Professional Documents
Culture Documents
Krimi - shkaqet e krimit kanë qenë të varura nga shkalla e civilizimit, orientimit ideor
dhe përcaktimit profesional. Është fenomen shoqërore që qysh në shoqërinë primitive
vërehen orvatjet e luftimit të krimit, historia e civilizimit është e lidhur edhe me historinë
e krimit, për shkak se historia e krimit për herë ka zgjuar frikë, pasiguri dhe tmerr ndër
qytetarë e në te njëjtën kohë interesim. Krimi dhe sjelljet e ndryshme kriminale në botën
e sotme janë bërë temë e mediave të shkruara e elektronike. Programet filmike, TV-të,
video-klubet janë përplot me tema dhe përmbajtje të krimeve, dhunës, vrasjeve e
sjelljeve patologjike e që sjellin porosi negative duke zgjuar instinkte të ulëta e ideja për
krim, për ketë arsye shtrohet pyetja prej nga i gjithë ky interesim dhe opinion i
preokupuar të cilin e shpjegojmë me anën e disa faktorëve që vijojnë më poshtë.
Faktorët subjektiv dhe emocional - sipas autorëve të njohur Barnes & Beteres
interesimi për krim vjen nga ndjenja e frikës për sigurinë jetës, integritetit moral e
seksual, kënaqjes së epsheve nga dëshira e imitimit të krimit. Nga shume anketa,
analiza, kërkime kriminologjike të bëra në shume vende të botës vërtetojmë se frika nga
krimi ndër qytetarë është në vend të II-të, ndërsa frika nga kataklizmi e lufta në vend të
I-rë, e nga sëmundjet në vend të III-të. Sipas disa autorëve dhe teorive çdo njeri është
kriminel potencial. Kriminologu Bemelen konkludoi se interesimi për krim vjen si rezultat
i shtytjeve të brendshme të individëve të ndryshëm që në nënvetëdijen e tyre të
identifikohen me kryerësit e krimit, e ketë mendim e kontestoi amerikani Jonson duke
thënë se njerëzit nisen nga ana humanitare e jo nga ndjenja e krimit. Autori poeti Gete
ka thënë “Nuk ka krim të cilën një dite nuk do te isha i aftë ta kryej”, ketë mendim e
vërtetojmë përmes Metodës se Vetakuizmit ku shume njerëz kanë bërë krime të cilët
kurrë nuk janë përgjigjur për to e as nuk është ditur kurrë, nga kjo e dhënë del se numër
i errët i sjelljeve kriminale është i madh dhe prirja për të kryer krim është shumë e
shprehur. Ish - presidenti i SHBA-ve Klinton deklaroi se sot është rrezik i madh nga
sundimi i Kleptokratisë d.m.th nga qeverisja e hajnave, pra shumë autorë e vërejnë se
këtu qëndron arsyeja e interesimit të madh të krimit dhe frikës së madhe meqë janë të
përfshirë edhe ata që duhet ta mbrojnë shoqërinë nga kriminaliteti.
Faktori objektiv ose rreziku real nga atakimet e krimit - në grupin e II-të bëjnë pjesë
faktorët që nxisin interesimin për dukurinë e krimit si rrezikimin e vlerave dhe të mirave
Page 1 of 52
elementare të njeriut; jeta, liria, rrezikimi i rendit të caktuar ekonomiko - shoqërore,
rrezikimin e normave etiko - morale etj, të gjitha këto vlera dhe norma në çdo shoqëri
atakohen dhe janë të rrezikuara nga veprimet e ndryshme kriminale ku krimi iu hap
rrugën kaosit, korrupsionit, konflikteve midis qytetareve etj.
Faktorët ekonomik e material - grupi i III-të ku bëjnë pjesë humbjet dhe dëmët e
mëdha materiale që pëson shoqëria - individi drejtpërdrejte nga aktiviteti kriminal.
Harxhohen para të mëdha në pengimin e terrorizmit ndërkombëtare, krimit të organizuar
etj, ku nga të gjitha këto akte kriminale shkaktohen dëme materiale.
Page 3 of 52
Roli dhe detyra e kriminologut - kriminologu ka për detyrë të kërkoje dhe te njoh të
vërteten, ai duhet sa më shumë të lirohet nga qasjet subjektive dhe interesat personal
të cilat nuk kanë mbështetje në fakte dhe të dhëna objektive. Kriminologu i njohur Sabo
thekson funksionin tredimensional të kriminologut, ai duhet të ketë përherë fokus kritik
ndaj dukurive kriminale, duhet që në qasjet e tij të jetë kreativ, ai duhet të ketë guxim të
paraprijë me ide. Pra 3 funksionet kryesore të kriminologut; kritikues, kreator dhe
prognozues.
Kriminologjia e përgjithshme
Kriminologjia klinike
Kriminologjia akademike
Kriminologjia aplikative
Kriminologjia radikale
Kriminologjia viktimologjike
KRIMINOLOGJIA
Evidencat statistikore mbi kriminalitetin - këtu paraqitet një pasqyre reale e pranisë
së dukurisë se kriminalitetit në një shoqëri të caktuar. Për t’u arritur ky qëllim dhe për të
qenë pasqyrat dhe të dhënat e ndryshme të cilat fitohen, me të përdorshmet, në
kriminologji veçmas u kushtohet kujdes evidencave statistikore.
Problemi i evidencave statistikore - nga përvoja e praktikës gjyqësore dihet se një nr.
i konsideruar i sjelljeve kriminale paraqesin vepra penale dhe ndaj kryesve duhet të
zhvillohej procedura e ndjekjes penale mirëpo nëse ato nuk regjistrohen cilësohen si
numër i errët i kriminalitetit.
Numri i “përhimet” i kriminalitetit - dallon nga numri i errët sepse këtu është fjala për
rastet e njohura të cilat nuk janë ndriçuar mire deri në fund nga organet kompetente.
Schneider lidhur me numrat e errët dallon numrat e errët absolute -, relativ dhe te
karrierës kriminale.
Studimi mbi vetakuzimin - apo Self Report Studies si mënyrë të zbulimit të numrit të
errët dhe të përhimtë në kërkimet kriminologjike po aplikohet qe disa vjet, me anë të
anketimit dhe intervistimit me qytetar të moshave të ndryshme lidhur me faktin se a ka
ky krimi gjatë jetës ose në periudha të caktuara, çfarë janë krimet edhe a janë përgjigjur
penalisht. Të anketuarit-intervistuarit shënojnë krime të cilat i kanë kryer e për të cilat
nuk janë në dijeni organet kompetente. Këto anketa-intervista janë të lira e vullnetare
dhe mënyra e këtillë e hulumtimit quhet metodë e vetakuzimit. Studime të këtilla sot
bëhen në (SHBA, Britani, Gjermani etj).
Platoni - në veprën e vet “Ligjet” ka trajtuar çështjen e krimit e veçmas të disa veprave
penale vjedhjeve e vrasjeve. Sipas tij krimi kryhet për shkak të ndikimit të instinktit, të
epsheve të pamposhtura dhe shpirtit të sëmure të kryerësit të veprës dhe faktorëve të
jashtëm janë rezultat i çrregullimeve dhe degjenerimeve anatomiko-biologjike që
ndodhin te disa individ. Pikëpamjet e tij tregojnë që ai kërkonte që kryerësit, të cilët
kanë kryer krime nga mosdija të dënohen me dënime të lehta, e për kriminelet e pa
përmirësuar propozon aplikimin e masave preventive të edukimit, përmirësimit, duke e
edukuar shpirtin dhe trupin e tyre duke aplikuar dhunën dhe dhembjen me një anë
masat e izolimit nga shoqëria dhe masa të eliminimit fizike nga shoqëria.
Shën Augustini - sipas tij krimi është mëkat i madh dhe shkelje e rregullave hyjnore
prandaj dënimi është i domosdoshëm dhe qëllimi i tij është të shpaguhet krimi dhe të
lahen mëkatet.
Toma Aukini - krimin nuk e trajton vetëm si cënim të rendit dhe rregullave hyjnore të
drejtësisë hyjnore por edhe si shkelje të mirave të përgjithshme shoqërore, ku pushteti
realizon paqen shoqërore.
Tomas Mori - thekson se shkaqet e krimit gjenden në vet shoqërinë dhe e kritikon
ashpër shqiptimin e shpeshtë të dënimit me vdekje në praktikën e atëhershme
gjyqësore për krimet e imta siç ishin vjedhjet, mashtrimet etj.
Hugo Grocius - thekson se krimet janë ato veprime të sjelljes që janë kundër jetës
shoqërore, të mirave natyrore, sipas tij dënimi duhet të jetë në proporcion me krimin.
Page 10 of 52
Hobsi - thekson se krimi është vet rezultat i natyrës së njeriut, i vetive dhe shprehive të
tij. Është e njohur thënia e tij “ Njeriu për njeriun është ujk”
Zhan Zhak Ruso - thekson se shkaqet e kriminalitetit gjenden në kushte dhe rrethanat
shoqërore të kryerësve të veprave penale, ai thotë se njeriu nuk është i prirë vetvetiu të
kryej vepra penale, rrethanat ekonomike dhe politike njeriun e shtyjnë të bëhet skllav
dhe e detyrojnë të kryej krime.
Teoria - shkolla klasike juridiko - penale mbi kriminalitetin - në këtë drejtim dallohen
disa mendimtarë të njohur si Cesario Bekario, Gjeremi Bentham dhe Anselm Fojerbah
Cesario Bekario - vepra e tij “Mbi krimet dhe dënimet” është e njohur si vepra e
sistemuar, e deri atëhershme mbi problemet e kriminalitetit e veçmas ndëshkimit. Ai
insiston në aplikimin e parimit “S’ka krim pa ligj, s’ka dënim pa ligj”. Në këtë mënyrë ai
kërkonte që krimet dhe dënimet të parashikohen më parë me ligj, po ashtu angazhohej
për parimin proporcionalitetit në mes të krimit dhe dënimit për arsye se në praktikë
personat dënoheshin me dënime të rënda për krime të lehta.
Page 11 of 52
Teoritë pozitiviste italiane
Enriko Feri - I njohur me veprën e tij “ Sociologjia kriminale”, pikëpamjet e veta sociale
mbi krimin i ka paraqitur në disa punime ku sipas tij kriminaliteti është pasojë e
ndikimeve reciproke të faktorëve antropologjik, social dhe fizike e jo vetëm shprehje e
vullnetit të lirë apo disa fuqive të mbinatyrshme. Si faktor të kriminalitetit përmend:
dendësinë e popullsisë, klimën, opinionin publik, religjionin, familjen dhe strukturën e
saj, industrializimin, alkoolizmin, organizatat dhe institucionet publike etj.
Rafaello Garofalo - është autor i parë i veprës me titull ”Kriminologjia” ku thekson se në
shoqëri ekziston një “kriminalitet natyror” dhe “kriminalitet ligjor” mirpo ai në mënyrë
kontinuele mbron tezen e tij se kriminaliteti është kategori natyrore e jo kategori juridike.
Sipas tij krimi rrezikon ndjenjat solidare dhe nderin e qytetarëve që do të thotë krimineli
sipas tij cilësohet në mungesë të ndjenjës ndaj respektimit të këtyre ndjenjave solidare,
atij i mungon sinqeriteti dhe ndershmëria.
Teoritë biologjike mbi kriminalitetin - dhe shkaqet e tij në rend të parë i trajtojnë si të
kushtëzuara nga vetitë biokonstitucionale të kriminelëve. Autori amerikan profesor i
Universitetit të Harvardit ka bërë studimin dhe matjen antropometrike dhe morfologjike
të dy grupeve të njerëzve të burgosurve kriminel dhe qytetarëve të lirë në anën tjetër, ai
ka vërejtur se ekzistojnë dallime të dukshme për nga disa karakteristika anatomike -
fizike të këtyre kategorive të popullatës këto dallime vërehen në peshë, shtat, gjerësi të
kraharorit, forma e kokës, në disproporcion të gjymtyrëve të trupit. Ai i ndan tipat
kriminel sipas ndërtimit fizike në 3 grupe: endomorph, ektomorf, dhe mezomorf.
Teoria e racës mbi kriminalitetin - sipas saj sjelljet kriminale mund të shpjegohen në
bazë të përkatësisë raciale të kryerësve - kriminelëve. Përkatësia etnike, ngjyra e
lëkurës dhe vetitë tjera raciale një kohë të gjatë kanë dominuar si përpjekje për të
shpjeguar shkaqet e kriminalitetit. Si ithtar të kësaj teorie shquhet Lombrazos. Në mes
dy luftërave botërore sidomos në Gjermani është theksuar se grupi etnik hebreit është
Page 12 of 52
parapërcaktuar të kryej disa sjellje - veprime kriminale dhe kjo Gjermanëve u ka
shërbyer si pretekst për gjenocidin dhe shfarosjen e tyre. Edhe raca e zezë është
parapërcaktuar nga amerikanet që të kryej krime në SHBA. Autori Bonzher në punimin
e vet “Raca dhe Kriminaliteti” ka theksuar se përkatësia raciale nuk është determinuese
në paraqitjen e kriminalitetit, ai ka theksuar se kushtet e vështira materiale të
ekzistencës, pozitës inferiore politike, papunësia etj, janë faktor që kanë nxitur sjelljet
kriminale e jo raca e tyre.
Teoria e kromozomeve - kërkimet dhe studimet në këtë drejtim, kanë zbuluar se disa
persona që kanë çrregullime - aberracione në strukturën e kromozomeve merren me
shpesh me aktivitete kriminale se sa personat tjerë. Kromozomi i tepërt quhet
kromozom vrasës dhe paraqitet te meshkujt me kromozom XYY dhe te femrat XXY e
cila konsiderohet skemë jonormale. Studimet e fundit gjenetike, zbulimi i ADN-së dhe
formulave të gjeneve të njeriut - gjenom e bënë edhe me interesant rolin dhe rëndësin e
kërkimeve gjenetike në shpjegimin e shkaqeve të sjelljeve kriminale të njeriut.
Teoria psikologjike mbi kriminalitetin - ndër teoritë më të njohura psikologjike lidhur
me kriminalitetin përmenden teoria e papërshtatshmërisë, imitimit, inteligjencës,
psikoanalitika, e frustrimeve psikike etj.
Teoria e papërshtatshmërisë - sipas saj krimi dhe sjelljet devijonte janë rezultat i mos
mundësisë së përshtatjes - adaptimit të delikuentit në rrethanat e caktuara shoqërore.
Me ndikimin e papërshtatshmërisë në sjellje kriminale janë marrë shumë autorë të
njohur ndërta edhe Frojdi ku sipas tij njeriu bëhet delikuent dhe kriminel nëse nuk arrin
të realizoj dëshirat dhe kërkesat e veta dhe nëse këto dëshira nuk i koordinon me
normat e rrethit dhe ambientit të caktuar shoqërore.
Teoria e inteligjencës - sipas kësaj teorie në kryerjen e krimeve marrin pjesë persona
që kanë nivel të ulët të inteligjencës. Janë të njohura mendimet e Alfred Bine i cili ka
hartuar një test të konstatimit të kuotës së inteligjencës IQ e cila ka reflektime me sjellje
kriminale. Nga praktika dihet që persona me inteligjencë të ulët bëjnë vrasje mirëpo
krimet ekonomike zakonisht i kryejnë personat mjafte inteligjent deri sa e përpilojnë
planin e organizmit të krimit.
-Kompleksi i Edipit - e ka marrë emrin nga mitologjia greke mbretit Edip ku thotë një
djalë i ri e vret babën dhe martohet me ëmën e vet, ky kompleks shpjegon se djali ka
ndjenja seksuale për te ëmën sepse se ka kaluar mire fazën e Idit dhe fallike për atë e
përcjell ky kompleks dhe ka të bëj me shtrydhjen e ndjenjave që krijon shqetësime
nervore, çrregullim dhe sëmundje.
-instinkti i jetës - eros që janë instinktet i urisë, etjes dhe instiktet seksual këto janë
instiktet kryesore dhe
- vdekjes - thanatos që janë instinkte shkatërruese e agresive dhe kjo kategori e
njerëzve është shume prezent në kryerjen e veprave kriminale këto ndikojnë në
qëndrimet, veprimet dhe sjelljet e individit. Ai po ashtu përmend instinktet Libido që janë
force motorike e brendshme që e shtyn individin t’i përmbushë dëshirat e veta.
Frojdi shumë deformime në lëminë e kënaqjes së dëshirave dhe kontaktit të caktuara i
shpjegon me formulën e psikoanalizës me anë të tri komponentëve siç vijon:
Teoria e frustrimeve psikike - është një variante e teorisë psikoanalitike, e cila sjelljen
kriminale përpiqet ta shpjegoj me faktin se personaliteti i njeriut delikuent nuk ka arritur
që gjatë zhvillimit të vet t’i kënaq disa kërkesa dhe për ketë arsye gjendet në një gjendje
të veçantë me shpresa të thyera e cila gjendje nxit agresionin dhe shkakton frustrime
psikike. Ajo manifestohet me praninë e frikës, vështirësitë për funksionimin e shëndetit
që shkaktojnë shqetësime. Vragë të madhe lëne rastet e konflikteve në familje në
Page 14 of 52
fëmijëri. Personat me probleme të tilla në jetën e përditshme ndihen inferior, të
dëshpëruar dhe nuk kanë guxim të ballafaqohen me problemet në jetën reale. Kësisoj
autori Dollard në veprën e tij” Frustration and Agression” vërteton se ekziston lidhja
direkte në mes frustrimeve dhe agresioneve pra agresioni përherë është pasoje e
frustrimit. Mirëpo sjelljet kriminale nuk mund te cilësohen gjithmonë si rezultat i
personave që në fëmijërinë e hershme kanë frustrime të caktuara.
-Teoria Psikosociale e Gabriel Tard-it - është i njohur për nga orientimet sociologjike
në shpjegimin e shkaqeve të kriminalitetit, ai i bënë kritikë të ashpër teorisë mbi
kriminelin e lindur dhe shkollës antropologjike të Lombrozës. Shumë vepra të tij si “
Kriminaliteti krahasues” ku citon se faktori më i fuqishëm në paraqitjen e sjelljeve
kriminale janë rrethanat sociale dhe problemet e adaptimit në kushtet ekzistuese të
jetesës.
Page 15 of 52
Mendimet e shkollës së mbrojtjes së re shoqërore - paraqiten pas Luftës së II-të
botërore, përfaqesuesit më të njohur të kësaj shkolle janë Filipo Gramatika&Mark Ansel.
Kjo shkollë ka bërë hartimin e një aksioni antikriminel e cila ka pasur për detyrë
përmirësimin dhe kthimin e delikuentit në shoqëri dhe në fund mbrojtjen e shoqërisë
nga kriminaliteti. Shkaqet e kriminalitetit kjo shkollë i gjenë në shoqëri dhe zakonisht
janë të natyrës individuale dhe sociale.
Ansel ka punuar në parandalimin e kriminalitetit në aspektin e përgjithshëm dhe
individual, dhe dëmi nuk guxon të mbështet në hakmarrje.
Teorite e reja sociologjike ose amerikane - pjesa më e madhe e këtyre teorive janë
paraqitur në SHBA pas viteve 30’, si teori të reja konsiderohen;
-Teoria e anomisë - është paraqitur në Evropë e përkrahje ka gjet në SHBA, për herë
të parë e ka përmendur dhe analizuar Dyrkemi e më pas e ka shtjelluar Robert Merton -
i cili thekson se në paraqitjen e sjelljes kriminale ndikon gjendja e cila krijohet në
shoqëri e sidomos kur shtresat e gjera dhe të varura nuk arrijnë t’i realizojnë qëllimet e
veta dhe arrihen moskuptime. Meqë këto qëllime nuk arrihen në mënyrën e ligjshme
atëherë disa individ e bëjnë këtë në mënyre të paligjshme me sjellje kriminale, kjo
gjendje e shkeljes së ligjit dhe të pranisë së kaosit quhet gjendje e anomisë. Anomia
është një gjendje e dëshirimit, e pasigurisë e sidomos gjendja e cila nuk siguron
perspektivë për një numër të madh të individëve.
Vlerësimi kritik i teorive të reja sociologjike - teorive të reja sociologjike ju bën edhe
vërejtje se ato janë të ngjashme njëra me tjetrën, se përkufizimet dhe nocionet e grupit,
kulturës, anomisë, nuk janë të qarta, se kriminalitetin e shpjegojnë në mënyre
sipërfaqësore se kërkimet dhe studimet e tilla nuk janë të përcjellura me analiza të
thella sociologjike.
Page 16 of 52
Teoritë e interaksionit dhe etiketimit - Teoritë e interaksionit kriminalitetin e shpjegon
si rezultat i ndikimeve të disa faktoreve që vijnë nga vet organizmi i shoqërise dhe
pushtetit. Ato depërtojnë në kërkimet kriminologjike nga shkenca e psikologjisë dhe
sociologjisë të cilat kanë gatuar traditë në aplikimin e kësaj teorie. Kjo teori e shpjegon
kriminalitetin si pasojë të reagimit, aksionit, të organeve të ndjekjes, organeve të
kontrollit të pushtetit dhe gjykatave. Becker ka thënë se sjellja devijante paraqet një
kualitet e cila nuk qëndron në vet veprimet e individit por raportet e tij dhe shtetit që
krijohen, pra në çdo shtet ekzistojnë grupe shoqërore të cilat kanë pushtet politik,
ekonomik pra, grupet konformiste. Teoritë e etiketimit (njollosjes) - shkaku i kriminalitetit
gjendet në praktikën dhe tendencën e regjimit, organeve të pushtetit që disa individ dhe
disa grupe t’i etiketojnë e ti shpallin delikuent. Ky aktivitet i njollosjes quhet ndryshe
stigmatizim, kur stigmatizohen personat dhe grupet tjera atëherë shpjegohen shkaqet e
vërteta të sjelljes kriminale. Kështu nëse pushteti arrin që individëve t’i mvesh etiketën
si kriminel pozita e tyre ndryshon dukshëm.
Page 18 of 52
-gjinia ose përkatësia seksuale - në bazë të dhënave statistikore pjesëmarrja më e
madhe në krime është gjinia mashkullore se sa ajo femërore, përkatësisht kryesit e
veprave kriminale të gjinisë mashkullore kanë dominuar në mënyrë absolute. Mirëpo
tani në shoqërinë bashkëkohore gjendja ka ndryshuar dukshme ngase edhe femrat
gjithnjë e me tepër po marrin pjesë në kryerjen e sjelljeve të llojllojshme kriminale.
Gjatë viti 2003 sipas shënimeve statistikore të gjykatave komunale të Kosovës mbi
kryerësit e veprave penale sipas gjinisë dhe llojit te disa veprave penale del se 95% të
këtyre veprave i kryejnë personat e gjinisë mashkullore e vetëm 5% të gjinisë femërore
ndërsa në vendet e ndryshme 8-10% janë pjesëmarrëse femrat. Vërehet se femrat
marrin pjesë në kryerjen e krimeve kundër nderit dhe dinjitetit njerëzor, kundër jetës dhe
trupit, procese dhe veçmas janë të shprehura në aktivitetet kriminale që kanë të bëjnë
me prostitucionin etj, ndërsa raste tjera veprojnë si ndihmëse, shtytëse ne kryerjen e
aktiviteteve kriminale.
Me vet faktin se femra është një qenie biopsikike dhe biofizike me e ndjeshme me e
dobët ne pikëpamjen anatomiko-fizike si p.sh: emocionalitetin e theksuar, ciklin
menstrual, shtatëzëninë, lindjet, klimakteriumin etj, të cilat ndikojnë që ajo në rastet e
caktuara të jetë më agresive, të ketë sulme dhe paraqitje histerike, të bie në depresion
dhe gjendje të tjera psikike të cilat objektivisht mund ta shtyjnë dhe ta nxisin në veprime
dhe sjellje kriminale. Me emancipimin dhe kyçjen gjithnjë më të madhe të femrës në të
gjitha sferat e jetës dhe të punës vërehet edhe shtimi dhe rritja e pjesëmarrjes së saj në
aktivitetet kriminale, kontribut të madhe në lidhje me këto shënime ka dhe autorja Freda
Adler.
-Gjendja sociale dhe statusi social - në Literaturën Kriminologjike një kohë të gjatë ka
dominuar mendimi se kriminaliteti është karakteristikë për shtresat e ulta, mirëpo në
dekadat e fundit në rritje të vazhdueshme tregon edhe krimi të cilin e kryejnë personat
që u përkasin shtresave të klasave më të larta, qarqeve afariste, dhe atyre në pushtet
që me një emër quhet “kriminaliteti i jakës së bardhe” i cili është në rritje e sipër (për
këtë flet kriminologjia radikale), këto mund t’i vërejmë në shpërthimet e afera të
ndryshme të cilat bëjnë bujë në popullsi.
Kriminaliteti profesional dhe veçoritë e tij - quhet profesional ngase atë e kryejnë
personat të cilët me sjellje kriminale merren në mënyre të rregullt dhe ky aktivitet i tyre
është bërë profesion dhe mjeshtëri e tyre e përhershme. Në kryerjen e këtyre veprave
ata ndijnë kënaqësi, tregojnë aftësi dhe gjindshmëri të lartë. Përdorin teknika të
përsosura deri në përmasa fantastike prandaj edhe paraqiten vështirësi në zbulimin e
tyre. Ata shpesh herë rekrutohen si vrasës profesional dhe ndërrojnë hapësirën e
veprimit të tyre. Ndër veprat penale më të shpeshta që kryejnë Kriminalitetin Profesional
janë të gjitha format dhe llojet e vjedhjes, luajnë role të ndryshme. Kriminaliteti
Profesional shpeshherë konsiderohen si klasë e parë e krimit si ”aristokraci e krimit” dhe
si “ elitë” e delikuencës në përgjithësi, Ata ndahen në të imët dhe të kalibrit të madh
profesional.
-Tregtia me vepra të artit dhe kulturës nacionale - me qëllim të vjedhjes dhe trafikimit
ilegal të krijimtarive artistike të llojllojshme organizohen grupe kriminale në nivel
kombëtar ose ndërkombëtar të cilat bëhen në galeri, muzeume ekspozita. Në Kosove
dhe Shqipëri janë bërë këso vjedhje siç është rasti i vjedhjes së ikonës se Shën Mërisë
në kishën në Sikot e vjetër mbi 500 vjet, kurse nga serbet është vjedhur hyjnesha në
fron në muzeun e Kosovës.
Page 21 of 52
Trafiku klandestin me azilantë, refugjatë dhe persona të tjerë - paraqet një forme
shumë të përhapur te kriminalitetit të organizuar në botë bashkëkohore, konfliktet
politike, etnike, religjioze, luftrat lokale, civile, skamja etj. Kanë nxitur lëvizjen e
milionave njerëzve nga vendbanimet e tyre kah regjionet më të sigurta. Vendet më të
njohura të trafikimit klandestinë janë: Tailanda, Filipinet, Pakistani, Bullgaria, Serbia,
Shqipëria, Kosova etj.
Terrorizmi politik - në gjuhën latine terroris - terror, frikë e madhe, pasiguri dhe tmerr.
Si shembuj të pushteteve që kanë ushtruar terror ndaj kundërshtarëve politik dhe
popullsisë civile numërohen “terrori i bardhë” në Rusinë cariste, “terrori i kuq” te Stalini,”
terrori fashist” në Spanjë, ”terrori komunist” etj. Terrorizmi politik paraqitet në formë të
kidnapimeve, marrjes së pengjeve etj. Këto aktivitete terroriste manifestohen: me
atentate, vrasje, kidnapime, likuidime, vënie të mjeteve shpërthyese në aeroplan, në
hekurudha, sulme vetëvrasëse me mjete shpërthyese etj.
Ndër regjimet të cilat kanë ushtruar terror shtetëror të planifikuar në kohën më të re
numërohet regjimi despotik dhe terrorist i Serbisë të mbetur. Ndër terroristët më të
njohur numërohen Karlosi i njohur me nofkën “shakall”, Avdullah Ocellan, Osama Bin
Laden, etj. Lidhur me masat e ndërmarra për zbulimin, luftimin, dhe parandalimin e
terrorizmit aplikohen masat e ndryshme shtrënguese dhe kufizimi i të drejtave dhe liri
vet qytetarit ndaj organizatorëve.
Page 22 of 52
Kriminaliteti kundër lirive dhe të drejtave të njeriut - është në rritje e veçmas në ato
vende të cilat janë në tranzicion dhe në vendet ku ka pushtet dhe regjim autokratik.
Kriminaliteti i dhunës - Në disa kode penale është prezente ndarja dhe klasifikimi i
veprave penale: kundër jetës dhe trupit, kundër dinjitetit moral dhe lirisë seksuale,
pronës etj. Sipas autorit kroat Franio Baçiq kriminalitetin e dhunës në çfarëdo forme e
cilësojnë disa veti: në rend të parë ai gjithmonë nënkupton aplikimin e dhunës fizike dhe
psikike që janë të dhunshëm dhe agresive. Si dhunë konsiderohet edhe shtrëngimi e
maltretimi psikik, shkaktimi i shqetësimit dhe pasigurisë së përhershme psikike.
Pikëpamja e parë ose qasja e sjelljeve agresive kriminale është qasja sipas teorisë
psiko-analitike e Frojdit ku sipas tij duhet të kërkohet në sferën e nënvetëdijes së
personalitetit. Agresiviteti kriminal është një lloj zbrazjeje e cila e liron organizmin e
personalitetit nga shqetësimet e ndryshme. Eri Fromi ka theksuar se ekzistojnë dy lloj
agresivitete: a). Defansive - është imanente për te gjithë njerëzit dhe kafshët ku në
pikëpamje biologjike është i përcaktuar dhe b). Destruktiv e cila është karakteristikë
vetëm për personalitetin e njeriut.
Dhuna ndaj fëmijëve - mund të manifestohet si dhunë fizike, psikike dhe seksuale.
Gjendja e tyre biopsikike, papjekuria fizike e shpirtërore, lidhjet e ndjeshme emocionale
me prindër, obligimet e prindërve ndaj fëmijëve dhe keqpërdorimet e autorizimeve të
tyre e bëjnë këtë dukuri edhe me komplekse. Kjo çështje më herët është konsideruar si
çështje e brendshme e familjes dhe i takon të ashtuquajturës “sferë intime”. G. Kaiser
thekson se ky lloj i kriminalitetit në botën bashkëkohore është shumëfishuar ngase edhe
patologjia sociale e cila i paraprinë është ne rritje. Në trajtimet kriminologjike dhe
viktimologjike kur flitet për dhunë ndaj fëmijëve shpesh përdoret termi keqpërdorim apo
abuzim i fëmijëve. Si keqtrajtim-keqpërdorim në ketë aspekt konsiderohen të gjitha ato
veprime apo mosveprime që pengojnë zhvillimin normal dhe formimin e drejte biopsikik
dhe social të fëmijëve. Në disa shtete më qëllim të pengimit të dhunës ndaj fëmijëve
është bërë ndalimi me ligj i ndëshkimit fizikë të fëmijëve, të miturve, sikur që është
ndaluar edhe, maltretimi i tyre psikik. Viktima më të shpeshta të dhunës në familje
paraqiten: fëmijët e padëshiruar, që rrjedhin nga incestet, që rrjedhin nga dhunimi
seksual, që rrjedhin nga kontakti seksual i nënës me personin që ajo e urren, që kanë
lindur pa dëshirën e nënës në çfarëdo mënyre, që lindin gjatë krizave, skamjeve dhe
mjerimit material dhe social të familjes, që lindin me gjithë tentimin e abortimit, të meta
fizike-psikike të cilët i kanë prindërit në burg etj.
Kriminaliteti ekonomik dhe kundër pasurisë - nënkupton të gjitha ato veprime dhe
Page 24 of 52
sjellje kundërligjore të personave fizik dhe juridik të cilët janë të kyçur në afarizmin dhe
veprimtarinë ekonomike të cilat pengojnë afarizmin ekonomik ndërsa pjesëmarrësve në
këtë afarizëm u shkaktojnë dëme të mëdha materiale dhe financiare. Me çështje të
kriminalitetit ekonomik dhe përhapjen e tij është marrë edhe Kongresi i V-të i OKB-së
mbi prevencionin e kriminaliteti dhe trajtimin e delikuenteve në Gjenevë në vitin 1975.
Ndër format më dominuese të kriminalitetit ekonomik përmenden: deliktet e kartelëve të
mëdha, aktet e mashtrimit dhe keqpërdorimit të gjendjes ekonomike të kompanive
multinacionale, si dhe keqpërdorimi i lejeve ndërkombëtare për tregti dhe afarizëm. Si
krime mund të përmendim skemat piramidale, larja e parave, marrja e mitos. Më së
shumti merren me krime ekonomike kriminelet e jakës së bardhë që e shpjegon më
mirë kriminologu Sutherland.
Disa veçori të kryesve të kriminalitetit ekonomik - këta individ nuk përdorin dhunë
fizike sikur kriminelet e nëntokës dhe të dhunës klasike, dhe në pamje të jashtme nuk u
përngjajnë kriminelëve, përkundrazi këta individ edhe pse kryejnë krime shumë të rënda
me gjithë veprimtarinë antiligjore dhe antisociale në të shumtën e rasteve trajtohen si
qytetar të respektuar dhe të nderuar, si ekonomist të shquar edhe si qeveritar e politikan
të njohur.
Në Literaturën Kriminologjike kryerësit e kriminalitetit ekonomik shpeshherë ndahen në
disa shtresa.
Shtresa e I-rë përbëhet nga kriminelet ose “ njerëzit afaristë të imët” qëllimi i të cilëve
është sigurimi i një ekzistence të domosdoshme jetësore e jo grumbullimi i parave dhe
kapitalit të madhë. Shtresa e II-të përfshinë kategorinë e personave që janë të motivuar
të grumbullojnë pasuri që të arrijnë një status më të lartë ekonomik, e me ketë
realizojnë edhe disa privilegje politike në botën afariste. Shtresa më e lartë - përbëhet
nga personat që kane pozitë të lartë ekonomike si në strukturat e partive politike,
ministrive të ndryshme, në sektorët e ekonomisë, bankave, marrëdhëniet tregtare me
botën e jashtme etj.
PJESA E III-TË
Pikëpamjet mbi faktorët kriminogjene - faktorë kriminogjen janë të gjitha ato shkaqe,
kushte dhe rrethana që ndikojnë në paraqitjen e kriminalitetit dhe sjelljeve të ndryshme
kriminale në një shoqëri. Shkollat dhe lëvizjet e ndryshme, shkaqet e kriminalitetit, pra
etiologjinë kriminale, e kanë studiuar dhe analizuar duke u nisur shpeshherë nga një
faktor determinues. Kështu ka vepruar teoria e monofaktorit, e cila ka vlerësuar vetëm
të ashtuquajturin faktor individual. Enriko Feri, faktorët të cilët ndikojnë në paraqitjen e
kriminalitetit i ndanë në tri grupe: faktorë antropologjike, faktorë fizike ose kozmike dhe
faktorë sociale. Gabrilet Tardi, faktorët kriminogjenë i ndanë në faktorë të jashtëm ose
ekzogjene dhe në faktorë të brendshëm ose endogjene. Ernest Selig, faktorët
kriminogjene i ndanë në faktorë historike ose gjenetik dhe në faktorë direket ose
insticionale. Zhan Pinateli të gjithë faktorët kriminogjene i ndan në faktorë objektive, në
faktorë subjektive dhe në indicione. Publikimi i veçantë i OKB-së, me titull “Prevencioni i
delikuencës së të miturve”, të gjithë faktorët që ndikojnë në paraqitjen e kriminalitetit i
ndanë: në shkaqe, faktorë dhe motive ose shtytje. Në literaturën kriminologjike, lidhur
me faktorët kriminogjen paraqiten tri teori: teoria e faktorit, teoria funksionaliste dhe
teoria e kauzalitetit.
Varfëria dhe kriminaliteti - është faktor objektiv i kriminalitetit i cili ndikon në paraqitjen
e sjelljeve kriminale. Aristoteli ka theksuar se “varfëria është nëna e krimit, ndërsa
begatia nëna e amoralitetit”. Ka mendime të cilat theksojnë se varfëria dhe skamja
mund të ushtrojnë ndikim në sjelljet dhe qëndrimet e disa individëve të cilët janë të
zhytur në veprime kriminale. Mirëpo, kriminaliteti i gjithmbarshëm në një shoqëri, në një
shtet, nuk është rezultat vetëm i varfërisë dhe i mungesës së kushteve materiale, por
shpeshherë është rezultat edhe i ndikimit dhe rrethanave e kushteve tjera. Këtë më së
miri e vërteton kriminaliteti i “jakës së bardhë” dhe “kriminaliteti i organizuar”. Format më
të shpeshta të sjelljeve kriminale të cilat kryhen për shkak të varfërisë dhe kushteve të
vështira materiale janë vjedhjet e imta, grabitjet, mashtrimet, dhënia pas bredhjes,
lëmoshës, prostitucionit dhe alkoolizmit.
Lufta dhe kriminaliteti - lufta dhe kushtet e luftës si faktorë kriminogjene kanë ndikim
në paraqitjen e sjelljeve kriminale. Ndikimi i rrethanave të luftës në manifestimet e
ndryshme kriminale mund të shikohet në tri faza të ndryshme. Flitet për ndikimin e
rrethanave në fazën e përgatitjes së luftës, në fazën e zhvillimit të luftës dhe në fazën e
pasluftës.
Arsimimi dhe kriminaliteti – është një faktor me rëndësi në formimin dhe aftësimin e
personalitetit të njeriut për jetë më të sigurt dhe më të suksesshme. Enriko Feri thekson
se kriminaliteti zvogëlohet në shoqëri krahas rritjes së shkallës së arsimimit të
popullsisë zvogëlohet injoranca, mosdija, zhduken veset e këqija etj. Përkundër tij
qëndron autori Rafaelo Garafalo i cili thekson se arsimimi i armatos me dijeni dhe i
aftëson individët delikuent që më lehtë dhe pa vështirësi të kryejnë sjellje të ndryshme
kriminale.
Mediat e shkruara, shtypi dhe kriminaliteti - ato nxisin dhe shtytin në veprimtari
kriminale, gjithashtu prezantimi selektiv, dramatik, skenat e vrasjeve, plaçkitjeve
dhunimeve, të një kategorie të njerëzve e sidomos tek të rinjvë nxisin motive të ulëta,
emocione dhe epshe të shfrenuara, psikoze të frikës dhe pasigurisë.
Filmi dhe kriminaliteti - ka ndikim negative tek brezat e rinjë në filmat me përmbajtjet
joadekuate ku dominon dhuna, grabitjet epshet dhe instinktet e ulëta. Këto nxisin
veprime kriminale për arsye se gjeneratat e reja s’kanë aftësi që në mënyre kritike dhe
objektive t’i analizojnë veprimet dhe ngjarjet e ndryshme që paraqiten në film. Filmi
paraqitet si faktorë indirekt i sjelljes kriminale.
Familjet deficiente-të mangëta - janë ato të cilat mungojnë prindërit ose vetëm njëri
nga ata, për shkak të proceseve natyrore, vdekjes, ndarjes, braktisjes, migrimit për
shkaqe të punësimit dhe si pasojë e luftës. Është e shpeshtë edhe dukuria e braktisjes
së fëmijëve e veçmas e të posa lindurve. Në këto raste ndihet mungesa e tërësisë
familjare që ndikon në paraqitjen e çrregullimeve dhe traumave psikike te fëmijët, që
rezulton në mundësinë që fëmijët të merren me aktivitete kriminale.
Familjet me shumë anëtare - nuk mund të sigurojnë kushte materiale minimale për
ekzistencë të fëmijëve gjë që u jep rast fëmijëve dhe të miturve që të jepen pas sjelljeve
delikuente, sepse edhe prindërit dhe fëmijët janë të ngarkuar me psikozë të sigurimit të
ekzistencës. Mirëpo, në kriminologji flitet edhe për delikuentët e mitur të cilët rrjedhin
nga familjet me situatë të mirë nga pikëpamja materiale, ku fëmijëve të tyre u
plotësohen të gjitha dëshirat por kjo nuk e mohon mundësinë që ata shpesh jepen pas
sjelljeve delikuente dhe kriminale sepse ata janë të pakënaqur me atë që iu ofrohet.
Page 35 of 52
Pengimi i prostitucionit - një numër i autorëve dhe mendimtarëve kanë qenë për
legalizimin e prostitucionit, disa të tjerë kundër, në disa vende është legalizuar ku këto
kuarte quhen kuarte me “llamba të kuqe”, ”lagje të dashurisë”. Prostitucioni i legalizuar
pengon përhapjen e sëmundjeve të ndryshme venerike dhe epidemive tjera, ndërsa në
vendet ku prostitucioni është ilegal përhapja e këtyre sëmundjeve e sidomos AIDS-i po
shkakton viktima të mëdha. Disa autorë përmendin sisteme të ndryshme të qëndrimit të
shoqërisë ndaj prostitucionit në botën bashkëkohore:
-Sistemi i tolerimit – sipas të cilit shteti nuk e pengon ketë dukuri negative ku
prostitucioni kryhet haptazi pa kurrfarë kontrolli nga organet shtetërore,
-Sistemi i legalizimit - sipas të cilit prostitucioni mbikëqyret dhe kontrollohet nga
organet shtetërore,
-Sistemi i abolicionit - shteti vetëm formalisht e ndalon prostitucionin publik nëpër
shtëpi publike dhe
-Sistemi i prohibicionit - ku prostitucioni ndalohet plotësisht.
Narcisoizmi - është një dukuri e kënaqjes seksuale të një individi duke vështruar
vetveten. Sipas Frojdit, këta tipa kanë çrregullime seksuale emocionale dhe shpesh
paraqiten si kryerës të veprave penale. Fjala narcis vjen nga mitologjia greke që tregon
djalin me të njëjtin emër, i cili duke shikuar veten në ujë dashurohet në vetveten. Tipa
me çrregullime seksuale narcisoide, konsideroheshin të gjithë ata persona që
dashurohen në vetvete. Çrregullimet “perversive” të motivit-epshit seksual quhen ato
deformime seksuale që paraqiten si devijim nga mënyra normale dhe e natyrshme e
kontaktit seksual në mes të personave të dy gjinive.
Vojarizmi - është deformim i kënaqjes së epshit seksual ose orgazmat duke i vështruar
personat tjerë gjatë aktit seksual, pa u diktuar. Këta persona shpesh implikohen edhe
në veprime seksuale si dhunues, pedofil etj.
Bixhozi dhe kriminaliteti - është një lojë fati e cila ndryshe quhet edhe lojë hazarde,
me rrezik, me zare. Karakteristik është që personat që merren me to dëshirojnë që me
pak angazhime dhe deponime të hollave të fitojnë shumë që shpesh herë në fazë të më
vonshme kalon në sëmundje patologjike që shëndrrohet në problem familjar dhe social.
Pasioni dhe profesioni i disa individëve zakonisht trajtohen si devijime sociale dhe sjellje
negative. Bixhozi profesional është shumë i përhapur në botën bashkëkohore e
posaçërisht në disa shtet perëndimore. Autorja Eliot në librin e vet “ Krimi në shoqërine
bashkohore flet se bixhozi në shoqërinë amerikane është i pranishëm në të gjitha
shtresat e shoqërisë amerikane. Ai shpesh herë është i lidhur me organizata kriminale,
mafinë etj.
-Automatet - janë të rregulluara asi soji që vetëm 20% të të hollave të deponuara mund
të fitojne ata që luajnë ndërsa 80% u ngelin pronarëve të automateve.
-Lotaria - është një formë e bixhozit ku vlejnë parimet e lojrave të fatit, ku shumë
persona luajnë duke pretenduar të fitojnë shuma të mëdha të të hollave. Këtë e
kontrollon shteti dhe fitimin e mbetur e përdor për qëllime humanitare etj.
Bredhja, lëmosha dhe kriminaliteti - Bredhja është një dukuri negative shoqërore e
cila në shumë raste ka lidhje të ngushta kriminale, dukuria e saj qëndron në ngarendjen
dhe bredhjen e një kategorie të personave prej një vendi në vendin tjetër që shumë
autorë mendojnë se vijnë si probleme të papunsisë, varfërise, krizave ekonomike etj.
Mirëpo, si shkaktar i vërtete janë konfliktet politike, luftërat lokale mosmundësia e
adaptimit në ambientin e caktuar etj. Bredhja si dukuri socio-patologjike ka lidhje me
disa sjellje kriminale e sidomos me vjedhje, mashtrime, plaçkitje, vrasje, dhunime etj.
Ata zakonisht strehohen nëpër metropole qytete të mëdha.
-Dukuria e vetëvrasjes - është një dukuri sociopatologjike dhe devijonte dhe si e tillë
paraqet një gjendje të sëmurë në shoqëri, është theksuar se instinktet apo motivet më
të fuqishme të njeriut janë motivet për jetë kur thehet ky instinkt apo motiv shpjegohet
pse ndodh vetëvrasja. Në shoqërinë primitive vetëvrasja është trajtuar si një akt magjik,
më vonë si mekat ndaj zotit, krijuesit, ose si e keqe ndaj shtetit dhe shoqërisë.
Vetëvrasja paraqet akt të thellë individual, personal dhe intim por në esencë është
dukuri shoqërore, për arsye se paraqitet si pasojë e mardhënieve të çrregulluara të
individit dhe shoqërisë prandaj gjatë definimit të saj duhet të merren parasyh këto
elemente. Shkaqet kryesore të paraqitjes së saj janë të natyrës sociale dhe individuale,
por edhe sëmundjet dhe çrregullimet mentale, depresionet, psikopatite, mosbesimi në
vetvete, pasiguria etj. Sociologu Dyrkemi i pari u mundua që të shpjegojë lidhjet me
vetëvrasjeve dhe faktorëve shoqëror në veprën e vet “Vetëvrasjet”. Ai flet për disa lloje
të vetëvrasjeve: egoist, altruist dhe anomik. Ndërsa Frojdi mendonte se atë e
shkaktojnë dy grupe instinktesh që luftojnë në brendinë e njeriut: njëra shtyn nga
vetëshkatërrimi, e tjetri në drejtim afirmativ, ai thekson se ndjenja e melankolisë dhe
gjendja depresive e shtyn individin të bëj vetëvrasje duke e vrarë ‘lugatin’ në psikën e tij
Hakmarrja dhe gjakmarrja - janë dukuri socio-patologjike të cilat për fat të keq edhe
kësaj dite janë prezente në disa vise dhe rajone të botës e veçmas në disa vise të
Shqipërisë dhe Kosovës. Kanë qenë prezente qysh në shoqërinë primitve mirëpo me
zhvillimin dhe emancipimin e tyre politik, kulturor dhe ekonomik dukuria e hakmarrjes
dhe gjakmarrjes është braktisur dhe zhdukur plotësisht ose ka mbetur në pak vende.
Veçmas në Ballkan ka mbijetuar për një kohë të gjatë pë arsye të ndyshme e sidomos
te shqiptarët kjo dukuri ka vazhduar të jetë prezente për shkak të faktit se kanë pasur
pengesa në zhvillimin dhe emancipimin e tyre politik, nacional, ekonomik dhe kulturor.
Vazhdimi i veprimit paralel i së drejtës kanunore, dokësore dhe i së drejtës
bashkëkohore pozitive të jetës në ambientet ku janë të pranishme hakmarrja dhe
gjakmarrja po shkaktojnë sjellje dhe veprime delikuente-kriminale e kjo fatkeqsisht po
bëhet më e madhe nëse ligji pozitiv bashkëkohor është i pafuqishëm me ligjin e vjetër .
Shkaqet e prezencës dhe të ruajtjes së këtij sistemi të vetëgjyqësisë në ditët e sotme
hakmarrja e gjakmarrja janë të shumta dhe në këtë mënyrë bëhet mosrespektimi dhe
mosaplikimi i normave ligjore pozitive si dhe i së drejtës së organeve shtetërore. Këto
dukuri negative janë devijante, patologjike dhe të rrezikshme dhe njëherësh të
papranueshme për shoqërinë.
Vetitë dhe baza psikike e personalitetit dhe kriminalitetit - pesonaliteti i njeriut është
i ndërtuar në bazë psikike dhe biologjike që janë dy komponente me rëndësi për
zhvillimin dhe formimin e tij si personalitet normal. Ekziston edhe komponenti tjetër apo
baza sociale dhe familjare që janë si faktor objektiv. Baza psikike ka ndikim dhe
reflektohet në sjelljet dhe veprimet e personalitetit të njeriut gjatë jetës së tij. Bota e tij e
brendshme, bota psikike ka rëndësi të veçantë në shpjegimin e sjelljeve kriminale. Si
veti dhe cilësi psikike që e formon dhe e karakterizon një individ përmenden:
Temperamenti dhe kriminaliteti – është një veti dhe cilësi me rëndësi psikike e
individit e cila manifestohet me reagimin e tij ndaj ngacmimeve dhe nxitjeve të
ndryshme të jashtme. Ai nënkupton shpejtësinë dhe zgjatjen e reaksioneve të individit
ndaj ngjarjeve dhe ngacmimeve, të ambientit i cili e rrethon në drejtim të caktuar. Janë
të njohura klasifikimet e Hipokratit, Pavllovit, Sheldonit etj mirpo më i njohuri është i
Hipokratit. Sipas tij njerëzit ndahen në katër tipe themelore të temperamentit.
Shprehite, prirjet dhe kriminaliteti - janë veti subjektive të cilat krijohen, zhvillohen
dhe ndyshojnë varësisht nga ambienti shoqror në të cilin jeton dhe formohet individi. Ato
në të shumtën e rasteve janë të karakterit pozitiv siç është rasti duke u marrur me
muzikë art, krijojnë të ashtuquajturat shprehi dhe prirje pozitive mirëpo në disa raste
kanë edhe ndikim negativ në sjelljet kriminale te individët e caktuar. Nëse në një
ambient ku lind, rritet, zhvillohet, edukohet dhe formohet një personalitet dominojnë
rrethana dhe kushte të disfavorshme familjare, sociale, shkollore etj vetvetiu mund të
vijë deri te formimi i disa shprehive dhe prirjeve negative që rezultojnë që individi i tillë
të mirret me vjedhje, mashtrime, falsifikime, konflike, delikte seksuale, konsumim të
drogës etj të cilat e nxisin në veprime dhe sjellje kriminale e delikuente. Karakteristikë e
këtyre individëve është mosndjenja e përgjegjësisë ndaj veprimeve dhe sjelljeve
devijante e kriminale për të cilat ata nuk pendohen. Ndër këto veprime në Literaturën
Kriminologjike përmenden vjedhja, mashtrimet, prishja e rendit publik. Konsumimi i
alkoolit, drogës etj. Njohja e shprehive dhe prirjeve është me rëndësi të madhe në
shpjegimin e disa formave të kriminalitetit. Me këtë janë marrë autorët e njohur Ferri,
Garafallo etj. Këto shprehi mund të manifestohen dhe të shkaktojnë të ashtuquajturat
kriminalitet potencial ose kriminalitet nga shprehitë.
Emocionet dhe kriminaliteti - kuptimi dhe llojet e tyre - ndjenjat apo emocionet
paraqesin përjetime subjektive të njeriut ndaj asaj, që ai di dhe vepron ndaj të tjerëve
dhe ndaj sjelljeve dhe veprimeve të veta. Këto përjetime emocionale të njeriut
emërtohen me fjalët: afekt, brengosje, dashuri, dhembje, frikë, gëzim, hidhërim,
indinjatë, kënaqësi, mallëngjim, neveri etj. Emocionet në literaturën psikologjike ndahen
në emocione elementare dhe komplekse.
Emocionet elementare - konsiderohen ndryshime psikike më të thjeshta p.sh shprehja e
kënaqësisë, moskënaqësisë, zemërimit, frikës dhe dëshprimit.
Ndërsa, emocionet komplekse - shprehin një ndryshim me një intensitet më të madh të
gjendjes së individit dhe me përjetime psikike dhe shpirtërore më të thella. Emocionet
janë veti psikike të cilat mund të trashëgohen nga paraardhësit por edhe të fitohen në
procesin e të mësuarit gjatë formimit të individit.
Motivet dhe kriminaliteti - janë fuqitë nxitëse të cilat e shtyjnë një individ që të jetë
aktiv, e orientojnë dhe udhëheqin aktivitetin e tij në jetë. Motivet, si veti të personalitetit,
përbëhen prej elementeve të vetëdijes dhe të vullnetit, prandaj thuhet se nuk ka
aktivitete dhe sjellje të pamotivuara. Motivet mund të jenë të karakterit organik dhe
psikologjik.
Ndarja dhe llojet e motiveve - Motivet ndahen në: Motive Biologjike dhe Sociale ose
primare dhe sekondare: në Motive të Lindura dhe të Fituara.
Page 43 of 52
--Motivet Biologjike - bazohen në shtytje e nevoja anatomike. Këtu përmendet motivi për
ushqim, për shuarjen e etjes, i shumimit apo seksit prindor, për largimin e dhembjes
gjatë lëndimit, për pushim fizik, për gjumë etj. Indvidët të cilët nuk arrijnë që t’i frenojnë
dhe kontrollojnë disa shtytje dhe nxitje të brendshme lidhur me realizimin e dëshirave
dhe interesave të veta kryejnë me shpesh krime.
---Motivet Sociale - fitohen në procesin e zhvillimit, formimit, edukimit, dhe përsosjes së
individit në shoqëri. Këtu përmendet nevoja e njeriut si shtytje e fortë e brendshme që të
jetojë në kolektiv në shoqëri, motiv ky i lindur megjithë faktin se ka karakter social. Disa
vepra penale kryhen nga personat e caktuar, pasiqë opinioni, mjedisi dhe rrethi në
mënyrë të drejtpërdrejtë apo indirekt i nxitë dhe i motivon. Ndër këto motive përmenden:
Motivi për shoqërim, për vetpohim, përfitim, përqafim të rregullave të ndryshme morale
dhe shoqërore, i sigurisë, frikës etj.
--Motivi për shoqërim - është motiv i fuqishëm dhe flet për synimin dhe dëshirën e thellë
të njeriut normal për jetë në kolektiv dhe shoqëri. Për shkak të theksimit të tepërt të
kësaj ndjenje paraqiten, devijime, deformime të ndryshme ku vërehet tendenca e
imitimit, kopjimit, të mënyrës së jetës, mënyrës së sjelljeve etj, që shpeshherë e shtyjnë
individin të merret me sjellje kriminale.
--Motivi i vetpohimit - paraqet një shtytje të fuqishme të brendshme, një dëshirë të
madhe e cila lëviz aktivitetin e njeriut. Motivet për arritje, sukses si synime dhe forca në
pjesën më të madhe janë pozitive sepse flasin për përpjekjen e njeriut që me fuqi dhe
forca të veta të mbrrijë të fitojë, të ketë një begati intelektuale, morale dhe materiale.
Shpesh, dëshira për afirmim dhe dominim keqpërdoret dhe shëndrrohet në sjellje
kriminale, kështu ndodhin mos suksese, fiasko dhe dëshprime të cilat i përjetojne rënd
dhe si zgjedhje të këtyre probelemeve gjejnë marrjen me krim.
--Motivi i agresivitetit - është i lindur dhe ka elemente biologjike, sepse vet natyra e
njeriut është e natyrës agresive “Njeriu për njeriun është ujk”. Agresiviteti, si formë e
manifestimit të veprimit dhe sjelljeve është burim i shumë problemeve dhe konflikteve të
individit në raport me shoqërinë e cila pastaj shkakton veprime negative dhe marrjen me
sjellje kriminale.
--Motivi i sigurisë - konsiderohet motiv i rëndësishëm për të shpjeguar shumë veprime
kriminale të disa personave, i cili manifestohet me dëshirën e përhershme të individit që
ta ruaj një gjendje të caktuar, një situate stabile që i garanton ekzistencën dhe
plotësimin e dëshirave të tij. Shpesh herë te disa individ mos plotësimi i dëshirës dhe i
ndjenjës së sigurisë shkakton paraqitjen e frikës dhe pasigurisë, ku si rezultat i kësaj
paraqiten shqetsime, trauma të cilat ndikojnë me aktivitete kriminale.
--Motivi material(pasurim) - ky motiv kur lidhet me motivin e grumbullimit të pasurisë dhe
dominimit ndaj tjerëve, fiton karakteristika të devijimit moral, i cili mund të shëndrrohet
në faktor kriminogjen që nxit krim dhe në këtë mënyrë vijnë në konflikt me ligjin dhe
kryejnë sjellje kriminale.
--Raporti i motiveve me sjellje kriminale - lidhur me ndikimin e motiveve dhe rëndësinë e
tyre në sjelljet kriminale trajtohet edhe rrethana e pasojës së plotësimit apo mos
plotësimit të motiveve të ndryshme. Mirpo, problemet shtohen kur këto nevoja dhe
dëshira të brendshme nuk ralizohen ose pjesrisht plotësohen. Të gjitha konstatimet
lidhur me rëndësinë e motiveve vërtetojnë se ata janë faktor të fuqishëm subjektiv në
paraqitjen e sjelljeve kriminale dhe se janë të domosdoshëm në interpretimin dhe
shpjegimin e etiologjisë kriminale. Pa njohjen e tyre nuk mund të shpjegohet
kriminaliteti.
Page 44 of 52
Baza biologjike e personalitetit dhe krminaliteti - shkaqet e krimit gjenden në
konstruktin dhe vetitë anatomiko-biologjike të njeriut thot Lombrozo. Për këtë arsye flitet
për një drejtim dhe teori të veçantë për shpjegimin e kriminalitetit – teoria biopsikologjike
e cila thekson se vetitë psikike dhe biologjike janë të ndërlidhura ngushtë mes veti dhe
ato në mënyrë unike ndikojnë në veprimet dhe sjelljet kriminale të individëve.
- Neurozat dhe kriminaliteti - janë sëmundje dhe çrregullime mentale mjaft prezente të
cilat emërtohen me emra të ndryshëm. Ato cilësohen si sëmundje të lehta shpirtërore.
Konflikti neurotik në personalitetin e caktuar paraqitet kur ai nuk është i aftë që t’i
plotësojë dhe kënaqë disa motive, kërkesa dhe dëshira, qofshin ato të vetëdijshme apo
të pavetëdijshme. Mosmundësia e zgjedhjes së konfliktit apo zgjedhja e pjesërishme
mund të sjell rritjen e tensionit të brendshëm, shqetësimin shpirtëror dhe tronditjen
psikike e cila shpeshherë në psikiatri quhet “anksiozitet”. Në vet individin ekziston një
konflikt shpirtëror i cili mund të jetë brenda vet personalitetit-interpsikik ose në mes tij
dhe rrethit shoqëror. Personat neurotik kanë kontakte e raporte normale me mjedisin që
i rrethon pra personaliteti i tyre është i ruajtur dhe nuk eshtë tjetërsuar nga reatilteti.
Karakteristik e tyre është se manifestojnë disa shenja siç janë padisponimi, shqetsimi,
frika, kokëdhembja, ndihen përher të lodhur dhe të rraskapitur, janë të humbur në
mendime dhe vështirë koncentrohen. Këta persona nëse kryejnë vepra dhe sjellje
kriminale i nënshtrohen përgjegjësisë penale. Mirpo, në raste të caktuara përgjegjësia e
tyre mund të jetë e zvogluar. Neurozat mund të jenë rezultat i lëndimeve të ndryshme
trupore dhe traumave psikike ku përmenden frika nga fatkeqsitë natyrore, termeti, lufta
etj.Gjithashtu flitet edhe për neurozat interpsikike si neurozat organike, seksuale, fibite
Page 45 of 52
etj. Në të gjitha këto raste personat të cilët vuajnë nga këto çrregullime, të nxitur nga
rrethanat e caktuara, mund të vijnë në situata që të kryejnë edhe veprime delikuente
dhe kriminale. Nga kjo kategori paraqiten edhe delikuente “piromane” dhe “kleptomane”.
“Histeria” si neurozë paraqet një çrregullim dhe ngarkesë të veçantë emocional .
Personat që vuajnë nga histeria janë të prirur të japin dëshmi të rrejshme, të shkruajnë
letra anonime, të denoncojnë dhe të akuzojnë rrejshëm personat e tjerë. Veqmas këtu
permendet gjinia femrore. Kriminologu italian Ponti neurozat i ndan në: “depresive”,
“hipokondrike”, “fobike”, “obsesive-kompulsive”, “histerike” etj. Personat që vuajnë nga
neurozat dhe psikoneurozat qofshin ato si fobi apo histeri mirren në të shumtën e
rasteve edhe me konsumimin e drogës, alkoolit dhe me prostitucion.
Psikopatitë dhe kriminaliteti - fjala “psikopati” rrjedh nga fjala “psiko” që do të thotë
“shpirt” dhe “patos” që do të thotë “sëmundje” apo “vuajtje”. Me psikopati nënkuptohet
një lloj sëmundje shpirtërore e cila manifestohet me disa vese dhe sjellje jonormale të
cilat shkaktojnë vuajtje shpirtërore të personat e sëmurë. Ato shprehen me tipare
patologjike të karakterit, me dis’ekuilibrim dhe dis’harmoni të personalitetit. Te këta
persona funksionet intelektuale kryhen pa pengesa dhe pa gabime të mëdha, mirpo,
vetitë dhe veset psikike të tyre i pengojnë që ata t’i përshtaten normave morale dhe
sociale të mjedisit ku jetojnë. Shkaqet e çrregullimeve dhe devijimeve psikike të individit
mund të jenë të trashëguara, të lindura dhe të fituara gjatë jetës. Theksohet se
psikopatët janë persona të cilët mund të kenë vlera të zvogluara mendore, çka është
me rëndësi kur është fjala për përgjegjësinë penale. Nga shtytja e brendshme e këtyre
personave shpesh arrihet deri te marrja e tyre me veprime kriminale si p.sh. me vrasje
nga xhelozia, nga hakmarrja, në piromani etj. Personaliteti i tyre intelektual është i
çrregulluar dhe shpeshherë për shkak të ngacmimeve të jashtme reagojnë në mënyrë
të vrazhdë dhe mirren me veprime delikuente. Në literaturën kriminologjike përmenden
këto veprime kriminale të psikopatëve: sjelljet jomorale, shpifjet, dhunimet seksuale,
akuzimet dhe denoncimet e rrejshme etj.
5. Psikopatët shizoid kanë personalitet të dobët, janë shpirt ngushtë, depresiv dhe
frikacakë. Këta persona kryejnë krime të ndryshmne sepse lehtë bijnë në ndikim dhe
nxitjen e të tjerëve. Këta persona i shfrytëzojnë kriminelët dhe tipat psikopat me ego të
fortë. Këta persona i përshkon ndjenja e nështrimit, kështu që për shkak të kërcnimeve,
shantazhit, dhe frikës janë në gjendje të kryejnë delikte e sjellje kriminale të ndyshme.
Për veprimet e veta ata janë përgjegjës. Ndër psikopatët shizoid më të shprehur janë
shizoidët hipokondrik të cilët janë mjaft të mërzitshëm dhe të padurueshëm për
ambientin dhe familjen.
Grupi tjetër i psikopatëve janë: “parafrene,”fanatike”, “ekstravagante”, “bizare” etj. Janë
mjaft të pranishëm në jetën e përditshme. Për ta çdo individ apo grup që ka mendime
dhe ide tjera është “injorant”, “i poshtër”, “kundërshtar”, “tradhtar” dhe “armik”. Kanë
dëshirë që të trajtohen si heronjë dhe veprimtarë të lartë. Personat e tipit ekstavagant
apo bizar janë të rrezikshëm sepse vështirë mund të ambientohen dhe për shkak të
ideve të tyre ekstreme kryejnë krime dhe vrasje nga urrejta, hakmarrja etj. Pra, në
literaturën kriminoligjike kur flitet për çrregullimet e ndryshme mentale dhe ndikimin e
tyre në sjelljet kriminale, posaqërisht trajtohen personat psikopat të cilët siç e pam për
shkak të sëmundjeve të tyre shpesh mirren me veprime kriminale.
Psikozat dhe kriminaliteti - janë çrregullime dhe sëmundje të rënda shpirtërore dhe
ndryshe quhen “psychosis”, “phrensia”, “phenopathia”, në literaturën profesionale
konsiderohen sëmundje të sistemit qëndror nervor, në rend të parë të trurit.
Këto sëmundje mund të jenë të përkohshme dhe të përhershme. Si të përkohshme
konsiderohen dipsomania, delerium tremens, mania periodika, melankolia perodika etj,
kurse si të përhershme konsiderohen shizofrenia, epilepsia, paraliza progresive,
paranoja etj. Për këtë lloj të sëmundjeve shpritërore në literaturën kriminologjike
përdoret termi “dementia”. Te personat e vjetër dhe të moshuar është e njohur
sëmundja shpritërore e të matufosurit ose “dementia senilis”, kurse si më të rënda
konsiderohen ato që kanë të bëjnë me zhvillimin e vonuar shpritëror ose me oligofreni .
Personat oligofrene karakterizohen me ngecje mbrapa në zhvillimin e tyre mental e
shpirtëror. Shkaqet e paraqitjes së psikozave mund të jenë të natyrës trashëguese-
hereditare dhe psikoza maniako-depresive, epilepsia, shizofrenia të cilat mund të
paraqiten para, gjatë dhe pas lindjes, ndërsa ndër ato që fitohen gjatë jetës përmendet
paraliza progresive. Në literaturën kriminoligjike ka edhe ndarje të psikozave në
organike-psikozat traumatike, psikozat me arteroskleroze të trurit, psikoze toksike,
senile etj. dhe në psikoza funksionale, psikozat maniako-depresive, shizofrenia,
epilepsia, paranoja etj. Lidhur me ndikimin e psikozave në sjelljet kriminale ka mendime
kontradiktore të autorëve ku disa mendojne se ato janë faktorë të fuqishëm kriminogjen
e disa të tjerë thonë se nuk janë faktorë shumë të rëndësishëm kriminogjen sepse në
mesin e delikuentëve të dënuar ka përafërsisht njësoj persona të sëmurë psikoz aq sa
Page 47 of 52
edhe në mesin e popullatës jodelikuente. Mirëpo, psikozat si sëmundje mentale mund
të kontribuojnë në kryerjen e disa veprave të caktuara penale.
Klasifikimi i kriminelëve sipas disa autorëve dhe shkollat e tjera - Harvic, të gjithë
kriminelët i ndan në: 1. Kriminel etiologjik, 2.Krimine kriminalol-psikologjik, 3.Kriminel
kriminologjiko-sociologjik, 4.Kriminel formal dhe material.
Te kriminelët etiologjike dominojnë edhe faktorë të brendshëm edhe të jashtëm.
Te kriminelët kriminalo-psikologjik me rëndësi janë ndikimet dhe faktorët psikik.
Te kriminelët kriminologjiko-sociologjik rëndësi kanë kriterët e rregullimit pozitiv ligjor
dhe rrethanat e përcaktuara sociale.
Autori Hopkins përmend këta tipa të delikuentëve: kriminelët psikologjik të cilët i ndan
në kriminel nga pasionet, afektive, paranoike, neurotike etj. Ashafenburg kriminelët i
ndan në kriminel nga pasioni, të rastit, me paramendim, profesional, latent, me ego të
theksuar etj.
M.Eliot femrat kriminele ose femrat të cilat e shkelin ligjin i klasifikon në: delikuente
seksuale, delikuente ekonomike, alkooliste, gangstere, delikuente me braktisjen e
fëmijve etj.
Delikuentët seksuale janë femrat që merren me prostitucion nëpër vende dhe rrugë të
Page 51 of 52
ndaluara për qka edhe dënohen. Femrat alkooliste janë ato të cilat nuk kanë arritur t’u
përshtaten kushteve të jetesës dhe kanë pësuar trauma nga të cilat nuk arrijnë të
lirohen dhe të shërohen. Femrat gangstere janë anëtare të grupeve dhe bandave
kriminale të cilat shpeshherë janë femra të reja të ikura nga shtepitë ose që kanë
pësuar dhune seksuale apo ndonjë krim tjetër në jetë dhe në shenje hakmarrjeje ndaj
familjes ose ambientit mirren me veprime kriminale. Femrat delikuente të cilat i kanë
braktisur fëmijët janë ato që kanë pasur çrregullime të rënda në jetën bashkëshortore.
Ato në të shumtën e rasteve konsumojnë alkool dhe drogë dhe shoqërohen me
delikuentë tjerë.
Page 52 of 52