You are on page 1of 27

KRIMINOLOGJI – PENOLOGJI

Leksioni I

Hyrje ne kriminologji
Metodat e studimeve kriminologjike

Prof. Asoc. Dr. Skerdian Kurti


Pedagog i Kriminologji – Penologjisë
Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
skerdian.kurti@fdut.edu.al
PERKUFIZIMI I KRIMINOLOGJISE

 Kriminologjia është shkenca që studion kriminalitetin, personalitetin e


kriminelit dhe sjelljen kriminale.

 Në mënyrë te veçante kriminologet studiojne natyren dhe perhapjen e


krimit, llojet e ndryshme te kriminalitetit, mundohen te gjejne dhe te
shpjegojne shkaqet e krimit dhe te sjelljeve antishoqerore.
 Kriminologjia studion edhe reagimin social ndaj krimit duke propozuar
edhe masa parandaluese te kriminalitetit.
 Ne ditet e sotme kriminologjia ka natyren e nje shkence autonome te
lidhur ngushte me nje grup shkencash te tjera si: Sociologjia, Psikologjia,
Psikiatria, Biologjia, Penologjia, Kriminalistika, E drejta penale, Politika
penale, Historia.
ROLI I KRIMINOLOGUT

 Kriminologet japin kontributin e tyre ne studimin e kriminalitetit nepermjet zhvillimit te


kerkimeve shkencore nepermjet te cilave jane ne gjendje te shpjegojne perhapjen dhe
karakteristikat e kriminalitetit.
 Kriminologu merret me analizen, interpretimin dhe organizimin e informacioneve te
nevojshme me qellim qe te kete nje vizion te qarte te fenomenit.
 Pershkrimi dhe analiza objektive e elementeve sasiore dhe cilesore te sjelljes kriminale
apo devijante perben kushtin e nevojshem per çfaredolloj analize shpjeguese te krimit.
 Kriminologet mundohen te shpjegojne se cilat jane shkaqet e kriminalitetit edhe pse kjo
eshte detyre e veshtire per t’u permbushur.
 Kriminologu luan nje rol te dyfishte: rolin e teoricienit dhe ate te kerkuesit. Ne lidhje me
rolin e pare zhvillon teori dhe kerkon te gjeje shkaqet e e sjelljes kriminale. Jo pak e
rendesishme eshte edhe lidhja midis teorise dhe kerkimit shkencor pasi te gjitha teorite
kane nevoje te konfirmohen nepermjet instrumentave te kerkimit shkemcor.
 Studimet teorike dhe kerkimet empirike japin nje kontribut te rendesishem ne zhvillimin
e politikes sociale dhe kriminale. Ato ndihmojne ne krijimin e programeve te trajtimit
per autoret e veprave penale por edhe te viktimave te shkaktuara nga veprat penale.
STRUKTURA E KRIMINOLOGJISE BASHKEKOHORE

 Nisur nga sa parashtruar me siper kriminologjine e pergjithshme mund ta


ndajme ne dy dege kryesore:

 Kriminologjia teorike e cila studion kriminalitetin si dukuri sociale dhe


perpiqet te njohe aspekte te veçanta te tij, si psh. format e shfaqjes se
kriminalitetit dhe struktura e tij. Studimi i faktoreve sociale dhe
individuale perbejne nje pjese tjeter te kriminologjise teorike.

 Kriminologjia e zbatueshme, e cila ka per objekt te saj, studimin e


mjeteve sa me efikase te luftes kunder kriminalitetit. Kriminologjia e
zbatueshme perfshin tri dege: kriminologjia juridike, kriminologjia
klinike dhe kriminologjia parandaluese.
KRIMINOLOGJIA JURIDIKE

 OBJEKTI

Kriminologjia juridike ka si objekt te studimit te saj vlerat shkencore të


përmbajtjes së politikës kriminale dhe të institucioneve penale si dhe
reformat që ndërmerren në sistemin e drejtësisë penale.

 METODAT E REALIZIMIT

• Krahasimi i rezultatave të studimeve të krimit dhe të kriminalitetit me


institucionet që ekzistojnë dhe propozimi për ndryshime të reja.
• Vëzhgimi konkret i funksionit të institucioneve penale.
• Paraqitja e zgjidhjeve të propozuara dhe rezultateve të arritura.
KRIMINOLOGJIA KLINIKE

 Kuptimi i dyfishtë i këtij nocioni: i gjerë dhe i ngushtë


 Nocioni i gjerë: studion fenomenin individual në raport me
kriminalitetin.
 Nocioni i ngushtë: studimi shumë-planësh i rastit individual për të
parandaluar ripërfshirjen në krim.

 OBJEKTI
Studimi individual i delikuentit për të përcaktuar masat që duhet të
ndërmerren me qëllim të parandalimit të recidivizmit.

 METODAT: vezhgimi, diagnostikimi, prognoza, marrja e vendimit per


masat, zgjedhja e masave dhe zbatimi i tyre.
KRIMINOLOGJIA PARANDALUESE

 OBJEKTI
Përcaktimi i mjeteve më efektive për të siguruar parandalimin e krimit
në shkallë në shoqërisë në përgjithësi dhe të një grupi më të kufizuar në
veçantë

 METODAT
Masa dhe veprime të veçanta për parandalimin kollektiv të kriminalitetit.
Masa dhe veprime të veçanta për parandalimin e kriminalitetit në grupe
të veçanta.
Mekanizmat e zbatimit të programeve parandaluese
Pse duhet te studiohet kriminaliteti?

 Krimi ka ekzistuar dhe ekziston ne çdo shoqeri duke ndikuar negativisht ne


zhvillimin e tyre.
 Krimi perben nje “virus” te shoqerise qe shkakton shume viktima te
moshave dhe grupeve të ndryshme sociale.
 Nese krimi nuk arrihet te studiohet dhe te njihet mundesia per te qene
viktime eshte e madhe.
 Media dhe opinioni publik shpesh kane perceptim te gabuar ose jo te plote
per krimin dhe per kete arsye eshte e nevojshme studimi dhe njohja e krimit.
 Nderhyrjet e shtetit shpesh jane jo të pershtatshme prandaj studimi i krimit
orienton ne menyren e duhur politikat penale.
 Veshtiresite ne kontrollin e krimit ne shoqerite demokratike jane te shumta:
studimi dhe njoja e lehtesojne sadopak kete veshtiresi.
 Njohja e shkaqeve dhe parandalimi i tij eshte domosdoshmeri.
LIDHJA E KRIMINOLOGJISE ME PENOLOGJINE

 Penologjia është konsideruar si shkenca mbi dënimin dhe perfshin ne objektin e saj:
Ekzekutimin e vendimeve penale te formës së prerë; Vëzhgimin e dënimeve të ndryshme dhe ndërhyrja në
regjimet penale të institucioneve penale, për të parë sesa mund të arrihet riedukimi i të dënuarve kur ata
janë të veçuar nga shoqëria; Studimi i vetë institucioneve, i organizimit dhe funksionimit të tyre, problemet
që ato paraqesin; Të drejtat dhe trajtimi i të burgosurve dhe i të paraburgosurve: Objekt trajtimi janë edhe
çështjet e diskriminimit, të trajtimeve të diferencuar të autorëve për shkak të gjinisë, racës, moshës etj.;
Përveç dënimit u përfshinë masat mjeksore, masat edukative, format dhe metodat e punës të riedukimit të të
dënuarit.
 Penologjia, në proçesin e hartimit dhe të zbatimit të prograneve të saja ka nevojë për informacione për personat që
kryejnë krime, për personalitetin e tyre, për llojet e krimeve më të përhapura në një periudhë të caktuar.
Informacione të tilla mund të sigurohen nga kriminologjia. Kriminologjia, nga ana e saj, përfiton nga zhvillimet e
penologjisë, pasi, nëpërmjet saj, ajo vërteton teori, teza të ndryshme, zhvillon dhe pasuron objektin e saj. Duke
njohur mundësitë që ofron penologjia, kriminologjia propozon ndryshimin e mjeteve dhe të programeve të
parandalimit të kriminalitetit në një periudhë kohe të caktuar.
 Kriminologu studion sjelljen e te denuarve, para kryerjes se vepres penale, menyren e kryerjes se vepres penale,
sjelljen e tij gjate ekzekutimit te denimit por edhe pas perfundimit te vuajtjes se denimit me qellim qe ai te mund te
integrohet lehtesisht ne shoqeri dhe te mos perbeje me nje “problem” per ate shoqeri. Nga ana tjeter i rekomandon
institucioneve penitenciare menyra bashkohore te riedukimit te te denuarve.
 Te dyja keto shkenca e lidhin punen e tyre me mbrojtjen e shoqerise, me parandalimin e “semundjeve virale”
nepermjet studimit te shkaqeve apo me kurimin e ketyre “semundjeve” nepermjet trajtimit.
KRIMINOLOGJIA DHE E DREJTA PENALE

 E drejta penale – shkence normative, e cila studion nga pikpamja teorike,


juridiko penale, te gjitha veprat penale qe perfshihen ne Kodin Penal.
Interesohet me shume per cilesimin ligjor te vepres se kryer dhe per
denimin e autorit. Metodat e studimit: interpretimi; sistemimi; kritika.

 Kriminologjia – shkence e dukurise kriminale, e cila studion te gjitha


format e shfaqjes se kriminalitetit dhe shkaqet e tij me qellim qe te hartoje
programe per parandalimin e tij. Interesohet per autorin e vepres penale, per
njohjen e shkaqeve te kryerjes se vepres penale, per personalitetin e tij, me
qellim permiresimin dhe riintegrimin e shpejte ne shoqeri.
Perdor metodat e studimeve sociale duke studiuar dukurine kriminale ne
tere kompleksitetin e saj.
KRIMINOLOGJIA DHE POLITIKA PENALE

 Politika penale ka për objekt të saj studimin e raportit mes te


drejtes penale dhe kriminologjise.

 Të dhënat e studimeve kriminologjike orientojnë politikën penale drejt


formave të reja të parandalimit të krimit. Gjetjet e studimeve
kriminologjike pasqyrohen ne politiken penale permes: inkriminimit;
dekriminalizimit; depenalizimit.

 Kriminologjia informon publikun

 Publiku e ka me te lehte te kuptoje dhe vleresoje politiken kriminale


qe zbatohet nga gjykata Rritet besimi tek drejtesia
KRIMINOLOGJIA DHE KRIMINALISTIKA

 Kriminalistika ka si objekt të saj studimin dhe përpunimin e metodave dhe të


mjeteve teknike dhe taktike, dhe rekomandimeve metodike për kërkimin,
gjetjen, fiksimin, kqyrjen dhe vlerësimin e provave me qëllim zbulimin,
hetimin, gjykimin dhe parandalimin e veprave penale.

 Kriminalistika ka nevojë për informacione nga ana e kriminologjisë,


veçanërisht në lidhje me autorët dhe format më të përhapura të krimit.
Kështu kriminalistika merr nga kriminologjia të dhënat të cilat e ndihmojnë
atë të përsosë metodat e identifikimit dhe të kërkimit.

 Kriminologjia eshte e interesuar per metodat e kryerjes se krimeve,


objektet qe cenohen me shpesh dhe rrethanat qe lehtesojne kryerjen e
tyre.
METODAT E STUDIMEVE KRIMINOLOGJIKE

 Me metode nenkuptohet teresia e parimeve teorike themelore qe sherbejne si


mbeshtetje shkencore per te njohur natyren dhe jeten e shoqerise ose teresia e
menyrave dhe mjeteve per te studiuar dhe per te shpjeguar diçka. Kur flasim per
metodat kriminologjike kemi parasysh metodat qe zbatohen ne studimet e krimit,
te kriminalitetit, te autorit te vepres penale ose per aspekte te veçanta te tyre.
 Metoda sasiore përdoret për studimin e kriminalitetit, të delikuentit dhe të
procesit të kryerjes të veprës penale. Një ndër këto metoda është matja e
kriminalitetit me anë të statistikave të veprave penale, të personave autorë të
krimeve.
 Metoda cilësore përdoret për studimin e sjelljes kriminale dhe të personalitetit të
delikuentit, por kohët e fundit përdoret edhe për studimin e kriminalitetit. Metoda
cilësore përdor kërkimin cilësor, domethënë karakteristikat e objekt të studimit.
PARIME BAZE NE ZBATIMIN E METODAVE

 Ne zbatimin e metodave kriminologjike eshte e nevojshme te mbahen parasysh


dy parime baze:

 Objektiviteti i studimit: Ne studimin e nje dukurie kriminologu duhet te jete


objektiv dhe te pasqyroje perfundimet e studimit ne menyre sa me reale. Eshte i
ndaluar keqinterpretimi i te dhenave te mbledhura.

 Respektimi i etikes profesionale: Gjate studimeve kriminologjike nuk mund te


zbatohen procedura qe demtojne fizikisht dhe moralisht personat mbi te cilet
shtrihet studimi. Kriminologu duhet te tregoje respekt dhe profesionalizen ndaj
personave qe interviston apo studion, si dhe te respektoje ruajtjen e fshehtesise
dhe mirebesimin e personave te studiuar ose te kontaktuar.
METODAT KRIMINOLOGJIKE

 Metoda e vëzhgimit
 Metoda e studimit të rastit individual
 Metoda klinike
 Anketimi
 Metoda e eksperimentit krahasimit dhe matjes
 Metoda statistikore
 Statistikat zyrtare mbi krimin dhe kriminalitetin
 Studime cilesore te kriminalitetit, studime historike,
krahasuese, kombetare dhe nderkombetare
 Shifra e “errët” e krimit
 Studimi i viktimave
METODA E VEZHGIMIT

 Nje dukuri (kriminale apo sociale) para se te shpjegohet duhet te vezhgohet

 Vezhgimi i dukurive kriminale mund te na jape perfundime sasiore dhe cilesore:


Nga studimi i krimit te vrasjes mund te arrihet ne te dhena cilesore qe kane te
bejne me menyren e kryerjes ose motivet e tij por mund te merren edhe te dhena
sasiore si shkalla e perhapjes se tij ne raport me popullsine, tendencat e tij apo
raportin e perhapjes se ketij krimi me vepra te tjera penale.

 Realizimi i kesaj metode paraqet probleme dhe veshtiresi si psh., vezhguesit


mund ti rrezikohet jeta; te dhenat qe sigurohen nepermjet kesaj metode duhet te
verifikohen nepermjet metodave te tjera; metoda te tilla kerkojne kohe dhe jane
te kushtueshme; te dhenat e nje studimi te tille nuk mund te pergjithesohen.
METODAT E STUDIMIT TE RASTIT INDIVIDUAL

 Kjo metode perdoret per studimin e autorit te vepres penale, cilesive te tija, kushteve
sociale ne te cilat ai jeton, te para keto nga kendveshtrimi sociologjik, psikologjik dhe
kriminologjik. Teknikat e studimit te dukurise individuale jane metoda cilesore:
 Vezhgimi sistematik i autorit te vepres penale, synon njohjen e thelle te personalitetit dhe motiveve qe e nxisin
ate te kryeje vepren penale
 Anketimi, i nje numri te mjaftueshem personash autore te veprave penale te cilet perzgjidhen drejtperdrejt ose ne
baze te dosjeve personale te tyre,
 Veteraportimi, sherben per te njohur rastin konkret, pervojat personale te personit, si autor ose si viktime e nje
krimi,
 Studimi i rasteve tipike, studion karrieren kriminale ose biografine e personit qe kryen krime nepermjet pyetjeve
qe i drejtohen ketij te fundit, studimit te dosjeve, degjimit te deshmitareve dhe leximit te shkrimeve,
 Studimi i ecurise se rasteve te ekzaminuara, studion ecurine e personit ne institucione pas daljes nga burgu,
integrimi i tij ne shoqeri dhe aspekte te tjera te jetes se tij,
 Studimi i personave qe kane kryer vepra penale sipas brezit te cilit i perkasin, sherben per te dhene veçorite e
kriminalitetit ne raport me te tjeret ose me pjese te caktuara te popullsise,
 Njohja e autorit te krimit dhe e situates parakriminale, synon njohjen e veçorive te personalitetit, te motiveve
dhe veprimeve qe e çojne personin ne krim. Rendesi i kushtohet edhe situates ne te cilen ka vepruar personi si:
veprimeve pergatitore, mjeteve te perdorura apo marredhenies me viktimen.
METODA KLINIKE

 Metoda klinike eshte zbatuar per here te pare ne fushen penitenciare


 Me pas eshte perdorur ne fushen e drejtesise penale per te vezhguar te arrestuarit
perpara se te zhvillohet procesi gjyqesor. Zbatimi i kesaj metode shenoi nevojen e
reformave ligjore ne fushen e procedures penale. Keto reforma synonin te rregullonin
llojet e ekzaminimeve (mjekesore, psikologjike, situates familjare), te percaktonin
organet qe duhet ti kryejne keto ekzaminime dhe fushen e zbatimit te tyre.
 Me ane te kesaj metode behet “prognoza e krimit”, dmtht synohet te percaktohet
“gjendja e rrezikshme” e personit. Kjo metode ndihmon ne percaktimin e menyres se
trajtimit te personit me qellim qe ai te mos kryeje me krime.
 Trajtimi i personit kalon ne pese faza: ekzaminimi mjeksor, psikologjik, social;
percaktimi i diagnozes; prognoza sociale; realizimi i programit te trajtimit;
pergjithesimi dhe nxjerrja e perfundimeve.
 Gjate perdorimit te kesaj metode, perdoren edhe metoda te tjera si: vezhgimi,
interpretimi dhe eksperimentimi.
METODA E ANKETES DHE E INTERVISTES

 Kjo metode perdoret gjeresisht per mbledhjen e te dhenave per krimin dhe
kriminalitetin, per autoret e veprave penale, moshen, per poziten socialedhe
arsimimin e tyre, per viktimat e krimit dhe masat qe ka marre shoqeria per t’u
mbrojtur nga kriminaliteti.
 Anketimi mund te kryhet me goje ose me shkrim, ne kontakt te drejteperdrejt me
personin ose me telefon.
 Realizimi i kesaj metode kerkon perzgjedhje te grupit te personave qe do te
anketohen, sipas kritereve te percaktuara rigorozisht. Kur kriteret nuk
percaktohen sakte, rezultatet e perftuara nuk mund te pasqyrojne realitetin.
 Intervista mund te jete e strukturuar kur paraprakisht jane hartuar pyetjet
standarte ose e pastrukturuar kur intervistuesi flet lirshem dhe ne pergjithesi per
nje problem.
 Te dhenat e perftuara nga perdorimi i kesaj metode kane nevoje te verifikohen
me ane te metodave te tjera kriminologjike.
Metoda statistikore

 Kjo metode eshte e perhapur ne studimet sociale dhe kriminologjike. Nepermjet saj
sigurohen te dhena per shkallen e perhapjes se kriminalietit, strukturen, dinamiken,
karakteristikat social-kriminologjike te personave te perfshire ne krim. Ne studimet
sociale dhe kriminologjike njihen disa metoda statistikore:
 Metoda e numrit me te madh ne studimin e kriminalitetit kerkon perfshirjen e nje
numri te madh rastesh per studim. Sa me i madh te jete ky numer aq me te sakta do te
jene rezultatet dhe per pasoje perfundimet dhe rekomandimet do te jene objektive.
 Metoda e mostres ose e modelit, sipas te ciles perzgjidhet nje numer rastesh me tipike
ne baze te te cilave behet pergjithesimi.
 Metoda e korelacionit, sipas se ciles , studimi i lidhjeve, i ndikimeve te vlerave te nje
treguesi mundesohet nga vlerat e nje treguesi tjeter.
 Metoda e mesatares. Te dhenat e dala nga studimet statistikore te krimit dhe te
kriminalitetit mund te jepen ne shifra absolute ose ne perqindje. Ato mund te paraqiten
ne tabela, diagrame grafike. Per te patur nje tabllo me te qarte per vellimin e
kriminalitetit dhe tendencat e tij perdoret edhe koeficienti i kriminalitetit qe tregon
numrin e krimeve per 10 mije ose per 100 mije banore.
STATISTIKAT ZYRTARE PER KRIMINALITETIN

 Statistikat zyrtare te kriminalitetit jane statistika penale qe mbahen nga


organe shteterore dhe perdoren si tregues te zhvillimit te kriminalitetit
gjate nje periudhe kohe te caktuar ne nje vend te caktuar.

 Statistikat zyrtare te krimit jane:


 Statistikat e policise
 Statistikat e prokurorise
 Statistikat e gjykates
 Statistikat e institucioneve te ekzekutimit te vendimeve penale
STATISTIKAT E POLICISË

 PËRPARËSITË E TYRE
Të zgjeruara pasi jane informacion i parë;
Hedhin dritë për menyrën e kryerjes së veprës penale;
Japin informacion për viktimat dhe veçoritë e tyre;
Japin te dhena edhe për sçështje të cilat mund edhe të mos përfundojnë deri në
gjykatë.

 TE METAT E TYRE
Ka pasaktësi për arsye regjistrimi, teknike, aftësie stafi për hedhje të të
dhënave,
Paqartësi për atë që ka ndodhur,
Ndryshim i cilësimit ligjor gjate hetimit apo gjykimit
Nuk jane te plota pasi një pjesë e veprave penale raportohen në prokurori
“Shifra e errët” e krimit
STATISTIKAT E PROKURORISË

PËRPARËSITË
 Informacion për çështje të filluara, te rifilluara, të pezulluara dhe të
dërguara ne gjykate, te pushuara, te dhena per personat ndaj te cileve ka
filluar procedimi, etj.
 Më të sakta dhe më të ngushta në krahasim me ato të policisë
 Më shumë të harmonizuara me statistikat e gjykatave

TË METAT E TYRE
 Në disa vende si në Shqipëri, prokuroria nuk ka shumë diskrecion të
vendosë lidhur me ecurinë e procedimit
 Të dhënat për viktimat janë të pakta
 “Shifra e erret” e krimit
 Pasaktesi ne hedhjen e te dhenave
STATISTIKAT E GJYKATAVE

PËRPARËSITË
 Janë me të sakta në krahasim me statistikat e tjera, informojnë për
autorin dhe reagimin ndaj krimit, dënimet dhe llojet e tyre, llojet e
veprave penale.

TE METAT
 Të ngushta, një pjesë e krimeve mbeten të pezulluara, rikkthehen për

gjykim ose hetime të tjera. Kryesisht të dhënat janë sipas autorëve dhe
veprave penale. Pak informacione për viktimat.
STATISTIKAT E IEVP

Keto statistika japin te dhena per numrin e personave qe gjenden ne


paraburgim dhe burgje, numrin e personave te semure qe gjenden ne
burgje dhe paraburgime, numrin e personave te liruar me kusht, numrin
e femrave te denuara dhe te paraburgosura, numrin e te miturve te
denuar dhe te paraburgosur.
Shifra e erret e krimit

 Shifra e erret e krimit perfshin krimet e padenoncuara

 Shifra e erret e krimit eshte ne perpjestim te zhdrejte me statistikat zyrtare: sa


me i madh te jete numri i krimeve te padenoncuara aq me pak afer realitetit jane
statistikat zyrtare.

 Shifra e erret e krimit mund te studiohet dhe duke perdoruar studimin e


viktimave (anketa viktimologjike) dhe veteraportimin e krimit.

 Shifra “gri” – kur nje person ka kryer disa krime por policia ka dijeni per nje
ose disa prej tyre.

 Shifra “e tepert” – vepra fillimisht raportohet si krim por me pas rezulton nje
rast fatkeq, ose personi shpallet i pafajshem ose gjykimi pushohet.
LITERATURE

 V. Hysi, Kriminologjia, Kristalina KH, Tirane, 2010, Kapitulli I dhe II

 Ne pamundesi per te gjetur kete tekst, studenti mund te perdori kete material
ne powerpoint se bashku me materialet ne pdf te vendosura ne platforme.

Faleminderit

You might also like