You are on page 1of 16

Kriminologjia DHE KRIMINOLOGJIA APLIKATIVE

Nocionin “Kriminologji” e ka përdorur për here të parë antropologu Pol Topinar në


veprën Antropologjia 1879. Rafaello Garafallo për here të parë shkroi veprën
kriminologjia 1884 dhe trajtoi fenomenin e krimit në shoqëri dhe shkaqet e tij.
Kuptimi Kriminologjia vjen nga fjalë latine - greke krimi - krim dhe logos shkencë
që d.m.th shkenca mbi krimin nga aspekti i ndriçimit të formave dhe shkaqeve të
paraqitjes së tij.

Kriminologjia - është një shkencë e cila studion dukurinë e krimit si fenomen individual
dhe shoqërore duke analizuar format e manifestimit të tij, ndriçuar shkaqet, burimet dhe
rrënjët e natyrës ekonomike - sociale, biopsikike të tij me qëllim që t’i ndihmoj në
parandalimin dhe mbrojtjen e shoqërisë nga kjo dukuri e rrezikshme.
Kriminologjia aplikative - ajo duhet të merret me studime, kërkime dhe
observime konkrete të realitetit kriminal në çdo shoqëri, duke u angazhuar
që në shkencën e kriminologjisë të bëhen ndryshime rrënjësore në qasjen e
studimit të shkaqeve të krimit dhe parandalimit të tij.

Krimi - shkaqet e krimit kanë qenë të varura nga shkalla e civilizimit, orientimit
ideor dhe përcaktimit profesional. Është fenomen shoqërore që qysh në
shoqërinë primitive vërehen orvatjet e luftimit të krimit, historia e civilizimit
është e lidhur edhe me historinë e krimit, për shkak se historia e krimit për
herë ka zgjuar frikë, pasiguri dhe tmerr ndër qytetarë e në te njëjtën kohë
interesim. Krimi dhe sjelljet e ndryshme kriminale në botën e sotme janë bërë
temë e mediave të shkruara e elektronike. Programet filmike, TV-të, video-
klubet janë përplot me tema dhe përmbajtje të krimeve, dhunës, vrasjeve e
sjelljeve patologjike e që sjellin porosi negative duke zgjuar instinkte të ulëta
e ideja për krim, për ketë arsye shtrohet pyetja prej nga i gjithë ky interesim
dhe opinion i preokupuar të cilin e shpjegojmë me anën e disa faktorëve që
vijojnë më poshtë.

Faktorët subjektiv dhe emocional - sipas autorëve të njohur Barnes & Beteres
interesimi për krim vjen nga ndjenja e frikës për sigurinë jetës, integritetit moral e
seksual, kënaqjes së epsheve nga dëshira e imitimit të krimit. Nga shume
anketa, analiza, kërkime kriminologjike të bëra në shume vende të botës
vërtetojmë se frika nga krimi ndër qytetarë është në vend të II-të, ndërsa frika
nga kataklizmi e lufta në vend të I-rë, e nga sëmundjet në vend të III-të. Sipas
disa autorëve dhe teorive çdo njeri është kriminel potencial. Kriminologu
Bemelen konkludoi se interesimi për krim vjen si rezultat i shtytjeve të
brendshme të individëve të ndryshëm që në nënvetëdijen e tyre të identifikohen
me kryerësit e krimit, e ketë mendim e kontestoi amerikani Jonson duke thënë se
njerëzit nisen nga ana humanitare e jo nga ndjenja e krimit. Autori poeti Gete ka
thënë “Nuk ka krim të cilën një dite nuk do te isha i aftë ta kryej”, ketë mendim e
vërtetojmë përmes Metodës se Vetakuizmit ku shume njerëz kanë bërë krime të
cilët kurrë nuk janë përgjigjur për to e as nuk është ditur kurrë, nga kjo e dhënë
del se numër i errët i sjelljeve kriminale është i madh dhe prirja për të kryer krim
është shumë e shprehur. Ish - presidenti i SHBA-ve Klinton deklaroi se sot është
rrezik i madh nga sundimi i Kleptokratisë d.m.th nga qeverisja e hajnave, pra
shumë autorë e vërejnë se këtu qëndron arsyeja e interesimit të madh të krimit
dhe frikës së madhe meqë janë të përfshirë edhe ata që duhet ta mbrojnë
shoqërinë nga kriminaliteti.

Disa pikëpamje në kuptimin e Kriminologjisë - disa nga këto kuptime tentojnë


Kriminologjinë ta paraqesin si shkence gjithëpërfshirëse mbi krimin e disa tjera
përkufizojnë atë si disiplinë të specializuar mbi shkaqet e krimit. Rafello Garafallo
ka theksuar se kriminologjia është shkencë që merret si akt i cili cënon ndjenjat
elementare morale të një bashkësie njerëzore e ashtu quajtur - krimi natyror
(shih faqe 16-17).

Kriminologjia si shkencë pluraliste - kuptimi i kriminologjisë sipas këtij


koncepti ka d.m.th të një shkence të përgjithshme e të pavarura që merret me
fenomenin e krimit që në kuadër të kriminologjisë trajtojnë sjellje kriminale,
shkaqet, masat për kontrollin dhe parandalimin e kriminalitetit. Këto koncepte që
në literaturën kriminologjike quhen pluraliste, ketë e ka mbrojtur Enriko Ferri dhe
që mendonte se shkenca e kriminologjisë në vete përmban kuptimin gjenetik për
të gjitha shkencat tjera që e trajtojnë kriminalitetin, ky mendim është përkrahur
nga shumica e pjesëmarrjeve të Kongresit të I-rë Ndërkombëtare për
kriminologjinë në Romë 1938 e pjesërisht shkolla austriake kriminologjike, Sipas
këtij koncepti ekzistojnë vetëm 2 disiplina të cilat merren me krimin; E Drejta
penale e cila merret me anën normative dhe Kriminologjia - me anën reale të
krimit. Sipas autorit Grasheger kriminologjia përfshinë 4 grupe të disiplinave që e
trajtojnë atë. Grupi i I-rë e përbejnë fenomenologjia kriminale dhe etiologjia-
biologjia kriminale. Grupi i II-të disiplinat të cilat trajtojnë, faktet dhe provat e
procedurës për vërtetimin e kryerjes së krimit,Grupi i III-të disiplinat të cilat
studiojnë mbrojtjen e shoqërisë nga kriminaliteti, Grupi i IV-të e përbejnë të gjitha
ato disiplinat që merren hulumtimin e mjeteve dhe metodave të përshtatshme të
mbrojtjes nga atakimet kriminale.
Lënda (Objekti) i kriminologjisë-mbi kuptimin e shkencës se kriminologjisë
vërehet se si objekt te studimit ka fenomenin kriminal si objekt te preokupimit te
saj, ku ne vete mban disa nocione; krimin si dukuri individuale, viktimën e krimit,
Disa kuptime dhe nocione themelore të kriminologjisë - Fenomeni kriminal -
zakonisht mendohet për dukurinë e rrezikshme shoqërore që manifestohet në
kryerjen e krimeve të llojllojshme, kriminalitet - kuptohet tërësia e të gjitha
krimeve të kryera në një kohë, hapësire dhe periudhë të caktuar, kriminaliteti si
tërësi e krimeve ndahet në atë primar që nënkupton krime që janë kryer për herë
të parë dhe është zhvilluar proceduar nga organet kompetente dhe sekondar
paraqet kryerjen e sërishme të krimeve, krime - akti individual i sjelljes së njeriut,
përmes të cilit cënohet shkelet kodi penal ku pason ndëshkimi, mirëpo shpesh
përdoret edhe termi vepër penale - është veprim apo mosveprim i cili rrezikon
apo cënon një të mirë të mbrojtur me ligj penal.
Përkufizimi i lëndës së kriminologjisë - më herët është theksuar si lëndë e saj
është njeriu kriminal apo delikuent ketë mendim e ka përkrahur Lombroza,
mirëpo më vone është parë se objekt i kësaj shkence duhet të jenë shkaqet dhe
kushtet, faktorët që e nxisin krimin, mirëpo kohëve të fundit ka mendime se
kriminologjia duhet të jetë studim i kontrollit, pengimit dhe formave e mënyrave të
reagimit të shoqërisë.
Definimi përfundimtar i lëndës së kriminologjisë - sipas këtij definimi ajo
është shkencë e pavarur e cila, duke aplikuar metodologjinë kërkimore, në
mënyre empirike studion fenomenin kriminal në tërësinë e tij, ku si lëndë të veten
ka krimin, kriminalitetin, kriminelin, faktorët objektiv dhe subjektive, viktimën, dhe
masat për parandalimin e tij në shoqëri, ku si shkencë qëndron e pavarur dhe
unike.
Roli dhe detyra e kriminologut - kriminologu ka për detyrë të kërkoje dhe te
njoh të vërteten, ai duhet sa më shumë të lirohet nga qasjet subjektive dhe
interesat personal të cilat nuk kanë mbështetje në fakte dhe të dhëna objektive.
Kriminologu i njohur Sabo thekson funksionin tredimensional të kriminologut, ai
duhet të ketë përherë fokus kritik ndaj dukurive kriminale, duhet që në qasjet e tij
të jetë kreativ, ai duhet të ketë guxim të paraprijë me ide. Pra 3 funksionet
kryesore të kriminologut; kritikues, kreator dhe prognozues.

KRIMINOLOGJI APLIKATIVE

- Kriminologjia aplikative - ajo duhet të merret me studime, kërkime dhe


observime konkrete të realitetit kriminal në çdo shoqëri, duke u angazhuar që në
shkencën e kriminologjisë të bëhen ndryshime rrënjësore në qasjen e studimit të
shkaqeve të krimit dhe parandalimit të tij.
Sfera e kriminologjis aplikative pritet që në bazë të shqyrtimeve kritike , tu jap
mbështetje të gjitha dimesioneve të njohurive të përgjithshme kriminologjike në
praktiken dhe politiken e përditshme të kundërvënjes ndaj kriminalitetit për të
ndikuar në permisimin në bashkësi.
Kjo deg e kriminologjis duhet të jap së pakutri pyetje elementare :për të ndikuar
në permisimin në bashkësi.
Kjo deg e kriminologjis duhet të jap së pakutri pyetje elementare :
Qfar veprimesh duhet të ndermerren ndaj kryesit
Qka duhet të bëhet në raport me ngjarjen kriminale
Qfar masash duhet të ndërmerren në emër të viktimes së vepres penale.

Metodologjia dhe metodat e Kriminologjisë


Siç dihet fjala metodë - metodologji dmth rrugë, mënyrë e ardhjes deri te e
vërteta. Kriminologu amerikan Hagan ka përcaktuar disa faza për metodologjinë
e kërkimit kriminologjik: Teoria, Deduksioni, Hipoteza, Operacionalizimi, Plani
kërkimore, Matjet, Grumbullimi i te dhënave, Analizat, Zbulimet dhe Induksioni.
-Metodat e shkencës se Kriminologjisë- më të përdorshmet janë: metoda të
përgjithshme teorike, metodat empirike, metodat e studimit të rasteve individuale,
metoda klinike, metoda të vrojtimit, krahasimit, anketës, intervistës, statistikore
etj.

-Metodat e studimit të rasteve individuale - kjo metodë i qaset kriminalitetit si


dukuri individuale dhe fokusohet në delinkuentin në vetitë dhe cilësitë e tij. Për tu
aplikuar kjo metodë duhen të mblidhen shumë të dhëna shënime mbi rastin
kriminal dhe vetitë e tij. Kjo metodë quhet edhe e rastit ose historisë jetësore të
delinkuentit. Ajo studion sjelljet e delinkuentit që nga koha e fëmijërisë e deri në
momentin e kryerjes së krimit. Këtë metodë e ka përdorur Saderland në studimin
e tij për hajnin profesional. Studimi i tillë duhet të përfshijë të dhënat dhe faktet
sociologjike, psikologjike, psikiatrike dhe faktet tjera relevante, Është metodë
mjaftë e shtrenjtë dhe me anë të saj nuk mund të zbulohen rrethanat esenciale të
sjelljeve kriminale të cilat gjenden në raporte shoqërore ekonomike dhe raporte
tjera.
-Metoda e vrojtimit-observimit - kjo metodë mund të jetë e vrojtimit direkt,
indirekt dhe me pjesëmarrje të studiuesit dhe pa pjesëmarrje, ku me pjesëmarrje
të studiuesit arrihen përfundime të mira të analizës për shkak se e vrojton direkt
veprën dhe jep rezultate të mira, mirëpo kjo metodë ka edhe të metat e veta
sepse në disa raste vrojtimi direkt nuk është i mundshëm në praktikë.
-Metoda e anketës dhe intervistës – janë metoda të njohura të mbledhjes së
fakteve, që aplikohen në të gjitha shkencat shoqërore. Anketimi mund të merret
me shkrim ose me gojë. Nëse anketa zhvillohet me persona delikuent apo të
dënuar, atyre duhet t’u shpjegohet qëllimi i anketës dhe veçmas t’u garantohet se
anketa - përgjigjet nuk do të ndikojnë në keqësimin e pozitës së tyre në
procedurë penale.
-Metoda e eksperimentit, krahasimit dhe matjes-metoda e eksperimentit -
aplikohet zakonisht në shkencat natyrore dhe ekzakte, ndërsa në shkencat
natyrore është më i kufizuar. Te eksperimentosh dmth që në mënyrë artificiale t’i
nxitesh dhe shkaktosh proceset, veprimet dhe dukuritë e ndryshme në botën
reale. Krahasimi - po ashtu është metodë kërkimi në hulumtimin sociologjik dhe
kriminologjik. Te krahasimi kemi të bëjmë me 2 grupe;
1-krahasuese - zakonisht këtu ndërmerren veprime,2-kontrollues - këtu nuk
ndërmerren veprime. Matja - aplikohet në kriminologji e sidomos në psikologji
kriminale, hyn në përdorim për hulumtimin e
inteligjencës,motivimit,qëndrimeve,temperamenti,karakterit tj.
-Metodat statistikore dhe aplikimi i tyre në kriminologji - në kriminologji
metoda statistikore ka hy me një disiplinë të veçantë që quhet Statistika
Kriminale.

-Metoda e ligjit të numrave të mëdhenj - e ka përdorur autori Poisson për te


arritur rezultatet sa më të sakta dhe sigurta dhe sipas këtij parimi statistikor, sa
më shumë raste përfshirë në studim, aq me objektive janë edhe konkluzionet dhe
përfundimet e analizës së krimit.
-Metoda e modelit – reprezentimit - esenca e kësaj metode qëndron në
studimin e vetëm të disa rasteve që janë tipike të cilat përfaqësojnë popullin apo
delinkuentin.

-Metoda e korrelacionit, mesatares dhe përqindjes - me anë të kësaj metode


mund të pasqyrohet raporti në mes moshës dhe kriminalitetit, gjinisë dhe
kriminalitetit, shkallës së arsimimit llojet e veprave penale, mesatarja e krimit në
një rajon, përqindja e delikuenteve të mitur në një shtet etj.

Vlerësimi kritik i metodave statistikore - rezultatet e fituara me anë të


metodave statistikore duhen të verifikohen me metoda tjera ngase metodat
statistikore janë metoda të mbledhjes së fakteve dhe te dhënave e jo metoda të
shpjegimeve esenciale të shkaqeve të kriminalitetit.

Evidencat statistikore mbi kriminalitetin - këtu paraqitet një pasqyre reale e


pranisë së dukurisë se kriminalitetit në një shoqëri të caktuar. Për t’u arritur ky
qëllim dhe për të qenë pasqyrat dhe të dhënat e ndryshme të cilat fitohen, me të
përdorshmet, në kriminologji veçmas u kushtohet kujdes evidencave statistikore.

Llojet e evidencave statistikore mbi kriminalitetin - kemi këto lloje:

1. Evidencat ndërkombëtare mbi kriminalitetin - trajtohen shënimet dhe të


dhënat mbi kriminalitetin të cilat mbrohen nga organet dhe institucionet e
OKB-së dhe kanë të bëjnë me shtrirjen e kriminaliteti në të gjitha vendet e
botës, ku paraqiten shumë vështirësi për shkak të emërimeve dhe
kualifikimeve të ndryshme të veprave penale në kodet penale të atyre
shteteve.

2. Evidencat kombëtare ose nacionale mbi kriminalitetin - këto kanë të


bëjnë me evidentimin e kriminalitetit në një vend apo shtet të caktuar.
Këso evidencash mund të mbajnë organet e policisë, organet e
prokurorisë, organet e gjykatave etj, që merren me tubimin dhe
përpunimin e të dhënave statistikore.
Këto evidenca mund të jenë: të përgjithshme-koncentrike-që mbajnë
shënime për të gjitha llojet e veprave penale dhe sjelljeve kriminale p.sh
(evdiencat për kriminalitet ekonomik) dhe speciale-fragmentar.
Me evidentimin e kriminalitetit në disa shtete ka filluar para 100 viteve si
në Britaninë e Madhe publikohet statistika kriminale – Criminal Statistics,
British Crime Survey, Në SHBA quhen Uniform Crime Reports dhe
National Crime Victimization Survey. Publikimi i UNC nxjerrët 1 herë në vit
nga FBI dhe Ministria e Drejtësisë ku publikojnë dy grupe të krimeve:
Krimet e dhunës dhe pasurisë. Publikimi i NCVS behët një herë në 3 vjet
ka rëndësi në sqarimin e krimeve të errëta ku përfshijnë të dhëna nga
anketat dhe intervistat e ndryshme. Në Francë kemi Statistika gjeneralë
mbi kriminalitetin etj.
Evidencat statistikore paraqiten përmes numrave absolute dhe relative,
këto evidenca në një shtet i mbajnë organet policore, prokuroritë dhe
gjykatat.

Evidencat Statistikore të policisë mbi kriminalitetin - shënimet e policisë janë


të larmishme ku mblidhen të dhëna mbi veprën penale, kryesin e veprës,
moshën, gjininë, profesionin etj. Mirëpo këto të dhëna shpeshherë s’janë të sakta
bëhen gabime për shkak të paraqitjes së rrejshme, kualifikimeve të gabueshme
etj.

Evidencat Statistikore të prokurorisë publike mbi kriminalitetin - përmbajnë


shënime dhe të dhëna mbi numrin e akuzimeve ndaj personave të dyshuar se
kanë bërë krime në një shtet, evidencat janë më të ngushta se sa të policisë
mirëpo prapëseprapë duhen të merren me rezervë duke pasur faktin se këto
evidenca nuk paraqesin fjalën e fundit mbi numrin e sjelljeve kriminale.

Evidencat Statistikore të gjykatave mbi kriminalitetin - janë më të preferuara


për përcjelljen e të dhënave mbi kriminalitetin në një vend, këto evidenca në
literaturën kriminologjike konsiderohen se janë më të sakta dhe të sigurta.

Vërejtje kritike lidhur me Evidencat Statistikore mbi Kriminalitetin -


ekzistojnë 2 pikëpamje lidhur me këtë: ai Legal - që thekson se si kriminalitet
mund të evidentohen vetëm krimet, dhe Real - që thekson se si krim duhen
cilësuar të gjitha sjelljet kriminale që ndodhen në jetën reale pa marr parasysh a
janë të evidentuar nga policia, prokuroria apo gjykatat. Në hulumtimet
kriminologjike duhet marrë parasysh dukurinë e numrit të errët-tepërt” të
krimininalitetit në një shtet.

Problemi i evidencave statistikore - nga përvoja e praktikës gjyqësore dihet se


një nr. i konsideruar i sjelljeve kriminale paraqesin vepra penale dhe ndaj kryesve
duhet të zhvillohej procedura e ndjekjes penale mirëpo nëse ato nuk regjistrohen
cilësohen si numër i errët i kriminalitetit.

Numri i “errët” ose i paevidentuar i kriminalitetit - Autori i parë i statistikës


kriminale Ketlet ka theksuar se qëllimi i statistikës kriminale është mbledhja e të
dhënave dhe shënimeve mbi kriminalitetin në një shtet, për ketë ai kriminalitetin e
ka ndarë në vepra penale kryesit e të cilave: janë të njohura, të panjohura dhe
vepër penal krejtësisht të panjohura. Enriko Ferri krimet i ndanë në krime të
njohura nga policia dhe gjykata dhe krime reale që kanë ndodhur në botën reale.
Ketë kriminalitet të paevidentuar autorët e kanë quajtur me emër të ndryshëm,
”numri i errët”, “fushë e errët”etj.

Numri i “përhimet” i kriminalitetit - dallon nga numri i errët sepse këtu është
fjala për rastet e njohura të cilat nuk janë ndriçuar mire deri në fund nga organet
kompetente. Schneider lidhur me numrat e errët dallon numrat e errët absolute -,
relativ dhe te karrierës kriminale.
Numri i ‘tepërt” i kriminalitetit - këtu kemi të bëjmë me rastet e evidentimit dhe
regjistrimit të sjelljeve kriminale që në të vërtet s’kanë ndodhur ose s’ekzistojnë.
Këto ndodhin kur paraqiten raste të rrejshme ose institucionet qëllimisht rrisin
numrin e kriminalitetit për arsye politike apo praktike. Këto të dhëna quhen me
emrat kriminalitet fantomik, i shpifur, i ekzagjeruar. Pra, numri i tepërt paraqitet
kur disa individ shpallen fajtor e janë të pafajshëm.
Shkaqet e paraqitjes së numrit të “errët” ose të “tepërt” - mendohet se numri
më i madh i krimeve të paevidentuar ka të bëjë me krimet e lehta dhe të imta
kundër pasurisë, krimet në mes familjes, deliktet seksuale etj, të cilat s’janë
paraqitur afër ose janë ekzagjeruar pa ndodhur fare. Mënyra e zbulimit të numrit
të errët sipas kërkimeve kemi 2 mënyra origjinale të studimit; studimi mbi
vetakuzimin dhe studimet mbi viktimat.

Studimi mbi vetakuzimin - apo Self Report Studies si mënyrë të zbulimit të


numrit të errët dhe të përhimtë në kërkimet kriminologjike po aplikohet qe disa
vjet, me anë të anketimit dhe intervistimit me qytetar të moshave të ndryshme
lidhur me faktin se a ka ky krimi gjatë jetës ose në periudha të caktuara, çfarë
janë krimet edhe a janë përgjigjur penalisht. Të anketuarit-intervistuarit shënojnë
krime të cilat i kanë kryer e për të cilat nuk janë në dijeni organet kompetente.
Këto anketa-intervista janë të lira e vullnetare dhe mënyra e këtillë e hulumtimit
quhet metodë e vetakuzimit. Studime të këtilla sot bëhen në (SHBA, Britani,
Gjermani etj).

Studimet mbi Viktimat - studiohet me anë të anketimit-intervistimit të personave


të ndryshme se a kanë qenë ndonjë herë viktimë e krimeve të caktuara dhe a i
kanë paraqitur ndonjëherë te organet kompetente. Si nismëtar i kësaj metode
konsiderohet Henting. Kjo metodë aplikohet në SHBA, Itali, Holandë etj. Arsyet e
mosparaqitjes së viktimave në polici janë: konsiderimi i tyre si krime të imta dhe
pa pasoja, lidhja familjare dhe farefisnore me kryesin, frika nga hakmarrja,
mosbesimi tek organet kompetente, frika nga publikimi etj.

Krimi si objekt studimi i disa disiplinave shkencore - kriminaliteti studiohet


dhe analizohet si dukuri shoqërore dhe si kategori juridike, etike, morale, dhe si
raport i caktuar shoqëror, psikologjik dhe familjar. Kriminologjia për të arritur këto
duhet të ketë raporte të mira me disiplinat tjera shkencore të cilat në aspekte të
ndryshme ndriçojnë problematikën e kriminalitetit. Kriminologjia ka raporte të
ngushta me një numër të caktuar të disiplinave të veçanta kriminologjike të cilat
kanë pasur ndikim të dukshëm në hulumtimet e shkaqeve të kriminalitetit e ato
shkenca janë si më poshtë.

1. Antropologjia kriminale - ka ndikuar dukshëm në zhvillimin e hulumtimeve


kriminologjike dhe në ndriçimin e lidhjeve në mes konstrukcionit trupor të njeriut
dhe sjelljes së tij delikuente.

2. Psikologjia dhe Psikopatologjia kriminale - ku në pikëpamje shkencore


analizojnë studiojnë lidhjet në mes të sjelljeve kriminale të delikuentëve dhe
vetive dhe cilësive të tyre psikologjike dhe çrregullimeve psikike.

3. Biologjia kriminale - ndërlidh vetitë anatomike - fizike me vetitë dhe cilësitë


biologjike të individit me sjellje kriminale.

4. Sociologjia kriminale - trajton aspektin social të krimit.

5. Gjeografia kriminale - merret me hulumtimin e shpërndarjes dhe përhapjes


së kriminalitetit në vende, regjione dhe vise të ndryshme të botës.

6. Viktimologjia kriminale - merret me studimin e viktimës, formave, shkaqeve


të paraqitjes dhe masave për parandalimin e viktimizimit.
Raporti i Kriminologjisë me shkencat tjera penale me:

Teoritë mbi kriminalitetin dhe historiku i mendimeve kriminologjike


Kriminaliteti që nga kohërat e lashta ka zgjuar interesim në qarqet e ndryshme
shoqërore, shkaqet e krimit janë paraqitur që nga koha e shteteve të para, nga
koha antike e deri në ditët e sotme. Kjo rrugë e paraqitjes së mendimeve
historike do të vështrohet në 2 faza; faza e I-rë përfshinë mendimet e hershme
mbi shkaqet e kriminalitetit dhe faza e II-të përfshinë pikëpamjet dhe mendimet e
shkollave të njohura juridiko - penale, kriminologjike mbi kriminalitetin.

Mendimi antik mbi kriminalitetin - fillohet me pikëpamjet antike të filozofëve të


lashtë grek që ka pasur mendime qe është folur edhe me herët si në (Egjipt,
Babiloni, Kinën e vjetër etj.) mirpo mendimet e para i shohim te filozofët grek e
kanë punimet e tyre, flitet për shfaqjen dhe arsyen e marrjes së individit me
sjellje kriminale.

Platoni - në veprën e vet “Ligjet” ka trajtuar çështjen e krimit e veçmas të disa


veprave penale vjedhjeve e vrasjeve. Sipas tij krimi kryhet për shkak të ndikimit
të instinktit, të epsheve të pamposhtura dhe shpirtit të sëmure të kryerësit të
veprës dhe faktorëve të jashtëm janë rezultat i çrregullimeve dhe degjenerimeve
anatomiko-biologjike që ndodhin te disa individ. Pikëpamjet e tij tregojnë që ai
kërkonte që kryerësit, të cilët kanë kryer krime nga mosdija të dënohen me
dënime të lehta, e për kriminelet e pa përmirësuar propozon aplikimin e masave
preventive të edukimit, përmirësimit, duke e edukuar shpirtin dhe trupin e tyre
duke aplikuar dhunën dhe dhembjen me një anë masat e izolimit nga shoqëria
dhe masa të eliminimit fizike nga shoqëria.

Aristoteli - mendon se individi merret me sjellje kriminale për shkak të ndikimeve


të motiveve dhe shprehive kriminale, e si shkak përmend skamjen edhe
varfërinë. Sipas tij personat të cilët kryejnë krime janë armiq të shtetit dhe të
shoqërisë. Për dallim nga Platoni, Aristoteli përmend ndikimin e rrethanave
ekonomike sociale si faktorë të paraqitjes së kriminalitetit mirpo për nga
parandalimi i krimit ka qëndrime të njëjta sikurse Platoni.
Romakët - në literaturën romake përmenden mendimet e filozofëve të njohur
romak si p.sh të Ulpianës, Ciceronit etj shprehja “dënimi nuk mund të jetë më i
madh se faji i bërë”.

Mendimi Mesjetar mbi Kriminalitetin

Shën Augustini - sipas tij krimi është mëkat i madh dhe shkelje e rregullave
hyjnore prandaj dënimi është i domosdoshëm dhe qëllimi i tij është të shpaguhet
krimi dhe të lahen mëkatet.

Toma Aukini - krimin nuk e trajton vetëm si cënim të rendit dhe rregullave
hyjnore të drejtësisë hyjnore por edhe si shkelje të mirave të përgjithshme
shoqërore, ku pushteti realizon paqen shoqërore.

Mendime humanitare dhe historiko - juridike mbi kriminalitetin

Tomas Mori - thekson se shkaqet e krimit gjenden në vet shoqërinë dhe e


kritikon ashpër shqiptimin e shpeshtë të dënimit me vdekje në praktikën e
atëhershme gjyqësore për krimet e imta siç ishin vjedhjet, mashtrimet etj.

Hugo Grocius - thekson se krimet janë ato veprime të sjelljes që janë kundër
jetës shoqërore, të mirave natyrore, sipas tij dënimi duhet të jetë në proporcion
me krimin.

Hobsi - thekson se krimi është vet rezultat i natyrës së njeriut, i vetive dhe
shprehive të tij. Është e njohur thënia e tij “ Njeriu për njeriun është ujk”

Monteskje - angazhohet për respektimin e personalitetit të njeriut në procedurën


penale, ai mendon se shkaqet e krimit gjenden në vet sistemin shoqëror, është
kundërshtar i ashpër i aplikimit të torturave dhe dënimeve trupore ndaj kryerësve
të veprave penale.

Zhan Zhak Ruso - thekson se shkaqet e kriminalitetit gjenden në kushte dhe


rrethanat shoqërore të kryerësve të veprave penale, ai thotë se njeriu nuk është i
prirë vetvetiu të kryej vepra penale, rrethanat ekonomike dhe politike njeriun e
shtyjnë të bëhet skllav dhe e detyrojnë të kryej krime.

Teoria - shkolla klasike juridiko - penale mbi kriminalitetin - në këtë drejtim


dallohen disa mendimtarë të njohur si Cesario Bekario, Gjeremi Bentham dhe
Anselm Fojerbah

Cesario Bekario - vepra e tij “Mbi krimet dhe dënimet” është e njohur si vepra e
sistemuar, e deri atëhershme mbi problemet e kriminalitetit e veçmas ndëshkimit.
Ai insiston në aplikimin e parimit “S’ka krim pa ligj, s’ka dënim pa ligj”. Në këtë
mënyrë ai kërkonte që krimet dhe dënimet të parashikohen më parë me ligj, po
ashtu angazhohej për parimin proporcionalitetit në mes të krimit dhe dënimit për
arsye se në praktikë personat dënoheshin me dënime të rënda për krime të
lehta.

Jeremy Bentham - shkaqet e kriminalitetit i kërkonte në rrethanat shoqërore,


angazhohej që veprimet kriminale të cilat ndodhin në shoqëri të rregullohen në
korniza ligjore po ashtu ishte kundër aplikimit të dënimeve trupore dhe me
vdekje, dhe mbrojtjen e individit nga arbitrarizmi i pushtetit gjyqësor.

Anselm Fojerbah - ishte ithtar i parimit të legalitetit, përkatësisht ligjshmërisë në


trajtimin e kriminalitetit dhe përgjegjësisë penale. Ka qenë redaktor i Kodit Penal
të Bavarisë.

Teoria antropologjike ose kriminalitetit të lindur, sipas Qesario Lambrozes


Bëri lidhjen në mes vetive anatomike e biologjike në një anë dhe sjelljeve
kriminale të individëve në anën tjetër për të zbuluar dhe vërtetuar se vetitë e
ndryshme anatomiko-biologjike kanë ndikim vendimtar në sjelljet kriminale të
disa individëve. Sipas tij në pjesët e ndryshme të trupit e sidomos në kafkën e
njeriut delikuent janë të vendosura disa qendra që përcaktojnë në mënyrë
biologjike veprimet dhe sjelljet e tyre duke bërë një varg matjesh dhe studimesh
antropometrike. Në bazë të hulumtimeve të tilla gjoja kanë gjetur lidhshmëri të
drejtpërdrejtë të formës së kafkës dhe trupit të njeriut me sjellje kriminale. Këtu
është shquar Lambroza që ka ardhur në përfundim se ekziston I ashtuquajturi
“kriminel i lindur” i cili dallonte nga njerëzit normal me disa karakteristika të cilat
ai i quante “stigma të degjeneruar - shenja krimineli”. Në këtë drejtim ai përmend
tipin “Atavis” të delikuentit i cili veçohet me nofulla të qitura, kokë të mprehte e të
gjatë, me veshe të mëdhenj, me ballë të qitur etj, këto shenja ai i quante shenja
të degjenerimit. Lambroza kriminelët i ndanë në 5 grupe; 1. kriminel të lindur; 2.
kriminel të sëmure në pikëpamje shpirtërore; 3. kriminel nga pasionet; 4. kriminel
të shprehive dhe kriminel të rastit.

Teoritë pozitiviste italiane

Enriko Feri - I njohur me veprën e tij “ Sociologjia kriminale”, pikëpamjet e veta


sociale mbi krimin i ka paraqitur në disa punime ku sipas tij kriminaliteti është
pasojë e ndikimeve reciproke të faktorëve antropologjik, social dhe fizike e jo
vetëm shprehje e vullnetit të lirë apo disa fuqive të mbinatyrshme. Si faktor të
kriminalitetit përmend: dendësinë e popullsisë, klimën, opinionin publik,
religjionin, familjen dhe strukturën e saj, industrializimin, alkoolizmin, organizatat
dhe institucionet publike etj.
Rafaello Garofalo - është autor i parë i veprës me titull ”Kriminologjia” ku thekson
se në shoqëri ekziston një “kriminalitet natyror” dhe “kriminalitet ligjor” mirpo ai në
mënyrë kontinuele mbron tezen e tij se kriminaliteti është kategori natyrore e jo
kategori juridike. Sipas tij krimi rrezikon ndjenjat solidare dhe nderin e qytetarëve
që do të thotë krimineli sipas tij cilësohet në mungesë të ndjenjës ndaj
respektimit të këtyre ndjenjave solidare, atij i mungon sinqeriteti dhe
ndershmëria.

Teoritë biologjike mbi kriminalitetin - dhe shkaqet e tij në rend të parë i


trajtojnë si të kushtëzuara nga vetitë biokonstitucionale të kriminelëve. Autori
amerikan profesor i Universitetit të Harvardit ka bërë studimin dhe matjen
antropometrike dhe morfologjike të dy grupeve të njerëzve të burgosurve kriminel
dhe qytetarëve të lirë në anën tjetër, ai ka vërejtur se ekzistojnë dallime të
dukshme për nga disa karakteristika anatomike - fizike të këtyre kategorive të
popullatës këto dallime vërehen në peshë, shtat, gjerësi të kraharorit, forma e
kokës, në disproporcion të gjymtyrëve të trupit. Ai i ndan tipat kriminel sipas
ndërtimit fizike në 3 grupe: endomorph, ektomorf, dhe mezomorf.

Teoria e trashëgimit dhe shprehive të lindura - sipas këtyre teorive personat


delikuente kryejnë krime ngase në strukturën e vet anatomiko - biologjike kanë
parakushte të lindura kriminale, ku personat delikuent lindin me disa shprehi
kriminale dhe ata nuk mund të lirohen nga ato gjatë jetës. Po ashtu është teoria
mbi trashëgiminë e parakushteve kriminale e thekson të njëjtën gjë. Me qëllim të
vërtetimit të këtyre qasjeve, është bere hulumtimi i ashtuquajturës familjes
kriminale gjatë disa gjeneratave nga shumë shtete të botës dhe kanë ardh në
përfundim se familjet e këtilla janë përcjellëse të disa vetive krimeve prej
gjeneratave të më parme në gjenerata të reja. Biokriminologjia është disipline
shkencore e cila merret me studimin e lidhjeve në mes sjelljeve kriminale dhe
vetive të ndryshme biologjike.

Teoria e racës mbi kriminalitetin - sipas saj sjelljet kriminale mund të


shpjegohen në bazë të përkatësisë raciale të kryerësve - kriminelëve. Përkatësia
etnike, ngjyra e lëkurës dhe vetitë tjera raciale një kohë të gjatë kanë dominuar si
përpjekje për të shpjeguar shkaqet e kriminalitetit. Si ithtar të kësaj teorie
shquhet Lombrazos. Në mes dy luftërave botërore sidomos në Gjermani është
theksuar se grupi etnik hebreit është parapërcaktuar të kryej disa sjellje - veprime
kriminale dhe kjo Gjermanëve u ka shërbyer si pretekst për gjenocidin dhe
shfarosjen e tyre. Edhe raca e zezë është parapërcaktuar nga amerikanet që të
kryej krime në SHBA. Autori Bonzher në punimin e vet “Raca dhe Kriminaliteti”
ka theksuar se përkatësia raciale nuk është determinuese në paraqitjen e
kriminalitetit, ai ka theksuar se kushtet e vështira materiale të ekzistencës,
pozitës inferiore politike, papunësia etj, janë faktor që kanë nxitur sjelljet
kriminale e jo raca e tyre.

Teoria endokronologjike mbi kriminalitetin - sipas kësaj teorie sjelljet


kriminale të disa individëve janë rezultat i mosfunksionimit të duhur apo
çrregullimit të gjëndrave endokrine dhe është kërkuar që të dal një disipline e re
e cila do te quhej Endokronologjia kriminale. Disa autorë mendojnë se: krimi i
dhunës, delikte seksuale, vrasjet, vjedhjet, dukuria e piromanisë dhe sjelljet tjera
agresive kriminale janë rezultat i mosprodhimit të duhur dhe çrregullimit
funksional të disa gjëndrave hormonale.
Teoria e kromozomeve - kërkimet dhe studimet në këtë drejtim, kanë zbuluar se
disa persona që kanë çrregullime - aberracione në strukturën e kromozomeve
merren me shpesh me aktivitete kriminale se sa personat tjerë. Kromozomi i
tepërt quhet kromozom vrasës dhe paraqitet te meshkujt me kromozom XYY dhe
te femrat XXY e cila konsiderohet skemë jonormale. Studimet e fundit gjenetike,
zbulimi i ADN-së dhe formulave të gjeneve të njeriut - gjenom e bënë edhe me
interesant rolin dhe rëndësin e kërkimeve gjenetike në shpjegimin e shkaqeve të
sjelljeve kriminale të njeriut.
Teoria psikologjike mbi kriminalitetin - ndër teoritë më të njohura psikologjike
lidhur me kriminalitetin përmenden teoria e papërshtatshmërisë, imitimit,
inteligjencës, psikoanalitika, e frustrimeve psikike etj.

Teoria e papërshtatshmërisë - sipas saj krimi dhe sjelljet devijonte janë rezultat
i mos mundësisë së përshtatjes - adaptimit të delikuentit në rrethanat e caktuara
shoqërore. Me ndikimin e papërshtatshmërisë në sjellje kriminale janë marrë
shumë autorë të njohur ndërta edhe Frojdi ku sipas tij njeriu bëhet delikuent dhe
kriminel nëse nuk arrin të realizoj dëshirat dhe kërkesat e veta dhe nëse këto
dëshira nuk i koordinon me normat e rrethit dhe ambientit të caktuar shoqërore.

Teoria e inteligjencës - sipas kësaj teorie në kryerjen e krimeve marrin pjesë


persona që kanë nivel të ulët të inteligjencës. Janë të njohura mendimet e Alfred
Bine i cili ka hartuar një test të konstatimit të kuotës së inteligjencës IQ e cila ka
reflektime me sjellje kriminale. Nga praktika dihet që persona me inteligjencë të
ulët bëjnë vrasje mirëpo krimet ekonomike zakonisht i kryejnë personat mjafte
inteligjent deri sa e përpilojnë planin e organizmit të krimit.

Teoria psikoanalitike - e kultivuar nga psikologu Sigmund Frojd në veprën


psikanaliza thekson se sjelljet kriminale të individit mund të shpjegohen si
shprehje e ndikimeve dhe shtytjeve instikte, si rezultat i ndikimeve të faktorëve
psikik të brendshëm të nxitjeve nga nënvetëdija nga motivet seksuale. Sipas
Frojdit në formimin e personalitetit rolin kryesor e luan fëmijëria e parë, periudha
prej 1-5 vjeç. Studimin e parë përfshinë moshën prej 0-1 vit ku aktiviteti kryesor
kënaqësinë fëmija e arrin përmes gojës dhe quhet Faza orale. Prej 1-2 është
faza anale ku fëmija kënaqësinë e arrin përmes kryerjes së nevojës -
defekacionin. Prej 2-4 është faza fallus këtu fëmija kënaqësinë e arrin duke
luajtur me organin gjenital. Pas këtyre fazave vjen periudha latente 4-8 vjet ose
periudha e fjetur e kënaqësisë seksuale. Frojdi mendon se kusht themelor i
zhvillimit normal të fëmijës është kapërcimi me sukses i këtyre fazave. Frojdi po
ashtu përmend dy komplekse:

-Kompleksi i Edipit - e ka marrë emrin nga mitologjia greke mbretit Edip ku


thotë një djalë i ri e vret babën dhe martohet me ëmën e vet, ky kompleks
shpjegon se djali ka ndjenja seksuale për te ëmën sepse se ka kaluar mire fazën
e Idit dhe fallike për atë e përcjell ky kompleks dhe ka të bëj me shtrydhjen e
ndjenjave që krijon shqetësime nervore, çrregullim dhe sëmundje.
-Kompleksi i Elektrës - manifestohet te vajzat në fazën fallike dhe qëndron në
ndjenjën inferiore të tyre ndaj djemve “pse nuk e kane organin gjenital si te tyre
duke fajësuar të ëmën për gjininë e tyre dhe e duan babanë më shumë, ajo
mundohet të identifikohet me nënën e saj, sipas Frojdit shumë çrregullime dhe
deformime seksuale dhe shpirtërore në jetën e mëvonshme që kalojnë prej
vetëdijes në ndërdije deri sa nuk shpërthejnë në raste të tilla vjen deri te paraqitja
e sjelljeve kriminale. Frojdi në lidhje me personalitetin e njeriut flet për 2 grupe
instinktesh të cilat e përcaktojnë atë:
-instinkti i jetës - eros që janë instinktet i urisë, etjes dhe instiktet seksual këto
janë instiktet kryesore dhe
- vdekjes - thanatos që janë instinkte shkatërruese e agresive dhe kjo kategori e
njerëzve është shume prezent në kryerjen e veprave kriminale këto ndikojnë në
qëndrimet, veprimet dhe sjelljet e individit. Ai po ashtu përmend instinktet Libido
që janë force motorike e brendshme që e shtyn individin t’i përmbushë dëshirat e
veta.
Frojdi shumë deformime në lëminë e kënaqjes së dëshirave dhe kontaktit të
caktuara i shpjegon me formulën e psikoanalizës me anë të tri komponentëve siç
vijon:
-Komponentja e Idit - e cila karakterizohet me dominimin e instinkteve dhe
motiveve biologjike, kjo ndikon te fëmijët kur me mos plotësimin e dëshirave të
tyre janë mjaft agresiv.
-Komponenta e Egos - është pjesë qëndrore e personalitetit që përpiqet ti
harmonizojë kërkesat (që janë të natyrës instiktive - biologjike me normat
morale, ligjore dhe shoqërore) dhe shtytjen e Idit. Pra këtu shtytja e dy
personaliteteve që shpien deri te sjellja kriminale.
-Komponenta e Superegos - këtu dëshirohen të realizohen idealet, vlerat dhe
normat që kërkohen nga rrethi që të veprojnë në mënyrë prefeksioniste që
shpeshherë kjo shoqërohet me ndjenjën e fajit ose të vetëkënaqësisë. Këto
kërkesa janë në kundërshtim me kërkesat e Idit prandaj detyrë e Egos është t’i
harmonizoje këto dy kërkesa kundërthënëse.
Në përfundim me shpjegimin e Frojdit kuptojmë se Idit - është rrafshi i
pavetëdijshëm i personalitetit, Egoja -është ana psikologjike e personalitetit,
Superegoja-është ana sociale e tij.
Teoria e frustrimeve psikike - është një variante e teorisë psikoanalitike, e cila
sjelljen kriminale përpiqet ta shpjegoj me faktin se personaliteti i njeriut delikuent
nuk ka arritur që gjatë zhvillimit të vet t’i kënaq disa kërkesa dhe për ketë arsye
gjendet në një gjendje të veçantë me shpresa të thyera e cila gjendje nxit
agresionin dhe shkakton frustrime psikike. Ajo manifestohet me praninë e frikës,
vështirësitë për funksionimin e shëndetit që shkaktojnë shqetësime. Vragë të
madhe lëne rastet e konflikteve në familje në fëmijëri. Personat me probleme të
tilla në jetën e përditshme ndihen inferior, të dëshpëruar dhe nuk kanë guxim të
ballafaqohen me problemet në jetën reale. Kësisoj autori Dollard në veprën e tij”
Frustration and Agression” vërteton se ekziston lidhja direkte në mes frustrimeve
dhe agresioneve pra agresioni përherë është pasoje e frustrimit. Mirëpo sjelljet
kriminale nuk mund te cilësohen gjithmonë si rezultat i personave që në
fëmijërinë e hershme kanë frustrime të caktuara.
Teoritë sociologjike mbi kriminalitetin - këto teori ndahen në:
-Teoritë dhe pikëpamjet e hershme sociologjike mbi kriminalitetin - si
përpjekje të parë për këtë teori konsiderohen punimet e autorëve Keltet&Egrit që
janë të njohur si pionier të statistikës kriminale - gjeografisë kriminale. Ata kanë
të njohur krahasimin e veprave penale dhe disa dukurive tjera shoqërore që
burojnë nga ambienti konkret social dhe mohon konstatimet e shkollave
antropologjike dhe biologjike mbi kriminalitetin e lindur. Kështu mund t’i citojmë
disa konstatime te njohura, “vet shoqëria i krijon dhe përgatit krimet e veta”, ose
“është rrallë krimineli i lindur po mos ta krijonte shoqëria”
-Teoria Psikosociale e Gabriel Tard-it - është i njohur për nga orientimet
sociologjike në shpjegimin e shkaqeve të kriminalitetit, ai i bënë kritikë të ashpër
teorisë mbi kriminelin e lindur dhe shkollës antropologjike të Lombrozës. Shumë
vepra të tij si “ Kriminaliteti krahasues” ku citon se faktori më i fuqishëm në
paraqitjen e sjelljeve kriminale janë rrethanat sociale dhe problemet e adaptimit
në kushtet ekzistuese të jetesës.
-Pikëpamjet sociologjike të Emil Dyrkemit - në këtë drejtim janë të njohura
veprat e tij “Vetëvrasja”, “Format elementare të jetës religjioze”, “Rregullat e
metodës sociologjike’ etj, lidhur me shkaqet e kriminalitetit thekson se krimi është
dukuri normale e shoqërisë sepse ai është faktor i një ambienti të shëndosh dhe
normal shoqërore. Sipas tij shkaqet e krimit dhe rrënjët e tij gjenden në vet
natyrën e shoqërisë njerëzore, në ambientin shoqërore dhe në mungesën e
kontrollit shoqëror. Ai po ashtu thekson se shoqëria në të cilën ka rënë
kriminaliteti ndodhet në një gjendje jo të shëndoshe dhe jonormale. Dyrkemi
është i njohur me analizën e Anomisë që do të thotë gjendje pa ligj si faktor në
paraqitjen e sjelljeve kriminale. Ai Anomi e quan atë gjendje ne shoqëri e cila
cilësohet e paligjshme - kaos. Kjo gjendje është frika, pasiguria, izolimi, tërheqja
në vetvete e individit ku manifestohet në qytete të mëdha në metropole që i quan
kështjella të vetmisë. Idetë e Dyrkemit edhe sot janë aktuale në hulumtimet
empirike kriminologjike.
-Pikëpamjet sociologjike të Franc Von Listit- është i njohur si përfaqësues i
shkollës sociologjike në të drejtën penale që e ka themeluar “Unionin
ndërkombëtar për te drejtën penale”. Sipas Listit në paraqitjen e kriminalitetit
ndikojnë 2 grupe faktorësh:
-Faktorët individualë - që mund të jenë të natyrës biologjike, psikike,
-Faktorët social - që mund të jenë të natyrës ekonomike, familjare, sociale,
politike etj, faktorët social kanë ndikim dominant në krahasim me ata individual.
Pastaj ai e bënë ndarjen në: kriminalitete akute dhe kronike. Kriminelet i ndanë
në kriminel nga: shprehitë, tendenca, kronike, të përmirësueshëm, të pa
përmirësueshëm. Listi është i njohur për dualizmin për luftimin dhe pengimin e
kriminalitetit.
Mendimet e shkollës së mbrojtjes së re shoqërore - paraqiten pas Luftës së
II-të botërore, përfaqesuesit më të njohur të kësaj shkolle janë Filipo
Gramatika&Mark Ansel. Kjo shkollë ka bërë hartimin e një aksioni antikriminel e
cila ka pasur për detyrë përmirësimin dhe kthimin e delikuentit në shoqëri dhe në
fund mbrojtjen e shoqërisë nga kriminaliteti. Shkaqet e kriminalitetit kjo shkollë i
gjenë në shoqëri dhe zakonisht janë të natyrës individuale dhe sociale.
Ansel ka punuar në parandalimin e kriminalitetit në aspektin e përgjithshëm dhe
individual, dhe dëmi nuk guxon të mbështet në hakmarrje.
Teorite e reja sociologjike ose amerikane - pjesa më e madhe e këtyre teorive
janë paraqitur në SHBA pas viteve 30’, si teori të reja konsiderohen;
-Teoria e grupit ose sjelljeve devijante - që thekson se kriminaliteti është
rezultat i ndarjes së shoqërisë në grupe të ndryshme, si në pikpamje horizontale
ashtu edhe në atë vertikale. Këto grupe mund të kenë karakter etnik, religjioz,
kulturor, politik, racial e social. Sipas këtyre teorive kriminaliteti rrjedh për shkak
të kundërthënieve në mes grupeve të ndryshme. Prandaj sipas karakterit të
këtyre grupeve shoqëria amerikane është teren i përshtatshëm për trajtimin dhe
studimin e këtyre sjelljeve kriminale që paraqiten si rezultat i kundërthënieve në
mes grupeve të ndryshme.
-Teoria e dezorganizimit shoqëror - sipas kësaj teorie kriminaliteti është
shprehje e një dezorganizimi që mbretëron në shoqëri. Si dezorganizim trajtohet
gjendje në ambient shoqërore ku nuk është i pranishëm funksionimi normal dhe
harmonik i të gjitha segmenteve të jetës politike, ekonomike, sociale dhe
familjare. Dezorganizimi çrregullon jetën dhe punën e individëve, familjeve,
grupeve të caktuara. Këtë koncept të paraqitjes të kriminalitetit e trajton dhe
shpjegon Edhin Sutherland.
-Teoria e konflikteve dhe dallimeve kulturore - potencon në konflikte kulturore
ku qëndrimi ndaj kulturave tjera është negativ. Torsten konfliktet kulturore i ndan
në konflikte primare që paraqiten atëherë kur ndeshen dy kultura, dy norma, dy
vlera të grupeve dhe sistemeve të tyre dhe në konflikte sekondare që janë
konfliktet kulturore që paraqiten brenda një grupi të së njëjtës kulturë.
-Teoria e anomisë - është paraqitur në Evropë e përkrahje ka gjet në SHBA, për
herë të parë e ka përmendur dhe analizuar Dyrkemi e më pas e ka shtjelluar
Robert Merton - i cili thekson se në paraqitjen e sjelljes kriminale ndikon gjendja
e cila krijohet në shoqëri e sidomos kur shtresat e gjera dhe të varura nuk arrijnë
t’i realizojnë qëllimet e veta dhe arrihen moskuptime. Meqë këto qëllime nuk
arrihen në mënyrën e ligjshme atëherë disa individ e bëjnë këtë në mënyre të
paligjshme me sjellje kriminale, kjo gjendje e shkeljes së ligjit dhe të pranisë së
kaosit quhet gjendje e anomisë. Anomia është një gjendje e dëshirimit, e
pasigurisë e sidomos gjendja e cila nuk siguron perspektivë për një numër të
madh të individëve.
Vlerësimi kritik i teorive të reja sociologjike - teorive të reja sociologjike ju bën
edhe vërejtje se ato janë të ngjashme njëra me tjetrën, se përkufizimet dhe
nocionet e grupit, kulturës, anomisë, nuk janë të qarta, se kriminalitetin e
shpjegojnë në mënyre sipërfaqësore se kërkimet dhe studimet e tilla nuk janë të
përcjellura me analiza të thella sociologjike.
Teoritë e interaksionit dhe etiketimit - Teoritë e interaksionit kriminalitetin e
shpjegon si rezultat i ndikimeve të disa faktoreve që vijnë nga vet organizmi i
shoqërise dhe pushtetit. Ato depërtojnë në kërkimet kriminologjike nga shkenca e
psikologjisë dhe sociologjisë të cilat kanë gatuar traditë në aplikimin e kësaj
teorie. Kjo teori e shpjegon kriminalitetin si pasojë të reagimit, aksionit, të
organeve të ndjekjes, organeve të kontrollit të pushtetit dhe gjykatave. Becker ka
thënë se sjellja devijante paraqet një kualitet e cila nuk qëndron në vet veprimet
e individit por raportet e tij dhe shtetit që krijohen, pra në çdo shtet ekzistojnë
grupe shoqërore të cilat kanë pushtet politik, ekonomik pra, grupet konformiste.
Teoritë e etiketimit (njollosjes) - shkaku i kriminalitetit gjendet në praktikën dhe
tendencën e regjimit, organeve të pushtetit që disa individ dhe disa grupe t’i
etiketojnë e ti shpallin delikuent. Ky aktivitet i njollosjes quhet ndryshe
stigmatizim, kur stigmatizohen personat dhe grupet tjera atëherë shpjegohen
shkaqet e vërteta të sjelljes kriminale. Kështu nëse pushteti arrin që individëve t’i
mvesh etiketën si kriminel pozita e tyre ndryshon dukshëm.

Mendimi kriminologjik shqiptar - për dukurinë e krimit tek shqiptaret kërkimet


shkencore kanë nisur më vonë në krahasim me shtetet tjera. Dukuritë e vrasjeve,
hakmarrjeve, grabitjeve, fejesave e martesave sipas zakoneve prapanike,
përçarjet regjionale, fetare dhe klasore kanë qenë temat e shpeshta në krijimet e
tyre. Ismet Elezi kriminolog autor i shquar i të drejtës penale dhe kriminologjisë
shqiptare në punimin e vet “Mendimi juridik shqiptar” flet për jurist intelektual të
cilët kanë folur për format e krimeve të rrezikshme dhe propozimet për pengimin
dhe luftimin e tyre. Në gazetën Besa lavdrohej teoria e delinkuentit të lindur dhe
shpjegimit të shkaqeve të paraqitjes se krimit sipas Lombrozes dhe për arritjet e
tij. Shkaqet e krimit në Shqipëri dhe në përgjithësi i kërkonin në kushtet sociale
dhe ekonomike. Sipas konstatimit të Ismet Elezit disa gjyqtarë të gjykatave të
diktimit kanë qenë korrekt dhe në nivelin profesional duke rrezikuar shpesh edhe
postin e tyre nga autoritetet qeveritare nga se kanë insistuar të trajtojnë dhe
gjykojnë çështje të ndryshme penale sipas ligjit dhe bindjes së tyre të pavarur
prej gjykatësit e jo sipas kërkesës së zyrtarëve të politikës së ditës. Teren Toqi
me librin e tij “E drejta ndëshkimore dhe parimet e përgjithshëm” ai është
mbështetur kryesisht në të drejtën penale evropiane perëndimore. Ismet Elezi në
veprën e tij ‘Mendimi Kriminologjik” paraqet një gjendje të mjerueshme të sistemit
të së drejtës penale në Shqipëri për shkak të izolimit të saj për një periudhë të
gjatë kohore. Gjatë sundimit monist në Shqipëri Kriminologjia nuk pranohej si
shkencë mbi krimin por në mënyre të gjithanshme i studion materializmi historik.
Shkaqet e krimit në atë kohe cilësoheshin si mbeturina të së kaluarës në
ndërgjegjen e njerëzve. Shënimet statistikore mbi kriminalitetin nuk shpalleshin
dhe nuk kishte mundësi që kërkimet apo studimet e ndryshme nga kjo lëmi të
mbështeten në të dhëna zyrtare mbi ecuritë e formave të kësaj dukurie po
trajtoheshin si sekrete dhe nuk guxonin të publikoheshin pa lejen e pushtetit. Me
përmbysjen e sistemit monist dhe paraqitja e shoqërisë pluraliste fillon të ndërroj
gjendja. Vend të veçantë zënë veprimtaria profesionale shkencore e Elezit i cili
edhe në kushtet e sundimit totalitar ka arritur të botojë një numër të konsideruar
punimesh nga lëmia e të drejtës penale, kriminologjisë, e drejtës zakonore etj.
Një gjendje përafërsisht të njëjtë e hasim edhe në Kosovë që ishte nën sundimin
dhe okupim serb - jugosllav ku edhe shkenca mbi kriminologjinë zhvillohej nën
ndikim e tyre mbi ideologji marksiste. Pas nxjerrjes së kushtetutës 1974 në këtë
drejtim kanë kontribuar me shkrime e punime shumë gjyqtarë, jurist, avokatë me
tema të ndryshme mbi shkaqet e paraqitjes së krimit dhe parandalimit te saj.

You might also like