You are on page 1of 158

Kriminalistika 

Dr. Sc. Nedžad Korajlić, docent 
M. Sc. Driton Muharremi 
 
 
 
 
 
 

 
 
KRIMINALISTIKA 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 
PRISHTINË 
2009 
2  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

Botues: Instituti për hulumtime zhvillimore “RIINVEST” 
 
 
 
Recensentë: 
Prof. Dr. Vesel Latifi 
Prof. Dr. Mirsad Abazović 
Doc. Dr. Sc. Haris Halilović 
 
 
 
Lektore: 
Mihrije Paçarizi 
 
 
 
 
Kriminalistika  9

PARATHËNIE 
 
Fjalët  kalojnë,  ndërsa  mbetet  vetëm  ajo  që  është  e  shkruar!  Kështu  që 
edhe  këtë  libër  dëshirojmë  ta  lëmë  në  kujtesë  të  jetës  si  katalizator  për  të 
gjithë  ata  të  cilët  kriminalistikën  e  shfrytëzojnë  në  përsosjen  e  tyre 
profesionale  të  punëve  si  dhe  për  ata  që  do  të  dëshironin  të  fitonin  dituri 
themelore për këtë disiplinë shkencore.  
Ky  libër  paraqet  synimin  e  autorëve  që  ta  ruajnë  zhvillimin  e 
kriminalistikës  si  dhe  studimin  e  saj  në  Institucionet  e  larta  arsimore,  ndërsa 
kryesisht për studentët e Fakultetit Juridik dhe të Administratës Publike.  
Shpesh  në  gjurmimin  e  mundimshëm  për  të  vërtetën,  juristi‐penalisti 
duhet  të  jetë  plotësisht  i  aftësuar  që  teknikës  së  lartë  të  cilën  e  aplikojnë 
kriminelët  bashkëkohorë  t'ua  kundërshtojë  teknikën  e  lartë  të  hetimit  të 
veprave  penale.  Pa  posedimin  e  edukatës  specifike  kriminalistike  madje  as 
njohja  më  perfektë  e  disiplinave  normative  nuk  mund  të  jetë  frytdhënëse  në 
kundërvënien ndaj kriminalitetit. Në mesin e disiplinave shkencore, njohuritë e 
së  cilave  gjejnë  aplikim  në  luftën  praktike  kundër  kriminalitetit,  ndër  vendet 
më të rëndësishme i takon kriminalistikës. Është fjala për disiplinën shkencore 
e cila gjen, adapton dhe perfeksionon metodat dhe mjetet shkencore dhe ato 
të mbështetura në përvojën praktike, aplikimi i të cilave mundëson pengimin e 
suksesshëm, zbulimin dhe zbardhjen e veprave kriminale, gjetjen dhe privimin 
nga  liria  të  kryesve  të  tyre  si  dhe  zbulimin,  fiksimin  dhe  interpretimin  e 
gjurmëve.  Kriminalistika  si  disiplinë  e  cila  zhvillon  dhe  perfeksionon  njohuritë 
për  faktet,  zbulimin  e  tyre,  verifikimin  dhe  vendosjen  nën  normat  e  sistemit 
juridik, mundëson zbulimin efikas, zbardhjen dhe dëshmimin e veprave penale 
si dhe sanksionimin penal me kohë të kryesve të tyre. 
Qëllimi  i  fundit  i  kësaj  shkence  është  realizimi  i  plotë  dhe  parimor  i 
principit  juridiko‐etik  dhe  idealit  penalo‐procedural  që  asnjë  person  i 
pafajshëm mos të dënohet ndërsa fajtorit t'i shqiptohet dënim ose sanksioni i 
merituar  penal  në  mënyrë  të  drejtë  dhe  të  paraparë  me  ligj.  Për  këtë  arsye 
autorët  edhe  shpresojnë  që  njohuritë  që  përmbahen  në  këtë  libër  të  ngjallin 
shpresën e secilit njeri të dënuar gabimisht ose pa të drejtë dhe që nga aplikimi 
parimor i këtyre njohurive do të frikësohen të gjithë ata të cilët me kryerjen e 
veprave penale iu sjellin të këqija të tjerëve. 
Përveç kësaj, libri është i pasuruar me disa përmbajtje krejtësisht të reja 
dhe i modernizuar në masë të madhe në pajtim me konceptet e reja teorike si 
10  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

dhe dukurive të vërejtura në praktikë. Shpresojmë që ky libër do t'iu shërbejë jo 
vetëm  studentëve  në  studimet  themelore  dhe  master  por  edhe  atyre  që  me 
materien kriminalistike merren praktikisht ose në aspektin shkencor‐hulumtues, 
hetuesit, prokurorët, gjyqtarët, avokatët dhe të tjerët.  
Është  evidente  dhe  e  pakontestueshme  që  në  shekullin  e  njëzet  e  një, 
mozaiku  kompleks  i  njohurive  që  secili  jurist  duhet  të  merr  nga  fakulteti  nuk 
mund të jetë i plotë dhe i mjaftueshëm pa njohjen me elementet themelore të 
Kriminalistikës.  Besojmë  thellë  që  dituria  është  arma  më  e  mirë  në 
kundërvënien  ndaj  kriminalitetit,  andaj  shpresojmë  që  përmbajtjet  edukative 
të këtij  libri  mund të shërbejnë si një  segment me  të  cilin shoqëria tenton  të 
ndal kriminalitetin. 
Kriminalistika paraqet një sistem unik të shkencës dhe empirikes të cilat 
si  për  shkak  të  zhvillimit  të  metodave  kriminalistike  ashtu  edhe  nga  arsyet 
didaktike zakonisht ndahet në taktikën, teknikën dhe metodikën kriminalistike. 
Duke respektuar këtë ndarje tradicionale dhe faktin  që kriminalistika ka vend 
të  rëndësishëm  në  procesin  e  shkollimit,  libri  që  e  keni  përpara  ngërthen  në 
vete të gjitha disiplinat e përmendura kriminalistike. 
I  falënderojmë  të  gjithë  bashkëpunëtorët  dhe  recensentët  për 
kontributin dhe sugjerimet e dobishme. I falënderojmë botuesit, lektorin si dhe 
të gjithë të tjerët që kanë kontribuar në përgatitjen e këtij libri.  
 
Prishtinë, shtator 2009          Autorët 
Kriminalistika  13

1. NOCIONI I KRIMINALISTIKËS 
 
Kriminaliteti  si dukuri shoqërore është i njohur nga kohët më të vjetra. 
Qysh në Bibël në librin Dhiata e Vjetër, Eva dhe Adami e kishin shkelur urdhrin 
e  Zotit,  kishin  kërkuar  frytet  nga  druri  i  njohjes  së  të  mirës  dhe  të  keqes  dhe 
kështu  kishin  bërë  mëkat  (libri  I,  Mojsiu  3,  1  ‐  13).  Legjenda  për  ekzistimin 
përfundon  me  vëllavrasje;  për  shkak  të  rivalitetit,  Kaini  nga  mëria  e  mbyt 
vëllanë  Avelin,  duke  u  bërë  kështu  arketip  i  delinkuentit.  Pra,  vrasja  është 
problem i vjetër sa vetë historia e njerëzimit. 
Nga  kohët  më  të  vjetra  shoqëria  është  mbrojtur  nga  kriminaliteti  me 
aprovimin e ligjeve represive. Më i vjetri është kanuni i Hamurabit, i krijuar në 
shekullin 19 ose 18 para erës sonë. Ky kanun i mbretit të gjashtë të dinastisë së 
parë vavilone, i zbuluar  në qytetin Suzi  gjatë gërmimeve arkeologjike në vitin 
1901,  i  shkruar  me  shkronja  në  trajtë  pyke  në  gurin  nga  diorite  i  zi.  Për  t’i 
penguar “prijësit që sjellin vendime të padrejta” (Hesiodi), në Greqinë e vjetër 
është zgjedhur Drakoni në vitin 621 para erës sonë për të shkruar ligje të cilat 
për  deliktet  parashihnin  dënime  mjaft  të  ashpra.  Pasqyrimi  i  sistemeve  dhe 
kodifikimeve  më  te  rëndësishme  juridike,  prej  kanunit  të  Hamurabit  e  sot 
dëshmon  që  lufta  kundër  kriminalitetit  është  prezent  nga  lashtësia,  dhe  që 
shoqëria  gjithnjë  ka  tentuar  të  luftojë  kundër  kësaj  të  keqe  në  mënyrën  më 
efikase.  
Me  zhvillimin  e  shoqërisë,  veçanërisht  në  mjediset  urbane  vjen  edhe 
deri te rritja e shpejtë e kriminalitetit. Për zhvillimin e mjediseve urbane mund 
të flitet në njëqind e pesëdhjetë vitet e fundit e veçanërisht nga fundi i Luftës 
së  Parë  Botërore.  Nga  ajo  kohë  lufta  kundër  kriminalitetit  lidhet  edhe  me 
nocionin e kriminalistikës.  
Caku i kriminalistikës si shkencë është  që në  mënyrën sa më efikase të 
pengojë  veprat  penale  dhe  të  zbulojë  kryesitë  e  tyre  gjegjësisht  detyrë  e  saj 
është që me  veprimtarinë preventive dhe represive në mënyrë sa më efikase 
të  luftojë  kriminalitetin  veçanërisht  në  kohët  e  sotme  kur  ai  ka  tendencë  të 
rritjes eksponanciale dhe atë njëjtë në mjediset urbane dhe jourbane. Praktika 
tregon se preventiva më e mirë e kriminalitetit është zbulimi efikas i kryesit të 
veprës  penale.  Pra,  nuk  ka  mjet  më  të  mirë  që  dikush  të  heqë  dorë  nga 
veprimtaria kriminale se sa njohuria që do të zbulohet dhe dënohet shpejt. 
Që  të  realizohet  e  tëre  kjo,  agjencitë  për  zbatimin  e  ligjit  duhet  që 
profesionalisht  dhe  teknikisht  të  jenë  mirë  të  përgatitura  dhe  të  aftësuara. 
14  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

Praktika  moderne  gjyqësore  si  mjetin  më  të  fortë  dëshmues  e  konsideron 
gjurmën  materiale,  kështu  që  çfarëdo  pranimi  verbal  i  veprës  penale 
vërtetohet  edhe  përmes  dëshmive  materiale.  Me  zhvillimin  e  praktikës 
gjyqësore  edhe  dëshmitë  materiale  kanë  pasur  rëndësi  më  të  madhe  në 
krahasim  me  pranimet  verbale.  Deri  te  çfarë  absurde  mund  të  sjellë 
mbështetja ekskluzivisht në dëshmitë verbale më së miri e ilustrojnë shembujt 
nga  inkuizicioni  mesjetar  (gjyqi  kishtar),  gjegjësisht  proceset  gjyqësore 
staliniste  në  të  cilat  fajësia  është  dëshmuar  vetëm  me  pranimin  e  fajit  nga  i 
akuzuari dhe deri te ajo ka ardhur me trillim dhe me aplikimin e metodave më 
të tmerrshme të mundimit.  
Duke shfrytëzuar gjurmët materiale për zbulimin e kryesve dhe dëshmimin 
e fajësisë hyhet në një fazë të re në punën e zbulimit të veprave penale.  
Lufta  bashkëkohore  kundër  kriminalitetit  kërkon  njohjen  e  kriminalistikës. 
Kriminalistika  është  shkencë  e  cila  gjen,  perfeksionon  dhe  aplikon  metoda  dhe 
mjete të caktuara shkencore ose të mbështetura në përvojën praktike të cilat janë 
më adekuate që një vepër penale të zbulohet dhe të sqarohet, të zbulohet kryesi 
dhe  të  sigurohen  dëshmi  si  dhe  të  pengohet  kryerja  e  veprave  penale  të 
planifikuara. Thënë shkurt është shkencë për teknikën, taktikën dhe metodikën e 
hetimit dhe pengimit të veprave penale.  
Duhet  theksuar  se  kriminalistika,  nuk  përvetëson  dhe  nuk  transmeton 
rezultatet  mekanike  që  i  merr  nga  shkencat  natyrore  dhe  teknike,  por  vetëm 
pasi që të jenë përpunuar deri në themel dhe adaptuar në kushtet dhe detyrat e 
kësaj  shkence.  Andaj,  metodat  kriminalistike  që  janë  marrë  nga  shkencat  e 
tjera  (për  shembull  biologjisë)  nuk  janë  më  pjesë  e  atyre  shkencave. 
Daktiloskopia  ka  fituar  një  kualitet  të  ri  të  pavarur  sepse  kriminalistika  e  ka 
përshtatur  këtë  metodë.  Tekniku  më  i  mirë  i  medicinës  nuk  mund  të  kryejë 
identifikimin  daktiloskopik  nëse  nuk  e  dinë  kriminalistikën.  Biologu  më 
kualitativ nuk mund të identifikojë kryesin sipas të dhënave të regjistrit penal 
ose të kryejë ekspertizën e dorëshkrimit ose identifikimin sipas mësimeve për 
përshkrimin personal nëse nuk e ka përvetësuar kriminalistikën. Psikologu më 
profesional nuk është  në  gjendje të vlerësojë deklaratën e dëshmitarit ose të 
akuzuarit  nëse  nuk  e  njeh  psikologjinë  gjyqësore,  fenomenologjinë  kriminale, 
psikologjinë  e  kryesit  te  veprës  penale,  mësimet  kriminalistike  për  motivet  e 
deklaratave të rrejshme etj. Është i pabazë kuptimi që psikologu vetëm si i tillë 
mund të ndihmojë në gjykimin dhe pengimin e veprave penale.  
Kriminalistika  15

Hans Grossi1 jo rastësisht gjatë shkrimit të „sistemit të tij kriminalistikë" 
ka  refuzuar  mendimin  që  për  përpunimin  e  problemeve  të  posaçme  tekniko‐
taktike  të  hetimit,  gjykimit  dhe  të  pengimit  të  veprave  penale  të  përdorë 
specialistët e lëmenjve të ndryshëm shkencorë. Ai ka theksuar që specialistët e 
tillë  mund  të  jenë  të  dobishëm  për  zgjidhjen  e  disa  pyetjeve  të  caktuara 
tekniko‐taktike  të  cilat  paraqiten  gjatë  hetimit  dhe  gjykimit  por  jo  edhe  për 
përpunimin  e  pyetjeve  tekniko‐taktike  gjatë  hetimit  dhe  gjykimit.  Me  këtë 
kriminalistika esencialisht dallon nga disiplinat simotra ‐ mjekësisë ligjore dhe 
psikiatrisë  gjyqësore  të  cilat  janë  vetëm  mjekësi  e  specializuar.  Kriminalistika 
është shkencë e përhershme.' 
 

 
HANS GROSS (1848‐1915) 
                                                            
1
  HANS  GROSS  (1848‐1915)  kriminalist  austriak,  i  cili  pasi  kishte  kryer  studimet  në  fakultetin 
juridik  kishte  filluar  praktikën  gjyqësore  në  vitin  1869.  Grossi  kishte  përvojë  të  madhe 
praktike, së pari si gjykatës hetues e pastaj si prokuror publik në Grac kur në vitin 1893 kishte 
botuar  veprën  Doracak  për  gjyqtarët  hetues.  Në  botimin  e  tretë  të  këtij  libri  i  cili  në  vitin 
1898  ishte  botuar  me  titull  “Doracak  për  gjykatës  hetues  si  sistem  i  kriminalistikës”  Grossi 
për herë të parë në literaturë e futë nocionin „kriminalistikë". Si njëri me përvojë të madhe 
të fituar gjatë disa viteve të aktivitetit praktik, Grossi e ka shikuar aktivitetin kriminalistik si 
punë të pastër hulumtuese, ndërsa secilin rast kriminal si ndonjë problem shkencor të cilin 
duhet zgjedhur gjykatësi. Nocioni i Grossit „kriminalistika" përfshin dy lëmi shkencore të cilat 
sot  konsiderohen  të  ndryshme  njëra  prej  tjetrës.  Nga  njëra  anë  ky  nocion  përfshin 
fenomenologjinë e krimit, ndërsa nga ana tjetër policinë shkencore. Brenda këtij lëmi të dytë 
Grossi e ka dalluar taktikën kriminalistike nga teknika kriminalistike. Rezultati i dytë i madh i 
punës shkencore të Grossit ishte libri „Psikologjia kriminale“ e botuar në vitin 1897. Në vitin 
1899  Grossi  u  bë  profesor  në  Pragë  e  më  vonë  në  Gracë.  Në  vitin  1912  në  Universitetin  e 
Gracit ka themeluar institutin kriminalistik. 
16  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

Nuk  ka  dyshim  që  për  luftimin  e  suksesshëm  të  kriminalitetit  është  me 
rëndësi  që  vepra  penale  plotësisht  të  zbulohet  dhe  të  sqarohet  dhe  për  këtë 
është  e  domosdoshme  që  të  krijohen  kushte  të  tilla  që  praktikën  t’ia  afrojë 
idealit se asnjë vepër penale të mos mbetet e pazbuluar dhe e pazbardhur, që 
asnjë  fajtor  të  mos  ik  nga  përgjegjësia  penale  dhe  që  asnjë  njeri  i  pafajshëm 
mos  të  thirret  në  përgjegjësi  dhe  të  mos  dënohet.  Nuk  është  vështirë  të 
kuptohet  që  sa  më  shumë  që  zhvillohet  dhe  aplikohet  kriminalistika  aq  më 
shumë po i afrohemi përmbushjes së këtij aspekti të preventivës. Zgjerimi dhe 
sforcimi i vetëdijes se vepra e paplanifikuar penale do të zbulohet paraqitet si 
pengesë e fuqishme motivit për kryerjen e veprës penale.  
Andaj me plotë të drejtë shumë njohës konsiderojnë se dënimet më të 
lehta do të ishin më të suksesshme se sa që sot janë ato të rëndat nëse secila 
vepër penale do të mund të zbulohej dhe nëse për secilën vepër kriminale do 
të  sigurohej  material  i  mjaftueshëm  dëshmues.  Kjo  mund  të  arrihet  vetëm 
ashtu që për veprimtarinë e ndjekjes penale dhe aktgjykimin të sigurohet një 
shkallë e caktuar e organizimit shkencor, sepse as reforma më ideale dënuese 
ose  sistem  dënues  këtë  nuk  mund  ta  sigurojë.  Duhet  pasur  parasysh  që 
penologjia ka shumë bazë dhe veprim më të gjerë kundrejt kriminalistikës. Për 
drejtësinë penale asgjë nuk ka rëndësi më të madhe se sa krijimi dhe aplikimi i 
metodave sa më të sigurta të vërtetimit të sigurt të së vërtetës dhe kjo në të 
vërtetë është fushë‐veprimtaria e kriminalistikës. Tanimë u tha se zbulimi dhe 
zbardhja  e  veprave  penale  bëhet  si  para  inicimit  të  procedurës  penale  ashtu 
edhe  gjatë  procedurës  paraprake  penale  por  edhe  në  procedurën  kryesore. 
Nuk  duhet  harruar  se  detyra  e  krijimit,  zhvillimit  dhe  zgjerimit  të  bazave 
shkencore  të  hetimit  dhe  gjykimit  është  ngushtë  i  lidhur  me  forcimin  e 
ligjshmërisë.  Duke  zhvilluar  metodat  shkencore  të  hetimit  dhe  të  gjykimit 
kriminalistika  merr  pjesë  në  procesin  e  forcimit  të  ligjshmërisë  së  punës  së 
organeve  të  ndjekjes  dhe  të  gjyqit.  Hetimi  dhe  gjykimi  i  kryer  sipas  të  gjitha 
rregullave  të  kriminalistikës  është  garantimi  më  i  mirë  i  aktgjykimit  ligjor,  të 
bazuar në kriminalo‐politikisht legale dhe të drejtë dhe rrugë për realizimin e 
maksimës  që  askush  i  pafajshëm  të  mos  dënohet  dhe  që  fajtorit  t’i  jepet 
dënimi i merituar.  
Kriminalistika  17

2. NOCIONI I KRIMINALITETIT 
 
Me  qëllim  që  të  sigurohet  mbrojtje  efikase  e  vlerave  themelore  të 
rëndësishme  për  ekzistencën  e  bashkësisë  shoqërore,  në  secilën  shoqëri 
shfrytëzohen  forma  dhe  mekanizma  të  shumta  të  reagimit  në  sjelljet  e 
papranueshme.  Shoqëritë  bashkëkohore  karakterizohen  me  reagimet  e 
shumëllojshme,  formale  në  aktivitetet  e  rrezikshme  shoqërore.  Ato  në  mes 
tjerash përfshijnë rregullativën precize ligjore me të cilën përcaktohet vëllimi i 
zonës  dhe  ashpërsia  e  reagimit  dënues  në  aktivitetet  e  papranueshme 
shoqërore.  Akti  individual  me  të  cilin  shkelen  normat  e  përmendura  juridike 
quhet  delikt.  Në  sistemin  juridik,  tërësia  e  veprave  të  tilla  të  ndaluara  (te  ne 
ato  janë  vepra  penale,  kundërvajtje,  deliktet  ekonomike  dhe  shkeljet 
disiplinore), shënohet me nocionin delikuencë. 
Megjithëse  në  sistemin  tonë  ligjor  material  dhe  procedural,  me  termin 
vepër penale është më prezent termi kriminel (shpeshherë edhe kriminalitet), 
shpeshtësia  e  përdorimit  të  termit  krim  e  arsyeton  nevojën  që  ai  si  nocion 
edhe  të  përcaktohet.  Termi  krim  përdoret  për  shënimin  e  një  sjelljeje  të 
caktuar  njerëzore  (të  realizuar  me  veprimin  apo  mosveprimin)  me  të  cilën 
shkelet ligji. Për dallim nga krimi, kriminaliteti është dukuri masive dhe mund 
të përcaktohet si tërësi e atyre aktiviteteve të një ose më shumë personave të 
realizuar në periudhën e caktuar kohore dhe në rajonin e caktuar, të cilat janë 
në  kundërshtim  me  rregullat  juridike  dhe  për  shkeljen  e  të  cilave  është 
paraparë sanksioni penal.  
Kufizimet e përmendura, të shprehura me rastin e definimit të nocionit 
kriminalitet janë të domosdoshme duke marrë parasysh se në sistemet juridike 
të bashkësive të ndryshme por edhe në etapat e ndryshme të zhvillimit të po 
asaj shoqërie, aktivitetet njerëzore të ngjashme për nga përmbajtja e tyre dhe 
nën  ndikimin  e  rrethanave  kulturore,  ekonomike,  kriminale,  politike  dhe  të 
tjera mund të trajtohen ndryshe. Kështu për shembull, nocioni i kriminalitetit 
në  disa  vende  islamike  në  të  cilat  është  në  fuqi  e  drejta  e  sheriatit  (Arabia 
Saudite,  Iraku,  Irani,  Libia  etj.)  përfshin,  ndërsa  dispozitat  penalo‐juridike 
sanksionojnë,  si  sjellje  të  rrezikshme  shoqërore  tradhtinë  dhe  dehjen,  ndërsa 
në vendin tonë dhe në shumë vende të tjera kjo nuk ndodh. Madje, një sjellje e 
tillë  mund  të  trajtohet  ndryshe  në  periudhat  e  ndryshme  të  zhvillimit  të  një 
bashkësie ‐ si kriminale ose së paku e ndaluar, jo me normat kriminale por me 
norma të tjera juridike, gjegjësisht të jetë plotësisht e padënueshme.  
18  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

3. LLOJET E KRIMINALITETIT 
 
Në mesin e veprave të llojllojshme penale janë prezentë edhe elemente 
të  përbashkëta.  Për  shkak  të  këtyre  arsyeve  është  e  mundur  të  kryhen  edhe 
disa klasifikime të mbështetura në kriteret e ndryshme dhe atë:  
1) Natyra e veprës penale, karakteri dhe lloji i objektit mbrojtës, lëmin 
e jetës shoqërore dhe vlerat që sulmohen (është e mundur të bëhet 
ndarja  në  deliktet  të  përgjithshme  ‐  klasike,  politike,  ekonomike, 
ushtarake,  fetare,  racore,  të  komunikacionit  dhe  të  tjera).  Një 
ndarje e pranueshme që e respekton kriterin e lartpërmendur është 
edhe ndarja në kriminalitetin e përgjithshëm, ekonomik, politik dhe 
në kohën më të re edhe ekologjik;  
2) Gjinia  dhe  mosha  e  kryerësit  (kriminaliteti  i  mashkullit,  femrës,  të 
miturve dhe të të rriturve…); 
3) Pesha e veprës penale ‐ shkalla e rrezikshmërisë së tyre shoqërore 
(klasifikimi  bëhet  në  veprat  e  lehta  penale  të  cilat  sipas  rregullit 
ndiqen  sipas  padisë  private  penale  dhe  për  to  janë  paraparë 
dënimet me shkurta të privimit nga liria ose dënime me gjobë dhe 
veprat  e  rënda  penale  të  cilat  sipas  rregullit  ndiqen  sipas  detyrës 
zyrtare  dhe  sanksionohen  me  dënime  më  të  gjata  të  privimit  nga 
liria).  
Në  kuadër  të  mënyrave  të  ndryshme  të  shprehurit  të  akteve  konkrete 
kriminale  (veprave  penale)  duhet  veçanërisht  të  theksohen  edhe  format  e 
kriminalitetit si vijon:  
a) Kriminaliteti  i  dhunshëm  ‐  tek  i  cili  për  të  arritur  një  cak  të 
kundërligjshëm  ndërmerret  sulm  në  viktimën  ose  bëhet  kërcënimi 
me sulm; ai te qytetarët ndjell frikë dhe neveri (vrasje dhe shkaktim 
i  lëndimeve  trupore,  dhunime  dhe  disa  vepra  të  tjera  kundër 
dinjitetit të personalitetit dhe moralit, vjedhjet, plaçkitjet, zhvatjet ‐ 
reketi).  
b) Kriminaliteti  pronësor  ‐  përfshin  veprat  penale  të  drejtuara  kundër 
pronës,  të  motivuara  me  tentimin  e  kryerësit  që  vetës  ose  dikujt 
tjetër t’i sigurojë dobi të paligjshme pronësore ose që dikujt tjetër t’i 
shkaktojë dëm. 
c) Kriminaliteti  i  ashtuquajtur  i  jakës  së  bardhë  ‐  përfshin  veprat 
penale  të  kryera  në  kuadër  të  veprimtarisë  profesionale  nga  ana  e 
Kriminalistika  19

personave me status shoqëror të lartë dhe prestigjioz, sipas rregullit 
në lëmin e afarizmit, sigurimeve dhe bankave. 
d) Kriminaliteti  i  organizuar  ‐  karakteristik  e  tij  e  rëndësishme  është 
ekzistimi  i  organizatës  e  cila  veprimtarinë  kriminale  e  kryen  si 
veprimtari të tipit ekonomik dhe e cila anon nga përdorimi i dhunës 
me  qëllim  të  ruajtjes  së  pozitave  dhe  të  monopolit,  zgjerimit  të 
profitit dhe pengimit të ligjit, dhe të aprovimit të vendimeve politike 
të cilat i cenojnë ata (me korrupsionin e pushtetit policor, gjyqësor 
dhe politiko‐ekzekutiv).  
40  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

2. PROCEDURAT KRIMINALISTIKE 
 
Me  procedurat  kriminalistike  duhet  nënkuptuar  hulumtimet 
kriminalistike  të  rrethanave  taktike  të  cilat  drejtpërsëdrejti  apo  tërthorazi 
tregojnë  ekzistimin  e  veprës  penale  apo  kryerësit  të  saj.  Me  këtë  rast  rol  të 
rëndësishëm luan struktura e hulumtimit. Me strukturë hulumtimi në kuptimin 
e  gjerë  duhet  nënkuptuar  lidhjet  materiale  informatike  dhe  energjike  të  cilat 
mundësojnë  veprimin  e  asaj  strukture.  Ndërkaq  në  kuptimin  e  ngushtë  ky 
është  sistem  i  hulumtimit  të  veprave  penale  i  cili  përfshinë  masat  dhe 
aktivitetet  e  zbulimit  të  veprave  penale  dhe  kryerësve  të  tyre  me  anë  të 
zbatimit  të  veprimeve  procedurale  formale  dhe  joformale.  Hulumtimi  në 
shkencën  e  kriminalistikës  është  bashkim  i  njohurisë  teorike  në  shkathtësinë 
(dijen), të cilat në punën e vet i zbatojnë kriminalistët. Hulumtimi kriminalistik 
është  proces  i  posaçëm  i  të  kuptuarit,  i  ngjashëm  me  procesin  e  hulumtimit 
shkencor. Thelbi i procedurës kriminalistike (hulumtimit) është zbulimi i risisë, 
të  panjohurës.  Kjo  është  veprimtari  e  cila  karakterizohet  njëkohësisht  me 
aplikimin  e  funksioneve  njohëse  simultane  dhe  suksesive  si  p.sh.,  vëzhgimi; 
mendimi  dhe  praktika.  Hulumtimi  kriminalistik  në  kuptimin  e  cekur  zhvillohet 
në dy mënyra të ndryshme: në kuptimin e masave dhe veprimeve formale dhe 
joformale  procedurale.  Kornizat  e  përgjithshme  të  procedurës  kriminalistike  i 
vendos  e  drejta  materiale  penale,  ndërsa  drejtpërsëdrejti  me  këtë  kanë  të 
bëjnë  dispozitat  e  caktuar  të  ligjit  të  procedurës  penale.  Kur  është  fjala  për 
policinë veprimet e saj në ligjin e procedurës penale janë vetëm të cekura dhe 
të përpunuara me akte nënligjore. Nëse është fjala për aktivitetet në kushtet të 
cilat  i  parashohin  ligjet,  gjegjësit  për  veprimin  formal,  ku  është  i  theksuar 
karakteri  argumentues  (silogjistik)  i  veprimit,  atëherë  ajo  “apriori”  është  në 
kompetencën e gjykatës dhe prokurorit. Kur është fjala për policinë, por edhe 
për  prokurorin,  kjo  procedurë  është  karakteristike  për  të  ashtuquajturën 
procedurë  para  hetimore  dhe  hetimore,  ndërsa  manifestohet  në  zbatimin  e 
veprimeve urgjente anticipuese të argumentimit. 
Në kuadër të procedurave kriminalistike kur është fjala për policinë, një 
rol  të  madh  e  loz  nënsistemi  i  njohur  me  emrin  përpunim  kriminalistik.  Ky 
është  nënsistem  i  shkallës  më  të  lartë  të  dinamikës  dhe  përmbajtjes  së 
begatshme,  si  dhe  i  lidhjeve  dhe  interaksioneve  komunikuese.  Procedurat 
kriminalistike mund të jenë standarde dhe jostandarde. Ato nga këndvështrimi 
sociologjik  janë  relativisht  autonome  me  rolet  e  ndryshme,  dhe  të  pavarura 
Kriminalistika  41

nga  rolet  e  tjera  shoqërore.  Mbështeten  në  karakteristikat  e  strukturës  dhe 


totalitetin, transformimin dhe vetë‐rregullacionin.  
Mënyra  e  hulumtimit  të  veprave  penale  drejtpërsëdrejti  është  e 
kushtëzuar  me sistemet  e veprave penale si sisteme primare  në legjislacionin 
pozitiv  penal  (katalogun  e  inkriminimeve).  Në  të  vërtetë,  vepra  penale  është 
dukuri reale në botën e jashtme dhe të menduar abstrakt që shpreh të gjitha 
karakteristikat  e  sistemit.  Elementet  e  veprës  penale:  kryerja,  vendi,  koha, 
mënyra dhe mjeti i kryerjes, kryerësi dhe cilësia e tij, viktima dhe cilësia e saj, 
pasoja e veprës etj, reciprokisht janë të lidhura dhe të varura, kurse tërësia e 
veprës penale është e vet‐rregulluar dhe e vetorganizuar. Strukturën e sistemit 
operativ ‐ procedural të hulumtimit të veprës penale si të një sistemi sekondar 
duhet  përcaktuar  sipas  sistemit  primar,  gjegjësisht  sipas  sistemit  të  veprës 
penale  dhe  rrethit  të  saj  shoqëror.  Parakusht  për  zbatimin  e  suksesshëm  të 
sistemit  sekondar  de  fakto  të  procedurës  kriminalistike  (hulumtimit 
kriminalistik)  është  njohja  esenciale  e  strukturës  dhe  funksionit  të  sistemit  të 
verës penale si sistem primar. Me fjalë të tjera për zhvillimin e suksesshëm të 
procedurës  kriminalistike  kërkohet  njohje  e  mirë  e  inkriminimeve  nga  ligjet 
penale  në  fuqi.  Krahas  kësaj  që  u  cek  kërkohet  edhe  njohje  e  mirë  e  fushës 
kriminalistike dhe kriminologjike, sidomos të atyre elementeve që ndikojnë në 
strukturimin e procedurave kriminalistike, gjegjësisht në sistemin e hulumtimit. 
Koncepti themelor sistematik i hulumtimit të veprave penale, për të shprehur 
dhe  arsyetuar  ekzistimin  e  tij,  duhet  që  nga  informatat  fillestare  (shumicës 
fillestare)  me  anë  të  procesit  të  transformimit  të  sjellë  deri  te  informatat 
argumentuese  (indicet)  dhe  te  provat  në  kuptimin  formal  procedural,  të  cilat 
mundësojnë nxjerrjen e vendimit në fazën kryesore të procedurës.  
Në  praktikat  e  zakonshme  kriminalistike  dallohen  fazat  primare, 
sekondare  dhe  terciare  të  procedurës  kriminalistike.  Faza  primare  përfshinë 
ngjarjen  “ante  delictum”  dhe  temopora  delicti.  Faza  sekondare  përfshinë 
veprimet “post delictum “ kurse faza terciare është fazë rekonstruktimi. 
Siç u tha procedurat kriminalistike janë veprime me shumë faza formale 
dhe  joformale  të  karakterit  procedural  në  të  cilat  rolin  kyç  e  luajnë  shumë 
informata  nga  burimet  personale  dhe  materiale.  Kjo  është  në  të  vërtetë  një 
varg masash dhe aktivitetesh si dhe vlerësimi i rezultateve të atyre masave dhe 
aktiviteteve  që  nga  njohuritë  fillestare  mbi  ngjarjen  penale,  deri  te  dhënia  e 
diagnozës apo prognozës diferenciale kriminalistike. Nga aspekti i informatës, 
situatat fillestare kriminalistike lëvizin nga informatat modeste dhe jo të plota, 
d.m.th, të nivelit të bazës së dyshimit, kështu që nganjëherë është pikëpyetje 
edhe ekzistimi i veprës penale, deri te ato të cilat menjëherë qartazi tregojnë 
se  fjala  është  për  ngjarje  penale,  gjegjësisht  për  vepër  penale  (dyshimi  i 
bazuar). Përmbajtja e hulumtimit kriminalistik të policisë pa marrë parasysh se 
42  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

a  është  fjala  për  veprimtarinë  procedurale  formale  apo  jo  formale  në  esencë 
determinohet nga faktorët në vijim: 
1) Nga karakteri i situatës fillestare të veprës konkrete penale ose; 
2) Nga rregullat e shkencës kriminalistike të cilat duhet të zbatohen në 
rastin konkret dhe 
3) Nga  dispozitat  e  Kodit  të  Procedurës  Penale  dhe  të  akteve  të  tjera 
ligjore dhe nënligjore. 
Karakteri  i  situatës  fillestare  ndikon  në  përmbajtjen  e  veprimtarisë 
operative  të  policisë  dhe  e  përcakton  drejtimin  e  saj  të  mëvonshëm  duke  e 
kushtëzuar varësisht nga rrjedhat e fazave të tjera të veprimtarisë, me atë se 
cilat  rregulla  të  shkencës  kriminalistike  dhe  cilat  norma  procedurale  penale 
duhet zbatuar në trajtimin e rastit konkret. Me këtë rast duhet pasur parasysh 
se  rregullat  aktuale  të  shkencës  kriminalistike  janë  të  limituara  me  norma 
gjegjëse procedurale.  
Te  procedurat  kriminalistike  duhet  të  kihet  kujdes  në  situata  operative 
hulumtuese.  Me  situatat  e  cekura  nënkuptojmë  tërësinë  e  kushteve  nën  të 
cilat  në  momentin  konkret  zhvillohet  procedura  formale  apo  jo  formale.  Ky 
është  sistem  dinamik  i  faktorëve  subjektivë  apo  objektivë,  të  karakterit 
organizativ,  informativ  dhe  argumentues.  Kjo  tërësi  e  kushteve  nga  aspekti 
taktik  ‐  teknik  ndikon  në  zgjedhjen  e  zgjidhjeve  të  mundshme  taktike 
(mënyrave dhe kombinimeve taktike).  
Deliktet  të  cilat  përpunohen  në  kuadër  të  procedurave  kriminalistike, 
shpesh herë  për nga struktura janë shumë komplekse dhe kërkojnë një  qasje 
sistematike  të  koncipuar  dhe  të  organizuar  me  plan.  Për  improvizime  nuk  ka 
vend.  Me  këtë  rast  zbulimi  dhe  shpjegimi  i  deliktit  duhet  të  mbështetet  në 
bazat  shkencore  të  dëshmuara.  Problemet  të  cilat  paraqiten  në  praktikën  e 
përditshme  kriminalistike  lidhur  me  zhvillimin  e  procedurave  kriminalistike, 
gjegjësisht  lidhur  me  hulumtimet  kriminalistike  janë  shumë  të  ndërlikuar  dhe 
është  e  nevojshme  të  përfshihet  edhe  pluraliteti  i  qëllimeve  dhe  i  një  varg 
veprimesh të llojllojshme, madje shpesh edhe paralelisht.  
Kur  është  fjala  për  procedurat  të  cilat  zbatohen  lidhur  me  grupin  e 
caktuar apo kategorinë e caktuar të veprave penale, atëherë mund të thuhet 
se fjala është për metodat kriminalistike. Këto janë forma konkrete të veprimit 
(skema).  Metodat  kriminalistike  janë  model  i  specializuar  për  zbulimin  dhe 
argumentimin e veprave penale, pra, hulumtimet e disa kategorive të veprave 
penale  me  fokusim  në  karakteristikat  fenomenologjike  të  delikteve  të 
kushtëzuara  me  vendin,  kohën,  mënyrën  dhe  mjetin  e  kryerjes,  formën  e 
fajësisë  dhe  rrethanat  e  tjera,  si  dhe  masat  dhe  veprimet  identifikuese  me 
këndvështrim të posaçëm në këto të fundit. Fjala është për interaksionet dhe 
mjetet  me  të  cilat  shërbehen  kriminalistët  dhe  të  cilat  paraqiten  brenda  këtij 
Kriminalistika  43

modeli  dhe  dimensioneve  të  tij  dalëse.  Fjala  është  për  modelin  e  punës  në 
kuadër  të  lëndës  operative  si  sistem  integral  i  hulumtimin  të  veprave  penale. 
Fjala  është  për  modelin  e  bazuar  shkencor  për  zbulimin  dhe  argumentimin  e 
veprave  penale.  Në  kuadër  të  metodikës  kriminalistike  si  procedurë  “sui 
generis” kanë situatat hulumtuese si tërësi e kushteve në të cilat në momentin 
konkret zhvillohet procedura formale apo jo formale. Ky është sistem dinamik i 
faktorëve  objektivë  dhe  subjektivë  të  karakterit  organizativ  informativ  dhe 
argumentues.  
Në  suaza  të  hulumtimit  kriminalistik  duhet  pasur  kujdes  për  kahet  e 
shpjegimit dhe hulumtimit të deliktit. Kahet më të rëndësishme janë: 
1) përpunimi  kriminalistik  ‐  teknik  i  vendit  të  ngjarjes  penale,  apo 
veprës penale në bashkëveprim me ekspertët e profileve dhe roleve 
të ndryshme; 
2) analizimi  i  bashkëpjesëmarrësve  dhe  dëshmitarëve  të  ngjarjes  apo 
veprës penale, nëse ka pasur të tillë; 
3) organizimi  dhe  planifikimi  i  hulumtimit  të  ngjarjes  apo  veprës 
konkrete penale; 
4) ndihma profesionale dhe ekspertizat; 
5) aktivitetet  dhe  masat  e  tjera  të  hulumtimit  të  situatës  dhe 
rrethanave kriminale të deliktit. 
Shikimi i vendit të ngjarjes është aktiviteti qendror i përpunimit të vendit 
të ngjarjes. Veçoritë e shikimit i përcaktojnë rrethanat dhe situata konkrete të 
çdo  delikti.  Rezultati  traseologjik  duhet  të  jetë  një  tërësi  unike  saktë  e 
përshkruar  në  procesverbal  mbi  shikimin  e  vendit  të  ngjarjes  me  incizime 
komplementare,  pasqyra  grafike  dhe  regjistrime  të  tjera  teknike.  Gjithmonë 
është  i  nevojshëm  hulumtimi  rrënjësor  i  sjelljes  së  bashkëpjesëmarrësve  në 
delikt.  Marrja  në  pyetje  e  bashkëpjesëmarrësve  dhe  dëshmitarëve  është  një 
veprim  kompleks  i  cili  përfshinë  forma  shumë  të  ndryshme  të  marrjes  së 
deklaratave nga persona të ndryshëm. Këtu rolin e luajnë modalitetet sipas të 
cilave  realizohen  marrjet  në  pyetje.  Modalitetet  e  marrjes  në  pyetje  janë  të 
kushtëzuara edhe nga teknologjia e brendshme e marrjes në pyetje. Momente 
të tjera me ndikim janë edhe vendi dhe koha e marrjes në pyetje. 
Qëllimi  i  hulumtimit  kriminalistik  për  çdo  ngjarje  kriminalistike  është 
përcaktimi  apo  konstatimi  se  a  është  fjala  për  veprën  penale  dhe  për  çfarë 
vepre  nga  katalogu  i  inkriminimit  të  kodit  penal.  Ky  qëllim  arrihet  me  etapa, 
varësisht nga fondi i informatave në dispozicion. Me këtë rast rol të posaçëm 
luajnë  situatat  dhe  mekanizmat  e  kryerjes  së  veprës  penale,  i  ashtuquajturi 
“modus  operandi  teknik”.  Objekt  i  hulumtimit  kriminalistik  është  kërkimi 
sistematik i përgjigjes në pyetjet themelore të shkencës së kriminalistikës, me 
44  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

ç’rast “kalimthi” gjatë hulumtimit ndryshohen gjithnjë prioritetet dhe radha e 
pyetjeve, varësisht prej rrethanave konkrete të ndonjë delikti.  
Me qëllim të kuptuarit me të lehtë të procesit të hulumtimit kriminalistik 
jepet përshkruesi i modelit të përgjithshëm të hulumtimit të veprave penale.  
Ky përshkrues modeli në esencë përfshinë: 
1) marrjen  e  përgjigjes  në  pyetjet  themelore  të  shkencës 
kriminalistike; 
2) kategoritë e  aktiviteteve  në mbledhjen e informatave nga  të gjitha 
burimet  potenciale  në  dispozicion  (të  kërkuara)  dhe  burimit  të 
informatave  materiale  dhe  personale  para  se  të  fillohet  procedura 
penale me një karakter të theksuar heuristik, këtu bëjnë pjesë edhe 
aktivitetet  urgjente  anticipuese  të  argumentimit  dhe  aktivitetet  e 
tjera të procedurës penale me karakter silogjistik; 
3) rrjedha e hulumtimit e cila duhet ta ketë kompozicionin e paraparë 
me  rregullat  shkencore  kriminalistike  dhe  me  dispozitat  e  Kodit  të 
Procedurës Penale; 
4) subjektet e hulumtimit (personat e autorizuar zyrtarë, prokurorë); 
5) subjektet  e  aktivitetit  apo  veprimtarisë  profesionale  ‐  ekspertizën 
(këshilltarët profesional, ndihmësit dhe ekspertët) dhe; 
6) subjektet të  tjerë siç janë paditësit e autorizuar, kryerësit, viktimat 
dhe dëshmitarit. 
Në  kuadër  të  modelit  të  përgjithshëm  të  hulumtimit  të  veprave  penale 
ekzistojnë  përshkrues  modelesh  të  programeve  të  posaçme  aplikative  të 
hulumtimeve të cilat janë të lidhura për llojin apo kategorinë e veprave penale, 
pra, kanë karakter të theksuar metodik.  
Në këta përshkrues të posaçëm modelesh bëjnë pjesë: 
1) Karakteristikat  morfologjike  të  veprës  penale,  në  kuptim  të 
mekanizmit  të  kryerjes  (modus  operandi  teknik)  dhe  përmbajtja  e 
veprimit  të  kryerjes,  radha  e  jashtme  kronologjike  e  ngjarjes, 
identifikimi  i  antecedensës  (pararendësit)  dhe  subsequensit 
(pasuesit),  analiza  e  lidhjes  shkakore,  veprimi  i  kryesit  brenda 
mekanizmit  të  kryerjes  së  veprës  penale  (masat  e  kujdesit, 
vrazhdësia etj..), 
2) Operacionalizimi me pikësynim në analizën e lidhjes shkak‐pasojë të 
veprës penale dhe mekanizmit të viktimizimit me shpjegimin e rolit 
të  viktimës.  Ky  mekanizëm  i  fundit  shpesh  e  kërkon  kryerjen  e 
ekspertizës.  Pason  vlerësimi  sintetik  kauzal  (shkakor).  Pason 
vlerësimi sintetik kauzal (shkakor) dhe 
3) Hulumtimi i formës së fajësisë, i cili përfshinë: 
Kriminalistika  45

a) Elementet  e  situatës  së  kryerjes  së  veprës  penale  (gjurmët 


rrethanore,  përmbajtja  e  veprimit  të  dënueshëm,  rrethanat  e 
posaçme  në  raport  me  bashkëpjesëmarrësit  e  tjerë,  faktorët 
ambientalë, etj.), 
b) Vetitë  e  kryesit  (vetitë  e  personalitetit,  sidomos  të  karakterit, 
prirjet, vartësitë, recidivizmi, etj.), 
c) Rrethanat  që  e  kanë  kushtëzuar  veprimin  konkret  të  kryesit 
(gjendjet e ndryshme patologjike, ndikimi i alkoolit dhe drogës, 
gjendja fiziologjike, ndikimet e tjera) dhe 
d) Konstatimi  se  me  çfarë  forme  të  fajësisë  është  kryer  vepra 
penale. 
Ky  është  një  problem  mjaft  i  ndërlikuar,  vlerësimi  i  të  cilit  varet  nga 
mbledhja e informatave, sidomos atyre të karakterit objektiv. Kjo veprimtari në 
esencë  kryhet  duke  e  kuptuar  në  esence  problemin  dhe  përpunimin  e 
përmbajtjes së të drejtës materiale penale në kuadër të detyrës së ndërlikuar 
të proceseve të paramenduara kriminalistike.  
Në kuadër të procedurave kriminalistike rol të rëndësishëm luan procesi 
i  konstruktivizimit.  Ky  është  një  proces  i  ndërlikuar  ideor  drejtpërsëdrejti  i 
lidhur me veprimtarinë operative dhe procedurale të kriminalistit, me ndihmën 
e  të  cilit,  ai,  në  bazë  të  procedurës  së  identifikimit  dhe  individualizimit,  të 
dallimit, të analizës dhe sintezës, abstraksionit dhe përgjithësimit të përafërt i 
përcakton kufijtë midis disa objekteve, vetive dhe marrëdhënieve të tyre, me 
qëllim të operimit më të lehtë me to. Fjala është për abstrahimin ideor të llojit 
të  vet  dhe  për  dallimin  e  vetive  dhe  të  marrëdhënieve  të  objekteve  që  iu 
interesojnë kriminalistëve në kuadër të procedurave kriminalistike. Gjithashtu, 
në kuadër të procedurave kriminalistike, rol të rëndësishëm luan edhe procesi i 
materializimit të situatave të hulumtuara. Kjo është procedurë, në kuadër të së 
cilës,  në  bazë  të  analizës  dhe  sintezës  si  dhe  vlerësimit  të  situatës  së  hetuar, 
pranohen  dhe  realizohen  zgjidhjet  e  caktuara  lidhur  me  ngjarjen  apo  veprën 
penale dhe kryesin e saj. 
Zbatimi i suksesshëm i procedurës kriminalistike, ngushtë është i lidhur 
me vlerësimin e situatës së caktuar. Fjala është këtu për konstatimin e gjendjes 
ekzistuese në vendin e veprës penale, në bazë të informatave të njohura, me 
qëllim  të  parashikimit  të  rrjedhës  së  mëtejme  të  veprimit  dhe  përgatitjes  së 
varianteve të zgjidhjeve me qëllim të nxjerrjes së vendimit. Situata në vendin e 
kryerjes  së  veprës  penale,  nga  aspekti  kriminalistik  është  pjesa  e  parë  dhe 
fillestare e kuptimit të gjerë të situatës kriminale apo penale. Situata kriminale 
apo  situata  në  vendin  e  veprës  së  kryer  penale  është  sistem  i  elementeve  të 
rrethinës,  kryesit  dhe  viktimës,  në  momentin  para,  gjatë  dhe  pas  kryerjes  së 
veprës  penale.  Ky  është  rreth  gjeografik  dhe  objektiv  (teknik),  klimatik,  social 
46  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

dhe rreth topografik. Në këtë kuptim bëjnë pjesë edhe kushtet tjera dhe vendi 
i  kryerjes  së  veprës  penale  në  situatën  e  dhënë  objektive.  Deri  te  vlerësimi 
arrihet  me  analizën  e  informatave  dhe  të  dhënave,  kumtimin  dhe  lidhjen  e 
ndërsjellë  të  informatave,  dukurive  dhe  ngjarjeve.  Fjala  është  këtu  për 
shndërrimin  e  informatave  dhe  të  dhënave  në  vendime  të  dobishme  dhe  të 
bazuara në ligj. Po shohin se fjala është për procesin e të menduarit, te i cili, 
varësisht  nga  mundësitë,  kërkohet  veprimi  i  drejtë  në  pajtim  me  situatën 
konkrete, detyrat e parashtruara, dispozitat në fuqi dhe në pajtim me rregullat 
aktuale  të  shkencës  së  kriminalistikës.  Dimensioni  i  vlerësimit  varet  nga 
dimensioni  i  informatave  dhe  të  dhënave  në  dispozicion,  gjegjësisht  nga 
dimensioni i të ashtuquajturit fond të të dhënave, si dhe nga ndërlikueshmëria 
e  situatës  dhe  detyrave  konkrete.  Kur  është  fjala  për  burimet  materiale  të 
informatave  në  kuadër  të  procedurës  kriminalistike  duhet  pasur  kujdes  edhe 
për procesin traseologjik të hulumtimit.  
Ky proces përbëhet nga tri etapa të cilat janë: 
1) Pasqyra preliminare dhe analizimi i rezultateve, 
2) Krahasimi dhe 
3) Përshkrimi dhe vlerësimi i rezultateve apo të dhënave të fituara. 
Të  dy  etapat  e  para  dominojnë  metodat  e  vëzhgimit  dhe 
eksperimentimit  kurse  në  të  tretën  shpjegohen  të  dhënat  në  dispozicion  dhe 
rezultatet  e  arritura.  Po  shihet  se  objekt  i  përcaktimit  të  procedurave 
kriminalistike  janë  faktet  e  caktuara  si  dukuri  të  realitetit  që  t’i  kuptojnë 
organet e procedurës.  
Në esencë dallojmë aktet në vijim: 
1) Ato të cilat janë të përfshira në përshkrimin abstrakt ligjor të veprës 
penale në kodin penal, 
2) Faktet që u përgjigjen përshkrimeve abstrakte ligjore të fakteve në 
realitet, 
3) Faktet  sekondare  që  janë  të  rëndësishme  për  procedurën 
kriminalistike dhe 
4) Faktet të cilat nuk kanë rëndësi për procedurën kriminalistike, pra të 
cilat janë irelevante. 
Faktet prej 1‐3 janë fakte relevante penalo‐juridike dhe kriminalistike. 
Në  procedurën  penale  dhe  penalo‐juridike  janë  objekt  i  përcaktimit 
faktet relevante, faktet e indiceve dhe faktet ndihmëse apo kontrolluese. Këtu 
mund  të  bëhet  fjalë  si  për  faktet  pozitive  ashtu  edhe  për  ato  negative.  Fjala 
është  për  faktet  kontestuese.  Kategoria  4  e  fakteve  janë  të  ashtuquajturat 
modele  komparative.  Kjo  është  kategoria  e  fakteve  të  pakontestueshme.  Në 
kuadër  të  procedurave  kriminalistike  gjithmonë  duhet  të  kihet  parasysh  dhe 
kujdes për fazat e kryerjes së veprës penale, të cilat janë: 
Kriminalistika  47

1) Faza para kryerjes së veprës penale, ante delictum 
2) Faza e kryerjes penale, tempora delicti 
3) Faza pas kryerjes së veprës penale, post delictum. 
Faza  primare  e  cekur  nën  1‐2  shpesh  është  e  mbuluar  me  fazën 
sekondare  të  cekur  nën  3  me  veprimin  e  bashkëpjesëmarrësve  të  ngjarjes 
kriminale (fshehja, ndryshimet, asgjësimet, zhdukja e gjurmëve dhe objekteve 
dhe të gjitha materialeve dhe shenjave të tjera).  
Pjesën sekondare shpesh e përcjellë fingimi apo simulimi dhe disimulimi, 
gjë që e vështirëson zhvillimin e procedurës kriminalistike lege artis. Për këtë 
arsye  organet  e  procedurës  përgjigjen  në  pyetjen  relevante  shpesh  e  marrin 
me  rekonstruktim  ideor  dhe  real,  me  sekuencë  rekonstruktive.  Struktura  e 
rekonstruktuar  e  ngjarjes  apo  veprës  penale  ishte  dashur  që  sa  më  tepër  që 
është e mundur të jetë e përputhshme me strukturën primare reale. Procedura 
kriminalistike  në  pikëpamje  tematike  përbëhet  nga  detyrat  metodologjike  si 
vijon: 
1) Përcaktimi (vendosja, perceptimi dhe formimi) i problemit (state the 
problem) 
2) Vendosja e versioneve preliminare dhe ndihmëse (hipoteza ad’hoc) 
(form the hypothesis), 
3) Shqyrtimi dhe formësimi i tyre, verifikimet me anë të eksperimentit 
apo analizës (observe and experiment), 
4) Nxjerrja e përfundimeve nga versionet dhe 
5) Zbatimin praktik të rezultateve të fituara. 
Në  kuadër  të  sistemit  të  procedurës  kriminalistike  profesionistët  dhe 
joprofesionistët  realizojnë  marrëdhënie  të  ndërlikuara  shoqërore.  Këto 
marrëdhënie e kanë përmbajtjen, kohën dhe aspektin e tyre social. Procedura 
kriminalistike  fillon  me  të  vërejturit  e  problemit.  Për  këtë  pikënisje  fillestare 
nga ana e kriminalistit kërkohet: 
1) Njohuria paraprake profesionale, 
2) Perceptimi dhe 
3) Hulumtimi i problemit 
Duhet pasur  parasysh se perceptimi nuk është proces pasiv, gjegjësisht 
përshkrim pasiv i ngjarjes dhe i fytyrave në kujtesë, por proces konstruktiv me 
ndihmën  e  të  cilit  njerëzit  marrin  një  numër  të  caktuar  shenjash  të  cilat  i 
dërgon  rrethina.  Është  me  rëndësi  të  dihet  veprimi  i  disa  faktorëve  në 
zhvillimin  e  këtij  procesi.  Këta  faktorë  janë  njëfarë  lloj  determinanti  që  e 
përcaktojnë  tërësinë,  qartësinë,  saktësinë  dhe  autenticitetin  e  perceptimit. 
Kushtet e perceptimit më së shpeshti ndahen në objektive dhe subjektive. Te 
të  vërejturit  e  problemit  i  cili  duhet  të  hulumtohet  është  e  rëndësishme  të 
kihet kujdes për renditjen e masave dhe aktiviteteve heuristike dhe silogjistike 
48  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

kriminalistike.  Masat  dhe  veprimet  heuristike  kriminalistike  e  theksojnë 


rëndësinë  inventive.  Me  këtë  rast  rol  të  rëndësishëm  luan  njohja  e 
morfologjisë  së  veprës  penale.  Hulumtimi  i  problemit  brenda  procedurës 
kriminalistike  de  facto  është  parashtrim  i  diagnozës  preliminare  diferenciale 
kriminalistike  (prognozës  de  facto,  gjegjësisht  teorisë  mbi  krimin).  Nëse  fjala 
është  për  diagnozë  pozitive  atëherë  janë  plotësuar  kushtet  për  hulumtim  të 
mëtejmë, ndërkaq nëse ajo është negative atëherë kushtet e tilla mungojnë.  
Lidhur me sa u cek në praktikë mund të hasen situatat në vijim: 
A. Që nga fillimi është e dyshimtë se a është fjala për vepër apo ngjarje 
kriminale  (bazat  e  dyshimit).  Atëherë  vendoset  për  ndërmarrjen  e 
masave  dhe  aktiviteteve  për  zbulimin  e  veprës  kriminale  dhe  nëse 
rezultati  është  pozitiv  dhe  ka  kryes  (nganjëherë  viktimë  dhe 
pjesëmarrës në ngjarje) dhe 
B. Nga fillimi është e padyshimtë (dyshimi i bazuar) se fjala është për 
veprën apo ngjarjen penale. Këtu dallohen situatat kur kryesi është i 
njohur  që  nga  fillimi  dhe  kur  rasti  duhet  vetëm  të  qartësohet  dhe 
kur ai është i panjohur duhet të zbulohet. 
Situata  nën  A  është  karakteristike  për  kriminalistikën  heuristike  kurse 
nën  B  për  kriminalistikën  silogjistike.  Në  rastin  e  parë  dominojnë  indicet  dhe 
provat në kuptimin e njohjes kurse në të dytin provat në kuptimin formal. Fjala 
është  për  dallimin  kualitativ  të  provave.  Dallimi  ekziston  edhe  në  kuptimin 
kuantitativ.  Në rastin e dytë ekziston  probabiliteti se jo vetëm që është kryer 
vepra penale por edhe kush e ka kryer atë.  
Komponenti  gnoseologjik  i  procedurës  kriminalistike  është 
drejtpërsëdrejti i lidhur për kushtet materiale organizative dhe teknike. Nga sa 
u  cek  më  lart  shihet  qartë  se  procedurat  kriminalistike  janë  procese  të 
posaçme  të  njohjes  të  cilat  deri  diku  përputhen  me  proceset  e  hulumtimeve 
shkencore.  Mirëpo,  hulumtimet  kriminalistike  për  dallim  nga  ato  shkencore 
janë  të  kufizuara  me  objektin  dhe  qëllimin  e  procedurës  si  dhe  me  rregullat 
procedurale  kriminalistike.  Fjala  është  për  kufizimin  kuantitativ  të  masës  së 
hulumtimit. Ndërkaq, njohuritë shkencore në procedurën kriminalistike duhet 
të shfrytëzohen në pajtim me metodologjinë shkencore ‐ lege artis. 
Gjithmonë  duhet  të  kihet  kujdes  për  të  ashtuquajturën  triadë  të 
procedurës kriminalistike e cila nënkupton: 
1) Vëzhgimin, 
2) Mendimin dhe 
3) Praktikën 
Vëzhgimi  është  një  perceptim  special  i  organizuar  me  plan,  me  të  cilin 
zgjidhet në mënyrë selektive vetëm pjesa e materialit të selektuar i cili mund të 
perceptohet  si  relevant.  Përcaktimi  metodologjik  i  formës  së  selektimit  është 
Kriminalistika  49

pjesë  përbërëse  e  çdo  teknike  të  vëzhgimit,  kurse  përbëhet  nga  definimi  i 
planit të vëzhgimit i cili përfshin objektin e vëzhgimit, instrumentet e vëzhgimit 
dhe mënyrën e regjistrimit të fakteve të perceptuara.  
Vëzhgimi  mund  të  jetë  i  drejtpërdrejtë  dhe  i  tërthortë  (me  anë  të 
mjeteve),  afatshkurtër  ose  afatgjatë,  i  përhershëm  ose  i  përkohshëm,  pa 
ndërprerë ose me ndërprerje, i përcaktuar më parë apo i papërcaktuar. Sipas 
mënyrave  të  zbatimit  të  vëzhgimit  ai  mund  të  jetë  edhe  i  lirë.  Duke  pasur 
parasysh hapësirën ai mund të zhvillohet në hapësirë të mbyllur dhe të hapur, 
dhe në bazë të vëzhguesit ai mund të jetë individual apo grupor kurse në bazë 
të objektit ai mund të jetë statik dhe mobil, etj. 
Mendimi si funksion i dytë gnoseologjik në kuptimin e gjerë përfshin çdo 
proces kognitiv të përpunimit të idesë, parafytyrimit, figurave, simboleve dhe 
njohurive.  Në  kuadër  të  mendimit  hyjnë  procese  të  ndryshme  të  asocimit, 
kujtesës  dhe  imagjinatës,  përmes  formimit  të  konceptit  deri  te  gjykimi  logjik 
dhe  te  mendimi  kreativ.  Mendimi  është  operim  i  orientuar  me  shenja  dhe 
simbole me anën e të cilëve arrijmë deri te shikimi i marrëdhënieve.  
Mendimi dallohet me proceset e tjera psikike sipas 3 elementeve të cilat 
janë: 
1) Ai  është  operim  me  perceptime,  parafytyrime,  fjalë,  koncepte  dhe 
rezultate të tjera përvojash siç janë mjetet dhe shenjat apo simbolet 
e  që  mundësojnë  që  me  anë  të  mendimit  të  kuptojmë  më  tepër 
sesa që japin përjetimet, 
2) Orientimi i shfrytëzimit të tillë të përvojave me detyrën me anën e 
së cilës dëshirojmë ta zgjedhim problemin para së cilit gjendemi.  
3) Shikimi  i  marrëdhënieve  dhe  lidhjeve  të  cilat  më  parë  nuk  janë 
vërejtur dhe vërejtja e të cilave pikërisht paraqet zgjidhjen e detyrës 
apo problemit para të cilit jemi ndodhur. 
Me  anë  të  mendimit  si  funksion  i  njohjes  njihen  përgjithësimet, 
abstraksionet  dhe  tërësitë.  Kjo  do  të  thotë  se  arrihet  njohuria  për  atë  që  i 
tejkalon  kufijtë  e  veprimtarisë  së  shqisave.  Ky  është  proces  psikik  i  vendosjes 
së  lidhjeve  dhe  marrëdhënieve  midis  përmbajtjes  së  realitetit  objektiv. 
Mendimi fillon me një varg operacionesh ideore. Rezultat i atyre operacioneve 
është  botëkuptimi  apo  të  kuptuarit  e  marrëdhënieve  dhe  lidhjeve  midis 
dukurive. Në procedurën kriminalistike njësoj janë të rëndësishme operacionet 
e  njohjes  dhe  operacionet  e  krijimit.  Të  parat  bëjnë  pjesë  në  veprimtari 
analitike të mbledhjes së informatave, selektimit dhe klasifikimit të tyre, kurse 
të  dytat  bëjnë  pjesë  në  krijimin  e  bazave  metodike  (përfundimet  dhe 
versionet).  Në  kuadër  të  shkencës  kriminalistike  është  zhvilluar  një  sferë  e 
gjerë  e  mendimit  kriminalistik.  Ky  është  sinonim  për  sjelljen  dhe  mendimin 
kriminalistik me rastin e zgjidhjes së rasteve të cilat hulumtohen në distancën 
50  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

prej dyshimit të parë se është kryer vepër penale deri në përfundimin e rastit. 
Aktiviteti  i  kriminalistit  ‐  hulumtues  ka  rëndësi  të  caktuara  të  cilat  rezultojnë 
nga  vetë  detyra,  mjetet  dhe  metodat,  pikëpamjet  dhe  marrëdhëniet,  etj. 
Përmbajtja  kriminalistike  e  objektit  siç  janë  kushtet  e  punës,  përdorimi  i 
mjeteve  dhe  metodave  të  posaçme  përcaktojnë  specifikat  e  mendimit  dhe 
paraqesin formë speciale kriminalistike të mendimit. 
Rëndësia  psikologjike  paraqitet  në  praninë  e  llojeve  të  posaçme  të 
situatave  dhe  detyrave  problematike,  gjatë  përdorimit  të  strukturave 
profesionale  në  të  menduar  (sistemeve  dhe  modeleve)  dhe  të  dimensioneve 
profesionale  ideore  të  veprimit  si  dhe  të  ndërlidhjes  së  operacioneve  ideore 
me  veprimin  specifik  të  disa  mekanizmave  të  mendimit  siç  është  versioni, 
bindja personale gjatë zgjidhjes së detyrave hetimore apo hulumtuese. 
Për  zgjidhjen  e  problemeve  hetimore  janë  të  rëndësishme  dy  lloje 
strukturash të mendimit siç janë: 
1) Struktura heuristike (e kërkimit të zgjidhjes) dhe 
2) Struktura epistemologjike (struktura e njohurive). 
Ekziston edhe mendimi reproduktiv, krijues dhe intuitiv. 
Praktika  është  funksioni  i  tretë  kognitiv.  Objektet  e  hulumtimit  duhet 
mbledhur sistematikisht, kategorizuar ato dhe përpunuar në bazë të praktikave 
dhe  eksperiencave.  Në  shkencën  e  kriminalistikës  praktika  është  më  tepër  se 
vërtetim  i  njohurive  shkencore.  Ajo  ka  funksionin  kognitiv  krijues.  Rezultat  i 
praktikës  është  edhe  strategjia  praktike  operative  kriminalistike  si  projekt  i 
aktivitetit të drejtpërdrejtë praktik në luftimin e kriminalitetit dhe zbatimi i saj 
në  praktikë,  shfrytëzimi  me  plan  i  metodave  operative‐taktike  dhe  teknike, 
mënyrës  dhe  mjeteve  në  hapësirë  dhe  kohë  më  të  madhe  me  orientim  i  cili 
ngrihet  mbi  rastin  individual.  Ajo  duhet  të  rezultojë  nga  teknikat  teorike 
operative  dhe  kriminalistike.  Nga  sa  u  cek  më  lart  rezulton  se  procedurat 
kriminalistike  supozojnë  aftësinë  e  zbatimit  të  metodave  përkatëse  në 
përmbajtje  të  caktuar.  Procedurat  kriminalistike  përfshijnë  komponentët  të 
cilët  janë  pjesë  e  çdo  metode  shkencore  të  hulumtimit  dhe  të  njohurisë: 
përshkrimi, sqarimi dhe parashikimi. 
Përshkrimi  si  pikënisje  e  hulumtimit  kriminalistik  duhet  t’i  plotësojë 
kushtet e caktuara themelore, që nënkupton determinimin e objektit. Kjo do të 
thotë se me rastin e përshkrimit gjithmonë duhet të përcaktohet: 
A. Objekti i përshkrimit. 
B. Mjeti i përshkrimit dhe 
C. Mënyra e përshkrimit 
Objekte  mund  të  jenë  persona,  objekte  fizike,  ngjarje,  gjendje, 
marrëdhënie,  etj.  Në  kuadër  të  procedurës  kriminalistike  rol  të  veçantë  luan 
përshkrimi  i  ngjarjes  kriminale.  Duke  filluar  nga  postulati  i  shkencës 
Kriminalistika  51

kriminalistike,  çdo  ngjarje  mund  të  përshkruhet  përmes  informatave 


themelore  (me  fjali  logjike  apo  me  informata)  të  renditura  në  tri  struktura  të 
cilat janë: 
1) Struktura hierarkike, 
2) Shkak‐pasojë dhe 
3) Kronologjike. 
Sqarimi  është  veprim  logjik  me  të  cilin  objekti,  ngjarja  apo  fakti 
ndërlidhet me objektin, ngjarjen apo faktin tjetër, më së shpeshti për shkak se 
fakti i parë është arsye apo kusht për ekzistimin e ndryshimit apo të gjendjes së 
faktit  tjetër.  Detyrë  e  shpjegimit  është  marrja  e  përgjigjes  në  nëntë  pyetjet  e 
arta të shkencës së kriminalistikës. Objekt i shpjegimit janë rrethanat që duhet 
sqaruar.  Rol  sidomos  të  rëndësishëm  në  procedurën  kriminalistike  lozin 
shpjegimet kauzale.  
Në procedurën kriminalistike është shumë i rëndësishëm parashikimi. Ai 
shërben  si  verifikim  dhe  shpjegim  dhe  ka  rol  të  rëndësishëm  në  raport  me 
procedurën  e  tërësishme  dhe  me  disa  akte.  Rëndësinë  kyçe  e  ka  për 
planifikimin e hulumtimit dhe për zbatimin e disa masave dhe aktiviteteve. 
Po  shohim  se  procedura  kriminalistike  është  e  shkallëzuar,  është 
kognitive  dhe  ka  strukturat  e  saj  njohëse.  Fillon  me  të  vërejturit  e  problemit. 
Pason  mbledhja  dhe  shqyrtimi  sistematik  i  të  dhënave  dhe  vlerësimi  i  tyre. 
Procedura  kriminalistike  gjithmonë  fillon  nga  ndonjë  formë  e  dyshimit  dhe 
përfundon  me  të  vërtetën.  Forma  fillestare  apo  themelore  e  dyshimit  janë 
“bazat e dyshimit”. Pjesa qendrore e procedurës kriminalistike është vlerësimi i 
situatës.  Situata  pikë  për  pikë  nënkupton  vendosjen  e  dikujt  apo  të  ndonjë 
sendi në kuadër të strukturës së një rrethine. Në kuptimin e cekur situata është 
njësoj  siç  është  edhe  gjendja  e  rrethinës  me  të  cilën  ka  të  bëjë  ndonjë  aktor 
apo person i cili vendos dhe e cila gjendje është e shprehur apo e specifikuar, 
sikurse edhe një varg përcaktimesh strukturore dhe procedurale. Çdo vendimi 
të nxjerrë me vetëdije të kriminalistit duhet t’i paraprijë vlerësimi i situatës. Kjo 
në esencë do të thotë shndërrimi i informatave dhe të dhënave në vendime të 
dobishme dhe të mbështetura në ligj. Vlerësimi i situatës është parakusht pa të 
cilin  kriminalistët  nuk  munden  dhe  nuk  guxojnë  të  nxjerrin  kurrfarë  vendimi. 
Fjala  është  për  procesin  e  të  menduarit  tek  i  cili  varësisht  nga  mundësitë 
kërkohet  veprimi  i  drejtë  i  kriminalistit  në  pajtim  me  situatën,  detyrat  e 
parashtruara dhe në pajtim me ligjet në fuqi. Dimensioni i vlerësimit varet nga 
dimensioni  i  informatave  dhe  të  dhënave  në  dispozicion  apo  nga  fondi  i  të 
dhënave  dhe  nga  ndërlikueshmëria  e  situatës  dhe  e  detyrave.  Vlerësimi  i 
gabuar është shpesh rezultat i vendimeve të nxjerra apriori të cilat çojnë drejt 
manipulimit  madje  edhe  në  paragjykime.  Në  praktikat  kriminalistike  më  së 
52  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

shpeshti vlerësohen: situata e veprës penale, situata e gjurmëve kriminalistike, 
situata kriminale, etj.  
Në  kuadër  të  procedurës  kriminalistike  kërkohet  edhe  zbatimi  i 
kombinimit  kriminalistik.  Kjo  nënkupton  aftësinë  e  ndërlidhjes  së  pjesëve  në 
një  tërësi  logjike  e  cila  është  e  mbështetur  në  faktet  e  besueshme 
kriminalistike.  Pra  të  vërtetuara  me  argumente.  Kjo  duhet  të  mundësojë 
konstatimin e gjendjes reale faktike.  
Po  shohim  se  në  kuadër  të  procedurës  kriminalistike  kryhet  zbulimi 
kriminalistik.  Ky  është  proces  retrospektiv.  Kriminalistët  fillojnë  nga  pasojat  e 
veprave  drejt  shkaktarëve  të  tyre.  Në  fazën  e  parë  dominojnë  analiza  dhe 
sinteza,  zbulohen  dhe  fiksohen  informatat  që  kanë  të  bëjnë  me  provat 
(sigurimi  i  informatave),  etj.  Rikonstruktimi  ideor  dhe  sipas  nevojës  edhe  real 
mundëson shtimin gradual të informatave relevante. Kriminalistët janë ata të 
cilët  i  ballafaqojnë  argumentet  kundërthënëse  në  mënyrë  që  kështu  t’i 
zbulojnë  informatat  e  pasakta.  Zbulimi  kriminalistik  përcillet  edhe  me 
konkluzionin  apo  përfundimin  kriminalistik.  Ky  është  vlerësimi  konsekuent  i 
fondit  ekzistues  të  informatave  përmes  prizmit  të  rregullave  të  shkencës  së 
kriminalistikës. Për këtë sinonim është obligimi kriminalistik.  
Gjatë  procedurës  kriminalistike  kriminalistët  gjithmonë  duhet  të  kenë 
kujdes  për  mundësinë  e  paraqitjes  së  gabimeve  solicistike.  Këto  janë  dukuri 
sipas  të  cilave  të  gjitha  faktet  e  jashtme  depërtojnë  në  vetëdijen  e  njerëzve 
përmes shqisave të tyre, kurse gabimet lindin për shkak të kufizimit të shqisave 
të  cilat  e  kufizojnë  njohjen  dhe  përvojat.  Kufizimeve  të  tilla  prandaj  u 
nënshtrohen  si  kriminalistët  ashtu  edhe  dëshmitarët,  viktimat  dhe  të 
dyshuarit. 
Për zbatimin e suksesshëm të procedurës kriminalistike nga kriminalistik 
kërkohet  shkathtësi.  Kjo  nënkupton  një  tërësi  të  koordinuar  dhe  mirë  të 
organizuar  të  aktiviteteve  mendore  dhe  fizike  të  cilat  janë  të  lidhura  për 
ndonjë objekt apo për ndonjë informatë tjetër në dispozicion që ka të bëjë me 
sqarimin  apo  ndriçimin  e  veprës  penale.  Shkathtësia  ndërtohet  gradualisht 
gjatë përsëritjes, mësimit apo me përvojë. Ajo paraqet një varg dhe çdo pjesë e 
saj  varet  nga  vargu  paraprak  dhe  ndikon  në  vargun  vijues.  Shkathtësitë  në 
esencë  ndahen  në  shkathtësi  perceptuese  ‐  motorike,  manuale,  intelektuale, 
sociale etj. Varësisht nga konteksti apo nga aspekti më i rëndësishëm i tërësisë 
së shkathtësisë konkrete. 
Në  kuadër  të  metodikës  së  hulumtimit  të  disa  kategorive  të  veprave 
penale  duhet  dalluar  sidomos  nocionin  “mënyrë  kriminalistike‐taktike”.  Kjo 
është mënyra më racionale dhe më efikase e kryerjes së veprimeve operative 
taktike dhe procedurale të cilat sipas mendimit të organit të procedurës më së 
tepërmi  i  përgjigjen  situatës  konkrete  ‐  operative  taktike  dhe  taktike‐
Kriminalistika  53

procedurale  dhe  të  cilën  organi  i  procedurës  e  zgjedh  nga  arsenali  i  taktikës 
kriminalistike. Në shkencën e kriminalistikës flitet edhe për lirinë e zgjedhjes së 
mënyrës kriminalistike‐taktike nga ana e organit të procedurës. Kjo “liri” do të 
thotë  obligim  i  organit  të  procedurës  që  ta  zgjedhë  për  situatën  konkrete 
taktike  edhe  mënyrën  më  të  përshtatshme  kriminalistike‐taktike.  Mënyrat 
taktike  mbështeten  në  rezultatet  dhe  njohuritë  logjike,  psikologjike  dhe  në 
punën e organizuar shkencore. Karakterin dhe përmbajtjen e mënyrës taktike e 
kushtëzon  dhe  e  përcakton  apo  e  dikton  situata  konkrete  operative  apo 
procedurale.  Situatat  e  tilla  janë  shumë  shpesh  plastike  dhe  fluide  dhe 
vazhdimisht  ndryshojnë  gjë  që  kërkon  edhe  taktika  përherë  të  reja  dhe  të 
ndryshme  dhe  mënyra  të  ndryshme  taktike  në  kuadër  të  një  procedure. 
Procedura kriminalistike është e gërshetuar me një varg verifikimesh kriminale. 
Kështu  dallohen  verifikimet  të  cilat  zhvillohen  me  iniciativë  personale  të 
organit  të  procedurës  dhe  ato  të  cilat  zhvillohen  sipas  kërkesës  së  organit 
tjetër kompetent. Objekti i verifikimit mund të jenë personat, objektet, vendet, 
marrëdhëniet,  kushtet,  rrethanat,  etj.  Sipas  mënyrës  së  zhvillimit  të 
verifikimeve ato mund të jenë publike, të hapura dhe të fshehta ‐ konspirative.  
Përfundimi i procedurës kriminalistike në esencë paraqitet në dy forma. 
E para, kur në mënyrë të pakontestueshme është konstatuar apo vërtetuar se 
ekziston  vepra  penale  dhe  kryesi  i  saj  dhe  e  dyta  kur  është  i  pamundur 
vazhdimi  i  mëtejmë  i  ndjekjes  penale  për  shkak  se  janë  shteruar  të  gjitha 
mundësitë  e  ndriçimit  të  mëtejmë  dhe  shpjegimit  të  gjendjes  faktike 
gjegjësisht  atëherë  kur  me  vazhdimin  e  procedurës  kriminalistike  nuk  fitohet 
asgjë, madje as minimumi i suksesit, sepse nuk ka gjasë që të sigurohet qasje 
ndaj kryesit sepse është vërtetuar se nuk është fjala për vepër penale ose nëse 
ekzistojnë  pengesat  për  zbatimin  e  sanksioneve  penale  siç  është  imuniteti, 
pamundësia e qasjes, etj. 
122  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

8. SHFRYTËZIMI I METODËS INDICIALE 
NË ARGUMENTIMIN E VEPRAVE PENALE 
 
Në punën e përditshme operative personat e autorizuar zyrtarë zbulojnë 
një  varg  të  tërë  të  informatave  operative  me  karakter  indicial  ‐  provat  jo 
formale  indiciale  të  cilat  zakonisht  në  punën  e  mëtejme  shërbejnë  si 
udhërrëfyes  i  llojit  të  vet.  Indicet  ose  bazat  e  dyshimit  (indicium  ‐  shenjë)26  ‐ 
bazat  e  dyshimit  janë  fakte  dhe  rrethana  të  cilat  më  shumë  ose  më  pak 
tregojnë për ekzistimin e veprës penale dhe për lidhjen e afërt apo të largët të 
veprave  me  ndonjë  person  i  cili  në  mënyrë  direkte  si  kryerës,  ose  indirekte 
është  i  lidhur  për  veprën  (D.  Modly,  N.  Korajlic,  2002  /  168;  V.  Kovaçeviq 
2003/113). 
Ato  në  përpunimin  kriminalistik  janë  udhërrëfyes  i  domosdoshëm  dhe 
mjet  në bazë të së cilit me një siguri  më të vogël  apo më  të  madhe mund të 
përfundohet  se  fjala  është  për  veprën  e  caktuar  penale  dhe  se  personi  i 
caktuar  do  të  mund  të  ishte  kryerës  i  saj  ose  i  veprës  tjetër  penale.  Përveç 
kësaj  indicet  e  kombinuara  me  të  tjerat,  me  provat  direkte  e  plotësojnë 
materialin  argumentues,  prandaj  së  andejmi  nuk  është  e  rastit  që  policia 
kriminalistike  një  pjesë  të  madhe  të  aktiviteteve  e  mbështet  pikërisht  në 
mbledhjen e informatave operative.  
Nocioni i indices në të drejtën procedurale penale dhe në kriminalistikë nuk 
është i njëjtë. Indice në procedurë është fakti i cili vërtetohet se me ndihmën e saj 
si provë do të mund të konstatohej fakti tjetër. Te indicet në kriminalistikë hynë të 
gjitha faktet argumentuese (indicet në kuptimin procedural), por edhe rrethanat e 
tjera të cilat kriminalistika i merr si indice. Një numër i madh i indiceve siç është 
poligrami,  shënimet  operative  për  vetitë  e  karakterit  të  dyshuarit,  deklaratat  në 
bisedën  informative,  nuk  mund  të  shfrytëzohen  si  prova  në  procedurën  penale. 
Ato  pra,  mund  të  jenë  fakte  argumentuese,  por  në  kuptimin  kriminalistik  janë 
indice.  B.  Pavishiq,  200/70).  Për  përkufizimin  e  nocionit  indice  dhe  forcës 
argumentuese të saj është e rëndësishme lidhja e cila vendoset midis indicesh dhe 
faktit  kryesor.  Te  indicet  kjo  lidhje  ka  rëndësi  të  shumëfishtë,  sepse  ofron 
mundësinë që të kërkohet interpretim i ndryshëm, gjegjësisht të ketë më shumë 
kuptime të mundshme. Kjo do të thotë se organi i procedurës duhet të planifikojë 
shumë versione për kuptimin e mundshëm të kësaj lidhjeje derisa të konstatohet e 
                                                            
26
 Turqizëm i pranuar edhe nga gjuha boshnjake si „isharet“. 
Kriminalistika  123

vërteta, kuptimi komplet. Po shohim se indicet janë provat të tërthorta te të cilat 
është e nevojshme të konstatohet dhe të verifikohet saktësia dhe besueshmëria e 
argumentimit.  Te  provat  e  drejtpërdrejta  me  vërtetimin  e  saktësisë  dhe 
besueshmërisë  procesi  i  argumentimit  përfundohet.  Te  provat  indiciale  është  e 
domosdoshme edhe faza e dytë e orientuar në vërtetimin e një kuptimi të vërtetë 
të lidhjes së kësaj prove dhe faktit kryesor nga shumë lidhje të mundshme. 
Nga sa u tha shihet qartë se faktet indiciale mund të vlerësohen vetëm si 
të  mundshme,  që  do  të  thotë  se  lidhja  e  tyre  ekziston  me  objektin  e 
argumentimit  si  e  supozuar  (e  besueshme,  e  mundshme).27  Vetëm  kur  të 
ndërtohet sistemi i indices i cili do t’i përjashtojë versionet për lidhjen e rastit 
midis fakteve indicale dhe objekteve të argumentimit, bie autenticiteti. Shumë 
vepra, sidomos ato të rënda penale kryhen fshehtë, ashtu që askush nuk e ka 
vërejtur  kryerësin.  Për  këtë  arsyeje  prokurorët  dhe  kriminalistët  në  rastet  e 
tilla  orientohen  vetëm  në  mbledhjen  dhe  shfrytëzimin  e  indiceve  për  ta 
vërtetuar  ekzistimin  e  veprës  penale  dhe  për  ta  gjetur  dhe  zbuluar  kryerësin. 
Ky  aktivitet  është  i  drejtuar  në  dy  burime  themelore:  informatat  operative  të 
burimeve personale28 dhe informatat operative nga burimet reale.29 
Mirëpo, deri te indicet arrihet në mënyra të ndryshme dhe nga burimet 
e ndryshme (Vodineliç. V; Aleksiq. ZH/ 1990 ‐ 185). 
1. MËNYRAT: 
¾ Me bisedë, 
¾ Me përcjelljen edhe të masave tjera operative ‐ taktike, 
¾ Me shikimin e vendit të ngjarjes, 
¾ Kontrollin  e  trupit  dhe  rrobat  e  të  dyshuarit  si  dhe  me 
eksperimentin hetimor, 
¾ Me bastisjen e banesës, hapësirës së lirë dhe personave, 
¾ Me ekspertizë, 
¾ Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve, 
¾ Me marrjen në pyetje të të dyshuarit, etj. 

                                                            
27
  Sipas  B.  Pavishiq,  Puna  me  indicie  është  e  ndërlikuar  dhe  përbëhet  nga  shumë  tërësi.  Ato 
tërësi bëhen sukcesivisht, kurse më rrallë paralelisht. Zakonisht përbëhen nga: 1. zbulimi, 2. 
krahasimi, 3. interpretimi dhe 4. krahasimi i indiceve (Pavišić B; 2002; 79‐80.)  
28
  Informatat  operative  të  natyrës  personale  i  përmbajnë  deklaratat  e  personave  dhe  më  së 
shpeshti  janë  joformale.  Personat  e  tillë  zakonisht  janë  dëshmitarë  ose  të  dyshuar 
presumptiv ose edhe të gjithë personat e tjerë që kanë çfarëdo njohurish për veprën penale 
dhe kryesin.  
29
  Informatat  operative  të  natyrës  reale  i  përmbajnë  gjurmët  e  gjetura  dhe  objektet  që  kanë 
lidhje me veprën e kryer penale dhe këto për kriminalistikën janë relevante. Këto janë prova 
të  vërteta  që  nuk  kërkojnë  interpretim  profesional  por  mund  t'i  shfrytëzojë  organi  për 
nevojat  e  procedurës  në  bazë  të  njohurive  dhe  përvojave  të  veta.  Një  pjesë  e  indiceve  të 
karakterit material kërkojnë ekspertizë paraprake prandaj paraqiten si objekt ekspertize. 
124  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

2. BURIMET: 
¾ Personat, 
¾ Gjurmët dhe objektet, 
¾ Dokumentet, 
¾ Regjistrimet teknike. 
Kriminalistika dallon indicet të cilat na orientojnë në ekzistimin e veprës 
penale,  në  formën  e  fajësisë,  në  rrethanat  lehtësuese  dhe  vështirësuese,  në 
ato të cilat tregojnë për personalitetin e kryerësit ose pjesëmarrësit, viktimës 
dhe  mundësojnë  identifikimin  e  tyre.  Ato  janë  element  i  rëndësishëm  te 
vendosja  e  diagnozës  diferenciale  kriminalistike,  pra,  në  bazë  të  indiceve 
vërtetohen faktet dhe rrethanat e rëndësishme për ndriçimin e veprës penale. 
“mirëpo,  vlera  e  tyre  argumentuese  është  shumë  e  kontestueshme.  Metoda 
indiciale e argumentimit është zbatuar edhe në të kaluarën dhe sipas rregullit 
ka sjellë deri te mashtrimi i gjykatave. Prandaj rëndësia e indiceve është shumë 
më  e  madhe  në  fazën  e  zbulimit  të  veprave  penale  dhe  kryerësve  të  tyre, 
gjegjësisht  indicet  gjenden  në  themelin  e  çdo  prove  apo  gjendjeje  faktike”. 
Krivokapiq, V 1984/ 120). Ndërkaq, në botë, gjithnjë e më të shpeshta, sidomos 
në vendet  ku është sistemi “anglosakson”, argumentimi sidomos i veprave të 
rënda penale është pothuajse i pamundshëm pa argumentimin indicial, që për 
mendimin  tonë,  sidomos  kur  janë  në  pyetje  veprat  penale  të  terrorizmit  apo 
kriminalitetit të organizuar është pothuaj e pamundur. Prandaj nuk do të ishte 
keq që të nxirret një ligj i posaçëm për luftën kundër terrorizmit dhe një pjese 
të kriminalitetit të organizuar, që metoda indiciale e argumentimit të pranohet 
si njëra nga të mundshmet.30 
  
8.1. Klasifikimi i indiceve 
 
Në praktikën kriminalistike indicet ndahen sipas kritereve të ndryshme. 
Nga pikëpamja jonë është e rëndësishme ndarja e tyre sipas veprës penale dhe 
kryesit të saj, gjegjësisht indicet  të  cilat kanë të bëjnë me veprën penale dhe 
ato  që  kanë  të  bëjnë  me  kryesin.  Sipas  Krivokapiqit  (2005‐105),  “përcaktimi  i 
indiceve të cilat kanë të bëjnë me veprën penale në masë të madhe varet nga 
pasojat e veprës penale dhe manifestimi i tyre në botën e jashtme. Duke pasur 
parasysh  se  ekzistojnë  vepra  penale  të  llojllojshme  si  ato  pasojat  e  të  cilave 
                                                            
30
  Edhe  pse  indicet  si  prova  e  kanë  anën  e  dobët  dhe  mundësojnë  vërtetimin  e  fakteve 
tërthorazi, fjala është për provat pjesërisht pak a shumë të ndërlikuara, e kanë edhe anën e 
tyre të mirë sepse janë objektive dhe të bazuara në fakte. Ato zhvillohen me deduksion nga 
faktet e njohura. Në fakt fjala është për provat me strukturë dhe natyrë të ndërlikuar, fluide 
dhe  gjithmonë  të  shumëfishta,  reciprokisht  të  lidhura  me  shumësi  faktesh  të  tjera  të 
ngjarjeve  konkrete  dhe  një  varg  rrethanash  të  veprës  konkrete  penale.  (Korajlić  N;  2003; 
251.) 
Kriminalistika  125

janë  latente  gjegjësisht  të  cilat  në  botën  e  jashtme  janë  të  padukshme  ashtu 
edhe  ato  të  cilat  duken  drejtpërsëdrejti.  Në  anën  tjetër,  disa  faza  të  veprës 
penale duke filluar nga aktet përgatitore deri te lindja e pasojave pak a shumë 
janë indikative, prandaj vetvetiu organet e zbulimit më lehtë ose më vështirë i 
kuptojnë”.  Gjithashtu  indicet  mund  të  ndahen  edhe  sipas  elementeve 
themelore të veprës penale: vendit, kohës, mënyrës së kryerjes. Ato mund të 
paraqiten para kryerjes së veprës penale, në kohën e kryerjes së veprës penale 
ose  pas  kryerjes  së  veprës  penale.  Për  nga  përmbajtja  indicet  mund  të  jenë 
personale dhe reale, materiale dhe psikologjike, shkakore dhe me pasojë. Sipas 
rëndësisë  mund  të  jenë  primare  dhe  sekondare,  të  përgjithshme  dhe  të 
veçanta, të mundshme dhe të vërteta. Indicet kryesore tregojnë për elementet 
themelore  të  qenies  së  veprës  penale  dhe  personalitetin  e  kryesit,  kurse  ato 
sekondare kanë të bëjnë me rrethanat lehtësuese dhe vështirësuese, formën e 
fajësisë etj. Indicet e përgjithshme dallohen për nga përcaktimi më i madh dhe 
paraqiten  te  shumica  e  veprave  penale  kurse  të  veçantat  vetëm  te  disa. 
Kualifikimit  paraprak  i  takon  ndarja  e  cila  indicet  i  sistemon  varësisht  nga 
natyra  e  tyre  në  materiale  (janë  të  lidhura  me  anën  materiale  të  veprës  dhe 
kryesit)  dhe  psikologjike  (janë  të  lidhura  për  anën  e  brendshme  psikike  të 
personalitetit të kryesit).  
 
Sipas kohës së lindjes së tyre ato ndahen në: 
a) Në ato të para kryerjes së veprës penale (aftësia morale për kryerjen 
e  veprës  penale;  motivi  i  veprës  si  indice;  shfaqja  e  vullnetit  për  kryerje  të 
veprës penale; sjellja e dyshimtë si indice; sjellja e keqe, shoqërimi me persona 
me  famë  të  keqe,  mënyra  e  pasigurt  e  jetesës;  vagabondizmi,  shpërnguljet  e 
vazhdueshme,  ndryshimi  i  shpeshtë  i  profesioneve,  etj.;  dënimet  e 
mëhershme;31 vetitë trupore dhe shpirtërore të cilat janë të përshtatshme për 
kryerjen  e  veprës,  njohuritë,  aftësitë,  përvojat  mjeshtërore,  shkathtësitë  dhe 
shprehitë;  njohja  e  rrethanave  të  caktuara  të  cilat  nuk  u  janë  të  njohura  të 
gjithëve ose mosnjohja e rrethanave të caktuara të cilat ishte dashur të jenë të 
njohura).  

                                                            
31
 Gjykimi i mëparshëm paraqitet si indice nëse është fjala për vepër të njëjtë apo të ngjashme 
që  është  kryer  me  paramendim,  sidomos  nëse  veprat  e  mëparshme  tregojnë  se  personi  i 
dënuar  ka  prirje  për  kryerjen  e  veprave  penale.  Në  disa  raste  edhe  kundërvajtjet  mund  të 
shërbejnë si indice në raport me veprat penale sidomos nëse kundërvajtja e mëparshme dhe 
vepra penale e re kanë ngjashmëri. Verifikimi i evidencave penale dhe kundërvajtëse për çdo 
të  dyshuar  nuk  është  vetëm  nevojë  lidhur  me  këtë  por  ajo  është  edhe  domosdo  për  ta 
zbuluar kryesin e mundshëm të veprës penale. 
126  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

b)  Gjatë  kryerjes  së  veprës  penale  (prania  në  vendin  e  ngjarjes;32 
posedimi i mjeteve, veglave dhe armëve të kryerjes së veprës penale; vetitë e 
caktuara  shpirtërore  dhe  fizike,33  njohuria,  aftësitë,  përvojat  e  mjeshtërisë; 
karakteri si indice i personalitetit; njohja e rrethanave të caktuara të cilat nuk i 
njohin të gjithë ose mosnjohja e rrethanave të caktuara të cilat ishte dashur të 
jenë  të  njohura;34  motivi  i  veprës  penale;  pjesëmarrja  në  kryerjen  e  veprës 
penale, mënyra e kryerjes së veprës35 etj.). 
c)  Pas  kryerjes  së  veprës  penale  (gjurmët  e  veprës  penale  te  kryesi, 
pjesëmarrja në vepër penale; përfitimi nga vepra (pasojat materiale të veprës 
penale);  ndikimi  psikik  i  veprës  penale  te  kryesi;  indicet  sipas  sjelljes  së 
dyshimtë;  indicet  sipas  arsyetimit  të  dobët  (dëshmitë  kontradiktore,  alibia  e 
rrejshme, etj.36).  

                                                            
32
 Prezenca në vendin e veprës penale gjatë kryerjes së veprës penale ose para dhe pas veprës 
padyshim  është  indicia  më  e  madhe  që  tregon  për  kryesin,  gjegjësisht  për  rrethin  e 
mundshëm  të  kryesit  të  veprës  penale.  Vlera  e  kësaj  indice  në  rend  të  parë  varet  nga 
arsyetimi bindës dhe shpjegimi që jepet lidhur me prezencën në vendin e ngjarjes dhe nga 
rezultati  i  verifikimit  të  arsyetimeve  të  cekura.  Të  konstatohen  dhe  verifikohen  personat  e 
pranishëm  në  vendin  e  ngjarjes,  koha  nuk  është  aspak  punë  e  lehtë.  Duhet  kushtuar 
vëmendje  dhe  atë  jo  vetëm  me  rastin  e  sigurimit  të  vendit  të  ngjarjes  gjatë  shikimit.  Kjo 
është  imperativ i  tërë  përpunimit  kriminalistik,  sepse  mbledhja e  provave  dhe  informatave 
duhet të rezultojë me njohurinë jo vetëm kush ka qenë në vendin e ngjarjes por edhe pse ka 
qenë, koha e saktë e ardhjes, qëndrimi dhe shkuarja nga vendi i ngjarjes si dhe rrethanat e 
tjera lidhur me situatën konkrete.  
33
 Mënyra e kryerjes së veprës penale, bashkimi i gjurmëve dhe rrethanave të tjera të kryerjes së 
veprës  shumë  shpesh  japin  bazë  për  përfundim  lidhur  me  vetitë  fizike,  profesionin, 
shkathtësitë  dhe  shprehitë  e  kryesit  të  veprës  penale.  Kështu  p.sh.  udhërrëfyes  për 
ngushtimin e rrethit të kryesve të mundshëm janë gjurmët p.sh: të ngjitjes nëpër mur, pesha 
më e vogël trupore, hedhja e cigares, mënyra specifike e vendosjes së eksplozivit, etj. 
34
 Kjo indice udhëzon se kryesin së pari duhet kërkuar në rrethin e afërt të të dëmtuarit ose të 
objektit  të  sulmuar  ose  në  rrethin  e  shokëve  ose  vizitorëve.  Kështu  p.sh:  nëse  me  rastin  e 
vjedhjes  me  thyerje  të  banesës  kryesi  nuk  i  ka  çrregulluar  orenditë  dhe  kërkuar  sendet  e 
vlefshme i ka vjedhur nga një vend i fshehur mund të përfundohet se i ka njohur rrethanat 
më herët. 
35
  Kriminelët  profesionalë  e  kanë  mënyrën  e  vet  të  kryerjes  së  veprës  penale  të  cilën  e  kanë 
përsosur gjatë karrierës së tyre kriminale. Ata janë të specializuar për një mënyrë të caktuar 
të  punës  që  u  duket  më  e  suksesshmja,  prandaj  edhe  rrallë  e  ndërrojnë.  Në  përputhje  me 
këtë edhe policia i ka formuar evidencat „Modus Operandi Sistem ‐ MOS“ ku janë klasifikuar 
disa mënyra të kryerjes së veprave penale dhe aty janë regjistruar të gjithë personat e tillë. 
36
 Alibi në lat. nënkupton „në vendin tjetër”. Në praktikë kjo është dëshmi që e ofron i dyshuari 
apo  i  akuzuari  lidhur  me  mospraninë  e  tij  në  kohën  dhe  në  vendin  e  ngjarjes.  Qëllimi  i 
dhënies së alibisë së rrejshme është fshehja e ndonjë vepre tjetër penale, kundërvajtje ose 
ndonjë vepër e palejueshme. Mirëpo, kur konstatohet saktë se i dyshuari në kohën kritike ka 
qenë në vendin e ngjarjes edhe pse jep alibi të rrejshme, shtohet indicia dhe në kombinim 
me  provat  e  tjera  orienton  në  provën  materiale.  Këto  faktikisht  bashkohen  dhe  lidhin  dy 
indice: prania në vendin e ngjarjes në kohën kritike dhe alibia e rrejshme. 
Kriminalistika  127

Mbledhja e indiceve fillon me zbulimin e planifikuar të tyre. Zbulimi dhe 
analiza  e  indiceve  përfshin  komponentin  real  dhe  ideor.  Puna  vazhdohet  me 
analizën;  vendosjen  e  raportit  me  indicet  e  tjera  dhe  me  vlerësimin  e 
rezultateve të njohurive të cilat pasojnë nga analiza dhe sinteza e indiceve të 
vërtetuara. Fazat e tjera përbëhen nga veprimtaria ideore. Me indicet janë të 
rëndësishme  në  procesin  ideor  dhe  indicial  tri  metoda  të  punës.  Ato  janë: 
metoda e eliminimit,37 metoda e difundimit38 dhe metoda e akumulimit.39 
Në  hetimin  konkret  me  rastin  e  përdorimit  të  disa  indiceve  është  e 
dobishme të shfrytëzohen që të tri metodat sepse me atë fitohet rezultati më i 
mirë, kurse mbledhja e indiceve dhe puna me to në kriminalistikë është rregull. 
Ky është një proces i vështirë, detaj i hollësishëm gjithëpërfshirës dhe afatgjatë 
(Korajlic. N; 2003/425‐426). 
Kemi vërejtur se indicet klasifikohen dhe ndahen sipas kritereve, por për 
praktikën  kriminalistike  shumë  kriminalistë  theksojnë  rëndësinë  e  madhe  të 
disa indiceve operative40 siç janë: 
 
a) Mënyra e kryerjes së veprës penale si indice 
Duke ndërmarrë aktivitete të ndryshme kriminale shumica e kryesve pas 
vetës  lënë  gjurmë  të  cilat  mund  të  manifestohen  sipas  objektit  të  sulmit, 
vendit, kohës, mjeteve dhe veprimeve të ndërmarra në fazën përgatitore, gjatë 
kryerjes së veprës dhe pas saj. Nëse vërtetohet se ekzistojnë rrethana specifike 
që  tregojnë  për  elementet  e  cekura,  është  mundësi  e  madhe  që  prej  tyre  të 
rezultojë  baza  e  dyshimit  për  ndërlidhjen  e  veprave  të  kryera,  gjegjësisht  për 
rrethanat  se  i  ka  kryer  i  njëjti  person,  gjegjësisht  i  njëjti  grup.  Në  punën 
operative  me  atë  rast  fillohet  nga  kryesit  e  njohur  të  cilët  janë  në  evidenca 
kriminalistike  të  futur  pikërisht  për  shkak  të  shfaqjes  së  veçorive  të  tilla  në 
kryerjen  e  veprave  penale  kurse  faktikisht  kanë  qenë  në  mundësi  ta  kryejnë 
edhe  veprën  e  re  penale.  Gjithashtu  kapja  në  befasi  e  kryesit  në  flagrancë, 
gjegjësisht zbulimi i tij në një mënyrë tjetër paraqet bazë për ndërlidhjen e tij 
për  vepra  të  tjera  të  pandriçuara  penale,  të  cilat  janë  kryer  në  të  njëjtën 
mënyrë si dhe për veprën për të cilën është i privuar nga liria. 
 
                                                            
37
  Metoda  e  eliminimit  bazohet  në  raportin  e  përjashtimit,  nënshtrimit  njërës  apo  shumë 
dukurive. 
38
 Metoda e difundimit bazohet në faktet negative, para së gjithash në mungesën e rrethanave 
të pritura (gjurmët e pashmangshme). 
39
 Metoda e akumulimit të provave bazohet në drejtimin argumentues të indiceve të ndryshme 
të  pavarura,  me  ç’rast  është  e  rëndësishme  lidhja  reciproke  e  indiceve  të  ndryshme  në 
raport me faktin e njëjtë. 
40
  Për  punimin  tonë  do  të  shërbehemi  me  disa  indice  operative  të  cilat  i  ka  dhënë  Prof. 
Krivokapić V. i Korajlić N. (Krivokapić V; 2005; 107‐113, Korajlić N; 2006;427‐433.) 
128  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

b) Mjetet e kryerjes së veprës penale si indice 
Në llojin dhe karakteristikat e mjeteve të kryerjes së veprës penale mund 
të  dëfton  edhe  mënyra  e  kryerjes  së  veprës  penale,  gjurmët  e  gjetura  dhe 
pjesët  e  mjeteve  të  përdorura,  por  edhe  dëshmitë  e  dëshmitarëve  të 
drejtpërdrejtë  të  dëmtuarve,  të  viktimës  dhe  të  tjerëve.  Pas  përcaktimit  të 
përkatësisë grupore të mjeteve të shfrytëzuara është me rëndësi ndër të tjera 
të  gjejmë  përgjigje  në  pyetjet  në  vijim:  çfarë  janë  ato  mjete,  a  e  është  e 
nevojshme profesion i posaçëm për përdorimin e tyre, kush i prodhon ato apo i 
shet,  kush  i  ka  poseduar  ose  ende  i  posedon,  kush  ka  pasur  qasje  në  to,  a  i 
posedon i dyshuari, etj.  
Mjetet  për  të  cilat  supozohet,  ose  pak  a  shumë  është  e  ditur  se  janë 
përdorur për kryerjen e veprës penale, mund të gjenden me rastin e shikimit të 
vendit të ngjarjes, me anë të kontrollit dhe bastisjes, me shfrytëzimin e qenit 
zyrtar, në bazë të dëshmive lidhur me atë se ku gjenden, kujt i janë shitur ose 
dhënë, ku janë hedhur apo shkatërruar. Pas gjetjes së mjeteve të tilla është e 
domosdoshme që të vërtetohet si vijon: pasojat e veprës së kryer a ka mundur 
të shkaktohen me mjetet që janë gjetur; a janë gjetur mjetet për nga përbërja 
kimike  dhe  karakteristikat  tjera  identike  me  materialin  e  gjetur  në  vendin  e 
ngjarjes; gjurmët në vendin e ngjarjes a janë shkaktuar nga mjetet e gjetura; në 
mjetin  e  gjetur  apo  ambalazhin  e  tij  a  ka  gjurmë  nga  vendi  i  ngjarjes  dhe  të 
kryesit të veprës; a është e mundur përputhja me pjesët e objektit të gjetur në 
vendin  e  ngjarjes;  dëshmitarët  e  drejtpërdrejtë  a  mund  ta  njohin  dhe  ta 
identifikojnë mjetin e përdorur.  
Në  bazë  të  mjeteve  të  gjetura  të  kryerjes  së  veprës  penale  nuk  bën  të 
përfundohet  lehtë  për  identitetin  e  kryesit,  meqenëse  kryesit  mund  t’i 
përdorin  edhe  mjetet  të  cilat  nuk  janë  pronë  e  tyre  dhe  as  në  posedim  të 
përhershëm dhe nuk kanë posedues të njohur (janë marrë tinëzisht), prandaj 
edhe lihen me qëllim në vendin e ngjarjes ose futen me qëllim të fingimit. Në 
punën  e  ndriçimit  të  veprës  penale  përveç  mjeteve  të  kryerjes  mund  të 
gjenden  edhe  objekte  të  tjera  të  cilat  mund  të  tregojnë  për  besëtytninë  e 
kryesit,  përkatësinë  e  tij  të  profesionit  të  caktuar,  si  dhe  për  karakteristikat 
etnike dhe mikrogjeografike të regjionit nga i cili ai vjen, etj. 
 
c) Sjellja e dyshimtë (si indice) e personit të caktuar 
Sjellja e dyshimtë që paraqitet si pasojë e ngarkesës psikike të kryesit e 
shkaktuar  nga  vepra  penale  (për  shkak  të  vetëdijes  për  veprën,  ndjenjës  së 
fajësisë  dhe  frikës  nga  zbulimi,  gjykimit  të  rrethit  dhe  dënimit)  nuk 
manifestohet  në  të  njëjtën  masë  dhe  në  të  njëjtën  mënyrë  te  të  gjithë 
personat. Deri te shfaqja e vogël apo madje edhe mungesa e plotë e sjelljes së 
dyshimtë  e  kryesit  të  veprës  penale  shfaqet  shpesh  edhe  për  shkak  se  ai  ka 
Kriminalistika  129

sistem  krejtësisht  tjetër  të  vlerave  nga  ai  që  është  i  njohur  në  shoqërinë  e 
caktuar.  Rasti  i  tillë  zakonisht  është  me  kryesin  e  veprës  penale  nëse  ai  ka 
realizuar  një  përfitim  të  caktuar,  e  ka  zgjedhur  problemin  shumëvjeçar,  ka 
realizuar ndonjë qëllim madhor, etj.  
Kryesi  i  veprës  mund  të  tërheqë  vëmendjen  ndër  të  tjera  edhe:  me 
arrati;  duke  u  fshehur;  me  ndërrimin  e  shpeshtë  të  adresës  së  banimit;  me 
bartjen e dokumenteve të rrejshme; me ndryshimin e pamjes fizike, nofkës dhe 
shprehive  (duke  kërkuar  ngushëllim  në  alkool,  duke  shpenzuar  tepër  të  holla 
në  lojëra  fati  dhe  bixhoz,  etj.);  duke  shfrytëzuar  shenja  besëtytnie;  duke  u 
kthyer në vendin e ngjarjes; duke u paraqitur vetë kinse për kryerjen e veprës 
së  lehtë  penale;  me  marrëveshje  të  fshehtë  me  të  dyshuarit  e  tjerë;  duke 
kërkuar blerësin për mall të caktuar; duke paraqitur veprën penale të finguar; 
me futjen e gjurmëve të rrejshme; me shkrimin e letrave anonime në të cilat 
shkruan  për  gjoja  motivet  e  kryerjes  së  veprës  dhe  kryesit;  me  interesimin  e 
tepruar  për  rezultate  dhe  për  drejtimin  e  veprimit  të  organeve  të  zbulimit 
(qysh në momentin e sigurimit të vendit të ngjarjes dhe të shikimit të tij) për 
paraqitjen  e  dëshmitarëve  dhe  për  atë  për  çka  ata  kanë  folur;  për  nevojën  e 
madhe  që  të  flasë  për  ngjarjen  (madje  edhe  atëherë  kur  të  tjerët,  duke  e 
konsideruar  të  zgjidhur  e  kanë  harruar  atë);  me  mos  përgjigje  në  thirrje  dhe 
shmangie  nga  takimi  me  policinë;  me  ankesa  të  tepërta  apo  simulim  të 
sëmundjes dhe të gjendjes emocionale me rastin e intervistimit; me qëndrime 
rezistuese dhe me arsyetime të dobëta gjatë bisedës informative; me përpjekje 
që  gjatë  bisedës  të  kuptojë  mendimin  definitiv  të  policisë  për  ngjarjen;  me 
ofrimin  e  alibisë  për  kohën  e  caktuar  (edhe  përkundër  faktit  se  me  rastin  e 
ndriçimit të ngjarjes nuk është precizuar koha e kryerjes, gjegjësisht nuk është 
e ditur për të tjerët); me paraqitjen e hollësive të pakujdesshme të cilat kanë 
mundur të jenë të njohura vetëm për pjesëmarrësin e veprës. Në fund duhet 
treguar  edhe  atë  se  udhëtimet  e  shpeshta  të  personave  pa  ndonjë  arsye  të 
qartë  paraqesin  sjellje  të  dyshimtë  e  cila  nuk  do  të  thotë  se  është  pasojë 
psikomotorike  e  shqetësimit  të  kryesit,  por  kusht  i  rëndësishëm  i  kryerjes  së 
suksesshme  të  disa  veprave  penale  (mashtrimet,  tregtia  ilegale  dhe 
kontrabanda,  hajnitë  ose  vjedhjet  e  dhunshme  me  thyerje,  banditizmat, 
shpërndarja e parave të falsifikuara, spiunazhi, etj.). 
 
d) Karakteri i kryesit (si indice) 
Karakteri  është  karakteristikë  psikofizike  e  personalitetit  i  cili  në  pajtim 
me parimet adekuate rregullative duhet t’i kontrollojë reagimet e njeriut, për 
çka paraqitet si indice e rëndësishme orientuese eliminuese. Vepra e kryer pak 
a  shumë  mund  të  jetë  edhe  tregues  i  personalitetit  të  kryesit  (brutaliteti, 
mizoria,  sadizmi,  perfiditeti,  perverziteti,  dinakëria,  indiferenca,  luhatja,  etj.). 
130  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

Kjo rrethanë është shumë e rëndësishme me rastin e zbulimit dhe ndriçimit të 
veprave penale të  cilat  ndodhin rrallë, me  ç’rast objekti i sulmit, vendi, koha, 
mënyra dhe mjetet e kryerjes tregojnë specifika të caktuara. Në situata të tilla 
zakonisht është më e rëndësishme të jepet përgjigje e drejtë në pyetjen; kush 
ka  qenë  në  gjendje  ta  kryejë  veprën  penale  në  fjalë?  Prandaj  është  e 
nevojshme  të  kihet  kujdes  që  vepra  e  kryer  penale  mund  të  jetë  edhe  në 
kundërshtim  me  karakterin  e  përgjithshëm  të  personalitetit  dhe  të  sjelljes  së 
mëparshme  të  personit.  Kjo  sidomos  është  e  rëndësishme  me  rastin  kur 
kryerja e veprës është përcjellë me koincidencë të rrethanave të pazakonshme. 
Në  anën  tjetër  kryerja  e  veprave  të  mira  dhe  sjellja  korrekte  mund  të  jetë 
vetëm mbulesë pas të cilit dikush mund ta fshehë personalitetin e tij të vërtetë 
dhe veprimin e fshehtë kriminal. 
 
e) Vetitë fizike të kryesit (si indice) 
Faktet  që  tregojnë  për  vetitë  trupore  të  kryesit  (gjinia,  përshkrimi 
personal,  gjestikulacioni  specifik  dhe  ecja,  ngjyra  dhe  format  e  tjera  të  zërit) 
mund të jenë të përcaktuara në bazë të mënyrës së kryerjes së veprës penale 
(vrasja  me  asfiksi),  objekti  (sidomos  veshmbathja)  dhe  gjurmët  e  gjetura  në 
vendin e ngjarjes, dëshmitë e marra nga dëshmitarët, viktima, i dëmtuari ose 
personi tjetër, si dhe në bazë të rrethanave të tjera relevante (pesha e madhe 
e objektit të marrë, gavra e vogël në murin e thyer, etj.). 
 
f) Prania në vendin e ngjarjes si indice 
Konstatimi  i  pranisë  në  vendin  e  ngjarjes  paraqet  bazë  për  dyshim.  Kjo 
rrethanë  mund  të  konstatohet  nëse  policia  e  ka  hasur  personin  në  vendin  e 
ngjarjes,  përmes  objekteve  dhe  gjurmëve  të  cilat  ai  i  ka  lënë  në  vendin  e 
ngjarjes, gjegjësisht atyre që rezultojnë nga vendi i ngjarjes, por janë gjetur tek 
ai,  me  ndihmën  e  informatave  të  marra  nga  qytetarët,  në  bazë  të  njohjes  së 
gjendjes së zakonshme në vendin e caktuar dhe me anë të shfrytëzimit të qenit 
zyrtar.  Në  punën  operative  të  planifikimit  në  bazë  të  këtyre  indiceve  duhet 
kujdes i  madh duke pasur parasysh mundësinë  e kamuflimit të gjurmëve dhe 
objekteve  (me  qëllim  të  orientimit  në  personin  e  gabuar,  pastaj  duhet  pasur 
kujdes për gabimet në perceptim, për subjektivitetin e dhënies së dëshmisë etj. 
Në anën tjetër, prania në vendin e ngjarjes mund të konstatohet jo vetëm në 
bazë  të  rrethanave  që  lidhen  për  kohën  e  kryerjes  por  edhe  për  periudhën 
paraprake, gjegjësisht që i ka parapri kryerjes së veprës. 
 
g) Posedimi dhe shpërndarja e objekteve të veprës penale si indice 
Nëse me rastin e ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve gjegjëse është 
gjetur  te  personi  objekti  për  të  cilin  dihet  apo  supozohet  se  është  marrë  për 
Kriminalistika  131

kryerjen  e  veprës  penale,  atëherë  ajo  paraqet  indice  të  rëndësishme  për 
lidhjen  e  poseduesit  të  objektit  me  veprën  e  kryer  penale.  Në  rastin  e  tillë 
duhet vërtetuar së pari se nga cila vepër penale rrjedhin ato objekte e pastaj 
edhe rrethanat në të cilat ka ardhur ai objekt në posedim të personit tek i cili 
është gjetur (me prodhim të paautorizuar, me marrje kundërligjore, tinëzisht, 
me fshehje, me marrje për meremetim, me marrje si dhuratë). 
 
h) Pasurimi i pabazë dhe shpenzimi irracional i të hollave si indice 
Pasurimi i shpejtë dhe shpenzimi i tepruar i të hollave mund të shërbejë 
si  bazë  për  supozim  të  veprimtarisë  kriminale  të  personit  nëse  ai  nuk  ka  ose 
nuk  ka  pasur  të  ardhura  të  mira,  të  përhershme  ose  të  kohëpaskohshme  as 
burim legal. Vetë karakteri i kësaj indice tregon për personin konkret si kryes të 
veprës  penale  nga  grupi  i  veprave  me  të  cilat  nxirret  përfitimi  pasuror 
kundërligjor dhe nëse ekzistojnë edhe indice të tjera që tregojnë për personin 
e  njëjtë,  atëherë  mund  të  flitet  edhe  për  veprën  konkrete  penale.  Më  së 
shpeshti këto janë vepra penale nga fusha e kriminalitetit pasuror, por mund të 
jetë  edhe  për  veprat  e  tjera  penale  me  kryerjen  e  të  cilave  nxirret  përfitim 
pasuror,  siç  janë  format  e  ndryshme  të  falsifikimeve,  tregtia  e  palejueshme, 
marrja e mitos, vepra penale kundër jetës dhe integritetit fizik, spiunazhi, etj.  
 
i) Shfaqja e vullnetit për kryerje të veprës penale si indice 
Kjo indice mund të manifestohet me një varg sjelljesh që para së gjithash 
paraqesin  pasojën  e  shqetësimit  dhe  neurozës  së  shkaktuar  pas  nxjerrjes  së 
vendimit për kryerjen e veprës penale si dhe përpjekjet e kryesit të ardhshëm 
për  krijimin  e  kushteve  optimale  për  nxjerrjen  e  vendimit  për  zgjedhjen  e 
objektit  të  sulmuar,  vendin  dhe  kohën  kur  do  të  kryhet  vepra,  mjetet  e 
nevojshme  që  do  të  shfrytëzohen  me  atë  rast,  angazhimin  e  pjesëmarrësve 
nëse janë të nevojshëm si dhe masat që duhet të pamundësojnë zbulimin e saj, 
gjegjësisht privimin nga liria. 
Kjo indice mund të shfaqet me përgatitjen për kryerjen ose planifikimin 
e  veprës  (vrojtimin  e  objektit,  me  fotografimin  e  objektit,  me  skica  dhe 
vizatime të objektit i cili dëshirohet të sulmohet, me përcjelljen e viktimës, me 
mbledhjen e informatave nga mjetet e informimit, me marrjen e mjeteve për 
kryerje siç janë veglat, maskat, mjetet e transportit dhe lidhjeve, për ushtrime 
fizike, me qëllim të ngritjes së fuqisë dhe arritjes së kondicionit, ndryshimin e 
pamjes, etj.); me përgatitjen e alibisë; me furnizim me dokumente të rrejshme 
(sidomos kur thuhet: gjysmën e të hollave menjëherë kurse gjysmën tjetër pas 
kryerjes  së  punës);  me  informim  për  personat  që  do  të  mund  t’u  sigurojnë 
strehimin,  ose  fshehjen  e  objekteve  të  cilat  janë  përdorur  për  kryerjen  e 
veprës;  me  interesim  për  blerësit  potencialë,  me  kërcënim  verbal  ose  real  se 
132  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

do të kryhet vepra penale (këtu duhet pasur kujdes për mundësitë e ndryshme 
të keqpërdorimeve të cilave mund t’u qaset kryesi, p.sh. ashtu që për kryerjen 
e  veprës  penale  ta  shfrytëzojë  mjetin  e  personit  i  cili  është  kërcënuar,  ta  lë 
objektin e tij në vendin e ngjarjes, ta kryejë veprën në atë mënyrë që motivi i 
finguar i kryerjes tregon për personin i cili është kërcënuar, etj.); me forma të 
ndryshme të sjelljes së dyshimtë (p.sh. me bartjen e dokumenteve të rrejshme, 
bredhjen  pa  qëllim).  Mënyrat  e  cekura  të  shfaqjes  së  vullnetit  për  kryerje  të 
veprës penale nëse për to kuptohet para se të ndodhë vepra penale, atëherë 
trajtohen  si  shenja  paralajmërimi  (këto  zbulohen  me  veprimtarinë 
kriminalistike  informative),  kurse  pas  realizimit  të  tyre  tregojnë  për  kryesin  e 
mundshëm. 
 
j) Njohuritë profesionale dhe shkathtësitë si indice 
Në disa raste mënyra e kryerjes, gjurmët dhe rrethanat e tjera në të cilat 
është  kryer  vepra  penale  mund  të  tregojnë  për  profesionin,  shprehitë  dhe 
shkathtësitë me të cilat posedon kryesi. Kështu p.sh. mënyra në të cilën është 
copëtuar  kufoma  mund  të  tregojë  për  profesionin  e  kryesit  ‐  kirurg,  patolog, 
kasap; falsifikimi kuantitativ i veprës artistike tregon se kryesi është i shkolluar 
ose artist i talentuar i profilit të caktuar; vjedhja me thyerje dhe futja tinëz në 
banesë në katet e larta tregon për shkathtësinë e jashtëzakonshme të kryesit; 
mënyra  e  lidhjes  së  nyejve  tregon  profesionin  ose  shkathtësinë  e  marinarit, 
alpinistit;  etj.  Me  rastin  e  kryerjes  së  veprës  penale  kryesi  mund  të  tregojë 
edhe ndërhyrje në përdorimin e armës, njohje të shkathtësive luftarake, etj. 
 
k) Njohja e rrethanave të caktuara dhe situatës si indice 
Ekzistimi i indices se kryesi i ka njohur dhe shfrytëzuar rrethanat të cilat 
nuk  i  dinë  të  gjithë,  mund  të  vërtetohet  në  bazë  të  zgjedhjes  së  objektit  të 
sulmuar,  kohës,  vendit,  mënyrës  dhe  mjeteve  të  kryerjes.  Kjo  indice  është 
sidomos e rëndësishme në rastet kur janë shfrytëzuar rrethanat të cilat i dinë 
vetëm një numër i caktuar i njerëzve identiteti i të cilëve është i njohur. P.sh. 
nëse  vërtetohet  se  me  rastin  e  vjedhjes  nga  objekti  me  shumë  dhoma  është 
thyer  vetëm  njëra  nga  ato  ashtu  që  në  të  nuk  është  kryer  qarkullimi  ose  ajo 
është finguar, por është hapur vetëm tavolina në sirtarin e së cilës kanë qenë 
sendet e vlefshme (dokumentacioni, të hollat, ari) realisht mund të supozohet 
se  kryesi,  nxitësi,  ndihmësi,  apo  bashkëkryesi  është  njeri  të  cilit  sistemimi  i 
dhomave dhe objekteve i janë të njohura më herët. 
 
Kriminalistika  133

l) Motivi si indice 
Çdo  vepër  penale  përveç  nëse  është  fjala  për  veprat  pa  dashje,  kryhet 
nga  ndonjë  motiv.41  Motivet  e  veprave  penale  mund  të  jenë  të  ndryshme  siç 
është përfitimi, hakmarrja, xhelozia, etj. “Motivi është një instinkt i brendshëm 
që  e  shtyn  personin  të  bëjë  diçka  ose  të  sillet  në  një  mënyrë  të  caktuar.  Në 
esencë shkaku, arsyeja dhe nxitja është ajo që e shtyn apo e shkakton sjelljen 
specifike.  Në  kontestin  juridik  motivi  shpjegon  përse  delikuenti  e  ka  shkelur 
ligjin, p.sh. dhunimin, vrasjen apo futjen e zjarrit. Ndonëse motivi është ai për 
dallim nga afekti, nuk është element i domosdoshëm kur është në pyetje vepra 
penale,  ai  mund  të  ndihmojë  shumë.  P.sh.  motivi  shpesh  luan  rolin  kyç  në 
përcaktimin e shkaqeve të futjes së zjarrit së bashku me identitetin e personit i 
cili është përgjegjës për atë akt”. (David R. Redsicker, John J. Connor, 2000‐11). 
Mirëpo,  në  praktikë  shpesh  është  i  pranishëm  mendimi  i  gabuar  se  motivi  i 
kryerjes së veprës penale me përdorimin e eksplozivit gjithmonë është i njëjti 
dhe  i  vetmi,  gjegjësisht  shumë  mendojnë  se  fjala  është  për  terrorizëm,  sepse 
më  së  shpeshti  këto  vepra  kryhen  me  eksplozivë.  Është  fakt  se  ato  më  së 
shpeshti  kryhen  në  atë  mënyrë  por  nuk  është  gjithmonë  i  vetmi.  Kur  janë  në 
pyetje  eksplozivët  në  shumë  raste  motivi  mund  të  kërkohet  dhe  të  gjendet 
edhe  në  mënyrën  e  kryerjes  së  veprës,  në  mënyrën  e  sjelljes  së  kryesit  në 
vendin e ngjarjes, në gjurmët dhe objektet e veprës penale apo edhe gjetiu, në 
bazë  të  së  cilës  me  rikonstruktimin  logjik  ideor  mund  të  nxirret  versioni  më  i 
mundshëm për rrethanat në të cilat është kryer vepra dhe eventualisht kush e 
ka kryer.42 
Nevojat,  interesi,  zakonet,  bindjet,  tradita,  instinktet,  epshet,  dëshira 
dhe ndjenjat sjellin te motivi për veprën penale. Me anë të motivit përcaktohet 
edhe  ekzistimi  i  paramendimit,  gjegjësisht  ndahet  paramendimi  nga  padashja 
ose  dashja  dhe  mosdashja.  Aktet  e  paramenduara  janë  veprime  me  motiv  të 
vetëdijshëm. Motivi bënë pjesë në elementet më të rëndësishme në vlerësimin 
psikologjik  të  dashjes.  Te  veprat  penale  nga  mosdashja  motivi  ka  të  bëjë  me 
pasojat  e  veprës  kurse  te  veprat  e  paramenduara  edhe  me  veprën  edhe  me 
pasojat  e  saj.  Motivi  i  veprës  penale  është  nxitja  dhe  instinkti  si  kategori  dhe 
shkas i brendshëm, se arsyeja si kategori e jashtme e cila vepron në karakterin, 
                                                            
41
 Njeriu që moti ka menduar për motivet e veta dhe të tjerëve. Që nga kohërat biblike nga miti i 
vrasjes  së  Abelit,  hasim  ndjekjen  e  arsyeve  të  sjelljes.  Kërkimi  i  motiveve  është  shprehje  e 
nevojës  që  të  mendohen  ngjarjet  që  ndodhin  në  botë  të  individit:  sjellja  komplekse, 
organizmat  tjerë,  mund  të  kuptohet  nëse  zbulohet  motivi.  Në  këtë  kuptim  me  motiv 
nënkuptojmë atë që organizmi përpiqet ta bëjë dhe ta kryejë. (Kreč D; Krečfild; 1980; 273.) 
42
  Kërkimi  i  motivit  gjatë  analizës  së  veprës  penale  paraqet  punë  retrospektive  të  ngjarjes, 
rikonstruktimin e saj ideor gjatë së cilës motivi ndërlidhet me pasojat. Shpesh nga versionet 
e  drejta  për  motivin  varet  zbulimi  i  kryesit,  kualifikimi  i  veprës  dhe  procedura.  Motivi  i 
formuar drejt nënkupton ngushtimin e rrethit të kryesit potencial. (Modly D; 1998; 63.) 
134  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

instinktin, ndjenjën, të kuptuarit e njerëzve, shoqërisë dhe tërë personalitetit. 
Për shkak të veprimit të nxitjes përkatëse, arsyes në personalitetin e kryesit, ai 
e cakton synimin e caktuar të cilin dëshiron ta realizojë me kryerjen e veprës 
penale.  Lufta  e  motivit  shpesh  i  paraprinë  aktit  të  vullnetit  për  kryerjen  e 
veprës  penale  dhe  përfundon  me  nxjerrjen  e  vendimit  që  të  kryhet  vepra 
penale.  Për  motiv,  krahas  mjedisit  shoqëror  gjithmonë  është  meritor  edhe 
personaliteti  i  tërësishëm  i  kryerësit  si  koncept  unik.  Vepra  penale  rrallë 
shkaktohet vetëm nga një motiv. Në të shumtën e rasteve në të vepron “tufë 
motivesh”.  Nuk  ekziston  një  tabelë  e  tërë  motiveve.  Janë  të  njohura  motivet 
nxitëse  dhe  përshpejtuese,  motivet  primare  dhe  sekondare,  motivet  altruiste 
dhe  egoiste,  motivet  sociale  dhe  antisociale,  motivet  e  ndershme  dhe  të 
pandershme.  Në  praktikën  kriminalistike  jo  rrallë  ngatërrohet  shkaktari  i 
përgjithshëm me motivin special të kryerjes së veprës penale. Më të shpeshtat 
në  praktikë  janë  motivet  ekonomike,  urrejtja  dhe  hakmarrja,  motivi  politik, 
erotik  seksual,  motivi  religjioz,  fanatik,  motivi  i  nevojës  së  fshehjes  së  ndonjë 
sekreti, frika nga dënimi, dashuria, solidariteti, keqardhja dhe motivet të tjera 
fisnike,  keq  bërja  dhe  shpirtëzia,  besëtytnia,  etj.  Grup  të  veçantë  përbëjnë 
motivet patologjike dhe motivet e të sëmurëve shpirtërorë.43 
Motivi  i  mundshëm  i  kryerësit  të  njohur  dhe  të  panjohur  të  veprës 
penale parashihet në bazë të rezultateve të shikimit dhe të veprimeve të tjera. 
Duhet  të  formohen  dhe  të  verifikohen  shumë  versione  për  motivin  e 
mundshëm.  Motivi  i  vërtetuar  jo  rrallë  është  themel  për  argumentimin  e 
fajësisë.  Në  kërkimin  e  motivit  të  veprës  penale  kriminalistët  lëvizin  nga 
pasojat e veprës penale në pasim, e kjo do të thotë ndër të tjera drejt motivit. 
Në konsiderim merret lloji i veprës penale, zgjedhja e objektit të sulmuar, koha 
e  kryerjes  së  veprës,  vendi  i  kryerjes,  mjeti  i  kryerjes,  mënyra  e  kryerjes, 
veprimi i llojit të vet dhe veprimi sekondar i veprës penale si dhe rrethanat e 
tjera të ndryshme variabile. 
Kur  kryhet  vepra  penale  nuk  është  e  domosdoshme  që  gjithmonë  të 
përputhem me pasojat. Me analizat e çdo fakti të izoluar si pjesë e pandashme 
e pasojës zbulohet ndonjë karakteristikë e rëndësishme e cila kriminalistikën e 
sjellë  deri  te  motivi.  Pas  analizës  kryhet  sinteza,  elementet  e  fituara, 
bashkohen  dhe  analizohen  se  a  plotësojnë  njëri  tjetrin,  apo  mbase  edhe  nuk 
mund të përputhen. Elementet e pasojës në bazë të së cilave vërtetohet motivi 
janë:  lloji  i  veprës  penale,  zgjedhja  e  objektit  të  sulmuar,  mënyra  e  kryerjes, 

                                                            
43
 „Nëse vrasjen e ka kryer i sëmuri mental, dhe nuk e ka njohur më herët atë, atëherë motivi i 
vrasjes  ndërlidhet  me  sëmundjen  mentale  dhe  vështirë  të  sillet  në  dyshim.  Motivet  e  të 
sëmurëve shpirtërorë janë: mania e ndjekjes, xhelozia e sëmurë, mashtrimi i shqisave, idetë 
e krisura, etj.“ (Bošković M.; Banović B; 1995; 50.) 
Kriminalistika  135

lloji  i  veprimit  dhe  i  atij  sporadik  si  dhe  rrethanat  e  tjera  ndryshuese  të  cilat 
varen nga çdo rast konkret. 
Pas formimit të versioneve për motivin duhet analizuar mundësinë e çdo 
motivi në raport me gjendjen faktike të konstatuar. Gjatë analizës duhet pasur 
parasysh  se  çdo  gjë  që  nuk  është  shpjeguar  psikologjikisht  në  mënyrë  të 
kuptueshme dhe të pranueshme mund të jetë patologjike. Çdo herë kur edhe 
përkundër  përpjekjeve  të  mëdha  nuk  mundet  të  gjendet  motivi  i  arsyeshëm 
dhe i pranueshëm, duhet menduar se vepra është kryer nga i sëmuri shpirtëror 
ose  psikopati,  ose  në  gjendje  tepër  të  shqetësuar,  në  gjendje  të  helmuar,  në 
gjendje të dehur, nën ndikimin e hipnozës, gjumit, epsheve patologjike, etj. Me 
zbulimin e motivit lehtësohet zbulimi i kryerësit, sidomos me rastin e kryerjes 
së motivit të individualizuar i cili mund t’i përshkruhet një njeriu apo një grupi 
të  vogël.  Për  ekzistimin  e  motivit  te  disa  persona  mund  të  tregojë  edhe 
rrethana si vijon karakteri i personit, shfaqja e vullnetit për kryerje të veprës, 
mënyra  e  kryerjes  së  veprës,MOS,  njohja  apo  mosnjohja  e  rrethanave, 
ekzistimi  i  shkakut  se  personi  ka  pasur  dobi  nga  vepra,  indicet  e  ndryshme 
teknike,  efekti  dhe  efekti  sekondar  i  veprës,  sjellja  dhe  veprimi  i  të  dyshuarit 
pas veprës, etj. (Modly. D, Korajliç. N. 2002/334‐335). Mirëpo, Aleksiq. ZH, dhe 
Milovanoviq. Z, (1993/ fq.157), tërheqin vëmendjen se me rastin e përcaktimit 
të  motivit  dhe  veprimit  të  mëtejmë  lidhur  me  të,  gjithmonë  duhet  kujdes  i 
madh,  sepse,  gjithmonë  ekziston  mundësia  që  nxitja  e  brendshme  e  cila  e  ka 
shtyrë  kryesin  ta  kryejë  veprën,  ka  rezultuar  nga  mashtrimi  apo  gabimi,  ose 
është  në  pyetje  kamuflimi,  prandaj  kryerësi  me  qëllim  prodhon  gjurmë  të 
caktuara, ose veprën e kryen në mënyrë të caktuar dhe në rrethana të caktuar 
duke  dëshiruar  që  motivin  ta  paraqesë  ndryshe  nga  ai  të  cilin  do  ta  kërkonin 
organet  e  ndjekjes,  e  me  qëllim  që  organet  e  ndjekjes  t’i  shtyjë  në  rrugë  të 
gabueshme dhe të sigurohet që dyshimi të mos bjerë mbi të. Për kriminalistin 
motivi  është  një  çështje  qendrore  në  përpunimin  kriminalistik,  sepse,  ai 
paraqitet  në  rolin  e  zbuluesit.  Sepse,  në  bazë  të  fakteve  në  dispozicion, 
kriminalisti  do  ta  formojë  edhe  versionin  për  motivin  në  bazë  të  të  cilit  e 
ngushton  rrethin  e  kryerësve  të  mundshëm,  prandaj  një  nga  nëntë  pyetjet  e 
arta është edhe kjo “përse” dhe e ka kuptimin e vet të vërtetë, sepse është e 
lidhur për motivin kjo pyetje. 
156  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

10.1.3. Observimet speciale 
 
10.1.3.1. Hyrje 
 
Niveli i organizimit ndërkombëtar të kriminalitetit nënkupton shfaqjen e 
grupeve  të  organizuara  me  shkallë  të  lartë  të  internacionalizimit, 
profesionalizimit dhe specializimit të një numri të krimineleve. Zbulimi, hetimi 
dhe  argumentimi  i  veprave  penale  të  kriminalitetit  të  organizuar  së  këndejmi 
kërkon një kuadër policorë me arsimim dhe profesionalizëm të lartë i cili duhet 
të  jetë  i  specializuar  për  punët  e  tilla.  Aftësimi  special  gjegjësisht  policët  e 
specializuar,  në  këtë  repertor  pune  duhet  t’i  shfrytëzojnë  aktivitetet 
kriminalistike‐taktike  në  mesin  e  të  cilave  observimi  special  është  i 
pashmangshëm.  
Observimi  special  është  veprimi  kriminalistik‐taktik  i  mbledhjes  së 
fshehtë  të  informatave  me  anë  të  metodës  së  perceptimit  personal.  Ky 
observim  ka  të  bëjë  me  vëzhgimin  e  fshehtë,  mbikëqyrjen  dhe  përgjimin  e 
personave të caktuar, automjeteve, objekteve dhe lokaleve apo hapësirave me 
qëllim  të  realizimit  të  pamjes  dhe  mbledhjes  së  informatave  për  gjendjen 
kriminale, aktivitetet dhe për identitetin e atyre të cilët mbikëqyren.  
Kjo  veprimtari  e  ndërlikuar  ka  një  dobi  të  shumëfishtë  për  punën 
policore sidomos në zbulimin dhe hetimin e veprave penale dhe të kryesve të 
tyre. Zbatimi i observimit në formë të pavarur apo të kombinuar me aktivitete 
të  tjera  kriminalistike  është  e  domosdoshme  në  të  gjitha  fazat  e  punës 
kriminalistike  dhe  hetimore,  duke  filluar  nga  indicet  e  para  të  veprës  dhe 
kryesit  e  deri  në  përfundimin  e  ndriçimit  dhe  të  argumentimit  të  veprës 
penale, gjegjësisht se personi i caktuar e ka kryer veprën penale.  
Qëllimet e observimit special janë: zbulimi i veprave penale dhe definimi 
i vendit kritik dhe i kohës së kryerjes së veprave; zbulimi i kryesve të veprave 
penale; konstatimi i vendbanimit, vendqëndrimit, vendit të punës, vendit dhe 
kohës së takimeve si dhe kohës dhe drejtimit të lëvizjes së kryeseve të veprave 
penale; realizimi i pamjes së lëvizjes dhe aktiviteteve kriminale të personave të 
mbikëqyrur; përcaktimi i taktikës dhe strategjisë kriminale ndaj kriminelëve që 
mbikëqyrën;  mbledhja  e  informatave  të  rëndësishme  për  përgatitjen  dhe 
kryerjen e racisë, për pusi, bastisje, dhe për arrestimin e kriminelëve; përgatitja 
dhe  zhvillimi  i  aksioneve  të  organizuara  kriminalistike  me  qëllim  të  kapjes  së 
kryeseve gjatë kryerjes së veprës penale, sepse kjo është mënyra më e mirë e 
ndriçimit dhe argumentimit të kriminalitetit, duke pasur parasysh se në vendin 
e  ngjarjes  hasen  si  kriminelët  (kryesit)  ashtu  edhe  viktimat  dhe  objektet  e 
veprës penale.  
Kriminalistika  157

Observimi  special  mund  të  kryhet  në  disa  mënyra,  qofshin  të  pavarura 
apo të kombinuara, siç janë: mbikëqyrja dhe vëzhgimi operativ i objekteve dhe 
vendeve  apo  lokaleve;  mbikëqyrja  dhe  vëzhgimi  i  stacionuar  i  personave, 
objekteve, apo lokaleve ku është duke u kryer aktiviteti kriminalistik; përcjellja 
e  fshehtë  në  këmbë,  përcjellja  e  fshehtë  me  automjet  apo  mjet  tjetër 
transporti si dhe përmes infiltrimit apo futjes brenda grupit kriminal. 
 
10.1.3.2. Vështrimi dhe vëzhgimi operativ  
 
Shikimi  dhe  vëzhgimi  i  objektit  dhe  lokalit,  para  së  gjithash  ndërmerret 
me të kuptuar se në lokalitetin e caktuar po kryhen vepra penale. Krahas kësaj, 
kjo formë e observimit special gjithsesi ndërmerret kur është e domosdoshme 
të  kryhen  përgatitjet  për  ndërmarrjen  e  aktiviteteve  kriminalistike  dhe 
hetimore  siç  janë:  bastisja,  arrestimi,  racia,  dhe  pusia.  Qëllimi  është  që 
drejtpërsëdrejti të vështrohet objekti i caktuar, siç është p.sh. narko‐laboratori 
ilegal,  depoja  e  fshehtë  e  drogës,  banesa  e  dyshimtë,  restoranti,  diskoteka, 
automobili,  parku  apo  shëtitorja  dhe  që  me  vëzhgim  të  drejtpërdrejt  të 
mbledhin  informatat  për  karakteristikat  e  objektit  apo  lokalit  të  caktuar. 
Rezultatet  e  shikimit  dhe  vëzhgimit  operativ  mund  të  shfrytëzohen  si  për 
zgjedhjen  e  bazës  së  përshtatshme  për  mbikëqyrje  dhe  vëzhgimin  e 
veprimtarisë kriminale e cila pritet dhe supozohet, ashtu edhe për planifikimin 
dhe ndërmarrjen e bastisjes, arrestit, pusisë dhe racisë. 
 
10.1.3.3. Vështrimi dhe mbikëqyrja e stacionuar 
 
Vështrimi  dhe  mbikëqyrja  e  stacionuar  e  personave,  objekteve  dhe 
lokaleve  ku  është  duke  u  kryer  veprimtaria  kriminale,  kryhet  nga  baza 
paraprakisht e përzgjedhur dhe mirë e përgatitur vëzhguese. Objekti apo vendi 
i  caktuar  vëzhgohet  kur  ekzistojnë  indicet  se  do  të  kryhet  veprimtaria 
kriminale.  Me  observim  është  e  mundur  të  vërehen  dhe  të  identifikohen 
kryerësit e veprave penale, koha e kryerjes së tyre, mënyra e kryerjes së tyre, 
dhe shkalla e organizimit dhe e kujdesit të kriminelëve. Të gjitha veprimtaritë e 
vërejtura kriminale mund të dokumentohen me fotografim, video‐kamerë dhe 
incizimin  tonik.  Me  këtë  formë  të  observimit  special,  praktikisht  kryhet 
përgatitja për aktivitete të tjera ndërmarrja dhe zhvillimi i të cilave nuk do të 
mund  të  ishte  as  për  së  afërmi  efikase  pa  vëzhgimin  dhe  mbikëqyrjen 
paraprake (Petroviq. B. 2006/23‐24.). 
 
246  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

në  fazën  statike  të  shikimit.  Kjo  pjesë  e  procesverbalit  duhet  të 
përmbajë lidhjen precize me incizimet përcjellëse dhe pasqyrimin e 
gjendjes së gjetur dhe shenjat e qarta të programit të analizimit të 
vendit të ngjarjes. 
3) Pjesa  qendrore  e  procesverbalit  ‐  përmban  konstatimet  e  fazës 
dinamike  të  shikimit  (hulumtimi  i  rrethanave  në  vendin  e  ngjarjes) 
të  cilat  duhet  të  jenë  të  përshkruara  në  mënyrë  të  thuktë,  të 
hollësishme  dhe  në  detaje,  me  ç’rast  vëmendje  të  posaçme  duhet 
kushtuar renditjes së paraqitur. Evidentimi i objekteve të shikuara i 
cili  është  bërë  në  pjesën  paraprake,  tani  duhet  të  plotësohet  me 
klasifikimin  metodologjik  dhe  paraqitjen  e  mënyrës  së  matjes, 
veçimit,  sigurimit,  ndërmarrjen  e  përkohshme  të  të  gjitha  masave 
në  vendin  e  ngjarjes  dhe  shpjegimin  e  disa  çështjeve.  Të  gjitha 
masat  duhet  të  merren  me  një  sinkronizim  të  rreptë  me  incizimin, 
skicimin,  format  grafike,  teknike  dhe  format  e  tjera  të  fiksimit,  por 
gjithsesi me plan. 
4) Pjesa përfundimtare ‐ përveç përmbajtjes gjegjëse formale sidomos 
duhet ta ketë përshkrimin detaj dhe pasqyrën e të gjitha shtojcave 
të  procesverbalit  për  shikimin  e  vendit  të  ngjarjes,  shenjat  e 
dukshme  dhe  lidhjet  e  tyre  me  disa  pjesë  të  tekstit  të 
procesverbalit.  Nëse  procesverbali  i  plotëson  të  gjitha  kërkesat 
procedurale në pikëpamje të formës dhe kërkesat kriminalistike në 
pikëpamje  të  përmbajtjes  atëherë  ai  është  provë  e  pamposhtur  e 
llojit të vet në aspektin e fakteve që i përmban ai. 
 
11.3. Kontrollimi i personave (bastisja) 
 
Kontrollimi i personave së bashku me bagazhet nga aspekti formal mund 
të jetë aktivitet hetimor që ndërmerret me qëllim të zbulimit të gjurmëve dhe 
objekteve  të  veprës  penale  ose  të  objekteve  të  rëndësishme  për  procedurën 
penale,  mirëpo  mund  të  jetë  edhe  si  masë  operative‐taktike  e  sigurisë  ose 
masë  preventive  që  ndërmerret  jashtë  procedurës  penale.  Duke  filluar  nga 
supozimi se çdo person i autorizuar zyrtar e di dhe duhet ta dijë bazën ligjore, 
kushtet formale dhe kufizimet lidhur me kontrollin, këtu nuk do të merremi me 
anën  formale  juridike  të  kontrollimit  të  personave  dhe  as  me  bazat  ligjore 
(kontrolli sipas urdhrit të organit kompetent shtetëror, kontrolli pa urdhëresë, 
kontrolli  me  pjesëmarrje  të  domosdoshme  të  dëshmitarëve,  kontrolli  pa 
dëshmitarë, etj.), por do të kufizohemi vetëm në rregullat dhe masat taktike të 
kujdesit  të  shtuar  të  cilave  duhet  t’u  përmbahemi  me  rastin  e  kontrollit  të 
personave. Duhet vetëm të përkujtohemi se në aspektin formal procedural nuk 
Kriminalistika  247

konsiderohet  kontroll  i  personave  kontrollimi  i  jashtëm  i  rrobave,  i  cili  bëhet 


me qëllim të vërtetimit se a bartë armë ai person apo eksploziv ose mjete dhe 
vegla  të  tjera  të  përshtatshme  për  sulm,  as  kontrolli  i  bagazhit  personal, 
prandaj këtu edhe nuk vijnë në konsiderim kufizimet formale të parapara për 
kontroll si masë hetimore. Mirëpo, rregullat dhe masat elementare taktike të 
kujdesit  të  shtuar  vlejnë  njësoj  për  të  gjitha  këto  forma,  prandaj  do  t’i 
shtjellojmë në tërësi duke i cekur edhe specifikat e tyre në disa situata taktike.  
Nga aspekti taktik, qëllimi i kontrollit të personave mund të bëhet: 
a) me  qëllim  që  të  gjinden  dhe  merren  sendet  e  përshtatshme  për 
sulm (arma e zjarrit, shpata, thika, boksi e mjete të tjera shpuese);  
b) me  qëllim  që  të  gjinden  dhe  merren  objektet  që  shërbejnë  si  mjet 
për  kryerjen  e  veprës  penale  apo  kundërvajtje  (veglat  për  thyerje, 
arma, mjetet e ndryshme, mjetet eksplozive, pajisjet për falsifikime, 
etj.) 
c) me  qëllim  që  të  gjenden  dhe  merren  objektet  e  fituara  me  vepër 
penale,  gjegjësisht  që  mund  të  shërbejnë  si  provë  (sendet  e 
tjetërsuara  apo  të  vjedhura,  të  hollat,  monedhat  e  falsifikuara, 
narkotikët, etj.); 
d) me  qëllim  që  të  gjenden,  fiksohen  dhe  merren  gjurmët  e  veprës 
penale (njollat e gjakut, gjurmët e barotit, pluhuri, pluhuri i ngjitur, 
zhuli,  qimet,  grimcat  e  fijeve,  xhamit,  ngjyrat  e  llakut,  gjurmët  e 
luftimit, kafshimet, goditjet, therjet, etj.); 
e) me qëllim që të gjenden dhe merren objektet të cilat do të mund të 
shfrytëzoheshin  për  ikje  ose  lehtësim  të  arratisjes  së  personave  të 
arrestuar ose për vendosjen dhe mbajtjen e kontakteve dhe lidhjeve 
të fshehta të të ndaluarve, paraburgosurve ose personave të dënuar 
qofshin ato midis tyre apo nga personat e jashtëm (arma e fshehur, 
thika, shkresa, porositë e shifruara, e vegla të tjera të ngjashme); 
f) me qëllim që të gjenden dhe merren objektet dhe gjërat që mund të 
shërbejnë për vetëlëndim ose vetëvrasje të personave të arrestuar 
(zhiletë,  helme,  mjetet  për  shkaktimin  e  sëmundjeve  me  qëllim  të 
shkuarjes në spital ‐ me qëllim të arratisjes, etj.). 
Duke pasur parasysh shkakun, qëllimin dhe përmasat e drejtpërdrejta të 
kontrollit, nga aspekti taktik dallojmë: 
a) kontrollin paraprak (të pjesshëm) të personave; 
b) kontrolli i plotë i mëvonshëm i personave; 
c) kontrolli  i  personave  në  kuadër  të  zbatimit  të  regjimit  të 
paraburgimit, ndalimit apo të mbajtjes së dënimit.  
Kontrolli i pjesshëm i personave është ai me të cilin nuk hulumtohen në 
detaje  të  gjitha  pjesët  e  trupit,  rrobave  dhe  këpucëve  dhe  ku  personi  i 
248  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

kontrolluar  nuk  zhvishet  i  tëri  lakuriq,  por  vetëm  kontrollohen  pjesët  e 


caktuara  të  trupit,  rrobave  dhe  këpucëve  si  dhe  pjesa  e  jashtme  e  rrobave. 
Krejt  kjo  varet  prej  llojit  dhe  madhësisë  së  objektit  që  kërkohet.  Kontrollimi 
paraprak  i  pjesshëm  i  personave  kryhet  gjithsesi  dhe  pa  kurrfarë  përjashtimi 
edhe me rastin e arrestimit, shoqërimit dhe paraburgimit me qëllim të marrjes 
së objekteve të përshtatshme për sulm dhe për zbulimin eventual dhe marrjen 
e  objekteve  dhe  gjurmëve  të  veprës  penale,  pastaj  me  rastin  e  bastisjes  së 
banesës  dhe  lokaleve  të  tjera  të  mbyllura  (sepse  nuk  do  të  ishte  në  rregull 
sikurse të dyshuarit t’i bastisej banesa e jo edhe ai vetë, gjë që për fat të keq 
nganjëherë ndodh). Pastaj në situata shumë të ndryshme në rastet e zbulimit 
dhe të vërejturit të personave të dyshimtë për të cilët ekziston dyshimi i bazuar 
se  mund  të  kenë  objekte  të  destinuara  për  kryerjen  e  veprës  penale  ose 
objekte të fituara me vepër penale, me rastin e racisë, bllokadës dhe masave 
të ngjashme, me rastin e kontrollit të sforcuar të udhëtarëve dhe bagazheve të 
trenit, në aeroporte, etj. Kur kontrolli i tillë ka karakter joformal të jashtëm dhe 
kontrollimi  i  bagazheve  dhe  kur  sipas  përmasave  i  ofrohet  kontrollit  të  plotë 
detaj ‐ gjithmonë varet nga situata konkrete me qëllim të bastisjes. Bastisja jo e 
plotë dhe e rastësishme në pikëpamje taktike kushtëzohet nga pamundësia e 
zhvillimit  të  bastisjes  së  plotë  (p.sh.  për  shkak  të  vendit  të  papërshtatshëm, 
urgjencës,  etj.)  që  do  të  thotë  se  gjithmonë  duhet  kërkuar  që  bastisja 
paraprake e pjesshme të jetë sa më e plotë nëse kjo në situatën konkrete është 
e mundshme dhe në aspektin taktik është e përshtatshme dhe natyrisht nëse 
ka bazë. 
Qasja personave të rrezikshëm të cilët duhet kontrolluar, ndalimi i tyre, 
çarmatimi,  kryhet  me  masa  përkatëse  të  kujdesit  të  shtuar  ‐  ngjashëm  me 
legjitimimin  dhe  arrestimin  e  personave  të  rrezikshëm  potencialë  dhe  të 
armatosur.  Në  kontrollin  e  personave  sipas  mundësisë  duhet  gjithmonë  të 
marrin  pjesë  së  paku  dy  persona  zyrtarë  të  autorizuar  ‐  njëri  bën  kontrollin 
kurse tjetri e siguron dhe mbikëqyrë çdo lëvizje të atij që kontrollohet. 
Në bazë të teknikës së zbatimit të masave të kujdesit të shtuar dallohen 
dy lloje të kontrollimit të personave: a) kontrollimi apo bastisja klasike dhe b) 
kontrollimi  “mbështetur  për  muri”.  Te  lloji  klasik  i  bastisjes  së  personave  me 
rastin e kujdesit të shtuar urdhërohet personi që t’i ngrejë duart mbi kokë, t’ia 
kthejë  shpinën  personit  të  autorizuar  që  e  kryen  kontrollin,  personi  tjetër  i 
autorizuar nga largësia 3‐5 metra mbikëqyrë. Me këtë rast mund të zbatohen 
edhe kombinime të tjera të ndryshme, p.sh. duke e urdhëruar të dyshimtin që 
t’i  ngrejë  duart  lart  dhe  t’i  hapë  këmbët  në  mënyrë  që  ta  ketë  drejtpeshimin 
më labil.  
Kontrolli  “mbështetur  për  muri”,  që  zbatohet  ndaj  personave  të 
rrezikshëm ose për të cilët supozohet se janë të armatosur dhe të rrezikshëm, 
Kriminalistika  249

ka të bëjë me kërkesën që i dyshuari të kthehet kah muri dhe t’i afrohet murit 
së paku 1m, të ngrihet në maje të gishtërinjve të këmbëve kurse me maje të 
duarve  të  mbështetet  për  muri  me  çka  arrihet  pozitë  shumë  labile  e 
drejtpeshimit. Personi i autorizuar zyrtar i cili e kryen kontrollin njërën këmbë 
e  mban  afër  këmbëve  të  të  kontrolluarit  dhe  për  dyshimin  më  të  vogël  të 
sulmit  apo  rezistencës  ia  shtyn  këmbën,  kështu  që  ai  e  humb  drejtpeshimin 
dhe bie në tokë.  
Kontrolli  “mbështetur  për  muri”  i  kriminelit  të  armatosur  dhe  të 
rrezikshëm.  Meqenëse  kontrolli  personal  më  së  shpeshti  kryhet  nga  2  policë, 
patrullat ose mbajtësit e rendit ‐ ata duhet paraprakisht të jenë marrë vesh për 
renditjen taktike dhe ndarjen e roleve. Pa marrë parasysh pozitën në të  cilën 
sipas  urdhëresës  së  prerë  kryhet  patrullimi  personi  i  autorizuar  zyrtar  i  cili  e 
kryen  kontrollin  duhet  t’i  afrohet  të  dyshuarit,  të  merr  pozitën  nga  ana  e 
pasme ose anësore e të dyshuarit me një hap përpara duke pasur kujdes për 
pozitën  e  trupit  që  të  mos  e  pengojë  për  intervenim  eventual  të  nevojshëm 
shokun  e  tij,  i  cili  është  duke  e  siguruar.  Me  rastin  e  bastisjes  së  pari 
konfiskohen  objektet  e  rëndësishme  për  sulm  (arma,  thika,  sëpata,  boksi, 
shkopi,  kama,  etj.)  e  pastaj  kërkohen  dhe  konfiskohen  edhe  sendet  e  tjera. 
Bastisja apo kontrolli bëhet sipas sistemit dhe radhës së caktuar, p.sh. prej lart‐ 
poshtë: së pari i hiqet kapela, kontrollohet, preket pjesa e epërme e trupit deri 
te brezi, kontrollohen duart mbi bërryla, mbi gjunjë dhe nën gjunjë, së jashtmi 
dhe  së  brendshmi,  nën  bark  kontrollohet  brezi,  kontrollohen  dhe  zbrazen 
gjepat e jashtëm dhe të brendshëm të palltos dhe pantallonave duke përfshirë 
edhe gjepat e vegjël, kihet kujdes për gjepat e fshehtë, kontrollohet me kujdes 
pjesa në mes të këmbëve, pastaj të dy këmbët deri në zog, pjesa e poshtme e 
pantallonave, çorapet, këpucët, etj. Dimensioni dhe intensiteti i kontrollit apo 
bastisjes,  siç  u  theksua  gjithmonë  varet  nga  rrethanat  e  çdo  rasti  konkret, 
gjithmonë duhet pasur kujdes se kriminelët përpiqen para kontrollit t’i hedhin 
sendet  komprometuese,  me  ç’rast  disa  prej  tyre  posedojnë  shkathtësi  të 
lakmueshme,  prandaj  krahas  vëzhgimit  të  kujdesshëm  të  çdo  lëvizjeje  të  të 
dyshuarit,  duhet  kontrolluar  edhe  vendin  ku  është  vërejtur,  ndaluar  dhe 
kontrolluar ai dhe sipas nevojës edhe afërsinë e vendit. 
Kontrollimi  i  plotë  i  mëvonshëm  i  personave  bëhet  pas  shoqërimit  të 
personave  të  arrestuar  ose  personave  të  tjerë  të  dyshimtë  në  lokalet  zyrtare 
ose në objektet e tjera të përshtatshme, ku me bazë supozohet se personat e 
tillë me vete mund të mbajnë objekte të fshehura ose gjurmë të veprës penale 
e që nuk ka qenë e mundur të gjinden me kontroll të pjesshëm. Kontrolli bëhet 
në  lokal  të  mbyllur  në  të  cilin  futen  personat  një  nga  një  të  cilët  duhet  të 
kontrollohen. Kontrollimin e bëjnë së paku 2 persona të autorizuar zyrtarë dhe 
nëse  është  e  nevojshme  marrin  pjesë  edhe  më  shumë  persona  zyrtarë  me 
250  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

qëllim të sigurimit dhe ndërmarrjen e masave të posaçme të kujdesit të shtuar. 
Në rastet e caktuara, sidomos kur është i domosdoshëm kontrollimi detaj fizik, 
kontrollimi  i  zbrazësive  të  trupit  me  qëllim  të  zbulimit  eventual  të  objekteve 
dhe  gjurmëve  është  e  preferuar  të  angazhohet  edhe  mjeku.  Personi  i  cili 
kontrollohet zhvishet i tëri dhe zbathet dhe vesh penjarin e përgatitur për të, 
pastaj kontrollohet në detaje në çdo pjesë të trupit, e rrobave dhe e këpucëve, 
krejt  kjo  varësisht  nga  lloji  dhe  madhësia  e  objektit  i  cili  kërkohet  ose 
supozohet që mund të gjendet tek i dyshuari. 
Kontrollin  e  tillë  të  femrave  gjithmonë  duhet  ta  bën  femra.  Kontrolli 
paraprak i pjesshëm i femrave të cilin e kryejnë personat zyrtarë meshkuj është 
i kufizuar pikërisht për shkak të gjinisë, vetëm në pjesët e jashtme të rrobave, 
me qëllim të konfiskimit të armëve, eksplozivit, etj., si dhe të çantës personale 
dhe  të  bagazhit,  prandaj  edhe  kjo  është  arsye  që  ajo  duhet  të  shkojë  në 
kontroll të plotë të mëvonshëm. Me rastin e shoqërimit të personit femër me 
qëllim  të  kontrollit  të  plotë  duhet  pasur  kujdes  të  veçantë  që  gjatë  rrugës 
fshehurazi të mos i hedhë gjërat komprometuese. 
Me rastin e kontrollimit të trupit dhe të zbrazësive të trupit duhet pasur 
kujdes  që  kriminelët  profesionalë,  kryesit  e  specializuar  të  veprave  penale, 
kontrabandistët,  etj,  i  fshehin  objektet  në  mënyrat  më  të  ndryshme  dhe  në 
vendet më të zakonshme: në flokë të shkarravitura (femrat) dhe në frizura të 
rregulluara  mirë,  në  mjekër  dhe  në  flokë  (meshkujt),  në  zgavrën  e  gojës,  nën 
bark, nën gji (gratë më të plota), në grusht të dorës, nën organet gjenitale dhe 
brenda në to, nën gishtat e këmbëve, etj. Nuk duhet harruar se disa kriminelë 
qofshin femra apo meshkuj bartin paruka dhe nën të fshehin sende.  
Janë  shënuar  shumë  raste  që  nën  bandazhet  ortopedike,  nën  flasterë, 
nën  fashën  e  allçisë  së  thyerjes  së  simuluar,  fshehin  armën,  eksplozivin, 
argjendin,  drogat  narkotike,  etj.  Në  rast  dyshimi  për  heqjen  e  flasterëve  dhe 
fashave duhet angazhuar punëtori shëndetësor dhe mjeku. 
Rrobat  e  hequra  kontrollohen  pjesë‐  pjesë.  Nga  rrobat  nxirren  dhe 
kontrollohen  sendet  (pajisjet  personale,  ora,  kutia  e  cigareve,  peceta,  llulla, 
shkrepëse,  pudriera,  letrat  e  ndryshme,  notesët,  llogaritë,  etj.).  Me  rastin  e 
kontrollimit të rrobave duhet pasur kujdes në brendinë e kapelës; mbrojtësin e 
kasketës  apo  kapelës,  shallit,  manshetave  dhe  xhepave  të  këmishës;  xhepat, 
tubat,  rripin,  krahët,  patentën  dhe  fundi  i  pantallonave;  brendia  e  kravatës, 
astari,  thembrat  e  këpucëve,  shtrojat  e  këpucëve,  brendia  e  këpucëve  dhe  e 
çizmeve,  palët  e  ndryshme  të  rrobave,  xhepat  e  fshehtë,  astari  i  fustanit, 
kostumi, rrobat e brendshme. 
Kontrolli  i  personave  me  rastin  e  paraburgimit  dhe  ndalimit  bëhet  me 
qëllim  të  gjetjes  dhe  konfiskimit  të  objekteve  të  cilat  gjatë  mbajtjes  në 
paraburgim ose gjatë ndalimit personat e arrestuar mund t’i përdorin për sulm 
Kriminalistika  251

(arma  e  zjarrit,  thika,  etj.),  për  arrati  (turjelat  e  ndryshme,  limat,  çelësat  e 
ndrequr,  gërryesit,  pajisja  e  ndrequr  për  mihje,  për  prerje,  etj.),  objektet  ose 
sendet  me  të  cilat  mund  të  bëhet  vetëlëndimi  ose  vetëvrasja  (zhileti,  helmi, 
etj.),  pajisja  e  përgatitur  për  vënien  dhe  mbajtjen  e  kontakteve  të  fshehta 
(pasqyra,  llamba  me  bateri,  letra,  porositë  e  koduara  si  dhe  objekte  të 
ndryshme)  por  edhe  objektet  dhe  gjurmët  të  veprës  penale  që  më  parë  nuk 
janë gjetur. 
Për  të  njëjtin  qëllim  duhet  pasur  kujdes  ndaj  kontrollimit  të  letrave, 
ushqimit, paketave, etj, të cilat personat e arrestuar i marrin, i pranojnë ose i 
dërgojnë.  Çdo  kontrollim  sipërfaqësor  dhe  çdo  lëshim  gjatë  kryerjes  së 
kontrollit,  sidomos  kur  është  fjala  për  kriminelët  e  rafinuar,  mund  të  ketë 
pasoja të dëmshme të papërmirësueshme. 
 
11.4. Bastisja e banesës dhe lokaleve e tjera 
 
Bastisja  e  banesës  dhe  lokaleve  të  tjera  bën  pjesë  në  mesin  e 
aktiviteteve më të rëndësishme hetimore me të cilat arrihet deri te provat dhe 
indicet  materiale  (objektet  dhe  gjurmët  e  veprës  penale)  ose  megjithatë 
zbulohen  dhe  kapen  kryesit  e  veprave  penale  dhe  personat  e  tjerë  të  cilët 
kërkohen. Nuk bëhet fjalë vetëm për zbulimin e provave direkte materiale për 
deliktin tashmë të kryer, por mund të gjinden edhe objekte të ndryshme dhe 
gjurmë  të  cilat  si  indice  materiale  mund  të  shërbejnë  si  udhërrëfyes  për 
ndriçimin  e  veprave  tashmë  të  paraqitura  dhe  të  regjistruara,  për  zbulimin  e 
veprave  të  cilat  fare  nuk  janë  të  paraqitura,  për  pengimin  e  veprave  të 
përgatitura,  etj.  Me  bastisjen  e  banesës  dhe  lokaleve  të  tjera  mund  të 
realizohen zbulimet e ndryshme operative për prirjet dhe mënyrën e jetesës së 
personit  të  dyshimtë,  për  gjendjen  e  tij  materiale,  për  planifikimin  e 
veprimtarisë  kriminale  dhe  veprimtarisë  tjetër  të  dëmshme,  për  rrethin  e 
personave  me  të  cilët  korrespondon  dhe  shoqërohet  (kontrollimi  i 
korrespodencave me shkrim, etj.). Për këtë arsye në bastisje të banesës dhe të 
lokaleve  të  tjera  gjithmonë  duhet  të  shkohet,  kur  në  aspektin  ekspozues 
arrihet  baza  operative  (probabiliteti  se  me  aktivitetin  e  tillë  mund  të  gjendet 
objekti  apo  gjurma  e  veprës  penale  ose  personi  i  cili  kërkohet),  si  dhe  kur 
plotësohen kushtet ligjore (për anën ligjore dhe formale të bastisjes këtu nuk 
po flasim për arsye të cilat janë thënë që në fillim).  
a) Përgatitja  e  planit  të  bastisjes.  Për  çdo  bastisje  të  banesës  dhe 
lokaleve  të  tjera  duhet  të  bëhen  përgatitjet  adekuate  dhe  të 
hartohet  plani  i  bastisje,  natyrisht  nëse  këtë  rrethanat  konkrete  të 
rastit  e  lejojnë  (rasti  urgjent  nuk  duron  kurrfarë  pritje  as  vonesë). 
Dimensioni i përgatitjeve dhe i planit varet nga kompleksiteti i rastit, 
252  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

gjegjësisht prej asaj se çka kërkohet krejt nga bastisja, nga koha në 
dispozicion  dhe  rrethanat  e  tjera,  mirëpo  edhe  në  rastet  urgjente 
nuk  përjashtohet  mundësia  dhe  nevoja  që  së  paku  pjesshëm  të 
bëhen  përgatitje  të  improvizuara  dhe  plani  i  shpejtë  me  qëllim  të 
përshtatjes  urgjente  situatës  së  lindur  taktike.  Në  të  kundërtën 
mund të ndodhin gabime, lëshime dhe shmangie të mëdha.  
Në kuadër të përgatitjeve dhe planeve të bastisjes ndër të tjera duhet të 
ndërmerret: 
¾ mbledhja e sa më shumë të dhënave për objektin e bastisjes (numri, 
kati,  sistemimi  i  dhomave,  lokalet  ndihmëse,  bodrumi,  tavani, 
ndërtesat bujqësore, etj.), 
¾ sipas  mundësisë  sigurimi  i  planit  të  ndërtesës  ose  të  bëhet  skica  e 
truallit të lokaleve ku kryhet bastisja; 
¾ mbledhja  e  informatave  për  atë  se  kush,  krejt  dhe  në  çfarë  kohe 
gjendet në banesë apo në objektin tjetër ku duhet të bëhet bastisja; 
¾ të mblidhen dhe të analizohen informatat dhe shënimet për vetitë e 
personit  te  i  cili  duhet  të  bëhet  bastisja  e  banesës,  ose  lokaleve të 
tjera  dhe  për  sjelljen  e  mundshme  të  atij  personi  (rezistenca 
eventuale  fizike,  trikat  e  ndryshëm  të  mundshëm)  me  qëllim  të 
zbatimit të masave adekuate të kujdesit të shtuar; 
¾ të  definohet  kë  duhet  kërkuar  (kryesi  apo  grupi  i  fshehur, 
pjesëmarrësit, etj.), gjegjësisht të bëhet lista ose plani operativ çka 
duhet  kërkuar  (armë,  eksploziv,  të  holla  të  vjedhura,  monedha  të 
falsifikuara,  pajisje  për  falsifikim,  valuta  të  huaja,  monedha  të  arit, 
narkotikë,  thika  e  përgjakur,  veglat  për  thyerje,  materiali  i  shtypur 
armiqësor),  kurse  paraprakisht  të  parashihet  dhe  definohet  çka 
duhet kërkuar dhe cilat objekte mund të paraqiten përveç atyre që 
kërkohen;  
¾ të definohet ku duhet kërkuar të gjitha (mundësia e fshehjes) dhe sa 
duhet shkuar larg në çmontimin e mobileve, mihje, etj.; 
¾ të  vlerësohet  dhe  të  definohet  se  te  kush  duhet  të  bëhet  ende 
bastisje  e  banesës  dhe  lokaleve  të  tjera  (sinkronizimi  i  shumë 
bastisjeve); 
¾ të caktohet koha më e volitshme e bastisjes (dita, ora, minutat), të 
sigurohet pajisja e nevojshme për kryerjen e suksesshme të bastisjes 
(pajisja për bllombim, dritat, qeset, mbështjellësit dhe pajisja tjetër 
për paketimin e gjurmëve dhe objekteve të tjera, shufrat e metalta, 
çekani,  darët,  çelësat  e  ndryshme  dhe  pajisje  tjetër  për  hapje, 
shtypje,  shpime,  etj,  detektor  për  metale,  pajisje  për  shkrim, 
fotoaparat, etj.); 
Kriminalistika  253

¾ të  caktohet  numri  dhe  struktura  e  ekipit  operativ  që  do  ta  kryejë 
bastisjen,  përcaktohet  udhëheqësi  i  ekipit,  të  bëhet  ndarja  e 
detyrave të punës mes tyre (bllokada e jashtme dhe e brendshme, 
vrojtimi i anëtarëve, të shtëpisë, kontrolli i menjëhershëm).  
Sidomos duhet paralajmëruar se të gjitha masat dhe aktivitetet që duhet 
të  ndërmerren  në  kuadër  të  planifikimit  dhe  përgatitjes  së  bastisjes  deri  në 
fund duhet të mbeten fshehtësi. Prandaj, të vërejturit eventual  paraprak dhe 
shënimi  i  objektit  të  bastisjes  përjashtohen  nëse  me  këtë  nuk  mund  të  ruhet 
fshehtësia.  Çdo  bastisje  duhet  kryer  befasisht,  sidomos  nëse  me  të  kërkohen 
personat ose dëshirohet që ata të kapen në flagrancë, si dhe kur te kriminelët 
profesionalë  dhe  grupet  e  organizuara  kriminale  kërkohen  objektet  dhe 
gjurmët  e  veprave  penale),  sepse  në  të  kundërtën  krimineli  me  përvojë  i  cili 
përcjellë  me  vigjilencë  dhe  kujdeset  për  çdo  hap  të  personave  të  autorizuar 
zyrtarë  shpejtë  ndërmerr  kundërmasa  dhe  e  pamundëson  çfarëdo  suksesi  të 
bastisjes.  
Me bastisjen mund të kombinohen edhe vëzhgimi, prita, racia dhe masa 
të ngjashme që varen nga kompleksiteti i rastit konkret. Vëzhgimi p.sh. mund 
të bëhet para bastisjes (sidomos gjatë kohës së përgatitjes dhe planifikimit të 
bastisjes),  gjatë  dhe  pas  bastisjes,  sidomos  kur  është  fjala  për  grupin  e 
organizuar  kriminal  të  kontrabandës,  banditëve,  elementeve  armiqësore,  etj. 
Prandaj  çdo  bastisje  duhet  të  përshtatet  me  planin  e  gjerë  të  kontrollit  dhe 
përpunimit operativ, sidomos me rëndësi me rastin e përcaktimit të kohës së 
fillimit të bastisjes.  
Në aspektin e zgjedhjes së kohës së bastisjes, gjithmonë duhet të kihet 
kujdes që bastisja të mos jetë e parakohshme dhe as e vonuar. E parakohshme 
mund të bëhet nëse ekziston interesi që personi i dyshuar në asnjë mënyrë të 
mos e kuptojë se në të dyshohet (derisa gjatë vëzhgimit ose në mënyra të tjera 
të  mos  vërtetohet  rrethi  i  personave  me  të  cilët  ai  takohet  dhe  vepron  në 
bashkësi). Bastisja vetvetiu paralajmëron në mënyrë drastike personin e tillë se 
është i dyshuar. Bastisja e vonuar do të ishte në rastin e disa ditë pas bastisjes 
së kryer te bashkëpjesëmarrësi i tij në të njëjtin vend. Kjo nuk do të thotë se 
nëse është vonuar duhet të hiqet dorë nga bastisja (sepse kurrë nuk mund të 
caktohet  që  në  fillim  mënyra  e  reagimit  dhe  sjelljes  së  dikujt).  Mirëpo,  duhet 
përpjekur  që  të  mos  ndodhë  vonesa.  Në  shembullin  e  përmendur  është  e 
nevojshme bastisja e sinkronizuar e njëkohshme e banesave të kriminelëve të 
ndërlidhur reciprokisht, gjegjësisht personave të dyshuar. Sa i përket kohës së 
ditës  duhet  tërhequr  vëmendjen  se  nga  aspekti  taktik  (jo  vetëm  ligjor), 
zakonisht  më  mirë  është  të  bëhet  bastisja  ditën  sesa  natën.  Ditën  shihet  më 
mirë,  është  mundësia  më  e  vogël  e  rezistencës  së  fshehtë  dhe  sulmit  të 
papritur,  është  e  zvogëluar  mundësia  e  vetëvrasjes,  arratisë,  etj.  Natën  më 
254  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

lehtë hidhen dhe fshihen sendet komprometuese. Pastaj, natën shumë fakte të 
rëndësishme  mbeten  të  pavërejtura.  Drita  artificiale  (reflektorët,  etj.)  kurrë 
nuk mund ta zëvendësojnë dritën e diellit, mirëpo në rastet urgjente, kur çdo 
vonesë  mund  të  jetë  e  dëmshme  për  suksesin,  bastisja  kryhet  edhe  natën, 
kurse në çdo rast bastisja e filluar më mirë është të përfundohet natën sesa të 
ndërpritet dhe të vazhdohet ditën tjetër. 
b) Mënyra  e  zbatimit  të  bastisjes.  Bastisja  e  banesës  dhe  lokaleve  të 
tjera  gjithnjë  duhet  të  bëhet  sistematikisht  sipas  një  rendi  të 
caktuar, në pajtim me planin e përpunuar paraprakisht me ndarje të 
qartë të roleve të anëtarëve të ekipit operativ i cili e bën bastisjen, 
mirëpo  pa  marrë  parasysh  dimensionin  dhe  hollësitë  e  planit  dhe 
përgatitjeve  paraprake  gjithmonë  duhet  përshtatur  situatës 
konkrete që do të thotë se detyrat e planifikuara dhe të përpunuara 
dhe renditjen dhe rrjedhën e tyre nuk duhet kuptuar si shabllone të 
ngushta  por  sipas  nevojës  ato  duhet  përmirësuar  dhe  duhet  të 
kërkohen  mënyrat  më  oportune  të  veprimit  konkret.  Në  të  njëjtin 
kuptim  duhet  të  kuptohen  edhe  këto  rregulla  taktike  që 
rekomandohen me rastin e bastisjes: 
¾ Në pajtim me parimin e cekur taktik të befasisë duhet befasisht 
pa  u  vërejtur  t’i  afrohemi  objektit  (banesës  apo  lokaleve  të 
tjera)  të  cilat  kontrollohen.  Kontrollit  paraprak  duhet  t’i 
paraprijë  bllokada  e  menjëhershme  shumë  e  shpejtë  me  të 
cilën  sigurohet  vëzhgimi  dhe  kontrolli  i  daljeve,  daljeve 
ndihmëse, daljeve për nevojë, dritareve, tavaneve, bodrumeve, 
daljeve të pasme, objekteve bujqësore, etj. Nuk guxojmë që të 
lejojmë që ne të hyjmë nga njëra derë kurse nga dera tjetër të 
arratiset personi që kërkohet ose për dritare ta hedhë objektin 
që  kërkohet.  Forca  e  bllokadës  varet  nga  rasti  konkret  dhe 
shkalla  potenciale  e  rrezikut  nga  rezistenca,  sulmi,  arratia, 
fshehja  ose  hedhja  e  sendeve  ose  nga  vet  kompleksiteti  dhe 
pesha  e  veprës  penale  me  rastin  e  së  cilës  bëhet  bllokada  me 
qëllim të sigurimit të bastisjes së suksesshme.  
¾ Nëse  janë  të  pranishëm  dy  qytetarë  të  moshës  madhore  në 
rastin  konkret  detyrimisht  ata  qytetarë  nuk  guxojnë  t’u 
nënshtrohen  rreziqeve  fizike  ose  rezistencës  së  armatosur, 
gjegjësisht sulmit. Nëse pritet rezistencë ose sulm dëshmitarët 
e  bastisjes  vijnë  vetëm  pas  kryerjes  së  rezistencës  dhe  sulmit 
dhe kur pa rrezik mund të prezantojnë. 
¾ Kur  supozohet  me  arsye  ose  pritet  rezistencë  apo  sulm  i 
armatosur  në  banesën  e  kriminelëve  të  rrezikshëm  hyhet  me 
Kriminalistika  255

kujdes të posaçëm. Me atë rast ndërtesa bllokohet sipas planit 
të veçantë. Në lokal hyhet vetëm pasi që të gjithë pjesëmarrësit 
e bllokadës t’i kenë zënë pozitat e veta, me ç’rast duhet pasur 
sidomos kujdes që të mos gjenden në  vijat e zjarrit, në rast të 
përdorimit  të  armëve  të  zjarrit  dhe  njëkohësisht  ta  dominojnë 
situatën  dhe  t’i  mbajnë  nën  mbikëqyrje  të  gjitha  daljet  që  të 
mos mund të ikë askush. Në derë trokitet dhe menjëherë zihet 
strehimi  pas  murit  nga  të  dy  anët  e  derës  dhe  delinkuenti 
(banori i banesës) ftohet ta hapë derën ose sipas rrethanave të 
rastit  dera  hapet  me  ndihmën  e  rojës  apo  të  ndonjë  personi 
tjetër,  kurse  nuk  paralajmërohet  ardhja  e  personave  zyrtarë. 
Nëse në këtë mënyrë nuk është e mundur të hyhet në banesë 
ose  të  bastiset  ajo,  atëherë  veprohet  në  të  njëjtën  mënyrë 
sikurse  kur  kriminelët  e  rrezikshëm  barikadohen  (për  çka  flitet 
më tepër në shpjegimin e veprave taktike të arrestit).  
¾ Pas  hyrjes  në  banesë  apo  në  lokalin  tjetër  së  pari  duhet  të 
bëhet kontrolli i personave të dyshimtë me qëllim të konfiskimit 
të  armëve  dhe  mjeteve  të  tjera  të  përshtatshme  për  sulm  sa 
herë që një gjë e tillë pritet, si dhe me qëllim të konfiskimit të 
objekteve të tjera që kërkohen.  
¾ Dritaret  dhe  dyert  e  banesës  dhe  lokaleve  të  tjera  me  rastin  e 
bastisjes  duhet  mbyllur  sepse  kështu  në  njëfarë  mase 
pamundësohet  hedhja  e  sendeve.  Rregull  është  që  askush  të 
mos  lejohet  të  dalë  nga  banesa  kurse  hyrja  nga  jashtë  nuk 
ndalohet,  por  të  ardhurit  legjitimohen  dhe  mbahen  nën 
kontroll. Sipas nevojës edhe ata kontrollohen. Nëse dikush nga 
anëtarët e familjes duhet të dalë (fëmija në shkollë, ambulancë, 
etj.)  duhet  të  kontrollohen  dhe  t’u  sigurohet  përcjellja 
eventuale.  Në  të  kundërtën  në  të  vërtetë  mund  të  ndodhë  që 
personi  që  del  i  paralajmëron  bashkëpjesëmarrësit,  ndihmësit 
dhe  të  tjerët  që  të  largohen,  ose  të  hedhin  apo  shkatërrojnë 
sendet  që  gjenden  në  ndonjë  vend  tjetër  të  fshehura  jashtë 
shtëpisë  ose  banesës.  Për  arsye  të  njëjtë  personat  të  cilët 
kontrollohen dhe anëtarët e familjes së tyre lejohen ta përdorin 
telefonin  për  biseda  mes  veti,  të  lëvizin  brenda  lokalit  pa 
kontroll, etj. 
¾ Lokalet  kontrollohen  një  nga  një.  Nëse  janë  më  shumë  të  tilla 
rekomandohet  siç  u  tha  më  herët,  të  bëhet  skica  ose  të 
sigurohet plani i ndërtesës. Lokalet e kontrolluara pas bastisjes 
mbyllen  që  të  mos  lejohet  futja  e  objekteve  të  kërkuara  në  to 
256  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

dhe  fshehja  e  tyre.  Brenda  një  lokali  zakonisht  kërkohet  nga 


këndet prej të majtës në të djathtën ose e kundërta, prej së larti 
poshtë  dhe  pas  kontrollimit  të  mureve  dhe  objekteve 
(mobileve)  kontrollohen  edhe  muret.  Nga  muret  kontrollohet 
mesi  i  lokalit.  Në  fund  me  kujdes  kontrollohet  dyshemeja. 
Renditja  natyrisht  mund  të  jetë  e  ndryshme  por  është  me 
rëndësi të mbahet një rend i caktuar, ashtu që të mos kalohet 
as harrohet asgjë.  
¾ Ndonëse me rastin e bastisjes e dimë çka kërkojmë gjegjësisht 
çka duhet, para së gjithash gjithmonë duhet pasur kujdes edhe 
objektet që tregojnë ekzistimin e ndonjë vepre tjetër penale si 
dhe  objektet  të  cilat  në  kuptim  të  dispozitave  të  ligjit  penal, 
duhet të konfiskohen. Sa u përket pyetjeve ku duhet kërkuar të 
gjitha, parimisht mund të thuhet: duhet të kërkohen gjithkund, 
gjithsesi,  me  kujdes  për  llojin  dhe  dimensionin  e  objektit  që 
shënohet,  por  me  atë  rast  si  udhërrëfyes  i  caktuar  mund  të 
shërbejë  profesioni,  zanati,  prirjet  e  veçanta  dhe  vetitë 
personale  të  personit  të  dyshuar.  Çdo  njeri  në  mënyrë  të 
pavetëdijshme është i ngarkuar me profesionin dhe prirjen e tij 
që mund të shprehet edhe në zgjedhjen e vendit për fshehjen e 
objektit.  Kështu  p.sh.  muratori  objektin  sigurisht  do  ta  fshehë 
në  mur,  zdrukthëtari  në  tavolinë  apo  në  pjesë  të  tjera  të 
mobileve,  amvisja  në  rroba  dhe  në  orman,  në  jastëk,  etj. 
Megjithatë udhërrëfyesi i tillë nuk guxon të na shmangë dhe të 
kërkojmë  vetëm  atje  ku  sipas  profesionit  apo  rrethanave  të 
posaçme  mund  të  pritet,  por  duhet  kërkuar  më  këmbëngulësi 
çdo  gjë  dhe  gjithkund  sendet  e  kërkuara  derisa  të  mos 
përjashtohet  mundësia  se  ato  ekzistojnë  në  banesë  ose  në 
lokalin  tjetër.  Me  këtë  rast  nuk  duhet  harruar  se  objektet  e 
kërkuara  mund  të  gjenden  edhe  atje  ku  më  së  paku  pritet. 
Mjaft  ilustrues  për  këtë  është  një  rast  nga  praktika:  Ekipi  i 
operativistëve në detajet e ka kontrolluar banesën e personit të 
dyshuar  për  keqpërdorim  të  shumës  së  madhe  të  të  hollave. 
Fillimisht  janë  kërkuar  të  hollat.  Ekipi  nuk  ka  gjetur  asgjë 
ndonëse i ka kontrolluar të gjitha përveç një vendi të vetëm i cili 
ka qenë shumë i dukshëm dhe nuk është dyshuar se aty mund 
të  lihen  të  hollat.  Të  hollat  e  keqpërdorura  kanë  qenë  në  një 
pliko të madhe mbi tavolinën e kuzhinës! Askujt nga ekipi nuk i 
ka shkuar mendja që në atë vend të kërkohen ato. 
Kriminalistika  257

¾ Pra,  rol  shumë  të  madh  me  rastin  e  kontrollimit  ka  personi  i 
autorizuar zyrtar i cili e vëzhgon të dyshuarin dhe anëtarët e tij 
gjatë  bastisjes.  Vëzhguesi  duhet  të  bisedojë  me  personin  tek  i 
cili  bëhet  bastisja  sepse,  frika,  shqetësimi,  relaksimi  apo  droja 
mund  të  përcillen  edhe  me  ngjyrën  e  zërit,  belbëzimi, 
ngatërrimi  i  fjalëve  etj.  Ndryshimet  e  tilla  ndodhin  edhe  me 
ndërrimet fiziologjike (zbehja, djersitja, dridhja,etj.). Vëzhguesi i 
kujdesshëm  do  t’i  vërejë  reagimet  e  personave  të  tillë  të 
pandërgjegjshëm  gjatë  çdo  mundësie  të  gjetjes  së  objektit  të 
kërkuar.  Pa  marrë  parasysh  që  personat  e  tillë  përpiqen  ta 
aktrojnë  gjakftohtësinë  ata  nuk  mund  ta  fshehin  shqetësimin 
kur vendi “i nxehtë” është në pikën kritike, pra ku janë sendet e 
fshehura, por gjithashtu nuk mund ta fshehin edhe lehtësimin e 
tyre  kur  kontrolluesi  i  largohet  vendit  të  tillë,  gjë  që  të  gjithë 
operativistëve  me  përvojë  do  të  mund  t’u  lehtësohej  gjetja  e 
objekteve të kërkuara.  
¾ Midis  kryesve  të  drejtpërdrejt  të  bastisjes  dhe  vëzhguesve 
duhet  të  ekzistojë  një  mënyrë  e  të  kuptuarit  paraprakisht  e 
dakorduar  sepse  bisedat  e  hapura  do  t’i  kuptonin  edhe 
personat  e  tjerë  ku  bëhet  bastisja,  me  ç’rast  do  të  shkaktohej 
dëm i caktuar taktik.  
¾ Nëse  përmes  informatorit  kuptohet  se  ku  gjenden  objektet  e 
fshehura (shënimi i saktë i strehimit të tyre) për shkaqe taktike 
nuk  bën  të  shkohet  drejt  në  atë  vend,  por  bastisja  fillon  si 
zakonisht  sipas  sistemit  të  rëndomtë  në  mënyrë  që  të  mos 
zbulohet informatori. 
¾ Bastisja  bëhet  në  të  gjitha  lokalet  që  i  përkasin  të  dyshuarit 
(pronarit ose bartësit të të drejtës së banimit ose lokalit afarist). 
Mirëpo,  nëse  ekziston  dyshimi  i  bazuar  se  objektet  e  kërkuara 
janë  strehuar  te  farefisi,  miku  apo  shoku  ose  ortaku,  atëherë 
bastisja zgjerohet edhe në lokalet e tyre. Prandaj, në kuadër të 
përgatitjeve  dhe  planifikimit  siç  është  cekur  gjithmonë  krahas 
vlerësimit ku duhet kërkuar duhet të vlerësohet dhe definohet 
te kush duhet kërkuar.  
¾ Me  rastin  e  bastisjes  duhet  pasur  kujdes  për  mundësinë  e 
fshehjes  së  objekteve  në  strehimet  ekzistuese  potenciale, 
zbrazëtirat,  etj,  si  dhe  në  vendet  e  fshehta,  speciale  të 
përshtatura.  
c) Strehimet  e  mundshme  pa  përshtatje  të  posaçme.  Mundësitë  e 
fshehjes në banesë dhe në lokalet e tjera duke i shfrytëzuar lokalet 
258  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

që tashmë janë të përshtatshme, zbrazëtirat, etj, pothuajse janë të 
pakufizuara e që varet krejtësisht nga aftësia e të dyshuarit dhe nga 
lloji  dhe  dimensioni  i  objektit  që  fshihet,  sepse  sa  më  të  vegjël  të 
jenë objektet aq më lehtë është që të fshihen. P.sh. do të cekim se 
në çka duhet përqendruar vëmendjen me rastin e bastisjes.  
Objektet e ndryshme (varësisht prej veçorive, madhësisë dhe strukturës) 
mund të fshihen prandaj duhet të kërkohen me kujdes të posaçëm: 
¾ Në mure dhe mbi mure (pas pasqyrës, pas pikturës, pas kalendarit, 
etj.); 
¾ Në kornizat e fotografive dhe pikturave, pas pasqyrave, diplomave, 
pikturave të shenjtëve, etj.; 
¾ Në  mobile  dhe  në  orendi  (në  ormanë,  vitrina  nate,  shtretër, 
komodë, rrëgall, rafte, tavolina, karrige, fotele, etj.); 
¾ Në  pjesën  e  poshtme  të  karriges,  tavolinës,  etj,  me  ngjitje  (me 
ngjitës, kit, trakë ngjitëse, etj.); 
¾ Në  zbrazëtirat  e  mobileve  të  punuara  me  gypa,  zbrazëtirat  e 
këmbëve të karrigeve, tavolinave, etj.; 
¾ Në  pjesët  e  varëseve,  në  paradhomë  ose  orman,  në  zbrazëtirat  e 
varëseve, ombrella, etj.; 
¾ Në  rrobat  e  hekurosura,  të  papastra  (në  kofinin  e  rrobave  ose  në 
rrobalarëse), në jastëk, jogi, jorgan, dhe shtroja të tjera, etj.; 
¾ Në  legen  të  WC‐së,  në  gypat  e  ngrohjes  qendrore,  të  plinit,  luster 
dhe të qirinjve, etj.; 
¾ Në  bombola  dhe  në  enë  të  kuzhinës  (tasat,  tenxheret,  bombolat  e 
lëngjeve, në kripë, sheqer, etj.); 
¾ Në  instrumentet  muzikore  (piano,  kuti  violine,  kitarë,  harmonikë, 
etj.); 
¾ Në  vendet  dhe  zbrazëtirat  e  TV,  radioaparatit,  magnetofonit, 
transistorit, frigoriferit, etj.; 
¾ Në lodrat e fëmijëve; 
¾ Në libra; 
¾ Në vazo, tasa dhe sënduk lulesh; 
¾ Në trofe dhe rekuizita sportive; 
¾ Në  vende  shumë  të  dukshme,  p.sh.  mbi  tavolinë  të  kuzhinës,  nën 
gazetën  ditore  (dihet  nga  psikologjia  se  gjërat  më  të  dukshme 
shpesh nuk vërehen); 
¾ Në  shporet,  kaminë,  tymtar,  hedhurina,  hi,  nën  dru,  nën  thëngjill, 
etj.; 
¾ Në  tavan,  midis  ose  nën  rroba  të  vjetra,  në  grurë,  në  miell,  pas 
trarit, etj 
Kriminalistika  259

¾ Në bodrum, garazh, pleme, etj. 
d) Strehimorja  e  ndërtuar  speciale  ose  e  përshtatur  speciale  e 
fshehtë. Strehimoret e fshehta mund të jenë speciale të ndërtuara, 
të  ndrequra  ose  të  meremetuara,  të  kamufluara  “qorr”,  hapësirat 
në banesë, në ndërtesa afariste ose të banimit, ndërtesa bujqësore, 
etj. Edhe pse strehimoret e tilla në banesat dhe shtëpitë e sotme të 
ndërtuara  serike  dhe  të  tipizuara  nuk  përjashtohet  mundësia  që 
ndonjë  kriminel  profesional  sidomos  kontrabandistët  që  janë 
përcaktuar gjatë për veprimtari kriminale ta planifikojnë edhe këtë 
veprimtari,  atëherë  ndërtojnë  strehimore  të  tilla  dhe  bunkerë. 
Prandaj në rast dyshimi duhet të maten të gjitha muret (gjatësia dhe 
trashësia  e  tyre)  dhe  sipërfaqja  e  lokalit  dhe  të  krahasohen  me 
planin  e  ndërtesës,  gjegjësisht  lokalit.  Kjo  gjithashtu  vlen  edhe  në 
aspektin e ekzistimit të dyshemeve të dyshimta “qorre”. Dallimi në 
dimensione  i  mureve,  dyshemeve  dhe  ndërmjetësve  si  në 
kuadraturë  ashtu  edhe  kubaturë  në  krahasim  me  atë  që  është  në 
përshkrim,  gjegjësisht  në  plan  e  arsyetojnë  dyshimin  se  ekzistojnë 
ndërtime të fshehta brenda ose bunkerë. Zbrazëtirat eventuale dhe 
daljet  e  kamufluara  në  mure  mund  të  konstatohen  duke  i  goditur 
me  çekan  ose  objekt  tjetër  të  përshtatshëm  murin,  me  ç’rast 
zbrazëtirat  japin  tinguj  kumbues.  Bunkerët  e  fshehtë  dhe 
strehimoret  nganjëherë  mund të  gjenden  nën shkallë, mbi furrat e 
murosura dhe në korridor. 
Hyrjet e fshehta në ata bunkerë mund të jenë të kamufluara me ndonjë 
varëse  muri,  orman,  rrëgall  të  fiksuar,  rafte,  pasqyrë  muri,  shporet,  fotografi, 
tapeta  muri  etj,  prandaj  mobilet  dhe  sendet  e  tjera  jo  vetëm  që  duhet  të 
kontrollohen  por  edhe  të  lëkunden  nga  muri,  të  largohen  nga  një  vend  në 
tjetrin  dhe  sipas  nevojës  edhe  shkoqen  tapetat.  Duhet  pasur  kujdes  që  disa 
objekte mund të jenë edhe të groposura, të fshehura nën parket, në tokë, në 
kopsht,  në  garazh,  etj.  Me  një  mbikëqyrje  të  kujdesshme  mund  të  vërehen 
shenja  të  caktuara  dhe  gjurmë  të  fshehjeve  të  tilla.  Nëse  p.sh.  ka  vija  në 
dërrasa ose nëpër kënde të dyshemesë ose parketit që janë të freskëta, nëse 
edhe nuk ka në to pluhur ose papastërti si në të gjitha të tjerat, nëse rishtazi 
është mbjell lulja jo vetëm në një vend, nëse rishtazi është gëlqerosur vetëm 
një mur ose pjesë e tij, nëse tapetat janë ndërruar vetëm në një pjesë të murit, 
nëse  dheu  në  bodrum  është  i  shprishtë  dhe  i  freskët  e  i  mihur,  etj,  krejt  kjo 
shërben si indikator ku duhet kërkuar.  
Strehimoret e fshehta mund të jenë të ndërtuara në vende të posaçme 
dhe  në  skaje  të  mobileve  dhe  objekteve  të  tjera,  p.sh.  (fundi  i  dyfishtë  në 
tavolina, ormani i natës, sëndukët e ndryshëm, pjesët e dyfishta të mobileve, 
260  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

etj.), për çka me rastin e bastisjes gjithashtu duhet pasur kujdes. Vlen të kihet 
kujdes sidomos për atë që disa objekte shpesh fshihen duke i qepur në rroba, 
shtroja,  tapiceri  të  mobileve,  etj.  Disa  kriminelë  i  fshehin  gjërat  edhe  në 
shtrojën e krevatit ku shtrihet i sëmuri ose i sëmuri i simuluar, në rast nevoje 
dhe në raste të tjera duhet thirrur mjeku. 
Mjete  ndihmëse  për  bastisje  mund  të  konsiderohen  detektorët  për 
metal  dhe  qentë  gjurmues.  Detektori  për  metal  mund  të  shfrytëzohet  me 
sukses për gjetjen e objekteve të metalta me supozim se në atë rreth nuk ka 
objekte  të  tjera  të  metalta  për  bastisje.  Kështu  p.sh.  është  e  padobishme 
shfrytëzimi i detektorit për metal në ndërtesë me armaturë dhe beton (sepse 
në  beton  ka  hekur),  pastaj  në  afërsi  të  instalimeve  të  metalta,  veglave,  radio 
dhe TV antenave, enëve të metalta, etj. Qeni gjurmues mund të shfrytëzohet 
me  sukses  me  rastin  e  kërkimit  të  personave,  kufomave  dhe  narkotikëve, 
përndryshe  në  rastin  e  bastisjes  shfrytëzohen  edhe  mjetet  e  ndryshme 
ndihmëse  ‐  varësisht  prej  llojit  dhe  madhësisë  së  tyre  dhe  prej  vendeve  të 
mundshme të supozuara: shufrat e metalta, çekan, lopatë, varreza, etj. deri te 
buldozerët dhe ekskavatorët. 
Në  fund,  lidhur  me  bastisjen  e  banesave  dhe  lokaleve  të  tjera  duhet  të 
përmenden edhe dy gjëra të cilat në aspektin taktik janë shumë të rëndësishme. 
Së  pari,  me  rastin  e  përgatitjes  dhe  kryerjes  së  bastisjes  duhet 
udhëhequr edhe me parimin e proporcionalitetit. Midis vlerës dhe rëndësisë së 
objektit të kërkuar ose personit dhe madhësisë dhe gjerësisë së bastisjes duhet 
të ekzistojë baraspeshë e arsyeshme. Tjetër duhet të jetë dimensioni i masave 
dhe veprimeve nëse kërkohet ndonjë gjë e zakonshme, p.sh. biçikleta ose ora e 
vjedhur  te  kryesi  i  zakonshëm  natyror  i  veprës  penale,  gjegjësisht  i  dyshuari, 
kurse  ndryshe  nëse  bastisja  bëhet  te  banditi  i  rrezikshëm  ‐  kontrabandisti  i 
drogës, falsifikuesi i parave, etj. Derisa në rastin e parë bastisjen mund ta bëjnë 
gjithsej  2  persona  zyrtarë,  në  rastet  e  tjera  më  të  ndërlikuara  dhe  të  rënda 
kërkohet numër më i madh i operativistëve. I njëjti kriter vlen edhe në raport 
me  dimensionin  dhe  gjerësinë  e  bastisjes,  në  raport  me  shpërndarjen, 
demontimin  e  mobileve,  thyerjen,  mihjen,  etj.  Mirëpo,  bastisja  kurrë  nuk 
guxon  të  bëhet  sipërfaqësisht,  sepse  atëherë  më  shumë  mund  të  ketë  dëm 
sesa dobi. 
E dyta, bastisja e kryer një herë në banesë apo lokal nuk do të thotë të 
mos përsëritet më. Bastisja duhet të përsëritet nëse për këtë ekzistojnë arsyet 
taktike.  Shpesh  konsiderohet  se  banesa  e  bastisur  është  strehimorja  më  e 
mirë,  prandaj  kriminelët  e  rryer  i  shfrytëzojnë  me  të  madhe.  Situatën  e  tillë, 
duke  shfrytëzuar  parimin  taktik  të  befasisë,  duhet  shfrytëzuar  edhe  personat 
zyrtarë  të  autorizuar.  Përveç  kësaj,  nganjëherë  rezultati  i  bastisjes  është  i 
lodhtë ose gjysmak, për arsye se nuk kemi ditur çka duhet kërkuar krejt, dhe në 
Kriminalistika  431

3. GJURMËT  
 
Me  gjurmë  në  aspektin  kriminalistik  sot  nënkuptohen  ndryshimet 
materiale në realitetin objektiv, të cilat janë të njohura dhe të cilat janë krijuar 
në lidhje ose me rastin e kryerjes ose përgatitjes së veprës penale dhe të cilat 
kanë  një  vlerë  të  caktuar  dëshmuese  në  procedurën  e  identifikimit 
kriminalistik.  Gjurmët  mund  të  krijohen  ose  të  shkaktohen  me  veprimin  e 
njerëzve, kafshëve dhe të gjësendeve.  Fjala është për ndryshimin material në 
realitetin  objektiv  në  raport  me  gjendjen  ekzistuese  para  ndryshimit, 
gjegjësisht para kryerjes ose tentimit të veprës penale.  
Gjurma  definohet  edhe  si  ndryshim  energjetik  kriminologjikisht  i 
matshëm i situatës materiale në botën e jashtme dhe e cila është e njohur nga 
ana e organit të procedurës.111  
Nën ndikimin e teorisë së informatës gjurma definohet edhe si bartëse e 
informatës,  si  sinjal  material.  E  tërë  bota  organike  dhe  joorganike  ofron 
informata përmes sinjalit të bartësve material të informatave. Edhe pse gjurma 
vetvetiu nuk është informatë stricto sensu, sepse si nismë pranohet përmbajtja 
informative e gjurmës e jo format e tij materiale (burimor apo i derivuar), në 
praktikën  kriminalistike  gjurma  barazohet  me  informatën  nëse  si  pikë 
nismëtare  e  pranojmë  përmbajtjen  informative  të  gjurmës  e  jo  formën  e  saj 
materiale.  Ky  është  nocioni  i  gjurmës  kriminalistike  në  kuptimin  e  gjerë  të 
fjalës.  
Gjurma  kriminalistike  në  kuptimin  e  ngushtë  të  fjalës  është  ndryshimi 
material  e  cila  u  manifestua  në  botën  e  jashtme,  e  cila  është  e  njohur  dhe 
është kriminologjikisht relevante dhe e cila është rezultat i procesit të mbajtjes 
dhe/ose  të  ndarjes  (separacionit),  dhe  e  cila  për  shkak  të  procesit  në  të  cilën 
specifikacionet  janë  shndërruar  në  veçori  që  mundësojnë  identifikimin  e 
shkaktarëve të gjurmës (ose grupifikimn e saj) dhe/ose tërësinë e mëhershme 
(dëshmi e përkatësisë ndaj tërësisë së mëhershme).  
Gjurmët duhet të njihen nga ana e organit të procedurës, që do të thotë 
se duhet të pasqyrohen në vetëdijen e tij.  
                                                            
111
  Forenziku  i  njeh  gjurmët dhe e  studion  vendin e  krimit.  Gjurmët  mblidhen,  përgatitetn  dhe 
dokumentohen. Pason procedura e individualizimit. Secili vend i krimit kërkon qasje specifike 
dhe përpunim, kështu që në vendin e hapur përpunohet tokat, shkurrat. http://www.metro‐
portal.hr/vijesti/metro‐ekskluziv/americke‐csi‐serije‐nemaju‐veze‐sa‐stvarnom‐forenzikom, 
6.5.2008 18:34 
432  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

Gjurmët  mund  të  jenë  materiale,  por  edhe  jo  materiale  të  natyrës 
ideale.  Këto  të  fundit  janë  gjurmë  në  memorien  e  njerëzve,  „të  shkruar“  si 
engram në shtresën gri të trurit.  
Ndryshimet materiale në realitetin objektiv që konsiderohen gjurmë në 
aspektin kriminalistik mund të krijohen në vendin e ngjarjes kriminale, objektin 
e sulmuar, trupin, rrobat dhe të mbathurat e personave, cilindo vend që është 
në lidhje me veprën penale dhe atë në të gjitha fazat e krijimit të saj.  
Gjurma  është  nocion  rezultant  në  kriminalistik,  i  cili  përfshin  gjurmët  e 
krijuara me shtypjen në marrësin e gjurmës (gjurmët shenja, gjurmët reliefë), 
gjurmët  e  krijuara  me  prerjen,  thyerjen  etj.  Dhe  gjurmët  separatë  që  janë 
krijuar me ndarjen nga tërësia e mëparshme të cilës i kanë takuar.  
Procesi  i  reflektimit  supozon  ekzistimin  e  origjinalit,  kopjes,  (shenja, 
shtypja) dhe të diçkaje që kryen ndërmjetësimin në mes të njërës dhe tjetrës.  
Procesi  i  ndarjes  ose  separacionit  është  proces  në  të  cilin  origjinali 
shndërrohet si tërësi në së paku dy ose më shumë origjinale, pavarësisht nga 
gjendja agregate e origjinalit.  
Nocioni  gjurma  kriminalistike  nuk  ka  domethënie  vetanake  nëse 
përdoret  jashtë  procedurave  të  identifikimit  kriminalistik.  Secila  gjurmë 
kriminalistike duhet në esencë të jetë e ndërlidhur me veprën penale.  
Për  çdo  ditë  operohet  me  nocionin  gjurmë  si  kategori  profesionale 
ontologjike dhe shkencore. Fjala gjurmë gjendet në përdorim të përditshëm në 
domethënien  e  vet  shprehëse,  për  shembull,  t’i  biesh  dikujt  në  gjurmë. 
Njëkohësisht,  nocioni  gjurmë  përdoret  çdo  ditë  edhe  si  kategori  profesionale 
në kriminalistikë dhe në të drejtën penale.  
Konceptet  shkencore  të  gjurmës  si  reflektim  (gjurma  refleksion)  të 
strukturës  së  jashtme  bazohet  në  qëndrime  të  caktuara.  Secili  veprim  i 
ndërsjellë  në  mes  të  gjësendeve,  dukurive  dhe  proceseve  shprehet  në 
shkëmbimin e informatave. Duke marrë parasysh në llojllojshmërinë e gjërave 
dhe  dukurive  bëhet  fjalë  për  informatat  të  llojllojshme.  Nga  specifikat  e 
gjërave, dukurive dhe raporteve del edhe tipi i veprimit të ndërsjellë të njërit 
ndaj  tjetrit.  Gjërat  që  ndikojnë  në  mënyrë  të  ndërsjellë  mund  të  jenë  në  rol 
aktiv apo pasiv, një moment në njërin e një tjetër në tjetrin (në një moment në 
to ndikohet ndërsa në tjetrin ato janë në kundërveprim).  
Në lidhje me këtë duhet dalluar:  
1) objekti i cili krijon gjurmën, i ashtuquajturi shkaktarë i gjurmës,  
2) objekti në të cilën krijohet gjurma, reflektohet, ose gjësendi nga i cili 
gjurma është përbërë, i ashtuquajturi bartës i gjurmës dhe  
3) kontakti  si  rezultat  i  veprimit  të  ndërsjellë  në  mes  tyre,  i 
ashtuquajturi kontakti traseologjik.  
Kriminalistika  433

Që  një  ndryshim  në  botën  materiale  të  jetë  gjurmë  në  kuptimin 
kriminalistik duhet plotësuar këto kritere:  
1) duhet  të  jetë  kriminologjikisht  (dhe  penalisht)  relevante,  që  do  të 
thotë se gjurma duhet të jetë në lidhje me veprën penale,  
2) duhet të bëhet fjalë për ndryshim material dhe  
3) ndryshimi duhet të jetë adekuat për identifikim ose së paku grupim.  
Vetë gjurmët dhe klasifikimi i tyre janë kategori historike, sepse shkenca 
për  çdo  ditë  zbulon  lloje  të  reja  të  gjurmëve,  veçanërisht  në  lëmin  e 
mikrogjurmëve kontaktuese. 
 
3.1. Mikro dhe makrogjurmët  
 
Mikrogjurmët  (kriminalistike)  janë  gjurmë  përmbajtja  informative  e  të 
cilave  qëndron  nën  pragun  e  shqisave  të  njeriut,  andaj  këto  ndryshime 
kriminologjikisht relevante nuk mund të vërehen me shqisat dhe ekzistimi i të 
cilave  presupozohet  dhe  të  cilat  mund  të  bëhen  zbuluese‐dëshmuese  vetëm 
me  aplikimin  e  principeve  të  gjurmimit  kriminalistike‐teknike,  si  dhe  me 
zhvillimin e metodave dhe mjeteve për sigurimin dhe vlerësimin e tyre.  
Mikrogjurmët  transmetohen  në  numrin  më  të  madh  me  “kontakt” 
kriminal  dhe  me  proceset  e  tjera  fizikale  (p.sh.  zgjerimi  i  aromave).  Andaj, 
gjithmonë duhet pasur kujdes për të ashtuquajturat zonat kontaktuese.  
Teorinë  themelore  për  krijimin  e  mikrogjurmëve  e  përbënë  teoria 
kontaktuese e mikrogjurmëve ose teoria e transferimit. Sipas kësaj teorie kur 
vjen deri te kontakti në mes të dy objekteve në mënyrë të obliguar vjen deri te 
shkëmbimi i caktuar, transmetimi i gjësendeve në cilëndo formë nga një objekt 
në tjetrin.  
Bazën  natyrore‐shkencore  të  teorisë  kontaktuese  të  mikrogjurmëve  e 
përbëjnë dukuritë si vijon:  
1) shkëputja, thyerja, thërrmimi,  
2) adhesioni, dhe  
3) difuzioni.  
Gjurmët  kontaktuese  në  kriminalistikë  i  quajnë  edhe  „elemente 
udhëheqëse  kriminalistike“.  Ata  mund  të  jenë:  me  prejardhje  organike  ose 
inorganike ose të përziera.  
Mikrogjurmët ose vendet për të cilat supozohet që ato janë aty gjinden 
në  bazë  të  njohjes  së  procesit  me  të  cilin  ato  krijohen  dhe  zbatimin  e 
rikonstruimit  mendor.  Gjithmonë,  duhet  planifikuar  më  shumë  versione  të 
nëntë pyetjeve të arta të kriminalistikës dhe të merren në konsideratë të gjitha 
mundësitë reale, format e kontaktit dhe të transmetimit të mikrogjurmëve në 
mes të kryerësve, objektit të sulmuar, vendit të kryerjes dhe vendeve të tjera 
434  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

relevante. Secila mikrogjurmë relevante dëshmon ndërlidhjen e vet me veprën 
penale dhe/ose kryerësin, gjegjësisht objektin e sulmit.  
Mikrogjurmët me bindshmërinë e tyre logjike e detyrojnë kryerësin që të 
pranojë  veprën,  ndërsa  gjyqit  i  japin  themel  për  dënim  edhe  pa  pranimin.  Sa 
më të imta dhe të padukshme të jenë mikrogjurmët kryerësi është më pak në 
gjendje  t’i  shkatërrojë,  ndërsa  fuqia  e  tyre  dëshmuese  është  më  e  madhe. 
Mblidhen  me  metoda  dhe  mjete  të  posaçme  siç  janë:  thithëset  speciale, 
shiritat  ngjitës,  folitë  daktiloskopike,  gdhendje,  thithje,  shkop  të  elektrizuar, 
magnet, deri te cilindrat e posaçëm të vakumizuar për marrjen e mostrave të 
ajrit (mikrogjurmët si aromë).  
Mikrogjurmët në traseologjinë bashkëkohore kriminalistike nuk gëzojnë 
kurrfarë  statusi  të  posaçëm  në  kuadër  të  gjurmëve  kriminalistike.  Të  gjitha 
principet  themelore  të  cilat  vlejnë  për  gjurmët  në  përgjithësi  vlejnë  edhe  për 
mikrogjurmët.  
Karakteristikat dhe specifikat e mikrogjurmëve dalin nga elementi i tyre 
sasior  dhe  hapësinor,  që  reflektohet  në  planin  metodologjik  në  raport  me 
metodat  e  veçanta  taktike  dhe  teknike  të  gjurmimit,  gjetjes  dhe  sigurimit  të 
këtyre  gjurmëve,  si  dhe  interpretimin  e  tyre  përmes  ekspertëve  dhe 
përdorimin e instrumentariumit të posaçëm laboratorik.  
Makrogjurmët  paraqesin  gjurmë  të  dukshme  të  dimensioneve  më  të 
mëdha.  Makrogjurmët  kryesisht  vërehen  lehtë,  pa  përdorimin  e  mjeteve  të 
posaçme, lehtë fiksohen dhe kjo kryesisht nuk theksohet posaçërisht.  
Pasi që këto gjurmë lehtë vërehen për fiksimin e tyre zbatohen rregullat:  
1) të vërejturit,  
2) shënjimi,  
3) përshkrimi,  
4) fotografimi,  
5) skicimi,  
6) aservimi.  
Bëhet  fjalë  për  veprim  i  cili  quhet  formimi  proceso‐juridik  i  gjurmës. 
Megjithatë,  në  kriminalistikë  autorë  të  caktuar  operojnë  edhe  me  nocionin 
megagjurmë, që paraqesin një formë të makrogjurmëve. Specifika e tyre është 
në  madhësinë  dhe  hapësiren  që  e  zënë.  Nga  aspekti  kriminalistik‐teknik  i 
problemit  te  megagjurmët  është  marrja  e  mostrës  reprezentative,  kështu  që 
mënyra klasike e përpunimit të këtyre gjurmëve nuk është e mundur.  
Mostrat reprezentative të megagjurmëve sigurohen në shumë mënyra:  
1) me  marrjen  e  mostrave  nga  më  shumë  lokacione  dhe  shënjimi  me 
kujdes i vendeve nga janë marrë.  
2) marrja  e  mostrës  integrale  (i  cili  për  përpunimin  laboratorik  është 
më i papërshtatshmi, sepse mostrat humbin individualitetin e tyre.  
Kriminalistika  435

Makrogjurmët paraqiten në shumë forma: 
1) gjurmët e dukshme dhe të padukshme (latente); 
2) gjurmët reliefë dhe sipërfaqësore; 
Gjurmët e dukshme janë gjurmët që lehtë vërehen dhe janë të dukshme 
me sy pa përdorimin e mjeteve optike.  
Gjurmët  e  padukshme  mund  të  jenë  të  padukshme  për  shkak  të 
dimensioneve të tyre të vogla ose për shkak të veçorive të tyre, si dhe veçorive 
të  rrethinës  që  i  bëjnë  ato  të  padukshme.  Në  rastin  e  parë  bëhet  fjalë  për 
mikrogjurmë ndërsa në të dytin për makrogjurmë të llojit latent.  
Gjurmët  reliefë  i  kanë  qartë  të  shprehura  që  të  tri  dimensionet.  Ato 
quhen edhe gjurmë tridimensionale. Këto gjurmë paraqesin negativin e reliefit 
të ndonjë gjurme.  
Janë dy kushte që ato të krijohen: (1) që baza në të cilën krijohen të jetë 
e  materialit  të  butë  ‐  plastik  dhe  (2)  që  të  ekzistojë  një  shtypje  e  caktuar  e 
ndonjë objekti në bazën e përmendur plastike. Sa më e madhe të jetë shtypja 
më i theksuar është edhe reljefi.  
Megjithatë,  shtypja  tepër  e  madhe  në  bazën  shumë  të  butë  nuk  do  të 
jepë  rezultate  andaj  flitet  për  përkufizime  gjatë  krijimit  të  këtyre  llojeve  të 
gjurmëve dhe këto gjurmë nuk do të jenë të përdorshme. Sidoqoftë, pasi që te 
gjurmët  reljefe  bëhet  fjalë  për  negativin  që  paraqet  gjësendin  i  cili  e  ka  lënë 
atë,  në  përpunimin  kriminalistiko‐teknik  duhet  të  përkthehet  në  pozitiv.  Kjo 
bëhet  me  shkrimje  ose  mulazhim,  pra  me  krijimin  e  derdhjes/rrjedhjes  së 
gjurmës.  
 
3.2. Procedurat kriminalistike në vendin e ngjarjes penale me qëllim 
         të sigurimit të gjurmëve materiale për analiza forenzike  
 
Gjurmët  materiale  të  cilat  gjinden  në  vendin  e  ngjarjes  penale  janë  një 
ndër lëmënjtë më kritikë të punës policore. Një nga qasjet e gabuara të kësaj 
problematike  dhe  që  ndërlidhet  me  kuptimin  modern  të  shekncës  forenzike 
është sjellja e punës me dëshmitë materiale ekskluzivisht në lidhje me punën e 
laboratoreve  kriminalistikë.  Është  fakt  se  aftësia  e  laboratorit  që  të  ofrojë 
arsyetim  në  baza  shkencore,  në  masë  të  madhe  varet  nga  vërejtja,  mbledhja 
dhe dokumentimi i dëshmive në vendin e ngjarjes kriminale. Në këtë kontekst 
edhe  vetë  kriminalistët  që  gjinden  në  vendin  e  ngjarjes  bëhen  në  masën  e 
njëjtë pjesë e shkencës forenzike,112 si dhe eksperti në laborator i cili dëshmitë 
e gjetura ia nënshtron ekspertizës gjegjëse forenzike.  
                                                            
112
 Shkenca forenzike është grumbull i principeve shkencore dhe metodave teknike që aplikohen 
me rastin e hetimit të veprave penale me qëllim të dëshmimit të ekzistimit të veprës penale 
dhe  t'i  ndihmojë  drejtësisë  që  të  vërtetojë  kryerësinë  e  krimit  dhe  modus  operandin  e  tij. 
Kriminalistika  289

3. KRIMINALITETI I PËRGJITHSHËM (KLASIK) 
 
Kriminaliteti  i  përgjithshëm  quhet  edhe  kriminalitet  klasik  ose 
kriminalitet  i  zakonshëm.  Ky  emërtim  është  shfaqur  së  pari  në  statistikën 
gjyqësore  e  pastaj  është  pranuar  edhe  nga  policia.  Sot  dominon  termi 
kriminalitet i përgjithshëm gjegjësisht kriminaliteti klasik. 
Ekzistojnë pikëpamje lidhur me interpretimin e nocionit të kriminalitetit 
të përgjithshëm gjegjësisht kriminalitetit klasik.  
Në  praktikën  e  statistikës  së  drejtësisë  nocioni  kriminalitet  i 
përgjithshëm përfshin të gjitha veprat penale, përveç veprave penale nga fusha 
e kriminalitetit ekonomik. Statistika e ka marrë karakterin e tipareve të objektit 
të  sulmuar  si  kriter  themelor  për  ndarjen  e  kriminalitetit  në  ekonomik  e  të 
përgjithshëm.  
Karakteristika të këtij kriminaliteti janë: 
a) Veprat e kryera më së shpeshti janë të dukshme dhe, si rregull, janë 
të  njohura  menjëherë  pas  kryerjes.  Ato,  kryesisht,  paraqiten  prej 
palëve të dëmtuara (personave fizikë apo juridikë); 
b) Kryesit e veprave penale, së paku te ne, në masë të madhe, janë të 
njohur që në momentin e kryerjes së veprës penale. Për këtë sferë të 
kriminalitetit  është  karakteristik  edhe  bashkimi  i  kriminelëve  dhe 
profesionalizmi i kryerjes së disa delikteve, llojllojshmëria e formave 
manifestuese,  ndryshimi  dhe  përshtatja  e  mënyrave  të  kryerjes, 
aftësimi  i  vazhdueshëm  për  mënyra  të  ndryshme  të  kryerjes  së 
veprave penale, makabriteti gjatë kryerjes së delikteve më të rënda, 
përhapja  e  disa  delikteve  (pasurore,  etj.).  Për  këto  delikte,  sidomos 
për ato më të rëndat dhe më të përhapurat dhe më makabre është 
karakteristik edhe shqetësimi i qytetarëve. Ndriçimi gjegjësisht mos 
ndriçimi  i  këtyre  delikteve  (vrasjeve,  plaçkitjeve,  dhunimeve, 
vjedhjeve të rënda, etj.) është masë për vlerësimin e qytetarëve për 
personat zyrtarë të autorizuar dhe të shërbimeve përkatëse.  
Shprehja “kriminalitet klasik” ka të bëjë më shumë me grupimin e këtyre 
veprave penale sipas objekteve të mbrojtjes. Kjo nuk do të thotë assesi se këto 
forma nuk manifestohen edhe në forma të tjera dhe me vepra të reja penale 
(p.sh. rrëmbimi i aeroplanëve, ndotja e ambientit të njeriut, etj.). 
Por, nga pozicioni i operativës, mendojmë se me nocionin kriminalitet i 
përgjithshëm duhet të nënkuptohen këto vepra penale: 
290  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

¾ veprat penale kundër jetës dhe trupit, 
¾ veprat penale kundër lirive dhe të drejtave të njeriut, 
¾ veprat penale kundër të drejtave të të drejtës për punë, 
¾ veprat penale kundër nderit dhe autoritetit (dinjitetit), 
¾ veprat penale kundër integritetit seksual 
¾ veprat penale kundër martesës dhe familjes, 
¾ veprat penale kundër shëndetit publik, 
¾ veprat penale kundër pasurisë, 
¾ veprat  penale  kundër  mjedisit,  kafshëve,  bimëve  dhe  objekteve 
kulturore, 
¾ veprat  penale  kundër  sigurisë  së  përgjithshme  të  njerëzve  dhe 
pasurisë, 
¾ veprat penale kundër sigurisë së trafikut publik, 
¾ veprat penale kundër administrimit të drejtësisë, 
¾ veprat penale kundër rendit publik dhe veprimeve juridike. 
Në  shqyrtimin  e  më  tejmë  do  të  ndalemi  vetëm  në  metodikën  e 
ndriçimit të veprave penale më të rënda, më të rrezikshme për shoqërinë dhe 
më të përhapura të fushës së kriminalitetit të përgjithshëm. 
 
3.1. Deliktet e gjakut (veprat penale kundër jetës dhe trupit) 
 
Kontrolli operativ në raport me veprat më të rënda penale kundër jetës 
dhe  trupit  (të  gjitha  llojeve  të  vrasjeve)  ka  të  bëjë  me  kontrollin  dhe 
mbikëqyrjen  e  personave  që  janë  konsideruar  që  më  parë  potencialisht  të 
rrezikshëm dhe dallimin e vrasjeve të natyrshme prej vrasjeve të dhunshme. 
Kjo  arrihet,  ndër  të  tjera,  edhe  nëpërmjet  një  bashkëpunimi  me 
institucionet shëndetësore. 
Është  e  rëndësishme  që  të  theksohet  se  “vdekja  e  natyrshme”,  ajo  që 
quhet  “vetëvrasje”  apo  zhdukja  e  personit  nuk  do  të  thotë  se  ato  nuk 
konsiderohen  si  raste  të  dyshimta.  Sapo  të  veçohen  këto  raste,  ato  bëhen 
objekt i përpunimit kriminalistik dhe, eventualisht, edhe i hetimit formal. Në të 
vërtetë, çdo vdekje jo e natyrshme i nënshtrohet përpunimit kriminalistik, i cili 
nënkupton  edhe  veprime  të  caktuara  hetimore  (shikimi,  ekspertiza,  etj.),  të 
cilat ndërmerren me qëllim të përcaktimit të shkakut të vërtetë të vdekjes. 
Hetimi  i  vrasjeve  bën  pjesë  në  përpunimin  kriminalistik  dhe  jo  në 
kontrollin  operativ.  Por,  me  që  midis  këtyre  dy  drejtimeve  të  veprimtarisë 
operative nuk ekzistojnë kufij të vrazhdë, njohuritë te të cilat arrihet nëpërmjet 
344  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

kontrollit  mjeko‐ligjor,  edhe  për  shkak  se  në  rastin  konkret  (në  qoftë  se 
ekspertiza mjeko‐ligjore vërteton pohimet e tij, mund të bëhet fjalë për tentim 
dhunimi, i cili është i dënueshëm. 
 
3.3. Kriminaliteti pronësor (Veprat penale kundër pasurisë,  
         nenet 252 deri 274 të KP të Kosovës) 
 
Veprat  penale  kundër  pasurisë  shoqërore  dhe  private  (kriminaliteti 
pasuror) janë mjaft të përhapura. Sipas disa vlerësimeve, ato përbëjnë madje 
deri  në  50  për  qind  të  veprave  penale  në  përgjithësi.  Sipas  numrit  të 
përgjithshëm të kriminalitetit të zbuluar, deliktet pronësore përbëjnë madje 70 
për qind të numrit të përgjithshme të veprave penale, sepse shumë forma të 
tjera  të  kriminalitetit  se  janë  të  fshehura  ‐  të  pavërejtura.  Karakteristikat 
kryesore  të  delikteve  pronësore  janë:  masiviteti,  mos  fshehja  (të  dëmtuarit  i 
paraqesin  rregullisht  rastet)  dhe  anonimiteti  i  kryesve  të  tyre  (si  rregull,  në 
çastin e kryerjes autorët janë të panjohur). Deliktet pronësore bëjnë pjesë në 
kriminalitetin  klasik.  Në  të  vërtetë,  këto  janë  deliktet  “më  klasike”,  sepse 
mbrojtja  penalo‐juridike  e  pronës  private  është  themeluar  që  me  lindjen  e 
shtetit dhe të drejtës. Së këndejmi, ato janë vetëm kushtimisht të veçuara nga 
grupi i kriminalitetit klasik, për shkak të karakteristikave të përmendura.  
Format  e  manifestimit  dhe  shenjat  e  delikteve  pronësore  u  janë  të 
njohura  mirë  të  gjithë  personave  zyrtarë  të  autorizuar  të  policisë,  përfshirë 
edhe kujdestarët dhe patrullat, sepse këto delikte hasen dhe përpunohen çdo 
ditë, sepse të dëmtuarit, si rregull, i paraqesin ato rregullisht. 
Për  këtë  arsye,  nuk  ka  nevojë  që  këtu  të  pasqyrohen  sipas  shenjave  të 
tyre,  sipas  mënyrës  së  kryerjes  dhe  karakteristikave  të  tjera.  Por,  do  të 
pasqyrojmë vetëm format dhe mënyrat e kryerjes së disa prej delikteve më të 
rënda  dhe  më  të  rrezikshme  për  shoqërinë,  të  cilat  kryhen  nga  kriminale 
profesionistë,  në  mënyrë  individuale  apo  në  grupe  të  organizuara,  të  cilat 
kryhen  në  mënyrë  serike  dhe  në  hapësira  të  ndryshme.  Detyrë  e  kontrollit 
operativ është që të vërejë, të parandalojë dhe të shkatërrojë format e këtyre 
delikateve,  ndërsa  detyrë  e  përpunimit  kriminalistik  është  që  të  zbulojë  dhe 
ndriçojë secilin delikt pronësor konkret. 
 
3.3.1. Vjedhjet (Neni 252 i KP të Kosovës) 
 
Vjedhjet  e  rëndomta  janë  forma  më  e  përhapur  dhe  më  masive  të 
kriminalitetit pronësor. Përveç numrit të madh të vjedhjeve, një numër i madh 
i  këtyre  veprave  kryhen  nga  vjedhës  profesionistë,  të  cilët  e  bëjnë  këtë  në 
mënyrë  individuale  apo  në  grupe  të  organizuara.  Vjedhjet  e  rëndomta 
Kriminalistika  345

shndërrohen në vjedhje të rënda, jo vetëm nëse kryhen me thyerje, por edhe 
nëse  kryhen  nga  më  shumë  persona  që  janë  bashkuar  me  qëllim  të  vjedhjes 
dhe,  sidomos,  kur  kryerja  bëhet  në  mënyrë  të  rrezikshme  nga  persona  të 
armatosur ose të pajisur me mjete të sulmit apo të mbrojtjes. Vjedhje të rënda 
konsiderohen edhe vjedhjet që kryhen në situata të rënda, si në raste zjarresh, 
vërshimesh,  tërmetesh  ose  fatkeqësish  të  tjera  natyrore,  kur  kryesit  kryejnë 
vjedhje duke e shfrytëzuar pafuqinë ose pamundësinë e tjetrit për ta mbrojtur 
pronën  e  vet.  Prandaj,  vjedhjet  e  rëndomta  që  kryhen  nga  kriminelët 
profesionistë  më  së  shpeshti  janë  vjedhje  të  rënda,  sepse  këto  vjedhje  kanë 
elemente  të  vjedhjeve  të  rënda  (organizimin,  këmbënguljen,  posedimin  e 
armëve të zjarrit apo armëve të ftohta, etj.).  
Vjedhjet,  si  forma  manifestuese  të  kriminalitetit,  janë  me  interes  të 
veçantë për kontrollin operativ, edhe kur kryhen nga persona të mitur. Praktika 
tregon se vjedhjet janë veprat më të shpeshta që kryhen nga të miturit.  
Shumica  e  vjedhësve  profesionistë  ka  përvetësuar  një  apo  më  shumë 
mënyra  të  kryerjes  së  vjedhjeve,  në  të  cilat  bëjnë  pjesë  jo  vetëm  mënyra  e 
veprimit,  por  edhe  vendi  dhe  koha  e  kryerjes,  lloji  i  gjërave  të  vjedhura, 
objektet ku kryhen vjedhjet, etj. 
Veçojmë disa vjedhje grupore karakteristike: 
¾ Vjedhjet e banesave: kryhen kur vjedhësi hyn në banesë fshehurazi 
kur brenda nuk gjendet askush ose duke i mashtruar banorët (duke 
u shtirur si shitës, si punëtor i shërbimeve publike, si njeri që kërkon 
ndonjë të njohur a të afërm), duke shfrytëzuar edhe pakujdesinë më 
të vogël të banorëve. Vjedh para, stoli, pajisje teknike, veshmbathje, 
etj. Kjo formë e vjedhjes njihet edhe si vjedhje “fshehurazi”. 
¾ Vjedhjet  në  hotele  dhe lokale të tjera publike: kryhen kur dyert  e 
dhomave  nuk  janë  të  kyçura,  derisa  mysafirët  flenë  ose  kur 
mysafirët dalin përkohësisht dhe i lënë dhomat e hapura. Në hotele 
vidhen para, stoli, rroba, mjete të ndryshme teknike, etj. 
¾ Vjedhjet e shitoreve: kryhen në mënyrë të organizuar, sipas sistemit 
të  “mbulimit”  dhe  tërheqjes  së  vëmendjes  (zakonisht  një  prej 
anëtarëve  të  grupit  merr  ndonjë  gjë  të  imët  për  të  tërhequr 
vëmendjen e shitësit apo punëtorit të arkës, ndërsa të tjerët marrin 
shpejt  gjëra  me  vlerë  të  madhe.  Në  literaturë  është  regjistruar  ky 
rast:  Në  një  argjendari  është  kapur  një  vjedhëse  e  cila  ka  kryer 
vjedhje në mënyrë origjinale. Në këmbën e djathtë nën gju, kishte të 
fiksuar në çorapë një copë llamarine me disa kërrabëza. Këpucën e 
majtë  e  kishte  aq  të  madhe  sa  të  nxirrte  lehtë  këmbën.  Në  këtë 
këmbë  çorapja  ia  mbulonte  vetëm  pjesën  e  sipërme  të  shputës, 
ndërsa gishtat i kishte të zbathur. Gruaja, më mënyrë të pavërejtur, 
346  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

e  lëshonte  në  dysheme  ndonjë  stoli,  e  pastaj  e  nxirrte  këmbën  e 


majtë  nga  këpuca,  dhe  me  gishtat  e  kësaj  këmbe,  të  cilët  i  kishte 
ushtruar  vetëm  për  këtë  qëllim,  e  kapte  stolinë  dhe  e  varte  në 
kërrabëzat e këmbës së djathtë. Përveç të ashtuquajturave vjedhës 
të  rastit,  nëpër  dyqane  e  qendra  tregtare  bëhen  vjedhje  edhe  nga 
vjedhës  profesionistë.  Natyrisht,  ata  janë  më  të  rrezikshëm  për 
shoqërinë  dhe  me  interes  për  policinë.  Informatat  për  vjedhës  të 
tillë mund të sigurohen edhe nëpërmjet shërbimeve të sigurimit në 
shitore dhe shtëpi të mallrave. Këto shërbime mbajnë evidencë për 
persona të tillë e ndonjëherë kanë edhe kopje të paraqitjeve penale.  
 

 
“Vjedhja me “këmbë” 
 
¾ Vjedhjet  në  mjetet  e  komunikacionit:  vjedhja  e  valixheve  të 
udhëtarit  të  fjetur  në  tren,  ndërrimi  ose  vjedhja  e  valixheve  në 
stacionin e trenit ose autobusit apo në limane, vjedhja e gjërave të 
ndryshme  të  udhëtarëve  në  kabinat  e  anijeve  gjatë  kohës  së 
qëndrimit  në  liman,  vjedhja  e  thasëve  të  postës  gjatë  kohës  së 
transportit, etj. 
Mundësitë  e  vjedhjes  në  autobus  janë  shumë  më  të  vogla,  sepse 
udhëtari gjatë kohës së udhëtimit, nuk mund ta lë ulësen e tij, siç mund të bëjë 
në  tren.  Prandaj,  vjedhja  në  autobus  mund  të  bëhet  vetëm  në  stacionet 
përgjatë  rrugës,  kur  udhëtarët  dalin  për  pak  kohë  nga  autobusi,  i  lënë  pa 
mbikëqyrje valixhet e gjërat e tyre (çantën, valixhen e vogël, pallton, etj.). 
Kriminalistika  347

 
Vjedhje në tren 
 
¾ Vjedhjet  në  plazh  kryhen  gjatë  kohës  që  njerëzit  lahen  ose  i  lënë 
gjërat  e  tyre  pa  mbikëqyrje  dhe  në  kabinat  e  plazhit.  Këto  janë 
vetëm disa prej formave më të përhapura të vjedhjeve, individuale 
ose  në  grup,  të  cilat  i  kryejnë  disa  persona  që  e  kanë  vjedhjen  si 
“punë”. 
 
3.3.2. Vjedhjet e xhepave 
 
Vjedhjet e xhepave, në kuptimin penalo‐juridik, kualifikohen si vjedhje të 
rënda  e  ndonjëherë  edhe  si  vjedhje  të  rëndomta.  Kjo  varet  nga  shkalla  e 
manifestimit  të  paturpësisë  gjatë  vjedhjes.  Por,  nga  aspekti  i  kriminalistikës, 
është e drejtë të ndahen si forma të veçanta manifestuese, sepse ato kryhen 
nga vjedhës profesionistë. 
Vjedhësit  e  xhepave  operojnë  në  vendet  ku  grumbullohen  masa  të 
mëdha njerëzish, sidomos kur krijohet tollovi (në stacionet e autobusëve e të 
trenave,  në  tren,  në  tramvaj,  në  autobus  urban,  në  treg,  në  panair,  në 
ekspozita, etj.), në manifestime publike (kinema, teatër, cirk, ndeshje sportive, 
etj.). Disa vjedhës të xhepave kryejnë vjedhje edhe ndaj personave të vetmuar, 
sipas sistemit të “përplasjes” (përplasen qëllimisht në kalimtarin, të cilit ia fusin 
duart në xhep, derisa “i ndihmojnë” ta marrë veten).  
Vjedhjet  e  xhepave  kryhen  edhe  me  nxjerrjen  e  pavërejtur  të  kuletës, 
parave, stolive etj. nga çanta e grave, nga xhepat e jashtëm e të brendshëm të 
palltos, kostumeve të grave, etj., duke nxjerr kuletën apo paratë nga xhepat e 
prapmë të pantallonave, me prerjen e xhepave, me prerjen e rripit të valixhes 
348  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

së dorës si dhe me heqjen e orës së dorës, stolive të dorës e të qafës, etj. Të 
gjitha këto forma të vjedhjes janë të stërvitura mirë. 
Vjedhësit  e  xhepave  kanë  gishtërinj  të  lëvizshëm  për  t’i  futur  në  xhepa 
në mënyrë të pahetueshme, janë të qetë dhe të aftë të përshtaten në situata 
të  ndryshme.  Por,  ata  janë  edhe  të  paturpshëm,  të  gjindshëm,  të  aftë  të 
përdorin truqe të ndryshme dhe të aftë të vlerësojnë dhe të zgjedhin viktimat 
e  vërteta.  Ata  veprojnë  në  mënyrë  individuale  apo  në  grupe.  Kur  operojnë 
individualisht, mbulojnë pamjen me gazeta, kapela, pallto që i mbajnë në dorë, 
etj., në mënyrë që të mos i shohin të tjerët duke futur duart në xhepa të huaj. 
Kur  operojnë  në  grup,  kanë  role  të  ndara:  njëri  prej  tyre  është  kryes  i 
drejtpërdrejtë  (“nxjerrës”),  ndërsa  të  tjerët  e  kryejnë  rolin  e  “mbuluesve”, 
“shtucerëve”  ose  dërguesve.  “Mbuluesit  krijojnë  “murin”  rreth  viktimës  dhe 
krijojnë  tollovi  për  të  mundësuar  operimin  e  “nxjerrësit”.  Pas  kryerjes  së 
punës, ata hedhin gjithçka që do të mund t’i vinte në lidhshmëri me vjedhjen e 
kryer. 
 

 
Vjedhja e xhepave me mbështetje 
 
Kur  kapin  në  flagrancë,  vjedhësit  e  xhepave  përpiqen  ta  paraqesin 
viktimën si hajn. Ata mund të zbulohen dhe kapen, nëse viktimave potenciale u 
tërhiqet  vërejtja  që  të  kenë  kujdes.  Hajnat  e  xhepave  përvetësojnë  dhe 
ushtrojnë  mënyrën  e  tyre  të  kryerjes  së  vjedhjes,  sipas  veprimeve 
karakteristike, vendeve të vjedhjes, etj. 
 
3.3.3. Vjedhjet me thyerje 
 
Vjedhjet  me  thyerje,  si  forma  më  e  përhapur  dhe  më  e  shpeshtë  e 
vjedhjeve  të  rënda  (neni  253  i  KP  të  Kosovë)  kryhen  nëpërmjet  thyerjeve  të 
Kriminalistika  349

lokaleve  të  mbyllura,  me  përdorimin  e  mjeteve  të  ndryshme,  me  kërcimin  e 
murit, me hyrje nëpërmjet dritareve, grilave, kulmit, tavanit etj.  
Këta vjedhës janë më së shpeshti kriminalë profesionistë, të cilët kryejnë 
thyerje të shumëfishta e të përsëritura, në vende të ndryshme dhe në mënyrë 
serike. Ata gjithnjë e më shumë përdorin automjete për të shkuar nga një lagje 
në  tjetrën  ose  nga  një  vend  në  tjetrin.  Për  kryerjen  e  thyerjes  ata  përdorin 
mjetet  më  të  ndryshme,  si:  sëpatat,  çekanët,  kaçavidat,  shufrat,  çelësat  e 
rrejshëm, sharrat e hekurit, darët, shpueset elektrike, aparatet për saldim, etj., 
duke përfshirë edhe mjete të ndryshme plasëse, pajisje kompjuterike, etj. 
Vjedhjet  me  thyerje  zakonisht  bëhen  në  grupe  më  të  vogla  apo  më  të 
mëdha, anëtarët e të cilave i kanë rolet e ndara paraprakisht. Kështu, njëri prej 
tyre  bën  roje,  i  dyti  e  kryen  thyerjen,  i  treti  i  ndihmon  të  tërheqë  mallin  e 
vjedhur, i katërti pret në automobil derisa kryhet vjedhja, etj. Para thyerjes ata 
bëjnë  përgatitje  dhe  e  vëzhgojnë  objektin  që  do  të  thyejnë,  duke  zgjedhur 
objektet  që  janë  më  pak  të  mbrojtura,  në  të  cila  ka  mallra  të  vlefshme  dhe 
pritet të gjenden edhe para. 
Sipas  mënyrës  së  specializuar  të  kryerjes,  objektit  të  sulmit,  vendit  të 
kryerjes, etj., vjedhjet me thyerje mund të ndahen në grupe, disa prej të cilave 
janë: 
¾ Vjedhjet  në  banesë  kryhen  duke  hapur  dyer  me  çelës  të  kopjuar, 
me  ndonjë  shufër  hekuri,  me  thyerjen  e  bravës,  me  nxjerrjen  e 
dyerve  nga  vendi,  duke  hyrë  nëpër  dritare,  ballkon  apo  tavan,  me 
thyerjen e murit, etj. Profesionistët e thyerjes e vëzhgojnë objektin 
që  do  ta  sulmojnë,  ndërsa  zgjedhjen  e  objektit  e  bëjnë  në  bazë  të 
vlerësimit se në të do të gjejnë para, stoli, gjëra me vlerë, pajisje të 
ndryshme etj. Ata i kryejnë vjedhjet në kohën që banorët nuk janë 
në banesë dhe në kushte më të përshtatshme.  
¾ Thyerja  e  objekteve  tregtare  (shitoret,  depot,  vitrinat,  etj.)  bëhen 
duke  i  hapur  dyert  me  çelës  të  kopjuar,  me  shufra  hekuri,  me 
prerjen e bravës, prerjen e grilave mbrojtëse, me demolimin e derës 
nga  vendi,  thyerjen  e  dritareve  apo  të  vitrinave,  etj.  Me  rastin  e 
thyerjes  së  xhamave,  ata  përdorin  lloje  të  ndryshme  ngjitësi  që  të 
shurdhohet zhurma, etj. Thyerjes së objekteve tregtare u paraprijnë 
veprime  të  ndryshme  përgatitore  dhe  vëzhgime  të  renditjes  së 
brendshme, llojeve të mallrave, vendit ku mund të gjenden paratë, 
etj. 
¾ Thyerja  e  automobilave  kryhet  duke  i  hapur  dyert  me  çelës  të 
kopjuar dhe duke i hapur apo duke i thyer xhamat e dritareve, etj. 
Thyerja  e  automobilave  është  një  formë  relativisht  e  re  e 
kriminalitetit  pronësor,  me  tendencë  të  rritjes.  Thyerjet  e 
350  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

automobilave  kryhen  më  së  shpeshti  në  parking,  në  hapësira  të 
errëta,  etj.  Ato  kryhen  me  qëllim  të  vjedhjes  së  automobilit,  me 
qëllim  të  vjedhjes  në  automobil  ose  me  qëllim  të  vjedhjes  së 
automobilit për vozitje, etj. Por, pavarësisht se në aspektin penalo‐
juridik  mund  të  bëhet  fjalë  për  vepër  penale  të  vjedhjes  së 
automjetit  motorik  ose  për  vjedhje  të  rëndë,  nga  aspekti 
kriminalistik,  gjegjësisht  kontrollit  operativ,  kjo  vepër  penale 
trajtohet me të drejtë si thyerje në automobil, sidomos për shkak se 
në  rastet  e  vjedhjes  së  automjetit  mund  të  bëhet  fjalë  edhe  për 
vjedhje  me  thyerje(nëse  kryesi  ka  pasur  qëllim  që  në  automjetin  e 
thyer  të  marrë  gjëra  apo  pajisje  të  ndryshme).  Thyerjet  e 
automjeteve,  përveç  fillestarëve  midis  të  cilëve  shpesh  ka  edhe  të 
mitur, gjithnjë e më shumë bëhen nga hajnat profesionistë, të cilët 
janë  të  specializuar  për  këtë  formë  të  kriminalitetit.  Shpesh  bëhet 
fjalë  edhe  për  grupe  të  organizuara,  të  cilat  kryejnë  seri  thyerjesh 
për një kohë të shkurtër. 
¾ Thyerjet e vagonëve të trenit kryhen në kohën që vagonët janë të 
stacionuar ose gjatë lëvizjes. Hajnat heqin vulën (plumbin) nga dyert 
e vagonëve të mallrave, i hapin dyert me dhunë, i nxjerrin mallrat e 
vjedhur dhe i hedhin anës hekurudhës. Pasi t’i kryejnë këto veprime 
(nëse  treni  është  në  lëvizje,  kërcejnë  nga  treni  dhe  i  grumbullojnë 
mallrat e vjedhur ose bashkohen me pjesëtarët e tjerë të grupit, të 
cilët  kanë  pritur  në  vendin  e  caktuar  apo  kanë  lëvizur  pas  trenit, 
duke  mbledhur  mallin  e  hedhur  nga  treni.  Vjedhjet  e  tilla  më  së 
shpeshti  kryhen  në  kryqëzime  të  hekurudhës,  gjatë  manovrimit  të 
kompozicionit,  etj.,  por  vendi  i  kryerjes  së  vjedhjes  është  shumë 
vështirë të përcaktohet.  
¾ Thyerjet  e  kamp‐shtëpizave  kryhen  gati  sikur  thyerjet  e  banesave 
dhe  bëhen  kryesisht  gjatë  sezonit  turistik.  Këto  thyerje  më  së 
shpeshti  kryhen  nga  persona  të  pastrehë  apo  persona  që  gjenden 
në arrati, me qëllim që ta kalojnë natën, por edhe të vjedhin diçka. 
¾ Thyerjet  e  muzeve,  galerive  dhe  institucioneve  kishtare  e  të  tjera 
janë  shpeshtuar  shumë  viteve  të  fundit.  Ato  kryhen  në  grupe 
profesionale  kriminelësh,  të  cilët  kanë  njohuri  për  veprat  me  vlerë 
kulturore e historike dhe veprat artistike me vlerë të lartë. Këto grupe 
bëjnë  përgatitje  të  gjata  organizative  e  teknike  dhe  kanë  lidhje  me 
“koleksionistë”  dhe  me  kontrabandistë  të  të  mirave  kulturore. 
Objekte  të  vjedhjes  janë  pikturat,  skulpturat,  ikonat,  freskat, 
eksponatet e vjetra muzeore, stolitë e vjetra, amforat, paratë e vjetra, 
armët e vjetra, librat e vjetër, dorëshkrimet e vjetra, etj. 
Kriminalistika  351

¾ Thyerjet  e  arkave  dhe  trezorëve  kryhen  me  ndihmën  e  mjeteve  e 


pajisjeve  të  ndryshme  për  prerje,  hapje  etj.,  duke  përfshirë  edhe 
aparatet  e  saldimit  dhe  lëndët  shpërthyese.  Sot,  gjithnjë  e  më 
shumë, thyerjet e arkave e trezorëve bëhen nga grupe profesionale, 
të  përgatitura  e  të  pajisura  mirë.  Para  thyerjes,  këto  grupe 
vëzhgojnë  për  një  kohë  të  gjatë  objektin  që  do  ta  sulmojnë  dhe 
studiojnë  arkitekturën  e  objektit,  karakteristikat  e  statikës  dhe 
karakteristikat  e  tjera  të  objektit,  si  edhe  të  sistemit  të  sigurisë, 
sistemit  të  alarmit,  numrin  e  punëtorëve  të  sigurimit  dhe  orarin  e 
tyre  të  punës,  etj.  Në  rastet  kur  arkat  nuk  janë  të  mëdha,  ata  nuk 
humbin kohë për ta thyer, por e transportojnë (zakonisht me ndonjë 
automjet  të  përshtatshëm)  në  një  vend  ku  mund  ta  thyejnë  në 
kushte e rrethana më të përshtatshme. 
 
3.3.4. Grabitja 
 
Grabitja  (neni  255  i  KP  të  Kosovës)  është  vepër  penale  komplekse.  Ajo 
përmban  gjithmonë  elemente  të  dhunës  dhe  elemente  të  përvetësimit  të 
gjërave  të  të  tjerëve  (parave,  arit  dhe  gjërave  të  tjera).  Elementi  i  dhunës 
manifestohet si mjet për kryerjen e veprës ‐ plaçkitjes, nëpërmjet përdorimit të 
dhunës  ose  kërcënimit  të  shëndetit  apo  jetës.  Grabitja  bën  pjesë  në  deliktet 
më të rënda pronësore, sepse grabitësi nuk heziton të lëndojë, të plagosë apo 
edhe të vrasë viktimën, për të arritur qëllimin e vet. 
Një  formë  shumë  e  rrezikshme  e  grabitjes  është  vjedhja  grabitqare. 
Dallimi midis grabitjes (neni 255 i KP të Kosovës) dhe vjedhjes grabitqare (neni 
254 i KP të Kosovës) qëndron në faktin se kryesi i grabitjes e përdor dhunën ose 
kërcënimin për të marrë një gjë me vlerë nga viktima, ndërsa kryesi i vjedhjes 
grabitqare e përdor dhunën ose kërcënimin për ta mbrojtur gjënë e plaçkitur. 
Pra, te grabitja dhuna ose kërcënimi ndodhin para kryerjes së veprës, ndërsa te 
vjedhja grabitqare dhuna ose kërcënimi ndodhin pas grabitjes. 
Sipas  mënyrës  së  kryerjes  së  grabitjes,  objektit  të  sulmit,  numrit  të 
pjesëmarrësve,  vendit  të  kryerjes  dhe  elementeve  të  tjera,  grabitjet  mund  të 
ndahen  në  disa  grupe  karakteristike,  të  cilat  duhet  të  kihen  parasysh  gjatë 
punës operative‐preventive dhe zbatimit të kontrollit operativ: 
¾ Grabitja  e  kalimtarëve  në  rrugë  është  forma  më  primitive,  më  e 
shpeshtë dhe më e përhapur e grabitjes. Në shumicën e rasteve të 
grabitjes në rrugë kryesit janë të rinj, madje edhe të mitur. Objekt i 
plaçkitjes  në  rrugë  janë  gratë  (të  cilave  u  plaçkiten  çantat),  pleqtë, 
personat  e  dehur  dhe  kalimtarët  e  vetmuar  (të  cilëve  u  grabiten 
para  apo  stoli),  ndërsa  grabitjet  kryhen  kryesisht  në  orët  e 
352  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

mbrëmjes, në rrugët e errëta. Grabitësit i detyrojnë viktimat e tyre 
t’ua  dorëzojnë  gjërat  që  kërkojnë  ose  ua  marrin  me  dhunë.  Në 
shumicën e rasteve të grabitjes së kalimtarëve në rrugë bëhet fjalë 
për  grabitje  individuale,  por  edhe  raste  të  grabitjes  grupore, 
sidomos kur grabitësit janë të mitur. Veprimet e grabitësve ndodhin 
papritur, kur viktimat janë të përgatitur për çfarëdo reagimi. 
¾ Grabitjet me frikësim, sikur edhe dhuna seksuale, kryhen kryesisht 
në  mënyrë  individuale  e  më  rrallë  në  mënyrë  grupore.  Ato  kryhen 
më  së  shpeshti  natën,  në  rrugica  pa  dritë,  në  parqe,  në  automjete 
etj., ndaj grave, pleqve, personave të vetmuar, qifteve të dashuruar, 
etj.  Në  rastin  e  grabitjes  së  grave,  mund  të  ndodhë  që  grabitësit 
edhe  t’i  dhunojnë  viktimat  (pas  marrjes  së  çantës,  parave,  stolive, 
etj.). Pas grabitjes me frikësim të qifteve të dashuruar, ka edhe raste 
të keqtrajtimit të mashkullit dhe dhunimit të femrës. Në këto raste, 
grabitja  me  frikësim  transformohet  nga  delikti  pronësor  në  vepër 
penale  të  dhunës  seksuale.  Kryesit  e  kapur  e  të  zbuluar  zakonisht 
kanë  thënë  se  gjatë  grabitjes  së  femrës  u  është  zgjuar  epshi  për 
seks. 
¾ Grabitjet  me  ndihmën  e  prostitutës  kryhen  sipas  marrëveshjes 
paraprake  midis  prostitutës  dhe  “padronit”  ose  “mbrojtësit”  të  saj. 
Te  këto  grabitje,  prostituta  shërben  vetëm  si  karrem.  Ajo  merret 
vesh  me  ndonjë  mashkull  që  beson  se  ka  para  dhe  e  dërgon  në 
ndonjë  vend  të  përcaktuar  më  parë,  në  marrëveshje  me  padronin, 
ku, në momentin më të përshtatshëm futet grabitësi ose grabitësi i 
fshehur. 
¾ Grabitjet me frikë të fshatarëve ndodhin kryesisht në ditët e tregut, 
pasi fshatarët të kenë shitur bagëtinë apo diçka tjetër. Plaçkitësit e 
përcjellin  viktimën  duke  u  kthyer  në  shtëpi  ose  e  presin  në  ndonjë 
vend të caktuar. Praktika njeh raste të grabitjeve të organizuara nga 
bashkëfshatarët e viktimës. 
¾ Grabitjet  me  frikësim  të  postierëve,  inkasantëve,  arkëtarëve  dhe 
transportuesve të parave kryhen gjatë daljes nga posta, banka, etj. 
ose  në  ndonjë  vend  tjetër  të  përshtatshëm.  Zakonisht,  viktima  së 
pari  goditet  në  mënyrë  të  rrufeshme  që  të  alivanoset  e  pastaj  i 
merret  çanta  me  para.  Sulmit  i  paraprinë  përgatitje  themelore  si: 
përcaktimi  i  rrugës  dhe  kohës  së  bartjes  së  parave,  hulumtimi  i 
vendit  më  të  përshtatshëm  për  sulm,  përcaktimi  i  mënyrës  më  të 
shpejtë  të  largimit  dhe  fshehjes,  etj.  Ndonjëherë  grabitjet  e  tilla 
sajohen me qëllim që të fshihen rastet e përvetësimit të parave të 
besuara. Një prej indiceve më të forta se bëhet fjalë për sajim dhe jo 
Kriminalistika  353

për  grabitje  reale  është  deklarimi  i  viktimës  se  grabitësit  e  kanë 


goditur  dhe  e  kanë  alivanosur,  por  njëkohësisht  e  përshkruan  deri 
në detaje gjithë çfarë ka ndodhur para alivanosjes. Alivanosja ka për 
pasojë harrimin e asaj që ka ndodhur për disa kohë përpara dhe pas 
humbjes  së  vetëdijes  (në  mjekësi  quhet  amnezi  retrograde). 
Natyrisht,  sajimi  mund  të  bëhet  edhe  me  forma  të  tjera  të 
grabitjeve me frikësim, por është karakteristik, pikërisht për persona 
që bartin para. 
¾ Grabitjet me frikësim të institucioneve financiare dhe objekteve të 
tjera,  në  të  cilat  përdorën  shuma  të  mëdha  parash  (banka,  posta, 
arka  të  objekteve  tregtare,  pompa  derivatesh,  etj.),  të  cilat  janë 
format  më  të  rrezikshme,  për  shkak  se  kryhen  nga  grupe  të 
organizuara dhe të armatosura të kriminelëve. Për dallim nga kryesit 
e  formave  primitive  të  grabitjeve,  të  cilat  karakterizohen  për  më 
shumë  paturpësi  dhe  vrazhdësi  se  sa  inteligjencë,  kjo  kategori  e 
plaçkitësve  karakterizohet  për  egërsi,  shkathtësi,  gjeturi,  aftësi  për 
shtirje dhe maskim, lëvizshmëri të madhe dhe sensin për përgatitjen 
dhe  planifikimin  e  plaçkitjeve.  Çdo  plaçkitje  të  tillë  i  paraprijnë 
përgatitje  të  gjata  dhe  të  kujdesshme  si:  vëzhgimi  dhe  hulumtimi  i 
lokacionit të objektit të sulmit, renditjes së brendshme të hapësirës, 
vendit të arkës ose trezorit, të sporteleve të arkëtarëve, personelit, 
mënyrës së sigurimit fizik dhe teknik, orarit të punës, pranimit dhe 
dorëzimit  të  parave,  funksionimit  të  shërbimit  të  rojave,  distancën 
kohore  të  lëvizjes  së  patrullave,  drejtimin  më  të  përshtatshëm  për 
hyrje e dalje, etj. Kontrolli operativ i kriminalitetit pronësor është në 
lidhshmëri  të  ngushtë  me  rregullat  taktike  të  shpjeguara  më  sipër 
për  vendosjen  operativo‐preventive  dhe  mbulimin  e  lokacionit, 
objektit,  punktit  dhe  mjedisit,  mbi  veprimin  e  kujdestarit  dhe 
patrullës në realizimin e vetëmbrojtjes shoqërore mbi shfrytëzimin e 
informatorëve,  mbi  kontrollin  dhe  mbikëqyrjen  e  kriminelëve 
profesionistë  e  të  kategorive  të  tjera,  etj.  Prandaj,  nuk  është  e 
nevojshme  që  këtë  materie  ta  përpunojmë  në  mënyrë  të  veçantë, 
por, me qëllim të plotësimit, duhet të theksohen edhe këto veçori: 
a) Në rastet e grumbullimit të madh të njerëzve (festat, ngjarjet sportive, 
panairet,  etj.),  krahas  forcimit  të  të  gjitha  formave  të  kontrollit  të 
përgjithshëm, është e nevojshme që sipas planit të përcaktuar, të përpunohen 
dhe  të  zbatohen  masat  e  veçanta  për  parandalimin  dhe  shkatërrimin  e 
delikteve  pronësore,  për  identifikimin,  përcjelljen  dhe  ndalimin  e  kriminelëve 
profesionistë  (vjedhësve,  vjedhësve  të  xhepave,  plaçkitësve,  mashtruesve, 
etj.).  Është  e  njohur  se  në  këso  situatash  veprojnë  kriminelë  profesionistë  që 
354  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

arrijnë  nga  anë  të  ndryshme.  Në  rastet  e  tollovive  ata  ndjehen  relativisht  të 
sigurt  dhe  kryejnë  vjedhje,  vjedhje  të  xhepave,  grabitje,  plaçkitje  me  thyerje 
dhe  delikte  të  tjera  pronësore.  Në  bazë  të  planit  detaj,  në  hartimin  e  të  cilit 
marrin pjesë edhe kryesit e drejtpërdrejtë të detyrave të planifikuara, ndër të 
tjera, është e nevojshme që:  
¾ të luten paraprakisht të gjitha agjencitë e policisë që të dërgojnë të 
gjitha  të  dhënat  personale  dhe  informacionet  e  tjera  për  personat 
që  konsiderohen  si  kriminelë  profesionistë,  në  mënyrë  që  të 
ndërmerren  masat  dhe  veprimet  e  domosdoshme  për  vëzhgimin, 
mbikëqyrjen dhe parandalimin e veprimeve të tyre; 
¾ para  dhe  gjatë  ardhjes  së  turmës  së  njerëzve  duhet  të  ndërmerret 
kontroll rigoroz në bujtinat legale  dhe,  sidomos në bujtinat ilegale, 
sepse në to zakonisht fshihen personat që duan të fshehin praninë 
ose  identitetin  e  tyre.  Të  gjitha  paraqitjet  duhet  të  krahasohen 
menjëherë  me  regjistrin  e  fletë‐arrestit.  Personat  e  paparaqitur 
duhet  të  legjitimohen  me  kujdes  dhe  të  krahasohen  me  këtë 
regjistër; 
¾ në  hapësirat  e  caktuara,  të  hapura  dhe  të  mbyllura,  të  cilat 
vlerësohen  se  mund  të  jenë  vatra  kriminale,  organizohen  raci,  me 
qëllim të zbulimit, identifikimit dhe kapjes së personave të shpallur 
në kërkim dhe kriminelëve të tjerë profesionistë;  
¾ të gjithë personat zyrtarë të autorizuar duhet të informohen sa më 
mirë  mbi  personat e kërkuar dhe me të dhënat e  tyre (përshkrimi, 
fotografia, vepra e kryer, mënyra e kryerjes së veprës, etj.), të cilët 
pritet të gjenden në turmën e njerëzve; 
¾ duhet të forcohet kontrolli i automjeteve dhe i vozitësve në hyrje të 
qytetit, si edhe kontrolli i personave në stacionet e autobusëve dhe 
të  trenave,  në  mënyrë  që  të  bëhet  identifikimi  dhe  parandalimi  i 
kriminelëve profesionistë; 
¾ duhet të forcohet vëzhgimi dhe kontrolli i objekteve, hapësirave dhe 
vendeve më të rrezikuara; 
¾ duhet  të  formohen  grupe  operative  (të  përbëra  nga  punëtorë  të 
uniformuar dhe civilë të operativës), të cilat do të kryejnë veprime 
të drejtpërdrejta preventive dhe represive. 
b)  Në  raste  të  shtimit  të  ndjeshëm  të  vjedhjeve  dhe  plaçkitjeve  të 
automjeteve, përveç kontrollit të zakonshëm të shoferëve dhe të automjeteve, 
janë të domosdoshme edhe masat e shtuara të kontrollit të kohë pas kohe. Ky 
kontroll bëhet në zona dhe në rrugë të caktuara, kurse përfshin automjetet në 
lëvizje,  të  ndaluara  dhe  të  parkuara.  Lloji  i  masave  të  shtuara  të  kontrollit, 
orientimi  dhe  zbatimi  i  tyre,  si  edhe  çështjet  e  tjera  organizativo‐taktike 
Kriminalistika  355

bazohen  në  vlerësimin  analitik  të  fakteve  që  kanë  të  bëjnë  me  numrin  e 
vjedhjeve  dhe  plaçkitjeve  të  automjeteve,  vendin  dhe  kohën  e  kryerjes,  llojin 
dhe modelin e automjeteve që duhet t’i nënshtrohen kontrollit të shtuar, me 
qëllim  të  zbulimit  dhe  shkatërrimit  të  veprimtarive  kriminale  që  lidhen  me 
qarkullimin rrugor. 
Si  aksion  operativ  me  karakter  preventiv‐represiv,  kontrolli  i  shtuar  i 
vozitësve  dhe  automjeteve  në  lëvizje  zhvillohet  në  tri  faza:  në  fazën  e  parë 
bëhen  përgatitjet,  në  fazën  e  dytë  kryhet  aksioni,  kurse  në  fazën  e  tretë 
rezymohen  dhe  analizohen  rezultatet  dhe  nxirren  përfundimet  mbi  suksesin 
dhe masat e mëtejshme.  
Përgatitjet përfshijnë, përveç hulumtimit analitik të të gjitha formave të 
manifestimeve  të  delikteve  pronësore,  njohjen  e  terrenit  ku  do  të  zhvillohet 
aksioni,  hartimin  dhe  përpunimin  e  planit  të  aksionit  dhe  njohjen  e  të  gjithë 
pjesëmarrësve të kontrollit me detyrat e tyre konkrete. 
Plani duhet të parashikojë: 
¾ qëllimin dhe detyrat e kontrollit; 
¾ kohën e fillimit (ditën, orën, minutën); 
¾ zonat, komunikimin dhe pikat e kryerjes së aksionit; 
¾ numrin dhe renditjen e pjesëmarrësve; 
¾ numrin dhe renditjen e automjeteve e mjeteve të tjera teknike; 
¾ mjetet e lidhjes; 
¾ mjetet për ndriçim dhe për vendosjen e barrierave 
¾ përbërjen  kadrovike  dhe  vendosjen  e  ekipit  drejtues  ose  shtabit  të 
aksionit, etj. 
Aksioni  mund  të  realizohet  në  variante  të  ndryshme.  Patrullat  e 
motorizuara  dhe  ato  të  kombinuara  dhe  ekipet  e  përziera  të  punëtorëve 
operativë (me uniformë dhe civilë) mund të mbulojnë një apo më shumë zona 
dhe  të  kontrollojnë  njëherësh  në  më  shumë  pika.  Ky  kontroll  nënkupton 
ndalimin e plotë të të gjitha automjeteve që qarkullojnë në rrugë e drejtime të 
caktuara  dhe  kontrollin  e  detajuar  të  dokumenteve  të  shoferëve  dhe  të 
automjeteve.  Kontrolli  i  pjesshëm,  i  cili  është  më  i  shpeshtë  në  praktikë, 
përfshin  vetëm  kontrollin  e  llojeve  të  caktuara  të  automjeteve.  Kontrolli  i 
pjesshëm mund të zbatohet edhe sipas parimit selektiv, në bazë të kritereve të 
ndryshme (p.sh. në bazë të indikacioneve të caktuara).  
Aksioni zhvillohet shpejt, në mënyrë që të mos ngadalësojë qarkullimin 
në rrugë, varësisht prej taktikës së përdorur, aksioni mund të zhvendoset nga 
një  zonë  në  tjetrën,  ose  nga  një  rrugë  në  tjetër,  në  mënyrë  që  të  krijohet 
përshtypja se pjesa më e madhe e rrugëve gjendet nën kontroll. Kështu do të 
arriheshin efekte më të mëdha preventive. 
356  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

Kushtet  më  të  përshtatshme  për  kryerjen  e  aksionit  të  kontrollit  të 
shtuar janë orët e mbrëmjes dhe të natës, sepse qarkullimi në rrugë është më i 
vogël,  ndërsa  aktiviteti  i  kriminelëve  është  më  i  madh.  Në  të  tilla  kushte 
vërehen  dhe  njihen  më  shpejt  dhe  më  lehtë  automjetet  e  dyshuara  dhe 
gjenden personat që janë në kërkim. 
c)  Në  rast  të  delikteve  të  rënda  pronësore  në  një  hapësirë  të  caktuar 
(serisë së plaçkitjeve, plaçkitjeve me thyerje, etj.), duhet të sigurohet gjithmonë 
zbatimi paralel dhe i sinkronizuar i kontrollit të shtuar operativ dhe përpunimit 
kriminalistik.  Thënë  ndryshe,  nuk  do  të  duhej  të  ndodhte  që  përpjekjet  e 
personave  të  autorizuar  (si  civilë  ashtu  edhe  me  uniformë)  të  orientoheshin 
vetëm në drejtim të ndriçimit të veprave të kryera dhe zbulimit e kapjes së tyre, 
por  do  të  duhej  të  orientoheshin  edhe  në  parandalimin  e  veprave  të  tjera 
penale. Duke pasur parasysh lëvizshmërinë e kriminelëve dhe veprimin e tyre në 
hapësira  të  ndryshme,  pjesëtarët  e  kontrollit  operativ  dhe  përpunimit 
kriminalistik duhet të ndërmarrin masa dhe veprime për zbulimin, identifikimin 
dhe kapjen e kryesve të veprave penale edhe në hapësirat e tjera që u përkasin 
zonave  të  kontrollit  të  stacioneve  të  tjera  policore.  Në  të  gjitha  këto  situata, 
sidomos te deliktet e rënda pronësore, duhet të bëhen parashikime se ku do të 
mund  të  ndodhte  një  vepër  e  re  penale,  cili  objekt  do  të  mund  të  ishte  në 
shënjestër  të  sulmit,  cilat  objekte  ose  hapësira  mund  të  jenë  veçanërisht  të 
rrezikuara etj. Kjo nënkupton se ekipet duhet të bëjnë vlerësimin se ku, kur dhe 
si duhet të ndërmerren masa dhe veprime operative dhe kriminalistike. 
 
3.4. Metodika e zbulimit, sqarimit dhe dëshmimit 
         të kriminalitetit të lidhur me drogat  
 
3.4.1. Nocioni dhe format e shprehjes 
 
Drogat  dehëse  janë  substanca  natyrore  ose  sintetike  dhe  preparate  të 
përpunuara nga këto substanca përdorimi i paautorizuar dhe i pakontrolluar i 
të cilëve mund të rrezikojë shëndetin e njerëzve. Për këtë arsye veprat penale 
të  lidhura  me  drogat  janë  klasifikuar  në  grupin:  veprat  penale  kundër 
shëndetit publik,96 (kapitulli XXI, KP i Kosovës). 

                                                            
96
 Shëndeti paraqet gjendjen psike‐fizike të njeriut tek i cili ekziston funksioni harmonik i të gjitha 
organeve  dhe  proceseve  dhe  që  e  bënë  të  aftë  për  jetë  normale,  punë  dhe  produktivitet 
shoqëror. E kundërta e shëndetit është sëmundja e cila paraqet gjendjen e tillë psike‐fizike e 
cila lind me veprimin e bacileve, baktereve dhe viruseve në organizmin e njeriut dhe që sjell 
deri te çrregullimi në ndërtimin dhe funksionimin e disa organeve, qelizave, pjesëve të trupit 
ose të organizmit në tërësi gjatë së cilit proces dobësohet aftësia për punë dhe jetë normale. 
(Petrović, Jovašević, 2005: 215) 
Kriminalistika  293

Me  kushtetutë  është  përcaktuar  pacenueshmëria  e  jetës  së  njeriut, 


prandaj pajtimi ose kërkesa për marrjen e jetës e bën të paligjshme sjelljen e 
tillë.  Nga  e  drejta  për  jetë  del  edhe  e  drejta  e  njeriut  që  t’ia  marrë  jetën 
vetvetes  (përpjekja  për  vetëvrasje  nuk  është  e  dënueshme,  gjë  që  është  një 
ndër vlerat bashkëkohore). 
Ndihma  për  vetëvrasje  si  edhe  nxitja  për  vetëvrasje  është  vepër  e 
veçantë penale. Eutanazia si shuarje e jetës së tjetrit, madje edhe nga mëshira, 
është e ndaluar. 
Mbrojtja  e  integritetit  psikik  është  parashikuar  në  mënyrë  të  ngjashme 
me  mbrojtjen  e  jetës.  Vetëlëndimi,  për  dallim  nga  përpjekja  për  vetëvrasje, 
është  i  dënueshëm,  jo  në  parim,  por  në  qoftë  se  nëpërmjet  këtij  veprimi 
synohet  të  realizohet  një  qëllim  i  papranueshëm  shoqëror  (vetëlëndimi  fiktiv 
ose mistifikues). 
Ndërhyrja  mjekësore,  ndonëse  objektivisht  mund  të  shkaktojë  lëndime 
trupore  si  edhe  keqësim  të  shëndetit,  nuk  është  i  kundërligjshëm,  në  këto 
raste:  1)  nëse  bëhet  në  pajtim  me  njohuritë  medicinave  (lege  artis),  2)  me 
qëllim  të  shërimit  dhe  3)  me  pajtimin  e  pacientit,  sepse  gjendet  në  kufij  të 
rrezikut të lejueshëm. 
E  ngjashme  është  edhe  çështja  e  lëndimeve  në  sport,  ku  gjithashtu 
përjashtohet veprimi i kundërligjshëm.  
 
3.1.2. Vrasja 
 
Vrasja,  në  kuptimin  e  gjerë  të  fjalës,  nënkupton  shuarjen  e  jetës  së 
njeriut,  ndërsa  nga  këndvështrimi  i  të  drejtës  penale  nënkupton  shuarjen  e 
kundërligjshme të jetës së secilit njeri nëpërmjet veprimit.  
Sipas Kodit Penal të Kosovës ekzistojnë shumë lloje të vrasjeve. Kështu, 
përveç  vrasjes  së  zakonshme,  ekzistojnë  edhe  vrasjet  e  rënda,  vrasjet  e 
privilegjuara (më të lehta), siç janë: vrasjet në gjendje te afektit mendor (neni 
148), vrasjet nga pakujdesia (neni 149) dhe vrasja e foshnjës gjatë lindjes (neni 
150). 
Puna  në  ndriçimin  e  vrasjeve,  sipas  rregullit,  fillon  me  zbulimin  e 
kufomës  ose  të  pjesëve  të  kufomës,  ndërsa  në  disa  raste  edhe  me  të  marrë 
njoftimin për zhdukjen e dikujt në kushte dhe rrethana që mund të dyshohet 
se është vrarë.  
Policia,  sipas  rregullit,  paraqet  secilin  rast  të  vrasjes  apo  të  gjetjes  së 
kufomës.  Paraqitjen  e  bëjnë  qytetarët  që  e  kanë  zbuluar  kufomën  ose  të 
afërmit e viktimës së krimit. 
Kur  informohet,  në  çfarëdo  mënyre  qoftë,  për  gjetjen  e  ndonjë  kufome 
policia  duhet  të  fiksojë  më  shkrim:  datën  dhe  kohën  e  marrjes  së  njoftimit, 
294  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

mënyrën se si është njoftuar, vendin ku është gjetur kufoma, emrin dhe adresën e 
personit që ka njoftuar dhe mënyrën se si ka marrë vesh për kufomën. 
 
3.1.2.1. Nocioni i vdekjes 
 
Pasojë  e  veprës  penale  të  vrasjes  është  vdekja  e  ndonjë  personi,  por 
vazhdimisht është e hapur çështja e definimit të vdekjes. Sipas disa autorëve, 
vdekja është dëmtimi i shëndetit, laesio valetudinis, ndërprerja e tërësishme e 
funksionit  të  trupit,  gjegjësisht  të  strukturës  dhe  funksionit  të  trupit  dhe 
shpirtit.  Dëmtimi  i  shëndetit  mund  të  përfundojë  me  shërimin  e  plotë  ose  të 
pjesshëm  apo,  në  instancën  e  fundit,  me  shuarjen  e  jetës.  Ndërprerja  e 
përhershme  e  funksioneve  vitale  ‐  rrahjes  së  zemrës  dhe  frymëmarrjes  do  të 
thotë shuarje e jetës apo vdekje (mors). 
Zhvillimi  i  vazhdueshëm  i  mjekësisë,  në  radhë  të  parë  përparimi  në 
transplantimin e organeve e të indeve dhe reanimimi, ka pasuar me paraqitjen 
e  definicioneve  të  ndryshme  për  vdekjen  (vdekja  klinike,  vdekja  cerebrale, 
vdekja  e  trurit,  vdekja  biologjike,  vdekja  sociale).  Nga  pikëpamja  juridike, 
vdekja është ndërprerje e funksioneve të organizimit si tërësi. Zgjidhja juridike 
e  kësaj  materieje  nuk  është  zgjidhur  në  mënyrë  të  kënaqshme.  Prandaj, 
përcaktimi  i  vdekjes  sot  është  një  problem  shumë  aktual  në  mjekësinë 
gjyqësore e klinike si dhe në drejtësi. Sot dominon mendimi se definomi ligjor i 
vdekjes nuk  është as i dëshiruar dhe as i nevojshëm. Zgjidhjen duhet kërkuar 
brenda shkencës së mjekësisë dhe etikës mjekësore. 
Meqenëse  ekziston  mundësia  që  vdekja  të  shkaktohet  nga  mënyra  e 
mjete të ndaluara, është në interesin e bashkësisë shoqërore që të hulumtojë 
shkakun dhe mënyrën e vdekjes së çdo njeriu. Pa marrë parasysh se vdekja e 
një  personi  është  shkaktuar  me  qëllim  apo  pa  dashje,  ajo  është  pjesë 
përbërëse  e  shumë  veprave  penale.  Prandaj  është  detyrë  e  policisë  që  të 
sqarojë  veprat  penale  dhe  ngjarjet  që  kanë  për  pasojë  vdekjen  e  personit  të 
caktuar. 
Nocioni i vdekjes shqyrtohet edhe në kuptimin biologjik.89 Vdekja mund 
të ndodhë menjëherë pas kryerjes së veprimit, por mund të ndodhë edhe më 
vonë, pas një kohë më të shkurtër ose më të gjatë. Ka raste që në literaturë të 
përcaktohet koha e saktë midis veprimit kriminal dhe vdekjes së personit. Me 

                                                            
89
 Vdekje biologjike është ndërprerja e plotë dhe e përhershme e funksionimit të të gjitha indeve 
dhe organeve (vdekja statike dhe molekulare). Disa pjesë të organeve, si edhe vetë organet, 
mund të ruajnë funksionet e tyre edhe një kohë të caktuar pas vdekjes, ndonëse ngjallja e 
organizmit është e pamundur. Mbijetesa e disa organeve dhe indeve, në aspektin mjekësor, 
është  me  interes  për  transplantimin  e  organeve,  kurse  në  aspektin  kriminalistik  është  me 
interes për përcaktimin e kohës së vdekjes. 
Kriminalistika  295

rastin e kalimit të kësaj kohe nuk bëhet fjalë për vepër penale të vrasjes, por 
për ndonjë vepër tjetër penale. Në të Drejtën anglosaksone ky afat kohor zgjat 
12 muaj 
Law Dictionary anglez e definon vdekjen si “Vrasje të kundërligjshme të 
qenies njerëzore, nëse vdekja ndodh në afat prej një viti”. Organizata botërore 
e  Shëndetësisë  ka  sugjeruar  që  për  vdekje  të  dhunshme  të  caktohet  një  afat 
prej 30 ditësh prej momentit të lëndimeve e deri të vdekja.  
E  drejta  penale  pozitive  e  konsideron  këtë  afat  si  kohë  të  kaluar  midis 
kohës së veprimit të një personi tjetër dhe pasojës së shkaktuar nga ai veprim, 
në qoftë se ekziston lidhje shkakore midis veprimit dhe pasojës. 
 
3.1.2.2. Shkaqet e vdekjes 
 
Ndonëse  shkaqet  e  dëmtimit  të  shëndetit  (etiologjia)  janë  të  njëjta, 
mënyra e dëmtimit (patogjeneza) mund të jetë e dyllojshme: e natyrshme dhe 
e  dhunshme.  Dëmtimi  i  dhunshëm  i  shëndetit,  laesio  valetudinis  violenta, 
ekziston atëherë kur kjo bëhet, me qëllim ose pa qëllim, nga një person tjetër. 
Në  këtë  rast,  njëherësh  është  njëkohësisht  subjekt  aktiv  dhe  objekt  pasiv  i 
veprimit  të  dëmshëm,  qoftë  i  veprimit  apo  mosveprimit  personal,  qoftë  të 
veprimit  ose  mosveprimit  të  dikujt  tjetër,  gjë  që  nënkupton  përgjegjësinë 
vetjake ose të tjetrit. 
Për  ndonjë  ngjarje  që  ka  për  pasojë  vdekjen  është  jashtëzakonisht  e 
rëndësishme  të  përcaktohet  shkaku  i  vdekjes,  prej  të  cilit  varet  shumë 
kualifikimi  juridik  i  ngjarjes.  Vdekja  e  pa  dhunshme  ose  e  natyrshme  është 
vdekja për shkak të shuarjes së funksioneve vitale të organizmit, nga pleqëria 
ose sëmundja. Vdekja e dhunshme është pasojë e veprimit të jashtëm, më së 
shpeshti e veprimit të një personi tjetër, pa marrë parasysh se ky veprim është 
i rastësishëm apo i qëllimtë. 
Në mjekësinë kriminalistike është e njohur vdekja e parakohshme, e cila 
ndodh papritur, te personat që duken të shëndoshë dhe quhet vdekje e shpejtë 
ose vdekje e papritur apo vdekje e dyshimtë. Ajo definohet si vdekje shkaku i së 
cilës  nuk  mund  të  zbulohet  pa  ekspertizë  të  posaçme  të  mjekësisë  ligjore 
(obduksionit). 
Vdekja  e  dhunshme  (mors  violenta)  është  shuarja  me  dhunë  e  jetës. 
Shkaqe të vdekjes së dhunshme (dëmtimit të dhunshëm të shëndetit) mund të 
jenë: 
1) mekanike, 
2) asfiktive ‐ për shkak të pengesave në frymëmarrje, 
3) nutritive ‐ për shkak të mungesës së ushqimit, 
296  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

4) fizike ‐ për shkak të veprimit të të nxehtit e të të ftohtit, ndikimit të 
rrezeve të diellit e  
5) të rrymës, rrezeve të rëntgenit dhe radiumit, 
6) kimike ‐ kryesisht ndikimit të helmeve, 
7) bakteriale dhe 
8) psikike. 
Pjesëtarët e policisë, në disa situata, kur është ë qartë se personi është i 
vdekur,  me  qëllim  të  urgjencës  së  veprimit,  mund  të  konstatojnë  edhe  vetë 
vdekjen  për  paraqitjen  e  raportit  të  parë.  Më  vonë,  kur  të  krijohen  kushtet, 
konstatimin e vdekjes e bën mjeku, në vendin ku është gjetur kufoma ose në 
institucionin përkatës. 
Policët  e  bëjnë  konstatimin  jozyrtar  të  vdekjes  në  bazë  të  shenjave  të 
dukshme, të cilat mund të jenë: 
1) shenjat  e  pasigurta  të  vdekjes  ‐  ndërprerja  e  punës  së  zemrës  dhe 
frymëmarrjes, motorikes dhe ngushtimi i kornesë së syrit, 
2) shenjat e hershme të vdekjes ‐ njollat e vdekjes, shtangimi i vdekjes, 
ftohja e trupit dhe 
3) shenjat e vona ose të sigurta të vdekjes ‐ kalbja dhe dekompozimi i 
trupit, mumifikimi, saponifikimi dhe kafshimi i kafshëve. 
Organizimi i procesit të përcaktimit të shkaktarëve të vdekjes varet nga 
ngjarjet  që  i  kanë  paraprirë  vdekjes  dhe  vendi  ku  ka  ndodhur  vdekja.  Kur 
vdekja ndodh në spital, gjatë shërimit, atëherë shkakun e vdekjes e përcakton 
mjeku  që  është  marrë  me  trajtimin  e  të  vdekurit  ose  patologu  i  spitalit.  Kur 
personi  vdes  në  spital  ose  në  ndonjë  institucion  tjetër  shëndetësor  ku  është 
dërguar për t’i dhënë ndihmë mjekësore, shkakun e vdekjes e përcakton mjeku 
kujdestar, patologu i spitalit ose patologu ligjor (nëse dyshohet se bëhet fjalë 
për vdekje të dhunshme). 
Kur personi vdes jashtë institucionit shëndetësor dhe rrethanat tregojnë 
se bëhet fjalë për vdekje të dhunshme, shkakun e vdekjes e përcakton eksperti 
përkatës.  Ai  e  përcakton  shkakun  e  vdekjes  në  bazë  të  kontrollit  të  jashtëm, 
deklaratave të dëshmitarëve dhe historisë së sëmundjes, por nuk lejon bartjen 
e kufomës në qoftë se dyshohet se bëhet fjalë për vdekje të dhunshme ose në 
qoftë  se  nuk  mund  të  përcaktojë  shkakun  e  vdekjes.  Kur  e  vërteton  se  bëhet 
fjalë për vdekje të dyshimtë apo për vdekje të dhunshme, ai duhet ta njoftojë 
policinë. Si rregull, policia vepron në situata kur vdekja është e dhunshme apo 
kur shkaku i vdekjes është i dyshimtë 
Sipas  mendimit  tonë,  kurdo  që  lejojnë  rrethanat,  policia  dhe  prokurori 
publik  do  të  duhej  të  përcillnin  procesin  e  obduksionit  dhe  të  merrnin  pjesë 
aktive  në  këtë  proces.  Por,  në  praktikën  e  policisë  te  ne,  në  procesin  e 
obduksionit marrin pjesë vetëm teknikët e kriminalistikës, të cilët bëjnë vetëm 
Kriminalistika  297

kompletimin  e  fotodokumentacionit,  por  nuk  janë  aktivë  në  procesin  e 


obduksionit. Kriminalisti që merret me përpunimin kriminalistik dhe prokurori 
publik që zhvillon hetimet njihen me rezultatet e obduksionit vetëm nëpërmjet 
raportit të mjekut ligjor dhe teknikut të kriminalistikës.  
Kështu,  aktivitetet  operative  të  policisë  dhe  prokurorit  publik  shpesh 
janë  të  vonuara,  prandaj,  gjatë  përpunimit  kriminalistik,  nuk  mund  të  jepet 
pasqyra  e  plotë  e  ngjarjes  kriminale,  nuk  mund  të  verifikohen  versionet  e 
krijuara,  nuk  mund  të  sugjerohen  ose  të  ndërmerren  masa  dhe  veprime 
plotësuese. Pasojë e kësaj mund të jetë vonesa në ndërhyrjes, madje edhe mos 
zbulimi i kryesit të veprës penale.  
 
3.1.2.3. Mjetet dhe mënyrat e kryerjes së veprës penale të vrasjes 
 
Mjete  të  kryerjes  së  veprës  penale  të  vrasjes  janë  të  gjitha  llojet  e 
mjeteve,  armët  dhe  sendet  e  forta,  me  të  cilat  mund  të  shkaktohen  lëndime 
vdekjeprurëse.  Mënyra  e  kryerjes  së  vrasjes  përcakton  punën  e  shikimit  të 
ekipit  kriminalistik  në  vendin  e  ngjarjes.  Mjetet  e  kryerjes  së  vrasjes  dhe 
përdorimi i tyre lënë gjurmë, të cilat mund të gjenden në vendin e ngjarjes, në 
viktimën  dhe  në  vetë  kryesin  e  vrasjes.  Mënyrat  më  të  shpeshta  të  vrasjeve 
janë shkaktimi i lëndimeve me mjete depërtuese ose shpërthyese, me mjete të 
mprehta, me helme, me ngufatje, me mbytje në ujë, me mjete të forta, etj.  
Pra,  mënyrën  e  kryerjes  së  vrasjes  e  përbëjnë  të  gjitha  veprimet  që  i 
ndërmerr kryesi për të shuar jetën e dikujt. 
Si mjete të kryerjes së vrasjes më së shpeshti përdoren: 
1) Armët e zjarrit (revolja, pushka e gjuetisë, pushka luftarake, etj.), 
2) Armët  e  ftohta90  dhe  mjetet  e  mprehta  (thika,  sëpata,  gërshërët, 
etj.), 
3) Bombat e dorës, pajisjet shpërthyese ose lëndët djegëse, 
4) Veglat e ndryshme (kazma, lopata, sëpata, etj.), 
5) Materiet kimike helmuese (acidet e ndryshme), 
6) Barërat me përmbajtje droge, 
7) Mjetet e komunikacionit (automobili, motoçikleta, etj.), 
8) Mjetet për lidhje (litari, shiritat e ndryshëm, etj.), 
9) Mjetet e tjera (shkopi, huri, guri, tëhollësi, shishja, karriqa, etj.), 
10) Energjia elektrike, rrezatimet e ndryshme, 
11) Temperaturat e larta dhe të ulëta, etj. 
Përveç  këtyre,  vrasja  mund  të  kryhet  edhe  me  goditje  me  grusht,  me 
kokë, më shtyrje ose hedhje nga lartësia dhe me ndërprerjen e ushqimit apo të 

                                                            
90
 Mjetet me të cilat mund të shkaktohet vdekje apo lëndime të rënda trupore 
298  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

ujit.  Edhe  shkaktimi  i  dhembjeve  të  mëdha  shpirtërore  dhe  i  streseve  të 
fuqishme  mund  të  shkaktojë  vrasje  në  disa  situata.  Po  ashtu,  vrasja  mund  të 
kryhet  edhe  me  mjete  psikike,  siç  janë  shkaktimi  i  dhimbjes,  frikës  ose 
emocioneve të tjera të fuqishme, të cilat mund të jenë shkaktarë të vdekjes. 
Pra, shumica e vrasjeve kryhen me përdorimin e mjeteve direkte të vetë 
kryesit (p.sh. duke shtënë në viktimën ose duke e therur etj.), ndërsa në situata 
më të rralla vrasjet kryhen me përdorimin e mjete indirekte kur kryesi përdor 
ndonjë shtazë(p.sh. ndonjë qen të rrezikshëm) ose duke qenë subjekt pasiv me 
paramendim e vë veten e tij në pozitë që të shkaktojë vdekje. Është e mundur 
që  për  kryerjen  e  vrasjeve  edhe  të  kombinohen  mjete  dhe  mënyra  të 
ndryshme. 
Gjithashtu, është e rëndësishme të përmenden edhe dy lloje vrasjesh: 
1) Vrasjet joprofesionale dhe 
2) Vrasjet profesionale. 
Vrasje të kryera në mënyrë profesionale janë vrasjet kur shuarja e jetës 
së një personi me këto karakteristika fenomenologjike: 
a) shkalla e lartë e organizimit për kryerjen e veprës penale; 
b) pjesëmarrja  e  më  shumë  pjesëmarrësve  dhe  mbështetja  paraprake 
logjistike  para,  gjatë  dhe  pas  kryerjes  së  veprës,  ndonëse  është  e 
mundur që vrasje profesionale të kryejë edhe vetëm një person, i cili, 
sipas rregullit, gëzon përkrahjen e personave të tjerë, para kryerjes 
së veprës; 
c) vepra  kryhet  me  qëllim  të  realizimin  të  objektivave  të  caktuar  më 
parë  dhe  planifikohet  me  kujdes.  Ndonjëherë,  gjatë  planifikimit  të 
veprës,  kryesit  edhe  ushtrojnë  elemente  të  caktuara  për  kryerjen  e 
veprës, por ka edhe situata kur formohen edhe ekipe ose grupe për 
kryerjen  e  veprave,  duke  përcaktuar  edhe  ekipin  apo  grupin  që  e 
kryen veprën; 
d) vrasjet kryhen nga kryes që e bëjnë këtë për pagesë ose për ndonjë 
përfitim tjetër material apo nga kryesit që e kanë vrasjen si “punë” 
apo si angazhim profesional, në qoftë se ata janë pjesëtarë aktivë të 
ndonjë organizate kriminale; 
e) viktima  të  këtyre  vrasjeve,  si  rregull,  janë  personat  e  shquar,  edhe 
kur  ata  bëjnë  pjesë  në  mjedis  kriminal,  ose  pjesëtarët  e  organeve 
shtetërore, etj. 
f) vrasjet  kryhen  nën  masa  të  veçanta  të  maturisë  dhe  pas  një  sërë 
përgatitjesh  të  veçanta,  sigurimit  të  armëve  për  një  përdorim 
(pushkë  automatike  ose  revole),  të  cilat  asgjësohen  pas  kryerjes  së 
vrasjes  (më  së  shpeshti  duke  i  demontuar  dhe  duke  shpërndarë 
pjesët në vende të shkreta ose duke i hedhur në lumenj, liqene, etj.), 
Kriminalistika  299

sigurimit  të  maskave  që  përdoren  gjatë  kryerjes  së  vrasjes, 


stërvitjeve  të  precizitetit  dhe  shpejtësisë  së  kryerjes  së  veprës  në 
momentin më të përshtatshëm (p.sh. kur viktima është më së paku e 
përgatitur  për  rezistencë  të  suksesshme,  kur  nuk  ka  dëshmitarë, 
etj.),  sigurimit  të  dokumente  të  falsifikuara  që  më  parë  për  t’u 
larguar  nga  vendi,  sigurimi  paraprak  i  alibisë,  sigurimi  paraprak  i 
mjeteve ndihmëse(siç është automobili i cili duhet të jetë gjithsesi i 
vjedhur,  sigurimi  i  targave  po  ashtu  të  vjedhura,  fshehja  ose 
asgjësimi  i  automobilit  të  vjedhur),  sigurimi  i  mjeteve  të  tjera  të 
nevojshme (si kartela e telefonit mobil të sistemit “prepad”) etj. 
Vrasjet  e  kryera  në  mënyrë  profesionale  janë  karakteristike  për 
kriminalitetin  e  organizuar.  Ato  kryhen  për  të  eliminuar  konkurrencën,  për  të 
fituar  treg,  për  të  demonstruar  fuqinë,  për  të  frikësuar  kundërshtarët,  etj.  Të 
gjitha vrasjet e tjera që, sipas karakteristikave të tyre dominuese, nuk mund të 
radhiten në vrasje profesionale, konsiderohen vrasje joprofesionale. 
Karakteristikë e vrasjeve profesionale, sipas logjikës së gjërave, është fakti 
se ato shumë vështirë sqarohen dhe dëshmohen, me që bëhet fjalë për format 
më të rënda të kriminalitetit. Niveli i sqarimit dhe dëshmimit të këtyre vrasjeve 
dëshmon  nivelin  e  punës  së  policisë.  Prapa  vrasjeve  profesionale,  të  cilat 
praktikisht  bëhen  nëpërmjet  “likuidimit”  fizik  dhe  “eliminimit”  të  kundërshtarit 
qëndrojnë  interesa  të  qarta,  ndonëse  ato  shpesh  shkrihen  edhe  me  motive  të 
tjera, të cilat janë, para së gjithash, karakteristike për vrasjet joprofesionale. 
 
3.1.2.4. Vrasja, vetëvrasja ose aksidenti 
 
Vrasja,  vetëvrasja  ose  aksidenti  janë  vdekje  të  dhunshme,  të  cilat 
nënkuptojnë  vdekjet  që  pasojnë  ndonjë  lëndim  të  rëndë  trupor.  Vdekja  e 
dhunshme  mund  të  jetë  e  menjëhershme  ose  e  ngadalshme,  si  edhe  vrasje, 
vetëvrasje  apo  e  rastit.  Policia  gjendet  çdo  ditë  në  situata  të  cilat  mund  të 
shpjegohen në mënyra të ndryshme. Burime të lajthitjeve e dyshimeve më së 
shpeshti janë vdekjet natyrore. 
Historia e kriminalistikës njeh shumë raste te të cilat ka ekzistuar trilema 
(dyshimi i trefishtë): vrasje, vetëvrasje91 apo rast aksidenti.92  

                                                            
91
 Vetëvrasja është shuarja e vetëdijshme dhe e qëllimshme e jetës së vetvetes. Ajo është dukuri 
socio‐patologjike dhe akt individual. Shpesh është formë e auto‐agresionit. Etiopatogjeneza 
e  vetëvrasjes  është  e  ndryshme.  Ajo  mund  të  jetë  pasojë  e  marrëdhënieve  midis  njeriut  e 
rrethit të tij, e pengesave të ndryshme, e humbjes së ekuilibrit të personalitetit në rrethin e 
tij, etj. Modus operandi i vetëvrasjes është pothuaj i njëjtë me atë të vrasjes. 
92
 Aksidenti është akt i paqëllimshëm dhe i rastit i dëmtimit të shëndetit ose marrjes së jetës së 
vetvetes ose të tjetrit. 
300  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

Me qëllim të fshehjes së vrasjes, vrasësit e paskrupullt inskenojnë raste 
penalo‐juridike  (ia  vënë  zjarrin  kufomës  së  viktimës,  e  hedhin  në  hekurudhë, 
etj.), në mënyrë që ta inskenojnë veprën penale si rast aksidental. Në praktikën 
penalo‐juridike njihen raste të shumta të simulimit të vetëvrasjes, me qëllim të 
fshehjes së vrasjeve ose fshehjes së vdekjeve të natyrshme. Për këtë arsye, në 
nenin  186,  par.  1  të  KPPK,  është  përfshi  kjo  dispozitë:  “Gjykata  urdhëron 
kontrollin  dhe  obduksionin  e  trupit  të  pajetë  gjithmonë  kur  ekziston  dyshimi 
ose kur është e qartë se shkak i vdekjes është vepra penale ose kur vdekja ka 
një  lidhshmëri  me  kryerjen  e  veprës  penale”.  Në  qoftë  se  kufoma  është 
varrosur,  urdhërohet  ekshumimi  (zhvarrimi)  në  mënyrë  që  të  bëhet  kontrolli 
dhe obduksioni. 
Rastet e vdekjes së dhunshme, sidomos kur vdekja është shkaktuar nga 
dora  e  dikujt  tjetër,  vetëvrasjes  ose  vdekjes  aksidentale  duhet  të  shpjegohen 
në mënyrë të detajuar dhe të hiqen të gjitha dilemat eventuale. Sipas rregullit, 
bëhet  fjalë  për  trilemën:  vrasje  ‐  vetëvrasje  ‐  rast  aksidental.  Në  fillim  të 
përpunimit  kriminalistik,  duhet  të  shtrohen  të  tri  versionet,  në  mënyrë  që  të 
vërtetohet njëra prej tyre dhe të eliminohen dy të tjerat. 
Shkaku vdekjes mund të jetë i qartë edhe para obduksionit,93 por kjo nuk 
do të thotë se është konstatuar saktë se bëhet fjalë për vrasje, vetëvrasje apo 
rast aksidental. 
Nuk janë të rralla rastet që dikush të gjendet i vdekur në shtrat ose që 
dikush të rrëzohet në rrugë e të vdesë, ndërsa mikro‐ambientet e tyre te këta 
persona  kanë  lënë  përshtypjen  se  janë  plotësisht  të  shëndoshë,  kështu  që 
rastet  e  tilla  janë  edhe  më  enigmatike.  Në  jo  pak  raste,  obduksioni  ka  nxjerr 
fakte që shpien në përfundim se personi i vdekur, ndonëse nuk ka pasur shenja 
të  jashtme,  ka  vuajtur  nga  ndonjë  sëmundje  për  të  cilën  as  nuk  ka  qenë  i 
vetëdijshëm, pra as se ka pasur aftësi të zvogëluara. 
Në shumë raste, shkas i drejtpërdrejtë i vdekjeve janë ngjarjet jetësore 
të  personave  që  nga  zemra  kanë  kërkuar  një  angazhim  më  të  madh  se  sa 
zakonisht:  ngarkesa  më  e  madhe  trupore,  shqetësimet  e  fuqishme  psikike, 
aktet  seksuale  me  ndihmën  e  “viagrës”,  ushqimi  i  tepruar,  pijet  alkoolike,  etj. 
Atëherë  nuk  është  për  t’u  habitur  që  te  rastet  e  vdekjes  së  papritur  lind 
dyshimi për vetëvrasje, aksident fatal apo vrasje. 
Përgjigjet në këto dhe në pyetje të tjera nxirren me zbatimin e masave 
dhe  veprimeve  përkatëse  gjatë  përpunimit  kriminalistik  dhe  obduksionit.  Në 
këtë  rast  kriminalisti  dhe  gjykatësi  hetues  duhet  të  bashkëpunojnë  ngushtë 
dhe,  në  bazë  të  njohurive  të  tyre  mjekësore‐kriminalistike,  të  nxjerrin 

                                                            
93
 Obduksioni (seksioni, autopsia) është kontroll i të gjitha pjesëve të jashtme dhe të brendshme 
të trupit të pajetë, me qëllim që të përcaktohet shkaku i vdekjes. 
Kriminalistika  301

përfundime për shkakun dhe kohën e vdekjes, të krahasojnë atë me rezultatet 
e  obduksionit,  të  verifikojnë  ato  dhe,  sipas  nevojës,  t’i  plotësojnë  me 
diagnozën mjekësore. 
 
3.1.2.5. Motivi i kryerjes së veprës penale 
 
Njeriu  ka  menduar  prej  kohësh  për  motivet  e  veta  dhe  motivet  e 
njerëzve  të  tjerë.  Qysh  në  kohët  e  lashta,  njerëzit  merren  intensivisht  me 
gjurmimin  e  “shkaqeve”  të  sjelljeve  ‐  motiveve.  Kërkimi  i  motiveve  është 
shprehje e nevojës që të kuptohen ngjarjet që ndodhin në botën e brendshme 
të  individit.  Sjellja  komplekse  e  një  personit  a  organizmi  tjetër,  mund  të 
„kuptohen“  nëse  zbulohet  ndonjë  motiv.  Në  këtë  kuptim,  motivi  nënkupton 
atë që organizmi përpiqet të bëjë apo përpiqet ta kryejë. 
Nevojat,  interesat,  zakonet,  bindjet,  tradita,  instinktet,  epshet,  dëshirat 
dhe  ndjenjat  shpien  deri  te  motivi  për  kryerjen  e  veprës  penale.  Numri  ma  i 
madh  i  veprave  penale  është  kryer  për  motive  të  caktuara.  Me  ndihmën  e 
motivit përcaktohet edhe ekzistenca e paramendimit, ndan paramendimin nga 
mosdashja.  Veprimi  i  paramenduar  është  veprim  me  motiv  të  vetëdijshëm. 
Motivi bën pjesë në elementet më të rëndësishme në vlerësimin psikologjik të 
paramendimit. Te veprat penale nga pakujdesia motivi ka të bëjë me pasojën e 
veprës, ndërsa te paramendimi ka të bëjë edhe me veprimin edhe me pasojën 
e veprës penale. Motiv i veprës penale është nxitja, si kategori e brendshme, 
dhe arsyeja, si kategori e jashtme e cila ndikon në karakter, instinkte, ndjenja, 
paragjykime,  kuptimi  i  njerëzve,  shoqërisë,  personalitetit.  Gjatë  veprimit 
përkatës  të  nxitjes  e  arsyes,  kryesi  përcakton  një  objektiv  të  caktuar,  të  cilin 
dëshiron ta realizojë me kryerjen e veprës penale. 
Lufta  e  nxitjes  (motivit)  i  paraprin  shpesh  veprimit  të  vullnetshëm  për 
kryerjen  e  veprës  penale  dhe  përfundon  me  marrjen  e  vendimit  që  të  kryejë 
ose  të  mos  kryejë  veprën  penale.  Përveç  mjedisit  shoqëror,  për  motivin 
gjithnjë është i rëndësishëm personaliteti i kryesit, si nocion unik. Vepra penale 
rrallë  herë  kryhet  për  një  motiv  të  vetëm.  Në  shumicën  e  rasteve  vepron  një 
tërësi e motiveve. Nuk ekziston një tabelë e saktë e motiveve. Janë të njohura: 
motivet  parandaluese  dhe  nxitëse,  kryesore  dhe  të  tërthorta,  altruiste  dhe 
egoiste,  sociale  dhe  asociale,  të  ndershme  dhe  të  pandershme,  etj.  Në 
praktikën  kriminalistike  jo  rrallë  zëvendësohet  motivi  i  përgjithshëm  për 
kryerjen e veprave penale me motivin special. 
Në  praktikën  kriminalistike  motivet  më  të  shpeshta  për  kryerjen  e 
veprave  penale  janë:  motivet  ekonomike,  urrejtja  dhe  hakmarrja,  motivet 
seksuale  e  erotike,  fanatizmi  religjioz,  nevoja  për  fshehjen  e  ndonjë  sekreti, 
frika  nga  dënimi,  dashuria,  solidariteti,  mëshira  dhe  motive  e  tjera  fisnike, 
314  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

3.1.6. Vetëvrasja 
 
3.1.6.1. Nocioni dhe karakteristikat themelore 
 
Vetëvrasja  trajtohet  si  dukuri  shoqërore  patologjike.  Ajo  është  objekt  i 
interesimit  të  shkencave  të  ndryshme,  siç  janë  psikologjia,  psikopatia, 
sociologjia, kriminologjia dhe kriminalistika. Vetëvrasja është dukuri e vjetër, e 
cila ekziston që prej kohës së ekzistimit të njeriut dhe shoqërisë, por në fazën 
fillestare të shfaqjes së saj nuk i është kushtuar shumë rëndësi. Më zhvillimin e 
shoqërisë njerëzore është ngritur interesimi për anëtarët e saj, kështu që është 
ngritur edhe interesimi për vetëvrasjen. 
Në  Greqinë  antike  ka  pasur  pikëpamje  të  ndryshme  mbi  këtë  dukuri. 
Midis tyre me interes të veçantë është ai i Aristotelit, i cili flet për dëmin që i 
shkakton shoqërisë dhe familjes një anëtar i saj që në mënyrë të qëllimshme ia 
shuan vetes jetën, duke ia lënë të tjerëve zgjidhjen e problemeve ekzistuese. 
Edhe  në  mbretërinë  romake  vetëvrasja  ka  qenë  objekti  i  shqyrtimeve 
dhe  qëndrimeve  të  ndryshme.  Ka  pasur  pikëpamje  se  vetëvrasja  është  akt  i 
lartë,  ndërsa  vetëvrasësi  është  njeri  me  autoritet  më  të  lartë  edhe  se  vetë 
zotat,  sepse  ata  janë  të  pavdekshëm  dhe  nuk  mund  ta  gjykojnë  veten  e  tyre. 
Sipas kësaj pikëpamje njeriu si qenie e gjallë ka të drejtë dhe aftësi ta asgjësojë 
jetën e tij. 
Paralelisht me forcimin e rolit dhe ndikimit të kishës, shoqëria ka marrë 
qëndrim  të  ashpër  ndaj  vetëvrasjes,  kështu  që  kufoma  e  vetëvrasësit  është 
djegur ose u është hedhur egërsirave, me që varrimi i tyre në varreza ka qenë i 
ndaluar.  Por,  situata  ka  ndryshuar  në  mesjetë,  kur  kisha  e  ka  ndërruar 
qëndrimin  ndaj vetëvrasjes. Në  këtë periudhë kisha  madje e ka rekomanduar 
vetëvrasjen  duke  e  quajtur  atë  si  “hyrje  në  jetën  e  vërtetë”.  Pavarësisht  prej 
këtij  qëndrimi  të  kishës,  shoqëria  e  ka  vështruar  vetëvrasjen  si  një  formë  të 
aktit kriminal të drejtuar kundër shtetit, kundër sunduesit dhe kundër Zotit. Në 
disa  vende  të  Evropës,  pavarësisht  prej  qëndrimeve  të  ndryshme  ndaj 
vetëvrasjes,  një  kohë  të  gjatë  është  ruajtur  qëndrimi  për  dënimin  e 
vetëvrasësve  (Anglia)  si  dhe  dënimi  i  tentimeve  të  vetëvrasjes,  i  cili  është 
ruajtur më së gjati në Hungari (deri në Luftën e Dytë Botërore). 
Njeriu  merr  vendim  të  bëjë  vetëvrasje  për  shkak  se  është  gjetur  në 
situatë  të  caktuar  konfliktuoze  me  shoqërinë  dhe  nuk  sheh  rrugëdalje  tjetër. 
Aspekti  sociologjik  i  këtij  problemi  vështrohet  në  të  huajsimin  nga  shoqëria, 
gjegjësisht  në  konfliktin  e  individit  me  shoqërinë,  prandaj  mund  të 
përfundohet  se  vetëvrasja,  ndonëse  është  akt  personal  i  njeriut,  shkakton 
pasoja për shoqërinë. 
Kriminalistika  315

Studimi i problemit të vetëvrasjes ka rëndësi teorike dhe praktike, e cila i 
kontribuon  vështrimit  të  tërësishëm  të  këtij  problemi  dhe  ndërmarrjes  me 
kohë  të  masave  preventive  për  parandalimin  e  kësaj  dukurie.  Asnjë  bashkësi 
shoqërore  nuk  është  e  kursyer  nga  vetëvrasjet.  Në  situatat  që  janë  të 
ngarkuara me probleme materiale, të sigurisë dhe personale, vetëvrasjet janë 
më të shpeshta, gjë që shtron detyrën për hulumtimin e vazhdueshëm të kësaj 
dukurie.  Rezultatet  e  hulumtimeve  adekuate  sigurisht  do  të  tregonin 
shkaktarët ekzistues, të cilët do të mundësonin një vlerësim dhe parashikim të 
caktuar,  i  cili  është  bazë  për  ndërmarrjen  e  masave  dhe  veprimeve 
parandaluese. 
Vetëvrasja  nuk  është  vepër  penale,  por  nga  aspekti  kriminalistik 
vështrohet  si  problem,  sidomos  nëse  situata  konkrete  kriminalistike‐taktike 
është aq komplekse sa të mund të nxirret përfundimi se bëhet fjalë për ngjarje 
kriminale.  Në  disa  situata  kriminalistike‐taktike  vetëvrasja  nuk  mund  të 
konstatohet në vendin e ngjarjes, prandaj mund të ekzistojë dyshimi se bëhet 
fjalë për “vetëvrasje të shtirur”, nëpërmjet së cilës bëhen përpjekje të fshihet 
kryerja  e  veprës  penale  të  vrasjes.  Për  këtë  arsye,  nga  aspekti  kriminalistik, 
vetëvrasja mund të jetë shumë më komplekse sesa disa raste të vrasjes. 
Vetëvrasja  është  akt  i  shuarjes  së  qëllimshme  të  jetës  së  vetvetes.  Si 
mjete për kryerjen e vetëvrasjes janë kryesisht po ato mjete me të cilat kryhen 
vrasjet,  por  të  cilat  janë  më  të  përshtatshme  që  personi  t’i  përdorë  për 
shuarjen e jetës së vet. Rezultatet e disa hulumtimeve tregojnë se vetëvrasjet 
janë më të shpeshta në qytet sesa në fshat dhe se ato ndodhin më së shumti 
në muajt e pranverës dhe verës se sa në muajt e dimrit. 
Sipas evidencave, mosha dhe struktura e personave që përcaktohen për 
vetëvrasje  është  e  ndryshme,  duke  filluar  prej  të  miturve  e  deri  te  moshat  e 
shtyra.  Megjithatë  është  konstatuar  se  njerëzit  e  moshuar  shumë  më  rrallë 
bëjnë  vetëvrasje,  ndonëse  krizat  ekonomike  dhe  politike  kanë  ndikuar  në 
shtimin e numrit të vetëvrasjeve edhe te kjo kategori e popullsisë.  
Përpjekjet për vetëvrasje janë më të shpeshta të personat e moshës prej 
20  deri  24  vjet,  si  dhe  të  personat  e  moshës  26  deri  ne  30  vjet.  Në  grupin  e 
tretë, sipas të dhënave, bëjnë pjesë të miturit e moshës midis 14 e 18 vjet. Të 
dhënat  e  grumbulluara  janë  shqetësuese,  sepse  numrin  më  të  madh  të 
përpjekjeve për vetëvrasje e përbëjnë të rinjtë dhe të miturit. 
Analiza  e  praktikës  së  deritashme  çon  në  konstatimin  se  vetëvrasësit  e 
planifikojnë  paraprakisht  mënyrën,  vendin  dhe  kohën  e  vetëvrasjes.  Ata, 
kryesisht e bëjnë këtë në vende të fshehta, në mënyrë që të mos pengohen për 
realizimin  e  qëllimit  të  tyre.  Mirëpo,  ka  edhe  raste  që  vetëvrasjet  bëhen  në 
vende  publike,  në  sytë  e  një  numri  të  madh  njerëzish,  siç  janë  kërcimet  nga 
urat, hedhjet nga rrokaqiejt ose nga ndonjë kështjellë, etj. 
316  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

3.1.6.2. Mënyrat e kryerjes së vetëvrasjes dhe motivet 
 
Mënyrat  e  kryerjes  së  vetëvrasjes  janë  të  llojllojshme  dhe  varen  nga 
mjeti që përdoret. Vetëvrasjet më së shpeshti bëhet me helmim, me varje, me 
armë  zjarri,  me  prerjen  e  venave,  me  kërcim  nga  lartësia,  me  mbytje  në  ujë, 
me  therje,  me  energji  elektrike,  me  vetëdjegie  ose  me  hedhjen  para  ndonjë 
automjeti. Po ashtu, vetëvrasjet bëhen edhe me kombinimin e disa prej këtyre 
mënyrave.  Ka  raste  edhe  të  vetëvrasjeve  të  dyfishta,  të  cilat  bëhen  kryesisht 
nga  dy  persona  të  gjinive  të  ndryshme,  kurse  motiv  i  vetëvrasjes  është 
kryesisht dashuria e dyanshme. Në këtë vërtet, njërit prej të dashuruarve i lind 
ideja për vetëvrasje dhe e bind për këtë edhe të dashurin e vet. Pas kësaj njëri 
prej  tyre  e  vret  tjetrin  e  pastaj  e  vret  edhe  veten.  Në  praktikë  kanë  ndodhur 
raste të tilla që njëri prej të dashuruarve të ndërrojë mendje ose të mos ketë 
sukses të vrasë vetën. Në këtë situatë ai përgjigjet për kryerje të veprës penale 
të vrasjes. Vetëvrasjet e dyfishta janë të pranishme edhe në formë të vrasjes së 
përnjëhershme, si duke kërcyer të dy nga ndonjë lartësi, duke u helmuar të dy 
etj.  
Në situata të ndryshme krize, në situata lufte apo në situata të tjera të 
rënda  ndodhin  edhe  të  ashtuquajturat  vetëvrasje  familjare,  kur  prindërit 
marrin  vendim  të  vetëvriten  bashkë  me  fëmijë.  Për  praktikën  kriminalistike 
janë  të  njohura  edhe  të  ashtuquajturat  vetëvrasje  tendencioze,  motiv  i  të 
cilave  është  përpjekja  që  dikujt  tjetër  t’i  shkaktohen  vuajtje  e  probleme.  Në 
këto raste, shpesh, personat bëjnë vetëvrasje për ta bërë përgjegjës dike tjetër 
për vdekjen e tyre. Ndonjëherë, motiv i disa vetëvrasjeve është dëshira që të 
nxirret diçka në dritë, në shenjë të protestës ndaj dikujt ose diçkaje, në shenjë 
mospajtimi  me  gjendje  e  situata  të  caktuara  shoqërore.  Përsëritja  (recidivi)  e 
vetëvrasjes  dëshmon  këmbënguljen  e  personit  për  të  shuar  jetën  e  vet, 
pavarësisht prej dështimit në përpjekjen e parë. Disa prej personave mjaftohen 
me  një  përpjekje,  disa  të  tjerë  provojnë  për  së  dyti,  ndërsa  disa  të  tjerë 
vazhdojnë tentimet e vetëvrasjes deri në realizimin e këtij qëllimi.  
Pavarësisht prej mënyrës së kryerjes së vetëvrasjes, e rëndësishme është 
dalja në vendin e ngjarjes dhe ndërmarrja e masave dhe veprimeve adekuate 
operative  teknike  e  taktike  dhe  veprimeve  hetimore  nga  ekipi  i  përpunimit 
kriminalistik.  Para  së  gjithash,  duhet  të  bëhet  sigurimi  i  vendit  të  ngjarjes, 
grumbullimi  i  informacioneve,  verifikimi  i  informacioneve  të  grumbulluara, 
shikimi në vendin e ngjarjes dhe obduksioni i kufomës, si edhe i ekspertizave të 
nevojshme, sepse te të gjitha rastet e dyshimta duhet të kihet parasysh fakti se 
është  e  mundur  që  vrasja  të  pasqyrohet  si  vetëvrasje,  me  qëllim  të  fshehjes 
ose ndryshimit të gjurmët materiale të kryerjes së vrasjes. 
Kriminalistika  317

Rastet  e  hasura  në  praktikën  kriminalistike  tregojnë  se  personat  që 


bëjnë  vetëvrasje  me  armë  më  së  shpeshti  shtien  në  kokë,  kurse  më  rrallë  në 
gjoks. Ndonjëherë vetëvrasjet kryhen  edhe duke shtënë  me armë në fyt e  në 
vende  të  tjera.  Vetëvrasësit  rrallë  ndodh  të  shtënë  me  armë  në  pjesë  të 
mbuluara  (veshura).  Te  vetëvrasjet  që  bëhen  me  mjete  të  mprehta  bëhet 
prerja  e  venave  në  duar  apo  në  këmbë  dhe  në  qafë,  ndërsa  vetëvrasja  me 
therje  kryhet  me  therje  në  zemër,  në  qafë,  etj.  Te  rastet  e  vetëvrasjes  me 
mjete shpërthyese, shpesh, ndodhin edhe të ashtuquajturat lëndime provuese, 
të cilat vetëvrasësi ia shkakton vetes në pjesët e trupit ku ia ka shkaktuar vetes 
edhe shpimin vdekjeprurës.  
Motivet  që  e  shtyjnë  personin  të  bëjë  vetëvrasje  mund  të  jenë  të 
ndryshme,  si:  mospajtimet  dhe  konfliktet  bashkëshortore,  mosmarrëveshjet 
dhe mospajtimet në marrëdhëniet midis prindërve dhe fëmijëve, mospërfillja e 
dashurisë nga tjetri, sëmundjet psikike (neurozat pas trajtimit neuropsikiatrik), 
alkoolizmi, sëmundjet e pashërueshme, frika nga dënimi, dënimet e rënda me 
burg,  bixhozi,  mossuksesi  në  shkollë  apo  në  punë,  frika  nga  turpërimi, 
mosmarrëveshjet  dhe  parregullsitë  në  punë,  gjendja  e  vështirë  materiale, 
pleqëria dhe vetmia, humbja e dëshirës për jetë, etj. 
 
3.1.6.3. Sqarimi i rasteve të vetëvrasjes 
 
Nga përvoja dihet se nuk është vetëvrasës secili i mbytur në ujë, secili i 
varur  ose  secili  i  vdekur  që  gjendet  me  revole  në  dorë.  Kryesi  perfid  i  një 
vrasjeje shpesh përpiqet ta fsheh krimin e tij duke u përpjekur që ta pasqyrojë 
atë  si  vetëvrasje  apo  si  vdekje  aksidentale.  Prandaj  ekziston  rreziku  që  këto 
vrasje të cilësohen si vetëvrasje, e nuk janë të tilla. 
Fakti në të cilin mund të ballafaqohemi me rastin e kryerjes së shikimit, 
si  për  shembull  i  vdekuri  qëndron  ulur  në  kolltuk,  ndërsa  revolja  e  shkrepur 
qëndron  në  dysheme  në  dorën  e  tij  të  shtrirë,  ndërsa  në  tavolinë  gjendet 
ndonjë letër lamtumire. Në shikim të parë çojnë në përfundimin se bëhet fjalë 
për  vetëvrasje.  Por,  ndonjëherë  bëhet  fjalë  për  vetëvrasje  të  simuluar  sepse 
viktima  është  vrarë  nga  dikush  tjetër  me  revole  e  pastaj  kufoma  dhe  revolja 
janë  vendosur  ashtu  që  vrasja  të  duket  si  vetëvrasje.  Për  këtë  arsye,  te  secili 
rast i vdekjes së panatyrshme duhet të sqarohet se a bëhet fjalë për vetëvrasje 
apo për vrasje. Sa më shumë vetëvrasje të pasqaruara do të thotë më shumë 
vrasje të sqaruara. 
Simulimi është detyrë mjaft e vështirë. Kur kryesi dëshiron ta pasqyrojë 
ndryshe  një  ngjarje  reale,  janë  të  paevitueshme  gabimet.  Këto  gabime  që  i 
bëjnë delikuentet ndihmojnë sqarimin e rastit konkret dhe zbulimin e kryesit. 
Me  një  kontroll  të  kujdesshëm  të  lëndimeve  në  trupin  viktimës  dhe  të 
318  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

gjurmëve  të  tjera  në  vendin  e  ngjarjes,  studimin  e  kujdesshëm  të  pozitës  së 
kufomës, të gjurmëve e të lëndimeve dhe me rekonstruksion të suksesshëm të 
ngjarjes  mund  të  vërehen  zbrazëtitë,  situata  e  zgjidhjet  e  palogjikshme, 
paqartësitë  dhe  kundërshtitë  në  rekonstruksionin  ideor  e  teknik  të  veprës 
penale  të  simuluar.  Për  këtë  arsye,  shikimi  i  themeltë  në  vendin  e  ngjarjes, 
hartimi  i  procesverbalit  të  shikimit,  hartimi  i  skicave  dhe  kompletimi  i  foto‐
dokumentacionit  kanë  rëndësi  të  madhe  kriminalistike‐taktike,  jo  vetëm  për 
sqarimin  e  rastit  konkret,  por  edhe  për  gjetjen  e  dëshmive  adekuate.  Këtyre 
masave e veprimeve duhet shtuar edhe ekspertizën e specialistit të mjekësisë 
ligjore  (obduksionin)  e  kufomës.  Obduksioni  mund  të  zbulojë  edhe  shkakun 
vendimtar  për  vetëvrasje  (p.sh.,  sëmundjen  e  rëndë  e  të  pashërueshme, 
alkoolizmin, etj.). Shikimi, obduksioni dhe rekonstruksioni i ngjarjes mundëson 
jo vetëm zbulimin dhe dëshmimin e një veprimi të palogjikshëm, mangësia apo 
ndonjë  gabimi  tjetër  (teknik,  logjik  apo  psikologjik),  por,  në  disa  raste,  edhe 
sigurimin e dëshmive adekuate.  
Për  ne  është  me  interes  të  shihen  dallimet  e  lëndimeve  dhe  gjurmët  e 
tjera  në  vendin  e  ngjarjes  dhe  te  viktima,  në  bazë  të  të  cilave  mund  të 
zbulohen rastet e krimeve të mbuluara.  
 
3.1.6.4. Vetëvrasja me varje 
 
Te vetëvrasjet me varje në litar apo mjet të ngjashëm shkaktar i vdekjes 
është ndërprerja e qarkullimit të gjakut në arteriet që e shpien gjakun në tru. 
Ndërprerja  e  qarkullimit  të  gjakut  ndodh  për  shkak  të  presionit  të  litarit  në 
arterien  që  e  përcjell  gjakun  nga  zemra.  Për  këtë  arsye  shfaqet  mungesë  e 
gjakut në tru dhe viktima alivanoset pothuaj momentalisht. Për këtë nuk është 
e  mjaftueshme  që  në  litar  të  peshojë  gjithë  pesha  e  trupit.  Vetëm  një 
shtrëngim  mesatar  i  qafës  (me  peshë  prej  rreth  5  kg),  mund  të  shkaktojë 
pasojat e përmendura. Për këtë arsye, varja mund të bëhet edhe në pozitë të 
shtrirë dhe në gjunjë, gjë që mund të bëhet edhe në dorezë të derës, dollapit, 
etj.  
 
Kriminalistika  319

 
Varja jo e plotë 
 
Mjetet  e  vetëvrasjes  me  varje  mund  të  jenë  më  të  ndryshme  dhe  jo 
vetëm litarët apo rripat. Vetëvrasësi e bën qark për varje çfarëdo materiali që 
gjendet në shtëpi apo që e përdor në punën e tij. Kështu, elektricisti varet në 
tel  të  rrjetit  elektrik,  bujku  varet  me  litar,  ndërsa  amvisja  varet  me  kabëll  të 
ndonjë  mjeti  të  amvisërisë  ose  me  litar.  Për  varje  përdoren  edhe  rripat, 
çorapet  e  grave,  pjesët  e  rrobave,  peshqirët,  bluzat  dhe  mjetet  e  tjera  me  të 
cilët mund të krijohet laku i improvizuar. 
Për  të  arritur  kryerjen  me  sukses  të  objektivit  të  tij,  ndonjëherë, 
vetëvrasësi ia lidh duart vetvetes ose ia lidh vetes ndonjë barrë. Një djalosh 16 
vjeçar e ka varur veten në një shtyllë të tavanit. Para varjes ai ishte zhveshur 
lakuriq, kurse në organin e tij gjenital e kishte varur një copë druri. 
Në rastet e varjes gjurmët e jashtme (të lakut) gjenden në qafë. Ato kanë 
pamje të ndryshme, varësisht prej materialit të lakut, prej mënyrës së veprimit 
të lakut apo prej mënyrës së varjes. Zakonisht, gjurmët e varjes kanë formën e 
hullisë, thellësia e së cilës varet nga trashësia e lakut dhe pesha e trupit. Këto 
gjurmë janë, kryesisht, ngjyrë kafe, të ngjashme me lëkurën e ndrydhur. Laku i 
gjerë lë gjurmë më të gjera, por shumë pak të dukshme. Në qoftë se trupi ka 
320  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

qëndruar një kohë të shkurtër i varur, gjurmët e këtyre materialeve pothuaj as 
nuk  duken  fare.  Te  varjet  tipike,  trupi  i  të  varurit  është  i  zbehtë,  ndërsa  te 
rastet atipike trupi është i mavijosur. Të shumtën e rasteve, gjuha e personit të 
varur mbetet jashtë dhëmbëve. 
Me  një  kontroll  dhe  hulumtim  të  kujdesshëm  të  vendit  të  ngjarjes, 
rrobave, kufomës e litarit dhe me rekonstruksion të ngjarjes mund të vërehen 
edhe  tipare  që  tregojnë  se  diçka  nuk  është  në  rregull,  se  ekziston  ndonjë 
mospërputhje,  gabim,  pasaktësi,  etj.  Kështu,  nëse  trupi  pa  jetë  është  i  varur 
lart  duhet  të  gjendet  ndonjë  mjet  me  të  cilin  do  të  ishte  shërbyer  viktima,  si 
ndonjë  karrige  apo  mbështetëse  tjetër.  Gjetja  e  një  mjeti  të  tillë,  në  të  cilin 
gjenden gjurmë të shputave apo të këmbëve të të varurit tregon se bëhet fjalë 
për  vetëvrasje.  Por,  nëse  në  trupin  e  të  varurit  gjenden  shenja  të  dhunës 
(gjurmë të goditjeve në kokë ose të ngufatjes në fyt, etj.), rroba të parregullta, 
pulla të këputura, etj. kriminalisti duhet ta kuptojë se bëhet fjalë për vetëvrasje 
të simuluar.  
Të dhëna shumë të rëndësishme, madje edhe vendimtare, për sqarimin 
e  rastit  konkret  mund  të  fitohen  me  kontroll  të  kujdesshëm  të  lakut  të 
përdorur,  të  vendit  në  të  cilin  është  varur  laku  dhe  të  duarve  të  të  varurit. 
Përvoja ka treguar se, në raste të caktuara, kriminelët e hedhin lakun përmbi 
vendin  e  varjes  (trarit,  degës,  etj.),  e  vendosin  vjegëzën  e  lakut  në  qafën  e 
viktimës  dhe  e  ngrenë  lart.  Në  qoftë  se  bëhet  fjalë  për  vrasje  dhe  jo  për 
vetëvrasje, fijet e lakut të varur (në tra, degë, etj.) duhet të jenë shprishur, në 
drejtim  të  tërheqjes  së  peshës  së  trupit.  Nëse  viktima  e  ka  varur  veten,  kemi 
situatë të kundërt. Përveç kësaj, në shuplakat e duarve të vetëvrarit do të ketë 
gjurmë mikroskopike të materialit të lakut. 
 
3.1.6.5. Vetëvrasja me helmim 
 
Helmimi  është  gjithashtu  njëra  prej  mënyrave  të  vetëvrasjes.  Rrugët  e 
depërtimit  të  helmeve  në  trup  janë  shumë  të  ndryshme.  Megjithatë,  më  së 
shpeshti ndodh që helmet të futen në trup në mënyrë orale, me frymëmarrje 
dhe  me  injektim.  Helmet  edhe  mund  të  futen  në  vagjinë  ose  në  zorrën  e 
trashë. 
Për  kryerjen  e  vetëvrasjes  me  helmim  përdoren  mjete  të  ndryshme 
kimike  dhe  gazra  të  dëmshme.  Prej  mjeteve  kimike  më  së  shpeshti  përdoren 
helmet  acidike  (acidi  klorhidrik,  dioksidi  i  natriumit,  etj.),  mjetet  e  ndryshme 
dezinfektuese  (fenol,  lizol,  etj.),  helmet  për  shkatërrimin  e  parazitëve  të 
dëmshëm  (që  kanë  etiol,  fosfor,  etj.)  dhe  mjetet  për  qetësim  dhe  për  gjumë 
(barbitol,  veronal,  ferobarbitol,  medinal,  prominal,  bafbifen,  etj.).  Ndërkaq 
ndër  gazrat  që  më  së  shpeshti  përdoren  për  vetëvrasje  janë:  dyoksidi  i 
Kriminalistika  321

karbonit, gazi për ndriçim, etj. Marrë në përgjithësi, bëhet fjalë për substanca 
të  ndryshme  që  kanë  erë,  shije  dhe  ngjyrë  të  ndryshme,  të  cilat  mund  t’i 
sigurojë  gjithkush.  Personat  që  bëjnë  vetëvrasje  kurrë  nuk  i  pengon  shija  apo 
era  e  ndonjë  helmi,  ndërsa  vrasësi,  si  rregull,  nuk  përdor  helme  të  tilla,  sepse 
ato mund t’i shkaktojnë vjellje. 
Për kriminalistin është e rëndësishme të ketë njohuri për veprimin e disa 
helmeve, për shenjat e helmimit dhe për gjurmët karakteristike të kufomës. 
Veprimi  i  helmeve  fillon  pas  depërtimit  të  tyre  në  gjak  dhe  arrin  në 
organet që janë më të ndjeshme ndaj tyre. Prandaj helmimi më i shpejtë bëhet 
nëse  helmi  depërton  drejtpërdrejt  në  gjak,  derisa  helmet  e  marra  në  mënyrë 
orale  veprojnë  më  ngadalë,  sepse  duhet  të  kalojë  një  kohë  e  caktuar  prej 
kalimit nga lukthi në gjak. Edhe gazrat ose helmet e lëngëta depërtojnë shpejt 
në  gjak,  derisa  absorbimi  i  helmeve  nëpërmjet  zorrës  së  trashë  apo  vagjinës 
depërton ngadalë në gjak.  
Ekzistojnë simptome të përgjithshme të caktuara të cilat janë me interes 
për përcaktimin e rasteve të dyshuara për helmim: 
¾ Vjellja ‐ shfaqet te shumë helme: siç janë arseni, antimoni, fosfori, 
digitalis (vjellja ka ngjyrë kafe të mbylltë dhe aromë të qepës ose të 
hudhrës),  bakri  (shkuma  ka  ngjyrë  të  murrme  në  të  gjelbër),  jodi, 
zhiva, sulfonamidi, etj. 
¾ Shtangimi  ‐  shfaqet  te  përdorimi  i  helmeve,  siç  janë:  strihnini, 
brumimi, nikotina, cianidi dhe monoksidi i karbonit.  
¾ Paraliza  ‐  shkaktohet  nga  helmet  me  përmbajtje  të  arsenit, 
bariumit,  plumbit,  nikotinit  dhe  helmet  e  ushqimeve  të  prishura 
(butolizmi); 
¾ Dëliri ‐ është problem psikik që shfaqet pas përdorimit të tepërt të 
alkoolit,  arsenit,  stropinës,  barbiturës,  bensedinës,  kanabisit, 
kokainës, plumbit, zhivës, morfinës, skopolaminës, etj. 
¾ Ndryshimet  në  bebëzën  e  syrit  ‐  zgjerimi:  shkaktohet  nga  alkooli, 
atropina, barbitura, bensedina, kanabisi, kokaina dhe skopolamina; 
ngushtimi:  shkaktohet  nga  morfina,  opiumi,  fizostogmina, 
pilikorpina, etj. 
¾ Cianoza ‐ është dëshmi e çmueshme për përcaktimin e helmimit, e 
cila shfaqet nën veprimin e cianidit, morfinës, opiumit, etj. 
¾ Aroma  dhe  kundërmimi  ‐  cianidet  shkaktojnë  aromë  të  bademit, 
ndërsa  kundërmojnë  me  erë  qepe,  ndërsa  fosfori  shkakton  aromë 
qepe.  Alkooli,  kloroformi  dhe  nikotina  shkaktojnë  gjithashtu  erë 
specifike nga goja. 
¾ Shkuma e gojës ‐ është një prej simptomave të para të helmimit me 
zhivë. 
322  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

¾ Ndryshimet  në  lëkurë  ‐  shkaktohen  nga  helmimet  me  acide  dhe 


alkale.  Helmimi  me  arsenik,  bakër,  plumb  dhe  zhivë  mund  të 
shoqërohet me zbehje të lëkurës. 
¾ Shuarja  dhe  rraskapitja  ‐  mund  të  manifestohen  pas  helmimit  me 
bambiturate, kloroforma, klorhidrate, morfinë, opium, etj. 
Simptome  të  helmimit  me  monoksid  karboni  janë  rraskapitja,  kokë 
dhembja,  marramendja,  frymëmarrja  e  vështirësuar,  dobësimi  i  muskujve, 
paraliza,  etj.  Me  rastin  e  obduksionit  mund  të  vërehet  se  gjaku  ka  ngjyrë  të 
kuqe  të  çelët,  sikurse  edhe  organet  e  brendshme.  Përveç  kësaj  nën  lëkurë 
nganjëherë  edhe  mund  të  hasen  shenja  të  gjakderdhjes  së  kapilarëve,  të 
ngjashme me gjurmët e goditjes me ndonjë mjet të topitur, si edhe bulëza të 
ngjashme me të djegura. 
Shumica  e  helmeve  nuk  lënë  gjurmë  karakteristikë  në  trupin  e  pajetë. 
Shenjat  klinike  shpesh  janë  shumë  të  ngjashme  me  shenjat  e  sëmundjeve  të 
ndryshme.  Edhe  helmimet  më  akute  e  me  shenjat  më  karakteristike  kanë 
rrjedh  krejtësisht  të  ngjashme  me  sëmundjet  e  ndryshme.  Duke  vështruar 
shenjat  e  sëmundjes  mjeku  pak  a  shumë  mund  të  përcaktojë  helmimin.  Por, 
përcaktimi definitiv i llojit të helmit bëhet në laboratorë toksikologjikë. 
Masa  e  parë  që  duhet  të  ndërmerret  me  rastin  e  ndriçimit  të  ndonjë 
rasti të dyshuar për helmim është kontrolli i detajuar i kufomës dhe vendit ku 
është  gjetur  ajo.  Duhet  të  gjenden  enët  dhe  ambalazhet  e  materieve  të 
ndryshme që mund të jenë përdorur për helmim. Edhe mbetja e ushqimit dhe 
pijeve duhet të merren e të dërgohen për analiza.  
Me  një  kontroll  të  detajuar,  me  autopsi  profesionale  dhe  analiza 
toksikologjike  duhet  të  evitohen  të  gjitha  paqartësitë  se  bëhet  fjalë  për 
sëmundje  natyrore  apo  për  helmim.  Me  një  analizë  të  kujdesshme  të  disa 
pjesëve  të  trupit  (flokëve,  thonjve  dhe  organeve  të  brendshme)  mund  të 
përcaktohet edhe lloji i helmeve që e kanë shkaktuar vdekjen). 
 
3.1.6.6. Mbytja në ujë 
 
Mbytja  në  ujë  është  forma  më  e  shpeshtë  e  vetëvrasjes  si  te  meshkujt 
ashtu  edhe  të  femrat.  Për  mbytje  mjafton  që  uji  të  arrijë  deri  te  hapjet  e 
frymëmarrjes,  edhe  kur  pjesët  e  tjera  të  trupit  nuk  zhyten  në  ujë.  Ka  pasur 
raste që mbytjet të jenë bërë edhe në 10 cm thellësi, sepse personi ka qenë në 
atë pozitë që nuk ka mundur as ta ngre dhe as ta lëvizë kokën. 
Mbytja,  përveç  në  ujë  mund  të  bëhet  edhe  në  lëngje  të  tjera,  si  në 
benzinë,  verë  dhe  në  lëngje  të  tjera.  Personat  që  mbyten  në  ujë,  zakonisht 
hyjnë  të  veshur  me  rroba.  Ndonjëherë  në  breg  lënë  pjesët  e  epërme  të 
rrobave,  çantat  ose  dokumentet  e  tyre.  Për  të  pamundësuar  vetë  shpëtimin 
Kriminalistika  323

eventual,  ndonjëherë  ia  lidhin  vetvetes  duart  dhe  këmbët,  ose  varin  rreth 
qafës ose në trup ndonjë mjet të rëndë. 
Një djalosh dhe një vajzë kanë bërë vetëvrasje duke kërcyer bashkërisht 
në lumë. Së pari vajza ia ka lidhur duart djaloshit e pastaj është lidhur për beli 
me të dhe kanë kërcyer bashkë në lumë. Gjatë obduksionit është gjetur edhe 
një letër lamtumire që dëshmonte se bëhet fjalë për vetëvrasje. 
Pyetje themelore kriminalistike‐taktike që shtrohet me rastin e gjetjes së 
kufomës në ujë është se a është hedhur ajo e vdekur apo vdekja është pasojë e 
vetëvrasjes.  Nëpërmjet  kontrollit  dhe  obduksionit  është  vështirë  të 
përcaktohet  me  siguri  se  a  bëhet  fjalë  për  vrasje,  për  vetëvrasje  apo  për 
aksident. Në shumicën e rasteve dallimi është i pamundur, me që lëndimet që 
shkaktohen kur dikush rrëshqet dhe bie n♪e ujë ose kur dikush e shtyn atë nuk 
ka kurrfarë dallimi sepse në të dyja rastet bëhet fjalë për mbytje. E vetmja gjë 
që  mund  të  shpie  drejt  konstatimit  të  vrasjes  mund  të  jenë  lëndimet  në 
vetëmbrojtje  të  cilat  gjenden  ndonjëherë  në  kufomën  e  të  mbyturit.  Këto 
gjurmë duhet të kërkohen njësoj sikurse te rastet e ngufatjes, si te kufoma e të 
vdekurit ashtu edhe te i dyshuari për sulm. 
Acidi klorhidrik në gjakun e barkusheve të zemrës në rastet e vdekjes me 
mbytje nxjerr në shesh dallimet e qarta, prandaj ai duhet të përdoret në rast të 
dyshimeve lidhur me shkakun e vdekjes. Në vitin 1921, Gatter e ka përpunuar 
parimin  themelor,  i  cili  bazohet  në  faktin  se  në  rast  të  mbytjes  në  ujë,  uji 
tenton  të  kalojë  nga  mushkëritë  në  gjak.  Prandaj,  nëse  uji  në  të  cilin  ka 
ndodhur  mbytja  përmban  sasi  të  vogla  të  klorit,  siç  është  rasti  me  ujërat  e 
ëmbla, atëherë përmbajtja e klorit në barkushen e majtë të zemrës do të jetë 
nën nivelin mesatar. Në anën tjetër, nëse mbytja është bërë në det, përmbajtja 
e  klorit  do  të  jetë  mbi  normalen.  Indikacionet  mjekësore‐kriminalistike  me 
ndihmën e të cilave do të mund të gjendet zgjidhja me këtë pyetje janë: gjërat 
e shtypura në shuplakat e të mbyturit (bari, balta, etj.), pamja e zbehtë e trupit 
(sidomos  në  ujërat  e  ftohta),  goja  e  hapur,  njollat  e  mavijosura  në  kokë  dhe 
qafë,  etj.  Nëse  vdekja  ka  ndodhur  para  arritjes  në  ujë,  nga  goja  nuk  do  të 
rrjedhë  shkumë  e  bardhë  sepse  ajri  nuk  është  tërhequr  brenda.  Megjithatë 
shkuma  e  gojës  është  shenjë  e  pasigurt  për  vdekjen  e  shkaktuar  nga  mbytja, 
por konsiderohet dëshmi e plotë nëse edhe mushkëritë janë të fryra.  
Në disa vende uji mund të ketë përmbajtje me karakteristika të veçanta, 
prandaj mbytja në këto ujëra nënkupton që në mushkëritë e kufomës duhet të 
gjenden mbetje të ujit me karakteristika të njëjta. 
 
324  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

3.1.6.7. Ngufatja 
 
Ngufatja është pasojë e mbylljes së rrugëve të frymëmarrjes nëpërmjet 
shtrëngimit me duar të qafës. Vetëvrasja me ngufatje është e pamundur, pasi 
shtrëngimi i duarve të personit që tenton të bëjë vetëvrasje çlirohet dhe rrugët 
e frymëmarrjes hapen në rastin e alivanosjes nga shtrëngimi i enëve të gjakut. 
Ngufatja  më  së  shpeshti  bëhet  me  dorën  e  djathtë,  ashtu  që  gishti  i 
madh i dorës shtrëngon anën e djathtë të qafës, ndërsa gishtat e tjerë në anën 
e majtë. Në rastin e kundërt, pjesa më e madhe e gjurmëve të gishtërinjve do 
të gjenden në anën e djathtë të qafës. Varësisht prej anës në të cilën gjenden 
shumica e gjurmëve të gishtërinjve mund të përcaktohet nëse vrasësi ka qenë 
dorëdjathtë apo dorëmajtë. 
Ky  lloj  i  ngufatjes  mund  të  konstatohet  sipas  gjurmëve  të  thonjve  dhe 
gërvishtjeve  të  tjera  në  lëkurë  (sipas  të  cilave  mund  të  rikostruktohet  edhe 
mënyra  e  kapjes  me  duar  vrasësit),  dëmtimit  të  mollëzës  së  Adamit, 
gjakderdhjes në kapilarët e qafës, ngjyrës së mavijosur të fytyrës, gjurmëve të 
goditjes  në  kokë  me  qëllim  të  alivanosjes  si  dhe  të  lëndimeve  të  shkaktuara 
gjatë mbrojtjes.  
Ngufatja  mund  të  kryhet  edhe  me  mbylljen  e  rrugëve  të  organeve  të 
frymëmarrjes (hundës dhe gojës) me duar apo me ndonjë mjet  tjetër (jastëk, 
çarçaf,  etj.).  Viktima  të  ngufatjes  së  tillë  më  së  shpeshti  janë  foshnjat  e 
porsalindura dhe fëmijët e vegjël, por ndodh të jenë edhe personat e rritur në 
gjendje të dehur apo të alivanosur. Ky lloj i ngufatjes dallohet sipas gjurmëve 
të thonjve dhe gishtërinjve në hundë dhe buzë ose gjurmëve të objektit me të 
cili është ngulfatur viktima. Por, gjurmë të kësaj vrasjeje mund të gjenden edhe 
në sulmuesin, të cilit i janë shkaktuar nga mbrojtja e viktimës. 
Zënia  e  frymës  është  formë  e  ngufatjes  që  bëhet  nëpërmjet  lakut  ose 
ndonjë  mjeti  tjetër  që  përdoret  si  lak  rreth  qafës  së  viktimës,  duke  e 
shtrënguar  me  duar,  deri  në  mbylljen  e  rrugëve  të  frymëmarrjes  ose 
ndërprerjen e qarkullimit në enët e gjakut të qafës apo të njërës e tjetrës., 
Bashkëzënia  e frymës nuk mund të jetë aksident, por vetëm vrasje ose 
vetëvrasje. Por, vetëvrasja mund të bëhet me kusht që laku të lidhet nyje ashtu 
që  të  mos  zgjidhet  vetvetiu.  Vetëvrasësi,  përveç  lakut  duhet  të  ketë  edhe 
ndonjë mjet për shtrëngimin e lakut. 
Rojtari  i  burgut  ka  shkuar  për  ta  zgjuar  një  të  burgosur,  i  cili  pothuaj 
gjatë  gjithë  kohës  kishte  qenë  i  mbikëqyrur,  deri  sa  po  flinte  me  kokë  të 
mbuluar me batanije. Por, rojtari ka konstatuar se i burgosuri ishte i vdekur. Ai 
kishte fytyrë të mavijosur, ishte tashmë i ftohtë dhe i shtanguar. Rreth qafës e 
kishte  një  lak  të  bërë  prej  pjesëve  të  brekëve,  i  cili  ishte  mbështjellë  rreth 
qafës.  Në  anën  e  djathtë,  laku  ishte  u  lidhur  me  një  lugë,  me  të  cilën  ishte 
Kriminalistika  325

mbështjellë  laku  rreth  qafës,  disa  herë,  kështu  që  qafa  ishte  shumë  e 
shtrënguar. Pas obduksionit të  kryer me vonë, ishte konstatuar se bëhej fjalë 
për zënie tipike të frymës. Shenja të zënies së frymës ishin plasjet në kapilarët 
e qafës dhe gjakderdhja nga hunda.  
Vetëvrasja  me  zënie  të  frymës  mund  të  konstatohet  dhe  në  bazë  të 
shenjave  të  jashtme.  Zakonisht,  laku  është  i  lidhur  në  pjesën  e  përparme  të 
qafës  (jo  sikur  te  rasti  i  varjes),  gjurmët  e  lakut  në  qafë  janë  pothuaj 
horizontale  dhe  nuk  kanë  ndërprerje  (siç  ndodh  te  rastet  e  varjes),  fytyra  e 
viktimës ka ngjyrë të kuqe në të kaltër (kurse te personat e varur ajo ka ngjyrë 
të zbehtë) dhe në kokën dhe në duart e të vetëvrarit me zënie të frymës nuk 
mund të ketë lëndime. 
 
3.1.6.8. Vetëvrasja me armë zjarri 
 
Vetëvrasja  me  armë  zjarri  më  së  shpeshti  kryhet  duke  shtënë  në  ballë, 
në kokë, në gojë ose në zemër. Ndonjëherë bëhet edhe duke shtënë në gushë 
dhe në gjoks apo (shumë rrallë) edhe në pjesë e tjera të trupit.  
Për  kryerjen  e  vetëvrasjes  është  e  nevojshme  një  armë  zjarri  (revole, 
pushkë apo pushkë gjuetie). Vetëvrasësi më së shpeshti e përdor armën e tij. 
Me rastin e përdorimit të pushkës, zakonisht, ai e heq këpucën dhe çorapen, e 
mbështet grykën në zemër ose e fut në gojë dhe e shkrep me gisht të këmbës. 
Ndonjëherë,  personi  që  bën  vetëvrasje  e  vendos  pushkën  në  ndonjë 
mbështetës, vendoset para grykës dhe e shkrep nëpërmjet ndonjë fije, litar e 
diçka të ngjashme. 
Është  karakteristikë  e  vetëvrasjeve  se  rrallë  ndodh  që  vetëvrasësit  të 
shtënë në rroba, prandaj zhveshin rrobat ose e zbulojnë vendin ku qëllojnë. Për 
të  realizuar  qëllimin  e  tyre,  zakonisht,  vetëvrasësit  e  mbështesin  grykën  e 
armës  direkt  në  vendin  ku  duan  të  shtënë  ose  e  mbajnë  shumë  afër,  në 
mënyrë që të mos dështojnë. Por ka edhe raste të shpeshta që vetëvrasjet me 
armë kryhen duke shkrepur ne zemër, mbi këmishë, triko apo pallto. Për shkak 
të shtypjes së grykës në trup, shkrepja e armës shkakton një krismë të dobët, 
ndërsa  arma  e  përdorur  zmbrapset  menjëherë  (për  shkak  të  pamundësisë  së 
përhapjes së gazrave të barotit). 
 
326  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

 
Shkrepja nga afër 
 
Kur  arma  shkrep  me  grykë  të  mbështetur,  plaga  e  hyrjes  së  plumbit 
është  gjithmonë  më  e  madhe  se  diametri  i  plumbit.  Në  kanalin  e  depërtimit 
mund të gjenden përbërës të barotit dhe të veprimit të flakës së barotit. Qimet 
rreth vendit të hyrjes së plumbit janë të përzhitura, ndërsa njolla në lëkurë ka 
ngjyrë të kuqërremtë ose të përhimët në të murrme. Hapja e vendit të daljes 
së predhës është e parregullt. Ajo mund të jetë më e madhe apo më e vogël se 
diametri i predhës, por nuk ka shenja të shpërthimit të barotit. Te shtënia në 
kokë nga afërsia mund të shkaktohen çarje apo thyerje të ndryshme të kafkës 
(rrethore  apo  radiale),  ndërsa  truri  është  dëmtuar  e  i  shkapërderdhur  aq  sa, 
shpesh, copa të tij edhe mund të kenë dalë nëpër të hapurën e predhës. Por, 
në  lëkurën  rreth  vendit  të  shkrepjes  mund  të  ketë  edhe  grimca  të  barotit  të 
padjegura  dhe  një  shtresë  e  hollë  e  zezë  e  mbetjes  së  barotit.  Këto  gjurmë 
shfaqen sidomos nëse plumbi ka qenë i mbushur me barot të zi, kurse më pak 
nëse është përdorur barot pa tym. Te përdorimi i revoles automatike mbetet 
gjurmë të grykës dhe nishanit, të cilat shkaktohen nga forca shtytëse e armës. 
Në  grykën  e  armës  mund  të  gjenden  edhe  pika  gjaku,  copa  të  trurit,  inde  të 
tjera, fije të stofit të rrobave, etj. 
Meqë  në  momentin  e  shkrepjes  nëpërmjet  mbyllësit  të  armës  lirohen 
sasi  të  konsiderueshme  të  gazrave  dhe  barotit,  gjurmë  të  tyre  e  të  barotit  të 
padjegur gjenden edhe në dorën e të vetëvrarit.  
Ndonjëherë  ndodh  që  personi  që  bën  vetëvrasje  të  shkrepë  edhe  dy 
plumba në ballë ose në ndonjë pjesë tjetër të trupit. Është regjistruar rasti i një 
personi  që  ia  kishte  shkaktuar  vetes  pesë  plagë  me  armë  në  kokë.  Ky  lloj  i 
shkrepjes  quhet  “shkrepje  me  hamendje”.  Në  të  vërtetë,  kur  vetëvrasësi  ia 
Kriminalistika  327

drejton  vetes  armën  në  kokë,  ai  e  largon  kokën  instinktivisht  në  momentin  e 
shkrepjes  së  armës,  kështu  që  plumbi  i  parë  huq.  Kjo  mund  të  ndodhë  dy‐tri 
herë para se vetëvrasësi shkrep plumbin vdekjeprurës. 
Vdekja  momentale  te  vrasja  me  armë  zjarri  është  e  rrallë.  Është 
konstatuar se personi i qëlluar është në gjendje të kryejë disa veprime që i ka 
pasur  ndërmend,  madje  edhe  kur  plumbi  ka  qëlluar  zemrën.  Kanë  ndodhur 
edhe raste që personi e ka qëlluar veten me dy, tre dhe katër plumba (një apo 
dy prej të cilëve e kanë goditur në zemër dhe një në tru), ndërsa i plagosuri për 
vdekje ka mundur të lëvizë ende, të flasë dhe të bëjë veprime të komplikuara 
(p.sh. të shtijë në një person tjetër).  
Një  polic  ishte  qëlluar  ne  zemrës  me  një  plumb  të  kalibrit  të  madh.  Ai 
nuk  është  rrëzuar,  por  e  ka  nxjerrë  revolen  e  vet,  i  ka  shkrepur  të  gjashtë 
plumbat,  e  ka  futur  revolen  në  këllëf,  e  ka  kaluar  një  rrugë  të  gjerë  dhe  ka 
hipur në automjetin e vet, ku ka vdekur. (Rast nga praktika). “Shkak i vdekjes 
nga të shtënat është gjakderdhja ose mbyllja e barkushes së zemrës. Fakti se 
në disa raste i lënduari i mbijeton për një apo më shumë orë kalimit të plumbit 
nëpër  zemër,  ndërsa  në  raste  të  tjerë  i  qëlluara  vdes  për  disa  sekonda  ose 
minuta  varet  më  së  shumti  nga  faza  në  të  cilën  është  gjendur  zemra  në 
momentin e goditjes. Kur projektimi godet zemrën e shtrënguar (të zbrazët), ai 
shkakton  një  plagë  të  vogël,  por  shtrëngimi  i  muskulit  mund  të  pengojë 
gjakderdhjen  e  rëndë  dhe  zemra  mund  të  jetë  funksionale  edhe  për  njëfarë 
kohe. Por, nëse zemra ka qenë e mbushur me gjak, goditja ka shkaktuar efekt 
hidrodinamik dhe muret e zemrës janë dëmtuar rëndë”. 
Te  rastet  e  vetëvrasjes  me  armë  nuk  mund  të  hasen  plagë  provuese, 
sikundër  ndodh  te  vetëvrasjet  me  shpim.  Është  vështirë  të  imagjinohet  se 
ndokush do t’i shkaktonte vetes lëndime, për të provuar armën apo plagën e 
saj.  Por,  as  kjo  mundësi  nuk  mund  të  përjashtohet  plotësisht,  sidomos  te 
vetëvrasësit  që  janë  të  sëmurët  psikikë.  Ndodh  që  vetëvrasësi,  para  se  t’ia 
drejtojë  vetes  armën,  të  shkrepë  një  apo  më  shumë  plumba  në  ajër  apo  në 
tokë,  në  mënyrë  që  të  bindet  në  veprimin  e  armës  dhe  të  mbledhë  forcë  të 
bëjë vetëvrasje. 
Për të vërtetuar se bëhet fjalë për vetëvrasje apo për vrasje është shumë 
e rëndësishme pozita e armës në raport me pozitën e kufomës. Vetëvrasësit, 
sipas  rregullit,  e  shtrëngojnë  fort  armën  në  dorë,  por  ndodh  që  arma  të 
gjendet  edhe  pranë  kufomës.  Kjo  ndodh  zakonisht  kur  vetëvrasësi  nuk  e 
shtrëngon  fort  armën,  nëse  ai  ndalet  në  momentin  e  shkrepjes  së  armës  ose 
nëse pas shkrepjes nuk e ka humbur menjëherë vetëdijen. 
 
328  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

 
Shkrepja me pushkë 
 
Nuk  ka  lëndime  çfarë  ia  shkakton  vetvetes  vetëvrasësi  që  nuk  do  të 
mund  t’ia  shkaktonte  edhe  vrasësi,  por  ekziston  një  sërë  plagësh  të  cilat  i 
shkakton vrasësi, por nuk mund t’i shkaktojë vetëvrasësi. Gjithmonë duhet t’i 
kushtohet kujdes pozitës së armës në raport me pozitën e kufomës, gjurmëve 
të  gishtërinjve  në  armë,  gjurmëve  të  këmbëzës  ose  shenjave  të  dhunës  së 
shkaktuar  në  rast  të  vrasjes,  konstatimit  se  e  kujt  ka  qenë  arma,  a  është 
përdorur  vërtet  ajo  armë,  etj.  Vrasësi  i  rafinuar  mund  ta  vë  armë  në  dorë  të 
viktimës së alivanosur ose në prag të vdekjes, ta lë armën në vendin e ngjarjes, 
të lë letër “lamtumire”, etj. 
 
3.1.7. Vrasja e foshnjës gjatë lindjes 
 
3.1.7.1. Nocioni dhe karakteristikat 
 
Vepra  penale  vrasje  e  foshnjës  gjatë  lindjes95  bën  pjesë  në  grupin  e 
vrasjeve më të lehta, gjegjësisht të privilegjuara dhe ka të bëjë me shuarjen e 
jetës së foshnjës nga nëna e tij, gjatë procesit të lindjes ose pas lindjes, derisa 
vazhdojnë vuajtjet dhe problemet e shkaktuara nga lindja.  
Karakteristika kryesore të kësaj vepre penale janë: 
¾ Objekt i sulmit mund të jetë ekskluzivisht foshnjë e lindur gjallë, 
¾ Kryes i veprës mund të jetë vetëm nëna e foshnjës së lindur, 
                                                            
95
 Neni 150 KP I Kosovës: “Nëna e cila ia merr jetën foshnjës së saj gjatë lindjes ose pas lindjes, 
derisa  është  nën  ndikimin  e  problemeve  të  lindjes  do  të  dënohet  me  burg  në  kohëzgjatje 
prej 3 muajsh deri në 3 vjet. 
Kriminalistika  461

5. IDENTIFIKIMI KRIMINALISTIK 
 
Identifikimi  kriminalistik  është  veprim  në  suaza  të  së  cilit  me  anë  të 
veprimeve  dhe  metodave  të  veçanta  kriminalistike  zgjidh  pyetjen  se  a  është 
objekti i caktuar kriminalistik relevant ai i kërkuari? Me fjalë të tjera, ky është 
proces  i  hetimit  në  të  njejtën  kohë  të  shenjave  të  ndonjë  gjurmeje,  objekti, 
personi  apo  kafshe  etj,  dhe  atyre  që  e  përcaktojnë  identitetin  e  objekteve  të 
përmendura  dhe  i  bënë  të  ndryshëm  nga  të  gjithë  objektet  e  tjera  të  tilla. 
Mënyra  dhe  llojet  e  hetimit  të  shenjave  të  ndara  të  objektit  të  identifikimit 
kriminalistik  dhe  vlerësimit  të  vlerës  së  tyre  për  provë  të  identitetit  dhe 
joidentitetit quhet identifikimi kriminalistik. 
Identifikimi kriminalistik bazohet në individualitetin dhe papërsëritjen e 
të  gjitha  objekteve  ideale  dhe  materiale,  si  dhe  në  qëndrueshmërinë 
relative(permanente).  Gjithashtu  për  identifikimin  kriminalistik  është  me 
rëndësi që çdo objekt material ka aftësi të pasqyrojë karakteristikat e veta në 
objektet e tjera. Individualiteti i objektit relevant është i theksuar në ekzistimin 
e  kompleksitetit  unik  të  karakteristikave  të  cilat  janë  cilësi  vetëm  e  tij.  Atë 
kompleks  e  përbëjnë  karakteristikat  grupore  dhe  individuale.  Karakteristikat 
grupore janë të përbashkëta për të gjithë objektet e dhëna sipas origjinës, llojit 
apo  grupit.  Ato  kategorizojnë  objektin  e  caktuar  në  grupin  e  caktuar  të 
dukurive.  Karakteristikat  individuale  në  kompleksin  e  vet  e  veçojnë  objektin 
relevant nga klasa e vet origjinës, prandaj quhen identifikuese. 
Gjatë  veprimit  të  identifikimit  kriminalistik  dallohet  identiteti  abstrakt 
dhe relativ. Identiteti abstrakt tregon në faktin që objektet e identifikimit janë 
relativisht të qëndrueshëm. Fjala është për të njejtin objekt të identifikimit në 
kohë  të  ndryshme  të  ekzistimit  të  tij  (qëndrueshmërisë).  Gjatë  identifikimit 
kryhet  eliminimi  (abstrahimi)  për  identifikimin  e  karakteristikave  të 
parëndësishme,  e  mirren  parasysh  karakteristikat  ralevante,  të  veçanta.  Për 
këtë flitet për identitetin relativ, pra identifikimin e një objekti konkret i cili me 
kohë  ndërrohet,  shikuar  në  mënyrë  identifikuese  në  karakteristikat  e  veta  të 
parëndësishme  në  gjendjet  e  ndryshme  në  të  cilat  është  gjendur.  Identiteti 
absolut në realitet nuk ekziston, sepse në botë çdo gjë ndryshon dhe gjendet 
pandërprerë  në  procesin  e  lëvizjeve  dhe  ndërrimeve.  Për  këtë  arsye 
kriminalistika  mirret  me  identitetin  relativ,  real,  praktik,  i  cili  ka  kujdes  në 
ndërrimet dialektike, zhvillimore, të domosdoshme dhe i dallon ndërrimet me 
rëndësi (esenciale).  
462  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

Ana teknike e identifikimit kriminalistik është vetëm etapë e identifikimit 
kriminalistik  gjithëpërfshirës  që  shërben  për  vërtetimin  se  forma  e  caktuar 
materiale në mënyrë relevante është e lidhur me veprën kriminale në tentim 
apo  të  kryer.  Kur  identifikimi  teknik  mbaron,  kjo  nuk  do  të  thotë  se  me  këtë 
është  realizuar  identifikimi  kriminalistik.  Nga  ana  e  teknikës  kriminalistike, 
caktimi  i  joidentitetit  ka  të  njejtën  vlerë  të  provës  materiale  si  edhe  rezultati 
pozitiv ‐ caktimi i identitetit. Shikuar në mënyrë taktike dhe vepruese, caktimi i 
joidentitetit  (rezultati  negativ)  i  dikton  trupit  procedurial  planifikimin  e 
versioneve  të  reja,  aktivitet  veprues  dhe  taktiko‐operativ,  dhe  ndonjëherë 
edhe pezullimin e procedurave. Nga pikëpamja e teknikës kriminalistike qëllimi 
është  arritur  edhe  me  përcaktimin  e  përkatësisë  grupore,  por  për  qëllimet  e 
procedurës para penale dhe penale kjo nuk është e mjafueshme.  
Procesi  i  identifikimit  kriminalistik  nuk  mund  të  kuptohet  vetëm  në 
krahasimet teknike të objekteve traseologjike identifikuese, sepse njëkohësisht 
është  e  nevojshme  që  në  rregullësi  taktike  të  dëshmohet  lidhja  konkrete 
relevante identifikuese e objektit me veprën penale. Në kryerjen e kësaj detyre 
eksponohet  dimensioni  teknik  dhe  procesual  i  identifikimit  kriminalistik 
(traseologjik). Ajo nuk mund të shterojë supstratin e vet vetëm në dimenzionin 
teknik.. 
Kriminalistëve nuk iu duhet çfarëdo identifikimi, por ai që iu shërben për 
provë  në  procedurë.  Identifikimi  “teknik”  duhet  të  bashkohet  organikisht  me 
analizën  taktike  ‐  vepruese  të  lidhjes  së  objektit  të  identifikuar  me  veprën 
penale. Nëse dy grupet e detyrave: tekniko‐identifikimit dhe taktiko‐drejtësisë 
janë  të  lidhura,  kjo  do  të  thotë  që  kemi  të  bëjmë  me  dy  dimenzione  të 
ndryshme  të  të  njejtit  proces  identifikues  kriminalistik  traseologjik,  se  është 
fjala për veprimin e veçantë.  
Nocioni i identifikimit kriminalistik në strukturë përfshin: 
1) objektin  e  identiteti  i  të  cilit  vërtetohet,  i  ashtuquajturi  objekti  i 
identifikimit,  
2) objektin me ndihmën e të cilit vërtetohet identiteti, të ashtuquajtur 
mjeti i identifikimit,  
3) mënyra se si vërtetohet identiteti.  
Principet  e  identifikimit  kriminalistik  janë:  Që  të  vërtetohet  identiteti  i 
ndonjë  objekti  do  të  thotë  përcaktimi  i  kompleksit  tërësorë  i  karakteristikave 
sipas  të  cilit  ai  dallohet  nga  të  gjitha  objektet  e  tjera  nga  grupi;  Në  çdo 
identifikim  merr  pjesë  objekti  që  identifikohet  dhe  objekti  nëpërmes  të  cilit 
identifikimi kryhet; Në një proces të identifikimit objekti identifikues mund të 
jetë vetëm një, deri sa objekte nëpërmes të cilëve bëhet identifikimi mund të 
jenë  më  shumë  (sa  më  shumë  aq  më  mirë);  të  gjitha  objektet  e  identifikimit 
ndahen në relativisht të ndryshueshëm dhe relativisht të pandryshueshëm. 
Kriminalistika  463

Përkatësia grupore do të thotë vetëm ngjashmëri, jo edhe identitet. Ajo 
është  pjesa  hyrëse  e  identifikimit.  Rezultati  i  grupimit  mund  të  jetë  vetëm: 
objekti  kontestues  është  i  njëllojtë,  por  nuk  është  identik.  Ky  dallim  duhet 
respektuar,  sepse  në  shkencat  natyrore  koncepti  i  identitetit  nuk  është  çdo 
herë  i  njëjtë  sikurse  në  kriminalistikë.  Këto  shkenca  njohin  të  ashtuquajturin 
identitet grupor, ndërsa shkencat kriminalistike vetëm identitetin individual. 
Proceset  identifikuese  tërë  kohën  kryhen  komntrollin  kriminalistik  si 
edhe në procesion penal. Sistematizohen katër tipe identifikuese: 
1) sipas përshkrimit,  
2) sipas kujtesës,  
3) sipas karakteristikave materiale të fiksuara dhe  
4) identifikimi morfologjik i tërësisë sipas pjesëve të saj.  
       
5.1. Karakteristikat e identifikimti kriminalistik 
       
Karakteristikat  e  identifikimit  kriminalistik  janë  cilësitë  e  ndonjë  gjëje 
(objekti) si shkaktar i gjurmëve të përshtatshme që mundësojnë identifikimin e 
atij  shkaktari.  Ato  karakteristika  individuale  identifikuese  janë  të  rastësishme 
dhe  nuk  krijohen  në  bazë  të  ligjit,  nuk  lajmërohen  domosdoshmërisht  në 
paraprakisht të caktuar, por në formë strikte individuale. Në mes të shkaktarit 
të gjurmës (origjinali) dhe kopjes së saj në bartësin e gjurmës (reflektimi), do të 
thotë se objektin në të cilin origjinali është reflektuar, ekzistojnë edhe dallime 
të caktuara, më të mëdha apo më të vogla, të cilat në rastet e suksesshme nuk 
përjashtojnë mundësinë e identifikimit të objektit të kontestuar (shkaktarit të 
gjurmës) në bazë të reflektimit. Në mes të reflektimit dhe objektit të reflektuar 
në  parim  nuk  ka  dhe  nuk  mund  të  ketë  përputhje  absolute,  sepse  një  objekt 
asnjëherë nuk mund të reflektohet në mënyrë që të reflektojë (reprodukon) në 
reflektimin e vet begatinë e tërësishme të paraqitjes.  
Numri  i  karakteristikave  individuale  identifikuese  të  nevojshme  për 
identifikim  të  sigurt  oscilon  nga  rasti  në  rast.  Sipas  numrit  të  karakteristikave 
identifikuese  nuk  mund  të  parashikohen  kurrfarë  normativi  fikse  në  kuptimin 
kualitativ  dhe  kuantitativ.  E  pamundur  është  të  parashikohen  treguesit  e 
numërt  për  të  gjitha  rastet,  kështu  në  parim  vendimi  për  identitet  i  lihet 
ekspertit  në  përputhje  më  të  arriturat  shkencore  dhe  teknike  në  fushat  e 
caktuara shkencore si dhe eksperiencës e ndërgjegjes së tij. Qasja mekanike të 
numrit  të  karakteristikave  identifikuese  nuk  është  në  rregull.  Rol  luan  si 
kualiteti ashtu dhe kuantiteti i atyre karakteristikave. 
 
464  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

5.2. Identifikimi i njerëzve të gjallë 
 
Identifikimi  i  njerëzve  të  gjallë  zbatohet  siç  është  thënë  tanimë  me 
ndihmën  e  metodave  shkencore  të  pranuara  dhe  rregullave  të  caktuara  në 
kriminilastikë  për  nevoja  të  identifikimit.  Këtu  nuk  duhet  shikuar  në  metodat 
historike,  por  është  e  nevojshme  të  përmendet  rëndësia  e  identifikimit  te 
njerëzit  e  gjallë.  Faktet  themelore  te  identifikimi  i  njerëzve  të  gjallë  është  të 
identifikohet  kryerësi  i  veprës  penale  ose  viktima  e  cila  nuk  është  në 
plotëkuptimin  e  fjalës  (mendohet  në  viktimën  e  tentim  vrasjes),  qoftë  nëse 
bëhet  fjalë  për  delikt  seksual,  të  gjakut  apo  çfarëdo  delikti  tjetër.  Jo  rrallë 
identifikimi  i  personave  të  tillë  do  të  kërkojë  nga  viktima  e  gjallë  mundimi 
shtesë në mënyrë që kryerësi të identifikohet, që te viktima nxit frikë.  
 

 
Një nga metodat e identifikimit të personave 
 
Kështu  që  metoda  e  identifikimit  me  anë  të  fotografisë,  ose  përmes 
pasqyrës  transparente,  paraqet  njërën  nga  metodat  e  identifikimit.  Për 
identifikim  me  anë  të  fotografisë  shfrytëzohen  fotografitë  sinjalistike  të  cilat 
ofohen  në  evidenca  të  ndryshme  kriminalistike.  Gjithashtu,  si  metodë  e 
identifikimit  lajmërohet  përshkrimi  personal,  të  cilin  do  ta  përpunojë  viktima 
ose dëshmitari, e me anë të tij është e mundur të përpunohet fotoroboti i të 
dyshuarit.  Forma  anatomike  e  vijave  papilare  me  individualitetin  e  saj  do  të 
shërbejë  në  identifikimin  e  njerëzve  të  gjallë  në  momentet  kur  në  bazë  të 
dokumenteve  personale  nuk  është  e  mundur  të  vërtetohet  identiteti,  ose  në 
bazë të gjurmëve që personi i ka lënë në vendin e ngjarjes. Sikurse këto, ashtu 
edhe gjurmët e tjera biologjike gjithnjë e më shumë po bëhen të rëndësishme, 
sidomos pas zbulimit të metodës së identifikimit ADN.  
Gjurmët  në  vendin  e  ngjarjes  janë  të  rëndësishme  për  shkak  të 
krahasimit  me  mostrat  e  pakontestuara  të  trupit  apo  veshmbathjeve  si  të 
Kriminalistika  465

dyshuarit  ashtu  edhe  viktimës,  në  mënyrë  që  me  anë  të  identifikimit  të 
konstatohet  marrëdhënia  reciproke,  si  dhe  raporti  me  vendin  e  ngjarjes 
respektivisht  veprës  së  kryer  penale.  Pra,  për  nevoja  të  identifikimit,  në 
përpunimin  kriminalistik  është  e  nevojshme  që  të  mblidhen  sa  më  shumë 
karakteristika individuale ose të veçanta.  
Interesante  janë  hulumtimet  e  R.B.Rubackut  dhe  S.M.  Greenbergut  të 
cilat  tregojnë  që  më  shumë  karakteristika  të  përgjithshme,  se  sa  të  veçanta, 
respektivisht,  që  më  pak  fitohet  përshkrimi  i  kompletuar  i  kryerësit,  te 
dhunimet se sa te deliktet e pronësisë, si dhe nga personat e lënduar në raport 
me ata të palënduarit. 
 
5.3. Identifikimi i trupave të pajetë 
 
Identifikimi trupave të pajetë, kufomave të dekompozuara ose mbetjeve 
mortore njerëzore. Mjekët ligjorë dhe kriminalistët dakordohen se identifikimi i 
të vdekurve është një prej pyetjeve kruciale gjatë përpunimit kriminalistik dhe 
ligjoro‐mjekësor  të  delikteve  seksuale  dhe  të  gjakut.  Takimi  me  mbetjet 
njerëzore gjatë përpunimit kriminalistik kërkon përgjigjet në pyetjet në vijim: 
A janë mbetjet me prejardhje njerëzore apo shtazore; 
1) mbetjet mortore a janë të gjinisë mashkullore apo femërore; 
2) vjetërsia,  gjegjësisht  mosha  dhe  gjatësia  e  trupit  të  vdekur  apo 
mbetjes mortore; 
3) a është ushtruar dhunë mbi trupin e pajetë, dhe në cilën etapë: për 
së gjalli apo postmortore; 
4) mbetjet  mortore  a  mund  të  ofrojnë  informata  për  dhunën  e 
ushtruar për së gjalli; 
5) cili është identiteti i trupit të pajetë dhe mbetjeve mortore; 
Përgjigjet në këto pyetje është e mundur t’i gjejmë me zbatimin e këtyre 
metodave: 
1) Kontrollimi  i  jashtëm  i  kufomës  dhe  krahasimi  i  të  dhënave  me  të 
dhënat e tjera nga evidentimi i personave të zhdukur; 
2) Daktiloskopimi  i  trupit  të  pajetë  dhe  krahasimi  me  shenjat  e 
pakontestuara të gishtërinjve; 
3) identifikimi odontologjik me përcaktimin e statusit të dhëmbëve; 
4) kryhet  metoda  heiroskopike  dhe  identifikimi  përmes  guacës  së 
veshit; 
5) studimi i skeletit; 
6) identifikimi përmes fotografisë; 
7) identifikimi përmesADN; 
 
466  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

             
Trupat e pajetë shumë herë janë në atë gjendje sa identifikimi 
është shumë i vështirësuar130 
 
Në  princip,  para  se  të  ndërmerren  veprime  të  tjera  të  identifikimit, 
domosdo  së  pari  duhet  verifikuar  se  te  trupi  i  pajetë  a  gjenden  çfarëdo 
dokumente  personale,  apo  të  dhëna  të  tjera  të  cilat  do  të  ndihmonin  në 
caktimin  e  identitetit.  Asnjëherë  nuk  do  të  guxohej  të  besohej  vetëm  në 
dokumentet  personale,  sepse  ndonjëherë  mund  të  jenë  të  rrejshme,  e 
gjithashtu  e  rëndësishme  është  që  ekzistojnë  dokumentet  personale  me 
fotografi dhe ato pa fotografi, kështu nevojitet të kombinohen edhe të dhënat 
e tjera të fituara me bastisjen e trupit të pajetë, në mënyrë që të konstatohet 
identiteti i vërtetë i viktimës. Gjithashtu, ndodh që viktima të mos ketë pranë 
asnjë dokument të plotë i cili do të mund të tregonte identitetin e saj, kështu 
do të  duhej  pas bastisjes së veshmbathjes të fotografohet sinjalitikisht trupi  i 
pajetë,  dhe  të  kryhet  përshkrimi  personal,  në  mënyrë  që  të  evidentohet  në 
evidencën  e  sendeve  dhe  personave  të  zhdukur  dhe  të  paidentifikuar.  Sepse 
kështu  do  të  gjendej  pikënisja  për  gjurmimin  e  identitetit  të  saj.  Identifikimin 
me anë të fotografisë do ta bëjë dikush nga familja e afërt apo miqtë e afërt që 
e kanë njohur mirë viktimën. (Bojanić, 2007; 4) 
 
5.4. Identifikimi i fytyrës me ndihmën e foto‐robotit   
 
Nevoja  për  mënyrën  e  veçantë  të  identifikimit  paraqitet  kur  ekziston 
dëshmitari  okular,  por  personi  i  dyshuar  është  i  panjohur.  Në  rastet  e  tilla 
mënyra e vetme është që dëshmitari okular të përshkruajë kryerësin e veprës 
penale,  kështu  në  bazë  të  përshkrimit  të  dhënë  rikonstruktohet  fytyra. 
Rikonstruktimi i fytyrës kryhet në dy mënyra: me dorë të lirë (artisti‐portretisti 
në  bazë  të  përshkrimit  skicon  fytyrën  e  kryerësit  të  veprës  penale)  dhe  me 
ndihmën  e  pajisjes  speciale  të  quajtur  foto‐robot.  Pa  marrë  parasysh  se  në 
                                                            
130
http://images.google.ba/images?q=le%C5%A1&imgsz=small%7Cmedium%7Clarge%7Cxlarge&
ndsp=21&um=1&hl=bs&start=0&sa=N; 5/8/2008 2:58 PM 
Kriminalistika  467

cilën  mënyrë  kryhet  rikonstruktimi  i  fytyrës,  ekzistojnë  rregulla  të  cilat 


gjithmonë duhet respektuar.  
 

      
Foto ‐ roboti 
 
Së pari, nëse ekzistojnë më shumë dëshmitarë okularë, duhet ndarë ata 
për  ndikim  eventual  të  ndërsjellët  gjatë  përshkrimit  të  personit  të  dyshuar. 
Gjithashtu, përshkrimi i fytyrës merret ndaras, pa praninë e dëshmitarit tjetër 
okular.  Përveç  dëshmitarëve  shpesh  ndodh  që  edhe  i  dëmtuari  mund  të 
përshkruajë  kryerësin. Në raste të tilla duhet  pasur shumë kujdes që hetuesi, 
të  mos  ndërron  mendimin  e  të  dëmtuarit  në  lidhje  me  fytyrën  e  mbajtur  në 
mend, me pyetje sugjestive. 
 
5.5. Biometria 
 
Biometria  (greqishte  e  vjetër:  bios  ="jetë",  metron  ="masa")  Biometria 
është  shkencë  për  automatizimin  e  veprimeve  për  identifikimin  e  veçantë  në 
bazë të një apo më shumë shenjave të lindura trupore, ose karakteristikave të 
sjelljes së njeriut. Zhvillimi i shpejtë i teknologjisë ka rritur nevojën për mënyrat 
e besueshme të identifikimit të personave. Sot identifikimi i personave kryhet 
në dy mënyra:  
1) Identifikimi me ndihmën e dokumenteve të identifikimit. Dokumenti 
i  identifikimit  tregon  identititetin  e  personit  që  e  mban  atë.  Nëse 
dokumenti  i  identifikimit  është  në  formë  të  kartelës  së  vogël  të 
standardizuar,  atëherë  ai  quhet  kartela  e  identifikimit.  Në  shumë 
raste  dokumentet  e  ndryshme  si  leja  e  vozitjes,  kartela  e  sigurimit 
shëndetësor,  pasaporta,  mund  të  shërbejnë  si  dokumente  të 
identifikimit.  E  metë  e  kësaj  metode  është  ekzistimi  i  mundësisë  së 
paraqitjes  së  rrejshme  të  ndonjë  përsoni  tjetër  nëse  e  posedon 
dokumentin  e  huaj  të  identifikimit.  Kjo  mund  të  ketë  pasoja  të 
dëmshme për pronarin e dokumentit të identifikimit. 
468  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

 
Dokumentet e identifikimit 
 
2) Identifikimi i bazuar në çelësin e sigurisë. Çelësi i sigurisë janë një 
varg  i  shenjave  të  njohura  vetëm  për  personin  që  e  paraqet  (PINI, 
emri, data e lindjes,…) Kjo metodë përdoret shpesh për identifikim 
gjatë  transaksioneve  monetare  të  cilat  kryhen  përmes  sistemeve 
kompjuterike.  Vargu  i  shenjave  të  futura  zakonisht  kriptohet  në 
mënyrë  që  të  bëhet  sigurimi  shtesë  i  identitetit  të  personit  që  e 
shfrytëzon. Mangësia e kësaj mënyre është që edhe me përdorimin 
e algoritmit  enkriptik më të mirë mbrojtja edhe më tej bazohet  në 
çelësin, e në  rast, se çelësi është më i  shkurtër, ekziston mundësia 
që  të  goditet  (thyhet),  e  nëse  është  më  i  gjatë  mbahet  mend  më 
vështirë.  
Metodat  standarde  më  lart  të  përmendura  nuk  kanë  mundësi  të  bëjnë 
dallimin  në  mes  personit  të  vërtetë  dhe  personit  që  pretendon  të  jetë  i 
vërteti.131 
Të  metat  e  metodave  standarde  të  identifikimit  mund  të  reduktohen 
nëse  trupi  ynë  e  merr  rolin  e  çelësit.  Kjo  është  realizuar  me  përdorimin  e 
metodave biometrike të identifikimit.132 

                                                            
131
 Vlerësimi i humbjeve vjetore për shkak të vjedhjes së identitetit (SHBA): 1 000 000 000 $ në 
transaksionet nga kartelat kreditore, 1 000 000 000 $ nga shfrytëzimi i celularëve, 3 000 000 
000 $ nga bankomatat. 
132
  Përparësitë  kryesore  të  metodave  biometrike  identifikuese  janë:  parametrat  biometrikë  na 
definojnë  në  çdo  moment,  parametrat  biometrikë  është  vështirë  të  kopjohen  dhe 
falsifikohen, kërkojnë që personi që identifikohet të jetë prezent në vendin e identifikimit. 
Kriminalistika  469

Kur është në pyetje biometria, ajo ka karakteristika të caktuara: 
1) Karakteristikat  fiziologjike:  fytyra,  shenjat  e  gishtit,gjeometria  e 
shuplakës së dorës, retina, pëlhura, termogrami i fytyrës dhe trupit, 
veshi, aroma, ADN. 
2) Karakteristikat e sjelljeve: nënshkrimi, zëri, dinamika e shtypjes me 
gisht, të ecurit etj. 
Në  fillimet  e  para  të  përdorimit  të  sistemeve  biometrike,  përparësi  i 
është  dhënë  karakteristikave  fiziologjike  në  krahasim  me  karakteristikat  e 
sjelljeve.  Dominonte  mendimi  që  veçoritë  fiziologjike,  në  krahasim  me 
karakteristikat  e  sjelljeve,  posedojnë  ”shqueshmërinë”.  Sipas  këtij  mendimi, 
dominonte  edhe  besimi  që  karakteristikat  fiziologjike  janë  më  të  besueshme 
nga ato të sjelljeve, sepse ato kanë tendencë të dallimeve brenda grupeve, se 
sa  që  i  kanë  karakteristikat  e  sjelljeve.  Sot  ekzistojnë  me  dhjetra  teknologji 
biometrike të cilat ose aplikohen në masë të madhe, ose janë pothuajse para 
përfundimit të hulumtimeve dhe fillimit të shfrytëzimit. 
Vlerësimi i efikasitetit të sistemeve biometrike të sigurisë bazohet në dy 
koeficientë: 
1) FAR (angl. False Acceptance Rate) ‐ vlera e pranimit të mostrave të 
rrejshme dhe numrit të tërësishëm të mostrave të mbledhura. 
2) FRR  (angl.  False  Rejection  Rate)  ‐  vlera  e  mostrave  të  rregullta  të 
refuzuara  dhe  numrit  të  tërësishëm  të  mostrave  të  zgjedhura. 
Qëllimi i sistemit kualitativ të identifikimit është që të arrihet vlerë 
sa më e ultët për FAR dhe FRR. 
Shikuar nëpër histori, sistemi antropometrik është meritor që biometria 
është  degë  shkencore.  Sistemi  bazohej  në  matjen  precize  të  gjatësisë  dhe 
gjerësisë së kokës dhe trupit, si dhe evidentimin e shenjave individuale siç janë 
tatuazhet  ose  vrragët.  Sistemi  i  Bertillon‐it  në  Perëndim  shkëlqyeshëm  është 
pranuar deri  sa nuk u bënë evidente  mangësitëe  tij. Kryesisht ishin probleme 
me mënyrat e ndryshme të matjes dhe vlerave të ndryshushueshme. Pas kësaj, 
policitë  e  vendeve  perëndimore  iu  kthyen  procedurave  të  cilat  përdornin 
marrjen e shenjave të gishtit, gjersa procedura e marrjes së shenjave të gishtit 
në Kinë tanimë përdorej me qindra vite. 
Viteve të fundit, biometria ka përparuar dukshëm nga koha e marrjes së 
thjeshtë të shenjave të gishtit. Tani kryhen matje të ndryshme të sjelljeve dhe 
masës  trupore.  Përgjithësisht  përdorimi  i  biometrisë  sot  është  në  rritje  të 
dukshme dhe atë nga identifikimi i thjeshtë e deri te verifikimi që përdoret në 
sistemet e rëndësishme të sigurisë. 
 
442  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

4. REGJISTRIMI KRIMINALISTIK 
   
Regjistrimi  kriminalistik  është  sistem  i  zhvilluar  shkencor  i  përfshirjes, 
sistematizimit  dhe  klasifikimit  të  informatave  të  centralizuara  të  klasifikuara 
relevante kriminalistike për veprat penale, kryerësit e tyre, viktimat, gjësendet 
si  dhe  objektete  e  rëndësisë  kriminalistike.  Baza  shkencore  e  regjistrimit 
kriminalistik  si  degë  e  teknikës  kriminalistike  përbëhet  nga  teoria  e 
identifikimit, mësimit për veçoritë dhe mekanizmat e krijimit të gjurmëve, për 
gjurmimin, aktivitetet operative‐taktike etj.  
Regjistrimi kriminalistik duhet të ofrojë përgjigje në dy pyetje themelore: 
1) Çka duhet regjistruar dhe  
2) Cilat metoda të regjistrimit janë më të mirat.  
Metodika  e  regjistrimit  kriminalistik  përbëhet  nga  përshkrimi  me  fjalë, 
fotografimi  dhe  daktiloskopimi.  Kur  gjindet  objekti  i  dyshimtë  (mbase  i 
kërkuari), krahasohen veçoritë e regjistruara me veçoritë e tij, kështu që kryhet 
eliminimi ose grupimi, gjegjësisht identifikimi.  
Detyrat e regjistrimit kriminalistik janë të shumëfishta:  
a) Gjetja e delikuentit të njohur i cili fshehet ose është në ikje (ikja nga 
vendi i ngjarjes, nga arresti ose nga burgu),  
b) Identifikimi i kryerësit të panjohur në bazë të gjurmëve, mënyrës së 
kryerjes, përshkrimin personal etj,  
c) Vërtetimi i dënimit të mëhershëm i personit të thirrur në përgjegjësi 
penale,  
d) Gjetja e personave të zhdukur,  
e) Identifikimi i trupit të vdekur të panjohur,  
f) Vërtetimi se një gjë e caktuar (corpus delicti) është vjedhur ose në 
një mënyrë tjetër e tjetërsuar, gjegjësisht e humbur,  
g) Vërtetimi se gjurmët e caktuara janë krijuar me përdorimin e armës 
së caktuar ose veglës etj.  
Varësisht  nga  metodat  e  aplikuara,  krijohen  kartotekat,  fototekat 
(albumet  e  fotografive  të  kriminelëve),  traseotekat,  koleksionet  etj.  Kryhet 
mikrofilmimi i informatave dhe futja në teknikën elektronike‐kompjuterike.  
 
Kriminalistika  443

4.1. Zhvillimi historik i regjsitrimit kriminalistik  
 
Megjithëse, principet moderne të regjistrimit kriminalistik janë vendosur 
vetëm para pak më shumë se njëqind viteve, kjo nuk do të thotë që edhe në 
periudhat më të reja shoqëria nuk ka tentuar të regjistrojë grupet e caktuara të 
kriminelëve. Është çështje tjetër se çfarë metoda të regjistrimit janë përdorur. 
Pra, ato metoda nuk mund të quhen humane por në ato momente sigurisht se 
kanë qenë efikase. Ekzistojnë disa faza në zhvillimin e metodave të regjsitrimit, 
kështu që do të përmednim vetëm disa nga to.  
 
4.1.1. Gjymtimi  
 
Esenca  e  kësja  metode  të  regjistrimit  kriminalistik  përbëhej  nga  ajo  që 
disa  klasa  të  kriminelëve  janë  dënuar  shumë  ashpër  (me  këputjen  e  duarve, 
gjuhës, vrimave të hundës etj.) Këputja bëhej në bazë të llojit të veprës penale: 
kështu që hajdutëve u këputej dora, thashethemgjive gjuha etj. Kjo mënyrë e 
regjistrimit  në  të  vërtetë  ka  treguar  se  personi  në  fjalë  është  p.sh  hajdut. 
Gjithsesi në këto raste bëhej fjalë më parë dënimin se sa regjistrimin e vërtetë. 
Mangësitë  e  kësaj  mënyre  të  regjistrimit  janë  të  mëdha.  Pikësëpari  ato  nuk 
mundësojnë  kurrfarë  identifikimi,  andaj  kuptimi  i  regjistrimit  është 
problematik.  Pastaj  gjymtimet  e  rastit  si  pasojë  e  aksidentit  ose  luftës  kanë 
mundur  gabimisht  të  interpretohen  si  dënim  për  veprën  e  kryer  penale, 
gjegjësisht si regjistrim i kryerësit. Në fund këta persona bëheshin invalidë dhe 
me  këtë  edhe  të  varur  nga  personat  e  tjerë  ose  që  është  edhe  më  e  keqe 
kryerës potencialë të veprave penale.  
 
4.1.2. Damkosja  
 
Është mendim shumë i vjetër në të gjitha historitë e gjyqit dhe dënimeve 
se dikush që ka kryer një vepër të rrezikshme për shoqërinë shënjohet me një 
shenjë të përhershme dhe të pashlyer që çdokush në shikim të parë ta njoh si 
kryerës nga i cili duhet pasur kujdes. 
Damkosja  sidoqoftë  nuk  e  ka  shënjuar  gjithmonë  kryerësin  nga  i  cili 
duhet pasur kujdes. Carët e Romës Arkadie dhe Honorie i kanë shënjuar edhe 
profesionet. Farkëtarët për shembull iu djegej një shenjë në dorë. Kjo bëhej jo 
për  dënim  (ky  profesion  gjithmonë  ka  qenë  i  vlerësuar)  por  që  të  dihet  se  ai 
person e kryen punën e vet me nder dhe respekt.  
Shumë  shekuj  më  vonë  uniformat  në  disa  profesione  të  caktuara  ishin 
shenjë dallueseë me tatuazh.  
444  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

Kryerësit dhe kriminelët e mëdhenjë janë damkosur me hekur të nxehtë 
që  të  njihen  në  mesin  e  njerëzve,  me  çka  të  damkosurit  i  shkaktohej  dëm  i 
përhershëm në renome. Sigurisht nuk dihet se kur në civilizimet e vjetra është 
aplikuar  damkosja,  por  më  të  madhe  bëhej  në  Romë  në  kohën  e  Ciceros.  Në 
atë kohë posaçërisht damkoseshin hajdutët dhe tashethemgjitë. Hajdutëve iu 
djegej vula “F” (fur, hajdut) në ballë, ndërsa thashethemgjive "C" (kaluminator, 
thashethemgji). Car Konstantini e ka eliminuar damkosjen dhe vënien në kryq 
por më vonë te disa popuj prapë është vënë në aplikim.  
Në  Kinë  kur  hajduti  zihej  në  vepër  i  vihej  vula  me  hekur  të  nxehtë  në 
kraharor, ndërsa kur kapej për herë të dytë vula i vihej në ballë.  
Në  shekullin  e  mesëm  dhe  në  kohët  e  mëvonshme  damkosja  është 
eliminuar. Sipas lejes së mbretit ajo sërish aplikohej por në raste të posaçme.  
Prangat nga lashtësia kanë qenë të njohura si dënim trupor. Shembulli i 
parë  i  këtij  dënimi  është  mitologjia  greke:  Prometeu  që  e  ka  sjellë  zjarrin  në 
tokë  për  dënim  është  prangosur  për  një  shkëmbi.  Në  mënyrë  të  njëjtë  edhe 
mitologjia evropiane flet për vuajtjet e Lokut i cili ishte i prangosur për tre gurë 
dhe pikat helmuese që binin në të, i  kanë shkaktuar aq shumë vuajtje “sa që 
nga shtërngimet e tij në trup dridhej e tërë toka”.  
Në  të  dyja  këto  rrëfime  mitologjike  prangat  kanë  luajtur  rol  të  madh, 
andaj  nga  kjo  lehtë  mund  të  përfundohet  se  prangat  si  dënim  kanë  qenë  të 
njohura për njerëzimin qysh në kohërat më të vjetra.  
Prangat ishin jo vetëm dënim trupor por edhe mënyrë për nënçmim. Kur 
romakët ktheheshin nga luftërat e ndryshme ishin të obligauar që me vete të 
sillnin  ushtarë  të  robëruar  në  pranga.  Prangat  ishin  dënin  nënçmues  për  të 
gjithë ata që tentonin të “luftonin kundër Romës së madhe dhe të fuqishme”.  
Njëra nga dënimet më të tmerrshme trupore ishin “galiat”. Të dënuarit 
vendoseshin në hapësirat e poshtme të anijeve. Atëherë lidheshin me zingjirë 
të  rëndë  që  të  mos  mund  të  lëvizin  askund  nga  vendi  i  tyre  dhe  vazhdimisht 
duhej të lundronin. Arsyet pse të dënuarit lidheshin në galia ishin të ndryshëm. 
Arsyeja  e  parë  ishte  se  për  këtë  punë  të  rëndë  ishte  shumë  vështirë  të 
gjendeshin  punëtorë.  Në  Itali  zakonsiht  ata  që  ishin  kundër  Zotit  i  dënon  në 
galia.  
Në  Francë,  Shpanjë,  Portugali,  Itali  dhe  Angli  kriminelët  dënoheshin  që 
të  lidhur  të  qëndronin  në  Galia,  ndësra  të  rrallë  ishin  at  që  liroheshin  pas 
dhjetë  viteve  të  kaluar  në  gali.  Në  Gjermani  dhe  në  vendet  e  tjera  evropiane 
galia si dënim zbatohej më rrallë. Galia më së shumti si dënim ka qëndruar në 
Itali  dhe  Francë.  Françezët  me  këtë  dënim  zakonisht  i  dënonin  dezertorët 
ushtarakë.  
Edhe  gjyqet  shpirtërore  edhe  ato  të  rëndomtat  në  Evropë  me  shekuj  e 
kanë  aplikuar  dënimin:  ndarja  nga  bota  dhe  të  mirat  e  kënaqësitë  e  saj  dhe 
Kriminalistika  445

dërgimi në manastire të largëta fizikisht larg qasjes. Kjo më së shpeshti bëhej 
në  tërë  hapësirën  e  Evropës.  Në  këtë  dënim  janë  dënuar  tradhëtarët  në 
martesë, konkubinat, ndjellësit kundër  Zotit, vjedhësit e pasurisë kishtare etj. 
Në raste kur meshkujt dënoheshin në galia atëherë femrat dënoheshin duke i 
dërguar në manastire.123 
Është interesante se kjo mënyrë e regjistrimit sërish paraqitet në zbatim 
gjatë  Luftës  së  dytë  Botërore,  edhe  pse  në  një  formë  paksa  të  ndryshuar, 
sikurse  gjermanët  në  llogoret  e  koncentrimit  i  vendosnin  njerëzve  që  i  sillnin 
aty tatuazhe me numrin dhe shenjën e llogorit në pjesën nën bryl të dorës.  
Sikurse gjymtimi edhe kjo metodë e regjistrimit është thellë johumane, 
sepse për tërë jetën e shënjon perosnin pa i ofruar mundësinë e rehabilitimit. 
Përveç kësaj është shumë e paërshtatshme për identifikim.  
 
4.1.3. Parada e identifikimit 
 
Në  fillim  të  shekullit  të  XIX  në  Evropë  është  futur  në  përdorim  metoda 
specifike  e  regjsitrimit  që  mbështetej  në  memorien  e  mirë  të  zyratrëve 
policorë  me  përvojë.  Metodën  e  të  njohurit  në  praktikë  e  ka  futur  Fransoa 
Vidok  (Francois  Vidocq),  zyrtar  policor  francez  që  kishte  memorie  të 
shkëlqyeshme, kështu që i vizitonte burgjet franceze, i rreshtonte të burgosurit 
dhe  duke  i  vështruar  kërkonte  nga  rojet  e  tyre  t’ua  tregonte  se  cilat  janë 
veçoritë e tyre juridike dhe fizike. Në këtë mënyrë kishte në kokë fytyrat e një 
numri  të  madh  kriminelësh  që  i  mundësonte  t’i  njoh,  ata  gjegjësisht  t’i 
identifikojë në rast që sërish të arrestohen për kryerje të ndonjë vepre penale. 
Këtë  sistem  të  regjistrimit  dhe  të  identifikimit  Vidok  e  ka  quajtur  paradë  të 
identifikimit.  Me  kohë,  për  shkak  të  numrit  të  madh  të  kriminelëve,  Vidok 
mbanet  shënime  për  karakteristikat  e  caktuara  të  secilit  kriminel,  që  në  fakt 
paraqet zanafillën e regjistrimit modern në bazë të përshkrimit personal.  
Mangësia themelore si e regjistrimit ashtu edhe e identifikimit me këtë 
metod  ishte  në  atë  se  memoria  njerëzore  është  e  kufizuar  dhe  vazhdimisht  i 
nënshtrohet harresës. Megjithatë, kjo metodë ishte fillim i regjistrimit në bazë 
të përshkrimit personal dhe ka mbetur deri sot.  
Është  ineteresante  të  përmendet  se  metoda  e  modifikuar  e  paradës  së 
identifikimit shfrytëzohet edhe sot te rreshtimi i njerëzve në mesin e të cilëve 
është edhe i dyshimti, të cilin dëshmitari eventualisht duhet ta njohë.  

                                                            
123
 http://www.novosti.co.yu/code/navigate.php?Id=16&status=jedna&datum=2007‐01‐25&felj‐
ton=5728, 5/6/2008 8:11:28 PM 
446  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

 
Fransoa Vidok (Francois Vidocq) 
1775‐1857 
 
4.1.4. Antropometria 
 
Metoda  e  regjistrimit  e  cila  gjithashtu  mund  të  konsiderohet  historike 
por e cila fillimisht mbështetet në disa themele shkencore është antropometria 
(greqisht  antropos  ‐  njeriu,  metron  ‐  të  matet)  të  cilën  e  kishte  futur  në 
praktikë  kriminalisti  francez  Alfons  Bertijon  (A1phonse  Bertillon).  Kjo  metodë 
bazohet  në  matjet  e  pjesëve  të  caktuara  të  skeletit  të  njeriut,  gjegjësisht 
eshtrave.  
Bazat shkencore në të cilat kjo metodë mbështetej ishin:  
1) Skeleti  i  njeriut  prej  moshës  20  vjeçare  e  më  tutje  është  i 
pandryshueshëm,  
2) Raporti  i  dimenzioneve  të  eshtrave  të  caktuar  te  secili  njeri  është 
plotësiht indivudual, gjegjësisht nuk ekzistojnë dy njerëz në botë te 
të cilët skeleti është i dimensioneve të njëjta.  
Kjo kishte të bënte me personat më të vjetër se 20 vjeçar. Metoda kishte 
hyrë  zyrtarisht  në  përdorim  në  Francë  në  vitin  1883.  Ekzistonin  dy  kartoteka 
për njerëz; për personat deri në 20 vjet dhe për ata më të moshuar se 20 vjet. 
Në  kuadër  të  secilës  kartotekë  kryhej  klasifikimi  sipas  dimensioneve  të 
eshtrave  të  kokës,  gishtave  etj.  dhe  vendoseshin  në  kategoritë:  e  mëdha,  të 
mesme dhe të vogla.  
Shpejt kjo metodë u pranua gjithkund në botë dhe për nder të Bertionit 
u quajt bertiljonazh. 
Megjithatë, menjëherë u paraqitën vështirësitë me rastin e identifikimit, 
gjegjësisht janë bërë gabime serioze. Shpejt u dëshmua se qëndrimi themelor i 
metodës  së  Bertionit  nuk  ishte  i  saktë  dhe  që  skeleti  ndrsyhon  jo  vetëm  pas 
Kriminalistika  447

moshës  20  vjeçare  por  që  ekzistojnë  dallime  në  matje  gjatë  një  dite,  dhe 
padyshim u dëshmua se skeleti njerëzor pas moshës 25 vjeçare zvogëlohet.  
 

 
Alphonse Bertillon (1853 – 1914) 
 

 
Mjeti për matjen e dimensioneve të kokës së njeriut nga viti 1913 
 
Me  paraqitjen  e  daktiloskopisë  antropometria  ndalon  së  funksionuari 
pavarësisht  se  në  ndërkohë  Bertioni  si  shtesë  të  regjistrimit  kishte  futur 
përshkrimin personal si dhe fotografimin („fotografia sinjaletike"). 
Megjithëse,  antropometria  ishte  metodë  jo  e  saktë  e  identifikimit 
megjithatë ka lënë gjurmë të thella në regjsitrimin dhe identifikimin, për çka do 
të flasim më tepër në vazhdim. 
 
4.2. Fotografia kriminalistike  
 
Fotografia  kriminalistike  është  sistem  i  metodave  dhe  supozimeve 
shkencore  që  mbështeten  në  të,  mënyra  dhe  lloj  i  incizimit  fotografik  që 
shfrytëzohet me rastin e mbledhjes dhe fiksimit si dhe të hetimit të gjurmëve 
dhe gjësendeve kriminalistike dhe realizimit të masave dhe veprimeve të tjera 
operative dhe hetuese në luftimin e kriminalitetit.  
470  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

5.5.1. Karakteristikat fiziologjike biometrike 
 
5.5.1.1. Fytyra  
 
Sistemet për njohjen e personave gjejnë zbatimin në fusha të ndryshme 
siç janë: video‐ telefonia,kompresioni i bazës së fotografive, qasjes në resurset 
kompjuterike, qëllimet kriminalistike ((identifikimi i personave),. 
Në bazë të çmimeve të sistemeve mund t’i ndajmë në: 
¾ Sistemet  shtëpiake:  Ky  lloj  i  sistemeve  përdoret  për  mbrojtjen  e 
kompjuterëve personalë, duke mundësuar mbylljen e databazave të 
caktuara, pjesëve të hard diskut, aplikacioneve ose tërë kompjuterit. 
¾ Produktet  afariste:  Një  hap  më  shumë  në  shkallën  e  fushës  së 
zbatimeve  gjenden  produktet  afariste.  Këto  sisteme  të  rrjetit  të 
centralizuara ndahen në ato që janë ngushtë të lidhura domenet e 
sigurisë në sistemin e rrjetit operativ (Windows, UNIX), ose dërgojnë 
veglat  e  tyre  personale  për  bazën  e  të  dhënave  dhe  administrim, 
kështu që janë të dizajnuara për numër të madh të shfrytëzuesëve. 
 

 
 
Identifikimi  i  personave  sipas  fotografisë  së  tyre  të  fytyrës  mund  të 
zbatohet në më shumë mënyra, siç është qasja e fotos së fytyrës në spektrin e 
dukshëm duke përdorur kamerën ose duke përdorur mostrat infra të kuqe të 
emetimit të ngrohtësisë së fytyrës. Identifikimi i mostrave në dritë të dukshme 
është model tipik i marrjes së veçorive dalluese nga pjesa qëndrore e pamjes 
së  fytyrës.Duke  përdorur  asortimen  të  gjërë  të  kamerave,  sistemi  i  dritës  së 
dukshme merr ato veçori nga fotografia e bërë, të cilat nuk ndërrojnë me kohë, 
duke iu ikur veçorive të shtuara si është shprehja e fytyrës ose frizura. Disa nga 
Kriminalistika  471

sfidat  e  identifikimit  të  fytyrës  në  dritën  e  dukshme  duke  përfshirë  edhe 
reduktimin e ndikimeve të ndriqimit të ndryshueshëm dhe detektitmi i maskës 
apo  fotografisë.  Disa  sisteme  për  identifikimin  e  personit  kërkojnë  pozimin  e 
qetë  të  shfrytëzuesit  në  mënyrë  që  të  mund  të  arrihet  fotografia,  edhe  pse 
shumë sisteme shfrytëzojnë procesin në kohën reale për detektimin e kokës së 
personit dhe lokojnë fytyrën në mënyrë automatike. 
Identifikimi  i  personave  përmes  fytyrës  i  përket  teknikave  të  pa 
imponuara,  kështu  njerëzit  zakonisht  nuk  kanë  problem  me  pranimin  e 
fytyrave,  si  karakteristikat  biometrike.  Sot  kryhen  hulumtime  intensive  në 
ngritje  të  zbatimit  nga  verifikimi  i  kontrolluar  statik,  i  fytyrës,  e  deri  te 
fotografia  lëvizëse  dhe  verifikimi  i  pakontrolluar  i  fytyrës  në  prapavinë  e 
paqartë.  
 

       
Fytyrat gjeometrike 
 
5.5.1.2. Shenja e gishtit 
 
Shenja e gishtit është mostër i ngritjeve dhe thellimeve në sipërfaqe të 
mollëzës së gishtit, e krijohet me mbledhjen e qelizave të vdekura, të forcuara, 
të  cilat  në  shtresa  pa  ndërprerë  qërohen  nga  sipërfaqja  e  gishtit.  Trajta  dhe 
formimi  varen  nga  parakushtet  primare  të  zhvillimit  të  embrionit.  Shenjat  e 
gishtërinjve  janë  unik  për  çdo  gisht  të  personit,  përfshirë  edhe  binjakët  një 
vezorë.  
472  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

 
Shenja e gishtit 
 
Përdoren  për  identifikim  një  shekull  të  tërë  dhe  vlera  e  identifikimit  të 
tillë  është  dëshmuar  si  shumë  e  mirë.  Shenja  e  gishtit  është  një  nga 
teknologjitë  biometrikemë  komerciale  të  arritshme.  Instalimet  për  dallimin  e 
shenjave të gishtërinjve për desktop dhe laptop qasje tani që i janë ofruara nga 
shumë  prodhues  me  çmime  të  ulëta.  Me  instalime  të  tilla,  shfrytëzuesit  tani 
nuk kanë nevojë më të shtypin fjalëkalimin‐ në vend të saj, vetëm prekja ofron 
qasje në kompjuter 
Sistemet  për  shenja  të  gështrinjve  gjithashtu  mund  të  përdoren  në 
modulin identifikues. Disa shtete në SHBA kontrollojnë shenjat e gishtërinjve te 
regjistrimet e njerëzve për shërbime sociale, që të sigurohen që të lajmëruarit 
të mos i gëzojnë privilegjet me emra të rrejshëm. Shteti New York ka mbi 900 
000 njerëz të regjistruar në sistem të tillë.  
 

 
 
Në  mënyrë  që  të  parandalohet  shfrytëzimi  i  shenjave  të  punuara 
artificiale të ndonjë personi, shumë sisteme së bashku me skanimin e shenjave 
masin  edhe  qarkullimin  e  gjakut.  Shfrytëzimi  i  më  shumë  gishtërinjve  në 
procesin e njohjes eksponencialisht rrit sigurinë e metodës. Disa nga metodat e 
identifikimit të personave me ndihmën e shenjës së gishtit janë të treguara në 
fotografitë në vijim: 
Kriminalistika  473

 
 
5.5.1.3. Gjeometria e shuplakës së dorës 
 
Këto  metoda  të  autentifikimit  personal  janë  mirë  të  rregulluara. 
Identifikimi  i  shuplakës  së  dorës  është  zbatuar  tanimë  mbi  njëzetë  vite. 
Ekstraksioni  i  veçorive  arrihet  me  matjen  e  gjatësisë  dhe  gjerësisë  së 
gishtërinjve në lokacione të ndryshme. Këto vlera të matura paraqesin vektorin 
e veçorive të shuplakës së dorës së shfrytëzuesit, i cili përdoret për krahasimin 
me vektorët në bazë. Teknikë shumë e thjeshtë dhe me çmim të pranueshëm 
me  prag  të  ulët  të  saktësisë.  I  takon  grupit  të  teknikave  të  imponuara  sepse 
duhet të realizohet kontakti i dorës me skener.  
 

 
Gjeometria e shuplakës së dorës 
474  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

Një  karakteristikë  interesante  e  kësaj  metode  është  se  disa  sisteme 


kërkojnë  një  mostër  të  vogël  biometrike  (disa  byte),  gjë  që  mundëson  baza  të 
mëdha të mostrave. Gjeometria e shuplakës së dorës ka arritur pranueshmërinë 
në  arritshmërinë  e  aplikimeve.  Mund  të  shihet  shpesh  në  kontrollet  e  qasjes 
fizike  në  aplikacionet  rezidenciale  dhe  komerciale,  në  sistemet  shërbyese  dhe 
kohore dhe në aplikacionet gjenerale për autentifikimin personal.  
 

 
 

 
Disa nga zbatimet e “Gjeometrisë së shuplakës së dorës”janë të shfaqura në fotografitë 
në vijim 
 
5.5.1.4. Retina 
 
Identifikimi  i  personave  me  ndihmën  e  retinës  është  një  nga  metodat 
biometrike më të sigurta, më së shumti për karakteristikat natyrore të retinës. 
Retina merr pamjen e vet që nga fëmijëria (madje edhe para lindjes), dhe nuk 
ndryshon, përveç në rastet e sëmundjes dhe lëndimeve. Është e pamundur që 
me  anë  kirurgjike  të  falsifikohet,  përveç  në  rast  të  rrezikimit  të  madh  të 
Kriminalistika  475

humbjes  së  të  pamurit.  Gjithashtu  në  këtë  metodë  nuk  mund  të  mashtrohet 
me bartjen e thjerrëzave të syve, sepse ekzistojnë algoritmet me ndihmën e të 
cilëve qartë mund të konstatohet a i bartë ato personi apo jo. 
  

 
Retina e syrit 
 
Syri i qelqit ose syri i vërtetë i larguar nga njeriu nuk mundet të përdoret 
për mashtrim për shkak se aty bebëza e syrit nuk lëvizë, deri sa te syri i gjallë 
bebëza  i  nënshtrohet  lëvizjes  konstante  si  dhe  kontraksionit  e  zgjerimit.Vetë 
teknika  është  shumë  e  thjeshtë  dhe  efikase,  dhe  si  rrjedhim  ka  potencial  të 
bëhet teknikë ‐ prijëse biometrike e ardhmërisë.  
Mostrat e retinës barten përmes video‐sistemit të bazuar për marrjen e 
fotografisë.  Instalimet  për  skenimin  e  retinës  përdoren  në  autentifikimin  e 
personave tanimë disa vite. Sistemeve të bazuara në identifikimin e retinës iu 
ka zbritur çmimi, e pritet që ky trend të rritet edhe më tej. 
Teknologjia punon mirë edhe për verifikimin dhe identifikimin. Sistemet 
momentale  mund  të  shfrytëzohen  me  praninë  e  syzeve  dhe  thjerrëzave  të 
syrit.  Teknologjia  nuk  është  e  imponueshme.  Nuk  kërkon  kontakt  fizik  me 
skenerin.  Identifikimi  i  retinës  do  të  funksionojë  mirë  edhe  te  personat  nga 
nacionalitetet dhe grupacionet e ndryshme etnike 
Kjo  metodë,  si  edhe  të  tjerat,  nuk  është  e  besueshme  100%.  Grupi  i 
hulumtuesëve gjermanë arriti të mashtronte një prej versioneve komerciale të 
instalimeve  për  identifikim  ashtu  që  fotografinë  e  syrit  me  kualitet  të  lartë  e 
kanë shkruar me ndihmën e shkruesit me rezolucion të lartë (2400x1200 dpi), 
dhe në mes e kanë shpuar vrimën. Kështu instalimi për pranimin e fotografisë 
së  retinës  ka  parë  retinën  e  “gjallë”.  Në  jetën  reale  kjo  nuk  do  të  mund  të 
provohej sepse nevojitet aparaturë e shtrenjtë, por edhe nuk është e mundur 
të fitohet fotografi aq kualitative e syrit të dikujt pa dijeninë e atij personi.  
 
476  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

 
Disa nga zbatimet janë të shfaqura në fotografitë në vijim: 
 
5.5.1.5. Pëlhura 
 
Pëlhura  është  shtresë  e  hollë  e  qelizave  të  cilat  gjenden  nga  ana  e 
prapme  e  syrit.  Pëlhura  e  syrit  dhe  struktura  e  saj  është  karakteristikë  e  çdo 
personi. Kjo është një nga metodat biometrike më të sigurta për arsye se nuk 
është  e  thjeshtë  të  ndërrohet  apo  reproduktohet  struktura  e  brendshme  e 
syrit. Hulumtimet e para të kësaj metode filluan që nga viti 1930, e shfaqja e 
parë  komerciale  u  paraqit  më  1984.  Kjo  metodë  gjeometrike  deri  sot  siguron 
saktësinë më të madhe të identifikimit. Kjo njëherësh është edhe mënyra më e 
shtrenjtë e identifikimit sepse aparatura me të cilën kryhet skenimi i pëlhurës 
është  shumë  e  shtrenjtë.  Skenimi  i  pëlhurës  zgjat  10‐15  sekonda.  Metoda 
kërkon që me rastin e skenimit të largohen syzet prej syve në mënyrë që syri t’i 
afrohet  më  mirë  aparaturës  për  skenim.  I  takon  grupit  të  teknikave  të 
imponuara‐ duhet të realizohet kontakti me okularin. Ekziston mendimi në mes 
njerëzve që skenimi i pëlhurës është i dëmshëm për sy. Për këtë arsye si dhe 
çmimit të lartë kjo metodë është më e zbatuara te shfrytëzuesit edhe pse jep 
rezultatet më të mira.  
 

 
Pëlhura e syrit 
Kriminalistika  477

Gjen zbatim të madh në objektet ushtarake, në zonat e sigurisë së lartë 
(stacionet policore, burgjet, elektranat nukleare, laboratoret e ndjeshme,..) ku 
çmimi nuk luan rol.  
 

 
 

 
Paisjet për skenimin e pëlhurës 
 
5.5.1.6. Termogrami i fytyrës dhe trupit 
 
Sistemi  nënlëkuror  i  enëve  të  gjakut  në  trupin  dhe  fytyrën  e  njeriut 
prodhon  veçori  të  veçantë,  deri  sa  nxehtësia  e  cila  depërton  përmes  indit 
shkëlqen  nga  lëkura.  Incizimi  i  fytyrës  dhe  trupit  me  kamerë  infra  të  kuqe 
quhet  termogram  i  fytyrës  dhe  trupit.  Besohet  që  termogrami  i  fytyrës  dhe 
trupit është unik për çdo person. Termogramet e fytyrës dhe trupit paraqesin 
karakteristikë  biometrike  të  qëndrueshme,  për  arsye  se  mund  të  ndërrohet 
vetëm  më  intervenim  kirurgjik.  Ekziston  ndikimi  i  temperaturës  së  rrethinës, 
alkoholit,  drogës  dhe  medikamenteve  në  fotografinë  termografike  të  fytyrës 
dhe  trupit.  Mungesa  e  kësaj  metode  është  çmimi  i  kamerës  infra  të  kuqe,  e 
pasi  fotografitë  e  fituara  zënë  mjaft  hapsirë  kjo  metodë  nuk  është  e 
përshtatshme për baza të mëdha. 
 
478  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

 
Termogrami i shuplakës 
 
Termogrami  i  fytyrës  dhe  trupit  na  ofron  mundësinë  e  klasifikimit, 
njohjes dhe identifikimit të fytyrës dhe pjesëve të trupit. Mund të shfrytëzohet 
në mjekësi për detektimin e disa sëmundjeve. Përdoret në situata kur nevojitet 
të kryhet identifikimi i shpejtë, veçimin e fytyrës së dëshiruar nga grupi,…. 
 Identifikimin  mund  ta  kryejmë  nën  kushtet  e  ndryshme  të  ndriçimit 
përfshirë  edhe  errësirën.  Kjo  metodë  mundëson  identifikimin  edhe  në 
mungesë  të  bashkëpunimit  të  personit,  si  dhe  incizim  nga  largësia  më  e 
madhe. Kjo metodë i takon grupit të teknikave jo të bezdisshme.  
 

 
Termogrami i pjesëve të trupit 
 
Kriminalistika  479

5.5.1.7. Veshi 
 
Forma e veshit dhe struktura e indit të kërcit në sipërfaqen e veshit janë 
të ndryshme në mes njerëzve. Te veshi nuk është për t’u pritur që veçoritë të 
jenë të veçanta për çdo person. Qasjet ndaj identifikimit të veshit bazohen në 
përputhje  të  vektorëve  të  gjatësisë  së  pikave  të  ngritura  në  sipërfaqen  nga 
lokacioni i shenjave kufizuese në vesh. Kjo metodë i takon grupit të teknikave 
të  bezdisshme.  Edhe  pse  kjo  metodë  arrin  rezultate  premtuese  nevojiten 
hulumtime shtesë në mënyrë që të përgjigjemi në pyetjet: 
1) A muld të kryhet ekstraktimi i karakteristikave të veshit në kushte të 
ndryshme me besueshmëri të kënaqshme. 
2) në rastet kur veshi është i mbuluar me flokë kjo metodë nuk është e 
zbatueshme. 
Ne  duhet  të  gjejmë  përgjigjen  se,  a  është  e  mundur  të  arrihet 
identifikimi  i  pjesshëm,  si  dhe  a  mund  të  zgjidhet  problemi  duke  përdorur 
termogramin?. 
 

 
Fotografia e veshit të njeriut 
 
5.5.1.8. Aroma 
 
Është e njohur që çdo objekt tajit aromë, karakteristikë për përbërjen e 
saj kimike. Sistemet biometrike,të bazuara në këtë metodë, funksionojnë ashtu 
që  puhia  e  ajrit  që  e  rrethon  objektin  drejtohet  përmes  senzorëve  kimikë,  ku 
secili është i ndjeshëm në grupin e caktuar të përbërësve aromatikë. Vektora i 
rëndësisë përbëhet nga nënshkrimi i përfshirë nga matjet e normalizuara nga 
çdo senzor. 
Aroma  e  trupit  ka  disa  funksione,  në  mes  të  cilave  janë  komunikimi, 
tërheqja  fizike  e  partnerit,  mbrojtja  e  rrethinës,  mbrojtja  nga  sulmi  dhe  të 
480  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

ngjashme.  Komponenta  e  aromës  së  emituar  nga  trupi  i  njeriut  ose  kafshës, 
është e ndryshme për çdo individ. 
Parashtrohet pyetja: a ekziston ndikimi i gjërave kimike (sikurse losioni, 
sapuni etj.) në detektimin e aromës? Kjo metodë i takon grupit të teknikave të 
bezdisshme.  
 
5.5.1.9. ADN 
 
ADN është shenja unike një dimensionale për individualitetin e dikujt, e 
më së shumti përdoret në kontekstin e aplikimeve forenzike gjatë identifikimit. 
Shumica  e  ADN‐ve  të  njerëzve  është  identike  për  tërë  qeniet  njerëzore  dhe 
vetëm një numër relativisht i vogël i lokacioneve të veçanta në ADN i vë në pah 
variacionet individuale. Ato variacione tregohen ose në numrin e përsëritur të 
bllokimeve të rrjedhës elementare ose në pengesat më të vogla jofunksionale 
të  rrjedhës  elementare.  Proceset  e  kyçura  në  identifikim  në  bazë  të  ADN 
përcaktojnë  se  a  rrjedhin  dy  mostra  ADN  nga  individi  i  njëjtë  apo  individ  të 
ndryshëm.  Duke  marrë  parasysh  që  nga  ADN  mund  të  merren  të  dhëna 
“private”  (siç  janë  llojet  e  ndryshme  të  sëmundjeve),  ky  lloj  i  teknikës  së 
identifikimit ende nuk gëzon popullaritet të madh te shfrytëzuesit. Kjo metodë 
i takon grupit të teknikave të bezdisshme. 
 
5.5.2. Sjelljet e karakteristikës biometrike 
 
5.5.2.1. Nënshkrimi 
 
Çdo person ka shkrim të veçantë, e nënshkrimi është një lloj i “shenjës 
së  gishtit”  i  cili  mund  të  përdoret  në  identifikimin  e  personit.  Zhvillohet  dhe 
ndryshon  gjatë  kohës,  dhe  është  nën  ndikimin  e  gjendjeve  emocionale  dhe 
fizike të nënshkruesit. Nënshkrimet e disa personave shpesh varirojnë, dhe atë 
në  atë  masë  sa  marrja  e  shenjave  në  mënyrë  të  pandërprerë  tregojnë 
ndryshim të dukshëm. Saktësia e sistemit të identifikimit të bazuar në metodën 
e nënshkrimit është e pranueshme edhe pse ekziston mundësia e falsifikimit të 
nënshkrimit.  
Ekzistojnë dy qasje të identifikimit të nënshkrimit: 
1) Statistik ‐ studiohet gjeometria e nënshkrimit 
2) Dinamik  ‐  studiohet  gjeometria  e  nënshkrimit,  shpejtësia  si  dhe 
drejtimi. 
 
480  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

ngjashme.  Komponenta  e  aromës  së  emituar  nga  trupi  i  njeriut  ose  kafshës, 
është e ndryshme për çdo individ. 
Parashtrohet pyetja: a ekziston ndikimi i gjërave kimike (sikurse losioni, 
sapuni etj.) në detektimin e aromës? Kjo metodë i takon grupit të teknikave të 
bezdisshme.  
 
5.5.1.9. ADN 
 
ADN është shenja unike një dimensionale për individualitetin e dikujt, e 
më së shumti përdoret në kontekstin e aplikimeve forenzike gjatë identifikimit. 
Shumica  e  ADN‐ve  të  njerëzve  është  identike  për  tërë  qeniet  njerëzore  dhe 
vetëm një numër relativisht i vogël i lokacioneve të veçanta në ADN i vë në pah 
variacionet individuale. Ato variacione tregohen ose në numrin e përsëritur të 
bllokimeve të rrjedhës elementare ose në pengesat më të vogla jofunksionale 
të  rrjedhës  elementare.  Proceset  e  kyçura  në  identifikim  në  bazë  të  ADN 
përcaktojnë  se  a  rrjedhin  dy  mostra  ADN  nga  individi  i  njëjtë  apo  individ  të 
ndryshëm.  Duke  marrë  parasysh  që  nga  ADN  mund  të  merren  të  dhëna 
“private”  (siç  janë  llojet  e  ndryshme  të  sëmundjeve),  ky  lloj  i  teknikës  së 
identifikimit ende nuk gëzon popullaritet të madh te shfrytëzuesit. Kjo metodë 
i takon grupit të teknikave të bezdisshme. 
 
5.5.2. Sjelljet e karakteristikës biometrike 
 
5.5.2.1. Nënshkrimi 
 
Çdo person ka shkrim të veçantë, e nënshkrimi është një lloj i “shenjës 
së  gishtit”  i  cili  mund  të  përdoret  në  identifikimin  e  personit.  Zhvillohet  dhe 
ndryshon  gjatë  kohës,  dhe  është  nën  ndikimin  e  gjendjeve  emocionale  dhe 
fizike të nënshkruesit. Nënshkrimet e disa personave shpesh varirojnë, dhe atë 
në  atë  masë  sa  marrja  e  shenjave  në  mënyrë  të  pandërprerë  tregojnë 
ndryshim të dukshëm. Saktësia e sistemit të identifikimit të bazuar në metodën 
e nënshkrimit është e pranueshme edhe pse ekziston mundësia e falsifikimit të 
nënshkrimit.  
Ekzistojnë dy qasje të identifikimit të nënshkrimit: 
1) Statistik ‐ studiohet gjeometria e nënshkrimit 
2) Dinamik  ‐  studiohet  gjeometria  e  nënshkrimit,  shpejtësia  si  dhe 
drejtimi. 
 
Kriminalistika  481

 
Nënshkrimi i ndonjë personi 
 
5.5.2.2. Zëri 
 
Karakteristikat e zërit të njeriut janë plotësisht të përcaktuara nga trakti 
vokal, goja, vrimave të hundës dhe mekanizmave të tjerë për krijimin e zërit në 
trupin  e  njeriut.  Nga  kjo  karakteristikë  nuk  pritet  veçanti  e  jashtëzakonshme, 
dhe  mundëson  identifikimin  e  individit  nga  baza  e  madhe  e  të  dhënave  të 
identiteteve.  
Ekzistojnë tri qasje ndaj identifikimit të oratorit: 
1) Kontrollimi  i  oratorit  varësisht  nga  teksti,  dëshmon  identitetin  e 
subjektit me verifikim në frazën paraprakisht të përgatitur. 
2) Kontrollimi  i  oratorit  pavarësisht  nga  teksti  ‐  synon  qasje  sepse 
identiteti i folësit verifikohet pavarësisht nga fraza. 
3) Kontrollimi  i  oratorit  pavarësisht  nga  gjuha  në  të  cilën  komunikon. 
Kjo  metodë  i  takon  teknikave  të  pabezdisshme.  I  nënshtrohet 
ndërrimeve të folësit (sëmundja, mutacionet, etj.), kështu që është 
relativisht  lehtë  të  imitohet.  Përdoret  për  identifikim  përmes 
telefonit. 
 

Fjalimi

 
482  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

5.5.2.3. Dinamika e shtypjes me gishta 
 
Dinamika e shtypjes me gishta u zhvillua gjatë Luftës së Dytë Botërore te 
radiotelegrafistët,  sepse  ishte  vërejtur  që  sipas  shpejtësisë  së  daktilografimit 
mund  të  dallohen  dërguesit  e  porosive.  Sot  flitet  për  dinamikën  e 
daktilografimit,  por  në  kontekstin  e  shtypjes  me  gishta  në  tastaturë. 
Karakteristikat  e  dinamikës  së  daktilografimit  bazohen  në  mes  të  intervaleve 
kohore  të  shtypjes  me  gishta  në  tastaturë.  Kjo  metodë  i  takon  grupit  të 
teknikave të pabezdisshme. 
 

 
Shtypja me gishta në makinë të shkrimit dhe tastaturë të kompjuterit 
mund dallohet në shpejtësi të të shkruarit 
 
5.5.2.4. Ecja 
 
Ecja paraqet biometrinë e harmonizimit të hapësirës‐kohës së sjelljeve. 
Nuk  është  i  veçantë  për  secilin  individ,  por  është  mjaft  karakteristik  që  të 
mundësojë verifikin e identitetit. Ecja është karakteristikë biometrike e sjelljes 
dhe  nuk  duhet  të  jetë  domosdoshmërisht  e  pandryshueshme,  sidomos  gjatë 
një periudhe më të gjatë kohore. 
Karakteristikat  e  ecjes  kryhen  nga  analiza  e  video  ‐materialit  (nevojitet 
xhirimi i personit që është duke ecur).  
Verifikimi bazuar në ecje zakonisht shfrytëzon renditjen e fotografive të 
personit në ecje, e vetë verifikimi bazohet në karakterizimin e disa lëvizjeve të 
ndryshme të artikuluar të çdo nyjes. Kjo metodë i takon grupit të teknikave të 
pabezdisshme. 
Kriminalistika  483

5.5.3. Krahasimi i metodave biometrike  
 
Metoda  Univer‐ Veçue‐ Qëndrue‐ Grumbu‐ Zbatimi  Pranue‐ Mash‐
saliteti  shmëria  shmëria  llimi  shmëria  trimi 
Fytyra  I lartë  I ulët  I mesëm  I lartë  I ulët  I lartë  I ulët 
Shenjat 
I mesëm  I lartë  I lartë  I mesëm  I lartë  I mesëm  I lartë 
e gishtit 
Gjeo‐
metria e  I lartë  I mesëm  I mesëm  I lartë  I mesëm  I ulët  I mesëm 
shuplakës 
Retina  I lartë  I lartë  I lartë  I mesëm  I lartë  I ulët  I lartë 
Pëlhura e 
I lartë  I lartë  I mesëm  I ulët  I lartë  I ulët  I lartë 
syrit 
Termo‐
grami i 
I lartë  I lartë  I ulët  I lartë  I mesëm  I lartë  I lartë 
fytyrës 
dhe trupit 
Veshi  I mesëm  I mesëm  I lartë  I mesëm  I mesëm  I lartë  I mesëm 
ADN  I lartë  I lartë  I lartë  I ulët  I lartë  I ulët  I ulët 
Nën‐
I ulët  I ulët  I ulët  I lartë  I ulët  I lartë  I ulët 
shkrimi 
Zëri  I mesëm  I ulët  I ulët  I mesëm  I ulët  I lartë  I ulët 
Dinamika 
e shtypjes  I ulët  I ulët  I ulët  I mesëm  I ulët  I mesëm  I mesëm 
me gishta 
Aroma  I lartë  I lartë  I lartë  I ulët  I ulët  I mesëm  I ulët 
Ecja  I mesëm  I ulët  I ulët  I lartë  I ulët  I lartë  I mesëm 
 
¾ Univerzaliteti ‐ çdo person do të duhej të ketë këtë karakteristikë. 
¾ Veçueshmëria  ‐  përshkruan  si  metoda  e  mirë  biometrike  ku  dallon 
dy persona. 
¾ Qëndrueshmëria ‐ përshkruan si metoda biometrike është rezistente 
ndaj vjetërimit. 
¾ Grumbullimi  ‐  përshkruan  sa  e  vështirë  është  mbledhja  e  mostrës 
biometrike. 
¾ Zbatimi  ‐  përshkruan  precizitetin,  shpejtësinë  dhe  robusnost  i 
sistemit për mbledhjen e mostrave biometrike. 
¾ Pranueshmëria ‐ përshkruan pranueshmërinë e metodës biometrike 
në jetën e përditshme. 
¾ Mashtrimi ‐ përshkruan sa vështirë është të mashtrohet sistemi për 
identifikim. 
Kriminalistika  359

preparateve  që  janë  shpallur  të  rrezikshme  si  narkotikë  ose 


substance psikotropike efektet e të cilave i riprodhon. 
 
¾ Neni  231.  Lehtësimi  i  sigurimit  apo  përdorimit  të  narkotikëve, 
substancave psikotropike apo analogëve të rrezikshme 
1) Kushdo  që  administron  me  narkotikë,  me  substanca  psikotropike 
ose analoge dhe, për shkak të detyrës që ka, lehtëson sigurimin ose 
përdorimin  e  tyre  në  kundërshtim  me  ligjin,  dënohet  me  burgim 
prej gjashtë muajve deri në pesë vjet. 
2) Drejtuesi  ose  pronari  i  lokalit  apo  i  hapësirës  tjetër  të  mbyllur  të 
cilën  e  përdor  publiku  i  cili  lejon  apo  toleron  përdorimin  e 
narkotikëve,  substancave  psikotropike  ose  substancave  të 
rrezikshme  analoge  dënohet  me  burgim  prej  tre  muajve  deri  në 
pesë vjet. 
  
3.4.2. Narkomania (toksikomania) 
 
Qysh kur mban mend historia, secila shoqëri i ka përdorur drogat të cilat 
kanë  pasur  ndikim  në:  disponimin,  mendimin,  ndjenjat  dhe  përjetimin  e 
vetvetes  dhe  rrethinës.  Gjithashtu,  gjithmonë  ka  pasur  individë  që  nuk  janë 
pajtuar me zakonet e përgjithshme shoqërore për kohën, mënyrën, sasinë dhe 
llojet  e  drogave  të  përdorura.  Megjithatë,  shoqëria  ka  ndikuar  fuqishëm  me 
qëndrimet  e  saj  në  sjelljen  e  anëtarëve  të  vet,  ndryshon  prej  shoqërisë  në 
shoqëri  por  gjithashtu  edhe  brenda  bashkësive  të  njëjta  në  kuadër  të  një 
shoqërie.  Qëndrimet  për  atë  se  çka  është  e  lejuar  dhe  çka  e  ndaluar 
ndryshojnë prej kohe në kohë dhe atë brenda shoqërisë së njëjtë.  
Narkomania është gjendje e intoksinimit periodik ose të përhershëm me 
futjen e drogës në organizëm. Rëndësia kriminogjene e narkomanisë shprehet 
në atë se i varuri në aspektin moral, social, material dhe shëndetësor rrënohet, 
bëhet i paaftë për punë, për martesë dhe krijim të familjes, i cili ndikon keq në 
rrethin  që  jeton  dhe  tërheq  pas  vete  edhe  të  tjerët  në  „ujërat  e 
narkomanisë“.97  Të  varurit  nga  droga  për  shkak  të  drogës  hyjnë  në  zona  të 
ndryshme të dënueshme duke kryer vepra kriminale dhe sjellje të palejueshme 
dhe bëhet asocial dhe antisocial.  
Karakteristikat e narkomanisë janë si vijon:  

                                                            
97
 Konsumuesit e drogës i nënshtrohen rrezikut të një spektri të tërë të sëmundjeve të ndryshme 
dhe  të  problemeve  shëndetësore.  Më  të  shpeshtat  janë  HIV/AIDS,  mbidoza,  infeksionet  e 
ndryshme  dhe  hepatiti.  Këto  informata  do  të  duhej  të  ndihmonin  konsumuesit  dhe  ata  që 
vijnë në kontakt me ta që të sjellin vendime më racionale, të sigurta dhe më të informuara.  
360  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

¾ dëshira  ose  nevoja  e  pakontrolluar  (kompulsioni)  që  të  vazhdohet 


me marrjen e drogës ose që droga të merret me çdo kusht,  
¾ tendenca  që  të  rritet  doza,  varshmëria  psikike  dhe  te  disa  droga 
edhe ajo fizike (trupore, metabolike).  
Varshmëria psikike është karakteristikë pothuajse për të gjitha format e 
keqpërdorimit  të  drogave  dhe  shprehët  me  rritjen  e  tendosjes  psikike  e  cila 
zbutet  me  konsumimin  e  drogës.  Varshmëria  trupore  është  përshtatja  e 
organizmit  ndaj  drogës  përmes  metabolizmit.  Në  rast  të  mungesës  së  drogës 
vjen  deri  te  kriza  absteninciale  dhe  varësisht  prej  llojit  të  drogës  që 
konsumohet  klasifikohen  edhe  disa  varshmëri  të  caktuara.  (Modly,  Korajlić, 
2002: 352) 
 
normale  nën ndikimin e drogës

normale  nën ndikimin e drogës  
Ndikimi i drogës në bebëzën e syrit 
 
Rëndësia e narkomanisë shprehët në atë që kryerja e kundërvajtjes dhe 
veprave  penale  nga  ana  e  narkomanit  bëhet  shumë  shpesh.  Konsiderohet  se 
përdoruesit  e  drogave  dehëse  merren  me:  shpërdorime,  falsifikime, 
mashtrime,  vjedhje  nga  xhepi  për  të  ardhur  deri  te  mjetet  materiale  për 
blerjen  e  drogës.  Lidhur  me  këtë  duhet  pasur  parasysh  që  ata  i  nënshtrohen 
kërcënimeve,  prostitucionit,  dhënien  e  fshehtësive  etj.  Andaj  rëndësia 
kriminogjene  e  narkomanit  përbëhet  nga  ajo  se  narkomani  moralisht,  në 
rrethin social, materialisht dhe në aspektin shëndetësor rrënohet; që ndikon si 
virus në rrethin, kështu që edhe të tjerët t’i fusë në rreth; që është e lehtë që 
narkomanët  të  përfitohen  për  dhënien  e  sekreteve  (afariste,  ushtarake, 
Kriminalistika  361

diplomatike ose shtetërore); për shkak të narkomanëve zhvillohet kontrabanda 
dhe tregtia e fshehtë me drogat (shpesh tregtarët me droga dehëse i dhurojnë 
një sasi të vogël narkomanit që t’ju sjell blerës të rinj); që narkomani humbet 
për  punë,  për  kolektivin,  për  familjen  dhe  martesën  ‐  shkurt  bëhen  asocial. 
Praktikisht, përdoruesit e drogës vijnë në konfrontim me ligjin vetëm atëherë 
kur  njëkohësisht  e  shpërndajnë  ose  ndërrojnë  drogat  ose  kur  kryejnë  ndonjë 
vepër  penale  për  të  ardhur  deri  te  mjetet  për  blerjen  e  drogës.  Në  rastet  e 
tjera  mund  të  paraqiten  në  gjyq  kur  merren  me  falsifikim  ose  vjedhje  të 
recetave  blanko  të  vërtetuar  në  mënyrë  që  legalisht  të  marrin  sasi  më  të 
mëdha të drogës.  
Në  shoqërinë  tonë  lidhur  me  keqpërdorimin  e  drogave  ekzistojnë  një 
sërë mendimesh të gabuara. Mendohet se “tabletomaninë” dhe “narkomaninë 
e  re”  nuk  duhet  barazuar  me  “narkomaninë  klasike”.  Gjithashtu,  është 
konsideruar se kontrabandimi i drogave dehëse në vendin tonë është vetëm e 
karakterit transitor. Megjithatë, të dhënat flasin se një sasi e caktuar edhe te 
ne  mbetet  edhe  pse  narkomanët  tonë  nuk  kanë  para  të  mjaftueshme  për 
blerje  të  tilla,  por  gjithsesi  paraqesin  bashkëpunëtorë  të  suksesshëm  për 
krijimin  e  qendrave  të  kontrabandimit  në  vendin  të  cilin  droga  nuk  mund  ta 
anashkalojë në rrugën e saj prej Lindjes në Perëndim. 
Kjo  dukuri  nuk  mund  të  luftohet  vetëm  me  ligjet  si  të  tilla  por  duhet 
ndërmarrë  edhe  një  sërë  masash  të  tjera  preventive.  Shkaqet  duhet  kërkuar 
nga njëra anë në thyerjet, turbullirat dhe luftës për ekzistencën e përditshme e 
cila  disa  personalitete  iu  nxit  dëshirën  që  të  përjetojë  diçka  joreale,  që  nuk 
është  e  përditshme,  që  do  t’i  dërgojë  në  botën  imagjinare  ku  nuk  do  të  ketë 
probleme. Nga ana tjetër veçoria e drogave dehëse qëndron pikërisht në atë se 
krijon  në  sistemin  nervor  të  njeriut  sensacione  të  mira  dhe  pozitive  dhe 
dobëson lidhjen me realitetin. 
Ajo  që  sigurisht  duhet  të  brengosë  është  e  dhëna  të  cilën  e  kanë 
vërtetuar  shumë  studime,  që  pas  narkomanisë  jepen  zakonisht  njerëz  shumë 
të  rinj  (12  ‐  25  vjet),  ndërsa  në  anën  tjetër  procesi  i  detoksikimit  dhe 
rehabilitimi  social  zgjat  shumë  dhe  kërkon  mjete  materiale  të  mëdha  dhe 
kuadër  profesional,  ndërsa  sukseset  janë  shumë  nën  të  priturat,  sepse  i 
sëmuri‐narkomani  kur  e  lëshon  institucionin  psikiatrik  nuk  është  person  i 
shëruar. Konfliktet e shumta ende janë aktual në brendinë e tij. Esenciale është 
bashkëpunimi i shërbimit shëndetësor dhe organeve të ndjekjes sepse shpesh 
theksohet  si  vërejtje  se  ruajtja  e  fshehtësisë  mjekësore  e  rëndon  këtë 
bashkëpunim.  
Aksionet  që  ndërmerren  kundër  narkomanëve  kryesisht  kanë  pasoja  te 
ata,  se  ata(narkomanët)  nuk  e  lënë  drogën  por  tërhiqen  në  ilegalitet  më  të 
thellë  dhe  janë  më  të  kujdesshëm  në  marrjen,  shpërndarjen  e  narkotikëve 
362  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

duke përdorur me këtë rast në kontakte vetëm nofkat e tyre të cilët gjithashtu 
kohë pas kohe i ndërrojnë.  
Nëse analizohen veprat penale që janë në lidhje me drogat dehëse dhe 
duke  pasur  parasysh  rrezikshmërinë  e  tyre  shoqërore  ky  lloj  i  kriminalitetit 
mund të klasifikohet në tri grupe themelore:  
Primar  (Me  kriminalitet  primar  nënkuptohen  veprat  penale  që  janë  në 
lidhje me prodhimin, përpunimin, furnizimin dhe distribuimin).  
Sekondar  (Forma  sekondare  e  kriminalitetit  ka  të  bëjë  me  ato  vepra 
penale  të  cilat  janë  kryer  nën  ndikimin  e  drogës  dhe  për  sigurimin  e  vetë 
drogës).  
Terciar  (Forma  terciare  e  këtij  kriminaliteti  përfshin  organizatat 
kriminale të organizuara të cilat në prodhimin dhe tregtimin ilegal të drogave 
investojnë një kapital të caktuar dhe përkundër rrezikut të madh realizojnë një 
fitim të madh.  
Gjithashtu,  shumë  hulumtime  botërore,  tregojnë  për  “kriminalitetin  e 
lidhur  me  drogën”  („drug‐related  crime")  i  cili  është  kryesisht  i  natyrës 
pronësore.  Kriminaliteti  në  lidhje  me  drogat  dhe  shfrytëzimin  e  tyre  është 
shumëfish  i  lidhur  si  me  format  e  ndryshme  të  kriminalitetit  ashtu  edhe  me 
disa forma të shkatërrimit të bashkësisë shoqërore:  
¾ prodhimi,  mbajtja  në  pronësi  dhe  vënia  në  qarkullim  si  dhe 
mundësimi i përdorimit të drogave dehëse është vepër penale;  
¾ narkomanët edhe vetë fillojnë të kryejnë vepra të ndryshme penale 
për të ardhur deri te paraja me të cilën edhe në të ardhmen do të 
furnizohen me drogë (vjedhjet me thyerje, vjedhjet e rënda, sulmet, 
vjedhjet  e  automjeteve,  vjedhjet  në  shitore,  madje  edhe  vrasjet, 
etj.);  
¾ një numër i madh i të varurve nga droga janë edhe narkodiler (ose 
prodhojnë disa lloje të drogave të lehta);  
¾ me  tregtinë  ilegale  të  drogës  ngushtë  është  e  lidhur  korrupsioni 
përmes  së  cilës  ndikohet  në  drejtësinë,  gjykatat,  organet  e 
doganave dhe policinë;  
¾ narkokriminaliteti  është  i  lidhur  dhe  i  pandarë  me  format  e 
ndryshme  të  pastrimit  ilegal  të  parave,  që  është  pasojë  serioze  e 
kriminalitetit  të organizuar (paraja e siguruar nga  tregtia me drogë 
investohet në patundshmëri, automobila, punë legale);  
¾ kriminaliteti në lidhje me drogat është fuqia motorike për zhvillimin 
e  kriminalitetit  të  organizuar  i  cili  ka  tendencë  të  zgjerimit  dhe  të 
infiltrimit  në  fusha  të  tjera  (krijimin  e  bandave  për  kontrollimin  e 
tregut,  dhunën  në  rrugë,  qërimit  të  hesapeve  me  armë  në  mes  të 
Kriminalistika  363

grupeve të caktuara të kriminelëve, vrasjet në mes veti, kërcënimet, 
dhuna, shantazhet, vrasjet e dëshmitarëve potencialë etj.);  
¾ narkomanët janë viktima të tregtisë ilegale me drogë dhe me rënien 
e tyre e pëson e tërë bashkësia (familjet e tyre, bashkësia shoqërore 
si tërësi, meqë ka humbur anëtarët që kanë mundur të kontribuojnë 
në zhvillimin e saj);  
¾ derisa  meshkujt  orientohen  në  kriminalitetin  pronësor, 
narkomankat  kryesisht  merren  me  prostitucion  në  mënyrë  që  të 
vijnë deri te paratë për blerjen e drogës; dhe  
¾ narkomanët  janë  kategori  e  rrezikshme  për  transmetimin  e  HIV 
virusit  (hulumtimet  tregojnë  që  ndërrojnë  më  shumë  partnerët  në 
krahasim  me  popullatën  normale  dhe  që  rrallëherë  përdorin 
kondomë),  që  dërgon  te  rreziqet  e  mëtejme  për  bashkësinë 
shoqërore.  
 
3.4.3. Llojet e drogave dhe mënyrat e konsumimit të tyre  
 
Është e gjatë lista e substancave që kanë veçori narkotike dhe do të na 
duhej  mjaft  hapësirë  për  të  përshkruar  dukjen  e  tyre  të  jashtme  dhe 
karakteristikat e tyre morfologjike dhe në fund ndikimin e tyre në organizëm. 
Andaj, këtu do të ndalemi në disa droga dehëse që janë interesante për faktin 
se kohëve të fundit për herë e më shumë po kalojnë nëpër kanale të fshehta 
me qëllim të përdorimit të tyre e ato janë: opiumi, morfiumi, heroina, kokaina, 
hashashi dhe drogat sintetike. 
Opiumi  përmendet  në  tabelat  e  Sumeracitse  në  vitin  3000  para  erës 
sonë  si  “bimë  e  kënaqësisë”!  Në  literaturë  për  herë  të  parë  përmendet  në 
“Iliadën”  e  Homerit.  Fjala  “opium”  ka  lindur  nga  fjala  greke  “opion”  që  do  të 
thotë  “lëng  i  bimës”!  Ndikimi  psikoaktiv  i  kësaj  bime  përmendet  nga 
kronologjisti  gjerman  Walahfried  Strabo  (viti  809‐849),  në  shkrimet  në 
shekullin  e  nëntë.98  Opiumi  (Maku,  Papaveri)  rritet  pothuajse  në  të  gjitha 
                                                            
98
 Në Egjipt dhe në Greqinë e vjetër opiumi ishte mjaft i njohur ndërsa në Kinë prej vitit 3 të erës së 
re! Doktori kinez Hua To i pari e ka përshkruar opiumin si mjet gjatë operimit. Shkencëtari arab 
Abu Ali al‐Hosein ben Abdallah Ibn Sina (viti 980‐1036) në shkrimet e tij e quan opiumin „Babai i 
të fjeturit“! Në Kinë dhe në Tajlandë opiumi është konsideruar dhe festuar si ,,afrodiziak'' mjeti 
më  i  mirë  për  seks.  Opiumin  e  kultivojnë  dhe  prodhojnë  fiset  malore  në  kufijtë  e  të 
ashtuquajturit “trekëndësh i artë” në mes të Kinës, Burmës dhe Tajlandës, veçanërisht tani prej 
nga vjen pothuajse i tërë opiumi i pastër. Në shekullin e 17, opiumi është mjeti i rëndësishëm 
tregtar  i  holandezëve  në  Indinë  lindore,  Indonezinë  e  sotme.  Në  të  vërtetë  maku  është 
përdorur  si  ,,medicinë"  në  të  gjitha  vendet  e  Lindjes,  Azisë,  Evropës  dhe  Egjiptit.  Në 
farmakologji  opiumi  në  vitin  1741  është  përshkruar  si  „mjet  zotash“,  madje  edhe  Gete  e 
përmend në Faustin! Në vitin 1805 nga ana e apotekistit gjerman Serturner nga opiumi është 
izoluar edhe morfiumi. Në shekullin e 19 opiumi është bërë shumë i njohur në Evropë. 
364  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

vendet  e  Mesdheut  dhe  të  Evropës  së  mesme  duke  llogaritur  edhe 
Maqedoninë,  Serbinë  e  jugut  dhe  Kosovën.  Kultivohet  në  shumicë  për 
industrinë  farmakologjike  dhe  natyrisht  për  shvercin  ilegal  dhe  prodhimin  e 
heroinës. “Opiumi fitohet ashtu që gëzhoja e makut të opiumit para se të piqet 
prehet me një teh të posaçëm në disa vende dhe më pas nga ajo rrjedhin pika 
të lëngut me ngjyrë të bardhë të cilat në kontakt më ajrin forcohen dhe fitojnë 
ngjyrën  e  hirit,  praktikisht  duke  mos  u  ndarë  nga  gëzhoja  e  prerë  nga  e  cila 
rrjedhin.  Disa  orë  pas  prerjes  përfundon  procesi  i  oksdimit  të  lëngut  në 
gëzhojat e prera në të cilat formësohet një masë si rrëshirë e cila forcohet dhe 
thahet. Kjo masë rrëshirë është opiumi i papërpunuar. Në narko‐tregun ilegal 
paraqitet  në  forma  të  ndryshme  prej  kokrrës  e  pluhurit  e  deti  te  likuidet”. 
(Petrović, 2004: 17) 
Në  këtë  mënyrë  opiumi  i  fituar  është  opium  i  papërpunuar  me  një 
aromë të fortë karakteristike dhe elasticitet dhe elasticitet që zhduket pas një 
kontakti  të  gjatë  me  ajrin.  Përveç  opiumit  të  papërpunuar  ekziston  edhe: 
opiumi  i  përpunuar  i  quajtur  CHANDU  (çandu)  i  cili  është  i  përgatitur  për 
thithje,  opiumi  fundërrinë,  opiumi  i  lëngët  dhe  opiumi  pluhur.  Opiumi  dhe 
derivatet  e  tij  morfiumi,  heroina  dhe  kodeini  e  zbusin  dhimbjen,  shkaktojnë 
eufori  dhe  pasivitet  dhe  faktikisht  janë  depresorë  të  sistemit  qendror  nervor. 
Megjithatë, përveç derivateve të përmendura, opiumi i papërpunuar përmban 
rreth 27 alkaloidë, për shembull: papaverin, thebain, narcein etj. dhe të gjithë 
janë të përfshira me nocionin “opiume”. Opiumi më së shpeshti përdoret duke 
e përtypur ose thithur por mundet edhe në formën e pikave ose pas tretjes të 
futet në vene. 
Nga  alkaloidët  më  i  përhapuri  është  morfiumi  dhe  pas  tij  kodeini. 
Kualiteti i opiumit vlerësohet sipas sasisë së alkaloidit të  morfiumit dhe varet 
nga  rajoni  ku  është  rritur  maku.  Maku  më  kualitativ  rritet  në  Maqedoni  dhe 
përmban  prej  17%  deri  22%  morfium.  Alkaloidët  e  opiumit  përdoren  në 
mjekësi si analgjetik (morfiumi ende është analgjetiku më efikas edhe pse nuk 
përshkruhet  lehtë  për  shkak  të  karakteristikave  adiktive),  për  eliminimin  e 
kollitjes  së  thatë  joproduktive  (kodein).Opiumi  shkakton  vartësi  shumë  të 
madhe!99 
Opiumi i papërpunuar fitohet nga gëzhoja e makut, përafërsisht 5 gramë 
për  gëzhojë.  Opiumi  i  papërpunuar  krijohet  në  formën  e  bukës  së  vogël  me 
gjethet  e  lules.  Ai  nuk  përdoret  por  duhet  të  kalojë  procesin  e  komplikuar  të 
rafinimit. Opiumi ka aromë karakteristike dhe shije të pakëndshme dhe shumë 
të hidhur.  

                                                            
99
 http://www.vutra.org/opijum.php; 12/8/2007 8:56 PM. 
Kriminalistika  365

Opiumi i papërpunuar ka rol të rëndësishëm në mjekësi por fatkeqësisht 
më  shumë  përdoret  si  drogë.  Opiumi  dhe  derivatet  e  tij  krijojnë  vartësi  të 
fortë. Konsumuesit e opiumit kanë nevojë të fortë për rritjen e vazhdueshme të 
dozës.  Thithja  shpeshherë  përcillet  me  marramendje,  vjellje  dhe  me  kokë 
dhimbje.  Pas  përdorimit  të  opiumit  vije  deri  te  një  zgjim  i  rëndë  me 
pakënaqësi. Pas disa javëve të përdorimit krijohet varshmëri e madhe. Opiumi 
ndikon  në  sistemin  nervor  qendror  (SNQ)  por  ka  ndikim  të  madh  edhe  në 
organet  e  tjera.  Pas  përdorimit  të  gjatë  të  opiumit  vërehet  depresion  i 
shpeshtë, lënia pas dore e pamjes së jashtme dhe varshmëria psikike.  
Sindromi  i  abstinencës  fillon  pas  5‐8  orësh  të  konsumimit  të  drogës. 
Konsumuesi duket i tmerruar, dridhet shumë, pulsin e ka të shpejtuar, bebëzat 
e zgjeruara, e kapin ethet. Ashpërsia e krizës varet nga konsumimi i drogës dhe 
kohëzgjatja e konsumimit.100 
 

 
Gëzhoja e makut 
 
Në  Afganistan  në  regjionin  Helmand,  është  e  koncentruar  40%  e 
plantazhave, dhe nëse viti është me shi, veçanërisht pranvera, mund të arrihen 
edhe  deri  150  kg  opium  për  hektarë.  Kështu  që,  frytet  e  shumta  të  makut  e 
zvogëlojnë  çmimin  në  tregun  e  Perëndimit  që  në  vitin  2006  kanë  zbritur  prej 
100 dollarë për kg në 70‐90 dollarë.  
Sipas të dhënave të policisë së Los Anxhelos numri i rasteve të vdekjeve 
të lidhura me heroin prej vitit 2002 deri në vitin 2004 është rritur për 75%, dhe 
arsyeja  është  në  përbërjen  e  heroinës  të  Afganistanit  që  është  shumë  më  i 
pastër në krahasim me atë që gjendet në tregun e narkotikëve. DEA, agjencia 
shtetërore  për  luftë  kundër  narkotikëve  ka  vërtetuar  se  në  vitin  2001  droga 
afganistaneze ka përbërë 7% të tregtisë me droga në SHBA deri sa në tre vitet 
e ardhshme ai numër është dyfishuar.  

                                                            
100
 http://www.znanje.org/i/i21/01iv11/01iv1119/opijum.htm; 12/8/2007 8:57 PM. 
366  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

Përmes tregtisë me opium nuk pasurohen vetëm lordët afganistanezë të 
luftës por secila dorë në atë zinxhir fiton. Në vitin 2006 në Afganistan opiumi i 
papërpunuar ka kushtuar rreth 70 Euro për kg derisa në tregun perëndimor për 
ato para ka mund të blihet vetëm 1 gram. Për fshatarët afganistanezë të cilat 
janë  në  borxhe  të  mëdha  kultivimi  i  opiumit  paraqet  burimin  e  vetëm  të 
ardhurave.  Propozimi  që  tregu  ilegal  të  shndërrohet  në  legal  për  nevoja  të 
industrisë farmaceutike është refuzuar sepse në treg heroina arrin 3 herë çmim 
më  të  lartë  ndërsa  prodhimi  afagnistanez  është  i  barabartë  me  nevojat  5 
vjeçare të industrisë botërore farmaceutike.  
Lufta  kundër  tregtisë  me  narkotikë  përkundër  dhjetëra  miliona  dollarë 
që i investon qeveria e Afganistanit deri tash nuk ka dhënë rezultate. Në vitin 
2006 janë shkatërruar 15.300 hektarë plantazhe të makut që është 10% të të 
gjitha  plantazheve.  Regjionet  më  të  pasura  me  mak  janë  ato  të  jugut  e 
veçanërisht Helmand dhe Uruzgan. Pikërisht në ato zona është rezistenca më e 
fortë e Talibanëve: profiti nga opiumi, për të cilin kultivuesit marrin pagesat më 
të vogla i mbush xhepat e lordëve të luftës.  
SHBA ka kërkuar nga qeveria e Afganistanit që të fillojë me spërkatjen e 
plantazheve  të  makut  nga  ajri  por  ky  propozim  ka  ngjallur  protesta  te 
britanikët  dhe  kanadezët  të  cilët  veprojnë  në  Afganistan.  Gjenerali  britanez 
David Richards, komandant i ISAF‐it në Afganistan ka thënë se spërkatja do të 
shkatërronte  edhe  të  mbjellat  e  tjera,  gjë  që  do  të  shkaktonte  rritjen  e 
armiqësive  të  afganëve  kundrejt  të  huajve.  Qeveria  e  Afganistanit  në  fillim  e 
kishte  refuzuar  propozimin  ndërsa  më  vonë  kishte  pranuar  spërkatjen  nga 
toka. Spërkatja e plantazheve të makut në të vërtetë kurrë nuk është bërë për 
shkak  të  frikës  nga  reagimi  i  fshatarëve  afganë  të  mbështetur  nga  ana  e 
Talibanëve  të  cilët  nga  shitja  e  drogës  financojnë  rezistencën  e  tyre  të 
armatosur. Por edhe për shkak se në biznesin me opium janë të përziera edhe 
vetë  pushtetarët  afganë  të  cilët  do  të  duhej  të  luftonin  kundër  kësaj  tregtie. 
Janë  të  përfshira  të  gjitha  nivelet  nga  policia  lokale  e  deri  te  udhëheqësit 
ushtarake të rrethit, kryetarët e regjioneve e deri te udhëheqësit në Kabul.  
Rrënja e problemit të opiumit është varfëria e fshatarëve të Afganistanit 
të  detyruar  të  mbledhin  makun  për  të  ushqyer  familjet  e  tyre  me  shumë 
anëtarë.  «Për  të  shkatërruar  plantazhat  e  makut  duhet  nxitur  zhvillimin 
ekonomik  dhe  kulturor  të  Afganistanit  që  do  të  zgjaste  me  vite  të  tëra  me 
gjenerata. Fshatarët afgan do të ndërprenë kultivimin dhe mbledhjen e makut 
vetëm  atëherë  kur  pushteti  afgan  të  ndalojë  tregtinë  me  stërshitësit  dhe  kur 
fshatarët të kenë burime të tjera të ardhurave.  
Kriminalistika  367

Sipas raporteve të OKB‐së, në vitin 2006 plantazhet e makut janë rritur 
për 59% në krahasim me vitin 2005.101 
Morfiumi  është  alkaloidi  kryesor  aktiv  i  opiumit  dhe  fitohet  me 
ekstraktimin  e  opiumit  ose  drejtpërdrejt  nga  maku  dhe  më  së  shpeshti 
përdoret si bazë morfine ose kripë morfinë. Morfiumi shkakton varshmëri dhe 
përdoret për qëllime mjekësore si analgjetik klasik për zbutjen e dhimbjeve të 
forta.  Kryesisht  paraqitet  në  formë  të  kristaleve  të  bardha  dhe  varësisht  nga 
procesi  kimik  i  fitimit  mund  të  ketë  ngjyrën  bezhë  ose  të  kafesë  gjegjësisht 
ngjyrë roze të mbyllët. Për qëllime mjekësore përdoret i tretur në ampula ose 
në tableta por ekziston edhe në formë pluhuri dhe të pllakave. Kryesisht është 
pa  aromë,  megjithëse  mund  të  ketë  aromën  e  amoniakut.  Më  së  shpeshti 
përdoret me injektim ose gëlltitje të tabletave, megjithëse marrja më e gjatë e 
tij  mund  të  shkaktojë  helmim  kronik  që  në  raste  individuale  përfundon  me 
vdekjen e personit që e merr atë. (Bošković, 2005: 212) 
Heroina  është  drogë  ilegale.  Ai  është  opium  i  cili  më  se  shpejti  ndikon 
dhe më së shumti keqpërdoret. Heroina fitohet nga morfiumi, përbërësit që në 
natyrë mund të ndahet nga farërat e maunës, një lloj i makut. Kryesisht shitet 
si  pluhur  i  bardhë  ose  i  bardhë  i  mbyllur.  Opiumi  shitet  si  materie  ngjitëse  e 
zezë  e  njohur  si  heroin  i  katranit  të  zi.  Megjithëse  heroina  e  pastër  po  bëhet 
shumë i shpeshtë, shumica e heroinës që shitet në rrugë përzihet me drogat e 
tjera  ose  me  gjësende  e  tjera  si  sheqe,  qumësht  pluhur  ose  kinin.  Kryesisht 
heroina injektohet, thithet/inhalohet ose tymoset. Injektimi intravenoz siguron 
intensitetin  më  të  fortë  të  ndikimit  dhe  krijimit  më  të  shpejtë  të  euforisë  (7 
deri  8  sekonda)  derisa  injektimi  në  muskul  paraqitje  relativisht  të  shkurtër  të 
euforisë  (5  deri  8  minuta).  Kur  heroina  inhalohet  ose  tymoset  kulminacioni  i 
veprimit zakonisht fillon të ndihet prej 10 deri 15 minuta. Tymosja dhe inhalimi 
i  heroinës  nuk  e  arrijnë  kulminacionin  aq  shpejt  dhe  intensivisht  si  injektimi 
intravenoz.  
Menjëherë  pas  injektimit  ose  inhalimit  heroina  kalon  nga  gjaku  në  tru. 
Në tru ai kalon në morfium dhe lidhet në receptorët për opium. Konsumuesit 
kulminacionin  kryesisht  e  përshkruajnë  si  ndjenjë  të  lumturisë.  Kulminacioni 
varet nga sasia e drogës së marrë dhe shpejtësia me të cilën ajo hyn në tru dhe 
lidhet me receptorë. Kulminacioni te heroina përcillet me të skuqur të lehtë të 
lëkurës, tharje të gojës dhe ndjenjës së peshës në ekstremitete të cilat mund të 
përcjellën  me  mundim,  vjellje  dhe  kruarje  të  madhe.  Pas  efekteve  fillestare 

                                                            
101
http://images.google.ba/imgres?imgurl=http://img114.imageshack.us/img114/1066/ostaggi3fk4.jp
g&imgrefurl=http://www.blog.hr/print/id/1622516735/urod‐maka‐smanjuje‐
cijenuheroina.html&h=250&ë=200&sz=29&hl=bs&start=39&um=1&tbnid=Y_SqUKYby_ylQM:&tb
nh=111&tbnë=89&prev=/images%3Fq%3Dopijum%26start%3D21%26ndsp%3D21%26svnum%3
D10%26um%3D1%26hl%3Dbs%26sa%3DN; 12/8/2007 9:10 PM.. 
368  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

konsumuesit  thonë  se  ndihen  të  përgjumur  për  disa  orë.  Funksioni  mental 
është  i  mjegulluar  për  shkak  të  ndikimit  të  heroinës  në  sistemin  qendror 
nervor. Puna e zemrës është e ngadalësuar sikurse edhe frymëmarrja.  
Përafërsisht 1 prej 5 njerëzve të cilët konsumojnë heroin bëhen të varur. 
Vartësia  fizike  rritet  me  rritjen  e  dozave.  Bashkë  me  vartësinë  psikike  trupi 
adaptohet  në  prezencën  e  drogës  dhe  ndërprerja  e  menjëhershëm  e  marrjes 
sjell  deri  te  kriza.  Kriza  mund  të  paraqitet  disa  orë  pas  konsumimit  të  fundit. 
Simptomat  e  krizës  përfshijnë  tendosjen,  dhimbje  në  muskuj  dhe  eshtra, 
pagjumësi, barkqitje, vjellje, kruarje dhe dridhje të muskujve. Kriza më e fortë 
fillon  24  ‐  48  orë  nga  marrja  e  fundit  dhe  ndalon  diku  pas  një  jave.  Kriza 
asnjëherë  nuk  është  vdekjeprurëse  për  personat  e  shëndoshë  dhe  të  rritur. 
Dikur  besohej  se  vartësia  fizike  dhe  paraqitja  e  krizës  janë  kyçe  për  vartësinë 
me heroin por tash dihet që kjo nuk është plotësisht e saktë sepse dëshira dhe 
recidivi  mund  të  paraqiten  pas  javëve  apo  muajve  të  ndërprerjes  së 
simptomave  të krizës. Tani dihet se pacientët me dhimbje kronike të cilëve u 
nevojiten  opium  për  të  funksionuar,  (ndonjëherë  për  periudha  më  të  gjata) 
mund thjeshtë të lënë opiumin pasi që dhimbja u ndalet me mjete të tjera.  
Pasojat  mjekësore  të  marrjes  kronike  të  heroinës  përfshijnë  venat  e 
shkatërruara,  infeksionet  bakteriale  të  enëve  të  gjakut  dhe  të  zemrës  dhe 
infeksionet të tjera të indeve të buta. Shtesat e shumta që i shtohen heroinës 
në stërshitjen në rrugë mund të përfshijnë materiet që nuk treten deri në fund 
kështu  që  mund  të  shkaktojnë  mbylljen  e  enëve  të  gjakut  që  dërgojnë  në: 
zemër,  mushkëri,  mëlçi,  tru,  veshkë.  Kjo  mund  të  shkaktojë  infeksion  madje 
edhe vdekje të pjesëve të organeve vitale. Natyrisht shfrytëzimi i përbashkët i 
pajisjeve  për  injektim  ose  të  lëngjeve  mund  të  sjellë  deri  te  pasojat  më  të 
këqija ‐ infeksionin me hepatit b, hepatit c ose me HIV, si dhe një mori të tjera 
të  viruseve  të  gjakut  të  cilat  më  pas  shfrytëzuesit  e  drogës  mund  t'ia  bartin 
dikujt tjetër.102 

                                                            
102
 http://us.geocities.com/droge_info/heroin.htm; 12/8/2007 5:02 PM 
Kriminalistika  369

 
Heroina 
 
Kokaina  është  stimulans  adiktiv  shumë  i  fuqishëm  i  cili  ndikon 
drejtpërdrejt në tru. Ekzistojnë dy forma kimike të kokainës:  
1) kripa hidro‐kloride; 
2) "freebase", gjegjësisht “crack‐u” 
Kripa  hidrokloride  ose  pluhuri  zhytet  në  ujë  dhe  mund  të  përdoret  në 
mënyrë  intravenoze,  intranazale  gjegjësisht  me  inhalim.  "Freebase",  i 
popullarizuar si "crack" nuk është i neutralizuar me thartirë me të cilën krijohet 
kripa hidrokloride, kështu që kjo formë e kokainës përdoret për tymosje.  
Kokaina  në  rrugë  shitet  si  pluhur  i  bardhë  në  zhargon  i  quajtur  “të 
bardhët”. Dilerët në rrugë e përziejnë me substanca të ndryshme si miell misri, 
talk,  sheqer  pluhur  ose  me  disa  stimulues  të  tjerë  siç  janë  amfetaminët. 
Kokaina kryesisht inhalohet në hundë dhe absorbohet në gjak përmes indeve 
nazale.  Me  injektim  futet  drejtpërdrejt  në  gjak  kështu  që  rritet  intensiteti  i 
veprimit. Disa konsumues e kombinojnë pluhurin e kokainës ose crack‐un me 
heroinën që quhet “speedball”.  
Kokaina  është  stimulues  për  sistemin  nervor  qendror  dhe  anestetik 
lokal.  Tymosja  e  cracku‐t  mund  të  nxisë  gjallëri  afatshkurtër  që  zgjat  3‐5 
minuta derisa me inhalim efektet zgjasin 10‐15 minuta.  
Varësisht nga doza dhe toleranca e shfrytëzuesit kokaina e ngrit zgjuarsinë, 
vëmendjen, disponimin, euforinë, koncentrimin, energjinë, shqetësimin. Te dozat 
më të mëdha mund të vije deri te psikozat me sjellje të paorganizuar dhe habitëse, 
370  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

neurozë,  frikë,  paranojë,  halucinacion  dhe  sjellje  skajshmërisht  antisociale  dhe 


agresive.  
E  rrit  numrin  e  të  rënave  të  zemrës,  shtypjen  e  gjakut,  temperaturën 
trupore,  djersitjen,  shpejtësinë  e  frymëmarrjes,  zgjeron  bebëzat  e  syrit, 
zvogëlon apetitin  dhe  mund të rrisë rrezikun nga sulmi në zemër te personat 
që kanë problem me zemër.  
Megjithëse,  kokaina  nuk  shkakton  vartësi  të  rëndë  fizike,  përdorimi  i 
shpeshtë  i  kokainës  mund  të  sjellë  deri  te  simptomat  e  ndryshme  të 
pakëndshëm të krizës siç janë: dëshira për sasi më të madhe të kokainës, uria, 
shqetësimi, apati, depresion, paranojë, mendime suicidale, humbje të libidos, 
pagjumësi,  ëndrra  të  këqija.  Shpesh  individët  marrin  sasi  më  të  mëdha  të 
kokainës për të zvogëluar këto efekte që sjell deri të varshmëria.  
Mbidoza  me  kokainë  karakterizohet  me  shqetësim,  armiqësi, 
halucinacion, shtangim të muskujve, hipertermi, sulm në tru, sulm në zemër e 
ndonjëherë edhe me vdekje. Me përdorje rekreative të kokainës personat me 
të  meta  në  zemër,  tensionin  e  lartë  të  gjakut,  i  nënshtrohen  rrezikut  më  të 
madh të reagimeve të rrezikshme dhe ndërprerjes së punës së zemrës.103 
 

 
Kokaina 
 
Kanabisi (Marihuana) është bimë me fletë e cila rritet në mënyrë të egër 
në  rajonet  tropikale  të  botës  dhe  ato  me  temperatura  të  larta.  Kultivohet  në 
hapësira të hapëta dhe të mbyllëta për shkak të majave të veta me lule. Më së 
shpeshti  përdoren  fletët  e  saj  dhe  majat  me  lule  (sythi)  të  cilat  mund  të 
                                                            
103
 http://us.geocities.com/droge_info/kokain.htm; 12/8/2007 5:13 PM. 
Kriminalistika  371

tymosen  ose  të  hahen.  Gjithashtu,  gjendet  në  formë  të  rrëshinës  së 
koncentruar të quajtur hashash dhe në formë të lëngut të zi ngjitës që quhet 
vaji i hashashit. Në Indi përgatitet si pije që quhet „Bhang“, pastaj si „Blunts“ ‐ 
marihuana e mbështjellur me duhan, „Ganja“ si përgatitje e majave lulëzuese 
të  pasura  me  eksudatin  rrëshinor.  Ekzistojnë  tri  lloje  të  kanabisit:  Cannabis 
Sativa, Cannabis Indica dhe Cannabis Ruderalis. Ekzistojnë diskutime rreth asaj 
nëse  duhet  të  quhen  variacione  të  ndryshme  apo  lloje  të  ndryshme.  Kanabisi 
më  së  shpeshti  i  përdorur  është  rezultat  i  kryqëzimit  të  këtyre  tri  tipave. 
Emërtimi  konop  është  përgjithësisht  i  pranuar  për  variantin  e  kanabisit  me 
përqindje të vogël të THC‐së që përdoret për qëllime industriale.  
 

 
Kanabis 
 
Përbërësit  aktiv  të  kanabisit  quhen  kanabinoid.  Ekzistojnë  shumë 
kanabinoid  të  sintetizuar  siç  janë  tetrahidrokanabinol,  kanabinol,  kanabidiol 
dhe shumë të tjerë. Delta‐9 tetrahidrokanabinol, gjegjësisht më shumë i njohur 
si  THC  konsiderohet  përbërësi  më  përgjegjës  për  veprimin  psikoaktiv  të 
kanabisit  dhe  është  përbërësi  kryesor  i  tabletave  si  “marinol”  ‐  (kanabisi  i 
sintetizuar).  
Me tymosje efektet ndihen menjëherë ndërsa kur të merret në mënyrë 
orale gjegjësisht e përzier me ushqim ndikimi fillon pas 1 ‐ 2 orësh që varet nga 
sasia  e  ushqimit  që  është  ngrënë.  Efektet  e  tymosjes  e  arrijnë  kulminacionin 
pas 20 minutash dhe zgjasin 1 ‐ 2 orë menjëherë, ndërsa në mënyrë orale pas 3 
‐ 4 orëve.  
Efektet  themelore  që  lajmërohen  te  konsumuesit  e  përkohshëm  të 
kanabisit  janë  euforia,  relaksimi  dhe  ndryshimet  në  perceptim  dhe  varirojnë 
varësisht nga sasia e konsumuar. Te dozat e vogla lajmërohet ndjenja e mirë, 
ngritje  e  ndjesisë  së  shqisave  (nuhatja,  shija,  dëgjimi),  ndryshime  subtile  në 
mendim dhe  shprehje, llafazani, ngritje e ndjenjës për muzikë, apetit i shtuar 
dhe halucinacione të buta kur mbyllen sytë.  
372  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

Te  dozat  e  mëdha  halucinacionet  mund  të  jenë  më  të  shprehura, 
gjithashtu  është  ndërruar  ndjenja  për  kohën,  humbja  e  koncentrimit  dhe 
memories.  Proceset  e  mendimit  dhe  perceptimi  mental  mund  të  ndërrohen 
vazhdimisht.  
Derisa  shumica  e  njerëzve  nën  ndikimin  e  kanabisit  nuk  ndjejnë 
halucinacione të forta te disa njerëz të tjerë megjithatë paraqitet ai aspekt i cili 
varet nga sasia dhe lloji i kanabisit që konsumohet. 
Efektet negative mund të përfshijnë paranojën, gojën e thatë, probleme 
me frymëmarrje, neurozë dhe të rrahura të shtuara të zemrës. Efektet e tjera 
mund të jenë negative ose joadekuat për disa situata ose rrethina të caktuara 
siç janë: koncentrimi i zvogëluar, harresa, lodhja, konfuzioni. Këto efekte rriten 
me konsumimin afatgjatë. Konsumuesit derisa mplaken, efektet  negative  dhe 
shqetësimi rriten ndërsa euforia zvogëlohet.  
Nën ndikimin e kanabisit do të duhej shmangur vozitjen. Ide e mirë do të 
ishte  të  shmangej  vozitja  nën  ndikimin  e  çfarëdo  substance  psike  aktive  ose 
toksike.  Hulumtimet  dëshmojnë  se  vozitësit  që  kanë  kombinuar  alkoolin  dhe 
kanabisin janë shumë pak më të aftë në krahasim me ata që kanë konsumuar 
vetëm  njërën  prej  këtyre.  Gjithashtu,  është  dëshmuar  që  kanabisi  shkakton 
vozitje  jo  të  mirë  por  konsumuesit  e  tij,  për  këtë  janë  të  vetëdijshëm  dhe 
vozisin  me  shumë  kujdes.  Përdorimi  i  rregullt  i  kanabisit  disa  njerëz  mund  t'i 
sjellë  deri  te  varshmëria  psikike  që  ua  vështirëson  lënien  e  tymosjes. 
Hulumtimet tregojnë se në mes 5 dhe 10% të atyre që e provojnë kanabisin do 
të bëhen konsumues ditorë gjatë gjithë jetës së tyre, por shumica e këtyre do 
ta  ndërpresin  këtë  shprehi  deri  në  vitin  e  tyre  të  30,  ndërsa  të  tjerët  do  të 
vazhdojnë tymosjen edhe pas të 40‐ve. Shumica e  njerëzve  kurrë nuk i ndien 
shenjat e vartësisë fizike.  
Problemet më të shpeshta me rastin e tymosjes së rregullt të kanabisit 
janë  mushkëritë  dhe  problemet  me  fytin,  përfshirë  kollitjen  e  shpeshtuar, 
rritjen  e  infeksioneve  të  fytit  dhe  mushkërive,  zvogëlimi  i  kapacitetit  të 
mushkërive. Ekzistojnë disa dyshime për veprimin kancerogjen të kanabisit por 
këto hulumtime nuk janë mbështetur me dëshmi, andaj mund të përfundohet 
se rreziqet shëndetësore rriten me tymosjen e çfarëdo materie.  
Nuk  ka  vdekje  të  vërtetuara  ose  të  paraqitura  që  janë  shkaktuar  me 
konsumim  të  kanabisit.  Ekziston  një  numër  i  vogël  i  njerëzve  te  të  cilët  janë 
paraqitur  alergji  të  shkaktuara  nga  kanabisi  siç  janë  iritimet  e  fytit  dhe  të 
mushkërive.  
Pasi që kanabisi e rrit numrin e të rrahurave të zemrës, ekziston rreziku i 
rritjes së problemeve me zemër por vetëm te ata njerëz që kanë probleme me 
zemër.  Në  hulumtimin  e  madh  që  është  bërë  në  Kaliforni  në  65.000  njerëz 
Kriminalistika  373

është gjetur se kanabisi nuk e rrit vdekshmërinë te njerëzit më të moshuar se 
50 vjeç. 
Gjithashtu është treguar se përdorimi i kanabisit si dhe psikoaktivëve të 
tjerë mund të ndihmojnë neurozat por vetëm te ata njerëz që tani vuajnë nga 
kjo sëmundje, derisa te njerëzit e shëndoshë nuk ka rrezik nga psikozat.104  
Hashashi  (hashi,  shiti)  kryesisht  është  vetëm  rrëshinë  e  ndarë 
mekanikisht  e  konopit  dhe  është  dhjetë  herë  më  e  fortë,  por  kjo  varet  nga 
kualiteti. Marihuana e kultivuar nën dritën e halogjenit mund të jetë më e fortë 
se  sa  hashashi  i  kualitetit  të  dobët.  Te  ne  hashashi  nuk  është  në  përdorim  të 
shpeshtë.  Ka  ngjyrë  të  gjelbër,  të  mbyllët  por  edhe  të  zezë.  Për  prodhimin  e 
1kg të hashashit nevojiten mbi 280 kg marihuanë. Më i miri dhe më i shtrenjti 
është  hashashi  i  nepalit  (momia  ose  churrus).  Hashashi  shitet  në  forma  të 
sferave, pllakave ose pogaçeve të dimensioneve të ndryshme. Në treg është e 
mundur të gjinden edhe pjesë të vogla prej një grami të copëtuara nga sferat 
ose  pllakat.  Hashashi  ka  shumë  emra  por  jo  aq  sa  marihuana.  I  ashtuquajturi 
„Afgani“  është  pllakë  ngjyrë  të  mbyllur  ose  të  zezë  me  peshë  250  deri  300 
gramë,  „Kafuri“  është  nga  Afrika  e  Veriut  dhe  është  në  formën  e  shkopit, 
ndërsa „Turku i gjelbër“ ose „gëzimi i gjelbër“ është pluhur i gjelbër i kualitetit 
të  dobët  nga  Turqia.  Hashashi  mund  të  jetë  edhe  në  tableta.  Tymoset  si 
marihuana i përzier me duhan ose me opium dhe duhan. Hashashi mund edhe 
të pihet i përzier me alkool ose të hahet me sheqer.  
Gjithashtu,  një  produkt  shumë  i  rëndësishëm  i  kanabisit  është  “vaji  i 
hashashit”.  Vaji  i  hashashit  (bhanga)  është  produkti  më  i  fortë  i  kanabisit,  tri 
deri katër herë më i fortë se hashashi. Te ne është shumë rrallë në përdorim 
dhe është vështirë të gjendet. Ka filluar ta prodhojë sekta religjioze amerikane 
"Vëllazëria e dashurisë së përjetshme“ rreth vitit 1970. Prodhohet me nxjerrjen 
dhe  filtrimin  e  nxehtë  të  materies  rrëshinë  të  kanabisit  me  përpunim  shtesë 
me acetone, eter dhe zhytës të tjerë. Fitohet një vajë i dendur dhe me ngjyrë 
të mbyllët dhe ruhet në kavanoz të xhamit. Përdoret me tymosje. Një ose dy 
pikë të vajit pikohen në cigare të duhanit ose lyhet në letrën e cigare duhanit. 
Shkakton  gjendje  ekstaze  me  ngjarje  përplot  me  vizione.  Ekziston  edhe  vaji 
krejt i tejdukshëm i hashashit shumë më i fortë se i rëndomti.105 
 

                                                            
104
 http://us.geocities.com/droge_info/cannabis.htm; 12/8/2007 5:33 PM. 
105
  http://images.google.ba/imgres?imgurl=http://www.droge.hr/images/hasis‐kocka.jpg&imgre‐
url=http://www.ge.hr/hasis.html&h=100&ë=124&sz=4&hl=bs&start=5&um=1&tbnid=zcDQr
V47s1XxAM:&tbnh=73&tbnë=90&prev=/images%3Fq%3Dha%25C5%25A1i%25C5%25A1%26
svnum%3D10%26um%3D1%26hl%3Dbs%26sa%3DN; 12/8/2007 7:49 PM 
374  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

            
 

 
 

      
Kriminalistika  375

 
 

 
Hashashi në forma të ndryshme 
 
Drogat  dehëse  sintetike  bëjnë  pjesë  në  preparatet  që  gjenden  nën 
kontroll të Konventës për substancat psikotropike dhe në bazë të veprimit të 
tyre  mund  të  ndahen  në  tri  grupe:  depresantë,  stimulantë  dhe  si  substanca 
halucinogene.  
Depresantët  veprojnë në  sistemin  qendror nervor si qetësues ose duke 
vënë  gjumë  nëse  merren  në  sasi  më  të  mëdha,  dhe  më  të  njohuritë  janë 
barbituratët (amilobarbiton, sekobarbiton, alibarbiton etj.). Barbituratët bëjnë 
pjesë  në  grupin  e  qetësuesve  ‐  psikodepresorëve  dhe  si  të  tillë  shërbejnë 
përveç  për  zbutjen  dhe  pengimin  e  dhembjeve  të  ndryshme  për  shërimin  e 
epilepsisë  si  dhe  si  anestezion  gjatë  intervenimeve  mjekësore.  Këto  droga 
ndonjëherë  i  përshkruajnë  edhe  mjekët  si  ilaç  kundër  pagjumësisë  dhe 
anksiozitetit, si tableta për gjumë ose qetësim. Ju përshkruhen edhe njerëzve 
që janë në kufij të fuqive të tyre sepse i mundojnë brengat dhe shqetësimet e 
376  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

mëdha dhe janë gjithnjë në fund të nervave. Nëse merren në doza të mëdha 
mund  të  sjellin  te  disponimi  i  gëzueshëm  (euforia)  që  i  ngjan  gjendjes  së 
alkoolizmit.  Të  kombinuara  me  alkool,  heroin  dhe  amfetamin  mund  të  sjellin 
deri te helmimi i rëndë madje edhe vdekja. Kriza abstinenciale është shumë e 
ashpër  ndonjëherë  madje  edhe  vdekjeprurëse.  Për  këtë  arsye  është  e 
përcaktuar  rreptë  përshkrimi  i  barbiturateve.  Sot,  barbituratet  përshkruhen 
rrallë dhe përdorimi i tyre shëndetësor përcjellët me kujdes. Kjo për shkak të 
problemeve  në  të  kaluarën  të  krijuara  për  shkak  të  përdorimit  të  tyre  si  dhe 
për shkak të vartësisë psikike dhe fizike. Nga përdorimi kronik i barbiturateve 
ndër  të  tjera  paraqitet  edhe  agresiviteti  dhe  çrregullimi  i  koordinimit.  Njëjtë 
me  barbituratet  ndikojnë  metakvaloni  (krijon  vartësinë  psikike  dhe  fizike), 
glutetilid ‐ vepron njësoj si heroini, zhvillon vartësinë fizike.  
 

         
Tabletat e “barbituratit” 
 
Përfaqësuesi  kryesor  i  substancave  psikotropike  stimuluese  është 
amfetamini  i  cili  në  të  vërtetë  është  preparat  i  sintetizuar  i  cili  ndikon  në 
krijimin  e  disponimit  dhe  eliminon  lodhjen  dhe  ndjenjën  e  urisë.  Me 
përdorimin  e  tij  vjen  deri  te  vartësia  psikike  sepse  vazhdimisht  rritet  doza  e 
përdorimit  ditor  që  sjell  deri  te  eksitimi  i  madh  dhe  sjellje  euforike  e  cila 
shndërrohet në agresivitet.  
„Amfetamini,  dekstroamfetamini  dhe  metarrfetamini  janë  aq  të 
ngjashëm  kimikisht  sa  që  njëri  prej  tjetrit  mund  të  dallojën  vetëm  në 
laboratorë. Këta komponentë janë shumë të ngjashme me hormonet natyrore 
trupore,  epinefrininudhe  norepinerfinin.  Si  rezultat  i  kësaj  ngjashmërie  është 
se  ata  mund  të  ndikojnë  drejtpërdrejt  duke  e  imituar  hormonin  natyror  në 
ndikimet  e  tyre  në  nerva  ose  tërthorazi,  duke  shkaktuar  ngritje  të  sasive  të 
hormoneve natyrore. Në secilin rast amfetaminët stimulojnë nivelet e caktuara 
të  sistemin  nervor  që  kontrollojnë  tensionin  e  gjakut,  të  rrahurat  e  zemrës  si 
Kriminalistika  377

dhe  funksionet  respiratore  dhe  metabolike.  Apetit  është  zvogëluar  ndërsa 


shqisat  janë  të  rritura  deri  në  maksimum.  Trupi  është  në  fazën  gjenerale  të 
stresit  sikurse  të  ishte  në  shtangim  ekstrem  ose  në  pritje  të  ndonjë  lufte  të 
madhe. Kjo grup e narkotikëve prodhon asi stimuluesi që e mbajnë trupin në 
periudhë të shqetësimit për një fazë të caktuar. Të rinjtë janë përdoruesit më 
të  shpeshtë  të  kësaj  droge.  Vozitësit  e  marrin  këtë  drogë  për  të  qëndruar  të 
zgjuar në rrugëtime, studentë i konsumojnë gjatë kohës së provimeve ndërsa 
atletët  i  përdorin  për  të  fituar  energji  shtesë.  Kur  droga  të  përshkruhet  doza 
rangohet prej 2,5 dhe 15 mg në ditë. Ata të cilët e keqpërdorin i injektojnë nga 
1000 mg çdo 2 deri 3 orë. Përdorimi mjekësor i amfetaminit tani është kufizuar 
për  të  kontrolluar  apetitin  dhe  hiperaktivitetin  te  fëmijët“.  (Swanson, 
Chamelin, Terito,.., 2003: 707) 
Drogat  sintetike  halucinogene  janë  substanca  shumë  të  rrezikshme  me 
përdorimin e të cilave krijohen probleme mentale të cilat pas një përdorimi të 
shkurtër sjellin deri te vartësia psikike. Përfaqësues kryesor të këtij grupi janë 
LSD, Ecstazy dhe të tjera.  
LSD  ‐  Lysergic  acid  diethylamide  është  një  ndër  drogat  kryesore 
halucinogene.  Prodhohet  nga  thartira  lisergjike  e  cila  gjendet  në  kërpudhën 
„claviceps  purpurea“  dhe  rritet  në  thekën  dhe  në  drithërat  e  tjera.  LSD  ose  në 
zhargon "acid", "trip"... shitet në rrugë në formë të letrave të perforuar, kuti e 
dekoruar me foto dhe ngjyra të ndryshme dhe në formë të tabletave, kapsulave 
ose  në  formë  të  lëngët.  LSD  nuk  ka  aromë,  ngjyrë  dhe  ka  një  shijë  paksa  të 
hidhur.  Efektet  e  LSD  janë  të  paparashikueshme  dhe  varen  nga  sasitë  e 
përdorura, karakteristikat e konsumuesit, disponimin, pritjet dhe rrethinën në të 
cilën droga është konsumuar. Konsumuesi efektet i ndien pas 30 ‐ 90 minutave. 
Efektet fizike përfshijnë bebëzat e zgjeruara, temperatura e ngritur, të rrahurat e 
rritura të zemrës, tensioni i ngritur i gjakut, djersitja, humbja e apetitit, zgjuarsia 
e shtuar, goja e thatë dhe dridhje. Eksitimi dhe ndjenjat ndërrohen  në  mënyrë 
më dramatike se sa shenjat fizike. Konsumuesi mund të ndjejë disa emocione të 
ndryshme njëkohësisht ose ato ndërrohen në mënyrë drastike. Nëse merret në 
dozë  më  të  madhe  mund  të  ndjehen  halucinacione  vizuale.  Perceptimi  i  kohës 
është ndryshuar dhe konsumuesit thonë se ndonjëherë mund të dëgjojnë ngjyra 
dhe të shohin tinguj. Këto ndryshime mund të jenë të mira, të ngrohta, mistike 
ose mund të jenë të tmerrshme dhe të nxisin panik. Konsumuesit përvojën me 
LSD e quajnë "trip", dhe ai zgjat 6 ‐ 12 orë. Shumë konsumues me vullnetin e tyre 
me kohë e zvogëlojnë ose ndalojnë marrjen e LSD, dhe shumë ekspertë thonë se 
ai  nuk  është  drogë  adiktive  sepse  nuk  prodhon  sjellje  kompulsive  si  kokaina, 
amfetamini, metamfetamini, heroini, alkooli dhe nikotina. LSD mund të prodhojë 
tolerancë  te  konsumuesit  e  shpeshtë.  Individët  që  kanë  probleme  emocionale, 
histori  familjare  të  skizofrenisë,  sëmundjeve  mentale  ose  probleme  në  jetën  e 
378  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

përditshme  nuk  do  të  duhej  të  merrnin  LSD  sepse  ai  është  “shkrepje”  për 
problemet  e  fshehta  psikologjike  dhe  mentale.  LSD  duke  u  bërë  droga  më  e 
përhapur  ka  arritur  të  bëhet  edhe  shumë  më  e  rrezikshme.  Ekzistojnë  raporte 
për shumë  hospitalizime  të konsumuesve  të  LSD  dhe fatkeqësi të ndryshme  të 
lidhura me LSD. Rritja e efekteve negative nuk është e lidhur me rritjen e numrit 
të  konsumuesve.  Indianët  amerikanë  të  cilët  kanë  përdorur  LSD  dhe  drogat  e 
ngjashme  kanë  mësuar  shumë  më  parë  që  pritjet  para  marrjes  së  kësaj  droge 
janë faktorët kryesorë që determinojnë natyrën e reagimit të tyre ndaj drogës. 
Do të thotë se konsumuesve që iu ka tërhequr vërejtja se LSD mund të shkaktojë 
që të kërcejnë nga dritarja, këtë nuk e kanë bërë dhe që LSD mund të shkaktojë 
që  të  çmendën,  faktikisht  nuk  kanë  vuajtur  nga  asnjë  reagim  panik.  Gjithashtu 
LSD i cili është i sintetizuar nga ana e amatorëve të ndryshëm sjell deri te rreziqet 
e ndryshme shëndetësore dhe psikologjike. Personat nën ndikimin e LSD nuk do 
të  duhej  të  liheshin  vetë.  Në  fillim  të  viteve  të  60‐ta  kur  LSD  është  bërë  i 
popullarizuar  kjo  rregull  kryesisht  është  injoruar.  Shumë  të  rinj  së  bashku 
merrnin LSD dhe kur njërin nga ata i kapte paniku ajo kalonte edhe te të tjerët. 
Një  nga  arsyet  kryesore  të  rritjes  së  efekteve  të  padëshirueshme  të  LSD  është 
qasja e lehtë deri tek ajo, për shembull për skizofrenikët dhe shizoidët te të cilët 
së pari do të paraqiten efektet e padëshiruara.  
 

 
 
Kriminalistika  379

 
LSD 
 
nEcstazy  ose  MDMA  është  drogë  sintetike,  psike  aktive  me  veçori 
stimuluese  dhe  halucinogjene.  MDMA  posedon  veçori  kimike  të  amfetaminit, 
metamfetaminit,  dhe  të  halucinogjenëve  siç  janë  meskalini.  3,  4  ‐  metil  ‐ 
endioksid ‐ N ‐ metamfetamini (MDMA) është përbërje sintetike i cili mund të 
derivohet nga një lloj i vajit të dafinës. Inicialisht është paramenduar si ilaç për 
zvogëlimin e apetitit, kimikisht është analog me MDA, drogën e cila ka qenë e 
popullarizuar në fundin e viteve të 60‐ta dhe në fillim të 70‐ta. MDMA e kanë 
përdorur psikologët si shtesë në psikoterapinë. Përdorimi ilegal i drogës bëhet i 
popullarizuar vetëm në fundin e viteve të 80‐ta dhe është e lidhur ngushtë me 
skenat  rrugore  underground  në  tërë  botën.  MDMA  është  në  dispozicion  në 
tableta  dhe  kryesisht  konsumohet  në  mënyre  orale.  MDMA  është  drogë  e 
popullarizuar  dhe  shitet  mirë  në  techno  party.  Derisa  ecstazy  është  emri  i 
popullarizuar për MDMA, në rrugë shiten tableta të ndryshme që prezantohen 
si  MDMA  që  në  vete  përmbajnë  kofein,  efedrin,  amfetamin,  MDA,  MDE  ose 
ndonjë psikoaktiv tjetër. Ndikimi i MDMA fillon pas njëzetë minutave dhe zgjat 
4 ‐ 6 orë. Konsumuesit thonë se ndjejnë efekte pozitive, empati ndaj të tjerëve 
dhe  relaksim  të  plotë.  E  rrit  pagjumësinë  dhe  e  mbyt  apetitin.  Thellohet 
perceptimi i ngjyrës dhe tingujve, ndërsa disa konsumues ndjejnë mundim dhe 
shtrëngim  të  muskujve  dhe  nofullave.  Nuk  krijon  vartësi  fizike  si  heroini, 
kokaina  ose  speed.  MDMA  mund  të  shkaktojë  efekte  të  tjera  të 
380  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

padëshirueshme  si:  mundim,  halucinacione,  dridhje,  djersitje,  temperaturë  të 


lartë  trupore.  Konsumuesit  flasin  që  ndjejnë  edhe  disa  efekte  të  tjera  të 
padëshirueshme  pas  marrjes  së  MDMA  siç  janë:  shqetësim,  paranojë  dhe 
depresion. Mbidoza karakterizohet me: tension të lartë të gjakut, plogështi të 
përgjithshme,  marramendje,  sulme  të  panikut  dhe  në  disa  raste  humbje  të 
vetëdijes  dhe  ngritje  drastike  të  temperaturës.  Mbidoza  mund  të  jetë  fatale 
dhe  të  rezultojë  me  ndërprerjen  e  funksionit  të  zemrës  dhe  goditjen  e 
nxehtësisë.  MDMA  mund  të  nxisë  vartësinë  psikike,  kështu  që  njerëzit  që  e 
konsumojnë  shpesh  mund  të  ndjejnë  dëshirë  për  përdorim  të  sërishëm. 
Ekziston  një  periudhë  e  shkurtër  e  tolerancës  pas  konsumimit.  Përdorimi  i 
MDMA dy ditë radhazi mund të zvogëlojë dukshëm përjetimin në ditën e dytë. 
Shumë  konsumues  thonë  se  përjetimi  i  tyre  i  MDMA  zvogëlohet  gjatë 
konsumimit të shtuar, kështu që shumë prej tyre e ndërprenë konsumimin kur 
t’iu  rritet  vetëdija  për  rritjen  e  efekteve  negative  siç  janë  depresioni  dhe 
shqetësimi.  Shumë  ekspertë  pajtohen  se  MDMA  është  neurotoksik,  por  ende 
nuk  dihet  se  cilat  janë  pasojat  e  konsumimit.  Ekzistojnë  disa  dëshmi  për 
ndryshimet  në  tru  te  konsumuesit  e  shpeshtë  dhe  disa  hulumtime  kanë 
vërtetuar zvogëlimin e memories dhe depresionin dhe shqetësimin e rritur.  
 

 
Ecstazy 
Kriminalistika  381

Veglat e vartësit
 
Pajisje për konsumim të drogave 
 
Gjatë  marrjes  me  problemin  e  drogave  paraqitet  edhe  një  nocion  që 
quhet  prekursor.  Prekursorët  janë  materie  që  përdoren  gjatë  përpunimit  dhe 
prodhimit të drogave. Numri më i madh gjendet në shitje të lirë që e rëndon 
luftën kundër prodhimit dhe tregtisë ilegale, gjegjësisht përpunimit të drogave. 
Organizatat botërore të shëndetësisë kanë shpallur listën e prekursorëve dhe 
të ilaçeve nën kontroll, në mënyrë që të mund të kryhet një kontroll i caktuar 
mbi prodhimin dhe tregtinë me prekursorët. 
 
3.4.4. Rrugët dhe mënyrat e furnizimit me drogën dehëse  
 
Rruga prej prodhuesit të drogës deri te shfrytëzuesi i fundit është e gjatë 
dhe  kërkon  kohë  të  caktuar  sepse  shpesh  droga  prodhohet  në  një  kontinent 
ndërsa shitet në tjetrin. Transporti i saj kërkon ndërmarrjen e të gjitha masave 
382  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

të  kujdesit  që  garantojnë  sigurinë  e  transportit.  Pozita  gjeografike  e  vendit 


tonë  është  e  asaj  rëndësie  që  përmes  saj  kalojnë  disa  nga  rrugët  kryesore  të 
trafikantëve  të  drogës  në  linjën  Lindje  ‐  Perëndim,  por  tani  më  ky  nuk  është 
vetëm rajon transitor por për herë e më shumë treg i rëndësishëm ku droga e 
gjen shitësin dhe blerësin e vet.  
Janë  të  ndryshme  mënyrat  e  furnizimit  me  drogë.  Forma  kryesore  e 
furnizimit  është  kontrabandimi  dhe  stërshitja  e  drogës,  gjegjësisht  tregtia  e 
palejueshme, por ekzistojnë raste të kultivimit ilegal të konopit hindas dhe të 
makut  të  opiumit.  Përveç  kësaj,  deri  te  drogat  sintetike  arrihet  me  plaçkitjet 
dhe  vjedhjet  e  institucioneve  dhe  objekteve  shëndetësore  dhe  faramaceutike 
si dhe me falsifikimin e recetave. Kontrabandimi i drogave dehëse nënkupton 
shkallë  të  lartë  të  organizmit,  përgatitjes  me  mjete,  gjindshmërisë  dhe 
profesionalizmit pavarësisht se me cilën rrugë dhe cilat mjete kontrabandohet. 
Organizatori  kryesor  i  kanalit  kontrabandues  ka  në  dispozicion  mjetet 
financiare, me sasi të konsiderueshme të drogës dhe rrjetin e stërshitësve. Për 
kontrabandim të drogës përdoren automjete të ndryshme të udhëtarëve dhe 
transportuese  (automobila,  kamionë,  mauna,  autobusë)  si  dhe  trafiku 
hekurudhor, ujor dhe ajror.  
Në shqyrtimin e procedurave dhe mënyrave të furnizimit ilegal të tregut 
me droga dehëse duhet marrë në konsideratë faktet në vijim:  
¾ Drogat  natyrore  që  më  së  shpeshti  janë  subjekt  i  kontrabandimit 
ndërkombëtar, kryesisht prodhohen në sasi më të mëdha vetëm në 
disa pjesë të botës. Bimët nga të cilat prodhohen drogat kultivohen 
në  vende  të  fshehta  dhe  transporti  i  tyre  deri  në  vendin  e 
përpunimit  kryhet  në  mënyra  të  ndryshme.  Këtë  e  bëjnë  jo  vetëm 
amatorët  për  llogari  të  vetën  por  edhe  grupet  e  organizuara  të 
kontrabandistëve profesionalë.  
¾ Është prezentë dukuria e prodhimit të drogave sintetike në sasi më 
të  mëdha  si  për  tregun  vendor  ashtu  edhe  për  tregtinë 
ndërkombëtare, ndërsa kontrolli dhe mbikëqyrja nuk janë në nivelin 
e kënaqshëm edhe pse është më lehtë të aplikohen në krahasim me 
atë te prodhimi i drogave natyrore.  
¾ Drogat  dehëse  i  kontrabandojnë  edhe  amatorët  dhe  numri  i  tyre 
është  në  rritje.  Më  së  shpeshti  furnizohen  me  kanabis  por  në  sasi 
më të vogla. Pjesa më e madhe e tregtisë ndërkombëtare ilegale me 
droga  dehëse  (veçanërisht  heroin,  kokainë,  hashash)  e  bëjnë 
organizatat profesionale ndërkombëtare me specialistë për këtë lloj 
pune.  
¾ Dëshmitë  materiale  pothuajse  nuk  janë  fare  prezent  andaj  mënyra 
më efikase e zbulimit dhe ndërprerjes së kanaleve të kontrabandës 
Kriminalistika  383

është  kapja  e  befasishme  në  vepër  e  kryerësve  por  sërish  kjo  nuk 
garanton sukses në zbulimin e organizatorëve të tregtisë ilegale me 
droga.  
¾ Burimet  e  furnizimit  dhe  kanalet  e  kontrabandës  ndryshojnë  në 
varësi  prej  sasisë  së  drogës,  çmimit  të  tyre,  gjegjësisht  nga  oferta 
dhe kërkesa në tregun ilegal si dhe për shkak të sigurisë.  
Kontrabandimi i drogave, para së gjithash heroinës, nga vendet e Lindjes 
në  drejtim  të  Evropës  Perëndimore,  kohëve  të  fundit  ka  përjetuar  një 
transformim  të  caktuar.  Në  fillim  të  viteve  të  shtatëdhjeta,  Turqia  ishte  një 
ndër  furnizuesit  kryesorë  të  heroinë  për  Evropë  dhe  pjesën  lindore  të  SHBA. 
Opiumi  blihej  nga  bujqit  turq  dhe  përpunohej  në  bazë  të  morfiumit  i  cili  në 
mënyrë të fshehtë dërgohej në laboratorët e fshehtë në Francë (Marsejë) dhe 
përpunohej  në  heroin.  Ky  kanal  fal  bashkëpunimit  përmes  Interpolit  është 
zbuluar dhe ndërprerë, ndërsa shumë shefa të drogës janë privuar nga liria. Në 
gjysmën e viteve të shtatëdhjeta tregu evropian furnizohet me drogë nga Azia 
jug‐lindore  dhe  këtë  tregti  të  palejueshme  e  kontrollonin  grupet  që 
ndodheshin  në  Evropë,  dhe  realizonin  kontakte  në  Tajlandë,  Hong  Kong, 
Malejzi  dhe  Singapur.  Në  të  njëjtën  kohë  Holanda  ishte  qendra  kryesore  për 
importin dhe distribuimin e drogës në Evropë.  
Nga viti 1987 deri në 1993 automobilat janë përdorur për transportin e 
heroinës  nga  Azia  Jug‐Lindore  në  Evropë  përmes  Turqisë,  Bulgarisë,  Greqisë, 
Shqipërisë,  Jugosllavisë,  Kroacisë  dhe  Sllovenisë.  Viteve  të  fundit  tregu 
evropian dhe amerikan është shumë mirë i furnizuar me drogë dhe atë heroin, 
i cili kryesisht transportohet nga Azia dhe me kokainë i cili kontrabandohet nga 
Amerika Jugore më së shpeshti nga kartelët KALI dhe MEDELIN. Vlerësohet se 
prodhuesit kryesorë janë Afganistan dhe Kolumbia dhe që 90% e kokainës që 
arrin në tregun evropian rrjedh nga Kolumbia.  
Rrugët  e  vendeve  ballkanike  ose  „Rruga  ballkanike”,  shërbejnë  për 
transport  dhe  furnizim  me  heroin  të  vendeve  evropiane:  Gjermanisë,  Italisë, 
Holandës, Spanjës, Britanisë së Madhe, Francës, Zvicrës dhe Belgjikës.  
Hapja  e  vendeve  të  Evropës  lindore  kundrejt  botës  perëndimore  ka 
mundësuar  rrjedh  më  të  madhe  të  njerëzve  dhe  mallit,  ndërsa  kriza  dhe 
luftërat  në  territorin  e  ish‐RSFJ  kanë  kushtëzuar  modifikimin  e  rrugëve 
ekzistuese dhe paraqitjen e rrugëve të reja të furnizimit me drogë, për çka do 
të flasim në vazhdim.  
Kamionët  TIR  (transporti  ndërkombëtar  rrugor)  janë  të  mbrojtur,  në 
bazë të regjimit të posaçëm doganor, nga kontrollimet në kufijtë e shteteve të 
Evropës, gjë që e shfrytëzojnë kontrabanduesit dhe aty fshehin drogën, mu për 
shkak  të  shmangies  nga  kontrolli  dhe  mundësisë  më  të  vogël  që  të  zbulohen 
aktivitetet e tyre kriminale. Në këta kamionë droga më së shpeshti fshihet në:  
384  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

¾ Rezervarin për derivate; 
¾ Rrotën rezervë; 
¾ Kabinën e vozitësit; 
¾ Nën ulësen e vozitësit; 
¾ Në tavanin e automjetit; 
¾ Në mbrojtësit; 
¾ Në mallin e transportuar legalisht; 
¾ Në fshesat e dritareve; 
¾ Në instrument tabelën; 
¾ Në bagazhin e vozitësit dhe bashkë‐vozitësit. 
Droga nga vendet e Lindjes për ne vendet Perëndimore, krahas rrugëve 
tokësore,  ilegalisht  transportohet  edhe  me  rrugë  detare  përmes  basenit 
Mediteran i cili ka 20 vende të Evropës, Afrikës dhe Lindjes se mesme, me rreth 
400  milionë  banorë  dhe  me  shume  se  500  qytete,  popullsia  e  të  cilave  kalon 
numrin prej 10 000 banorëve. Anijet në rrugët detare të Mediteranit rregullisht 
shfrytëzohen për transport të morfinës dhe heroinës direkt nga vendet të cilat 
drogën e prodhojnë në vendet në të cilat banoret e të cilit e konsumojnë.  
Trafikimi  i  drogës  nga  vendet  aziatike  në  drejtim  të  vendeve  evropiane 
bëhet  edhe  me  trafikun  ajror  në  avio‐linjat  e  rregullta.  Personat  që 
kontrabandojnë  drogën  me  avio‐linjat  e  rregullta  nga  vendet  aziatike  për  në 
Evropën Perëndimore përdorin mënyra të ndryshme që ta fshehin atë dhe më 
së shpeshti në:  
¾ Valixhe me fund të dyfishtë dhe ndarje të rrejshme; 
¾ Në zgavrat e takeve dhe gjonin e këpucëve; 
¾ Në rroba ose në trup; 
¾ Në ushqimin që e marrin me vete; 
¾ Duke e gëlltitur ose futur në zgavra të ndryshme trupore; 
¾ Në bagazhin e aeroplanit ose në gjësende të ndryshme të punuara 
me dorë.  
Në praktikën kriminalistike janë të njohura rastet e zbulimit të drogës në 
gjinjtë  artificialë,  stomakët  artificialë  nga  plastika,  në  taket  e  larta,  në  pjesët 
artificiale  të  dorës  ose  këmbës,  në  pjesët  e  caktuar  të  gardërobës  (kravatë, 
kapelë,  dorëza,  sako,  mantel,  etj.),  ndërsa  në  kohën  më  të  re  disa 
kontrabandisët edhe në stomak ku vendoset me anë të gëlltiturit. 
Është vërejtur edhe tendenca që kokaina nga vendet e Amerikës Jugore 
(para së gjithash kartelët kolumbianë) të importohet kryesisht me rrugë detare 
në Evropë, ndërsa heroina aziatik depërton në tregun e Amerikës Veriore, gjë 
që vërtetohet nga rastet e zbuluara.  
Kontrabandistët gjithmonë zgjedhin transportier ose njerëz nga rrethina 
e  tyre  e  afërt  me  të  cilët  janë  të  lidhur  në  baza  atdhetare  ose  familjare. 
Kriminalistika  385

Vërehet se në vend të shpërblimit për transport u japin një pjesë të asaj drogë 
kështu që transportuesit shndërrohen në shitës. Në esencë, principi themelor i 
punës në zbulimin e këtyre kanaleve është shumë i mundimshëm dhe kërkon 
posedim  të  mjeteve  të  ndryshme  teknike,  pajisje  të  mira,  vendosmëri  dhe 
njohje  të  psikologjisë  së  të  kontrabandistit  dhe  narkomanit,  veçanërisht 
narkomanit,  sepse  rruga  prej  furnizuesit  deri  te  konsumatori  është  mjaft  e 
gjatë  dhe  ndërprerja  e  saj,  me  rrugë  policore  apo  doganore,  do  të  thotë 
zvogëlim  i  shanseve  që  të  gjendet  shefi  kryesor.  Andaj,  sistemi  “të  përcillet 
insekti”  gjegjësisht  konsumatori  që  të  arrihet  deri  te  furnizuesi  është  shumë 
naiv, sepse nga furnizuesi i parë deri te shefi ekzistojnë edhe shumë të  tjerë. 
Për  punë  të  suksesshme  është  e  domosdoshëm  të  posedohet  me  evidenca 
reale  dhe  për  të  pasur  shërbim  të  organizuar  të  observimit  të  drejtpërdrejtë 
veçanërisht  të  vendeve  neuralgjike  në  një  qytet.  Aksionet  pasdelikte  e  kanë 
vlerën  e  tyre  por  duhet  synuar  aksionet  ante  delictum.  Në  tërë  këtë  duhet 
pasur bashkëpunim të gjerë me të gjithë ata që vijnë në kontakt me të rinjtë 
veçanërisht me shkollën.  
Personat që merren me bartjen e substancave psikoaktive (shfrytëzohen 
si korrierë) rekrutohen nga regjioni ku gjinden burimet e furnizimit me drogat 
natyrore, pastaj nga vendet që gjinden në vendet që janë në mes të vendit të 
prodhimit  dhe  vendit  të  konsumit,  si  dhe  nga  rajonet  ku  është  e  shprehur 
kërkesa ilegale dhe është i përhapur keqpërdorimi i drogave dehëse.  
Zbulimi  i  kontrabanduesëve  të  drogave  nga  ana  e  organeve  doganore 
mbështetet në aftësitë e punëtorëve doganorë që në bazë të perceptimit, pas 
indikacionit që dërgon  në  krijimin e bazave të  dyshimit për udhëtarët të cilët 
përmes  kufirit  ilegalisht  bartin  droga  dehëse  ose  mall  tjetër  kontrabanduesë. 
Aftësia  e  të  vërejturit  të  formave  karakteristike  të  sjelljes  së  udhëtarëve  ose 
dukjes  së  mjeteve  bartëse  ose  transportuese,  kanë  qenë  vendimtare  për 
marrjen e vendimit për kontroll detaj të të gjithë kontrabandisëtve të zbuluar 
të drogave nga na e organeve doganore, edhe pse kjo metodë e punës nga viti 
në vit është më e rënduar duke marrë parasysh rritjen konstante të qarkullimit 
të udhëtarëve dhe të mallrave me botën e jashtme dhe fuqinë për herë e më 
të  vogël  të  absorbimit  të  të  vendkalimeve  kufitare,  me  çka  dukshëm 
zvogëlohen kushtet objektive për seleksionimin e udhëtarëve interesantë dhe 
kontrollin në detaje të mjeteve të transportit.  
Këtë  konstalacion  e  plotëson  rrethana  se  kontrabandistët  vazhdimisht 
hulumtojnë mundësi të reja për fshehjen e drogave me qëllim të bartjes më të 
sigurt deri te caku final. Deri tash të gjitha rastet e zbuluara të bartjes ilegale të 
drogave përtej kufirit mund të vihen nën nocionin e bartjes së fshehtë përmes 
linjës doganore. Substancat ishin të fshehura në rroba, mbathje, në brezat dhe 
jelekët  e  posaçëm,  në  muret  e  dyfishta  të  valixheve.  Në  shumë  raste  janë 
386  Nedžad Korajlić & Driton Muharremi 

shfrytëzuar  automjetet  rrugore  dhe  mundësitë  që  ofrojnë  këto  mjete  të 
transportit për fshehjen e mallit. Përveç zgavrave të krijuara fabrikisht, shpesh 
janë  shtuar  kasafortat  dhe  disa  pjesë  vitale  të  automobilave  dhe  kështu  janë 
përdorur për fshehjen e drogave.  
Në mënyrë që me sukses të zbulojnë kontrabandistët e drogave, zyrtarët 
doganorë  që  bëjnë  kontrollimin  e  trafikut  të  udhëtarëve  kanë  kaluar  nëpër 
seminare  të  specializuara  regjionale  lidhur  me  format  specifike  të 
kontrabandimit (drogat dehëse, armët, eksplozivi) gjatë të cilave janë njoftuar 
me  regjionet  ku  kultivohen  bimët  nga  të  cilat  fitohen  drogat  natyrore,  për 
burimet  e  drogave  sintetike  dhe  psikotropike,  për  rrjedhat  e  trafikut  të 
palejuar,  për  mënyrën  e  transportit  ilegal  si  dhe  për  identifikimin  e  shpejt  në 
terren të drogave me ndihmën e reaguesve kimik.  
 
3.4.5. Zbulimi, sqarimi dhe sigurimi i dëshmive 
 
Zbulimi  me  sukses  i  kontrabandimit  dhe  ndërprerja  e  kanaleve  të 
kontrabandës me konfiskimin e drogës dhe zbulimin e sa më shumë personave 
nga hierarkia e organizatës kriminale, nënkupton njohjen e mirë paraprake të 
rrugëve dhe mënyrave të transportit ilegal të drogës nga vendi i prodhimit te 
tregu  i  caktuar.  Në  këtë  zinxhir  të  organizuar  marrin  pjesë:  prodhuesit, 
përpunuesit, shitësit, blerësit me qëllim të shitjes së mëtejme, ndërmjetësit si 
dhe  personat  e  tjerë  të  cilët  në  çfarëdo  mënyre  në  mënyrë  të  paautorizuar  i 
qesin  në  treg  drogat,  si  dhe  blerësit  e  fundit  që  paraqiten  si  marrës  të  saj, 
pavarësisht  nga  fakti  se  sipas  legjislacionit  tonë  këta  të  fundit  nuk  i 
nënshtrohen përgjegjësisë penale. Në procedurën e zbulimit të veprës penale 
dhe kryerësit, së pari duhet marrë parasysh të gjitha kategoritë e personave të 
përmendur të cilët në çfarëdo forme paraqiten si kryerës, si dhe kategorinë e 
narkomanëve sepse në disa raste përmes tyre mund të vihet deri te personat 
që  merren  me  shitjen  e  drogës.  Gjithashtu,  duhet  pasur  kujdes  edhe  për 
zbulimin e personave që furnizojnë, posedojnë ose japin në përdorim pajisjet, 
materialin  ose  substancat  për  përgatitjen  e  drogave  ose  mundësojnë 
përdorimin  e  drogave.  Sigurisht  që  suksesi  është  më  i  madh  nëse  zbulohet 
organizatori,  financuesi  ose  ndonjë  person  tjetër  nga  pjesa  udhëheqëse  e 
organizatës  kriminale  si  dhe  prodhuesi,  gjegjësisht  laboratori  i  fshehtë  në  të 
cilin  prodhohen  drogat  dehëse.  Caku  i  veprimtarisë  operative  duhet  të  jetë 
zbulimi  i  laboratorit  dhe  pamundësimi  i  prodhimit  të  mëtejmë  të  drogave, 
ndërprerja e kanale të organizuara të kontrabandimit dhe privimi nga liria e të 
gjithë pjesëmarrësve të kësaj vepre penale e posaçërisht të shefave.  
Prodhuesit, përpunuesit, trafikantët dhe stërshitësit e përcjellin punën e 
personave të autorizuar zyrtarë dhe të organeve të doganës dhe merren me të 

You might also like