You are on page 1of 7

SYLLABUS i Lëndës “Kriminologji me Penologji”

Të dhëna bazike të lëndës


Njësia akademike: Fakulteti Juridik
Titulli i lëndës: Kriminologji
Niveli: Bachelor
Status i lëndës: Obligative
Viti i studimeve: IV
Numri i orëve në javë: 2+1
Vlera në kredi – ECTS: 6
Koha / lokacioni: Fakulteti Juridik 2019/2020
Mësimëdhënësi i lëndës: Prof.Asoc.Dr.Kolë Krasniqi
Detajet kontaktuese: kole.krasniqi@unhz.eu

Përshkrimi i lëndës Kriminologjia rrjedh nga fjala greke dhe latine “crīmen” dhe
“logos”, që do të thotë shkenca mbi krimin. Si e tillë kjo shkence
e pavarur studion dukurin e krimit si fenomen individual dhe si
fenomen shoqërore, analizon format e manifestimit te tij në një
kohë, hapësire dhe periudhë të caktuar, ndriçon shkaqet e
kriminalitetit dhe faktorët e natyrave te ndryshme, si faktorët
ekonomik, social, biopsikik etj., qe ndikojnë ne sjelljet
antisociale te individit apo grupeve te caktuara te personave,
me qellim te ndikimit ne parandalimit dhe luftimit të
sukseseshem të kriminalitetit, respektivisht me qellim te
mbrojtjes së shoqërisë nga kriminaliteti.
Qëllimet e lëndës: Kjo lëndë mësimore ka për qëllim përgatitjen dhe aftësimin e
studentëve, si jurist të ardhshëm, e sidomos të atyre që
punojnë në organet e judikaturës penale (polici, prokurori,
gjykata, burgjet, qendrat e paraburgimit, institucionet
edukativo-korrektuese, etj.), që të përdorin me sukses njohuritë
e fituara në fushën e kriminologjisë për të kuptuar dhe
identifikuar me lehtësi të gjitha shkaqet dhe rrethanat qe mund
të ndikojnë ne sjelljet antisociale te personave.
Gjithashtu kjo lëndë mësimore përmes aplikimit të
metodologjisë së vet kërkimore, në mënyre empirike dhe gjithë
dimensionale studion fenomenin kriminal, si dukuri individuale
apo masovike, faktorët objektiv dhe subjektiv te kriminalitetit,
viktimën, format mundshme të manifestimit të kriminalitetit
dhe masat efikase për parandalimin e tij.
Rezultatet e pritura të Pas përfundimit të këtij kursi studentët do të jetë në gjendje që:
nxënies: - Të pajisen me njohuri bazike nga lënda e Kriminologjisë dhe
t’i zbatojë ato në jetën praktike;
- Ti njohin të gjitha format klasike dhe ato bashkëkohore të
reagimit të shoqërisë ndaj kriminalitetit;
- Ti njohin të gjitha shkaqet, rrethanat dhe faktorët e natyrave
te ndryshme që ndikojnë ne sjelljet kriminale te individit apo
manifestimin e kriminalitetit ne shoqëri;
- Ti njohin të gjitha masat e suksesshme preventive qe
zbatohen ne mënyrë te planifikuar nga mekanizmat e caktuar
shoqërorë me qellim te mbrojtjes se shoqërisë nga
kriminaliteti;
- Të njohin dhe të zbatojnë masat edukative sipas standardeve
bashkëkohore të punës me personat e mitur me qellim te
riedukimit te tyre;
- Të njohin dhe të zbatojnë masat siguruese sipas metodave
me te avancuara praktike dhe shkencore me qellim te
mbrojtjes se shoqërisë nga kriminaliteti;
- Ti përcjellin dhe ti krahasojë rezultatet e arritura shkencore
në fushën e Kriminologjisë dhe ti përdorin ato ne drejtim te
parandalimit dhe luftimit efikas te kriminalitetit;
Kontributi nё ngarkesёn e studentit
Aktiviteti Orë Ditë/javë Gjithësej
Ligjërata 2 15 30
Ushtrime 1 15 15
teorike/laboratorike
Punë praktike - - -
Kontaktet /konsultimet 1 15 15
me mësimdhënësin
Ushtrime në teren 1 5 5
Kollokfiume, seminare 2 10 20
Detyra të shtëpisë 1 5 5
Koha e studimit vetanak 2 15 30
të studentit (në
bibliotekë ose në shtëpi)
Përgatitja përfundimtare 2 5 10
për provim
Koha e kaluar në 2 5 10
vlerësim (teste, kuiz,
provim final)
Projektet, prezantimet, 2 5 10
etj
Totali 6 ECTS 150
Vërejtje: 1 ECTS kredi = 25 orë angazhim, p.sh. nëse lënda i ka 6 ECTS kredi studenti duhet të ketë
angazhim gjatë semestrit 150 orë
Metodologjia e Ligjerata interaktive: Bashkëbisedim - duke ju mundësuar
mësimëdhënies: studentëve parashtrimin e pyetjeve, diskutimin dhe këmbimin
e mendimeve të tyre lidhur me çështjet e ndryshme tematike.
Punime seminarike: Aktivitete të studentëve. Studentët mund të
përcaktohën për studimin e ndonjë teme apo punimi
seminarik. Para fillimit të punës së tyre atyre ju ofrohën
udhëzimët elementare, ndërsa pas përfundimit ju ofrohët
mundësija e prezentimit të punimeve të tyre para studenteve
te tjere. Pas prezentimit të punimeve/seminareve zhvillohet
debat interaktiv lidhur me temat e shtjelluara dhe në fund
behet vlersimi i punimit.
Puna grupore: Debat shkencorë. Gjatë trajtimit te temave
te ndryshme, studentët mund të ndahen ne dy ose me shumë
grupe, më qëllim të zhvillimit të një debati interaktiv dhe
konstruktiv shkencore.
Metodat e ligjerimit: Analizë dhe shembuj praktik. Zakonisht
aplikohën metoda bashkohore të ligjerimit, të cilat
praktikohën në universitetët e ndryshme evropiane:
prezentimi i temes përmes Power Point, raste studimi dhe
detyra mesimore – studimore lidhur me tematikën e
shtjelluar. Në disa raste do të prezentohën edhe ligjerata
autentike nga universitetet e ndryshme perendimore

Metodat e vlerësimit: Aktivitetet (në %):


- Punimi seminarik 0-10%
- Testi I 0-15 %
- Testi II 0-15 %
- Provimi përfundimtar 0-50 %
- Pjesëmarrja në konferenca 0-5 %
- Puna grupore në detyra dhe raste studimi 0-5 %
Vlerësimi në %: Nota përfundimtare
- 91-100 10 (dhjetë)
- 81-90 9 (nëntë)
- 71-80 8 (tetë)
- 61-70 7 (shtatë)
- 51-60 6 (gjashtë)
- 0-50 5 (pesë)
Literatura
Literatura bazë: Kriminologji:
- Tim Newburn: Criminology: A Very Short Introduction, Oxford
University Press, New York 2016
- Ulrich Eisenberg / Ralf Kölbel: Kriminologie: Ein Lehrbuch,
Mohr Siebeck, Tübingen 2017
- Karl-Ludwig Kunz, Tobias Singelnstein: Kriminologie: Eine
Grundlegung, Haupt Verlag, Bern 2016
- Dr.Ragip Halili: Kriminologjia, Prishtinë, 2015.
Literatura shtesë: - Dr.Vaselika Hysi: Kriminologjia, Tiranë, 2009.
- Dr.Vaselika Hysi: Hyrja në Kriminologji dhe Penologji, 2005,
Tiranë.
- Dr. Zvonimir Separevic: Kriminologjia, Zagreb, 2008.
- Kodi Penal i Republikës së Kosovës, 2013.
- Kodi i Drejtësisë për të mitur i Republikës së Kosovës, 2010.
Plani i dizejnuar i mësimit:
Java Ligjërata që do të zhvillohet
Java e parë: Kuptimi dhe lënda e Kriminologjisë,
- Përkufizimet më të njohura të lëndës së kriminologjisë.
Java e dytë: Metodologjia e studimit të kriminalitetit,
- Metodat e shkencës së kriminologjisë,
- Metodat e studimit të rasteve individuale,
- Metoda e vrojtimit, observimit,
- Metoda e anketës, intervistës, ekspertimit, krahasimit,
matjes,
Java e tretë: Metodat statistikore
- Evidenca mbi kriminalitetin, numri i errët i kriminalitetit,
mënyra e zbulimit të numrit të errët etj.
Raporti i Kriminologjisë me shkencat e tjera
- Teoritë mbi kriminalitetin,
- Teoritë mbi kriminalitetin dhe shkaqet e tij,
Java e katërt: Format dhe tipologjia kriminale
- Vëllimi, struktura dhe dinamika e kriminalitetit, Veçoritë
sociale, ekonomike, kohore dhe regjionale, mosha, gjinia dhe
statusi familjar i kryerësve të veprave penale.
- Recidivizmi, kuptimi dhe llojet e recidivizmit, trajtimi i
recidivizmit në aspektin penalo-juridik, kriminologjik dhe
penologjik.
Java e pestë: - Kriminaliteti politik, kriminaliteti kundër njerëzimit dhe të
drejtës ndërkombëtare, krimet kundër popullsisë civile
Java e gjashtë: - Kriminaliteti i dhunës, format më të njohura të kriminalitetit
të dhunës: dhuna kundër jetës dhe trupit, dhuna në familje,
dhuna seksuale etj.
Java e shtatë: Testi I pare
Java e tetë: - Kriminaliteti ekonomik, kriminaliteti kundër pasurisë,
mashtrimi i konsumatorëve, kriminaliteti kundër ambientit-
ekologjik, vjedhja e automjeteve,
- Tregtia ilegale me vepra të artit dhe kulturës dhe të
trashëgimisë nacionale,
- Korrupsioni,
- Falsifikimi i parave etj.,
- Kriminaliteti kompjuterik
Java e nëntë: - Delikuenca e të miturve
- Grup moshat e të miturve
- Kriminaliteti i fëmijëve, kriminaliteti i të rinjve, format e
krimeve,
- Etiologjia dhe faktorët e sjelljes delikuente të miturve,
- Masat preventive dhe korrektuese për parandalimin dhe
risocializimin e të miturve
Java e dhjetë: - Etiologjia kriminale
Java e njëmbëdhjetë: - Faktorët mikrogrupor,
- Faktorët socio-patologjik,
- Faktorët subjektiv dhe individual të sjelljes kriminale,
- Struktura psikike dhe biologjike e personalitetit
- Ndikimi i vetive individuale të personalitetit në sjelljet
kriminale
Java e dymbëdhjetë: Parandalimi i kriminalitetit
Java e trembëdhjetë: - Roli i policisë, prokurorisë, gjykatave, institucioneve
penitensiare, opinionit publik etj., në luftimin dhe
parandalimin e kriminalitetit
Java e katërmbëdhjetë: - Roli i familjes, roli i shkollës, arsimimit, aktiviteteve kulturore
e sportive, roli i masmediave etj., masave ndëshkimore,
masave edukative, enteve ndëshkimore etj., në luftimin dhe
parandalimin e kriminalitetit.
Java e pesëmbëdhjetë: Testi I dytë
Politikat akademike dhe rregullat e mirësjelljes:
Mësimdhënësi cakton kriteret për vijimin e rregullt të ligjëratave, ushtrimeve dhe
aktiviteteve te tjera. Studentët janë të pavarur në punën e tyre. Ata duhet të njihen me Kodin
e Etikës së UHZ-së, i cili kërkon që të gjithë studentët dhe personeli akademik të ruajnë
standardet më të larta të ndershmërisë dhe integritetit akademik. Mashtrimi, plagjiatura,
gënjeshtra dhe vjedhja janë rreptësishtë të ndaluara. Të gjitha shkeljet e Kodit të Etikës do t'i
raportohen Komisionit kompetent disiplinor.

You might also like