ruhet
pasuria; me anë dokumentesh të falsifikuara nga një person i jashtëm; me anë dhune ndaj personave që
e kanë në dorësi ose e ruajnë pasurinë e personat e jashtëm. Metoda më e përhapur është vjedhja me
thyerje. Vjedhja me thyerje nga personat e jashtëm, ashtu si edhe vjedhja e personave në detyrë, kryhet
në mënyrë të thjeshtë dhe në mënyrë të kualifikuar me mjete tekniko-shkencore dhe me metoda të
rafinuara maskimi.

4.2 Zbulimi i sa më shumë të dhënave, gjurmëve, provave materiale, duke përdorur metoda e mjete
teknik-shkencore në hetimin e vjedhjeve me thyerje, merr një rëndësi të veçantë. Çështja penale fillon:
kur zbulohen sendet e vjedhura, kur bëhet kallëzimi nga persona që kanë parë ose që e kanë zbuluar të
parët vjedhjen; kur ka të dhëna nga organet e rendit publik. Në bazë të këtyre materialeve kryhen
veprimet e para hetimore dhe veprime të tjera. Këto veprime përfshijnë:

4.2.1 Këqyrjen e vendit të ngjarjes;


4.2.2 Pyetjen e dëshmitarëve të parë;
4.2.3 Kontrollimin e banesave të personave të dyshuar;
4.2.4 Pyetjen e të ndaluarve kur janë kapur në flagrancë me sende të vjedhura;
4.2.5 Ekspertimin e gjurmëve të thyerjes ose të gjurmëve të tjera që janë lënë gjatë hyrjes dhe
daljes;
4.2.6 Ekspertimin mjekoligjor të viktimës, kur vjedhja është kryer me dhunë ose armë dhe kur
viktimës i janë shkaktuar plagë;
4.2.7 Pyetjen e personit të dëmtuar kur e lejojnë kushtet;
4.2.8 Kërkimin e sendit të vjedhur;
4.2.9 Caktimin e inventarizimit të depos, të magazinës, të objektit ku është kryer vjedhja etj.

5. Vjedhja me dhunë dhe vjedhja me armë

5.1 Vjedhja me dhunë: Një formë tjetër e vjedhjes është vjedhja me dhunë (grabitja) me të cilën
kuptohet vjedhja e pasurisë e shoqëruar me përdorim dhune nga ana e kryerësit. Grabitësi përdor
dhunë, tortura, vrazhdësi dhe mizori të ndryshme, por shpeshherë edhe e vret personin që ta paaftësojë
për rezistencë e pastaj vjedh në dëm të tij. Grabitja paraqet vepër më të rëndë kriminale kundër
pasurisë. Në rastet e grabitjeve, gjithmonë merret ndonjë objekt pasuror.

Faqe 23
Naser Hyseni

5.2 Vjedhja me armë: veq vjedhjes me dhunë ekziston edhe vjedhja e pasurisë e shoqëruar me përdorim
arme. Siq është theksuar më parë, subjekt i krimit të vjedhjes me armë mund të jetë çdo person që ka
mbushur moshën për përgjegjësi penale dhe është i përgjegjshëm. Kurse, nga ana objektive, krimi i
vjedhjes së pasurisë së personit fizik kryhet i shoqëruar me përdorim arme.

PJESA 11
METODIKA E ZBULIMIT DHE SQARIMIT TË KRIMINALITETIT EKOLOGJIK

1. Kuptimi dhe shkaqet e kriminalitetit ekologjik

1.1 Fenomeni i ndotjes së ambientit jetësor në fund të shekullit XX ka marrë aso dimensionesh që pa
dyshim paraqet një nga rrezikshmëritë më të mëdha me të cilat ballafaqohet njeriu. Me ndotje
nënkuptojmë ndryshimin kualitativ dhe kuantitativ të veçorive fizike, kimike dhe biologjike të
komponentëve kryesor (ajrit, ujit, tokës, ushqimit etj) të ambientit jetësor, i cili shpie drejt çrregullimit të
ligjshmërive të ekosistemit, të bazuar në mekanizmat e vetë rregullimit. Këto ndryshime veprojnë sot,
por munden edhe në të ardhmen të veprojnë në masë edhe më të madhe në kuptim të keqësimit të
kushteve shëndetësore ekonomike-prodhuese etj, në qoftë se nuk merren masat e kontrollit dhe të
mbrojtjes. Rritja gjithnjë e më e madhe e neurozave të njeriut bashkëkohore tregon se kuptimi i ndotjes
është shumë i gjerë dhe se përfshin edhe dimensionin psikologjik.

1.2 Me aktiviteti e vet, njeriu ndot dhe degradon ambientin jetësor në mënyra dhe intensitete të
ndryshme. Kjo shkallë e ndotjes sillet nga ajo më e buta në kufirin e tolerancës deri te format të të rënda
të ndotjes, të shprehura në vëllime të mëdha, ku edhe pasojat manifestohen në formë të deliktit
ekologjik.

1.3 Nga të gjitha format e patologjisë sociale që e rrezikojnë ambientin jetësor, format më të rënda të
rrezikimit paraqiten si vepra penale të parashikuara në kodet penale ose në dispozitat e posaçme të
ligjeve të veçanta, e në thelb ato paraqesin kriminalitetin ekologjik.

1.4 Kriminaliteti ekologjik, si pjesë e kriminalitetit të gjithëmbarshëm bashkëkohor, posedon edhe


specifikat e veta që e karakterizojnë kriminalitetin bashkëkohor siç janë: masiviteti, dinamika, shkalla
adekuate e organizimit, ekspansioni i përhershëm dhe prania e elementit të huaj si dhe shkathtësia e
përshtatjes së marrëdhënieve posa të krijuara shoqërore-politike e ekonomike.

1.5 Tre faktorë themelor kanë kontribuar në ndotjen më të shpejtë të ambientit jetësor:

1.5.1 shkalla gjithnjë e më e madhe e përfshirjes së begative natyrore në prodhimtarinë


industriale dhe prodhimi gjithnjë e më i madh i kompozimeve të ndryshme kimike;

1.5.2 rritja e shpejtë dhe e pakontrolluar e popullsisë së njeriut, sidomos atij urban; dhe

1.5.3 përdorimi gjithnjë më i madh i materieve sintetike, të cilat nuk mund të zbërthehen
nëpërmjet rrugëve biologjike dhe fizike, përdorimi i mjeteve mbrojtëse në prodhimtarinë
industriale dhe teknologjinë e ushqimit (pesticidet dhe aditivet), si dhe prodhimi gjithnjë e më
masiv i medikamenteve.

Faqe 24
Naser Hyseni

2. Format e rrezikimit të mjedisit jetësor dhe ndikimi i tyre në paraqitjen e kriminalitetit


ekologjik

2.1 Me vepra penale kundër mjedisit kuptohen ato vepra (veprime ose mosveprime) të kundërligjshme
që cenojnë mbrojtjen e mjedisit (ajrit, ujit dhe tokës) nga ndotja, të kryera me faj dhe të parashikuara
shprehimisht në legjislacionin penal. Një ndër veprat penale kundër mjedisit është: Ndotja e ajrit përmes
çlirimit të tymrave, gazrave dhe lëndëve tjera toksike, radioaktive, e bërë përtej kufirit të normave të
lejuara, kur vepra nuk përbën kundërvajtje administrative, përbën kundërvajtje penale.

2.2 Sistemet alternative të klasifikimit të ndotjes apo të ndotësve janë:

2.2.1 klasifikimi sipas natyrës së ndotësve (natyra kimike);


2.2.2 ndotësit inorganikë;
2.2.3 ndotësit organikë.

2.3. Sipas gjendjes fizike ndotësit e ndryshëm ndahen në: ndotës gazorë, ndotës të lëngët dhe ndotës së
ngurtë. Sipas veçorive ndahen: tretshmëria në ujë, vaj dhe yndyra; shkalla e dispercionit dhe diluzionit;
biodegrabiliteti; qëndrueshmëria, rezistenca në ujë, ajër, tokë ose në organizma të gjallë; rrezaktiviteti
me substanca të tjera. Sipas sektorit të ndotur të ambientit ndahen në: ndotësit e ajrit, ndotësit e ujit,
ndotësit e tokës dhe ndotësit e ushqimit. Sipas burimit ndahen në: produktet e djegies së lëndëve
djegëse, produktet me prejardhje industriale, produktet komunale, produktet me prejardhje bujqësore
dhe prodhimi i armëve (toksine bakteriologjike) etj.

3. Metodika e zbulimit dhe e të provuarit e veprave penale të kriminalitetit ekologjik

Në praktikë janë të pranishme probleme të shumta që vështirësojnë dhe komplikojnë njohuri më të plota
mbi gjendjen ekologjike dhe të vërejturit e formave të reja të manifestimit të veprave ekologjike. Si burim
njohurish më së shpeshti paraqiten mjetet e informacionit, veprimtaria e organeve inspektuese dhe
enteve përkatëse, si dhe aktiviteti operativ i policisë. Për kryerjen e veprave penale të kriminalitetit
ekologjik mund të mësojmë edhe nga kallëzimet e qytetarëve që jetojnë në territorin e rrezikuar si dhe
nga kallëzimet anonime dhe me pseudonime

Aktiviteti duhet drejtuar në mbledhjen e informacioneve fillestare dhe me njohuritë mbi faktet që
tregojnë ekzistimin e veprës penale, pastaj në drejtim të zbulimit, sigurimit dhe fiksimit të gjurmëve të
veprave penale dhe provave të tjera relevante. Duhet, pra, me kujdes të mblidhen, seleksionohen
informacionet nga burimet e ndryshme. Këto burime janë: informacionet e qytetarëve, kallëzimet e
organeve inspektuese, vëzhgimi i drejtpërdrejtë i policisë, zbatimi i metodave indiciale, zbatimi i mjeteve
operative-teknike, puna në sqarimin e rasteve konkrete, mjetet e informacionit publik dhe të përfolurit
publik.

PJESA 12
METODIKA E ZBULIMIT DHE SQARIMIT TË KRIMINALITETIT KOMPJUTERIK

1. Kuptimi i kriminalitetit kompjuterik

1.1 Kriminaliteti kompjuterik është dukuri tejet e re. Nocioni i kriminalitetit kompjuterik, si dhe vetë
dukuria, është paraqitur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Von zur Muhlen (1973), i pari e ka shkruar

Faqe 25
Naser Hyseni

punimin e gjerë shkencor mbi kriminalitetin kompjuterik, duke përdorur definicionin e gjerë mbi këtë
dukuri, e cila, sipas tij, përfshin të gjitha sjelljet në të cilat kompjuteri është mjet dhe qëllim i
veprimtarisë kriminale.

1.2 Funksioni i kompjuterit nga aspekti kriminalistik mund të manifestohet në katër forma themelore:

1.2.1 Kompjuteri si mjet i kryerjes së veprës penale, ku kryerësi e përdor kompjuterin për ta
kryer veprën e caktuar penale, që më së shpeshti është mashtrimi, vjedhja, shpërdorimi etj;

1.2.2 Kompjuteri si objekt i atakimit, me ç’rast kompjuterët dhe informacionet e vendosura në


të janë qëllim i atakimit kriminal;

1.2.3 Kompjuteri si mjet për organizimin, planifikimin, udhëheqjen dhe realizimin e


aktiviteteve kriminale;

1.2.4 Kompjuteri si mjet të cilin e shfrytëzon policia në parandalimin, sqarimin dhe të provuarit
e veprës penale.

2. Karakteristikat themelore të kriminalitetit kompjuterik

2.1 Nga përmbajtja e definicionit të kriminalitetit ekonomik, mund të konkludohet se ekzistojnë forma të
ndryshme të paraqitjes së tij si dhe mundësi tejet të mëdha të formave të reja të paraqitjes së kësaj
dukurie. Një nga karakteristikat e kriminalitetit kompjuterik është se në fushën e kriminalitetit
kompjuterik është i pranishëm i ashtuquajturi “numër i errët”, që do të thotë se një numër i madh i
veprave të kryera penale kompjuterike mbetet e pazbuluar. Karakteristikë tjetër është se kryerësit e
veprave penale të kriminalitetit kompjuterik nuk mund të njëjtësohen me kryerësit e formave klasike të
kriminalitetit, për shkak të specifikave të ndryshme të cilat i veçojnë ata në kryerjen e këtij lloji të
krimeve. Personat që kryejnë vepra penale të kriminalitetit kompjuterik duhet të posedojnë fond
përkatës të njohurive dhe shkathtësi nga fusha e teknikës kompjuterike dhe informatikës kriminalistike.
Këtu është fjala kryesisht për persona që bëjnë pjesë në inteligjencën teknike, veprimtaria kriminale e të
cilëve nuk është e lehtë të zbulohet.

2.2 Kryerësit e krimeve kompjuterike sipas agjencisë federale të kërkimeve të SHBA-së ndahen në tri
kategori:

2.2.1 Kategorinë e Parë: e përbëjnë individët të cilët futen në kompjuter të huaj vetëm sa për të
kënaqur dëshirën apo merakun e tyre për ti vërtetuar gjoja aftësitë që ata kanë me manipulimin
dhe përdorimin e kompjuterit. Këta persona zakonisht janë të rinj.

2.2.2 Kategorinë e Dytë: e përbëjnë personat të cilët në mënyrë të përgatitur dhe të organizuar
futen në sistemet dhe programet e kompjuterëve të tjerë apo qendrave kompjuterike, me qëllim
që ti shkatërrojnë, çrregullojnë, ti ndryshojnë programet, ti qesin jashtë përdorimit qendrat dhe
programet e ndryshme kompjuterike. Këto veprime ndërmerren jo për lakmi materiale, por për
shkak të rivalitetit, smirës, konkurrencës individuale, hakmarrjet etj.

2.2.3 Kategorinë e Tretë: e përbëjnë personat që kryejnë krime kompjuterike me qëllim të


përfitimet dhe realizimit të interesave financiare. Shënimet apo të dhënat e përvetësuara nga
kryerja e krimit kompjuterik këta persona më pas i shesin. Këto veprime cilësohen si veprime më

Faqe 26
Naser Hyseni

të rënda kriminale. Kryerësit e këtyre krimeve quhen “hacker” ndërsa veprimi i depërtimit të
tyre në kompjuter quhet “hacking”.3

3. Format e paraqitjes së kriminalitetit kompjuterik

3.1 Për zbulimin e suksesshëm dhe sigurimin e provave të caktuara, përveç përcaktimit të nocionit të
kriminalitetit kompjuterik dhe përpunimit të karakteristikave të tij themelore, rëndësi të veçantë ka
kërkimi i formave të paraqitjes së tij dhe konkretizimi i tyre në vepra të caktuara penale.

3.2 Llojet më të shpeshta të krimeve të lidhura me kompjuter janë:

3.2.1 Mashtrimet kompjuterike: janë format më të vjetra të keqpërdorimit të teknologjisë


kompjuterike. Duke marrë në konsideratë numrin dhe vendim që kanë në strukturën e këtij
fenomeni kriminal, ato janë forma më të rrezikshme shoqërore të kriminalitetit kompjuterik.
Zakonisht konsistojnë në futjen ose regjistrimin e të dhënave të pasakta me qëllim që vetes ose
dikujt tjetër si sigurojnë dobi të kundërligjshme pasurore.

3.2.2 Vjedhja e informacionit: është një nga format e shpeshta të kriminalitetit kompjuteri.
Rrezikshmëria që kjo formë e shkakton nuk është e vogël në krahasim me ato që u përkasin
mashtrimeve kompjuterike. Mundësitë teknike për vjedhjen e informacioneve me ndihmën e
kompjuterit janë tejet të mëdha, posaçërisht nëse kihet parasysh fakti që bankat e të dhënave
kompjuterike, përmes lidhjeve telefonike dhe lidhjeve të tjera, mund të depërtojnë nga cilido
vend i botës. Pasojat më të mëdha për të dëmtuarit kanë rastet e spiunazhit ekonomik ap
vjedhjet e atyre informacioneve që paraqesin fshehtësi afariste e të cilat i jepen konkurrentit që i
sigurojnë përparësi vendimtare në treg.

3.2.3 Sabotimi kompjuterik: kompjuteri dhe pajisja kompjuterike mund të jenë të atakuara në
mënyra të ndryshme, duke filluar nga ato që kanë karakter huligan, qëllim hakmarrje të ish të
punësuarve që janë larguar nga puna, deri te atakimet terroriste, të cilët janë të gatshëm për
asgjësimin e bankave të caktuara të të dhënave. Kryerësit e këtyre delikteve janë kryesisht
personat që disponojnë shkallë të lartë të njohurive teknike.

3.2.4 Hyrja e paautorizuar në sisteme kompjuterike: Ky veprim konsiston në anashkalimin e


shkathtë të të gjitha mekanizmave mbrojtëse dhe hyrjen në centralin e sistemit kompjuterik. Si
kryerës të këtyre delikteve paraqiten ekskluzivisht “Hakerët” të cilët dëshirojnë që publikimit ta
demonstrojnë fuqinë e vet dhe t’ia bëjnë me dijë tërë botës dobësitë e të mëdhenjve.

4. Aspekti penal juridik i kriminalitetit kompjuterik

Karakteri specifik i kriminalitetit kompjuterik, rrezikshmëria e tij e madhe shoqërore dhe rritja e
përhershme e keqpërdorimit të tyre kërkojnë që kjo problematike të rregullohet me dispozita të caktuara
ligjore. Më këtë, para së gjithash duhet kuptuar nevojën e inkriminimeve të reja në kode penale, të cilat
do të sanksionin në mënyrë adekuate këtë veprimtari kriminale.

3
Ndarja e kryerësve të krimeve kompjuterike është marrë nga libri “Kriminologjia” i autorit Ragip Halili, Prishtinë
2011.

Faqe 27
Naser Hyseni

Mirëpo, shpejtësia në të cilën bëhet reforma ligjore në këtë drejtim është jo e përshtatshme, duke e
krahasuar me kohën në të cilën paraqiten veprat penale të kriminalitetit kompjuterik. Pothuajse është e
pamundur që krahas zhvillimit dhe paraqitjes së llojeve të ndryshme të veprave penale të kriminalitetit
ekonomik të arrihet që me kohë të rregullohet legjislacioni penal, si mbrojtje penalo-juridike nga këto
dukuri të dëmshme shoqërore.

E drejta penale i njeh konceptet e sjelljes së paligjshme dhe mashtruese të bërë me qëllim dhe atyre pa
qëllim, kështu që, ligjet penale që kanë të bëjnë me krimet kompjuterike do të duhej të bënin dallimin
mes keqpërdoruesit aksidental të sistemit kompjuterik, keqpërdorimit të bërë nga neglizhenca dhe
keqpërdorimit të qëllimshëm, qasjes së paautorizuar një sistemi kompjuterik apo keqpërdorimit të tij.

5. Specifikat e zbulimit dhe të provuarit të kriminalitetit kompjuterik

Në zbulimin e kriminalitetit kompjuterik duhet ti kushtohet kujdes i veçantë kontrollit adekuat,


veçanërisht atyre rrethanave që janë më të prekshme nga atakimi eventual kriminal. Zbulimi dhe të
provuarit e kriminalitetit kompjuterik është detyrë e vështirë dhe tejet e komplikuar. Të gjitha studimet
në këtë fushë tregojnë se shkalla e vërtetë e krimeve të lidhura me kompjuterë është e panjohur, pasi që
pjesa më e madhe e këtyre krimeve ose nuk zbulohet ose nuk i paraqiten autoriteteve përkatëse.

Humbja e besimit të konsumatorëve në një biznes të veçantë dhe në menaxhimin e tij mund të shkaktojë
humbje ekonomike edhe më të mëdha sesa ato të shkaktuara nga vetë krimi. Për më tepër, shumë
menaxherë i frikësohen reperkusioneve ndaj tyre poqe se përgjegjësia për infiltrim bie mbi ta.

Së pari, teknologjia e sofistikuar, kapaciteti shumë i madh për ruajtje të të dhënave si dhe shpejtësia me
të cilën kompjuterët funksionojnë, krijojnë mundësinë që krimet kompjuterike shumë vështirë të
zbulohen. Për dallim prej llojeve tradicionale të krimit, viktimat shpesh njoftohen nga zyrtarët për
zbatimin e ligjit se kanë qenë objekt i krimit kompjuterik pasi të jetë kryer vepra penale.

Faqe 28

You might also like