You are on page 1of 199

Lënda: E drejta familjare dhe trashëgimore

KUPTIMI I SË DREJTËS FAMILJARE; PARIMET THEMELORE


Tema:
TE SË DREJTES FAMILJARE; BURIMET E SE DREJTES
FAMILJARE; METODAT E SE DREJTES FAMILJARE…….

Ligjërata 1

:
25 Shkurt 2 0 1 9
E DREJTA FAMILJARE DHE FAMILJA
KUPTIMI I SË DREJTËS FAMILJARE
- E drejta familjare si pjesë përbërëse
e sistemit juridik dhe
- disciplinë e veçantë shkencore.
- Martesa si bazë e ligjshme e familjes;
- Sistematizimi i së drejtës Familjare;
- Sistematizimi i së drejtës Familjare
sipas Ligjit të Kosovës për familjen ;
2
•PARIMET THEMELORE TE SË DREJTES
FAMILJARE
•BURIMET E SE DREJTES FAMILJARE
•METODAT E SE DREJTES FAMILJARE
•FAMILJA SI INSTITUCION JURIDIK
•ZHVILLIMI HISTORIK I FAMILJES
•LLOJET E FAMILJES
•FUNKSIONET E FAMILJES
•PLANIFIKIMI I FAMILJES
•STRUKTURA E LIDHJES FAMILJARE
•GJINIA, Llojet e gjinisë
•KUPTIMII SË DREJTËS MARTESORE 3
E DREJTA FAMILJARE
KUPTIMII SË DREJTËS FAMILJARE
E drejta familjare është pjesë përbërëse e sistemit
juridik dhe njëkohësisht disciplinë e veçantë
shkencore.
Si pjesë përbërëse e sistemit juridik, ajo studion
tërësinë e normave juridike që rregullojnë
marrëdhëniet familjare-martesore, marrëdhëniet
midis prindërve dhe fëmijëve, të birësimit dhe të
kujdestarisë.
E drejta familjare, si disciplinë shkencore, studion
aspekte të rregullimit juridik të familjes dhe të
martesës, i komenton normat ligjore, i sistematizon, i
shpjegon dhe kritikon paqartësitë dhe mangësitë e
tyre juridike.
OBJEKTI I SE DREJTES FAMILJARE
Objekti i së drejtës familjare, si degë e
veçante e së drejtës pozitive dhe si pjesë e
shkencës juridike, përfshin terësinë e
normave juridike që rregullojnë
marrëdhëniet të cilat lindin nga:
• familja:
•martesa,
•birësimi,
•kujdestaria dhe
•marrëdhëniet midis prindërve dhe fëmijëve.
PARIMET THEMELORE TE SË DREJTES FAMILJARE
Në këto parime formësohen karakteristikat
themelore të marrëdhënieve familjare dhe
martesore, të marrëdhënieve mes prindërve dhe
femijëve në kujdestari.
Parimet themelore të së drejtës familjare janë:
a) parimi i barazisë në marrëdhëniet familjare;
b) parimi i shuarjes së ndikimit të organizatave
fetare;
c) parimi i mbrojtjes shtetërore dhe shoqërore të
familjes;
ç) parimi i laicitetit dhe
d) parimi i mbrojtjes së veçantë të fëmijëve.
Parimi i barazisë në marrëdhëniet familjare
• Ky parim shpreh përcaktimin se anëtarët e familjes në
marrëdhëniet familjare janë të barabartë në pikëpamje të të
drejtave dhe detyrimeve, pavarësisht nga statusi dhe seksi.
• Barazia e femrës me mashkullin është sanksionuar si me norma
ligjore, ashtu edhe me ato kushtetuese.
• Norma juridike për barazinë e femrës me mashkullin përmbajnë
edhe shumë konventa ndërkombëtare, kjo do të thotë se ndalohet
çdo formë e diskriminimit të individëve në familje dhe në shoqëri.
• Në Ligjin për barazinë gjinore të Kosovës mbrohet barazia midis
gjinive, si vlerë themelore e zhvillimeve demokratike e humane
të shoqërisë.
• Parimi i barazisë gjen shprehjen e vet edhe në dispozitat
kushtetuese.
• Edhe dispozitat e Ligjit për marrëdhënie familjare të Kosovës e
sanksionojnë barazinë e plotë gjinore e morale të bashkëshortëve,
ndjenjën e dashurisë, të respektimit dhe të mirëkuptimit reciprok, si
bazë e unitetit familjar.
•Parimi i shuarjes së ndikimit të organizatave
fetare.-
•Popullin shqiptar e karakterizon një heterogjenitet i
riteve fetare (mysliman, ortodoks, dhe katolik).
Rregullat e një riti për lidhjen e martesës dhe
zgjidhjen e saj dallojnë nga ato të ritit tjetër.
• Sipas së drejtës së shenjtë myslimane (sheriati),
martesa konsiderohej si një çështje private, një
kontratë. Martesa mund të lidhej përpara imamit
(teolog jurist-konsult),
•Ndërkaq, sipas së drejtës kishtare të ritit ortodoks,
lidhja e martesës bëhej përpara priftit.
•Sipas ritit katolik, martesa lidhej përpara kishës.
Parimi i mbrojtjes shtetërore dhe
shoqërore të familjes.
Ky parim përfshihet si në normat kushtetuese,
ashtu edhe në ato ligjore që rregullojnë
marrëdhëniet martesore familjare.
E drejta e re familjare mbron familjen
demokratike, egalitare, në të cilën duhet të
sundojnë marrëdhëniet demokratike e
humane, rrespektimi i jetës së përbashkët dhe
solidariteti.
Parimi i laicitetit
Ligji i marrëdhënieve familjare i vitit 2004
po ashtu njeh martesën civile si formë të
vetme të martesës, e cila duhet të lidhet
para organeve të administratës civile, por
nuk e ndalon lidhjen e martesës fetare
përpara organeve të organizatave fetare,
pas lidhjes së martesës civile.
Parimi i mbrojtjes së veçantë të fëmijëve.
Po ashtu, mbrojtja e veçantë e fëmijëve është
parim kushtetues dhe parim i veçantë i së
Drejtës familjare.
Në këtë kuadër edhe prindërit kanë përgjegjësi
sa i përket mirërritjes dhe arsimimit të fëmijëve
të tyre.
Kështu, p.sh., organi i kujdestarisë ka autorizime
që të ushtrojë kontroll të përgjithshëm lidhur
me realizimin e të drejtave prindërore dhe të
ndërmarrë masa të caktuara përkitazi me
mbrojtjen e interesave të fëmijëve;
BURIMET E SE DREJTES FAMILJARE
Llojet e burimeve të së drejtës familjare.
Zakonisht burimet e së drejtës ndahen në burime
materiale dhe burime formale.
Burimet materiale shprehin fuqinë e shoqërisë, e cila
i krijon dhe u jep përmbajtjen e vet normave
juridike.
Me burime formale juridike nënkuptojmë formën në
të cilën shprehet norma juridike..
Burimet formale të se drejtës familjare janë:
•ligji,
•zakoni (në raste te veçanta kur përcaktohet me ligj),
•praktika gjyqësore në mënyrë supsidiare dhe doktrina
juridike, në rast të veçantë.
• Burimet ndërkombëtare të së drejtës familjare.
• - Aktet e përgjithshme juridike, si
• rezolutat e OKB-së dhe të organeve të saj,
• Deklarata mbi liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, konventat
ndërkombëtare të cilat rregullojnë, përcaktojnë dhe garantojnë
liritë dhe të drejtat themelore të njeriut edhe nga fusha e së drejtës
familjare, sipas disa teorive të reja të së drejtës, konsiderohen
burim i së drejtës.
• Me këto akte juridike të përgjithshme ndërkombëtare synohet
mbrojtja e lirive dhe e të drejtave themelor të njerëzve, si vlera
universale, nga shkelës të ndryshëm.
• Kjo aq më parë, sepse legjislacionet kombëtare të shumë shteteve
nuk ofrojne siguri të mjaftueshme për mbrojtjen e lirive dhe të të
drejtave themelore.
• Kështu, konventat ndërkombëtare i obligojnë të gjitha shtetet
nënshkruese që t'i përmbushin detyrimet që dalin nga konventat.
• Me Kartën e OKB-së (1945) garantohet mbrojtja e
familjes, martesa civile, planifikimi i familjes,
mbrojtja e fëmijëve të mitur dhe e nënave, etj.
• Neni 16 i Deklarates së përgjithshme mbi të drejtat
e njeriut garanton për herë të parë lidhjen e
martesës midis personave madhorë pa pengesa në
pikëpamje të fesë, racës, kombësisë. etj.
• Madje, në dispozitën e këtij neni thuhet: "Familja
është celula natyrore dhe themelore e
shoqërisë dhe është nën mbrojtje të
shoqërisë dhe të shtetit".
• Konventa e Hagës (1965) rregullon institutin e
birësimit.
• Shtetet nënshkruese marrin përsipër njohjen e
vendimeve të gjykatave të shteteve pjesëmarrëse
në konventë, si dhe njësimin e legjislacionit të
brendshëm për birësimin me normat juridike të
konventës.
• Kjo nuk është gjë tjetër, veçse një hap i
rëndësishëm drejt njësimit të rregullave të së
drejtës familjare kombëtare të shteteve
nënshkruese të marrëveshjes.
• Ligji si burim i së drejtës familjare. –
• Ligjin e familjes, në Kosovë e miratoi Kuvendi i Kosovës në vitin 2004.
• Ky ligj shënon një hap përpara në fushën e rregullimit juridik të
marrëdhënieve martesore familjare, në pajtim me nenit 5.1, si dhe
me parimet demokratike të proklamuara në Konventën
ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive themelore
të njeriut, për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racial,
diskriminimit ndaj gruas dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijës.
• Ky ligj, për herë të pare pas luftës në Kosovë, rregullon në mënyrë të
hollësishme korpusin e të drejtave dhe të detyrimeve nga sfera
materiale e së drejtës familjare dhe marrëdhënieve familjare
martesore, marrëdhëniet ndërmjet prindërve dhe fëmijëve,
birësimin dhe kujdestarinë, si dhe marrëdhëniet juridike pasurore
midis bashkëshortëve.
• Paqartësitë konceptuale, mungesa e koncizitetit dhe e precizitetit të
disa normave juridike, pa mëdyshje që do ta vështirësojnë zbatimin
praktik të tij, por ato mund të mënjanohen me ndryshimin dhe
plotësimin e këtij ligji.
Ligji i Kosovës për familjen sistematizohet në 8
pjesë.
Pjesa e parë rregullon marrëdhëniet juridike që
lindin nga:
 familja,
më pas fejesën dhe martesën,
zgjidhjen e martesës,
marrëdhëniet midis prindërve dhe fëmijëve,
format e veçanta të mbrojtjes së fëmijëve pa
kujdesin prindëror:
birësimin,
kujdestarinë,
marrëdhëniet pasurore të anëtarëve të
bashkësisë familjare dhe mbajtjen financiare.
 Ligji për barazi gjinore vendos barazinë ndërmjet gjinive, si
vlerë themelore e zhvillimit demokratik të shoqërisë. Me këtë
përligjet parimi i barazisë së gruas me burrin në të gjitha fushat
e marrëdhënieve familjare martesore.
 Ky ligj familjen dhe martesën i vë nën mbrojtjen e shtetit dhe
të shoqërisë.
 Rregullorja mbi mbrojtjen kundër dhunës në familje
nr.2003/12 trajton dhunën familjare, si vepër e qëllimshme që
nje person i shkakton personit tjetër, me të cilin është ose ka
qenë në lidhje familjare, si: shkaktimi i lëndimit trupor,
keqtrajtimi apo kryerja e më shumë veprave të ndëshkueshme
apo edhe të lëshimeve, si: dhunimi seksual, rrëmbimi, shkaktimi
i dëmit pasuror, largimi me dhunë i personit tjetër nga banesa e
përbashkët etj.
 Kushtetuta si burim i së drejtës familjare.
 Kushtetuta është ligj, por i veçante, themelor dhe
më i larti i një vendi, e që duhet të dallohet nga
ligjet e tjera.
 Ajo përmban parimet themelore dhe normat më të
rëndesishme që kanë të bëjnë me fusha të
ndryshme, si: organizimi shtetëror, rregullimi
shoqëror-ekonomik, pronësia, por edhe me sfera të
tjera të së drejtës familjare dhe martesore.
 Për këtë arsye, kushtetuta trajtohet si burimi
kryesor i së drejtës familjare.
• Parimet kryesore nga fusha e së drejtës familjare në
Kushtetutën e Kosovës janë:
• mbrojtja shoqërore e fëmijëve, rregullimi juridik i
marrëdhënieve familjare-martesore dhe vënia e
tyre nën mbrojtjen e shtetit,
• mbrojtja e nënës dhe e femijëve të mitur,
• barazia e iemijëve jashtëmartesorë me fëmijët
martesorë,
• vendosja e lirë për lindjen e fëmijëve, e kështu me
radhe.
• Kështu, Kushtetuta e Kosovës mund të jetë burimi
kryesor i së drejtës familjare, si dhe kushtetutat e
vendeve të tjera.
• Shkenca juridike familjare si burim I së drejtës.
• Shkenca juridike familjare studion, analizon dhe
jep mendime teorike për familjen dhe
marrëdhëniet që krijohen në të, për martesën dhe
zgjidhjen e saj, për marrëdhëniet midis fëmijëve
dhe prindërve, për institutin e birësimit dhe të
kujdestarisë.
• MendiRëndësia e shkencës juridike qëndron në
faktin se rezultatet e analizave e të shpjegimeve
shkencore përfshihen në tekstet ligjore.
• Andaj, duhet tëkonstatohet se edhe
shkencajuridike familjare trajtohet si burim i së
drejtës
• Praktika gjyqësore si burim i së drejtës familjare
• Kjo do të thotë se ndikimi i mendimit juridik të gjykatave të larta
në procesin e vendimmarrjes së gjykatave më të ulëta është i
pashmangshëm.
• Një rëndësi e tillë e praktikës gjyqësore, kreativiteti i saj dhe
autoriteti i disa vendimeve, posaçërisht i gjykatave më të larta,
gjenë shprehje posaçërisht kur një marrëdhënie shoqërore nuk
është e rregulluar me ligj, ose është e rregulluar, por normës
juridike duhet t'i jepet kuptimi në harmoni me nevojat e
momentit aktual.
 Kjo, aq më parë sepse me ligj nuk mund të pretendohet
përfshirja e rregullimit të të gjitha çështjeve që mund të
paraqiten në jetën e rëndomtë, për faktin se jeta është shumë
më e ndërlikuar, më e llojllojshme dhe më dinamike sesa mund
të perceptohet.
 Për këtë praktika gjyqësore është burim i tërthortë apo
supsidiar i së drejtës familjare.
 Zakoni si burim i së drejtës familjare
• Zakoni është burim i tërthortë i së drejtës familjare në rastet e
përcaktuara me ligj.
• Pra, zakoni edhe tani mund të shfrytëzohet për rregullimin
e një marrëdhenieje të caktuar.
• Në nenin 37 par. 3 thuhet: "Gjykata në procedurë
jashtëkontestimore mund të lejojë lidhjen e martesës
midis fëmijëve të lindur nga etërit dhe vëllezërit apo
motra, pra mes kushërinjve të shkallës së dytë, nëse kjo
nuk është në kundërshtim me botëkuptimet e popullit,
duke marrë parasysh doket dhe zakonet e vendit apo
ekzistimin e shkaqeve të arsyeshme”.
• Zakoni mund të jetë burim i së drejtës familjare kur ligji
përmban zbrazëti juridike, të cilat plotësohen me zakon,
madje edhe kur ligji shprehimisht nuk thirret në zakon.
METODAT E SE DREJTES FAMILJARE
Metodat me të cilat shërbehet e drejta familjare janë:
l) metoda normative-juridike dhe
2) metoda sociologjike.
 Metoda normative juridike
- Me anën e kësaj metode konstatohet përmbajtja e së drejtës,
funksionimi i saj dhe mënyra si kryhen detyrat e shtruara para saj.
 Pra, me metodën normative e drejta familjare studion sjelljet e
anëtarëve në familje dhe në gjini, duke përligjur karakteristikat
specifike të krijuara me realitetin e ri..
 Metoda sociologjike
 Rëndësia e saj qëndron para së gjithash në shpjegimin e së drejtës,
kuptimin dhe interpretimin e saj.
 Metoda sociologjike e përkufizon normën juridike si realitet, jo si
dukuri ideale. Ajo, po ashtu, analizon dhe shpjegon arsyet shoqërore
të ekzistimit të saj, duke pasqyruar realitetin objektiv në vetë normën
juridike.
FAMILJA SI INSTITUCION JURIDIK
 KUPTIMI I FAMILJES
 Duke u mbështetur në shkencën e së drejtës
familjare lidhur me kuptimin e familjes mund të
thuhet:
 Familja përbënë një bashkim personash të cilët,
për shkak të martesës, gjinisë ose birësimit, janë të
lidhur mes vete me marrëdhënie psikologjike,
morale, ekonomike dhe juridike, jetojnë në një
ekonomi të përbashkët familjare dhe mbajnë para
shoqërisë përgjegjësi për njëritjetrin.
Lënda: E drejta familjare dhe trashëgimore
Familja si institucion juridik. Familja, Llojet e
Tema:
familjes
Ligjerata 2
:
04 Mars 2 0 1 9
•FAMILJA SI INSTITUCION JURIDIK

•ZHVILLIMI HISTORIK I FAMILJES

•LLOJET E FAMILJES

•FUNKSIONET E FAMILJES

•PLANIFIKIMI I FAMILJES

•STRUKTURA E LIDHJES FAMILJARE 27


FAMILJA SI INSTITUCION JURIDIK
 KUPTIMI I FAMILJES
 Duke u mbështetur në shkencën e së drejtës familjare lidhur me kuptimin e
familjes mund të thuhet: Familja përbën një bashkim personash të cilët, për
shkak të martesës, gjinisë ose birësimit, janë të lidhur mes vete me
marrëdhënie psikologjike, morale, ekonomike dhe juridike, jetojnë në një
ekonomi të përbashkët familjare dhe mbajnë para shoqërisë përgjegjësi për
njëritjetrin.
 Ngakjo del se familja është edhe njësi grupore natyrale dhe fundamentale e
shoqërisë dhe shtyllë e të gjitha shoqërive njerëzore.
 Ligji për familjen i Kosovës e përkufizon familjen në dy mënyra:
 në paragrafin 1 të nenit 2 thuhet se: Familja është bashkësi vitale e prindërve
dhe fëmijëve të tyre, si dhe e personave të tjerë në gjini, ndërsa
 në paragrafin 2 të po këtij neni, i ndikuar nga neni 16 i Deklaratës së
përgjithshme mbi të drejtat e njeriut, familja përkufizohet si bërthamë
natyrore dhe themelore e shoqërisë dhe, si e tillë, gëzon të drejtën në
mbrojtje..
• Prandaj………. kuptimi më i plotë i
nocionit të familjes do të ishte: familja
është grup personash të lidhur me
martesë apo në bashkësi
jashtëmartesore ose në gjini, të cilët
kanë të drejta e detyra ligjore dhe
mosrespektimi i tyre do të shkaktonte
sanksione juridike.
 ZHVILLIMI HISTORIK I FAMILJES
 Periudha e marrëdhënieve seksuale të parregulluara
(promiskuiteti).
 Familja me lidhje gjaku (konsaguine). - Në shkallën e mesme të egërsisë
paraqitet ndalimi i parë i marrëdhënieve seksuale midis anëtarëve të
brezave të ndryshëm. Ky ndalim konsiderohet si shkalla e parë e zhvillimit
të familjes. Përshkak se në martesë ishin anëtarët e grupit që jetonin së
bashku, martesa konsaguine quhet edhe endogame.
 Gjinia llogaritej sipas vijës së amës, sepse në martesën me grupe ishte e
pamundur të dihej i ati i femijës. Dhe, në rrethana të tilla, ai ishte femijë i
tërë grupit. Gjurmët e martesës me grupe i hasim edhe sot. Poligamia tani
paraqitet në trajta të ndryshme, si: poligamia kur një mashkull ndodhet
në martesë me shumë gra, ose si poliandri, kur një grua ndodhet në
martesë me shumë burra.
 Martesa me grupe ka ekzistuar një kohë të gjatë te popujt primitivë,
sidomos në Havanë. Gjurmë të poliandrisë hasen edhe sot në Tibet, si dhe
te disa popuj të tjerë në shkretëtirat e Azisë dhe të Afrikës. kurse
poligamia ekziston edhe sot te popujt myslimanë në të gjitha vendet ku ata
jetojnë.
• Familja punalua (egzogame).
• Kjo familje lindi dhe ka skzistuar në Havanë deri në gjysmën e parë të
shekullit XIX. E mori emrin punalua, sepse burrat e një grupi, që kishin
marrëdhënie me gratë e një grupi tjetër, e quanin njëritjetrin punalua, që
në gjuhën e tyre kishte kuptimin mik, shok ose ortak. Gratë, të cilat kanë
jetuar në martesë të tillë, po ashtu janë thirrur mes vete me këtë emër.
• Martesa e një grupi burrash me një grup grash të fisit tjetër, në krahasim
me martesat me grupe brenda të njëjtit gjens apo fis, po ashtu paraqet
një përparim të dukshëm sa i përket ndalimit të martesave mes anëtarëve
të familjes së një gjaku.
• Të ndaluarit e marrëdhënieve martesore mes vëllezërve dhe motrave të
një gjaku në vijë amësore është karakteristika më kryesore e kësaj
familjeje. Madje, ky ndalim zgjerohet më tej edhe mes kushërinjve të parë.
Vetëm nëna ka mundur të dihet në këtë formë grupore të martesës, por jo
edhe i ati i fëmijëve.
• Familjet e mëdha grupore gradualisht ndahen në familje të vogla, solli
stabilitet në marrëdhëniet martesore, krahasuar me formën e parë, shumë
të raadhe të familjes me lidhje gjaku.
Matriarkati.
Roli i gruas ishte shumë i madh në matriarkat. Dhe, në doktrinën
juridike familjare matriarkati quhet ndryshe epoka e sundimit të
gruas.
Gruaja në matriarkat kishte një pushtet të gjerë mbi burrin. Madje,
këtë pushtet ajo e ruajti deri në paraqitjen e bujqësise dhe të
blegtorisë si degë të ekonomisë.
Burri nuk i përkiste gjensit të gruas, ndërsa gjinia e fëmijëve
llogaritej sipas vijës së amësisë. Mashkulli, në gjensin arkaik vinte
nga një gjens tjetër dhe i përkiste gjensit prej nga vinte.
Kështu, në matriarkat lind gjinia, dhe ajo llogaritej sipas vijës së
amësisë.
Nga ky shkak, shpesh në doktrinën juridike matriarkati quhet
familje e gruas.
Megjithatë, pothuaj në të gjitha kanunet shqiptare gjenden
gjurmë të qarta të matriarkatit, një provë që dëshmon se dukuritë
shoqërore kanë shumë ndërlikime, se nuk janë e nuk mund të jenë
krejtësisht te pastra, qoftë edhe me kalimin e një kohe tepër të
gjatë.
Familja me çifte (sindiozmike)
Konsiderohet si shkallë e tretë e rëndësishme e
zhvillimit të familjes.
Familja me çifte lind me fillimin e shthuarjes së familjes
së madhe grupore dhe me kalimin e shoqërisë njerëzore
nga egërsia në barbarizëm.
Veçori kryesore e familjes me çifte është fakti se:
- në marrëdhëniet martesore janë një burrë dhe një
grua.
- burri përherë të parë jeton me një grua, mirëpo edhe
më tej praktikohet poligamia (shumë gra), si dhe
- kontaktet seksuale me gra të tjera.
Martesat në çifte paraqesin një shkallë më të lartë
zhvillimi në krahasim me martesat grupore.
Patriarkati
• Pushteti i burrave mbi gratë e familjes paraqet një kthesë të madhe në
zhvillimin e familjes. Me zbutjen e shtazëve, me këmbimin e tyre me
mallra të tjera, me ndarjen e bujqësisë nga blegtoria, roli i burrit në
ekonomi sa vjen e rritet, kështu që ai merr tërë pushtetin në familje. Kjo
do të thotë se edhe femijët i nënshtrohen pushtetit atëror si patria
potestas. Kjo mundësoi lindjen e familjes patriarkale, si celulë bazë e
shoqërisë njerëzore.
• Pasardhësit i përkasin gjensit atëror. Këtë çështje e drejta zakonore
shqiptare e zgjodhi me një formulim
• Familja patriarkale mundëson vërtetimin e atësisë, madje më saktësisht
sesa familja moderne, për shkak se tradhtia e gruas dënohej në mënyrë
drakoniane.
• Krijimi i familjes patriarkale shënoi kalimin nga matriarkati në patriarkat.
• Familja patriarkale qe forma mbizotëruese e familjes te shqiptarët deri
në fillim të gjysmës së dytë të shekullit XX.
• Madje, elementet e familjes patriarkale i hasim edhe tani, në viset e
pazhvilluara dhe në fshatra.
Karakteristikat thelbësore të familjes patriarkale
shqiptare janë:
ajo ishte një bashkësi njerëzish me lidhje gjaku në vijë
mashkullore (nga ati) ose të bashkuar me anë martese,
ekonomia e përbashkët;
pushteti i burrave mbi gratë e familjes;
pushteti i të zotit të shtëpisë, i cili nuk ishte krejtësisht
identik me pushtetin e pater familiasit në të drejtën romake;
ndarja e punës dhe organizimi i brendshëm në përputhje
me natyrën, prirjet dhe aftësitë e secilit, solidariteti
ndërmjet anëtarëve të familjes, që shtrihej te të gjithë
anetarët e saj dhe siguronte kompaktësinë.
Monogamia
Familja monogamie paraqet një formë më të lartë të
zhvillimit të familjes në krahasim me format tjera.
Ajo nënkupton martesën e një burri me një grua.
• Burri kishte pushtet të plotë mbi gruan, që flet për
mospërligjjen e parimit të barazisë së gruas me
burrin.
• Monogamia lindi nga përqendrimi i pasurive të
mëdha në duart e burrit dhe nga nevoja për lënien
e saj trashëgim fëmijëve te vet e jo të tjerëve.
• Familja monogamike lindi me kalimin e shoqërisë
njerëzore nga barbaria në civilizim.
• Karakteristikat e familjes monogame
• Familjen monogame e karakterizon:
• prostitucioni,
• imoraliteti
• homoseksualizmi dhe
• lezbeizmi.
• megjithëse lidhjet martesore janë mjaft më të forta se në
format e mëhershme të familjes.
• Posaçërisht ishte i zhvilluar homoseksualizmi dhe lezbeizmi, që
ishin përcjellës besnikë të martesës nga kohët më të lashta e
deri më sot.
Duke kaluar nga një formë në një formë tjetër në pajtim me
ndryshimin e formave të shoqërisë, familja monogame arriti t'i
ruajë tiparet e veta themelore që e dallojnë nga format e tjera të
familjes.
Lindja e saj konsiderohet nje përparim historik për njerëzimin.
LLOJET E FAMILJES
• Në literaturën juridike hasen këto klasifikime
më të rëndësishme të familjes:
• historik,
• sociologjik dhe
• juridik.
• Llojet e familjes sipas kriterit historik. - Sipas
kriterit historik, familja mund të klasifikohet
në tri lloje të rëndësishme:
1) familja matriarkale (e grave),
2) Familja patriarkale (e burrave) dhe
3) Familja egalitare bashkëkohore.
Llojet e familjes sipas kriterit sociologjik
Klasifikimi (tipologjia) i familjes sipas kriterit
sociologjik po ashtu është i rëndësishëm.
Ky lloj klasifikimi më së shpeshti bëhet sipas: natyrës
së marrëdhënieve familjare,
stabilitetit të lidhjeve familjare,
marrëdhënieve pasurore,
•përkatësisë së klasëve apo të shtresave,
funksioneve familjare,
llojeve të lidhjeve familjare,
kulturave familjare,
martesave të përziera, viseve dhe
rajoneve të banimit, etj.
Kështu, sipas natyrës së marrëdhënieve familjare,
familja klasifikohet në dy lloje:
patriarkale (autoritative) dhe
Siç u pa, pushteti i burrave mbi gratë e
familjes dhe nënshtrimi i fëmijëve pushtetit
atëror janë karakteristikat themelore të
familjes patriarkale.
demokratike (egalitare).
Legjislacionet e reja moderne të familjes, si: Ligji për
familjen i Kosovës, Kodi i familjes i Shqipërisë dhe
Ligji për familjen i Maqedonisë me dispozita ligjore
e mbrojnë familjen demokratike, si forma më e
avancuar e familjes
• Sipas marrëdhënieve pasurore të familjes, familja
ndahet në industriale (punëtore e nëpunësve) dhe
individuale - private (bujqësore - e zanatçinjve).
• Sipas kriterit të harmonisë familjare, familja
ndahet në familje stabile dhe jostabile,
• kurse sipas kriterit se a jetojnë të gjithë anëtarët
nën një çati, familja mund të ndahet në familje të
plotë dhe jo të plotë.
• Sipas kriterit gjeografik, familja mund të ndahet
edhe në familje fshatare (rurale) dhe në familje
qytetare (urbane).
•Llojet e familjes sipas kriterit juridik.
- Në literaturën juridike hasen po ashtu dy llqje të
familjes sipas tipologjisë juridike:
1)familje sipas përbërjes numerike të anëtarëve të
gjinisë dhe
2) familje sipas mënyrës së themelimit.
•Familja sipas përbërjes numerike të anëtarëve të
gjinisë.
Edhe kjo familje ndahet gjithashtu në tri lloje:
a. familje e vogël,
b. e gjerë dhe
c. familje e madhe.
FUNKSIONET E FAMILJES
Familja ka këto funksione më të
rëndësishme:
a) funksioni i riprodhimit njerëzor,
b) ekonomik,
c) i rritjes dhe i edukimit të fëmijëve,
ç) shoqërues dhe
d) funksioni i mbrojtjes.
PLANIFIKIMI I FAMILJES

Politika e planifikimit të familjes gjatë periudhave të


ndryshme të zhvillimit shoqëror pati dy kahje, që
dallojnë diametralisht njëri me tjetrën.
Ato janë:
1) politika e shtimit të natalitetit dhe
2) politika e kufizimit të natalitetit.
•Pyetje ???

•Komente !!!
Lënda: E drejta familjare dhe trashëgimore
Tema: Kuptimi i së drejtës martesore, Martesa si institucion
juridik dhe shoqëror

Ligjërata 3
:
Prof.ass PHD. Berat Aqifi
11 Mars 2 0 1 9
• Java III-të
• Kuptimi i së drejtës martesore
• Objekti i së drejtës martesore
• Subjektet e së drejtës martesore
• Parimet themelore të së drejtës
martesore
• Martesa si institucion juridik dhe
shoqëror
• Përkufizimi i martesës
• Qëllimet e martesës
• Kushtet për lidhjen e martesës
FAMILJA SI INSTITUCION JURIDIK
 KUPTIMI I FAMILJES
 Duke u mbështetur në shkencën e së drejtës familjare lidhur me kuptimin e
familjes mund të thuhet: Familja përbën një bashkim personash të cilët, për
shkak të martesës, gjinisë ose birësimit, janë të lidhur mes vete me
marrëdhënie psikologjike, morale, ekonomike dhe juridike, jetojnë në një
ekonomi të përbashkët familjare dhe mbajnë para shoqërisë përgjegjësi për
njëritjetrin.
 Ngakjo del se familja është edhe njësi grupore natyrale dhe fundamentale e
shoqërisë dhe shtyllë e të gjitha shoqërive njerëzore.
 Ligji për familjen i Kosovës e përkufizon familjen në dy mënyra:
 në paragrafin 1 të nenit 2 thuhet se: Familja është bashkësi vitale e prindërve
dhe fëmijëve të tyre, si dhe e personave të tjerë në gjini, ndërsa
 në paragrafin 2 të po këtij neni, i ndikuar nga neni 16 i Deklaratës së
përgjithshme mbi të drejtat e njeriut, familja përkufizohet si bërthamë
natyrore dhe themelore e shoqërisë dhe, si e tillë, gëzon të drejtën
në mbrojtje..
• ZHVILLIMI HISTORIK I FAMILJES
• Periudha e marrëdhënieve seksuale të
parregulluara (promiskuiteti).
• Familja me lidhje gjaku (konsaguine).
• Poligamia
• Martesa me grupe –poliandria
• Familja punalua (egzogame).
• .Matriarkati.
• Familja me çifte (sindiozmike).
• Patriarkati
• Monogamia
LLOJET E FAMILJES
Në literaturën juridike hasen këto klasifikime më të
rëndësishme të familjes:
• klasifikimi historik,
• sociologjik dhe
• juridik.
Llojet e familjes sipas kriterit historik. - Sipas
kriterit historik, familja mund të klasifikohet
në tri lloje të rëndësishme:
1) familja matriarkale (e grave),
2) Familja patriarkale (e burrave) dhe
3) Familja egalitare bashkëkohore.
Llojet e familjes sipas kriterit sociologjik
Klasifikimi (tipologjia) i familjes sipas kriterit
sociologjik po ashtu është i rëndësishëm.
Ky lloj klasifikimi më së shpeshti bëhet sipas: natyrës
së marrëdhënieve familjare,
stabilitetit të lidhjeve familjare,
marrëdhënieve pasurore,
përkatësisë së klasëve apo të shtresave,
funksioneve familjare,
llojeve të lidhjeve familjare,
kulturave familjare,
martesave të përziera, viseve dhe
rajoneve të banimit, etj.
Sipas natyrës së marrëdhënieve familjare,
familja klasifikohet në dy lloje:
patriarkale (autoritative) dhe
demokratike (egalitare).
 Ligji për familjen i Kosovës, Kodi i
familjes i Shqipërisë dhe Ligji për familjen
i Maqedonisë me dispozita ligjore e
mbrojnë familjen demokratike, si formë
më e avancuar e familjes.
• Sipas marrëdhënieve pasurore të familjes,
familja ndahet në:
• industriale (punëtore e nëpunësve) dhe
• Individuale - private (bujqësore- e zanatçinjve).
• Sipas kriterit të harmonisë familjare, familja ndahet në
familje
• stabile dhe
• jostabile,
• kurse sipas kriterit se a jetojnë të gjithë anëtarët nën një
çati, familja mund të ndahet në:
• familje të plotë dhe
• jo të plotë.
• Sipas kriterit gjeografik, familja mund të ndahet edhe në:
• familje fshatare (rurale) dhe
• në familje qytetare (urbane).
• Llojet e familjes sipas kriterit juridik.
- Në literaturën juridike hasen po ashtu dy llqje të
familjes sipas tipologjisë juridike:
• 1)familje sipas përbërjes numerike të anëtarëve të
gjinisë dhe
• 2) familje sipas mënyrës së themelimit.
• Familja sipas përbërjes numerike të anëtarëve të
gjinisë.
Edhe kjo familje ndahet gjithashtu në tri lloje:
a. familje e vogël,
b. e gjerë dhe
c. familje e madhe.
FUNKSIONET E FAMILJES
Familja ka këto funksione më të
rëndësishme:
a) funksioni i riprodhimit njerëzor,
b) ekonomik,
c) i rritjes dhe i edukimit të fëmijëve,
ç) shoqërues dhe
d) funksioni i mbrojtjes.
PLANIFIKIMI I FAMILJES
Politika e planifikimit të familjes gjatë periudhave të
ndryshme të zhvillimit shoqëror pati dy kahje, që
dallojnë diametralisht njëri me tjetrin.
Ato janë:
1) politika e shtimit të
natalitetit dhe
2) politika e kufizimit të
natalitetit.
STRUKTURA E LIDHJES FAMILJARE

Trellojshmëria e lidhjes familjare


Bazat themelore pëi formimin e
familjes jane:
•Martesa
• gjinia dhe
•bashkësia jashtëmartesore.
GJINIA
Kuptimi i gjinisë.
-Gjinia është gjithmonë lidhje midis dy apo më shumë
personave, e themeluar me lindje (mënyra natyrore) apo ne
anë të ligjit.
Personat kanë gjini një të paralindur të përbashkët dhe kjo lidhje duhet
të ekzistojë.
Lidhja mund të jetë:
• biologjike apo e gjakut,
• morale,
• religjioze,
• ekonomike apo
• juridike.
- Nëe bazë të kësaj mund të konkludohet se gjinia është
marrëdhënie ose lidhje mes dy apo më shumë personave - e
njohur nga ligji ose zakoni.
Llojet e gjinisë
- Literatura juridike bashkëkohore njeh tre lloje të gjinisë.
Ato janë:
a) gjinia e gjakut,
b) gjinia e krushqisë dhe
c) gjinia e birësimit.
E drejta kanonike ka njohur edhe gjininë shpirtërore
(kumbarinë) si lidhje gjini.
a) Gjinia e gjakut. - Gjinia e gjakut është lidhje prej gjakut,
që krijohet mes dy ose më shumë personave që rrjedhin
njëri prej tjetrit, ose prej një të paralinduri të përbashkët.
Kjo lidhje duhet të jetë e njohur nga ligji ose nga zakoni.
Kjo është lidhje natyrore, sepse krijohet me lindje.
Bazë e krijimit të gjinisë është lindja e fëmijëve në martesë
ose në bashkësi jashtëmartesore.
Vlenë të thuhet se gjatë zhvillimit historik
kuptimi mbi gjininë ka ndryshuar
esencialisht.
Gjinia e gjakut krijohet:
• pa vullnetin e të paslindurit,
• në mënyrë thjesht natyrore,
• me lindjen e femijëve në martesë ligjore
ose
• me lindjen e femijëve në bashkësi
jashtëmartesore.
b) Llogaritja e gjinisë.
- Me shkallë llogaritet afria në gjini e persoave në kuadër të vijave në
gjini. Çdo lindje e formon një shkallë.
Kjo do të thotë që sa lindje ka prej një personi te tjetri, aq ka edhe
shkallë gjinie (ot gradus, quot generationes).
• Këtu nuk llogariten bashkëshortët, sepse ata përbëjnë trungun. Midis
bashkëshortëve s'ka shkallë gjinie, sepse trungu përfaqëson
bashkëshortët si një trup, si një person i vetëm.
Ky sistem i llogaritjes është i njohur që nga e drejta romake.
Llogaritja e gjinisë së gjakut në vijë të drejtë është e thjeshtë, mjafton
vetëm numërimi i lindjeve që të llogaritet drejt afërsia dhe largësia e
personave në gjini.
Kështu, p.sh., ati dhe djali janë gjini, në shkallë, në gradus, të parë,
sepse ata i ndanë një lindje – lindja e djalit; gjyshi dhe nipi në gjini në
shkallë të dytë, sepse i ndanë lindja e djalit të gjyshit (atit) të nipit,
stërgjyshi dhe stërnipi janë në të tretën - lindja e gjyshit, atit dhe nipit.
Gjinia e gjakut në vijë të drejtë dhe të tërthortë
mund të Ilogaritet sipas trungut të atësisë, por edhe
sipas trungut të amësisë.
• Trungu i atësisë përbëhet nga fëmijët e atit dhe të paralindurit
e tij, si gjyshi, stërgjyshi, etj.
• Trungu i amësisë përbëhet po ashtu nga fëmijët e amës dhe të
paralindurit e saj, gjyshi, stërgjyshja, etj.
• Llogaritja e afërsisë ose largësisë së personave gjini në vijë të
tërthortë po ashtu është e lehtë.
• Llogaritet numri i lindjeve që e ndajnë çdo anëtar nga
paralindësi i përbashkët. Kështu, në qoftë se dëshirojmë të
llogarisim në vijë të tërthortë shkallën e gjinisë të motrës dhe
vëllait, atëherë fillojmë numërimin e lindjeve nga motra dhe
vëllai dhe shkojmë deri te trungu, që është person nga i cili
kanë origjinën e përbashkët këta dy persona.
• Personi i përbashkët përbën trungun dhe lindja e tij nuk
llogaritet.
Në vijë të tërthortë nuk ka shkallë të parë
Kështu, vëllezërit dhe motrat midis tyre janë gjini në
vijë të tërthortë në shkallë të dytë, ungji me nipin
janë gjini në vijë të tërthortë në shkallë të tretë.
E drejta kanonike llogaritjen e gjinisë e bënte në bazë
të numrit të lindjeve të një ane, nëse nuk ishin anët e
njëjta, llogaritej ana me numër më të gjatë të
lindjeve.
Duhet të thuhet se gjinia e gjakut është lidhje e
përhershme, si veçori natyrore biologjike e saj dhe
mbartet nga njëri anëtar në anëtarin tjetër të
gjinisë.
Rëndësia e gjinisë së gjakut
- Gjinia e gjakut ka një rëndësi të madhe juridike dhe
shoqërore, si në fushen e së drejtës familjare,
trashëgimore, ashtu edhe në fusha të tjera të së
drejtës.
Kështu, sipas nenit 21 të LFK-së, nuk mund të lidhin
martesë personat gjini gjaku në vijë të drejtë,
pavarësisht në cilën shkallë ndodhen në kuadër të
vijës.
Po ashtu, gjinia e gjakut është pengesë martesore
edhe në vijë të tërthortë deri në shkallë të katërt.
Në të drejtën trashëgimore gjinia e gjakut është bazë
për caktimin e rendeve ligjore të trashëgimisë.
Gjinia e krushqisë
Gjinia e krushqisë (afinitas) është lidhje që krijohet midis njërit
bashkëshort me të afërt gjini gjaku të bashkëshortit tjetër.
Pra, gjinia e krushqisë nuk krijohet në mënyrë natyrore me lindjen e fëmijëve,
sikurse te gjinia e gjakut. Bazë e vetme e krijimit të kësaj gjinie është martesa.
Prandaj, gjinia e krushqisë krijohet vetërn midis burrit dhe personave gjini të
nuses, ose anasjelltas, midis nuses dhe personave gjini të burrit.
Gjinia e krushqisë është e përhershme.
Edhe kur pushon martesa. qoftë me anulim ose me zgjidhjen e saj, gjinia e
krushqisë nuk pushon së ekzistuari, por ajo vazhdon të ekzistojë edhe më tej
midis njërit bashkëshort dhe personave gjini gjaku të bashkëshortit tjetër.
Rëndësinë e vet të plotë e fiton vetëm pas shuarjes së martesës, pa marrë
parasysh bazën e shuarjes, sepse kjo lidhje gjinie duhet të përfillet edhe më
tutje.
Llogaritja e gjinisë së krushqisë.
- Llogaritja e afërsisë së personave gjini e krushqisë
është e njëjtë sikurse llogaritja e afersisë dhe largësisë
te gjinia e gjakut, ngase edhe këtu llogaritja bëhet;
bazë të vijave dhe shkallëve.
Rëndësia e gjinisë së krushqisë.
- Edhe gjinia e krushqisë i një rëndësi të madhe, si në
të drejtën familjare, trashëgimore, ashtu dhe në degë
të tjera të së drejtës.
Kështu, p.sh., nuk mund të lidhin martesë personat
në gjini krushqie; vjehrri dhe reja, vjehrra dhe
dhëndrri, njerka dhe thjeshtri, njerku dhe thjeshtra,
pa marrë parasysh se a ka ekzistuar martesa, lidhja e
së cilës ka krijuar këtë marrëdhënie (neni 23 al. 1 i
LFK-së).
Gjinia e birësimit (gjinia civile).
• Gjinia e birësimit krijot me akt juridik midis
birësuesit dhe të birësuarit.
• Përdallim nga gjinia gjakut, e cila krijohet në mënyrë
natyrale me lindje, gjinia e birësimit formohet në
mënyrë juridike me lidhjen solemne dhe formale të
kontratës, prandaj shpesh quhet edhe gjini e krijuar
në mënyrë artificiale.
• Marrëdhëniet që krijohen me birësim janë të
ngjashme me marrëdhëniet midis prindërve dhe
fëmijëve, ngase i birësuari barazohet në pikëpamje
të të drejtave dhe detyrimeve me fëmijët e lindur
në martesë ligjore.
Llogaritja e gjinisë së birësimit.
• Llogaritja e afërsisë dhe largësisë së personave në gjini të
birësimit është e njëjtë sikurse edhe te gjinia e gjakut. Ajo
matet, po ashtu, me anë të shkallëve në kuadër të vijës.
• I birësuari është në shkallë të parë në vijë të drejtë me
birësuesin.
•Rëndësia e gjinisë së birësimit.
•Gjinia e birësimit ka një rëndësi shumëdimensionale në të
drejtën familjare bashkëkohore. Para së gjithash, ajo është
pengesë absolute martesore e paevitueshme, sikurse gjinia e
gjakut.
•Kjo rezulton nga neni 22 i LFK-së, ku thuhet se gjinia e
formuar me birësim është pengesë martesore sikurse edhe
gjinia e gjakut.
•Pyetje ???

•Komente !!!
Lënda: E drejta familjare dhe
trashëgimore Ви благодариме.
Tema: E drejta martesore; Lidhja e martesës

Ligjërata 4
:

18 Mars 2 0 1 9
KUPTIMI I SË DREJTËS MARTESORE

E drejta martesore si e drejtë pozitive.


-E drejta martesore është një përmbledhje normash
juridike me të cilat rregullohet martesa dhe
marrëdhëniet martesore.
- Normat juridike me të cilat rregullohet martesa dhe
marrëdhëniet martesore janë kryesisht të natyrës
urdhëruese ku rregullohet:
• forma e lidhjes së martesës,
• zgjidhja e martesës,
• marrëdhëniet pasurore juridike, edhe
• marrëdhënie të tjera të rëndësishme nga sfera e
jetës bashkëshortore.
E drejta martesore si pjesë
përbërëse e shkencës familjare
juridike

• E drejta martesore merret me studimin e


martesës dhe të marrëdhënieve martesore
edhe me studimin e bashkësisë
jashtëmartesore, e cila përherë e më
shumë po bëhet bazë e rëndësishme e
familjes dhe objekt i rregullimit me norma
ligjore pozitive.
OBJEKTI I SË DREJTËS MARTESORE

Martesa dhe marrëdhëniet martesore përbëjnë objektin e


së drejtës martesore.
Marrëdhëniet që lindin nga martesa janë të llojllojshme, dhe
ate:
•të natyrës personale juridike, ashtu edhe
• të natyrës pasurore juridike.
• Objekti i së drejtës martesore perfshin edhe studimin dhe
rregullimin e marrëdhënieve juridike të cilat lindin nga
bashkësia jashtëmartesore.

Mund të thuhet se jo të gjitha marrëdhëniet juridike, të cilat


lindin nga martesa, janë të rregulluara me norma juridike
pozitive.
SUBJEKTET E SE DREJTES MARTESORE

• Subjekte të së drejtës martesore janë


bashkëshortët, mirëpo gjithnjë e më shumë edhe
bashkëshortët jashtëmartesorë.
• Në realitet, kjo tregon komponentin biologjike të
bashkësisë martesore, që, në esencë, ka të bëjë
vetëm me persona të gjinive të kundërta.
• Njëherës, shprehet edhe ideja e martesës
monogamie.
• Në këtë çon trajta njëjës, me të cilën flitet për
subjektet e marrëdhënieve martesore.
PARIMET THEMELORE TE SE DREJTES MARTESORE

Parimet themelore të së drejtës martesore janë:


1. parimi i barazisë,
2. parimi i laicitetit,
3. parimi i institucionalitetit,
4. parimi i monogamisë dhe
5. parimi i jetës së vazhdueshme.
Mund të thuhet se respektimi i parimeve të së drejtës
martesore është i domosdoshëm, si për çiftin martesor, ashtu
edhe për personat zyrtarë, të cilët kanë për detyrë t'i zbatojnë
normat juridike të krijuara nga ligjvënësi.
Mosrespektimi i dispozitave ligjore të natyrës urdhëruese
me rastin e lidhjes së martesës shkakton:
• pavlefshmërinë e martesës së lidhur apo edhe
• nulitetin e saj.
MARTESA
KUPTIMI I MARTESËS
Martesa si institucion juridik dhe shoqëror
- Martesa është një ndër institucionet më
të lashta, e gjithsesi më i rëndësishmi
shoqëror dhe juridik.
Sido që të jetë, për natyrën juridike të
martesës ekzistojnë dy koncepte kryesore:
• martesa është kontratë civile, dhe
• martesa është institucion juridik.
Përkufizimi i martesës.
- Në teorinë juridike ka përkufizime ë ndryshme mbi martesën
• Duke marrë për bazë kodifikimet dhe reformat e reja të së
Drejtës familjare, konstatohet se martesa është bashkim i
lirë, solemn i jetesës së një burri dhe një gruaje, i
mbështetur në barazinë morale dhe juridike, në ndjenjën
e dashurisë, të respektit, të mirëkuptimit të ndër-sjellë,
që lidhet para organit kompetent me shprehjen e
pëlqimit në mënyrë të lirë sipas procedurës së
parashikuar me dispozita ligjore.
• Bashkëshortët janë të barabartë
gjatë lidhjes së martesës, vazhdimit
dhe zgjidhjes së saj (neni 14 i LFK-
së), por me aktin e lidhjes së
martesës bashkëshortët nuk fitojnë
vetëm të drejta, por para së gjithash
marrin përsipër edhe detyrime të
ndërsjella.
QËLLIMET MARTESORE

Martesa ka tri qëllime më kryesore:


a)qëllimi natyror,
b)qëllimi moral dhe
c) qëllimi shoqëror.
KUSHTET PËR LIDHJEN E MARTESËS
Kushtet për lidhje të martesës dhe vlefshmëria e saj. -
Edhe LFK-ja parasheh kushtet për lidhjen e martesës. Këto
kushte mund të ndahen në:
•kushtet për lidhjen e martesës apo kushtet
thelbësore,
• kushtet për vlefshmërinë e martesës të përkufizuara
negativisht e që paraqiten si pengesa martesore,
• kushtet të cilat ndalojnë lidhjen e martesës dhe paraqiten
si ndalesa martesore,
•Kushtet për lidhjen e martesës.
-Një martesë e vlefshme mund të lidhet vetëm në
kushtet e parashikuara me dispozitat ligjore.
Kushtet për lidhjen e martesës ose kushtet
thelbësore, janë:
a)Vullneti i Iirë i bashkëshortëve të ardhshëm
b)Lidhja e martesës nga bashkëshortët me
sekse të kundërta.
c)Lidhja e martesës para organit kompetent.
PENGESAT MARTESORE
Pengesat martesore janë fakte dhe rrethana të përcaktuara
shprehimisht në ligj, ekzistenca e të cilave pengon lidhjen e martesës
së vlefshme.
Ato ndryshe quhen kushte negative dhe nuk duhet të ekzistojnë në
momentin e lidhjes së martesës, sepse paraqesin pengesë për lidhjen
e saj dhe shkaktojnë anulimin e martesës.
Për të krijuar efekte, ato gjithashtu duhet të jenë të parashikuara
shprehimisht me dispozita ligjore dhe veprojnë erga omnes.
• Pengesat martesore në të drejtën tonë.
- Legjislacioni ynë parasheh këto pengesa martesore:
a) mungesa e vullnetit,
b) martesa ekzistuese,
c) sëmundja psikike dhe pazotësia për të vepruar,
d) gjinia, dhe
e) mituria
Klasifikimi i pengesave martesore
Në teorinë juridike pengesat martesore klasifikohen sipas
kritereve të ndryshme, si:
a)Pengesat martesore të evitueshme dhe të paevitueshme
Të evitueshme janë ato pengesa martesore për të cilat gjyqi
mund të japë lejen për lidhjen e martesës, por vetëm në
raste të parashikuara me dispozita ligjore.
Pengesat e tilla në të drejtën tonë, janë: mituria dhe gjinia e
krushqisë,
Pengesa martesore të paevitueshme janë pengesat, për të
cilat gjykata nuk mund të japë leje për të lidhur martesë.
Pengesat e paevitueshme janë:
• mungesa e vullnetit dhe martesa ekzistuese,
• sëmundjet psikike dhe pazotësia për të vepruar dhe
• gjinia e gjakut.
c) Pengesat martesore absolute dhe relative
Pengesat martesore absolute pamundësojnë lidhjen e martesës me cilindo
person e që janë:
• sëmundjet psikike
• pazotësia për të vepruar,
• mituria deri në moshën 16-vjeçare dhe
• ekzistimi i martesës dhe veprojnë mbi të gjithë personat (erga omnes).
Pengesat martesore relative pamundësojnë lidhjen e një martese vetëm
me persona të caktuar (gjini krushqie). Pengesat e tilla veprojnë vetem mbi
persona të caktuar (inter partes).
Me pengesa martesore absolute shkelen interesat e përgjithshme
shoqërore,
Me pengesa martesore relative shkelen vetëm interesat personale të
personave dhe vetëm bashkëshortët mund të paraqesin padinë për
anulimin e martesës.
Martesa do të anulohet nëse bashkëshorti ka dhënë pëlqimin nën
ndikimin e frikës, dhunës ose kanosjes serioze (neni 63 i LFK-së).
d. Pengesat martesore të përhershme dhe të
përkohshme
Pengesa martesore të përhershme janë ato pengesa që
nuk pushojnë së ekzistuari edhe me kalimin e kohës,
deri në vdekje.
E tillë p.sh. është gjinia e gjakut.
Pengesa martesore të përkohshme janë pengesat të cilat
me kalimin e kohës mund të pushojnë së ekzistuari.
Të tilla janë:
•mungesa e vullnetit,
•martesa ekzistuese,
•sëmundjet psikike dhe
•pazotësia për të vepruar dhe
•mituria.
GJINIA

Gjinia si pengesë martesore paraqitet


në tri llojet e saja:
a) gjinia e gjakut,
b) gjinia e krushqisë dhe
c) birësimi (gjinia civile).
Dallimi midis pengesave dhe ndalesave për
lidhjen e martesës
- Midis pengesave e ndalesave për lidhjen e martesës ekzistojnë këto dallime
më kryesore:
- mosrespektimi i pengesave martesore shkakton pavlefshmërinë e martesës,
si ajo absolute ose relative, si dhe përgjegjësinë penale të bashkëshortëve dhe
të personelit zyrtar i cili ka mundësuar lidhjen e një martese të tillë, pra si
sanksionin familjar - anulimin e martesës dhe sanksionin penalo - juridik;
- ndalesat martesore nuk shkaktojnë pavlefshmërinë e martesës, por vetëm
përgjegjësinë penalo-juridike, si të bashkëshortëve ashtu edhe të personelit
zyrtar i cili ka lejuar lidhjen e asaj martese;
- mosrespektimi i pengesave martesore shkakton cenimin e interesave të
përgjithshme shoqërore dhe, të drejtën për ngritjen e ankesës e kanë:
prokurori publik, bashkëshortët dhe personat të cilët kanë një interes juridik
të drejtpërdrejtë që martesa të anulohet, kurse kur është fjala për ndalesa, të
drejtën e ngritjes së padisë e kanë vetëm bashkëshortët;
- për pengesa absolute martesore e drejta e ngritjes së padisë nuk
parashkruhet, ndërsa për ndalesa, e drejta e padisë parashkruhet.
KUSHTET FORMALE PËR LIDHJEN E MARTESËS
•Forma e lidhjes së martesës është civile.
• Forma civile e lidhjes së martesës është parashikuar
edhe me LFK-ja (neni 27) parasheh po ashtu se lidhja
martesës bëhet në mënyrë solemne, në lokalet
posaçërisht të caktuara ër këtë qëllim dhe në formë
civile.
•Forma civile e përcaktuar nga ligjdhënësit e pjesës
dërrmuese të vendeve evropiane nuk flet për një
renesancë të formalizmit të martesës, por, para së
gjithash, për nevojën e një sigurie juridike, duke
qenë se marrëdhëniet që lindin në martesë janë të
ndërlikuara.
88
Si elemente kryesore të formës së lidhjes
së martesës cilësohen:
a) kompetenca për lidhjen e martesës,
dhe
• Kompetencën lëndore,
• kompetencën tokësore dhe
• kompetencën funksionale.
b) mënyra për lidhjen e martesës.
- Mosrrespektimi i tyre shkakton nulitetin
e martesës.

89
PROCEDURA PARAPRAKE
Fejesa (Sponsalia).
- Fejesa është një premtim para martesës. Sipas LFK-së, (neni 9)
fejesa është premtim reciprok i dy personave të sekseve të
kundërta për t'u martuar në të ardhmen.
• Ky premtim për martesë nuk i detyron të fejuarit për t'u
martuar.
• LFK-ja, në nenin 10 përcakton qartë se: Nuk mund të
paraqitet padi për lidhjen e martesës nga fakti se paditësi ka
qenë i fejuar me të paditurën dhe është i pavlefshëm
premtimi i gjobës nëse nuk realizohet martesa.
• Fejesa nuk shkakton efekte juridike.
• Në bazë të fejesës, në të drejtën lashtë romake, rezultonte
detyrimi që të lidhet martesa e kontraktuar.
• Të gjitha legjislacionet që rregullojnë fejesën përcaktojnë se
fejesa nuk është obligim për t'u martuar.

90
Pushimi i fejesës
- Fejesa pushon në këto raste:
a) me lidhjen e martesës,
b) me vdekjen dhe
c) me shkëputjen.

91
Lënda: E drejta familjare dhe trashëgimore
Tema: Lidhja e martesës; ZGJIDHJA E MARTESËS
PENGESAT MARTESORE; BASHKËSIA JASHTËMARTESORE

Ligjërata 5
:
25 Mars 2 0 1 9
LIDHJA E MARTESES
Lidhja e martesës është njëri prej momenteve më të
rëndësishme në jetën e njeriut, pas lindjes dhe vdekjes.
Vendi i lidhjes së martesës.
- Sipas LFK-së (neni 25), të fejuarit paraqesin kërkesën për
lidhjen e martesës pranë shërbimit të ofiqarisë të komunës.
-Sipas KFSH-së (neni 28), martesa lidhet përpara nëpunësit të
gjendjes civile ku është parashtruar kërkesa.
Pjesëmarrja personale në aktin e martesës.
• Të gjitha veprimet për lidhjen e martesës i ndërmerr
nëpunësi i gjendjes civile përpara të cilit lidhet martesa. i
cili është mjaft aktiv gjatë aktit të lidhjes së martesës.
Akti i lidhjes së martesës (kurorëzimi)
-Akti i lidhjes së martesës fillon:
- me paraqitjen e raportit të nëpunësit të
gjendjes civile,
- vërtetimit të identitetit e të prezencës të
dhëndrit dhe nuses, si dhe të dëshmitarëve
dhe
- me deklarimin e tyre se nuk ka ndonjë
pengesë martesore apo ndalesë të parashikuar
në ligj për lidhjen e martesës.
-Së fundi, gjithë procesi i lidhjes së martesës ka
karakter konsesual, andaj për këtë është më i
rëndësishmi vullneti i lirë i bashkëshortëve.
TE DREJTAT DHE DETYRAT PERSONALE TE BASHKËSHORTËVE
• Të tilla janë të drejtat dhe detyrat të cilat, për shkak të
rëndësisë së martesës si institucion juridik, nuk mund të
ngelin vetëm në nivel të marrëveshjes së bashkëshortëve,
sepse rregullimi i tyre vetëm me norma morali nuk do të
shkaktonte efektet e pritura.
Të drejtat dhe detyrat personale të bashkëshortëve ndahen:
a) të drejtat dhe detyrat personale për të cilat bashkëshortët
nuk mund të bëjnë marrëveshje, dhe
b) të drejtat dhe detyrat personale për të cilat bashkëshortët
mund të bëjnë marrëveshje.

95
a) Të drejtat dhe detyrat personale për cilat bashkëshortët
nuk mund të bëjnë marrëveshje.
- Në këtë grupim bëjnë pjesë të drejtat personale të
rregulluara me normat ligjore urdhëruese, si:
• jetesa e përbashkët e bashkëshortëve;
•barazia e bashkëshortëve;
•pavarësia e bashkëshortëve në zgjedhjen e punës e të
profesionit;
•besnikëria bashkëshortore dhe ndihma reciproke midis
bashkëshortëve.
Pra, këto të drejta janë të rregulluara në normat e karakterit
urdhërues (jus cogens), që do të thotë se bashkëshortët nuk
mund t'i rregullojnë ndryshe veçse siç janë parashikuar në
dispozita ligjore.
b) Të drejtat dhe detyrat personale për të cilat
bashkëshortët mund të bëjnë marrëveshje Këto të
drejta dhe detyra janë të rregulluara me norma të
karakterit dispozitiv, d.m.th. që bashkëshortët mund
t'i rregullojnë me marrëveshje edhe ndryshe nga si
parashihet në ligj.
Këto janë:
1} caktimi i mbiemrit,
2) caktimi i vendbanimit,
3) lindja e fëmijëve dhe ekonomia e përbashkët
familjare,
4) caktimi i shtetësisë.

97
ZGJIDHJA E MARTESËS
MËNYRAT E ZGJIDHJES SË MARTESËS
Liria për të lidhur martesë shoqërohet zakonisht
edhe me të drejtën e zgjidhjes së saj.
Sipas nenit 60 të LFK-së, martesa mbaron kur
shfaqen këto rrethana apo ngjarje të
rëndësishme:
• vdekja e njërit bashkëshort,
• shpallja e njërit bashkëshort i zhdukur,
• shkurorëzimi (zgjidhja gjyqësore e martesës së vlefshme)
dhe
• anulimi i martesës (si mënyrë e vetme e nbarimit të
martesës së pavlefshme).
98
ANULIMI I MARTESES
• Ndodh, me gjithë garancitë e shumtë të natyrës formale të parapara në
ligj, që një martesë e lidhur të jetë e pavlefshme.
• Quhet e pavlefshme një martesë e lidhur pa u plotësuar kushtet e
kërkuara në ligj për plotfuqishmërinë e saj. Përveç sanksionit të natyrës
juridiko familjare anulimit të martesës, ligji ka paraparë edhe sanksionin
penalo-juridik.
• Anulimi i martesës shkakton efekte vetëm në të ardhmen,
• Për shkak të rëndësisë së martesës si institucion juridik e shoqëror,
paraprakisht në ligj janë paraparë të gjitha shkaqet e anulimit (nulla
nullitas sine lege - s'ka anulim nëse shkaku i pavlefshmërisë nuk është
paraparë shprehimisht në ligj).
• Në teorinë juridike familjare, si shkaqe për të cilat një martesë mund të
anulohet paraqiten pengesat martesore. Ato duhet të kenë ekzistuar
përpara lidhjes së martesës ose, të paktën, në kohen e lidhjes së saj.
• Shkaqet që shkaktojnë nulitetin absolut janë të parapara me dispozitat
e neneve 60-67 të LFK-së. Duke u nisur nga kjo, pengesat martesore
ndahen në pengesa martesore absolute dhe në pengesa martesore
relative.
99
a) Pengesat martesore absolute.
- Po qe se nuk respektohen kushtet e parapara në ligj për mbrojtjen e
interesave të përgjithshme shoqërore, zbatohet sanksioni juridiko-
familjar, raartesa e lidhur shpallet nule absolute.
Shkaqet e nulitetit absolut janë pengesa të parapara në ligj, por mund të
jenë edhe fakte të tjera.
Si pengesa martesore, të cilat shkaktojnë nulitetin absolut, paraqiten:
•mungesa e shprehjes së vullnetit të bashkëshortëve,
•lidhja e martesës nën moshën e paraparë me ligj,
•lidhja e saj gjatë vazhdimit të ekzistimit të një martese të
mëpashme të bashkëshortit,
•sëmunaja psikike ose zhvillimi mendor i metë,
•gjinia e gjakut (krushqia dhe birësimi) në shkallë të
parapara
Çdo pengesë martesore e cila shkakton nulitetin absolut ka tiparet veta
specifike..

100
SHKUROREZIMI
- Në literaturën juridike njihen pesë sisteme
juridike të shkurorëzimit, si:
a) sistemi juridik që ndalon shkurorëzimin,
b) sistemi juridik që lejon shkurorëzimin,
c) sistemi i shkurorëzimit të martesës si
sanksion,
ç) sistemi i shkurorëzimit të martesës si mjet
shërimi, dhe
d) sistemi i kombinuar i shkurorëzimit të
martesës.
101
Përkufizimi i shkurorëzimit
- Me shkurorëzim nënkuptojmë zgjidhjen e një martese të vlefshme gjatë
jetesës bashkëshortore për shkaqe të parapara me ligj dhe në procedurë
ligjore, me aktgjykim të organit kompetent shtetëror - gjykatës.
Nga ky përkufizim rezultojnë këto karakteristikakryesore të shkurorëzimit të
martesës:
a) martesa e vlefshme zgjidhet në mënyrë juridike,
b) martesa zgjidhet gjatë jetesës së përbashkët,
c) gjykata, si organ shtetëror, e merr vendimin për shkurorëzim
d) shkaqet e shkurorëzimit të martesës duhet të jenë të parapara me ligj,
dhe
e) procedura për zgjidhjen e martesës duhet të jetë e paraparë me ligj.
Shkurorëzimi është një mënyrë e zgjidhjes së martesës.-
Me shkurorëzim zgjidhet vetëm martesa e vlefshme, dhe kjo është veçori
tipike e shkurorëzimit.
Martesa e pavlefshme nuk zgjidhet, por anulohet.

102
KLASIFIKIMII SHKAQEVE TË SHKURORËZIMIT
Shkaqet e shkurorëzimit janë fakte dhe rrethana që lindin pas lidhjes
së martesës, për të cilat mund të kërkohet zgjidhja e saj.
Këto shkaqe janë të shumta e të llojllojshme.
Në teorinë juridike klasifikimi i shkaqeve të shkurorëzimit bëhet sipas
kritereve të ndryshme.
Klasifikimet më të rëndësishme janë:
a) shkaqet e përgjithshme dhe të veçanta,
b) shkaqet absolute dhe relative,
c) shkaqet për të cilat fitohet e drejta e padisë pas kalimit të afatit
dhe shkaqet për të cilat e drejta e padisë nuk lidhet me afat, dhe
d) shkaqet për të cilat e drejta e padisë humbet pas kalimit të afatit
dhe shkaqet për të cilat e drejta e padisë nuk humbet pas kalimit
të afatit.

103
SHKUROREZIMI ME MARREVESHJE
Bashkëshortët mund të kërkojnë zgjidhjen e martesës edhe me marrëveshje, nëse
janë marrë vesh njëri me tjetrin për zgjidhjen e saj.

Sikurse edhe lidhja e martesës, zgjidhja e saj ishtë po ashtu një moment shumë i
rëndësishëm në jetën e secilit bashkëshort i cili kërkon të shkurorëzohet.
Më e rëndësishme është të behet dallimi midis zgjidhjes së martesës me
marrëveshje dhe kërkesës për zgjidhje me marrëveshje të martesës.
Ndonëse, si tek njëri ashtu edhe tek rasti tjetër ekziston kërkesa e përbashkët sa i
përket zgjidhjes së martesës dhe, në këtë pikëpamje, mund të thuhet se ato përputhen
njëra me tjetrën. Por, nëse analizohen pak më thellë, mund të vërtetohen dallime
thelbësore midis tyre.
Dallimi i parë kryesor është se zgjidhja e martesës me propozim të përbashkët bëhet
kur bashkëshortët kanë fëmijë te mitur të përbashkët, të birësuar ose femijë të
përbashkët, ndaj të cilëve është vazhduar e drejta prindërore.
Dallimi i dytë është se zgjidhja e martesës me marrëveshje ekziston kur bashkëshortët
nuk kanë femijë në martesë, dhe prandaj kjo e fundit dallon nga e para.

104
a) zgjidhja me marrëveshje e martesës me
fëmijë të mitur të përbashkët.
b) zgjidhja e martesës me marrëveshje pa
fëmijë të mitur të përbashkët.

Zgjidhja e martesës me propozim të


përbashkët bëhet kur bashkëshortët kanë
fëmijë të mitur të përbashkët, të birësuar ose
fëmijë të përbashkët ndaj të cilëve është
vazhduar e drejta prindërore.

105
PROCEDURA E SHKURORËZIMIT

Parimet kryesore të procedurës së


shkurorëzimit janë:
a. Parimi i mbrojtjes së veçantë të disa
personave në procedurë.
b. Parimi i përjashtimit të publikut.
c) Parimi i dispozicitetit.
ç) Parimi i kufizimit të disponimit me
objektin e kontestit.
106
KOMPETENCA E GJYKATËS
• Çështja e kompetencës funksionale (institucionale) për
vendosjen e kontesteve martesore nuk rregullohet
shprehimisht me dispozitat e LFK-së.
• Ligjvënësi ka pasur parasysh se kjo çështje duhet të
rregullohet me Ligjin e procedurës kontestimore civile.
• Gjykata e apelit ka kompetencën funksionale për
vendosjen e kontesteve martesore, ndonëse kjo nuk thuhet
shprehimisht në dispozitat e LFK-së.
• Do theksuar se në shkallë të parë vendos trupi i përbërë
prej një gjyqtari profesionist dhe dy gjyqtarëve porotë,
• ndërsa në shkallë të dytë kolegji i përbërë prej tre
gjyqtarëve profesionistë (neni 73 i LFK-së).

107
Procedura për shkurorëzim
• Procedura për shkurorëzim mund të fillojë me padi. Në rastet kur
zgjidhja e martesës bëhet me marrëveshje, ajo fillon me propozimin e
përbashkët për zgjidhjen e martesës të të dy bashkëshortëve.
• E drejta e padisë është e lidhur me personalitetin e bashkëshortëve.
Do të thotë që vetëm bashkëshortët kanë të drejtën e parashtrimit të
padisë.
• I padituri ka të drejtë për kundërpadi. Ndërkaq, bashkëshortët nuk
mund të ngrenë padi për shkurorëzimin e martesës gjatë shtatzënisë së
gruas apo derisa fëmija i tyre i përbashkët të ketë mbushur nj ë vit (neni
70 i LFK-së).
• E drejta e padisë shuhet me vdekjen e njërit apo të të dy
bashkëshortëve. Kur është fjala për zgjidhjen e martesës me
propozim, bashkëshortët kanë detyrë qe propozimit t'ia bashkëngjisin
marrëveshjen në formë të shkruar për përkujdesjen, edukimin dhe
ushqimin e femijëve i tyre të përbashkët dhe propozimin me shkrim për
kontaktet personale me fëmijët në të ardhmen (neni 70 par. 2 i LFK-së).

108
Tërheqja e padisë.
- E drejta e tërheqjes së padisë po ashtu është e lidhur me
personalitetin e bashkëshortëve.
- Kështu, vetëm paditësi ka të drejtën e tërheqjes së padisë
deri në përfundimin e seancës kryesore gjyqësore pa
pajtimin e të paditurit, kurse me pajtimin e të paditurit
gjith-një derisa procedura të përfundojë me vendim të
formës së prerë (neni 68 par. 1 i LFK-së).
Është pak më ndryshe situata kur kemi të bëjmë me
tërheqjen e propozimit.
- Sepse, propozimin e përbashkët bashkëshortët mund ta
tërheqin derisa aktgjykimi të marrë formën e prerë.
- Dhe, do të konsiderohet se është tërhequr propozimi edhe
kur vetëm njëri nga bashkëshortët heq dorë prej tij (neni 86
par. 2 i LFK-së).
109
Fazat e procedurës së shkurorëzimit.
Procedura e shkurorëzimit zhvillohet vetëm
përpara gjykatës kompetente.
Fazat më kryesore të saj janë:
a) tentimi për pajtimin e bashkëshortëve,
b) caktimi i masës së përkohshme,
c) prezantimi i provave, dhe
d) aktgjykimi.

110
ç) Aktgjykimi.
-Gjykata i vendos me aktgjykim kontestet martesore. Martesa
konsiderohet e zgjidhur në momentin kur aktgjykimi bëhet i formës së
prerë. Në konteste të tilla nuk është e lejueshme të nxirret aktgjykimi
për shkak të mungesës dhe në bazë të pohimit.
-Gjykata ka rol vendimtar në konteste të zgjidhjes së martesës dhe nuk
është vetëm ndërmjetësuese, por ajo vetëm duhet të konstatojë
zgjidhjen e martesës me dëshirën e palëve.
Në aktgjykimin me të cilin lejohet zgjidhja e martesës, gjykata ka detyrë
të vërtetojë shkakun e zgjidhjes së martesës, përkatësisht shkaqet nëse
ka lë shumë dhe, në kërkesë të palëve, në dispozitiv të aktgjykimit, të
vërtetë se me fajin e cilit bashkëshort zgjidhet martesa.
Sipas detyrës zyrtare, gjykata ka detyrë të vendosë për shumë çështje
lidhur me mbrojtjen dhe kujdesin ndaj fëmijëve, që rezultojnë si pasojë
e zgjidhjes së martesës., gjykata ka detyrë të vendosë se cilit prind i
besohen fëmijët e përbashkët, për ruajtje, kujdesie dhe për detyrimin e
pagimit të alimentacionit bashkëshortit tjetër.

111
Para së gjithash, kur rrethanat e rastit diktojnë një gjë të tillë,
gjykata mund të vendosë për :
(1) marrëdhëniet personale mes fëmijës dhe prindit të cilit
nuk i është besuar fëmija në mbrojtje dhe kujdes,
(2) për alimentacionin e bashkëshortit,
(3) për heqjen eventuale të së drejtës prindërore të njërit
apo të dy prindërve, në qoftë se gjatë procedurës së
shkurorëzimit krijohet bindja se duhet t'i hiqet një e
drejtë e tillë, dhe
(4) për faktin e sjelljes së ashpër dhe të padinjitetshme në
bashkësinë martesore, nëse kërkon niëri prej
bashkëshortëve deri në përfundimin e seancës kryesore.

112
Mjetet e goditjes.
-Mjetet e goditjes të aktgjykimit në kontestet martesore janë dy llojesh:
- mjetet e zakonshme të goditjes dhe
-mjetet e jashtëzakonshme të goditjes.
-Me të parat goditen aktgjykimet të cilat nuk kanë marrë formë të prerë, kurse me të
dytat aktgjykimet të cilat kanë marrë formë të prerë.
Ankesën, si mjet i zakonshëm i goditjes, ka të drejtë ta ngrejë pala e pakënaqur në
afatin prej 15 ditësh nga dita e marrjes së aktgjykimit
Ankesa ka efekt suspensiv. Kjo do të thotë që aktgjykimi nuk mund të marrë formën e
prerë në pjesën e ankimuar gjithnjë derisa të marrë fund procedura ankimore.
Ankesa, si mjet i zakonshëm juridik i goditjes, mund të paraqitet kundër aktgjykimit
të marrë sipas padisë për zgjidhje të martesës, për shkaqe të njëjta për të cilat mund
të paraqitet edhe në procedurë civile: për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave
të procedurës civile, vërtetimit të gabueshëm dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe
zbatimit të gabueshëm të së drejtës materiale.
Tërheqja e propozimit mund të bëhet gjithnjë derisa aktgjykimi të marrë formë të
prerë. Paraqitja e ankesës në aktgjykim, sipas propozimit për zgjidhje të martesës me
marrëveshje për shkaqe të lajthimit, dhunës dhe mashtrimit, ka efekte faktike të
heqjes dorë në mënyrë të njëanshme nga propozimi për zgjidhje të martesës me
marrëveshje.

113
Mjetet e jashtëzakonshme të goditjes.
Kundër aktgjykimit të formës së prerë, të marrë në kontestet martesore,
mund të ngrihen mjetet e jashtëzakonshme të goditjes, si:
revizioni,
kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë, etj.
Me këto mjete mund të goditen pjesët e dispozitivit të aktgjykimit që kanë
të bëjnë me besimin e mbajtjes së fëmijëve, me alimentacionin, ndarjen e
pasurisë, me të drejtën e banimit, etj.
Megjithatë, duhet të theksohet se rregullat e kontestit martesor ndryshojnë
nga rregullat e përgjithshme të procedurës së përgjithshme civile. Kjo ka të
bëjë me atë se nuk mund të goditet pjesa e dispozitivit të aktgjykimit të formës
së prerë për zgjidhje apo anulim të martesës.
Natyrisht, kjo ka arsyetimin e vet, sepse që nga momenti i plotfuqishmërisë së
aktgjykimit dy ish-bashkëshortët mund të lidhin martesë të re dhe
plotfuqishmëria e saj as që mund të vihet në dyshim.
Një gjë e tillë është paraparë edhe në dispozitën e nenit 88 të LFK-së, në të
cilën thuhet qartë se aktgjykimi i formës së prerë, me të cilin shkurorëzohet një
martesë, nuk mund të goditet me mjete të jashtëzakonshme juridike.
114
PASOJAT E SHKURORËZIMIT DHE ANULIMIT TE
MARTESËS
Me shkurorëzimin e martesës paraqiten një varg
pasojash juridike, si të natyrës personale juridike,
ashtu edhe të natyrës pasurore, si pasojë e
ndërprerjes së jetesës së përbashkët bashkëshortore.
Pasojat që rrjedhin nga kjo mund t'i ndajmë në dy
grupe themelore:
a)pasojat juridike për bashkëshortët, dhe
b)pasojat juridike për fëmijët e përbashkët, të
birësuar ose për fëmijët ndaj të cilëve është vazhduar
e drejta prindërore.
115
Në grupin e pasojave juridike të shkurorëzimit
për bashkëshortët hyjnë:
a) Pasojat personale - juridike te shkurorëzimit
të martesës:
•mbiemri,
•ndarja e pronës së përbashkët,
•kthimi i dhuratave
•detyrimi i ushqimit,
•e drejta e banesës,
•e drejta e trashëgimit dhe,
•pasojat për fëmijët e përbashkët.
BASHKËSIA JASHTËMARTESORE
Bashkësiajashtëmartesore është bashkësi faktike midis burrit dhe
gruas.
•Qëllimi themelor i formimit të saj është jetesa e përbashkët, e cila
duhet të ketë zgjatur një periudhë të konsiderueshme kohore dhe të
jetë e vazhdueshme.
•Bashkëshortët jashtëmartesorë duhet të kenë jetuarnë çift dhe të jenë
me sekse të kundërta.
•Për të shkaktuar efekte juridike, bashkësia jashtëmartesore kërkohet
të ketë qenë e njohur së ekzistuari nga mjedisi i caktuar.
•Sipas nenit 4 të LFK-së,si kusht për ekzistimin e bashkësisë
jashtëmartesore, është që kjo bashkësi duhet të ketë ekzistuar mbi nje
vit.
•Më pas, në nenin 29 të po këtij ligji përcaktohet se marrëdhënia e
përkohshme faktike është marrëveshje e përhershme e dyanshme për të
lyrë në marrëdhënie dhe bashkëjetesë afatgjate. KFSH-ja bashkësinë
ashtëmartesore e quan bashkëjetesë.
117
Bashkësia jashtëmartesore si dukuri shoqërore dhe juridike.
- Bashkësia jashtëmartesore është bashkësi faktike e burrit
dhe gruas që një kohë të gjatë ka qenë e parregulluar me
norma ligjore, me gjithë faktin se ajo mjaft shpesh i ka
paraprirë martesës.
Kjo ka bërë që mjaft shpesh anëtarët e bashkësisë
jashtëmartesore të vihen ne pozita të pabarabarta, për shkak
se mungonte mbrojtja familjare juridike.
Bashkësia iashtëmartesore është një dukuri e lashtë, e cila
në të vërtetë i ka paraprirë martesës mjaft e përhapur, sepse
gjeneratat e reja para se të martohen e parapëlqejnë jetesën
në bashkësi jashtëmartesore.
Kjo dukuri është shfaqur në përmasa më të mëdha në
vendet urbane.
118
Themelimi i bashkësisë jashtëmartesore.
-Bashkësia jashtë martesore themelohet me shprehjen e vullnetit në
mënyrë joformale të një burri dhe një gruaje për jetesë të përbashkët.
- Së këndejmi, elementi themelor konstituiv i bashkesisë jashtë-
martesore del se është jetesa e përbashkët e burrit dhe gruas.
- Jetesën e përbashkët duhet kuptuar si jetesë faktike (via facti) dhe të
vazhdueshme.
- Më kryesore këtu ështe se nuk duhet të mungojë qëllimi i jetesës së
përbashkët.
- Kjo do të thotë se nuk është e domosdoshme gjithmonë që
bashkëshortët jashtëmartesorë të jetojnë në një banesë të përbashkët.

119
Kushtet e tjera që duhet për t'i plotësuar për
themelimin e bashkësisë jashtëmartesore janë:
• lidhja emocionale,
• ndihma materiale dhe
• lidhja e ndersjellë e bashkëshortëve
jashtëmartesorë.
- Nga kjo nënkuptohet se burri dhe gruaja në
bashkësi jashtëmartesore bëjnë jetesë të njëjtë
sikurse në bashkësi martesore.
Njohja (notariteti)
-Në fakt, duhet të ekzistojë njohuria e rrethit për
qenien e bashkësisë martesore në mjedisin në të cilin
ajo themelohet dhe vazhdon të ekzistojë.
• Me këtë ajo dallohet patjetër nga lidhjet e fshehta
të dashurisë apo partneriteti i rastit.
• Njohuria e rrethit për qenien e bashkësisë
jashtëmartesore është e një shkallë të dukshme,
kur transparenca e jetesës si burrë dhe si grua e
bashkëshortëve jashtëmartesorë është e dukshme.
• Bashkëshortët nuk e fshehin, por dalin në mënyrë
transparente dhe këto bashkësi në të shumtën e
herëve përfundojnë në martesë.
121
Monogamia
- Kushti themelor për themelimin e bashkësisë jashtëmartesore është
vullneti i shprehur i burrit dhe i gruas për jetesë të përbashkët
Nga kjo rezulton se bashkësia jashtëmartesore, ashtu sikurse martesore,
është:
• monogame.
• sekset e kundërta dhe
• stabiliteti.
Definicioni.
- Bashkësia jashtëmartesore përkufizohet si bashkësi e jetës së
vazhdueshme, e themeluar me vullnetin e shprehur të një burri dhe
një gruaje, të cilët kanë jetuar dhe vazhdojnë të jetojnë bashkërisht
për një kohë të gjatë në bashkësi jashtëmartesore, ndërsa bashkësia
është e njohur edhe nga mjedisi ku ajo është themeluar.
Pra, ajo është bashkësi monogamie dhe mbaron me pushimin e qëllimit
të jetesës së përbashkët.
122
Llojet e bashkësisë jashtëmartesore
- Në literaturën juridike janë të njohura disa
lloje të bashkësisë jashtëmartesore, si:
a)e çastit (sporadike),
b)e përkohshme,
c)përhershme dhe,
d)bashkësia jashtëmartesore jostabile.
Emëruesi i përbashkët i të gjitha llojeve të kësaj
bashkësie është jetesa e përbashkët.
Kjo do të thotë se model i bashkësisë
jashtëmartesore është bashkësia martesore.
123
Ngjashmëritë dhe dallimet e bashkësisë jashtëmartesore te
martesës
- Që kur ekziston bashkësia jashtëmartesore, ka shumë elemente
konstitutive të ngjashme me martesën.
• Sipas disa pikëpamjeve, komponenti i jetesës së përbashkët është
shprehur shumë më fuqishëm në bashkësinë jashtëmartesore sesa në
atë martesore.
• Pra, jetesa e përbashkët, megjithatë, është pasojë për martesën,
ndërsa kusht për ekzistencën e bashkësisë jashtëmartesore.
• Nëse jeta e përbashkët mungon, martesa mbetet vetëm formë në
letër, ndërsa prej bashkësisë martesore nuk mbetet asgjë.
• Ngjashmëri tjetër mes këtyre dy institucioneve është fakti se të dy
bashkësitë i themelojnë personat me sekse të kundërta, gjë që
nënkuptohet vetvetiu se ata kryejnë edhe marrëdhënie seksuale.
• Ajo mbaron, po ashtu, vetëm në formën e përcaktuar ligjore.
Ndërkohë që puna qëndron ndryshe me bashkësinë jashtëmartesore.

124
Lënda: E drejta familjare dhe trashëgimore
Tema: BIRËSIMI, VENDOSJA E ORGANIZUAR NË FAMILJE, KUPTIMI I
MARRËDHËNIEVE PASURORE

Ligjërata 6
:
25 Mars 2 0 1 9
BIRËSIMI
I. KUPTIMI DHE RËNDËSIA SHOQËRORE
• Birësimi është institucion i lashtë juridik dhe shoqëror i shprehur në Romën e lashtë,
Greqi, Egjipt, Mesopatomi dhe në Babiloni.
• Në kohën e lashtë qëllim i birësimit të fëmijëve të kushërinjve ose të fëmijëve të
proletarëve të varfër ka qenë nevoja e mbrojtjes së pasurisë së qytetarëve të pasur dhe
ruajtja e vazhdimësisë së familjes, të traditës dhe të kultit të familjeve të qytetarëve pa
fëmijë.
• Për arritjen e këtyre qëllimeve, romakët e vjetër birësuan personat meshkuj madhorë.
• Pengesën objektive të quajtur mospasje të femijëve, pa të cilët askush nuk ka mundur
të bëhej prindër, ata e eliminojnë me rrugë ligjore, duke i birësuar fëmijët e mitur të
lindur nga persona të tjerë dhe të mbetur pa përkujdesje prindërore.
• Në shekullin e kaluar, qëllim parësor i birësimit bëhet mbrojtja e interesave të
femijëve të mitur në legjislacionet e shumë vendeve të botës, pra ndryshon edhe
qëllimi i birësimit.
• Andaj, vendosja në familje e këtyre fëmijëve, si institucion i pazëvendësueshëm për
mirërritjen dhe edukimin e brezit të ri, merr rëndësi për shoqërinë dhe shtetin.
• Duke i birësuar këta fëmijë pakoheshin shpenzimet e shtetit lidhur me sigurimin,
përkujdesjen dhe mirëqenies materiale të fëmijëve të mitur pa përkujdesje
prindërore.

126
Duke pasur parasysh efektet juridike
që shkakton birësimi, shkallën e
integrimit të të birësuarit në familjen e
birësuesit, dallojmë:
a) birësimi i plotë dhe
b) birësimi jo i plotë.

127
a) Birësimi i plotë (adoptio plena).
• Birësimi i plotë themelohet kur mes birësuesit dhe të birësuarit
vendosen marrëdhënie të njëjta sikurse mes prindërve natyrorë dhe
fëmijëve, por edhe me persona të tjerë si në gjini gjaku.
• Kështu, në nenin 169 të LFK-së thuhet: "Birësimi mes palës birësuese
dhe të birësuarit themelohen të njejtat të drejta dhe detyrime që
ekzistojnë mes prindërve dhe fëmijëve".
• Këto marrëdhënie janë të pashkëputshme.
• Birësuesi regjistrohet si prind i të birësuarit (neni 190 i LFK-së), në
regjistrin amë të të lindurve. Kur i birësuari është më i vjetër se 10 vjeç,
për çdo ndryshim të mbiemrit kërkohet pëlqimi i tij (neni 195 par. 4 i
LFK-së).
• Kjo nënkupton se i birësuari i shkëput lidhjet me familjen e tij të
origjinës. Ai futet në familjen e birësuesit, me të drejta dhe detyrime të
plota sikurse të kishte lindur prej vetë birësuesit.
• Me birësim të plotë fëmija humb të gjitha të drejtat dhe detyrimet
ndaj të afërmve biologjikë: të drejtat familjare, trashëgimore dhe të
drejtat e tjera.
• Mirëpo, në të njëjtën kohë, këto të drejta dhe detyrime i fiton ndaj
birësuesit dhe të afermve të tij biologjikë.
128
b) Birësimi jo i plotë (adoptio semi plena)
- Me birësim jo të plotë duhet kuptuar vendosjen e
marrëdhënieve prindërore vetëm mes birësuesit dhe fëmijës që
birësohet, si dhe pasardhësve të fëmijës, mirëpo janë të mundshme
kufizimet në pikëpamje të të drejtave përkitazi me mbiemrin dhe të
drejtën trashëgimore.
• Tek birësimi jo i plotë fëmija paraqitet subjekt i marrëdhënieve të
reja prindërore, megjithëse edhe më tej mbetet anëtar i familjes së
vet biologjike, ai gëzon edhe më tej të drejtën trashëgimore dhe të
mbajtjes ndaj prindërve të vet biologjikë.
• Këtu nuk kemi të bëjmë me vendosjen e marrëdhënieve gjinore.
• Kjo nënkupton se birësuesi, edhe pas birësimit, ruan marrëdhëniet
gjinore me familjen e origjinës dhe me persona të tjerë të gjinisë së
gjakut.
• Birësimi jo i plotë është i shkëputshëm. Pas shkëputjes, sipas rregullës,
fëmija u kthehet prindërve biologjikë.
• Në literaturën juridike hasen edhe terma të tjerë, të cilët përkufizojnë
këtë institucion juridik, si - birësimi i thjeshtë apo edhe i rëndomtë.
129
1. Kush mund të jetë i birësuar.
- Që një person të jetë i birësuar, duhet t'i
plotësojë këto kushte:
a) të jetë i lindur gjallë,
b) të jetë femijë i mitur,
c) të mos jetë në gjini gjaku me birësuesin.

130
d) kush mund të jetë birësues
Birësuesi duhet t'i plotësojë këto kushte të
nevojshme të përcaktuara me dispozita ligjore:
1) birësuesi duhet të ketë zotësinë për të
vepruar;
2) të jetë cilësitë personale të nevojshme për
ushtrimin e suksesshëm të të drejtave dhe
detyrimeve prindërore dhe të jetë i aftë për
mirërritjen dhe edukimin e femijëve;
3) të mos vuajë nga sëmundje ngjitese që do të
rrezikonin shëndetin e fëmijës;
4) të ketë mbushur moshën 21- vjeçare. 131
•Themelimi i birësimit
•Themelimi i birësimit është një akt juridik që themelohet para
organit të kujdestarisë konform nenit 183 par.1 dhe 2 të LFK.
•Në procedurën e birësimit perjashtohet publiku, ku procesverbali
dhe dokumentet e themelimit paraqesin sekret zyrtar.
•Dokumentet e nevojshme për birësim janë:
•Kërkesa që duhet ti parashtrohet organit të kujdestarisë;
•Pëlqimi nga ana e prindërve biologjik,
• certifikatën e lindjes së fëmijës,
•informatat për birësuesin dhe të birësuarin si dhe
•kushtet e birësimit (neni 184 aal.2 I LFK-së).
•Kur plotësohen kushtet e parapara për birësim, organi i kujdestarisë
do të konstatojë themelimin e birësimit me vendim.
•E gjithë kjo konstatohet në procesverbal i cili dërgohet menjëherë
ofiqarit për të regjistruar birësimin në librin amë të të lindurve.

132
Birësimi i fëmijës nga një shtetas i huaj.
-Si rregull, birësuesi mund të jetë vetëm personi me shtetësi
kosovare. Një gjë e tillë parasheh me dispozitat ligjore, para së
gjithash për mbrojtjen e interesave të fëmijëve.
-Fëmijët shumë më shpejt do të ambientohen në familje
shqiptare ku flitet gjuha amtare, sesa në një ambient tjetër në
të cilin ekziston një ekskomunikim me anëtarët e familjes së
birësuesit.
Por, rregulla e përmendur ka edhe përjashtimet e veta.
Përjashtimisht, birësuesi mund të jetë edhe shtetas i huaj
nëse për një gjë të tillë ekzistojnë shkaqet posaçërisht të
arsyeshme (neni 181 i LFK-së).
Ndërkaq, sipas nenit 181 par. 3 të po këtij ligji, për birësimin
e fëmijës nga shtetasi i huaj nevojitet pëlqimi paraprak nga
organi administrativ, komptent për punët e politikës sociale.
133
Refuzimi i birësimit.
- Kur organi i kujdestarisë, pas çmuarjes së të gjitha
rrethanave, gjenë se birësimi do të jetë i dëmshëm
për birësuesin, apo se me birësim do të
dëmtoheshin interesat e fëmijës që birësohet, ai me
vendim do të refuzojë kërkesën për birësim.
- Posaçërisht do ta refuzojë kërkesën kur gjen se në
një rast konkret nuk mund të arrihet qëllimi i
birësimit.
Kundër vendimit për refuzimin e kërkesës për birësim
mund të ushtrohet ankesë brenda afatit prej 15
ditësh nga dita e marrjes së aktvendimit (neni 187 i
LFK-së). 134
Të drejtat dhe detyrimet e prindërve biologjikë.
-Pas themelimit të birësimit, prindërit biologjikë nuk
mund t'i ushtrojnë më të drejtat dhe detyrimet ndaj
fëmijëve të tyre, edhe nëse ata janë gjallë.
• Në teorinë juridike konsiderohet se me themelimin
e birësimit, të drejtat dhe detyrimet e prindërve
mbarojnë (nudum jus).
• Këto të drejta dhe detyrime i kryen birësuesi në
vend të prindërve, sepse e drejta pozitive, siç është
parë më lart, përkrah pikëpamjen që më birësim
themelohen marrëdhëniet prindërore mes
birësuesit dhe të birësuarit.
135
Shuarja e birësimit.
1. Në të drejtën pozitive mund të zgjidhet vetëm birësimi jo i plotë me
vendim të organit të kujdestarisë, ku vërtetohet se ekzistojnë shkaqet e
arsyeshme, në bazë të kërkesës së birësuesit apo të birësuarit, nëse
është e arsyeshme edhe në bazë të marrëveshjes së tyre.
2. Birësimi jo i plotë mund të shuhet edhe me zgjidhje sipas detyrës
zyrtare dhe me lidhje të martesës. Me vdekjen e birësuesit nuk shuhet
birësimi por vetëm të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga
marrëdhëniet prinderore.
3. me marrëveshje është mënyra më e shpeshtë e zgjidhjes së tij.
Kjo ndodh sidomos kur i birësuari mbush moshën madhore dhe
pushon nevoja për përkujdesje, mirërritje dhe edukim ndaj tij.
Ndonëse me norma ligjore nuk e ka rregulluar shprehimisht birësimin jo të
plotë, në nenin 200 LFK-ja ka paraparë shuarjen e birësimit ex officio.
4. Po sipas dispozitës së nenit 200 par. 3, nënpar. 2, shuarja e birësimit do
të bëhej edhe nëse, me shuarjen e birësimit të vjetër, do të mundësohet
lidhja e një birësimi të ri.
Pas shuarjes së birësimit nuk shuhet e drejta e trashëgimisë testamentare.
136
Pasojat e zgjidhjes së birësimit.
- As Ligji i familjes i Kosovës nuk i rregullon hollësisht pasojat
e zgjidhjes së birësimit jo të plotë.
Në teorinë juridike detyrimi i organit i kujdestarisë që, me
vendim për zgjidhjen e birësimit jo të plotë, të caktojë edhe
detyrimin e ushqimit për të birësuarin e mitur.
Të drejtën e ushqimi të detyruar i birësuari i mitur do ta
gëzonte në qoftë se plotësohen kushte ligjore:
1.Kushti i parë është që i birësuari i mitur të mos ketë pasuri
të veten.
2.të mos ketë persona të cilët, sipas ligjit, janë të detyruar që
ti mbajnë dhe,
3.që birësuesi të ketë pasuri dhe të ketë mundësi t'i japt të
birësuarit ushqimin e detyruar.
137
Anulimi i birësimit.
- Në doktrinën juridike bëhet dallim: mes
shkaqeve objektive dhe subjektive të
anulimit të birësimit. Anulimi objektiv
ekziston në qoftë se me rastin e lidhjes së
birësimit nuk plotësohen kushtet e parapara
ligjore:
- mituria e fëmijës,
- vetitë personale të birësuesit,
- pëlqimi i personave të autorizuar, etj.
Birësimi është relativ nul nëse pëlqimi i
personit të autorizuar për lidhjen e birësimit
ështe dhënë nën kërcënim apo në lajthim. 138
Anulimi i birësimit sipas Ligjit për familjen të Kosovës
• Ndërkaq, në nenin 198 të Ligjit për familjen të Kosovës
përcaktohet se: "Gjykata mund të anulojë marrëdhëniet e
birësimit në bazë të kërkesës, nëse kjo ka qenë e themeluar pa
kërkesë të birësuesit, pa pëlqimin e fëmijës apo të prindit".
• Pastaj, ky ligj me paragrafin 2 po të neni 198 ka paraparë edhe
rastet kur kërkesa për lidhjen e birësimit është e pavlefshme, si:
• mungesa e pëlqimit të nevojshëm,
• nëse në kohën e deklarimit të kërkesës birësuesi ka qene në
gjendje të pallogaritshme (çmendurie),
• nëse i ka munguar zotësia e veprimit, ose
• fëmija që birësohet ka qenë më i ri se 14 vjet dhe pa zotësi
për të vepruar, etj.
• Padia për anulimin e birësimit, sipas par. 4 të nenit 198 të LFK-
së, "mund të paraqitet brenda afatit prej 6 muajsh nga dita kur
është marrë në dijeni shkaku i anulimit, e më së voni brenda 1 viti
nga dita e themelimit të birësimit".
VENDOSJA E ORGANIZUAR NË FAMILJE
-është formë e organizuar shoqërore e përkujdesjes ndaj
fëmijëve pa përkujdesje prindërore ose të lënë pas dore.
-Për çdo fëmijë, vatra më e ngrohtë është familja.
-Në familje tjetër mund të vendosen fëmijët e lënë pas dore në edukim
dhe me zhvillim të metë (neni 205 par 3 i LFK-së).
-Organi i kujdestarisë ndërmerr masa për mënjanimin e të gjitha
rrethanave që kanë çuar vendosjen e fëmijës në familje tjetër.
-Vendosja e fëmijës në familje tjetër ka karakter institucional,
• Natyrisht që për vendosjen e fëmijes në familje tjetër kërkohet
pëlqimi edhe i prindit biologjik. Vetëm në raste të rralla fëmija që ka
prindër mund të vendoset në familje tjetër. P.sh, kur prindërit janë të
sëmurë rëndë, kur ndodhen në shërim të gjatë institucional, apo
edhe në raste të tjera të ngjashme.
• Organi i kujdestarisë, në territorin e së cilës fëmija ka vendbanimin
apo vendqëndrimin, merr vendim për vendosjen e fëmijës në familje
(neni 209 i LFK).
140
Procedura e vendosjes në familje tjetër.
- Themelimi vendosjes në familje tjetër mund të bëhet edhe
nga prindërit e femijës, po me atë rast duhet njoftuar organin
e kujdestarisë.
• As LFK-ja e as disa ligje të tjera bashkëkohore pozitive nuk e
rregullojnë vendosjen e fëmijës në familje tjetër nga
prindërit.
• Organi i kujdestarisë vendos me vendim për vendosjen e
fëmijës në familje tjetër,
• Megjithatë, duhet dalluar marrjen e vendimit për vendosje
të femijës në familje tjetër, nga akti i themelimit të
vendosjes së fëmijës në familje tjetër.
• Themelimi i vendosje së fëmijës në familje tjetër bëhet
vetëm me kontratë mes anëtarit të familjes që bënë
pranimin e fëmijës në familjen e tij dhe organit të
kujdestarisë.
141
Të drejtat dhe detyrimet e prindërve.
-Kjo është çështje më kontestuese edhe në teori e edhe në praktikë.
- Të drejtat dhe detyrimet e prindërve dhe të kujdestarit të femijës
kufizohen gjatë kohëzgjatje së vendosjes së fëmijës (neni 205 par. 5 i
LFK-së).
-Konsiderohet se të drejtat e edukimit dhe të mirërritjes së femijëve
pushojnë ashtu si kur bëhet fjalë për birësimin; pra, për aq kohë sa do
të zgjaste birësimi.
Ushtrimi i këtyre të drejtave manifestohet me anë të mbikëqyrjes,
realizimit të detyrës së mirërritjes, si dhe edukimit e arsimimit ti fëmijës
në familjen tjetër.
Me rastin e vendosjes së fëmijëve në familje tjetër prindërve me asgje nuk
u kuflzoben të drejtat e natyrës pasurore. Ata edhe më tutje gëzojnë të
drejtën e administrimit të pronësisë së temijës së vet, e më pastaj edhe të
përfaqësimit, njëkohësisht ushtrojnë edhe të drejta të tjera.
Të drejtat dhe detyrimet e anëtarit të familjes, i cili bënë pranimin e
vendosjes së fëmijës në familje.
- Korpusi i detyrimeve i anëtarit të familjes i cili bën pranimin e vendosjes
së fëmijës në familje
142
Mbarimi i vendosjes të femijës në familje tjetër
- Vendosja e femijës në familje tjetër mbaron kur
plotësohen kushtet e përcaktuara ligjore.
Sipas nenit 211 par. 1 të LFK-së, vendosja e fëmijës në
familje tjetër mbaron:
•me marrëveshjen e palëve kontraktuese;
•me heqjen dorë nga kontrata;
•me arritjen e moshës madhore të fëmijës,
përkatësisht me aftësimin e tij për jetë të pavarur
ose kur fëmija martohet para kësaj moshe;
•me birësimin e fëmijës dhe me vdekjen e fëmijës
ose me vdekjen e anëtarit të familjes i cili ka lidhur
kontratën për vendosjen në familje.
143
Detyrimi për Ushqim
Detyrimi për Ushqim i anëtarëve të familjes dhe i personave të tjerë në
gjini është e drejtë edhe detyrim (neni 178.al 1 I LFK-së.
Si e drejtë dhe detyrim, detyrimi për ushqim është i rregulluar me
dispozita të Ligjit për familjen.
Ai ka disa karakteristika të veçanta, të cilat e dallojnë nga detyrimet e
tjera pasurore-juridike.
Këto karakteristika dalluese janë:
a) detyrimi për ushqim buron nga ligji,
b) detyrimi për ushqim është i lidhur ngushtë me personalitetin,
c) detyrimi për ushqim jepet vetëm për kohën e ardhshme,
ç) detyrimi për ushqim nuk parashkruhet,
d) detyrimi për ushqim nuk është dëmshpërblim,
dh) detyrimi për ushqim i paguar nuk kthehet,
e) vendimi gjyqësor mbi detyrimin e ushqimit mund të ndryshohet,
ë) kontestet lidhur me detyrimin për ushqim kanë përparësi në
procedurën e ekzekutimit kundrejt kërkesave të tjera.
144
LLOJET E DETYRIMIT PËR USHQIM
Në doktrinën juridike hasim lloje të ndryshme të
detyrimit për ushqim. Disa lloje kanë traditë të gjatë,
e disa të tjera janë rezultat i rregullativës së re ligjore
për marrëdhëniet familjare.
Ekzistojnë këto lloje të detyrimit të ushqimit:
a)detyrimi i ushqimit të familjes,
b)detyrimi i ushqimit të ndërsjellë të
bashkëshortëve,
c) detyrimi i ushqimit mes prindërve dhe fëmijëve,
dhe
ç) detyrimi i ushqimit mes personave të tjerë në
gjini.
145
Shuarja e detyrimit të ushqimit.
Detyrimi i ushqimit shuhet:
• në çastet kur pushojnë rrethanat për të cilat është
caktuar.
• me kalimin e afatit për të cilin është caktuar,
• me vdekjen e personit i cili ka qenë i detyruar të japë
ushqimin, apo të personit që ka marrë ushqimin.
• kur gjendja ekonomike e marrësit të ushqimit
përmirësohet deri në atë masë sa ai me mjetet e veta
materiale të realizuara është në gjendje t'i përmbushë
nevojat jetësore.
• kur dhënësit të ushqimit i përkeqësohet gjendja
ekonomike dhe nuk mund të realizojë të ardhura as për
përmbushjen e nevojave të veta personale e lëre më
për marrësin e ushqimit. 146
KUPTIMI I MARRËDHËNIEVE PASURORE
• Marrëdhëniet pasurore mes bashkëshortëve rregullohen
me norma juridike të Ligjit për familjen.
• Për marrëdhëniet pasurore të cilat drejtpërsëdrejti janë të
lidhura me martesën, bashkësinë jashtëmartesore dhe
narrëdhëniet e ndërsjella midis personave gjini, nuk
zbatohen në tërësi rregullat e përgjithshme të së drejtës
(pasurore) civile.
Tërësia e normave juridike me të cilat rregullohen
marrëdhëniet pasurore të çiftit bashkëshortor quhet regjim
pasuror martesor.
Në të drejtën krahasuese ekzistojnë disa regjime pasurore:
•Regjimi i pasurisësë veçantë,
•regjimi i pasurisë së përbashkët dhe
•regjimi i përzier.
147
Pasuria e veçantë.
- Pasuria (e veçuar, vetjake) e veçantë është ajo pasuri te cilën çifti
bashkëshortor e ka pasur në momentin e lidhjes së martesës, si dhe
pasuria të cilën e ka fituar gjatë bashkësisë martesore në çfarëdo
mënyre të lejuar ligjore, por jo me punë.
• Pasuria të cilën çifti bashkëshortor e kishte në momentin e lidhjes së
martesës, patjetër që është pasuri e veçantë ( neni 204 par. 1 i LFM-
së).
• Në dispozitat e paragrafit 2 të nenit 204 të po ketij ligji përcaktohet
shprehimisht se pasuri e veçantë konsiderohet edhe pasuria që
bashkëshortët e kanë fituar në bazë të trashëgimisë, legut, dhurimit,
si dhe gjërat e fituara gjatë martesës, të cilat i shërbejnë ekskluzivisht
për plotësimin e nevojave personale të njerit prej bashkëshortëve, në
qoftë se nuk paraqitet si vlerë e madhe joproporcionale kundrejt
gjithë pasurisë tjetër.
• Me dispozitat e nenit 46 të LFK-së rregullohet në mënyrë plotësisht
identike çështja e kuptimit të pronësisë së veçantë.
• Me dispozitën e nenit 46 par. 5 të po këtij ligji përcaktohet se secili
bashkëshort në mënyrë të pavarur e administron dhe e posedon
148
pasurinë e vet të veçantë gjatë gjithë kohës së martesës.
Sipas dispozitave të nenit 77 Kodi i familjes i Shqipërisë , pasuria vetjake e
bashkëshortit, e cila nuk bën pjesë në bashkësi, është:
• pasuria e cila para lidhjes së martesës ishte në bashkëpronësi të
bashkëshortit me persona të tjerë, ose kundrejt së cilës ai ishte titullar i nj ë
të drejte reale përdorimi;
• pasuria e fituar gjatë martesës me anë të dhurimit, trashëgimisë, ose
legut, kur në aktin e dhurimit ose në testament nuk përcaktohet se ato janë
dhënë në favor të bashkësisë;
• pasuritë e përdorimit ngushtësisht vetjak të secilit bashkëshort dhe
pasuritë e fituara si aksesorë të pasurisë vetjake;
• mjetet e nevojshme të punës për ushtrimin e profesionit të njërit prej
bashkëshortëve, përveç atyre që janë caktuar për administrimin e një
veprimtarie tregtare;
• pasuria e fituar nga shpërblimi i dëmit vetjak, me përjashtim të të
ardhurave që rrjedhin nga personi i fituar për shkak të humbjes së pjesshme
ose të plotë të aftesisë për punë;
• pasuria e fituar nga tjetërsimi i pasurive vetjake të sipërpërmendura, dhe
shkëmbirni i tyre kur kjo është deklaruar shprehimisht në aktin e blerjes.
• Pasuria e veçantë dhe ajo e përbashkët përbëhet nga tërësia e të gjitha të
drejtave dhe detyrimeve pasurore që u përkasin bashkëshortëve.
149
Pasuria e përbashkët.
- Pasuria e përbashkët bashkëshortore është pasuri e fituar
me punë gjatë vazhdimit të martesës, si dhe të hyrat që
rrjedhin nga pasuria e tillë (neni 47, par. 1 i LFK-së).
- Nga përcaktimi ligjor i kuptimit të pasurisë së përbashkët
bashkëshortore rrjedh se për ekzistimin e saj duhet të
plotësohen dy kushte në mënyrë kumulative, si:
1) ekzistimi i bashkësisë martesore, dhe
2) puna e bashkëshortëve martesorë.
- Kjo do të thotë se, sipas rregullës, pasuria e përbashkët
fitohet me punë dhe vetëm gjatë kohëzgjatjes së jetës së
përbashkët martesore.

150
(1)Ekzistimi i bashkësisë martesore.
-Kusht për ekzistimin e pasurisë së përbashkët është ekzistimi i
martesës, madje jo vetëm formalisht, por edhe realisht, qoftë e
plotfuqishme apo nule.
-Kur bashkëshortët ndërpresin jetesën e përbashkët martesore, qoftë
për shkak të trazimit të marrëdhënieve martesore apo pë ndonjë shkak
tjetër, të paraparë me dispozita ligjore, atëherë kemi të bëj më me
pasuri të veçantë.
- Në këtë rast kemi të bëjmë me martesat quajtura "te vdekura". Këto
martesa ekzistojnë vetëm juridikisht në letër sepse bashkëshortët
martesorë nuk jetojnë bashkërisht, ashtu që nuk ekziston baza ligjore
për lindjen apo krijimin e pasurisë së përbashkët.
Kontributi i bashkëshortëve martesorë në krijimin e pasurisë të
përbashkët mund të jetë:
• i tërthortë dhe
• i drejtpërdrejtë.
151
(2) Puna e bashkëshortëve martesorë.
-Puna e bashkëshortëve martesorë paraqet gjithashtu një kusht tjetër
për ekzistimin e pasurisë së përbashkët.
-Puna si kusht ligjor për fitirnin e pasurisë së përbashkët duhet të
shikohet në kuptim të gjerë, prajo vetëm si kategori ekonomike në bazë
të së cilës krijohen vlera të reja.
-Puna duhet të kuptohet si aktivitet dhe kontribut për plotësimin e
nevojave të bashkësisë martesore dhe familjare.
Puna e bashkëshortëve mund të jetë e përbashkët apo individuale.
- Objekti i pasurisë së përbashkët përbëhet nga të drejtat e llojllojshme
të sendeve të luajtshme dhe të paluajtshme, të drejtat reale si
servitudet, pastaj e drejta e pengut, etj. Edhe pasuria etazhe mund të
jetë po ashtu objekt i pasurisë së përbashkët.
Në objektin e pasurisë së përbashkët bëjnë pjesë edhe të hyrat që
rrjedhin nga pasuria e përbashkët.
Pasuria bashkëshortore e fituar me anë të lojërave të fatit konsiderohet
pasuri e përbashkët (neni 47 par. 3 i LFK-së).
152
Objekti i pasurisë së përbashkët
Objektin e pasurisë së përbashkët e përbëjnë edhe:
sendet e blera nga pasuria e përbashkët ose të këmbyera
me pasurinë e përbashkët (subrogacioni real).
Në kuadër të kësaj pasurie bëjnë pjesë edhe sendet e tjera :
• automobili,
•pajisjet e amvisërisë, shporeti, frigoriferi, mobiliet, etj.
Në bazë të kësaj, rezulton se objektin e pasurisë së
përbashkët e përbëjnë të drejtat reale dhe detyrimet
(kërkesat dhe detyrimet që rrjedhin nga pasuria e
përbashkët).
Vlen të thuhet se nga të drejtat e detyrimeve objektin e
pasurisë së përbashkët e përbëjnë kamatat në kursime të
afatizuara, shpërblimi i dëmit nga pasuria e përbashkët, renta,
dëmshpërblimi për fitimin e humbur, etj.
153
Natyra juridike.
Ndryshe nga llojet e tjera të pasurisë, pasuria e përbashkët
rregullohet me norma të natyrës urdhëruese dhe, si e tillë,
paraqitet si një institucion specifik i pasurisë në të drejtën
familjare.
•Karakteristika specifike e kësaj pasurie qëndron në faktin se
dy bashkëshortët janë titullarë të së drejtës pronësore.
• Nuk dihet vlera e hiseve të titullarëve në pasurinë e
përbashkët.
•E drejta e secilit titullar shtrihet mbi tërë objektin e pasurisë
së përbashkët.
•Derisa të mos bëhet pjesëtimi i saj bashkëshortët martesorë
janë titullarë të të gjitha të drejtave në pjesët e papjesëtuara
të sendeve dhe të të drejtave e detyrimeve me shuma të
papërcaktuara të kërkesave. 154
Administrimi dhe disponimi me pasurinë e përbashkët
Duke pasur parasysh mospërcaktimin e vlerës së hiseve të pasuri
së së përbashkët, Ligji i familjes i Kosovës parasheh rregulla sa i
përket administrimit dhe disponimit me pasurinë e përbashkët:
(1)Pasurinë e përbashkët bashkëshortore gjatë martesës
bashkëshortët e administrojnë dhe e disponojnë bashkërisht
dhe me marrëveshje (neni 49 i LFK-së).
(2) Të drejtat e bashkëshortëve në pasurinë e përbashkët të
patundshme regjistrohen në regjistrat publikë të pasurisë së
paluajtshme, në emrin e dy bashkëshortëve, si pasuri e
përbashkët në pjesë të papërcakuara ( neni 50, par. 1 i LFK).
Konsiderohet se regjistrimi është bërë në llogari të të dy
bashkëshortëve edhe kur në regjistrat publikë të pasurive të
paluajtshme është regjistruar vetëm emri njërit bashkëshort.

155
Administrimi dhe disponimi i pasurisë.
-Gjatë martesës, dy bashkëshortët bashkërisht dhe me
marrëveshje disponojnë, e shfrytëzojnë dhe administrojnë
pasurinë e përbashkët.
-Bashkëshortët kanë detyrë të ndërmarrin veprime juridike dhe
faktike lidhur me ruajtjen dhe mirëmbajtjen e pasurisë së
përbashkët, me rritjen dhe me shtimin e vlerës së saj.
Bashkëshortet martesorë bashkërisht dhe me marrëveshje e
administrojnë dhe disponojnë pasurinë e përbashkët (neni
207, par. 1 i LFM--së).
Bashkëshorti martesor nuk mund të heqë dorë në mënyrë të
plotfuqishme nga e drejta e pjesëmarrjes në administrimin dhe
disponimin e pasurisë së perbashkët, veçse ai duhet t'i rregullojë
me marrëveshje çështjet lidhur me ushtrimin e këtyre
autorizimeve, ashtu si u përgjigjen më së miri rrethanave të tyre,
mundësive dhe interesave.
Sipas dispozitës së nenit 51 të LFK-së, "kontrata mund të
kufizohet vetëm në administrimin ose vetëm në disponimin". 156
Pjesëtimi i pasurisë.
- Pjesëtimi i pasurisë së përbashkët mund të bëhet si gjatë jetesës së
përbashkët martesore, ashtu edhe pas mbarimit të saj. (neni 56 par. 2 i
LFK-së).
Pjesëtimin e pasurisë së përbashkët bashkëshortët martesorë mund ta
bëjnë:
• me marrëveshje, dhe
• me vendim gjyqësor.
Pjesëtimi I pasurisë së përbashkët mund të bëhet kur bashkëshortët
caktojnë ose kerkojnë t'u caktohen pjesët e tyre në pasurinë e përbashkët
dhe kështu bëhen pronarë në pjesë të caktuara (neni 53 par. 2 i LFK-së).
Marrëveshja për pjesëtimin e pasurisë së përbashkët të bashkëshortëve
martesorë duhet të jetë në formë të shkruar. Në bazë të kësaj, del se
bashkëshortët i drejtohen gjyqit vetëm nëse nuk mund të arrijnë
marrëveshje për pjesëtimin e pasurisë së përbashkët
Si rregull, për pjesëtimin e pasurisë së përbashkët gjykata vendos në
procedurë civile, kur janë kontestuese hiset e bashkëshortëve, ose kur të
drejtat dhe sendet e caktuara nuk dihet nëse bëjnë pjesë në objektin e
pasurisë së përbashkët.
157
• Caktimi i vlerës së pasurisë
• Caktimi i vlerës së pasurisë bëhet në bazë të
gjendjes së pasurisë në momentin e mbarimit të
martesës, mirëpo, nëse martesa nuk ka mbaruar
akoma (dhe pjesëtimi i pasurisë bëhet gjatë
kohëzgjatjes së saj), atëherë kjo bëhet sipas
gjendjes në kohën e ngritjes së padisë.
• Kësodore, rritja e vlerës së pasurisë me investime
të reja nga njëri bashkëshort, pas ngritjes së padisë
ose mbarimit të martesës, i jep atij të drejtën e
kërkimit të kompensimit prej bashkëshortit tjetër,
nëse ato investime kanë qenë të domosdoshme dhe
të dobishme.
158
Pasuria e përbashkët e bashkëshortëve jashtëmartesorë.
-Marrëdhëniet pasurore lindin edhe në bashkësi jashtë-
martesore, do të thotë në bashkësi të burrit dhe të gruas të
cilët nuk kanë lidhur martesë, por jetojnë dhe sillen si
bashkëshortë martesorë.
• Në reformat e reja ligjore gjithnjë e më tepër zë vend edhe
rregullimi ligjor i bashkësisë jashtëmartesore, sidomos i
çështjeve të ushqimit të ndërsjellë të bashkëshortëve
jashtëmartesorë dhe të marrëdhënieve pasurore që
rrjedhin nga pasuria e përbashkët jashtëmartesore.
• Pasuria e fituar me anë të punës së përbashkët të burrit
dhe të gruas në marrëdhëniet jashtëmartesore (partneritet
pa bashkëjetesë) konsiderohet pasuri e tyre e përbashkët
(neni 58 i LFK-së).
159
Marrëdhëniet pasurore të anëtarëve të familjes.
- Në zonat malore kodrinore dhe të pazhvilluara familja e madhe është
treguar mjaft vitale dhe vazhdon të ekzistojë edhe në ditët e sotme. Siç
kemi parë më lart, ajo përbëhet nga prindërit, pasardhësit dhe personat
e tjerë në gjini, të cilët bashkërisht jetojnë, punojnë dhe ushtrojnë
aktivitete ekonomike.
Qëllimi i zhvillimit të aktiviteteve ekonomike është fitimi i pasurisë së
përbashkët. E tërë pasuria e fituar gjatë kohëzgjatjes së këtij bashkimi
konsiderohet të jetë pasuri e përbashkët e të gjithë anëtarëve të cilët
kanë marrë pjesë në fitimin e saj (neni 275 i LFK-së).
Nga stilizimi ligjor i kësaj dispozite dalin tri komponente më kryesore, të
cilat përbëjnë specifikat e pasurisë së përbashkët.
Ato janë:
1) Ekzistimi i lidhjeve gjinore midis anëtarëve të familjes së përbashkët;
2) Ekzistimi i jetës së përbashkët dhe ekonomizimi i përbashkët midis
anëtarëve të familjes, dhe
3) Tjetërsimi i paautorizuar i sendit të paluajtshëm mund të
kundërshtohet nëse blerësi ka qenë në keqbesim. 160
•Pyetje ???

•Komente !!!
Mbarimi.
- Bashkësia jashtëmartesore mbaron:
- në mënyrë natyrale me vdekjen e njërit apo të
të dy bashkëshortëve jashtëmartesorë , ngase
ekzistenca e kësaj bashkësie është ngushtësisht
e lidhur me personat që e kanë themeluar.
- kur njëri apo që të dy bashkëshortët
jashtëmartesorë deklarohen të zhdukur për të
vdekur.
- me marrëveshje të dyanshme të
bashkëshortëve jashtëmartesorë.
162
Mbarimi i bashkësisë jashtëmartesore
Sakaq, mbarimi i bashkësisë jashtëmartesore mund të bëhet:
• në mënyrë të njëanshme;
• me mirëbesim apo
• keqbesim.
• Konsiderohet se kjo bashkësi ka mbaruar me shkëputjen e
njëanshme në mirëbesim në qoftë se shkëputja ka ardhur si
rezultat i veprimit të njëanshëm të bashkeshortit jashtëmar-
tesor, i cili është lënë në keqbesim, është rrahur, fyer etj. nga
bashkëshorti tjetër jashtëmartesor.
• Fajësia nuk ekziston, për faktin se shkaqet e shkëputjes edhe
pas vlerësimit veç e veç të secilit rast konkret dalin të
justifikueshme.
• Përkundrazi, konsiderohet se shkëputja ështe bërë në
keqbesim kur bashkësia mbaron për shkaqe të paarsyeshme,
ndërsa fajtor për shkëputjen e saj është bashkëshorti, i cili në
mënyrë të njëanshme lë bashkëshortin tjetër jashtëmartesor
Pasojat

Mbarimi i bashkësisë jashtëmartesore


shkakton tri lloj pasojash:
a) pasojat e natyrës personale pasurore
(ushqimi i detyrueshëm),
b) të natyrës pasurore (pjesëtimi pasurisë
së përbashkët) dhe
c) pasojat për fëmijë.

164
Lënda: E drejta familjare dhe trashëgimore
Tema: KUPTIMI I SË DREJTËS SË KUJDESTARISË,LLOJET

Ligjërata 7
:
25 Mars 2 0 1 9
• E DREJTA E KUJDESTARISË
• KUPTIMI I SË DREJTËS SË KUJDESTARISË
• Kujdestaria është një institucion mjaft i lashtë i së
drejtës. Rregullat e para juridike të këtij institucioni i
gjejmë qysh në Ligjin XII tabelave.
• Ndonëse ky institucion juridik gjatë evoluimit
historik ka pësuar ndryshime të rëndësishme,
qëllimi i tij themelor, si:
• mbrojtja e personave që nuk janë në gjendje të
kujdesen për vetvete,
• interesat pasurore dhe të drejtat e interesat e tyre.
• Qëllimi e kujdestarisë
• Në bazë të dispozitave të Ligjit për familjen të Kosovës
qëllimi i kujdestarisë është:
a) nga institucionet publike t'u sigurohet një mbrojtje e veçantë
fëmijëve të mitur të cilët nuk ndodhen në kujdesin e prindërve,
për shkak se dy prindërit u kanë vdekur ose nuk njihen, janë të
shpallur të zhdukur ose u është hequr e drejta prindërore, apo
nuk kanë zotësi për të vepruar (neni 217, par. 1, nënpar. 1 dhe 2 i
LFK-së);
b) të sigurohet mbrojtja e të drejtave dhe interesave të
personave pa zotësi veprimi apo pa zotësi të plotë veprimi (neni
226 i LFK-së), dhe
c) t'u sigurohet mbrojtje titullarëve të panjohur të të drejtave të
pronësisë pa përfaqësues statusor dhe kur kujdestaria është e
paevitue-shme për t'u mbrojtur interesat Iigjore të pronarëve
(neni 232 i LFK-së).
• Qëllimet e kujdestarisë
• Kujdestaria është një institucion i së drejtës familjare, me
anën e të cilit një person (kujdestari), nën kontrollin e
organeve shtetërore, ngarkohet që të kujdeset për fëmijët e
mitur, të cilët nuk ndodhen nën kujdesin e prindërve, për
mbrojtjen e të drejtave dhe të interesave të personave të
tjerë, të cilët nuk janë të zotët të kujdesen dhe t'i mbrojnë
të drejtat dhe interesat e tyre.
• Ndërkaq, kujdestaria ka për qëllim që të miturve, të cilët nuk ndodhen në
kujdesin e prindërve,
• t'u sigurojë kushte të përshtatshme për rritje,
• edukim, arsimim dhe zhvillim të gjithanshëm, në mënyrë që ata të bëhen
shtetas të denjë dhe të ndërgjegjshëm, të aftë që të mbrojnë interesat
dhe të drejtat e tyre.
• Sa u përket personave madhorë, qëllimi i kujdestarisë është:
• mbrojtja e personalitetit të personit,
• shërimi dhe aftësimi i tij për jetë normale.
• ORGANI I KUJDESTARISE
• Qëllimi i kujdestarisë është mbrojtja e
personalitetit, e pasurisë, e të drejtave dhe
interesave të personave të mitur dhe të
personave tjerë, të cilët nuk janë në gjendje që
të kujdesen për vetvete.
• Organi i kujdestarisë, punët nga veprimtaria e
vet i kryen në dy mënyra:
• të drejtpërdrejtë dhe
• të tërthortë.
• Detyrat e Organit të kujdestarisë:
• emëron dhe shkarkon kujdestarin nga detyra;
• merr vendimin për vënien e personave në kujdestari dhe
cakton kujdestarin;
• i jep lejen kujdestarit për kryerjen e punëve të caktuara, kur
kjo kërkohet shprehimisht me dispozita ligjore;
• vendos për caktimin e shpërblimit dhe të shpenzimeve të
kujdestarit; mban evidencën e personave në kujdestari;
• fillon procedurën zyrtarisht për vendosjen e persona-ve të
caktuar në kujdestari;
• bashkëpunon me organet e pushtetit lokal dhe të
jurisprudencës përkitazi me zbulimin e personave në nevojë
për mbrojtjen e interesave dhe të drejtave të tyre.
• ushtron mbikëqyrjen mbi zbatimin e masave për mbrojtjen
e të drejtave dhe të interesave të personave në kujdestari.
• Nga fusha e së drejtës prindërore, organi i kujdestarisë
ka këto të drejta dhe detyrime:
• ushtron mbikëqyrjen e përgjithshme dhe të
vazhdueshme mbi ushtrimin e të drejtave dhe të
detyrimeve të prindërve (neni 147 i LFK-së);
• ndërmerr masa parandaluese dhe represive për
mbrojtjer e personalitetit, të tëdrejtave dhe
interesave të fëmijëve të mitur;
• mund te paraqesë padi për kundërshtimin e
amësisë në emër të fëmijëve të mitui (neni 120, par
2 i LFK-së);
• merr pjesë në procedurën për realizimin e
detyrimit ligjor të ushqimit;
• Në fushën e birësimit, organi i kujdestarisë ka
gjithashtu kompetenca të gjera, duke filluar që nga
themelimi, ushtrimi i mbikëqyrjes e der tek shuarja
e birësimit.
• Organi i kujdestarisë mundet gjatë themelit të
birësimit ta ndryshojë emrin e parë të fëmijës, apo
të shtojë një apo më shumë emra të parë, nëse kjo
gjë është në interes të mirërritjes së fëmijë: (neni
195, par 3 pika 1 i LFK-së).
• Ky organ, po ashtu, ka kompetenca të gjera edhe
kur është fjala për vendosjen e fëmijës në familje.
• Me kryerjen e tërthortë të detyrave të organit të
kujdestarisë kemi të bëjmë atëherë kur organi i
kujdestarisë gjithë kujdesin mbi personalitetin, të
• KUJDESTARI
• Një numër të madh të punëve dhe të detyrave të
punës organi kujdestarisë i kryen me anë të
kujdestarit, respektivisht personit të cilin a e autorizon
dhe e angazhon që drejtpërdrejt të përkujdeset për
personat e vënë në kujdestari.
• Kujdestarin e emëron organi i kujdestarisë. Si
kujdestar mund të jetë çdo person i cili ka cilësitë
personale dhe aftësitë e nevojshme për
përmbushjen e detyrave të kujdestarit dhe i cili më
parë jep pëlqimin që të bëhet kujdestar (neni 239,
par. 2 i LFK-së).
• Për të qenë kujdestar, një person duhet:
1. të ketë virtyte të larta morale dhe njerëzore,
• Detyrat dhe të drejtat e kujdestarit
• Kujdestari është i detyruar posaçërisht që të kujdeset me
mirëbesim për personalitetin, të drejtat dhe interesat e të
kujdesuarit, ta administrojë pasurinë e tij me kujdes, si
dhe ta informojë organin e kujdestarisë për udhëheqjen e
kujdestarisë (neni 247, par 1 i LFK-së).
• Po ashtu, kujdestari ka për detyrë "që të shfrytëzojë të
gjitha mjetet e domosdoshme të ndihmës sociale, me
qëllim që të sigurojë të gjitha kërkesat e nevojshme
materiale për zbatimin e masave të caktuara të
kujdestarisë".
• Detyrë kryesore e kujdestarit është të zëvendësojë
prindërit.
• Shkarkimi kujdestarit.
• Organi i kujdestarisë mund ta shkarkojë
kujdestarin nga detyra, në qoftë se plotësohen
kushtet ligjore.
• Sipas dispozitës së nenit 262, par. 1,2,3 të LFK-
së, "organi i kujdestarisë e shkarkon
kujdestarin nëse ka keqpërdorur autorizimet
e tij apo ka kërcënuar interesat e personit në
kujdestari, apo nëse për ndonjë arsye tjetër
ka humbur të drejtënpër të qenë kujdestar".
• Përgjegjësia e kujdestarit.
• Kujdestari përgjigjet për kryerjen e detyrave të veta, si në bazë të
rregullave të së drejtës civile juridike, po ashtu edhe në bazë të dispozitave
të Kodit penal.
• Nga kujdestari kërkohet që për të kujdesuarit të kujdeset si prind i mirë.
Në qoftë se nuk e kryen detyrën me ndershmëri dhe të kujdesuarit i
shkakton dëm, ai ka për detyrë që ta shpërblejë dëmin e shkaktuar.
Kujdestari përgjigjet për dëmin e shkaktuar të kujdesuarit sipas rregullave
të përgjegjësisë subjektive, që domethënë se ai detyrohet ta shpërblejë
atë.
• Ai nuk do të përgjigjet vetëm nëse vërtetohet se dëmi është shkaktuar
me fajin e vetë të kujdesurit. Andaj, kjo formë e përgjegjësisë quhet civile
juridike.
• Kujdestari ka detyrë t'ia shpërblejë dëmin personit në kujdestari, të
cilin ia ka shkaktuar me refuzimin e pabazë të pranimit të detyrës së
kujdestarit, me lëshimin e paarsyeshëm të përmbushjes me kohë të
detyrës së kujdestarit për shkak të sjelljes neglizhente, shkeljes së
rregullave që rezultojnë nga normat ligjore, apo me braktisje arbitrare të
Llojet e kujdestarisë.
Në teorinë juridike gjejmë kujdestarë të ndryshëm.
Duke marrë për bazë numrin e të kujdesuarve ndaj të
cilëve ushtrohet kujdestaria, dallojme:
kujdestarin individual dhe
kujdestarin kolektiv.
Kujdestari kolektiv paraqitet në dy trajta:
1) kujdestar enti dhe
2) kujdestar i përbashkët
Sipas vëllimit dhe natyrës së autorizimeve, dallojmë:
• kujdestarin themelor dhe
• kujdestarin e pasurisë.
Sipas kohëzgjatjes së funksionit të kujdestarit,
• KUJDESTARIA NDAJ FEMIJEVE TE MITUR
• Fëmijët organi i kujdestarisë i vë nën kujdestari,
ngase për arsye të moshës së njomë ata nuk janë në
gjendje të përkujdesen për të drejtat dhe interesat e
tyre.
• Organi i kujdestarisë e vë nën kujdestari personin e
mitur, i cili nuk është nën kujdesin prindëror (neni
218, par. 1 i LFK-së).
• Kujdestari i personit të mitur ka për detyrë të
kujdeset me mirëbesim për personalitetin e të miturit,
posaçërisht për shëndetin e tij, edukimin e arsimimin
dhe për zhvillimin e aftësisë që të bëjë jetë të pavarur
(neni 218 par. 2 i LFK-së).
• Sipas nenit 217 të LFK-së, ndër të tjera thuhet se
prindërit janë në pamundësi për t'i ushtruar të
• Detyrat e organit të kujdestarisë.
• - Organi i kujdestarisë, me vendimin mbi emërimin e
kujdestarit përcakton edhe rrethin e autorizimeve të
kujdestarit.
• Detyrë themelore e kujdestarit është:
• kujdesi i drejtpërdrejtë për të drejtat personale dhe
• pasurore të fëmijës së mitur.
• Kujdestari kujdeset me mirëbesim për personalitetin e të
miturit; për administrimin e pasurisë; informon organin e
kujdestarisë dhe jep llogari për punën e tij, si dhe e
përfaqëson të miturin në suazat e autorizimeve të veta.
• Kujdestari ka detyrë të kujdeset edhe për gjendjen e
përgjithshme shëndetësore të të miturit dhe të ndërmarrë
masat e nevojshme për mjekimin e tij, kur sëmuret i
kujdesuari.
• Në bazë të vendimit të organit të kujdestarisë, kur
manifestohen çrregullime dhe devijime në sjelljet e
të miturit, në bazë të nenit 228 par. 1 të LFK-së, ai
mund të dërgohet në institucionin e nevojshëm
për edukim.
• Organi i kujdestarisë ka detyrë të kërkojë
mendimin e ekspertëve, siç janë punëtorët social,
pedagogët dhe psikologët, për personalitetin e të
miturit dhe për kushtet e tij sociale, si dhe për
nevojën që të dërgohet në institucionin për
edukim (neni 222 par. 2 i LFK-së).
• Kujdestari, me leje të organit të kujdestarisë, në bazë të
nenit 221 të LFK-së, mund të marrë këto veprime: “
1) t'ia besojë të miturin shtëpisë së bonjakëve ose ndonjë
organizate tjetër për fëmijë të mitur për ruajtje, edukim dhe
arsimim, t'ia besojë të miturin ndonjë personi për edukim,
mirërritje dhe kujdes, ose që ta vendosë të miturin për një
kohë të gjatë për mjekim në institucionin mjekësor;
2) të iniciojë ndërrimin e shkollës;
3) të vendosë për zgjidhjen e profesionit ose ushtrimin e
profesionit të të miturit;
4) të marrë edhe masat e tjera të rëndësi-shme lidhur me
personalitetin dhe interesat e të miturit".
• Deri në moshën 14-vjeçare i mituri është
plotësisht pa zotësi juridike. Të gjitha punët dhe
veprimet juridike në emër dhe në llogari të tij i
kryen kujdestari, në mënyrë të mëvetësishme apo
me leje të organit të kujdestarisë.
• Në qoftë se i mituri në mënyrë të mëvetësishtne
lidh çfarëdo pune apo veprimi juridik, ai do të
ishte absolutisht nul, ashtu siç veprohet edhe me
të miturit nën kujdesin prindëror.
• I mituri që ka mbushur moshën 14- vjeçare ka të
drejtë t'i kryejë vetë punët dhe veprimet juridike,
nëse për kryerjen e tyre nuk kërkohet leja e
kujdestarit të tij, për arsye se ai fiton pjesërisht
• Përfaqësimi.
• Kujdestari është përfaqësues ligjor i të kujdesuarit, ngase
përfaqësimi ligjor, siç dihet, caktohet si kryerje e punëve dhe e
veprimeve juridike në emër të huaj dhe në llogari të huaj.
• Një përfundim i tillë rezulton edhe nga neni 249 par. 1 të LFK-së,
në të cilin shprehimisht thuhet: "Kujdestari sipas ligjit e
përfaqëson per-sonin nën kujdestari (përfaqësuesi ligjor)".
Kujdestari ka të drejtë dhe detyrë që në emër dhe në llogari të të
kujdesuarit të lidhë punë juridike dhe të ndërmarrë veprime
juridike lidhur me personalitetin dhe pasurinë e të kujdesuarit.
• Këto punë dhe veprime juridike i ndërmerr kujdestari në emër
dhe në llogari të personit të mitur, ngase i mituri, duke qenë i mo-
shës së njomë, nuk do të jetë në gjendje që ta kuptojë rëndësinë e
vullnetit të tij të shprehur, për çka ky vullnet nuk mund të jetë
juridikisht relevant.
• Punet të cilat kujdestari i kryen në mënyrë të
mëvetësishme.

• Kujdestari në mënyrë të mëvetësishme


kryen punë dhe veprime juridike të cilat
lidhen me kujdesin për personalitetin e të
kujdesuarit. Për shembull, pagesa e
tatimit, e qirasë, rrymës, ujit, fuqisë
punëtore për punimin e tokës, etj.
• Punët, për kryerjen e të cilave kujdestarit i
nevojitet leja
• Për kryerjen e të gjitha punëve të rëndësishme, të cilat lidhen
me personalitetin dhe pasurinë e të kujdesuarit, kujdestarit i
nevojitet leja e organit të kujdestarisë.
• Punë të rëndësishme, të cilat lidhen me personalitetin e të
kujdesuarit dhe për kryerjen e të cilave kujdestarit i nevojitet
leja e organit të kujdestarisë, janë:
• besimi i të miturit shtëpisë së bonjakëve ose ndonjë organizate
tjetër për fëmijë të mitur në ruajtje, edukim, arsimim, mirërritje
ose mjekim në institucionin shëndetësor; ndërrimi i shkollës apo
ndërprerja e shkollimit;
• marrja e vendimit për zgjedhjen e profesionit dhe ushtrimin e
profesionit të të miturit, dhe ndërmarrja edhe e punëve të tjera
të rëndësishme të parapara me dispozita ligjore.
• Me pasurinë e të kujdesuarit, kujdestari nuk
mundet pa leje të organit të kujdestarisë të kryejë
punët te cilat e tejkalojnë rrethin e veprimtarisë së
zakonshme.
• Në doktrinën juridike, si punë dhe veprime juridike,
të cilat kujdestari nuk mund t'i kryejë pa leje të
organit të kujdestarisë, konsiderohen posaçërisht:
• tjetërsimi ose ngarkimi i palujtshmërisë së të
kujdesuarit;
• tjetërsimi në vlerë të madhe i sendeve të luajtshme
nga pasuria e të kujdesuarit;
• disponimi me mjete pasurore të një vlerë te madhe;
• heqja dorë nga trashëgimia, legu ose refuzimi i
Punët të cilat kujdestari nuk mund t'i kryejë fare.
Ligji ia ndalon kujdestarit kryerjen e punëve dhe të
veprimeve juridike të cilat janë ngushtë të lidhura me
personalitetin e të kujdesuarit. Kujdestari nuk mund
të përfaqësojë të kujdesuarin:
1) në punët juridike mes personit nën kujdestari dhe
bashkëshortit të tij, bashkëshortit jashtëmartesor (në
marrëdhënie jashtëmartesore apo nga marrëdhënia
permanente faktike) ose njërit nga të afërmit e tij në
vijë të drejtë, përveç nëse punët juridike janë të
kufizuara në përmbushjen e ndonjë detyrimi;
2) në punët juridike të cilat përfshijnë transferimin
ose barrën nga e drejta e pengut, hipotekës ose
dorëzani, nëse kjo nënkupton një kërkesë të siguruar
• Mbarimi i kujdestarisë.
• - Kujdestaria ndaj të miturve mbaron:
• me arritjen e moshës madhore të femijëve të
mitur;
• me lidhjen e martesës para mbushjes së
moshës madhore;
• me birësim, dhe
• me kthimin e të drejtave prindërore.
• Pasojat e mbarimit të kujdestarisë.
• Me mbarimin e kujdestarisë, kujdestari ka
detyrë:
• të bëjë menjëherë dorëzimin e pasurisë së të
kujdesuarit, në afatin e caktuar nga organi i
kujdestarisë.
• duhet t'ia paraqesë organit të kujdestarisë
llogarinë përfundimtare të administrimit të
pasurisë.
KUJDESTARIA NDAJ PERSONAVE ME ZOTESI TE HEQUR VEPRIMI
• Punët dhe veprimet juridike të kryera nga personat të cilët edhe pas mbushjes së
moshës madhore janë të paaftë për të gjykuar normalisht, për shkaqe të ndryshme,
apo janë të paaftë të kujdesen për të drejtat dhe interesat e veta, dhe me veprimet
që ndërmarrin rrezikojnë të drejtat dhe interesat e veta dhe të të tjerëve, nuk janë
relevante juridike.
• Personave të tillë u hiqet zotësia për të vepruar me vendim gjyqësor, plotësisht apo
pjesërisht. Nga momenti i formës së prerë të vendimit, personat e tillë
konsiderohet se më nuk janë të zotët që të kujdesen për veten e tyre. Zotësia për
tëvepruar u hiqet personave madhorë, ejo femijëve të mitur.
• Shkaqet e heqjes së zotësisë janë:
• sëmundjet, qofshin ato psikike apo edhe sëmundje të tjera të ndryshme.
• paaftësia për t'u kujdesur për të drejtat dhe interesat e veta për shkak të
pleqërisë përbën një shkak tjetër per heqjen e zotësisë për të vepruar.
• Në varësi nga intensiteti i sëmundjes apo paaftësia për t'u kujdesur për të drejtat
dhe interesat e veta, heqja e zotësisë për të vepruar mund të jetë:
• e plotë dhe
• e pjesërishme.
• Shkaqet për heqjen e zotësisë për të
vepruar.
• - Ligji për familjen i Kosovës ka numëruar
taksativisht dy arsye për heqjen e
zotësisë për të vepruar personit madhor:
• sëmundja psikike e diagnostifikuar, dhe
• ngecja në zhvillimin psikik.
Procedura e heqjes së zotësisë për të vepruar.
• - Procedura për heqjen e zotësisë për të vepruar personave
madhorë zhvillohet përpara gjykatave komunale,
respektivisht themelore. Propozimin për fillimin e
procedurës mund ta paraqesin:
• bashkëshorti,
• personat gjini që jetojnë në bashkësi familjare me
personin të cilit i hiqet zotësia për të vepruar (gjyshi,
gjyshja, vëllai, motra, nipërit etj.), prokurori publik,
• organi i kujdestarisë,
• fëmijët prindërit, po qe se me këtë person jetojnë në një
bashkësi familjare.
• Vënia në kujdestari e personit madhor.
• Personi madhor vihet në kujdestari vetëm në bazë të
vendimit të formës së prerë të cilin gjykata e ka marrë në
procedurë jashtëkontestimore.
• Gjykata brenda 10 ditësh duhet t' i dorëzojë vendimin
organit të kujdestarisë, i cili brenda 30 ditësh nga nxjerrja e tij
duhet ta emërojë kujdestarin.
• Duke marrë parasysh kohëzgjatjen e funksionit të këtij
kujdestari mund të thuhet se në rastin konkret personit
madhor i caktohet kujdestari i përhershëm.
• Posaçërisht ky kujdestar ka detyrë që të kujdeset për
personalitetin e të kujdesuarit, për kushtet e vendosjes dhe
për mënjanimin e të gjitha shkaqeve të cilat kanë çuar në
heqjen e plotë ose të pjesshme të zotësisë për të vepruar.
• Organi i kujdestarisë, sipas formulimit të nenit 231
të LFK-së, ka tri detyra më kryesore ndaj personave
madhorë të vënë në kujdestari:
1) mbikëqyrjen e përhershme të kushteve në të cilat
jeton i kujdesuari, shëndetin e tij, shkaqet për të cilat i
është hequr zotësia për të vepruar;
2) marrja e rregullt e raporteve nga kujdestari apo
institucioni mjekësor në të cilin është vendosur për
mjekim i kujdesuari;
3) fillimin e procedurës në gjykatën kompetente për t'i
kthyer zotësinë për të vepruar të kujdesuarit, kur
vërtetohet se janë plotësuar kushtet për një gjë të
• RASTET E VEÇANTA TË KUJDESTARISË
• Kujdestari i pasurisë së pronarit të panjohur.
• - Një pasurie mund të mos i dihet pronari. Shpesh
bletëve të gjetura nuk u dihet pronari.
• Mund të ndodhë që pronari të mos i dihet as veturës
së vjedhur. Në këto raste organi i kujdestarisë ka detyrë
të caktojë një kujdestar të veçantë që të kujdeset për
pasurinë e gjetur, pronari i së cilës nuk dihet, nëse sipas
rrethanave të rastit del se pasuria mund të dëmtohet
apo shkatërrohet.
• Organi i kujdestarisë mund të emërojë kujdestarin e
veçantë në
rastet kur pronari i pasurisë është i panjohur dhe kur
personi i tillë nuk ka përfaqësues statusor dhe kur
• Kujdestari për fëmijën e mitur
- Kujdestar i veçantë mund t'i emërohet edhe fëmijës së mitur ndaj të
cilit prindërit ushtrojnë të drejta prindërore, apo edhe të birësuarit,
personit madhor në kujdestari apo edhe të kujdesuarit, në rastet kur
përfaqësuesi ligjor i tyre nuk mund t'ipërfaqësojë, për arsye se mes tyre
ekzistonnjë lloj kontesti, apo duantë lidhin mes vete ndonjë pune të
caktuar juridike, si dhe në rastet kur interesat e tyre janë të kundërta.
Këtë e parasheh edhe stilizimi ligjor i nenit 233 të LFK-së. Prindërit,
personat gjini apo edhe ndonjë person tjetër duhet t'i paraqesin rastet
në kujdestari kur gjejnë se janë plotësuar kushtet për vënien e atij
personi në kujdestari.
• Kujdestari ka autorizime vetëm për kryerjen e detyrave të cilat organi
i kujdestarisë i ka caktuar në vendim me rastin e emërimit.
• Sa u përket punëve të tjera, autorizimet e përfaqësuesve ligjorë
mbesin edhe më tej të pandryshuara, që do të thotë se edhe më tej
ata vazhdojnë f i kryejnë të drejtat dhe detyrat e tyre në përputhje
me ligjin.
• Kujdestaria ndaj femijëve të palindur.
- Në teorinë juridike është shtruar çështja e emërimit të
kujdestarit të posaçëm fëmijës së zënë në barkun e
nënës (nasciturus-it).
- Fëmija i zënë si fiksion juridik paraqet një çështje në
vete në të drejtën trashëgimore. Nëse ai lind gjallë, i
takojnë po ato të drejta që u takojnë edhe
trashëgimtarëve të tjerë të lindur në momentin e
shqyrtimit të trashëgimisë.
• Nëse për këto të drejta dhe interesa të fëmijës së zënë
në barkun e nënës nuk mund të kujdesen prindërit,
sepse interesat e prindërve janë të kundërta me
interesat e këtij fëmije, atëherë nasciturus- it, organi i
kujdestarisë i cakton kujdestarin e veçantë.
RASTET E KUJDESTARISË SË VEÇANTE, KUR NUK JANË TË
PËRCAKTUARA ME DISPOZITA LIGJORE
• Në teorinë juridike hasim edhe raste të tjera
të caktimit të kujdestarëve të veçantë
personave të kujdesur. P.sh,
• kujdestari i personit që mungon,
• kujdestari i personit të sëmurë,
• kujdestari i personit të privuar nga liria,
• dhe kujdestarë të tjerë të përcaktuar me
dispozita të ligjeve të ndryshme.
•Pyetje ???

•Komente !!!

You might also like