You are on page 1of 17

Prof. Dr. Vesel LATIFI – Prof. As. Dr.

Agron BEKA

TAKTIKA KRIMINALISTIKE

Prishtinë, 2017
Prof. Dr. Vesel LATIFI – Prof. As. Dr. Agron BEKA

Botues:

Kolegji Evropian “JURIDICA”


Prishtinë

Për botuesin:
Prof. As. Dr. Agron BEKA, dekan i Kolegjit

Bashkautorët:
Prof. Dr. Vesel LATIFI – Prof. As. Dr. Agron BEKA

Lektore dhe korrektore


Dr. Sc. Shukrije RAMA

Kopertina & Prepress


Asdren KELMENDI

Këshilli Botues i Kolegjit Evropian “JURIDICA” e lejoi botimin dhe


përdorimin e këtij teksti me vendimin nr 162/2017 të datës 26.01.2017

Formati: 17x24 cm

U shtyp në shtypshkronjën “LENA GRAFIK” Prishtinë

Të gjitha drejtat janë të rezervuara.


Ndalohet shumëzimi, fotokopjimi dhe çdo formë e reproduktimit
pa leje me shkrim të bashkautorëve.
2
TAKTIKA KRIMINALISTIKE

PARATHËNIE

Teksti Taktika Kriminalistike, është shkruar sipas


programit mësimor të shumicës së fakulteteve juridike të
institucioneve arsimore publike dhe private në Kosovë dhe më gjerë.
Kjo degë e kriminalistikës, e cila me përmbajtjen e vet lidhë normat e
së drejtës procesuale dhe të kriminalistikës, duhet të përcjellë
ndryshimet në planin normativ si progres shkencor, respektivisht,
përvojën praktike në planin e kriminalistikës, ndonëse, qysh tani
paraqet përkufizim (kornizë të ngushtë) që e arsyeton ndarjen e
kriminalistikës në tri tekste - lëndë të posaçme mësimore: Taktika
kriminalistike, Metodika kriminalistike dhe Teknika kriminalistike.
Procedura praktike kriminalistike nuk njeh ndarjen në taktikë,
metodikë dhe teknikë, ndonëse studentët duhet të marrin
informacione hyrëse mbi kriminalistikën si shkencë unike e pastaj të
vihen në lidhje përmbajtjet e caktuara të teksteve të ndara të
disiplinave shkencore kriminalistike.
Taktika kriminalistike është sistem metodash shkencore, të
cilat zbatohen në procesin e përgatitjes dhe të zhvillimit të veprimeve
hetimore e gjyqësore me qëllim që veprat penale të zbulohen shpejt,
të hetohen në mënyrë të plotë, të gjithanshme dhe të parandalohen.
Me zbatimin e tyre organi procedues orientohet më shpejt dhe më
lehtë në gjendjen e ngatërruar që është krijuar nga kryerja e veprës
penale, mbledh provat në mënyrë operative, njeh mënyrat, veprimet
dhe qëndrimet e kryesit, zbulon shkaqet dhe motivet e vërteta të
veprës penale, krijon kushte për të dhënë një vendim të drejtë e të
mbështetur në ligj, merr masa për parandalimin e veprave penale etj.
Taktika kriminalistike studion si veprimtarinë e atyre
personave që kanë kryer veprën penale, ashtu edhe veprimtarinë e
subjekteve që janë të autorizuara me ligj për zbulimin e mekanizmit
të ngjarjes. Në ndërtimin e sistemit të taktikës kriminalistike,
3
Prof. Dr. Vesel LATIFI – Prof. As. Dr. Agron BEKA

përfshihen: ngritja e versioneve hetimore, planifikimi i hetimeve të


veprave penale dhe taktika e veprimeve hetimore. Taktika
kriminalistike përfshinë jo vetëm taktikën e veprimeve hetimore, por
edhe taktikën e veprimeve gjyqësore dhe taktikën e veprimeve
operative të brendshme.
Midis disiplinave shkencore mësimet e së cilave gjejnë
aplikimin në luftën praktike të kriminalitetit, një nga vendet e
rëndësishme i përket kriminalistikës. Duke u zhvilluar njëkohësisht si
disiplinë shkencore dhe praktike, kriminalistika studion ligjshmëritë
dhe rregullat e shkencave të tjera, duke i përshtatur dhe duke i
aplikuar drejtpërsëdrejti. Njëherit, kriminalistika ndërton edhe
metodat dhe mjetet vetanake të mbështetura në përvojën praktike
zbatimi i së cilave mundëson parandalimin, zbulimin dhe ndriçimin e
suksesshëm të veprave penale, gjetjen dhe arrestimin e kryerësve të
tyre, zbulimin, fiksimin dhe shpjegimin e provave. Me ndërtimin dhe
zhvillimin e strategjisë kriminalistike të luftimit të kriminalitetit, në
procedurën juridikisht të rregulluar të zbulimit, të ndriçimit dhe të
provuarit e veprës penale, kriminalistika me mjetet dhe metodat e
veta, të aplikuara në rastet konkrete, kontribuon në caktimin e së
vërtetës në të gjitha fazat e këtij procesi të ndërlikuar, nga momenti i
të mësuarit për ekzistimin e bazave të dyshimit se është kryer vepra
penale, deri te gjykimi i çështjes penale. Në përbërjen tradicionale të
disiplinave kriminalistike, vend të rëndësishëm në avancimin e
njohurive kriminalistike ka operativa kriminalistike. Duke u
mbështetur, nga njëra anë, në rezultate deri te cilat ka ardhur me
studimin sistematik të çështjeve në lidhje me mënyrën e kryerjes së
veprave penale dhe sjelljen e kryerësve të tyre, si dhe në analizën e
detajuar të praktikës të marrjes së masave dhe veprimeve të caktuara,
nga ana tjetër, taktika kriminalistike ndërton një sistem të mënyrave
taktike dhe procedurave më efikase të zbatimit të tyre. Përkundër
asaj se teksti i taktikës kriminalistike i është përshtatur nevojave të
edukimit të studentëve të Fakultetit Juridik, pritet se do të jetë me
interes dhe i dobishëm edhe për subjektet tjera që merren me
luftimin e kriminalitetit.

Bashkautorët
4
TAKTIKA KRIMINALISTIKE

PREFACE

Criminal tactics text is written by most of the curriculum of


law faculties of public and private educational institutions in Kosovo
and beyond. This branch of criminology, which with its content
connect norms of procedural and criminology should follow the
changes in the normative as scientific progress, namely, practical
experience in the area of criminal justice, though, already represents
definition (narrow frame ) that justifies the allocation of criminology
at three texts - teaching specific subjects: Criminal tactics, criminal
methodology and criminal techniques. Practical criminal procedure
knows no separation tactic, methodology and technique, although
students should receive introductory information on criminology as
unique science and then set certain contents of separate textbooks on
forensic science disciplines.
Criminal tactics is a system of methods, which are applied in
the preparation and development of investigative and judicial actions
in order for offenses to be detected quickly, be investigated in full and
comprehensive manner and be prevented. With their implementation
the proceeding is directed more quickly and easily in the confused
state that is derived from the commission of the offense, collect
evidence operatively, identify methods, actions and attitudes of
offenders, reveals the causes and the real motives of the crime, It
creates conditions to give a fair decision based on the law, and take
measures to prevent offenses etc.
Criminal tactics studies the activity of those persons who have
committed the offense, as well as the activities of entities that are
authorized by law for event detection mechanism. In the construction
of tactical forensic system, including: the establishment of
investigative versions, the planning of investigations of criminal
offenses and tactics of investigative actions. It includes not only

5
Prof. Dr. Vesel LATIFI – Prof. As. Dr. Agron BEKA

criminal tactics of investigative actions, but also judicial actions and


tactics of internal operating actions.
Among the scientific disciplines which find practical
application in fighting criminality, an important part regards
criminology. While developing simultaneously as a scientific and
practical discipline, criminology studies law and rules of other
sciences, adapting and applying directly. Namely, criminology builds
its own methods and tools based on practical experience which
enables the implementation of prevention, detection and successful
lighting of the offenses, locating and arresting perpetrators,
discovery, fixing and explaining the evidence. With the construction
and development of the criminal strategy for combating crime, with
the procedure legally regulated for crime detection, lighting and
proving the offense, criminology with the tools and methods applied
in specific cases contribute to determining the truth at all stages of
this complex process, from the moment of learning of the existence of
grounds for suspicion that a criminal offense was committed to the
trial of the criminal case.
In the traditional composition of forensic disciplines, an
important factor regarding the advancement of knowledge in
criminology plays the criminal operatives. Relying on the one hand,
the results that has come with the systematic study of issues related
to the manner of commission of criminal offenses and detection of
their perpetrators, as well as detailed analysis of the practice of
taking certain measures and actions on the other hand, criminal
tactics builds a system of tactics and efficient procedures for their
implementation. Despite the fact that the text of criminal tactics is
tailored to the needs of education in the Faculty of Law, expected to
be of interest and useful for other subjects that deal with fighting
crime. Despite the fact that the text of criminal tactics is tailored to
the needs of education in the Faculty of Law, it is expected to be of
interest and useful also for other subjects that deal with fighting
crime.

Co-authors

6
TAKTIKA KRIMINALISTIKE

PËRMBAJTJA
Parathënie ....................................................................................................... .3
Preface ............................................................................................................ .5
KREU I ......................................................................................................... .13
SHKENCA E KRIMINALISTIKËS NË LUFTIMIN E KRIMINALITETIT ....... 15
1. Luftimi bashkëkohor i kriminalitetit........................................................... 15
2. Bashkëpunimi ndërkombëtar kundër kriminalitetit .................................... 17
KREU II ................................................................................................................. 29
KUPTIMI, BAZAT SHKENCORE DHE SISTEMI I TAKTIKËS
KRIMINALISTIKE ............................................................................................... 31
1.Kuptimi dhe sistemi i taktikës kriminalistike .............................................. 31
2. Bazat shkencore të taktikës kriminalistike ................................................. 35
3. Sistemi i taktikës kriminalistike ................................................................. 37
KREU III ................................................................................................................ 45
TAKTIKA E MARRJES SË MASAVE OPERATIVE ......................................... 47
1. Kuptimi dhe llojet e veprimtarisë operative................................................ 47
2. Veprimtaria e shërbimeve inteligjente – informative ................................ 50
3. Kuptimi i i procedurës parapenale, procedurës paraprake, procedurës
penale kryesore .............................................................................................. 55
4. Taktika e veprimit të policisë ..................................................................... 56
5. Metodat e zbulimit të veprave penale me ndihmën e indicieve.................. 57
6. Taktika e zbulimit të motivit të veprës penale ............................................ 60
7. Taktika kriminalistike e zbulimit të kriminalitetit në sferën e urbanizmit
dhe qarkullimit të paluajtshmërive ................................................................. 62
KREU IV ................................................................................................................ 71
NGRITJA E VERSIONEVE HETIMORE ............................................................ 73
1. Kuptimi i versionit hetimor ........................................................................ 73
2. Klasifikimi i versioneve hetimore .............................................................. 75
3. Ngritja e versioneve hetimore..................................................................... 77
4. Verifikimi i versioneve hetimore ................................................................ 80

7
Prof. Dr. Vesel LATIFI – Prof. As. Dr. Agron BEKA

KREU V ................................................................................................................. 83
PATRULLIMI, VËZHGIMI, PRITA DHE RACIA .............................................. 85
1. Patrullimi dhe vëzhgimi ............................................................................. 85
2. Prita ............................................................................................................ 90
3. Racia ........................................................................................................... 92
KREU VI ................................................................................................................ 97
IDENTIFIKIMI I PERSONIT NË BAZË TË ERËS (ODOROLOGJIA
KRIMINALISTIKE) .............................................................................................. 99
1. Kuptimi i odorologjisë kriminalistike......................................................... 99
2. Hulumtimi shkencor i erërave të trupit të njeriut...................................... 101
3. Identifikimi kriminalistik i personave në bazë të erës së tyre .................. 102
KREU VII ............................................................................................................. 109
QENTË NË SHËRBIM TË ZBULIMIT TË KRYESIT TË VEPRËS PENALE 111
1. Qentë e stërvitur ....................................................................................... 111
KREU VIII ........................................................................................................... 117
TAKTIKA E ZBATIMIT TË MASËS SË ARRESTIT ....................................... 119
1. Ndjekja penale .......................................................................................... 119
2. Taktika e arrestit ....................................................................................... 122
KREU IX .............................................................................................................. 135
TAKTIKA E BALLAFAQIMIT .......................................................................... 137
1. Ballafaqimi ............................................................................................... 137
2. “Pseudoballafaqimi” (Ballafaqimi i rremë) .............................................. 144
KREU X ............................................................................................................... 147
KONTROLLIMI NË BANESË, NË NJË VEND TË HAPËT
DHE I PERSONIT ............................................................................................... 149
1. Kuptimi dhe rëndësia e kontrollimit ......................................................... 149
2. Përgatitja për kontrollim ........................................................................... 151
3. Kontrollimi në banesë............................................................................... 153
4. Kontrollimi i personit ............................................................................... 157
5. Lloje të veçanta të kontrollimit ................................................................. 159
6. Metodat kriminalistike për fiksimin e rezultateve të kontrollimit ............ 161
KREU XI .............................................................................................................. 165
BAZAT PSIKOLOGJIKE TË PYETJES ............................................................. 167

8
TAKTIKA KRIMINALISTIKE

1. Kuptimi dhe rëndësia e pyetjes ................................................................. 167


2. Bazat psikologjike në pyetje ..................................................................... 168
3. Taktika e pyetjes ....................................................................................... 176
KREU XII............................................................................................................. 183
TAKTIKA E MARRJES NË PYETJE E TË PANDEHURIT ............................. 185
1. Masat përgatitore për marrjen në pyetje e të pandehurit .......................... 185
2. Taktika e pyetjes së të pandehurit............................................................. 188
3. Motivet e pohimit të të pandehurit ........................................................... 193
KREU XIII ........................................................................................................... 199
TAKTIKA E PYETJES SË DËSHMITARIT ...................................................... 201
1. Taktika e pyetjes së dëshmitarit qëllimmirë ............................................. 201
2. Taktika e pyetjes së dëshmitarëve që bëjnë thënie të rreme .................... 205
KREU XIV ........................................................................................................... 209
TAKTIKA E IDENTIFIKIMIT ME NJOHJEN E PERSONAVE,
KUFOMAVE DHE TË SENDEVE ..................................................................... 211
1. Kuptimi dhe rëndësia e identifikimit me njohje ....................................... 211
2. Përgatitja për identifikim me njohje ......................................................... 213
3. Paraqitja për njohje e personave ............................................................... 214
4. Paraqitja për njohje të kufomave .............................................................. 217
5. Paraqitja për njohje e sendeve (Corpora Delicti)...................................... 218
6. Njohja në bazë të fotografisë .................................................................... 219
7. Fiksimi dhe vlerësimi i rezultateve të identifikimit me njohje ................. 221
KREU XV ............................................................................................................ 223
TAKTIKA E KËQYRJES SË VENDIT TË NGJARJES..................................... 225
1. Kuptimi i vendit të ngjarjes dhe detyrat e këqyrjes .................................. 225
2. Përgatitja për këqyrjen e vendit të ngjarjes............................................... 229
3. Taktika e këqyrjes së vendit të ngjarjes .................................................... 231
4. Puna e grupit hetimor për këqyrje pas ardhjes në vendin e ngjarjes......... 236
5. Fiksimi i rezultateve të këqyrjes së vendit të ngjarjes .............................. 239
Literatura................................................................................................................244

9
Prof. Dr. Vesel LATIFI – Prof. As. Dr. Agron BEKA

CONTENTS
Literature ......................................................................................................... .3
Preface ............................................................................................................ .5
CHAPTER I .......................................................................................................... .13
THE SCIENCE OF CRIMINOLOGY IN COMBATING CRIME ....................... 15
1. Contemporary fight against crime .............................................................. 15
2. International cooperation against crime ..................................................... 17
CHAPTER II .......................................................................................................... 29
THE MEANING, SCIENTIFIC BASIS AND SYSTEM OF
CRIMINALISTICS TACTICS .............................................................................. 31
1. Understanding and tactical forensic system ............................................... 31
2. The scientific basis of criminal tactics ....................................................... 35
3. The system of criminalistics tactics ............................................................ 37
CHAPTER III ......................................................................................................... 45
TACTICS OF TAKING OPERATIVE MEASURES ............................................ 47
1. The understanding and types of operative activity ..................................... 47
2. Information activities (espionage) and the police ....................................... 50
3. Understanding the pre-criminal procedure, preliminary procedure and
the main criminal procedure ........................................................................... 55
4. Police tactics of action ................................................................................ 56
5. Methods of criminal detection with the help of indications ....................... 57
6. Tactics of detection of crime motive .......................................................... 60
7. Tactics forensic detection of crime in urbanist and the flow of
real estates ...................................................................................................... 62
CHAPTER IV ......................................................................................................... 71
ESTABLISHMENT OF INVESTIGATIVE VERSIONS
(CRIMINOLOGICAL CHARACTERISTICS) .................................................... 73
1. The understanding of investigative versions .............................................. 73
2. Classification of investigative versions ...................................................... 75
3. Establishment of investigative versions ..................................................... 77
4. Verification of investigative versions ......................................................... 80

10
TAKTIKA KRIMINALISTIKE

CHAPTER V .......................................................................................................... 83
PATROLLING, OBSERVATION, AMBUSH AND RACIA ............................... 85
1. Patrolling and observation .......................................................................... 85
2. Ambush....................................................................................................... 90
3. Racia ........................................................................................................... 92
CHAPTER VI ......................................................................................................... 97
IDENTIFICATION OF AN INDIVIDUAL BASED ON ODOR
(CRIMINAL ODOROLOGY) .............................................................................. 99
1. The meaning of crime odorology ............................................................... 99
2. The scientific research of the human body odor ....................................... 101
3. Criminalistics identification of individuals based on their odor ............... 102
CHAPTER VII ..................................................................................................... 109
DOGS IN THE INTELLIGENCE SERVICES OF THE PERPETRATOR ........ 111
1. Trained dogs ............................................................................................. 111
CHAPTER VIII .................................................................................................... 117
TACTICS OF IMPLEMENTING MEASURES OF DETENTION .................... 119
1. Prosecution ............................................................................................... 119
2. Arrest tactics ............................................................................................. 122
CHAPTER IX ....................................................................................................... 135
TACTICS OF CONFRONTATION .................................................................... 137
1. Confrontation............................................................................................ 137
2. “Pseudo-Confrontation” (False Confrontation) ....................................... 144
CHAPTER X ........................................................................................................ 147
CONTROL IN APARATMENTS, IN AN O PEN SPACE AND CONTROL
OF INDIVIDUALS .............................................................................................. 149
1. The meaning and importance of control ................................................... 149
2. Prepearing for control ............................................................................... 151
3. Control in apartments ............................................................................... 153
4. Control of the person ................................................................................ 157
5. Special types of controlling ...................................................................... 159
6. Criminalistics methods for fixation of crime control results .................... 161
CHAPTER XI....................................................................................................... 165
PSYCHOLOGICAL BASES OF QUESTIONING ............................................ 167
1. The meaning and importance of questioning. .......................................... 167
11
Prof. Dr. Vesel LATIFI – Prof. As. Dr. Agron BEKA

2. Psychological bases in questioning .......................................................... 168


3. Tactics of questioning ............................................................................... 176
CHAPTER XII ..................................................................................................... 183
TACTICS QUESTION OF THE DEFENDANT ................................................. 185
1. Preparatory measures for questioning the defendant ................................ 185
2. The tactic of questioning the defendants .................................................. 188
3. The motives of the defendant’s claim ....................................................... 193
CHAPTER XIII .................................................................................................... 199
TACTICAL QUESTIONING OF WITNESS ...................................................... 201
1. Tactics of questioning the witness well-intentioned ................................. 201
2. Tactics of questioning the witness concerning the false statements ......... 205
CHAPTER XIV .................................................................................................... 209
TACTICS OF IDENTIFICATION TO RECOGNITION OF INDIVUDALS,
BODIES AND ITEMS ......................................................................................... 211
1. The meaning and importance of identification ......................................... 211
2. Preparing for identification ....................................................................... 213
3. Presentation for identification of individuals ........................................... 214
4. Presentation for the recognition of bodies ................................................ 217
5. Presentation for the recognition of items .................................................. 218
6. Recognition based on photography .......................................................... 219
7. Fixation and evaluation of identification and recognition results............. 221
CHAPTER XV ..................................................................................................... 223
TACTICS OF THE EXAMINATION OF THE CRIME SCENE ....................... 225
1. The meaning of crime scene and duties of examination ........................... 225
2. Preparing for crime scene examination .................................................... 229
3. Tactical examination of the crime scene .................................................. 231
4. The work of investigative group after arriving at the crime scene ........... 236
5. Fixation of the crime scene examination results....................................... 239
Literature................................................................................................................244

12
TAKTIKA KRIMINALISTIKE

13
Prof. Dr. Vesel LATIFI – Prof. As. Dr. Agron BEKA

14
TAKTIKA KRIMINALISTIKE

SHKENCA E KRIMINALISTIKËS NË
LUFTIMIN E KRIMINALITETIT

“Mos dysho në çdo njeri, por as mos i beso çdokujt”


V. Latifi , 2001

1. LUFTIMI BASHKËKOHOR I KRIMINALITETIT

N ga periudha kur kriminalistika u krijua si disiplinë shkencore


mbështetet qëndrimi mbi strukturën dihotomike të përbërjes së
saj shkencore. Kjo ndarje tradicionale gjerësisht e përkrahur, niset nga fakti
se kriminalistikën e përbëjnë dy tërësi tematike, dy komponentë të saj:
teknika kriminalistike dhe taktika kriminalistike. Zhvillimi i hovshëm i
disiplinës në tërësi, dhe procesi i specializuar në veçanti, ka sjellë nevojën e
ndarjes përmbajtjësore edhe të fushës së tretë: metodikës kriminalistike.
Ndonëse metodika kriminalistike kërkon trajtim të veçantë, për shkak të
rëndësisë së saj, edhe kjo fushë objektivisht i përket taktikës kriminalistike.
Metodika kriminalistike është lëmë i posaçëm i taktikës. Kriminalistika
është shkencë mbi sendet, dukuritë faktike. Ajo nuk është një përmbledhje e
njohurive teknike, taktike dhe metodike, por përbërje unike, e ndërlidhur
dhe e ndërlikuar shkencore. Së fundi, duhet theksuar se tentimet që
kriminalistika të ndahet në dy tërësi themelore, të pjesës së përgjithshme
dhe të posaçme, mund të sjellë dispersionin e përbërjes, sepse kur kjo ka të
bëjë me kriminalistikën, duhet të mbështetet në baza të qarta dhe të njohura.
Viteve të fundit vëmendje e theksuar i kushtohet kërkimeve të
strategjisë kriminale. Emërtimi e ka prejardhjen nga K. Juliera (artikulli i tij:
Die Anwendug militaerischen Kompfgrundsaetze in der Kriminalistik nga
15
Prof. Dr. Vesel LATIFI – Prof. As. Dr. Agron BEKA

viti 1927). Strategjia antikriminale është studim mbi zbatimin e qëllimeve të


caktuara juridiko-politike në fushën e parandalimit dhe të luftimit të veprave
penale me masa afatgjata, të tërësishme, të planifikuara dhe të
harmonizuara. Strategjia antikriminale është e përkufizuar në fushën e
kriminologjisë të kriminalistikës dhe të politikës së luftimit të kriminalitetit.
Futja e kriminalistikës në programet mësimore të studimeve juridike është e
nevojshme për shumë arsye. Paraqitja bashkëkohore e veprave penale dhe
zhvillimi i institucioneve procesuale, struktura e të cilave zgjerohet
gradualisht me përmbajtje të reja, kanë nxitur braktisjen e qëndrimeve të
mëparshme mbi kriminalistikën si shkathtësi policore dhe disiplinë
ndihmëse shkencore. Nevojën e fitimit të diturive kriminalistike, në kuadër
të studimeve juridike, tanimë nuk duhet arsyetuar posaçërisht. Ajo, në
mënyra të ndryshme, është pjesë e planeve mësimore të studimeve
kriminalistike dhe juridike në shumë shtete të botës.
Programi mësimor i kriminalistikës, në kuptimin struktural, do të
thotë zgjerim dhe thellim, respektivisht diferencim i arsimimit në kuadër të
planit mësimor të studimeve kriminalistike dhe juridike. Për programin
mësimor është me rëndësi edhe dimensioni didaktik i radhitjes (strukturës)
së programit mësimor. Programi mësimor i kriminalistikës, lidhur me këtë,
ishte dashur të përmbajë katër fusha tradicionale lëndore (faza didaktike):
Hyrje, Taktikë kriminalistike, Teknikë kriminalistike dhe Metodikë
kriminalistike.

16

You might also like