You are on page 1of 8

Syllabusi i lëndës

Të dhëna bazike të lëndës


Njësia akademike: Juridik
Titulli i lëndës: E DREJTA E PROCEDURES PENALE
Niveli: Bachelor
Statusi lëndës: E Obliguar
Viti i studimeve: III
Numri i orëve në javë: 2+1
Vlera në kredi – ECTS: 6
Koha / lokacioni: E hënë, L 11:00-12:30 / SA1
Mësimëdhënësi i lëndës:
Detajet kontaktuese:

Përshkrimi i lëndës Ky program mësimor mundëson përvetësimin dhe


thellimin e njohurive nga E drejta e procedurës penale,
Pjesa e përgjithshme, e cila si pjesë e shkencës
juridikopenale, në kuptimin e gjerë të fjalës i kontribuon
luftës kundër kriminalitetit. Programi mësimor nga
lënda e drejta e procedurës penale, do të shtjellohet në
aspektin teorik dhe atë praktik (nëpërmjet ligjëratave,
përpilimin e shkresave proceduralo- penale, seminareve,
debateve dhe diskutimeve me studentë).
Qëllimet e lëndës: Në bazë të plan-programit mësimor të Fakultetit Juridik
te Universitetit të Mitrovicës në Mitrovicë, lënda- E
drejta e procedurës penale, si lëndë e obligueshme në
vitin shkollor 2016/2017, e cila ligjërohet në semestrin e
pestë, përfshinë njësitë e zgjedhura mësimore që
lehtësojnë arritjen e njohurive mbi çështjet që i
referohen objektit të së drejtës së procedurës penale,
subjekteve të kësaj procedure, parashtresave, masave
për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale dhe
provave. Qëllimi i këtij programi është përgatitja dhe
aftësimi i studentëve, që si jurist të ardhshëm me lehtësi
të përballen me sfidat e zgjidhjes së çështjeve të
ndryshme me natyrë proceduralo- penale, të përpilojnë
me lehtësi shkresat proceduralo- penale, të adresojnë
drejtë çështjet që lidhen me kompetencat e organeve të
procedurës penale dhe kështu t'i kontribuojnë luftës
parandaluese të kriminalitetit.
Rezultatet e pritura të nxënies: Pas përfundimit të këtij kursi studenti do të jetë në
gjendje që:
1. Të dallojë qartë çështjen penale nga çështjet tjera të
kundërligjshme,
2. Të zgjidhë çështjen e kompetencës së gjykatës,
3. Të hartojë shkresa të ndryshme me natyrë

1
proceduralo- penale,
4. Të kualifikojë sipas rëndësisë që kanë për zgjidhjen e
drejtë të një çështje penale provat, e kështu me radhë.

Kontributi nё ngarkesёn e studentit ( gjё qё duhet tё korrespondoj me rezultatet e tё


nxёnit tё studentit)
Aktiviteti Orë Ditë/javë Gjithësej
Ligjërata 2 15 30
Ushtrime teorike/laboratorike 1 15 15
Punë praktike - - -
Kontaktet me 1 15 15
mësimdhënësin/konsultimet
Ushtrime në teren - - -
Kollokfiume, seminare 1 15 15
Detyra të shtëpisë - - -
Koha e studimit vetanak të studentit 1.5 30 45
(në bibliotekë ose në shtëpi)
Përgaditja përfundimtare për provim 3 8 24
Koha e kaluar në vlerësim 2 6 12
(teste,kuiz,provim final)
Projektet,prezentimet ,etj 2 5 10

Totali 180

Metodologjia e mësimëdhënies:
 Prezantimi i temës mësimore në Power Point
(studentët mund ta shkarkojnë atë pas çdo
ligjërate nga Web faqja e fakultetit),
 Rast studimi apo detyrë (për orën e ushtrimeve)
lidhur me temën e ligjëruar,
 Përsëritja e temës paraprake nga grupi i
caktuar i studentëve, analiza dhe diskutime

Metodat e vlerësimit: Punimi seminarik 0-10%


Testi I 0-15 %
Testi II 0-15%
Provimi përfundimtar 0- 50%
Pjesëmarrja në ushtrime 0 - 5%
Puna grupore në detyra dhe raste studimi 0- 5%
Literatura
Literatura bazë: 1. Prof. dr. Ejup Sahiti & Prof. dr. Rexhep Murati, E
drejta e procedurës penale, Prishtinë, 2013;
2. Kodi i Procedures Penale i Republikës së Kosovës, Nr.
04/L-123 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës
/Nr.37/28 Dhjetor 2012, Prishtinë;
3. Prof.dr. Ejup, Sahiti / Prof. dr. Rexhep, Murati / Mr.

2
sc. Xhevdet, Elshani, Komentar i Kodit të procedurës
penale, Prishtinë, 2014
Literatura shtesë: 1. Azem Hajdari, E drejta e procedurës penale, Pjesa e
përgjithshme, Prishtinë, 2013
2. Fausto Izzo, E drejta procedurale penale, Përkthim,
Tiranë, 2002
3. Putzke, Holm & Scheinfeld, Jörg, Strafprozessrecht, 6.
Auflage, München 2015
4. Islam Qerimi, Diversion in Österreich und im Kosovo.
Rechtsvergleich insbesondere bei strafbaren
Handlungen gegen Leib und Leben, Dissertation, Wien
2015- (Biblioteka UMIB)
5. Azem Hajdari, Procedura penale, komentar, Prishtinë,
2010.
6. Azem Hajdari, Sistemi i drejtesise per te mitur,
komentar, Prishtine 2010
7. Stefan Seiler, Strafprozessrecht, 15. Auflage, Wien
2016
8. Azem Hajdari, Shkathtesite e praktikes gjyqesore,
Prishtine 2013
9. Rexhep Murati, Rishikimi i procedures penale per
shkak te fakteve dhe provave te reja, Prishtine 2006
10. Ejup Sahiti, Argumentimi ne proceduren penale,
Prishtine 2006
11. Richard leitner, Vernehmungsverbote im
österreichischen Strafprozessrecht, Wien 2004
12. Ligji Nr. 03/L-003 për Ndryshimin dhe Plotësimin e
Kodit të Përkohshëm të Procedurës Penale të Kosovës
Nr. 2003/26 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës /
Prishtinë: VITI III / Nr. 44 / 22 Dhjetor 2008).

- Literaturë tjetër bashkëkohore që përcaktohet nga


mësimdhënësi në momentin e mësimdhënies:
- Islam Qerimi, Eine Analyse der
Kriminalitätsentwicklung im Kosovo zwischen 1989 und
2000/2002 unter Berücksichtigung der geschichtlichen
und politischen Fakten . Die Entwicklung der
Kriminalität im Kosovo in drei Zeitabschnitten 1989-
2002. Magisterarbeit 2004- Ruhr- Universität Bochum,
GRIN Verlag München 2010 (Biblioteke UMIB)
-Islam Qerimi, Informelle Konfliktschlichtung nach
albanischem Kanun. Eine rechtsvergleichende Analyse
zum alten Kanun und modernen Recht, Disserta Verlag,
Hamburg 2016 (Biblioteke UMIB)
-Islam Qerimi, Einige Fakten und Ansichten des
Terrorismus in ex- Jugoslawien. Die Albaner unter der
einhundertjährigen jugoslawischen Herrschaft, GRIN
Verlag, München 2010 (Biblioteke UMIB)

3
- Islam Qerimi, Gewohnheitsrecht in Albanien: Rolle und
Herkunft des Kanun bei den Albanern, Verlag: Bachelor
+ Master Publishing, Hamburg 2014 (Biblioteke UMIB)
- Islam Qerimi & Ardrit Gashi, Wirtschafts- und
Organisierte Kriminalität in den Ländern Südosteuropas
| Kriminalistik 63, Heidelberg, 2009, 21-27, (Biblioteke
UMIB)
- Islam Qerimi, Vjollca Salihu, Social Organization and
Self-Government of Albanians according to the
Costumary Law. GRIN Verlag, München 2013 (Biblioteke
UMIB)
- Islam Qerimi, Mejreme Berisha, Criminal Offences,
Sentences and its Enforcement under the Albanian
Customary Law, GRIN Verlag, München 2011,
(Biblioteke UMIB)
- Islam Qerimi, Institucionet e gjakmarrjes dhe
hakmarrjes tek shqipetaret, në Revista shkencore
ndërkombëtare “ILIRIA”, Numri 2, 2009, (Biblioteke
UMIB)
Plani i dizejnuar i mësimit:

Java Ligjërata që do të zhvillohet


Java e parë: E DREJTA PENALE NË KUPTIM TË GJËRË DHE REGULLIMI I
PROCEDURËS PENALE
Në përgjithësi për reagimin të shtetit-shoqërisë ndaj
kriminalitetit;
Kuptimi i të drejtës penale materiale, i procedurës penale, i
drejtës së procedurës penale dhe i të drejtës së ekzekutimit
të sanksioneve të procedurës penale;
Rregullimi i efikasitetit te procedurës penale dhe realizimi i
të drejtave të njeriut.
Literatura bazë: Ejup Sahiti & Rexhep Murati, E drejta e
procedurës penale, Prishtinë, 2013, fq. 19 – 35.
Java e dytë: ZHVILLIMI HISTORIK I TË DREJTËS SË PROCEDURËS PENALE
Vështrim i përgjithshëm i zhvillimit historik të procedurës
penale;
Format themelore të procedurës penale. Procedura penale
akuzatore, inkuizitore dhe mikste;
Zhvillimi historik i të drejtës së procedurës penale në
Kosovë.
Literatura bazë: Ejup Sahiti & Rexhep Murati, E drejta e
procedurës penale, Prishtinë, 2013, fq. 37 – 56.
Java e tretë: RAPORTI I TË DREJTËS SË PROCEDURËS PENALE me: të
drejtën kushtetuese, me degët tjera juridike, me të drejtën e
procedurës penale krahasuese, me të drejtën e procedurës

4
penale ndërkombëtare dhe me disa disiplina shkencore;
Burimet e të drejtës së procedurës penale;
Burimet e brendshme, burimet e jashtme dhe
ndërkombëtare.
Literatura bazë: Ejup Sahiti & Rexhep Murati, E drejta e
procedurës penale, Prishtinë, 2013, fq. 57 – 76.
Java e katërt: VLEFËSHMËRIA E DISPOZITAVE TË PROCEDURËS PENALE
Vlefshmëria e dispozitave të procedurës penale, lidhur me
territorin (locus regit actum), kohën (tempus regit actum)
dhe personin;
Imuniteti sipas të drejtës së brendshme dhe të drejtës
ndërkombëtare;
Ne pergjithesi per interpertimin e dispozitave të drejtës së
procedurës penale.
Literatura bazë: Ejup Sahiti & Rexhep Murati, E drejta e
procedurës penale, Prishtinë, 2013, fq. 57 – 88.
Java e pestë: PARIMET PROCEDURALO-PENALE
Kuptimi i parimeve te procedures penale,
Parimi i oficialitetit të ndjekjes penale, i legalitetit në
ndjekjen penale, akuzator, i gjykimit të drejtë dhe në kohë
të arsyeshme, prezumimit të pafajësisë, i të vërtetës,
kontradiktor dhe i barazisë së armëve (equality of arms), i
drejtpërdrejtë, gojor dhe i gjuhës, publicitetit, in dubio pro
reo dhe i kompensimit të dëmit të dënuarit ose të
arrestuarit pa bazë.
Literatura bazë: Ejup Sahiti & Rexhep Murati, E drejta e
procedurës penale, Prishtinë, 2013, fq. 89 – 116.
Java e gjashtë: LËNDA (OBJEKTI) I PROCEDURËS PENALE
Objekti themelor dhe sekondar i procedurës penale;
Llojet e objektit sekondar: kërkesa pasurore juridike, çështja
prejudikuese dhe shpenzimet e procedurës penale.
Literatura bazë: Ejup Sahiti & Rexhep Murati, E drejta e
procedurës penale, Prishtinë, 2013, fq. 117 – 124.
Java e shtatë: SUBJEKTET NË PROCEDURËN PENALE
Subjektet themelore: Gjykata, llojet dhe përbërja e
gjykatave, parimet lidhur me rregullimin dhe organizimin e
gjykatave, kushtet që duhet të plotësohen për të ushtruar
funksionin gjyqësor si edhe institucioni i përjashtimit të
gjyqtarëve.
Literatura bazë: Ejup Sahiti & Rexhep Murati, E drejta e
procedurës penale, Prishtinë, 2013, fq. 125 – 137.
Java e tetë: KOMPETENCA E GJYKATAVE
Llojet e kompetencave;

5
Vlerësimi i kompetencës dhe konflikti i kompetencës,
Ndihma juridike.
Literatura bazë: Ejup Sahiti & Rexhep Murati, E drejta e
procedurës penale, Prishtinë, 2013, fq. 138 – 150.
TESTI I DYTË
Java e nëntë: PALËT PROCEDURALE – PENALE.
Paditësi i autorizuar. Prokuroria e shtetit, rregullimi dhe
organizimi i saj;
I pandehuri dhe mbrojtësi si ndihmës procedural i të
pandehurit (p.sh. mbrojtësi i të dyshimtit dhe të akuzuarit).
Subjektet të tjerë sekondar në procedurën penale: I
dëmtuari në procedurën penale, propozimi për ndjekje,
kërkesa pasurore juridike;
Përfaqësuesit procedural të dëmtuarit (p.sh. përfaqësuesi
ligjor dhe përfaqësuesi i autorizuar);
Personat e tretë (dëshmitarët, ekspertet profesionistet etj.)
dhe ndihmësit procedural të gjykatës (procesmbajtësi,
stenografistet, regjistruesi teknik-xhiruesi, përkthyesit,
personeli gjyqësor).
Literatura bazë: Ejup Sahiti & Rexhep Murati, E drejta e
procedurës penale, Prishtinë, 2013, fq. 151 – 173.
Java e dhjetë: VEPRIMI PROCEDURALO-PENAL
Forma, vendi dhe koha e kryerjes së veprimeve procedurale,
shkresat penale-aktet akuzuese dhe vendimet gjyqësore;
Mjetet juridike dhe parashtresat të tjera.
Literatura bazë: Ejup Sahiti & Rexhep Murati, E drejta e
procedurës penale, Prishtinë, 2013, fq. 175 – 189.
Java e njëmbedhjetë: MASAT PËR SIGURIMIN E PRANISË SË TË PANDEHURIT NË
PROCEDURËN PENALE DHE MASAT PËR SIGURIMIN E
PROVAVE MATERIALE DHE TË INTERESAVE PASURORE
Masat e drejtuara ndaj të pandehurit-thirrja, urdhërarresti-
shoqërimi, premtimi i të pandehurit se nuk do ta braktis
vendqëndrimin, ndalimi për t`iu afruar vendit ose personit
të caktuar, paraqitja në stacionin policor, dorëzania, arresti
shtëpiak,. diversioni dhe paraburgimi.
Literatura bazë: Ejup Sahiti & Rexhep Murati, E drejta e
procedurës penale, Prishtinë, 2013, fq. 191 – 206.
Java e dymbëdhjetë: MASAT PËR SIGURIMIN E PROVAVE MAERIALE DHE
INTERESAVE PASURORE
Masat për sigurimin e provave materiale dhe interesave
pasurore;
Masat për sigurimin e provave material;
Kontrolli i banesës dhe i personit;
Procedura e kontrollit të shtëpisë (banesës);

6
Masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit;
Ngrirja e aseteve dhe urdhrat ndalues;
Sekuestrimi i përkohshëm i sendeve;
Konfiskimi. Veprimi me sendet e dyshimta;
Masat për sigurimin e interesave pasurore.
Literatura bazë: Ejup Sahiti & Rexhep Murati, E drejta e
procedurës penale, Prishtinë, 2013, fq. 207 – 224.
Java e trembëdhjetë: TË PROVUARIT NË PROCEDURËN PENALE
Shqyrtimet e përgjithshme përkitazi me procesin e të
provuarit;
Faktet dhe vërtetimi i tyre në procedurën penale, kuptimi i
provës, mjetet e provës, klasifikimi i provave, objekti i
provës (thema probandi), barra e provës (onus probandi);
Provat juridikisht të papranueshme, procedura lidhur me to
dhe pasojat juridike;
Rrjedha procedurale e procesit të të provuarit;
Teoritë mbi çmuarjen e provave.
Literatura bazë: Ejup Sahiti & Rexhep Murati, E drejta e
procedurës penale, Prishtinë, 2013, fq. 225 – 258.
Java e katërmbëdhjetë: LLOJET DHE TRAJTIMI I DISA PROVAVE
Deklarimi i të pandehurit si provë në procedurën penale;
Marrja në pyetje e të pandehurit;
Pohimi i të pandehurit;
Dëshmia e dëshmitarit;
Personat që mund të paraqitën si dëshmitar;
Obligimi për të dëshmuar, dëshmitarët e privilegjuar;
procedura e pyetjes, dëshmitari pamor (okular);
Mbrojtja e dëshmitarit dhe bashkëpunëtori bashkëpunues.
Literatura bazë: Ejup Sahiti & Rexhep Murati, E drejta e
procedurës penale, Prishtinë, 2013, fq. 258 – 276.
Java e pesëmbëdhjetë: EKSPERTIMI
Shqyrtime të përgjithshme lidhur me ekspertimin;
Caktimi, përjashtimi dhe procedura e ekspertimit;
Llojet e ekspertimit dhe vlera provuese e ekspertimit;
Kqyrja dhe rikonstrukcioni provat materiale
Literatura bazë: Ejup Sahiti & Rexhep Murati, E drejta e
procedurës penale, Prishtinë, 2013, fq. 276 – 295.
TESTI I DYTË

Politikat akademike dhe rregullat e mirësjelljes:

7
 Për çdo temë mësimore, studentët do të pajisen me materiale të nevojshme në gjuhën
shqipe.
 Në fund të çdo ore mësimore, grupet e caktuara të studentëve do të angazhohen me detyrë
apo rast studimi lidhur me temën e ligjëruar. Rezultatet e arritura nga ajo detyrë, grupet e
studentëve duhet ti prezantojë dhe t'i diskutojnë ato në orën e ushtrimeve.
 Para së gjithash, studenti duhet të jetë i ndërgjegjshëm dhe të respektojë institucionin dhe
rregullat shkollore
 Duhet të respektojë orarin e ligjëratave , ushtrimeve dhe të jetë i vëmendshëm në orën
mësimore
 Është i obliguar posedimi dhe paraqitja e indeksit në teste dhe provim
 Gjatë hartimit të punimeve seminarike, studenti duhet ti përmbahet udhëzimeve të dhëna
nga mësimdhënësi për realizimin hulumtues dhe teknik të punimit.

You might also like